Ketu do te gjeni librat e rinj dhe botime te librit ne shqip
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
Botohet "Të fshehtat e Masonerisë' nga Laurence Gardner‏
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4418
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
TE NDERUAR MIQE - LEXUES!

Sipas shume dokumentave Mazonet jane pjella me anti-njerzore, me e pashpirta, me e maskuar si kristiane, me e shtirura si fetare ne fe te tjera, me kriminale, me satane qe per ta NJERIU, POPUJT JANE LARVA EKSPERIMENTALE, KU KETA MAZONE DEFREHEN ME PLUHURIN E KOCKAVE TE NJEREZVE - POPUJVE. KOPSHTI I LUMTURISE PER MAZONET NUK JANE LULET, POR PUDRA E KOCKAVE TE POPUJVE SIKURSE KANE SHIJUAR NE SHEKUJ.
Mazonet jane perfaqsues te bankave, te gjykatave, te ,......kane pushtuar poste te larta presedinciale, kryeministrore, ministra, perfasues te trusteve mjeksore, segmente te padukeshme, miliardera, dijetare, ushtarake...
Prandaj mesojini se kush jane dhe c'qellime kane.
Jane dokumenta qe deshmojne per krimet, gjenocidet qe kane ushtruar ne shekuj kunder popujve, kunder njerezimit, gje qe edhe sot i vazhdojne ne emer te parimeve fetare, parimeve kushtetuese, ne emer te mjeksise, te drejtesise,......

Nuk e di se kur do ti vije koha qe tu pritet koka ketyre njerezve qe jane drejtues dhe antare, te preht trungu dhe rrenjet e saj sepse esht nje oktapod qe vetem ne marredhenie shumeplaneshe perbejne kercenimin real te globit tokesor.
Te gjithe keta mazone jane persona me kollare, kane shume diploma dhe portofole, jane fytyra te rruara dhe teper te sofistikuar ne sjellje dhe shume te friksuar, qe e mbulojne me pudrat e kockave te njerezve. Jane persona te fshehur sepse e keqja gjithmone fsheht me maska postesh dhe fytyra te njoma dhe teper individualiste.:flm :flm
----------------------------------------------------------------,,,,,,,,,
Në qarkullim libri "Të fshehtat e Masonerisë' nga Laurence Gardner‏
Imazh


Shtëpia botuese “Bota Shqiptare” hedh në treg një tjetër libër interesant dhe intrigues për lexuesit që janë të interesuar të dinë më shumë për shoqëritë sekrete, vëllazëritë masonike dhe konspiracionet që ndodhin në botë, “Të fshehtat e Masonerisë” të autorit prestigjioz Laurence Gardner. Ky libër bën pjesë në kolanën “Të vërteta të fshehura” që është paraprirë nga librat e suksesshëm: “Kush e sundon botën?” të Jim Marrs, “Kodet Magjike” të Texe Marrs, dhe “Sekreti më i Madh” i David Icke. Në këtë libër autori na paraqet origjinat misterioze të vëllazërisë më enigmatike, më me ndikim dhe më të diskutuar të botës perëndimore.

Me botimin e këtij libri, tashmë masoneria në Shqipëri do të dekodohet, sepse autori i këtij libri të rrallë, ka qenë antar i Masonerisë dhe ka milituar për një kohë të gjatë në Masoneri dhe temën e këtij libri e ka përballuar me një sy kritik. Laurence Gardner ka studiuar historinë, strukturën organizative dhe praktikën, në kontekstin e thellimeve të mëdha, në brendësinë e të cilave kanë dalë gjithmonë lidhjet me Masonerinë, të dobëta apo të forta qofshin. Këto kërkime e kanë çuar autorin e librit të përballojë, duke i studiuar thellë, tema si institucionet kalorsiake, shoqëritë filozofike dhe të tjera grupe që, në rrjedhën e shekujve, kanë ushtruar një ndikim të thellë mbi strukturat monarkike dhe qeveritare.

Që nga koha kur, rreth 300 vjet më parë, në vitin 1717 u themelua e para Lozhë e Madhe angleze, librat kushtuar Masonerisë kanë qenë të shumtë. Botohen me vazhdimësi të rregullt dhe gjenden me sasi nëpër raftet e librarive të vendeve si Anglia, Amerika, Franca dhe të tjerë akoma. Ky prodhim i konsiderueshëm i përket dy kategorive të mëdha: librat e shkruar nga masonët dhe ata jo të shkruar nga masonët. Në këtë rastin e fundit mundet ende të bësh dallim midis botimeve pro e kundër dhe, sidoqoftë, bëhet fjalë për shkrime të bazuara mbi “thuhet”. Librat e përpiluar nga masonët u drejtohen, në përgjithësi, lexuesve masonë. Edhe pse, nganjëherë, marrin një ton pak autoritar, bëhet fjalë për tekste të lidhura me doktrina të ndryshme dhe shpesh kushtuar ndonjë aspekti të veçantë doktrinar, me interes të pakët – për të mos thënë hiç – për një lexues të rregullt e të përgjithshëm.

Në literaturën e specializuar lexohet dendur se Masoneria nuk është aspak një shoqëri e fshehtë dhe kjo gjë është padyshim e vërtetë, pasi është e vështirë të mos e dish që ekziston dhe se nuk kërkohet asnjë fshehtësi për pranimin në të. Në realitet, bëhet fjalë për një argument të pathemeltë, si të kërkosh të ndash qimen klasike më dysh, sepse njëri prej angazhimeve masone është pikërisht ai që anëtarët duhet “t`i ruajnë sekret dhe të mos i zbulojnë” aspektet e dijes që është në fuqi brenda lozhës. Dhe kështu që, edhe pse nuk bëhet fjalë për një shoqëri të fshehtë, është sigurisht një shoqëri që dikton heshtje dhe, për të huajt, ky qëndrim është i barasvlershëm me fshehtësinë.

Parimet bazë të Masonerisë janë të shumta dhe pozitive, por anomalia më e veçantë qëndron në faktin se praktika masone rrjedh nga shkenca të lashta, që sot nuk mësohen më. Kremtohen ceremoni dhe mësohen rituale, por, përballë gjithë kësaj madhështie, deklarohet se sekretet, mbi të cilat bazohet shoqëria, kanë humbur tashmë prej shumë kohësh.

Masoneria, në formën e saj moderne, lindi në shekullin XVIII si një vëllazëri me parime të shëndosha, me synimin që të mblidhte dhe të ruante atë çka mbetej ende prej arkivave të lashta të dijes njerëzore; por ky hap i fillimit pati jetë të shkurtër. Shumë shpejt, lëvizja masone ndryshoi pikësynim, duke u shndërruar në një institucion me sfond shoqëror me qëllime ndihmëtare e mirëbërëse, duke kërkuar gjithmonë megjithatë t`i qëndronte besnike respektimit të praktikave dhe ritualeve që e kënaqnin dhe që ishin besnike ndaj ideve filozofike thelbësore. Sot – ndonëse në përgjithësi e perceptuar si një shoqëri e fshehtë – nuk është larg së vërtetës të pohosh se Masoneria moderne nuk duket se ruan ndonjë gjë misterioze, as, aq më pak, ndonjë dije që të paraqesë gjurmën e ndonjë fshehtësie të vërtetë. Megjithatë, të fshehura midis thellësive të analeve rilindase që kanë mbërritur gjer tek ne, nuk janë të pakta pikat e interesit dhe të studimit që – nëse ndoshta të pakuptuara 300 vjet më parë – sot janë kthyer me prepotencë në skenë dhe në qendrën e interesit të shkencës moderne, në kërkim të frymëzimeve të reja, që rrjedhin nga e kaluara e lashtë.

Në këto faqe të librit, lexuesi do të ndjekë një rrugë hulumtimi të bazuar mbi informacione të dokumentuara, të nxjerra nga konsultimi me materiale arkivore të çmuara, me vetë atë që Kushtetuta masone thotë se ka humbur që prej më shumë se 300 vjetësh. Do të ballafaqojë veprimtarinë e lozhave të sotme me veprimtarinë e lozhave të dikurshme, me qëllimin për të verifikuar se në ç`mënyrë Masoneria aktuale ka ndryshuar dhe është manipuluar deri në atë pikë sa të pranojë se vetë ajo ka harruar mësimet nga të cilat ka zënë fill. Vëllimi ndahet në tri pjesë. Në pjesën e parë autori merr në shqyrtim aspektet e lidhura me pushtetin, me politikën, me intrigat dhe me konspiracionet që kanë shënuar evoluimin e Masonerisë. Në pjesën e dytë përqendrohet më shumë në veçoritë mbi ceremonialët, mbi njohuritë alkimiste, mbi lidhjet me institucionet kalorsiake dhe filozofinë. Në pjesën e tretë, më në fund, fragmentet e ndryshme të fjalëkryqit kombinohen në një formë të vetme dhe zbulohet jo vetëm se në ç`mënyrë kanë humbur sekretet origjinale të Mjeshtërisë, por edhe pse ka ndodhur kjo dhe, ajo që ka më shumë rëndësi, çfarë ruante.

Të shumta janë simbolet dhe ikonat e përdorura nga Masoneria; disa janë shumë të njohura, të tjerat më pak të njohura. Por, midis të gjithave, paradoksalisht, më i fuqishmi është ai më pak i njohur prej të huajve: një rreth me një pikë në qendër €. Siç do të kemi mundësi ta shohim, qëllimi i fundit i shoqërisë fillon tek kjo shenjë e thjeshtë, origjina e së cilës humb në thellësinë e shekujve. Do të zbulojmë edhe se çelësi i fundit i Masonerisë prehet në një vend dikur me rëndësi të madhe brenda shoqërisë, në Kapitullin e Harkut Mbretëror. Edhe pse Kapitulli është objekt zgjedhjeje të lirë brenda vëllazërisë, pikërisht në këtë ritual të veçantë (i dalluar nga tre shkallë parësore) shkëlqen mbi të gjitha trashëgimia e vërtetë e mesazhit mason, edhe pse Harku Mbretëror ka qenë shpërfillur me lezet nga establishmenti i Lozhës së Madhe për të paktën 96 vjet që nga themelimi i saj. Shumë ithtarë kanë pyetur veten mbi faktin se përse Arka e Aleancës paraqitet në stemën simbolike të Lozhës së Madhe të Bashkuar të Anglisë, duke qenë se nuk përbën ndonjë çast domethënës në përparimin nëpër shkallët që ithtari ndërmerr në praktikën e Mjeshtërisë. Kuptimi është shumë i qartë, sepse dikur kjo relike e çmuar përbënte një domethënie të thellë, e barabartë me Gurin Filozofal, apo me viçin e artë që Moisiu, në rrëzë të malit Sinai, e dogji për ta kthyer në pluhurin misterioz.

Synimi i autorit është, pra, që të arrijë të gjejë zanafillën e qëllimeve të vërteta, autentike të formalizuara nga Masoneria e lashtë, e natyrshme, kur u themelua në vitin 1717. Bëhet fjalë, në praktikë, për kërkimin e një dijeje të natyrës filozofike dhe të një fjale çelës të lashtë, që është quajtur e humbur, që lejon të hapim peshtafin e këtij thesari ekzoterik.


MASONË TË FAMSHËM:

Eddy Arnold
Roy Acuff
Edwin “Buzz” Aldrin
Gene Autry
L. Van Beethoven
Irving Berlin
Simon Bolivar
Gutzon Borglum
Ernest Borgnine
Omar Bradley
Richard E. Byrd
DeWitt Clinton
Ty Cobb
George M. Cohan
Davy Crockett
Norm Crosby
Cecil B. deMille
Jack Dempsey
John Diefenbaker
Jimmy Doolittle
Duke Ellington
Sir Alexander Fleming
Gerald R. Ford
Henry Ford
Benjamin Franklin
Clark Gable
Benjamin Gilman
John Glenn
Arthur Godfrey
Barry Goldwater
John Hancock
Harry Hershfield
Harry Houdini
Sam Houston
Hubert H. Humphrey
Burl Ives
Andrew Jackson
Al Jolson
John Paul Jones
Jack Kemp
Rudyard Kipling
Marquis de Lafayette
Fiorello LaGuardia
Charles Lindberg
Douglas MacArthur
George C.Marshall
Thurgood Marshall
Charles W. Mayo
William McKinley
Lauritz Melchior
James Monroe
Wolfgang A. Mozart
Arnold Palmer
Dr. Norman V. Peale
J.C. Penny
John Pershing
Eddie Rickenbacker
Branch Rickey
Will Rogers
Theodore Roosevelt
Franklin D.Roosevelt
David Sarnoff
Jean Sibelius
Red Skelton
John Philip Sousa
Danny Thomas
Dave Thomas
Lowell Thomas
Harry S. Truman
George Washington
Thomas J. Watson
John Wayne
Shtëpia botuese BOTA SHQIPTARE
Zyra e shtypit
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4418
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Mazonë kryeministra, kryetarë opozitarë, gay, lezbike, presidenta ,....Shgatrruesa të Fesë katolike
Imazh
lulzim basha ...i stërvitun në Hollandë si dhe edvin rama në Paris,...!



Ana Brnabiç - e para kryeministre e Serbis dhe në botë lezbike, ortodokse martuem me gruen Milica Gjorgjeviç
ImazhImazh


Punë e përbashkët e Framasûjve me komunista.
,,Framasûjt – trathtarë të shtetit.”

Opinioni publik në Frâncë âsht tuj hetue, ku âsht burrimi i kryengritjevet të shpeshta të komunistve në limâje ushtarake të Frâncës. Bje në sŷ qi të gjitha kryengritjet kan fillue ne vende të ndryshme në nji kohë të njinjishme. Taktikat e frazat e kryengritsvet kan kênë gjithkund të njinjishme. Pvesin: per urdhen të kùj janë çue peshë këto kryengritje? A i kà shkaktue Moska, a por ndonji Frances, qi mshehet mbas tjerësh?
Në këto kohët e mbrâme shum fletore franceze këto kryengritje komunistash e të perhapuna trazimesh nder masa të popullit i lidhin me taktikë të rè të masonerís, e cilla, si duket, punon në marreveshtje me Moskë.
Në fletoren « Le Revue Hebdomadaire » publicisti parizjan çiltas i a perplasë nder sŷ lozhës s’ Orjenti të Madh se âsht e lidhun me Sovjet . Aj shkruen: « Në këto kohët e mbrâma lozhat masonike në Frâncë kan pá se socjalizmi nuk âsht mâ nji vegel e radikalzimit revolucjoanr, i cilli âsht si mesim e si mjet, per me u shtî në dorë sundimin disáve.
Prandej masonerija ka dà me perdorue per qillime të veta komunizmin. »
Ket mendim e zhvillon në nji nder numra të mbrâm edhè (fq. 39) fletorja franceze «La Libre Parole» , n’artikull «Lozhat e Sovjett».
«Nuk mundemi mâ me e mshehë lidhjen, qi âsht ndermjet lozhavet e bolshevikvet në Francë. Këto dy organizime, masonerija franceze e komunizmi – qysh tash ngushllohen me mendim të fitimit qi u bâhet gati.»
Fletorja parizjane «La Nation» , çiltas u vên faj framasûjvet se atà janë tradhtarët e shtetit francez.
Gjeverija bolshevike në Rusi ka dhânë lejen të çilen gjashtë lozha masonike në qytetet mâ të mëdhajat e Rusis. Organizatori kryesuer i lozhavet âsht Karl Radek . Këndej merret vesht, pse në disa shtete europjane, ku kan në dorë sundimin framasûjt, në këto kohët e mbrâme âsht tuj u shtue simpatija për Sovjet. Deri tash lozhat masonike kan kênë të ndalueme në Rusin bolshevike. Por tash duket se bolshevikët e kan pá se per me luftue kundra Zotit, kan nevojë per ndimë të framasûjvet t’Europës.

skjarime;
« Le Revue Hebdomadaire » - ”Shqyrtuesi javor”
Sovjet – sistemi i pushtetit bolshevik sovjetik në Bashkimin e Republikave Sovjetike Socjaliste.(BRSS).
«La Libre Parole» - ”Fjala e Lirë”
«La Nation» - ”Kombi”
framasûjt – Mazoneria e Lirë - janë organizata në dukje të besimit kristjan, por kanë si qendër të tyne shgatrrimin me temel të Besimit Katolik me të gjitha mënyrat. Kta përfaqsues gjenden në krye të qeverive, shërbimeve sekrete dhe bizneseve.
Karl Radek(Rusisht: Карл Бернгардович Радек – 31.X.1885 – 19.V.1939), polako-lituanez I lindun në Lviv(Ukrainë), një udhëheqës ndërkombëtar komunist në Bashkimin Sovjetik, pas Revolucionit Rus.
Krasnojarsk - (rusisht:. Красноярск) ashtë një qytet në rajonin e Krasnojarsk-it të Federatës Ruse në lumin Jenisej. Me 1,066,934 (2016) banorë, ashtë qyteti i tretë ma i madh në Siberi dhe qendra administrative e krahinës e themeluem në vjetin 1628.
b.f. – bie fjala

U botue të shtunën e dt. 18.V.2019 te ;
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 16 Qershor 2019, 05:06
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari