Letra dhe lapsi nje misherim i vargut ku letrari le gjurme ne historine dhe legjenden e nje kombi.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 61 postime · Faqe 7 prej 7 · 1 ... 3, 4, 5, 6, 7
Ismail KADARE dhe ENVER HOXHA, ELENA GUSHO, KADRIE, SHAHIN
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4450
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Pak humanizëm !!!
Vrasja e 300 fëmijve! Heshtja e Deputetit Nr. 86!
Mos-Reflektimi i ndalon Nobelin!


Imazh


Mbas 29 nandorit i 1944 banda sllave e Tiranës shpalli luftë për vdekje ndaj një pjesë të popullsis kundërshtare apo asnjanse dhe jo simpatizantë e instalimit të diktaturës sllave-komuniste!
Dhuna qeveritare nën suportin dhe prezencën jugosllave – sovjetike-kineze ishte anmiqsore e pamëshirshme gjatë periudhës 1944-1991, që e drejtoi urrejtjen dhe asgjësimin deri te institucjonet fetare – si pronë shpirtnore shekullore e shqiptarve.
Arrestimet, pushkatimet, grabitjet e pronave të ish klasës së pasun dhe asaj fetare ishin festa e bolshevikve! 36 lloj tortura nga ma barbare, përsekucjon, gjurmime, hetuesi krimesh, spiunime, përçarje, pushkatime, coptime kufomash, hedhje njerzish, gjymtyrësh të viktimës nepër shkambinjë, lumenjë, groposje etj. ndodhi deri në 1991.
Vetëm në Shkodër u hapën 26 burgje mbas 1944, u dëbuen shumë familje nëpër kampet e shfarosjes, ku lindën shumë fëmi edhe nepër qelitë e torturave. U internue nana me foshnje, gra shtazane, fëmijë, ku nji numër i madh pësuen drama tragjike me pasoja të randa për familjet shqiptare edhe sot në vitin 2020.
Bandën e Enver Hoxhës e shqetsonte tmerrsisht brezi i ri, trashëgimtarët e asaj pjese që i kishin burgosë, internue, terrorizue, vra etj.
Mjerisht shkapërceu ndjenja e urrejtjes e bandës sllavo-komuniste dhe hakmarrjes ndaj brezit të ri, diktatura te fëmijtë e moshave nën 14 vjeç e ksaj pjese të familjarve antikomuniste me ndërmarrjen e akteve juridike. Fmijtë e ksaj klase të përsekutuarve ishte Pasqyra e Kujtesës së dramës terroriste e qeverisë ndaj prindve të tyne! Synimi i qeverisë shqiptare-sllave –kineze ishte të shfaroste fmijtë si brezë i Kujtesës së Gjenocidit komunist!

Vdekja e 300 fmijve në Kampin e Shfarosjes në 1946-1947 - Gjenocid

300 fmijë kanë vdekë në kampet e kolonive të dënuarve politikë, kampe pune çfarorse në kushte shnjerzore,...në vitet 1946-1947! Ky akt kanibalë cilsohet në juridiksionin ndërkombtar si Gjenocid!
Asht ngritë kohët e fundit nji Memorial i 300 viktimave të Gjenocidit komunist me 300 pemë të mbjelluna – Simbol Kujtese e një Gjneocid të Qeveris Shqiptare të periudhës 1944-1991.
Pyetjet; Ku u bazue shteti në realizimin e ktij skenarit terrorist ndaj 300 fmijve?
Fakti asht, se u hartue vendimi mbi Internimin dhe dëbimin e familjeve antikomuniste mbas 1944, por e përsosën matej me tekste mjerane e injorante duke u maskue te ndëshkimi penal ndaj dëbimit si masë administrative, që në fakt ishin masa gjenocidale të cilsuem nga juristat e Këshillit të Ministrave nën urdhnin policor të Byrosë Politike me në krye E.Hoxhën, të cilët e hartuen në formën e nji dekreti me Nr. 5912 të 26.6.1979.
Ky dekret i thjeshtë në tekstë ka shkaktue katastrofë vuejtjesh, torturash ndër fmijë derisa shkaktoi 300 fëmijë të vdekun, të cilsuem; Një Gjenocid i pastër ndaj fmijve.

Miratimi i Dekretit në Kuvendin Popullor
Një Festë e Partis Komuniste

Dekreti në fjalë u diskutue në Kuvendin Popullor me 267 deputetë. Të gjithë e miratuen me brohoritje, si një suksesë të madh i korrun kundër familjeve dhe fmijve reaksjonarë! Çdo votim i ligjeve dhe i dekreteve kundra familjeve, fmijve dhe njerzve kundërshtarë politikë shndrrohej në festë politike, besnikrije, fanatizmi ndaj Enver Hoxhës, diktaturës sllave-komuniste dhe privilegjeve të tyne!
Ky akt tjetër i miratimit me knaqsi nga 267 deputetë të Kuvendit Popullor përban një akuzë të randë për një miratim dhe duartrokitje ndaj një vepre gjenocidale! Akte të tilla nuk e mbronte fëmijtë, por thellohej në breza urrejtja dhe hakmarrja ndaj të të pafajshmve. Me synimin e vetëm të krijonin – Nji shoqëri pa familje dhe trashëgimtarë kundërshtar të regjimit bolshevik! Pasojat tragjike ishin dhe mbeten edhe sot e mot!

Pse nuk u takue ish Deputeti i 12 vjetve, me fmijtë e rritun të burgjeve dhe të kampeve të përqendrimit mbas 1992?

Lypsari i Nobelit votoi + duartrokiti dhe i qau n’arkivol Stalinin dhe Enverin, por harroi mbas diktaturës të shkruente nji fjalë, një libër apo edhe t’i takonte fmijtë e kampeve, tashmë të rritun si dhe prindët e 300 fmijve të vdekun në kampet e shfarosjes në Shqypni!

Kush e ndaloi ish deputetin me Nr. 82, 86, 87 ndër 267 ish deputetë komunistë të shprehte për ket Gjenocid të 300 fëmijve?


Përgjegja asht: Mbeti besnik fanatik i votimeve, i duartrokitjeve për masakra të tjera ndaj fëmjve! Ku asht morali humanist? Si mund të lypi me të gjitha makinacjonet shtetnore shqiptare dhe ato ndërkombtare Nobelin me kët sfond të errët?

Deputeti i 12 vjetve, prej legjislaturave 7, 8 dhe 9 të periudhës diktatorjale komuniste-sllave;

1970-1982 me Nr. Rendor; 82, 86 dhe 87 lypë Çmimin Nobël!
(20.9.1970 – 28.10.1974; 28.10.1974 – 25.12.1978(Nr. Rendor 82 nër 267 deputetë), 25.12.1978 – 14.11.1982)me Nr. 82, që bashkë-duartrokiti me jarga histerike ekzaltimit kët dekret kriminal-gjenocidal pranon kerkesat e qeverisë dhe akademis enveriste e marrjes së Çmimin Nobël!
Përse i duhet dhanë ktij ish deputetit komunist pa moral human me Nr. 82, 86 dhe 87 nji Çmim Nobël?
Për miratimin e nji dekreti gjenocidal me pasoja vdekjen e ma shumë se 300 fmijve të tjerë në kampet e internimit?
Apo se i këndoi poezi vdekjes së dy kryediktatorve ma të mdhaj të botës; Stalinit dhe Enverit!
Çfarë librit ka shkrue për kombin shqyptar si në diktaturën komunist dhe pas diktaturës me mesazhe me përmasa kombtare aktuale sikurse kryevepra kombtare “Lahuta e Malcis” e poetit kombtar – At Gjergj Fishtës, që mbeti në pjedestal edhe sot e mot?
Ai vetëm i ka thurë vargje jetëgjatsis së Diktaturës dhe kryediktatorit kanibal të bandës terroriste të kushrinit të tij – E.Hoxhës dhe Stalinit!
Turpë për votimin dhe Mosreflektimin edhe mbas 1991 ndaj Gjenocidit të 300 fmijve e ish deputetit me nr. 82, 86 e 87!

A të ka mbetë pak turp - Falja Nobelin 300 e ma shumë familjeve të Fmijve të vdekun!
Edhe Duartrokitje për Gjenocidin e ma shumë se 300 fmijve të shfarosun nepër kampe edhe Nobelin!!!


ImazhImazh

Turpë për qeverinë!
Turpë për Akademinë e Shkencave!
Turpë për Komitetin e Nobelit nëse ja dhuron ish deputetit: Nr. 82, 86, 87!
Ma poshtë lexoni Dekretin e Presidiumit të Kuvendit Popullor të Shqipnis të miratuem e të duartrokitun edhe nga ish deputeti, që lypë çmime botës me zori:


Imazh

Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë
Presidiumi i Kuvendit Popullor
Dekret
Për Internim dhe dëbim si masë administrative
Në mbështetje të nenit 76 të Kushtetutës,
Me propozimin e Këshillit të Ministrave
Presidiumi i Kuvendit Popullor i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë

Vendosi:

Neni 1

Internimi dhe dëbimi, si masë administrative, mund të vendoset kundër shtetasve shqiptarë, shtetasve të huaj dhe personave pa shtetësi, që kanë mbushur moshën 14 vjeç, janë të përgjegjshëm dhe paraqesin rrezikshmëri për rendin shoqëror të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.
Dëbimi kundër të huajve mund të vendoset edhe me nxjerrjen e tyre jashtë kufijve të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.
Neni 2

Internimi dhe dëbimi mund të vendosen edhe kundër pjesëtarëve të familjes së personave të arratisur brenda ose jashtë shtetit.
Quhen pjesëtarë të familjes personat që, në çastin e arratisjes, bashkëjetonin me të arratisurin, si bashkëshorti, fëmijët, prindërit, vëllezërit dhe motrat, si dhe persona te tjerë që bashkëjetonin me të dhe kanë qenë në ngarkim të tij.
Neni 3

Internimi dhe dëbimi, si masë administrative vendoset nga një komision i përbërë nga kryetari, që është një zëvendëskryetar i Këshillit të Ministrave, zëvendëskryetari, që është ministri i Punëve të Brendshme dhe me anëtarë; kryetarin e Gjykatës së Lartë dhe Prokurorin e Përgjithshëm.
Kryetari i Komisionit të Internimit dhe të Dëbimit caktohet nga kryetari i Këshillit të Ministrave të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.
Neni 4

Komisioni i Internimit dhe Dëbimit mund të revokojë në çdo kohë masën administrative të internimit ose dëbimit të marrë më parë prej tij.
Personat e internuar nuk thirren për të kryer shërbimin ushtarak aktiv dhe, në rast se janë thirrur, me kërkesën e Komisionit të Internimit dhe të Dëbimit, lirohen nga ushtria për të vuajtur internimin.
Neni 5

Afatet e caktuara në nenet 26 e 27 të Kodit Penal të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, zbatohen edhe për internimin e dëbimin si masë administrative.
Neni 6

Komisioni i Internimit dhe i Dëbimit mund të vendosë zgjatjen e masës administrative të internimit dhe të dëbimit, kur ai e sheh të nevojshme, si dhe heqjen para kohe të saj, kur personat e internuar dhe të dëbuar nuk paraqesin më rrezikshmëri shoqërore.
Komisioni mund të vendosë edhe ndërrimin e vendit të internimit të personave të internuar nga një vend në tjetrin, si dhe të ndryshojë vendet që i janë ndaluar për banim personit të dëbuar.
Neni 7

Dekreti nr. 1906, datë 2.8.1954, “Mbi internimin dhe dëbimin si masë administrative”; dekreti nr. 3027, datë 12.1.1960, “Mbi disa ndryshime në dekretin nr. 906, datë 2.8.1954 mbi internimin dhe dëbimin si masë administrative” dhe dekreti nr. 4137, datë 9.5.1966 “Mbi një shtesë në dekretin nr. 1906, datë 2.8.1954 mbi internimin dhe dëbimin si masë administrative, shfuqizohen.
Neni 8

Ky dekret hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në gazetën zyrtare.
Tiranë, më 26.6.1979
Nr. i dekretit: 5912
Për Presidiumin e Kuvendit Popullor
të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë
Sekretari Kryetari
Telo Mezini Haxhi Lleshi

E martë, 4.II.2020
Lahuta e Gegnis
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Mëparshme
Posto një përgjigje 61 postime · Faqe 7 prej 7 · 1 ... 3, 4, 5, 6, 7
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 0 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 24 Shkurt 2020, 17:08
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari