Ketu do gjeni gjithcka mbi shqiptaret qe shiten kombin e tyre per disa interesa te uleta personale dhe antishqiptare...
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 3 postime · Faqe 1 prej 1
HAXHI QEMALI - DUAM BABEN- DOVLETIN(SULLTANIN)
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4418
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
HAXHI QEMALI - - DUAM BABEN(SULLTANIN), Posted 17 Shtator 2009, 14:33
Kolec Topalli: Historiografia e jonë të çlirohet nga doktrina e Haxhi Qamilit

24 Nentor 2009
Kolec Topalli
Imazh

Muaji nëntor shënoi vitin jubilar, 100 vjetorin e “Kongresit të Manastirit”. Një shekull më parë, figurat më të shquara të kombit, vendosën në Manastir që alfabeti i gjuhës sonë të bazohej në alfabetin latin. Prof. Dr. Kolec Topalli, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, tregon disa të vërteta historike që nuk pasqyrohen aktualisht në tekstet tona historike.

Sapo lamë pas një javë të mbushur me dhjetra aktivitete përkujtimore për nder të 100 vjetorit të “Kongresit të Manstirit”, një ngjarje themelore politike, arsimore e kulturore në historinë e shqiptarëve. Sipas jush si ka ndikuar kjo ngjarje e madhe e 14-22 nëntorit në zhvillimet e mëvonshme të kombit shqiptar?
Alfabeti i përbashkët në Kongresin e Manasitit, ka qenë një ngjarje me rëndësi të veçantë politike, shoqërore dhe kulturore për të gjithë popullin tonë, prandaj është e natyrshme që ajo të ketë patur një ndikim të fuqishëm në ngjarjet që rrodhën pas saj. Ky kongres me krijimin e alfabetit të njëhsuar të gjuhës shqipe krijoi dhe urat ndërlidhëse ndërmjet shqiptarëve, pa dallim feje, krahine dhe ideje. Ai shënoi bashkimin e të gjithë bashkëkombasve në luftë të përbashkët për liri, drejtësi shoqërore, kulturë dhe për shkollat shqipe. Historia e këtyre viteve dëshmon se pas Kongresit të Manastirit ngjarjet e tjera të mëdha u shënuan për historinë tonë kombëtare, të cilat arritën në kulmin e tyre me kryengritjet e mëdha të viteve 1910- 1911, në Shqipëri, por më shumë në Kosovë dhe patën si përfundim shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë në 1912. Kjo është arsyeja që Kongresi i Manastirit për rëndësinë kombëtare që ka mund të krahasohet me ngjarje të tilla madhore të historisë së Shqipërisë siç është Besëlidhja e Lezhës, Kuvendi i Arbërit, Lidhja e Prizrenit, etj.

Si janë servirur 100-vitet e fundit të kombit shqiptar në tekstet tona historike; a janë shqiptarët të informuar drejt për historinë e tyre?
Ky është një problem vërtet madhor me shumë rëndësi për popullin tonë. Vërtet ka kaluar një periudhë 100-vjeçare qëkur u mbajt Kongresi i Manastirit dhe shumë ngjarje historike janë shënuar në historinë e vendit tonë pas saj. Por e vërteta është se ne nuk kemi një histori të paanshme dhe të shkruar me objektivitet shkencor. Për 50 vitet e shkuara regjimi komunsit e shkroi dhe e interpretoi historinë duke e parë atë sipas parimeve komuniste të luftës së klasave. Prandaj për 50 vjet historia e kombit shqiptar është shtrëmbëruar në mënyrën më të turpshme. Kjo vlen sidomos per përiudhën pas shpalljes së pavarësisë, për periudhën e mbretërisë së Zogut, të Luftës së Dytë Botërore dhe sidomos për periudhën 50-vjeçare të vetë regjimit. Por edhe periudhat më të hershme historike kanë nevojë të rishikohen sepse edhe atje janë bërë shtrëmbërime sipas parimeve të regjiit komunist. Unë po jap vetëm një shembull. Lëvizja e Haxhi Qamilit është paraqitur nga historiografia komuniste si një lëvizje fshatare kundër bejlerëve duke dashur me këtë të shënojë se në regjimet e kaluara ka qënë e zhvulluar lufta e klasave nëpërmjet fshatarësisë dhe bëjlerëve. E vërteta është ndryshe. Haxhi Qamili ka luftuar në emër të Turqisë për rikthimin e saj në një kohë kur Shqipëria ishte shpallur shtet i pavarur dhe po orientohej drejt Perëndimit. Prandaj edhe lufta që bëri ai me disa bejlerë, duke i djegur shtëpitë dhe duke i vrarë, nuk ka qënë luftë klasore, siç paraqitej në historinë e asaj kohe, por ka qenë luftë për të kthyer siç thoshte ai: “Dum Babën! Dum baba Dovletin!” Kjo është arsyeja që me këtë shtrembërim që iu bë historisë lind nevoja e rishkrimit të saj. Po më këtë shtrëmbërim është paraqitur Lufta e Dytë Botërore, për të cilën janë dhënë vetëm aksionet luftarake të frontit Nacional Çlirimtar që drejtohej nga Partia Komuniste dhe është mohuar lufta e patriotëve të tjerë që kanë luftuar kundër pushtuesve por në formacione të tjera luftarake. Janë denigruar dhe janë lënë në heshtje figura të shquara të kulturës, shkencës, artit vetëm sepse nuk u shkonin për shtat regjimit komunsit. Mjafton të përmendim njerëz të shquar të kombit, elitën si Gjergj Fishtën, Faik Konocën, Ernest Koliqin, Vinçens Prennushin, Martin Camajn, Arshi Pipa, Qemal Draqinin, etj. Do të jap edhe një shembull tjetër meqë jemi në vitin jubilar të Kongresit të Manastrit. Edhe në periudhën e komunizmit është shkruar për këtë ngjarje madhore të të kombit tonë, por ajo është paraqitur tërësisht e shtrëmbëruar, sepse në këtë kongres disa prej personaliteteve të shquara që kanë marrë pjesë dhe përfaqësoni elitën e shquar të popullit tonë, nuk i përshateshin regjimit komunist. I tillë ka qënë Gjergj Fishta, poeti ynë kombëtar i cili u zgjodh në krye të komisionit të hartimit të alfabetit të gjuhës shqipe, megjithëse në atë kohë nuk kishte më shumë se 37 vjeç. Por ai u zgjodh në atë detyre meqenëse ishte bërë i njohur me botimin e disa këngëve të “Lahutës së Malësisë”, ashtu edhe me botimin e veprës “Anzat e Parnasit”. Prandaj Fishta u zgjodh njëzëri si kryetar i komisionit për hartimin e gjuhës shqipe. Por Fishta ishte i ndaluar nga regjimi komunsit. Prandaj ky fakt nuk është paraqitur në studimet që janë botuar nga studiuesit e asaj periudhe për Kongresin e Manastririt. Madje as fotot nuk janë paraqitur drejt ose janë retushuar me qëllim që të mos dilte fytyra e tij. Një figurë tjetër që ka luajtur rol në Kongresin e Manstirit ka qenë edhe Mihtat Frashëri, i cili u zgjodh si kryetar i kongresit, por edhe kjo figura që është lënë në heshtje nuk përmëndet në studimet e asaj kohe, sepse më vonë ai u kryetar i Ballit Kombëtar dhe nuk i përshtatej politkës.

Cili është problemi kryesor që qëndron aktualisht para historianëve në lidhje me interpretimin e objektiv të historisë kombëtare?
Duke parë që historia është shtrëmbëruar në një mënyrë të tillë, pra nuk është paraqitur e vërteta objektive, historiografia shqiptare ka shumë punë për të bërë. Historia e popullit shqipar duhet të rishkruhet me objektivitet shkencor, me paanshmëri, duke lënë menjanë doktrinat e kaluara komuniste dhe luftën e klasave. Historia duhet të mbështet në parime të reja universiale më te cilat shkruhet historia e çdo vendi në kohët modrene duke paraqitur faktet dhe ngjarjet historike ashtu siç kanë qënë, pa retushime pa i hequr asgjë asaj.

Sa të pasura janë arkivat tona për të nxjerrë të vërteta historike?
Arkivat tona kanë materiale të shumta, shumë nga këto materiale nuk janë shfrytëzuar ose janë shfrytëzuar keq, duke u interpretuar sipas orientimeve të veçanta dhe sipas përkatësive partiake. Marterialet për historinë e popullit tonë mund të gjënden edhe në arkivat e shteteve që kanë pasur marrëdhënie të hershme me popullin tonë, prandaj duhet gërmuar sidomos në arkivat e Romës, Vatikanit, Stambollit, Venedikut, Raguzës, Londrës, Vjenës deri në Kopenhagen, ku kohet e fundit janë zbuluar disa materiale në bibliotekën mberëtrore të atij qytetit, me interes, sidomos për arbëreshët e Italisë. E rëndësishme është që këto materiale të sillen në atdhe dhe të vihen në dispozicion të studiuesve dhe prej tyre të nxirren të vërtetat historike duke u bashkuar me dokumentat e tjerë që mund të gjurmohen jo vetëm në arkivat tona, por edhe pranë familjeve të afërrmve të personaliteteve të shquara që mund të kenë ruajtur dokumnate, shkrime, kujtime me vlerë për historinë
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4418
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Pjesa e I-rë

Karta e Përçarjes Fetare nga Lulzim basha asht Çmenduri, Injorancë, Deshtim, Krizë identitetit Shqiptar, Lojë zjarrit i të huejve turko-sllave, Psikopati, Abusrditetë i Shek. të XXI


O lulzim basha – Braktise - Kartën e Përçarjes fetare!


Harmonia e tre Feve ashtë e skalitun në Temelet e Kombit


Imazh

Kujdes Lulzi basha të mos rikthesh epokës e haxhi qamilit, pandi kristos me shokë!!!

Imazh
Pandi Kristo(Këpucari korçar, antar i Byros Politike, Shef i Sherbimit Sekret dhe Kryehetues kanibal -) pohon në gjyq se:
“Ato Lleshrat e Prengrat i kemi vrarë faj e pafaj vetëm sëpse kanë qenë katolikë!…”
Koçi Xoxe deklaron: “Për vrasjet pa gjyq kam qenë këshilluar dhe janë bërë me urdhër të shokut Komandant. Ka pasur edhe vendim Byroje për këtë!”(Dosja 1623)

U ba shkasë shkrimi ”Lulzim Basha: Fajin e kanë “katolikët e veriut” i Frank Shkrelit(gazetar dhe redaktor në “Zërin e Amerikës”, seksioni shqip nga viti 1974 deri në vitin 1984. shef i seksionit shqip (1984-1985). Nga viti 1985 deri në vitin 1990 ka shërbyer këshilltar i lartë programacioni në divizionin europian të “Zërit të Amerikës”, 1990 - 1994 ishte Zev- Drejtor i Euroazisë në “Zërin e Amerikës”), pjesë e delegacionit të parë diplomatik amerikan në Shqipëri në mars/prill të vitit 1991, aktualisht - drejtor i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan një organizatë jo-qeveritare.) të publikuem në 16 Maj, 2017 Nga CNA

A. Prej kohës kur ishte nën-kryetar i PD-ës ka shpreh urrejtje para nji malcorit katolik si: Gjynah që je katolik(ngaqi i pëlqeu biseda, tipi, ktij malcorit shofer)!
lulzim basha sapo rrëmbeu me intriga dramatike me vrasjen mafjoze të S.Olldashti, kryetarllëkun në PD-ën në 2013 bani të parin veprim mesjetar otoman-sllav;

1. Shporri tanë demokratët antikomunistë edhe me besim katolik si Jozefinë Topallin e sa të tjerë! Shgatrroi Opozitën Shqyptare - Monumentin e Demokracis, ku i dha dorë të qeverisin komunistat, riktheve sistemin nji-partiak!
2. Të martën e 16 maj 2017 akuzoi para medias austriake se shqetsimi ma i madh dhe e keqja e Shqypnis u vjen nga Malcorët Katolikë të Veriut, nuk la gja pa poshtnue e akuzue te nji redaksi austriake kundra Malcorve Katolikë të Veriut;

2. Kur e pyeti lulzi bashën gazetari austriak i ”Der Standard”;

"Lulzim Basha:
Lidhja midis krimit dhe politikës në Shqipëri është e veçantë. Në parlament, në karriget e kryetarëve të komunave dhe në drejtimin e shumë institucioneve publike qëndrojnë persona që kurrë nuk kanë qenë në politikë. Çfarë ata i bashkon është vetëm kontrabanda me drogë dhe armë, prostitucioni, trafikimi i qenieve njerëzore dhe vrasjet. Një pjesë e tyre kanë qëndruar edhe në burgjet evropiane.
95 për qind e personave me origjinë kriminale që qëndrojnë në parlament dhe 70 për qind në komuna janë katolikë nga veriu i Shqipërisë
Der Standard: Çfarë ka të bëjë kjo me politikën?
Lulzim Basha: Katolikët e veriut kanë qenë bastioni ynë. Pra zoti Edi Rama ka rekrutuar llumin e veriut për të shkatërruar bastionin tonë. Ata janë të fuqishëm dhe kanë emëruar drejtorë policie dhe taksambledhësit.”
U morë nga shkrimi ”Lulzim Basha: Fajin e kanë “katolikët e veriut”! - Me autorë Frank Shkreli - Publikuem më 16 Maj, 2017 - Nga CNA



Ti, lulzim basha qi fyeve, shpife, mashtrove, akuzove për Malcorët Katolikë të Veriut si shqetsimi i yti dhe i Kombit shqyptar:
A i kalzove austriakve; Si i ke raportet e tua personale dhe partijake me Antarë të PD-ës me besim fetar Katolik???


Imazh


3. A i lejohet Lulzi Bashës - nji shqiptarit, nji parlamentarit, nji kryeministrit në hije, kryetarit te PD të identifikoi të metat e parlamentit dhe të qeveris nëpërmjet besimit katolik para mediave të hueja në Austri?

4. Si ka mundsi nji shqyptar i kujdo rangut të shprehi kaq urrejtje, kaq mallkim, kaq mashtrim, kaq akuzë munstruoze kundër Malcorve Katolikë të Veriut në gjithë këtë tranzicjon të gjatë dhe pa asnji drite shpreset prej dy kryeliderve të PS+PD-ës si Lulzi Bashës dhe Edi Ramës?
Si guxoi të identifikoi shqetsimet personale në emën të nji pakicet fetare n’Shqypni? Si foli në gjuhën e sulltaanve, e beglerve otomanë…?
Absurditetë i shek. XXI? Prandej nuk ka se si Shqypnija rikthehet ne Familjen Europjane me mostra antishqyptare të edukuem në vendet e orientit! Lideri i tillë asht rrezik poetncial sepse Kryetari i PD dhe i PS, kur bahen kryeministra shndrrohen në sundimtarë, barbarë me fizjonimi antishqyptare,…!

5. Ku asht rreziku i Shqypnis prej Malcorve Katolikë të Veriut – shoku Lulzi Basha?
Imazh

Lulzim Basha merret me Kartën e Përçarjes së Feve dhe edi rama merret me Ricoptimin e Kosovës,...
Të dy janë - Rreziku Aktual Potencjal i Shkombtarizimit të trojeve dhe kombit shqyptar!

A thue rrezikon Shqypnia të ketë lider si ti lulzi basha si vazhdim i genit të kryeteroristve; enverit, ramiz alisë, m.shehut, k.hazbiut, h.kapos, m.myftiut, pandi kristos, …si përgjegjsa direkt të ushtrimit të gjenocidit ndaj Malcorve Katolikë të Veriut, ndaj Klerit Katolike, ndaj kulturës së Shkodrës, ndaj klasës intelektuale dhe të pasun,.. demokratve, antikomunistve… ”
Pandi Kristo pohon në gjyq se: “Ato Lleshrat e Prengrat i kemi vrarë faj e pafaj vetëm sëpse kanë qenë katolikë!…”
Koçi Xoxe deklaron: “Për vrasjet pa gjyq kam qenë këshilluar dhe janë bërë me urdhër të shokut Komandant. Ka pasur edhe vendim Byroje për këtë!”(Dosja 1623)
Fakti i Prengës deputetë i Mirditës, qi ju e keni përsekutue në parlamentë, e kthyet në kauzë, e shndrruet parlamentin në vend kaosit si dhe jashtë saj derisa i burgosët e ne Austri deklaruet per Prengat Katolikë,….si shqetsim i yti lulzi bashës dhe i pandi kristos dhe nuk asht i Shqypnis!

6. Të mërkurën e dt. 17 maj 2017 lulzi basha, nji otoman fanatik, pasi identifikoi shqetsimet ––personale e njerzve me besimet katolike te Austria më 16.V.2017, bani Marrveshjen okulte antishqyptare me ortodoksin edvin kristaqin, qi po realizohet sot si;
a)Ricoptimi i Kosovës; Sllavizimi i trojeve shqyptare;
b)Sllavizimi i Akademis;
c)Sllavizimi i Arsimit dhe i Ministris Jashtme me anë të kosovarve te beogradit besa shahini dhe genc cakaj!
d)Me e lodhë Shqypnin me protesta pas shkurtit 2019 derisa të lodhin popullin e ta pranojnë aktet makabre të Marrveshjes të ndarjes së tortës bashkë-qeverisjes në 2021 PS-PD!


7. Sulm bashibozukësh ndaj tre deputetve socjalistë vetëm se ishin Malcorë Katolikë të Veriut si; Mark Frrokut nga Puka, Armando prengës nga Mirdita dhe Arben Ndokës nga Lezha!
E shndrroi sallën e Kuvendit Ppopullor në arenë kaosi, zhurmet ndaj ktyne tre deputetve të rij me tërbim sepse ka misjonin dhe fobinë të trashiguem nga sslavo-otommanë-komunistë ndaj katolikve malcorë deri në delirim psihik! Ja arriti t’i zbonte prej parlamentit dhe t’i fuste në burg sepse kolona antishqyptare brenda grupit parlamentar dhe jashtë saj e kthyen në kauzë. Sjellje absurde e stilit sllavo-otoman-komunist të merresh vetëm se janë malcorë katolikë!

Në Zgjedhjet e Kryesis së PD-ës të 19-20.I.2019 u zgjodhën në 34 antarë, sekretarë, n/kryetarë vetë 1 katolik e tre ortodoksë me 30 muslimanë fanatikë

7. Në zgjedhjet e shtunës dhe të djelës të 19-20 janarit 2019 zgjodhi kryesinë; antarë, nën-kryetarë dhe sekretariatin nga 34 janë 4 kristjan; 1 katolikë e 3 ortodoksë, ndërsa 30 janë musliman e shumica ekstrem islamik si jemin gjana, flamur noka, gazmend bardhi e larva të tjerë toksike islamike, qi vijnë nga universitetet ateiste të Anglis,..! Edi Paloka - Nji katolik asht ne piramidë të PD-ës, ku asht familje komunistash-enveristash, handikap, i pamoral.
Kush ta kane fajin ty dhe Shqypnis, morë serbo-turk-enverist? Ty të zgjodhi berisha, si nji hibrid i shprishun psihikisht, me gjuhë kobret,me dosje tmerrsisht kriminale me mega-vjedhje mbi 230 miljon euro, me dyshime vrasjen e ideologut të PD-ës - Sokol Olldashin!.....
Pse nuk ja rrëfeve austriakut këto sjelljet e tua antikatolike, përçarse! Ti i sherben anmiqve shekullorë të Shqypnis kundër nji pakice katolike qi s'pati kurr pushtet prej kohës së Skanderbegut. E ky rrugaçi - edvini po i përdor katolikët karjerista si kobure!
Po sikur mor larvë toksike të ishe katolik e të jepshe ket interviste antishqyptare ne vendet arabe e të ankoje për kaosin e Shqypnis duke identifikue se e keqja vjen prej muslimanve qi i ktheu Turkija me shpatë, me toka, me ofiqe,.. kundra muslimanve? A do të shkoje gjallë në Shqypni????
Vazhdo o zuzar i otomanis, sulltan të vjellësh zjarr e helm kundra shqyptarve katolike të Veriut, se kurr nuk ke me na përça Shqypni në musliman dhe katolike, me vllaznit bektashi, me dervishët, muslimanët e ortodoksit sepse na bashkon Arbnia, Shqyponja, Gjuha Shqype, Gjaku i i derdhun për liri, dije, drejtsi dhe për pavarsi,... Flamuri, Gjergj Kastrioti, Nanë Tereza, At Gjergj Fishta, Naim Frashëri, Isa Boletini, A.Çajupi, I.Qemali, Llazar Gusho, Azdreni, Shote Galica, Ibrahim Rugova, Kryegjenerali Ramush Haradinaj, kryediplomatja Edita Tahiri etj...!

8. A kam të drejte të baj statistikë, kur lulziu lot me Kartën e Fesë?
Imazh

Viti i raportit fetar në perkatsi në qeverinë I-rë në 1912 ishte kjo; kryeministri Ismail Qemali propozoi listën e tij me ministra vetëm musliman, ndërsa burra të urtë kombit, firmëtarët e Shpalljes të pavarsis së Shqypniës si; muslimanët Dud Karbunara dhe Qemal Be Elbasani; ortodoksët - Pandeli Cali dhe Dhimitër Berati i kërkuen se nuk pranohet kjo listë e propozuem nga I.Qemali sepse Shqypninë e Pavarun do ta udhëheqin edhe kristjanët.
Në mbledhjen e dytë u propozuen jo nga I.Qemali, por nga burra të urtë të kombit; ministra sipas përkatsive fetare; 50 % muslimanë dhe 50 % kristjanë, jo prej I. Qemalit.
Prej 1912 – në janar 1914 u zgjodhën qeveri në raportin 50 % ministra kristjanë dhe 50 % ministra muslimanë.
Pas janarit 1914 nuk u zbatue ma ky raport klasik i zgjedhjeve sipas raportit 50+50, qi vazhdon dhe tash në 2019. Katolikët janë privue prej janarit 1914 nga kjo e drejtë e të zgjedhunit sipas kushtetutës në krye të presidencës, në krye të qeveris, ku gëzojnë të drejtën vetëm shqiptarë te besimit ortodoks shumë pak dhe ma shumë muslimanë sipas shijeve të beogradit dhe athinës!

- Kryeministra;
22 Muslimanë
11 Ortodoksë
0 - Katolikë

- Presidenta:
8 Muslimanë
3 ortodoksë
0 Katolikë

9. Kush janë ata parlamentarë Malcorësh Katolikë të Veriut, qi e shqetsojnë shokun lulzi bashën, se Shqypninë nuk e shqetsojnë aspak?


M.Frroku, A.Ndoka dhe A.Prenga u përjashtuen nga parlamenti dhe u burgosën për vepra penale, me kërkesën, zhurmën, me protesat brenda dhe jashtë parlamentit për 12 muej prej atynë qi i kanë dosje penale me krime të përbindshme si s.berisha, lulzi basha,…, ku 70 % të deputetve të parlamentit, tuj fillue nga edvin rama, gramoz ruçi,…qi kanë dosje supër kriminale. Arsyeja e ktij tërbimit të kryesis së PD-ës si në parlament dhe jashtë saj ishte se nuk ishin msue me pa deputetë të pa gatuem nga guzhina sllavo-enveriste, nuk ishin të nji besimit fetar m eta dhe edukatës urrejtës për katolikët,…. Dhe projekteve të tyne në të ardhmen me parlamentë pa asnji deputetë katolikë!

1. Mark Frroku deputetë të PS i Pukës deshti me kenë i PD-ës, por nuk u lejue nga kryesia ekstreme antikatolike e PD me në krye lulzi basha në 2017! As nji vjet nuk ndejti n’burg e doli.
2. Arben Ndoka deputetë të PS, deshti me kenë i PD-ës, por nuk u lejue nga kryesia ekstreme antikatolike e PD me në krye lulzi basha në 2017! nga Lezha: Paralajmëroi për të tjerë persona që kanë pasur probleme me ligjin në Kuvendin e Shqipërisë, duke thënë se “Nëse japin dorëheqje si unë, Parlamenti ngelet me 75 deputetë”,. ”Këtë çështje do ta ndjekë në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.
3. Armando Prenga deputetë të PS nga Mirdita. As nji javë nuk ndejti në burg e doli!

10. Çka rrezikojnë Shqypnin Malcorët Katolikë të Veriut?

Lulziu shqetsohet për Shqypnin i ngrati! Ksaj Shqypnije tash kto 30 vjetët e fundit e kanë shgatrrue matej shokët e diktaturës komuniste; s.berisha, f.nano, i.meta, majko, e.rama dhe lulziu(ka fillue shgatrrimin dhe mega-vjedhjet prej 2005 e në vazhdim me protestat destruktive ne favor të rusis dhe beogradit në Tiranë, qi prej se 2 muej ka destabilizue ekonominë, politikën, sigurinë kmbtare dhe ka ba qi të marrin arratinë me qindra mijra të rinjë për nji copë buke dhe nji siguri jete.)
Kush e beson me mendje normale pretendimin e lulziut se e kanë trazue Shqypni

11. Kush asht lulzi basha?


Imazh

- Lulzi Basho, person destruktiv, me probleme kaotike psihike, analfabet, ka problemë me arithmetikën e klasës IV fillore, nuk njeh sadopak politikën, nuk ka lexue asnji libër ne jetën e tij se e urren, nuk ka diplomë universitare,... po shgatrron Shqypnin me financime ruse sbashku me edvinin pas shkurtit 2019 i akuzuem nga gazetari profesjonist Latif Dervishi!
- Basha asht i akuzuem nga Prokuroria për vepër penale: Vjedhje të 236 miljone euro, kur ishte ministër i transportit në 2005…dhe ju mbyll poçesi me kta gjyqtarë të korruptuem e të shkarkuem në 2018-2019 për posedim pasunie të jashtë-ligjshme!
- Basha i akuzuem për favorizime të familjes së grues kur ishte kryetar bashkijet për 4 vjet,…!
- Basha asht i vetmi dhe unikal lider, qi nisi në 2013 postin e kryetarit të PD-ës me nji CV - dosjesh tmerrsisht kriminale si në vjedhjen e 230 e ca miljon euro, me akuzën e dyshimtë ndaj vrasjes mafjoze të kundërshtarit S.Olldashit, ku ja xuni vendin e kryetarit të PD, të në historinë e liderve politikë të Shqypnisë prej 1912,…!
- basha asht njeriu i edukuem me ndjenjën e urrejtje së fesë, ndaj malcorve si dhe ndaj veriorve të Shqypnis! Basha ka manifestue sistematikisht edhe hapun urrejtje dhe fyemje ndaj Malcorve katolikë të Veriut si në Austri dhe me largimin e katolikve nga Kryesia dhe sekretariati!

12. Kauza e urrejtjes ndaj katolikve – karta sllavo-turk e përçamjes fetare!

Kauzën e urrejtjes ndaj katolikve Malcor të Veriut pas 2013 nga lulzi basha të kujton kauzën e gjenocidit, …qi kishin otomanët- turq, sllavët, kryediktatorët ahmet zogu - enver hoxha-ramiz alia…lulzi basha kundër Malcorve Katolikë të Veriut deri në shfarosje;
Nji kartë anmiqsore, antishqyptare shekullore dhe aktuale - përçarse – luftë-nxitse dhe me synime pregatitjen e sundimit të Shqypnisë nga beogradi nën Republikën e Jugosllavis së Re nepërmejt ricoptimit të Kosovës dhe bashkimit Kosovë –Shqypni me president hashim thaçin e kryeministër edvin ramën, ndërsa lulzim basha presidenti në rrokadë i Presidencës së Republikës se Re(Serbia, Shqypni-Kosovë, Srpska-Republika dhe Bosnje-Hercegovina) në rrugë paqsore me miratimin e treshes rama-basha-thaçi!

13.Si do të jetë kryeministër basha?
- A do të ndryshoji moralin basha për mirë apo njishtu sikurse asht manifestue kaq negativisht, kur të bahet kryeministër?
Në Shqypninë tonë, mjerisht pas 1992, të gjithë liderët sapo janë ba kryeministra janë shndrrue nga dele në ujqër, në grabitqarë të pasunis kombtare për familjet e tyne dhe anmiqve të kombit, në despota, mizora, sundimtarë, anmiq të kombit, në miqë të sllavëve – grekve - turqve në dam të interesave kombtare!
Lulzi basha e ka shpallë moralin, projektin e tij pa u ba kryeministër defacto, mqse asht kryeministër në hije prej 2013, qi ma u ba kryeministri me cilsit ma agresive, se e kryeministrave të ktyne 27 vjetve. Pasqyra e sjelljeve të bashës kanë me kenë fatale për kombin sepse ka luejtë me kartën e zjarrit mesjetar – atë të Përçarjes, duke e thellue ma shumë dhe ka me shkaktue Luftë Fetare midis Malcorve Katolikë të Veriut me Vllaznit Muslimanë dhe Ortodoksë!

14. Je i mallkuem me rracë e fisë e me pasuni të mega-grabituna!

Ne nuk të mallkojmë ty se bajmë mëkat, por ti lulzi basha je i mallkuem për ato qi ke fajsue Malcorët Katolikë të Veriut! Ti, ke me u ba nji ditë(mos ardhtë ajo ditë!) sundimtar i Shqypnis sepse Kryetar Partijet (dmth; në Shqypni pas 2008 u ba ndryshim i kushtetutës rama-berisha për me kenë kta të dy sundimtar të Tiranës) i PD+PS bahen sundimtar; herë sulltanë basha dhe herë krajla!

15. Me Malcorët Katolikë të veriut e ke të humbun betejën, o zvarranik i të huejve!

Nuk e di se ku të ka çue injoranca, verbsia fanatike e urrejtjes ndaj Malcorve Katolikë të Veriut – apo pse kanë nji begraund monumental gjenetik-etnik…..ilir, arbnor, shqyptar? Apo pse ishin vatra e fuqishme e qëndresës anti osmane në Shqypni”.
Ku asht mor pacjentë i serbve- turqve, mor surrogat rreziku i Shqypnisë prej Malcorve Katolikë të Veriut, qi ishin Kështjella të Patriotizmit, të mprojtjes së tokave, ishin martïrë në luftë kundër otomanve, kundër sllavëve dhe kundër komunistve sllavë? A don me i shfarosë - Andrra e parealizuem i sllavëve të Ballkanit! Nuk mundesh se ka nji Zot, qi i mpron Malcorët!
Nuk kanë asgja në dorë, asnji postë qi me e shthur sikurse e ka ba basha me protesta eskursjoniste kurvash. Ç'ka mutin ke me Malcorët katolikë, o fundrrinë, o rrezik i kombit shqyptar?
Sipas ksaj urrejtje të lulzim bashës të publikuem botnisht në botën e qytetnuem na malcorët katolikë na duhet të frigohemi ktij ftyrë psikopati qi asht në xhepin e by…të edvinit,, ktij perbindshit - lulzim bashës, kur të bahet kryeministër se do t'na persekutoji! Ku të emigrojm? Ku të gjejm birë me u futë prej ktij monstre anti-njerzore, ekstremistit antikatolik, kur të bahet sundimtar i Shqypnis?
Nëse ka frigë prej malcorve – të kerkoji dialog, kuvend malcorësh! Ose përndryshe të vazhdoji fobinë psiko-patologjike i nji rrace jo shqyptare – hibrid sllavo-otomane!

Po luftove me Malcorët Katolikë të Veriut - Ke luftue me mbarë Shqypnine

“Pa u shembë kulm e themel Alpet, nga të cilat u xuer Lahuta, kjo s’ka për t’u dërmue kurr.” - At Daniel Gjeçaj

Ti, lulzi mund të bahesh nji ditë sundimtar barbar, por kurr s’do bahesh mbreti i maleve shqyptare sepse kryeti yt dhe atyne larvave toksike antishqyptare ka me tu coptue kryeti e trupi në grima po ju afrove shkambijve të maleve të mbretit ilir Genti, qi i adhuronte Malet, Dedë Gjo’Lulit, të B.Currit, të I. Boletinit, të Shote Galicës,…
“Shqyptarí malcor âsht mbreti i malevet.”- René Pino, balkanolog francez.
A e din ti lulzim basha se Malcorët Katolikë të Veriut të njohin si dorodolecë qesharak, si larvë qi je tuj cofë, si krymb që gjeneron vetëm toksikacjone tokës shqyptare.

Çliroju! O derdimen - lulzim basha nga mendësia e trashigueme turko-sllave 540 vjeçare !

Ose do përfundosh si Haxhi Qamili!

Imazh

- Malcorët Katolikë te Veriut të shtrijë dorën, të duen të vish e të bisedosh si burri me burrat e jo si prostitutat e Kavajës, se je njeri, flet shqyp dhe ke marë përsipër të bahesh nji ditë në krye të Tiranës.
- Malcorët Katolikë te Veriut të falin për bëmat e tua antishqyptare tash 14 vjet rresht, duen paqe e bashkëpunim pa hile, mashtrime, pabesina qi i ke si argtim personal tandin, se jemi të krishtenë të racës arbnore, e duem të mbajmë pranë nesh, qi të mos të rrish ma të streha e djallit!
- Malcorët Katolikë te Veriut të duen të mos i mbyllësh dyert ne të gjitha nivelet e drejtimit të PD-ës, se nuk asht pronë e sulltanit berishës, i yti apo nji bande qi të kanë marrë robë për së gjallit!
- Malcorët Katolikë te Veriut edhe pse të falin sepse janë fisnikë me rracë, nuk t’i harrojnë bëmat e tua kunder tyne tash 15 vjet(2005-2019 e në vazhdim), përndryshe ti ke me i tradhtue dhe ke me i pre në besë, mbasi mashtrimin e ke sportin ma kryevepër të karakterit!
- Malcorët Katolikë te Veriut të hjekun Mallkimin e Djallit qi të ka pushtue shpirtin dhe familjen tande sepse – Zoti asht me Malcorët Katolikë te Veriut!
- Malcorët Katolikë te Veriut shpresojnë në Zot dhe shpresojnë në ditë të mira me liderët si ty!
- Malcorët Katolikë te Veriut të bajnë thirrje vllaznore n’emën të Zotit – Ktheju me ftyrë nga Shqypnia, nga Malet e saj, nga Flamuri i Arbnis se ma e mirë ka me kenë për ty dhe për kombin shqyptar, nëse të ka mbetë sado pak gjak shqiptarit!

Arbër Malcia
E enjte, 16.V.2019
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4418
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Shkrimi:Nga Frank Shkreli
Pjesa e II-të



Lulzim Basha: Fajin e kanë “katolikët e veriut”!


Imazh

https://www.cna.al/2017/05/16/lulzim-ba ... zR1jXJbEW0

Nga Frank Shkreli
Publikuar 13:43 - 16 Maj, 2017
Nga cna
”Para se të filloj, dua të rrëfej se kjo është një temë për të cilën nuk deshta të shkruaj, por është aq e rëndësishme sa që ndërgjegjia nuk më lejon të heshtë. Po i shkruaj këto fjalë me zemër të thyer. Siç mund ta dijë lexuesi i rregullt, shkrimet e mia modeste kanë qenë gjithmonë dhe janë, në themel, të një fryme pajtimi, jo vetëm midis feve por edhe në favor të pajtimit shoqëror në përgjithsi, madje edhe faktorit politik shqiptar. Edhe ky shkrim modest është në të njëjtën frymë, në një frymë pajtimi e vëllazrimi midis shqiptarëve, sepse tjetër rrugë nuk ka.
Fjala është për një intervistë që Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Z. Lulzim Basha i ka dhënë gazetës austriake, Der Standard, të ribotuar në gazetën Bota Sot. Njërës prej pyetjeve se, “Çfarë ju shqetëson juve më së tepërmi?”, Z. Basha i përgjigjet, ndër të tjera, duke thënë se, “95 për qind e personave me origjinë kriminale që qëndrojnë në parlament dhe 70 për qind në komuna, janë katolikë nga veriu i Shqipërisë.”
Sipas intervistës të ribotuar sot në të përditshëm BOTA SOT, Kryetari i Partisë Demokratike – me dashje ose pa dashje — duket se me këtë deklaratë të papërgjegjshme, si njëri prej dy udhëheqësve kryesorë të vendit – Edi Rama dhe Lulzim Basha — që po kacafyten me njëri tjetrin për jetë a për vdekje politike, do që fajin t’ia hedhë dikujt tjetër për problemet e tyre dhe të vendit. Sipas të gjitha vlerësimeve të mbrendshme dhe të jashtme, dy partitë kryesore socialistët dhe demokratët, e kanë futur vendin në një rrugë të pa-parashikueshme politike, madje sipas disave, në prak të humnerës. Në kundërshtim me deklaratën e Z. Basha, nuk besoj se mund të bindet kush – as mbrenda dhe as jashtë vendit — se janë katolikët e veriut ata që janë fajtorë për krizën aktuale politike dhe ekonomike dhe të krimit në vend dhe as për kanabisin. Në këtë vështrim, deklarata e Z. Basha nuk ndihmon por shpresojmë që të mos përshkallëzojë krizën — pa nevojë — në një nivel të rrezikshëm për vendin, duke i shtuar atmosferës acaruese politike edhe elementin fetar e krahinor. Absolutisht e papërgjegjëshme për cilindo udhëheqës që pretendon të jetë ose të bëhet udhëheqës dhe të qeverisi të gjithë shqiptarët!
Fatkeqsisht, kjo deklaratë e Z. Basha, qoftë bërë me qëllim ose pa u menduar mirë në nervozitetin e momentit, na sjellë në mend ditë më të zeza të pas Luftës së Dytë Botërore dhe të regjimit komunist, kur katolikët dhe Kisha Katolike akuzoheshin si forca “obskurantiste”, antishqiptare, që duheshin eliminuar për dëmet që i kishin sjellur Shqipërisë. Dihet se si e pësuan ata. Ama një gjë është e sigurt për Z. Basha dhe për të gjithë shqiptarët, se klerikët dhe katolikët e asaj gjenerate nuk ishin “llumi i veriut”, siç i quan Z. Basha në intervistën e tij “katolikët e veriut” sot, që sipas tij janë burim i krimeve në vend – por klerikët e vrarë dhe të persekutuarit nga regjimi komunist ishin përfaqësuesit më të denjë dhe nderi i kombit, jo vetëm në fushën fetare por edhe në fushën e gjuhës, të letërsisë dhe të kulturës shqiptare.
Unë nuk e di nëse shifrat që citon Z. Basha janë të vërteta ose jo, por edhe po të ishin të vërteta statistikat e tija, nuk është e këshillueshme për një politikan të përgjegjshëm që të fajësojë një grup të veçantë fetar, ose krahinor në këtë mënyrë – duke i akuzuar ata për krime dhe për të gjitha të zezat që kanë pllakosur sot Shqipërinë. Krimi nuk njeh as politikë, as fe, as krahinë, të nderuar politikanë shqiptarë. Kjo deklaratë, nqëoftse është bërë me qëllim të keq, fatkeqësisht, të kujton një periudhë tjetër të hidhët, të historisë së Shqipërisë.
LEXO EDHE: “Kur do flasim?”/ Basha i përgjigjet Ramës

Kjo deklaratë nënkupton se sipas Z. Basha, “problemi kanabis” dhe të gjitha pasojat që rrjedhin nga ky problem dhe që prekin zhvillimet politike të brendshme e të jashtme me të cilat përballet sot Shqipëria, na qenka një problem i shkaktuar prej “katolikëve veriut” të vendit dhe jo i kësaj klase politike që ka (keq) qeverisur vendin për më shumë se një çerek shekulli.

Duhet theksuar se, mbi të gjithë, fajtorë për këtë situatë të krijuar, në një mënyrë ose në një tjetër, janë të gjitha gjitha palët politike pa përjashtim të cilat kanë qeverisur Shqipërinë për çerek shekulli tani. Janë qeveritë e dy partive kryesore ato që kanë kontrolluar policinë, ushtrinë dhe çdo gjë tjetër në vend, përfshirë edhe krimin, dhe jo katolikët e veriut si entitet. Absolutisht se në radhë me të tjerë shqiptarë, ka katolikë në radhët e kriminilëve në Shqipëri dhe jashtë, por nuk besoj se vetëm katolikët e veriut, mund dhe duhet të veçohen si kryekriminelët e vendit, dhe të pretendohet se 10% e popullësisë kontrollojnë kanabisin dhe gjitha krimet e Shqipërisë. Në vend të këtyre statistikave që citon Z. Basha, politikanët shqiptarë, në vend të statistikave të cituara, duhet tu referohen statistikave të shpërnguljes së shqiptarëve që po zbrazin vendin, pikërisht si rrjedhim i politikave të dy partive kryesore, përfshirë sidomos mërgimin e katolikëve të veriut. Me një vizitë në ato troje, çdo kush mund ta vlerësoj shpejtë gjëndjen e mjerueshme të atyre zonave. Për këtë duhet të marrin përgjegjësinë politikanët shqiptarë. Po për këtë nuk qenka përgjegjëse politika shqiptare dhe udhëheqsit e saj?! Jo, për problemet e vendit sot na qenkan fajtorë “katolikët nga veriu i Shqipërisë”, që sipas të gjitha të dhënave zyrtare e jo zyrtare, janë shtresa dhe zona më e varfër dhe më me pak influencë politike dhe ekonomike në vend.


Ja edhe dy pyetjet dhe për përgjigjet e Z. Basha në lidhje me këtë temë, marrë nga BOTA SOT, të intervistës së tij me gazetën austriake, Der Standard:


“Der Standard:
Çfarë ju shqetëson juve Lulzim basha më së tepërmi?

Lulzim Basha:[b] Lidhja midis krimit dhe politikës në Shqipëri është e veçantë. Në parlament, në karriget e kryetarëve të komunave dhe në drejtimin e shumë institucioneve publike qëndrojnë persona që kurrë nuk kanë qenë në politikë. Çfarë ata i bashkon është vetëm kontrabanda me drogë dhe armë, prostitucioni, trafikimi i qenieve njerëzore dhe vrasjet.

Një pjesë e tyre kanë qëndruar edhe në burgjet evropiane. 95 për qind e personave me origjinë kriminale që qëndrojnë në parlament dhe 70 për qind në komuna janë katolikë nga veriu i Shqipërisë.

Der Standard: Çfarë ka të bëjë kjo me politikën?
Lulzim Basha: Katolikët e veriut kanë qenë bastioni ynë. Pra zoti Rama ka rekrutuar llumin e veriut për të shkatërruar bastionin tonë.
Ata janë të fuqishëm dhe kanë emëruar drejtorë policie dhe taksambledhësit. Në 2016 Shqipëria u këthye në plantazh kanabisi.”


Krimi i çfardo lloji a forme qoftë, i nderuar Z. Basha nuk njeh parti, fe as krahinë. Problemi ka qenë dhe është politika e këtye pothuaj tre dekadave të fundit. Pajtohuni dhe bashkpunoni me njëri tjetrin për të mirën e gjithë shqiptarëve pa dallime fetare e krahinore. Luftoni krimin e vërtetë, e jo “katolikët e veriut”./bota sot
Lidhja për intervistën e plotë për ata që janë të interesuar: http://www.botasot.info/…/basha-per-quot-der-standard-quot…/
Versioni gjermanisht: http://derstandard.at/…/Wahlen-in-AlbanienDas-ist-ein-missi…
https://www.cna.al/2017/05/16/lulzim-ba ... zR1jXJbEW0


"Lulzim Basha është duke luajtur kartën e fesë, duke e identifikuar kështu Partinë Demokratike me fenë islame, pasi sipas logjikës së Bashës, këta të fundit janë më të shumtë në numër dhe kështu siguron më shumë votues." Gazeta "Tema"



[b]Pjesa e III-të

“Të jesh demokrat dhe mysliman është princip”
: Loja e pistë fetare e Lulzim Bashës, me myslimanët
Imazh


29 Maj 2019

Gazeta TemA, 29 maj 2019
Në protestat e fundit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shfaqur edhe si Elvis Naçi.
Ai falenderon besimtarët myslimanë që po agjërojnë për Ramazan dhe i ka ftuar protestuesit të mbajnë një minutë heshtje, a thua besimtarët që agjërojnë kanë vdekur.
Më pas, vendosi të shtyjë protestën e së premtes, meqe qënka “Nata e Kadrit”, a thua se PD është një organizatë myslimane dhe axhendën e saj e diktojnë ritet fetare.
Por më qesharak është një njoftim i Partisë Demokratike të Pogradecit.
“Mesazhi Kryetarit Basha per te gjithe Deget e PD, ne respekt per gjithe muslimanet qe kane marre pjese ne protestat e PD edhe pse Agjerueshem.
Shtyrja e dites se protestes eshte nje Respekt qe i ben Partia Demokratike Muslimaneve (dt 31 pritet te jete nata e Kadrit) !
Të jesh Demokrat dhe Musliman është princip!

Ne takim u lane dhe detyra nga kryetari i bashkise te kemi nje angazhim dhe me te madh ne daten 2 qershor dhe infrastruktura nuk do jete problem”, thuhet në këtë njoftim, ku merrte pjesë Klevis Balliu dhe kryebashkiaku i Pogradecit.

Në mungesë të njerëzve, me sa duket Lulzim Basha është duke luajtur kartën e fesë, duke e identifikuar kështu Partinë Demokratike me fenë islame, pasi sipas logjikës së Bashës, këta të fundit janë më të shumtë në numër dhe kështu siguron më shumë votues.
Vetëm se kjo kartë është e rrezikshme dhe nuk është çudi që në ndonjë nga protestat e radhës së PD-së, protestuesit të thërrasin si ata tifozët e Tiranës, “Allahu Ekber”. (TemA)

https://l.facebook.com/l.php?u=https%3A ... 5ej9tCGmcK

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 3 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 0 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 16 Qershor 2019, 05:02
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari