Gjithcka mbi naten e erret 45vjecare komuniste shqiptare
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 401 postime · Faqe 40 prej 41 · 1 ... 37, 38, 39, 40, 41
120 VJETORI I LINDJES SË IMZOT GASPËR THACIT
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4463
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
LULE PER VRASJET E LULEVE SHQIPTARE, Posted 18 Shkurt 2020, 17:58
Nga Fritz RADOVANI:
LULE PER VRASJET
E LULEVE SHQIPTARE

Imazh

PLOT 15 VJET… 21 PRILL 2005…

Ambasadori Sovjetik Vladimir Nikollajeviç Tokin në Tiranë. i dhuroi vrasësit komunist “hero” Ramiz Alia, “një lule dhe një dekoratë kujtim”… Tashti Ramizi e ka mbi vorr!..
Dhe, vrasësi i Luleve Shqiptare, i ardhun me kohë nga Bosnja.., e merr kujtimin e vet.
I takon atij me siguri, dhurata e mikes së vjeter... KGB-së… “Janë lidhjet e vjetra”...
Kishte ma shumë se 50 vjetë që groposë Shqiptarë në Token tonë të rijtun me gjak…
As ata që i dhuruen Lulet, as ky që i mori me andje ato, nuk e harrojnë rrugen e Atyne Luleve Shqiptare prej 1945, kur i mori nga Dardania Ynë e mërrijti me 3000 prej Tyne në Tivarin e vjeter të mbetun rob… Ku, i groposën edhe Ato Lule fatzeza… Ka edhe sot prej Shqiptarëve që sytë e Tyne i riguen lot dishprimi.., ato ditë të zeza të “çlirimit” vrastar…
E Adriatiku u skuq…
Prandej, edhe Lulet janë të kuqe si duertë që e shterngojnë Ate…E frymen i moren Asaj!
E jo larg asaj rruge të thepisun nga Kuksi Ynë, u pat skuq Drini e bora ato ditë...
Edhe buken e thatë Shqiptari i ngratë e njomi me Gjak!
E piramidat në Token tonë... “Heronjtë” e serbit.., i ngulën në Tivarin plak...
E bora vazhdonte me ra e kuqe.., jo pak po, 50 e sa vjetë... Era e merrte si bajrak...
E nder piramidat e hasmit t’ vjeter, ai u xue njak...
Tirani barbar me Lulet e freskëta nuk ngopej...
E rreth’e rrotull Shqipnia buronte veç Gjak...
E prej një kodres u ndigjue virrma: Kush asht ai me atë Lule që vret e pret pa da... E Token time, n’ Gjak e ka la?! – Po, në doren e atyne gjakbasave tiranë, Shqipnia asht ala?
Asht zani i të Madhit Gjergj Kastrioti që Token dyshë prej dishprimit ka ça...
E Ajo me të bardha që vazhdon me kja... Asht Nanë Tereza.., që nuk din me pra...
“Larg ‘atyne’ mizorë që rrijnë tue na perça Vllaun me Vlla!”.., se: “Një Nanë na ka ba!”
“Liria nuk fitohet tue fsha!”...
Melbourne, 18 Shkurt 2020.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4463
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
MOS HARRONI JU SE: JAM SHQIPTAR !
Imazh
AT ANTON HARAPI OFM
(1888 – 1946)


Françeskani At Anton Harapi OFM, asht le në Shirokë pranë Shkodres me 5 Janar 1888, dhe asht pushkatue në Tiranë, pranë lumit Lana me 20 Shkurt 1946.
1943: At Anton Harapi u propozue nga Lef Nosi per me shkue në Rregjencë Shqiptare.
AT A.HARAPI E PRANOI DETYREN NË RREGJENCËN SHQIPTARE “ME KUSHT: MOS ME NËNSHKRUE ASNJË DËNIM ME VDEKJE!”
A ka ngja kjo në ndonjë vend tjeter në Botë ?!.. A e mbajti fjalen At Antoni ?!
Me 4 shkurt 1944 hyni tek Xhafer Deva, dhe i tha: “Mosni bre kështu, o Xhafer, edhe komunistët janë vllaznit tonë, po a bahet kështu?!” …Dhe prani pushka… “Vllaznit” nuk e harruen! Porsa e pushkatuen, E. Hoxha njoftoi Titon: “E vrame Patër Antonin!”
Pak thanje të At Anton HARAPIT, në ditët e fundit të jetës së Tij para gjyqit komunist në muejn shkurt 1946, kur po gjykohej nga Gjyqi Ushtarak në Tiranë me kryetar major Hirakli Bozo, antarë Tonin Jakova (major) dhe Gjon Banushi, sekretar Thoma Rino. Dosja 1068...
“Mos harroni ju se, unë jam Shqiptar!..”
“Pra, për të rrojtë vllaznisht nuk asht nevoja të hjekim besimin, por kusht i parë asht të hjekim fanatizmin në besim.”
“SHQIPNIJA U FITUE ME GJAK; ME GJAK, EDHE PO MBAHET E ROBNUEME. DO TË VIJ DITA E, ME PAQË E DREJTËSI DO TË FITOHET !”
Drejtë bregut të lumit Lana… Tiranë, 20 shkurt 1946..: Binte shi. Disa gropa ishin kthye në brraka ujë… “Frati hidhte hapat me kujdes, duke ngritur herë – herë kindët e zhgunit, për të mos iu stërpikur nga baltat… Njëni prej ekzekutuesëve e shikoi dhe i tha:
Mos ki dert, o prift, se tek balta ke për të përfunduar!..Frati vazhdoi rrugën dhe ia këthei:
“Atje tek po shkoj, due të shkoj i panjolla, ashtu siç kam kenë tanë jeten time!”…
Shkoi pranë gropës, dhe tha: “I bekoi vrasësit e i fali për aktin që do të kryejnë!”
20 Shkort 2020.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4463
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
Mr. JAVIER PEREZ DE KUELAR!
RRNOFSH DHE 100 VJET TJERA!


Imazh
NANA TEREZE TEK JAVIER PEREZ DE KUELAR
SEKRETARI I PERGJITHSHEM I OKB, NEW YORK.

Javier Pérez de Kuélar u le me 19 Janar 1920 në Lima të Perus. Asht diplomat e politikan. Ishte Sekretar i Përgjithshem i OKB nga 1 January 1982 – 31 Dhjetor 1991. Asnjëherë nuk asht shkëputë nga jeta politike. Shqipnia dhe Shkodra duhet të jetë mirnjohëse perjetë ndaj Perez de Kuelar, per shpetimin nga gjakderdhja me 11 Nandor 1990… Kur Don Simon Jubani pat thanë Meshen e Parë mbas vitit 1967, kohë në të cilen Enver Hoxha e shpalli “Shqipninë shtet ateist, i vetmi në Botë!” dhe, vepren e tij e vazhdoi Ramiz Alia.
Mbas ramjes së Murit Berlinit (1989), Ramiz Alia donte me vazhdue besnikisht rrugen dhe politiken kriminale të Enverit, prandej, kur Don Simon Jubani deklaroi se me daten 11 Nandor 1990, ora 11.00 do të thonte Meshen e Parë në Rrëmaji të Shkodres, Ramizi jo vetem dergoi disa vagona me sampistë në Zallin e Kirit, po edhe mbushi apartamentet me njerzë të armatosun, per me ba gjakderdhje mbi popullin që do të shkonte në Meshë. Me 10 Nandor, kah mesnata Ramiz Alia njofton në telefon sekretarin e parë të Komitetit të PPSh në Shkoder, Xhemal Dymylja dhe i jep atij urdhen: “Neser të mos veprohet me armë ndaj Popullit që do të shkojë në Meshen e Don Simonit, mbasi kështu më ka urdhruar nga OKB Sekretari i Pergjithshëm Javier Perez de Kuelar. Merrni masa urgjente!..”
Atë natë janë thirrë urgjent në Komitetin e PPSh Rrethit Shkoder, mbi njëqind persona, per me “sigurue qetsinë në Rrëmaji”, ndonse, Populli që mori pjesë nuk dinte asgja, tue fillue prej meje që shkova me familje me marrë pjesë në “ringjalljen e Fesë”...
Sa shumë ngjarje janë të panjohuna dhe, as që do të dihen ndonjëherë nga Shqiptari!..
Po, sikur të mos nderhynte J.P. de Kuelar, shka do të ngjante me 50.000 vetët aty?..
Melbourne, 25 Shkurt 2020.


Pergatiti: Fritz RADOVANI
Javier Pérez de Cuéllar
Imazh
19.I.1920 - 4.III.2020

Javier Pérez de Cuéllar asht le me 19 Janar 1920 në Peru.
Ishte politikan dhe diplomat i njohun.
Nga data 1 Janar 1982 e deri me 31 Dhjetor 1991, ishte Sekretar i Pergjithshem i OKB. Ishte nder personalitetet e mbrojtjes së Paqës.
Shkoi në Jeten e Pasosun me 4 Mars 2020.
Pushoftë në Paqë Shpirti i Tij !
Melbourne, 5 Mars 2020.
•Në se dishroni me pa takimet e Tij:
https://www.google.com/search?q=HAVIER+ ... BXoECAUQCw


--------------------------------------------------------------------

Nga Fritz RADOVANI:

PRAP PO E VRITNI LUIGJIN ?!

Imazh
LUIGJ GURAKUQI (Foto MARUBI)
(12 SHKURT 1879 – 2 MARS 1925)

“Kerkoj mbrojtje dergoni të holla ndermjetsoni per pshtim pranë Qeverisë Italjane.
– Pyetnij Çatin Saraçin ku asht ..? “besa” Ndihma!…
Baltjon Stambolla – Carceri Giudiziarie Bari.
Imazh

Shkeqësiës Tij Ahmet Zogu Tirana (Albania)
Shkelqësiës Tij Ceno Beg Jakova (Gjakovë)”
Çatin Saraçi Hotel de la Ville…”
***
Shenim nga F.Radovani:
Kjo asht fotokopje e origjinalit të letres së Baltion Stambollës, e ruejtun nga Shkodrani Atdhetar Gjon Kamsi, sot në Muzeun Historik Shkoder. (Foto 2009).
Melbourne, 2 Mars 2020.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4463
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
SI SHPETOI TAVANI I KISHES ?...
Imazh
TAVANI I KISHES KATHEDRALE SHKODER
VEPER E ARTISTIT KOL IDROMENO



1973 Po afrohej koha e zhvillimit Kongresit të shtatë të BGSH në “Pallatin e sportit” të Shkodres, i porsa rindertuem në Kathedrale ose Kisha e Madhe… Me 11 Qershor 1973.
Kur po vazhdonte punimet aty ingjenjer Bujar Golemi, erdhi me pa gjendjen pak muej perpara perfundimit nga Tirana, Kryetaria e BGSH Shqipnisë Vito Kapo. Ajo takoi aty ingjenjer Golemin dhe biseduene per kohen e perfundimit punimeve… Pjesët ansore ishin perfundue, kishte mbetë vetem zevendsimi i tavanit simbas projektit rindertimit…
Vito Kapo e pyeti: “Po, pse kerkoni per ta prishur këte tavan që është?”, Ingjenjeri i tha se do të zevendsohet me një tavan me hark dhe i ngjyrosun bardh si në projekt…
Vito Kapo e shikoi tavanin dhe i tha: “Po, ky tavan që është mua më duket shumë i bukur, ky është vërtetë një vepër arti, pse doni ta prishni? – Jo, në asnjë mënyrë mos e prekni, dhe po ju pyeti njeri i thoni, se kështu ka thënë Vitua..!” Dhe ashtu u vendos…
Pak kohë mbas kësaj bisedë më ra rasti me takue njenin nga të kater vetët që ishte aty kur u bisedue nga Vito Kapo, mosndryshimi i tavanit Kishës së Madhe, dhe po më thotë se, kur Vito mori vesht se ai tavan asht veper e piktorit Kol Idromeno, u kishte thanë: “Po ku ti marrim veprat e atyre artistëve sot..?”… Vito Kapo e donte artin! Këte e kam provue edhe kur ishte Ministre e Industrisë së Lehtë, në një ekspozitë tekstili që pata përgatitë në Dhomen e Tregtisë në Tiranë që, ma vonë u hap në Vjenë…
Melbourne, 2 Mars 2020.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4463
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
SA MILJON…
KA VRA STALINI ?

Imazh


STALINI...E SHKODRA

Një nder çerdhet e mnershme staliniste në Ballkan ishte edhe Shkodra…
Në 1900 Shkodra e 28 pianofortave nder shtëpijat shkodrane, mbas 1944 u ba Shkodra e 26 burgjeve komuniste… Ishte një anderr e vjeter turke që u realizue nga Enver Hoxha, pasues i sulltan Mehmetit, që la “amanet”: “Mos të mbetet gjallë asnjë Shkodranë!”
As Stalini nuk e kishte larg Stambollin. Kur hypte maje Kaukazit, pershndetej me shami.
Në vitin 1944 kur forcat jugosllave të Titos rrinin tue pritë mbas Taraboshit ikjen e të gjitha forcave gjermane, Stalini bahej gati me sjellë “specialistët” e KGB në Shkoder…
Më tregonte në 1991 i Ndjeri Ragip Meta: “E mnershme edhe sot me i mendue hetuesit shqiptarë, njeni ma katil se tjetri, kur rrinin në hetuesi tue kqyrë nder sy jugosllavët, e rusët shka me i ba ma viktimës së shkrryeme pertokë e të mbuluem me gjakun e vet!?”
Pra, edhe në Shkoder, barbarët Tito e mbas tij Stalini.., kanë ba viktimat e tyne...

PO, SA ?!

Askush nuk e di... Arkivat vazhdojnë me kenë të dyllosuna... U vra kush u vra... Ata ikën!
Sa vetë u mbyten nder hetuesi? – U vra kush u vra... Ikën... Sa vetë u groposën të gjallë? – U vra kush u vra... Ikën... Sa vdiqen nder interrnime?! – U vra kush u vra... Ikën...
Po, sa janë viktimat e sllavo-komunizmit oriental?! – U vra kush u vra... Ikën... Ikën...Edhe ata që vikatën..,“bijt’ e Stalinit jemi ne!”... Ikën si do t’ ikin edhe bijt’ e tyne!
Mos e zgjatë... Nuk njollosim Titon, Stalinin, Enverin, Ramizin, Mehmetin, Rilindjen...
As komunizmin, as Jaltën... Kjofshin ata edhe 1 Miljon... Ikën... Ata ikën... Pritni tjerët!..
Nuk prishemi me pasuesit e Beogradit, Athinës, Stambollit e Romës...Harrova Mosken!
Mosken... Bash aty ku e ka zemren, trunin e t’ardhmen “Rilindja komuniste e sotit”!..
Melbourne, 4 Mars 2020.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4463
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
2020 VITI I AT GJERGJ FISHTES, Posted 09 Mars 2020, 10:38
2020
VITI I AT GJERGJ FISHTES


-8o VJET-
1940 - 2020
AT GJERGJ FISHTA O.F.M.
ASHT MENDJA, ZEMRA E
SHPIRTI I
POPULLIT SHQIPTAR !
Imazh
PLLAKAT NGA FRITZ RADOVANI (2019)


Vllazen e Motra Shqiptarë!

Me daten 22 Nandor asht Dita e Alfabetit Shqip, që u punue në Shoqninë “Bashkimi” të Shkodres në vitin 1908, nga Poeti Kombtar At Gjergj Fishta, dhe u aprovue në Kongresin e Manastirit.
Ai Alfabet na mësoi me shkrue fjalët Nanë, Babë e Shqipni…
Veprat tjera të Atdhetarit At Gjergj Fishta i sherbyen gjithmonë Bashkimit Shqiptarve nen tingujt e Hymnit Flamurit Kombtar, Flamurit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!
Në këte 80 vjetor që i madhi At Fishta mbylli sytë pergjithmonë, mendoj se, Shqiptarët duhet të kujtojnë Veprat e Tij të Perjetëshme tue i kushtue:

“VITIN 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTES”

Melbourne, 20 Nandor 2019. Me respekt, Fritz RADOVANI

Kujtoj…Sot, mbas pak vjetësh librin:
Daniel GAZULLI - Fritz RADOVANI
Në 70 – vjetorin e vdekjes së Poetit tonë Kombëtar!

Ia kushtojnë, Autorët.
Dhjetor 2010.

Kopertina®: Foto e Përkrenares Gj. Kastriotit Vienë, D. Gazulli 2007
Portret i At Gj. Fishtës, Grafikë nga F. Radovani, 2010.


JETA DHE VEPRA E
AT GJERGJ FISHTËS OFM.
ASHT PËRGJITHMONË:
MENDJA, ZEMRA DHE SHPIRTI I
POPULLIT SHQIPTAR !

5 Ai parashikoi...


Poeti ynë kombëtar asht i ndërgjegjshëm se:
Jo, jo! Për burra, që me gjak praruen
Namin e kombit e Lirinë ia sollën,
Atdheu kunora s’ ka. Për ta nuk gdhendet
Gur, as nuk ndizet qiri. Mbi vorr t’ tyne
Shpërthen rrushkulli e ferrmana, strukë ndër t’ cilat
Pret dhelpna e shqarthi...e shumta
As vorr nuk patën me u kondisë për s’ dekuni
Veç n’për t’ errshmet humnera e nëpër prroska
Kurmat e tyne shkapërderdhë përdhe,
Prej orlash edhe korbash t’ zez qenë shqye,
Shqiptarët, po, i kanë harrue...

Në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, botue në Tiranë në vitin 1985 nga Akademia e Shkencave e RPSSH, në faqe 270–271, shkruhet: “Fishta Gjergj (1871 – 1940). Shkrimtar dhe publicist reaksionar, përfaqësues kryesor i letërsisë klerikale-katolike.


Që në fund të shek. XIX mori pjesë gjallërisht në jetën politike dhe kulturore për të forcuar në të ndikimin e klerit katolik.
Në vitin 1913 e deri me 1938, me ndonjë ndërprerje të shkurtër, drejtoi revistën “Hylli i Dritës”, një nga tribunat ma aktive të reaksionit klerikal. Në shkrimet e tij publicistike luftoi me tërbim kundër ideve përparimtare. Me 7 prill 1939 përshëndeti pushtimin e vendit nga forcat fashiste italiane. Krijimtaria letrare e tij është shumë e gjerë dhe e larmishme; shkroi vjersha, poema dhe drama etj. Vepra e tij kryesore është poema Lahuta e Malëcisë (botuar e plotë më 1937) një panoramë poetike e ngjarjeve kryesore historike të viteve 1878 – 1912, të pasqyruara nga pozita e klerit katolik; në të Gj.F. himnizoi prapambetjen e jetës së malësisë, patriarkalizmin, padijen, lartësoi mercenarizmin etj. Më 1923 shkroi pamfletin me vargje Gomari i Babatasit që drejtohej kundër laicizmit të shkollës, dhe, në përgjithësi, kundër përparimit shoqëror e kulturor të vendit. Një pjesë e mirë e krijimtarisë së tij letrare përshkohet nga fryma e besimtarisë fetare. (V.B.)” Siglat V.B. në redaksinë e letërsisë përfaqsojnë “prof.” Vehbi Balën, nga Shkodra.
Sikur ky Fjalor Enciklopedik të ishte botue para vitit 1912 nga mejtepet e Stambollit, me siguri autorët do t’ishin tregue pak ma të kujdesshëm në shprehjet e tyne të pakontrollueme anadollake, se sa “profesori ynë shkodran”. Ai të pakten të kishte parasyshë dekoratën e dhanun nga Mbretnia Turke në vitin 1912, apo aprovimin që qeveria e Stambollit dha në 1902 për futjen e Gjuhës Shqipe ndër shkolla me kërkesën e At Fishtës. Me siguri Vehbi Bala ka harrue se asht tue shkrue për atë At Fishtë, që në vitin 1913, kur vuni Flamurin Kombëtar të Kastriotit në kompanjelin e Kishës së Fretënve në Gjuhadol, ka pas lidhë vargun e kandilave me drita prej atij kompanjeli me minaren e Xhamisë në Fushë të Çelës, në shenjë vëllaznimi e miqësie të katolikëve me muslimanët shkodranë, pse të gjithë ishim e jemi Shqiptarë. Përgjegjen At Fishta ia jep vetë në poezinë “Shqipnia e lirë”:

Por, po ndodhi se vjen dita,
Që me faj Shqipninë e darni,
Që e Lirisë u erret drita
Edhe n’ t’ huej Atdheun e mëvarni,
A për pare a marri t’ tjera,
Si ndër kohë, që shkuen, atëhera,
Ju marroftë i Madhi Zot!


Melbourne 9 Mars 2020.
Vazhdon...
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4463
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
VETEM SHQIPNIA KA TERRORISTA ME DEKORATA, Posted 13 Mars 2020, 09:42
Nga Fritz RADOVANI:
VETEM SHQIPNIA
KA TERRORISTA ME DEKORATA

ImazhImazh


A ka mbetë kund në Trojet Shqiptare ftyrë e gjak Shqiptari!?
Po si lejohen tradhëtarët njeni ma i poshter se tjetri me vazhdue me u quejtë “heronj”?!
Ka pasë qitë në vajë e shkreta Katrin Tomja kur i vrane djalin në 1946:
“Enver Hoxha me Nishan...
Gjan’ e vet dreqi s’e han...”

Dhe, me të vertetë.., jo vetem ata, po as rojet e rrugicave e të vorreve të tyne!
Prof. i Madh Arshi Pipa tha: “Xhonturqit e Shqipnisë së ré, kerkojnë me vazhdue me sundue pergjithmonë...” Po bahen 30 vjet tjera prej ditës që Profesori foli n’Institutin Pedagogjik të Shkodres, dhe Shqiptarët i gjenë tue kullotë nen shkopin e sundimtarëve...
E sundimtarët tanë i njeh OKB, “Konferenca Islamike”, NATO, se porosia tyne asht: “amaneti” i Ramiz Alisë: “Edhe bar do hajmë.., e parimet nuk i shkelim…!”

Veteranët i gjenë ditë e natë tue kullotë te livadhet e maruanës...I lagun me lotët e partisë ngordhur.


Shumë interesante: Në të gjitha kohët kur Shqiptarët u sunduen nga vrasës e terroristë të vetshpallun “presidentë.., deri tek mbret apo sekretarë të parë partie, tue u modifikue si kryeministra...”, ky Popull ka provue vetem vrasje, varje, dëbime, internime, pushkatime dhe terror nga vrasësit e vet per me ruejtë kolltukun e sunduesit barbar e tradhëtar! Kjo ngjet se edhe sunduesit e sotem e ndiejnë veten trashigimtarë të denjë të kriminelëve të djeshem, prej të cilëve kanë marrë vetem instingtin e gjakut dhe të hajnisë, me të cilin nuk po ngopen asnjëherë! Filloi i pari Esad pashë Toptani, i nipi Ahmet Zogu, e mbas tyne vrasësi i Gjinokastres së njohun me titullin e drejtuesit komunist, që perfundoi në shinat anadollake të kriminelit, tue u pasue nga llomi vrastarë boshnjak Ramiz Alia, i cili kolltukun ua trashigoi terroristave hajdut e drogaxhinjë të PPSh, që janë vetdeklarue “vëllezer gjaku të turqëve”... E po mos t’ishin Burra të vertetë minatorët e Valiasit, edhe sot Enver Hoxha do t’ishte tue i tregue sundimtarëve se “e ardhmja asht nga banka e shtetit”, ku me rradhë si mbas porosisë së tij po vazhdojnë hajninë, grabitjen e pronave, dhunimin e të persekutuemëve dhe i pronarëve të ligjshem, këthimin e kohës primitive të largimit rinisë dhe skllavnimin poshtnues me drogë e lojna kufijsh të Shqiptarëve.
Me çfarë surrati ulen nder karrigat e Omer Nishanit, Haxhi Lleshit e Ramiz Alisë disa të vetquejtun “deputetë të Kuvendit Popullor”..? Një tufë agjentësh e hajdutësh, pasues të denjë të një epoke të turpëshme diktatoriale dhe terroriste, që edhe dekoraten e Enver Hoxhës “Hero i Popujve të Jugosllavisë”, dhanë nga Tito me 1 korrik 1946, endè sot ia ruejnë të varun në gjoks!! Asht ajo dekoratë që i dha Tito vetë E. Hoxhës, se filloi në vitin 1944 luften vllavrasëse civile pa pikë mëshire ku i erdhi ma mbarë në Jug e Veri, në male e fusha e deri me vllaznit e vet kosovarë, që mbrenda janarit 1945 filluen edhe zhdukjen e tyne në Kukës dhe e mbyllen me krimet e “Masakres së Tivarit” bashkë me “heroin” Ramiz Alia. Ishte pikrisht gjysa e janarit kur vrane edhe mbi 118 Burra të Kelmendit pabesisht në perpjekje me forcat Atdhetare të Prekë Calit, e trupat e të vramëve i ka tretë bash tradhëtari i shitun, baba i atij Kastriot Islamit me Koçi Xoxen e Mehmet Shehun, shoqnue nga forcat jugosllave që u ranë mbas shpine Atyne Burrave.
Terroristët komunistë ma barbar të shekullit XX, janë vrastarët “heronjë” të mashumëse
50.000 Shqiptarëve Atdhetarë, prangues dhe interrnues të mbi 450.000 Shqiptarëve tjerë, burra, gra, fëmijë, pleqë e të rinjë, shumicës së të cilëve nuk ju dihen as vorrezat?!
Këto janë shifrat e verteta dhe jo ata që publikojnë disa...
Të gjitha ata vrasje a u bane me urdhen të Enver Hoxhës, Omer Nishanit, Ramiz Alisë, Haxhi Lleshit, Nexhmije Hoxhës e plehave tjerë që u shkonin mbrapa si zagarët derisa, u dhane edhe atyne ate çka kanë kerkue tue fillue nga Koçi Xoxe, Tuk Jakova, Beqir Balluku, Kadri Hazbiu, Gjin Marku e Bedri Spahiu, me shokë?!
Të gjithë ketë llom e pleh edhe sot Shteti e ka të mbathun me dekorata e tituj...
Paturpsisht “dr. prof...akademikë” presin se,“ku do t’i vendosin këta barbarë” historia?!
Dosjet nuk hapen...Vetem premtime e rrena...Nuk tregohet per asnjë person “pastertia” e figurave politike, Presidenti zgjidhet pa tregue kush asht, “nuk i dihet as baba”.., veç per ke asht i martuem...Nuk tregohet prejardhja e as origjina e qeveritarëve se të gjithë i kanë sherbye sigurimit të shtetit vrastar per me realizue diktaturen komuniste, që solli e po sjellë perditë në pushtet vetem bijtë e terroristve vrasës hajdutë...

Kjo asht “Rilindja”!
Knaqësi... Rinia po ikë... Pleqnia po vdes...
Mbas kujt mëshefen këta tregtarë droge? E kush janë këta drejtues të Shqipnisë?!
I pari Presidenti, Kryetari i Kuvendit Popullor, Kryeministri, Gjykatat e dikasteret... Deri tek deputetët e “bodigardët” e Nexhmije Hoxhës...
Që, me siguri duhen pague se, nuk ka kush me ia zhgulë barin që i del mbi vorr, se rritet perditë prej plehut që ka nen dhe...
E mos me kenë veteranët që permallohen e i pshton... Kush ua lanë surretnit e tyne?..

Melbourne, 13 Mars 2020
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4463
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SIKUR T’A KISHE ARKEN E NOHEIT ?!, Posted 20 Mars 2020, 11:21
Nga Fritz RADOVANI:
SIKUR T’A KISHE
ARKEN E NOHEIT ?!


Imazh


ARKA IMAGJINARE E NOHEIT…

Sa miljarda njerzë sot mendojnë si unë ?!
- As nuk din kush me e diftue…
Po neser, sa do të mendojnë si unë ?
Asht mirë me e lanë të shkrueme n’ Arkë, edhe pse …
Per disa shekuj “disa..”, nuk kanë me dijtë me e lexue !..

Melbourne, 20 Mars 2020.


viewtopic.php?f=30&t=1665
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4463
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
2020
VITI I AT GJERGJ FISHTES

-8o VJET-
1940 - 2020
AT GJERGJ FISHTA O.F.M.
ASHT MENDJA, ZEMRA E
SHPIRTI I
POPULLIT SHQIPTAR !

Imazh
PLLAKAT NGA FRITZ RADOVANI (2019)


Vllazen e Motra Shqiptarë!

Me daten 22 Nandor asht Dita e Alfabetit Shqip, që u punue në Shoqninë “Bashkimi” të Shkodres në vitin 1908, nga Poeti Kombtar At Gjergj Fishta, dhe u aprovue në Kongresin e Manastirit.
Ai Alfabet na mësoi me shkrue fjalët Nanë, Babë e Shqipni…
Veprat tjera të Atdhetarit At Gjergj Fishta i sherbyen gjithmonë Bashkimit Shqiptarve nen tingujt e Hymnit Flamurit Kombtar, Flamurit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!
Në këte 80 vjetor që i madhi At Fishta mbylli sytë pergjithmonë, mendoj se, Shqiptarët duhet të kujtojnë Veprat e Tij të Perjetëshme tue i kushtue:

“VITIN 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTES”

Melbourne, 20 Nandor 2019. Me respekt, Fritz RADOVANI

Kujtoj…Sot, mbas pak vjetësh librin:
Daniel GAZULLI - Fritz RADOVANI
Në 70 – vjetorin e vdekjes së Poetit tonë Kombëtar!


Ia kushtojnë, Autorët.
Dhjetor 2010.

Kopertina®: Foto e Përkrenares Gj. Kastriotit Vienë, D. Gazulli 2007
Portret i At Gj. Fishtës, Grafikë nga F. Radovani, 2010.

JETA DHE VEPRA E
AT GJERGJ FISHTËS OFM.
ASHT PËRGJITHMONË:
MENDJA, ZEMRA DHE SHPIRTI I
POPULLIT SHQIPTAR !


6 At Gjergj Fishta vdiq me 30 Dhjetor 1940...


At Gjergj Fishta vdiq në prag të vitit ri 1941. Me formimin e Partisë Komuniste Shqiptare nga emisarët jugosllavë të Titos, vetkuptohet se jeta, shkolla, kultura, shoqnia apo politika do të kalonin nën ndikimin sllav, që ma vonë mori edhe formën qeveritare e shtetnore të Jugosllavisë, e njohun nga vendimet e Jaltës në Shkurt të 1945, kur Stalini u takue me Rusveltin e Çërçillin.
Ja parashikimi i At Fishtës që në 1914, në

“Një gjamë dëshpërimi!..”
Veç sot pse Europa, sot që asht gjith’ uzdaja
Se Shqiptaria e lirë del zojë n’ vetveti,
Pse sot Europa, - do Mbretni t’ Mëdhaja –
Duen me e ngushtue kah toka edhe kah deti,
E n’ vende tona duen që shkjau të shklasë
E fisi shqiptarit n’ dhe t’ humbasë?...


Atëherë kur Shteti Shqiptar dhe Qeveria Provizore e Tiranës u zgjodhën dhe vazhduen me u drejtue nga komunistët shqiptarë, sherbëtorë besnikë të Titos dhe të Stalinit, çfarë mund të pritej përveç një pushtimi të ri, që po zëvendsonte atë fashist e nazist? E të mendosh se Shqipnia, mbas pushtimit fashist të vitit 1939, kur kryeministër ishte Mustafa Kruja, ministri i arsimit Ernest Koliqi arrijti me hapë 220 shkolla shqipe jashta tokës Nanë, në territoret e pushtueme nga Serbia, në Ulqin, Tivar, Hot, Grudë e Kosovë, e kudo ku kishte në organet shtetnore vetëm Shqiptarë. Pushtuesit nazistë njohën edhe të drejtën e vendosjes së Flamurit Kombëtar Shqiptar pa shenjat e fashizmit apo të nazizmit.
Ndërsa, me 29 Nandor 1944, po në kompanjelin e Fretënve, aty ku At Fishta vendosi Flamurin Kombëtar në 1913, partizanët komunista të Enver Hoxhës vendosën Flamurin e zhigatun me yllin e kuq jugosllav, porosi e “shokut” Tito, në shenjë poshtnimi të Mbasardhësve të Gjergj Kastriotit, Dedë Gjo’ Lulit, Ismail Qemalit, At Fishtës dhe të gjithë Atyne Atdhetarëve Shqiptarë, që luftuen Trimnisht e vdiqën Burrnisht për Shqipninë Europiane, por kurrë të poshtnueme prej sllavëve.
Me të drejtë At Fishta shkruen:

Këtu, këtu Shqiptarë!.. A ndiet?.. Ku ju kam...Ku jeni?
Mo’ leni burra!.. M’ armë!.. Mbaroi Kosova!...
Janina humbi!.. e ndoshta Tepeleni...
Shkoi Manastiri! Dibra dhe Gjakova!...
Vendet ma t’ mira ne na i mori shkjau,
E, çka asht ma zi, ne vëlla me vëlla na ndau.


Vazhdon pjesa e VII...

Melbourne, 23 Mars 2020.


2020
VITI I AT GJERGJ FISHTES

-8o VJET-
1940 - 2020
AT GJERGJ FISHTA O.F.M.
ASHT MENDJA, ZEMRA E
SHPIRTI I
POPULLIT SHQIPTAR !
PLLAKAT NGA FRITZ RADOVANI (2019)



Vllazen e Motra Shqiptarë!

Me daten 22 Nandor asht Dita e Alfabetit Shqip, që u punue në Shoqninë “Bashkimi” të Shkodres në vitin 1908, nga Poeti Kombtar At Gjergj Fishta, dhe u aprovue në Kongresin e Manastirit.
Ai Alfabet na mësoi me shkrue fjalët Nanë, Babë e Shqipni…
Veprat tjera të Atdhetarit At Gjergj Fishta i sherbyen gjithmonë Bashkimit Shqiptarve nen tingujt e Hymnit Flamurit Kombtar, Flamurit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!
Në këte 80 vjetor që i madhi At Fishta mbylli sytë pergjithmonë, mendoj se, Shqiptarët duhet të kujtojnë Veprat e Tij të Perjetëshme tue i kushtue:

“VITIN 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTES”

Melbourne, 20 Nandor 2019. Me respekt, Fritz RADOVANI

Kujtoj…Sot, mbas pak vjetësh librin:
Daniel GAZULLI - Fritz RADOVANI
Në 70 – vjetorin e vdekjes së Poetit tonë Kombëtar!

Ia kushtojnë, Autorët.
Dhjetor 2010.

Kopertina®: Foto e Përkrenares Gj. Kastriotit Vienë, D. Gazulli 2007
Portret i At Gj. Fishtës, Grafikë nga F. Radovani, 2010.


JETA DHE VEPRA E
AT GJERGJ FISHTËS OFM.
ASHT PËRGJITHMONË:
MENDJA, ZEMRA DHE SHPIRTI I
POPULLIT SHQIPTAR !

7 E zani i Tij sot...

E zani i Tij sot... ndër Rrëmaji ushton: “Surgite mortui!”

“ÇOHUNI, TË VDEKUN!”


Ah! N’ kambë, bre burra! N’ kambë! Çka jeni fshehë
Ndër furka t’ grave, si do rrole t’ këqia?...
Sot armët duen rrokë; taganat sot duen mprehë;
Asht turp, për Zotin! Shurdhë me humbë Shqipnia.
Mo’ leni, burra, bre! Kushtrim! Kushtrim!
A gjallë me nder; a vdekë grue e trim!

E n’qoftë se lypet prej s’ hyjnueshmes Mëni,
Që flijë t’ bahet ndo’i shqiptar n’ therore,
Qe, mue tek m’ keni, merrni e m’ bani fli
Për Shqiptari, me shue çdo mëni mizore.
Oh! Edhe pa mue Shqipnia qoftë e rroftë,
E nami i saj përjetë u trashigoftë!...

At Gjergj Fishta asht e do t’ jetë mendja, zemra dhe shpirti i Popullit Shqiptar!
Ai ishte dhe mbetet përgjithmonë vetëdija e kombit shqiptar!

Këta pak rreshta le t’jenë...

“Një Lule Vjeshtet”

Emnin Tand kanë për t’ këndue, e vrrini e bjeshka
Gjithmonë i ri, tue njehë furit e tmerrshme,
Ambël prej emnit Tand kanë me jehue.
Me maje t’ briskut kanë me shkrue mbi lisa
Me shkrola t’ njohuna Veç prej barinjve
Kanë me u rritë lisat, përse sopata as reja
S’ e prekin landën, ku asht ravisë Ai emën:
E tue u rritë lisat, kanë me u rritë shkrolat;
E kështu ma t’ qarta, mbas disa qindvjetëve,
Nipat ma t’ vonët kanë me i këndue e emni,
Sa t’ bjerë dielli tokës, ka me t’ u këndue.


Bashkautorët: Fritz Radovani e Daniel Gazulli.

“I dëbuemi”...“I dëbuemi”...“I dëbuemi”... “I... Lamtumirë!.. .Vendet e mia... Qe po zhduken... dalngadalë... Lamtumirë! Ti shtëpia e t’ Parëve,
Ku ma s’ pari m’ agoi drita...
...E ku strehë u dhashë shtegtarëve...
Miqt e babës edhe ku i prita. Lamtumirë,
...carani n’ votër! Lamtumirë, ju armët e shkreta!...
Lamtumirë, ti Nanë e motër!
Lamtumirë, përsa t’ jetë jeta!..O shtegtar, n’ një vorr të ri N’ hasësh ndonjëherë ti, tue ndjekë shtegun, T’ çelun n’ ranë n’ për ndonjë shkreti, Aty vetë kam me kenë vdekun.
Një Kryq druni, të kjofsha true, Nxirre e venma përmbi krye, E, nemose, ti për mue Lutju Hyjit për çka t’ kem fye....

Dhetor 2010.

Vazhdon VITI I AT FISHTËS...
Melbourne, 4 Prill 2020.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4463
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
BAJRAM CURRI
DHE DRAGOBIA …

Imazh

SHPELLA DRAGOBISË
29 MARS 1925… Kjo Shpellë u la me gjak… 95 vjetë perpara...
E sot, ka shumë prej “atyne” që mendojnë se “Shpella asht mbyllë”!..
E sot, ka edhe ma shumë që kujtojnë se Bajram CURRI “po harrohet”!..
E sot, ka edhe nga “ata”.., që po kerkojnë me ia mbyllë edhe plagët...
Atë ditë... Bash kur mreti po lante duert si Pilati, u suell e u tha “miqve”:
“Tashti, nuk kam ma frikë asnjë njeri!”... E Gjaku shkonte rrkajë!...
Rrkajë në Bari... Rrkajë në Dragobi... Rrkajë në Vermosh.., e n’ Ohër...
E peshë u çue Valbona... Me rrkajt’ e dallgët e saja skuqi Ballkanin!..
E rrkajë shkoi Gjaku i Bajram Currit.., mbi letrat e Pashiqit...
Gaboni o vrasës të pabesë! Bisha t’egra e të terbueme t’ Vllazenve tuej!
Nuk i kishte ra dheu Ftyrës ende as Luigj Gurakuqit e, as Bajram Currit,..
E, nder ata Bjeshkë t’ Nêmuna, katilat e pashshpirtë vazhduen me ua zhgulë Foshnjet e merthyeme per parzem të Nanave të veta... E me i vra...
Loçkat e zemres së Tyne.., që perjetsisht ua nxine jeten Atyne Nanave...
E paturpsisht.., merren kockat e atij tiranit vrastarë nga vorret serbe të Parisit, e sillen n’ krah nga tradhtarët e atdheut, per me i vue në qender të Tiranës së Toptanve! Po, kockat e dajës Esad kur po i sillni o t’ paftyrë?
Rreshtoni me “heronjtë” e Titos, të skiles boshnjake e të kobres së zezë!
Shporruni andej, ikni atje ku keni “vëllezrit e gjakut”, o pjellë mizore!..
Shpellat e lame me Gjak Atdhetarësh dhe plagët e Tyne, do të vazhdojnë me gufue Gjak të paster po, po edhe të freskët, si flladi i Atyne Bjeshkve…
Atdhetarët që dhane jeten per Flamurin e Kastriotit janë të Pavdekshem!
Melbourne, 27 Mars 2020.


Nga Fritz RADOVANI:
Pyetja I.
VIRUSI PYET: A E DINI KET
?

Imazh
NDUE PALI
1922-1945


Ju pyet ju qeveritarve të Shqipnisë e të Kosovës, a e dini ket?

•1945… Plot 75 vjet ma parë, Ndue Pali para pushkatimit në Zallin e Kirit, i lidhun përdore me Caf Metin, ka deklarue simbas proces verbalit të mbajtun nga terroristi Aranit Çela:
“Proçes- verbal. I mbajtun mbi vullnetin e mbramë të të dënuarve me vdekje,
Ndue Mirash Pali dhe Caf Meti, nga Shkodra.
Sot më 15 gusht 1945, ditën e mërkure, ora 5.00 para drekë, unë prokuror i Gjykatës Ushtarake, kapiten i II Aranit Çela, shkova në vendin ku do të ekzekutoheshin kriminelët e luftës dhe armiqtë e popullit, Ndue Pali dhe Caf Meti nga Shkodra, për të marrë fjalën e fundit të tyre, në të cilën thanë këto: Ndue Pali: Nuk më vjen keq, që unë sot pushkatohem prej vllazënve të mij. Jam i lumtun që unë po vdes në tokën shqiptare pas pesë vjet vuejtjesh që pata nga fashistët dhe nazistët. Shqipnia rron edhe pa Ndue Palin!
Një fjalë dua t’ja drejtoj rinisë nacionaliste: Punoni deri në vdekje për një Shqipni të lirë, indipëndente, me baza shoqnore moderne demokratike!
Rrnoftë Shqipnia e Shqiptarëve!
Të fala familjes.
Prokuror (Aranit Çela) d.v.”


Shenim FR: Fjala e fundit botohet pa asnjë ndryshim nga origjinali.
Qeveritarë! Tash 75 vjetë vetem vritni e zhdukni Atdhetarë! Turp per ju!
FOTOKOPJO E ORIGJINALIT:

Melbourne, 26 Mars 2020.


Nga Fritz RADOVANI:
Pyetja 2

VIRUSI PYET: PO KET A E DINI ?
PREJ CILIT VIT JAM N’ SHQIPNI ?

Imazh
KOMPANJELI 1913...


Kam plot 75 vjetë që kam vorrosë kushedi sa të gjallë e të vdekun…
“Ç’ donte Populli… Bënte Partia, dhe ç’ thonte Partia.., bente Populli!”
Ecë e mos e ban po deshte!..
Cila ishte detyra e parë e Virusit në Shqipni? – Zhdukja e kompanjelave!
Këte e dinin vetem “shokët” Tito, Stalini dhe Enveri me Mugoshen…
“Aty ku At Gjergj Fishta me 13 Qershor 1913 vuni Flamurin e Kastriotit, aty me 29 Nandor 1944, me vue Flamurin e Shqipnisë me yllin e kuq, dhe persa t’ jetë jeta, “mos të dëgjohët më Hymni i Flamurit i Patër Fishtës”!
E, “Të shkatrrohet kulm e thëmel çerdhja e Françeskanëve t’ Shkodres! Atire Gjirokastritëve tanë, u bie detirë, të shpartallojnë ‘Lahuten e tire’!..
Dyke filluar nga ajo gjuha e Krishtit, në Kalanë e Drishtit... Filloni nga:
Imz. Pal Engjulli, Don Gjon Buzukun... Don Aleksandër SIRDANI, At Anton HARAPI, Anton LOGORECI, At Anton ZANONI, Arshi PIPA, At Bernardin PALAJ, At Benedikt DEMA, Branko MERXHANI, At Daniel GJEÇAJ, Dedë GAJTANI, Engjëll RADOJA, Ernest KOLIQI, Et’hem HAXHIADEMI, Elena LULI, Faik KONICA, Frano ALKAJ, At Gjergj FISHTA, Gjergj PEKMEZI, Gjon SINISHTA, Guljelm DEDA, Ilo Mitkë QAFËZEZI, At Justin RROTA, Don Kolec PRENNUSHI (Pseudonim Mujs POLEMI), Karl GURAKUQI, Kolë Bib MIRAKAJ, Kolë THAÇI, Konstantin KOTE, Kostë A. ÇEKREZI, At Konrrad GJOLAJ, Krist MALOKI, Kristo FLOQI, Don Lazër SHANTOJA (Pseudonim Y...), Lef NOSI, Imz. Luigj BUMÇI, At Luigj MARLEKAJ, Luigj THAÇI, Lumo SKËNDO (Mit’hat FRASHËRI), At Marin SIRDANI, At Mark HARAPI, Mark DEMA, Martin CAMAJ, Mati LOGORECI, Mehdi FRASHËRI, Musine KOKALARI, Mustafa KRUJA – MERLIKA (Shpend BARDHI), Namik RESSULI, Ndoc VASIJA, Don Ndre ZADEJA, Don Nikoll GAZULLI, Nikoll DAKA, Don Nikoll MAZRREKU, At Pashko BARDHI, At Pjeter MËSHKALLA, Imzot Preng DOÇI, Qemal DRAÇINI, Sami REPISHTI, Simon SHUTERIQI, Stavro SKENDI, Zoj XOXA, Tajar ZAVALANI, Vangjel KOÇA, Imzot Vinçenc PRENNUSHI, Vasil ALARUPI (B. Shapërdani), Zef M. HARAPI, Zef SCHIRO Jr. (I riu), Zef ZORBA, At Zef VALENTINI, etj.., etj...”
A nuk ishte “Virus” në 1967, ajo që ngjau me “Kishen e Vaut të Dejës”?..
Detyra Virusit ishte: Shfarosja e Letersisë e Historisë Atdhetare Shqipe, tue piksynue që me zhdukë me themel GJUHEN GEGËNISHTE SHQIPE...
“Ky është kopshti i rilindjes socializmit në Ballkanin Perëndimor !”... Melbourne, 31 Mars 2020.

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
MëparshmePërpara
Posto një përgjigje 401 postime · Faqe 40 prej 41 · 1 ... 37, 38, 39, 40, 41
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 0 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 08 Prill 2020, 20:38
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari