Gjithcka mbi naten e erret 45vjecare komuniste shqiptare
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 435 postime · Faqe 44 prej 44 · 1 ... 40, 41, 42, 43, 44
120 VJETORI I LINDJES SË IMZOT GASPËR THACIT
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4501
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
AT GJERGJ FISHTA N’ AMERIKË,...., Posted 24 Qershor 2020, 19:05
2020
VITI I AT GJERGJ FISHTES

-8o VJET-
1940 - 2020
AT GJERGJ FISHTA O.F.M.ASHT MENDJA, ZEMRA E SHPIRTI I
POPULLIT SHQIPTAR !

PLLAKAT NGA FRITZ RADOVANI (2019)


Vllazen e Motra Shqiptarë!

Me daten 22 Nandor asht Dita e Alfabetit Shqip, që u punue në Shoqninë “Bashkimi” të Shkodres në vitin 1908, nga Poeti Kombtar At Gjergj Fishta, dhe u aprovue në Kongresin e Manastirit.
Ai Alfabet na mësoi me shkrue fjalët Nanë, Babë e Shqipni…
Veprat tjera të Atdhetarit At Gjergj Fishta i sherbyen gjithmonë Bashkimit Shqiptarve nen tingujt e Hymnit Flamurit Kombtar, Flamurit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!
Në këte 80 vjetor që i madhi At Fishta mbylli sytë pergjithmonë, mendoj se, Shqiptarët duhet të kujtojnë Veprat e Tij të Perjetëshme tue i kushtue:

“VITIN 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTES”

Melbourne, 20 Nandor 2019. Me respekt, Fritz RADOVANI

Kujtoj…Sot, mbas disa vjetësh:
DOKUMENT I PABOTUEM I AT GJERGJ FISHTES OFM

AT GJERGJ FISHTA N’ AMERIKË, dhe çeshtja e perparimit në Shqipni.
(Dokumenti origjinal asht në Arkivin e Shtetit Tiranë)
Një gjendje e ngjashme me të sotmen (Qershor 2020)

Imazh

Janë tre muej që At Gjergj Fishta O.F.M., Françeskan dhe Deputet në Këshillin Kombtar, gjindet n’Amerikë, e shumë kush nder Shqiptarë të ktûshem, qi endé s’kanë pasë rasë me u pjekë me Tê, janë interresue të dijnë qellimin e t’ardhunit të Tij në Botën e rè – n’Amerikë.
At Fishta i trembej coptimit të trojeve shqiptare, simbas interesave të grupeve politike, që lirinë e pamvarsinë e kishin kthye në një “vlerë” për nevojat e tyne, dhe jo për të mirën e Shqiptarve.
Edhé né të redaksisë së “Diellit” na ká rá me kênë të pvetun mbi ketë çeshtje; prandej, tue u ndollë në këto ditë At Gjergj Fishta këtû në Boston: Mbasi edhè ndjesi miqsore të kahershme e njëmori idealesh kulture e perparimi e lidhin me Kryetarin e Federatës “Vatra”, z. Faik Konitzen: Muerme rasen, njëditë që edhe në Redaksinë tonë, t’a pyesim familjarisht, se cili ishte qellimi, qi e kishte sjellë e prue këtû në ket dhé?
•E qe se shka na u pergjegjë Deputeti i Shkodrës, mbasi formalisht na deklaroj njëherë mâ perpara, se s’kishte kurrnjë misjon zyrtar prej anës së Qeverisë s’onë Shqiptare:
“- Po m’vjen fort mirë, na tha, që po ma lypni ketë fjalë, pse kështu tash po m’bjenë rasa t’ju flas edhé mbi do çeshtje, që âsht mirë t’i dijnë Shqiptarët e Amerikës e sidomos, të Federatës “Vatra”.
Shqipnija, si dihet, sot âsht e lirë. Shka para këtyne pêsmëdhetë vjetve per né do t’ishte kênë teper anderr me e pasë pa, sot po e shofim të realizueme. Na sot kemi një Parlament t’onin, një Qeveri t’onen e një Këshill të Naltë Regjencet, që pervetson në vedi sovranitetin dhe pamvarsinë e Popullit Shqiptar. E as nuk ká mâ turqë në Shqipni, as grekë, as serbë, as italjânë: Ká vetëm Shqiptarë të lirë! Triumfi i idealit t’onë – I Françeskânve të Shqipnisë. Të tanë kombi e di, po, se me sa ndergjegje Françeskântë Shqiptarë janë mundue t’a kryejnë detyrën e vet ndaj Atdheut, në daçi me mjete kulturale, në daçi tue marrë pjesë aktive nder të gjitha levizjet kombtare per lirinë e Atdheut.
Endé qet avull gjaku i Françeskanit Shqiptar atjé në Kosovë, qi nëper bajoneta të sllavit ju bâ flij Atdheut! Por liria e pamvarsia e një shtetit nder kombe të qytetnueme nuk janë per këta, që ndonjë njeri ase ndonjë kastë e shtetit mund të losë me fatin e popullit si të duen, pa kontroll të tjerve; shka ndollë ndër shtete autokrate e despotike sidomos kombet barbare: Por per t’i sjellë të maren popullit, tuj e bâmë me perparue materjalisht e moralisht. Prandej, tue kênë se e mara e perparimi i një populli rrjedhin prej gjêjes së tij ekonomike e prej shkalles së zhvillimit të mendjes së tij, merret vesht mirë fillit, se prej një populli të qytetnuem, posë se i lirë politikisht, lypet që ai të jetë i lirë edhe ekonomikisht, e që qytetasit e tij të ndollin në një shkallë kulture të mjaftuehsme, për me dijtë me krye detyrat me ndergjegje e me perdorue tagret me kohë, me vend, me mënyrë; si edhé me pasë aq zotsi, sa me u bâ ballë si duhet e sa duhet nevojave të reja të jetës, në të vuemit e të cilave rrin perparimi i popujve të qytetnuem. Si shifet, prá, prej shkallës së kulturës së një populli mvaret e gjithë jeta e tij politike e ekonomike, si edhe i gjithë perparimi i tij.
Tash unë po pyes Zotnin t’uej; Populli Shqiptar, që sot politikisht âsht i lirë e i pamvarun, a ka një shkallë kulture aq të naltë sa me i kuptue si duhet e sa duhet detyrat e veta?
Puna e tij a prodhon aq sa lypet per me jetue mirë e pa u bâ ky robi i huej ekonomikisht? N’ atë shkallë kulture, n’të cilën gjindet sot shqiptari a âsht pernjimend i zoti të perparojë? Kur të vemë oroe, se sot per sot në Shqipni, pa kênë caktue endé kufijtë e sajë e tue u dijtë, se pa një Qeveri të vendasve shteti s’mund të ketë kredi perjashta e me vue oroe, po tham, se në pêsë javë mund të ndrrohen pesë Ministri: se shqiptarët, të cilët perpara u vritshin kokrra-kokrra, sot vriten çeta – çeta e jo, si motit, per pikë nderit a erzit, por per katër kamë të “kolltukut” të njanit a të tjetrit Minister a Deputet të kombit: bakajt, hamajt, matrapazat, teneqexhi, kallajxhi, analfabetë gjithfarësh, mund të vênë sŷnin me u ngjitë nder zyret edhé ma të naltat e Shtetit: se ushtria e jonë – mbrojtja e jetës kombtare – mund të lëshohet nder duer oficierash, qi, para këtyne dhetë vjetve kanë vra e pre, e vjerrë, e djegë, e pjekë shqiptarët, për arsye qi këta lypshin lirin’ e jetën kombtare; se nder zyre të financave tona mund t’u jepet punë edhe atyne mehmurve, qi kohen e kalueme kanë mujtë të jenë têja, a ma mirë me thanë, rrenimi i financave të një Shteti të huej: kështu edhe kur të merret parasyshë, se edhe sot Shqiptari, me gjithë liri e pamvarsi të veten, han bukë thatë e bishta purrijsh, si perpara: se Qeverija s’ka kenë e zoja as me çilë kund një pash rrugë të re, as me meremetue kund një pash aso rrugash, që na i lanë ushtritë e hueja: se taksa daganore mund të mos vehet mbas interresave të gjalla të kombit, due me thânë, mbas peprarimit të bujqësisë, të tregtisë, t’indrustrisë e mbas natyret të perpjekunave tona me Shtete të hueja, por mbas nevojës së kashës së Financave, sa per të mbajtë në kamë zyret me rroga àr, të cilat zyre, masandej, mund do të jenë të hapuna, ndoshta jo aq mbas nevojave të Shtetit, sa mbas numurit të kushrijve, miqve e të dashamirve të ministrave e të nëpunsave të naltë të tyne, mjerisht duhet me thânë, se populli Shqiptar s’ká as kuptimin e as ndergjegjen e vertetë të lirisë politike individuale e kolektive; s’ká zotsinë e mjaftueshme, per me mbajtë pamvarsinë ekonomike të veten, e se prandej, as gjindet në një shkallë kulture aq të naltë, sa me sigurue perparimin e vet, pa të cilat veti një popull as mund të jetojë e as s’duhet të jetojë si shtet i pamvarun.
•Atëherë, mbas fjalve të Zotnisë s’Uej, i thame Deputetit të Shkodres, Populli Shqiptar as mujka me jetue, as u dashka që të jetojë i pamvarun?
- Un nuk e thashë ketë fjalë, na u pergjegjë; por fundi aty del.
Si janë njerzit e punët në Shqipni, sot per sot kurrkush s’ja shef hajrin pamvarsisë së Shtetit Shqiptar, perposë zyrtarësh e parlamentarësh. E po, a per të mbajtë me rroga àr nja tri a katërmijë zyrtarë, të cilët, jo se janë, por mbas mentalitetit, qi frymzon njerzit e punët në Shqipni, mund do t’ ishin edhe asish, që kanë mujtë me vra njerëz me pare: që kanë mujtë me vra bujqit per t’ju pushtue tokën: që kanë pushtue tokët “miris”; që per interresa të veta, per një “qifllik”, per një “titull”, do t’ishin gati të pshtyejnë n’Atdhé e n’ndijesitë mâ shêjta të jetës: vetëm për me mbrojtë, po thom, me rroga àr këta tri a katër mijë zyrtarë, Populli Shqiptar do të livroj tokën, do të bâjnë tregun, do të punojnë zanatin, do të marrë shtegun e të kalojë mal e dèt’ e të vijë n’Amerikë, të rreshket me natë e ditë në zjarm të fabrikave!
Një pamvarësi këso dore mund të hyjnë në punë, ndoshta, në Zanzibar, në Marok, në Turki, por jo në Shqipni!
Po s’perparoj Populli Shqiptar moralisht e materjalisht, né pamvarsija s’na duhet asgjâ.
Lirim, Pamvarsi, Qeveri, Parlament, Këshill’ i Naltë e s’di shka tjeter s’mund të kenë farë kuptimit per né, déri që populli mos të vêhet n’at shêj vendit që të perparojë; janë një lojë fjalësh, per të mbajtë popullin n’errsinë per dobi të do njerzve që kuptojnë Qeveri, por jo Atdhé. E ndoshta, shi per ketë punë i ngrati Populli Shqyptar, megjithse paguen tash dy vjet shtadhetenandë Deputetë, s’ka endé një statut, s’ka endé një formë politike të caktueme të shtetit të vet, e âsht i ngushtuem të mbahet per një ligjë ibride qi s’ âsht ekspresjoni i shpirtit të tij e që kurrsesi s’mund të perkojnë me nevojat t’jetës së qytetnueme të sotme.
Por, në tjeter anë, kur të vêmë oroe ushtarët Shqiptar, të cilltë, per kah dishiplina, per kah shpirti marcial e sjellje n’ushtrime, mund të percaktohen me ushtar t’ushtrive mâ të para t’ Europës: kur të vêmë oroe oficerat e rìj të tonët (pa)nderlikim besimit që, janë rritë me ndijesi kombtare e ushtrue nên dishiplinë të shkollave ushtarake të do kombeve qi trimnin e burrnin i kanë zanat, janë gati të bajnë flij per të mirën e Atdheut, jo vetëm vedin, por edhe shtëpijat e fshatet e veta: kur të vênë n’oroe prap zyrtarët e rìj tonë, që edhé këta rritë me ndijesi kombtare e frymzue me dashtni Atdhetare, jo vetëm që kanë kompetencen e punës, por edhé kuptojnë në të gjithë hapsinën e vet detyrën e nderen e zyreve adminstrative: e sidomos, kur të marrin parasyshë ndigjesen e popullit, që bân, sado që dron se djersa e tij derdhet kot nepër mejhana sidomos, të Tiranës, e nep djelmët e vet ushtarë, sado që shef se s’po i mbesin perballë t’anmikut në kufi t’Atdheut, por ferrave e shkurreve mbrenda Shqipnijet perballë të vllazenve të vet, tue luftue per shkas t’ambicjoneve të poshtme të do zyrtarve, që janë bâ “shqiptar” qyshëse kanë dalë rrogat àr e që kanë kênë, janë e kanë me kênë gjithmonë ekspresjoni i regresit e i barbarisë azjatike: pse ujku ndron qymen, por jo vesin: tuj marrë parasyshë, po thonë këto fakte, do të thonë edhe që Populli Shqiptar jo veç, se mund të jetojë, por se do të jetojë i Pamvarun.
Gjallnija e shpirtit Shqiptar âsht veshkë e jo tha: e kanë veshkë mentalitetet e hueja, që, si bimë parasite në një landë, janë shartue në tê perdhuni; prandej, po mujtem na me i krekcue me kohë këto mentalitete t’hueja–këto gallica parasite t’shpirtit Shqiptar, pamvarsija, sovraniteti e jeta kombtare e Popullit Shqiptar janë të sigurueme pergjithmonë.
•Jemi kryekput një mendimit me Ju “Uratë”; por si thoni Ju, se mund të pastrohet psikja e popullit Shqiptar prej mentaliteteve të hueja, para se të na i pertrihet ndonjë rrezik jetës sonë kombtare e politike? E pvetem atëherë At Gjergj Fishtën, i cili na u pergjegjë këso dore:
- Mbas mendimit tem kishe me thânë, se puna ma e parë që do të bajnë Shqiptarët, per me pshtue kombin prej rrezikut, qi i kercnohet per shkak të ndryshimit të mentaliteteve âsht ky: mos me lanë të kenë dorë në Qeveri e n’adminstratë të gjithë ata Shqiptarë qi kanë kenë edukue mbas mentalitetit sidomos të Stambollit, t’Athinës e të Venedikut; pse, tue kenë këto tre qytete tri qendra të daluna mifshliz, këto s’kanë zotsinë t’a rrisin menden e nierit mbas ekzigjencave të kohve e të vendit, por vetem mbas andrravet të një lumnisë së kalueme: prandej kultura e këtyne qytetasve s’ká mujtë të formoj qytetas me ndijesi si e lypë nevoja e Atdheut, por kanë trajtue, individë të dhanun me mish e me shpirt mbas atyne popujsh, qi motit paten krijue këto tri kultura, aq sa me mrrijtë me u quejtë me emna të tyne e me lakmue me u bâ robt’ e tyne.”
Shenim F.R.Qershor 2020. Dokumenti origjinal i perket vitit 1924.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4501
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Kujtoj…Sot, mbas sa vjetësh:, Posted 26 Qershor 2020, 13:03
2020
VITI I AT GJERGJ FISHTES

-8o VJET-
1940 - 2020
AT GJERGJ FISHTA O.F.M. ASHT MENDJA, ZEMRA E SHPIRTI I POPULLIT SHQIPTAR !
PLLAKAT NGA FRITZ RADOVANI (2019)



Vllazen e Motra Shqiptarë!

Me daten 22 Nandor asht Dita e Alfabetit Shqip, që u punue në Shoqninë “Bashkimi” të Shkodres në vitin 1908, nga Poeti Kombtar At Gjergj Fishta, dhe u aprovue në Kongresin e Manastirit.
Ai Alfabet na mësoi me shkrue fjalët Nanë, Babë e Shqipni…
Veprat tjera të Atdhetarit At Gjergj Fishta i sherbyen gjithmonë Bashkimit Shqiptarve nen tingujt e Hymnit Flamurit Kombtar, Flamurit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!
Në këte 80 vjetor që i madhi At Fishta mbylli sytë pergjithmonë, mendoj se, Shqiptarët duhet të kujtojnë Veprat e Tij të Perjetëshme tue i kushtue:

“VITIN 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTES”

Melbourne, 20 Nandor 2019. Me respekt, Fritz RADOVANI


Kujtoj…Sot, mbas sa vjetësh:

Imazh


Epitafi mbi vorrin e Gjuhës Gegnishte mbyllet me këto fjalë: “Kongresi i Drejtshkrimit ishte një fitore e vijës marksiste – leniniste të PPSH për zgjidhjen e drejtë të problemit të gjuhës sonë letrare kombtare. Ai ishte shprehje e dashurisë së thellë të gjithë popullit shqiptar për gjuhën e vet amtare dhe e kujdesit të tij të pandërprerë për zhvillimin e lulëzimin e saj.”
(Fjalori Enciklopedik fq 510). “Kongresi i drejtshkrimit i vitit 1972”.

At Gjergj FISHTA:


I DBUEMI

Lamtumirë! – Vendet e mija,

Qé, po zhduken dalë-kadalë;
Gjimon deti, ushton duhija,
Lkundet barka valë mbi valë.
Kah njai diell, qi asht tue flakue
Andej fill un tash do t’veta....
Lamtumirë! Atdhé i bekue!
Lamtumirë! Persa t’ jet jeta!
Neser nade kur mbi né
Rrezja e diellit ka me ra,
Kush e din sa ujë e dhé
Mue prej teje ka me m’ da!
E por n’ pvetsha rêt mizore,
E por n’ pvetsha zojt e detit;
Se per ty, moj tokë Arbnore,
S’ ka me m’ folë ma kush mue t’ shkretit.....
Tjera fushë e tjera zalle
Kam me pa, e tjera dete:
Kam me ndie, po, tjera valle,
Tjera gjuhë, n’ tjera qytete;
Vendin t’em, por, s’ kam me e pa,
Ku kam lé e jam burrnue;
Syt e mi edhe kanë me kja,
Pa u gjetë kush, qi me i ngushllue.
Pa kend t’ emin, posë nji Zotit,
Tue shtektue per dhé të huej,
Kanë me m’shkue mue ditt e motit
Sha e perbuzun prej gjithkuej.
Kam me pasë shkretinë per voter,
E per shtroje të ndezten ranë;
Kam me pasë ulkojen moter,
Kam me pasë, ehu! Tigren nanë...
Nana e mbetne per së gjallit
Ka me m’ kja, kushdi, ndo ‘i ditë
Dersa motra, dekun mallit,
Kot ndo ‘i herë mue ka me m’ pritë.
Ka me i njehë, po, krushqt, e mjera,
Me i prue nanës n’ shpi nji ré:
Por i vllaj, kushdi, m’atë hera
Ka me u kalbun per nen dhé!
E njai dhé – heu! Kob prej qiellet!
S’ ka me kenë, jo, dheu i t’ Parvet,
Ku ma bukur qiella kthiellet,
Ku ma ambel n’ gjuhë t’Shqyptarvet
Para Hyj’t naltohet luta,
E ku besa asht e shejtnueshme
E ku zemrat s’dijn shka asht tuta,
E ku bjeshkët janë të madhnueshme.
Oh! Ju bjeshkët e Shqyptaris,
Ku ma mirë shndritë dielli e hana,
E ku logu a’ i bujaris
E ku rriten djelm si Zana!
Un ju kurr s’ kam me u harrue,
Kahdo t’ m’jet gjykue me u endë:
Dersa t’ muj me ligjirue,
Ju gjithmonë kam me u permendë!
E ato halë e qepariza
Kam me i pasë nder mend gjithmonë,
E ato stane e njato mriza:
E ato berre e ato kumbonë...
Por, oh vàj! Malet e mija,
Qé, po zhduken dalë-kadalë;
Gjimon deti, ushton duhija,
Lkundet barka valë mbi valë,
Lamtumirë, pra, bjeshkë e male!
E ju krepa edhe ju curra;
E ju breshta e ju gjeth hale,
E ju prroje edhe ju gurra!
Lamtumirë, ju mrize e stana!
Lamtumirë, kumbona e berr’e!
Lamtumirë, ju fusha t’ gjana,
Ju livadhe, enè ju djerre.
Lamtumirë! Ti shpija e t’ Parvet,
Ku ma s’ parit m’ agoi drita
E ku strehë u dhaçë shtektarvet
Miqt e babës edhe ku i prita.
Lamtumirë, carani m’ voter!
Lamtumirë, ju armët e shkreta!
Lamtumirë, ti nanë e moter!
Lamtumirë, persa t’ jet jeta....
O shtegtar, m’ nji vorr të ri!
N’ has’sh ndo ‘i herë ti, tue ndjekë shtekun,
T’ çilun n’ ranë nper ndo ‘i shkreti,
Aty vetë kam me kenë dekun.
Nji kryq drunit, t’ kjosha true,
Ziere e venma permbi krye,
E, nemose, ti per mue
Lutju Hyj’t per shka t’ kém fye.

Shenim FR:
Tek ky mergimtar i dbuem i At Gjergj Fishtës gjejmë:
Mallëngjim Shqiptari, nostalgji gjuhe amtare, votret e beset, nanët e motret; përmallim për mbarë botën e thjeshtë e fisnike qi e rrethon, ku asht burrnue: bjeshkë, mriza, kumbonë, livadhe e djerre, e së mbramit...
Përmallimin i ndjeshëm per largimin e sa e sa Shkrimtarve tanë nga të gjitha tekstet shkollore dhe Letersia Shqipe (mbrenda e jashta Atdheut), prej Akademisë Antishkencore e Antishqiptare.., të Tiranës së tiranve!
***
Faktet provojnë sot se janë perjashtue ajka e kultures sonë kombtare, e Ata janë:
Imz. Pal Engjulli, Don Gjon Buzukun... Budin, Bardhin e Bogdanin e të gjithë brilantët pasues të Veriut...
Don Aleksandër SIRDANI, At Anton HARAPI,
Anton LOGORECI, At Anton ZANONI, Arshi PIPA,
At Bernardin PALAJ, At Benedikt DEMA, Branko MERXHANI, At Daniel GJEÇAJ, At Donat KURTI,Dedë GAJTANI, Engjëll RADOJA, Ernest KOLIQI,
Et’hem HAXHIADEMI, Elena LULI, Faik KONICA,
Frano ALKAJ, At Gjergj FISHTA, Gjergj PEKMEZI,
Gjon SINISHTA, Guljelm DEDA, Ilo Mitkë QAFËZEZI, At Justin RROTA, Don Kolec PRENNUSHI (Pseudonim Mujs POLEMI), Karl GURAKUQI, Kolë Bib MIRAKAJ, Kolë THAÇI, Konstantin KOTE, Kostë A. ÇEKREZI,
At Konrrad GJOLAJ, Krist MALOKI, Kristo FLOQI, Don Lazër SHANTOJA (Pseudonim Y...), Lef NOSI, Imz. Luigj BUMÇI, At Luigj MARLEKAJ, Luigj THAÇI, Lumo SKËNDO (Mit’hat FRASHËRI),
At Marin SIRDANI, At Mark HARAPI, Mark DEMA, Martin CAMAJ, Mati LOGORECI, Mehdi FRASHËRI, Musine KOKALARI, Mustafa KRUJA – MERLIKA (Pseudonim Shpend BARDHI), Namik RESSULI,
Ndoc VASIJA, Don Ndre ZADEJA, Poeti i ambelsisë...
Don Nikoll GAZULLI, Nikoll DAKA, Pjeter GJINI,
Don Nikoll MAZRREKU, At Pashko BARDHI,
At Pjeter MËSHKALLA, Imzot Prend DOÇI,
Qemal DRAÇINI, Sami REPISHTI, Simon SHUTERIQI, Stavro SKENDI, Tajar ZAVALANI, Vangjel KOÇA,
Vasil ALARUPI (Bendo Shapërdani),
Imzot Vinçenc PRENNUSHI, Zef M. HARAPI,
Zef SCHIRO Jr. (I riu), Zef ZORBA, Zoj XOXA,
Dijetari At Zef VALENTINI, etj.., etj…
“Visari Shpirtnuer” i shumicës së Popullit Shqiptar asht Gegnishtja!”
Melbourne, 26.VI.2020.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4501
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
PERKUJTOJ DON KOLEC PRENNUSHIN..., Posted 30 Qershor 2020, 18:31
Pregatitë nga Fritz RADOVANI:
PERKUJTOJ DON KOLEC PRENNUSHIN...

Imazh
DON KOLEC PRENNUSHI
(1902 – 1950)


Në 70 vjetorin e vdekjes...
Kjo pjesë letrare asht shkrue nga Don Koleci me pseudonim Mujs Polemi dhe, asht botue në antologji “Rreze Drite” në vitin 1941.

TË VËRSHUEMIT

Buna asht breg në breg. Bora maleve asht de prej erës së jugut e ka ajë lumin. Me madhni të njij ngallnjyesi, të cilit s’ka forcë qi i ban ball ulët rryma e gjanë pa pushue. Gjindja janë strukë nëpër shtëpija. Ndonji bari i rrall qi nget kah shtëpija kqyrë pa da at element të mnershëm, qi vjen tue u shtri me kërcnim. Në të tanë katundin zotnon nji qeti vorresh porsi në nji qytet të mundun qi pret tue u dridhë kur të derdhet ushtrija me ba rrufi.
Qielli asht terratisë. Ret e zeza si male vigane njiten prej gryke. Duket se të tanë kupa e qiellit asht tue u dyndë si të njitej deti mbi horizont. Së largu ndihet gjama e ndryme e bumbullimës qi dridhë shtëpijat me themel. Deti, i tollovitun si përbindsh i egërcuem buluron për mnerë.
Mbi horizontin e ximë kah gryka shpërthejnë prej gojve të reve të zeza porsi gjarpij rrufet vetuese e futen vrap në gjinin e zymtë.
Nji fishkullimë e thekshme shiroku kalon nëpër shelqe e plepa porsi piskamë orësh qi ikin prej katundi.
Mandej nji hingllim e ulurim i tërbuem nëpër gembat e landvet qi shpërvilen e përkulen si vigaj, qi luftojnë me elementa të shpranguem e mbrapa shtërgata me trollim të frigueshëm. Shiu me shena ka veshë shtëpijat e landët. Tushti i stuhisë e ka pështjellë katundin mbarë. Rêtë janë bashkue me uj poshtë qi ka nisë me lëshue.
“U thye penda e madhe!” ndihet nji vigëm e tretun nëpër ushtimë të motit. Uji derdhet nëpër rruga të katundit porsi pushtues krenar mbi plaçkën e vet.
Rrugat nji metër e ma nën trollin e shtëpijavet e të kopshtijevet mbushen me uj qi shkon tue u rritë pa da. Ndihet kushtrimi i ndonjij bariu qi ka mbetë me gja në fushë qi e bredh ushtima e valvet me ndërlikim të zymtë. Valët e harlisuna dirgjen si aradhet e rrebta t’ushtrisë ngallnjyese. S’ të dallon syni përveç shtëpija të zhytuna n’uj.
Errej nji mbramje e ftoftë. Qelqet e dritores n’odë të zjarmit krisshin prej pikave të shiut qi shkrepshin pa pushue. Era e fortë, hove-hove kthente tymin e tymtarit teposhtë qi na pshtielltë për rreth votre.
Zjarmi strukej herë në njenën në anë, herë në tjetrën. Tjegullat kërsitshin në pullaz. Shtëpija mbarë gjimonte prej duhmë s’erës qi frynte me tërbim.
Përjashta ushtonte zhaurima e ujnavet qi bajshin rrjedhat e trumhasuna, e rridhte zymtas krah për krah me gjamën e stuhis.
N’errsinë e heshti të natës gjithkah prej ujnash edhe mjedis shtëpijave të njij katundi e ndien njeriu vetmin e trishtueshme, si të gjindej mbi nji gumë mjedis detit e pa fuqin e vet para këtij elementi të tmershëm.
Të nesërmen në mëngjes mendimi i parë qi m’erdh kje nji.
Dola në dritore. Kishte dalë nji ditë prandvere. Natën kishte çue murrla e ra borë bjeshkvet. Malet e kaltërta kah veriu ngrehshin në horizont majat e mbulueme në borë, qi vetojshin në rreze të diellit. Përmbi majën e Rumis endej hija e rêve të bardha qi velizojshin në kupen e qiellit.
Poshtë ujnat e ndyta të Drinit qi kalojshin me shushurimën e trishtueshme e shkulmet qi rrihshin me sulmet e veta muret e shtëpijavet hidhshin në kreni porsi trofe plaçkën e bame: cokla, cunga, trupa e bagti të mbytuna. Nëpër dritore burrat i bajshin za shoqishojt tue pyetë si kishin gdhi. Nëpër katund shkojshin e vijshin lundrat tue u bajtë tagji bagtive. Vetë sulja e vogël me nji njeri dy gisht mbi ujë, dukej porsi shigjetë rrymës teposhtë me u dridhë tue e pa.
Dam të pamatun ban të vërshuemit në katund.
MUIS POLEMI
***
Shënim (FR): Don Kolec Prennushi asht le me 1 Janar 1902, në Shkoder. Asht kenë i pesti Meshtar i Familjes Prennushi në Shek.XX. Mbasi perfundoi seminarin e Jezuitve në Shkoder, vazhdoi studimet në Linz t’ Austrisë. U shugurue Meshtar me 25 -6- 1925.
Ka sherbye si famullitar në Barbullush, Mal të Kolaj dhe Dajç të Bregut Bunës.
Asht Autor i disa librave me karakter filozofik dhe letrar. Perkthyes i perkryem.
Don Koleci, ka shumë artikuj të një rendsie të veçantë në revistat: “Leka”, “Kumbona e së Diellës”, “Hylli i Dritës”, “Cirka”, “Zani i Shna Ndout”, “Lajmtari i Zemrës së Krishtit” etj., ku, shpesh përdor edhe pseudonimin Mujs Polemi.
Nuk ishte dakord me nenshkrue “Statutin e Kishës Katolike Shqiptare”, prandej edhe u arrestue me 5 Dhjetor 1948. Mbas 11 mujsh hetuesi në Shkoder, u lirue me shpresë se do të firmojnë... Në muejn Qershor 1950, u keqsue me shndetin e zemres, që i ishte shkatrrue në hetuesi dhe me 2 Korrik 1950, vdiq në Shkoder, ku edhe u vorrue.
Prof. Ernest Koliqi transmeton nga Italia: “Shuhet edhe një penë e artë e letersisë sonë, vdiq në Shkoder pa pritmas Don Kolec Prennushi, letrar i shpresave të mëdhaja...”
At Zef Valentini e ka cilsue: “Kardinali i ardhshem i Kishës Katolike Shqiptare”(1938).
At Pjeter Mëshkalla shkruen nder kujtime:“...Dhimbja ma e madhe që kam ndie në zemër kur ishe në burgun e Burrelit, asht kenë ajo e vitit 1950, kur mora vesht vdekjën e shokut dhe mikut tem të vetëm të të gjithë jetës, Don Kolec Prennushit.”
Gjithshka parashikoi Don Kolec Prennushi, u ba realitet në Shqipni...
Melbourne, 1 Korrik 2020.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4501
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
2020
VITI I AT GJERGJ FISHTES
-8o VJET-
1940 - 2020
AT GJERGJ FISHTA O.F.M.ASHT MENDJA, ZEMRA E SHPIRTI I POPULLIT SHQIPTAR !
PLLAKAT NGA FRITZ RADOVANI (2019)

Vllazen e Motra Shqiptarë!


Me daten 22 Nandor asht Dita e Alfabetit Shqip, që u punue në Shoqninë “Bashkimi” të Shkodres në vitin 1908, nga Poeti Kombtar At Gjergj Fishta, dhe u aprovue në Kongresin e Manastirit.
Ai Alfabet na mësoi me shkrue fjalët Nanë, Babë e Shqipni…
Veprat tjera të Atdhetarit At Gjergj Fishta i sherbyen gjithmonë Bashkimit Shqiptarve nen tingujt e Hymnit Flamurit Kombtar, Flamurit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!
Në këte 80 vjetor që i madhi At Fishta mbylli sytë pergjithmonë, mendoj se, Shqiptarët duhet të kujtojnë Veprat e Tij të Perjetëshme tue i kushtue:

“VITIN 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTES”

Melbourne, 20 Nandor 2019. Me respekt, Fritz RADOVANI

Kujtoj…Sot, mbas pak vjetësh:


POETI ZEQIR LUSHAJ
Imazh
“STAFETA E POETEVE”


PO T’ IA HEQIM


-Për të Dy Gjergjët-

Kthe kokën mbrapa,
Shih gjurmët Tua- pas,
Po përbuze rrugën Tande,
Bota…, shkrihet në gas!
…!
Po t’ia heqim,
Gjergjit të Parë,*
Gjakun e krenave ,
Nga Shpata,

Po t’ia heqim ,
Gjergjit të Dytë, *
Zjarrin antishovenist,
Nga Penda,

Të gjithë mbesim,
Golare kungulli,
(E tharë nga dielli),
…Pa kurrgja brënda !
…!
Kthe kokën mbrapa,
Shih gjurmët Tua-pas,
Po përbuze rrugën Tande,
Bota…,shkrihet në gas !

*Gjergji i Parë - Gjergj Kastrioti Skenderbeu *Gjergji i Dytë - At Gjergj Fishta O.F.M.



SA HERË LEXOJ FISHTËN

Sa herë lexoj Fishtën,
Më e madhe më duket Malësia,

Më të rrepta,
Shpata dhe Huta .

Penda e Tij,
Simfoni kreshnikësh,

E re dhe e lashtë,
Sa vet Lahuta!

Shenim F.Radovani: Botohen pa asnjë ndryshim nga origjinali.
Dy poezitë z. Lushaj janë nxjerr nga libri i Tij poetik me titull
“LISI I SHKRUAR”, pikrisht nga Cikli nr.5 i këtij libri i titulluem :
“NJEREZ QË, (MË DUKET SE) I KAM NJOHUR, botue nga KRISTALINA KH, Tiranë 2009.
Melbourne, 3 Korrik 2020.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4501
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
VIRUSI PYET PO KET A E DINI:
“SA KUSHTOI LAHUTA DHE..?”

ImazhImazh


Lahuta dhe Çiftelia janë SHQIPTARE !

LAHUTA MBET VARË N’ TRA,
MIXHA KALBET N’ DHE,
E, NIPAT S’ DIJNË ME I RA…
POET KOSOVAR


Shumë po provon kjo e shkretë… Shqipnia!
Po thonë Lahuten e kanë ble komshija…
Çiftelinë e paska peshue n’ ar Irani…
Ne na mbeti vetem bosh… Sahani!
Na i la trashigim ai nipi sulltanit…
76 vjet nen thundrat e hajvanit,
“Rilind pa aheng” vrret tirani!
Dikund, kah ai… Ballkani…
Melbourne, 6 Korrik 2020.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Mëparshme
Posto një përgjigje 435 postime · Faqe 44 prej 44 · 1 ... 40, 41, 42, 43, 44
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 06 Korrik 2020, 07:29
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari