Gjithcka mbi naten e erret 45vjecare komuniste shqiptare
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 387 postime · Faqe 39 prej 39 · 1 ... 35, 36, 37, 38, 39
120 VJETORI I LINDJES SË IMZOT GASPËR THACIT
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4441
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
AT JUSTIN RROTA O.F.M.

Imazh

At Justin RROTA sivjet ka dy pervjetor: Asht le me 1889, e ka vdekë me 21 Dhjetor 1964.
Në 1902 hyni në kolegjin Françeskan të Gjuhadolit në Shkoder. Me kenë se në 1907 kje keqsue me shndet, nuk mujti me vazhdue studimet teologjike në Vienë. U pat kthye në Shkoder dhe Rrubik, ku perfundoi studimet dhe u shugurue me 11 Gusht 1911 në Kishen Françeskane të Gjuhadolit në Shkoder. U emnue professor i gjuhës tek Françeskanët.
Në 1919 kje dergue mësues i gjuhës në Troshan, ku la kujtime të perjetshme si mësues dhe dijetar i zhvillimit të Gjuhës Shqipe, edhe pse vazhdonin me mungue tekstet.
Atje Ai nuk u mjaftue me gjuhen tonë, po u mësonte klasave të nalta edhe latinisht.
Në vitin 1921 ishte nisiator i hapjes së Shkolles Françeskane në Shkoder, jo vetem per Freten po, per qytetarët e Shkodres pa kufizime besimi. Aty doli dhe aftësia e At Justinit per studimet gramatikore dhe problemet tjera gjuhsore të shqipes per Gegë e Toskë dhe Arbreshë, gja që u vlersue nga studjuesit shqiptarë dhe të huej, tue fillue nga Gurakuqi, Don Ndre Mjedja, Sotir Peci, Prof. Jockli, Lambertz, Petrotta etj.
Në vitin 1942 botoi librin e parë “Sintaksi i Gjuhës Shqipe”. Kje marrë me studimin dhe pergatitjen e tekstit të Don Gjon Buzukut “Meshari”. Fotokopjen e kerkoi nga Vatikani.
At Justini mërrijti me sjellë në Shqipni të gjitha studimet e të huejve per gjuhen tonë.
Me vullnet të hekurt Ai u ba auktoritet nder çashtje gjuhsore të Shqipes.
Prej vitit 1925 fatkeqsisht At Justini u paralizue në anen e djathtë pa u permirsue kurr.
Nder veprat ma kryesore, mbasi mjaft u vodhën nga “studjuesit” socialista, janë këta:
1. Brumi i shqipes (Leksikologjija)
2. Tingujt e shqipes (Fonetika)
3. Trajtat e shqipes (Morfologjija)
4. Fjala e shqipes (Sintaksa)
5. Të përmbâmt e fjalëvet (Etimologjija)
6. Lavruesët e Shqipes (Albanologjija).
Nder studimet tjera kryesore janë: 1. Epizode burrnijet 2. Rreth votret - Pjese I, II, III.
3. Ditët e mbrame të Turqísë në Shkodër.4. Epigrammata, Epitaphia etj. 5. Sintaksa e Gjuhës latine. 6. Per historinë e alfabetit shqyp.
At Justin Rrota nuk mund të mendohet vetem gramatolog e shkrimtár i shkëputun prej idealit, qi ndoq e per te cilin u flijue. Ai kje Françeskan i vertetë dhe model fisnikije.
Me 21 Dhjetor 1964 Provinca Françeskane e Shkodres njoftoi vdekjen e At Justinit.
Funeralin e drejtoi Imz. E. Çoba dhe Don Mark Hasi deri në Rrëmaji... Po, kujtimet e Tij rinia shkodrane e asaj kohë, i ruejti të daltueme në mendje dhe në zemer...
Melbourne, 20 Dhjetor 2019.


Përgatiti Fritz RADOVANI:
Autori: AT PJETER MËSHKALLA S.J. KRISHTLINDJE N’ SHKODER
1909


Imazh
GURI I PARË I KATEDRALES U VUE NË 1867.


Mbas vitit 1909 qeveria Turke, në Shkodër, për shkak të lëvizjeve Shqiptare për liri, (pushka vlonte, shpesh deri në afërsi të qytetit), i ndaloi disa shfaqje tradicionale
“Të Natës së Këshndellave”, tue i hjekë diçka poezisë së bukur të Festës.

Dha lajmin kumbona
me tinguj argjandi,
theu muzgun jehona,
gjithë zemrat i trandi:
Vinë festat e lume,
Krishtlindje e bekueme,
me shndet e me gëzim!
Kumbonat e randa,
kumbonat e lehta,
këndojnë me t’pasë ânda
me notat e veta:
Ushtojnë kumbonarët!
Larg zani përdarët
tue ra pa pushim...
Sa kandshëm dikohet
kjo valë e harmonisë,
krejt shpirti naltohet
ndër sfera t’ hyjnisë:
Kah shpresa e ngushllimit,
kah rrezja e shpetimit,
drejt paqës që vjen!
Në atë kupën qiellore
o hyjë xhixhilloni,
o male, prej bore
në dritë të hanës zbardhoni,
që zemrat e dlira
të gëzojne, vullnet-mira
me atë fé që na ushqen.
***
Tarabat kërcasin,
po mbyllën dyqanët,
gra e burra hitasin,
vrapojnë përgjith-an’ët:
Përshëndetje e përgëzime,
ma të bukrat urime
gjatë rrugës ndigjon.
Tash hargjet e mbrame
s’ka mbetë kush pa i krye,
gjithkush do n’këte mbrame,
n’shtëpi ngutshëm me u kthye:
Shegêrti e tregtari,
ngarkue, prej Pazari
ma thekshëm vrapon.
Plot dritë janë shtëpijat
plot zjarmi te oxhaku,
pelcasin dëllinjat,
luejn fëmia té praku,
e gratë nuk pushojnë,
pa dá vinë e shkojnë,
vëlon puna gjithkund...
Në familje krye-pare
ka sonte gjithë të mirat,
në ato mesatare
plotësohen dëshirat;
po edhe unë fukaraja
në këto festa të mdhaja,
do të gëzoj edhe unë!
Pak baba fitimet,
pak qiti edhe nana,
e shkreta, kursimet
me blemun do gjana;
por, ...erdhi té dera
dikush e, si era,
la’i shportë edhe shkoi.
Vetë bana “Betlemin”,
sa i bukur që më doli!
S’e ka kush si t’emin
Në mahall’n “Gjuhadol”:
me drrasa e pelhura,
me letra e piktura
ka kohë që unë punoj.
E tash, q’e mbarova
unë punën të tanë,
té baba flut’rova
me nanën e vëllanë,
njirendi tue shkue
gjithë sëbashku me u vu
té votra “n’gjuj të mdhaj”.
Dhe ngrihet em atë
qirin ndezë atëherë,
premton ndonji uratë
dhe ulët me t’tjerë,
n’sa na me ngadalë
e flasim pa u ndalë,
uraten si ai...
Por, mue nuk më zë vêndi,
lëshoj zanin e hollë,
-më rrah zemra prej shêndi-,
tham vjershat si n’shkollë,
nga “shpêlla”- tue ba,
nga Prindët –temena-
-andej- edhe këtej.
E, këthehëm të rrokë prindën...
por, baba ka ulë kryet,
e nana merr kînden
e shpejt i fshinë sytë...
Nuk dij çka u ndinë zêmra,
por, mue më dridhet thêmra,
më vlon gjaku ndër dêj...
A thue janë lot gëzimi?
A por janë lot malli?
O ndoshta pikëllimi,
pse mblue na ka halli
në ket të shkretë jërevije,
përdhese vorfnije,
si Krishti në Stan?!
Por, çka! Jezun kemi
ndër zemra të vajtueshme;
të ngrohun na jemi
me hire të hyjnueshme:
I drejti në këte jetë
ka paq’n e vërtetë,
që të tjerët nuk e kan.
Me Jezun na kjajmë,
e gëzimet ma të thêllat
me Jezun i ndajmë:
E, i lusim Këshndellat
me aqë të mira që Zoti
na i fali në ditë soti,
me Jezun e Lumë!
Oh, sa ambël sahati
rrjedh sonte në strèh’ tonë!
Kaq ambël!... por s’gjati
ra’i tingull...kumbonë...
Mesnatë!...-Krisë batarja,
jehon Kumbonarja,
vlon pushka ma shumë...
Në këto vala festuese
gjithë zemrat na qeshën,
si rryma vërshuese
njerëzia rrugës ndeshën,
kumbon’t ajrin çajnë,
e, pushkët nuk ia ndajnë
për festën që na erdh’.
Na pret Kisha e Madhe
Krejt mbushë me kandile,
Vinë rradha mbas rradhe
me tuba familje,
e, në Kishë, prej pesë portash,
çdo moshe e gjithë ortash,
mbrendë populli u dêrdh.
Sa dritat, si ylberi!
sa jone të mallngjyshme!
Sa priftën te Elteri
me petka të shkelqyeshme!
Timjani me shtille,
naltohët drejt qielle,
fjollë-fjollëza plot!
Shkon lart si timjani, urata e lirë,
-i kangës ushton zani, me Engjujt e mirë:
-“Ka lindun Mesia, vjen paqa e dashnia!
L u m n i të N a l t i t Z O T !”

BB 1950.

Shenim nga F.R.: Poezia asht me kujtime të feminise së Autorit, të vitit 1909.
Asht shkrue nga At Mëshkalla në vitin 1950, në (BB), Burgu Burrel.
Nga ana ime nuk asht ba asnjë ndryshim.
Pershndetje dhe Urimet ma të mirat per Ju... Në këto Festa të mëdha!
Melbourne, 23 Dhjetor 2019.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4441
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
2020 VITI I AT GJERGJ FISHTES, Posted 30 Dhjetor 2019, 09:06
Hartue nga Fritz Radovani
2020
VITI I AT GJERGJ FISHTES


-8o VJET-
1940 - 2020
AT GJERGJ FISHTA O.F.M.
ASHT MENDJA, ZEMRA E
SHPIRTI I
POPULLIT SHQIPTAR !

Imazh
PLLAKAT NGA FRITZ RADOVANI (2019)



Vllazen e Motra Shqiptarë!

Me daten 22 Nandor asht Dita e Alfabetit Shqip, që u punue në Shoqninë “Bashkimi” të Shkodres në vitin 1908, nga Poeti Kombtar At Gjergj Fishta, dhe u aprovue në Kongresin e Manastirit.
Ai Alfabet na mësoi me shkrue fjalët Nanë, Babë e Shqipni…
Veprat tjera të Atdhetarit At Gjergj Fishta i sherbyen gjithmonë Bashkimit Shqiptarve nen tingujt e Hymnit Flamurit Kombtar, Flamurit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!
Në këte 80 vjetor që i madhi At Fishta mbylli sytë pergjithmonë, mendoj se, Shqiptarët duhet të kujtojnë Veprat e Tij të Perjetëshme tue i kushtue:

“VITIN 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTES”

Melbourne, 20 Nandor 2019. Me respekt, Fritz RADOVANI

Kujtoj…Sot, mbas pak vjetësh librin:
Daniel GAZULLI - Fritz RADOVANI
Në 70 – vjetorin e vdekjes së Poetit tonë Kombëtar!

Ia kushtojnë, Autorët.
Dhjetor 2010.

Kopertina®: Foto e Përkrenares Gj. Kastriotit Vienë, D. Gazulli 2007
Portret i At Gj. Fishtës, Grafikë nga F. Radovani, 2010.


JETA DHE VEPRA E
AT GJERGJ FISHTËS OFM.
ASHT PËRGJITHMONË:
MENDJA, ZEMRA DHE SHPIRTI I
POPULLIT SHQIPTAR !


30 Dhetor 1940...
Nalt nga qielli zbret një Engjëll e bie tue përplasë Flatrat e Tij...
Asht Flamuri i Shqipnisë, që mbulon Fytyrën e Poetit tonë Kombëtar...
E bashkë me Te... vorroset edhe Ai, ndoshta përgjithmonë....
Themi përgjithmonë, mbasi atë ditë nuk u vesh vetëm Shkodra, Malet e fushat e saja me të zeza, po u vesh gjithë Shqipnia, tue hy në zi të pafund të vitit 1941...
Plot 70 vjet ma parë! Kur Shqiptarët menduen se një zemër e madhe pushoi së rrahuni, pikërisht prej asaj dite Ajo vazhdoi me gufue ma shumë se kurrë, për t’ i ndejë fjalës së dhanun:

Kurrë, Shqipni, s’kam me t’ harrue,
Edhe në vorr me t’ përmend kam.

E kjo, me siguri, asht arësyeja që At Gjergj Fishta, vazhdon mos me u prehë në vorrin e vet!
Me mbarimin e luftës, re të zeza, ngarkue me llohë stepash ruse e zgjyrë kulisash serbe, u shfaqen në qiellin e letrave shqipe, si në gjithë jetën shqiptare, e zunë yjet ma të ndritun; ndër ta edhe yllin e kalvarit të mundimeve shekullore, At Gjergj Fishtën. Por ai:
Ndërtue kishte ‘i pomendore,
rr’fe as mot mos m’e dërmue.

Nuk mund të shkatrrohej vepra e Tij gdhenë me daltë hutash e
martinash drejtpërdrejt mbi shkambijtë alpinë; nuk mund të shuhej Ai vullkan, shpërthye ma shumë prej zemres se sa prej mendjes së Poetit erudit. Kujtuen përbindshat katilë se vullkanin do të mund ta shuenin përgjithmonë tue hedhë baltë mbi te, po më kot: Ai shfaqej e rishfaqej me një shkelqim lëbyrës në qiellin e zymtë shqiptar të letrave.
Dhe ja, yjet e rralluem kanë zanë përsëri vend në Panteon.
Njeni prej tyne na grishë sot t’i përkujtojmë 70-vjetorin e vdekjes.
Që ky komb ynë i lashtë i Mesdheut të bahej shtet e të mund t’ i dilte zot vetes, nuk mjaftonin martinat e topat e botës mbarë; duhesh dituni, pa të cilën asnjë komb nuk mundi t’u bajë ballë rrebesheve të historisë. Asht kjo arësyeja që pushtuesit kudo në botë, ma parë se kështjellat, rrafshojnë shkollat, themelin e ndërgjegjes kombëtare e liridashëse pakufi të Tij.
Ndërkohë qiri i Frashërllijëve ishte ba pishtar, Prizreni shpërndante anë e kand Shqipnisë flakë lirie e atdhetarie. Shkodra e vjetër, dikur portë e Ballkanit, po zgjohej nga letargjia e randë osmane, nga një gjumë vërtet vdekjeprues. Malet po shkundnin supet e pluhnosuna nga zgjedha disashekullore.
Lezha, që pesë shekuj ma parë do të merrte përjetësisht në gji Gjergjin e Madh të Historisë, katër shekuj ma vonë do t’ i jepte Atdheut në një fshat të vogël të Zadrimës, Gjergjin e dytë, Apostullin e Lirisë. Fishta, ky fshat shpeshherë i pashënuem në harta, e ndoshta i lanun në harresë me dashje, asht sot në gojën, mendjen e zemrat e shqiptarëve kudo që janë në trojet e tyne sidhe kudo përreth ku gjendet “gjaku ynë i shprishur.”
Ishte fund i asaj nate të gjatë osmane, “natë tri herë mizore”, që kishte rrënue qytete e fshatra, kështjella e kisha, kur lindi Ai me 23 tetor 1871. Atdheu kishte në trup nandë varrë, Atdheu ynë i brishtë ishte tretë në dhimbjen e vet. Bijtë e Tij të ligun, por të paepun, sa kishin fillue me thurë andërrat e para për një Shqipni “zonjë më vete”. Ndërkohë, çapojtë gllabrues të sllavëve të jugut e ata të helenëve kishin shkëputë mish e gjak nga Atdheu ynë brijëdalë e lakmia e tyne ishte me të vërtetë rrënqethëse.
Po Zoti nuk do kurrë me e humbë Truellin e Kastriotit të Madh...
E n’ ato gërmadha të braktisuna, Ai i Lumnueshmi, dërgoi një djalë me emnin Zef...Kur ishte 9 vjeç, porsa Françeskanët kishin çelë në Troshan një shkollë, ndër nxanësit e parë ishte edhe Zefi i vogël, i biri i Ndokë Simonit.
Një studjues dhe adhurues i Popullit Shqiptar, At Lavro Mihaçeviq, pikërisht Ai profesor i Kolegjit Françeskan të Troshanit, ishte që zgjodhi dhe çoi në Bosnje për studime At Gjergj Fishtën dhe At Shtjefen Gjeçovin. Më 1886, Zefi 15-vjeçar asht në Bosnje për të vazhdue ma tej studimet. Atje filloi me marrë nektarin e dijes...
Mbas një viti, simbas rregullave françeskane, ndërroi emnin nga Zef në Gjergj. Ishte një përkim fatlum të merrte emnin e Kastriotit të Madh, emën që e mbajti me nder sa ishte gjallë.Zadrimori i ri, atje në dhé të huej, mes mureve të Kuvendeve të Guçjagorës e të Livnos, mallin e tij vullkanik filloi ta shprehte në vargje, i ndikuem edhe nga poetët dalmatë Andrea Kaqçiç e Gega Martiç, edhe ata të përvëluem për liri.
Më 1893 Fishta i ri u kthye në Atdhe. Me 25 shkurt 1894 meshoi për herë të parë në Troshan, pikërisht aty ku kishte hedhë hapat e parë drejt një bote të trazueme e që quhej bota e shkronjave dhe e ditunisë.
Kurse më 1897-1898 shërbeu si kapelan në Lezhë, ku do të kthehej herë mbas here, sidomos për të gjetë prehje e për të shkrue disa prej kangëve të Lahutës, këtu, në mes zadrimorëve të tij e Lekëve të Malësisë, që rrethonin Lezhën. Ku tjetër mund të gjente prehje e frymëzim si në Lezhë ku ishin:
qielli i kaltër, toka e blerë,
njeti dimën, këtu pranverë …

Por nuk do të ishte gabim të shprehemi se e përpjeta drejt lavdisë e At Gjergj Fishtës nis pikërisht në Gomsiqe, ku pat rastin e fatin të njihej me Abatain e Mirditës, Imzot Prengë Doçi, atdhetar i flaktë, luftëtar i paepun, por edhe poet e burrë me kulturë të rrallë për kohën: Kishte rrahë botën në mërgimin e tij të detyruem, prej Njufëlandit të SHBA, deri në Indi. Abati do të bahej udhëheqësi shpirtnor e kulturor jo vetëm i Tij, po edhe i shumë klerikëve të tjerë.
Në janar 1899, Imzot Doçi bahet nismëtar i themelimit të Shoqnisë “Bashkimi”, tue mbledhë rreth vetes anëtarë të shquem, si Dom Ndoc Nikajn, At Gjergj Fishtën, Luigj Gurakuqin, At Shtjefen Gjeçovin, Dom Ndre Mjedën. E nisun si shoqni kulturore, ajo luejti rol të dorës së parë jo vetëm me botimin e fjalorit të quejtun i “Bashkimit”, e të 34 librave të tjerë, por sidomos në krijimin e një votre atdhetarësh që shkelqej në gjithë Shqipninë.

Luigj Gurakuqi, At Gj. Fishta dhe Don Ndre Mjedja, 1923.


Kuvendi Françeskan i Gjuhadolit Shkodër.
Arkitekt At Gj. Fishta. Foto Marubi 1935.



Kuvendi Françeskan ishte kthye në berthamë të një qendre të studimeve albanologjike. Krahas shërbimeve fetare, ata banin edhe jetë shkencore sikur të ishin në një institut të mirëfilltë studimor. Shoqnia “Bashkimi”, e ma vonë edhe revista “Hylli i Dritës”, ishin monumenti që ndërtoi Akademia Françeskane.
Që në nisje të veprimtarisë së Tij poetike, pedagogjike, gjuhësore, publiçistike, ende nën sundimin otoman, At Fishta u kosiderue menjëherë Apostull i Shqiptarisë, por me një vizion përveçse thellësisht kombëtar, kryekëput edhe përendimor dhe europian.
Aty ku vuni kambën e zbathun të fratit t’ Asizit, vështroi me kujdes dhe përvetësoi me saktësi nga goja e popullit frazeologjinë e tij, që arrijti me e njohë si pak kush para e mbas Tij dhe e vuni në punë ma aq mjeshtri, sa rrallë kush mundet me lidhë fjalën me psikologjinë e popullit të vet, për me lanë në thesarin e kulturës sonë kombëtare kryevepren e letërsisë shqipe, “Lahuta e Malsisë”, e cila ngërthen 15.563 vargje ndër 30 kangë. Krijimtaria poetike e botueme e At Fishtës kalon 50.000 vargje.
Ai ishte i pari drejtor shqiptar qysh prej themelimit të shkollës françeskane më 1861. Asht ky një çast në jetën e Fishtës që nuk mund të kalohet lehtë, pse:
Kur në shkollë zbutun shqiptari,
N’mni t’ket marrun ai gjakun dhe dhunën
E me dije të ket kapun ai punën,
Shqipnisë fati do t’i çilet taman.

Duen apo nuk duen disa, Ai na mësoi të gjithë Shqiptarëve me shkrue e me lexue në Gjuhën Shqipe. Alfabeti nuk ishte një çashtje teknike akademikësh, po një çashtje kombëtare që kërkonte BASHKIM e ngritje mbi çdo ndasì, grindje, mni e ngatrresë, për atë gjuhë që ishte:

Porsi kanga e zogut t’ verës,
Që vallëzon n’ blerim të prillit;
Porsi i ambli fllad i erës,
Që lëmon gjinjtë e drandofillit:
Porsi vala e bregut t’ detit,
Porsi gjama e rrufesë zhgjetare,
Porsi ushtima e një tërmeti,
Ashtu asht gjuha jonë Shqiptare!

Vazhdon…
Melbourne, 29 Dhjetor 2019.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4441
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
100 VJET: SA SOT KURR !, Posted 01 Janar 2020, 22:23
Nga Fritz RADOVANI:
100 VJET: SA SOT KURR !


Imazh

E Verteta asht vetem një! Kujt nuk i pelqen të vazhdojnë me pertypë rrêna!
Në 1999, ishte e para herë që kam ndigjue në Tiranë, nga Prof. Valentina Duka kumtesen “Roli i Klerit Katolik Shqiptar në Konferencën e Paqës në Paris, 1919 – 1920”, ku tha troç: “Fillimisht Turhan Pasha, me cilësinë e Kryeministrit Shqiptar, në përbërje të delegacionit, krahas vetes, caktoi edhe Mehmet Konicën (Ministër i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Durrësit), Mit’hat Frashërin dhe Mihajl Turtullin...” Kur mërrijtën në Paris këta drejtues, në shkurt 1919 “u këshilluen nga Ministri i Jashtem i Italisë Sonino, “që në delegacion të kishte edhe përfaqësues nga Shqipëria e Veriut dhe e Mesme...” Pra, kishte shkue puna deri aty, që “italianët” me u mësue mend delegatëve tanë, sesi me veprue per mos me na coptue shtetet fqinjë, bash atëherë kur vetë italianët, nuk i lenin asgja mangut komshijëve tjerë! Mosmarrveshjet mes tyne nuk zehen me gojë nga askush as sot gati mbas 100 vjetësh. Këte e verteton qendrimi i perfaqsuesëve të Shqiptarëve të Amerikës, Turqisë, Kosovës, Rumanisë, etj., që arrijtën deri aty sa me kerkue “edhe rikthimin e Esad Pashë Toptanit në drejtimin e shtetit shqiptar”...
Qeveria e Durrësit vendosi të dergojë si Kryetar të Delegacionit Shqiptar, në Konferencën e Paqës në Paris Ipeshkvin e Lezhës Imzot Luigj Bumçin, i cili zgjodhi si sekretar të vetin françeskanin e njohun At Gjergj Fishta. Nga Shqipnia e Mesme shkoi Mustafa Kruja. Në delegacionin e ri u caktue edhe Luigj Gurakuqi, Dr. Mihajl Turtulli, Lef Nosi, Mehdi Frashëri, Mehmet Konica.
Me datën 6 Mars 1919, Imz. Luigj Bumçi dhe At Gjergj Fishta u nisën në Romë, për me u takue me Papën Benedikti XV, një dashamirës i madh i Popullit Shqiptar.
Mbas takimit me Papen, Imz. Bumçi dhe At Fishta u nisën për Paris. Shkelqimi i dy figurave të Klerit Katolik Shqiptar, kje i paimagjinueshem në Konferencën e Paqës. Imzot Luigj Bumçi ishte një përfaqsues i denjë i Atdhetarizmit dhe i çeshtjes sonë aq të randsishme për kenjen e Kombit Shqiptar. Imz. Bumçi takohet me të gjithë delegatët e të gjitha shteteve, dhe me njohjen e disa gjuhëve të hueja, Ai asht në gjendje me bisedue me të gjithë dhe me u paraqitë atyne se, “Shqiptarët sot janë vertetë pjesë e Europës së
qytetnueme”. Takimet dhe kambngulja e Tij për zgjidhje të drejtë të çeshtjes Shqiptare, oratoria dhe prezenca e At Gjergj Fishtës përkrah Tij, janë një model i papersëritshëm! Imz. Luigj Bumçi porsa filloi detyren protestoi tek Presidenti Amerikan Woodrow Wilson, kundër barbarëve serb per krimet e kryeme në Shqipninë Veriore, Plavë Guci e Gjakovë. I kerkoi hymjen e trupave amerikane në zonën e Rugovës. Protestoi tek Ministri i Jashtem i Italisë Tittoni për marrveshjen me Kryeministrin grek Venizelos, në lidhje me kalimin e zonave të Korçës e Gjinokastres Greqisë. Në muejn Tetor 1919, Imz. Bumçi u takue me perfaqsuesin e Francës Pichon, dhe krytarët e delegacioneve të Shteteve të Bashkueme dhe Anglisë, të cilëve u kerkoi që të nderhyjnë për zgjidhjen e çeshtjeve në favor të Shtetit Shqiptar. Ndersa At Gjergj Fishta, udhtoi per këto çeshtje drejtë Anglisë dhe SH.B.A. Delegacioni Shqiptar tue vrejtë vështirsitë e mëdha per zgjidhjen e drejtë të atyne problemeve aq delikate, kerkoi nga Imz. Bumçi, në mbledhjen e 22 e 23 Dhjetorit 1919 nderhymjen urgjente të Tij tek Vatikani.
Imz. Bumçi, si gjithmonë i gatshem per me zgjidhë çeshtjet kombtare, u pajtue me mendimin e Delegacionit dhe bashkë me Mehdi Frashërin, intelektual i njohun, u nis për Romë, dhe arrijti me 28 Dhjetor në Vatikan.
Takimi i Imz. Bumçit me Papen Benedikti XV u zhvillue me datën 1 Janar 1920, vertetë një takim i shkurtë, po me plot fryt për qellimin për të cilin Ai shkoi tek Papa. Në kujtimet e Tij historike Imz. Bumçi shkruen: “Tesh prá Shêjtni, të gjith misat e Dergatës Shqyptare qi janë në Paris e qi shumica asht mysliman, më kan çue ktu perpara Shejtnis S’Uej e të gjith per nji gojë U luten qi me fuqin t’Uej morale e me influencen e madhe qi keni në boten marë, të na epni ndimen t’Uej të vlefshme si e ku dini Ju Vetë, qi të na pështojnë dy provinçet shqiptare Korça e Gjinokastra, të cillat janë në rrezik prej akordit Tittoni – Venizelos.” Mbasi marova fjalët e mija, Papa Shêjt, si pat ndêjë nji grimë herë pa bâ zâ, u suell e më tha: “Po shka të baj për Ju? Me Itali s’kam shka me bâ, e din gjith bota si jena: me Francë marrdhanjet janë këputë – shka të bâj?” U pergjegja (Imz. Bumçi): “Un kishe me thanë, Shêjtni, se bota s’ka metë vetun në Itali e në Francë; ka në botë edhe Angli e Shtete të Bashkueme t’ Amerikës!” Papa bâni buzen në gaz, e me i ‘herë më pergjegji: ké të drejtë. E pra, neser do të piqemi me Ambasadorin e Anglis, masnesrit me até të Shteteve të Bashkueme; e po t’ ap fjalen se me të dy kam me folë e me ja porositë dy provinçet qi kenkan në rrezik e kam me ba shka të mundem per me Ju ndimue. Zoti ka m’e e ba mirë se prei Konferencet të Paris-it mos pritni punë të mira pse Zotin e kan qitë jashtë, e aty ku s’ asht Zoti drejtsija s’ mundet me kênê!” Këtu u mbyll biseda. Imz. Bumçi në fund i la një memorandum me shkrim per kujtesë, dhe bashkë me Mehdi Frashërin ikën në Paris, ku priteshin nga delegatët tanë. Atë natë u takuen me delegatët Shqiptarë, e mbasi Imz. Bumçi i vuni në dijeni per biseden me Papen, të gjithë u ngritën në kambë plot gëzim tue thirrë: “Rrnoftë Papa! Korça e Gjinokastra shpëtuen!”
Me 6 Mars 1920, mbas dy muejsh që Imz. Bumçi u takue me Papen Benedikti XV, në Paris mërrijti një notë e Presidentit të Sh.B.A. Wilson, simbas së cilës “integriteti territorial dhe sovraniteti i Shqipnisë, me kufijtë e vitit 1913, janë të paprekshëm!” Çeshtja Shqiptare u diskutue aty tue iu referue Programit të Presidentit amerikan W. Wilson: “E Drejta e Kombeve per vetvendosje”, që favorizoi Shqipninë.
Shteti i Parë që ka njoh Shtetin Shqiptar ka kenë Vatikani, i cili me 12 Nandor 1920 emnoi Delegatin Apostolik per Shtetin e Ri Shqiptar, Imz. Ernesto Cozzi, që porsa erdhi në Shqipni, i ngarkuem nga Papa vizitoi gjithë krahinat e Shqipnisë dhe në fund, me daten 28 Janar 1921, Imz. Cozzi mërrijti zyrtarisht në Shqipni. Papa Benedikti XV shkruen: “Tashti që Populli i Juej fisnik ka mujtë me fitue lirinë dhe ka hy në rrugen e përparimit të vërtetë, asht e arsyeshme që nëpërmjet Perfaqsuesit tonë të ripërtrijmë edhe njëherë e ma të forta ato lidhje që përsa shekuj e bashkuen Shqipninë me Kishën e Shejtë”. Burrat që shpetuen Shqipninë e sotme nga coptimi i fqinjëve në vitin 1919 – 1920 ishin: Imz. Luigj Bumçi, Papa Benedikti XV dhe Presidenti i Sh.B.A. W. Wilson.
■E nder këta 100 vjet, kjo treshe Burrash, sa sot.., nuk asht kenë e nevojshme kurr!
Melbourne, 1 Janar 2020.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4441
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
80 vjetori i lindjes të Fritz Radovanit
1940-2020

Imazh

Fort i dashtun Fritz!

80 vjet ma parë diku në nji troll të Shkodrës fine për nga kultura, arti, letërsia, muzika, sporti, diplomacia, krishtnimi, atdhetar-dijetaria, bukuria,…lindi nji djalë i Shkodrës- kryeqytetit ilir, arbnor dhe kulturor të Ballkanit, në acarin e borës prej 60 cm !
E shtunë, 6 janari 1940 u ndigjue te një dhomë e shtëpisë zani i fmijës së tretë të familjes Kolë Radovanit.
Pas një pritje në sallon doli gjyshja me Fritzin në krahë. Gëzim i madh, i papërshkruem mbushi zemrat e babës, dy vllaznit dhe të tjerve që ishin aty.
6 janari-Ditë me kryq-Dita e Ujit të Bekuem, për krishtnimin.
Ardhja e dajës Mati dhe vllaut tij – At Gjergj Fishta, e tezes. Prekja, ledhatimi i trupit të njomë edhe nga At Gjergj Fishta ishin drita hyjnore që ra mbi Fritzin zbukuroi dhomën me tangar zjarmit,…!
Në shtëpi në rrugën e Badrave, Shkodër ndigjohej vetëm zani i kasnecit të lindun dhe ai druve që digjej në shporetë. Mbretnia e bekimit në ket lajm të bukur do shndrronin vitet në faqe të tjera,….!
Akrepat e kohës shenojnë periudha të bukra dhe periudha plot tramvaje deri në ekzistencën e jetve;
Prej 6 janarit 1940 e deri të hanën e 6 janarit të 2020 bahen plotë 80 vjet = me 29,220 ditë e jetës tande të stuhishme; baras me 701,280 orë; baras me 42,076,800 minuta; baras me 2,524,608,000 sekonda.
Duhen vëllime të shkruhen për ju Fritz, bilanc prej 8 dekadash. E pabesueshme se si një zemër arriti të rrah 80 vjet i cenuem nga tramvajet e jetës.
Monumentet e kulturës mbeten librat: ”Një monument nën Dhe!”, për Dedë Gjo ’ Lulin, At Meshkallën dhe tjera!
6 janari – ditë e akullt e 1940 përballlë 6 janarit të 2020 të një temperature 42 gradë celcius në Melbourne asht kontrasti, film klimatik, dy skajor që trondisin shpirtin e Fritzit! Nuk e kremton në vendlindjen e vet 80 vjetorin, se ditë të randa i ka ra Shkodrës tonë!
Me miqë e dashamire dhe familjen; gruen, djalin me nuse, me nipin si dhe me vajzën, me dhandrin dhe një nipë troket gotat dhe ndezë 80 llampat e kujtesës, e jetës së kalueme!
E unë si mik i tij në ket detë emocionit i dëshiroj Fritzit:
Shndet, harmoni, dashni, paqe, energji dhe vendosmëri në realizimin e projekteve të tij vizionare në shkrime për atdheun!

Zef Pjetri
E hanë, 6 janari 2020
Shkodër, pranë Rrugës së Badrave!

Ullmar Qvick

Urime për ditëlindjen, i dashur Fritz!
Një jetë e plotë me trazira
Për Ty dhe për Nanën Shqipëri
Prapë ndodhin disa herë çudira
Në luftën njerëzore për liri
Mashtruesit, demagogët i pret harrimi
E vërteta i turpëron përgjithmonë
Dhe sipas Gëtes né po na pret shpetimi
Engjejt do të presin ardhjen tonë
"Kush me zell gjithmonë mundohet
Nuk do të zhduket kurrë, ai me haré
Me tufën tonë do të bashkohet
Dhe në Parajse fillon jeta e re!"

Për mikun Fritz Radovani në prag të 80 - vjetorit të lindjes.
Nga Suedia, 5 Janar 2020…

Te dashtun Miq!
Neser jemi me 6 Janar 2020, pra kaluen 80 vjete...
As une nuk e dij sesi...
Zoti na mbajte shndetin! Besimi na ruejti...
Mundeni me e botue.
Ju pershndes Ju dhe Zonjen Tuej te nderueme
Me shume respekt, Fritzi.
Melbourne, 5 Janar 2020.






Nga Fritz RADOVANI:
PAFUNDËSI…
Imazh

Det’i kaltërt, i bukur, i pastër bilur, i qetë, reda-reda mbi të cilin ndihët një fllad që derdhët mbi breg mbas një tingllime që të ngjason me një pllaf e, gjithshka, këthehët në shkumbë. Tue e shikue më duket se po i vê kambët mbi një rrexë të punueme me grep si dikur i punonte Nana. Kur kambët mbi lmon ndiej freski. Pa ma të voglin shqetësim shkon në vendin e vet, vjen prap e prap shkon.., atje larg.
Përballë diellit e detit jam unë!
Gjith’ ai diell i madh dalëngadalë zhytet e zhduket.
Aq sa i njelmët asht deti asht edhe i rrebtë, shpeshherë... Nuk më trembë as dallga as vala përpise e tij, madje ndiej vedin krenar kur e shoh se m’afrohët e ikë si me më pasë frikë. Tue ecë mbi ranën e lagun e tue lanë mbrapa disa gjurmë të mija që mbas pak minutash fshihën edhe ato, shoh një yll deti të shkrryem mbi ranë e ma larg një kandil, të dy të fikun këso jete që s’marrin as napin ma të voglin shenjë.
Ndonjë degë e shkyeme algësh e plandosun për breg me gjelbrimin e fortë të saj ma ndryshon drejtimin. Shputat e kambëve nuk më bahët mi vue mbi té. Më duket se vazhdon me jetue. Mbi një kaçubë mrinash asht një leckë e ndême, ku nëpër birë të një pullës përshkohet një çestek i varun sahatit. Copë e shkyeme xhamadanit asht kjo?.. Mendoj: Orë, minuta, vite, shumë vite, madje edhe shekuj, mendime të përzime për punë e vepra të mira e të këqija të një jete, që përplasëshin për hagrepët e atij sahati të këputun pa mërrijtë me kapë bregun... Afër një ferre asht e kapun për rrypin e hollë një takë e naltë lustrofini një përçik, e shkapun me forcë prej ndonjë gozhde të atij saloni luksoz...
Mendja më shkon në thellësi. Atje duhet të jenë!.. Atje ku prehën shumë gjana të moçme të shkrueme ndër gur, qypa e letra, ku secili ka dashtë me diftue dishka. Janë thye, janë grrye, janë plasë, janë fshi, janë kalbë.., e kanë humbë përgjithmonë... Sa shumë gjana mbledhë ajo gropë deti, ai fund uji, ato zgavrra e gomna përpise pa i diftue askujt kurrgja. Aty ka hekur, ar, trupa, brilanta, rrashta, speranca, mburoje, topa, heshta, gjyle, flamuj e vargoj, që gjithmonë njerëzimit shpirtin ia kanë marrë pa pikë mëshire!
E, pra, dikur… madhështia e tyne rroposte frone.
Rrëxohën e bijnë gurë, kështjella, lisa, pisha, pallate, kulla, çinarë shekullorë...
Rrokullisën, shkapetën e këthehën në ashkla, ranë e cop’e grimë prroni e lumi i përcjellë për në det. Dikush i ndjekë me sy derisa nuk shihën mâ. Përpihen e zhduken në humnerë. E, bashkë me tá furia e tërbimit përlanë gjithshka edhe ata që malin e shpellat sundojshin dikur, madje edhe bishat e egra në tufan e stuhi mëshirë prej tyne kërkojshin, derisa të prânte vetëtima e fortuna. Kur frika xên vênd në ndonjë skutë, prap fillon ulërima e “dikush” vërret në kupë të qiellit: “Jam unë e askush mbi mue!”...
Harron se do të kujtohet ndonjë ditë prap për kohën e shkueme!
Me vedi rrin e mendon: “Qé, ku mbaron madhështia!”...
***
Pafundësi!...
Prap, atje nalt asht Shqipja Ilire që ruen...
Asht e plakun, e thinjun, me pupla të shpuplueme.., po synin kokërr e ká e çapojt brisk. Hapë krahët në naltësi... E, të duket, sikur mbi Maje të Bratilës ka xânë vênd. Ndër kthetrat e saja ka mbërthye Përkrenarën Tânde o Gjergj Kastrioti Skenderbé, Mbrojtësi ynë po, por edhe i atyne që bajnë se të kanë harrue!
Këtu, bash ku pat shkelë kamba e Sh’ Palit, ruen Bijën e Sajë, ruen Bijën e Tokës sonë, ruen Bijën Tande Shqipni, Nanë Terezën, që me Kryq për parzëm, Atje... lutet për né!
Asht prap mbi këte shkamb e mbi këta krepa të lame me gjakun e Martirëve!
Asht prap aty përbri, mjedis t’ atyne selvijave... Aty ka çerdhen...
Asht prap aty ku ringjallët Madhështore... E, në Pafundësi...
Asht prap aty sot, brij atyne çinarve...Kisha e Shqipeve!
Një PAFUNDËSI...

Shkodër, Rrëmaji, 11 Nandor 1990.
Melbourne, 5 Janar 2020...
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4441
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
2020 VITI I AT GJERGJ FISHTES, Posted 10 Janar 2020, 15:07
2020
VITI I AT GJERGJ FISHTES

Imazh


-8o VJET-
1940 - 2020
AT GJERGJ FISHTA O.F.M.
ASHT MENDJA, ZEMRA E SHPIRTI I POPULLIT SHQIPTAR !
PLLAKAT NGA FRITZ RADOVANI (2019)


Vllazen e Motra Shqiptarë!

Me daten 22 Nandor asht Dita e Alfabetit Shqip, që u punue në Shoqninë “Bashkimi” të Shkodres në vitin 1908, nga Poeti Kombtar At Gjergj Fishta, dhe u aprovue në Kongresin e Manastirit.
Ai Alfabet na mësoi me shkrue fjalët Nanë, Babë e Shqipni…
Veprat tjera të Atdhetarit At Gjergj Fishta i sherbyen gjithmonë Bashkimit Shqiptarve nen tingujt e Hymnit Flamurit Kombtar, Flamurit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!
Në këte 80 vjetor që i madhi At Fishta mbylli sytë pergjithmonë, mendoj se, Shqiptarët duhet të kujtojnë Veprat e Tij të Perjetëshme tue i kushtue:

“VITIN 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTES”

Melbourne, 20 Nandor 2019. Me respekt, Fritz RADOVANI

Kujtoj…Sot, mbas pak vjetësh librin:
Daniel GAZULLI - Fritz RADOVANI
Në 70 – vjetorin e vdekjes së Poetit tonë Kombëtar!

Ia kushtojnë, Autorët.
Dhjetor 2010.

Kopertina®: Foto e Përkrenares Gj. Kastriotit Vienë, D. Gazulli 2007
Portret i At Gj. Fishtës, Grafikë nga F. Radovani, 2010.


JETA DHE VEPRA E
AT GJERGJ FISHTËS OFM.
ASHT PËRGJITHMONË:
MENDJA, ZEMRA DHE SHPIRTI I
POPULLIT SHQIPTAR !


30 Dhetor 1940...
Nalt nga qielli zbret një Engjëll e bie tue përplasë Flatrat e Tij...
Asht Flamuri i Shqipnisë, që mbulon Fytyrën e Poetit tonë Kombëtar...
E bashkë me Te... vorroset edhe Ai, ndoshta përgjithmonë....
Themi përgjithmonë, mbasi atë ditë nuk u vesh vetëm Shkodra, Malet e fushat e saja me të zeza, po u vesh gjithë Shqipnia, tue hy në zi të pafund të vitit 1941...
Plot 70 vjet ma parë! Kur Shqiptarët menduen se një zemër e madhe pushoi së rrahuni, pikërisht prej asaj dite Ajo vazhdoi me gufue ma shumë se kurrë, për t’ i ndejë fjalës së dhanun:

Kurrë, Shqipni, s’kam me t’ harrue,
Edhe në vorr me t’ përmend kam.

E kjo, me siguri, asht arësyeja që At Gjergj Fishta, vazhdon mos me u prehë në vorrin e vet!
Me mbarimin e luftës, re të zeza, ngarkue me llohë stepash ruse e zgjyrë kulisash serbe, u shfaqen në qiellin e letrave shqipe, si në gjithë jetën shqiptare, e zunë yjet ma të ndritun; ndër ta edhe yllin e kalvarit të mundimeve shekullore, At Gjergj Fishtën. Por ai:
Ndërtue kishte ‘i pomendore,
rr’fe as mot mos m’e dërmue.

Nuk mund të shkatrrohej vepra e Tij gdhenë me daltë hutash e
martinash drejtpërdrejt mbi shkambijtë alpinë; nuk mund të shuhej Ai vullkan, shpërthye ma shumë prej zemres se sa prej mendjes së Poetit erudit. Kujtuen përbindshat katilë se vullkanin do të mund ta shuenin përgjithmonë tue hedhë baltë mbi te, po më kot: Ai shfaqej e rishfaqej me një shkelqim lëbyrës në qiellin e zymtë shqiptar të letrave.
Dhe ja, yjet e rralluem kanë zanë përsëri vend në Panteon.
Njeni prej tyne na grishë sot t’i përkujtojmë 70-vjetorin e vdekjes.
Që ky komb ynë i lashtë i Mesdheut të bahej shtet e të mund t’ i dilte zot vetes, nuk mjaftonin martinat e topat e botës mbarë; duhesh dituni, pa të cilën asnjë komb nuk mundi t’u bajë ballë rrebesheve të historisë. Asht kjo arësyeja që pushtuesit kudo në botë, ma parë se kështjellat, rrafshojnë shkollat, themelin e ndërgjegjes kombëtare e liridashëse pakufi të Tij.
Ndërkohë qiri i Frashërllijëve ishte ba pishtar, Prizreni shpërndante anë e kand Shqipnisë flakë lirie e atdhetarie. Shkodra e vjetër, dikur portë e Ballkanit, po zgjohej nga letargjia e randë osmane, nga një gjumë vërtet vdekjeprues. Malet po shkundnin supet e pluhnosuna nga zgjedha disashekullore.
Lezha, që pesë shekuj ma parë do të merrte përjetësisht në gji Gjergjin e Madh të Historisë, katër shekuj ma vonë do t’ i jepte Atdheut në një fshat të vogël të Zadrimës, Gjergjin e dytë, Apostullin e Lirisë. Fishta, ky fshat shpeshherë i pashënuem në harta, e ndoshta i lanun në harresë me dashje, asht sot në gojën, mendjen e zemrat e shqiptarëve kudo që janë në trojet e tyne sidhe kudo përreth ku gjendet “gjaku ynë i shprishur.”
Ishte fund i asaj nate të gjatë osmane, “natë tri herë mizore”, që kishte rrënue qytete e fshatra, kështjella e kisha, kur lindi Ai me 23 tetor 1871. Atdheu kishte në trup nandë varrë, Atdheu ynë i brishtë ishte tretë në dhimbjen e vet. Bijtë e Tij të ligun, por të paepun, sa kishin fillue me thurë andërrat e para për një Shqipni “zonjë më vete”. Ndërkohë, çapojtë gllabrues të sllavëve të jugut e ata të helenëve kishin shkëputë mish e gjak nga Atdheu ynë brijëdalë e lakmia e tyne ishte me të vërtetë rrënqethëse.
Po Zoti nuk do kurrë me e humbë Truellin e Kastriotit të Madh...
E n’ ato gërmadha të braktisuna, Ai i Lumnueshmi, dërgoi një djalë me emnin Zef...Kur ishte 9 vjeç, porsa Françeskanët kishin çelë në Troshan një shkollë, ndër nxanësit e parë ishte edhe Zefi i vogël, i biri i Ndokë Simonit.
Një studjues dhe adhurues i Popullit Shqiptar, At Lavro Mihaçeviq, pikërisht Ai profesor i Kolegjit Françeskan të Troshanit, ishte që zgjodhi dhe çoi në Bosnje për studime At Gjergj Fishtën dhe At Shtjefen Gjeçovin. Më 1886, Zefi 15-vjeçar asht në Bosnje për të vazhdue ma tej studimet. Atje filloi me marrë nektarin e dijes...
Mbas një viti, simbas rregullave françeskane, ndërroi emnin nga Zef në Gjergj. Ishte një përkim fatlum të merrte emnin e Kastriotit të Madh, emën që e mbajti me nder sa ishte gjallë.Zadrimori i ri, atje në dhé të huej, mes mureve të Kuvendeve të Guçjagorës e të Livnos, mallin e tij vullkanik filloi ta shprehte në vargje, i ndikuem edhe nga poetët dalmatë Andrea Kaqçiç e Gega Martiç, edhe ata të përvëluem për liri.
Më 1893 Fishta i ri u kthye në Atdhe. Me 25 shkurt 1894 meshoi për herë të parë në Troshan, pikërisht aty ku kishte hedhë hapat e parë drejt një bote të trazueme e që quhej bota e shkronjave dhe e ditunisë.
Kurse më 1897-1898 shërbeu si kapelan në Lezhë, ku do të kthehej herë mbas here, sidomos për të gjetë prehje e për të shkrue disa prej kangëve të Lahutës, këtu, në mes zadrimorëve të tij e Lekëve të Malësisë, që rrethonin Lezhën. Ku tjetër mund të gjente prehje e frymëzim si në Lezhë ku ishin:
qielli i kaltër, toka e blerë,
njeti dimën, këtu pranverë …

Por nuk do të ishte gabim të shprehemi se e përpjeta drejt lavdisë e At Gjergj Fishtës nis pikërisht në Gomsiqe, ku pat rastin e fatin të njihej me Abatain e Mirditës, Imzot Prengë Doçi, atdhetar i flaktë, luftëtar i paepun, por edhe poet e burrë me kulturë të rrallë për kohën: Kishte rrahë botën në mërgimin e tij të detyruem, prej Njufëlandit të SHBA, deri në Indi. Abati do të bahej udhëheqësi shpirtnor e kulturor jo vetëm i Tij, po edhe i shumë klerikëve të tjerë.
Në janar 1899, Imzot Doçi bahet nismëtar i themelimit të Shoqnisë “Bashkimi”, tue mbledhë rreth vetes anëtarë të shquem, si Dom Ndoc Nikajn, At Gjergj Fishtën, Luigj Gurakuqin, At Shtjefen Gjeçovin, Dom Ndre Mjedën. E nisun si shoqni kulturore, ajo luejti rol të dorës së parë jo vetëm me botimin e fjalorit të quejtun i “Bashkimit”, e të 34 librave të tjerë, por sidomos në krijimin e një votre atdhetarësh që shkelqej në gjithë Shqipninë.

Luigj Gurakuqi, At Gj. Fishta dhe Don Ndre Mjedja, 1923.


Kuvendi Françeskan i Gjuhadolit Shkodër.
Arkitekt At Gj. Fishta. Foto Marubi 1935.

Kuvendi Françeskan ishte kthye në berthamë të një qendre të studimeve albanologjike. Krahas shërbimeve fetare, ata banin edhe jetë shkencore sikur të ishin në një institut të mirëfilltë studimor. Shoqnia “Bashkimi”, e ma vonë edhe revista “Hylli i Dritës”, ishin monumenti që ndërtoi Akademia Françeskane.
Që në nisje të veprimtarisë së Tij poetike, pedagogjike, gjuhësore, publiçistike, ende nën sundimin otoman, At Fishta u kosiderue menjëherë Apostull i Shqiptarisë, por me një vizion përveçse thellësisht kombëtar, kryekëput edhe përendimor dhe europian.
Aty ku vuni kambën e zbathun të fratit t’ Asizit, vështroi me kujdes dhe përvetësoi me saktësi nga goja e popullit frazeologjinë e tij, që arrijti me e njohë si pak kush para e mbas Tij dhe e vuni në punë ma aq mjeshtri, sa rrallë kush mundet me lidhë fjalën me psikologjinë e popullit të vet, për me lanë në thesarin e kulturës sonë kombëtare kryevepren e letërsisë shqipe, “Lahuta e Malsisë”, e cila ngërthen 15.563 vargje ndër 30 kangë. Krijimtaria poetike e botueme e At Fishtës kalon 50.000 vargje.
Ai ishte i pari drejtor shqiptar qysh prej themelimit të shkollës françeskane më 1861. Asht ky një çast në jetën e Fishtës që nuk mund të kalohet lehtë, pse:
Kur në shkollë zbutun shqiptari,
N’mni t’ket marrun ai gjakun dhe dhunën
E me dije të ket kapun ai punën,
Shqipnisë fati do t’i çilet taman.
Duen apo nuk duen disa, Ai na mësoi të gjithë Shqiptarëve me shkrue e me lexue në Gjuhën Shqipe. Alfabeti nuk ishte një çashtje teknike akademikësh, po një çashtje kombëtare që kërkonte BASHKIM e ngritje mbi çdo ndasì, grindje, mni e ngatrresë, për atë gjuhë që ishte:
Porsi kanga e zogut t’ verës,
Që vallëzon n’ blerim të prillit;
Porsi i ambli fllad i erës,
Që lëmon gjinjtë e drandofillit:
Porsi vala e bregut t’ detit,
Porsi gjama e rrufesë zhgjetare,
Porsi ushtima e një tërmeti,
Ashtu asht gjuha jonë Shqiptare!
Melbourne, 29 Dhjetor 2019.
Vazhdon...


AT GJERGJ FISHTA OFM. AT SHTJEFEN GJEÇOVI OFM.
Shokë për së gjalli e miqë besnikë...për “së vdekuni”...

THËMELUESIT E AKADEMISË FRANÇESKANE ...
NË SHQIPNI...
Në çdo fushë ku veproi Ai, tregoi se ishte gjeniu i pakrahasueshëm, prandaj edhe mundi t’u dilte mbanë sa e sa ndërmarrjeve nga ma të vështirat: prej artit, tek publiçistika, prej gjuhësisë, tek arkitektura, prej arësimit te muzika, prej humorit tek politika...
Tashma në qytetin e lashtë të kontrasteve të thella, nga dita në ditë konturohej figura shumëplanëshe e fratit 30-vjeçar. Qysh në penelatat e para u duk qartë se veprat e Tij nuk do të ishin përvijime të lëmueta e aq ma pak laramanime orientale, por gjithçka do të ishte e ashpër, diçka dritë hije rembrandiane me tone të forta. Gëte dhe Manxoni, Shën Françesku dhe Da Vinçi, e kishin po fisniknue fytyrën e fratit të ri, por landa mbet ajo që ishte: Shkamb i gjallë hedhë prej vullkanit fuqishëm të shpirtit shqiptar.
Ishin nevojat historike të Atdheut që i diktuen At Fishtës drejtimin e gjithë veprimtarisë së Tij artistike, pedagogjike, publiçistike ashtu edhe në impenjimin e Tij politik.
Lahuta ka në themele shkambij ciklopikë, në dukje pak të pagdhenun, herë-herë arkaikë, por aq të harmonishëm e të natyrëshem, sa të duket se nuk patën nevojë për daltë, por arkitekti e hartoi drejtpërdrejt në masivet e Alpeve, sa të papërsëritshme, aq edhe brilante.
I gjithë universi intelektual i Fishtës ka pasë si yll polar interesat e Atdheut dhe vetëm interesat e Atdheut, pse në shpirtin e Tij ideja Atdhe ishte ba ideal suprem.
“Petrarka, thotë Ai, …fshan e kjan bihude ndër kangë përnjimend të mrekullueshme, por për Italinë, pak e aspak, megjithëse do të kishte për çka me kja.”
Ja pra, pse At Fishta nuk zgjodhi vargun e lëmuet, po ate të ashprin, vargun e lahutës, që ata të shkonin drejtpërdrejt në zemrat e atdhetarëve të etun për liri e t’i ndezte flakë me guxim për luftën e këputjes së prangave shekullore, për luften për dije e përparim kombëtar. Kanga e Tij asht një britmë deri në dëshprim, e sa e sa Herojëve që nisen në luftë u thotë:

S’ kan shka bajn? Po a thue të desin?
T’desin pra, nuk kan shka presin!
Apo:
P’r ‘i grusht eshtna, pashi Zotin,
t’mos korisim Gjergj Kastriotin,
t’mos korisim na sot Hotin…
E ban këte, jo për mëni ndaj sllavëve, por, sepse, siç e ka thanë në një intervistë, po të ndodhte e të rihumbëte lirinë Shqipnia, “kishin me plasë dhime sa janë bjeshkët tona.”
Si mund të quhet shovenist Poeti i një kombi 12 shekuj nën robni sllave e osmane pse lëshon anatemën ndaj arijëve të bardhë të ardhun prej stepave ruse e që ende guxojnë e na e quejnë sot e kësaj dite Kosovën Martire Serbi e vjetër?!...
Atyne po, u thotë:
T’i mësojnë fëmijtë mbas sotit
mos t’ lakmojnë tokës s’ Kastriotit,
se u bjen shtrejt, qe besa e Zotit!

At Fishta nuk ngurron t’ i lëshojë namen as Europës në London, në Versajë, pse e la këte dhé të coptuem, prandaj:

Me gjith këta, por larg nuk shkon
e me i vra ka rr’feja e Zotit
t’ shtat mbledhë si janë n’London.

Gjuha e Tij asht thellësisht popullore, pse ishte i vetëdijshëm se po shkruente një vepër që do të ishte universitet atdhetarie për Malet tona ku mungonin edhe shkollat fillore, sa me shumë vend thotë Profesor Zekiria Cana: “Shqiptarët në Jugosllavi, duke mësuar përmendsh “Lahuten e Malcisë”, përvetësuen arësimin kombëtar, kur ky mungonte.”
Por që të gjykosh Lahuten, duhet të rijetosh historinë me dhimbje, siç e jetoi Poeti.
Në këto rrethana, aty nga viti 1904, zu e lëshoi akordet e para Lahuta e Tij ngjethëse, tue u ngjeshë për parzem të malësorit.
At Fishta vetë ishte një shembull i shkëlqyeshëm i mbylljes së tragjedisë së gjakmarrjes, një vepër e pandërpreme e Françeskanëve Shqiptarë, sa kur i vranë të vëllanë, Çupin, jo vetëm e fali vrasësin, po edhe lëshoi thirrjen:

Ndalnju, burra! Ku veni!
Pashi Zotin, lëshoni hutat,
se mjaft gjak asht derdhë!…

Në prag të ditës së madhe të 28 Nandorit Ai tashma naltohej si lis vigan me rrajë thellë në truellin arbnor e degë që piqeshin me bjeshkët. Penës së Tij, veç kangëve të para të Lahutës, i përkisnin sa vepra të tjera, ato “Pika vese” që dridheshin mbi petale, “Anzat”, vepër satirike e pashoqe deri më sot në letërsinë shqipe, bash ato anza të lëshueme rrugëve të Shkodrës e të mbarë Shqipnisë, ku tue përqeshë me humorin e hollë shkodranë, here tue thumbue keq e jo rrallë tue fishkullue pa mëshirë. Penës së Tij i përkisnin veprat e para dramatike, origjinale, të përshtatuna a të përkthyeme, ndër të cilat “Shqiptari i qytetnuem”, vu në skenë prej Atij vetë më 1909, sidhe plot libra për shkollat tona shqipe.
Por edhe 28 Nandori la shumë vepra mangut. Përgjysë andërrat, përgjysë shpresat, përgjysë vetë Atdheu e që Ai e vajtoi... me “LOT GJAKU”. E gati si tue lëshue piskamën, porositë:

Edhe me u thanë anmiqve e t’ tanë njerëzimit:
“Unë këtu sundoj! N’ këtë shkamb mue m’ vuni Zoti,
E këndej nuk luej, pa u shue stina e moti”!?

Fati i vendit do të vazhdonte të ishte i trazuem edhe pothuej për një 10 – vjeçar. Filloi me rrethimin malazez të Shkodrës, e vazhdoi me trazime të pafund deri në Korçë, Gjirokastër e ma përtej...
As në ato ditë të vështira At Fishta nuk u step. Ishte në ballë të luftës për mbrojtjen e Shkodrës prej knjazit të Cetinës, atëherë kur botoi të parën revistë shprese mbrenda Atdheut e që e quejti “Hylli i Dritës”, bashkë me Gurakuqin, Mjedjën, Logorecin, tue themelue “Komisinë letrare”, e në fund të Luftës së Madhe, që trandi botën, po bashkë me Gurakuqin e Bumçin shkuen t’i dilnin zot Atdheut coptuem në Versajën hijerandë. Ai kapërceu edhe Atllantikun, deri në Amerikë, për të shpëtue ç’mund të shpëtohej nga e shumëvuejtuna dhe e nëpërkambuna Shqiptari.
Në proçesverbalin e mbledhjes të Komisisë thuhet: “U vendue me themelue një drejtshkrim sa ma tepër të përbashkët për të dy dialektet”, ishte ai parim mbi të cilin punohej për Bashkim, parim që u shkel me te dy kamët në Kongresin famëkeq të vitit 1972 e që nuk po ndreqet as sot!
Frati me zhgun nuk i la asgja mangut detyrës ndaj Atdheut, Nëse la mangut diku, i la pikërisht detyrës së Tij si “klerik”. Por, do të thotë ndokush, si arrijti atëherë aq nalt edhe në hierarkinë ekleziastike? ...Asht rast i rrallë, ndoshta i vetëm, që pikërisht vepra letrare dhe atdhetaria e ngritën edhe në hierarkinë fetare, që për nevoja të Atdheut i ishte dashtë ta linte shpesh mënjëanë. Sa Shqiptar ishte Ai dhe sa klerik, e shprehin qartë vargjet e maposhtëme, ku, mbasi andërron me çelë një shkollë të naltë në Shkodër, thotë:

Por n’Shqipni pse nji meshtar
Posë se prift do t’jetë Shqiptar,
Shqiptar, po pa dredha.
Unë rektor e profesorë
Sakristan e baçeva
T’gjithë shqiptarë i zgjodha.

Kur lufta mbaroi dhe paqa mirë a keq u vendos, punët sërishmi nuk shkuen dhe aq mbarë. Mehmurët që kishin heqë fesat dhe ishin veshë allafranga, mendonin si të banin zap popullin e jo si ta udhëhiqnin atë. Këta “batalla fytyrë-fudullë, batakçij e me nji lasker kulturë, sa me mzi me shkrue emnin e vet”, si i pikturon me mllef At Fishta, e ndjenin veten ma shumë turq se shqiptarë, të gatshëm të bashkëpunonin me sllavin e me djallin, mjaft qe të përmbushnin nepset e tyne prej lubishë të pangopuna. Shumë kohë ma parë Poeti i kishte jetue këto mënxyra dhe kishte parandje zvarritjen e tyne të lyrosun, sa kishte humbë durimin tue iu drejtue Zotit:

O perendi, a ndjeve?
Tradhëtarët na lan pa Atdhe
e ti rrin e gjuen n’errfe
lisat n’per male kot.

Ishin kohë të turbullta, kur, si thotë Poeti,

“tash qi u ba Shqipnia, duhen ba Shiptarët.”

E për me ba Shqiptarët Ai ishte që:
Në vitin 1913, thëmeloi dhe drejtoi deri sa vdiq revistën
“Hylli i Dritës.”
Melbourne 10 Janar 2020.
Vazhdon...

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4441
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
KUR VDIQ GJERGJ KASTRIOTI…1468-17 janar 2020, Posted 16 Janar 2020, 08:56
Nga Fritz RADOVANI:
KUR VDIQ GJERGJ KASTRIOTI…
Imazh

17 JANAR 1468, Kur vdiq Gjergj KASTRIOTI Skenderbeu, sulltani tha;
“Tashti Europa dhe Azia janë të mijat! Mjer’ Europa, se i humbi shpata dhe mburoja!”
Në shtratin e vdekjes Ai korri fitoren e Tij të fundit pa kenë aty. Një ushtri turke, që kishte pushtue krahinen e Shkodres në kohë dimni, u shpartallue prej ushtrisë Kastriotit pa Skenderbeun, sepse Ai nuk mujte me u ngritë nga shtrati dhe me i hypë kalit..
Fryma e Kastriotit jetoi per shumë kohë në Popullin Shqiptar, ndonse Ai vetë kje zhdukë.
Me 16 Qershor 1478 qyteti i Lezhës u dorzue nga shpartallimi prej urisë, ndonse sulltani i kishte premtue që mos të prekej jeta e mbrojtësve trima të kështjellës. Fan Noli shkruen:
“Mehmeti II dha urdhër t’i thernin burrat pa mëshirë dhe t’i skllavronin gratë e fëmijët. Një vit më vonë (1479) ra dhe Shkodra, pas një rrethimi të gjatë të udhëhequr prej vetë Mehmetit II. Historia e mbrojtjes së saj heroike tregohet prej Marin Barletit, që ka qenë aty dëshmitar dhe ka parë predhat prej guri që shperthenin brenda në qytet çdo ditë...
Kështu, njeri pas tjetrit, gjithë qytetet u shkatërruan dhe u kthyen në katunde të mjera.
Qytetet e lulëzuara të bregdetit u zhdukën, dhe mjerimi i plotë zuri vendin e tyre.., për të treguar historinë e tyre në gjuhen e Viktor Hugoit: “Turqit kaluan andej, çdo gjë u bë gërmadhë e zi.” (F. Noli: Historia Gjergj Kastrioti Skenderbeu – fq. 151).
Marin Barleti shkruen tek “Rrethimi i Shkodres” (fq. 47): “Tashti a mund të besohet se nji shpirt kaq mizor e i ndytë të shporret në pleqni prej të gjitha këtyne të zezave që prej natyre lindin në gjak qysh në moshen ma të njomë? Edhe askujt s’ i shkon mendja me thanë se ai me drejtësi asht ba zot i çdo gjaje, kur të merret parasysh se mbrenda nji kohe aq të shkurtën ai ka krijue nji perandori kaq të madhe. Dhe me të vertetë ai çdo gja pervetsoi në mënyrë të padrejtë e të palejueshme e me perbuzje flliqi çdo gja hyjnore e njerzore, gjithmonë veproi me dredhi, me të pabesë e me epsh të keq. Çfarë poshtërsish s’ ka ba ai njeri: Çdo flligshti; ai ka shnderue, ai ka thye kunorë. Ai ka dhunue Kishë, ka heqë të gjithë meshtarët, ka ngatrrue urdhna, ka perlye mbretni e gjithnji asht orvatë të ngatrrojë e të shuejë çdo gja religjoze, të madhnueshme e të ndershme, a ligjët a kanunet e jetës, a zakone a besë e nder apo çdo disiplinë të drejtë. Qe pra, kjo asht arsyeja per të cilën duhet të hapim sytë e të ruhemi mirë nga pusitë e këtij farë tirani... Duhet të shtijmë në punë të gjitha armët tona, që mos të mbesë gjallë asnji Shkodranë...”
Porosi që vazhdoi të persëritet nga Enver Hoxha e deri sot nga “Rilindja” e Edi Ramës!
Melbourne, 16 Janar 2020.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4441
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
RA MURI I BERLINIT !.. PO MURI I SHKUMBINIT !?, Posted 19 Janar 2020, 08:38
Nga Fritz RADOVANI:
RA MURI I BERLINIT !..
PO MURI I SHKUMBINIT !?

Imazh

SHKUMBINI
EDHE PAK DIELLIN NUK E SHOHIM MA!.. FUTET DIKUND… A E BESONI ?!
Edhe kur Shoqnia “Bashkimi” u themelue… Shtëpia e Imz. Doçit ishte e re, e bukur…
Aty u mblodhën disa Burra Shqiptarë të vertetë në 1899… Po asnjeni nuk shihen ma…
Aty thonë se ishte edhe frati At Gjergj Fishta, që krijoi Alfabetin Shqip… Kur Manastiri u mblodh dhe pranoi Alfabetin në 1908, u ba festë e madhe… Asnjeni prej Tyne s’ asht ma!
Thonë disa se edhe shtëpia e Tij po shembet… Le t’ shembet, si thoni me njollosë PS ?..
Edhe Luigj Gurakuqi jetonte pranë shtëpisë sime… Hapi Shkollen Normale t’ Elbasanit, nxori edhe disa mësuesa të rij… Në 1925 e vrane edhe Ate bashkë me Bajram Currin… Shtëpia edhe Atij i ra mbrendë… Edhe Ata të dy nuk shihen ma… E bashkë me Emnat e Tyne nuk zehet me gojë as Dedë Gjo’ Luli, as At Mati Prennushi e as At Buon Gjeçaj…
Flamuri i Gjergj Kastriotit i ngritun në Deçiq në 1911, thonë se u vue dikund mbi një shkamb që nuk shihet askund nder libra… Edhe Ai, kje mbi Shkumbin! Nuk shihet ma!
Historia e letersia janë shkrue njëherë, janë modifikue dhe modernizue me sllavizma dhe turqizma… Edhe këto mbi lumin Shkumbin. Studjuesit tanë perditë tregojnë “barceleta” historike per Esad Pashen, Ahmet Zogun e Matit, Enverin e sokakut budallenjëve dhe “çlirimtarët e nën-Shkumbinit”… Pra, janë “ata që shkelqejnë nën ujë” kur ikë Dielli…
Mundeni me ra në zhyt e me studjue: “Histori, Letersi, Gjuhësi, Diplomaci, Moral”!..
E ka dijtë Ramiz Alia kur tha: “Kemi ruajtur lidhjet… Pushteti do të jetë përjetsisht yni!”
Per nën–Shkumbin e ka dijtë sakt, mbi Shkumbin e dijnë sllavët e hypun në Murin tonë!
Melbourne, 19.I.2020
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Mëparshme
Posto një përgjigje 387 postime · Faqe 39 prej 39 · 1 ... 35, 36, 37, 38, 39
Antarë duke shfletuar këtë forum: Laert dhe 0 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 23 Janar 2020, 19:53
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari