Gjithcka mbi naten e erret 45vjecare komuniste shqiptare
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 463 postime · Faqe 42 prej 47 · 1 ... 39, 40, 41, 42, 43, 44, 45 ... 47
120 VJETORI I LINDJES SË IMZOT GASPËR THACIT
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4535
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
182 PERSONA
KUSH I VRAU MBAS 1985 VETEM N’VERI?

Imazh

1985 – 1991 NË SHQIPNI TË E VERIUT JANË VRA 182 PERSONA…
Kudo që të veni kambën në Token Shqiptare, Aty ka një të pushkatuem nga komunizmi barbar e gjakatarë! As sot, as kurr nuk kanë me u dijtë Vorret dhe Emnat e Atyne fatzezë!
Aty nga viti 1993 ishe kurjoz me dijtë të verteten se, cila asht arsyeja e vrasjes së njenit prej Fisit tim në vitin 1948.., të pakten si asht shkrue nder dokumenta?!.. Shkova në degë të mbrendshme të Shkodres dhe i tregova rojes. Ai thirri një oficer që kishte arkivin. Nuk vonoi erdhi e mbasi i shpjegova pse unë e kerkoj atë dokument, mbasi i pushkatuemi asht arrestue në nandorin e 1946 dhe vetem na asht njoftue nga roja e deres së hetuesisë Dulaç Lekiqi, ku ishte Kuvendi i Fretenëve i kthyem në burg se, “dje me daten 11 Mars 1948, asht pushkatue, dhe mos sillni ma ushqime!”... Pra, nuk dijshim asgja ma shumë per Ate, deri në vitin 1992. Ai më çoi në një zyrë ku nuk kishte njeri.
U ula tek një tavolinë dhe aty oficeri i panjohun per mue më solli një blok të trashë të përgatitun me disa fletore të lidhuna bashkë. Më shpjegoi se: “Këtu janë të gjithë emrat e Atyre personave që janë pushkatuar nga viti 1944 e deri në vitin 1991 duke ikur në kufi.”
Oficeri iku dhe më la vetem... E hapa blokun tue shikue Ata Emna të mjerë... Dhe fillova me lexue emnin, emnin e babës, mbiemnin, data ose viti i ekzekutimit, simbas rendit alfabetit. Kishte rasë që shenohej fshati prej nga ishte kenë. Ndonjë (jo të gjithë) kishte edhe vendin e ekzekutimit (në ndonjë rreth tjeter) kur nuk ishte pushkatue në Shkoder. Gjatë leximit fillova me kujtue edhe “disa” që nga koha më ishin fshi fare nga kujtesa Emnat e Tyne.., ose i kishe ndigjue si Fise po, nuk i kam njoh kurrë se jam kenë fëmijë, p.sh., ishin emna nga Kazazët, Dedëjakupët etj...
Nga fundi i atyne listave të pafund mu kujtuen edhe emnat e dy oficerave të ushtrisë që u dënuen krejt vonë, se gjoja kishin mendue me shkue nga Shkodra t’ armatosun dhe me lirue të burgosunit e Spaçit.., etj., dhe që mjerisht edhe Ata i vrane.
Tue lexue të vramit në kufi njoha emnin e Dhuratës, vajzës së re të Bahrije Manit, që kur e vrane sigurimi e pat varrosë tek Radio Shkodra, tek antena e Kuçit. Mu kujtue edhe emni i djaloshit Pllumb Pllumbaj.., per të cilin u ba edhe protesta në Shkoder në 1990.
Listat vazhdonin mbas vitit 1985 deri në 1991. Kjo gja që per mue ishte e pandigjueme dhe krejt e pakuptueshme mbasi në Shkoder na nuk kujtonim asnjë nga këta gjyqe!
Listat vazhdonin me data dhe vendet ku janë dënue dhe vra.., deri vonë.
Dyshova per ndonjë gabim shenimesh mbasi kishte edhe disa emna qytetesh tjera si Permet, Vlorë, Pogradec, Sarandë etj.., që ishin shenue aty dhe Emni i të vramit njihej se ishte nga Veriu kryesisht nga Malësitë. Rasësisht erdhi oficeri dhe e pyeta tue i tregue të verteten se në Shkoder, në dhjetë vjetët që kanë kalue unë, nuk kujtoj asnjë nga këta Emna që janë këtu, perveç, Atyne kater që shpjegova ma naltë. I paraqita edhe variantin e ndonjë vrasjes në kufi, po këtu mbas vitit 1985 bahen edhe 182 të pushkatuem apo të vramë, që në Shkoder, “na as nuk i kemi ndigjue kurrë këta vrasje”!
Ai më shikoi dhe më besoj, se unë po i thojshe të verteten, dhe nuk ngurroi fare me më tregue ate që as nuk më shkonte nder mend. Jam i bindun se këte e bani edhe nga keqardhja që edhe Ai ndjente per ata vrasje! Gati si në të marrun goje më nguli sytë e tha: “Këta Emra janë shumica djelmë të rinjë, po me biografi të keqe. Kur ishin ushtarë u dergonin në vende të largëta nga Shkodra. Atje disave u bëhej një gjyq “i thënçin” dhe, gjyqi i dënonte me vdekje “per tentativë arratisje”, ose “veprimtari armiqësore” dhe mbasi i ekzekutonin i sillnin në fshatin e vet dhe prindërve u thohej: “Ka vra veten gabim.., ose janë vra duke luajtur nga pakujdesia me shokë, apo e ka vra një shoku i vet padashje.., etj. Kështu, familja e persekutuar, duke mos mundur që të kerkoi të verteten e vrasjes në fshatrat e thella malore, apo fshatarë kulakë... Kanë humbur djalin!”...
***
Thonë disa...: “Ramiz Alia kishte mundësi me ba gjak…’po nuk bani!”
●Prandej, vazhdon me kenë edhe ky si shokët e vet terroristë... “Hero...”!!
Po në gjithë Shqipninë sa ka vra Ramiz Alia, kështu si në Shkoder e në Veri!!?
●Po, listat e plota të të vramëve nder kufijë kur do të publikohen?..
- KURR..!!
Kurr... Shqiptarët nuk do të mësojnë të verteten!.. Kuvendi Popullor heshtë!
Europa zgerdhihet! Rusët, serbët, grekët, turqit e italianët adhurojnë “rilindjen” vrastare!
“Shperbamja” e Shqipnisë vazhdon të recitohet si gjithnjë, nga tradhëtarët e Shek.XXI..!
Po, kerkesa per një “Nuremberg” tashti, a do të zbatohet në kupolen e krimeve të Shek. XX, n’ Europë.., me emnin “Shqipëria Socialiste” ?!
Melbourne, 5 Maji 2020.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4535
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
7.

VIRUSI PYET PO KET A E DINI SE,
SHQIPNIA KA EDHE HISTORI !

ImazhImazh


DY LIBRA… VETEM DY LIBRA PRA,..
“VETVRASJA E NJË KOMBI” dhe, “RECETA pa KOMB” të dy Shqiptarve:
I pari asht i Kol Bib MIRAKAJ dhe, i dyti i Prof. Saimir LOLJA…
Pra, të dy i dedikohen Kombit... Atij Kombi që endè nuk a as “Histori”...
Kështu thonë “ata” që me të vertetë nuk kanë as histori, as Atdhe e as një pikë Gjak Shqiptari. E pra “ata”, janë “dr., profesora dhe akademikë”...
Kanë shkrue per “tituj e lavdi”... Emnat e “tyne” janë shumica në Fjalorin Enciklopedik të Akademisë Shkencave të Tiranës së vitit 1985...
Pasuesit e “tyne” sot shkruejnë se duhet “korrigjuar historia”, po cila asht ajo “histori”, ate e dijnë vetem “ata” që, e kanë shkarravitë per 75 vjetë rresht, tue e zevendsue me shpifje e fallsifikime të pakenuna kurr!
Mbasi të lexoni edhe njëherë librin “Vetvrasja e një Kombi” të Autorit “panjohun” Kol Bib MIRAKAJ dhe, librin “Receta pa KOMB” me Autorin kohës sonë Prof. Saimir LOLJA, atëherë jam plotsisht i bindun se keni me kenë me mendimin tim: “Deri kur do të vazhdojnë injoranca tek ne?!”
I Madhi At Gjergj Fishta tha dikund...: “Tradhtarët na lan pa Atdhe!”...
– Jo At Gjergj! Jo, pa Atdhe! E, Ti atëherë pate vazhdue... O Perëndi...
Edhe unë po vazhdoj: Pa Atdhe po se po! E tradhtarët vrapojnë per me e shitë edhe at copë që ka mbetë... Ata tjerët andej Drinit po donë me luejtë vendit piramidat...
Imazh

Këta këndej deri dje “pa Fe”, sot edhe pa “gjuhë”, edhe pa vende pune, me universitete plot “injoranta”, shumica bash bijt’ e vrastarve të djeshem, po që “rrezikuen jeten e vet me shpetue Ebrejtë”.
Ku ka mërrijtë me u ngritë rrena e shpifja...
Deri tek Ahmet Zogu, që i ka shkrue me doren e vet Hitlerit: Ebrejt nuk mund ti marr në Shqipni, se na jemi vend Musliman, e unë shpejtë do t’ humbi edhe vendin tim...”
Këta rreshta i keni në korespondencen e Zogut,1933; botue në ShBA.
“Një Popull pa histori, asht pa Atdhe!” Studjoni dy librat naltë!
Po vazhdoi me sundue tradhtia Atdheut, pabesia, injoranca dhe hajnia, Shqipnia shpejt nuk ka me kenë ma as në harten e Ballkani!
Melbourne, 8 Maji 2020.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4535
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
2020 - VITI I AT GJERGJ FISHTES-8o VJET-, Posted 10 Maj 2020, 16:40
2020
VITI I AT GJERGJ FISHTES

-8o VJET-
1940 - 2020
AT GJERGJ FISHTA O.F.M.
ASHT MENDJA, ZEMRA E SHPIRTI I POPULLIT SHQIPTAR
!
PLLAKAT NGA FRITZ RADOVANI (2019)


Vllazen e Motra Shqiptarë!

Me daten 22 Nandor asht Dita e Alfabetit Shqip, që u punue në Shoqninë “Bashkimi” të Shkodres në vitin 1908, nga Poeti Kombtar At Gjergj Fishta, dhe u aprovue në Kongresin e Manastirit.
Ai Alfabet na mësoi me shkrue fjalët Nanë, Babë e Shqipni…
Veprat tjera të Atdhetarit At Gjergj Fishta i sherbyen gjithmonë Bashkimit Shqiptarve nen tingujt e Hymnit Flamurit Kombtar, Flamurit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!
Në këte 80 vjetor që i madhi At Fishta mbylli sytë pergjithmonë, mendoj se, Shqiptarët duhet të kujtojnë Veprat e Tij të Perjetëshme tue i kushtue:

“VITIN 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTES”

Melbourne, 20 Nandor 2019. Me respekt, Fritz RADOVANI

Kujtoj…Sot, mbas disa vjetësh:
Një thanje të dijetarit
AT ZEF VALENTINI S.J.
(1900 – 1979)
Imazh


Ai ka thanë per At Gjergj Fishten O.F.M.:
“Asht Homeri Shqiptar.
At Fishta asht nji Homer Shqiptar. Ai nuk asht vetem nji poet i madh kombtar.
Ai asht nga ma të mëdhajt në Botë. E randsishme asht që Ai të njifet prej saj.”
- Dr.Dr.Dr. At Zef Valentini S.J.

Melbourne, 9 Maji 2020.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4535
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:

VIRUSI PYET PO KET A E DINI,
ME 9 MAJI 2020 KU ISHTE SHQIPNIA ?


Imazh
9 MAJI 1945

DITA E EUROPËS PREJ VITIT 1945…
Per disa të tjerë, jo per Shqiptarë!
Shqipnia e kishte percaktue vendin e vet me 29 nandor 1944…
Qeveria jugosllave kishte adaptue “bijë në shpirtë” Shqipninë komuniste.
Tito dekoroi të dashtunin Ever “hero i popujve të Jugosllavisë, 1.7.1946.
Po, dashunia e Everit per Stalinin na çoi tek “Perandoria e së keqes”, B.S.
Tek libri “Diplomacia” z. Henry Kissinger shkruen: “Jalta polli turpin per fizionominë e Botës së pasluftës... Dy vitet e para pas luftës, vetem Jugosllavia dhe Shqipëria vendosën diktatura komuniste.” (fq.443)
Shqipnia socialiste nuk vonoi dhe hini edhe në “Traktatin e Varshavës”...
Sa komunistët nga të gjithë anët e globit i priste e i percillte Everi ynë...
Vdekja e “papitun” e Stalinit në 1953, e topiti pak Everin, i vdiq “babai” të shkretit, e donte fort Stalini...Po edhe ky nuk i la gja mangut “babait”.
Hime edhe në “Traktatin e Varshavës”... Dolme edhe prej tij... Vrapueme e mërrijtem në Pekin. U shpallëm “Shtet Ateist”...Vrame e preme Klerikë Katolik, e prap kishte mbetë gjallë Don Simoni... Sa me na “turpnue” kur na ishim ma mirë se kurr... Me 11 Nandor 1990 në Rrëmaji të Shkodres.
Këto ditë z. Mike Pompeo me 9 Ministra të Jashtem të 9 vendeve ish-komuniste: Bullgarisë, Republikës Çeke, Estonisë, Hungarisë, Letonisë, Lituanisë, Polonisë, Rumanisë e Sllovakisë, po thonë se kanë nenshkrue një “Deklaratë” pa Shqipninë. Sejcili ballkanas kjoftë edhe Perëndimor pyet “Pse nuk asht Shqipëria e Rilindjes socialiste” nënshkruese e kësaj deklaratë së bashku me vendet simotra ish-komuniste po, na jemi edhe si Antare aktuale e Organizatës së Atlantikut Verior, NATO?
Pergjegjen e kësaj pyetje në fakt duhet ta japin veteranët e luftës, pasues të “testamentit” Ramiz Alisë: “Ne i kemi ruajtur lidhjet e vjetra…” E ata “lidhje” janë pikrisht ata, që “Rilindja” komuniste në Shqipni, po punon perditë e pernatë me “coptue Shqipninë dhe Kosoven”, se ashtu kerkojnë tradhtarët e Atdheut, qeveritarët që kanë nenshkrue hymjen e Shqipnisë me 2 Dhjetor 1992, në “Konferencen Islamike”, me qeveritarët e sotem, ata tradhtarë t’ Atdheut Gjergj Kastriotit Skenderbeut e Nanës Tereze…
Melbourne, 12 Maji 2020.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4535
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
LETRA E LAURES- Vdekja e Laura Keçit, Posted 15 Maj 2020, 06:43
Nga Fritz RADOVANI:
LETRA E LAURES
Imazh
LAURA KEÇI

Lexova lajmin e vdekjes së parakohëshme të Laures… Po, botoj një leter të Saj:
Letra asht kopjue nga origjinali që më ka dërgue Zonja Laura Keçi pa ndryshime. Janë hjekë ato pjesë që kanë karakter përsonal, si përshëndetjet apo opinjonet e Zonjës Laura etj. Kam kopjue me kujdes ligjëratat e drejta dhe fjalët e Martirit për të cilat e falnderoj Zonjën Laura, që i ka rikujtue me saktësi në këtë kohë, kur shumica e bashkëvuejtësve të këtyne Heronjve nuk kujtohën ma për ta, ose ma keq, i kanë harrue...
Laura, nuk më shkruen asnjë rresht për vuejtjet e saja. Na që kujtojmë kohën e arrëstimit të Laurës, duhët të jemi ma të kujdesëshëm në shkrimet tona mbasi edhe 16 vjeçaria Laura, zën vend në vargun e vajzave të nderueme shkodrane që janë masakrue nga sigurimi i komunizmit gjakatar. Gjyqi i kësaj vajze trandi Shkodrën!
Me këtë rasë edhe e falnderoj Zonjën që me letrën e sajë, më ka nderue tue pranue botimin e sajë prej meje dhe, njëkohësisht i kërkoj të falun që ndër ato 17 faqe letër të shkrueme me dorën e sajë, e kam ba me rikujtue atë kohë të mjerueshme që Ajo, ka kalue në birucat e Sigurimit komunist në Shkodër, kur Ajo ishte pa mbushë 16 vjet...
***
“Kur isha ende pa u arrestue kisha ndigjue se një prift i rinj predikon pa frikë për Jezu Krishtin dhe ban shërbime fetare, edhe pse Feja ishte ndalue me ligj. Kur u zhvillue gjyqi ai u dënue për agjitacion e propagandë kundër pushtetit dhe për propagandë fetare, tue vue gojë në vëprimet e shëmtueme të Enver Hoxhës kundër Fesë.
Këta “faje” komunistët kërkonin me i la me gjakun e tij prandej edhe e dënuan me vdekje. Populli i Shkodrës u trondit shumë nga ky vëndim kundrejt një njeriu të pafajshëm që me qëndrimin e tij burrnor, ringjalli në opinionin publik edhë njëherë kujtimin e Martirëve të Fesë.
Isha 16 vjeç kur u arrëstova dhe shprehja e parë që ndigjova porsa më futën në hetuesi ishte: “Ç’ti bësh, po të ishte pak më e madhe në moshë do ta pushkatoja pamëshirë me priftin që sonte... dhe, më futën në një birucë aty afër tij.”
Dua të tregoj si e torturonin njeriun e Zotit: Komandanti Basri Temja nga Lushnja i sillte gjellën Don Mikelit, që ishte i lidhun kambësh e duersh me sigjir në birucën e tij, ku priste vëndimin e Tiranës për pushkatim. Gjella si dukët ishte shumë e ngrohët mbasi nga djegëja e sajë ndigjohej virrma e Priftit që nuk mund të kapërdihej. Kur mbyllte gojën dëgjohej krizma e tasit të aluminit që rrokullisej nëpër çimento mbasi ia hidhte fëtyrës “supën” përvluese. Kjo ishte një torturë që përsëritej gati çdo ditë ose edhe dy herë në ditë. Një polic i birucave me emnin Shefik, vinte me çizmët e tija të randa, hapte birucën e Don Mikelit, veç, kur ndigjohej krizma e kockave të kupave të gjunjëve nga shqelmat që i binte të shkretit Prift. Goditjet ishin aq të forta sa që, betohëm, se kam ndigjue me veshët e mij kockat e Don Mikelit tue u thye...
Njëditë, përsonaliteti dhe vëndosmënia e tij e friksoi antikatolikun Shyqyri Qoku, i cili shfreu dufin e tij patologjik prej sadisti tue e torturue aq shumë fizikisht Don Mikelin, sa, kur, më mori mue fillë mbas tij në zyrën e hetuesisë, u tmerova dhe gati nxora zorrë e mushkni nga goja, kur pashë një bluzë të bardhë me të cilën na mbështillnin gjatë torturës, të lame me gjakun e pastër të Martirit dhe me njolla ngjyrë jeshile të bame nga vjelljet, prej shqelmave të tyne... E mbajta vedin, u kapërdiva dy-tre herë për mos me kënaqë xhelatin e përbashkët të tonin dhe komandantin që ishte aty me te. Kur i pashë fëtyrat e tyne të zverdhuna si fëtyra të vdekuni që zbulonte ndërgjegjën e tyne të randueme me krime e që, shpesh edhe i kalonte në bisha të pavetëdijshme, m’u duk sikur, po analizonin pafajsinë e Don Mikelit dhe peshën e randë të “fajeve” të mija, që nuk isha aspak ma shumë se 16 vjeçe... Mora zemër nga qëndrimi i mpimë i këtyne dy kafshëve të tërbueme e, u thashë: Shihni vehtën në pasqyrë!... Shihni si jeni ba!... Moralisht jeni të dy të mposhtun nga Don Mikeli, ju jeni si të vdekun para tij, Ai ka fitue mbi ju edhe pse fizikisht ndoshta, Ai asht i shkatrruem, ju jeni të shpartalluem në ndërgjegjën tuej mbasi nuk dini se për çka e torturoni. Kjo asht dëshmia ma e kjartë e fitorës së Jezu Krishtit përmes dyshepullit të tij Don Mikelit, i cili, ju ban ju, me pa me sy praninë e Jezusit në tokë, kenjën e fuqisë së Zotit këtu, që na jep ne forcë për me përballue torturat tueja...
Përgjegja e tyne kje vetëm kjo: Prandej asht tue ju ndihmue...
Kur pashë gjunjëzimin e tyne mora edhe njëherë zemër dhe ju thashë: Pse, ndihmë e vogël ju dukët ju lutja e tij, ju e torturoni e Ai lutët për shpirtin tuej të kacafytun me djallin. Ai i lutët Nanës së Jezusit për shpëtimin tuej nëpërmjet të Birit të saj dhe ju e gjakosni, ju i bini me shqelma e, Ai, vazhdon me ju tregue ju, se keni kohë me u pendue për çka jeni tue ba... Pse, a ndihmë e vogël ju duket ju që unë një vajzë e re nuk frigohëm aspak para jush?... Hë... pse nuk keni forcë me na mposhtë?
Ku asht forca e atij kryexhelatit tuej?.,Veç, një virrëm qeni ndigjova: Dil jashtë... jashtë!... Aq shumë ishte torollosë sa kishte harrue se unë nuk kisha si me lëvizë, se isha e lidhun për karrigë. Kur u kujtue komandanti më zgjidhi, urdhnoi policin që ishte mbas dere me më çue në birucë. U shtrina përtokë si zakonisht por e kënaqun.., fjeta pak...
Mbas pak kohe më doli gjumi nga zani i fuqishëm i predikonjësit të Ungjillit. Don Mikeli ishte zgjue para meje dhe po bante lutjen e përditëshme për shpëtimin e shpirtit të torturuesve të tij: Mos torturoni vëllaun tuej... Jam tue u lutë për shpëtimin tuej edhe pse ju më torturoni mue, kërkoni falje Jezusit, se Ai asht aq i mëshirëshëm sa ka me i falë gjynahet tueja... Pendohuni! ...Lypni falje!... Keni humbë logjikën, mos humbni shpirtin! Ai ka mëshirue kryqëzuesit e vet, Ai do të ju falin edhe ju!...
Tregoni edhe Hoxhës e Shehut, se edhe ata që nuk kanë lanë gja pa ba mbi kristjanët dhe besimtarët e Zotit.
Tregoni atyne që me krimet që kanë ba kanë shkretnue familjet shqiptare dhe kanë vorfnue edhe kombin tonë... Hiqni dorë nga vrasjet e djelmëve, vëllazënve tuej, mos veshni zi nanat, motrat e gratë shqiptare që tash sa vjet nuk i kanë hjekë rrobat e zisë...
I thoni damave të tyne mos u kënaqni me vrasjët e gjakun e bijve e bijave të Shqipnisë! Keni harrue se jeni tue vra shqiptarë! Shkatrruet Atdheun!
Ndigjova se u hap biruca numur 3, ku ishin dy përsona për çështje ordinere dhe u futën në birucën ku ishte tue predikue Don Mikeli. Filluan me i ra me shqelma mbasi torturat që i banin ata Priftit, ishin mjet lehtësues për vuejtjen e tyne. Shpesh ata i çonin në dhomën e tij për me e zgjue nga dremitja e agonia e vuejtjes së vazhdueshme.
Këta predikime filluan me kenë një mjet forcimi për të gjithë ne që ishim ndër ato biruca ku vuejtja ishte e përgjithëshme. Erdhi një kohë që zani i tij ndigjohej ma rrallë, filluen me i ba gjylpana për me e vue në gjum. Tashti e kuptoj se i banin gjylpana se, kur fillonte me ikë efekti, ndigjohëshin gjamët e dhimbjeve e si nëpërgjum fliste: Ah, moj nanë... nuk kam kockë të pathyeme...Ah, sa janë kah më dhambin eshtnat!
Mbas pak minutash që zgjohej hynin xhelatët e torturonin dhe prap nuk ndigjohej ma zani i Tij. Kishin kalue disa muej që Ai vuante pandërpremje e bashkë me te edhe unë, që ndigjojshe me veshë dhe, shpesh, nga një vrimë e vogël e derës e shihja tue e marrë rrëshqanë për me e çue në tortura, ose tue e këthye nga zyrat e tmerëshme të hetuesisë ku, vuejtjet ishin ma të mëdha se ata të fundit të ferrit.
Asnjëherë nuk e pashë atë njeri tue u këthye me kambët e veta në birucë...por gjithmonë zharg...Përballë birucës numur 1 ku isha unë, në ditët e caktueme vinte bërberi që shërbente në degë të mbrendshme.
Vërejta njëditë një burrë me trup mesatar, pak zeshkan, me sy të zezë, i parruem prej shumë kohe dhe me një ngjyrë të bardhë të fëtyrës së papame nga dielli. E shikova pak me kurreshtje mbasi bërberi që ishte një spiju i ndytë i Sigurimit, në fund i tha: Tashti, Prift, të kam ba gati për dhandërr! U sigurova se po shihja me sy Martirin e Fesë...
I ngula sytë në atë vrimë të vogël të derës sime, që nuk kisha si me e ba ma të madhe e, me kapë e me e pré në fyt me briskun e tij atë bërber, që për dy pare të ndyta po tallej me një Predikonjës të pafajshëm, vetëm se ishte Prift.
Mbas pak ditësh, nuk mora vesh sësi isha zhytë në një gjum deke. Po shihja andrra të llahtarëshme, vuejtje, tortura, gjak, një tmer i vërtetë më kishte pushtue, u dridhësha si thupra në ujë nga frika, një frikë që nuk e kuptoja nga vjen. Isha mbushë me vajë, vajë frike apo dëshprimi nuk e kuptoja, një tmer i vërtetë....isha e lame në djersë... Disi u skapullova kur pashë se jam në birucë por, sidukët, ndër andrra kisha lëshue ndonjë thirrje, veç kur pashë sportelin e hapun të derës prej ku, shihej fëtyra e kriminelit Alush Bakalli, që me gisht vërtikal para gojës lëshoi një sh sh sh...t!!, shenjë me të cilin urdhnonte heshtje... Një lëvizje rojesh jo e zakonëshme në atë orë. Nuk dija çka ka ndodhë... Edhe zhurma që më zgjoj ndryshonte, mujta me dallue zanin e katilit Shyqyri Qoku, që i vërriste Don Mikelit: Pusho... pusho, po të tham... Këtë herë dallohej se nuk ishte vetëm. Në atë lamsh mendimësh përzi me zhurmën e vargojve ndigjova zanin e Don Mikelit, e zemra m’u mbush me vajë.
Ishte mjedis kafshëve të egra që donin ta shkynin, e thërriste: “O Jezu Krisht! Zoti em, më jep forcën e fundit, o Shenjtja Mari, Nana e eme e përjetëshme për të fundit herë po të kërkoj, fali vëllaznit e mijë, kij mëshirë për ta se nuk dinë shka bajnë! Fali o Krisht! O Zot ndihmoje Shqipninë me shpëtue nga këta kriminelë komunistë. Zoja e Bekueme, Nana e Krishtit dhe e gjithë Botës, lutju Birit tand Zotit tonë Jezu Krishtit, që të më pranojnë në Mbretninë Qiellore, në duert Tueja të Bekueme ardhët Shpirti em!...Rrnoftë Shqipnia, Rrnoftë Krishti!” Zani i tij sa vinte e fikej derisa nuk u ndigjue ma... U mbyllën edhe shulat e dyerve...edhe dryjtë. Isha me sy nga dritaria tue vështrue nëse ndigjohet prap zani i tij por, kuptova ma vonë se isha ngritë kot për një kohë të gjatë, derisa, u kujtova se iku! Ai iku në Mbretni të Qiellës...
Jam kenë interesue se çka u ba me Don Mikelin, mbasi e morën atë natë, nga një roje që ndryshonte pak nga të tjerët me emnin Ndue. Ai më pat tregue se janë nisë për Tiranë dhe rrugës i kanë ba një ingjeksion dhe ka vdekë. E kanë çue të vdekun në Ministrinë e Mbrendshme dhe prej aty e kanë futë në një kasetë frigoriferike me nr. 7 (shtatë). Mendonte se ai asht coptue nga mjekët e besueshëm qeveritarë për studim, nga studentët e fakultetit të mjeksisë së Universitetit të Tiranës.
Atëherë, dhe sot, që ka kalue një çerek shekulli nga kjo ngjarje, i drejtoja dy pyetje vehtës për këtë njeri që torturohej aq mizorisht nga kriminelët komunistë: 1. Pse e torturonin ndryshej nga të tjerët dhe, 2. Ku i merrte forcat Don Mikeli për me përballue ato tmere vuejtjesh? - Gjithmonë e njajta përgjegje: E para, vetëm pse ishte Prift Katolik dhe e dyta, Ai fliste me Jezu Krishtin çdo çast që goditej nga kriminelët...
Vetëm Ai e forconte Até dhe mue...
Gjithmonë kam besue se Don Mikeli asht Shenjt i pashpallun në Mbretninë e Qiellit! Ai asht i përjetëshëm në kujtimet dhe lutjet e mija!

Shkodër, 15 shtator 2000 Bashkëvuejtësja e Tij, Laura Keçi d.v.

Shenim nga FR: Letra e Laura Keçit asht botue në librin tim “Një Monument nën dhe”.
Melbourne, 14 Maji 2020.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4535
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:

VIRUSI PYET PO KET A E DINI
A PO KNAQENI ME “RILINDJEN”?

“RILINDJA”
I SHKRETI… KUSH I SHKRETI ? – I SHKRETI POPULL…
Pse i shkreti Popull? – Prap me fillue me “Rilindë” partizanët e maleve?!
Jo, ore jo! Ata të maleve iken… Tashti provoni këta të territ t’ bregdetit!
Po, tek këta të Durrësit nuk shihet asnjë shenjë ditet as dritet more…?!
Prit ore, se asht heret... Ata që iken ka 76 vjetë që thonin se po del drita e, drita nuk ishte askund! Kujtoni ju se del drita edhe naten? – Jo, jo...
A e dini ju zotnijë se Rusia ka 103 vjetë që pret driten, e Rusia prap terr!.. Ka disa prej atyne që flasin per “Rilindjen” dhe janë shumë të mendshem madje, ma të squet se ata që na i dolen zot si “magjypi dinit” kësaj idesë “Rilindjes”, thotë ky “Marxi” i rij... Po, ky kaq i shkathët tue kenë, ku kje kur Everit i pat fluturue mendja, e nuk dinte me shkue as në banjo more? E shkreta... – Boll ma i shkreti ! – Jo, jo e shkreta Nexhi more, iu donte me la frigoriferin nga 8 a 10 herë në ditë, pa le naten, që i ndezej drita asaj me shtupa në dorë, Everi shkonte shpeshë në frigorifer, nga diabeti, e i shkreti...– Prap ti i shkreti? – Lene bre se m’ asht mësue goja, 76 vjet...
A di shka do me thanë 76 vjetë jo natë, po mesnatë... Delte heret pa dalë drita... E vinte mbasi errej nata! Ecte tue u mbajtë per Sulon, e nuk dinte as ku ia vente doren atij, Everi i shkretë... – Boll ma, i shkreti Ever!..
Ashtu n’ terr as unë, nuk e kuptoj si i numronte napolonat florij? – Kur?
Kur merrte rrogen e shoqja... Ajo donte napolona, se pareve shqiptare, na thonte “i vjen era peshk”... – E shkreta! – Prap ti e shkreta... A sheh ti, paska kohë që ata na e paskan ndijë eren e “Rilindjes”, me erë peshkut... – Po pse, ky që formoi “Rilindjen”, Everi thonte se asht peshk? – Jo, jo... Ky noton si peshk... Hidhet si peshk... E fergohet si peshk... I pelqen me u zgjue heret me shkatrrue ata Europjanet, shkon shpesh edhe në Turqi...
I shkreti! – Edhe ky “i shkreti”? – Ky asht “dy herë i shkreti”! Një herë se e ka koken e madhe, e një herë tjeter, se “naten i ven virusin e Everit per me shkatrrue”...kur asht terr “dyrnjaja”.., thonë “vëllezërit e gjakut”... As n’ Ballkan Perendimor e, as n’ Athinë, ky nuk flenë si në Stamboll...
Ka pas thanë Zef Mala “i shkreti”: “Rrij e vrojtoj deren, kur po hyn e më merr Populli, e bashkë me ty o Ever, me na varë per shka i kemi ba!..”
Melbourne, 18 Maji 2020.


Nga Fritz RADOVANI:
VIRUSI PYET PO KET A E DINI,
KU KULLOTË KALI I SKENDERBEUT?

Imazh

Ky ishte Sheshi i Monumentit Skenderbeut 1968…

Ky asht livadhi i kalit Skenderbeut 2018
Forca “Rilindja” e shkatrrimit Shqipnisë! Per ju kishim nevojë…
Vetem ju i mungojshi “mirqenjes” së Atdheut… Iku Teatri ma i vjeter në Shkoder, iku Kisha e Vaut të Dejës, Iku sheshi i Skenderbeut, iku Teatri i Tiranës...Po iken edhe gjithshka me pamje Europjane drejtë shkatrrimit perfundimtar! Kjo ishte edhe porosia e PPSh.., para se me ngordhë…
Forca tradhtarë t’ Atdheut, ashtu si po ju mëson Partia e “Rilindjes”..!
Melbourne, 20 Maji 2020.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4535
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
2020
VITI I AT GJERGJ FISHTES

-8o VJET-
1940 - 2020
AT GJERGJ FISHTA O.F.M.- ASHT MENDJA, ZEMRA E SHPIRTI I POPULLIT SHQIPTAR !
PLLAKAT NGA FRITZ RADOVANI (2019)


Vllazen e Motra Shqiptarë!

Me daten 22 Nandor asht Dita e Alfabetit Shqip, që u punue në Shoqninë “Bashkimi” të Shkodres në vitin 1908, nga Poeti Kombtar At Gjergj Fishta, dhe u aprovue në Kongresin e Manastirit.
Ai Alfabet na mësoi me shkrue fjalët Nanë, Babë e Shqipni…
Veprat tjera të Atdhetarit At Gjergj Fishta i sherbyen gjithmonë Bashkimit Shqiptarve nen tingujt e Hymnit Flamurit Kombtar, Flamurit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!
Në këte 80 vjetor që i madhi At Fishta mbylli sytë pergjithmonë, mendoj se, Shqiptarët duhet të kujtojnë Veprat e Tij të Perjetëshme tue i kushtue:

“VITIN 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTES”

Melbourne, 20 Nandor 2019. Me respekt, Fritz RADOVANI

Kujtoj…Sot, mbas disa vjetësh: Një artikull të panjoftun...

Imazh


NGA AT GJERGJ FISHTA O.F.M.
MIKROBËT E GJUHËS SHQYPE


Pernjimend se asht nji punë per t’u çuditë, që nji grusht njerëz në gji t’Europës, që jemi na shqyptarët, tue kenë ndoshta kombi ma i vjetri i të gjithë Europës e rrethue per gjith anesh prej kombeve të tjera, ka mujtë me ruejtë deri sod gjuhën e vet m’vedi e krejt të dame prej gjuhëve tjera europjane. E pra, kush nuk u pershkue neper ne! Mjaft me thanë romakët e turqit, dy pushtete të perfrigueshme: e me gjith kta, shqypja gjallë se gjallë, e, shka asht ma teper, perditë tue u zhdrivillue ma fort.
Asht lypë forca e konservatorizmi i nji kombi shqyptar, per me e ruejtë gjuhën e vet të gjallë e të kerthneztë ndermjet zhumhurit të gjuhëve të sllavëve, të grekve e nen imperjalizem të kulturës latine, pse dihet që ka kombe n’Europë, të cillat sod nuk flasin ma gjuhen origjinale të veten, por gjuhë të hueja. Por tue vu në oroe korespondencën e perditshme, që na vjen prej Shqypnijet, shkrimet që çohen me u botue në shtypshkrojë tonë, mundena me thanë, se çka nuk mërrijtjen me ba në gjuhë shqype grekët, romakët, gotët, sllavët etj., janë tue e ba sod shqyptarët vetë: janë tue e hupë gjuhën shqype! Nen shkak që gjuha shqype s’ka literaturë të veten, kanë nisë të shkruejnë shqyp secilli mbas atij qirificit të mendes së vet, pa e vû n’oroe aspak a natyrën e gjuhës, a shijen estetike e arsyetimin e ligjeratës njerëzore. Kanë kndue ndonji fletore të hershme, ase, neper tê, edhe ndonji liber shqyp, botue prej ndoj geget a tosket si neper kllapì a me pasë kenë tue qitë laknuer me nêne e qe se ato 10-15 kokrra fjalë ekzotike, që u kanë mbetë nder trû të shtypuna a librat shqyp, kanë per t’u mundue me e folë, kanë per t’i mbjellë aty-ktu neper shkrime të veta si me lëshue guraleca në brûm të bukës kallamoqe, në short me të thye dhambët e tmallët e shëndosha.
Tjerët kahë nuk i ka lanë shpija mbrendë, kanë kerkue dhenë si parja e kuqe, e kur kanë shtegtue neper Shqypnì, të ngushtuem me u marrë vesht a gega me toskë, a toska me gegë, kanë shkue tue shartue njanin djalekt me tjetrin, pa kurrfarë mjeshtrijet porsi me shartue shegat me fiq e të kanë perba nji gjuhë krejt në vedi, që s’di a asht kàl, a mushk, a gomar e që ma fort se gjuhë shqype, kishte me u dashë me e quejtë sallahane.
E, ka asish masandej, e janë sidomos do nëpunësa në Shqypnì e nxanësat tonë jashta Shqypnije, të cillët, ma fort se me studiue natyrën e gjuhës a librat shqyp kanë per t’u mundue me folë e me e shkrue shqypen mbas mëndyrës që ta flasë drejtori i zyres, per në kjoftë nëpunës e, per në kjoftë nxanës ka per t’i marrë të gjitha veset e shqyptimit e gabimet gramatikore të atij që ta ketë porositë me e marrë në shkollë perjashta: e atëherë na mblon aj breshen fjalësh shumë të bukura e që me shmangien e formave dialektare, per me trajtue kështu gjuhën letrare shqype, si bje fjala njikto rreshta që po i nxjerrim prej nji lajmit botue tash së vonit: Gjithë pjestarvet i ngufoi zemra në gëzim tue ndigjue kto fjalë me randësi tue u qeshun fëtyra, u shperndanë kadalë. Të gjithë dija e gjuhës shqype ka mbetë, per në kjoftë gegë shkruesi me shkrue shumë ë nder fjalë, e per në kjoftë toskë, tue vu sheje hundakësh, punë e pa punë; e kështu, vjen e bahet letra me pikla, e thue se ke shprazë në tê nji kubure kaçalluke mbushë me shasme. E, shka të bindë e të neveritë ma fort asht kta që të gjithë po duen me u mbajtë filologë. Hin e fol me ta, paj, qe besa e besës, ta bajnë kryet per voe kahë vehen kinse me të spjegue, se kjo fjalë vjen prej sanskritishtes, se kjo tjetra asht indo-gjermane, se ajo e treta rrjedh drejtperdrejt prej persishtes: se Majeri i ka thanë kështu, se Pederseni ka shkrue ashtu e kështu Jockel e kështu Jagiç e kështu etj., etj., të tana fjalë si me u pasë ra lnjyra e me kenë tue folë këllapì. Per ta të gjithë literatyra s’asht tjetër veçse nji etimologjì fjalësh e kurrgja ma teper.
Kahë pritojnë me u vu e me zanë më libra shqyp, kta s’e zanë se ka shkrue kush shqyp kurr e pse gja të veten s’kanë të shkrueme, kështu gjithmonë kanë per t’u mbajtë per fjalë të shkrimtarëve të huej, si mbahet kungulli haes per gardh. E kështu, kahë rrijnë kta garguj tue britë permbi filologji e literatyrë, gjuha shqype ka ardhë e asht perzie si flokët e harapit sa me mbërrijtë njeriu me i thanë vedit, jarebi, a di unë shqyp, apo jo? Per në ngjatët puna kso doret, s’ka me shkue shum’ e na kemi me kenë të ngushtuem me folë e me shkrue në gjuhë të huej, pse gjuha shqype ka me vdekë, pa dyshim, mbasi i kanë hî sod mikrobët që janë shkrimtarët e padije e të pa zeje.
Thonë se gjuha shqype s’ka literatyrë e gjuhë letrare të veten. Asht rrenë! Gjuha shqype ka literatyrë, veçse s’ka letrarë, sa kishte me u dashtë. Padija në literatyrë e një shumicës së madhe të shqyptarëvet të sotshëm, ka ba që perparimi i literatyrës së gjuhës shqype sod ka kthye, pak me thanë, 50 vjet mbrapa.
Prej zekthit të marrë që me u dukë letrarë pa kenë, sod asht pshtjellue gjuha shqype në mënyrë që mos me mujtë me këndue dy rreshta shqyp, perpa t’u çue vneri. Urojmë që shqyptarët e meçëm e sidomos Komisjoni Letrar kanë me u mundue me i shtypë me shkrime të veta kta mikrobë parazita të gjuhës shqype.
(Botue:“Posta e Shqypnìs”, 1918, nr.30, F.4).

Shenim nga F.Radovani: Ky artikull i botuem në vitin 1918, asht kenë pa Autor. Autori i këtij artikullit At Gj. Fishta, u percaktue nga studjuesi z. Kolec Çefa.
Melbourne 22 Maji 2020.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4535
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
VIRUSI PYET: PO KET A E DINI:
CILI ASHT GJUETARI..?

Imazh

DO MARR ÇIFTEN MORE, DO DAL PER GJAH…
Jaman shok-o, jaman aman…
E çiftenë more me gjithë zagar,
Jaman shok-o, jaman aman…
E çu ngjita more sipër në mal
Jaman shok-o, jaman aman…
E pashë dy more të bukuro,
Jaman shok-o, jaman aman…
Kaluene një jetë, dit’ e natë tue gjuejtë..Cili po vret ma shumë?
Besoj, ju kujtohet kjo kangë andej kah Pogradeci… Eeee, iku ajo kohë, kjoftë per atëherë… Ikën edhe ata.., që e këndonin…
Ikën gjuetarët… E vështirë se vijnë ma monstrat e tyne… Ikën.!
Po mundohet “Rilindja” me vazhdue kangën e tyne… Po, na u gjet havale ky “virusi”… Erdhi bash në kohen ma të keqe, kur gjithë Ballkani ishte çue peshë “me coptue Shqipni e Kosovë”?!
Kësaj i thonë, si dikur t’ vjetrit: “Mos me t’ lane dreqi rahat”!
Shpesh’ e shikoj këte foto… E u bane sa vjet’ e vjetë që nuk dij me e kuptue se, cili kje gjuetari e cili zagari? Veç, kur ndigjoj…
Çiftëja bam… zagari ham… ham… ham… Si sot... ham ...ham!
I vetmi vend n’ Botë, ku lehin “heronjtë” edhe mbas vdekjes...
Melbourne, 24 Maji 2020.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4535
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
25 MAJI 1945… U BANE 75 VJET…
EDHE “RILINDJA” BANI 7 VJET…



IMZ. F. GJINI At M. PRENNUSHI

Janarit të 1945, kur Kuvendin e Françeskanve të Shkodres e vizituen terroristët e njohun komunistë Sheuqet Peçi dhe Mehmet Shehu, të dy kerkuene nga Provinçiali At Mati Prennushi shkëputjen e Kishës Katolike nga Vatikani dhe, të dy morën të njajtën pergjegje: “Françeskanët nuk do të perzihen në politikë dhe, as nuk do të pranojnë me disktue premjen e marrdhanjeve me Vatikanin, mbasi nuk e kemi nder mend me u kthye Ortodoks si Kishat Autoçefale të Lindjes…” Po këte mendim e mbështetën edhe Imz. Vinçenc Prennushi dhe At Pjeter Mëshkalla në Tiranë, si dhe të gjithë Klerikët Katolik që u perfshine në Gjenocidin e njohun komunist nga 1944 e deri në 1991.
Kur Don Ndre Zadeja u takue me kolonelin anglez Neel, në Shtator 1944 i pat kerkue: “Theksova nevojën që Populli Shqiptar, i vorfen e me armiq shekullor që janë sllavi, bullgari, greku, Italia, ka nevojë për nji mbrojtje nga Fuqitë e hueja…” Prokurori Sotir Dodona, shenon: “Këtu nuk ka bërë tjeter veç detyrën e kollonës së pestë dhe ka treguar një urrejtje për frontin N.Çl.” (Dosja 677).
Marrja e frenave të shtetit Shqiptar nga Jugosllavët në 29 nandor 1944, me aprovimin e vullnetin e plotë të Partisë Komuniste Shqiptare, e drejtueme nga tradhtari dhe terroristi Enver Hoxha me shokët e vet, veprimi i parë që ata kanë zbatue nga porositë e Titos, ishte “premja e mardhanjeve diplomatike të shtetit Shqiptar me Vatikanin, me 25 Maji 1945, dhe nxjerrja jashtë e Delegatit Apostolik të Vatikanit nga Shqipnia e Imzot Leone G.B. Nigris.” Në 25 Maji 1945 Delegati Apostolik Imz. Leone G.B. Nigris, kur u largue perfundimisht nga Shqipnia me urdhen të Enver Hoxhës, Ai la në vendin e Tij Imz. Frano Pjeter Gjinin, si Regjent i Delegacionit Apostolik në Shqipni, i cili ka deklarue: “Unë nuk do t’a ndajë kurr grigjen teme nga Selia e Shejtë!” (1945). Prandej u pushkatue.
Mosnjohja e Regjentit Imz. Frano Gjini nga qeveria e Tiranës, lidhja e saj me qeverinë komuniste jugosllave, vrasja e Malësorëve të Veriut dhe të Mirditës, per mospajtim me okupacionin e Shqipnisë nga Jugosllavia e Titos, vazhdimsia antikombtare e politikës së PKSh që në formimin e saj me 8 nandor 1941, e detyrojnë Imz. Gjinin me ba hapin e Tij të randsishem, per me ia evitue mundsinë e Enver Hoxhës me akuzue Klerin Katolik, per këte Ai Urdhnoi: “Mos implikimi i çdo Kleriku, kushdo kjoftë, me asnji çeshtje politike, pra ndalimin e plotë të marrjes me politikë. Urdhni asht i padiskutueshëm dhe i pakundershtueshëm.”(Origjinali i dokumentit ruhet në Arkiv.)
Imzot Frano Gjini e At Mati Prennushi arrestohen me 15 Nandor 1946, torturohet dhe mbasi nuk pranon asnjë akuze dhe shpifje, pushkatohen me 11 Mars 1948.
Duket sikur perpjekjet e Tiranës “kuqe” per shkëputje nga Vatikani vazhdojnë deri në korrik 1951, kur pjesa e mbetun e Klerit Katolik “aprovoi” “Statutin e Kishës Katolike Shqiptare”. Po, Klerikët që nuk e nenshkruen atë Statut u pushkatuen ose u zhdukën me të tjera mjete nga sigurimi i shtetit, tue u urdhnue direkt nga Enver Hoxha dhe Nexhmije Hoxha, që edhe ajo urdhnonte nga karrigat e Kuvendi Popullor… Arrestimet e Don Ndre Lufit, At Majan Prelës e pushkatimi i Don Ejëll Kovaçit e Don Dedë Malaj, janë fakte të pakundershtueshme të perpjekjeve të PPSh, per shkëputje nga Vatikani.
Demostratat e 11 e 14 Janar 1990, ku në Shkoder mendohet me u rrezue busti i Stalinit… Bahen arrestime. Me 2 Korrik hapet ambasadat… Demostrata në Shkoder me arkivolin e Pllumb Pllumbaj i vramë në kufi… Me 11 Nandor 1990, Don Simon Jubani thotë Meshen e parë në Rrëmaji mbas 1967…Mbas heqjes në Shkoder të bustit E. Hoxhës me 13 Dhjetor 1990, në 20 Shkurt 1991 hiqet shtatoria në Tiranë. Janar 1991 formohet BSPSH në Shkoder nga i nderuemi Ferdinand Temali… Ushton Kavaja, Durrësi e Tirana…
Rinia Shqiptare brohoritë: “E duam Shqipninë si gjithë Europa!”
20 Mars 1991, vjen per vizitë private Zv/Ministri Claudio Celi, pergjegjës per mardhanje të Vatikanit në KSBE, dhe me rasen e vizitës së Tij në Shkoder, jemi takue në Turizmin e Shkodres, ku kemi shkembye mendime per lidhjet e ardhëshme me Vatikanin.
22 Gusht 1992, Papa Gjon Pali II ban Apelin e sigurimit Paqës në Ballkan…
2 Dhjetor 1992, Shqipnia bahet antare e “Konferencës Islamike”…
Prill 1993, Paraqet letrat kredenciale pranë Selisë Shenjte Ambasadori Villy Kamsi.
25 Prill 1993, PAPA GJON PALI II, viziton Atdheun e Gjergj Kastriotit…
21 Shtator 2014, Papa Françesku, viziton Tiranën në pragun e “rilindjes komuniste”…
U bane shtatë vjetë që “Rilindja” e Tiranës nuk gjenë asnjë “Katolik” të bamë synet, me e dergue Ambasador në Vatikan… Mos ndoshta, “ngerrçi” i para 75 vjetëve, që në 1945 na nxori nga Europa per 50 vjetë, dhe na ka marrakotë…e janë ba 25 vjetë të tjera që “Shqiptarët” nuk gjejnë ende çelsat e “Dyerve të Europës”…
Po, rrijnë tue shikue “hanën”, Serbinë, Grekun, Turqinë, e “Ballkanin Perëndimor”, që autorët e “Rilindjes komuniste”, e kerkojnë nder themelet e teatrove të vjetra…
***
Mirënjohja e Vatikanit per Gjergj Kastriotin asht kenë dhe mbetet e përjetshme!
Të gjithë Papët e Romës e mbështetën Prijsin e Shqiptarëve Gjergj Kastrioti, si Mbrojtës i Krishtenimit Europjan, Lirisë së Atdheut të vet dhe, Luftar i vendosun per identitetin e Shqiptarëve me frymen kulturës përparimtare të Europës Përendimore.
Gjergj Kastrioti – Skenderbeu – i la Popullit Shqiptar: Shtetin e Lirë Shqiptar, Flamurin, Unitetin e Gjuhës, Trojeve dhe të Fesë, si dhe Identitetin Europjan Perëndimor.
Per këta sot flasin: Flamuri ynë me Shqipen Dykrenare dhe Perkrenaria e Shpata e Tij.
Shqiptarë! Rrugët tjera ju çojnë në malet e Kaukazit dhe t’ Uralit!..
Melbourne, 25 Maji 2020.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4535
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
VIRUSI PYET: PO KET A E DI:
KU ASHT TIRANIA?!

Imazh

MINISTRIA E BRENDSHME TIRANË
Karrshi Teatrit e keni...
Tirania asht shkencë në vete shumë e avancueme. Po bahet ma shumë se një shekull që ka gjetë livadhet e pershtatëshme me kullotë në Ballkan.
Vendlindja e saj asht Tirana, prej kah ka marrë edhe emnin “tirani”. Ata që e pollen sëpari ishin disa anadollakë të pashartuem, ndersa ma vonë, pasuesit e tyne u modifikuene me sllavë e grekë, e me i pa sot duken bash si t’ ishin të çilun nder çerdhet ma të njoftuna e të shetituna Europjane.
Per me u justifikue se nuk kanë mujtë me krye shkollat e nalta, fajsojnë një “virus”, që i ka detyrue me u ba terrorista e me u angazhue që, me të gjitha mënyrat me u mjekue në ministritë e mbrendshme moderne, që na sollen shtetet dashamirse, deri edhe tek KGB e Stalinit Math… Veni re, ju lutem, a nuk po persëritet autoritarizmi i vitit 1945 sot, nepermjet virusit të qeveritarëve të çatrafiluem, që dijnë vetem me kercnue dhe burgosë të shkretin Popull Shqiptar, tue i tregue vetem mundsinë e kullotjes nder livadhet e zharituna deri dje nga diktatura gjakatare e vrastare e Everit?
Sistemi terrorist everian ishte i ngritun vetem mbi pellgje gjaku dhe i mbrojtun nga vrastarët e msheftë të sigurimit të shtetit, pikrisht nga ata që tek “Rilindja” kanë trashigimtarët e tyne, të ushqyem nga virusi me të gjitha tiparet e vrastarëve torturues, hajdut dhe imoral, ma keq se edhe paraardhësit e tyne kriminela e tiranë të lindun dhe mashtrues. Hapen e mbyllen gjyqe n’ Europë, pa u marrë vesht asnjë vendim, vetem kur na tregon televizioni se “do të takohen këtu.., ose atje.., dhe do të bisedohet çeshtja e “trafikantave ose e kufijve të Kosovës”, dy problem pa zgjidhje qyshë se janë fillue nga të gjitha qeveritë ballkanike, që s’ mund të lidhin as të zgjidhin ushkurt e tyne pa urdhnue pashallarët e kuq të Kremlinit…
Llomotisin në Berlin, Bruksel e Romë.., mandej, vonë kah darka, i hypin dejshem aeroplanit e shkojnë në Turqi.., puthen e nduken si motit.., dhe nenshkruejnë marrveshjet si dikur, baballarët e tyne pashallarë…
Fati ma i madh asht, se dokumentat janë në “gjuhën e njësuar të 1972”…
Kam ndigjue, nuk dij sa asht e vertetë: “Në dokumenta venë gishtin!”...
Melbourne, 28 Maji 2020.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
MëparshmePërpara
Posto një përgjigje 463 postime · Faqe 42 prej 47 · 1 ... 39, 40, 41, 42, 43, 44, 45 ... 47
Antarë duke shfletuar këtë forum: Google [Bot] dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 30 Shtator 2020, 11:13
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari