Gjithcka mbi naten e erret 45vjecare komuniste shqiptare
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 36 postime · Faqe 4 prej 4 · 1, 2, 3, 4
Enver Hoxha ushtroi gjenocid, antishqiptar e tradhtar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1014
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Re: Enver Hoxha, Posted 17 Korrik 2009, 21:19
Hydajet Lezha shkroi:ju tani i qenkeni ngjitur nje emri madheshtor - PROLETAR. Ate emer ti sikrijues i ketij siti as nuk duhet ta prekesh, as ta mendosh,as ta perdoresh! Sepse fjala Proletar nuk i takon minjve te qenefeve, qe ne te vertete jeni ju qe po vajtoni si kukuvajkaedhe pas 60 vjetesh, keni ngelur si shpirtera vampiresh te parrezikshem, qe enden mes nesh sepse deshirat e fundit ju kane ngelur te parealizuara dhe te tilla do t'ju mbeten ne perjetesi.

He shoku sillo cfare ke ky site ju ka prek boshtin qe ju gjithmone e keni kthyer sic keni dashte duke e skllaveruar proletarin shqiptare sic bete per 45 vjet. Po te ishte e vertete qe ju e keni per zemer proletarin atehere si ka mundesi qe asnje nga ju "atdhetaret" nuk dolen qe te hapnit nje site me kete emer?
Ah po jeni te zene duke i thurur lavde shpirtit qe po digjet ne ferrin te mbuluar me gjaka njerezish qe vrau dhe preu veroja sorre e nemur.

Ah harrova e kam edhe une nje poezi kushtuar vrasesit hoxha por poezin e kam shkruar vete sepse e adhuroja shume prandaj ;)

Gozhdat e djallit

Ai vriste njerez,
Populli duartrokiste,
I dhuronte trendafila,
Merrte plumba karajfila.

Ata vrisnin njerez,
I varrosnin per se gjallit,
Per t'u defryer me shoke,
Te shijonin lote varrit.

Ata vrisnin njerez,
Shtronin rruget me gjak,
Me kafka dhe gjymtyre,
Te lundronin n'fosfore.

Lumturi dhe mallkim,
Mbi arkivola gjemim,
Begati ne vetetime,
Historira me dritherim.

Bire vrastare vrisni!
Djegni e plackitni!
Kerceni ne pare!
Populli ne vaje!

Thelle n'ashte rrjedhe gjake,
Ngule maja gozhda shume,
Pikture lotevaji te rralle,
Sfinkse shqiptare te gjalle.

Zhguluni o gozhdat e zi!
Mjafte me lumenje gjaku!
Mjafte me britma nanash!
U shfarofshit per se gjallit!


Tashi shoket e sillos po ju pershendes :(
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4418
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Enver Hoxha, Posted 18 Korrik 2009, 20:44
Si te duket ky artikull Vasil?
Trillim apo nje gjendje krimi ne pallatin e Enverit!
Kush i sajonte keto soj soj intriga makabre ne Ministrine e Mbrojtjes? E.Hoxha me ceten e tij merimange njerezngrenes vecse trillonin intriga kunder cdo Vlere te kombit.
Si thua Vasil? Kush ishte pergjegjes per kete gjendje kaq e tmerrshme ne rradhet e akademikeve ushtarake, per pushkatimet, per nje kaos, per nje termet krimi ne administraten e Ministrise dhe familjet e tyre? Histori makabre. Cfare perfitoi populli, komunizmi dhe familja e Hoxhes me intrigantet e tij?
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4418
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Enver Hoxha, Posted 20 Korrik 2009, 16:25
''Vasil''

Te kam thene e po ta them se me fyerje, me fjalorin e rruges nuk mund ta mbroshe E.Hoxhen. Nese vazhdon me kete sjellje duhet te shpjegoj se nje kriminel, nje person antinjerezor mbrohet vetem me kulturen e krimit sikurse personi qe ju merrni persiper avokatin.
Te kunderten vetem e vleresoni me kulture si njeri i popullit sikurse ju pretendoni.
Harroje dhe fshije nga mendja se presionet dhe sjelljet e tua prej rruget nuk mund te me bindni per te mire. Me dhune nuk te pranon askush. Une nuk mund te pranoje kurre urrejtjen ndaj liderit historik te Kosoves Martire i Madhi - Ibrahim Rugova.
Ti urren Berishen, Rugoven, ti urren popullin shqiptar qe nuk eshte me nje mendim me ty per E.Hoxhen.............
Ti je nga natyra provokator, percares duke fyer Rugoven pretendon te diskriminosh Kosoven gjoja ne emer te E.Hoxhes etj.
Si mund te vazhdoj une te dialogoj me ty qe je i papergjegjshem per cfare shkruan, andaj nuk te kthej me asnje fjale.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4418
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Enver Hoxha, Posted 01 Gusht 2009, 22:08
Tarasi…gjeneza e një perversiteti të kuq
Imazh

31 Korrik 2009
Autor :Edmond Prifti
Imazh
Në Palorta, atje ku filloi zanafilla...

Që të kuptohet qartë figura e diktatorit, duhet hedhur një sy në familjen ku Enver Hoxha u rrit. Ai ngelet si një nga figurat më komplekse dhe më të mistershmet ndër diktatorë, pasi gjithçka që është thënë për të është tepër sipërfaqësore apo aspak, kryesisht të bazuar në librat e tij, ato qindra volume politikën e ndjekur, arritjet e komunizmit e shumë të tjera. Enveri lindi më 16 tetor 1908 në Gjirokastër. U regjistrua në shkollën fillore “Drita” në vitin 1917, e cila ndodhej në lagjen Palorto, ndërsa kur ajo u mbyll në 1924, shkoi me bursë shteti në Liceun Frëng të Korçës. Nedi Kokona, ish-bashkënxënësi i tij, ka rikujtuar: “Enveri ishte më i rafinuari i gjithë Liceut, dhe suksesi i tij ishte i sigurt kur mbante të veshur pardesy ose pallto të madhe”. Ndërsa, Isa Kokalari, shok i fëmijërisë rikujtonte: “Në moshën 8-vjeçare Enverit, të cilit i merrej goja dhe që ne e thërrisnim memec, ishte shumë sherrxhi aq sa edhe babai i tij, mulla Halili, i thoshte: “Mirë ta bëjnë që të kopanisin, se je zullap”. Shpesh madje ua merrte zogjtë, klloçkave dhe i fuste në vrimat e mureve. I mbyllte ato brenda me gurë dhe i linte atje deri sa të ngordhnin nga cicëritjet. Dhe ashtu të ngordhur, ua hidhte klloçkave”.
Me kalimin e viteve, ai do të njihej me Myftar Skendulin, i cili e ka përmendur Enverin si “feministin më të neveritshëm, i cili pa pikën e turpit i tregonte shokëve ofezat që i kishin bërë gratë dhe vajzat e provokuara nga ai”. Një ditë, vajza e konsullit grek të Gjirokastrës e pështyu në fytyrë, kur ai e ndali për t´i propozuar, ndërsa ai duke qeshur fshiu faqen dhe u largua sikur të mos kishte ndodhur gjë. Biografi i librit mbi Enver Hoxhën, 78-vjeçari Agim Musta, ka theksuar se “që të arrimë ta kuptojmë figurën e Enverit, na duhet ta kërkojmë atë tek njeriu enigmatik Mulla Beqir Hoxha, i cili ishte vëllai i gjyshit të Enverit dhe që punoi për repartet otomane. Pra, zanafillën e gjithë gjëmave të Enver Hoxhës e gjejmë tek geni, që i rridhte ndër vena familjes Hoxha dhe që quhej Mulla Beqiri”. Për të thuhet se në moshën 30-vjeçare kishte bredhur vendet e Kaukazit, në vendlindjen e Zaraostrës dhe ishte kthyer në Gjirokastër me ar dhe gurë të çmuar. Banorët e përflisnin se kishte bërë gjynahe duke grabitur dhe duke masakruar njerëz në ato vise. Flitej në Gjirokastër që ai madje merrej me alkimi dhe se edhe gruan e tij nga Libohova e kishte vrarë me duart e tij dhe groposur diku rrëzë një kreshte. S’dihet as lindja, vendi, apo vdekja e tij. Ndërsa, Mulla Halili - babai i Enver Hoxhës - emrin e Beqirit, ia vuri djalit të madh, i cili vdiq në moshën 21-vjeçare në vitin 1921. Halili, që mbahej një tip naiv, ditën e ngushëllimeve u thoshte njerëzve: “Më vdiq më i miri dhe më mbeti rezili... Mjerë ky milet sa do të vuajë nga birbua im!”. Por nuk kishte të ndaluar.
Në Gjirokastër, në lagjen Pllakë, ai iu qep nga mbrapa mësueses tepër joshëse të këtij qyteti, Androniqit. U arrit deri aty sa Enveri dhe shokët e tij ti kompozonin asaj një këngë, ndërsa ishin pikërisht ata që e nxitën të shkonte në banesën e saj. Fotaqi, burri i Androniqit, e diktoi Enverin dhe lajmëroi xhandërmarinë. Zenel Çami, që shquhej për rreptësi në detyrë e arreston dhe në postkomandë e rreh me thuprën e pushkës, duke ia nxirë prapanicat dhe kofshët. Të nesërmen e liroi dhe mori nga ai një deklaratë me shkrim që s’do t’i binte më në qafë vajzave të qytetit. Në 1942, Enveri do të urdhëronte njësitin gueril të Gjirokastrës për të asgjësuar fizikisht kapterin Zenel Çamin, për t’u hakmarrë ndaj rrahjes që kishte pësuar prej tij. Ai plagoset rëndë dhe arrin të arratiset jashtë shtetit...

Rinia e Enver Hoxhës, Franca dhe... dëbimi
"Ata që e kanë njohur nga afër Enverin kanë parë gjestet, tërheqjen seksuale prej gay, energjinë dhe zhdërvjelltësinë e tij, që u shfaqën së tepërmi në moshën e adoleshencës”, është shprehur Agim Musta kur ka folur për rininë e hershme të diktatorit. Ndërsa bashkëkohësi i tij, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Korçës, si dhe ish-i përndjekuri politik, Gjergj Titani ka hedhur bazat e një teorie tjetër të shumëpërfolur: “Kurrë nuk e kam parë si mashkull Enver Hoxhën! I kam parë nga afër anët e zeza dhe të bardha, të këtij njeriu, që ngeli i pashkolluar dhe që s´dha asnjë provim kur ishte student në Montpelje të Francës...”. Në vitin 1930 Enver Hoxha mbaroi studimet në Liceun francez të Korçës dhe po atë vit do të niste studimet e larta. Në qytetin e lashtë francez të Montpeljesë, Enver Hoxha do të ritakohej sërish me kolegun e dhomës, me studentin e filozofisë Foto Bala, një ish-kolegun e tij të Liceut Frëng të Korçës.

Ky person më vonë do të zbulonte edhe shumë gjëra nga ditari i tij mbi jetën intime të diktatorit, mënyrat e tij të joshjes dhe mashtrimet. Enver Hoxha do të niste studimet në Francë, në Fakultetin e Shkencave Biologjike dhe Kimike. Që në fillim ai nuk do të paraqitej fare në shkollë. “Ai ishte një gigolo...”, kishte përmendur Foto Bala, duke vijuar se, “Enveri bënte seks me femra të martuara duke u bërë dashnori i tyre për pak kohë, të divorcuara, por edhe me të tjera pa status dhe më të mëdha në moshë, me qëllim e vetëm që të përfitonte financiarisht nga ato...”. Një ditë, së bashku Fotoja dhe Enveri do të ndodheshin në një kafe të Montpeljesë, ku një femër bionde, tejet e pashme, qëndronte ngjitur me ta në një tavolinë përballë tyre. Të dy djemtë filluan të flisnin për format e saj, gjokset... dhe vjen një moment dhe ajo ngrihet nga tavolina me të shpejtë, duke u zhdukur në një nga kthesat e rrugëve të ngushta të qytetit të lashtë të Montpeljesë. Të nesërmen, diku nga dreka, Fotoja e shikon Enverin që flirtonte me atë femër. Pikërisht me atë femër që kishin parë ata një ditë më parë. Kur e pyeti se si e kishte takuar dhe pse ia kishte mbajtur të fshehtë kolegut të tij të dhomës këtë gjë, Enveri filloi të qeshte me të madhe duke mbajtur dy duart mbi hije, siç e kishte zakon përherë, dhe i drejtohet Fotos duke i thënë se e kishte lënë takimin një ditë më parë, duke ia komunikuar asaj me gishta takimin për ditën e sotme, në të njëjtën kafe....
“Historitë me femrat e përdala dhe të tjerat duke harruar plotësisht shkollën, i vijnë në veshin e të atit të tij Halilit, i cili i kërkon buletinin e notave, të cilin Enveri nuk ia dërgoi kurrë”, ka deklaruar Ylli Kolonja, ish-pedagogu i Fakultetit të Gjeodezisë. Pas shumë aventurash seksuale, mosparaqitje në fakultet dhe mosdhënien e provimeve, me anën e një shkrese zyrtare ministri i Arsimit i Mbretërisë Shqiptare, Marash Ivanaj i pret bursën e studimit. Kështu, studenti Enver Hoxha endet i pashpresë rrugëve të Montpeljesë në marsin e vitit 1934. Vijon një periudhë ku ai merr para borxh, të cilat nuk do t’i kthente më kurrë, ndërsa me to niset drejt kryeqytetit të Francës. Në Paris, sipas shokut të tij të rinisë studentore, Skënder Topulli, Enver Hoxha punon për disa muaj si furnitor i një shtëpie publike. Asokohe ai mbante syze të errëta, për t’u mos u njohur nga shqiptarët e tjerë, kryesisht studentë në Francë. “Ikte nga hotelet fshehurazi, pa paguar asgjë, madje edhe duke vjedhur perdet e dritareve të dhomës”, shprehet Topulli. Për të mos u marrë vesh historitë e tij “të trishta”, rrugëve të Francës, Enver Hoxha e thërret në rezidencën e tij në dhjetor të vitit 1944 Skënder Topullin dhe e kërcënon me zhdukje fizike, në qoftë se ai do ta përgojonte. Ndërsa Topulli i pati premtuar “për mbyllje goje”, dhe emërohet si drejtor i Klinikës Stomatologjike të Tiranës, jo të njëjtin fat pësoi dhe ish-Ministri i Arsimit, Marash Ivanaj, i cili vdiq në burg më 22 shtator 1953, gjashtë vite pasi ishte burgosur me urdhër të Enver Hoxhës. Çfarë do të ndodhte me Enverin në kryeqytetin francez, Paris? Atje Enveri do të ritakonte kolegen e tij të dikurshme të Liceut Francez të Korçës, artisten dhe sopranon lirike, Tefta Tashko Koço, të cilën Enveri e adhuronte. Por ajo për Enverin do të ngelej një femër krejt indiferente përkundrejt dëshirave të flakta që ai ushqente për të. Sopranoja tepër e bukur, me flokët e mbledhura topuz, si një princeshë nga Fajumi i Egjiptit nga ku kishte lindur, kishte udhëtuar nga Monpeljeja drejt Parisit në vitin 1930 në Institutin e Lartë të Muzikës, ndërsa Enveri që tashmë nuk kishte se çfarë të humbte më shumë, e rigjen Teftën në Paris. Ai do të rishihej me të në Shqipëri, ku pas specializimit për kanto në Beograd dhe Moskë në rikthimin e saj në Shqipëri Tefta do të martohej. “Enveri arriti të merrte vetëm rolin e kryekrushkut në këtë dasmë”,- ka saktësuar Gjergj Titani. Në kryeqytetin e Francës, Enver Hoxhën do ta strehonte miku i tij Qemal Gega, për disa muaj me radhë, i cili e ndihmoi edhe financiarisht për blerjen e ilaçeve për kurimin e një sëmundjeje veneriane. Si shpërblim, më vonë me urdhër të tij do të vritej e motra e Qemalit, Liri Gega, e cila asokohe kishte mbetur shtatzënë. I ati i tyre kryen vetëvrasje, i dënohet i vëllai, ndërsa vetë Qemal Gegën e mbyllën në çmendi, kurse pjesa tjetër e familjes internohet në zonat e thella të Myzeqesë. Duke u rikthyer edhe njëherë në Paris, Eqrem Libohova, ish-ambasadori i Mbretërisë Shqiptare në Francë - duke qenë se ishte mik i Bahri Omarit, kunatit të Enverit, i cili ishte martuar me motrën e tij Farijenë - e ndihmon Enver Hoxhën të bëhet sekretar i Konsullit të Nderit të Shqipërisë në Belgjikë, ndërsa një çifut belg do t’i ofronte atij një punë me 100 napolona ari në muaj, për përkthimin e shkrimeve që flisnin për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kjo do të ishte edhe periudha më e errët e Enver Hoxhës, pasi ai do të dëbohej shumë shpejt nga pronari çifut belg duk lënë përgjysmë studimet e saponisura në Fakultetin e Historisë në Belgjikë. Në këtë shtet ai ritakon ish-kolegun e tij, Mentor Çokun, i cili ndonëse e njihte Enverin për imoral, servil dhe si njeri vulgar i ofrohet ta ndihmojë të strehohet tek ai për një farë kohe. Por ndarja e tyre përfundimtare erdhi atëherë kur në Liezhe të Belgjikës, Enveri i vjedh një zonje që po shoqëronte 200 franga. Mentori iu përgjërua Enverit që t’i kthente, por ai nuk pranoi, duke e detyruar atë që t’i paguante nga xhepi i vet...

Historitë proverbiale të Korçës
Në korrik 1936, Enver Hoxha ishte kthyer papritmas në Shqipëri. Ishte në gjendje të mjerueshme. Nexhat Peshkëpia, që kishte marrë për grua vajzën e xhaxhait të Enverit, Ferron, e strehon në shtëpinë e tij për disa muaj, derisa Enveri e rimerr veten - e pohuar kjo edhe nga libri i tij, “Kur hidheshin themelet”. Asokohe profesori i gjimnazit të Tiranës, Nexhati - i cili edhe ky më vonë do t’i shtohej radhës së agjitacionit dhe propagandës - në sajë edhe të ndërmjetësimit të dy personave të dyshuar për orientimin e tyre seksual, mikun e Mbretit Zog, Lalë Krosin dhe ish-kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Qamil Pepën - e emëron Enverin si mësues të jashtëm në Liceun Frëng të Korçës për klasat e ulëta. Rroga që mori ishte prej 130 frangash ari në muaj. Përgjatë banimit në qytetin jugor filluan të përhapeshin thashetheme, por edhe disa fjalë të dyshimta që dolën nga kolegët e Liceut, se profesori kishte filluar të kishte marrëdhënie me të zonjën e shtëpisë, Poliksenin”, ndonëse ishte shumë herë më e madhe se ai në moshë. Por Foto Bala, pohonte se “në të vërtetë Enveri u përzje me turli vagabondësh dhe femrash të përdala. Shumë shpesh ai vuante nga sëmundje veneriane...”. “Më vonë Enveri do të shquhej edhe si një nga frekuentuesit më të rregullt të shtëpive publike, të cilat ishin përplot me femra të përdala jugosllave”, - është shprehur Agim Musta. Disa muaj më vonë ai do të afrohej me grupin anti-kominist të Korçës, - ka rikujtuar Veko Pojani - por s´arriti të bëhet kurrë anëtar i tyre, përveçse kishte sukses tepër të madh në aventura si gjysmë i shkolluar që ishte dhe mashtrues i madh, ndërsa në Korçë historitë e tij të imoralitetit mbetën proverbiale. Në 3 shtator 1939, Enveri, Foto Bala, Fejzi Dika dhe Stavri Skënderi u ulën në lokalin e kafe Majestikut në Korçë, kur nga Radio Tirana u dha lajmi se atë ditë Franca dhe Anglia i kishin shpallur luftë Gjermanisë naziste, pas pushtimit të këtyre të Polonisë më datë 1 shtator. Të gjithë u shokuan, ndërsa Enverit i shkëlqyen sytë dhe fluturoi nga gëzimi. Kur dalin jashtë Enveri futet midis Foto Balës dhe Fejzi Dikës duke i thënë: “Bashkohuni me mua që të organizojmë luftën kundër fashizmit dhe do të shikoni se çfarë do të bëjmë. Ju drejtohem juve si shtresa të varfra dhe jo Stavrit si pasanik që është”. Lëri këto, i drejtohet Fotoja, “po merru me mirë me femrat e përdala se e ke më mirë”.

Rikthimi në Tiranë dhe ilegaliteti
Dy muaj më vonë, më 29 nëntor 1939, Enver Hoxha largohet nga qyteti jugor i Korçës dhe vendoset në Tiranë, nën patronazhin financiar Esat Dishnicës, pronar i kafe “Florës”, deri në tetor 1941, me profesionin e shitësit-tregtar. Realisht ai do të shiste produktet e futura ilegalisht në Shqipëri. Thonë se Enveri kishte pasur me Esatin marrëdhënie seksuale, ka cituar Agim Musta, duke vijuar se, “ndërsa kishte filluar Lufta e Dytë Botërore, në gati të gjitha bazat ilegale ku Enveri strehohej kishte të dashura ato femra që kishin aderuar në lëvizjen komuniste, si Liri Gega dhe Drita Kosturi”, ndërsa ish- komandanti i Brigadës së Tretë, Hulusi Spahiu, ka pohuar se atëherë ai “hante dhe pinte çfarë t´i donte qejfi, si dhe bënte orgji me femra...”. Më 28 tetor 1941, Enver Hoxha hidhet në ilegalitet, dhe njihej me pseudonimet: Tarasi, Shpati, Valbona, Hasani, Saliu dhe Malo. Në këtë periudhë Enveri do të njihej me Qemal Stafën, Nexhmie Xhuglinin, dhe Drita Kosturin. Asajkohe Drita, anëtarja e e Grupit të Shkodrës midis viteve 1938-1940, ishte zyrtarisht e fejuara e Qemal Stafës. Sipas librit të Fahri Balliut, “Zonja e zezë, Nexhmie Hoxha”, “Nexhmia e shprehte haptazi adhurimin ndaj Qemal Stafës, që kur ishin njohur nga fundi i vitit 1941, por kjo me sa duket ishte edhe një marrëdhënie dypalëshe. Vetë pseudonimi ‘i lëvizjes ilegale’ që ajo kishte, “Delikatja”, i ishte vënë nga Qemal Stafa. Me këtë ai “padashur” zbërtheu një pjesë të dobësisë së tij për të, të cilësive të saj, butësinë, finesën apo si diçka nazike: delikate është një lule, një dantellë, një ngjyrë, një aromë, një prekje...Qemal Stafën e përshkruanin si një natyrë mjaft mbresëlënëse, si dhe një person të një zgjuarsie jo të zakonshme, të frymëzuar, të mbrojtur me formim dhe kulturë. Nexhmia e ka plotësuar dëshminë e saj për Qemalin kur ka treguar se, ishte Drita Kosturi ajo që iu ‘ngjit’ atij dhe ‘e detyroi’ të fejohej me të”, përmblidhet ndër të tjerash në këtë libër. “Duke parë këtë marrëdhënie që kishte lindur herët midis Nexhmie Xhuglinit dhe Qemal Stafës, Enveri do ti organizonte këtij të fundit një kurth-vrasës, pasi atë bazë nuk e dinte askush veçse Drita, Nexhmia dhe Enveri. Qemali ishte më i ri në moshë dhe kishte bagazh kulturor dhe politik, ‘një armik i ardhshëm’, ndërsa Enveri ia kalonte atij për nga ana erotike, dhe 12 vite më i madh në moshë se Qemali...”, ka saktësuar Agim Musta. Në një letër dërguar kushëririt të tij Selim Kokalarit, Enver Hoxha i kërkon atij ndihmë, për gjetjen e disa femrave të pashme: “Vajza të shëndosha fizikisht, të cilat kanë aderuar në Partinë Komuniste dhe të jenë të afta të shkruajnë në daktilografi, që t’i dërgojmë në Konferencën e Pezës në shtator 1942”. Kjo kërkesë ishte përsëritur dy herë gjatë nëntekstit. Agim Musta ka vijuar duke rikujtuar dy vite më tej se, “Në majin e vitit 1944, në kohën e zhvillimit të Kongresit të Përmetit, ai do të martohej ‘zyrtarisht nga Partia’ me delegaten Nexhmie Xhuglini, dhe njëherësh po atë ditë do të zhvillohej edhe ceremonia e martesës e 200 çifteve të tjera komuniste, por edhe rimartesa e Hysni Kapos dhe Dafin Ndreut”. Drita Kosturi, ish e fejuara zyrtare e Qemal Stafës do të dënohej në 1946 si “agjente angleze”, ndërsa dënimin disa vjeçar do ta vuante në Burgun e Shkodrës. Pas lirimit, për disa vite do të punonte në artizanatin e kampit të Kamzës, deri në vitet e para të demokracisë. Biografi i tij, Agim Musta, nuk ka harruar të shtojë: “Pikërisht për marrëdhëniet midis partizanëve u pushkatuan pa asnjë faj kushedi sa persona, dhe ndoshta rasti më ekstrem ishte ai i pushkatimit prapa shpine nga vetë partizanët, i përgjegjëses për rininë e Brigadës së V-të Sulmuese, Ramize Gjebrea, e cila më vonë u shpall Dëshmore e Kombit nga vetë ata”, duke vijuar më tej se, “përgjatë kësaj periudhe Enveri ‘miqësohet’ me Ali Qoraliun dhe Dem Xhepën. Pas vendosjes së diktaturës, të parin e pushkatoi pa gjyq, ndërsa Dem Xhepën e hedhin nga shkallët e godinës së Sigurimit, dhe disa ditë më pas vdes”, citon Musta.

©® E.Prifti
Materialet e përdorura si Biblografi janë dëshmitë e disa prej personazheve të mësipërm, dokumenta të tjera shtesë (artikuj të kohës), pjesë të shkëputura nga Libri : “Kush ishte Enver Hoxha” me lejen e autorëve të saj Musta dhe Kokalari, marxism.org, wikipedia.com, moreorless.au.com/killers/
hoxha, http://www.enverhoxha.info, oneparty.co.uk, dictatorofthemonth.com, encyclopedia.com, etj.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4418
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Enver Hoxha, Posted 07 Prill 2010, 07:54
Enver Hoxha grabiste teqetë e Gjirokastrës, dervishët e thërritnin dobiç

Imazh

Kur u rrit, Enveri vuajti talljet në mënyra të ndryshme, të shokëve, si bastard i bimbashit


Është e habitshme dhe domethënëse, se Enver Hoxha, derisa tregon hollësi nga më të ndryshmet për shkollimin e vet, megjithatë bën konfuzion në data! Ai i kishte në dorë arkivat dhe mund t’ i saktësonte të dhënat. Se kur do që të denigrojë veçanërisht njeri në kujtimet e veta,

nuk mungon që t’ u referohet dokumenteve të arkivave. Në letrën që Enver Hoxha u dërgon në 1962 nxënësve dhe mësuesve të shkollës së mesme «Asim Zeneli», me rastin e 40 vjetorit, thotë:
Ju e dini xha Thoma, se 47 vjet kanë kaluar nga dita që kur unë u paraqita për herë të parë në bankën e shkollës përpara jush. Një jetë e tërë ka kaluar, por dita e parë e shkollës nuk harrohet.
Kështu del se Enver Hoxha ka shkuar për herë të parë në shkollën fillore në vitin 1915. Në cilën shkollë shkoi Enver Hoxha në 1915? Në 1915 Gjirokastra qe pushtuar nga ushtria greke (1913-1916). Enver Hoxha shkruan gjithashtu në kujtimet e veta:
Nga okupacioni grek i Venizellosit, i Zografos e të tjerëve, nuk mbaj mend në u hapën shkollat greke, se isha i vogël. Vetëm si në ëndërr më kujtohen oficerët grekë me shpata që kalonin edhe nga rruga jonë.
Në atë kohë, të gjitha shkollat në atë zonë qenë greke. Enver Hoxha mbante mend «incidentin» e Baba Çenit me komandantin grek të Gjirokastrës, për qirinjtë e ndezur, dhe nuk mbante mend shkollat greke. Por duket se Enver Hoxha, ndryshe nga ç’ thotë në 1962, e ka harruar jo ditën, por vitin kur shkoi për herë të parë në shkollën shqipe. Në kujtimet e veta Enver Hoxha thotë për këtë gjë:
Për herë të parë në shkollë vajta, me sa më kujtohet, në mejtep, ku mësonim edhe abecenë shqip, por edhe elifbenë turçe. Mejtepi ishte te xhamia e Palortosë, ku hoxha ishte një plak i kaluar nga mosha, i hollë, me një fytyrë të imët, me disa dhëmbë të rrallë që i kishin mbetur, si dhe me ca qime në mjekrën e tij si të kecit. Atë e quanin mulla Kaman.
Mejtepi ishte shkolla fillore islamike. Këtu, Enver Hoxha përgënjeshtron vetveten, duke thënë se për herë të parë nuk ka shkuar në shkollë me mësuesin Thoma Papapano, por me hoxhën e quajtur Mulla Kamani. Në vitin 1915, Enveri nuk shkoi në shkollën shqipe por në shkollën turke të xhamisë. Enver Hoxha e kapërcen me disa rreshta eksperiencën e vet në mejtep:
Mulla Kamani gjoja na bënte elifbenë dhe na e mësonte hezber. Vetëm elifbenë mbaj mend unë që mësova. Atë edhe tash e kujtoj sidomos gërmat e para, por ç’ u bë më tej, as që e mbaj mend.
Pse Baba Çeni, të cilin Enver Hoxha e paraqet si ateist e çoi atë në mejtepin e xhamisë? Enver Hoxha në kujtimet e veta kërkon t’ i paraqesë gjërat sikur Baba Çeni e çoi atë në mejtep se kishte ndërmend ta përdorte dhomën e xhamisë ku ishte mejtepi, për të mësuar shqip nxënësit. Enver Hoxha në kujtimet e veta pretendon se Baba Çeni thirri një të ri që e quanin Vehip Hoxha dhe i tha:
Po ti ç’ më hin e më del duke ngrënë kot bukën e Asafit? Pse nuk mbledh kalamanët e mëhadhës dhe t’ u mësoç të këndojnë e të shkruajnë shqip?
Vehipi i qe përgjigjur fët e fët baba Çenit:
-Jam gati, po më liron divanin e shtëpisë tënde ta bëj shkollë?
Plaku ia ktheu:
-Të gjej unë vend, në xhami.
-Je në të mulla Hysen?- i tha Vehipi. –Ku ta jep xhaminë mulla Kaman Sejdua për këto gjëra, mos do që të rrihemi me të?
-Mos ki merak për këtë, -i kishte thënë baba Çeni, -vete rrihem unë me të, ti vetëm përgatitu, bën listat e djemve, u thuaj baballarëve të tyre t’ u blejnë nga një pllakë të vogël dhe nga një gurkalem.
Pas disa ditësh çdo gjë ishte gati, mulla Kamani liroi xhaminë, me kusht që ta fshinim vetë, të zhvishnim këpucët në hajat të xhamisë dhe të na mësonte edhe elifbenë.
Por, pse Baba Çeni nuk pranonte që shkolla shqipe të hapej në divanin e shtëpisë së tij? Në rast se Baba Çeni do të ishte vërtet patriot do të ishte i lumtur që ta hapte shtëpinë e tij për shkollën shqipe. Enver Hoxha pretendon për Baba Çenin:
ishte një nga pionierët e hapjes së shkollës së parë shqipe në Gjirokastër.
Nëse do të ishte vërtet kështu, atëherë Baba Çeni do ta jepte me kënaqësi divanin për shkollën shqipe që t’ i shpëtonte fëmijët nga tortura e elifbesë turke që u mësonte mulla Kamani. Por Enver Hoxha mashtron kur thotë se në xhami mësonin edhe shqip se në atë kohë Gjirokastra ishte e pushtuar nga Greqia, që nuk lejonte shkolla shqipe në asnjë formë. Ai që do të guxonte të bëhej mësues i shqipes do të therej nga grekët. Enver Hoxha shkruan në kujtimet e veta për vajtjen në këtë shkollë të supozuar fillore turko-shqiptare:
Në këto kushte filluam ne mësimin e parë me zell të madh. Me Vehipin mësuam mirë abecenë, por pas një kohe u larguam nga xhamia. Gëzim i madh për ne, do të venim në shkollën «Drita».
Kështu, mësuesi i parë i Enver Hoxhës na del ky Vehip Hoxha. Por në 26 tetor 1963, në fjalën përpara nxënësve dhe mësuesve të shkollës 7-vjeçare «29 nëntori» të Gjirokastrës:
Unë vetë kam mësuar më parë te një mulla Kamani, pastaj më mori Iljaz Hoxha të mësoja në shkollën shqipe, pastaj erdhi Italia. Në atë kohë nuk kishte as bukë dhe ajo pak bukë misri që ndodhej, binte erë. Më vonë u hap shkolla «Drita» pastaj qytetësja.
Këtu Enver Hoxha thotë se mësuesi i parë i tij në shkollën shqipe ka qenë Iljaz Hoxha, njeriu që i vuri emrin. Sipas këtyre që thotë Enver Hoxha këtu del se atë e ka çuar Iljaz Hoxha në shkollën shqipe, që para se të vinin italianët, pra kur Gjirokastra ishte e okupuar nga grekët. Kjo përrallë ishte e aq e pabesueshme sa Enver Hoxha nuk e tha në kujtimet e veta, që botoi më vonë. Grekët nuk lejonin që të hapej kurrfarë shkolle shqipe dhe ata që e bënin këtë ndëshkoheshin në mënyrë drakoniane. Enver Hoxha e përmend Iljaz Hoxhën si mësuesin e vet të parë edhe në ditarin e vet ku shkruan në 24 mars 1960:
Më lajmëruan vdekjen e xha Iljaz Hoxhës (83 vjeç) nga Gjirokastra, mësuesit tim të parë. I dërgova telegram ngushëllimi gruas së tij.
Më pas, në librin me kujtime «Vite të vegjëlisë», të botuar për herë të parë në 1983, Enver Hoxha nuk e përmend më Iljaz Hoxhën si mësuesin e vet të parë, por si një nga mësuesit e tij. Duke nxjerrë si mësues të parë të vetin tre persona të ndryshëm, në kohë të ndryshme, Enver Hoxha paraqet simptoma mitomanie, që vijnë nga geni i tij incestuoz.
Enver Hoxha shkoi për herë të parë në shkollën shqipe, në shkollën «Drita», për të cilën flet dhe në fragmentin e cituar më lart. Në librin me kujtime të Enver Hoxhës «Vite të vegjëlisë» është shënimi:
Shkolla «Drita» u hap më 10 shkurt 1917.
Shkollat shqipe në Gjirokastër u hapën pasi okupatorët grekë u larguan në tetor 1916 nga qyteti dhe erdhën italianët. Shkolla e parë shqip, e cila u hap në Gjirokastër pas largimit të grekëve, ishte ajo me emrin «Liria», e cila u hap që në fund të vitit 1916, të cilën Enver Hoxha nuk e përmend dhe nuk i ka bërë kurrë përshëndetje, se ai nuk shkoi në shkollën e parë shqipe që u hap në Gjirokastër. Në vjeshtën e vitit 1916, kur u hap shkolla «Liria», Enver Hoxha ishte 8 vjeç, pra në moshën për të shkuar në shkollë, e megjithatë Baba Çeni nuk e çoi në shkollën e parë shqipe që u hap në Gjirokastër pas largimit të grekëve. Madje edhe në shkollën «Drita» Enveri nuk shkoi që në vitin e parë shkollor. Kjo kuptohet kur ai shkruan në kujtimet:
Klasa ime ishte promocioni i dytë që mbaronte shkollën fillore. I pari që e mbaroi atë ishte klasa e Aqif Selfos, Selami Xhaxhiut e të tjerëve.
Enver Hoxha nuk shpjegon pse ai nuk ishte promocioni i parë që mbaroi shkollën fillore. Derisa ishte promocioni i dytë që mbaroi shkollën fillore, do të thotë se nuk hyri atje që vitin e parë kur u hap shkolla fillore shqipe, pra në 1917, edhe pse atëherë ishte 9 vjeç, por shkoi në shkollën «Drita» në vitin e dytë shkollor, kur e kishte arritur dhe e kishte kapërcyer moshën për të hyrë në vitin e parë shkollor, që me ata të promocionit të parë. Shkolla fillore vazhdonte katër vjet. Ata që mbaruan këtë shkollë si promocion i parë, e bënë klasën e parë të shkollës fillore në mënyrë të përshpejtuar në shkurt-korrik 1917, në mënyrë që në vjeshtë të hynin në klasën e dytë, kështu që e mbaruan shkollën fillore në 1920. Ndërsa Enver Hoxha hyri në klasën e parë, në vjeshtë 1917, në moshën 9 vjeç, prandaj e përfundoi shkollën fillore me promocionin e dytë në 1921. Kjo kuptohet kur thotë se në vitin që mbaroi shkollën fillore, hyri në shkollën qytetëse, që u hap për herë të parë në Gjirokastër në 1921. Enver Hoxha shkruan për shkollimin e vet pas përfundimit të fillores:
Atëherë filluan protestat e popullit që kërkonte shkollën qytetëse. Pse e quanin qytetëse nuk e di mirë, por fakt është që Aqif Selfoja me shokë shkuan të vazhdonin shkollën e mesme me bursa e pa bursa, në Korçë dhe Tiranë. Protestat e popullit të Gjirokastrës, të mësuesve dhe të nxënësve gjirokastritë, i detyruan Zogun dhe ministrin e Arsimit të asaj kohe që të hapnin atje shkollën qytetëse. Kështu kur nxënësit e klasës sonë mbaruan filloren, ata u futën në qytetëse.
Enver Hoxha e dinte mirë që shkollë qytetëse quhej shkurtimisht shkolla fillore e qytetit, e cila vazhdonte gjashtë vjet, ndryshe nga ato në fshat që ishin katër vjeçare. Në një libër të botuar në vitin 1973, me rastin e 50 vjetorit të Gjimnazit të Gjirokastrës, me titull «Gjimnazi i Gjirokastrës vatër e traditave revolucionare: 1923- 1973». Si datë e hapjes së gjimnazit merret data e hapjes së liceut në 1923 thuhet:
Në këtë shkollë, veç nxënësve që kishin mbaruar klasën e gjashtë të shkollës «Drita», veç atyre që kishin ardhur nga ndonjë rreth i prefekturës së Gjirokastrës, shumica ishin nga filloret e qytetit.
Pra, e ashtuquajtura shkollë qytetëse ishte në fakt zgjerimi i shkollës fillore «Drita», duke e bërë shkollë fillore me cikël të plotë gjashtëvjeçar. Nga kjo shkollë fillore nxënësit shkonin në shkollën e mesme që vazhdonte tetë vjet dhe ata që kishin mbaruar shkollën fillore qytetëse mund të hynin në vitin e tretë të shkollës së mesme, ose më saktë në të gjashtin, se numërimi ishte zbritës. Shkolla qytetëse në Gjirokastër është hapur në vitin 1921, gjë që e pohon tërthorazi edhe vetë Enver Hoxha, siç do ta citoj më tutje në këtë libër, kur thotë se kur hyri në Liceun e Gjirokastrës, që u hap në 1923, iu quajtën edhe dy vjetët e shkollës qytetëse, kështu që i kapërceu dy klasë dhe hyri në të tretën, ose më saktë në të gjashtën se llogaria bëhej zbritëse.
Enver Hoxha e ka bërë të gjithë tymnajën e mësipërme për të fshehur disa fakte. Së pari, kërkon ta kamuflojë faktin që ka shkuar në mejtep, në 1915, pra tre vjet pas largimit të Turqisë, dhe ka bërë dy vjet në mejtep. Së dyti, për të fshehur faktin që ai nuk shkoi në shkollën e parë shqipe, atë «Liria» që u hap në Gjirokastër pas okupacionit grek, në 1916. Së treti, për të fshehur faktin që nuk shkoi në shkollën «Drita» që kur u hap ajo në shkurt 1917. Së katërti, për të fshehur faktin se ai e ka mbaruar shkollën fillore në vitin 1921, në moshën 13 vjeç!
Mënyra se si e rrëfen Enver Hoxha vajtjen e vet në shkollë, në fëmijëri, në dukje tregon se sa e vështirë qe për familjarët e tij të rritur të pranonin se bota e vjetër osmane qe shembur, por ka dhe një traditë orale që jep një shpjegim tjetër. Në botën e vjetër osmane Enver Hoxha do të kishte ndjekur sistemin shkollor fetar islamik, deri në shkollën e lartë, për të dalë mulla si babai i vet legal, si xhaxhai, Hyseni, si prindërit e tyre dhe paraardhësit e tyre brez pas brezi. Kur Enver Hoxha hyri në mejtep, ai hyri në nivelin e parë të këtij sistemi shkollor, i cili vazhdonte të ekzistonte në Shqipëri edhe pas dëbimit të Imperisë Osmane, dhe nxirrte klerikë islamikë. Në Shqipëri këta përfundonin shkollën fillore dhe të mesme (mejtep dhe medrese) dhe pastaj shkonin në universitetet e vendeve islamike, si në Stamboll dhe Kajro. Me siguri që kështu do të kishte bërë edhe Enver Hoxha, por atë e dëbuan nga mejtepi, se ai grindej me shokët, të cilin e quanin bashtoja i bimbashit. Atëherë e mori në shkollë kushëriri i vet Iljaz Hoxha. Duke shkuar nga shkolla fetare në shkollën laike, Enver Hoxha u bë një renegat i botës së cilës i përkiste. Tashmë e ardhmja e tij ishte e turbullt dhe e pasigurt. Çfarë do të bëhej ai me këtë lloj shkolle? Kurrkush nuk e dinte.
Kur u rrit, edhe Enveri vuajti talljet në mënyra të ndryshme, të shokëve, si bastard i bimbashit. Më e rëndomta nga këto tallje ishte që të këndonin të tjetërsuar këngën «Te rrapi në Mashkullorë». Enver Hoxha në kujtimet e veta për Gjirokastrën shkruan:
Qendra e pazarit, Qafa e Pazarit, si i themi atje, është një vend i zgjedhur dhe i goditur. Nga kjo qendër zbresin ose ngjiten të gjitha rrugët që lidhin mëhallët. Qafa e Pazarit është një ballkon ku njerëzit qëndrojnë në këmbë; atje ata piqen, kuvendojnë, shikojnë kush ngjitet, kush zbret, në ç’ dyqan futet, ç’ blen o ç’ nuk blen dhe kur del nga dyqani s’ mungojnë pyetjet: «Ç’ bleve? Sa e bleve?».
Mund të merret me mend lehtë se ç’ thuhej atje kur kalonte Enveri, që ishte duke u rritur, tek Qafa e Pazarit. Me kalimin e viteve ai filloi të bëhej gjithëherë e më shumë i vetëdjshëm për këtë gjë. Kjo u bë shkak për shumë grindje dhe përleshje të tij me bashkëmoshatarët në fëmijëri dhe rininë e hershme. Në kujtimet e veta Enver Hoxha përshkruan me një nostalgji domethënëse lojëra barbare si lufta me gurë.
Më kujtohet se si kur jetonim në lagjen Hazmurat zhvillonim «luftëra» me gurë, ne djemtë e Hazmuratit me djemtë e Pllakës. Kush ka qenë në Gjirokastër e di se në mes Pllakës, nën xhade, ishte dikur përroi, tash atje janë ndërtuar shkolla e shtëpi. Përroi ishte kufiri dhe kufiri ynë fillonte nga Xhanoja e Përroit, duke kaluar nga Sheshi i Bajraktarit dhe dilte te pusi i baba Hasanit. Këtë kufi e mbronim ne djemtë e Hazmuratit, nën komandën e «gjeneral» Abdi Zeres, një djalë azgan, ca i egër, i fortë nga trupi, i regjur nga fytyra, pse tërë ditën mbante ujë me bucela nga lumi dhe e shiste për të rrojtur. Malo Zerja, vëllai i Abdiut, shokut tim, ishte «ushtar» si unë dhe tok mbanim pozicionet te kumbullat e teto Xhanos së Përroit. Luftuam sa luftuam, se gurë kishte boll, më në fund dëgjuam borinë e tërheqjes. U thyem ne hazmuratasit dhe ua mbathëm këmbëve drejt kopshteve, përpjetë përroit nga ana e Hazmuratit. Kundërshtarët na ndiqnin nga pas. «Gjeneral» Abdi Zerja, i plagosur nga një gur në kokë, na bërtiste të zinim pozicionet mbi muret e kopshteve. «Armiku» ngadalësoi sulmin nga poplat që rrokullisnim ne. Më vonë ç’ do të hiqnim nga të zotërit e kopshteve që u prisheshin muret.
Tradita orale gjirokastrite thotë se këto lufta me gurë i organizonte Enveri kundër atyre që e quanin bashtoja i bimbashit. Kjo duket e besueshme nën dritën e një episodi tjetër që tregon Enver Hoxha në kujtimet e veta, për kohën kur ishte nxënës në Liceun e Gjirokastrës në vitet 1923- 1927:
Ngandonjëherë dilnim me Elmazin nga bregu i teqesë së baba Hasanit. Në tyrben e baba Hasanit ishte një gur i gjatë, «i shenjtë» që gjoja rritej çdo vit. Paratë e mekameve i mblidhte dhe i ruante një dervish, Mehmeti, një njeri pis dhe gojëfëlliqur me famë. Një ditë ai rrinte mbi mur dhe na shikonte ne që shkruanim mbi «gurin e shenjtë». «Ç’ bëni mor dobiça», na tha ai dhe na shau nënat.
Ne u nxehëm dhe i thamë: «Mjekërderr, pse shan?» Ai u hodh nga muri të na kapte, po unë, ia vesha me një plloçë, bllaf! Mu në plëndës. Dervishi u rrëzua dhe atëherë ne ua dhamë këmbëve me sa mundëm. Të nesërmen ai kishte zënë xhaxhanë dhe i qe ankuar ç’ i bëmë, por ne e sqaruam plakun se ai na shau nënat.
Derisa Enver Hoxha kishte shkuar në teqe për të bërë mbrapshtina (Tradita orale gjirokastrite thotë se ai shkonte të vidhte paratë që hidhnin njerëzit tek vendi i supozuar i shenjtë, se ç’ punë tjetër kishte atje), atëherë ai nuk kishte pse zemërohej aq shumë nga sharja e dervishit. Por Enverit i dogji shumë fjala «dobiç» (bastard) se ajo u pasua dhe me disa fjalë të tjera për bimbashin dhe Gjulon.
(Nga libri “Jeta e fshehur e Enver Hoxhës: (1908- 1944)”
Nga Kastriot MYFTARAJ
MARRE NGA GAZETA ONLINE TE DT. 6 PRILL 2010
http://www.sot.com.al/index.php?option= ... &Itemid=55
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4418
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
ARDIAN NDRECA
Një replikë me P. Xhufin rreth historisë sonë


Nov 21, 2018

Ardian-NdrecaNdryshe prej si mund të kujtojë Pëllumb Xhufi, un nuk mendoj aspak se ai asht nji “historian leshi”, pse kush lexon “Arbërit e Jonit” nuk del në këtë përfundim, madje nuk mendoj se asht as edhe nji njeri i pavlerë vetëm pse mendon ndryshe prej meje, përkundrazi, ai ka pasë guximin me u dorëheq si ambasador në nji moment kur Kryeministër i vendit ishte nji aventurier i korruptuem dhe ma vonë ka guxue edhe me u defilue prej nji partie që po merrte gjithnji e ma shumë trajtat e nji konsorciumi interesash mafioze. Por Xhufi s’asht hero, ai asht tejet modest dhe këto gjana i ka ba në heshtje dhe me takt.


Xhufi përfaqëson diçka që në thelb nuk mund të ndryshojë, prandaj asht e dukshme koherenca e tij ekstreme në trajtimin e historisë bashkëkohore, edhe pse shpeshherë asht kundër fakteve dhe arsyeve historike. Kur bahet fjalë për Enverin dhe Partinë, Xhufi gjykon historinë ashtu siç gjykonin njiherë e nji kohë Aranit Çela e Rrapi Mino anmiqtë e Partisë në bankën e të akuzuemve; madje, po t’i kishin shkëmbye karriget, jam i bindun se Xhufi në vend të tyne – jo pse asht i pashpirt, por pse asht ma i bindun – do të kishte qenë edhe ma i ashpër.

Xhufi i ka pasion pandehjet dhe manipulimet tekstuale, mbasi prej nji statusi që un kam ba në “Facebook” kishte ndërtue nji doktrinë, tue më ba me thanë gjana që s’i mendoj, pse o s’i mendoj aspak, ose janë tepër të zbehta në krahasim me si i mendoj unë.

Interpretimet dhe problemet sillen rreth nazizmit, fashizmit, kolaboracionizmit dhe kuptohet, komunizmit. Xhufin s’e trazon qëndrimi jem pro sjelljes së eshtnave të Mid’hat Frashërit, por e mundon vetëm interpretimi rreth pjesmarrjes së Stalinit dhe satelitëve të tij në Luftën II Botnore. Teza jeme asht se Lufta II Botnore asht luftë kundër totalitarizmit dhe gjetja në nji front e Stalinit, Churchill-it dhe Roosevelt-it kundër Hitlerit, asht aksidentale, pse ata nuk e kanë luftue nazizmin tue u nisë prej bindjesh të njejta. Themeli i bindjeve të udhëheqësit britanik dhe atij amerikan ishin liria, ajo e Stalinit ruejtja e pushtetit e tij personal.

Lufta kundër totalitarizmit në nji farë sensi ka mbarue me ramjen e Murit të Berlinit dhe ka pa të rreshtueme botën demokratike kundër sistemit komunist që mohonte edhe liritë ma elementare. Xhufi përpiqet me m’nxjerrë simpatizant të Truman-it që i hodhi bombat atomike japonezëve dhe nënvleftësues të Roosevelt-it që fitoi luftën. Më duhet me thanë se me Roosevelt-in nuk kam shumë fat, nji herë e krahasova Nishanin me Roosevelt-in dhe si nji Shrek i idhtë m’u zemërue keqas e s’më dekretoi ambasador, imagjinoni po ta kisha krahasue me Hirohiton çka do të kishte ba!

Xhufi ban sikur s’e kupton se mprehtësia e Trumanit do të superonte naivitetin e Roosevelt-it të lodhun në Jaltë, që simbas dëshmitarëve të kohës, hera-herës merrte anën e Stalinit edhe në bisedat e lira në praninë e aleatit britanik. Doktrina Truman asht fillimi i fundit të andrrës hegjemonike të “carëve të kuq” gjatë shekullit XX e për këtë, e gjithë bota demokratike duhet t’ia dijë për nder vendosmënisë amerikane.

Sa për Stalinin, ideja e tij rreth nacionalsocializmit shprehet me fakte në protokollin sekret të Paktit Ribbentrop-Molotov. Jam kurioz të di, kush është ai që sot tue u nisë nga ai protokoll gjykon se Stalini ishte kundër Hitlerit për arsye parimore apo u ba kundër tij thjesht për vetëmbrojtje? Milionat e rusëve të vramë për Stalinin ishin shifra dhe kurrsesi s’mund ta dlirin figurën e tij prej despoti aziatik, tue e ba që të barazohen me qëndrimin parimor të SHBA-ve dhe britanikëve kundër Hitlerit. Pse nga ana e Kremlinit nuk ka nji fjalë të vetme kundër Hitlerit para 22 qershorit 1941? Në mesnatën para sulmit nazist treni i fundit me drithma sovjetike kalonte kufinin e BRSS-së dhe shkonte drejt Gjermanisë hitleriane për me furnizue me bukë anmikun e demokracive, që ndërkaq kishte mposhtë Europën! Stalini s’lejoi që partitë komuniste si ajo franceze të shpreheshin kundër pushtimit hitlerian të Francës, nuk e dënoi asnjiherë aleatin e vet në krimet kundër popujve të pambrojtun si ato të vendeve baltike dhe Polonisë.

Stalini s’kishte parime dhe moral, ashtu si edhe adhuruesi i tij Enveri, në fakt të dy i bashkon nji ndjenjë primordiale shtazore sundimi mbi të tjerët me çdo mjet dhe mjeti që i përshtatej ma fort mentalitet të tyne me orientim kriminal ishte ideologjia komuniste.

Se sa larg ishte Stalini prej fituesve të vërtetë të luftës kundër Boshtit Romë-Berlin-Tokio e tregojnë faktet e mavonshme, e dëshmon gjaku që u derdh në lëvizjen e punëtorëve më 17 qershor 1953 në Gjermaninë Lindore, Revolucioni hungarez i vitit 1956, Pranvera e Pragës në vitin 1968. Njerëzit e thjeshtë i shihnin ushtarët sovjetikë si nazistat dikur dhe pikturonin në pankarta musteqet si pullë poste të Hitlerit, mbasi po e kuptonin se nuk ishin çlirue me të vërtetë, por nji totalitarizëm ishte zëvendësue me nji tjetër.

Xhufi nuk i njeh krimet e Enver Hoxhës, pabesinë e tij ndaj shokëve të armëve, s’e kam fjalën në fund krejt kur vuente prej demencës senile, por qysh gjatë luftës kur çonte fonograme me urdhna ekzekutimesh mbas krahëve. Nuk ia njeh përgjegjësinë në masakrën e Tivarit, ekspozimin e sovranitetit të vendit tue minue Kanalin e Korfuzit me dorën e jugosllavëve, tue lejue që komunistat grekë të krijonin baza dhe të sulmonin Greqinë prej territorit tonë – tue na kthye në vend agresor dhe tue shkaktue humbjen e qindra jetëve të ushtarëve tanë dhe tue lejue që trupat greke të kalonin në tokën tonë siç kishte ndodhë gjatë Luftës italo-greke. Nuk e njeh krimin e dorëzimit të Kosovës te Titoja, kthimin e sa e sa kosovarëve në duert e Rankoviqit e ma vonë të UBD-së. Xhufi nuk ia njeh si krim Enverit shkatërrimin e inteligjencës shqiptare, zhdukjen e pinjojve të Rilindjes, reprezaljet e kundërligjshme si ajo e gushtit 1949 në Mirditë apo ajo që pasoi bombën në ambasadën sovjetike në vitin 1951.

Pse reprezaljet e regjimit të Enver Hoxhës në vitin 1945 në Malësi të Madhe, ajo e vitit 1949 në Mirditë, ajo e fundit të dimnit të vitit 1951 në Tiranë janë ndryshe prej reprezaljes së nazistave në Borovë? Pse viktimat e terrorit të 1949 dhe të 1951, viktimat e kampeve të përqendrimit të Turanit dhe Tepelenës janë ndryshe prej viktimave të Xhaferr Devës e Xhelal Staraveckës!? Nuk kanë asnji ndryshim, terrori asht i njejtë, madje ai që ushtrohet nga vetë shteti në kohë paqeje asht edhe ma i neveritshëm.

Përpjekja për me shpëtue komunizmin enverist tue përdorë në mënyrë makabre eshtnat dhe sakrificën e nji falange të rinjsh idealista që dhanë jetën me vetëdije gjatë luftës, nuk asht e ndershme. Kjo gja nuk i ka shërbye madje as vetë dëshmorëve të kombit. Sot lakohen ma shumë në shtypin e ditës dhe në studime emnat e bishave si toger Hakiu, kapter Selfoja, marshall Tomi, aspirant Syrjai, toger Baba sesa emnat e dëshmorëve të luftës. Shqipnia që doli prej lufte s’ishte ajo e idealistave, por e bishave që ushtruen dhunë e terror përtej çdo kufini të arsyeshëm kundër vëllezënve të nji gjaku.

Por nji sistem aq kundër natyre sa ç’ishte ai komunist shqiptar s’mund të ndërtohej veçse me anën e dhunës, mjetetë tjera s’kishte, prandaj ne jemi kundër ideve dhe jo kundër personave, edhe kur janë kandrra të mjera si aspirant Syrjai apo toger Baba që vrisnin, torturonin, përdhunonin dhe çnjerëzonin shqiptarë të pafajshëm.

Dhuna nuk prodhon legjitimitet politik, dogmatizmi dhe frika nuk janë mjete bindjet, prandaj në vitin 1990 Shqipnia ishte vendi ma i shkallmuem dhe i mjerë i Bllokut Lindor.


Ky ishte suksesi i parabolës së komunizmit në Shqipni. Nga Qemal Stafa kishim përfundue te Muho Asllanin, nga Margarita Tutulani te Fahri Balliu. Pranoje z. Xhufi, nuk mbulohet dielli me shoshë, ky quhet dështim total dhe si çdo dështim ka nji kosto – edhe kur shkruhet historia. Ta shkruesh historinë tue pasë mbi supe akronimin e “klasikëve” të marksizmit asht nji peshë e madhe, që e mbyt të vërtetën në labirintet qorre të dokumenteve që mbeten memece dhe të sofizmave të pafuqishme e qesharake. E sa për Mid’hatin, Mehdiun, P. Antonin, Xhevatin, unë kujtoj kontributin e tyne si njerëz të kulturës dhe si patriotë me kurs të gjatë dhe shoh edhe gabimet e tyne njerëzore në atë kohë të paqartë lufte.

Mandej sjelli kryet e shoh emnat e Koçit, Nevzatit, Kadriut, Feçorit, Delos, Lilos, Azbiut, individë pa shkollë, pa drejtim, pa kulturë, pa moral, pa asnji kontribut përveç terrorit dhe s’kam dyshime se cila palë fiton moralisht – edhe të drejtën me pasë dy metër tokë me pushue, por sidomos të drejtën e të kujtuemit me respekt në histori.

Delot, Lilot dhe Azbitë e Xhufit janë turpi i kombit shqiptar, ndërsa Mid’hati me shokë vijojnë me qenë nderi ynë.

Historia e Shqipnisë së gjysmës së dytë të shekullit XX asht arkeologjia e dhunës çnjerëzore të regjimit komunist kundër shqiptarëve. Xhufi si historian asht koherent, por jo i ndershëm, pse i përket nji shkolle, misët e së cilës i hapnin vorret e kundërshtarëve natën për me ua tretë eshtnat ndër brigje lumenjsh, ose i mbulonin thellë e ma thellë me “damnatio memoriae” për mos me u gjet kurrë ma.

Xhufit i mungon guximi i ndjesës dhe i pendesës, prandaj ai s’mund të ndryshojë kurrë.

Historia e komunizmit reflekton në mënyrë intransitive doktrinën që e ka pjellë, asgja prej komunizmit nuk ka mbetë pa u realizue në historinë e vet, prandaj mos prisni të reja prej nji historie të mbyllun përgjithmonë. Epigonët, të rinj apo të vjetër në moshë, janë thjesht shenjë dekadence e jo lulëzimi, prandaj le të punojmë për nji paqtim të thellë kombtar tue njohtë ma së pari unanimisht krimet e komunizmit.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Mëparshme
Posto një përgjigje 36 postime · Faqe 4 prej 4 · 1, 2, 3, 4
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 16 Qershor 2019, 11:05
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari