Cdo gje mbi diktaturen komuniste boterore dhe krimet e saj ne vende ish komuniste
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 29 postime · Faqe 3 prej 3 · 1, 2, 3
Prift Angelo Masafra- shërbtori i Pushtetarve dhe i Italisë
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4419
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
"Vetëm faktet e disecijojnë; Nierin nga Kafsha!"

Papa Françesk dekoroi në Vatikan me dt. 20.XI.2018 për bolshevizëm - Gramoz Ruçin bolshevik, ish kryespiun i Ministris Brendshme në periudhën e Diktaturës Komuniste, ish Ministër i Brendshëm, ish antarit të Komitetit Qendror të Diktaturës komuniste të Shqipnis, aktualisht Kryetar i Kuvendit Popullor i Partis Socjaliste! Person i ndaluem me shkue në Amerikë si diktator i komunizmit


Imazh
U dekorue shoku gramoz ruçi të martën e dt. 20 nanduer 2018 në Vatikan,.......


Rroft Bolshevizmi në Shqipni!
Rroft Papa Françesku qi dekoroi për bolshevizëm gramoz ruçin kryespijunin, ish ministrin e Punve të Brendshme, autor i vrasjeve dhe torturave në komunizem, ish antar i komitetit qendror të partis punës në perijudhën e komunizmit! Pse nuk dekoroi Jozefinën Topallin demokrate - antibolshevike? Veni re se afër papës asht Shoku Prof. Kosta Bajraba i ndeshkuem nga gjykata amerikane për vjedhje me gruen dhe vajzën në dyqan, qi kan vjedhë nji thesë me rroba dhe nji çantë lëkuret të shtrejtë, e sot asht Keshilltar i Kryetarit të Kuvendit Popullor dhe mban dekoratën e gramozit!
Papa ndjehet i lumtun me hajna, bolshevika, antishqyptar! Ky asht papa modern antishqyptar qi ka fye randë klasën e përsekutuem dhe kombin shqyptar të shgatrruem nga diktatura bolshevike sllave me vepra!

E pyesim Papën; Çka të mirë i ka sjellë Shqypnis ky diktator komunist Gramoz Ruç?

Gramoz Ruçi përposë, qi asht autor i vrasjeve të 4 martive ne prill 1990 në Shkodër e gjithkun! Absurdidet ta mendosh se Shqypnia nuk i ka dhan asnji dekoratë G. Ruçit, çohet lobi marksist-stalinist i Vatikanit me në krye papën e dekoruen nji stalinist edhe si autor i shgatrrimit dhe destabilizimit të SHqypnis edhe në kto 28 vjetët e fundit?

Kush asht Prof. Kosta Barjaba, akademiku me rrogë të përjetshëm për 1.6 milojn lekë të vjetra si akademik, qi mban dekoratën e Gramoz Ruçit në sallën e Vatikanit, në prani të papës Françesk?
Imazh


Albanian Socialist Party suspends Kosta Barjaba after US theft charges


By Katerina Nikolas Jan 8, 2013 in World
Tirana - Kosta Barjaba has been suspended as chief executive of the Socialist Party of Albania pending charges of burglary in a department store in Palo Alto.
1 of 2
The Statutory Guarantees Commission of the Albanian Socialist Party suspended Kosta Barjaba, 52, and his wife Fatbardha Barjaba, 52, after the pair were arrested in the U.S. on burglary charges, Top Channel reported.
According to Palo Alto Online the couple were arrested along with their daughter, Jonniada Barjaba, 23, for stealing goods from a Nordstrom store at the Stanford Shopping Center.
The three Albanians have been charged with burglary after allegedly stealing a bag of men's clothes and a purse valued at $238, and conspiracy to commit burglary. They are currently on bail.
Barjaba is a member of the Albanian Academy and dean at a private university in Albania, and acts as adviser to the Socialist leader Edi Rama on migration policy and welfare.
Kosta Barjaba's academic title has also been been frozen by the Academy of Sciences which said "that if the charges are proven, the act is shameful, unacceptable and against the academic moral."


http://www.digitaljournal.com/article/340786

Partia Socialiste shqiptare pezullon Barjaba, pas akuzave; Vjedhje në SHBA
Imazh


Nga Katerina Nikolas Jan 8, 2013 në Botë

Tirana
- Koster Barjaba ka qenë i pezulluar si shef ekzekutiv i Partisë Socialiste të Shqipërisë në pritje akuza për vjedhje në një supermarket
 në Palo Alto në SHBA.
 
Komisioni i Garancive Statutar i Partisë Socialiste të Shqipërisë ka pezulluar Kosta Barjaba, 52 vjeç, dhe gruaja e tij Fatbardha Barjaba, 52, pasi çifti u arrestuan në SH.B.A. me akuza vjedhje, raportoi Top Channel.
Sipas Palo Alto Online, çifti Barjaba u arrestua së bashku me vajzën e tyre, Jonniada Barjaba, 23, për vjedhjen e mallrave nga një dyqan Nordstrom në Qendrën Tregtare Stanford.
Tre shqiptarë të familjes Kosta Barjaba; gruaja,vajza janë akuzuar për vjedhje, pasi dyshohet se kanë vjedhur një thesë me rroba të meshkujve dhe një çantë me vlerë $ 238, dhe në fshehtsi e planifikuar/konspiracion, në bashkëpunim familja se kanë kryer vjedhje. Ata janë aktualisht të denuem nga autoritetet policore amerikane me kusht me u paraqitë me detyrim në polici.
Barjaba është anëtar i Akademisë Shqiptare dhe dekan në një universitet privat në Shqipëri, dhe vepron si këshilltar i liderit socialist Edi Rama për politikën e migracionit dhe të mirëqenies.
Titulli akademik Kosta Barjaba ka qenë gjithashtu qenë i ngrirë nga Akademia e Shkencave e cila tha se "se nëse akuzat vërtetohen, akti është i turpshëm, i papranueshëm dhe në kundërshtim me moralin akademik."

Pregatitë në shqipë prej Redaksia e Kulturës; www. proletari.com
E enjte, 10.I.2019
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4419
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
"Vetëm faktet e disocijojnë; Nierin nga Kafsha!"


Pjesa e I-rë

Absurditetet e 7 janarit 2019 të papa Françeskut!


"Papa: Udhëheqësit nacionalistë minojnë diplomacinë globale"

By voal.ch | January 7, 2019

Udhëheqësit nacionalistë po e dobësojnë sistemin e diplomacisë multilaterale në botë, tha Papa Françesku në adresimin e tij vjetor për ambasadorët në Selinë e Shenjtë.
Papa e kritikoi, siç tha ai, “ringjalljen e tendencave nacionaliste”, ndërsa vuri në dukje “pamundësinë e sistemit multilateral për të ofruar zgjidhje efikase për një numër situatash të pazgjidhura”.
“Rritja në pushtet e udhëheqësve populistë dhe nacionalistë pasqyron atë që ndodhi midis dy luftërave botërore, kur paraardhësja e Kombeve të Bashkuara, Liga e Kombeve, dështoi në përpjekjet e saj për të parandaluar konfliktin”, tha Papa Françesku.
“Rilindja e këtyre impulseve sot po e dobëson në mënyrë progresive sistemin multilateral, duke rezultuar me një mungesë të përgjithshme besimi”, tha Papa.
Partitë populiste kundër emigrantëve shënuan fitore në një numër vendesh vitin e kaluar, përfshirë SHBA, Italinë, Francën, Holandën, Hungarinë, Brazilin dhe Poloninë.”

https://www.voal.ch/papa-udheheqesit-na ... ent-139005


Partitë e djathta – Rrezik potencial për botën!
Sipas papa Françeskut

Imazh

Në ditët e para të janarit 2019 mblodhi 183 ambasadorë të Vatikanit dhe ndër të tjera akuzoi partitë e djathta si rrezik i luftnave botonore. Ju a la në sfond, si objektiv të 2019 ; Vemendjen dhe arritjen e rezultateve të dobsimit deri në zero të rolit dhe ekzistencës të Partive të Djathta dhe të krenve të saj!
Ja fragement në lidhje të shqetsimit papal ndaj të djathtve:
“….Disa nga këto qëndrime të kujtojnë periudhën ndërmjet dy Luftrave Botërore, gjatë së cilës nxitjet populiste dhe nacionaliste zotëruan mbi veprimtarinë e Shoqërisë së Kombeve. Dukja e atyre pulsioneve sot, po e dobëson dalëngadalë sistemin shumëpalësh, me rezultat mungesën e përgjithshme të besimit, krizën e besueshmërisë së politikës ndërkombëtare dhe mënjanimin e pandalshëm të anëtarëve më të brishtë të familjes së kombeve”.
Nga Fjalimi i Papës Françesk në prani të 183 ambasadorve në Vatikan të 7 janarit 2019 – “Papa, Trupit Diplomatik: kombet të kërkojnë zgjidhje të përbashkëta”

https://www.vaticannews.va/sq/papa/news ... bashk.html

Pregatitë prej Redaksisë së Kulturës; www. proletari.com
E enjte, 10.I.2019


Mos të merret papa Françesk me Partitë e Djathta, por me imoralitetin e klerikve!
Imazh


Manuel Makron:"nuk asht Europa e nacionalistëve kundër të cilëve do të luftoj shumë, sepse besoj se ata do të na kthejnë mbrapa".


"Macron përdori Fazio-n të na predikojë: "Jo nacionalizmave". Asht faqja ma e shëmtuem e Rai-t"

E djelë, 3.III.2019
Autori - Aldo Di Lello

Përgjigja ndaj frikës së qytetarëve "nuk asht Europa e nacionalistëve kundër të cilëve do të luftoj shumë, sepse besoj se ata do të na kthejnë mbrapa".
Kjo frazë asht zemra e intervistës së dhanë nga Emmanuel Macron tek një Fabio Fazio që e dëgjoi atë me një qëndrim adhurues. E gjithë kjo ndodhi para shikuesve të emisionit e mbramjes të së djelës në Rai 1” te programi “Che tempo”. Ne jemi ballafaque me faqen ma të shëmtuem të Rai (sigurisht që flasim për vitet e fundit): kurrë nuk kemi pa që udhëheqësi politik i një vendi të lëshojë një mesazh të kjartë të delegimitimit tek udhëheqësit e një vendi tjetër duke përdorë televizionin shtetnor italjan. Asht diçka e padëgjuem, një shenjë shqetësuese e "potentates(fuqisë)" që nuk mund të shkatërrohet brenda RAI-t. Dhe nuk ka dyshim se një nga ma të fortë e i pa pakoregjueshëm quhet "Fabio Fazio".

Dhe neokolonializmi francez në Afrikë?
Dhe mos na tregoni gënjeshtra: frazat "me krahë" me të cilat Macron ka përjetue kritikën e tij politike që nuk do të trondisin askënd. Referenca ndaj "nazonalizmit" asht një mesazh shumë i kjartë kundër Salvinit dhe sovranëve italianë. Dhe qesh me mendimin se nëse ka dikush që po ndjek një politikë nacionaliste (në kuptimin e kujdesit të ngushtë të interesave të dyqanit) ky asht vetëm Macron, siç Giorgia Meloni e ka denoncue në ditët e fundit rreth neokolonializmit francez në Afrikë. Asht e kotë të theksohet se "adhuruesi" Fazio ka kenë i kujdesshëm që të mos ketë një përplasje të tillë për bashkëbiseduesin e tij të veçantë intrevistues Macron.

Macron gjithashtu tallet me emigrantët
Pjesa tjetër e intervistës të Macron nuk asht më propagandë dhe shtirje, sikur se, kur thuhet se "duke respektue identitetin dhe frymën e popujve tanë, ne duhet të ndërtojmë një Europë të fortë, një Europë sovrane në aspektin e mbrojtjes, politikës së sigurisë, klimës, energji, për të bashkëbisedue me amerikanët dhe kinezët ". Asht një shpallje solemne që nuk kushton asgjë. Dhe Macron na tallet edhe kur thotë se "nganjëherë nuk ka pasë mjaft solidaritet nga Europa" për Italinë sa i përket emigrantëve. Dhe po, por asht rasti që Franca ishte "ajo" sjellje e Francës që mishëron këtë model të egoizmit që e ka penalizue Italinë. Dhe këtu, gjithashtu, intervistuesi i zellshëm dhe i lodhun ka kenë i kujdesshëm për të shtjellue kontradiktën. Me pak fjalë, mbramjen e së dielës të dt. 3.III.2019 kemi pa një faqe të shëmtuem televizive, të paguem nga taksapaguesit italianë.

E pregatiti në shqyp Redaksia e Kulturës www.proletari.com
E martë, 5.III.2019


Presidenti i Filipineve thirrje Kishës Katolike: Lejo priftërinjtë të kenë dashnorë!
Imazh

20:08 - 11 Janar, 2019
http://www.kohajone.com/2019/01/11/pres ... -dashnore/

Presidenti i Filipines, Rodrigo Duterte i ka bërë thirrje Kishës Katolike të lejojë priftërinjtë të kenë dashnorë.
Në fjalimin tronditës të dhënë gjatë ceremonisë për një shkollë pranë kryeqytetit Manila të premten, Duterte pretendon se ‘shumica e priftërinjve janë homoseksualë’, duke ripërmendur një pretendim të mëparshëm se ‘gati 90 për qind’ e klerit janë homoseksualë”.

“Vetëm unë mund të them se peshkopët janë bijtë e b, të mallkuar. Kjo është e vërtetë. Shumica e tyre janë homoseksualë“,tha ai.

“Duhet të jenë të hapur, të anulojnë beqarinë dhe të lejojnë që të kenë dashnorë”.
Duterte, i cili është një praktikues katolik, ka folur hapur për abuzimin në fëmijërinë e tij në duart e një prifti.

Ajo vjen vetëm një muaj pasi Duterte tha në një fjalim në Pallatin Presidencial të Filipineve se priftërinjtë katolikë janë ‘budallenj të padobishëm’ që duhet ‘të vriten’.
Vërejtjet e forta të Duterte besohet se janë bërë në përgjigje të kundërshtimit të kishës katolike ndaj luftës së vazhdueshme të qeverisë së tij ndaj drogës, që ka lënë mijëra të vdekur në vend.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4419
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
"Vetëm faktet e disocijojnë; Nierin nga Kafsha!"


Pjesa e II-të

Pak nga faktet mbi historinë e luftrave botnore prej Partive


Në fjalimin e papës ka akuzue fitoret e partive nacjonaliste si; SHBA, Italinë, Francën, Holandën, Hungarinë, Brazilin dhe Poloninë,… qi kanë demostrue politikën kundra pranimit të emigrantve nga bota afrikane-arabe. Në fakt kto parti të djathta të ardhuna me votën e popujve janë kushtetues sepse asht rezultat i demokracis dhe jo rezultat i diktaturës në kto vende fituese si dhe janë të çertifikuem nga institucjonet botnore si të ligjshme. Parti të djathta jan rojtare të kulturës kristjane të populit, rojtare nga rreziku i masave arabe-afrikane i realizimit të projekteve mazone-bolshevike të tmerrshme,...! Nuk ka të drejtë askush t’i verë në dyshim e madje t’i demaskoji sikurse ban papa.
Papritun lshon në sallonet e Vatikanit, se kto parti të djathta nacjonaliste posedojnë arsenal ideologjik-politik kercnues për luftra botnore sipas Françeskut. Nji akuzë e pabazë dhe shum e randë për nji papë dhe shtetin e Vatikanit!

Le t’i drejtohemi historis së fakteve;
Cila parti nacjonaliste kanë sjellë luftra botnore!


Luftrat Botnore
I. Luftrat botnore e kanë hapë të parën nji çfut sllav, ku u shfarosë Perandoria Austro-Hungareze dhe triumfoi Perandoria Bolshevike në Rusi dhe u perhapën si kolerë në botë partitë e majta, m-l.

II. Kush e hapi luftën e II-të Botnore? E majta apo e djathta??????

1. Partia e majtë nacionaliste-socialiste e Gjermanisë e hapi Luftën e II-të Botnore me Partinë Komuniste-Bolshevike me në krye – kryterroristët;
Stalin-Hitler me pushtimin e Polonisë më 1 shtator të 1939!

Imazh


2. Luftën e II-të Botnore e vazhduen dy parti socjaliste; Gjermane- Italjane - Hitler-Musolini
Imazh


Imazh


3. - Partia Socjaliste italjane, nen drejtimin e Benito Musolinit(i thirrun Duçe i II)
Imazh


III. Kush e fitoi Luftën e II-të Botnore?
Imazh

Persëri fitoi Partia Bolshevike e Stalinit me pushtimin legal(të dhuruem nga ,,bujarët,, djajtë e demokracis anglo-amerikane çurçill-ruzvelt) të gjysës së Europës, tuj instalue komunizmin/globalizmi.

Kush organizuen gjenocid mbi popujt?
Partitë e Djathta apo të majta?


Masakrat e gjenocidit të kampit nacjonalist-socjalist të Europës Lindore
Imazh

1. Sa ishte fatura e arkivoleve prej Partive Komuniste - Majtist në Europë dhe Azi?
Mbi 100 miljon njerëz të torturuem, të djegun, të vramë, të pa vorre prej partive komuniste dhe askush nuk u gjykue deri më sot.

2. Çka ndodhi në Shqypni pas 28 nandorit 1944 me ardhjen nga Beogradi i Partis Komuniste?
Institucjonet shkollore fetare dhe kulturore u shndrruen në burgje, ku vetëm Shkodra kishte 26 burgje me patriota, anti-ateista, anti-të arsimuemve me kulturë europjane perëndimore, kundër klerikve katolikë, ku gjithë pesha ma e randë e gjenocidit ra mbi Klerin Katolik,…….! U shndrrue Shqypnia në nji burg, në nji bunker të Fjalës së Lirë, të izolimit me botën e lirë,…! U shfarosën, u dogjën, u hjedhën prej naltsive nepër humnera malesh, mbetën pa krye e pa vorre, u torturuen qindra mijra shqyptarë. Sot pas 1992 vuejnë pasojat e sistemit komunist…….ndërsa krenët e qeverive prej 28 vjetësh mbetën fanatikë të komunizmit,…..duke shgatrrue ekonomin, mbjellë vorfni, organizojn emigracjon për bukë gojet sepse pasunohen liderët, klikat ne bashkpunim me krenët e BE-s,…!

3. Kush shfarosi popullin kamboxhian?

Lideri dhe partia bolshevike e kmerve të kuq të Pol Potit në 1979! Trupat e khmerëve të kuq me në krye Pol Potin, qi hynë në Phnom Penh më 17 prill 1975. Qëllimi i regjimit, që frymëzohej nga ideologjia marksiste ishte të shporrte vorfnin në fshatra. Në fakt realizuen nji projekt gjenocidi me mbi shfarosjen e 1/4 së popullsisë së Kamboxhies, lanë magazina me krena njerzish të premë, me shkolla të shndrruem në burgje

4. Kush e hapi Luftën në ish Jugosllavinë?
Kryeterroristi i Partis Socjaliste të Serbis – Sllobodan Millosheviç?

5. Përse bombardoi SHBA – Beogradin? Sepse realizoi gjenocid në Kosovë prej partisë socjaliste e Serbis?

Pregatitë prej Redaksisë së Kulturës; www. proletari.com
E enjte, 10.I.2019
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4419
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
"Vetëm faktet e disocijojnë; Nierin nga Kafsha!"


Pjesa e III-të

Kush kercnon botën për luftra dhe shfarosje të njerzimit partitë e majta apo të djathta?
Pas Rrzimit të Murit të Berlinit në 1989?


1. A s'e shef papa se Koreja e Veriut, Kina, Rusia - parti bolshevike kercnojnë planetin me prodhimet e armve dhe provat e armve atomike shfarosëse? Pse nuk i ban thirrje ktyne lidervë stalinist të ndalin provat e armve shfarosëse të popujve? Apo nuk ka kohë se merret me dekorata të barbarve bolshevikë,….!

2. Kush e pushtoi nji pjesë të Ukrainës? Trashëgimtari i Stalinit, ish Kryetari i KGB-Sovjetike – Bolsheviku V.Putini, qi ndjekë linjën nacjonaliste – bolshevike të Stalinit!

Kush e kercenon paqen në Ballkan?


3. Partia e S. Milosheviçit, qi ka në krye – kryebashkëpuntorin e tij masakrues – Aleksandër Vuçiçin, qi pritet me aq zell nga krenët e BE-s, qi armatoset me armë falas nga Rusia dhe kercnon paqen në Ballkan kundër Kosovës, Kroacis dhe atyne shteteve , qi nuk i binden beogradit,…

A janë të mjaftueshme për papën faktet e Gjenocideve të Partive të Majta mbi popujt?


Si reagoi Papa Françesk ndaj gjenocidit të partive-shtetë nacjonaliste-socjaliste?

1. Ardhja e Papës Françeskut në Shqypni ishte me shum vonesë dhe me miratimin e qeveris socjaliste u miratuen lumturimi i nji numri shum të pakët, 38 martirë, gati simbolik të Martirve për Demokracin dhe Zotin në Shqypni i ban inder të madh qeverisë socjalistve, trashëgimtarve si autorë të gjenocidit ndaj martirve. Papa bekoi në nji rrugë e dy punë; 38 martirët dhe qeverinë socjaliste dhe shfajsoi prindët e e qeveritarve socjalistë për masakrat ndaj klerikve katolikë..

- Përse nuk erdhi papa Françesku kur ishte qeveria e djathtë, qi kishte meritën e vendosjes së plurarizmit dhe lirisë së besimit fetar,… por priti të vinin komunistat në krye të qeveris në 15 shtatorin e 2013?
Përse nuk e kreu papa proçesin e shenjtrimit në Shkodër, si kryeqendra e Klerit Katolik, si kryeqendra e gjenocidit ndaj Klerit Katolik, si kryeqyteti i shekujve ma të hershme…, por në Tiranë, kryqendra e antishqyptarizmit, i ateizmit, i urrejtve ndaj Veriut dhe Klerit Katolik edhe sot në 2019,…?
Faktikisht i nderoi me kët program dhe i çfajsoi me ardhjen e tij në Shqypni qi nderoi meshtarët martirë dhe qeverinë e bije – autor të ksaj

2. Trashëgimtarët qeveritar të Tiranës janë fmijtë, nipat, mbesat e ktij gjenocidit mbi popujt me regjime të majta bolshevike, të cilët nderohen, por nuk nderohen nga krenët e BE-s, por nderohen dhe dekorohen nga Papa Françesk, sikurse e dekoroi në 2018, me pompozitet e me nderime të mdhaja në sallonet e Vatikanit – Shkambi i Jezusit – me Medalje - shokun Gramoz Ruçin, ish antar i Komitetit Qendror të PPSH dhe Ministër i Brendshëm – bashkëpuntor direkt i nji qeverie ma barbare të Europës!

Pregatitë prej Redaksisë së Kulturës; www. proletari.com
E enjte, 10.I.2019
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4419
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
"Vetëm faktet e disocijojnë; Nierin nga Kafsha!"


Pjesa e IV

Globalizem asht Komunizem/bolshevizem

Imazh

Globalizmi asht bolshevizem, komunizem, asht kooperativë staliniste, asht arma shfarosëse e demokracis tradicionale, e etno-kulturës, si ushqim shpirtnor i popujve, qi ja ka dhurue Zoti Njeriut dhe popujve.
Globalizem dmth me hangër të gjith popujt në nji kazan, ndërsa pusht-tetarët me vazhdue me grabitë e me u marr meri-instalimin e sofkozeve, të komsomolit, me zhdukë besimet tradicjonale - me i shndrrue në popuj dhe kombe ateiste, me jau grabitë pronat private, shpijat,…..gjithshka trashëgim, …..duke i shndrrue në kavje eksperimentale,......
Nji gja e tillë po ndodh në Shqypni, qi asnji qeveri nuk i jepë Çertefikatën e pronsisë nepër fshatra, qi asht 2/3 e pronsisë së popullatës dhe në qytete. A ka mundsi, qi pregatiten për ri-instalimin sistemit globalis/bolshevik jo si tipi leniniste-staliniste, pak ma me kadalë, pa dhun e në fund me të lanë me gisht në gojë,…!
Ala asht gjall ky meshtarë, qi i kerkon ndihmën shpesh kryebolshevikve të BE-s se po e akuzojn për rolin kryesor me kryq e foguren e Jezusit, po futë hundët në diplomacin botnore? Gjoja e han maraku se mos të filloji e treta luft botnore nga partitë e djathta.

Pregatitë prej Redaksisë së Kulturës; www. proletari.com
E enjte, 10.I.2019
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4419
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
"Vetëm faktet e disocijojnë; Nierin nga Kafsha!"


Pjesa e V
Rreziku potencial i botës ishin dhe janë;
Partitë e Majta


Kë mashtron francesku?

Kujt ja servir kto mashtrime ordinere, të turpshme, të pabazuem askund, por në krytin dhe në shpirtin tand të zi! Ti je papa i imazhit të mrë sipas amerikanve, e në fakt, në veprimtari je i kundërt me imazhin. Mashtrimet të tua nuk të ecin Maaaaa!
Cila nga shtetet qi ka fitue e djathta kercnon botën me armë shfarosese-atomike,...? Ma thuej vetëm nji parti të djathtë!
Vatikani gjithmon në shekuj ka mbshtetë partitë djathta se kishin ne thelbë shoqëritë me të drejtat e besimit fetar, me të drejtën e pronës, me të drejtën e liris së fjalës,… , dhe kan kenë kundra partive bolshevike, qi shfarosën besimin dhe institucjonet fetare sikurse ishte Shqypnija!
Ishte i ndjeri Legjenda – Papa Gjon Pali i II-të, qi ishte arkitekti, ideatori dhe protagonisti për rrzimin e kolerës bolshevike nga gjysa e Europës në bashkëpunim me R. Regan dhe M. Gorbaçov!
Teoria e papës se rreziku i luftrave vijnë nga partitë e djathta asht e kundërta e saj, asht mashtrim i pastër me kryqin dhe foguren e Jezusit qi ban sa herë llomotit për të ,,mirën,, e njerzimit.
Nuk e ven re papa se popujt e vendeve ish bolshevike, akoma po lëngojn përmes vorfnimit e keqtrajtimit nga qeveritë ,,demokratike,, pas rrëzimit të Murit të Berlinit. A nuk e shqetson papën mbi indiferentizmin e BE-es, qi vjelë taksa popujve, qi nuk i ndihmon të sheroji pasojat e gjenocidit stalinian në gjysën e europës!

Pregatitë prej Redaksisë së Kulturës; www. proletari.com
E enjte, 10.I.2019
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4419
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Pjesa e VI

Partitë e Djathta – Garanci e Paqes, demokracis - e Vlerave të Morali
Vlerave hyjnore!


Në SHBA asht në krye e djathta, e cila ka marrë rolin e Paqes në botë duke hjekë trupat ushtarake në botë. Trumpi ka deklarue se s’do të jetë Ma - SHBA – nji supërfuqi e pushtimeve ushtarake - Polici i Botës! Trumpi po realizon me vepra, e ti si meshtar i Romës, qi e ke sulmue disa herë personalisht Trumpin jashtë statusit tand, me vnerë se nuk fitoi e majta-bolshevike e SHBA-s,dhe e akuzon se e djathta me në krye Trumpin po sjellin luftra botnore me ardhjen e Partive të Djathta! Nji fantazi e mendjeve të sëmura dhe shum e infektuem nga qarqe antipopullore!!


Stop propogandës bolshevike papa Françesk!
Stop – Sulmit nga Vatikani i Partive të Djathta!

Larg duert me kryq nga Partitë e Djathta!

Mos luej me hallet e popujve!
Ky don vetëm parti bolshevike të sundojn botën se nuk rrezikojn luftra te përgjakshme!
Tash çohet ky soj ish rojet, njeri i netve të dhunës e të .......kërkon me petkun e papës dhe me kryqin e Jezusit të riktheji partitë bolshevike në botë!!!!! Kush ta var ty, o meshtar bolshevik? Askush nuk ta var, por e djathta po triumfon dhe bolshevikët në krye të BE-s dhe vatikanit po deshtojn me turp!
Stop propogandës mashtruese popujve të krishtenë dhe jo të krishtenë!
Nuk marr vesht; A asht politikan françesku apo asht famullitari i Jezusit, ipeshkvi i parë i Romës!
Ky asht ipeshkëv dhe asgja ma shum! Kush ja jepë kët autoritet ktij priftit të diktoji, të udhëzoji, të sulmoji barbarisht Partitë e Djathta, qi janë produktë i votave të popujve? A ka ndopak respekt për popujt, qi votojnë partitë e djathta? A e njeh demokracinë e popujve? Kush e autorizon ket kryeprift të urdhnoji popujt se duhet mos me votue të djathtat se na sjellin luftra, por të majtat.
Mos të merret me lojën e djallit se shndrrohet në surrogat! Kush ja varë ktij ipeshkvit, dikur roje deri 19 vjeç në shtëpitë publike e mandej u ba papë!. As OKB-ja s'merret me ket temë!
A ka gja ma pozitive për kryepolitikanë-nacionalist të djathtë, qi mprojn kombin dhe popullin nga shkombtarizimin, nga shpronsimi, nga degjenerimi moral, shgatrrimi i kulturës – etnike të popujve dhe krahinave autokton,…prej kryegangsterve majtist.
S'ka gjë për papën se janë majtista, kanë të drejta të vazhdojn gjenocide mbi racat, fenat, popujt etj. Përralla me mbret.

Pregatitë prej Redaksisë së Kulturës; www. proletari.com
E enjte, 10.I.2019


Vonë u vue Nr.
Nr. 1806 - dt. 24.II.2019
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4419
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Për Papën Piun e XII-të dhe Çifutët, së shpejti do të dimë të vërtetën:
Papa Françeskë ka vendosë të hapë Arkivin Sekret të Vatikanit


Imazh

E hanë, 4.III.2019
Autori - Corrado Vitale

Së shpejti do ta dijmë të vërtetën rreth Piut XII, nazizmit, keqtrajtimit të çifutve mrenda një viti, pikërisht nga 2 marsi 2020, Vatikani do të hapë arkivat sekrete në lidhje me papatin dhe Papa Paçelin(Papa Pacelli). Kjo u njoftue nga Papa Françesku gjatë audiencës për anëtarët e arkivave sekrete të Vatikanit në sallën e Klementit(Clementina) të Pallatit Apostolik.
Nën papatin e Piut XII, gjatë Luftës së Dytë Botnore ishte objekti (dhe vazhdon të jetë objekt) i një pyetjeje relevante historiografike. Disa studiues kanë akuzue Papa Paçelin se asht pozicionue në hije(di essere stato reticente) në dënimin e nazizmit dhe shfarosjes së çifutve. Shumë zane janë ngritë në mbrojtje të veprës së Pius XII, por polemika nuk ka kenë po aq e lehtë. Kulmi i sulmit u zhvillue në vjetin 1999 me shfaqjen e një pamfleti të dhunshëm nga shkrimtari britanik Xhon Kornuell(John Cornwell) i titulluem “Papa i Hitlerit”. Historia e fshehtë e Pius XII.(La storia segreta di Pio XII.)

Papa Françesk Bergoglio: «Piu XII e mbajti gjallë shpresën e tij në vitet e egra»

Në fakt shumë historianë kanë dokumentue veprimet e Papa Paçelit në mbrojtje të hebrenjve dhe shpëtimin e mija e mija njerëzve. Por nuk dijmë sa ishte masa e presionit ndaj Papës, që përjetoi gjatë Luftës, sidomos gjatë pushtimit gjerman të Romës. Në dokumentet që do të zbulohen, me siguri do të jetë përgjegja për shumë pyetje.
Bergoglio aludon në këto çeshtje, kur thotë: "I sigurt se kërkimi historik serioz dhe objektiv do të jetë në gjendje të vlersojë në dritën e duhun, me kritika të pranueshme (appropriata critica), momentet e ekzaltimit të atij Papës dhe padyshim edhe momentet e vështirësive serioze, të njeriut dhe matuninë e krishtenë, e cila për disa mund të duket boshllëk dhe që në vend të kësaj, ishin përpjekje, njerëzore të vështira, për të mbajtë të gjallë, në periudha të errësinës dhe mizorisë së tmershme, flaken e iniciativave humanitare, të diplomacisë së fshehun por aktive, çiljen e zemrave ». Historianët do të kenë mundsi për të lexue dhe shqyrtue.

E pregatiti në shqipë Bep Martin Pjetri
E martë, më dt. 5.III.2019


.-----------------------------------------------------------------,,
Piu XII: presidenti i Izraelit, Papa Françesku “guximtar”
Imazh

Zhvillim posaçërisht i rëndësishëm për luftën kundër antisemitizmit e edhe më tej…
R. SH. - Vatikan
https://www.vaticannews.va/sq/papa/news ... imtar.html
“Kjo nismë e guximshme dhe e mirëpritur e mikut tim, Papës Françesku, do të krijojë mundësinë për shfletimin e lirë e jo të ndërmjetësuar, të dokumenteve të periudhës më të errët të historisë njerëzore”. Këtë pohoi kreu i Shtetit izraelit, Reuven Rivlin, duke komentuar vendimin për hapjen e arkivave vatikanase të periudhës së Olokaustit, apo shfarosjes masive të hebrenjve nga nazistët:
“Ata që nuk e kujtojnë të kaluarën, janë të dënuar ta përsërisin”- paralajmëron Rivlin. Pohim me vlerë, ky, jo vetëm për periudhën e shumëdisktuar të papnisë së Piut XII, por për të gjitha periudhat, që pasojnë diktaturat gjakatare. Të cilat nuk duhen harruar! “Ky zhvillim - vijon akoma presidenti izraelit - është veçanërisht i rëndësishëm këto ditë, kur po përsëriten dendur sulme antisemite, e jo më pak, kërkesa për ta rishkruar historinë dhe përpjekje për ta mohuar Olokaustin, shfarosjen masive të hebrenjve në kampet naziste të përqendrimit”.

Hapja e arkivës së Vatikanit për periudhën e vj-1949-1952 të Kishës Katolike Shqyptare

Ashtu si vijojnë t’i mohojnë historianët komunistë, kampet e kësaj natyre në Shqipëri. E kjo na kujton se në dokumentet e Arkivit të Piut XII mund të lexohen shumë faqe ende të panjohura edhe për historinë e Shqipërisë gjatë Luftës II Botërore e, sidomos, për martirizmin e Kishës katolike, të klerit e besimtarëve të saj. Mbetet, për shembull, për të hedhur dritë të re mbi një nga çastet më tragjike të Historisë së Kishës në Shqipëri. Mbë atë, ndërmjet viteve ’49-’52, pikërisht nën papninë e Piut XII, që zgjati nga data 2 mars e vitit 1939, deri më 9 tetor 1958, duke përfshirë periudhën më kritike, atë të Statutit të Kishës Katolike Shqiptare, me synimin e diktaturës komuniste për ta shkëputur Kishën nga Papa. Gjithashtu e shumëdiskutuar, mbetet ende e paqartë kjo periudhë, për të cilën mund e duhen rihapur dokumentet e reja, për ta sqaruar përfundimisht lojën e rrezikshme politiko-fetare, që u përpoqën të luajnë politikanët komunistë me klerin katolik në vitet ' 49 - ' 52. Janë pikërisht vitet e papnisë së Piut XII! Arkivat e të cilit, siç njoftoi dje personalisht, Françesku do t’i hapë më 2 mars 2020.
Papa shprehu sigurinë se “kjo pasuri dokumentare” do të lexohet me sy të mirëfilltë shkencor:
“Kisha nuk ka frikë nga historia, përkundrazi, e do e do të dëshironte ta donte më shumë e më mirë, ashtu si e do Zoti”.

05 mars 2019,
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4419
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Drejt vetvrasjes së kombit
Imazh

Nga Mons. George Frendo
- 29/03/2019
Mons. George Frendo
Nuk them asgjë të veçantë kur them se po përjetojmë një situatë shumë kritike në vendin tonë, madje është situata më kritike pas revoltave të vitit 1997.
Gjendja e institucionit më të lartë në vend, kuvendit, është tragjike. Një kuvend pa praninë e opozitës. Skenat që populli ka parë në televizor janë skandaloze. E ndoshta më skandaloze janë fjalët me të cilat përfaqësuesit e popullit i janë drejtuar njëri-tjetrit. Edhe persona me pozicion shumë të lartë në kuvend kanë përdorur një fjalor që nuk është i denjë për ta. Dhe populli dëgjon dhe sheh. Dhe edhe sot, në kuvend dhe në protesta, populli po dëgjon fjalë që i nxisin për dhunë dhe përplasje.
Ne ipeshkvijtë gjithmonë kemi theksuar nevojën për dialog mes qeverisë dhe opozitës. Para dy muajsh kam komentuar mesazhin e Papës për Ditën e Paqes për sivjet, që kishte si titull Politika e Mirë është në Shërbim të Paqes. Në komentin tim thashë: “Shumë herë, dhe jo vetëm në këto kohët e fundit, në deklaratat tona, ne ipeshkvijtë kemi theksuar nevojën për dialog. Por që dialogu të jetë një dialog autentik, dhe jo një karikaturë dialogu, kërkohet një dëgjim i ndërsjelltë dhe i sinqertë”. Por tek politikanët tanë a ekziston shpirti i dëgjimit? Të dyja palët duan të imponojnë kërkesat e tyre, kokëfortë në parimet e tyre. “Kërkohet gjithashtu besim tek të dyja palët. Sepse si mund të hyj në dialog me ty nëse nuk kam besim tek ti?” Edhe ky besim mungon totalisht. Kur mungojnë dëgjimi dhe besimi i ndërsjelltë; atëherë dialogu bëhet i pamundur. Me një sjellje cinike nga një anë dhe një qendrim mosbesues nga ana tjetër, dialogu bëhet i pa imagjinueshëm.


Mos të mendojmë se kjo situatë është krijuar në këta pesë muajt e fundit. Fatkeqësisht ka vite që gur mbi gur është krijuar mur. Unë nuk jam politikan, por jam bari shpirtëror që e do sinqerisht Shqipërinë dhe shqiptarët. Më vjen shumë keq për këtë popull, që ka përjetuar një histori të dhimbshme dhe, njëzet e tetë vjet pas rënies së diktaturës, ende nuk sheh ylberin. Kush po vuan në këtë situatë? Populli i thjeshtë. Dhe sa më shumë të zgjasë kjo situatë, më shumë të dëmshme do të jenë pasojat. Personalisht nuk shoh asnjë zgjidhje, sepse zgjidhjen mund ta gjejnë vetëm vetë politikanët. Vetëm këtë mund të them: Kemi nevojë për një politikë të re dhe politikanë të pastër dhe të matur. Maturia politike tregohet kur politikanët kërkojnë më shumë të mirën e përbashkët sesa të mirën e partisë, më shumë bukën e përditshme të popullit sesa leket në xhepat e tyre. Natyrisht, nuk po them se asnjë nga politikanët tanë nuk është i pastër dhe i matur: kemi politikanë që janë edhe të pastër edhe të matur.
Në këto ditë ëndërroj të dëgjojë fjalët e Zotit drejtuar Shqipërisë, të njëjtat fjalë me të cilat Ai iu drejtua Izraelit nëpërmjet profetit Ezekiel: “Unë po kaloja e të pashë duke u zhgërryer në gjakun tënd e të thashë ndërsa ishe ende në gjakun tënd: Jeto! Ne nuk e duam vetvrasjen e kombit tonë!
https://www.syri.net/op-ed/241585/drejt ... se-kombit/
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Mëparshme
Posto një përgjigje 29 postime · Faqe 3 prej 3 · 1, 2, 3
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 0 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 20 Qershor 2019, 01:26
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari