Gjithcka mbi naten e erret 45vjecare komuniste shqiptare
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 329 postime · Faqe 33 prej 33 · 1 ... 29, 30, 31, 32, 33
120 VJETORI I LINDJES SË IMZOT GASPËR THACIT
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4373
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
MASKA PREJ BALTET ! Poezi At P. Meshkalla, Posted 23 Shtator 2018, 19:02
Nga Fritz RADOVANI:

A DUHET T’ KISHTE SHKODRA..?


Imazh
(1901 – 1988)

25 SHTATOR 1901 U lé në Shkoder At Pjeter MESHKALLA S.J. Ka perfundue studimet per Meshtar në Linz t’ Austrisë, dhe erdhi në Shqipni. Filloi punen si mësues në shkollen e Jezuitve në Shkoder. Mbas transferimit në Tiranë, vazhdoi punen atje.
Në 1945 u takue me terroristin Mehmet Shehu dhe i tha: “Ju, do të kerkoni me zhdukë Fenë me dhunë se, ky asht parimi i parë i komunistëve, aty ku ata marrin pushtetin dhe, Kishat e Xhamijat ju do t’i ktheni në klube e kinema!”.Mehmeti Ju pergjegj: “Kjo është vetëm propagandë e atyre që nuk e duan pushtetin tonë popullor. Kerkojnë me na armiqsuar me popullin. Kjo nuk do të ndodhin kurrë në Shqipëri..!”
21 TETOR 1946 Arrestohet në Tiranë dhe dënohet 15 vjet burg, që i ban të gjitha.
1960 Lirohet nga burgu dhe vjen në Shkoder, në rrugen Ballabane...
29 PRILL 1967 Arrestohet me “Revolucionin Kultural” dhe dënohet 10 vjet burg...
Në mbledhjen e organizueme në Institutin Padagogjik At Mëshkalla tha: “Ky veprim që bani ju sot asht vetëm turp para Zotit e para Popullit, asht turpi juej para gjithë vendeve të Europës, mbasi kjo që bani ju sot këtu bahet në pragun e 500 vjetorit të vdekjës së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Mbrojtësit të Krishtënimit! Vetëm këte mendoni, shka ka me thanë Europa për ju! Ajo e njeh Popullin Shqiptar!..”
7 Mars 1977 Lirohet nga burgu...Dhe vdesë në vorfni në Rrugen Ballabane...
1989: Prof. Arshi PIPA shkruente: “Çka i ndriste syni ja shkrepte gjuha!”
25 SHTATOR 2018:Mbasi të lexoni edhe letren e dergueme nga At Mëshkalla S.J.,
Terroristit Mehmet Shehu... Apo fjalen në Institutin Pedagogjik Shkoder kur u arrestue...
Ju lutem, i bani një pyetje vehtes s’ Uej: A e meriton qyteti i Shkodres me pasë një rrugë apo rrugicë me Emnin e Nderuem “AT PJETER MESHKALLA”?
Letër e At Pjetër Mëshkallës S.J.

Kryetarit të Këshillit të Ministrave
Mehmet Shehu
Tiranë
Shkëlqesë,
Pardje, me 3-IV-1967, ora 19, pjesa ma e madhe e klerikëve katolikë që gjendët sot në Shkodër, kjemë thirrë në Sallën e Kandit të Kuq të Komitetit Ekzekutiv. Na u komunikue, ndër tjera, se do të denonconim gjithëshka kishim, me përjashtim të teshave personale të domosdoshme të veshjes dhe të fjetjes, pse të tjerat të gjitha ishin të popullit dhe popullit duhët t’i kthehen; dhe se nuk do t’ushtronim asnjë sherbim fetar, as edhe privatisht: Këte e ka vendosë populli.
Mendova të drejtohem me këte letër Shkëlqesës s’Uej, për me i çfaqë mendimin tim, jo ndryshej, por si njeriu njeriut.
Sa për libra të mij, gjana kishtare etj., le të vinë e t’i marrin kur të duen: nuk asht e para herë që unë dal në rrugë të madhe.
Por unë dëshiroj të çfaq disa mendime në përgjithësi: Dorëshkrimet janë pronë e shenjtë dhe e paprekëshme e Autorit, në mos i dorëzoftë ai vetë e në mos kjofshin kundra Sigurimit të Shtetit.
Sa për pasuni të tjera, as bujarija e burrnija e popullit, as ligji natural ma elementar nuk e pranon që një gja që asht falun njëherë njaj përsoni o njaj enti të caktuem, të kërkohet rishtas prej dhuruesit si gja e tija. Spekullimet e shpërdorimet goditen.
Dhe, e vërteta asht se populli, pothuejse në çdo vend e ka përcjellë priftin e vet (të mirë o të dobtë) me vaj, si përfaqësuesin e fesë së vet.
Një hije e zezë ka ra mbi popull kur ka pa tue u mbyllë Kishat, tue u rrëzue kumbonaret, e sidomos tue u lejue të viheshin në lojë përsonat dhe gjanat fetare, tue fye kështu thellë ndjenjat kaq të shenjta të besimit.
Po atë efekt kanë ba fushatat e çfrenueme diskredituese antifetare zhvillue me të gjitha mjetet e propagandës. Si përgjegje populli ka mbushë Kishat deri në çastin e mbylljes së tyne. Çë vlerë ka atëherë qendrimi i një pakice të pandërgjegjëshme o të frikësueme me lloj lloj presionesh?
Sidomos pjesa e friksueme me kërcnime, presione, premtime e pushime nga puna, pëson torturën ma të madhën, sepse e lidhun nga kafshata e bukës, shtërngohet me mohue me gojë atë që beson; dhe kështu fushata që po bahet synon me formue një brezni pa kurajo civile, pa burrëni, opurtuniste, servile, tue prishë karakterin e Shqiptarit në dam t’Atdheut. Njerëzit kane frikë m’u takue, m’u përshëndetë rrugës me miq që janë në sy o të “prekun”. E kush po di se cilët janë! –Flitet shumë për Inkuizicionin e sot 500 vjetëve, dhe jo fort objektivisht. Po për këte të Shek. XX-të?
Vi tash tek unë. Unë vijën e tanë jetës sime nuk mund e ndryshoj, por do ta vazhdoj derisa të kemë frymë. Pengesa e jashtme e forcës madhore do të bajë në mue vetëm atë efekt që ban guri o dheu që pengon rrjedhën e ujit: Populli më njeh dhe e din mirë si kam shkri jetën për té.
Unë them se, me këte luftë kundra fesë neve, edhe po diskreditohemi faqe botës, së cilës i kemi dhanë premtime solemne për liritë dhe të drejtat njerëzore në Shqipni. Kur në vj. 1945, në Tiranë, me 8 mars, unë u takova me Juve, Shkëlqesë, se kishem ndigjue prej komunistëve fjalët: “Këte Kishë do ta bajmë kinema”; Ju m’u përgjigjët: “Kjo asht propagandë armiqësore!”.
Me të vërtetë, as anmiku ma i tërbuem i Pushtetit s’ka muejtë me u ba një propagandë ma anmiqësore në 22 vjet, sa i keni ba vetit.
Nuk më ka shty me Ju shkrue, Shkëlqesë, as urrejtja, as ambicioni, as interesi, por vetëm ndërgjegja, e vërteta dhe e mira.

Krytarit të Kësh. të Ministrave Me nderime
Mehmet Shehu Pjetër Mëshkalla
në Kryeministri – Tiranë meshtar katolik i Shoqënisë Jezu.
5 Prill 1967.

Shenim FR: Ky material ribotohet me rasen e 25 Shtatorit 2018, në Vitin e Skenderbeut.
Melbourne, 24 Shtator 2018.


Përgatiti: Fritz RADOVANI:
MASKA PREJ BALTET !
Imazh
NGA AT PJETER MESHKALLA s.J.
H I P O K R I Z I A

Hipokriti kërkon të duket ndryshe nga ç’është.
Shtihët si i mirë për të gënjyer të tjerët. (Nga Fjalori).

Mos iu afro Perendisë me zemër dy faqesh...
Mos ban hipokrizi para njerëzve! (Ecili. 1. 36-37).

E kundërta: I çiltër, flet e vepron pa u shtirë, është i
pastër nga zemra, i sinqertë. (nga Fjalori).


I. DEFINICIONE

Një maskë e zbukurueme
që hollë mbulon fytyrën e shemtueme.
Sa vojna lyrë-ngjyrë
që mëshefin rrudhat e një plakës mënxyrë.
Një pare kallpe e zbehtë
që në treg na del porsi flori i vërtetë.
Thesi që në grykë ka molla
e poshtë der’në fund, ka veç gjarpinjë e bolla.

Një monument mermeri
mbi kryma, mbi skeleta e kafka tméri,
por zemra ndinë si’ i akull në ty, që ngrinë,
por shpirti i drejtë... nuk di... nuk di, nuk di sesi...
por, ndinë....
se jé h i p o k r i z i !

II. KUADRA

Jé Judë, që fjalën ké si shpirt – njeri,
e për trathti ndaj Mësuesit psherëtitë,
në sa me një të puthun Mësuesin jé tue shitë,
hipokrizi
për treqind pare argjënd!
Joab jé, që pret në besë e vé pusi:
hasmin e falun përqafon miqësisht,
kur të msheftën thikë atij ia ngulë tinzisht
hipokrizi
fillë në zemër, si gand..!
Ti Sirenë magjepsore, shtrigë unjî:
tërhjek e detarët i thithë në pasqyrë të qétë
dhe, ia përplasë anijën té’ i shkamb nën détë
hipokrizi
me knaqun synin tand!
Të njoh mirë, hipokrizi...
ti jé trathti, lubi!
Gënjen synin pa sherri,
por, zemra ndinë një erë gjaku në ty, që ngrinë,
por, shpirti i drejtë nuk di... nuk di sesi,
por, ndinë....
se jé h i p o k r i z i !
Vazhdon...

Shenim nga F.R.: Mendoj me botue disa pjesë nga krijimtaria e At Pjeter Meshkallës,
Veprat e të cilit, i pershtaten sot ma shumë se kurr kohës që po kalojnë Shqiptarët.
Melbourne, 27 Shtator 2018.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4373
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
KU ASHT KJO MALSI !?..F.Radovani, Posted 29 Shtator 2018, 16:30
Nga Fritz RADOVANI:
AT MATI PRENNUSHI O.F.M.

8 JANAR 1948:VENDIMI I GJYQIT SLLAVOKOMUNIST “ME VDEKJE”;
At Matia në fjalën e fundit tha: “Tash e disa shekuj na kanë ngulë ndër hûj e na kanë varë n’ konop ata që nuk deshten as fenë as kombin, por na e kemi thirrë vedin gjithmonë Shqiptarë katolikë të Gjergj Kastriotit...”
M U E J T E T O R 2 0 1 8: K u j t o j m ë ...
Imazh

●23 TETOR 1871 U LE AT GJERGJ FISHTA O.F.M. në Fishtë të Zadrimës së Shkodres. Vdiq me 30 Dhjetor 1940. AI ASHT POETI KOMBTAR I POPULLIT SHQIPTAR! Edhe pse dihet vendvorrimi i fundit i Tij në Vorreza Rrëmaji, nuk bahet asnjë perpjekje per me e nxjerrë vetem nga urrejtja ndaj Zhgunit Tij.

2 TETOR 1882 U le në Shkoder At Mati PRENNUSHI O.F.M.(1982 – 1948)
Ishte nga viti 1943 Privinçial i Françeskanve të Shqipnisë deri me futjen e armëve nga Sigurimi i Shtetit komunist nën Elterët e Kishës Françeskane, kur edhe Kuvendi u kthye në burg me 17 Nandor 1946. Vazhduen torturat deri në Janar të 1948, kur u zhvillue gjyqi i mbyllun në mensen e Kuvendit dhe, Ju dha dënimi me vdekje. U pushkatue me 11 Mars 1948 në Zallin e Kirit në Shkoder, tue mos Ju dijtë vorri as sot. Edhe Ky me Zhgun!
23 TETOR 1887 U le piktori i madh Shkodranë Prof. Simon RROTA(1887 – 1961)
31 Tetor 1892 U le Don Nikoll SHELQETI Vdes në kampin e shfarosjes në Beden të Kavajës, në moshen 54 vjeç? Burrë në fjalë e në vepra!
19 TETOR 1899 U le n’ Itali At Giovani FAUSTI S.J. (1899 – 1946) U pushkatue me 4 Mars 1946 i pafajshem, akuzue me Organizaten antikomuniste “Bashkimi Shqiptar”. Qendrimi i Tij në hetuesi dhe në gjyq asht një material i rrallë per studim.
15 TETOR 1904 U le At Gegë LUMAJ O.F.M. (1904 - 1990) Asht Meshtari i Parë që asht arrestue nga Sigurimi i shtetit komunist në 15 Janar 1945. Arrestohet prap në 1967 me “Revolucionin Kultural” dhe, per qendrimin burrnor plotson 25 vjet burg... Vdes si Frat i nderuem nën kujdesin e kushrinjve të Tij në Dukagjin me 18 Nandor 1990.

13 TETOR 1911 U le shkrimtari Millosh Gjergj Nikolla MIGJENI (1911 – 1938).
13 Tetor 1928 Anjeza Gonxhe Bojaxhiu niset per Dublin drejtë Misionit Madh Shpirtnor… Realizoi veprat e Mëdha Shpirtnore dhe Atdhetare të pavdekshme në shekuj!
13 TETOR 1931 U le shkrimtari Dritëro AGOLLI në Menkulas, Korçë. (Vdiq 2017).
5 TETOR 1936 U le Presidenti i Çekisë HAVEL (1936 – 2011) Ai ka thanë: “Njerzit ma të rrezikshem per Demokracinë janë komunistët e konvertuem në demokratë!”
13 Tetor 1943 Bombardimi i Tiranës nga Aleatët. U vrane 503 vetë, ora 13.13’…
1 Tetor 1945 Pushkatohet oficer Pjeter Gegë GURAKUQI (1912 - 1945) Edhe pse disa nga kriminelët komunist deklarojnë per Pafajsinë e Tij…U gjet edhe vrasësi!
1Tetor 1945 dënohet Don Nikoll KIMZA (1878 – 1960). Nga frika e pushkatimit, porsa perfundoi dënimin dhe u lirue, u arratis jashta Atdheut.
Tetor 1945 Mbytet në tortura At Papa PANDI (1910 – 1945 ?) Dosja e Tij nuk asht!
10 Tetor 1946 Arrestohet Don Mark BICAJ (1911 – 1946) Dënohet 15 vjet burg.
11 Tetor 1946 Arrestohet At Karlo Serreqi (1911 – 1954) Vdiq në burg t’ Burrelit.
21 Tetor 1946 Arrestohet At Pjeter MESHKALLA… U dënue e bani 15 vjet burg.
U arrestue edhe me 29 Prill 1967 dhe, u dënue edhe 10 vjet të tjera... Gjithsejt 25 vjetë.
25 Tetor 1946 Don Ndre SIMONI (1906 – 1975) Shkrimtar e perkthyes i disa gjuhve të hueja. Arrestohet edhe pse i pat të gjitha mundësitë me u arratisë...
26 TETOR 1946 Arrestohet Don Jakë ZEKAJ (1906 – 1995) Dënohet me burg.
Mbas lirimit nga burgu ka punue dhe ka lanë disa vepra me vlerë letrare e artistike.
27 Tetor 1946 Arrestohet Don Shtjefen KURTI (1898 – 1972) Pushkatohet per Pagzimin e një fëmije në vitin 1972, se ka shtue “edhe një Katolik në Shqipni.”
28 Tetor 1946 Arrestohet At Pashko GJADRI S.J. (1877 – 1953) Bani 7 vjet burg…
28 Tetor 1946 Arrestohet At Mëhill TROSHANI (1904 – 1983) Bani dy herë burg.
31 Tetor 1946 Arrestohet Papa Josif Mihajli (1912 – 1948) në Korçë. E mbysin në Maliq… E mbulojnë Trupin e Tij me baltë derisa vdes si Martir i Fesë.
22 Tetor 1947 Arrestohet At Buon GJEÇAJ (1873 – 1957) Ishte në Hot kur me At Mati Prennushin i çuen Flamurin në gjokset e Tyne Dedë Gjo’ LULIT në 1911…
31 TETOR 1947 Vdiq Fra Gjon PANTALIA S.J. (1887 – 1947) U le në Prizren. Vdiq në Burgun e Kishës së Fretenve në Shkoder. Mbas mbylljes së Kuvendit Jezuitëve shkoi me jetue tek Françeskanët e Shkodres, ku u arrestue dhe u torturue barbarisht...
10 Tetor 1958 Vdes Don Matish LISNA (1924 – 1958) Mjekët konstatojnë helmatisje… Një vrasje e kurdisun nga Sigurimi i shtetit komunist.
12 Tetor 1958 Vdes Don Pashko ZOJZI. Shumë kohë Prift i Shirokës…
22 Tetor 1967 Vdes Imzot Gasper GURAKUQI (1885 – 1967) Asht ndër dijetarët e Kishës Katolike Shqiptare, me një kontribut të madh tue fillue nga “Hylli i Dritës”...
14 Tetor 1976 vdes Don Lek DREDHAJ (1907 – 1976) U dënue me varje në 1926 nga Ahmet Zogu, dhe bani edhe 15 vjet burg me komunista…Vetem se ishte Atdhetar!
16 Tetor 1978 Kardinali polak Vojtila zgjidhet në Vatikan PAPA GJON PALI II, Papa i Pavdekshem që ndihmoi në shembjen e sistemit botnor terrorist të komunizmit.
30 Tetor 1994 Emnohet nga Papa Gjon PALI II Kardinali i Parë Shqiptar Imz. Mikel KOLIQI (1902 – 1997). Mbas vitit 1944 kaloi 38 vjet në burgje e kampe shfarosje.
22 Tetor 1997 vdes Imz. Frano ILLIA Autor i “Kanunit Skenderbeut” 1992…
19 Tetor 2003 Papa Gjon PALI II shpallë në Kishen e Shen Pjetrit në Vatikan, Romë: “E Lumja e Parë Shqiptare NANË TEREZA e Kalkutës.”
2 TETOR 2017 Vdiq Robert ELSIE (1950 – 2017) Studjues e perkthyes i madh i shumë veprave nga gjuha Shqipe në ato Europjane.
Melbourne 29 Shtator 2018.


Nga Fritz RADOVANI:
KU ASHT KJO MALSI !?..
Imazh
Rreshti i parë: GJETO GJEKA Bajraktari i Selcës; AT BUON GJEÇAJ Famullitari i Grudës; DON ERNEST COZZI Famullitar i Rrjollit; DEDË COKU; AT SEBASTJAN HILA Famullitar i Rrapshës; SHUK SERREGGI; AT LORENC MITROVIQ Famullitar i Bajzës; PJETER GJOKË DODA; AT KARLO PRENNUSHI Famullitar Vuksan Lekaj; AT LUIGJ BUSHATI Famullitar i Traboinit.


DOKUMENT NGA FOTO MARUBBI 1911.

NË MALSI TË MBISHKODRES – MBAS FALJES SË SULLTANIT 1911

Rreshti i parë: GJETO GJEKA Bajraktari i Selcës; AT BUON GJEÇAJ Famullitari i Grudës; DON ERNEST COZZI Famullitar i Rrjollit; DEDË COKU; AT SEBASTJAN HILA Famullitar i Rrapshës; SHUK SERREGGI; AT LORENC MITROVIQ Famullitar i Bajzës; PJETER GJOKË DODA; AT KARLO PRENNUSHI Famullitar Vuksan Lekaj;
AT LUIGJ BUSHATI Famullitar i Traboinit.

Rreshti i dytë: GJEKË MALI; AT MATI PRENNUSHI Famullitar i Kastratit; DEDË GJO’ LULI; IMZOT JAK SERREGGI Argjipeshkëv i Shkodres; IMZOT LUIGJ BUMÇI Ipeshkëv i Lezhës: GJELOSH GJOKA; KOLË DEDË GJO’ LULI.

Rreshti i tretë: KOLË PALI; ZEF SHUK SERREGGI; GJETO DAKA.
***
2018: Falnderoj në këte Vit të Shenjtë të Prijsit GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU,
Trashigimtarët e Foto Marubbit per thesaret e ruejtuna prej Tyne, në sherbim t’ Atdheut dhe Armëve të Pavdekshme të Malsorve trima të Maleve tona: “ATDHE E FE”!
Dokumenti i siperm nuk ka nevojë as per ndryshime dhe, as per komente.
Një pyetje bani vetes ju fallsifikatorë: “Ku bjen nder fletët e Historisë kjo MALSI ?!”
Melbourne, 1 Tetor 2018.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4373
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Pergatiti Fritz RADOVANI:
KU ISHTE BALTA ?

NGA At PJETER MESHKALLA S.J.:
HIPOKRIZIA
(VAZHDON PJESA E III)

III. TË KAM GJETË !

Imazh

Të kam gjetë, hipokrizi, në çerdhët që ké:
Labirintët tueja janë pa krye,
por me çka pashë e ndjeva unë mbi këte dhé,
mjaft mësova e mjaft mu çilën këta dy sy.
Në shoqninë njerëzore isht’ kenë një gja për bé:
Sinqeriteti kapun në luftë me ty,
e ti, kolonë e pestë, me dinakri,
të sinqeritetit në kështjellin barkas shtri...
Të kam gjetë nën doreza të buta humanitare,
me çapojt e përgjakun të njaj skyftéri...
Në çajë të ngrohta të pashë “bamirëse-kërcimtare”,
me’i zemër si natë dimni kur frynë véri:
Mbi borë përjashta dridhet një lypcarë,
ndërsa...për té (!) gjithë natën krisë Valcëri!
P’aj, të kishte veç një kokë kjo botë e tanë,
për t’ia këputun ma shpejtë, mundim pa i dhanë!!
Nën maskë të kam gjetun Aristokracije,
me lule e lajle dhe “virtyte Oborri”...
Po, u zbè me’i herë çdo rreze qytetnije,
kur ia zbulova petët këtij laknori...
Të kam gjetë nën xhamadan burri Malsije,
(kujtim i largtë herojsh’ që koha i mori),
hèu, gardh Kanuni thyemun njëqind herë,
për me i lanë burrit shteg “me dalë me ndérë”...
Të kam gjetë nën frakun e njaj Liberali,
që të ngopë me “tolerancë” – “liri-mendimi”,
por, furinë fanatike s’di ta ndali,
kur gjenë përballë një idé të vendosun trimi.
Të kam gjetë mbas syzash të Markës “ideali”,
në dy gropa syshë të thella e të êrrta shqîmi
që botës, dritë s’i dhanë m’sa ‘i natë varri,
sido që të ndrisin syzat me rrathë ari.
Të kam gjetë në xhep të Nacionalistit vlershëm
me dhjetra flamuj tubë të shtrênjtë e të lirë,
mbishkrue me shirit etiketë “ i ndérshëm”,
p’r inat të atij që asht veç Shqiptar i mirë!
Në çantë të kam gjetun të Demagogut të tmérshëm
(anmik intrigash, qytetar i dëlirë).
Ndër disa fletë të mshefta, si po i thona:
“ Ndani e përçani...me çdo kusht e jona!”.
Të kam gjetun nën petkun e Fétarit tonë,
brumë Farizeu, që pjesën rri tue luejtë:
Tartuf buzë-rrudhë e vetull-vrênjtë gjithmonë,
e mbas perdje asht laksist-gaudent i prunjtë.
Ai e di mirë se dy shelqinjë - si’i thone –
në një dorë, bèsa, me i mbajtë askush s’ka mujtë:
Detyra e shénjtë në “Sherbim të Perendisë”,
nuk i lè kohë të shikojë plagët e njerzisë...
Të kam gjetë ndër thonjtë e gishtave të Tregtarit,
sa me shkathtësi tespi e rruzare hjedhin,
si të ishin bash verdhukët e bukur t’arit,
që, pikë prej gjakut të fukarasë, i vjédhin...
S’do mend, nga fryti i shtrydhun n’djersë të mendqarit
barkthatë e lakuriq, do fije drédhin,
e ndezë ndo’j dritë në faltore, si “mëkatnorë”,
e, për “me shkelë” Zotin me’i bakshish nën dorë!!...
Të kam gjetë atje ku e ka selinë Drejtësia,
në lagênin e Pilatit, plot gjak të vjetër,
rrjedhun me baltë të Mamonës duerve të tija
dhe, gjak në duer të lame, gatshëm për gjak tjetër!
Të kam gjetun té kamxhiku Flakë e shkëndija,
të apostullit të kulluet të moralit... në letër,
që shkallët e poshtërsive hypë, me rrëzue
monstrat prej froni dhe, ...aty vétë me u shtrue!
Ku nuk të kam gjetë hipokrizi, të dalët fara!
Plaka botën kafshon e, puthë figure...
Moralin së bijës ia mësueka lara-lara...
Djalin me renë ngatrrueka... lesh tue lënurë...


Miqtë s’po shikohen në sy ma si përpara
pse, mbas shpine i diktuen sho’ shojt’ kusure...
sé, ma, pallavrat e paundyrë të servilit!!
Se, ma, sadizmi në puthjet e katilit!!!
Të njoh mirë hipokrizi!
Jé dhunë e poshtërsi!
Gënjen synin e pasherri,
por, zemra ndinë jarg ferri në ty, q’e ngrinë,
por, shpirti i drejtë... nuk di... nuk di sesi,
por, ndinë...
se jé h i p o k r i z i !
(Vazhdon)
Shenim nga F.R.: Mendoj me botue disa pjesë nga krijimtaria e At Pjeter Meshkallës,
Veprat e të cilit, i pershtaten sot ma shumë se kurr kohës që po kalojnë Shqiptarët.
Melbourne,7 Tetor 2018.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4373
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
KU NUK ASHT DORA E KOL IDROMENOS !, Posted 12 Tetor 2018, 19:36
Nga Fritz RADOVANI:
75 VJETOR’ I PAHARRUESHEM…
Imazh

13 TETOR 1943 ALEATËT BOMBARDOJNË TIRANËN DHE VRASIN
503 QYTETARË NË TRYEZAT E DREKËS... ISHTE ORA 13.13’...
DATA 13... ORA 13.13’; Një numur i persëritun shpesh’ e, tue u kujtue per keq!
503 të vdekun dhe të mbuluem me gjak pa dijtë as sot se pse!? Thonin “Luftë”!..
Po, me ke po zhvillohej Lufta?! – As sot nuk pergjegjet njeri... As ata që na vrane s’flasin!
E nuk flasin as ata që vazhduene me vra e, po ringjallin vrasësit me vra prap edhe sot!
Muejt tetor të Shek. XX kanë sjellë aq shumë histori e kujtime të illta sa nuk harrohen.
Filloi me Tetorin e vitit 1908, e vazhdon me disa data të shemtueme që me i pasë caktue me dorë në kalendar, me siguri do t’ ishte gabue njena sa me u kujtue per mirë.
Kur kolosët e Shekullit XIX mendojnë me ba Shqipninë, dhe Burrat Trima të Malsisë po pergatiten me shpallë Pamvarsinë e Shqipnisë së 1911, Esat Pashë Toptani fillon me na perkundë në djep Enverin, Migjenin, Ramizin, Driteroin e sa të tjerë që gati u lene në një ditë, se në një muej po... E haje dreq, asnjeni nuk e ka daten e sigurtë veç futja kot..!!
Edhe Enveri, edhe Ramizi janë caktue nga sllavokomunistët në dy data, sa me na ba ne në Shkoder “mos me festue as Zojen e Shkodres”, që bie pikrisht ato dy ditë... E kur i erdhi vneri komunist në fyt tue pa plakat tona zdathë, tue shkue me Ju lutë Asaj Zojë, brij Kalasë Rozafat, me “na shfarosë faren e keqe ateiste e sllavokomuniste...”, nxoren Eshtnat e Imzot Serreqit, që punoi per Pamvarsinë e Shqipnisë që në 1911, e i tretën në Dri, tue e veshë persëvdekuni me të gjitha akuzat e imoralitetit të vet... E Kisha u kthye në germallë, kur kompanjeli i Saj vazhdonte me tregue kush janë malazezët e Krajlit...
Ishin sllavët e vjeter e të rij që punuen, luftuen dhe shpenzuen që Shkodra asnjëherë të mos bahet Kryeqyteti i Shqipnisë, se do të humshin Tivarin, Hotin e Gruden.., e besa shpejtë edhe Kosoven. Lexoni fjalimet e Luigj Gurakuqit në Parlament ! “Nuk ban!” e kundershtuen pinjollët e Toptanve, dhe Kryeqyteti u vendos në Tiranë! Gjaja ma e bukur e Tiranës ishte Sheshi Skenderbeu, me atë blerim e bukuri arkitektorale, sa edhe Ate, injorantët e marrakotun nga kultura sllavo turke e kthyene në livadh kullote bagtishë...
Kalojnë andej e mendojnë...: “Po Skenderbeun, në cilin Bajram do ta mblojmë prap?!”
Tirana, Stambolli e Beogradi e dijnë saktë “Kur Shqiptarët do ti referohen Kur’anit?”
Mos harroni: “Rilindje’domethanë pini drogë.., e bani çka thonte Enveri e Ramizi..!”
Edhe kjo që po ngjet sot me Shqiptarë.., asht bombardim si ai i 13 Tetorit 1943...
Melbourne, E premte, 12 Tetor 2018.


Nga Fritz RADOVANI:
KU NUK ASHT DORA E KOL IDROMENOS !


Imazh
GJERGJ KASTRIOTI I IDROMENOS 1887
1968, 5 MARS: PLOT 50 VJET…

Ishim tue punue një grup piktorësh në Shtëpinë e Kulturës në Shkoder per një ekspozitë të 7 Marsit, ditës së mësuesit, në një tavolinë me piktorin e nderuem Gasper Zojzi…
Zbriti nga shkallat dhe erdhi në drejtimin tonë drejtori Angjelin Kumrija, të cilin kam pasë fatin edhe rrezikun me e njoh që në 1955, kur kerkonte me “më angazhue me sport” nën kujdesin e kriminelit Hilmi Seiti. Më shpetoi vetem gjendja jo e mirë e shndetit... Si dhe kujdesi i madh i Dr. Dhimiter Lito, per të cilin ruej kujtime shumë të mira.
Angjelini më tha me shkue në drejtori se më priste sekretari i PPSh rrethit Xhemal Dini.
Shkova dhe mbas meje hyni edhe Angjelini. Xhemali më parashtroi një kerkesë: “Me që ke edhe vllaun, Alfonsin, në burg është mirë per ty, me shkruar një artikull në lidhje me piktorin e njohur Kol Idromeno, sesi pat punuar aq shumë per Kishen e Madhe të Shkodres, dhe Kleri Katolik nuk i pat paguar asnjë napolon per të gjithë atë mori veprash që bëri Kola!” Pra, u kerkonte me tregue unë, sesi Kleri pasunohej pa shpenzue asgja!
Per mue kje krejt e papritun tema dhe kerkesa. U mundova me u justifikue se “mos ka dokumenta që vertetojnë të kunderten n’ arkiva?!” Xhemali më preu fjalen atyperaty se, “dokumentat i disponojmë ne edhe me qenë!”... Unë kerkova me i mbushë mendjen se “me punue me vite në Kishen e Madhe e mos me u pague fare asht e pamujtun, mbasi Kola aty ka punue shumë kohë, ka fillue me pikturat, skulpturen e Shen Mëhillit, tavanin e Kishës që kerkon kohë të gjatë, pa llogaritë montimin...”, ai u merzit tue më ndigjue dhe kerkoi shkurt: “A do apo nuk do, me e shkrue artikullin?” Unë i thashë “JO !”, dhe porsa deshta me folë, u hap dera dhe hyni mbrendë Mantho Bala, që pak kohë ma parë ishte trasferue në Tiranë... Mbasi na dha doren, Mantho e kuptoi nga fëtyrat e skuquna prej nervash se aty nuk ka bisedë miqsore, dhe më tha: “Fritz, na lenë një çikë dhe shko, se kisha me biseduar dishka me shokët këtu!”... Unë dola dhe nuk u pashë ma me ata.
Në vitin 1992, kam shkue në Arkivin e Shtetit në Tiranë dhe, në Dosjen e Argjipeshkvisë së Shkodres, ishin deftesat e pagesave nga Kisha Katolike per Kol Idromenon...
Kam lexue para pak kohe një artikull nga një Lapere, per Kol Idromeno... Turpi ka dalë prap per fushë! Asht ringjallë tashti edhe thanja: “Shpif e shpif, se dishka mbetë!”...
ASKUSH ma shumë se“Rilindja e autorëve të realizmit socialist” nuk i sherben turpit!
VAJTOJCIT e Enver Hoxhës, i gjeni perditë nder varreza tue “ringjallë” shokët e vet...
Epoka e “rilindjes” së fallsifikatorëve shpifës, në sherbim të shperbamjes Atdhetare...
Melbourne, 15 Tetor 2018.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4373
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Pergatitë nga Fritz RADOVANI:
PËRKUJTOJ AT PJETER MËSHKALLEN

21 Tetor 1946 Arrestohet në Tiranë At Pjeter MESHKALLA…
U dënue dhe bani 15 vjet burg në Burrel dhe kampe shfarosje...
U arrestue prap me “Revolucionin Kultural”, me 29 Prill 1967 në Shkoder dhe, u dënue edhe 10 vjet të tjera...
Gjithsejt ka ba 25 vjetë burg.

Arrestimi i dytë u ba në mbledhjen e organizueme nga Fronti Demokratik i Lagjes, në Institutin Pedagogjik të Shkodres, me 29 Prill 1967, ku hymja ishte me ftesa…

Në fjalen e Tij në Institutin Pedagogjik para arrestimit At Meshkalla ka thanë:

“...Unë po ju them këtu se Populli nuk asht dakord me shka jeni tue ba ju, ai ka besue dhe do të vazhdojë me besue në Zotin edhe pa Kisha e Xhamija... Ky veprim që bani ju sot asht vetëm turp para Zotit e para Popullit, asht turpi juej para gjithë vendeve të Europës, mbasi kjo që bani ju sot këtu bahet në pragun e 500 vjetorit të vdekjës së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Mbrojtësit të Krishtënimit! Vetëm këte mendoni, shka ka me thanë Europa për ju!
Ajo e njeh Popullin Shqiptar dhe e di se ka 2000 vjet që Populli ka ndjekë e do ta ruej në zemër Fenë e Krishtit!”

NGA AT PJETER MESHKALLA S.J.:

HIPOKRIZIA


Hipokriti kërkon të duket ndryshe nga ç’është. Shtihët si i mirë për të gënjyer të tjerët. (Fjalori) .
Mos iu afro Perendisë me zemër dy faqesh...
Mos ban hipokrizi para njerëzve! (Ecili. 1. 36-37).

E kundërta: I çiltër, flet e vepron pa u shtirë, është i
pastër nga zemra, i sinqertë. (nga Fjalori).

I. DEFINICIONE

Një maskë e zbukurueme
që hollë mbulon fytyrën e shemtueme.
Sa vojna lyrë-ngjyrë
që mëshefin rrudhat e një plakës mënxyrë.
Një pare kallpe e zbehtë
që në treg na del porsi flori i vërtetë.
Thesi që në grykë ka molla
e poshtë der’në fund, ka veç gjarpinjë e bolla.
Një monument mermeri
mbi kryma, mbi skeleta e kafka tméri,
por zemra ndinë si’ i akull në ty, që ngrinë,
por shpirti i drejtë... nuk di... nuk di, nuk di sesi...
por, ndinë....
se jé h i p o k r i z i !


II. KUADRA

Jé Judë, që fjalën ké si shpirt – njeri,
e për trathti ndaj Mësuesit psherëtitë,
në sa me një të puthun Mësuesin jé tue shitë,
hipokrizi
për treqind pare argjënd!
Joab jé, që pret në besë e vé pusi:
hasmin e falun përqafon miqësisht,
kur të msheftën thikë atij ia ngulë tinzisht
hipokrizi
fillë në zemër, si gand...!
Ti Sirenë magjepsore, shtrigë unjî:
tërhjek e detarët i thithë në pasqyrë të qétë
dhe, ia përplasë anijën té’ i shkamb nën détë
hipokrizi
me knaqun synin tand!
Të njoh mirë, hipokrizi...
ti jé trathti, lubi!
Gënjen synin pa sherri,
por, zemra ndinë një erë gjaku në ty, që ngrinë,
por, shpirti i drejtë nuk di... nuk di sesi,
por, ndinë....
se jé h i p o k r i z i !

III. TË KAM GJETË !

Të kam gjetë, hipokrizi, në çerdhët që ké:
Labirintët tueja janë pa krye,
por me çka pashë e ndjeva unë mbi këte dhé,
mjaft mësova e mjaft mu çilën këta dy sy.
Në shoqninë njerëzore isht’ kenë një gja për bé:
Sinqeriteti kapun në luftë me ty,
e ti, kolonë e pestë, me dinakri,
të sinqeritetit në kështjellin barkas shtri...
Të kam gjetë nën doreza të buta humanitare,
me çapojt e përgjakun të njaj skyftéri...
Në çajë të ngrohta të pashë “bamirëse-kërcimtare”,
me’i zemër si natë dimni kur frynë véri:
Mbi borë përjashta dridhet një lypcarë,
ndërsa...për té (!) gjithë natën krisë Valcëri!
P’aj, të kishte veç një kokë kjo botë e tanë,
për t’ia këputun ma shpejtë, mundim pa i dhanë!!
Nën maskë të kam gjetun Aristokracije,
me lule e lajle dhe “virtyte Oborri”...
Po, u zbè me’i herë çdo rreze qytetnije,
kur ia zbulova petët këtij laknori....

Të kam gjetë nën xhamadan burri Malsije,
( kujtim i largtë herojsh’ që koha i mori),
hèu, gardh Kanuni thyemun njëqind herë,
për me i lanë burrit shteg “me dalë me ndérë”...
Të kam gjetë nën frakun e njaj Liberali,
që të ngopë me “tolerancë” – “liri-mendimi”,
por, furinë fanatike s’di ta ndali,
kur gjenë përballë një idé të vendosun trimi.
Të kam gjetë mbas syzash të Markës “ideali”,
në dy gropa syshë të thella e të êrrta shqîmi
që botës, dritë s’i dhanë m’sa ‘i natë varri,
sido që të ndrisin syzat me rrathë ari.
Të kam gjetë në xhep të Nacionalistit vlershëm
me dhjetra flamuj tubë të shtrênjtë e të lirë,
mbishkrue me shirit etiketë “ i ndérshëm”,
p’r inat të atij që asht veç Shqiptar i mirë!
Në çantë të kam gjetun të Demagogut të tmérshëm
(anmik intrigash, qytetar i dëlirë).
Ndër disa fletë të mshefta, si po i thona:
“Ndani e përçani...me çdo kusht e jona!”.
Të kam gjetun nën petkun e Fétarit tonë,
brumë Farizeu, që pjesën rri tue luejtë:
Tartuf buzë-rrudhë e vetull-vrênjtë gjithmonë,
e mbas perdje asht laksist-gaudent i prunjtë.
Ai e di mirë se dy shelqinjë - si’i thone –
në një dorë, bèsa, me i mbajtë askush s’ka mujtë:

Detyra e shénjtë në “Sherbim të Perendisë”,
nuk i lè kohë të shikojë plagët e njerzisë...
Të kam gjetë ndër thonjtë e gishtave të Tregtarit,
sa me shkathtësi tespi e rruzare hjedhin,
si të ishin bash verdhukët e bukur t’arit,
që, pikë prej gjakut të fukarasë, i vjédhin...
S’do mend, nga fryti i shtrydhun n’djersë të mendqarit
barkthatë e lakuriq, do fije drédhin,
e ndezë ndo’j dritë në faltore, si “mëkatnorë”,
e, për “me shkelë” Zotin me’i bakshish nën dorë!!...
Të kam gjetë atje ku e ka selinë Drejtësia,
në lagênin e Pilatit, plot gjak të vjetër,
rrjedhun me baltë të Mamonës duerve të tija
dhe, gjak në duer të lame, gatshëm për gjak tjetër!
Të kam gjetun té kamxhiku Flakë e shkëndija,
të apostullit të kulluet të moralit... në letër,
që shkallët e poshtërsive hypë, me rrëzue
monstrat prej froni dhe, ...aty vétë me u shtrue!
Ku nuk të kam gjetë hipokrizi, të dalët fara!
Plaka botën kafshon e, puthë figure...
Moralin së bijës ia mësueka lara-lara...
Djalin me renë ngatrrueka... lesh tue lënurë...

Miqtë s’po shikohen në sy ma si përpara
pse, mbas shpine i diktuen sho’ shojt’ kusure...
sé, ma, pallavrat e paundyrë të servilit!!
Se, ma, sadizmi në puthjet e katilit!!!
Të njoh mirë hipokrizi!
Jé dhunë e poshtërsi!
Gënjen synin e pasherri,
por, zemra ndinë jarg ferri në ty, q’e ngrinë,
por, shpirti i drejtë... nuk di... nuk di sesi,
por, ndinë...
se jé h i p o k r i z i !

IV. ANATHEMA !

Toka me qiellin...............-valën e mallkimeve,
të shkrepi mbi kokën -e gjithë hipokritëve!
Breshni i shigjetave -të dyndi, e rebéshi,
kudo që të ndeshi hipokrizinë!

Asht lëkundun bésa -e miqve dhe e vëllazënve,
mbrenda brenë ténja -ndër votra të familjeve;
e pranë blerimëve -të njâj gêmi ullini,
shpallë shkrûmi e hini hipokrizinë!

Era helmuese -prej gropës së errësinave,
po u prishë pranverën -rinisë edhe luleve!
Kudo që të dredhuna -rranjët të kétë ngulë,
bini me e zhgulë hipokrizinë!

Karikaturë -e fésë dhe e shenjtënve,
që ban të përbuzet -era e virtyteve!...
Por, jo, se luleve -u përgjegjë fryti,
nuk lidhë virtyti hipokrizinë!

Farizé i kalbun, -lësho puthje figureve,
zhyt në ujë të békuem -tier lamshin e lutjeve
e të filaktérëve -s’rrêhët njerëzia,
as Perendia me hipokrizinë!

Toka me qiellin -valën e mallkimeve,
të shkrepi mbi kokën -e gjithë hipokritëve!
Breshni i shigjetave -të dyndi, e rëbéshi,
kudo që të ndeshi hipokrizinë!

Anathema – dëbim, mallkim.


V. CONFITEOR
O Zot, hipokrizisë unë ia vervita
shigjetat e mallkimet pa u kursye;
por, trupin me trup vrava, pse në sy të Tú
jam vétë, përlye me hipokrizi!
Mbi mue randojnë e më shtypin ato “Vaje”,
që lëshove Ti njëditë mbi Farizéj...
Mos jam unë Farizé i tipit të ri ?!
Pastroj përjashta ênën me kujdes,
e mbrenda asht mbushun plot me kalbësinë,
mizen pështyj’e dévën kapërdijë...
Shikoj qymen në sy të tjerëve e, vetë kam tranë...
Për të fitue ‘i shpirt kërkoj unë tok’e détë
e, kur ta gjejë, e baj ma të zi se vehtën...
Me kyçin që më besove, o Zot, unë derën
vedit ia mbylla, e të tjerë nuk lashë të hyjnë mbrêndë
e, me të verbtit prijës i vérbët, të dy në gropë ramë...
Emnin Tand në gojë e, zemrën larg prej Téje,
vegël tue të ba e kapak ndër të zeza të mija,
Tý, që, jé veç Drejtësi, Tý, që, për hir’
Të së Vërtetës Shênjte, çove vehtën në Kryq!...
Mallkime dhe shigjeta unë meritoj,
që, lëshova gurë mbi të tjerë, si t’ishëm vetë
i dlirtë... Confiteor!... Po, mos vállë ky rrëfim,
asht prap hipokrizia e hipokrizisë ?!!...

Confiteor: Rrëfej fajin (shih: Matt.H. 23, 1-33 etj.)


VI. L U T J E !

O Zoti em, ma fal sinqeritetin,
ma jep instinktin me e njohun n’erë
hipokrizinë; Ti më jep edhe guximin,
të vërtetën vehtës me ia thanë pa frikë,
si kirurgu m’ia vue thikën gangrenës;
hydren me e shtypë, sa herë kërkon t’ çojë krye,
mos të jém’ unë ujk i veshun me lëkurë kingji,
as varr i zbardhun jashtë e, mbrêndë kufomë!...
O Zoti em, ma jep sinqeritetin
e fëmijës së pafajshëm, të thjeshtë e pa mashtrim!
O Zoti em, ma jep sinqeritetin
e njerëzve vullnet-mirë, që paqë lypin,
me vehtën e me shoqin e, me Tý!

Oh, kjo lutje nuk asht,
nuk asht h i p o k r i z i !

Shenim F.R.: Kjo poezi e shkrueme nga At Mëshkalla S.J., vlersohet nder krijimet ma të mira të Tij. Ndonse sot, këto Vepra nuk studjohen nder shkollat Shqiptare, mendoj se ne, asht mirë t’i Perkujtojmë Martirët e Atdheut dhe Veprat e Pavdekshme të Tyne.
Melbourne, 20 Tetor 2018.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4373
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
1922●AT GJERGJ FISHTA O.F.M.,
●PROVINçIALIT AT PAL DODAJ…

Imazh

AT Gjergj FISHTA (1919)
NËSE, DO TË VAZHDOHET MOS ME U STUDJUE AT GJERGJ FISHTA
NDER SHKOLLAT SHQIPE, SHQIPNIA DO TË PERMBYTET NGA INJORANCA!
Vetem me lexue poezitë “Nji lule vjeshtet”, “Gjuha Shqipe”, “Me këte Shej ke me fitue” dhe dy letrat per pershtypjen kur ka pa Stambollin apo, udhtimin drejtë Amerikës që i ka shkrue Mikut vet At Justin Rrotës, atëherë ke me kuptue pse nuk u lejue prej vitit 1944 e këtej, studimi nder shkollat Shqipe i Poetit tonë kombtar At Gjergj Fishta O.F.M.
Edhe pse Poeti ynë kje Frat i zdathun, kur shkoi në Amerikë u prit si Poet Kombtar!
Takimet e At Fishtës me zemer të hapun dhe të gjakosun me Fratin e Washingtonit, At Godfried Shilling, si dhe takimi i Tij edhe me Senatorin katolik, Henry Cabot Lodge, një autoritet i njohun i Partisë Republikane Amerikane, nder ma të besueshmit e Presidentit Wilson për të drejtat e barabarta të Popujve, solli rezultatet e paprituna të Shekullit XX. Në letrën e Tij per Provinçialin At Pal Dodaj O.F.M., me 8 Maji 1922, At Fishta shkruen:
“Ndërkaq vizita eme në Washington ka pasë si përfundim njohjen e Shqypnisë prej anës së Shteteve të Bashkueme të Amerikës. Të gjitha përpjekjet e mâparshme të Qeverisë sonë, si dhe të “Vatrës”, mbetën pa ndonji perfundim të mirë. Unë pata sukses… Kjenë Senatorët katolikë, të cilëve ua paçë paraqitë çashtjen sidomos në pikëpamje fetare, ata qi me ndërhimje të veta xuerën njohjen zyrtare të Shqypnisë nga Qeverija amerikane”.
At Fishta porositë: “...âsht mirë qi Qeveria e Tiranes, t’i drejtojë nji shkresë nënsekretarit të Ministrisë së Jashtme të Amerikës, tue kerkue zyrtarisht këtë njohje...” (po aty).
●Mendoj, ka ardhë koha që Populli ynë të njoh mendimin e dijetarit At Zef Valentini S.J: “At Fishta asht nji Homer Shqiptar. Ai nuk asht vetëm nji poet i madh kombëtar.
Ai asht nga ma të mëdhajt në Botë. E randsishme asht që Ai të njihet prej saj”.
●Qendroni Burra! Shqiptarët e Gjergj Kastriotit “i binin Lahutës edhe vetem me i tel !”
At Gjergj FISHTA asht e vertetë se u le me 23 Tetor 1871, po mos harroni se të gjithë Ata Burra me Emnin Gjergj, besnikë të Kastriotit të Madh, janë le vetem njëherë në Shekull !
Ata janë le si i Madhi At Gjergj FISHTA, një jetë i falën vetem SHQIPNISË !..
NGA AT GJERGJ FISHTA:
SHQYPNIS
T’ falem , Shqypni, ti i shpirtit t’em dishiri!
I lum njimend jam un n’ gji t’ and tue rrnue,
Tue gzue t’ pamt t’ and, tue t’ hjekë atë ajr t’ kullue,
Si Leka i Madhi e Skanderbegu i biri.
Kjé i Lumi vetë, qi mue m’ dergoi ksi hiri
Per nen qiellë t’ande t’ kthielltë un me u perftue,
Malet e hjedhta e t’ blerta me shikjue,
Ku Shqypja e Burrit s’ dron se i qaset niri.
Ktu trima léjn gjithmonë, pse ti jé Nana
E armvet n’ zâ, qi shndrisin duerët e t’ Lumit,
Kah vdes per ty i rrebtë e trim si Zana.
Eden n’ Balkan ti jé; ti prej t’ Amshu’mit
N’ Balkan jé shkrue Mbretneshë mbi fiset t’ tana:
Hyp fronin, pra, e sundo, Shqypni, m’ t’ liru’mit.

Melbourne, 22 Tetor 2018.


Nga Fritz RADOVANI:
FLAMURI I GJERGJ KASTRIOTIT

Imazh


6 PRILL 1911
DEDË GJO’ LULI NGRITI FLAMURIN NË BRATILË


28 NANDOR 1912
ISMAIL QEMALI NGRITI FLAMURIN NË VLONË

M U E J NANDOR 2 0 1 8: K u j t o j m ë ...
9 NANDOR 1944 MUNTAZ KOKALARI Intelektual i njohun gjinokastrit shkruen një leter tri ditë para pushkatimit pa gjyq nga terroristi vrasës Enver Hoxha:
“Po përjetojmë ditë të vështira. Kam vendosur me brengë në zemër të largohem nga Shqipëria ime e bukur, nga familja e dashur… Këtë vendim e mora mbasi më njoftuan disa nga miqtë e mi të besuar se jeta ime dhe e të afërmve të mi është në rrezik nga bashtua, Enver Hoxha. Ai ka urdhëruar djajtë e kuq kundër nesh. Kjo kuptohet: Thjesht për motive personale…Kjo është fatkeqësi e kombit tonë dhe e Shqipërisë së gjorë, që ka rënë në duart e një njeriu të përbindshëm, tinëzar, hakmarrës, inatçi, dinak, megaloman, egoist, kumarxhi e gënjeshtar, që i do njerëzit nën vete; edhe kur qe jashtë për studime nuk dha asnjë provim, mbeti pas kabareve, kazinove etj. Ne intelektualët gjirokastritë ia dimë të gjitha sa i vlen lëkura, prandaj kërkon të na asgjësojë…”(AQSH, F.14 d.2/a v.1944)
●U pushkatuen pa gjyq dhe pa faj nga gueriljet komuniste pranë hotel Bristol në Tiranë, me urdhën të Enver Hoxhës dhe zbatuesit të urdhnave të tij, kriminelit Kristo Themelko, agjent i njohun i jugosllavëve deri në vdekje, edhe 14 intelektualë të shquem të kombit e të kulturës Shqiptare. Ata ishin: Ismail Agë Petrela, Muntaz Kokalari, Vesim Kokalari, Syrja Kokalari, Nebil Çika, Reshat Stërmasi, Muharrem Lleshi, Rifat Tërshana, Lluka Xhumari, Ali Panariti etj.
Ditët e terrorit komunist kishin nisë nga gueriljet qysh më 28 tetor 1944, kur u pushkatuen në dyer të shtëpive, nëpër rrugica dhe sheshe etj.., me qellim terrori e frike ish-oficerët e karrierës së Ushtrisë Kombëtare: Akil Sakiqi, Nazmi Uruçi, Fahri Dabulla, Muharrem Liku etj, dhe vijuan deri më 16 nëntor 1944.
17 NANDOR 1944: Forcat ushtarake pushtuese gjermane ikin nga Tirana në Veri.
●29 NANDOR 1944 Forccat ushtarake gjermane dalin nga Shkodra ora 3.00 nade, e mbasi ikin edhe nga Jugosllavia, këta dy popuj të pushtuem nga komunistët e Titos, u konsideruen të “çliruem”. E Hoxha deklaroi: “Ndaj Jugosllavisë nuk kemi pretendime!”

20 NANDOR 1866 U le shkrimtari i Madh Don Ndre MJEDJA(1866 – 1937).

12 Nandor 1944 Pushkatohet pa gjyq perkthyesi Lorenc RASHA 44 vjeç...

2 NANDOR 1945 Dita e të Shuemve në Zallin e Kirit mbas Vorreve të Rrëmajit.
Forcat e amatosuna të Sigurimit komunist zhdukun Vorrezat e të pushkatuemve...
●27 NANDOR 1945: TRAKTI I ORGANIZATES ANTIKOMUNISTE NË SHKODER: “BASHKIMI SHQIPTAR” : “Mos gabo me votue per bishat komuniste!” Ndersa tjetri ishte: “Masakrat në Shqipni i bajnë me urdhen të Titos dhe Stalinit!”. Fillojnë arrestimet me pjesmarrës në Organizatë me Gjovalin ZEZAJ dhe Luigj KÇIRA.

6 Nandor 1946 Arrestohet Don Prek Qafalia. Ishte Meshtar në Mirditë.
10 Nandor 1946 Vritet pabesisht në Reç nga komunistët Don Luigj PICI (1907 – 1946).
12 Nandor 1946 Arrestohet At Petraq ISAK . U dënue në Elbasan me 15 vjet burg...
12 Nandor 1946 Arrestohet: At Donat KURTI, Don Mark HASI dhe Don Anton MUZAJ.
14 Nandor 1946 Pushkatohet në Tuz Imzot Nikoll TUSHA...Mik i Gazullorëve.
15 Nandor 1946 Arrestohet Imzot Frano GJINI ...Rregjent Apostolik i Vatikanit.
15 Nandor1946 Arrestohet At Mati PRENNUSHI ...Provinçial i Françeskanve.
15 Nandor 1946 Arrestohet Fra Ndue VILA, nuk i dorzon çilsat e Kishës sigurimit shtetit.
16 Nandor 1946 Pushkatohet i dënuem dy vjet Misionari gjerman Don Zef MAKSEN.
●16 – 17 NANDOR 1946 Futen armët rreth orës 2 – 4 të mjesit nga Sigurimi i Shtetit në Kishen Françeskane të Shkodres, dhe Kuvendi kthehet në Burg me 800 të burgosun...
●25 Nandor 1946 Pushkatohen në Prizren të akuzuemit me Organizaten “Katoliçeskaja Banda”: At Bernard LLUPI, Maria SHLLAKU, Prof. Kol PARUBI, Gjergj MARTINI.
12 Nandor 1947 Arrestohet Don Ejell DEDA, vdes në burg 31 vjeçar.
20 Nandor 1947 Vdes në tortura Imzot Frano GJURAJ... I kerkohet mohimi i Zotit!

6 Nandor 1956 Arrestohet At Rrok GURASHI: Vdes në burg..,pranon akuzat.
9 Nandor 1956 Vdes papritmas Imzot Bernardin Shllaku në Shkoder.
22 Nandor 1956 Vdes në burgun Burrel nga torturat At Klement Miraj (1882 – 1956).

12 Nandor 1957 Arratiset At Pjeter Stajka, dhe Shugurohet jashta shtetit në 1960.

1 Nandor 1958 Shugurohet meshtar Don Martin TRUSHI (Nandor 1933 – 1998).
5 Nandor 1958 Arrestohet per të dyten herë At Florian BERISHA S.J. ( 1897 – 1970).
5 Nandor 1958 Arrestohet per herë të dytë At Leonard SHAJAKU. Nuk tregon Rrëfimin!
10 Nandor 1958 Pushkatohet mbas arrestimit të tretë Don Ejëll KOVAÇI (1920 – 1958) .
10 Nandor 1958 Arrestohet per herë të dytë At Marjan PRELA (1885 – 1974).
27 Nandor 1968 Arrestohet e torturohet Don Marin SHKURTI (1933 – 1969).
NANDOR 1969 Shembet nga anadollaku Fadil Ymeri Kisha e Vaut të Dejës e vitit 1361, ku asht kunorzue Heroi Kombtar Gjergj KASTRIOTI – SKENDERBEU.
17 Nandor 1973 Arrestohet Don Ndoc NDOJA (1914 – 1996)Vorroset në Rrëmaj.
12 Nandor 1975 Vdes At Gjon Karma S.J.(1896 - 1975) mbas sa vitesh burg.
18 Nandor 1979 Vdes At Zef VALENTINI S.J. (1900 – 1979) Studjues i njohun dhe historian per Shqipninë. Profesor i Seminarit Jezuitëve në Shkoder deri 1946.
4 Nandor 1985 Vdes në Shkoder Prof. Gasper UGASHI (1909 – 1985)
●17 Nandor 1985
Papa GJON PALI II i shkruen dy letra personale Presidentit Ronald REGAN dhe Mihajl GORBAÇOV, per takimet me frymë paqsore në Gjenevë.
20 Nandor 1987 Vdes në Tiranë Prof. Lasgush PORADECI(1899 – 1987)...
9 Nandor 1989 Rrëzohet pergjithmonë Muri i Berlinit. Terroristi komunist dhe anadollak Ramiz Alia, vazhdon me vra Rininë Antikomuniste nder kufijt e Shqipnisë...
4 e 11 Nandor 1990 në Rrëmaji Shkoder, Don Simon JUBANI thotë Meshen e Parë mbas vitit 1967, kur u mbyllen të gjitha Kishat me “Revolucionin Kulturor 1967”.
26 NANDOR 1994 Emnohet nga Papa Gjon PALI II mbas 38 vjetësh nder burgje e interrnime nga komunistët, KARDINALI I PARË SHQIPTAR Imzot Mikel KOLIQI.
10 NANDOR 2002 Kanonizimi i Martirëve Shqiptar nga Vatikani.
NANDOR 2018: U Kanonizuen 38 Martirë nga Vatikani... Ndersa “Shteti Shqiptar” dekoroi në këta 28 vjetë mija kriminelë, vrasës e torturues që sot po drejtojnë Shtetin...

Melbourne 30 Tetor 2018.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4373
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
60 VJET NGA VRASJA E SHEMTUEME E DON EJLLIT…, Posted 31 Tetor 2018, 23:32
Nga Fritz RADOVANI:
2 NANDOR 1945
ZALLI I KIRIT SHKODER


NDUE PALI (1922 – 1945)


ZALLI I KIRIT në Shkoder, jo pak djelm si Ndue Pali ka kalbë në lule të Rinisë. Edhe krimineli Aranit Çela, mik i tiranit Enver Hoxha, jo pak plumba mbas koke ka shprazë aty n’ atë Zall të bardhë si biluri pranë atij Muri Gjakut, rrethues i Rrëmajit .
Kaçubat e ferrave me kandilat e ndezun brij Pendës, nuk harrohen asnjëherë prej nesh!
Ashtusi shprazjet e pafund të automatikëve vrastarë që nuk pushuen asnjëherë...
DOSJA 1108: NDUE MIRASH PALI…
“ V.F.L.P.
Proçes- verbal
I mbajtun mbi vullnetin e mbramë të të dënuarve me vdekje,
Ndue Mirash Pali dhe Caf Meti, nga Shkodra.
Sot më 15 gusht 1945, ditën e mërkure, ora 5.00 para dreke, unë prokuror i Gjykatës Ushtarake, kapiten i II Aranit Çela, shkova në vendin ku do të ekzekutoheshin kriminelët e luftës dhe armiqtë e popullit, Ndue Pali dhe Caf Meti nga Shkodra, për të marrë fjalën e fundit të tyre, në të cilën thanë këto:
“Ndue Pali: Nuk më vjen keq që unë sot pushkatohem prej vllazënve të mij.
Jam i lumtun që unë po vdes në tokën shqiptare pas pesë vjet vuejtjesh, që pata nga fashistët dhe nazistët.
Shqipnia rron edhe pa Ndue Palin!
Një fjalë dua t’ja drejtoj rinisë nacionaliste: Punoni deri në vdekje për një Shqipni të lirë, indipëndente, me baza shoqnore moderne demokratike!
Rrnoftë Shqipnia e shqiptarëve!
Të fala familjes.
Prokuror (Aranit Çela) d.v.”
14 KORRIK 1945 Asht dita e zezë që u dha “Vendimi me vdekje, me pushkatim”.
Arkivi ruen edhe një letër që Ndue Pali i dërgon Riza Danit, me anë të së cilës Ndou i kërkon Rizasë, mundësinë e ndërmjetsimit për me u dorzue.
Mbrojtja e Avokat Paulin Palit ka titullin “Liri, Nderë e Burrni”.
15 GUSHT 1945: Aty rreth orës 3.30 e mëngjezit, kur rojet e Burgut të vjetër të Gestapos (pranë shtëpisë së Zef Shirokës), hapnin dryjt e dyerve me zhurmë e virrma për me hy xhelatët e sigurimit të shtetit per me marrë të dënuemit me vdekje me i çue me i pushkatue, ata u gjetën para një të papritune që as nëpër mend nuk i shkonte! Ndou dhe Cafi kishin mpreh bishtat e lugëve që hanin dhe i kishin kthye në thika. Xhelatët vrasës e katila të sigurimit të Degës së Mbrendshme të Shkodres, gjetën aty atë që lypnin me sjelljen e tyne barbare prej katilash të panjohun nga historia e Popullit të pafajshem.
Heroizmi i Ndue Palit e Caf Metit mbeti i pashlyeshëm perjetsisht në kujtesën e Popullit të Shkodrës! Akti heroik i vdekjës së Tyne u kthye në një legjendë. Ata trandën hekrat dhe murët e burgjeve barbare në gjithë Shqipninë e robnueme nga sllavokomunistët.
2 NANDOR 1945 Si gjithmonë, Shkodra kujton të vdekunit. Ishim ndër vorret e Rrëmajit që atë ditë marrin një pamja madhështore nga vizitorët. Papritmas u hap fjala, se mbas murit të vorreve, në Zallin e Kirit, pranë Çinarëve, janë rregullue disa vorre të njerëzve të pushkatuem. Si fëmijë kaluem mbas Pendës së Kirit kur, shka me pa me sy?! Një korte i vërtetë njerzish. Drejtë me Çinarin e dytë ishin pesë vorre të bame me gurtë e Zallit të Kirit, të mbuluem me guraleca të vegjël, të bardhë si biluri. Tre prej tyne me kokë nga Penda e Kirit ishin me Kryqa, ndërsa dy që hynin ndërmjet me fëtyra përballë atyne të treve, kishin shenjën e Myslimanëve. Ndër të gjithë shenjat varëshin fotografi të mëdha (rreth 35x50 cm.). Ishin Portretet Atyne djelmëve të pushkatuem në lule të rinisë. Tek koka e sejcilit vorr ishte e ulun kacuk Nana ose një i afërm i të vramit. Mbi gurët anësor të vorrit ishin të rreshtueme cigare, të cilat, dy a tre nga të afërmit ose miqtë që rrinin në kambë, ua shpërndanin burrave që vinin aty dhe i banin ngushllimet.
Kujtoj, se mbi vorrin e Ndue Palit e Kol Sokolit kishte edhe fruta tek fundi i vorrit Tyne. Ishte zakon i malëve. Në mes të Ndout e Kolës, me fëtyrë përballë, ishte Caf Meti. Emnat tjerë nuk i kujtoj. Nën fotografia kishte lule të bardha dhe të freskëta që na kujtonim se lagëshin nga lotët e atyne Nanava me futa të zeza e degërmia të bardha, Ato vetem u merrnin erë atyne luleve, por jo, jo tue kja loçkat e zemrës së Tyne, që ua kanë tha Shpirtin për gjithë jetën. Asnjenës nuk i pashë pikë loti!..
Aty kuptova se Herojtë Nanat Shqiptare nuk i vajtojnë!..
Për pak minuta erdhën disa makina me ushtarë të mbrojtjës, filluen me vrritë si bishat e tërbueme. Kur filluen krizmat e automatikëve na ikëm me vrap prej frikës.
Mbas asaj ngjarje nuk bahej fjalë ma për vorre të pushkatumëve. Aty ai vend u mbush me pleh e mbeturina, me kafshë të ngordhuna, me pisllëkun e pusave të zezë të qytetit, që karrocat hillnin sipër me zhdukë çdo gjurmë. Aty-këtu filloi ndërtimi i ndonjë shtëpisë ku Sigurimi, solli të besuemit e vet me qëndrue gjithënjë në roje t’ atij vendi.
Megjithatë, kishte ndër kaçuba e ferra ndonjë qiri të ndezun e të futun mbrenda në një kuti teneqeje që mos të fikej. Ai qiri derdhte lotët e tij në atë vend të bekuem...
Ishin Lotët e Nanave Tona që nuk u thane kurrë...Asnjëherë! U vorrosen me lot perfaqe!
Edhe “Rilindja” atë detyrë ka... Me Lot’ e Vaje Nanash me mbytë Shqipninë...
E Ajo pra, asht bash Shqipnia e Gjergj KASTRIOTIT – SKENDERBEUT !
Melbourne, 1 Nandor 2018.


Nga Fritz RADOVANI:
60 VJET NGA VRASJA E SHEMTUEME E DON EJLLIT…


Imazh
DON EJËLL KOVAÇI
(1920 – 1958)

KUR FLITET PER KLERIN KATOLIK TRUNI I AGJENTAVE T’SIGURIMIT FANTAZON E SHPIF N’SHKALLAT SIPERORE
600 FAQE PROCES…Të gjitha “legjendat apo përrallat” që janë shkrue dhe vazhdojnë me u shkrue edhe sot nga komunistët apo fallsifikatorët tjerë të historisë së vërtetë për Klerin Katolik Shqiptar, ku kanë ba përpjekje të vazhdueshme dhe vazhdojnë me ba edhe sot me “bedelat” e vet, për me reabilitue agjentët e sigurimit të shtetit dhe veglat besnike deri në zhdukjen e tyne përsonalisht nga Enver Hoxha, tue fillue nga Tuk Jakova, Pjerin Kçira, Bardhok Biba etj., asnjëherë asnjëni, jo vetëm, nuk kanë pasë lidhje fare me Klerin Katolik apo inteligjencën katolike, por janë kenë dhe kanë vazhdue me kenë deri sa kanë ngordhë nder gropa, dora e djathë e sigurimit të tij dhe e të gjitha poshtersive të mendueme prej tij, prandej, edhe fundi i tyne asht ai që kanë kerkue vetë e që kanë gjetë të gjithë papërjashtim ata që i kanë sherbye Enver Hoxhës, Mehmet Shehut, Ramiz Alisë e Kadri Hazbiut që nga Koçi Xoxe, Nako Spiro e me rradhë..,tue i urue madje, ditlindjën tiranit barbar, si gjeneral Gjin Marku nga burgu i Burrelit.
Deri në vitin 1951, Kleri Katolik vazhdoi qendresen e vet tue mos u pajtue me politiken komuniste të qeverisë shqiptare, e cila ka punue vazhdimisht për shkëputjen e Klerit Katolik nga Vatikani(ashtusi sot, që nuk ka ambasador atje) gja që, do të sillte si pasojë edhe shkëputjen tonë shpirtnore e kulturore nga Europa, mbasi Kisha Katolike Shqiptare ishte kështjella e fundit që vazhdonte lidhjet me Përendimin dhe, duhet pranue se nuk kishte tashma asnjë institucion tjetër që nuk pajtohej me politiken qeverisë. Në 1950, Kleri Katolik asht i vetmi opozitar që ka kundërshtue “Projekt Statutin e Kishës Katolike Shqiptare”, që i ofroi për aprovim qeveria komuniste e barbarit tiran E. Hoxha, simbas udhzimeve të diktatorit Stalin. Njëheri shperthyen edhe shpifsit e Lidhjes Shkrimtarve: Rakip Beqja, Jup Kastrati, Viron Koka, Skender Drini, Ilo Bodeci e deri tek spijunët ordiner e imoral të Sigurimit: Asim Halili, Xheudet Miloti, Ali Xhunga, Ali Halili, Mark Dodani, Faik Kapllani, Kadri Hazbiu, Hulusi Hako, Hilmi Seiti, Dilaver Sadiku etj.
Lufta e terroristave Enver Hoxha e Ramiz Alia me “Revolucionin Kulturor të 1967” kundër Atdhetarëve, Klerit Katolik dhe popullsisë Malësisë së Shqipnisë Veriut, ishte e pandërpreme asnjëherë, por ajo luftë për zhdukjen e Tyne ka pasë vetëm ndryshime “maskash”.., nga Sigurimi i shtetit që i realizonte planet djallzore me veprat e veta.
Asht koha kur filloi edhe shpartallimi i Malësive tona në të gjitha format e drejtimet... Malësori, tue u ndodhë para vorfnisë dhe presionit të sigurimit, filloi me humbë edhe Ato tradita që i kishte ruejtë ndër shekuj. Kjo fatkeqsisht kje “fitoria” ma e madhe e shovenistve komunist sllav në krejtë historinë e tyne të luftave kundër të drejtave për vetvendosje të Popullit Shqiptar! Braktisja e Atdheut dhe e Trojeve të Tyne nga Malët e Veriut, asht kenë dhe vazhdon me kenë edhe sot rrenimi kombëtar i Shqipnisë Europjane! Kishte ardhë koha e zbatimit të projekteve të reja të komitetit qendror të PPSh, që ishin sajue në ministrinë e mbrendshme nga ma xhelatët që njeh historia të provueme nga “Seksioni katolik i degës së mbrendshme të Shkodres”, hartue prej terroristëve Hilmi Seiti, Xheudet Miloti, Feqorr Shehu.., e të aprovueme nga planifikimi i këtyne veprave nga forumet ma të nalta të partisë dhe qeverisë shqiptare, sigurisht edhe nën kujdesin e padronve të rij kinez...
1958: HAPET DOSJA E PRIFTI 38 VJEÇAR NR. 2229, Qelëz, Pukë:
DON EJËL KOVAÇI... Arrestohet në vitin 1949 dhe lirohet me shpresë nga sigurimi se ka “ndrrue” mendim... e, do të firmojë “Statutin e Kishës” me të tjerët e asaj kohë.
Në qershorin e vitit 1951, nuk shkon fare në mbledhje të Klerit, kështu as nuk e firmon as dokumentin e aprovimit të Statutit. Në 1953, e arrestojnë prap dhe e akuzojnë si të gjithë të tjerët për “agjitacion e propagandë...” tue, i premtue se do të lirohet po të firmojnë Statutin e Kishës, por këte herë tue i vue kusht edhe “bashkpunimin me organet e sigurimit të shtetit.”. Me që nuk pranon asnjenën vepër, e lidhin me “bisedat” që gjoja ka krye kur ishte ndër ata male Pal Bibë Mirakaj...dhe, e dënojnë me 5 vjet burg.
Me 21 gusht 1958, sigurimi arreston për herë të tretë Don Ejëll Kovaçin, këte herë ia ven hekrat vetë krimineli gjeneral Hilmi Seiti, kryetar i degës së mbrendshme të Shkodres.
Ai ka pergatitë akuzen tue vue në plan të parë vepren kriminale, se: “Don Ejëll Kovaçi, në bashkpunim me spiunët e diversantët kanë organizuar dhe zhvilluar me qellime terroriste natën e datës 26 nëntor 1951, brenda në kishen e katundit Qelëz, vrasjen e aktivistit të organeve të sigurimit të shtetit, shokut Mark...Ka kryer vepren e pregatitjes për t’u arratisur jashtë shtetit në bashkëpunim...Në grup me: Nik Gjon Pepa, Angjelina Kovaçi, Dodë Pal Marashi dhe Gjokë Lazër Kola....” (Dosja 2229 Arkivi i MM)
600 faqe proces nën kujdesin e vetë terroristit e vegles besnike të Enverit gjeneral Hilmi Seitit, që vazhdon torturat ma të mnershme, ku bie në sy sa fillon me lexue, se Meshtari i masakruem asht ma i knaqun me vdekë sesa me vazhdue me u torturue. Duhet skjarue një fakt, se nga presioni kundrejt Motres së Tij që vazhdon edhe ajo me u torturue ma keq se i vëllai, mbasi mundohet me qendrue për disa ditë, Don Ejëlli kerkon me evitue ate çka sigurimi i bante shumë femnave të prangueme ndër hekra të lidhuna kambë e duer që, mbasi i torturonte për vdekje i përdhunonte në prani të burrave të tyne, baballarve apo vëllazenve të vet... Në shumë raste kur gjykatsit, prokurorët apo hetuesit ia kishin arritë qellimit me e “thye” qendresen e viktimës së prangueme, janë të njohuna shumë prej fakteve, që viktima pajtohet me të gjithë forcen e vullnetit me “vdekjen” dhe shkapërcen në kahun e kundërt e të papritun nga ideatorët, deri atëherë, të knaqun me ecuninë e procesit të dhunuem prej tyne. Kjo e papritun ngjau edhe në gjyqin që po zhvillohej me aq pompozitet në kinema “Republika” të Shkodres, kur pa u kujtue fare nga askush se mund të ndodhin një akt i tillë guximi aty, porsa Prifti pohon akuzen morale, ngritet në kambë mbrenda kafazit rrethues të të pandehunve Motra Trimneshë e Priftit Angjelina, dhe i drejtohet vllaut të saj që totalisht ishte plandosë në frikën e asaj që mund të ngjante pak minuta ma vonë nga bishat e sigurimit ndër zyre ku dhunimi ishte tortura ma e lehta që kanë provue vajzat Shqiptare, dhe i thotë me za të fortë Burrneshe: “Trego o Don Ejëll, sësi e ke pranue akuzen…kur Hilmia të kishte futë revolen në gojë dhe të thonte se, po nuk e pranove, do ti derdh trutë këtu ndër sytë e motres tate, e ti firmove..!” Edhe këte e ndigjuem ndër altoparlanta të Fushës së Çelës, kur menjëherë mbas atij zani si pushka të Angjelinës, kryetari i gjyqit mbylli seancën për me i dhanë atë mbasdreke Don Ejëllit dënimin me vdekje, dhe Motres së Tij të Nderueme Angjelinës, “25 vjet burg me heqje lirije, punë të detyrueshme dhe konfiskim pasunije...”
Me “Revolucionin Ideologjik e Kultural” të 1967, Ilo Bodeci, agjent sigurimi, nxori në qarkullim një liber shumë “të njohun” me tirazh 12.000 libra, me titull “Gjurmat të çojnë në qelë”. Nuk e di se mbas leximit të tij, “shokun” Ilo a e ka dekorue Enveri “ynë”, mbasi në një kohë me te, “shokët” spijun të sigurimit të shtetit, botuen disa libra të tillë, që pasonin Rakip Beqon me parathanje të Jup Kastratit, Hulusi Hakon me librin “Akuzojmë fenë”...Skender Drinin e Shkodres, me një liber kundër klerit katolik apo, Viron Koken, dhandrrin e Shkodres dhe sa tjerë, që “asnjenin” “Gjurmat nuk e çonin ndër xhamija as ndër kisha orthodokse...” Vërtetë një “çudi”..! Të gjithë pothuej ishin versulë kunder Kishës Katolike Shqiptare, gja që e verteton edhe pushkatimi “vetem i disa Klerikëve Katolik Shqiptar, ose vdekjet e tyne nder burgje, me dënime të randa”!!
Tek Dosja 2229 e Don Ejëll Kovaçit, jam ndalue tek një mister: Ku qendron misteri ?!
Tue Ju referue prap “Dosjes 2229” të Don Ejëllit, që besoj se asht prap e ruejtun n’ Arkiv:
Për cilën arësye mungon “Fjala e fundit” e Priftit “kriminel...vrasës ordiner...e imoral..?”
Kush e zhduku këte dokument nga dosja?
Pse nuk dijmë sot, pikërisht “Rrëfimin e fundit” të Tij para plutonit ekzekutimit...?
Pse nuk kemi pikërisht atë dokument ku Ai, zbulohet, pendohet ose jo, për “vrasjen” apo “shkangullin moral” që ka krye..?!
Apo edhe Don Ejëlli i ka falë shpifsit, vrasësit dhe torturuesit e Tij në atë moment kur ka deklarue me siguri, se “po vdes i pafajshëm..”.
Mos ndoshta.., katili Enver Hoxha, Fjalen e Fundit e ka të “palosun” në “veprat” e veta?
Pavdeksia e të Pafajshmit...fillon me të Vërtetën...
DIKUSH...Per këte Klerik ka pergjegjësi Fetare, Morale dhe Atdhetare që, nuk nxjerrë në DRITEN E DIELLIT PAFAJSINË E DON EJËLL KOVAÇIT...

Melbourne, 8 Nandor 2018.

Koment

Autori Zotni Fritzi me ket shkrim investigues për ngjarjen ma unikale të periudhës komuniste ndaj Klerikve katolikë Atdhetar - Dijetar e mandej sherbtor të besimtarve e shqetson; Kush do e dishmoj të Vërtetën e akuzës ? Pse u zhdukën në 600 faqe proçes -hetimi Fjalët e Fundit qi asht kenë për zyrtarët politik dhe juridik nji formulë perfundimtar i proçesit të njeriut të pushkatuem??????
Kush do e ket të drejtë për me ju përgjegjë ksaj pyetje? Ata qi i zhdukën ato faqe vertetojn shkencërisht se Fjalët e Fundit të Don Ejëll Kovaçit ishin e Vërteta e ,,Fajit,, të tij!
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4373
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
PSE MBYLLEN DISA KAPITUJ ?!

Imazh
DANIEL GAZULLI
(1943 – 2012)
2018 – I PAHARRUESHEM…

Daniel GAZULLI per të gjithë ata që mërrijten me e njoh afer asht i paharrueshem!
Jam shumë i sigurtë se kjo thanje perfshinë në gjiun e vet edhe armiqtë e Tij... E koha tregoi se nuk ishin kenë aq pak sa kujtonim na të pakten, para kater a pesë vitesh.
Atëditë para se të nisej per Itali, prej kah nuk u kthye ma.., patme bisedue në telefon dhe mbas kthimit, projektet e Tij perfshinin disa fusha shumë interesante shkencore per të cilat Danieli, jo vetem ishte kompetent, po edhe kishte përgatitë mënyren e shtjellimit.
Ajo temë që Danieli trashigonte edhe nga të Parët e vet të Nderuem ishte Gjuha Shqipe!
Shumë mund e djersë kishte derdhë mbi letrat e veta dijetari Daniel Gazulli!
Nuk jam tue folë per Don Nikoll GAZULLIN e Madh! As per Don Gjon GAZULLIN e varun në litar nga Ahmet Zogu! As per shumë Gazullorë që njohim vetem si Emna...
Po, jam tue folë per Dijetarin e vonë të fillimit të Shekullit XXI, të Lezhës, qytetit ku afer shtëpisë së Tij ishte Streha e fundit e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, per të cilin edhe tashti Ushtari Daniel Gazulli, ishte gati me sakrifikue edhe jeten e vet, VETEM mos të shuhet GJUHA E VERTETË SHQIPE, per të cilen Nana e Tij, i kishte mkue dashuninë e pakufi, një trashigimi e vertetë e Bashkëkohësve të Kastriotit. Dhe, hyna tek kjo temë që Danieli jo vetem e njihte shumë mirë, po edhe kishte punue per temen e asaj kohë që kishte ngecë.., tek “Kodifikimi i Gjuhës Shqipe”, punim per të cilin më foli atëditë e që nuk u persërit kurrma prej Tij, se Miku im Dijetar, mbylli shumë shpejt edhe jeten...
Gegnishtja e Veriut të Atdheut Daniel Gazulli, nuk ishte një Gjuhë e palatueme dhe e pa krypë nder botimet e njohuna nga Dijetarët e Gazullorëve, po të pakten kishte mbi tre ose kater mijë vjetë që ishte e njohun nga shkenca e vertetë e Gjuhës sonë...
Edukata e gershetueme me kulturen disa shekullore tek Dijetari Daniel Gazulli, tue u keqkuptue sot nga pseudoakademikët, ka mbyllë tek Shkenctarët e Gegnishtes disa nga kapitujt e domosdoshem per studim dhe ecje perpara në fushen e Gjuhës Shqipe.
Unë po Ju paraqes vetem fillimin e një punimi shkencor të Dijetarit Daniel GAZULLI:

Daniel Gàzulli: Dhunimi i Gjuhës Shqipe
Shqipja e Dhunueme - Hymje e Trishtë

- Para TVSh
Jam para një stacioni televiziv të Tiranës. Ndjek fundin e lajmeve e mandej një pjesë të koncertit në vijim të tyne. Ndjehem i lodhun e i trishtuem.
Folësi i lajmeve shprehet si të ishte një i huaj që me mundim ka arrijtë me e kapë disi shqipen, por gjithësesi asht ende i pasigurtë. Fjalitë janë gjithë “qoshe”, me një renditje të gjymtyrëve pa kurrëfarë logjike, thekset çvendosen sa andej këndej pa pikë kriteri, mbrapashtesat janë krejt të pavend, fjalët e hueja, që nuk rrinë kurrëkund në kontesktin e lajmit, vërshojnë e përbaltin shqipen mjerane të djaloshit të “pispillosun”, një “inglishmeni” tipik, që, prej se nuk di shqipen, e përmbytë me barbarizma, si i gjithë lloji i tij hibrid.
Mandej i vjen rradha koncertit. E drejton një vajzë, që, po të mos fliste, do ta kishte anda me e kundrue. Po nis e flet e atëherë të mbërthen prap ai trishtimi i parë. Në “shqipen” e saj ka vetëm ndonjë nyje, ndonjë mbrapashtesë... turke e… një mjerim të pafund gjuhësor. Vërshojnë “prestigjoz” e “famoz”, “shyqyr” e “grazie”, përemna të pakufijshëm në vend të vetorëve, fjali mungesore që u mungon edhe kumti ma i thjeshtë, nëndialektalizma të nxjerra nga syndyqet e gjyshes dhe O.K...
Nuk ka vend me thanë “Fale, Zot, se nuk di çka ban”.
Marr pultin e kaloj tek një stacion kosovar. Të duket sikur gazetarja e ka harrue serbishten e po përkthen me vështirësi, aq shqipe të përçudnueme flet. Sa për toponimet e omonimet nuk merr as mundimin me i përkthye pse i shqipton serbisht. E me iu përshtatë “standardit”, flet një labçe të rreshkun si të Malo Smokthinës.
Shuej televizorin e rri e mendoj. Po s’ke pse mendohesh gjatë. Kjo vorfni gjuhësore, pa dyshim, ka dy shkaqe:
-Vorfnimi që i bani shqipes famëkeqi Kongres i Drejtshkrimit i vitit 1972, që i preu arterie e vena, i këputi mish e i shpuploi koca, e degdisi në një fosile të ngurrtësueme që s’asht as tosknisht, jo ma shqip;
-Një lloj i ri “inglishmenësh” të Tiranës e Prishtinës, “zengjinë të ri”, që kanë gazeta e televizione, kanë vajza të bukura, që i veshin (o ma mirë - i xhveshin) “allafranga” e u venë një mikrofon në dorë edhe pse veçsa “nuk i le hunda me hangër bar”, si thonte im atë, aq berr janë.

1. Po përse u dhunue shqipja?


“Edhe ta kishim në dorë s’jemi nga ata që kllasim gjindarmërinë në fushë të mendjes” Faik Konica

Përgjigja asht e thjeshtë: Në vazhdën e tragjikes “luftë e klasave”, zbatue skajshëm si askund tjetër në Shqipni, sa çoi në tjetërsimin e njeriut, nuk duhej lanë gja pa provue: aty edhe gjymtimin e gjuhës shqipe, largimin e saj prej rrajëve pellazgo-iliro-shqipe, vofnimin e saj aq sa të mos të mund të lexoheshin e të kuptoheshin ata që na lanë trashigiminë ma të shtrejtë gjuhësore e kulturore, prej Buzukut te Fishta, shkëputjen prej kulturës europiane pjesë e së cilës jemi që në ag të historisë njerëzore, përçamjen në mes krahinave e besimeve, të gjitha këto veç me muejtë me mbajtë ma lehtë sundimin gjakatar.
Si çdo komb, si çdo popull, edhe na kemi vlerat e të metat tona. Por nëse kemi tri dukuni për të cilat vërtetë mund të krenohemi, ato janë:
-Jemi populli i vetëm në Europën Jugore e ma gjanë që trashëgojmë një gjuhë që i ka rrajët qysh para se të shfaqeshin në histori Roma, Athina e vetë Troja;
-Jemi ndër popujt e paktë që nuk patëm kurrë përplasje e urrejtje në mes krahinash;
-Jemi ndër të paktët popuj, aty edhe popuj të quejtun “djepi i qytetnimit”, ku nuk ka pasë kurrë as ma të voglin konflikt ndërfetar.
Po kishte ardhë “kolera e kuqe” e rrajët duheshin pre, duheshin tha, përçamja duhej të kishte të gjitha ngjyrat, aty edhe ato mes toskësh e gegësh, në mes të krishtenëve “reaksionarë” (prandaj edhe duheshin pre rrajët me ta) e pjesës tjetër të popullit, duhesh shkatrrue gjithçka ishte ma e shëndetshme që të sundohej ma lehtë. Asnjë arësye tjetër “shkencore” nuk mund të kishte në këtë gjymtim, pse të bahej fjalë për “njësim të shqipes” ishte antikombëtare, pse shqipja e njesueme ka qenë që në krye të kohës. Tash po, mbas shëmtimit të 1972, ajo nuk asht ma e njesishme, por vetëm një pjesë e trungut që mezi ushqehet në rrajë e shtërzon e lodhun.
E kjo u arrijtë tue “kallë gjindarmërinë”, i miri Konica, në fushë të mendjes, me fjalë të tjera, me dhunë të pushtetit komunist.

2. Si u dhunue shqipja?

E para, tue shpla trutë e njerëzve nga kujtesa historike, sikur para kolerës së kuqe nuk kishte gjallue asgja në Shqipni e lum na që na erdhi kjo farë e mbrapshtë.
Së dyti, shtrimi i çashtjes së gjuhës si dukuni e luftës së klasava e tue e shtri këte luftë tashma edhe në plan territorial.
Së treti, tue qitë në harresë, ku me të ndaluem me ligj, ku me zhdukje të veprave e deri të vorreve të Atdhetarëve të akullt, atyne që na kishin lanë porosi dashuninë për Shqipni, pse Atdhetaria u quejt nazionalizëm e si rrjedhojë antagoniste me ideologjinë komuniste.
Pikërisht për këto arsye u harruen përpjekjet sa të fisme aq edhe shkencore të Komisisë Letrare të Shkodrës 1916, u lanë në harresë përpjekjet që banë atdhetarë e gjuhtarë të dorës së parë, aty edhe në kohë të fashizmit, për nji shqipe “të përbashkme”. U vendue, thuhet në njoftimet e punimeve të Komisisë, me themelue nji orthografi sa ma tepër të përbashkme për të dy dialektet”. E u shkue deri atje sa shkodranishtja u “çpall” “gjuhë e klerit reaksionar”. Ajo, si gegnishtja mbarë, u shpall gjuhë “e deklasuar”. (Se si mund të quhet nji gjuhë që flitet prej ma se katërmijë vitesh “e klerit reaksionar”, apo “e deklasuar”, veç mendjet e çorodituna mund ta rrokin).
Shkruen M. Elezi: “Politika gjuhësore dhe gjithë politika ndaj Veriut synonte shfaktorizimin e Shkodrës e të krejt Veriut si qendër e mbështetje e palëkundëshme në përpjekjet e gjithë shqiptarëve me e kthye Shqipninë kah vlerat kombtare, kah Perëndimi, kah vetvetja”.
U shpërfillen edhe mendimet e gjuhëtarëve të medhej si Majer e Jokli, pse ata, gjuhëtarë borgjezë, nuk kishin pasë fatin të njihnin veprat e shokut Stalin mbi gjuhësinë!
Veriu u identifikue me Kishën Katolike (që i bante e i ban nder pse si asnji simotër e saj ka dhanë ndihmesë të paçmueshme e të paçmueme si në ruejtjen e gjuhës e të kulturës amtare, ashtu edhe në përhapjen e kulturës europiane, jo që ka qenë nxitësja kryesore e lëvizjeve për liri), e si kundërshtare e kolerës së kuqe u masakrue ma barbarisht se askund tjetër në botë. E u mohuen shkollat. Na del se e para shkollë na paskish qenë themelue aty kah fundi i shekullit XIX në Korçë, kur të dhana të drejtpërdrejta e sidomos të tërthorta na mësojnë se shkollat në këto anë duhet të kenë mbi dymijë vite. “Na shkronjat i morëm prej Ilirëve”, thotë Plini. Janë të dokumentueme shkolla të mesme të pakten në shekullin XVII në mbarë Veriperëndimin. Në Obot kishte shtypshkronjë qysh më 1493. Çka kishte me ju dashtë shtypshkronja nji populli që nuk di me shkrue e me lexue? Por jo, zotnijë, jo, na nuk duhej të kishim rrajë, a t’i kishim ato sa ma të pakta, sa ma të cekta, që të shpallnim ardhjen e Zeusit të Kuq si shpëtim e përparim për këtë Vend.
Vazhdon...

Shenim F.R.: Do të botohet materiali i plotë punue nga Prof. Daniel Gazulli.
Melbourne, 10 Nandor 2018.


Nga Fritz RADOVANI:
PSE MBYLLEN DISA KAPITUJ ?!


Imazh
DANIEL GAZULLI
(1943 – 2012)


2018 – I PAHARRUESHEM…
Daniel Gàzulli: Dhunimi i Gjuhës Shqipe


Shqipja e Dhunueme - Hymje e Trishtë
Vazhdimi me pjesen e 3,4...:

3. Çfarë humbi e çfarë i mbet shqipes?


Puna për shkatrrimin e shqipës filloi me ballafaqimin rrënues në mes dy “kryedialekteve”, në vend që të flitej e të punohej për nji gjithëpërfshimje, për mospërjashtime, për trajta që të ruenin mbarëshqipen e të banin lehtësisht të kuptueshem si Naimin ashtu edhe Fishtën. Filloi, pra, me asgjasimin e ma shumë se gjysës së trungut deri në rrajë - me shpalljen jashtë ligji të gegnishtes. Jo se tosknishtja asht pa vlera, Zot na ruej, asht shqipja ime, por, si e kanë thanë të tjerë para meje, nji dialekt asht gjithmonë ma pak e ma i vorfën sa mbarë gjuha.
Në kohën kur flitej për marrjen si “pajtor” të të folmes së Elbasanit, maraku i Fishtës, Mjedës etj., ishte mos me humbë asnji formë të randsishme të tosknishtes.
Mustafa Merlika, nji prej të mohuemëve të mëdhej, dje e sot, thotë se do të marrim dialektin e Elbasanit si pajtor, por tue përfshi mbarë shqipen.
E shembuj se si atdhetarë e gjuhëtarë të dorës së parë, jo Manol Konomë mjeranë e Shuteriqë që e shitën shpirtin shtatë herë, kambëngulnin për nji normë gjuhësore gjithëpërfshimëse, mund të sillen pa kufi, prej 1916
(Komisia Letrare e Shkodrës) deri te Fashizmi i zi (por do të vinte “Fashizmi i kuq” që do të shembte me themel gegnishten “reaksionare” - Zot na ruej mendt e kresë, deri ku mund të arrijë urrejta e verbueme!).
Pra, qysh në krye duhet thanë se me famkeqin Kongres të Drejtshkrimit 1972, shqipja humbi njiherëmirë gegnishten, pasuninë e saj kulturore (prej Ciklit të Kreshnikëve te Migjeni, prej Buzukut, Budit, Bardhit e Bogdanit te Fishta, prej të amblit Mjeda te rrëfimet e Anton Harapit), humbi nji pasuni të pallogaritëshme leksikore e frazologjike, humbi nji formë të menduemi e të shprehuni, humbi shpirtin e pjesës ma të madhe të popullit të vet. Se kur humb gjuhën, humb shpirtin.
Merrini Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe e do të prekni me dorë aty flijimin i nji pasunie të pallogaritëshme të gegnishtes, nësa u hapeshin dyert në katër kanata fjalëve me prejardhje greke apo sllave (nuk po flas për turqizmat “kamturqisht” edhe në trajtesat e “shokëve gjuhëtarë”) .
Nësa në të dy fjalorët, atë të quejtun të Drejtshkrimit, ashtu edhe në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe, ndesh fjalë të hueja, ma krejtsisht të hueja, që s’kanë si hyjnë kurrsesi në fjalor të shqipes, si: banjë maria, delikt, alivanosem, e sa e sa të tjera; apo fjalë të shtresimeve të ndryshme kohore, sidomos prej turqishtes e greqishtes, por edhe prej frëngjishtes, italishtes e gjuhëve sllave, kur egzistojnë përkatëset shqipe, madje nuk u shënojnë as prejardhjen e me cilësue se egziston kjo përkatëse shqip, si: açik, adet, alamet, e ba me shkue deri te “zh”-ja do të duheshin katërdhjetë faqe; fjalët e mirëfillta shqipe, ma krejtësisht shqip e me prejardhje shpesh prej ilirishtes e ma heret, ose nuk përfshihen asfare në fjalor, ose cilësohen “e vjetër”, “krahinore”, sa mos me thanë “gegnisht”, pra, simbas kësaj logjike barbare, jo shqipe. Nuk m’u desht as një orë punë me gjetë (pra mos me gjetë) se në FGJSH mungojnë fjalë të përdorimit të përditshem në Sapë (Zadrimë) si: akulltar/-e, anx:ë/-a, azull/-i, ballot:ë/-a, bam/-i, -e, bërgajn:ë/-a, birth-i (pse kemi turqishten çiban), brezhël/-a (kancer/i), brig/-u, cangull, me cokë, deh!, me u dejë, ding, me u djergë, kërcalë, me llokë, mangën/-a, miellc:ë/-a, me përdahë, pllojcë, shij:ë/a, e deri tek neologjizma aq e bukur që ndeshim te proverbat e mbledhuna prej Frang Bardhit: i përmielltë. Këtu ka njëgjasend: ose fjalët gege që nuk janë në tosknisht nuk merren si shqipe, ose të quhet Fjalori i Tosknishtes. Si mund të përjashtohet nga gjuha amtare me kaq papërgjegjësi thesari i saj ma i vlefshëm!?
Tash këtu nuk asht e vështirë me kuptue se në punë si kjo të çon vetëm një urrejtje ideologjike e mjerane për Veriun, edhe pse ata që u mblodhën në Tiranë më 2002 e thanë se nuk ka vend me ndreqë asgja prej Kongresit famkeq te 1972, Haxhiqamilët e gjuhësisë, na u ngryskan në fytyrë tanë marak me disa që dashkan me na prishë “sërishmi” shqipen, dmth, shqipja paskish qenë e prishun, erdhen qehajajtë e Padishahit e na e rregulluen, prandaj saken se e prekni. E për “trima mbas vete” kanë do politikanë të majtë që s’dinë as emnin e gjyshit të vet.
Gjedhet e hueja si mbaresa -os (ajros për ajroj, armatos për armatoj, baltos për baltoj, palos në vend të paloj, vendos për vendoj), -ur, veçan në pjesore (ajrosur për ajrosë o ajrue, palosur për palosë, pasur për pasë, goditur për goditë, keqpërdorur për keqpërdorë, e kështu pa fund e pa logjikë shkencore), pse na i munguekan, kudi unë, Malëshovës së Përmetit, e atëherë le t’i falemi greqishtes që na i huajti e na bani njerëz.
Nëse te gegët ndeshet ma shpesh a-ja hundore që tek toskët ma së shumti del në ë (“nja” e Bardhit në “një” tosknisht, kurse në gegnishte “nji”), raporti tek “Rregullat” asht krejtsisht i zhdrejtë: ë-ja i “përmbytë” krejt “Rregullat” tue sjellë nji errësim e shqiptim jo të lirshëm. Tue pa dukuninë në plan historik, del se ë-ja asht shpesh ma me vend e ma në natyrë të shqipes se a-ja (kryesisht hundore) e gegnishtes, por përdorimi i saj i skajshëm, sidomos te fjalë që detyrimisht në përdorime të tjera dalin me “a” nuk ka as vend e as logjikë shkencore. Nuk kuptoj përse, bie fjala, sakohë që themi “ranishtë”, duhet të themi “rërë”, në vend të “ranë”?
Nuk po ndalem tek çdo rast, pse do të donte shumë vend, e mandej asht detyrë e gjuhëtarëve me i vu pikat mbi “ì” në këte fushë.
Rotacizmi. Së pari duhet thanë se dallimi në mes dy “kryedialekteve”, si do të thonte i miri Profesor Selman Riza, nuk ka ardhë në mënyrë të natyrëshme, si evolim i gjuhës në mënyrë diverguese vetiu, por në radhë të parë si ndikim i gjuhëve të hueja dukshem ma shumë në tosknisht në shumë trajta, qofshin ato fonetike apo morfologjike, aty edhe në leksik. Aq i fortë asht ky ndikim në disa pjesë të Jugut (nuk asht vendi këtu me trajtue si e përse), sa në Përmet gjyshes i thonë “nona”, pjepnit “pepone”, sa me u çuditë për një ndikim kaq të të skajshëm.
Kështu, përdorimi i “r”-së në vend të “n”-së në fjalë si “syri”, por “synoj”; “druri”, por “drunorët”, (e ndërkohë edhe “lëndë drusore, jashtë çdo rregulli fonetik), “çoban”, “çobanëri” në vend të “çobanì-a”, “grurë” e “grunoret”, “rërë” po “ranishtë” e me qinda raste si këto s’ka vend e as kuptim.
Zanorja “ë” (shih, “zanorja”, e jo “zërorja”) kontraston keq me bashtinglloren “r”, prandaj logjika fonetike do ta donte që të ruhej “n”-ja e … shqipes (pse nuk ka kuptim me thanë “n”-ja e gegnishtes).
Diftogjet ua, ye etj janë ruajtë historikisht ma mirë në Jug e shpesh janë bjerrë në Veri. Tue mos përjashtue format ma “të përbashkme” si thonte Xhuvani, natyrshëm të ruhen ato edhe në gjuhën standard.
Grupet mb, nd, ng gjithashtu janë ruejtë ma mirë në Jug. Edhe te proverbat e Bardhit i ndeshim dendun, e jo si shqiptohen sot në shumicën e Veriut.
Atëherë, natyrshëm, të ruhen ato edhe në rregulla. Por, tue shkelë vetë ato rregulla e parime edhe historike, kur e do Pasha, themi “i brendëshëm” e jo si do të duhej - “i mbrendëshëm”
Asgjasimi i paskajores, kësaj trajte themel të foljes, ka qenë pa ma të voglin dyshim krimi ma i randë i atyne vendimeve. Asht shembull që s’ka nevojë për vërtetim, ashtu si nuk vërtetohet nji apostolatë, se këtu, në punë të Kongresit të 1972, “kallen gjindarmerinë”, si thonte i madhi Konica, dhe e gjymtuen shqipen me nji pamëshirësi prej barbarësh. Paskajorja qendron në themel të konceptimit e të të shprehunit të veprimit në gjuhën shqipe. Nuk e ka greqishtja? Nuk e paska as çinmançini? Në djall të gjithë! Puna e tyne! Po shqipe pa paskajore nuk ka. Asht nji prej atyne rasteve që unë i quej se “nuk ka vend për delikatesë në diskutim”. Këtu dhunimi asht “me gjindarmëri”, prandaj edhe nuk po zgjatem.
Zëvendësimi i gjedheve shqipe me ato me mbrapashtesa të ndikueme kryesisht prej greqishtes, ose krejt jashtë natyrës të të shprehunit popullor shqip, si: (i, e) shkurtër për (i, e) shkurtë, ajkëton për ajkon, amvisërì për amvisje, anshmëri për anësi, bagëti - bajgë për bagël, bardhësirë për bardhësì; e të llojeve nga ma të ndryshmet me skajime të panatyrëshme si barrësirë, bastard (për bastardh), besërisht (!?), bokëri (bokërrimë), botëror (botënor), burrëri - burrëreshë (burrni, burrneshë), çiltazi (çiltas - çiltë), e sa e sa ndajfolje me -zi/, zi e ma zi.
Gjedhet e hueja fonetike: fjalët me theks fundor në shqip janë krejt të rralla edhe pse nuk përjashtohen. Por, pse duhet të themi në të pashqueme “babà” simbas gjedhës së huej, e jo “babë” - apo pse kështu thuhet në Gegni, e ma mirë të marrim gjedhen e huej se prej “Veriut reaksionar”; “parà” jo që “pare”, “kafè” në vend të “kàfe”, “budallà” jo që “budallë”, “bilé” në vend të “bìle” (edhe ma mirë - “madje”), etj? E flasim mandej për “njësim konvergues”!

4.Përse mbrohet krimi?


“Gjuha asht faktori ma i parë i njisisë kombëtare” At Gjergj Fishta.

Na u mblodhën akademikët në Tiranë me 11-12 nandor 2002, e kujtuen me nostalgji Kongresin e Part…, deshta me thanë të Drejtshkrimit, që na hodhi bazat e shqipes. Që turpi i mbuloftë, se bazat e shqipes i patën hedhë pellazgët e lashtë kushedi sa mija vite ma parë...
Këta dështakë, këta mjeranë të ideoligjizuem, as duen t’ia dinë për shqipen, po për karriket ku kanë ngjeshë bythët ba kallo. M’anë tjetër, ata tashma haptë del se janë krejt të helmuem mendjet e shpirtit me urrejtje për Veriun. Deklarimet e tyne të fryeme e bajate për shqetësimin nga mendimet ndrysh “të donkishotëve të viteve nëntëdhjetë” s’janë tjetër veçse ai helm që shpërndau pa kursim Partia (ajo me “P” të madhe, kur Atdhe shkruhej me a të vogël - atdhe), që çoi në nji përçamje që Shqipnia nuk e kishte njohë në të paktën katërmijë vite histori.
Asnji motiv tjetër me përligjje shkencore nuk mund të ketë në teorinë e “pamundësisë së shartimit në mes dy dialekteve”. Pse nji shartim të tillë nuk e ka kërkue kurrëkush. Pse nji shartim i tillë nuk mund të bahet.
Pse vetë konceptimi i shartimit tosknisht-gegnisht asht një ide barbare: gjuha standarde mbështetet tek format e përbashkëta, takuese, gjithëpërfshimëse, mospërjashtuese, pra në mbarë shqipen, jo në shartimin në mes dialekteve. Pse, siç e thamë ma parë, do të merren ato trajta që i ka tosknishtja me mbështetja ma historike e ato që i ka gegnishtja me mbështetja ma historike, sidomos ndeshjet në mes tyne.
Po sjell një shembull të thjeshtë: e pakryemja e foljes do të merret me bazë tosknishten: pra 1) shkoja, këndoja, e jo 2) shkojsha, punojsha, pse formën e parë a) e gjejmë edhe tek autorët e vjetër gegë; b) ndeshet edhe në pjesë të Veriut, c) nuk e tjetërson as formën veriore.
Paskajoren e ndeshim edhe në folklor të Jugut, edhe në autorë të Jugut (të ri e të vjetër), edhe në të folmen e përditëshme të disa zonave të Jugut, jo aq dendun, por kur e do puna. Atëherë paskajoren do ta ruejmë, si themel i foljes.
Si e tek ta rrahin gjuhëtarët.
Ja pra që nuk ka nevojë për shartim, por për nji përzgjedhje pa “gjindarmëri”.
Ata që Elezi i ka cilësue “mister njet”, nji gja asht e sigurtë: nuk ia duen të mirën as shqipes e as Shqipnisë.


5.Cilat do të ishin rrugëdaljet nga ankthi?


Së pari, njerëz ma të dijshëm se unë, por me vullnet të mirë e që duen shqipen e Shqipninë, të ulen e të analizojnë ma thellë çfarë vërtet e vlefshme po birret përfundimisht e doemos duhet shpëtue. Cilat janë ato trajta të përbashkta që u flakën tej si të ishin të serbit a të çinemaçinit. Pse me gjetë çka asht ose ka qenë historikisht e përbashkët asht krejt e thjeshtë, mjaft të shqyrtohen shkrimet e vjetra, bie fjala, proverbat e Frang Bardhit, që janë të gojës së popullit e nji dëshmi e shkëlqyeshme se trajtat e përbashkëta kanë qenë në krye të kohës shumë ma të shumta se ato të fillimit të shekullit XX e atëherë, pa ngurrue, me u hapë udhë atyne trajtave të shqipes me rrajë thellë në histori. E proverbat e Bardhit, po të duem ma ba atë ballafaqimin mjeran tosknisht-gegnisht, shfaqen në trajta ma së shpeshti në të mirë të tosknishtes për shumëçka.
E ani mirë, asht shqipja jonë, prej Çamrije ardhtë ajo a prej Rugove.
Së dyti, rregullat të jenë doemos “të gjithëpërbashkta”, a në daçin “gjithpërfshirëse”, “mospërjashtuese”, të rrokin mbarë shqipen, sa të jetë e mundun, tue ruejtë “njininë” që na porosit Fishta. Të bajsh të kundërten, asht një atentat jo vetëm gjuhësor, por kundër kombit vetë.
Po marr një shembull të thjeshtë: Ta kisha pasë unë për detyrë me hartue Fjalorin e Shqipes, kurrë nuk kisha me lanë jashtë fjalët toske që nuk i ka gegnishtja, pse ashtu do të vorfnohej shqipja. Bie fjala, në gegënisht nuk janë falët “beronjë”, (i,e) pështirë, dot etj. Si do të mund të më kishte shkue mendja me i lanë ato jashtë fjalorit ose me u shënue përbri “e vjetër”, “krahinore”, pse kurrënji gegë nuk i përdor?!
Së treti, në themel të punës të kihet parimi i pasunimit të gjuhës në të gjithë format a trajtat e saj, e jo degdisja në një gjuhë “të katundit” të shokut Kostallari.
Së katërti, në fjalorë do të shënohen edhe fjalët e hueja që kanë qenë dikur të përdorimit të gjanë, ose që fatkeqësisht përdoren edhe sot në të folmen e përditëshme, por pa dhanë asnji shpjegim tjetër a përdorim, përveçse prejardhjen dhe përkatësen shqipe. B. fj. “Kyvet”, turq. - forcë. Kaq, asgja ma shumë, që me i lanë me kuptue përdoruesit të fjalorit se ajo fjalë nuk duhet përdorë ma pse kemi përkatësen shqip.
Së pesti, por jo ma pak e randësishme, në kuvend të thirren si ata që u ka mbyllë Zoti sytë e nuk duen me pa - ndrysh si mund të mbrojnë pa i vra ndërgjegja krimin - ashtu edhe ata që kanë mendime kruekëput të kundërta me ta. Pse egziston rreziku që, tue qenë nëpër institucione e me “grada” pikërisht ata që gatuan ose mbrojnë krimin e 1972, të thërrasin thjeshtë vetveten, ose e shumta do lakej gati me i këndue “hosana” kohës së lavdishme të Zeusit të Kuq.
Së fundi, qysh në fillim të përjashtohen dy propozime të hedhuna fatkeqësisht edhe prej personaliteteve që e kanë denoncue atë Kongres si Aref Mati e Bahri Beci: a) të mësohet edhe gegnishtja në shkolla; apo do ekstremistë të tjerë b) të hidhet poshtë gjithçka e të merret për bazë gegnishtja si e folme e shumicës së shqiptarëve e gjuhë e traditës kulturore.
Të dy janë mendime të gabueme e të damshme.
Me u mësue gegnishtja në shkollë dmth mos me ndryshue asgja e shqipja me mbetë e gjymtueme ashtu siç asht.
Me u hedhë poshtë gjithçka (e ashtuquejtuna: Teoria e përmbysjes) e me u marrë për bazë gegnishtja asht ana tjetër e medaljes, pra, tue përjashtue tosknishten, ashtu siç u ba me gegnishten, dmth me u dhunue sërishmi shqipja, me u gjymtue përsëri atë tue i mohue gjysën tjetër të saj. Unë gega due që të them, e të thonë fëmijët e mi, e të thonë edhe nipat e stërnipat e mi “dot”, “i pështirë”, pse edhe pa ta shqipja ime do të ishte ma e vorfën, ashtu siç asht vorfnue liksht prej mbi 7.000 (shtatëmijë) fjalë gege që i mungojnë Fjalorit të Gjuhës së Sotme Shqipe.
Pra gjithçka të shtrohet vetëm mbi një bazë: kritere të shëndosha shkencore e kombtare, të pandikuem nga idologjitë, nostalgjitë e gjithë marritë tjera (sidomos nga ajo sëmundje që e kanë në gjak shqiptarët e që M. Elezi e quen me fjalën e bukur shqip “mujshim”).

6. Përgjegjësia e institucioneve dhe përgjegjësia morale intelektuale.


Kam një dyshim: A ka institucione gjuhësore në Shqipni?
A ka intelektualë në Shqipni, apo janë tjetërsue?
Tash formalisht institucionet janë, Akademia, Instituti Albanologjik (së fundi), Universitete pa numur (si bunkerët), ka, më duket, edhe qeveri, ka…
Apo nuk ka?
Ka, pa pikë dyshimi, edhe intelektualë, por ata i kanë t’huej, i kanë tulatë, u kanë mpi çdo dëshirë me marrë përsipër përgjegjësi të dorës së parë me randësi kombtare. Pse, po nuk i morën përsipër intelektualët këto përgjegjësi jetike, kush do t’i marrë, deputetët që, si thotë nji barseletë shkodrane, kanë krye kah dy e tre fakultete, por e kanë peng që nuk kanë krye edhe shkollën e mesme? Pse kaq të lehta ishin ato fakultetet - merre me mend sa shkolla të mesme mund të kishin krye, ndonjeni edhe tetëvjeçaren. Po nuk asht kurrë vonë, të dashtun deputetë, hyjani, hyjani edhe shkollës së mesme...
Unë nuk e kuptoj frikën e sotme me thanë çka mendon. Po edhe në paçi ende frikë, për hir të Zotit, kijeni edhe pak guxim. Ky vend ka nevojë edhe për intelektualë të mirfilltë, jo vetëm për “inglishmenë” hibridë e bastardha me qylaf në mendje e Benz nën bythë.
Pse tek institucionet, qofsha i gabuem, po unë nuk kam pikë besimi...

7.Mbi detyrimin e shtetit me ligjërue sanksione.


Ashtu si në mbarë botën e përparueme, do të kemi këto dukuni edhe në të ardhmen:
a - Një letërsi e thurun tue u bazue në standardin gjuhësor kombtar;
b - Nji letërsi dialektore, që sjell larmi e pasuni të veçanta, tue pasë edhe kjo vend në shkollë e në studime;
c - Gazeta, revista e sidomos stacione radiotelevizive të detyrueme me u ndejë normave standarde kombtare e sidomos të detyrueme me sanksione të rrepta me folë shqip.

Letërsia artistike do të jetë e lirë me përdorë edhe të folme krejt të ngushta.
Asht punë e secilit si e ndjen e si e shpreh krijimin e vet. Kjo veçse e pasunon shqipen, që edhe në të ardhmen do të ketë nevojë me u ushqye prej të folmeve edhe ma të skajshme.

Due të ndalem tek pika e fundit, tek detyrimi me folë shqip.
Nuk po flas për përvojen franceze apo të ndonjë shteti tjetër.
Po flas tue u nisë nga gjendja e randë, tejet kërcënuese për të ardhmen, e nji shqipeje bastardhe që përdorin sot veçan stacionet radiotelevizive, e jo vetëm ata. Pse, do profesora “famozë” të mjeksisë arrijnë deri atje sa të botojnë librin “Sëmundjet Interne”. Këta duhen ndëshkue në mënyrë shembullore.
Mund të jenë edhe profesora (superprodhimi ma i frikshëm sot në Shqipni), po nuk janë qytetarë të dejë të këtij vendi, sakohë që sëmundjeve të mbrendëshme u thonë “Interne”. Shej ma të haptë injorance s’kanë nevojë me dhanë “profesorat famozë”. Por ndërkohë ndëshkimin shembullor e meritojnë, jo tue i fishkullue me kamxhik, si do të banin dikund tjetër, por të paktën me nga nji gjobë të majme po, e libri të hiqet menjiherë prej qarkullimit.
Atëherë asht detyrë e shtetit me ligjërue sanksione, me krijue struktura përkatëse qe të kontrollojnë zbatimin e ligjit, me ushtrue kontroll të rreptë e me dhanë dënimet ma të pamëshirshme për atentatorët e shqipes.
Këtu nuk mund të ketë shtrim problemi me delikatesë. As jam për nji “puritanizëm” të skajshëm. Po jo ama sa me të ardhë të vjelltë kur ndigjon “inglishmenët” e Tiranës e të Prishtinës kah “kullojnë” kulturë tue e folë shqipen në shtatë gjuhë.
(Për fat të keq e njejta dukuni po shfaqet edhe në fusha të tjera. Shih muzikën ku kanë vërshue do “modele të reja popullore”, do gjedhe “ala magjypçe” e “ala jemençe”. Respektin ma të madh për magjypët e jemenasit, po Shqipnia ka muzikën e saj të pashoqe: polifoninë e magjishme labe e violinën e Zadrimës si instrument treshekullor popullor, si askund tjetër, të paktën në Ballkan).

Po humbëm gjuhën, thotë Fishta, humbëm kombsinë. Po pikërisht këtë ndoshta kërkojnë me ba “inglishmenët” e Tiranës, ata që e flasin shqipen në shtatë gjuhë - që nji ditë të mos ketë ma as shqip e atëherë as shqiptarë...
Këto bastardha, që u lodron barku prej hallvet, flasin kështu përçudshëm edhe pse janë injorantë, mirëpo, tue kenë shumica të pasun a të lidhun me botën e politikës e me pushtetin e pushtave, po bahen nji model rrënues veçan për brezin e ri. Këta nuk marrin vesh ndrysh veçse me kamxhik - sanksione ligjore të rrepta.
Ju jeni të qetë? Ju mendoni se shqipja po lulëzon? Se shqetësimet e mia janë të pavend? Se unë po e tepruekam me frikën e bjerrjes së shqipes?

Lum ju e mjerë shqipja!
=======================================
Shenim F.R.:

Botimi i këtij materiali kaq me vlerë mendoj, asht i nevojshem me u ribotue.
Vetem mendimet e Dijetarëve të çveshun nga myku i 1972, e shpetojnë Gjuhen Shqipe!
Melbourne, 12 Nandor 2018.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4373
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
4 - 11 NANDOR 1990 DON SIMONI RRXOI MURIN ATEIST!, Posted 14 Nëntor 2018, 14:03
Nga Fritz RADOVANI:
DHUNOHET KISHA E KLERI KATOLIK
ME ARMATIME, BURGOSJE, TORTURA, PUSHKATIME, GJYQE FALLCO…

Imazh

BURGU I KISHËS FRETENVE SHKODER
15 NANDOR 1946,ORA 12 NË DREKË, TUE NGRANË, ARRESTOHET NGA SIGURIMI I SHTETIT KOMUNIST PROVINÇIALI AT MATI PRENNUSHI…
ORA 17, ARRESTOHET DELEGATI APOSTOLIK IMZOT FRANO GJINI…
●17 NANDOR 1946 RRETH ORËS 2.00 NË MENGJES, SIGURIMI I SHTETIT FUTI ARMËT NËN ELTERËT E KISHËS E, KUVENDI I FRETENVE KTHEHET NË BURG...NJIHET BURGU MA I TMERSHEM NË SHQIPNI E PSE JO, NË KREJTË LINDJEN KOMUNISTE EUROPJANE…ME 800 TË BURGOSUN…
●Porosia jugosllave per veglen e tyne antikatolike Enver Hoxha ishte: “...Të shkatrroni kulm e thëmel çerdhën e Klerit Katolik në Shkodër, me në krye FRANÇESKANËT!”
●17 nandor 1946, një natë me shi, ndalojnë makinën tek dera e kuvendit ngjitë me Kishën, e hapin me çelsat e marrun me zori prej kuzhinjerit Martin Tarri, kalojnë nëpër mencë e futen në Kishë nëpër derë të kompanjëlit. Shkarkojnë armë e municione mbrenda Kishës tek Elteri i Shna Ndout, i Zemrës së Krishtit etj, dhe rreth orës 04.00 e rrëthojnë Kishën me ushtarë të Ndjekjës, tue mos lanë asnjë njeri me u afrue. Në ora 05.00 kur thohej mesha e mëngjezit rrëthohet edhe kuvendi me françeskanët e xhakojt që ishin aty. Ditën bahen vizita nga autoritetët e organizatat e ndryshme me pa armët e mëshefuna nga “fretnit”. Furrtari Zoi Themeli, drejtonte Degën e Mbrendshme, ndërsa zv. shef ishte samarxhiu Zoi Shkurti, torturues katil, bashkëpuntorë i kriminelit Petrit Dume në Korçë, kur u mbërthenin njerëzve ndër thembra patkoj. Komisari politik i tyne ishte krimineli Nesti Kopali, i sëmurë patologjik për krime, imoral ashtu si prokurori Aranit Çela e Spiro Pane. Ligji zbatohej nga Esat Ndreu, Tonin Miloti, Nestan Ujaniku, Misto Bllaci etj., vëlleh endacakë e mushkarë, analfabet, që ua dhanë rasa me pushkatue filozofë, profesorë e ingjenjerë. Asnjeni nuk dijnë me shpjegue se cilës rracë i përkasin, ata kujtonin se Tito, Stalini dhe Enveri janë kafshë të përjetëshme. Secili në kurset e analfabetëve mendon me vra mësuesin e vet, si Juda. Këtij grupi të etshëm për gjak i ka shërbye Arif Gjyli, Qamil Gavoçi, Qazim e Fadil Kapisyzi, Rahman Perllaku, Toger Baba, Zija Dibra, Ali Qorri (Bushati), Kasem Troshani, Lilo Zeneli, Thoma Karamello, Mentor Xhemali, Elez Mesi, Dulaç Lekiqi, Vaskë Koleci, Ali Xhunga, Ndrek Nallbani, Jonuz Dini, Xhemal Selimi, Hysni Ndoja, Asllan Lici, Bilo Bregu etj. që pasohej nga grupi i të rinjve Pjerin Kçira, Nush Baba, Lin Çollaku, Alush Bakalli, Gjovalin Mazrreku, deri tek kufoma e fundit e Sigurimit, krimineli i “rilindur” i Shkodres Shyqyri Qoku.
●“Dosja 1302/II-A”Ky film i organizuem dhe i luejtun nga rregjizorët jugosllavë asht nder krimet ma të shemtueme të zhvillueme në Burgun e Kishës në Shkoder.
I vetmi njeri i penduem që kam njohë në vitin 1982, pjesëmarrës i Sigurimit të Shtetit në këtë vepër të shemtueme asht kenë Zef Bardhoku, i cili më ka tregue krejt mënyrën si kanë hy në Kishë me armë dhe, si i kanë vendosë arkat aty. Tregonte se Fra Ndue Vila, nuk ua kishte dhanë çelsat e ishte torturue mizorisht. Ai pohonte se dyshohej për armë përsonale ndër fretën, mbasi kishin informata nga xhakoj agjenta. Mbyllej biseda e Tij: “Nuk dij sesi, Zoti nuk ka premtue për të gjithë ne që kemi futë armët në Kishë, me na varë populli katolik në traun e sipërm të derës së Kishës së Shna Ndout, për atë vepër të ultë që kemi ba, tue çue në plumb Imzot Frano Gjinin, At Mati Prennushin, At Çiprian Nikën e Don Nikoll Deden krejt të pafajshëm, e sa të tjerë, me vite të tana në kampet e burgjet e mnershme të shfarosjës ku, edhe kanë vdekë...”(Dishmi gojore, viti 1982).
●4-11 Shkurt 1945: KONFERENCA E JALTES…
Vendosi në Shqipni diktaturen sllavokomuniste të diktatorit Stalin, prej së ciles, deri në 1950 diktatori Tito, me veglen besnike terroriste në Shqipni Enver Hoxha, kanë vra dhe zhdukë nder hetuesi e kampe shfarosje me një barbarizem të panjohun GJENOCIDI: Imzot Frano Gjini, Imz.Gjergj Volaj, Imz. Nikoll Tusha, Imz. Jul Bonatti, Imz. Nikoll Deda, Imz. Vinçenc Prennushi, Imz. Gjergj Haberi, At Lorenc Mitroviq, Don Lazër Shantoja, At Leonard Tagaj, Don Ndre Zadeja, Don Mark Xhani, At Giovani Fausti, At Daniel Dajani, At Gjon Shllaku, At Anton Harapi, At Zef Maksen, Don Alfons Tracki, At Mati Prennushi, At Çiprian Nika, Don Anton Zogaj, Don Nikoll Gazulli, At Bernardin Llupi, Don Luigj Pici, At Bernardin Palaj, At Serafin Koda, Don Dedë Plani, Papa Pandi (Korçë), Papa Josif Papamihali, At Lekë Luli, Don Dedë Maçaj, Don Luigj Prendushi, Don Pjeter Çuni, Don Aleksander Sirdani, Don Anton Muzaj, Don Mark Bicaj, Don Vlash Muçaj, Don Nikoll Shelqeti, Don Ejëll Deda, Don Jakë Bushati, Don Nikoll Laskaj, Don Kolec Prennushi, Seminaristi Mark Çuni dhe Fratel Gjon Pantalia.
U arrestuen, torturuen dhe vuejten shumë vite nder kampe shfarosje: At Gegë Lumaj, At Dioniz Maka, At Alfons Çuni, At Gasper Suma, At Sebastjan Dedaj, At Gjergj Vata, At Jakë Gardin, At Frano Kiri, At Donat Kurti, At Filip Mazrreku, At Aleks Baqli, At Pal Dodaj, At Marjan Prela, At Agostin Ashiku, etj, që u vazhdue me Gjenocidin e 1967...
***
●Ata kriminelë e terroristë vrasës që kanë dhunue Kishen Katolike dhe Klerin Katolik Shqiptar Atdhetar, inteligjencen europjane e pasuesit e kulturës Perëndimore, gëzojnë edhe sot: “Dekoratat, medaljet, tituj shperblimi, pensione e privilegje”, e trashigimtarët e tyne hajdut, drogagjijë, vrasës e tradhtarë, nderohen per veprat ma të ndyta kriminale të paraardhësve të tyne nen masken e turpit, për “Rilindjen e një Gjenocidi shfarosës” të SHQIPNISË EUROPJANE TË GJERGJ KASTRIOTIT – SKENDERBEUT !
Melbourne 14 Nandor 2018.


Nga Fritz RADOVANI:
4 E 11 NANDOR 1990 DON SIMONI RRXOI MURIN ATEIST !
Imazh

DON SIMON JUBANI 11 NANDOR 1990
RRMAJI, SHKODER – RA MURI ATEIST I 1967…
9 NANDOR 1989 KISHTE RA MURI I BERLINIT…
Me 4 Maji 1958 Futbollisti i “Vllaznisë” së Shkodres, Simon JUBANI asht Shugurue Meshtar nga Imz. Ernesto Çoba. Asht kenë emnue në Mirditë... Atje u arrestue në 1963, dhe ka ba 26 vjetë burg kryesisht, i pranguem dhe i paperulun në burgun e Burrelit.
13 Prill 1989 u lirue nga burgu me një grup klerikësh të “harruem” nder burgje e kampe.
Edhe pse Muri i Berlinit kishte ra, Shqipnia “socialiste” vazhdonte rrugen e pafund e pa kokë, drejtë shkretinave të Tibetit, nën drejtimin e njëfarë anadollaku Ramiz Alia.
Ashtusi pat veprue me kosovarët e 1945 në rrugen Kukës – Tivar, ashtu vazhdonte me vra Rininë Shqiptare nder piramida edhe në vitin 1989 – 90 në kufijtë Shqiptar.
Me 4 Nandor 1990, ora 11.30 në Vorrezat e Rrmajit të Shkodres, Don Simon Jubani kje kerkue dhe u shoqnue nga shoferi Mark Morana, ku tha Meshen e Parë mbas vitit 1967, kur Shqipnia kje shpallë “Shteti i Parë Atist në Botë”, me Kushtetuten e vitit 1974.
Atëditë Don Simoni shpalli edhe thanjen e Meshës me daten 11 Nandor 1990, ora 11.00.
Menjëherë Rinia Shkodrane padallim Feje, riparoi Kapelen e Vorrezave të djegun...
Edhe Komiteti i PPSh së Shkodres, i drejtuem nga sekretari Xhemal Dymylja, që merrte udhzimet direkt nga Ramiz Alia, filloi përgatitjet me armatime në apartamente dhe në vagonat e trenit, që perveç sampistëve të armatosun, kishte edhe armatimet rezervë...
Me daten 10 Nandor, ora 12.00 e mesnatës, “shoku” Xhemal asht njoftue nga Ramiz Alia, që me “Urdhen të z. Peres de Kuelar, me sigurue qetsinë në Vorrezat e Rrmajit, dhe mos me u ba asnjë nderhymje me armë me 11, mbasi në të kundert nderhyn OKB...”
Shkodra me rrethina u dynd me pa Meshen e Don Simonit ora 11.00... Shqipnia në Festë!
Muri i Ateist i vitit 1967 u shemb njëherë e pergjithmonë! Me 15 Nandor kemi shkue dhe kemi Festue me vllaznit Musliman hapjen e Xhamisë së Plumbit në Ajasem...
Don Simoni mbas vepres Madhshtore të Meshës së Parë, me 4 dhe 11 Nandor 1990, asht
i Pari Klerik Katolik Shqiptar, që asht thirrë në Vatikan me u takue me Papen Gjon Pali II, vizitë e cila, asht pasue nga disa Personalitete botnore në Belgjikë, dy herë nga vetë Administrata Amerikane, Parlamenti Rus, Franca, Gjermania, Italia, Spanja, Stambolli, Kajro, Izraeli dhe shumë institucine jo kristjane botnore.
Universiteti i San Franciskos në Kaliforni i ka akordue Don Simon Jubanit diplomen “Honoris Causa”, si protagonist i “një Epoke të Re në Shqipni”.
Shteti i Miçiganit e ka nderue Don Simonin me një “Special Tribute”.
I Perjetshmi Don Simon Jubani ka shkrue: “Ateizmi në Shqipni gjoja e kishte gjetë supernjeriun, Enver Hoxhen, dhe ky donte të fitonte me gjak e terror çka Kisha e kishte fitue me lutje, zotësi, mund e djersë. Dhe si të gjithë tiranët që skllavnuen Popullin e Perëndisë, edhe ky mori mallkimin e Popullit të Zotit, u shtyp si miza dhe perfundoi në koshin e plehut të historisë, e megjith këte, salvuesit nuk kanë mësue nga historia!..
Komunizmi na bani edhe ma të famshëm, se na shtoi numurin e Martirëve.”
Komunizmit në të vertetë i mbaroi benzina, ai pa gjak Klerikësh ngordhë kudokjoftë! Qeveritarët tanë me “aleatë” janë tue u mundue me e “Ringjallë” tue e shty nga mbrapa,
po, fatkeqsisht, nuk e dijnë se Shqipnia i perket Europës, dhe jo, sllavit, grekut e turkut!
***
Sot nuk e dij sa njihet apo sa kujtohet Don Simon JUBANI nga Populli Shqiptar...
Dij vetem këte: Se, martirizimi dhe Gjenocidi komunist kunder Klerit Katolik Shqiptar, derisa Don Simoni ka mbyllë sytë, dhe se, Klerikët Shqiptarë që kanë dhanë jeten per “Atdhe e Fe”, kanë mbajtë gjallë Fenë, e ateizmi nuk ka mujtë kurrë me triumfue në TROJET SHQIPTARE TË GJERGJ KASTRIOTIT – SKENDERBEUT...
Melbourne, 18 Nandor 2018.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Mëparshme
Posto një përgjigje 329 postime · Faqe 33 prej 33 · 1 ... 29, 30, 31, 32, 33
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 3 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 19 Nëntor 2018, 03:29
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari