Ketu do gjeni te gjithe patriotet qe kan marre pjese ne historine e kombit tone.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
45 vjet nga vdekja e Prof. Ernest Koliqit 1975-15janar 2020
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4500
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Pak fjalë për Ju - Prof. Ernest Koliq - Njeriu mâ i harruemi!


45 vjetori i ndamjes nga jeta i Prof. Ernest Koliqit

1975 - 15 janar – 2020
Imazh


Prof. Ernesti i lindun në Shkodër.

Mbylli sytë në Romë me zemër të plasun për Shkodrën
(Kryeqytetin e Ilirve, Arbnis, Kryeqyteti i Kulturës, Kryeqyteti i Luftrave, Kryeqyteti i Poezis-Muzikës-i Bukuris, Kryeqyteti i ambasadave, kryeqyteti i Klerikve dhe Kryeqyteti i Gjenocidit nga komunizmi dhe i Rezistencës për afro 50 vjet dhe Kryeqyteti i Luleve dhe i Dashnis).
Ishte novelist, poet, politikan, mësues, ministër, albanolog, përkthyes, patriot,...dërgoi mbi 200 mësues nga Shqypnia për ta ndihmue Kosovën me Dritën e Ditunis...!
Miku i gjigandve të kombit; Lasgush Poradecit, Asdrenit, i Martirit çifut - Prof. Norbert Joklit,...
- U tregue padrejtsia ndaj Tij prej regjimit komunist dhe nga Heshtja për 30 vjet mbas komunizmit(1992-2020 e në vazhdim)!

Ministria e Arsimit dhe Kulturës ishte Votër - Drita e Shqiptarizmit, e Dijes dhe e Dashnis për Zotin

Nën Ministrin Prof. E. Koliqi - Autor i Dergimit, mbi 200 mësuesve në Kosovë

Imazh

Edhe Koliqi shahej : “….Të shamet e belbacukëvet të gjuhës shqipe nëpër radjo të Tiranës e të Londrës (me më shi mue janë dakord) e shkrimet epileptike të mistrecave qi qohen në maje të gishtave edhe trashojnë zanin për m’u dukë politikanta serioza, nuk më bajnë mu as të xet as të ftohtë. Ndërgjegjen e kam të qetë. Kam krye gjithmonë detyrën si shqiptar i mirë në rrethanat ma të vështira, tue ia vu menden substancës së shqiptarizmit, jo dukjes. Ata që më njohin mirë e dijnë se akuzat qi më drejtohen janë krejt pa themel. …..

Ekipi i Ministriss Arsimit - Të gjithë profesora, akademike; Aleksandër Xhuvani, Karl Gurakuqi, Namik Resuli, Eqerem Çabej, Vangjel Koça, Ndue Paluca, Prof. Papakristo, Selman Riza etj.

Prof. Ernest Koliqi - Për tregtarin shkodran:
Imazh
Rruga "Gjuhadol" Shkodër

"Por edhe një fjalë due me t’a thanë e të lutem vire ne vesh si at këshillë qi më dhe mâ par në dugajë.
Ti thue se jeton, por rrehesh. Ti je shlye prej numrit të të gjallëve qyshse je ndry në kët dugajë mbushë me mall.
Ky asht vorri i yt.

E sa për Shqipni po të siguroj un se ka me qindrue. Prandej mos ban merak se edhe flamujt kanë me t’u shitë krejt.
Por rueje shpirtin t’and mos t’ia shtish dreqit."
Nga libri "Tregtarë Flamujsh" e E.Koliqit

- Prof. E. Koliqi - Për Mit-hat Frashërin:
ImazhImazh


Mendoje mirë Mit’hat beji, i thonte, se ndoshta sot fati i kombit asht në doren Tande.
Ke rasën të persëritesh vepren e të ndjerit Tyt eti, që kje një nder shtyllat kryesore të Lidhjes së Prizrenit, e cila atëherë, e pat shpëtue Shqipninë nga coptimi, kundër vendimit absurd t'Europës në Kuvendin e Berlinit në vitin 1878.

Oportuniteti i kohës, prestigji që shpresojmë se Ti e gëzon nder qarqet e ndryshme politike, dhe përgjegjësia ndaj së kaluemes e së ardhmës, sot të shenojnë Ty të marrësh persiper bashkimin e zemrave, ndjenjave e mendjeve Shqiptare…
Ti je sot njeri i përshtatshem me shpallë VERBIN E BASHKIMIT, tue marrë nënstjetulla t' akuzuemit e pafaj, tue moderue kryekëcyemit e intersigjentat, tue afirmue interesin epror të Kombit mbi pasojat e fraksjonet... Meritat e fajet e sejcilit individ o grup politik, le të shikohen në Shqipni, kur Populli të jetë i lirë me shpreh vullnetin e tij, kur Atdheu të jetë i siguruem.
Në mergim lè të inkuadrohemi të gjithë tok kundër komunizmit, kundër pansllavizmit moskovit...
Nën drejtimin e ndritun e atnuer të Tandin, né jemi gati të pranojmë me u ba ushtarë e sekretarë, dhe të gjithë përpjekjen tonë me e ba n' emnin Tand. Prej Téje lypim vetem sjellje leale e burrnore, të mbani qendrim mbi pasjonet individuale, ideologjike, krahinore e fetare.
Lypim që të bahesh Prijës e Atë i të gjithëve njëlloj!..”

Mit’hat beu e falenderoi Koliqin per idetë e kjarta e të nalta që i shprehi, per ndiesitë leale e inkurajimin që i dha me këto deklarata si një përfaqsues i një grupi që Mit’hat beu i njihte të gjithë “burra të ndershem e të dobishem politikisht”. Kjo asht vetë shprehja e të ndjerit Mit’hat bej. Premtoi të gjejë rasën e mirë me u takue prap, e me perfundue në dobinë ma të mirë të bashkimit të Shqiptarëve në mergim në interesin e Atdheut.
Vdiq në New York, pa i ra andejpari kurrëma asaj fjalë, e mbasi pat veprue krejt të kundërten."

Marrë nga libri i Kolonel - Kolë Bib Mirakës ”Vetvrasja e nji kombi” botimi 2015

Elegjí mbi Ernest Koliqin - Poezi
Imazh


Zâni i pervájshem,
kob per veshët e mí,
m’ka drithmue zemren
e m’ka zhgrehun n’lot …
Ernest i dashtun,
pse po na mblon n’zí?
Po pse me u nisë ti sot ?
Âsht dimen, ákull …
Ku me i marrë tash t’mjerat
zemra që deshtën
me hî n’vorr me ty?
N’daç i ndajnë shtetet,
n’daç i ndajnë skyferat
t’terbum me gjak nder sy …
N’daç i ndajnë detet,
N’daç i ndân e liga,
o n’daç burgimi
i patenzonë tue ndry
mbrenda t’pafájshmin
sa t’jetojë n’veriga,
t’Damòklit shpatë mbi kry’!

Elegjí mbi Ernest Koliqin: nga Dom Prenk Ndrevashaj, marrë nga “Shêjzat” (Le Pleiadi), Numër Përkujtimuer kushtue Prof. Ernest Koliqit

Ernest Koliqi - Poezi
Shkodra në mëngjese
Mbylli sytë me zemër të plasun pa e pa Shkodër-locen e Tij

Imazh

Këndojnë bashkë në mëngjese pesë kumbonare,
këndojnë në ajri mbi Shkodër ende fjetë:
mbi Maranaj qet vetllen kureshtare
agimi e hjedh në liqe synin e qetë.
Përhapë lajmin e zgjimit rrezja e parë
të parat pershendetje dridhen në heshti të lete,
e shpejt në at lavdi dielli, qi e veshë fare
Shkodra kumbon me zane, zhurmë e jete.
E ai diell prendvere i ri shprazet në shtepija
udha e lulishta tue ngjallë ngjyra e shkendija,
tue mbshtjellë gjithshka si nji tis ari, i holle:
skaj ne skaj si lum gzimi tue rreshqite
në syt e vashave, qeshë, e mbush me drite
kacurrelat e tyne kur shkojnë në shkolle.

Pregatiti Bep Martin Pjetri
E djelë, 12.I.2020

20 - ora 9:09, 13.1.2020
70 - ora 20:00 16.1.2020
80 - ora 08:00 17.1.2020
396 - ora 20:20 - 14.II.2020

http://www.radiandradi.com/koliqi-per-h ... 63f4pVJSKQ
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 0 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 04 Korrik 2020, 17:55
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari