Gjithcka mbi naten e erret 45vjecare komuniste shqiptare
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 378 postime · Faqe 38 prej 38 · 1 ... 34, 35, 36, 37, 38
120 VJETORI I LINDJES SË IMZOT GASPËR THACIT
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4429
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
ZHURMA BAHET ME HARRUE !, Posted 03 Gusht 2019, 16:52
Nga Fritz RADOVANI
POROSI NGA FRATI I MALEVE
Imazh

– 3 gusht 2019
At GeG’ LUMAj O.F.M.
(1904 – 1990)

PIKNISJA E SHFAROSJES SË NJË POPULLIT ASHT VLLAVRASJA…
17 JANAR 1945: At Geg’ LUMAJ asht Kleriku i parë që arrestohet në Shqipni nga sllavokomunistët me urdhen të terroristit Enver Hoxha, drejtues i Partisë komuniste…
At Gega asht lé më 15 tetor 1904, në Plan të Dukagjinit të Shkodrës. Mbasi perfundoi studimët e nalta teologjike, ka përfundue Akademinë e Artëve të Bukura për pikturë në Siena. Asht cilësue ndër talentët që kanë mbarue atë shkollë. Ka punue disa vepra mbas këthimit në Atdhe. Një prej tyne per Skenderbeun ruhej në Troshan, por nuk dihet fati i saj. Asht shugurue meshtar më 12 korrik 1931. Nuk kishte ma të voglën kreni për punët e mëdha që kryente në famullinë e tij në Berishë. Në gjyq asht në bankën e të akuzuemve me At Dionizin dhe At Giacomo Gardin S.J., edhe Ata t’arrëstuem në Shkodër ndër ato ditë. At Dionizi më ka tregue aty nga viti 1994, se gjyqi po zhvillohej mjaft i rrebtë.
Nuri Llazani, agjent i Sigurimit komunist, akuzon At Gegën, se ky i kishte ndjekë me kalë kur ai ishte kenë me një grup partizanësh… At Gega mohon tue kërkue dëshmitarë tjerë që janë kenë me te, mbasi ishte i sigurt se ngjarja nuk asht e vërtetë, por asht trillim i Nuriut. Nuriu, jo vetëm, ngulë kambë se asht ashtu si thotë ai, por edhe kërkonte nga trupi gjykues që At Gega, me shokët e tij në bankën e të akuzuemve, të marrin dënimin ma të randë. At Gega, aty për aty çohët në kambë dhe, i thotë: “Po më vjen marre mue sësi nji turk Shkodrët akuzon në rrenë nji klerik katolik, pa kenë kurrgja e vërtetë!”.
1967 arrestohet së dyti me “Revolucionin Kultural” prap për “Partinë Demokristjane”. At Gega deklaron në hetuesi dhe në gjyq: “U kam thanë edhe shokëve që kanë mendue se nuk asht keq me pasë në Shqipni një Parti Demokristjane, mbasi mund të lidhemi me vendët e Europës nëpërmjet të kësaj partie. Duhët me pasë shumë kujdes dhe mos me e formue kurrë këtë parti, mbasi barra ka me i ra Klerit Katolik. Ka 20 e sa vjet që vazhdoni me akuzue Klerin, pa kenë kurrkund partia, po ba me pas kenë, shka paskeni dashtë me ba ndër né, ju kështu, edhe po na qitni fare!?” (Dosja 2291 Arkivi M.M.Tiranë). Gjithsejt ka ba 27 vjetë burg të dy herët e asht lirue në 1977, tue mbyllë jeten në Dukagjin 1990.
At Gega deklaronte: “Partitë politike në Shqipni duhen me kenë dy ose tri e, jo me baza fetare, po Demokratike. Ato në Popullin Shqiptar sjellin vetem Vllavrasjen e Shqiptarve!”
Sa parti ka sot Shqipnia?! Të gjitha drejtohen nga ish sigurimcat e shtetit komunist..!!
Melbourne 3 Gusht 2019.


Nga Fritz RADOVANI:
ZHURMA BAHET ME HARRUE !


Imazh
KOLEGJI SAVERIAN SHKODER

SIKUR…
Në ballin e Kolegjit n’foto asht Stema me Shqipen Dykrenare, dhe e shkrueme “Per Zot, Per Atme e Perparim”.Gjithshka e pershtatun me kulturen dhe qytetnimin Europjan. Aty u zbatuen programet ma të zgjedhuna e metodat ma të perparueme të formimit të brezit të rij në lamin e gjithanshem Perëndimor. Aty zbatohej arsimi dhe kultura ma e plota.
Ajo shkollë i referohej tre drejtimeve themelore: “Punë – Shkencë – Disiplinë”.
Mësimi zhvillohej në klasa, kabinetet e fizikës, të kimisë dhe biblioteka shumë e pasun e Jezuitëve. Këtu, gjindeshin veprat e autorëve tanë të vjetër: Bardhit, Bogdanit, Budit, dhe ‘Gramatika’ e parë Shqipe e Françeskos prej Leçes (1716), si thonte Don Ndre Mjedja; e para gramatikë në Ballkan; veprat e Hahnit, Mayer, Joklit, Kamardes, Kristoforidhit etj. etj., skedari i famshëm i Atë Zef Valentinit, dorëshkrime e dokumente me rëndësi, të cilat ma vonë do të grabiteshin nga “dr. prof., e Akademisë së Shkencave RPSSh…”
Duhet kujtue Don Luigj Maca, dhurues i 1100 napolonave, si dhe familjet e nderueme të Shkodres që ndihmuene hapjen e kësaj qendre edukative e mësimore të rallë në Ballkan.
Në pullazin e Kolegjit ishte edhe Stacioni Meteorologjik, i vetmi në gjithë Ballkanin...
Në 1906 Prifti anglez Ruter solli një top me disa rregulla futbolli të shkrueme, që u bane loja e dashtun e Vllaznisë mavonshme, ku lulzoi Loro Boriçi e mbarë Rinia Shkodrane!
Volejbollistët e basketbollistët zanafillen e vet e kanë në oborrin e këtij Kolegji. Këtu pat lëshue trup edhe Mark Çuni, i Pari Demokrat i Europës Lindore në Maji të 1945, per të cilin Don Mark Hasi, bashkohës i Tij thonte: “Ai nuk i vjen ma Rinisë Shqiptare !”(1954)
1841, SIKUR... VJOLLCAT EDHE SHKODRA !..
Ndertesa në krahun e djathtë, pra ndertesa me harqe, që siper kishte Teatrin e Kolegjit, i Pari në Shqipni.., të fliste nga gurt’ e varrosun n’ atë Tokë të Bekueme, mbas vitit 1960.., dhe të shpjegonte sesi aty u le arti dramatik me vlera të panjohuna edhe sot gati mbas 200 vjetësh, që i dha jetë dhe lavdi kulturore Kryeqytetit Ilirisë, Shkodres... Asaj Bij’ së re, të bukur dhe Burrneshë të Rozafës së Pavdekshme, Heroinë e Nderueme nder shoqet e veta të Ballkanit, Trimneshë e Bujare e Sokolave të Kastriotit, ku sofrat e fitoreve u janë shtrue e çue prej pasuesve të Oso Kukës dhe, deri tek Martirët e paharrueshem t’ Atyne Maleve që nuk njohin mort e marre nga Kullat e Prek Calit, Ded Cokut, Gjelosh Lulit e sa mija të tjerve.., rreth Votres Shkodrane të shemun të Luigj Gurakuqit... E, deri poshtë Drinit nder rranojat e At Gjergj Fishtës, ku Flamuri i Shqipnisë vazhdon me u valvitë nder vargjet e Lahutës së Malcisë!..E shitun dhe e turpnueme perjetë të jetës, nga pasues tradhtarë e “Rilindas” vrastarë, të pjellun nder sarajet sllavo – anadollake të Tiranës...
Melbourne, 8 Gusht 2019.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht shpirti i Zotit, aty ashtë liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4429
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
JU LUTEM, MOS I PREKNI !, Posted 11 Gusht 2019, 13:12
Nga Fritz RADOVANI:
DY PORTRETE T’ PAVDEKSHEM
Imazh Imazh
DON GJON GAZULLI MESUESI HAVZI NELA

VARë ME ■1927 – 5 Mars ■1988 – 10 GUSHT

VETEM NË SHQIPNI: MBRETI AHMET ZOGU VARI PRIFTIN DHE, PRESIDENTI RAMIZ ALIA VARI MËSUESIN E PAFAJ…
Prifti e Mësuesi: Dy Figura të nderueme në të gjithë Boten e kulturueme!
●Dom Gjon Gazulli (26 Mars 1893 – 5 Mars 1927) U var nga mbreti Ahmet Zogu, mbasi kundërshtoi marrëveshjen e tij me serbët për traktatin e ashtuquajtun “bashkim personal të Shqipërisë me Jugosllavinë”. ishte Ai që hapi shkollën e parë të përzime djelm-vajza, myslimanë e të krishtenë, Don Gjoni ishte deputeti i Opozitës kundër Zogut, u akuzue se kishte organizue kryengritjen dhe kishte shpërnda armë nëpër male e madje, edhe se kishte pre telin e telefonit!? U dënue me varje. Ekzekutimin e tij e përshkruen revista gjermane “Korrespondenz des Priestergebetsve”.
(Këta pak rreshta janë marrë nga shkrimi i Danil Gazullit – 2011.)
●Mësuesi Havzi Nela (20 Shkurt 1934 – 10 Gusht 1988) Shkruen pak ditë para varjes një shenim:”Vdekja për liri nuk më tremb aspak. Si e duron robninë zemra e një trimi?” – Sa domethanëse janë këto pak fjalë të dala nga zemra e një Mësuesi trim dhe i pafaj…E mos harroni se vrasësit e Tij, sot nderohen nga faqezijtë e droguem qeveritarë që drejtojnë shtetin.
Havzi Nela për “pushkë” kishte mendimin e Tij prej trimi dhe pena e artë e Tij, njeh vetem lirinë. Poezia e Tij asht zberthim i shkrepave të Maleve!
●Vite perpara pata pyet per foto Shan Picin, si fotografon në ata fshatra se shka i sheh syni? Më thane se: “Shani shkonte si mysafir tek Prifti ose Mësuesi i katundit, dy personat ma të besueshem të fshatarve tanë…”
Prandej mbreti dhe presidenti ynë vrasës varen “Priftin dhe Mësuesin”…
E po ju dha rasa ata, do të vazhdojnë me trashigue nga gjaku i baballarve!
Melbourne, 11 Gusht 2019.


Nga Fritz RADOVANI:
JU LUTEM,
MOS I PREKNI !

ImazhImazh


RRANOJAT E HOMERIT SHQIPTAR…
TRADHTARËT NA LANË PA ATDHE, TOKË, SHTËPI DHE VARRE !
Fshati Fishtë ku u le dhe kulloti delet i madhi... AT GJERGJ FISHTA O.F.M...
Nder këta livadhe o At, mësove bukurinë e telave t’ Lahutës.., dhe t’ atij fyellit çobanit!..
E mendja t’ fluturoi tek sandalet e kambve Tua të zbathuna e, të theruna nder ferra...
Dikund, tek pusi kur etja t’ thante Gojen e Ambel të Tanden.., gjete edhe konopin...
E si të gjithë Shqiptarët edhe Ti, provove a di me e lidhë perbel... Vrapove mbas Deleve Tua, e kur Nana Yte t’ pau.., Sytë e Saj t’ bukur u mbushen plot me lot... Po, Zefi u qesh.
E perqafoi Nanen dhe, mori rrugat e pafund të Kalvarit, dijes dhe bamirsisë vllaznore...
Pa veshë mirë zhgunin e Shën Françeskut, t’U desht me falë gjaksorin e gjithë jetës o At’ ... Bash atë vrastar që jeten i mori Vllazenve t’ Uej, nder dhomat qeli të Kuvendit Tand...
E, bash tek ai blini ku Ti i kndove n’ “Lahutë të Malsisë” Besës, Burrnisë e Bujarisë së Atyne Maleve që, turp e marre s’ njohën persa kohë që n’atë Kompanjel ku e pate vue me doren Tande Flamurin e Gjergj Kastriotit e Hymnin pergjatë Shkodres, i pat këndue atë ditë 13 Qershori Rinia Shkodrane, me vargje t’ shkrueme me Shkrojlat Tua t’ Manastirit!
Me ata shkrojla që Europës i pate tregue se ku janë thëmelet e Shtëpisë s’Ate, o At, bash t’Asaj Ilirisë së vjeter ndertue nen themele t’Rozafës plakë, “bash Asaj nuk i duhen gja”!
Nuk i duhen gja as Shkrojlat, as Gjuha Yte dhe as vjerrshat e gjiut të drandofillit Tand...
Atyne i duhen vetem Ferrat e Atij drandofilli që ti i këndove gjithë jeten Tande o At!
E prej atij nandori të zi... Vetem kunora ferrash janë vue mbi Vorrin Tand o At Fishta !
E Priftit prej Vermoshit.., që këndonte Vjerrshat Tua, i patne merthye gjuhen me thikë!
E bash mbi atë tavolinë ku mblidheshin zanat Tua... Nenshkruhej “dënimi me vdekje”!
Tradhtarë katila e barbar, ju lutem, mos prekni mbi ata Themele t’ At Gjergj Fishtës!
Ajo asht Tokë e Bekueme Arbnore, mos prekni me duert tua të zhytuna n’gjak deri n’ fyt!
Ikni e ndertoni atje... Atje ku, tirani ma i madh i Europës daltoi me thiken e vet guralecat e atyne gjakbasve që, lavdi i thuren barbarizmave e të tij mbi Klerin Katolik Shqiptar!
Mos prekni Aty ku njëditë prap do të çilin Zambaku i Shna Ndout Gjuhadolit..!
Mos prekni Aty! Janë Françeskanët tanë t’ Shekullit XIII që Maleve Tona dritë Ju dhanë!
E Token e Kastriotit nuk guxoi kush me e dhunue, se Ati i mësoi kur Nana i këndoi:
“Per Atdhé e Fé, me bâ dekën si me lé !” E Malet e Atdheut njézani Ju pergjegjén Asaj:
“Mos i prekni! Ashtu leni rranojat e At Fishtës, Gurakuqit e Prek Calit, që të besoj gjithë Bota se ju jeni, po ata ateistë barbarë të perjetshëm e terroristë, të viteve 1941 – 2019 ?!..”
Melbourne, 12 Gusht 2019.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht shpirti i Zotit, aty ashtë liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4429
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SA PAGUENI JU? SHQIPNIA SOT - 2019, Posted 15 Gusht 2019, 19:57
Nga Fritz RADOVANI:
SA PAGUENI JU?

Imazh

SHQIPNIA SOT - 2019…
E PRA, KJO ASHT SHQIPNIA… Edhe t’ huejve i duket “pajetë”!
Gaboni! – Ajo jeton tash disa mija vjetë... Nga Emni i Saj do të mësoni...
Duket sikur asht e thatë, pa asnjë shenjë jete, as në tokë nuk duket se i ka rrajtë, asht mbi një zallishtë që nuk kuptohet si rri në kambë... E, jeton!
Degët e saja që ma shumë janë ashkla, një gjeth per farë nuk e kanë...
As dielli dhe as zhegu i tij nuk e pervlojnë... As nuk e zharisin aspak edhe pse perveç shiut, pasha i pikë ujë nuk merr mundimin kush me ja qitë...
As era, as fortuna, as veri as morrlani, as shiroku dhe as breshni e bora, nuk kanë shka i bajnë, veç shndet ka prej tyne pa e kuptue askush...
Jeton në vetminë e Saj, pa trazue askend edhe kur permbytjet pushtojnë pothuej të gjitha shtetet e Ballkanit, bashkë me Tokat që i grabiten Asaj.
Sejcili kalimtar n’ kambë apo n’ kalë, e shkyen një fletë kur kalon atyafer.
As nuk e kuptoj pse, se as aromë nuk ka.., po, besoj, ma fort per dam?..
Kanë ndigjue se disa mendojnë per “rilindjen” e Saj, e janë lëshue i madh e i vogel per me mujtë me e zhgulë, me e mjellë nder kopshtijet e veta...
Edhe komshija aty e kanë mendjen, edhe pse duket se “ka dhanë Shpirt”!
Në Veri edhe kullat që ishin pengesa janë shembë deri poshtë Drinit...
Nga Jugu deri afer Shkumbinit, edhe mbi tokë gjenë kocka grekësh...
Ndersa turqit, kanë fillue me na sjellë gur të shkarravitun per mure, që vet Europa, me e kuptue se “deri ku asht kufini i Saj”?!.. Të shohim se kush nga këta “miqë” të Popullit Shqiptar, cili po i paguen ma shumë?
Edi Rama, kur t’ shkojsh tek Papa tregoi: “Shpejtë, o Erdogani si unë, ose unë si ai..!” Po, ma shumë ti si ai...Ai ka pare, tashti ai don tokë...
Melbourne, 16 Gusht 2019.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht shpirti i Zotit, aty ashtë liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4429
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI
E VERTETA E VDEKJES AT BERNARDIN PALAJ O.F.M. KATILAT E MBYTEN DHE E LANE EDHE PA VARR…
Imazh
AT BERNARDIN PALAJ O.F.M.
(1894 – 1946)

18 gusht 2019
2 GUSHT 2018 EDHE NJË USHTAR I ATDHEUT DHE I FESË MA SHUMË !
2 GUSHT 1918 U shugurue Meshtar At Bernardin Palaj O.F.M. (1894 – 1946)
EDHE NJË DIJETAR FILLON ME DALTUE ME PENË NDER ALPET TONA…
1944 Per Françeskanët e Shqipnisë, hapi vetem gropa varrimi pa emen dhe Kryq…
Pranë Spitalit të Shkodres ishte edhe konvikti “Malet Tona”, një ndertesë që shpejtë u kthye në hetuesi, se i duhej Sigurimit të shtetit me kenë pranë Spitalit per “autopsi”…
Në vitin 1946 asht arrestue edhe një shkodranë që per fat ka jetue deri në vitin 1999, kur shumica e Martirëve tanë e kishin mbyllë jeten e vet. Ky ishte Loro Vata, nder Burrat e nderuem per qendresen nder tortura dhe në vuejtjet e pafund nder kampet e shfarosjes.
Njëtjeter vlerë e Loros që ndoshta, nder shumë të tjerë edhe mungonte, ishte saktësia e ruejtjes së ngjarjeve në kujtesen e Tij, që kur fliste të dukej sikur po lexon kujtime…
Pata fatin e madh me u njoh afer me Loron mbas vitit 1992, kur unë porsa kishe fillue me shkrue per vitet e paharrueshme të diktaturës komuniste dhe “luftës së kllasave”.
Një ditë u takueme tek Dugajt’ e Reja, dhe u ulëm me Loron me pi nga një kafe tek klubi poshtë shtëpisë Plevneshëve. Loro filloi nga 1946, pak ditë mbas arrestimit kur Loro Vata dergohet në hetuesinë tek konvikti “Malet tona”. Aty merrej në pyetje nga një katil i njohun i hetuesisë, Fadil Kapisyzi. Qelia ku ishte i pranguem Loro, ishte pranë dhomës ku Fadili, merrte në pyetje edhe të arrestuemit tjerë. Në krahun tjeter Fadili i kishte vue pranë Loros një zonjë shkodrane, së ciles i kishin pushkatue burrin dhe këte po e torturonin me e dënue. Kjo ishte zonja Bedrije Ashikja, e motra e Ahmet Ashikes.
Shpesh Bedrijen vinte dhe e merrte hetuesi Dul Rrjolli, dhe e vente me pastrue zyret.
Loro po më tregonte per ditët e para të Dhjetorit 1946, kur Bedrija mbasi mora fshisen dhe koven e ujit shkoi tek dhoma e Fadilit me e pastrue zyren e tij. Dy kriminelat, Fadili me Dulin kishin dalë perpara ndertesës dhe po pinin cigare.
… Nuk kishin kalue pak minuta mbasi Bedrija po pastronte dhomen e Fadilit, u ndigjue një virrmë e fortë, që u këput pa u kuptue pse… As nuk mund të merrej me mend!
Shumë shpejtë nuk vonoi pak kohë dhe mërrijti Dul Rrjolli, i cili mbasi e pyeti Bedrijen: “Pse e preke thesin, a të thashë, se mbas derës mos pastro… moj e poshter.., moj…” dhe ai vazhdoi, tue terhjekë rrëshanë Bedrijen, që nuk i ndigjohej fare zani, por tue e sha me fjalorin e njohun të tyne, eci derisa e holli në qeli… Mërrijti aty edhe Fadili, dhe vazhdoi edhe ai si Duli. Në fund Fadili e porositi me nervozitet Bedrijen: “Guxo e tregoi kujt se shka ke pa, se edhe ty do të kalbi në një gropë me te, moj ..!
Loro tregoi se atë natë ishe i sigurtë se i pergjojnë, prandej, as nuk i kishte dhanë asnjë sinjal Bedrijes per me marrë vesht shka ngjau atëditë, në zyren e torturave të Fadilit…
Të nesermen heret më zgjoi vetë Bedrija: “Loro, a e di shka ka ngja dje në zyre të hetues Fadilit?” – Unë, i pergjegja jo! Po në të vertetë, gjatë natës, veshtrova nga oborri dhe, aty nga e vona, disa roje hapne një gropë, dhe hollen aty një thes ngjyrë kafe të mbyllët mu tek qerrshija brinjë murit të hetuesisë… Kuptova se dikush kishte vdekë në tortura!
Bedrija i kishte tregue Loros, se: “Gjatë torturave me korrent elektrik, Fadilit dhe Dulit u ka mbetë i vdekun në dorë At Bernardin Palaj, dhe ashtu me tela nder veshë e kishin ba si thes në zhgunin e vet ngjyrë kafe. Unë pa dijtë gja, tue pastrue mbasdere, kur e pashë vrrita dhe nga tmerri më ka ra të fikët… Ka ardhë Duli dhe më ka hjedhë ujë, e mbas pak kam ardhë në vete. Gjithë diten jam qenë e tmerrueme, as nuk më ka kalue buka…
Një tmerr me e pa Fratin e shkretë ashtu..!!

***
E mbytja e At Bernardin Palaj në torturë, vazhdon mos me u shkrue si ishte e verteta!
Keni “harrue” sa vjet janë ba tue tregue përralla me mbret e tetanoz…
E sa mija e mija Martirë t’ Atdheut janë të mbuluem me përralla e rrena…
HIQNI DORË NGA MASHTRIMET ! Kerkoni të verteten!
Nuk ua hiqni dekoratat “Heronjve” Vrasës dhe Tradhëtarë! I mbrojnë bijt’ e tyne…
…E, kur pat pyet Dulin një shok i veti: “Çka po bani në këte popull kështu, o Dul!?”
Ai u pat pergjegjë: “Kur ishim fëmijë, nder mejtepe, nga Hoxhallarët e patme ndigjue fjalen Zot! Po këta që po rriten që as nuk e kanë ndigjue as, nuk e dijnë Atë Emen?
Mendoni se çka do të bajnë këta mbi këte Popull…” Koha po i verteton të gjitha parashikimet!
Melbourne 18 Gusht 2018
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht shpirti i Zotit, aty ashtë liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4429
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
EDHE SHQIPET PO IKIN NGA ÇERDHET SHEKULLORE…

Imazh

Duhet theksue se Shqipnia nuk ishte shtet i angazhuem në Luftën Botnore, në asnjë bllok, prandej edhe nuk u zharit e shkatrrue nga bombardimet e asnjënës palë; madje mbas Luftës II Botnore Shqipnia dhe Shqiptarët dolën edhe ma mirë se ishin para saj. Shqipnia që në vitin 1942 ishte ma mirë ekonomikisht se Italia, Jugosllavia dhe Greqia... Mbas vitit 1943, janë partizanët tanë, që nën udhëheqjen e Enver Hoxhës, i vunë flakën Jugut dhe e shkatrruen për me i tregue Popullit Shqiptar se çka sjell komunizmi. Parimi i “barazisë për të gjithë asht vorfnimi i tejskajshëm i Popullit” dhe pasunimi i tyne!
Me zhdukjen e “aparatit të vjetër tradhëtar”, intelektualёve dhe lidhjeve shumё tё vjetra me Europën, fillon edhe shpronsimi dhe shtetizimi i pronave dhe pasunive private, tatimet dhe konfiskimet, të cilat marrin me veti edhe mija kilogram ar e monedha të shqiptarëve, të ruejtuna për me i shpenzue kur të vinte dita që populli ka me hangër bar ... “me lugë ari...” Enver Hoxha, mbasi shiti Trojet Shqiptare dhe u pajtue me robnimin sllavokomunist të Shqipnisë, punoi për ruejtjen e kolltukut të vet dhe pasunimin personal. Këte e arrijti me një terror të pashembullt, siç e shpjegon edhe Brajan Capmen nё librin e tij që: “Thesari ma i çmueshëm i një diktatori janë spijunët dhe informatorët, mbasi me ta mbillet përçarja në popull, ndërsa me vrasësit ruhet sundimi. Spijunët janë njerëz të stërvitun për vepra të ulta, të rritun mjedis poshtnimit”. Mbasi të rilexoni edhe njëherë këte citat keni me kuptue se cila kjé arësyeja që Enver Hoxha me të gjithë aparatin e tij terrorist qeverisës vorfnoi popullin, e shpërftyroi njeriun, e mbajti 47 vjet nën diktaturë komuniste, tue aplikue metodat ma të mnershme e djallzore të “luftës së kllasave”, tue privilegjue dhunuesit e torturuesit apo organet e korruptueme të hetuesisё e “drejtësisë”, që shtonin numurin e këtyne spijunëve, të gjithë të lindun, të rritun dhe të edukuem në kurset e analfabetizmit dhe nga “shkolla e re socialiste e partisë” e kudondodhun...
Reforma e parë mbas fillimit të pushkatimeve e interrnimeve, me të cilën krenohen “shokët” e Partisë komuniste e agjentёt e saj edhe sot, ishte: “Arsimimi i gjerë i masave dhe revolucionarizimi i shkollës sonë...” Qendrat ku Shqiptari humbi tiparet e Tij shekullore, Burrni, Besë e Bujari. Ja vendi ku u shemb Ideali “Atdhé e Fé”,ja çerdhja ku Shqipja Dykrenare çili dikur zogjët e vet:
Malësia, tue ikë rrugave të gërbetit dhe tue harrue zakon e traditë mijavjeçare. Ja “shkolla” ku formohej breznia e “re socialiste” pa korajo civile, servile dhe hipokrite, opurtuniste pa pikë burrnije, me parime marksiste – leniniste dhe ateiste, parime të cilat synojnë me shpartallue Atdhetarizmin dhe Familjen Shqiptare. Ja Populli Shqiptar i njohun në Evropë e në gjithë Botën me Dy nga Simbolet e Paqës, Drejtësisë dhe të Lirisë së të Drejtave njerëzore : Të Madhin Gjergj Kastriotin - Skenderbeun dhe Nanë Terezën e Shqipnisë... “në mes të Evropës”... por, jashtë Saj!..
Komunizmi asht sistemi i sundimit ma përbindsh i Shekullit XX.
Duheshin sa ma shumë kampe pune dhe shfarosje, të interrnuem dhe ushtarë për të sigurue me punën e tyne të pashpërblyeme fitimet përrallore dhe garancinë e sotme nga ata kapitale qё janё ndër të gjitha bankat dhe shtetet Perëndimore e deri në Arabi!
Terrorizmi dhe krimi i organizuem nga shteti mbi popullin e pambrojtun dhe të mbyllun mbrenda “perdes së hekurt” arrijnë me kthye të gjithë njerëzit në një kope të lidhun kambësh e duersh, me një leckë të kuqe të zhublosun në gojë, që vetëm shohin një dorë nalt, të gjakosun, me thikë të shtërngueme fort, e që asht dora e diktatorit që mbjell frikë, terror, pasiguri, dhe kërcënim tue shpërba edhe pamjen e tyne si njerëz...
Perkufizimin e saktë të sistemit komunist e ka lanë i masakruemi mendsisht Bep Shantoja nga Shkodra: “Vetëm të marrët nuk çmendën nga sistemi komunist!”...
Sinteza e krimeve të bame në Shqipninë “sociliste” mund të permblidhet me pak shifra me faktin që ka tregue ish shefi i zyres sekrete të ministrisë së mbrendshme në Tiranë kur ishte në burgun e Spaçit: “...deri ditën që jam arrestuar, në shkurt të këtij viti (1974, shenimi FR}, numuri i të pushkatuarëve, të vrarëve me gjyq e pa gjyq, të mbeturve në hetuesi në tortura, të vdekurve në kampe pune dhe çfarosje, të vdekur në kampe internimi dhe ferma pune, në spitale psiqiatrike dhe çmendira, të vrarë në kufinj e reparte pune e ushtarake ose, gjoja të “vetvrarë”...pa shifrën e atyre që Sigurimi i shtetit ka zhdukur në botën e jashtme, mbasi ata nuk ishin në kasafortën time, shifra ka arritur:
45.000 Shqiptarë pa varr...në tokën e tyre shqiptare..!
Ndërsa mbas vitit 1991 Shqipnia nuk mund të rreshtohet as me vëndet e Botës së katërt. Sot Populli asht ma i vorfën në të gjithë shtetet e Europës Lindore e Perёndimore.
Kush e solli Ate këtu, përveç ditës së kobëshme të 29 nandorit 1944 ?
Po kush po e mban edhe sot prap Shqipninё nder vendet ma të mbrapambetuna?
– Sigurisht vetem klasa e saj politike, që ka ndrrue masken e djeshme të diktaturës me konvertimin “demokratik”, tue pasue shtetin tek trashigimtarët e vet hajdutë e agjentё, me pikpamje orientale anadollake, veç me mbajtë kolltukët e shtetit. Sot ata me cilin nga pushtuesit e Atdheut nuk po bajnë marrveshje e tradhëti veç me mbushë xhepat!?
Sot Shqiptarët janë një Popull shumë i vorfën, me një “kllasë” politike jo vetem të pasun, por nder ma të pasunat e Europës, që kanë nxjerrë në treg të turpit dhe tradhëtisë së tyne Atdheun dhe Lirinë, të cilat as nuk duen me dijtë se të kujt janë dhe i perkasin.
Ka shumë nga “ata” që bajnë sikur nuk kuptojnë... ka edhe nga “ata” që kuptojnë e bajnë sikur nuk shohin... Ndryshimi nuk asht aq i madh sa i duket ndokujt...
“Yllit” partizan me të cilin ata zhigatën Flamurin Kombtar... me 29 nandor 1944, tashti po mendojnë në vendin e Shqipes Dykrenare pranё tij me i vue “hanën” !
“Gati...gati si e kemi pasë para 100 vjetësh!..” Tash po ju kujtohet!!
Melbourne, 22.8.2019.


Nga Fritz RADOVANI:

RECETA
PER “DEMOKRACI” NGA JUDA


Imazh
PRESIDENTI “DEMOKRAT”
“HERO I VRASJEVE TË RINISË NDER KUFINJ...”

1989: RAMIZ ALIA: POROSI NË BYRONË POLITIKE PËR “RILINDJEN”:
“Kurrë nuk do të lejojmë restaurimin e Pushtetit politik të armiqve tanë! Sistemi ynë ka kapitulluar përballë atij Kapitalist, ndaj jemi të detyruar të ndryshojmë strategji.
1- Në respektimin e të drejtave të njeriut. 2.Në krijimin e pluaralizmit politik..
Kundërshtarët tanë do t’i nxisim që të krijojnë parti sa të duan të majta e të djathta dhe të qendrës, por gjithësesi këto parti duhet të kontrollohen e të drejtohen nga Ne. Në krye të këtyre partive, duhet të nxirren njerëz që të përkrahin strategjinë tonë. Partia që do të marrë pushtetin, do të shajë komunizmin në themel e në çati. Në këtë mënyrë do të fitojmë simpatinë e Perëndimit dhe të Disidencës antikomuniste. Ne na intereson karta morale e tyre. Këta do t’i afrojmë dhe do t’u japim punë të parendësishme; por kurrë nuk do t’i lëmë të na marrin pushtetin…Të sekuestruarve dhe të shpronsuarëve do t’u japim nga një letër në dorë që t’u njihet prona, por asnjëherë nuk do t’u japim pronën e tyre dhe në forma të ndryshme do t’i ngatërrojmë me njeri-tjetrin… Të burgosurit dhe të persekutuarit janë të moshuar, nuk kanë fuqi dhe janë të parrezikshëm. Por këta duke iu dhënë nga një pashaportë dhe duke iu bërë presion, do t’i largojmë nga Shqipëria. Pasuria e tyre na përket neve sepse ne e bëmë. Ne kemi kuadro sa për shtatë Komitete Qendrore... Ne komunistët reformatorë, do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, sipas së cilës kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm në një vend socialist, të jemi Ne dhe njerëzit tanë. Me këtë strategji, brenda dy-tre legjisaturash, do të arrjmë që nga klasa komuniste të krijojmë klasën kapitaliste, e cila do të na përjetësoi në pushtetin politik të së ardhmës, që e kemi planifikuar dhe po e përgatisim vetë. Të jeni të sigurtë që e ardhmja do të jetë e jona... Kurrë nuk do të lejojmë restaurimin e pushtetit politik të armiqve tanë. E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë e mrekullueshme, për këtë kemi derdhur kaq gjak dhe do të derdhim përsëri po të jetë nevoja. Shqipërinë do ta gëzojmë Ne dhe fëmijët tanë. Prandaj gjithmonë të jemi të përgatitur për të dyja rruget e mbajtjes së pushtetit: Rrugen paqsore dhe rrugen e luftës së armatosur. Për këtë kemi organet tona të dhunës dhe njerëzit tepër të vendosur që i kemi përgatitur gjithë këto vite me mund e sakrifica. Mjerë ata që do të guxojnë të na dalin përpara e të na kundërvihen. Nëse lind nevoja do të kemi edhe mbështetjen e aleatëve të jashtëm ideologjk në pushtet, të cilët nuk është nevoja t’ua përmend.
Përveç alealëve ideologjikë, nëse do të jetë nevoja, do të kemi edhe mbështetjen e aleatëve të Perëndimit, me të cilët kemi ruajtur fijet e lidhjeve të vjetra për hir të interesave të mëdha. Shoku Enver dhe unë, i kemi ruajtur këto lidhje të domosdoshme dhe jetike, që në fund të fundit, garantonin pushtetin tonë popullor, të cilin do ta mbajmë si sytë e ballit edhe tani edhe në të ardhmen dhe përgjithmonë, pavaresisht nga rrethanat e vështira aktuale, ndaj sido që të rrokullisen punët, ujët do të rrjedhë në mullirin tonë. Për këte jeni të garantuar sot e përgjithmonë.
Mbajeni mend: Fitorja dhe pushteti do të jenë përjetësisht tona!..”
***
30 VJET Asht mirë me ua rikujtue Rinisë Shqiptare disa nga porositë e Ramiz Alisë:
Ky pra, ishte presidenti i parë terrorist i “demokracisë” në Shqipni, një vrasës tinzar në 1945 në Masakren e Tivarit, dhe prap në “Revolucionin Kultural 1967” në Shkoder...
1989: Ma në fund edhe surrati i vertetë i Judës së “Demokracisë vrastare Ramizjane!”:
Fraza ma aktuale per rrezikun e Trojeve Shqiptare dhe të Dardanisë së Lirë, sot asht kjo: “Përveç aleatëve ideologjikë, nëse do të jetë nevoja, do të kemi edhe mbështetjen e aleatëve të Perëndimit, me të cilët kemi ruajtur fijet e lidhjeve të vjetra për hir të interesave të mëdha.” Gjithshka në perputhje sot me “Veprat e qeveritarve të shartuem!”
Kjo asht “Rilindja” e tiranve e thanun me gojen e Judës plot gjak, helm e vnerë e pabesi.
Gjithshka asht perpjekje per me skllavnue deri në zhdukje të mjerin Popull Shqiptar!..
Shqiptarë! Trokitni tek Ambasadorja e Re Amerikane zj. KIM...
E vetmja Derë Shpetimi asht Ajo në SHBA, me Emnin e Presidentit D. TRUMP !
Melbourne, 30 Gusht 2019.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht shpirti i Zotit, aty ashtë liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4429
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
KONICA E SHANTOJA – Nga Fritz RADOVANI, Posted 03 Shtator 2019, 17:40
Nga Fritz RADOVANI
KONICA E SHANTOJA
Imazh


Dy dijetar të mëdhaj Shqiptarë që sot, na i ka lakmi gjithë Bota e qytetnueme!

Faik (Domenik) KONICA (15 Mars 1875 – 15 Dhjetor 1942) I formuem me një kulturë Europjane Perëndimore që, i shkelqej nder veprat e Tij deri diten e fundit të jetës.
Asht njoh në fushen e publicistikës atëherë kur artikujt e Tij hapne edhe syparin e saj…
Faik Konica asht njohës i disa gjuhve të hueja, por edhe perdorues i tyne. Vlerat e Tij u njohën në revisten Albania në Belgjikë dhe vazhduen me lulzue nder të gjitha qendrat ma të njohuna të SHBA, ku kishte kjoftë edhe një Shqiptar. Djersa e punës atdhetare të një Shqiptari zente vend në themelin e Shoqnisë “Vatra”, ku Konica kishte vendin e vet.
Në jeten e Tij Konica, gjithnjë mbante lidhje me Shqipninë, per të cilen la edhe një nga testamentet e randsishme: “Nuk do të më tretë dheu, nëse ti Imzot Noli dhe ti Lamja im i vogël dhe gjithë ata që e quajnë veten shqiptarë nuk do ta çojnë kufomën time të tretet në tokën mëmë. Kam lënë menjanë edhe harxhimet e rrugës për trupin pa jetë dhe shumën për dy metra vend në Shqipëri”, thuhet në testamentin e Konicës. Deshira e Tij u realizue vetem në vitin 1995, mbas hapjes së Shqipnisë me vendet e Europës…

Don Lazer SHANTOJA (7 Korrik 1891 – 5 Mars 1945) Edhe Don Lazri ka krye si Faiku shkollen pranë Kolegjit Jezuitve të Shkodres. Perfundon studimet per Prift n’ Austri, kthehet në Shqipni e shperthej në fushen e krijimtarisë letrare, tue lanë në Trojet tona brilante të rralla që sot njihen shumë pak nga Rinia Shqiptare, kryesisht në publicistikë, ku mendimi letrar i Tij shkelqen në disa drejtime si artist dhe mjeshter i persosun i fjalës së Bjeshkve tona të Veriut, tue ngritë ate në vlerat ma të shqueme të artit. Shantoja asht një mendimtar i persosun si estet, kritik letrar, prozator, poet, satirik, konferencier dhe një perkthyes i persosun, ku mendimi letrar të joshë aq fort, sa “harron” edhe autorin…
Prof. Gasper Ugashi thonte: “Në kjoftë se koha do të vendosin në vendin e merituem në publicistikë per Jugun Faik Konicen, per Veriun ai vend i takon Don Lazer Shantojës.”
Zberthimi shpirtnor i Don Lazrit asht konkretizue në gazeten “Ora e Maleve”, 1923-24, ku pena e Tij kalon nga një faqe tek tjetra, tue u rreshtue si thonte Prof. Ernest Koliqi: “Prozator i hollë që për nga stili dhe eleganca asht i krahasueshëm me Faik Konicën.”

Në këta pak rreshta duhet pershndetë edhe Vepra e Arben Markut (2005), per Shantojen.

Ndoshta, kerkohet me dijtë ma shumë per qellimin e shkrimit, po besoj asht i kjartë per të gjithë ata që kuptojnë se “Kultura nuk asht ma monopol i një grupi antishkencor”, që deri në 1991, tue fillue nga At Fishta, kanë zhdukë çdo Gur’ të çmueshem kulturor e, Sot: Ngulmojnë me eleminue Shqipninë nga Kultura e Vertetë Europjano Perëndimore!

Melbourne, 1 Shtator 2019.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht shpirti i Zotit, aty ashtë liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4429
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
11 SHTATOR 1981: TEK KAMPI I BALLSHIT…, Posted 06 Shtator 2019, 16:31
Nga Fritz RADOVANI:

NANAT TONA
ISHIN BIJAT E ROZAFES

Imazh

Sa shumë shkapetje, gervishtje, perplasje e rrahje takash e patkojsh ruen ky kalldram!
Një lum i rrembyeshem pushtuesish siper kaluen, e gurt’ vazhdonin me shndritë…
Edhe shkelqimi i tyne marramendës e ka domethanjen e vet! Gati gati duket si Tempull!
Një histori e tanë disa mija vjeçare e daltueme gurpërgurë që vazhdon me rrjedh gjak…
E Shkodranët e Rozafës asnjëherë jo vetem nuk e turpnuen kte prak, po e nderuen persa ishin gjallë e, mbas Tyne, trashigimtarët dhane jeten per Këta Gur’ të pathyeshem.
Prej Maleve t’ Atyne Bjeshkve t’ Nêmuna buronin gurë e ujë si biluri, derdheshin në Kir, n’ Cem, në Dri e Drinazë, e bashkë me cunga i merrte Buna dhe i vendoste rretherrotull tek sofra rrumbullake pranë Taraboshit plak, që sytë ti merrte me vezullimet e veta: Ishte liqeni i Shkodres, ku derdhej tuneli i Rozafës me namët e urrejtjes së sulltanit gjakbasë:
“Shkodra!.. Asnjë Shkodranë nuk duhet të mesin gjallë!” E serbi hapi veshët,“kjoftë ba!”
E zdathun Nana Luçe merr rrugen e largët pa krye me shkue te Djali i pranguem. Dikur i kishte tregue i Biri Lazri, një histori Toptanësh per këte qytet të panjohun per Te...
Kishte disa ditë që as pjanoforta nuk ndihej se ishte aty... Kapaku ishte harrue i hapun!
Nana Luçe vrojtonte kah dera e mbyllun, e n’ mendime e pershkonte befas një anderr që prej disa muejsh trunin s’ ja lente rahat: “Dom Lazer, Ty Nana, po t’ pret pa da..!”
Por kot! I sillej shtëpisë tue kerkue dishka, që as Ajo vetë nuk e dinte se shka?!..
Ku flenë Ai Djalë, shka han... Po, ujë a i napin me pi? Me shka mblohet n’ këte t’ftohët..!
Asht muej Shkurt 1945... Qé erdhen... Trokiti dera, u hap e, një gjips i sigurimit po e pret.
Shikon mos asht n’ anderr po, jo... Ndalon tek Sigurimi i Shtetit, e Nana Luçe, mbas dy xhullijve ecë, padijtë se kush asht mbas hekrash i shkrryem per tokë, në baltë.., jo, jo, në pisllekun e sa ditve asht zhytë Loçka e Zemres... I cunguem kambësh dhe i mështetun nder brryla, buzqeshë e Nanen Luçe shikon si dikur fëmij plot mall: Nanë, unë jam këtu!
Po, po, po t’ shoh o Biri em i dashtun...Po kështu, ke vojtë o Dom Lazri em i shtrejtë?!. U sillet katilave:“Ma vritni, ju lutëm ma vritni, banje këtë mirësi, mos e leni kështu djalin!”
Nana Luçe si shumë prej Nanave tona, ishin Bijat e Rozafës...Lotët e Tyne shndrisin prap sot kalldramin e Rozafës. Ato u plakën... Por, nuk vdiqën.., Ato, plasën!..
Melbourne, 5 Shtator 2019.


Nga Fritz RADOVANI:
11 SHTATOR 1981:
TEK KAMPI I BALLSHIT…

Imazh
Grafikë e Fritz Radovanit
Don MARK HASI (1920 – 1981) 27 Vjeç me thikë në gjuhë per tavolinë nga hetuesi barbar komunist Nesti Kopali, në hetuesinë e vitit 1947.

1947 Don MARK HASI (1920 – 1981) 27 Vjeç, i merthyem me thikë në gjuhë per tavolinë nga hetuesi barbar komunist Nesti Kopali, në hetuesinë e vitit 1947...
7 PRILL 1967 Don Marku asht i pari Klerik Katolik Shqiptar, që arrestohet mbas një mbledhjes në Institutin Pedagogjik Shkoder, në frymen e “Revolucionit Kultural” dhe, fillon hetimet me terroristët Dhimiter Shkodrani, Elham Gjika dhe Ali Xhunga...
PRILL 1968 Mbas një viti tortura dhe masakra dënohet me pushkatim, po i kthehet vendimi me dënim 25 vjet, pa u dijtë as sot pse u quejt “për tradhti ndaj Atdheut”...
Fillon Kalvarin e kampeve të punës, ndonse ishte me zemer të shkatrrueme në tortura.
Nga arrestimi në 1946, u lirue në 1954 mbas 7 vjetësh. Ndersa mbas arrestimit 1967, me 11 SHTATOR 1981,Vdes në Kampin e Ballshit, tue u mbyllë jeten në Rrëfim të Fundit me Don Mikel Koliqin, ku edhe varroset deri në 1992, që u Rivarros në Rrëmaji.
21 VJET i burgosun vetem pse ishte Klerik Katolik, vinte nga një Familje Burrash dhe si Burrat dha Shpirtë pa njollosë as veten as shokët me të cilët u arrestue dhe vuejti.
E njoha në vitin 1954, kur doli nga burgosja e parë. Ishte Klerik autoritar, predikues i persosun, njohës i At Fishtës, aktor i “Judës Makabe” kur ishte student në Seminarin e Jezuitve Shkoder dhe, kangtar i rradhë që si Ai pak kush i këndonte kangët e bukra të kompozitorit Gac Çuni, i cili edhe Ai vdiq në burg pak para se me plotsue dënimin.
Pak ditë para arrestimit dytë i ka thanë Nanës sime: “Kur erdhen me na kontrollue dhomat e Argjipeshkvisë, ate që na ka ba Angjelin Kumrija, nuk na e ka ba as sigurimi!”
Këta pak rreshta janë vetem një Kujtesë e qendrimit Burrnor ndaj miqsisë sonë!
Melbouerne 10 Shtator 2019.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht shpirti i Zotit, aty ashtë liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4429
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
2020 VITI I AT GJERGJ FISHTES, Posted 20 Nëntor 2019, 14:54
2020
VITI I AT GJERGJ FISHTES


-8o VJET-
1940 - 2020
AT GJERGJ FISHTA O.F.M.
ASHT MENDJA, ZEMRA E
SHPIRTI I
POPULLIT SHQIPTAR !
PLLAKAT NGA FRITZ RADOVANI (2019)

Vllazen e Motra Shqiptarë!

Me daten 22 Nandor asht Dita e Alfabetit Shqip, që u punue në Shoqninë “Bashkimi” të Shkodres në vitin 1908, nga Poeti Kombtar At Gjergj Fishta, dhe u aprovue në Kongresin e Manastirit.
Ai Alfabet na mësoi me shkrue fjalët Nanë, Babë e Shqipni…
Veprat tjera të Atdhetarit At Gjergj Fishta i sherbyen gjithmonë Bashkimit Shqiptarve nen tingujt e Hymnit Flamurit Kombtar, Flamurit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!
Në këte 80 vjetor që i madhi At Fishta mbylli sytë pergjithmonë, mendoj se, Shqiptarët duhet të kujtojnë Veprat e Tij të Perjetëshme tue i kushtue:

“VITIN 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTES”
Melbourne, 20 Nandor 2019.
Me respekt, Fritz RADOVANI


Nga Fritz RADOVANI:
CAFO BEG ULQINI
(1893 – 1977)
“TOKAT E MIJA JANË TOKA SHQIPTARE”
M U E J DHJETOR 2 0 1 9: K u j t o j m ë ...

Imazh


●ATDHETARI CAFO BEG ULQINI (Mustafa Osman Alibegu) U le në Ulqin në 1893 – Ka vdekë i Nderuem nga Populli i Shkodres, larg Familjes, me 25 Dhjetor 1977.
1940 Në krye të ma shumë se 5000 malsorëve të krahinave t’Ulqinit, Cafo Begu bashkë me Imzot Nikoll TUSHEN dhe Popin Ortodoks, shpallin autonominë e Ulqinit dhe të Tivarit, tue ngritë Flamurin e Kastriotit në kompanjelin e Kishës së Ulqinit. Per këte veper Atdhetare, Imz. Nikoll TUSHEN komunistët shqiptarë ua dorzojnë serbëve dhe ata e pushkatojnë me 4 Nandor 1946, bashkë me Popin Vaso FILIPI, Ali BEQIRIN dhe Lek MACIN. Cafo BEGU mbas 1944 ishte i mshefun tek Miku i vet Noc ZEFI.
NANDOR 1944 Rregjenti Cafo Beg Ulqini thonte: “Shërbimi i At Antonit për mosnjollosjen e Ditës së Madhe të Flamurit, asht shërbimi ma i madh që një Atdhetar si At Anton Harapi mundet me i ba Atdheut të vet. Ka me ardhë një kohë që për këte vepër Ai do të zanë vendin që meriton! At Anton Harapi asht kenë nji e nuk bahen dy!”
●Më thonte i Nderuemi Cafo Beg: “Kaq shumë kanë rrejtë komunistat, sa vërej tashti në 1974, tue lexue dokumentat historike të botueme në këta 30 vjet, e tham sinqerisht, nuk gjej asnjë fakt historik të shkruem pa falsifikime dhe shtrembnime, madje, as edhe vetë aktin e Pavarësisë së Shqipnisë në Vlonë me 28 Nandor 1912, até që kanë botue këta..!”
25 Dhjetor 1919 Kongresi i Durrësit vendosi formimin e Qeverisë së Perkohshme me kryetar Turhan Pasha. Delegacioni i kryesuem prej tij per në Konferencen e Paqës, kishte edhe Imzot Luigj Bumçin dhe At Gjergj Fishten, dhe të dy Klerikët patne kenë kundershtue nga qeveria italiane, per pikpamjet e Tyne Atdhetare.

24 Dhjetor 1898 U le Don Shtjefen KURTI, Arrestohet në 1946, bani 15 vjet burg dhe, u arrestue se kishte “Pagzue një fëmij...” Per këte u pushkatue në 1971...
27 Dhjetor 1899 U le Lasgush PORADECI, Shkrimtar Atdhetar.
2 Dhjetor 1906 u le At Daniel DAJANI S.J. dhe u pushkatue me grupin e Parë antikomunist “Bashkimi Shqiptar” në Shkoder, me 4 mars 1946...
Dhjetor 1906 U le Don Lec SAHATCIJA (1906 – 1986) Vdiq në burgun e Tiranës në vitin 1986. “Nuk pranoi me akuzue Imz. Frano GJININ.”
5 Dhjetor 1931 U le Nikolin MUZHANI, aktivist i së Djathtes së Bashkueme në Shkoder me Mentor QUKUN, Nikolin DESTANISHTEN, etj..,në fitoren e 1996.
14 Dhjetor 1933 U le në Shkoder muzikanti Mark KAFTALLI.

1 Dhjetor 1935 Shuguroet Meshtar Papa Josif MIHAJLI (1912 - 26 Tetor 1948).
1 Dhjetor 1928 U le Imz. Zef SIMONI (1928 – 2009) Ndihmes Ip. në Shkoder.

30 Dhjetor 1940 Vdiq Poeti Kombtar Shqiptar At Gjergj FISHTA O.F.M.

2 DHJETOR 1944 U le Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova (Vdiq 21 Janar 2006) Kujtimi i Tij do të jetë frymëzues përgjatë gjithë shekujve per Popullin Shqiptar!

2 Dhjetor 1945 Zgjedhjet e para të Frontit Demokratik pa asnjë grup ose parti kundershtare. Ky ishte hapi i parë i vendosjes Diktaturës sllavokomuniste në Shqipni.
31 Dhjetor 1945 Arrestohet At Daniel DaJANI dhe At Gjovani FAUSTI.

2 Dhjetor 1946 At Bernardin PALAJ mbytet në tortura me korrent elektrik...
4 Dhjetor 1946 arrestohet At Leon KABASHI dënohet dy herë, 12 vjet burg.
4 Dhjetor 1946 Arrestohet At Alfons ÇUNI, per armë të vume nga sigurimi..
6 Dhjetor 1946 Arrestohet Imz Jul BONATI (1874 – 1951), mbasi kthehet nga anglezët prej Italije, dhe dënohet me 5 vjet burg. Mbytet në çmendi.., në 1951.
10 Dhjetor 1946 Arrestohet At Sebastjan DEDA ( 1916 – 1984) Denohet 5 vjet.
11 Dhjetor 1946 Arrestohet At Aleks BAQLI ( 1916 – 1993) per armët në Kishë.
11Dhjetor1946 Arrestohen At Pal DODAJ, Don Tom LACA, Don Nikoll SHELQETI, At Gjon KARMA, At Mëhill MIRAJ, Don Ndoc SAHATÇIJA dhe Fra Zef PLLUMI. Akuzohen per futjen e armëve në Kishen e Fretenve nga vetë sigurimi.
20 Dhjetor 1946 Nxirren nga Kuvendi i tyne 60 Motrat Stigmatine të Shkodres.

19 Dhjetor 1947 Arrestohet At Anton LULI (1910 – 1998) Një klerik i njohun per qendrimin e Tij burrnor në hetuesi dhe nder kampet e shfarosjes komuniste.
28 Dhjetor 1947 At Çiprian NIKA dënohet me vdekje... Pushkatohet 1948.
28 Dhjetor 1947 At Pal DODAJ dënohet me vdekje, i kthehet dënim i perjetshem dhe ka vdekë me 5 Shtator 1951.., në spitalin e burgut të Shkodres.

5 Dhjetor 1948 Arrestohet Don Kolec PRENNUSHI (1902 – 1950) Lirohet mbas 11 muejsh në Nandorin 1949 “I pafajshem”, dhe vdes nga torturat me 2 Korrik 1950.
20 Dhjetor 1948 Arratiset At Daniel GJEÇAJ...Drejtues i Radio “Vatikanit”.
28 Dhjetor 1948 Arratiset Don Prek NDREVASHAJ.
29 Dhjetor 1948 Arratiset At Bernard SERREQI (1907 – 1977).

5 Dhjetor 1956 vdes At Nikoll DAJÇI (1875 – 1956) nga Dajçi i B.Bunës...
Dhjetor 1956 Vdes në Burgun Burrel Don Rrok FRISKU (1892 – 1956)...

24 Dhjetor 1963 Arrestohet Don Errnest TROSHANI (1928) Shugurohet Meshtar nga Imz. Errnesto ÇOBA. Arrestohet në Dhjetor 1963 Lirohet 1981.
Papa Françesku e Emnon Kardinal me 12 Nandor 2016, në Vatikan, Romë.

21 Dhjetor 1964 Vdes At Justin RROTA ( 1889 – 1964)Historian dhe letrar...

25 Dhjetor 1972 Papa PALI VI njofton në mbledhjen e Kardinalave, perpjekjet pa rezultat per Lirinë e Fesë në Shqipni...Kujtohet per Festimin e 500 vjetorit të Gjergj KASTRIOTIT – Skenderbeut, në Vatikan me Shqiptarët jashta Atdheut...

10 – 12 DHJETOR 1990 Nga frika e formimit të Partisë Demokristjane në 13 Nandor 1990 në Shkoder, diktatori hipokrit Ramiz Alia, formon Partinë Demokratike simbas porosisë së Katovicës, tue percaktue: “Pushteti politik do të jetë perjetsisht yni...”
Pergjegjen e meritueme Ramiz Alia e mori nga Rinia Shkodrane të nesermen...

13 Dhjetor 1990... Rrëxohet në Shkoder busti i diktatorit tiran E. Hoxha...
Arrestohen mjaft të rinjë dhe torturohen barbarisht, me pasoja të randa per gjithë jeten.

25 Dhjetor 1990 Kremtohet në mesnatë Mesha e Parë e Krishlindjes mbas 1967 në Rrmaji, nga Don Simon JUBANI... Marrin pjesë mbi 30.000 qytetarë Shkodranë...

●SHKODRA I KA PARAPRIJË TË GJITHA ZHVILLIMEVE DEMOKRATIKE !
Ju uroj me gjithë zemer Vitin e At Gjergj FISHTËS 2020 ! Autori.
Melbourne, 2 Dhjetor 2019.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht shpirti i Zotit, aty ashtë liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Përgjigju duke Cituar
Mëparshme
Posto një përgjigje 378 postime · Faqe 38 prej 38 · 1 ... 34, 35, 36, 37, 38
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 05 Dhjetor 2019, 19:18
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari