Gjithcka mbi naten e erret 45vjecare komuniste shqiptare
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 461 postime · Faqe 46 prej 47 · 1 ... 43, 44, 45, 46, 47
120 VJETORI I LINDJES SË IMZOT GASPËR THACIT
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4533
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
VIRUSI PYET PO KET A E DINI
“SHKA PUNON SOT TRADHTARI”?

Imazh


Betimi i SHERBIMIT INFORMATIV (SHISH)


Ma në fund Virusi tregon: “Unë jam i knaqun me drejtuesit e shtetit në një nga skutat e Ballkanit, në Shqipni! Fituesit janë gjithnjë të mijtë! Ata edhe në kjofshin injoranta, karrigës sime dijnë me i sherbye si due unë!
Shkollat që kanë krye nuk kanë aspak randësi, mjafton që nuk kanë fare ndjesi të shkollave Europjane, e kryesisht atyne Perëndimore... Besoj e kuptoni mirë per ke e kam fjalën? – Shqipnia kishte shumë intelektualë me kulturë Perëndimore para 1944... Flas per shokët e Prof. Arshi Pipës dhe të gjithë atyne që kanë “fluturue ose lundrue mbi Adriatik”!..
Universitetet e Lindjes komuniste janë krejt tjetër...Jam shumë i knaqun me “intelektualët kosovarë”! Besoj, ju ka ra edhe ju në sy: “Kur dishrojnë me fy një “shok komunist”, i thonë “fashist”!.. Kjo s’ asht meritë e tyne, kjo asht një fitore e “shkelqyer” e shkollës së re të Beogradit! Nuk asht se “harrojnë”, po gjithmonë komshija serb asht “komshijë”, nuk i dihet, nesër ata edhe i “çlirojnë” prap... Po, grekët.., edhe ata mendojnë ashtu!
Per shka punon “shoku Rama e Thaçi” me bishtat që i shkojnë mbrapa?
Shqiptarët vazhdojnë me “nderue e respektue” Esad Pashë Toptanin dhe nipin e “nderuem” të tij, nënshkruesin e deklaratës me Pashiqin në 1924, djalin e bylymbashit Gjinokastres, mikun e tregtarëve “të nderuem” të Pazarit të Tiranës, e të Titos, Stalinit e Maos... Një farë Ever Hoxhët, që asht “Hero i Popujve të Jugosllavisë” se i fali Kosoven, Hotin e Gruden... Populli Shqiptar e uron: “I daltë fara!”, e që na la mbas vedit një hajdut “boshnjak” Ramiz Alia, 50 vjetë agjent i KGB, UDB, me të gjithë pasuesit.
Po ngadalë bre, mos u ngutni se i thonë gati 100 vjet me sy nga Lindja... E, me të drejtë ndokush mund të thonë: “Me sy, zemer e mend andej nga vllezrit e gjakut... Që, na garantuen qenjen në ‘Konferencë Islamike”. Po, kush ua krijoi mundësitë e qeverisjes dhe të sigurisë kolltukut atyne?!
Qendrimet e disa viteve të qeveritarve shqiptarë, kryesisht në parime po se po, por edhe në të gjitha hallkat e saj e njohun per korrupsion e trafik droge, vertetojnë të gjitha supozimet e paraardhësve të vjeter Europjanë se, “shqiptaret nuk meritojnë me kenë shtet.., per pikpamjet orientale”...
***
E këte, po e verteton gjithë naten e diten kryeministri i sotem Ramoviq.., me Thaçoviqa e sa bedela të tjerë, që vetem po mbushin xhepat e tyne...
Kur ishe në vitin 1991 në BSPSH e Shkodres, me 2 Korrik 1992, i kam deklarue një gazetari amerikan: “Po vazhdoi kështu, nuk shkon gjatë e në Shqipni “Pushtetin do ta marrin prap komunistët”! Shumicen e tyne bashkë me sigurimin e shtetit terrorist i mblodhi Amerika, e më duket se po ia shef hajrin si Shqipnia. Po kerkojnë atje heqjen e Trumpit...E kush, bash ata që deri dje ishin në radha qumështi, buke e voj gurit edhe, pse pa brekë i pranoi Amerika, sot me ata “bidona”, por të mbushun atje, po kerkojnë paturpësisht me i vue flaken edhe Amerikës... Kudo njësoj!
Me 2 Shtator 2020, do të shkojnë në Shtëpinë e Bardhë me vendosë per “Çeshtjen e Kosovës” e, as dy javë para kerkojnë shkarkimin e Trumpit!.. Me “shpresë” se ishalla po zemrohet e po ua ban qejfin “zotnijve” serbë...
Këte herë kerkojnë me i krye “veprat e veta” me doren e Presidentit...
Gjoja ishte Ai, që ju la doren e lirë serbëve me ba shka donë, e “jo na”!
Per poshtërsi “të gjithë qeveritarët e Ballkanit njëlloj” nuk kanë shokë!!
Ju kujtohet: Këte ka thanë At Fishta: “Trathtarët na lanë pa Atdhe !”...
Melbourne, 20 Gusht 2020.


2020
VITI I AT GJERGJ FISHTES

-8o VJET-
1940 - 2020
AT GJERGJ FISHTA O.F.M. ASHT MENDJA, ZEMRA E SHPIRTI I POPULLIT SHQIPTAR !

PLLAKAT NGA FRITZ RADOVANI (2019)


Vllazen e Motra Shqiptarë!

Me daten 22 Nandor asht Dita e Alfabetit Shqip, që u punue në Shoqninë “Bashkimi” të Shkodres në vitin 1908, nga Poeti Kombtar At Gjergj Fishta, dhe u aprovue në Kongresin e Manastirit.
Ai Alfabet na mësoi me shkrue fjalët Nanë, Babë e Shqipni…
Veprat tjera të Atdhetarit At Gjergj Fishta i sherbyen gjithmonë Bashkimit Shqiptarve nen tingujt e Hymnit Flamurit Kombtar, Flamurit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!
Në këte 80 vjetor që i madhi At Fishta mbylli sytë pergjithmonë, mendoj se, Shqiptarët duhet të kujtojnë Veprat e Tij të Perjetëshme tue i kushtue:

“VITIN 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTES”

Melbourne, 20 Nandor 2019. Me respekt, Fritz RADOVANI


Kujtoj…Sot, mbas pak vjetësh:
Një prej botuesve të At Fishtës... Studjuesi Frano Kulli

Imazh


Fishta dhe një kujtesë për ministren e Arsimit:


“Një dyzim i vërtetë ndërmjet “Fishtës së pakuptuar” dhe alibisë për ta paraqitur të tillë. Një pakuptimësi që zgjat edhe njëzet vjet të tjera, pas gjysmëshekullit të shkuar. Dhe a do të zgjasë e zgjasë përsëri?
Këtë pyetjen e fundit e kam si kujtesë për Ju, zonja ministre e Arsimit. Tani që keni premtuar se do të bëni reformë në arsim, rikthejeni Fishtën meritueshëm në tekstet shkollore dhe te nxënësit e studentët.
Fshijeni, kështu “njollën” e të pakuptuarit, që e “fitoi” prej ndërprerjes zyrtare, gjysmëshekullore të leximit. Poeti kombëtar, do të mund të zërë vendin që ka, nëse, duke u mësuar në shkolla, njohja dhe vlerat që mbart si thesar i kulturës sonë, do t’u transmetohet brezave. Thjesht do të mund të bëhej kështu, ajo që bëhet prej shekujsh në kombet e tjera të qytetëruara, ajo që bëhet në Itali me Dante-n, ajo që bëhet në Britani me Shekspirin, ajo që bëhet në Spanjë me Servantesin, në Gjermani me Gëten … “

Shenim F.RADOVANI:
Studiuesi z. Frano KULLI, porositë:
…Hije i bëjnë edhe ato njerëz të fushës së letrave që Fishtën e përcjellin me heshtim a me vardisje rrokull, shpesh edhe me shtrembërim buzësh, si shprehje e modës modernitare, pa prekur asnjëherë thelbin e gjësë, që në rastin në fjalë është Vepra.
Ajo sot është e botuar në një version të plotë, përmbledhur e paraqitur nga një redaksi studiuesish. Unë shpresoj se do të ketë edhe të tjera versione në kohët në vijim, sepse njerëzit vullnetmirë, gjithherë aty janë edhe kur kohët janë të turbullta a të këqija. Se Fishta vetëm mirësi i fali Shqipërisë, shtetit, kombit dhe Popullit të vet.”

***
Në mbyllje të këtij materiali po shenoj edhe redaksinë që ka botue këto 10 Vepra të plota të At Gjergj Fishtës, viti 2002. Botimi u ba nën kujdesin e Kryeredaktor Tonin Çobani; Dr. Ndue Zef Toma; Dr. Tefë Topalli; Dr. Stefan Çapaliku: Dr. Hamit Boriçi.
Melbourne, 22 Gusht 2020.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4533
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:

VIRUSI PYET PO KET A E DINI:
CILI KA VRA AQSA NUK DIHEN?!
ImazhImazh

“DIALOG KOMUNIST”…
Imazh




Ai.. Ti .
ATA . JU .
NE JEMI, Ne JO JU
“HERONJ ” Ju DHE
BALLKANI Me Ne’
Krenohet ME JU
RROFSHIM NE .
NE 2 DIKTATURA .
MELBOURNE, 25 GUSHT 2020.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4533
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
PESË MUNDIMET E At FISHTËS nga Tonin Çobani, Posted 29 Gusht 2020, 16:23
2020
VITI I AT GJERGJ FISHTES

-8o VJET- 1940 - 2020 - AT GJERGJ FISHTA O.F.M. - ASHT MENDJA, ZEMRA E
SHPIRTI I POPULLIT SHQIPTAR !

Imazh
PLLAKAT NGA FRITZ RADOVANI (2019)

Vllazen e Motra Shqiptarë!

Me daten 22 Nandor asht Dita e Alfabetit Shqip, që u punue në Shoqninë “Bashkimi” të Shkodres në vitin 1908, nga Poeti Kombtar At Gjergj Fishta, dhe u aprovue në Kongresin e Manastirit.
Ai Alfabet na mësoi me shkrue fjalët Nanë, Babë e Shqipni…
Veprat tjera të Atdhetarit At Gjergj Fishta i sherbyen gjithmonë Bashkimit Shqiptarve nen tingujt e Hymnit Flamurit Kombtar, Flamurit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!
Në këte 80 vjetor që i madhi At Fishta mbylli sytë pergjithmonë, mendoj se, Shqiptarët duhet të kujtojnë Veprat e Tij të Perjetëshme tue i kushtue:

“VITIN 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTES”

Melbourne, 20 Nandor 2019. Me respekt, Fritz RADOVANI

Kujtoj…Sot, mbas pak vjetësh:
Kryeredaktorin e Veprave t’ At Gjergj Fishtes...- Dr. Tonin Çobani

PESË MUNDIMET E FISHTËS
Imazh
Poeti Kombëtar në shënjestrën e Salierëve të kohës së vet.


Më parë se ndërkombëtarët të urdhëronin mbylljen e “Hyllit të Dritës” dhe internimin e drejtorit të saj, gazeta “Dielli” e Bostonit (10 mars 1914), boton një shkrim të një anonimi me inicialet E.N. kundër Fishtës (“i dëgjuari vjershëtor shqiptar”), për të cilin i ka ardhur shumë ligsht (“na ardhi shumë likësht”) sepse ai shkruan në revistën “Hylli i Dritës”, sipas tij, “vegël fetare e Vatikanit të Romës”. Një frat shqiptar internohet në Maltë Ndëshkimi i tretë i vjen Fishtës nga ndërkombëtarët.
Ky ndëshkim është bërë i njohur qysh herët prej biografit të parë të tij, At Pashko Bardhit. Ky frat, bashkëstudent i Fishtës qysh në seminarin e Troshanit, shpjegon se revistës së themeluar prej Fishtës, “Hyllit të Dritës”, iu desht me u ndalë së botuemi” pa mbushur as një vit nga numri i parë. Pikërisht në këtë kohë doli vendimi edhe për dëbimin nga Shkodra të drejtorit të saj.
At Marin Sirdani, një tjetër frat, bashkëpunëtor i afërt i Fishtës, shkruan se “qeveria internacionale” e kishte paditur Fishtën në Romë “si njer(i) të rrezikshëm për qetësin(ë) e vendit”.
Disa thonë se mbyllja e revistës dhe dënimi me internim i drejtorit të saj erdhi për shkak të shkrimeve të Fishtës në atë revistë. Përmendet, veçanërisht artikulli me titull “Një komedi e pandershme e qindvjetit XX” (Hylli i Dritës, 1914\10), ku akuzohen ballazi Fuqitë e Mëdha për mos vëmendje ndaj Shqipërisë. Por është edhe flamuri gjashtëmetrash, i kuq me Shqiponjën e zezë dykrenore, në majën e kompanjelit të Kishës Françeskane, ngritur nga Fishta mbas largimit të trupave pushtuese malazeze, pa marrë më parë leje nga forcat shumëkombëshe që qeverisnin qytetin. Është dëgjuar edhe një Hymen kombëtar, që fillon me vargun “Porsi fleta e Ejllit të Zotit” (teksti i Fishtës dhe muzika e Lec Kurtit), i cili këndohej nëpër rrugët e rrugicat e Shkodrës nga nxënësit e shkollës françeskane. Të gjitha së bashku e, ndoshta, ndonjë tjetër e përgatiten dëbimin e tij prej Shkodrës. Ekslokimi i ka ardhur prej guvernatorit të atëhershëm të Shkodrës, kolonelit anglez Filips, i cili formulon urdhrin për ta internuar Fishtën 20 muaj në Maltë. Urdhri doli, por Fishta i shpëtoi këtij mundimi vetëm duke u largua më parë se të vinin për ta arrestuar ushtarët e huaj: Ai u strehua në seminarin e Troshanit e në famullinë e Gomsiqes (ku aso kohe shërbente Gjeçovi), të Vigut (At Pashk Bardhi) dhe Rubikut (AtPal Dodaj). Fatmirësisht vendimi i ndërkombëtarëve nuk kishte fuqi përtej Shkodrës me periferi deri në 10 km. Pyetja që na vjen menjëherë ndër mend është: si mundet një frat të ishte njeri i rrezikshëm për qetësinë e qytetit të vet, të mbrojtur nga ndërkombëtarët? Asnjëri prej arsyetimeve të dhëna deri sot nuk e justifikojnë dënimin me internim të një kleriku, i cili, vetëm për faktin se është i paarmatosur, është i papërfillshëm për ushtarakët. Por mua më kanë ardhur në ndihmë studimet e dhjetëvjetëshit të fundit të Paolo Muner-it. Prej tyre kam krijuar një tablo të gjallë për atë çfarë mund të ketë ndodhur në Shkodër në atë kohë, duke u bindur në formulimin e një arsyetimi që gjithnjë e më tepër po më lidhet me një farë tendence në vijimësi për ta kundërvënë Fishtën me lexuesin e vet, ashtu si të gjithë shqiptarët “me i përzi“ njërin kundër tjetrit. Më parë se ndërkombëtarët të urdhëronin mbylljen e “Hyllit të Dritës” dhe internimin e drejtorit të saj, gazeta “Dielli” e Bostonit (10 mars 1914), boton një shkrim të një anonimi me inicialet E.N. kundër Fishtës (“i dëgjuari vjershëtor shqiptar”), për të cilin i ka ardhur shumë ligsht (“na ardhi shumë likësht”) sepse ai shkruan në revistën “Hylli i Dritës”, sipas tij, “vegël fetare e Vatikanit të Romës”. Ndërkohë që Paolo Muner-i në një varg studimesh, që kanë për objekt Shkodrën e atyre viteve, na ballafaqon me një realitet krejt tjetër. “Këtu,- shkruan ai duke paraqitur konkluzionet e Carlo Galli-t, në atë kohë Konsull i Përgjithshëm Mbretëror i Italisë në Shkodër,- del në pah një nga aspektet më të çuditshme të situatës; konkurrenca mes Austrisë dhe Italisë bëhet "në lëkurë" të shkodranëve, dhe përfshinë gjithashtu anën fetare: Austria ishte prej kohësh shtet mbrojtës i katolicizmit , edhe pse ky rol fillonte të luhaste, ndërsa Italia, akoma vend laik, ku Papa madje konsiderohej "i burgosur politik", filloi të hahej me të në këtë fushë.” Dhe unë dua të mbetëm veçse te shprehja “në lëkurë të shkodranëve”, sepse pikërisht këtë “lëkurë” apo “nënlëkurë” e ndiejnë më dhimbshëm shkrimtarët, prandaj ua ndalë dorën (mbyllja e revistës) dhe ua kyç gojën (internimi në Maltë).
Sa vlen një nënkryetar parlamenti? Gjatë kohës kur Fishta ishte deputet, madje, deri nënkryetar i Parlamentit, realizon një vizitë në SHBA.
Në Tiranë ndodh çudia. Në gazetën zyrtare “Dita e Re”(26 prill 1922) nën okelion “Në Këshillin e Kombit” del një njoftim me titull “At Gjergj Fishta s'ka ndonjë mision”, “prandaj të gjithë thëniet e tij ndër qarqe apo shoqëri të çdo lloji që të jenë, nuk kanë asnjë frymë zyrtare e janë fjesht private e personale d.m.th., pjellat e mendimit të tij privat e personal”. Njoftimi është firmosur nga kryetari i Këshillit Kombëtar, z.Eshref Frashëri d.v. Me 9 maj 1922 gazeta “Posta e Korçës” e riboton këtë lajm duke shtuar se z.Eshref Frashëri e trajton “atdhetarin shkodran (dhe) shkrimtarin nga më të fortët të Shqipërisë” sikur të ishte një vagabond.
Këndej zemërohet Konica, i cili boton te gazeta “Dielli” shënimin me titull “Sistemi ori ent a l ” (26 qershor 1922). Ai përballë “ndershmërisë së Fishtës” vë atë që me gjuhën e sotme nënkupton fjalën “dekriminalizim” të Parlamentit dhe Qeverisë, pra, “trurin anadollak, (të cilit) i duket vagabond njeriu i ndershëm, njeriu i sinqertë, ay që del sheshit dhe të kritikon”. Këndej Fishta ngjesh pendën e tij dhe boton po në gazetën “Dielli”, që aso kohe drejtohej prej vetë Konicës, atë të famshmen, “Letër e hapun...”(8 korrik 1922), kundër Eshref Frashërit, shkrim i cili ka mbetur model i polemikës në letrat shqipe. Po ç'ne ky ndëshkim në distancë i Kryetarit të Këshillit Kombëtar? Përse kërkojnë ta përjashtojnë poetin prej kontributit kombëtar? E vërteta është se Fishta udhëtonte në SHBA me qëllim grumbullimin e ndihmave për ngritjen e Liceut françeskan të Shkodrës, ndër më të parat shkolla të mesme të këtij lloji në vendin tonë. Pavarësisht kësaj, ai në çdo rast do të kontribuonte, siç kishte vepruar gjithmonë, për çështjen kombëtare. Dhe, nëse për liceun nuk bëri ndonjë gjë për t'u shënuar, për çështjen kombëtare bëri, dhe bëri shumë, madje, Ai loboi tek senatorët katolikë të Washingtonit për njohjen e Shqipërisë prej SHBA-së. Dhe ia arriti qëllimit. Mori përgjigje se njohja u krye. Është një fakt ky që duket si rastësi. Por jo. Sigurisht unë nuk mendoj se po të mos shkonte Fishta (pa lejen e Eshref Frashërit) në SHBA, kjo e fundit nuk do ta kishte njohur ndonjë herë Shqipërinë apo, së paku, nuk do ta kishte njohur edhe për një kohë të gjatë, ndoshta, për një vit a gjashtë muaj. Jo. Jo! Por lobimi i Fishtës gjeti rrugë, ndoshta më shpejt se të tjerë shqiptarë patriotë kishin tentuar ta kryenin deri atëherë. Ja si i shkruan Fishta At Pal Dodës: Këtu në Wshington kam kontaktuar me një senator katolik, siç të kam shkruar (29.4.1922) dhe i jam lutur të interesohej pranë Qeverisë së tij për njohjen e Shqipërisë si shtet i pavarur... Ai ka folur me senatorin Lodge dhe sot më tha se njohja e Shqipërisë është e mundshme, prandaj,
“Qeveria e Tiranës t’a paraqesë kërkesën e saj me shkrim në Nënsekretariatin e Shteteve të Bashkueme...(Washington, 8 maj 1922).” Ajo çfarë vijon në letrën e Fishtës më ka cimbisur sa herë e kam lexuar, sepse më vjen si një dhimbje universale për ne shqiptarët. Fishta ka problem kryeministrin shqiptar, Xhafer Ypin, ministrat Ahmet Zogun e Spiro Kolekën e të tjerë, për të cilët i lutet At Pal Dodës të ndërhyjë, pra, në një farë mënyre të futet mik për t'ia dërguar atë kërkesë formale Departamentit përkatës të Qeverisë Amerikane.
Edhe sot, më duket mua, është më lehtë të binden të huajt për nevojat që ka populli shqiptar se sa vetë deputetët e pushtetarët shqiptarë, të votuar prej vetë shqiptarëve: prandaj ka qenë vënë në shënjestër herë pas herë Fishta, ashtu siç ka tendencë sot të ekskomunikohet edhe Vepra fishtjane, së paku, leximi i saj.
Një “emigrant politik me veladon” në periudhën 1920-1924, At Fishta merr pjesë aktive në politikë. Mund të sjellim si shembull këtu esenë “Shqiptarët dhe të drejtat e tyne” (1920), që u shkrua në Paris ndërsa ishte sekretar i delegacionin zyrtar të Shqipërisë në Konferencën e Paqës, prandaj është quajtur edhe Eseja e Parisit; të përmendim botimin e tragjedisë “Juda Makabe” (1920 dhe 1924), e cila sa herë që u vu në skenë provokoi pështjellime ndër protagonistë të kohës, si dhe poemën “Gomari i Babatasit” (1923), që në vetvete ishte më shumë se provokim. Fishta ishte në opozitë së bashku me Gurakuqin, Nolin, Mjedën dhe të tjerë. Kujtojmë këtu dy proza: Ligjëratën “Fjala e Pater Gjergj Fishtës në vdekje të Avni Rustemit” dhe esenë “Trazimet e qershorit 1924”. Prandaj kur ra qeveria e Nolit, Fishta, i këshilluar nga disa miq të vet, siç thuhet, u largua nga Shqipëria dhe nuk u kthye derisa miq të tjerë të fuqishëm e siguruan se nuk rrezikohej seriozisht nga Zogu. Madje duket (ky është thjesht opinion personal) se edhe ai premtoi në një farë mënyre se nuk do të merrej më seriozisht me politikë. Dhe ashtu bëri. Kishte kaluar çaste edhe më të vështira, sesa të hiqte dorë nga politika: ishte detyruar të arratisej për shkak se i rrezikohej jeta sikundër mikut të tij, ndër më të mirët, Luigj Gurakuqit, në varrimin e të cilët nuk ishte lejuar as të bënte një kryq e jo më të mbante një fjalim të merituar, siç ai dinte të bënte. Disa studiues të sotëm kanë tendencë për ta anashkaluar opozitarizmin e Fishtës. Kjo është baras sikur të kërkosh ta tredhësh Poetin. At Daniel Gjeçaj, biografi më i plotësuar i Fishtës, ka dëshmuar se Fishta “ndeji i mërguem në Itali”. Ai ka përshkruar me detaje edhe shkatërrimet që pësoi liceu “Iliricum” i Shkodrës prej trupave qeveritare, të cilët kishin ngritur aty shtabin e tyre për të nënshtruar kryengritjen e Dukagjinit të vitit 1926 (20 nëntor). Gjeçaj ka qenë seminarist në moshë të vogël, “por jo aq, sa mos me kuptue psehin e ngjarjeve”,- shkruan ai.
Dhe vazhdon duke përsëritur fjalët që dëgjoheshin atëherë nga krerët e kuvendit: “shyqyr që nuk është Fishta në Shqipëri”, ndërsa një pjesë e fretërve si At Anton Harapi e At Çiril Cani ishin të arrestuar dhe kërcënoheshin deri me dënim kapital.
Përmbyllje: Ndëshkimet e Fishtës kanë synuar ta kundërvenë Poetin me lexuesin e vet, ashtu si ndodhi gjatë periudhës së qeverisjes ideologjike e vazhdon deri në ditët e sotme, kur dëgjojmë: Fishta është shkrimtar i madh, por ka edhe njolla; është përfshirë tashmë në tekstet shkollore, por është kaq i vjetruar, sa s' ia vlen; ka shkruar shumë vepra (e kryevepra), por vetëm për Gegët? Mendoni se si do të ishte bota nëse italianët do të gjykonin kështu Danten e tyre për shkak të gjuhës së tij, tashmë tepër të vjetruar e në dialektin e një qyteti a krahine të Gadishullit të Apeninëve; nëse anglezët do të silleshin po ashtu me Shekspirin, spanjollët me Servantesin e me radhë: gjuha e të gjithë këtyre tashmë vërtet është e vjetruar për brezat më të rinj.
Çdo kundërvënie me lexuesin është më e rëndë se distancimi i një kleriku me besimtarët e vet apo i një mësuesi/edukatori me nxënësit e tij, sepse në rastin e klerikut apo të edukatorit kundërvënia është me një grup të kufizuar besimtarësh a studentësh. Ndërsa në rastin e shkrimtarit me lexuesin e tij kundërvënia është e përmasave të pallogaritshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për shkrimtarë të nivelit të Gjergj Fishtës, vargjet e të cilit mësoheshin përmendsh edhe kur vepra e tij përbënte fajësi të dënueshme për agjitacion e propagandë edhe thjeshtë për faktin se dikujt i gjendej si libër në bibliotekën vetjake. Por autori i “Lahutës së Malcis” rrezatonte ngado energji pozitive jo vetëm si poet, por edhe si predikues, drejtor shkolle dhe veprimtar politiko- shoqëror. Prandaj, kundërvënia e Fishtës me popullin e vet bëhej jo në mënyrë sporadike. Nuk mund të pohohet me plot gojë që të ketë pasur ndonjë strategji për të shmangur ndikimin e veprës fishtjane ndaj lexuesve, ndaj shqiptarëve bashkëkohës e të mëvonshëm, deri në ditët e sotme. Por mund të numërohen episode pafund intrigash, poshtërsish, mbrapshtish, siç i quan Fishta mundimet e veta, që e kanë ndjekun nga pas gjatë gjithë jetës, së paku, nga koha kur ka qenë student në dhe të huaj e deri në sekondat e fundit të jetës kur, disa prej atyre që i rrinin te koka seleksiononin porositë e tij për të mos mbetur ajo që të rinjtë e kohës kishin formuluar për Poetin Kombëtar: “Nuk më vjen keq se po shkoj, por se po e la vendin të pushtuem.”

Shenim F.Radovani:
Shkrimi i Kryeredaktorit të Veprave t’ At Fishtës, asht një leksion per të gjithë shtremnuesit dhe fallsifikatorët e fakteve, që shumica janë me “tituj” të pamerituem... Respekt per Autorin.
Melbourne, 28 Gusht 2020
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4533
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Kujtoj…Sot, mbas disa vjetësh...
"Një nder letrat e At Gjergj Fishtës: WASHINGTON..."

Imazh
Imazh


JETA E TIJ ISHTE VETEM PER SHQIPNI...

Edhe pse Poeti ynë kje Frat i zdathun, kur shkoi n’ Amerikë, Ai, atje u prit me nderime të mëdha si Poet Kombtar.


Takimet e At Gjergj Fishtës O.F.M., me zemer të hapun dhe të gjakosun me Fratin e Washingtonit, At Godfried Shilling, si dhe takimi i Tij edhe me Senatorin katolik Henry Cabot Lodge, një nga autoritetet e Partisë Republikane Amerikane, nder ma të besueshmit e Presidentit Wilson, per të drejtat e barabarta të Popujve, solli rezultatet e paprituna per Shqipninë dhe per Shqiptarët e Shekullit XX- të.
Ndonse edhe sot, mbas 100 vjetësh të kenjes së Shqipnisë, po i thomi “shtet” mu në zemer t’ Europës, kur edhe bahet fjalë per “mundësinë e hymjes së saj në Bashkimin Europian”, persëri nuk njihet ky fakt aq shumë i randsishem per historinë tonë.
Arsyeja e vetme e “mosnjohjes” së këtij fakti asht vetem një: Kenja e Autorit të vepres At Fishta, Klerik Katolik Shqiptar!

Në letren e Tij per Provinçialin At Pal Dodaj O.F.M., At Fishta, me daten 8 Maji 1922, i shkruen:
“Nderkaq, vizita eme në Washington, ka pasë si perfundim njohjen e Shqypnisë prej anës së Shteteve të Bashkueme të Amerikës. Të gjitha perpjekjet e mâparshme të Qeverisë sonë, si dhe të “Vatres”, mbetën pa ndonji perfundim të mirë.
Unë pata sukses.
Kjenë Senatorët katolikë, të cilëve ua paçë paraqitë çeshtjen sidomos në pikpamje fetare, ata qi me nderhimje të veta xorën njohjen zyrtare të Shqypnisë prej Qeverisë amerikane.”
At Gjergj Fishta porositë: “...Asht mirë qi Qeveria e Tiranës, t’i drejtojë nji shkresë Nënsekretarit të Ministrisë së Jashtme të Amerikës, tue i kerkue zyrtarisht këte njohje...” (po aty).
Mendoj, (sa nuk asht vonë) se, ka ardhë koha që Populli ynë të njohin mendimin e dijetarit At Zef Valentini S.J.:
“At Fishta asht nji Homer Shqiptar. Ai nuk asht vetem nji poet i madh kombëtar. Ai asht nga ma të mëdhajt në Botë!
E randsishme asht që Ai, të njihet prej saj.”
Qendroni Burra! E mos harroni se, Ata Shqiptarët e Kastriotit, “i binin Lahutës nder Alpet tona edhe vetem.., me një tel !..” Besnikët e Gjergj Kastriotit dhe të Flamurit Tij, historia e ka provue se: “Janë lé vetem njëherë në Shekull !”
Ashtu si i Madhi At Gjergj Fishta, që edhe atë jetë të vetme, ia fali vetem Shqipnisë së Tij, shumë të bukur e fort’ të dashtun!
Nëse At Gjergj Fishta, do të vazhdohet mos me u studjue nder Shkollat Shqipe, mbrenda e jashta Atdheut: Shpejtë Shqipninë do t’ a permbytin tradhtarët në pellgun e injorancës së vet...
Melbourne, 2 Shtator 2020.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4533
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
XXIX

2020
VITI I AT GJERGJ FISHTES

-8o VJET- 1940 - 2020 - AT GJERGJ FISHTA O.F.M. - ASHT MENDJA, ZEMRA E
SHPIRTI I POPULLIT SHQIPTAR !

Imazh
PLLAKAT NGA FRITZ RADOVANI (2019)

Vllazen e Motra Shqiptarë!

Me daten 22 Nandor asht Dita e Alfabetit Shqip, që u punue në Shoqninë “Bashkimi” të Shkodres në vitin 1908, nga Poeti Kombtar At Gjergj Fishta, dhe u aprovue në Kongresin e Manastirit.
Ai Alfabet na mësoi me shkrue fjalët Nanë, Babë e Shqipni…
Veprat tjera të Atdhetarit At Gjergj Fishta i sherbyen gjithmonë Bashkimit Shqiptarve nen tingujt e Hymnit Flamurit Kombtar, Flamurit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!
Në këte 80 vjetor që i madhi At Fishta mbylli sytë pergjithmonë, mendoj se, Shqiptarët duhet të kujtojnë Veprat e Tij të Perjetëshme tue i kushtue:

“VITIN 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTES”

Melbourne, 20 Nandor 2019. Me respekt, Fritz RADOVANI


Kujtoj…Sot, mbas disa vjetësh...
Një Vigan që kujton Viganin...



INGJ. PETRAQ KOLEVICA

Për kujtim dhe nderim...
Imazh


“EPIKUT MË TË MADH TË SHEKULLIT”

AT GJERGJ FISHTA


Një frat të pafat po tërhiqnin me dhunë.
Në terrin e natës, nja katër spiunë,
E nxorën nga burgu, ku hoqi sa mundi.
Tani, më të keqen, do hiqte së fundi.
E shanin, e tallnin, gjith’ rrugës, parreshtur,
Sa vajtën te varri në kishën e heshtur.
Atje ishte varri, ku prehej poeti,
Vigan’ i lahutës që prehje nuk gjeti.
Dhe frati shpejt puthi një gur të llustruar,
Kur pa përmbi të – At Gjergj Fishta – të shkruar.
O frato, – i thirrën, – na kazmën dhe bjeri,
Shkallmoje krejt varrin me pllaka mermeri!
“Ky varr, ba m’u prish, ka m’u prish dhe Shqypnia”.
Dhe ra, pushtoi varrin me krahët e tija.
Po horrat e çuan, e shembën me grushta
Dhe varrin e prishën me kazm’ ata pushta.
Tani, frat-o, jepi, gërmo shpejt e shpejt
Dhe eshtrat e varrit këtu nxirri krejt.
Dhe frati gërmonte, ç’të fliste më kot?
Dhe eshtrat që nxirrte i lante me lot.
I nxori të gjitha, po kafka ku ish?
Kërkoje! – i thirrën, – kërkoje sërish!
Dhe frati gërmonte me thonj e me duar
Që mos të dëmtontë at’ kafkë të çmuar.
Dhe ja ku e gjeti! Me gishtat e mpirë,
E ngriti, e puthi dhe ngeli i ngrirë.
Si dridhej në duar kjo kafk’ e poetit!
Figura e fratit – fantazm’ e Hamletit.
Tani, frat-o, futi kokallat në thes!
Dhe frati i fuste ngadal’, me kujdes.
Dhe thesin ata përmbi shpinë ia vunë.
Rrëshqanthi e shpunë tek ura mbi Bunë.
Tani, o frat, flaki kokallat në lumë.
Këtë, jo! – tha frati, – këtë s’e bëj unë.
Si the, mo! – i thirrën, – si the ti, mor qyq?
Po frati s’përgjigjej se po bënte Kryq.
Këputi një shkelm, të dëgjojë, idioti.
Po frati s’dëgjonte se lutej te Zoti.

Dhe qentë e tërbuar s’duruan më shumë
Dhe kockat dhe fratin i flakën në lumë.
Dhe ikën të qeshur e duke nxituar
Të merrnin shpërblimin për krim’n e shëmtuar.
Po ndërsa fundosej kufoma e fratit
Agimi zbardhonte nga pas Rozafatit.
Dhe uj’rat e Bunës vërshonin, ushtonin,
Poetit dhe fratit lavdin’ i këndonin.

Tiranë, 16 Shkurt 2006.
Shenim nga F.Radovani: Ingj. Arkitekt Petraq Kolevica, asht nder Figurat ma të nderueme t’ artit dhe të kulturës sonë kombtare.
Ai asht Vigan që kujton vetem Viganët e Atdheut! I uroj jetë të gjatë e shëndet!
Melbourne, 4 Shtator 2020.


Nga Fritz RADOVANI:
XXX

VIRUSI PYET PO KET A E DINI:“KUSH ASHT SHPIFSI ?”

Imazh


MENDON NATEN… ME SHPIF DITEN! -Shpif’ E SHPIF SE DISHKA MBETË !

Parimi bazë i këtyne dy institucioneve kryesore shtetnore të “Rilindjes”!
Me këta parime fitoi Lenini, Stalini e Everi, e më këta do fitojmë edhe ne!
Gorbaçov tha: “…pluralizmi duhet të vendoset patjetër. Le të krijojnë kundërshtarët tanë parti të djathta, të majta apo të qendrës.., kryesore është që të gjitha këto parti duhet të kontrollohen nga ne vetë...
Për drejtimin e këtyre partive duhet të gjenden njerëz që të përkrahin strategjinë tonë…” (Letra sekrete e Gorbaçovit për Ramiz Alinë 1989)
Ramiz Alia tha:“Të jeni të sigurtë që e ardhmja do të jetë jona. Kurr nuk do të lejojmë restaurimin e pushtetit politik të armiqve tanë. E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë e mrekullueshme, gjithnjë e sigurt, sepse për këtë kemi derdhur kaq gjak dhe do të derdhim përsëri po të jetë nevoja. Shqipërinë do ta gëzojmë Ne dhe pasardhësit tanë... Përveç aleatëve ideologjikë, do të kemi edhe mbështetjen e aleateve të Perëndimit, me të cilët kemi ruajtur fijet e lidhjeve të vjetra për hir të interesave të mëdha. ...
Shoku Ever dikur, dhe unë sot, i kemi ruajtur këto lidhje që të garantojnë pushtetin tani edhe në të ardhmen, përgjithmonë!
Ju garantoj..,sido që të shkojë punët ujë do të rrjedhë në mullirin tonë.”
Kryeministri Rama tha:“Komunistët ishin n’ anën e duhur të historisë!”
Dhe ashtu ishte! “Vramë ke deshtëm e ku deshtëm! Zhdukëm dhe atë Gjuhen e Krishtit me të gjithë Ata që e flisnin Ate! Zhdukëm inteligjencën Perëndimore po, dhe Klerin Katolik Shqiptar, që e ruente dhe pasunonte Atë Gjuhë! Kemi plaçkitë arkivat dhe muzeumet e Tyne, e sot i perdorin veglat tona! Kemi zhdukë të gjithë Emnat e Atdhetarëve të Veriut, tue fillue sa shekuj ma perpara e, deri tek Ata që kanë ba Shqipninë e Lirë dhe të Pavarun! Historinë dhe Gjuhen Shqipe, e kemi ba ne, jo Gegnia e Dedë Gjo’ Lulit, At Mati Prennushit, Don Nikoll Kaçorrit, Gurakuqit, Imzot Luigj Bumçit apo At Gjergj Fishtës, deri tek Kulla e Prekë Calit në Vermosh! Tashti, kemi disa “Profesora” të vdekun si Arshi Pipa, Martin Camaj, Ernest Koliqi, e deri tek Don Ndre Mjeda, me “Ju shpifë Taret dersa ti fshijmë edhe Ata, bashkë me arkivola. Veprat e tyne janë tonat! Me këte “Rilindje” pajtohet sllavi, turku, greku, rusi bolshevik...”
Mjerë Ata që kujtojnë se “ka prap Shkoder”!!.. “Demokracia jemi ne”!!
Melbourne, 7 Shtator 2020.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4533
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Kujtoj…Sot, mbas 75 vjetësh:


Një prej kangtarve të “Judës Makabe” tek teatri Jezuitve në Shkoder, i zhdukun nga Genocidi komunist në Shqipni...

Imazh
DON MARK HASI
(1920 – 1981)


Në 100 vjetorin e lindjes...

KLERIKU KATOLIK SHQIPTAR I MBËRTHYEM ME THIKË PËR TAVOLINËN
E HETUESIT KRIMINEL NESTI KOPALI, NË 1946
.

ARRESTOHET NË SHKODER ME 15 XI 1946. BANI 7 VJET BURG. ARRESTOHET PRAP ME 7 PRILL 1967...
TORTUROHET NË HETUESITË E GENOCIDIT KOMUNIST TË SHKODRES E TIRANËS
NGA TERRORISTËT E SIGURIMIT TË SHTETIT…DËNOHET ME VDEKJE DHE MBASI I KTHEHET NË 25 VJET BURGOSJE,
KUR KISHTE BA 21 VJET BURG,
E MBYSIN ME 11 IX 1981 NË KAMPIN
E SHFAROSJES BALLSH.
(KËTE GRAFIKË JA KUSHTOI AUTORI F.R. SIMBAS KALLZIMIT TË VETË D.M.HASIT – 2011)
RIBOTOHET ME RASEN E 100 VJETORIT.
MELBOURNE, SHTATOR 2020...
Don Mark Hasi bani 21 vjetë burg vetem se ishte Klerik Katolik Shqiptar.
Ishte nga një Familje Burrash prej Maleve, dhe si Burrat qendroi edhe në hetuesi e kampe pune derisa dha Shpirtë, pa njollosë as veten as shokët.
E njoha në vitin 1954, kur doli heren e parë nga burgu.
Ishte Klerik i përgatitun dhe autoritar, me kulturë Perëndimore, nga bankat e Don Alfons Trackit. Predikues i persosun dhe guximtar. Ishte një nga njohësit e At Fishtës dhe Don Kolec Prennushit. Muzikant dhe një nga kangtarët e “Juda Makabe”, në çfaqjen e Teatrit të Jezuitve kur ishte seminarist në Seminarin e tyne në Shkoder. Këndonte me aq shumë knaqësi kangët e kompozitorit Gac Çuni, me të cilin vuejti edhe burgun.
Vdiq në kampin e Ballshit, kur po e vojonte Don Mikel Koliqi, të cilit i dha një porosi per mue, që Don Mikeli ma solli në Shkoder kur u lirue ...
Asht kenë nder figurat e nderueme të Klerit Katolik Shqiptar!
Këta pak rreshta kujtese, në 100 vjetorin e lindjes, nga Autori (FR).
Melbourne 9 Shtator 2020.


Kujtoj…Sot, mbas sa vjetësh:
Fratin e pervujtë dhe të zbathun -At Gjergj Fishta OFM


Foto MARUBI e paraqet artist arkitekt dhe piktor.


Kuvendi e Biblioteka e Fretenve (projekt i At Fishtës)



Fillimisht At Fishta si arkitekt asht diftue tek ndërtesa e bukur Qela e Lezhës, e cila ka dritare të mëdha e të hijshme, ku bie në sy mikpritja e fratit, e ku asht edhe dhoma e At Gjergjit, në të cilën ka shkrue disa pjesë të Lahutës, dishmon nxanësi i Tij At Leon Kabashi OFM., edhe Ky piktor i njoftun.

Kisha e re e Motravet Stigmatine, Kisha e Prekalit, e Toplanës në Dukagjin, dhe ajo e Rubikut, janë vepra arkitektorale të At Gjergj Fishtës, ku duhet të ndalohemi e të mendojmë...
Përmendet Kisha e Prekalit (Dukagjin) “te Gurra e Zhylës, një vend pushimi për shtegtarin e Maleve tona, dëshmi feje dhe burrnie për malësorin, ndër Thermopilajt e Dukagjinit, ku pa mëshirë për qinda vite iu ndal hovi rrymës aziatike, u desht një muranë e denjë për atë kufi të Shenjt;
At Gjergj Fishta në bashkëpunim me mikun e vet ingjinierin Ludovik Zojzi, kanë realizue projektin e ri simbas stilit të bukur në vitin 1938.

“Ku ma fort u zgjue dashunia për klasicizëm, se në hartimin e Kishës së lagjes Rus (Shkodër)?” Simbas At Leon Kabashit, At Fishta në atë shesh, ngriti mbas qinda vjetësh jetën klasike si dikur në Firencen e familjes së famshme Mediçi.
Kisha e lagjes Arra-Madhe (Shkodër), me kumbonare të bukur që i përkiste kohës së Turqisë, ka pritë At Fishtën, i cili bashkë po me ingjinier Ludovik Zojzin, morën planin e vjetër ku me vështirsi e guxim bashkuen dy ndërtesa në një.

Nder veprat e arkitekturës moderne ishin (per fat) dhe shumë ndërhymje të At Fishtës në Kuvendin Françeskan të Shkodrës, sidomos në Bibliotekën e Françeskanve, ku Ai kaloi jeten...
Në vitin 1907, At Fishta ka pasë projektue Teatrin e Fretenve në Shkoder, pranë shkollës së tyne. Aty u vune në skenë mjaft vepra të Tij. E sot, ndoshta ai teater asht ma i vjetri në Shqipni.
Nder veprat ma të njoftuna janë:
“Kisha e re e Motravet Stigmatine (Shkoder).
Kisha e lagjes Arra-Madhe (Shkodër).
Kisha e lagjes Rus (Shkodër).
Kuvendi Françeskan në kishën e Lezhës.
Kisha e Rrubikut.


Sa herë udhtonte jashtë Shqipnisë, blente libra, riprodhime arkitekturore e piktura të autorve me fame botnore, të cilat i sillte në biblioteken e re të Kuvendit Fretenve të Shkodrës, që e kishte ndërtue simbas projekteve arkitektorale të tij.

Në kujtimet e Tij, At Fishta do të shkonte po në atë Akademi n’ Siena në vitin 1936, atëherë kur një nxënës i Tij fitoi konkursin e vitit akademik në 1935. Në këte rast At Fishta u shpreh para të huejve:“Po provoj nji ndër gëzimet ma të mëdha e ma të rralla të jetës seme, dhe më duket si andërr kur shof sot qi nji bir Shqiptari brohoritet për fitoren e meritueme në art prej përfaqsuesve, profesorave e konkurentave”.
Shenjat magjistrale të Lahutës së Malësisë a nuk janë pikturat më të bukura të ngjyrave ma të zgjedhuna?
Lahuta asht nji pinakotekë e artit kombtar ku, Poeti pikturon gjallë tipat, personat, kostumet, shenjat, një depozitë motivesh kombtare që Ai, Jua la piktorve të ardhshëm t’ Shqipnisë.


Shenim FR: A permendet sot emni i At Gjergjit në shkollat e artit?
Po emni i nderuem i Ingj. Ludovik Zojzit, si bashkpuntor i At Fishtës?
A ka lanë vepra artit At Leon Kabashi, i njoftun piktor në Shkoder?
Të gjithë emnat e “harruem” e kanë një domethanje, e kanë një “PSE” ?!

Data 15 Shtator 1943 kur vritet me atentat nga komunistet në Tiranë Ingj. Ludovik ZOJZI, asht një nga ditët ma të zeza të artit kombtar. Ai ishte projektuesi i varrezave të Rrëmajit në Shkoder. Një nder ato vepra arti që Shkodra dishmon pavdeksinë e vet shekullore. Aty asht edhe Ajo firmë e Ludovik Zojzit, që u vra vetem se nuk bashkpunoi me komunista.
Emnat e mëdhaj t’ artit dhe të kultures sonë Shqiptare, që me dashje po punohet me u “harrue, me u fshij dhe me u zhdukë” nga “akademia” antikulturore e antishkencore e Tiranës së asaj “Rilindjes” komuniste, MOS HARRONI SE ATA JANË TË DALTUEM NË MURET E ROZAFES, E NË THEMELET E SAJA TË KULTURËS EUROPJANE PERËNDIMORE !
Melbourne, 13 Shtator 2020.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4533
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Kujtoj…Sot, mbas pak vjetësh:
Imazh
Një poezi nga PROF. PERPARIM HYSI
Elegji për Atë Gjergj Fishtën...


Po të falem Atë i Dashur
Që po shkruaj pak me vonesë
Por të lehtë nuk e kam patur
Që të thur për ty një vjershë.
Funddhjetori kur dhé frymën *
U nise në “Kullë të Zotit”
Diktatura hodhi “brymën”
70-vjet e kusur motit.
I Françeskut të Azisit
Mbi klerikët qe Prelat
Ti qe Tata e Fisit
Për Atdhenë ke qenë Atë.
Atë për fe e për Atdhe
Atë për toskë edhe për gegë
Një kushtrim lëshove,the:
-Mblidhuni si kokrrat në shegë! * *
Të vogjlit i thirrshe”çiripupa”
Herë u thirrshe”çikirika”
Ti qe i mirë si buka
Ma i madhi ndër klerika.
Ideali katolik
Dhe ai françeskan
Kur Atdheu ka rrezik
Bashkë kristjanë e myslimanë.
Lidhe kishë edhe xhami
Bashkë kristjanë e myslimanë
Në rrezik,pra: jemi nji!
Kumti i madh si Françeskan!
Mu tek Ura e Rrzhanicës
Luftë po bën ky,Marash Uca
Tek kalaja e Vraninës
Djeg barot bash Oso Kuka!
Dhe këndove me “Lahutë” …
Krejt me gjuhë popullore
Kënga hynte urtë e butë
Si me qenë krejt hyjnore.

Kudo shkeli këmba jote
E la gjurmën shumë të madhe
Fjala jote magjiplote
Si kushtrim e gjuhë kambane.
Kjo “Lahuta e malësisë”
Si “Iliada” e Homerit
Po s’të lanë e të bën “pis”
Ata larot e Enverit.
Tek vërshojnë në Gjuhadol
Erdhën dhe të dhunuan varrin
Ky regjim, ky diktator
Nuk e din që varri s’ nxë Malin! ***
Se si mal u ngrite lart
Rrrojte nëpër këngë lahute
Ndaj këndoj për ty, o Atë!
Vitet shkojnë, por ti nuk humbe.


Shenim nga Prof. P.Hysi:E kam shkruar më 6 janar 2012, "Kur bie kryqi në ujë."
* Atë Fishta ka vdekur më 30 dhjetor 1940.
** varg nga “Lahuta e Malësisë”.
*** me kutpim metaforik.

Shenim nga F.Radovani
:Ju falemnderës i Nderuem Prof. Hysi!
Melbourne, 16 Shtator, 2020.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4533
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
XXXVIII

Kujtoj…Sot, mbas sa vjetësh:
“Lahuta e Malcis”,
“kjo armë pa leje e diktaturës”

Imazh

LUKË KAÇAJ (1924 – 2001)
Prej librit “Legjendat nuk vdesin”...
Kangtari i madh Loro SATA shkruen:


Lukë Kaçaj lindi më 19 korrik 1926, në Bajzë të Malësisë së Madhe.
Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Gjimnazin “Illyricum”, të Françeskanve në Gjuhadol Shkoder. Që në këtë kohë ai shfaqi dhunti të pazakonta muzikore. Aty njohu edhe At Gj Fishten, At A Harapin etj…
Aty ishte i zgjedhun per zanin e Tij nga At Martin Gjoka OFM dhe mbas Tij, nga At Filip Mazrreku po muzikant. Kendonte në korin e Kishes Fretenve. Në fund të 1945, At Mati Prennushi, pra Provinciali i Fretenve ka lajmërue baben e Lukes per me e marrë në Malsi, se rrezikohej me u arrestue. I Ati ka ardhë dhe mbas një bisede sekrete me At Matinë, e ka terhjekë Luken dhe ka shkue në Fshat, buzë Liqenit… Këte e ka tregue vetë Luka, në shtëpinë e At Konrrad Gjolaj në vitin 1996.
“Nga një copë fushë mes malesh, nga Bajza e Kastratit, do të zbriste edhe Luk Kaçaj për në shkollën e Etënve dhe falë zërit të tij do të bëhej pjesë e korit të At Filip Mazrekut, At Martin Gjokës e Prenkë Jakovës, së bashku me ata emra që e themeluen muzikën shqiptare si Tonin Harapi, Simon Gjoni, Tish Daija, Zadeja etj. Mësuesit françeskanë, metaforikisht malin po e afronin me detin në një shkollë qytetase, e thënë kjo me gjuhën e Koliqit. Luk Kaçaj ra në sy vrullshëm dhe u dërgua të studjonte në konservatorin “Çajkovski”, ku shkëlqeu në mënyrë të pakrahasueshme në skena të ndryshme të botës. Shumë herët iu desh të mbante barrën e krahasimit me të madhin Shaljapin, ose “Albanskij Shaljapin”.
Mbas çlirimit, në vitet 1947-1950, punon në Korin e Përgjithshëm të Shtetit dhe në Ansamblin e Ushtrisë si solist dhe si korist.
Në vitet 1950-1955 kryen studimet e nalta për kanto pranë Konservatorit P.I.Tchaikowsky, në Moskë dhe që në atë vit emërohet solist në TOB. Ndërkaq, që në kohën e studimeve Kaçaj ishte aktivizuar dhe në disa aktivitete ndërkombëtare, duke marrë edhe çmime.
Në TOB realizon mjeshtërisht role të paharruara nga operat shqiptare dhe botërore, duke u bërë një ndër artistët më të njohur e të preferuar në Shqipëri. Në vitin 1966 emërohet pedagog i kantos në Institutin e Naltë të Arteve dhe jep kontributin e tij të çmuar në përgatitjen e brezit të ri.
Kjo karrierë ndërpritet në vitin 1973, kur Luk Kaçaj burgoset nga regjimi i asaj kohe. Lukë Kaçaj vdiq më 7 shtator 2001 në Laç. Mbas vdekjes Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i jep dekoratën “Nderi i Kombit”.

Jemi në korrikun e vitit 1973. Nuk kishin kaluar as dy muaj që nga 28 maji, kur Lukë Kaçajt ju vunë prangat në shkallët e Institutit të Naltë të Arteve. Loro Sata, kangtar i njohun, në librin kushtuar basit të madh, “Legjendat nuk vdesin” shkruen, ajo ditë korriku nisi me një rrebesh vere, që do ia linte vendin një të nxehti përvëlues, për ta rënduar edhe më atmosferën në sallën e gjyqit, ku artisti do të shfaqej në rolin e të pandehurit, në dramën e jetës së tij. Kjo dramë kishte nisur më shumë se 10 vjet më parë kur Lukës, së duartrokitur dhe të vlerësuar nga publiku dhe kritika botërore, i kishin ndaluar përgjithmonë skenën në vendin e lindjes në Shqipëri. Paralajmërimi më i fuqishëm i ishte dhënë në prill të atij viti, kur në një mbledhje të organizatës bazë të partisë, Lukë Kaçajt i ishin numëruar disa faje...
Në atë mbledhje, dikush arriti deri aty, sa të kërkonte që Lukës, t’i hiqej e drejta e mësimdhënies në Institutin e Naltë të Arteve.
Tani po përgatiteshin për ta shkulur edhe nga familja, nga bashkëshortja Ana, nga muzika dhe poezia, nga librat e nga miqtë, edhe pse, siç do vërtetohej në atë sallë, jo të gjithë miqtë ishin siç i kishte menduar...
Të pranishëm në gjyq, ishin studentë apo ish-studentë të Kaçajt dhe miq të vërtetë, që u treguan të guximshëm duke ardhur aty, siç ishte autori i librit, Loro Sata.., por dhe të tjerë që ishin thirrur në gjyq nga organet e sigurimit si dëshmitarë, të cilët Loro Sata nuk i përmend, duke respektuar porosinë e Lukë Kaçajt, që nuk hoqi kurrë dorë prej deklaratës hyjnore, “Zot fali, nuk dinë çka bajnë!”.
I zbehtë, tejet i dobsuar, me shenjat e prangave në duar, këngëtari me trup vigani edhe pse i tjetërsuar nga vuajtjet në qeli, mundohej të mbante qëndrim krenar. Flokët biond, që ai u mundua t’i rregullojë me duart që mezi i bindeshin, nuk ia kishin prerë, por shkëlqimin e syve të kaltër ia kishin shuar. Me ata sy pau, për herë të parë që kur e kishin arrestuar, familjen. Në radhën e parë, në krahun e tij të djathtë, ishin ulur, e ëma, nëna Tone, bashkëshortja, Ana, vëllai i tij i madh, Gjoni dhe motra e Anës, Linda. Gjoni i kish porositur, jashtë sallës, të mbaheshin fort, por pamja aq e ligështuar e Lukës, ishte e papërballueshme. Ana, sapo iu kryqëzua shikimi me të Lukës, belbëzoi diçka të padeshifrueshme, ia dha një të qeshure, pastaj një të qare dhe u plandos në tokë. Ata që ishin ulur me të u çuan njëherësh. Dhe sapo familja ishte riulur në stol, pasi Ana ishte përmendur, Luka që vazhdonte të përsëriste emrin e saj, ishte rrëzuar pa ndjenja. Gjyqi nuk mund të vazhdonte atë ditë. Seanca u shty. I mjaftoi ai akt i parë i dramës, për të parë shokët e dikurshëm që e kishin sjellë aty. Duhet të ishte një goditje shumë e rëndë për një njeri me shpirt të madh si Lukë Kaçaj.
“Lahuta e Malcis”, kjo armë pa lejë e diktaturës:
Vazhdojmë ngjarjet e atij gjyqi siç tregohen në librin e Loro Satës.
Seanca e dytë u zhvillua një javë pas së parës.
Prokurori Mahmut Taraba i ishte drejtuar Lukës, duke i thënë që ai mbronte një farë padër Gjergj Fishta, duke e quajtur poetin më të madh shqiptar të të gjithë kohërave, Homerin e Shqipërisë dhe gjithë Evropës. “Dëgjo këtu o i pandehur, çfarë shkruan Ismail Kadare për Gjergj Fishtën”, kishte vazhduar ai, duke hapur librin “Autobiografia e popullit në vargje” të vitit 1972, duke lexuar mbi faqen 44, ku shkruhej që për këtë poet dhe sidomos për “Lahutën e Malcisë”, propaganda klerikale dhe fashiste ka krijuar një mit dhe ky mit është fenomeni më regresiv në historinë e zhvillimit të letërsisë sonë.” Pasi lexon edhe në disa faqe të tjera, prokurori pyet Lukën se çfarë kishte për të thënë.
Lukë Kaçaj, sipas dëshmisë që gjendet në librin kushtuar atij, “Legjendat nuk vdesin”, kur kishte marrë fjalën, kishte shprehur vlerësimin për Kadarenë, duke shtuar që për sa i përket At Gjergj Fishtës, Kadare ashtu e njeh dhe ashtu shkruan dhe nëse “do më pyesnit përse e bën këtë ai, them dhe besoj se ai e din më mirë nga unë”, por “Verum poeta, propheta est”, “poeti i vërtetë është profet”, kishte thënë ai në latinisht duke kujtuar vuajtjet e Fishtës dhe shprehjen biblike “Nemo propheta in patria”, “Askush nuk është profet në atdheun e tij”.
Këtu kishte nisur breshëria e kritikave nga prokurori dhe një anëtar i trupit gjykues kishte vazhduar sulmin për Lukën.
Ai i kishte përmendur shprehjen e njohur latinisht “Vox Populi Vox Dei”, të cilën, Luka ose frat Saverini, siç njihej ai mes fretërve, duhet ta njihte mirë si ish-nxënës i Kolegjit Françeskan dhe liceut “Illyricum” . Pjesën e parë të shprehjes e mbante gazeta “Zëri i Popullit”, por për këtë gazetë, Luka kishte thënë “aq sa ka çmimin, aq ka edhe vlerën”. Kërkesës së tij për shpjegime, Luka i ishte përgjigjur “Kam thënë, atë që kam thënë”. Nuk kishte mbetur shumë për të thënë…
Pasi kishin mbaruar fjalët e trupit gjykues, dëshmitarëve dhe prokurorit, kryetari i seancës i kërkon të pandehurit çfarë ka për të thënë. Me një zë të mbytur nga gjendja shëndetësore e rënduar gjatë kohës që kaloi në qelinë e Degës së Punëve të Brendshme, Luka tha që trupi gjykues dhe dëshmitarët e dinin mirë përse folën ashtu siç folën kundër tij, por, forcoi zërin dhe shtoi “nuk i ka le Lukë Kaçajt në shpirt, zemër e mendje, tradhtia, jo kurrë për sa jetë të kem!”. Sa për kolegët që folën kundër, mesa duket ata ishin mposhtur nga frika që madhështia e tij mund t’i errësonte, ndaj vendosën t’i shpallnin luftë, por jo në skenë, por në rrugë të tjera. U hodhi një vështrim mëshirues dëshmitarëve dhe më pas mbështolli me një shikim të butë, njerëzit e familjes dhe miqtë e vërtetë.
Finalja:
Seanca e tretë dhe e fundit. Gusht 1973. Pretenca e prokurorit ishte dhënë. Sigurisht nuk ishte harruar, mes të tjera mëkatesh, as Bibla me firmën e Gjergj Fishtës që i kishin gjetur gjatë kontrollit të banesës ditën e arrestimit. Kryetari i seancës lexoi vendimin. Lukë Kaçaj, “…mbi veprimtarinë e tij armiqësore, propagandën armiqësore kundër partisë dhe popullit shqiptar, dënohet me 5 vjet heqje lirie.” Bashkë me Lukën, burgosën dhe zërin e tij. Në radio nuk transmetoheshin më ariet e kënduara nga Kaçaj. Vendit të tij iu mohua ai zë i këndshëm…
E kishin çuar në burgun e Ballshit, atje ku shkonin zakonisht të burgosurit e sëmurë. Lukës i ishte kthyer një i ftohtë i vjetër dhe nervat i ishin dobësuar shumë gjatë kohës së izolimit, ndaj dhe e çuan në këtë burg. Punën e rëndë, sistemi, do ia rezervonte kur të dilte që andej, duke e caktuar hamall te Pazari i Ri. Çfarë vendi ishte ky që Luka i dha zemrën dhe jetën! Hamejtë i kishte talente botërore!

Lukë Kaçaj ishte një prej atyre emrave të mëdhenj të skenës operistike shqiptare, një prej atyre vezullimeve të njimendta të krenarisë sonë kombëtare, një prej atyre të paktëve që dha kaq shumë për artin dhe mori kaq pak. Ai ishte ndoshta nga të rrallët që nuk pranoi ta shesë atdhetarinë me çfarë do lloj çmimi që ju ofrua, pavarësisht se po ky atdhe, guxoi t’i merrte gjithçka kishte të shtrenjtë, lirinë, krenarinë, të drejtën për të besuar tek vlerat e larta të patriotizmit, me të cilat ai u mbrujt dhe u gatua.
Kalvari i mundimeve të tij është sinonim i Golgotës së gjithë asaj plejade artistësh dhe intelektualësh të kalibrit botëror, të cilët hoqë mbi vete mundimet dhe persekutimin e diktaturës komuniste për “krimin” e vetëm se ishin patriot, ishin dinjiteti i një kombi, ishin tharmi i mburrjes nacionale në botë. Gjithçka nisi në vitin 1966… kur Ramiz Alia, në kuadrin e “Revolucionit Kultural” e largoi virtuozin nga skena!
Lukën nuk e linte të qetë një pyetje drejtuar vetes: “Mos vallë… ky asht fundi im…!?”
Luka pat kerkesa me ikë në Londer, Berlin, Pragë, Varshavë, Beograd… Por, ja si i pergjigjet Kryehetuesit Kapllan Sako:
“…Më falni, zoti kryetar, i drejtohem kryehetuesit të Republikës, po kush nuk e do Atdheun e vet, nuk i duhet askujt gjë në Botë.
Së dyti, atë që kam mësuar në shkollë, në Shqipëri e jashtë saj kam dashur t’ia kthej përsëri popullit tim. Se sa vlej e tek vlej as unë s’e di.
Së treti, kurrë në jetën time paraja s’më ka korruptuar dhe nuk dua të di gjë për të. Edhe sot nuk kam ndryshuar mendim, ashtu jam.
Nuk ia kam ditur vlerën dhe nuk dua t’ia di deri sa të vdes!
Së katërti, kam patur nënë, baba, vëllezër e motra, njerëzit e mij më të dashur të shpirtit tim. Nuk kam jetuar me ta, por në zemër i kam patur dhe i kam.”
Luka u lirue nga burgu i “vogel” në vitin 1978, per të vazhdue dënimin e Tij në burgun e “madh” me të gjithë popullin shqiptar. Artisti i Madh ishte pa punë. Dyert ishin të mbylluna! Një ditë një shef kuadri “zemermirë” i ofroi punë: “Kemi punë edhe per ty, vetem hamall…”
Luka tregonte: “Vetem në ngarkim shkarkim të makinave, të karrocave mund të fitojshe buken per vete dhe per Anen…Lodhja fizike po, por ajo shpirtnore më dermonte shpirt e zemer!”
Vazhdoi disa vite hamall tek Pazari i Ri në Tiranë…Në vitin 1988, e bukra Ana, që nuk kishte kursye me shitë edhe “gjakun” per me mbajtë gjallë burrin besnik të saj në burg, mbylli vuejtjet e jetes e mbeshtetun per gjoksin e basit të njohun në Botë, me sy të ngulun te Luka!
Në një leter të fundit Luka i shkruen një Mikut vet Italian: Më vjen keq, sepse kam konstatuar që edhe në praninë e qeverisë së tanishme nuk pres asgjë të mirë, sepse është një regjim i gjithi neokomunist.
Kënaqësia ime më e madhe në këto tre vitet e fundit ka qenë inaugurimi i Kishës së Fretërve Françeskanë, ku kam filluar të këndoj që kur kam qenë fëmijë dhe që ka qenë transformuar nga komunistët në një kinema. Në koncertin e organizuar, për këtë rast, me datë 28 tetor, kam kënduar romancën e Fieskos nga opera Simone Boçanegra të Guseppe Verdit… Prej më se 35 vitesh jam duke pritur me ankth çastin e lehtësimit të dhimbjeve të mia. Nuk e di kur do të jetë”.
Me 7 Shtator 2001, Luka nuk këndoi kurrma! Komunizmi kerkoi me e varrosë “hamall” të Madhin Lukë Kaçaj, basin e njohun nga të gjitha skenat botnore që e dishruen praninë e Tij.
Luka me të vertetë që interpretonte rolin e Gjinit tek opera “Mrika” e Prenkë Jakovës, tue i dhanë edhe vlerat e veta malësorit të Veriut, po rolet që luente Luka ishin pjesë nga jeta e Tij.
Në kjoftë se arti botnor krenohet me artistët e Mëdhej Xhino Beki, Nikola Rosilomeno, Kolja Giaurov, Boris Kristov, Fjodor Shaljapin, edhe arti Shqiptar “një ditë” ka me rreshtue me ata kolosë, një shkamb të daltuem me kulturen shqiptare Europjane, që ra e u ba ortek nga majet e Atyne Maleve e që na i thrrasim Bjeshkët e Nêmuna, e …
Ishte bash Ajo Bajza e Kastratit e Maleve tona që i fali Atdheut basin bariton me famë Botnore Lukë Kaçaj…

Shenim F.Radovani: Mundeni me e lexue të plotë tek:
https://fjala.info/cfare-ndodhi-ne-3-ak ... uke-kacaj/
Melbourne, 18 Shtator 2020.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4533
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
XXXI

Nga Fritz RADOVANI:
VIRUSI PYET PO KET A E DINI
“SE BALLKANI ASHT SHAKSHI!”

ASHT LE KËSHTU !

Një sy në Stamboll…
Tjetri i lëvizë, një ditë në Beograd, një ditë n’ Athinë, dy ditë në Moskë, një ditë në Pekin e, kur bjen me fjetë.., andrrat i sheh në Romë ose në Paris… Në Bruksel shkon me sy mbyllë…
Mjekët i kanë thanë që synin e Stambollit mos me prekë, se aty e ka vendin që shikon ma kjartë, shikimi i atij sy asht i lidhun me trunin... Disa thonë se asht trashigue nga qeveritarët...
Ndersa, syni tjeter asht i lëvizëshem, kryesisht ndikon lindja e diellit, që i jep drejtimin e duhun. Ndikojnë shumë monellat që shkelqejnë, vezullimi i tyne i ban me folë me vete. Ka edhe prej atyne që kur shkojnë me fjetë, nuk i mbyllin sytë fare, dhe prej tyne ka dalë ajo fjala e urtë se: “I shef andrrat me sy çilë!” Po, jo me të dy sytë... Vetem me njenin, até të Stambollit...
Ky tjetri bjen n’ agoni e andrron i shkreti herë Kremlinin e herë Sheshin e Kuq në Pekin... Sa i del papritmas gjumi kur ka parasyshë Parisin ose Brukselin, çohet e shkon me ba dush...
Bahet ujë n’ djersë... Edhe goja i merret e fillon e flet perçart...
Askush ma mirë se një Kryeminister Europjan këto ditë nuk e ka percaktue gjendjen e Ballkanit Perëndimor:
“Integrimi i Shqipërisë dhe i vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është një proces që duhet të “ndiqet absolutisht”...Nëse këto vende nuk bëhen pjesë e unionit atëherë ata do të kthejnë sytë nga Rusia, Turqia, apo Kina... Nëse nuk e arrijmë këtë objektiv.., ne do të rrezikonim të shohim ata të kthejnë shikimin e tyre nga Rusia por edhe ndaj Turqisë…”
Thonin pleqtë tanë: “Kuku per ta, shka na ka gjetë né !”
Melbourne, 20 Shtator 2020.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4533
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Kujtoj…Sot, mbas 105 vjetësh:
Flamurtarin e 1911...

Imazh
DEDë GJO’ LULI
(1840 – 24. IX. 1915)

Kush na e vrau Trimin e Hotit ?


(Foto Marubi – Shkoder)
400 e sa vjet mbas Gjergj Kastriotit – Skenderbeut...
Ky Flamur u ngrit në Deçiq nga Dedë Gjo’ Luli...
Me 6 Prill 1911...

Kush kjé D e d ë G j o’ L u l i ?

Me dashtë me u përgjegjë si duhet shtyllat e një fletorës janë tepër të ngushta. Nuk përmblidhet në një rryp letre nami i një Fatosi; e, si thotë Poeti ynë:
“Namin e tyne per me e kndue si duhet,
O nieri lypet, lypet Iliada”

(A.Gj.Fishta, “Hylli i Dritës”, vj. I, Nr. 2, 1913).

Atje ndër ato Bjeshkë të Nêmuna nën hinin shekullor, ruheshin gacat e pashueme të Lirisë, ndër votrat e kullave të gurit ku, as acari, as murlani, as shiu e as bora, nuk mujtën me e ba ortek e me e tretë diku andej ndër ujnat e ngrohta të përshkueme në Dardanele apo në Suez...
Ky, pra, ishte bagmi i përjetëshem në ballin e të gjithë Atyne, që lindën dhe vdiqën vetëm me një emën: “Shqiptarë”.
Ky, pra, ishte fruti i sandaleve të Françeskanëve dhe i të gjithë Atyne Misionarëve, që për shekuj me rradhë predikuen ndër ata male pa u lodhë dhe pa u frigue asnjëherë Até Formulë, të pacenueshme e të daltueme në mend e në zemër për stërnipat e Gjergj Kastriotit: “Fé e Atdhé”.

Ky, pra, kje Miku besnik i At Mati Prennushit e At Çiril Canit, prej të cilve Ai, mori Flamurin e palosun nder gjokset e Tyne...
Hasan Riza Pasha, kur mori fund Lëvizja e Malësisë u pat shpreh kështu, për Dedë Gjo’ Lulin: “Ai asht Burrë e Atdhetar. Jam mundue me i dhanë pare, por, nuk ka ndigjue kurrsesi”. Deda i asht kenë përgjegjë: “Nuk ka Sulltani pare aq sa me më thye mue!”

Por, Sulltani, nuk ka arrijtë me kuptue se “shqiptari i shitun” arrinë për një kolltuk me vra edhe vëllanë pa pare... Kur ushtria esadjane në vitin 1915, filloi ndjekjen e Malësorëve në marrëveshje me serbët, Dedë Gjo’ Luli me disa besnikë të vet u nis për në Mirditë. Mbas dy ditësh ushtria lëshoi pritat për mashtrim dhe u nisën në dy drejtime për Orosh, ku ndodhej Deda. Në një anë morën drejtim forcat esadjane dhe në tjetrën ato serbe. Kur Deda doli bashkë me Nik Prelocin e djalin e vet tek qela e Oroshit, ku ishte thanë se po e pritshin shokët e armatosun, por ku përkundrazi aty gjet ushtarët e Serbisë.
Ti pamën ata veç, tha, këto fjalë: “Sot kemi marue!” U kollit; pështyni përtokë, dhe trimnisht Ju afrue kapitenit serb, që i kërkoi me i tregue për shokët. Deda ju përgjegj se s’kishte për t’i qitë kurr ku janë. E ndane prej të birit e Nik Prelocit, që serbët i lëshuen në dorë t’esadistëve; Deden e lidhën dhe në Mal të Shenjt t’Oroshit kjé coptue me bajoneta prej tyne, me 24 Shtator 1915. Trupin ia mbuluen me gjeth, qendroi mbi dhé: mbas pesë javësh e gjetën barijt’ e, prifti i atij vendit tue e vjedhë natën me 8 Tetor 1915, e vorrosi tek Kisha e Oroshit.
Në vitin 1917, Shkelqësia e Tij Delegati Apostolik i Shqipnisë Imz. Ernest Cozzi, atëherë, ishte Feldkural i ushtrisë Austro-Hungareze dhe mik zemre e shumë herë shok pune i Fatosit tonë, si bani hetimet e duhuna e gjeti vorrin e Tij.

At Anton Harapi e percaktoi me këto fjalë aso kohe: “Ai ishte tri herë Fatos, pse i fali Atdheut dy të birt’ e Vehtën, tue u ba shenj i salvimit të zhoenturqve, të sllavëve dhe esadistëve...
Në Té vërtetohet fjala e popullit se, ndihma e Zotit e pushka e Hotit e shpejtoi Lirinë Kombëtare.”

Qé Burri! Martiri i kohëve tona! Fatosi i Traboinit; t’atij Malit, që sot ka mjerimin e dhunën me kenë i shkelun prej kambës së huej. Diten e vorrimit të Dedës në Rrëmaji Don Lazër Shantoja me fjalë të dalun prej zemre tha: “Para se të ndahemi prej këtyne Eshtnave, të Fatosit të Maleve tona, të Atij Plakut të Traboinit, të Dedë Gjo’ Lulit, unë do të kujtoj me interpretue dëshiren e të gjithve ju, tue i përcjellë me dy fjalë të fundit...
Po ju kujtoj fjalën e Lamartine, se: “Hini i të vdekunve krijoi Atdheun!” E, Atdheu Ty, sot, o Dedë Gjo’ Lul, po të falet nderës para gjithkuj pse me Gjakun Tand të papërlymë ké shlye faqen e zezë të të gjithë atyne shqiptarve, që ndër këto kohët e fundit e edhe sot, nuk patën e nuk kanë turp me marrë pare prej anmikut të përjetëshem, prej atij Serb, prej të cilit ti, o Fatos, tjetër dhanti kurr nuk more, përveç, plumbave të mauzerres! Sot Atdhetarët e vërtetë e idealistë, Ata që Shqipninë e deshtën, e donë e kanë për ta dashtë po, përbetohen para Eshtnave Tua, me të ngritë një monument në gur, e Emni i Yt do t’i mbesë i paharrueshëm, sikurse, të paharrueshme tash mbesin Malët e Traboinit!”
***
Por, Dedë Gjo’ Luli, i vdekun endè sot Ai flet: Flet tue i ba me dijtë Europës së padrejtë se, krymbi i kohës ka me brè shumë ma parë letrat zhele të traktateve që me gisht të vet të ndytë ka vulosë, se zemrat e çelikta t’Atyne Fatosave, që për vend të vet edhe vdesin. I flet Evropës dhe i flet Shqipnisë:
“Për Ty vdiqa! Për Lirinë Tande! S’kam dashtë tjetër!”
Por, prej Atyne Eshtnave të ftohta, i ngrohtë vrumullisë zani i Fatosit që mnershëm kumbon në vesh të Shqiptarëve, tue thanë: “Shqiptarë! Pashë Zotin e pashë Shqipninë, mos ma përlyeni emnin! Mos ma dhunoni vorrin! Ma rueni Shqipninë! Shqipninë e Lirë, krejtë të Lirë: Shqipninë si e deshta unë, me djelmët e mij vdiqa dhe, me Fis tem u dëbova!”
Asht bash Një Fis i Atyne Maleve kreshnike i shuem per Atdhe, per Atë Flamur e per Liri!

Ndersa, At Gjergj Fishta ka thanë: “Shkodra, që ka mot që asht lanë gati krejt mbasdore e, së cilës, sot shumë kush turpnisht do me i mohue shkëndinë e Atdhetarizmit, me rastin e këtij vorrimi kaq të lulzueshëm i tregon mbarë Shqipnisë se, Ajo ka nderën me pasë në gji të vet Ata njerëz që dijnë çka asht Atdhetarizmi; dijnë me ndigjue zanin e Atdheut.
Difton se, Ajo emnin Fatos, shpetues i Atdheut, e ka program që mos me ia falë kujdo, por Atyne të Mëdhajve për të cilët, poetët këndojnë: “Njaj asht Fatos që tue luftue mbaron!”...
Shqiptarë: Çka kjé Dedë Gjo’ Luli? - Çka nuk jemi na..!”

Shenim nga F.Radovani: Materiali asht marrë nga Libri im i pabotuem
“KURRMA SI JU, O DEMOKRATË” 2011.
Melbourne, 22 Shtator 2020.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
MëparshmePërpara
Posto një përgjigje 461 postime · Faqe 46 prej 47 · 1 ... 43, 44, 45, 46, 47
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 25 Shtator 2020, 00:19
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari