Gjithcka mbi naten e erret 45vjecare komuniste shqiptare
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 467 postime · Faqe 47 prej 47 · 1 ... 43, 44, 45, 46, 47
120 VJETORI I LINDJES SË IMZOT GASPËR THACIT
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4539
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
A E DINI “ISHTE KTHYE HAXHI QAMILI!?”, Posted 24 Shtator 2020, 09:05
Nga Fritz RADOVANI:
VIRUSI PYET PO KET A E DINI
“ISHTE KTHYE HAXHI QAMILI!?”

Imazh

Tirana në festë...
Erdhi nga Berlini edhe “Haxhi Qamili” i shekullit XXI... Xhonturqit, esadistët, filoserbët dhe drogagjijtë e Tiranës së “rilindjes”, nuk mund të perkujtojnë as sesi 105 vjetorin e vrasjes tradhtisht prej tyne të Dedë Gjo’ Lulit... I vetmi pasues i denjë i të Madhit Gjergj Kastrioti – Skenderbeut.
Janë shumë të prekun fudullët nga udhtimi i fundit pa sukses në Berlin...
E pra drogaxhinjve tanë si “dera nr. 1” e Europës në Ballkan Perëndimor, kudo e kurdo tue fillue nga Moska, Beogradi, Stambolli, Athina e deri në Pekin, deri para dy ditësh askush nuk ua “kyqur” deren e oborrit... Janë pritë e qitë si “pasues” besnikë të Haxhi Qamilit... E, deri tek i “paemni” i Sakakut të Marrve të Kalasë së famëshme të Gjirokastres...Që i pat dhanë “Perandorisë së të keqes” një “hero” aq të “math” (jo me dh), gati gati sa tavarish Stalini, se nuk po tham sa carët e njoftun të Rusisë, apo sulltanët vrasës të viteve të pafund të robnisë otomane të dyerve të Stambollit...
Asht e para herë që Shqiptarve në tridhjetë vjetët e fundit i “buzëqeshë” historia antieuropjane e Esad Toptanit e Haxhi Qamilit.., që me litar në fyt po i bije nder mend me mbulue Monumentin e Kastriotit, bash aty ku kerkojnë me u shkrrye pertokë kur stamollistët të vijnë prap në Tiranën e “kuqe” të “rilindjes”.., së nipave esadistë e everist e, trashigimtarve të tyne, deri tek monumentet e “heronjve turqë”... apo “vorrezat” greke...
Thonin dikur pleqtë tanë per zagart’ e Ballkanit, kur vinin ashtu si sot: “U kthye me bisht ndër shalë”...E nuk besoj se ka shprehje që i pershtatet ma shumë se kjo, kryetarit trashigimtar të grupit shpartallues të shtetit antishqiptar të tradhtarëve pasues të shekullit XX e XXI, në Shqipni !!
Melbourne, 24 Shtator 2020.

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4539
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Shkrimtaria Leonora Laçi:
Kujtoj…Sot, mbas sa vjetësh:
Luigj Gurakuqi, At Gjergj Fishta, Dom Ndre Mjeda

Imazh

“Nata sa do e gjatë nuk mund ta ndaloj agimin për të dalë”
SHKODER: Gjysma e dytë e shek XIX do të jetë e mbushur me ngjarje, episode, zgjime nga gjumi letargjik shumë shekullorë, levizje të cilat do jenë të nxitura në kuadër të Rilindjes Kombëtare Shqiptare e pararojë e Lidhjes mbar Shqiptare, të mbajur në qytetin historik të Prizrenit në vitin 1878 .
E përkatësisht në vitet 1866-1871 do të lindin dy bij të shqipes Ndre Mjeda e Gjergj Fishta ku, ngjarje historike do shënohen e do skaliten më shkronja të arta në historinë e kombit Shqiptar. Mjeda – Fishta dy bashkëudhëtarë në kalvarin e mundimshëm të vuajtjeve, mjerimit, mospërfilljes nën thundrën e një Perandori obskurantiste, sëbashku çane mes përmes erresirën për të ndriçuar mendjen e kombit tonë, si dy pishtar të diturisë të pajisur me vizion, moral, guxim, virtyte e tradita të trashëguara që nga kanuni.
Ndre Mjeda lindi në Shkodër ndërsa Fishta, në Fishtë të Zadrimës. Të parët e tyre ishin shpërngulur nga bjeshkët kreshnike të maleve të Pukës e Mirditës që janë të mbushura me bëma heronjësh. Prejardhja pati ndikim për të dy poetët Rilindas që nuk e mbrojtën Atdhuen vetëm me penë por dhe me armë, oratori, zgjuarsi e duke vënë në shërbim të kombit gjithë bagazhin intelektual që përëvetsuan në shkolla të ndryshme Europiane. Mjeda – Fishta vepruan aktivishtë për të përshpejtuar shkëputjen e Shqipërisë nga qerrja Osmane.
Të paralelizosh dy kolosë të letrave shqipe arrinë të kuptosh madhështinë e secilit që për nga veprat, qëndrojnë denjësisht përkrah njëri -tjetrit të papërkulur përballë sfidave të kohës.
Ishin themelues të shoqërive të para letrare “Bashkimi” e “Agimi”, delegat në Komisionin e Alfabetit në Manastir madje, Fishta ishte Kryetar i Kongresit të Manastirit (1908) ose siç njihet ndryshe Kongresi i Abesë që do hartonte Alfabetin,
Dy vizionarët Mjeda – Fishta ishin të vetdijshëm se një nga elementët që e bënte të qensishëm një komb është dhe gjuha prandaj, i dhanë rëndësi këtij elementi kyç për qenësinë e ruajtjen e identitetit kombëtar, kjo për arsye sepse të huajt’ i jepnin rëndësi përkatsisë fatare duke njësuar fenë me kombësinë dhe duke quajtur shqiptarët mysliman turq e, ato ortodoks grek dhe katolikët latin.
Është meritë e Rilindasve si Mjeda e Fishta që me intelektin e tyre, me arsimimin në shkolla të Perëndimit nuk e harruan prejardhjen e gjakun arbëror që i rridhte në vena por, vepruan në shërbim të kombit Shqiptar aty ku kerkohej e pikërisht në çështjen e letrave shqipe dhe në çështjet politike ku, hallka e zinxhirit ishte më e dobëta.
Mjeda – Fishta këta dy patriot të zjarrtë, gjuhëtar, poet, albanolog, meshtar, politikan, vizionar, oratorë, bashkëkohës që gjithnjë plotësojnë njëri-tjetrin, dy figuar shumëplanëshe, përsonalitete me diapazon të gjerë e temperament të zjarrtë ku gjenë të meshiruar në kompleks të gjitha vetitë që i karakterizojnë burrat malësor verior, trimërin, guximin, patriotizmin e besën. Të dy i bashkonte pasioni, ndjenja atdhetare me të cilën ishin brumosur, i bashkonte ideali kombëtar për një Shqipëri të pavarur si dhe rruga që zgjodhën për ti shërbyër atdheut letrat shqipe.
Së bashku, ndikuan fuqimisht në jetën politike të vendit tonë si zë opozitar e properëndimor, megjithëse idetë e tyre nuk gjetën zbatim në një vend të varfër e prapanik si Shqipëria ku sapo kishte dalë nga luftrat e po konsolidohej, dhe kjo për shkak të rrethanave e fanatizmit të bejlerëve që kërkonin të vetësundonin.
Angazhimi në jetën politike - parlamentare i dy patriotëve në periudhën e hovit të lëvizjeve demokratike të viteve 1920-1924 na bind se Mjeda dhe Fishta, vepruan për interesa kombëtare për një ideal që Shqipëria të shqitej nga orientalizmi duke drejtur sytë nga oksidentalizmi. Autoriteti, kredibiliteti i beri këta dy figura të shquara që të shihen si të përshtatshmit që mund të plotësonin nje opozitë të fortë që dhe në ketë pozicion, do të mund të veprojnë e ndikojnë në rrjedhën e ngjarjeve politike që pasuan gjatë viteve 1921-1924.
Vet Luigj Gurakuqi në një letër derguar Imzot Luigj Bumçit shprehet kështu për Fishten…”Pader Gjergji asht shum ma i mirë se Vinçenci për deputet , mbassi asht i zoti i fjalës, njeh vendin dhe ka autoritet edhe mbi deputetët e krahinave të tjera…”[1] Reaguan ashpër dhe në parlamentin shqiptar të dalë nga Kongresi i Lushnjës 1920-ës, ku ishin pjesë e deputetëve katolik të Shkodrës siç e përshkruan dhe revista “Agimi”… “Intiligjenca e jonë ma në fund del fituese tue zgjedhun njerëz të kulturës e të njoftun në lamë të leteratyrës e të komtarizmit. Deputetët që u zgjodhën kjen këta zotnij: Z.Hilë Mosi, Z.At Gjergj Fishta, Z. Luigj Gurakuqi, Z. Dom Ndre Mjeda.[2]. Ndërsa organi shqiptar në Turqi “E Vërteta” i konsideron deputetët e Shkodrës si ajkë e Shqipërisë, ndërsa Fishten e quan si poet të rrallë e të madh që nesër do të mburohet Kombi ynë me shkrimet e tij. Deputetët e Shkodrës e konkretisht Mjeda dhe Fishta, vepruan e bashkerënduan veprimet e tyre për ti bëre fakt të kryer me anë të lobingut, duke i paraqitur shumë herë para Kuvendit Kombëtar problemet, si ishte ai i komunikacionit mes Shkodrës, Tiranës e Durrësit, meremetimin e urave, konfiskimin e pasurive të bejlerit Esat Pashë Toptani. Si dhe janë inisiatorët e nxitësit e parlamentit për të përgatitur projekt - ligje për lehtësimin nga taksat doganore të mallrave të importit për Prefekturën e Shkodrës dhe për përmirsimin e gjëndjes ekonomike të kësaj prefekture.
Interesat kombëtare qëndronin mbi ato vetjake.
Mjeda thoshte “Ma mirë me kenë se m’u dukë”. Madje Mjeda ishte hartues i Statutit të Zgjeruar të Lushnjes, në gusht të 1921 që ishte plotësim i mëtejshëm i vëndimeve të Kongresit të Lushnjës, duke qënë njohës i politikës Europiane e ligjëve dhe polyglot mundi të shfrytzonte përvojen e shteteve demokratike për ta përdorur në Shqipëri. Mjeda ishte dhe njohës i thellë, studiues e kodifikues i kanunit ku përpiloi një Statut sa me të pranueshëm dhe për traditen e popullit e sa më afër realitetit Shqiptar. Dom Ndre Mjeda dhe At Gjergj Fishta qëndruan të palëkundshëm në bindjet e tyre ku, perkrah inteligjencës Shqiptare u shquan në drejtimin politik. Krijuan grupin e fletorën “Ora e Maleve“ ku drejtues nderi i grupit u caktua Emzot Lazër Mjeda, ku bashkëpunuan Luigj Gurakuqi, At Gjergj Fishta, Dom Ndre Mjeda, Dom Loro Caka, Ernest Koliqi, etj., ky grup i krijuar në vitin 1923 u formua si grup katolikësh opozitar për të dhënë kontribut në zhvillimet demokratike të vendit.
Ajo që i karakterizon keta dy figura te shquara është fryma bashkëpunuese duke gjetë tek njëri - tjetri mbeshtetje dhe për çështje fetare si në rastin e dialogut me deputetët ortodoksë pra KOMBI, qëndronte mbi besimet fetare duke ndjekur vijen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të atyre Rilindasve që u bënë mbrojtës të motos “Feja e Shqiptarit asht Shqiptaria“ ku, bashkimin e popullit e shihnin si objektiv parësor pa berë dallime fetare e krahinore, po të gjithë të bashkuar rreth një flamuri…
Ajo që i dallon Mjedën e Fishtën është fakti se Mjeda nuk ishte një poet i ndaluar në vitet e diktaturës komuniste 1944-1990 ndryshe nga Fishta, që veprat e tij u dogjën dhe eshtnat ju tretën sikur donin të fusnin minarën në thes por, a është e mundur kjo?!
Mjeda – Fishta ikona të letërsisë, mbrojtës të identitetit kombëtar Shqiptar, veprimtarë të përkushtuar e të palodhur për fe e atdhe e përparim, që nuk u ndalen para asgjëje, shembuj unikal, prototipa të pazëvendesushëm por edhe të pavdekshëm.
________________________________
[1,2] Quku Mentor - Mjeda Vepra 4 (Identiteti), fq. 366, 381, Shkoder, Prill 2013.

Shenim F.Radovani: Falnderojmë shkrimtaren e njohun Leonora Laçi.
Melbourne, 26 Shtator 2020.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4539
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
XXXIII

VIRUSI PYET PO KET A E DINI:
KUSH I KUJTON HEROJT ?


MARK GJO’MARKAGJONI
Imazh
(1913 – 1946)

Ishte nandori i 1944 kur kapiten Mikel Pjeter Prennushi, shkoi e pyeti Mikun e vet në Prefekturen e Shkodres: “Si mendon o Mark, a t’ ikim apo do të zbarkojnë Aleatët këtu?”
Kapiten Mark Gjo’Markagjoni i tha: “Jo bre, po per dy tre muej do të zbarkojnë Aleatët!”
Në gjysë të Janarit 1945 filluene arrestimet e pushkatimet deri thellë në Kelmend...
Kapiten Marku me vllaun Lleshin e shumë mirditas ishin ngujue në shpella, jo vetem tue u vra e sakatue, po edhe tue ju interrnue edhe familjet fatzeza nder kampe perqendrimi...
Një ditë aty nga nandori 1945, kur u ba një vit që komunistët kishin marrë qeverisjen dhe do të zhvilloheshin zgjedhjet, kapiten Marku i veshun oficer i sigurimit shtetit komunist, me një mik të vetin, shkon në Tiranë dhe hyn në hotel “Dajti” per me takue aty misionin anglez. Takohet rreth një orë me ata dhe bisedon per premtimin që i kishin thanë se mbas dy tre muejsh do të kthehemi prap këtu... Del nga hoteli dhe ikë në Mirditë. Porsa ka dalë forcat e sigurimit kujtohen se “Marku ishte veshë me uniformen e tyne, po kot...”
Mbas pak ditësh në Shkoder arrestohet rrobaqepsi Gasper (Lap) Tirana, e torturohet si pak kush per kostumin që kishte veshë kapiten Marku... Po, Lapi qendron e shpeton per mrekulli tue mos pranue asgja. Në fakt Lapi ia kishte qepë kostumin ushtarak Markut...
Me 13 Qershor 1946 mbyllet historia me vrasjen e kapiten Mark Gjo’Markagjonit në pyjet e Mirditës, mbas një rrethimi nga forcat komuniste. Kapiten Marku ishte djali i madh i Gjonit Markagjonit... Po, kujtimi i Tij mbeti i perjetshem se Ai, i kishte të gjitha shtigjet e hapuna per me u largue nga Shqipnia, po i “premë në besë” si qinda të tjerë, nuk u pat largue me qellim që mos me lanë pushtimin e Shqipnisë nga forcat komuniste jugosllave të Titos që, drejtonin komunistat shqiptarë PKSh...
Ndersa familjet e nderueme të Tyne kaluene gjithë jeten në vuejtje, burgje e interrnime... Pak Heronjë ka pasë Shqipnia Trima si Kapiten Mark Gjo’ Markagjoni... Që dha jeten per Shqipninë e Lirë Europjane!
Melbourne, 28 Shtator 2020.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4539
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Kujtoj…Sot, mbas sa vjetësh:

Përkthyesat e "Lahutës së Malcis" - At Gj. Fishtës


Imazh

KRYEVEPRA LETRARE E SHEKULLIT XX,
NGA AT GJERGJ FISHTA O.F.M.

E perkthyeme: Italisht, gjermanisht, anglisht e frengjisht...


ImazhImazh
ImazhImazh

"Poemi epik "Lahuta e Malsisë" asht nji vade mecum
i çdo atdhetari." Don Kolec Prennushi

PERKTHYESIT E NDERUEM TË “LAHUTËS SË MALCIS”


ImazhIMZOT PROF. JUL BONATTI - ITALISHT (1942).

Imazh - MAXIMILIAN LAMBERTz (1882 -1963), GJERMANISHT.

ImazhPROF.ROBERT ELSIE (1950 – 2 Tetor 2017) ANGLISHT.

ImazhABIDIN KRASNIQI, ASHT 33 VJEÇ,
FRENGJISHT.

Melbourne, 3o Shtator 2020.


''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4539
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Kujtoj oas disa vjetësh Prof. Paulin Shestani, Posted 07 Tetor 2020, 07:53
Nga Fritz RADOVANI:

VIRUSI PYET PO KET A E DINI:
KU I DI KY PARA 110 VJETVE?


Imazh
LUIGJ GURAKUQI
(1879 – 1925)

Kush ishte ky Burrë që guxoi me thanë këto fjalë para 100 e sa vjetësh:
“Qeveria jugosllave nuk do të ndalet para asnjë mjeti per t’i ndërrue fëtyrën Kosovës. Janë Fuqitë e Mëdha, të cilat bane theror shqiptarët e trojet e tyne për interesat e veta e të aleatëve të tyne… Faji i vetëm i kosovarëve qëndron vetëm në atë se, ata ishin Shqiptar e donin të mbeteshin shqiptar. Si mundte me thanë një qeveri (Jugosllave) e cila ka mbjellë viset tona me varre të vllazënve tonë, se po i përzihemi në punët e mbrendshme të saj. Si mundte nji qeveri me thanë se po i përzihemi në punët e mbrendshme, kur shohim se për shkak të saj me mijëra fëmijë e gra sillen të zhveshun e të zbathun këtu nepër Tiranë, e ushqehen me sevapet e amerikanëve e tepricat e ushtrisë?
Qeveria Jugosllave nuk ka të drejtë për me na akuzue për një gja të tillë kur Parlamenti shqiptar, kërkonte vetëm në emën të njerëzizë e të humanizmit të ndërpriten mizoritë serbe ndaj shqiptarëve.”

Ky pra, ishte i Madhi Luigj Gurakuqi... E në se, “shqiptarët” sot heshtin, per asnjë arsye trashigimtarët e Dardanëve të vertëtë nuk duhet të flejnë! Heshtja dhe gjumi sjellin vetem perçamje dhe sundimin e t’ huejtë!
Prova ma e sakta sot asht Shqipnia e Dedë Gjo’ Lulit, Luigj Gurakuqit, At Gjergj Fishtës e Imzot Luigj Bumçit... Dhe e mija Martirëve të vramë nga armët e diktatorëve komunist’ e, “harresa” e pafalshme nga pasuesit e sotem tradhtarë sllavo aziatikë e anadollakë.., gjoja “proamerikan”!
Melbourne, 6 Tetor 2020.


Kujtoj…Sot, mbas sa vjetësh:


PROF. PAULIN SHESTANI


Autor’ i librit:
”SHKËMB I TOKËS DHE I SHPIRTIT SHQIPTAR”

T`i heqësh kulturës shqiptare Fishtën, asht njilloj sikur t`i heqësh Rilindjes së përbotshme Dante Aligherin, ndërsa t`i heqësh Fishtës “Lahuten e Malcis”, asht njilloj sikur t`i heqësh Dantes “Komedinë Hyjnore”…

Parathënje:

PROMETHEU I PALIDHSHËM I OKSIGJENIT TË SHQIPES – Nga Ton Zmali

Midis majave kulmore të mendjeve të ndritura, Gjergj Fishta asht mundësi i heshtjeve, vrasësi i harresave, rilindësi dhe ringjallësi i madh, përpara të cilit gjunjëzohen kohnat, qofshin ato hyjnore apo me sakatët, me xhuxhët e tyne epshakë.
Dikujt sot ndoshta fjala liri dhe luftë për të jetue persosjet e saj, i duket si nji zhargon i vjetër i heroizmave të dala boje, por liritë janë si gravitetet e universit, nuk mund të ekulibrojnë jashtë njëra – tjetrës. Bashkëkohësia e vet, At Gjergj Fishtën e pati krahasue me “Zeusin e vetëtimave e bubullimave”, “Homerin e dytë të Ballkanit”, “Shkëmb i tokës dhe shkëmb i shpirtit shqiptar” etj… Shkëlqimi marramendës i vlerave të tij në të gjitha fushat e jetës përbën në vetvete universet e hapsinave të pafund, të ringjalljeve të pandalshme e të vërshimeve gjigande që mund të sjellë madhështia brilante e kryegjeniut.
Ai ka qenë, asht e do të mbetet pararendës i kohnave, nji marathonomak pishtarndezur që u bën dritë qorrnajave e miopëve keqorientues të popullit të vet.
Orvatjet dhe përpjekjet ogurzeza të tejskajshme të qarqeve lindore “komuniste dhe mbeturinave anadollake”, sulmet, shpifjet, intrigat dhe heshtjet dashakeqe, ndalimi, çensurimi, harrimizolimi e akuzimi absurd nuk munden të shuajnë e të zhdukin oksigjenin e përjetshëm të artit të fjalëve pa varr të shqipes së futun prej tij në shkolla së bashku me alfabetin që shkruajnë përjetësisht bashkëkombësit e tij, alfabet që u krijue, u orientue dhe u zbatue drejt Perëndimit prej tij, duke u ba oksigjeni i fjalës dhe i gjuhës së lirë që i kishte mungue kombit pesë shekuj në robëri.
Mendoj se mjafton vetëm kontributi i tij për gjuhën për t`iu ngritur përmendorja e pavdekshme kombëtare, “Gjergjit të mendjes përkrah Gjergjit të shpatës”, si dy maja në vargmalet dritëzuese e të pamolepsuna të kultures sonë.
Me korifeun e ndaluar At Fishta jam takue për herë të parë personalisht në rrethana misteri e të paimagjinueshme, ndonëse në mjediset e jetës ku jam rritë oksigjeni i fjalëve epos mbi sharkun e lahutës, telat dhe kuajt e muzave ishin shpirti i ndezun i odave, gëzimeve, festave dhe notave polarike, akujt e të cilave, pas ndalimit të zjarrit fishtian u shndërruan pak nga pak në morg asgjësues dritash, andrrash e shpresash. Aty mbijetoi e kalëroi në katër dekada edhe arkivoli harrimtar i fjalës time gojëndryme.
Nuk e mbaj mend as ditën, as muajin, por kujtoj me siguri se ishte periudha e “Çmendurisë së artit”, menjëherë pas dënimit të festivalit të njëmbëdhjetë, festivalit të pranverës dhe plenumit të katërt që varrosen çdo iluzion për lirinë e artit. Ishte koha që sapo kisha mbrojtur diplomen në I.L.A. (Sot Akademia e Arteve të Bukura). Në barakën prej dërrasash të Mark Frrok Sadikut, në Laç, vëllait të madh të nanës sime, bujta gati si gjysen ilegal i fshehun brenda lëkurës sime.
Në mjes kur ai u ngrit heret për të marr turnin papritur e pakujtue më vjen te koka e minderit dhe më thotë, -A don me folë goja-gojës me Atin e Madh Gjergj Fishta?!.. E leni këto libra të kuq… Rruga e Shqipnisë asht rruga e Fishtës. Pa prit të marr përgjigjen time rrënqethëse, nxori nga nëndyshemeja e cepit të barakës, poshtë minderit ku flinte nji libër të vjetër, të shkruar në nji gegënishte të pastër. Valixhja prej hekuri kishte edhe libra të tjerë “të verdhë”, siç quheshin atëherë e asokohe për të cilat kurrë nuk mora haber, por di që u morën pa inventar e pa kthim ditën e arrestit të tij që ishte 5 maji.
Libri i fshehur ishte “Lahuta e Malcis”. Kundër saj dhe autorit ishin derdh mbi mue rrufe leksionesh me lloj-lloj akuzash e sulmesh llahtaruese. E ndaluemja ka nji shije të çuditshme. U mrekullova që në rreshtat e parë ku në sfond dëgjova fjalën e dajos në ikje kur më tha: -Po e mbyll derën me dry nga jashtë.., mos iu përgjigj askujt. Po trokiti kush, fute librin nën jastek e ban sikur po fle gjumë...
U zhyta me nji oreks të urituni në oqeanin e asaj vepre dhe ndjeva brenda çdo vargu e rreshti alarmet zgjuese të “korifeut të ndaluem” që hynte brenda meje si oksigjen përjetësie.
Të nesërmen po aty shetita “Mrizin e Zanave” dhe ndigjiova pallamat e lemerishme të “Gomarëve të Babatasit”.
Ato dy ditë e netë në barakën e drujtë me dërrasa të vjetra e të kalbuna vende-vende, pranë Kombinatit të Drunit, i kyçun me dry nga jashtë, jetova parajsen e shpirtit qiellor, u ngjita majave të heroizmit të paimagjinueshëm të vetorganizimit

atdhetar të malësorëve për vetëmbrojtje të tokës dhe të lirisë së vet. Preka iluzione andrrash universale dhe u tejngopa me oksigjenin e fjalëve pa varr të gjuhës sonë të lashtë sa vetë jeta mbi tokë. Po njikohësisht nga ekstaza e majave të larta u hodha viktimisht nën kataraktet, hone e humnera të botës së molepsun e pa karakter që paranjoftonte simptomat e ferrit që jetonim.
Gjatë rrugës në fushën e letrave e sidomos pas studimeve të mia që lidhen me “krijimtarinë, estetikën e kritiken e ndalueme të këtij kryegjeniu”, shpesh kam pyet veten: Pse u ndalue kaq egërsisht ky “Përbindsh i dijeve”, siç e quan me të drejtë Prof. Aurel Plasari? Pergjigjen e jep vepra e tij dritëzuese. I pa mëkat e krejt pafajësisht u “grabiti djajve të tokës së vet” oksigjenin e fjalëve të gjuhës së Perëndisë për të ndez flakadan zjarrin e shpirtit atdhedashës të bashkëkombësve të tij në veçanti, por edhe për çlirim njerëzor në përgjithësi nga prangat e jashtme e të brendshme të “luciferrëve të kohnave”. Gozhdat e ndryshkuna të nguluna në trupin e këtij prometheu të lidhun në eposin e maleve të lahutës së tij gjatë kohëve nga psikozat e kryeskifterëve të realsocit që akoma shfaqen aty-këtu në horizontet e lirive si hije të përjetshme, të molepsuna me dogmat e dështueme të botës së fjalëve të vdekuna nga mbingarkesa e tejskajshme e gazit karbonik e të jetës së ngujueme oksigjenvrasëse e symbyllëse. Dilema fishtiane mbeti e hapun si dilema e njohun shekspiriane “të rrosh apo mos të rrosh”, por ajo s’ kishte të bante me Hamletin, por me shqiptarët.., ”tash që u ba Shqypnia duhen ba shqiptarët”. Në të vërtetë shqiptarët mbeten pa u ba.., dhe dilema fishtiane vazhdon pa kohë e pa cak. Ajo që mbetet perla e pendës fishtiane asht vepra e tij pa dallim feje, krahine si dhe idea në bashkësimin e shqiptarëve. Duhet theksue fakti se në satirë ke sarkazmen e thellë politike kundër shtetit dhe organizmave shoqnore të bashkëkohësisë, Fishta dhe Migjeni, ndonëse në pozicione të ndryshme, janë në të njëjtën vijë sulmi, luftëtarë të të njëjtave llogore, sidomos përsa i përket pasojës morale e përgjegjësisë së drejtësisë e humanizmit me qendër njeriun edhe jetesën e tij.
Migjeni e autopson varfërinë e tejskajshme të kohës me viktimat e saj si pasojë reflektive nga vjen mjerimi.
Kurse Gjergj Fishta, i mbush e i zbraz armët e rënda mbi “Gomarët e Babatasit” dhe mostrat e tyre si shkaqet e së keqes nga vijnë pasojat, kusarët dhe korrupsionet e shtetit.
Të dy, secili në mënyren e vet, në thelb synojnë universalitetin e lirive të çlirimeve shoqërore, ngallënjimeve e dinjiteteve të vlerave njerëzore. Fishtës i shkon për shtat thënia e mençur popullore “Prek nji kashtë e dalin gjashtë”, pra prek nji rresht a fjalë nga vargjet e tij e shpërthejnë rreze drite ku do të gjejsh rrezatime e diej të pafund; prek nji sekondë nga jeta e do të gjejsh vite e shekuj, paramotet dhe epokat e popullit të tij; prek nji fletë nga vepra e tij e zgjohen Homerë, Eskilë, Shekspirë e Dante…
Prometheu i ndaluar i oksigjenit të fjalëve pa varr të shqipes asht universalisht enciklopedi gjithëkohore, e cila sa më shumë të lexohet e të përjetohet, aq më shumë fisnikëron kulturën e qytetëron botën shqiptare. Nën shqetësimet e vazhdueshme të gogësimave e ulëqerave të arteve të orientuara në klimat e ndotuna të dekompozimeve të tyne, bahem i detyruar t`u them shkarrashkruesve të realsocit, që vazhdojnë akoma me shkrimet e tyne edhe sot e asaj dite të përdorin termin “shkrimtar katolik të Veriut” duke synuar përfshirjen unikale prej fillnajave të shkrimit të shqipes nga Pal Engjulli, Barleti, Budi, Bardhi, Buzuku, Bogdani, Matranga, Prennushi, Migjeni, Camaj, Palaj, Kurti etj.
Me të tilla etiketime keqdashëse “fetarokrahinore”, këto qorravaça të dalë boje, siç u thotë Fishta këtyne modeleve në bashkëkohësinë e vet, nuk sjellin vlera arti, por përçarje, ndarje me parcelime në kulturë dhe traditen letrare të gjuhës shqipe, e cila asht unikale kudo e kurdoherë, që asht dëshmue si vlerë nga pellazgjishtja e deri në përsosjen e alfabetit fishtian me sytë drejt Europës te origjina.
Ferexhetë e errësinave “pesëqind plus pesëdhjetë vjeçare” ka ardhur dita t`i grisim në mendjen, jetën e kulturën tonë, duke u hapur rrugë dritave të lirive, duke refuzue majmunëritë mbrenda dhe jashtë vetes.

Promethe i palidhshëm i ideve, misionar profetik elitar me frymë Europiane të andrrimit, mendimtar integrues e erudit perspektiv si guk i bardhë orienton rilindjen e hapësinave të reja me ankthet e kohës, duke i rrëfye botës shqiptare vullkanet aktivë të antikonformizmit në art dhe letërsi, publicistikë, gazetari, politikë, ligje e shtet, moral, karakter, besim, orientim e qytetërim. Artisti i talentuem vetëlidhet drejtpërdrejt në intuitivitet me satelitorët e ardhmenive, kurse i patalentuemi asht si televizor pa antenë.
Rrezatimi i veprës së tij universalisht dëshmon se artistëve të vërtetë nuk u lind kurrë nevoja për bateritë e auditorëve artificial, mediokër e të rremë. Dufet e fjalëve të zjarrta si prush ndezin shqiptarët e u japin frymë hyjnore lirie larg korit elegjiak të dështakëve puthadorë, lustraxhi, oborrtarë e shërbyesa të dogmave bashkëkohore e atyne pa kohë.
Përpjekja e disa intelektualëve të nderuem të letrave për të “standardizue” fjalën fishtiane, mue më gjenë krejt në krah të kundërt, atje ku dogmat e kongresit të përjashtimit të drejtshkrimit duhet që të afrohen te gjuha e Fishtës dhe rranjet e saj. Asnjë arsye nuk ka që Gjergj Fishtës t`i preket origjinaliteti autokton i madhështive të papërsëritshme të universit gjuhësor të përdorur prej tij.
“E mesmja e artë” e shqipes duhet të gjejë kryeqendren e vet në aksin gjuhësor të orbitës së tij, por jo, kurrsesi jashtë magmave të vullkaniteteve unikale të njësimit bashkëjetues.

Sebep për me i shkrue këto pak rreshta për korifeun e fjalës shqipe të derisotëm u ba inisiativa e intelektualit të nderuar në Greqi, Zotni Prof. Paulin Shestani, i cili prej shumë vitesh në emigracion hulumton e studion pandërprerje sistematikisht e i pavarun askund dhe te askush jetën dhe veprën e Gjergj Fishtës, duke synue krijimin e nji përmbledhjeje me titull “Shkëmb i tokës dhe i shpirtit shqiptar”.
Libri i tejkalon kufijt e nji bibliografie, duke i theksuar lexuesit të sotëm, të nesërm e më tej gjykuesve apo paragjykuesve “arshiven e plotë” të derisotme të pasurive të patundshme të fjalëve e të kryefjalëve të botës së letrave që na dhuroi kryegjeniu i graviteteve të pavdekshme. Ai ka mundur të tërheq magnetin e artit të fjalës rreth e rrotull, penat e mendjet e shquara me elitat më të ndritura të botës shqiptare mbrenda dhe jashtë vendit. Gëzimi im kaloi kufijtë e çdo parashikimi kur mora vesh se fatlumnisht autori më kishte zgjedhur mue, nga krijuesit dhe studiuesit e emigracionit, për t`ju përcjellë lexuesve librin e tij arshival. Atëherë më kaloi në mendje libri “Fishta, Estetikë dhe kritikë”, ku në nji letërkëmbim të Fishtës me Dr. Gjergj Pekmezin, për vlerat e mëdha të veprës së Thimi Mitkos “Bleta shqiptare”, Pekmezi i kishte shkruar: “Në kurbet kaq munda, kaq bëra”
Fishta fisnikërisht thotë:”Po të banin të gjithë mergimtarët aq sa keni ba ju, kultura shqipe do të ishte sot nji ndër ma të përmendunat e kohës.”

Duke i marrë leje Fishtës e duke mos prekë asnji fije autorësie, këto fjalë profetike në ligjeratë të drejtë, s`dua t`i them edhe unë sot, nji shekull ma vonë autorit për librin arshival të vlefshëm për të gjithë ne. Libri nderon autorin si atdhetar, përmbledhës, gjurmues dhe hulumtues, por dëshmon edhe pavdekësitë origjinale të oksigjenit të fjalëve të gjuhës sonë të lashtë. Uroj që ky libër qëllimirë t`u ngjajë “Hipogrifeve fishtiane”, simboleve të fluturimeve të muzave mbi kokat e kryezeusave edhe sot, kur maska skifterësh e kufoma krijuese përpiqen të na shiten si engjuj të kohnave.
Autori ka kuptue vetë, por ndjen edhe nevojen të njoftojë të tjerët për mesazhin fishtian që duhet t`u jepet brezave të ardhshëm se, graviteti i rrajve e ka mbajtun e do t’a mbajë botën në kambë si nji forcë e palëkundshme e universalitetit të saj. Nji gja asht e sigurtë dhe e pamohueshme për të gjithë ata që shkruejn’ e flasin Gjuhën Shqipe, kudo që janë, Gjuhën e Perëndive si e quajti ai ndërtuesi modern i saj, kur jep mesazhin e pavdeksisë:
“Pra, mallkue njaj bir Shqyptari, Qi ketë gjuhë të Perëndisë; Trashigim qi na la i Pari, Trashigim s`ia len ai fmisë”…

Duke ecë nëpër shkallët përcjellëse të kësaj parathanie, them me bindje të plotë se shqiptarët sot më shumë se gjithnji kanë nevojë për terapitë universale të kulturës së hapur të fjalës e të shpirtit njerëzor. Galeria e shumë salloneve dhe polivitrincat “Shestani”, zemërhapun mirëpresin me besim të patundun në profecinë Fishtiane se, “Shqipnija e shqiptarët do të bahen nji ditë prej Zotit…”: Vizitoni magjitë e saj brilante pa asnji ngurrim, pa asnji hezitim, pa asnji paragjykim, duke u ngjitur shkëmbijve të tokës e të shpirtit shqiptar me traditat madhore të eposëve tona krijuese.
Ton Zmali (Poet e shkrimtar)
Athinë, 2011.

Shenim nga Fritz Radovani:
Pershëndes Autorin e librit Profesorin e nderuem z. Paulin SHESTANI, per vepren e Tij kaq me vlerë si dhe, shkrimtarin e parathanjes, per vlersimin e veprës.
Ju falemnders me shumë respekt.
Melbourne, 9 Tetor 2020.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4539
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
XXXV

VIRUSI PYET PO KET A E DINI:
“MBAS 100 VJETVE…”

Imazh

Ka pas thanë “njeni” para plot 100 vjetëve në vitin 1920:
“Shqyptarët, të cilët perpara u vritshin kokrra-kokrra, sot vriten çeta – çeta e jo, si motit, per pikë nderit a erzit, por per katër kamë të “kolltukut” të njanjit a të tjetrit Minister a Deputat të kombit. Bakajt, hamajt, matrapaza, teneqexhi, kallajxhi, analfabeta gjithfarësh.., mund të vên sŷ me u njitë nder zyre edhé ma të naltat e Shtetit.
Ushtrija e jonë – mprojtja e jetës kombtare – mund të lshohet nder duer oficieresh, qi, para ktyne dhetë vjetve kan vra e pre, e vjerrë, e djegë, e pjekë Shqyptarët, për arsye qi këta lypshin lirin’ e jetën kombtare.
Nder zyre të financavet t’ona mund t’u epet punë edhe atyne mehmurve, qi kohen e kalueme kan mujtë të jenë teja, a ma mirë me thanë, rrenimi i Financavet të nji Shteti të huej:
Të merret para sysh, se edhe sot Shqyptari, me gjithë liri e pamvarsi të veten, han bukë thatë e bishta purrijsh, si perpara. Qeverija s’ka kenë e zoja as të çilë kund nji pash rrugë të re, as të meremetoj kund nji pash aso rrugash, qi na i lanë ushtrit’ e hueja.”
E pra, këto mendime i ka shpreh At Gjergj Fishta, 100 vjetë përpara… E ku e dinte Ai se, ashtu do të vazhdohet 100 vjetë?
Melbourne, 14 Tetor 2020.


Kujtoj…Sot, mbas sa vjetësh:
Dy shpella të thella…


Imazh
AT SHTJEFEN GJEÇOVI
(1874 – 1929)


Ndër dy shpella të thella, nën dy harqe të daltuem në shkambijtë e ashpër të maleve tona, të naltuem e të zhytun deri në vrantësinën e pafund të qiellit, të ndamë nga një stom i drejtë që bie pingul mbi një kreshtë burrnore e ku nën té buroi si prroni i pastër e i freskët hymni i një Flamuri të dhunuem për shekuj me rradhë, pikërisht aty, në ato dy vatra shkëndijash me të cilat nuk mujtën me u hangër as sytë e Shqipës, nën cohën e ashpër e të murrme të zhgunit të Shën Françeskut, pushoi së rrahuni Zemra e Madhe e Fratit të Kosovës, mu në Zym të Hasit të Thatë, me 13 Tetor 1929.., kur serbët menduen me e lanë të përjetshëm Emnin e fratit tue pagëzue me gjakun e Tij të Shenjtë brigjet, cungat e stomijet e njomuna për sa shekuj nga vllaznit e Tij, dhe tue i diftue botës mbarë se këtu njenit prej bijëve të Ilirëve sot hasmi tradhëtisht i ngriti një monument ma të fortë se bronxit, Monumentin e At Shtjefën Gjeçovit OFM, i cili ndër shekuj nuk do të kenë kurrma mort!
E ç’prej asaj dite të zezë duert e Shugurueme të Tij nuk do të daltojnë kurrma ndër zemrat e njoma shkrojlat e bukra t’ At Gjergjit!.. E, nuk do të shkojnë gjatë kur camerdhokëve të vegjël nuk do t’u mësojë ma kush me shkrue emnin “Gjergj Kastrioti”..!
Qysh’ se fillova me marrë mend e kuptova fjalën “vrasë” tue pa me sy gjakun e derdhun lamë në 13 Tetorin e vitit 1943 në Tiranë, kjo datë më kujtonte shprazje armësh e bombësh mbi njerzit e pambrojtun po edhe të pafajshëm.., por kjo nuk ishte data e parë e atij tmeri që përjetova si fëmijë kur ishe vetëm 3 vjeç, mbasi për të gjithë Shqiptarët një 13 Tetor tjetër të përgjakun kishin përjetue 14 vjetë para meje nxanësit e Zymit të Hasit në Kosovë, kur dora e pabesë e shovenistëve serb në vitin 1929, plandosi përdhé Mesuesin e tyne të Gjuhës Shqipe, bash fratin e përvujtë
At Shtjefën Gjeçovi, pra plot 90 vjet ma parë.
Ishte pikërisht ajo vjeshtë e zymtë kur flladi i freskët frynte mbi gjethet e zverdhuna të lisit, me të cilët Përenditë Pellazge thurën kunorën e martirizimit por, edhe të lavdisë së përjetëshme që me duert e Tyne Ata, i vunë mbi ballin e Heroit të Popullit Shqiptar!
Ishte ai dru i gdhenun që i kishte lëshue ata gjeth për shtroje për daltuesin e vet, kur në dorën e Tij iu gjet si shkop për mburojë bash atëherë kur, zagart e mbarë Ballkanit lehnin për “barbarët e egjër”, mbasardhësit e Lekës dhe të Gjergjit të Madh.
Ai nuk eci kurr mbi shilte e cerga… Ai eci i zbathun me sandalet e Tija mbi gur e shkrepa, mbi ferra e zallishta, ndër fusha, shpella e male, vetëm mbas Kryqit, me Ungjill në dorë. Ungjill e Kanu’ ishin mburoja e Tij; Paqë e Drejtësi ishin parzmorja e Meshtarit tonë…
Ai ishte djalë i Janjevës së Kosovës, i lemë me 12 Korrik 1874, nga një familje e thjeshtë me origjinë nga Kryeziu i Pukës, me ata tradita të theksueme Shqiptare. Mësimet e para i mori në vendlindje, ku famullitari i atij vendi, tue vrejtë cilësi të një squtësie të rrallë e mbi të gjitha një natyrë të prirun për kah Feja e ditunia, me leje të prindëve të Tij dhe të Argjipeshkvit të Shkupit, e merr Hilën e vogël (emni i parë i Pagëzimit ishte Mëhill ose Hilë), dhe e sjell në Kolegjin e Françeskanëve të Troshanit. Aty vazhdoi mësimet e mesme dhe u pergatitë që në moshen 10 vjeçare shpirtnisht për udhën e vështirë në të cilën mendonte me vazhdue, tue ju kushtue Urdhnit të Fretenëve të Vogjel (OFM) të Shën Françeskut të Asizit, që kanë zanë vend në Shqipni që në Shek. XIII mbas Krishtit. Zakonisht aso kohe studentët Shqiptarë mbas këtyne viteve shkollore dergoheshin në Bosnje, ku banin një plotësim mësimesh liceale me profesorë të njohun dhe njëkohësisht edhe parapergatiteshin për studimet e nalta teologjike, të cilat pjesa ma e madhe i kanë krye në Austri dhe Itali. Gjeçovi studimet e nalta të filozofisë i bani në Banjaluke, ndërsa ata të teologjisë i ka përfundue në Kreshevë, ku u njoh me letrarin e madh epik Gegë Martiq. Si duket edhe Gjeçovi, ashtu si At Gjergj Fishta, nga ajo shkollë e Bosnjes marrin edhe nektarin e njohun të asaj letersie e cila ma vonë ndikoi direkt në krijimtarinë e tyne letrare, por duhet theksue të një niveli artistik shumë të naltë e që mbetë edhe i papërsëritshëm mbas këtyne kolosëve, që kanë lanë vepra me vlerë të madhe në fondin e kulturës sonë Atdhetare Shqiptare.
Në vitin 1896, porsa kishte krye studimet, vjen në Shqipni dhe fillon veprimin fetar e atdhetar në Pejë, Laç të Kurbinit, Gomsiqe, pikërisht ndër ato zona shumë të vorfna, por që la mbresa të përjetëshme me mësimet e Tija të Atdhedashunisë, një vepër e vazhdueshme e Urdhnit Françeskan në të gjitha Trojet Shqiptare ku kanë shkelë ata.
Folklori, doket e zakonet dhe “ligjët e pashkrueme” të atyne viseve bahën shujta shpirtnore e Tij, me të cilat menjëherë filloi me mbrujtë landën edukuese të “Kanunit të Maleve” të Kombit Shqiptar.
Reformat e Xhonturqëve e zanë në Gomsiqe dhe asht ndër të parët që i zbulon pa pikë frike karakterin shtypës të tyne ndaj vendit tonë.
Në Durrës ka një korespondencë të dendun me shumë Shqiptarë të Shqipnisë së Mesme që punojnë për të njajtin qellim si Ky.
Ndër të gjitha vendet ku shkon ishte lashtësia e tyne ajo që shumë ma shpejtë se mund të mendohej e ban me vue gurt e thëmelit të shkencës së arkeologjisë Shqiptare, Baba i së cilës asht i madhi At Shtjefën Gjeçovi.
Kur At Gjeçovi arriti me pa frutin e përpjekjeve të veta për Liri dhe Pavarësi me ngritjen e Flamurit në Deçiq në 1911, dhe me 28 Nandor 1912 në Vlonë, Ai nuk u pajtue si të gjithë shokët me okupacionet e hueja, kjofshin ata edhe të pjesëshme ose edhe të përkohëshme, kështu pra, as italianët, austriakët apo serbët nuk e donin praninë e Tij. Madje në vitin 1920 kur asht në Vlonë bashkë me priftin Atdhetar Don Mark Vasa, janë në krahun e vendosun të luftarëve Atdhetarë të Lirisë sonë, kundër zaptuesëve italianë. Mospajtimi i Tyne me të tilla vepra të fqinjëve ka ba atë Histori të Lavdishme të Tyne që përjetësisht ka mbetë Heroike.
Në fushën e letërsisë krijimtaria e Tij asht mjaft e gjanë por e panjohun pothuej fare nga Shqiptarët mbas vitit 1944 për ato arësye që dihën kryesisht, të përfshimë në Gjenocidin sllavokomunist kundër Klerit Katolik Shqiptar dhe veprimtarisë Atdhetare të Veriut.
Asht logjike që veprimtaria e Tij e shkrueme në Gegënisht nuk mund të zente vend në letërsinë antiatdhetare të realizmit socialist.
Mjaft dorëshkrime të Tij u plaçkitën nga komunistët kur ata bastisën Kuvendin Françeskan të Gjuhadolit në Shkoder në vitin 1946 dhe shumë nga këto vepra të ruejtuna si dorëshkrime me vlerë, përfunduene pjesërisht në Jugosllavi, ndersa një pjesë tjetër janë endè sot jashta “perdorimi per disa”.., në podrumet e Bibliotekës Kombëtare në Tiranë.
At Gjeçovi në fushen letrare asht vlersue edhe nga dijetarët e mëdhaj të kësaj fushe si Prof. Karl Gurakuqi, i cili shkruen:
“Gjeçovi botoi në Shkoder në vjetin 1910 vëllimin e bukur me titullin “Agimi i Gjytetnis” kushtue At Fishtës, ndër fletët e të cilit frynë edhe sot

gjithkund, nji erë e pastër ndiesishë të flakta atdhetare. Asht për t’u shenuem në këte vepër nji studim i hollë mbi fjalorin e gjuhës shqipe, ku rrihet çashtja e pastrimit të fjalëve të hueja, të kujdesit në të folun pa gabime dhe të mënyrës së mbledhjes së fjalvet nga goja e popullit.
Përveç këtij libri, kemi nga penda e tij edhe përkthimin e dramit tri pamjesh të Pjetër Metastasit “Atil Reguli” (1912); “Shna Ndou i Padues” mbas Dal-Gal (1912); “Vajza e Arleans-it a Joana d’Ark” (1915) etj.”

Ja, dhe një fragment i poezisë “E DREJTA !”:

“M’ kam, se Atdheu don që t’ vllaznohi
E njihni n’ t’ bame t’ keni e n’ fjal
M’ kam, se Atdheu don që t’ bashkohi
Hovin hujliut, vllaznisht me j’ a ndal

…M’ kam, shqyptart, m’ kam, e n’ zemrat trimnohi!

M’ kam, flamurin e Shqypnis qit – e ndrit
Emnin tand, pa frig e marre rrfeje
Gjuh’ n tande, n’ t’ cilën Mama t’ ka rrit
N’ drit me qitun, prej Zotit ke leje

…Ngrehu prej gjumit, se mjeft t’ ka topit!”

Si thëmelues i arkeologjisë sonë kombëtare asht vlerësue dhe njohë edhe nga dijetarë të huej të kësaj fushe si: Dr. Ugolini, drejtor i misionit arkeologjik italian që erdhi edhe në Shqipni, nga Prof. Marucchi n’ekspoziten e Vatikanit, nga Prof. Nopçe etj. Ai ishte me të vertetë një shkencëtar i mirfilltë në këte fushë ku la thesare me vlera të mëdha kombëtare të zbulueme prej Tij, të cilat ruheshin deri në 1946 në Muzeun e Kuvendit të Gjuhadolit në Shkoder, si Unaza e njohtun e Gjeçovit, armët Ilire, Zoja e Zezë e daltueme në dru, enë të vjetra prej balte etj.
Ka botue mjaft artikuj në shumë revista e fletore të kohës mbrenda e jashta vendit me pseudonimin “Lkeni i Hasit”. Shkopi i Tij i daltuem në dru asht një vepër arti në vete. Ai asht ruejtë deri vonë në Muzeun e qytetit të Shkodres.
Madhështia e At Gjeçovit ka mbetë në fletët e prarueme të vepres së çmueshme dhe të pavdekshme “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, me të cilën Autori arrijti me gjujzue shpifsit dhe mashtruesit e vazhdueshëm armiqë të Popullit Shqiptar, tue i tregue me fakte se, kush jemi dhe nga erdhëm për qellimin e madh të ruejtjes së identitetit tonë kombëtar.
Të gjitha mendimet dhe vlerësimet e At Fishtës, Don Lazër Shantojës, Prof. Karl Gurakuqit, Prof Ndoc Kamsit etj.., për këte Kanu, do të përmblidhën mbrenda parathanjes së kësaj vepre prej të Madhit Faik Konica, i cili ka arrijtë me penden e Tij të artë me daltue në shkambijtë Shqiptar këto fjalë:
[b]“At Gjeçovin e pata njohur me anë letrash disa vjet përpara luftës Ballkanike. Më 1913 shkova në Shkodrë dhe atjè, në Kuvënt të Franciskânëve, nji ditë u-njohmë me sy e me fjalë të gjalla.
Mendimet nderimi që kisha patur për At Gjeçovin për së largu, m’u-shtuan ca mê tepër që kur u-poqmë. I mesmë nga gjatësia e trupit, pakë si i thatë, me një palë sy të zeza ku çkëlqente mendia po dhe zëmër- mirsia, At Gjeçovi fitonte menjëherë besimin dhe dashurinë. Fjalët i kish të pakta po kurdoherë në vënt. Vetëm kur në të kuvënduar e sipër takohej nonjë pikë mi të cilën kish dituri të veçantë – si për shembëll Kanuni i Lek Dukagjinit ose vjetëritë greko-romane – At Gjeçovi çelej ca mê gjatë, dhe ahere ish gëzim t’a dëgjonte njeriu.
Asì kohe At Gjeçovi ish “famullitar”, domethënë prift i ngarkuar me shërbimin e një fshati ose rrethi, dhe rronte në Gomsiqe, i pari katûnt i Mirditës mb’udhë nga Shkodra n’ Orosh. A i vemi musafirë At Gjeçovit nonjë ditë të kësáj jave? Më pyeti njëherë At Fishta, me të cilin píqesha çdo ditë në Shkodrë. Mendimi i një vizite At Gjeçovit më pëlqeu pa masë. Ashtû, pa humbur kohë, u-nismë. Një gjë për të vënë ré, dhe që më mbushi me habí dhe trishtìm, është se nga Shkodra gjer në Gomsiqe, një udhëtìm shtat’ a tet’ orësh me kalë, nukë gjetmë as katûnt as shtëpí; veç një hani të varfër, ku qëndruam për të pirë kafé, s’pamë gjëkundi nonjë shënjë gjallësie: një vënt i zbrazur e i shkretë, si i harruar nga Perëndia dhe nga njérëzit. Po mërzia e udhëtimit na u-çpërblye përtèj shpresës posa arrijtëm në Gomsiqe, ose, që të flasim me dréjt, në famullí të Gomsiqes, – se katundi vetë i shpërndarë tutje-tëhû, një shtëpí këtû, një shtëpí nj’ a dy mile më tej, as që dukej.
Famullia – një biná prej guri, e ndritur dhe e pastër, gjysm’ e zbrazur nga plaçka po e mbushur dhe e zbukuruar nga zëmëra e madhe dhe nga buzëqeshja e të zotit shtëpisë – qëndronte, mirëpritëse dhe e qetë anës një lumi. Këtû ronte At Gjeçovi. Këtû e shkonte jetën, në mes të lutjes e mësimeve, një nga njérëzit më të lartë që ka patur Shqipëria: një lartësí e përulur, në munt t’afròj e të lith dy fjalë aqë të perkûndërta; një lartësí shpirti dhe mendjeje e panjohur nga njeriu vetë, i cili, bir i vërtetë i të Várfërit t’ Assisit, në pastërí e në vobëksí të zëmrës tij e dinte veten të vogël. Famullia, shkollë dhe vënt këshillash të mira, u jipte fëmiíjëve themelet e stërvitjes, u përndante fjalët e urta dhe ngushëllimet njérësve në nevojë. Kohën që i tepronte, At Gjeçovi j’ a kushtonte studimit.
Merej ahere me institutat e vjétëra të Shqipërisë, nga të cilat një që arriu gjer në ditët t’ona është Kanuni i Lekë Dukagjinit. Askùsh nukë munt t’i afrohej At Gjeçovit në diturín’ e këtíj Kanuni. Na tregói një dorëshkrìm nj’a dy-mij faqesh, studim i palodhur e i hollë ku kish mbledhur, radhitur e ndritur të gjitha sa kanë mbetur nga mendimet juridike të Shqipërisë në Kohën e Mesme, mendime të cilat ngjan t’i kenë rrënjët shumë përtèj Kohës së Mesme.
Në kat të sipërm të famullisë, permi një tryezë të madhe, ishin shtruar një tok vjetërsirash greko-romane, të zbulúara e të mblédhura një nga një, me një fatbardhësí të rrallë dhe me një shie të mbaruar, nga dora vetë e At Gjeçovit. Mbaj mënt, veçàn, një enë të vogël të qojtur “lacrumatorium” lotore, asìsh që të vjétërit, në besim se të vdékurit qajnë të shkúarit e jetës tyre, i mbulojin në varr bashkë me të vdékurin që ky të kish se kû t’i mblithte lottë. Nuk më shkonte ahere kurrë nër mënt se pas ca vjet sicilidò prej nesh, miq dhe admironjës të tij, do të kishim nevojë qi në gjallësí për nga një lotore ku të mbledhim lottë t’ona për At Gjeçovin.
Bir i përulët i Shën Franciskut, i ditur me një diturí pa tingëllìm, po dhe Shqipëtár i kthiellt, At Gjeçovit, që i përkiste çdo mirësí, nuk i mungój asnjë hidhërim, asnjë çpifje, më e çudítshmia e të cilave ndoshta është, të mohúarit se ay ish Shqipëtár.
Sepsè ish lindur në një kufí gjúhërash, në një kufí ku sot mbaròn shqípia dhe nis një tjatër, ca mëndje të klasës katërt, të pazonjat të kuptojnë se fólësit e shqipes në vijën me të përparuar janë stërnípërit e atýreve që me qëndrimin e tyre në Kohën e Mesme dhe pastaj, ndaluan të mbrápsurit e vijës më tehû, ca mëndje të klasës katërt e përmbysin të vërtetën dhe e kthejnë në të sharë atë që është një lavdí.
Po, At Gjeçovi, është përmi çdo sharje. Emëri i këtíj njeriu të rrallë do të vejë duke u-rritur – dhe njëditë famullia e Gomsiqes do të jetë një nga gurët e Shënjtëruar të Shqipëtarësisë.”

***
Aty rreth vitit 1954, 55…
I pari njeri që më foli për At Shtjefën Gjeçovin asht kenë piktori Prof. Simon Rrota, mësuesi i em i vizatimit.., kishim përpara një portret të Tij… Aq më bani përshtypje fjala e Mësuesit tem që po më shpjegonte vrasjen mizore të Tij, sa gati pavetëdije i thashë:
“Profesor, po edhe këta dy sy Shqiponjet, armët serbe i këthyen në dy shpella..?!”
[/b]Melbourne, 12 Tetor 2009.

Shenim F.Radovani: Ribotohet në këte Pervjetor të 13 Tetorit 1929...
Melbourne, 16 Tetor 2020.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4539
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
XLIV

Kujtoj…Sot, mbas sa vjetësh:
“Hylli i Dritës”


Imazh


Nga Bajame HOXHA - ÇELIKU...

Poezi:
“YLLI, I NJË DRITE”

Ndër revistat e para
në Shkodrën loke
zbriti:
"Hylli, i një Drite",
që s’ do të shuhej më kurrë!
Drejtuar nga i madhi,
nga i pavdekshmi,
Legjendari:
At Gjergj Fishta
më 1913-tën .
Sot,
ajo Revistë mbetet dritë dielli,
dritë lirie
prestigji më i lartë ndërkombëtar.
Vetë motivi,
fjala të drejton nga Qielli,
ku në pikën e territ kërkon Yllin...
E nga ai Yll i bukur,
ndriçohet gjithësia..,
deri në brendi të Shpirtit.
"Hylli i Dritës" të largon frikën e territ,
të largon ethet e ferrit.
Të ndriçon mendjen,
zemrën thellësisht ta kall.
Dhe tani,
të kthen nga errësira në jetën e dritësuar!
E ky Yll i Dritës
Sot e përgjithmonë
jeni ju o populli im Shqiptarë!

Bruksel, Tetor 2020.
***
Shenim F.Radovani: Ju falnderoj për këte poezi e Nderueme!
Melbourne, 19 Tetor 2020.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Mëparshme
Posto një përgjigje 467 postime · Faqe 47 prej 47 · 1 ... 43, 44, 45, 46, 47
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 5 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 22 Tetor 2020, 08:57
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari