Histori, gjeografi dhe cdo gje qe ka lidhje me lashtesine e qyteteve ne trevat shqiptare.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 51 postime · Faqe 6 prej 6 · 1, 2, 3, 4, 5, 6
SHKODRA - NJERËZ, HISTORIA - KULTURA - LASHTESIA..FATKEQSITË
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4366
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SHKODRA - Kryeqytetë prej vjetit 251 para Krishtit i Shqypnis Ilire....
Imazh


”Shkodra, kryeqyteti i Gegnís, pat kenë motit selia mbretnore e krajlavet t’Ilirís, që kjénë të Parët tanë.”
At Justin Rrota, libri ”Rrethimi i Shkodrës”

”Shkodra ka qene Kryeqyteti i 'llirise dhe qender e Liburnvet Labeatas.” (fq. 312, H. Dritës, Nr. 5-10, muej maj-tetuer, 1943. Autori – Bardhyli, pseudonimi i Llukë Karajfilit)

”Shkodra ka mbetë kryeqendra e Gegënisë shqiptare”
Antonio Baldacci (Bologna, 1867-1950), autori i shkrimit “Shkodra e Shqypnisë”, botanist, gjeograf, specialist i studimeve etnografike, politike dhe socio-ekonomike - italjan .


Shkodra kryeqytetë historiko-kulturor-ekonomiko-natyror;

Në Shqypnin etnike asht unikal Shkodra për polinomin e saj si historik, kulturor, ekonomik dhe natyror.

Shkodra kryeqytetë historik
Shkodra asht qytetë jo 2400 vjeçare sipas arkeologve të diktaturës komuniste-sllave, por plotë asht 5 mij-vjeçare sipas arkeologve jo komunist europjan.
Shkodra ndodhet në 1/7 e pjesë të Shqypnis Etnike politike të caktuem nga Traktati i Shen Stefanit (3.3.1878), i Kongresit të Berlinit(13.6.1887), i Kongresit të Londrës(16.12.1912; 23.I. – 30.V.1913), i Konferencës së Teheranit (28.11.- 1.12. 1943,) dhe i Konferencës së Jaltës(4-11.2.1945).
Shkodra – Kryeqytetë i Fisit ilir të Labeatëve, qi i dhanë edhe emnin liqenit (Palus labeatis – Moçal(ujë i ndejun – liqen) dhe i lumtun nga latinishtja).
- Krye.qytetë Shkodra në 251 – 171(në mesin e shek. III)para Krishtit në krye të mbretnisë Ilire dolën Ardianët. Aristokracia skllavopronare ardiane, e cila kishte krijue nje organizim të mirë ushtarak, në vjetin 251 para Krishtit mori në dorë pushtetin dhe përfaqsuesi i saj u ba Pleurati. Kështu, në fuqi erdhi dinastia ardiane, që sundoi për ma tepër se 80 vjet, me kryeqytet Shkodrën.
- Shkodra - kryeqytet në vj.181 para Krishtit
Shkodra – kryeqytet i Mbretnisë Ilire - Qendër e njohun e mbretit ilir;
Agroni e më pas Teuta, në mesin e shek. të III para Krishtit
ajo qe kryeqyteti i Mbretnisë Ilire në vjetin 181 para Krishtit, me sundimtar Gentin, dhe kishte një shtrimje të madhe në pjesën veriore.

- Shkodra një nga kryeqendrat e njësive administrative të Perandorisë Romake në 168 para Krishtit.(Gjatë shek. të II-të para Krishtit në kalanë e qytetit zhvillohen luftërat me Romën dhe në
vjetin 168 pushtohet nga '''Roma'' dhe bahet një nga kryeqendrat e njësive administrative të Perandorisë Romake. (- Kryeqyteti i Rrethimit të Shkodrës nga romakët më 15.VI.168 para Krishtit. ”….., sa ngusht i a çoi Romakut edhe sa shumë flî i kushtoi këtij, kur desh t’i a hiqte doret Shkodrën mbretit të saj të pafat, Gjencit, Gjenerali romak i famshëm, Luc Emil Pali, vjetin 168 para Krishtit.”
Në qindvjeçarin e II dhe III para Krishtit ishte fisi ilir i ardianëve që krijuan një mbretni me qendër Shkodrën.
Shkodra - me ndamjen e Perandorisë Romake, shek. IV pas Krishtit, ban pjesë në Perandorinë Romake të lindjes (Bizanti), por gjithmonë si kryeqendër e provincës Prevalitane, ku futeshin Dalmacia Jugore e Shqipnia Veriore.
- Në 395 – Shkodra Kryeqytet i Prevelitanjes.( Kryeqytet i Prevalis – Perandori Dioklecjani e caktoi kryeqytet Shkodrës në rajonin e Prevalis .)

”Shkodra, kryeqyteti i provincës bizantine Prevalis, mbetet gjithashtu pak i studiuar.”
Studiuesi turk, profesor Nexhip Alpan, në temën “Mbrojtja e Shkodrës”, paraqitur në librin “Shkodra në Shekuj”, seminari i tretë, vëllimi i parë, ndër të tjera thotë: “Shkodra tremijë vjeçare është kryeqyteti i parë i shtetit ilirian të sunduar prej Mbretit Bardhyl dhe Mbretëreshës Teuta...”(marrë nga libri Postriba e Ruzhdi Spahija)
- Kryeqytetë si Port Artur kundra Panslavizmit të Ballkanit.
- Shkodra – kryeqytetë mbretnësh nga 1355 e deri në vjetin 1396 pas Krishtit, qe nën zotërimin e feudalëve Balshaj, të cilët e banë Shkodrën kryeqendrën e principatës së tyne. Nën mbretninë e Gjergj II, Balsha II dhe III(Në shek. XIV Shkodra e pavarun dhe në vitin 1360 - kryeqendër e Balshajve (Në shekullin XIV bahet Shkodra qendër e randësishme autonome me institucione të zhvillueme dhe në vjetin 1360 bahet kryeqendër e Principatës së familjes Balshaj.)

- Kryeqytet ku Osmanët në 1392 për herë të parë vërsulen vrrullshëm si egërsina në dyertë e Shkodrës, gja që tronditi elitën e Ballkanit. Përballë një bishe të përbashkët, princërit, mbretnit e fisnikët shqyptarë, serbë, bullgarë e rumunë i fashitën mosmarrëveshjet dhe grindjet e tyne fetare-territorjale dhe krijuan një koalicion ballkanik antiosman.

- Kryeqytet i Largimit të Fogures(ikona)të Zojës Shkodrës më 25.IV.1467 nga Kisha e Zojës Mirë e ndërtuem në vitet 1200 pranë Kalasë ”Rozafa”, ku Diktatura Komuniste(1944-1992) e rrënoi dhe pas vjetit 1992 u rindërtue Kisha në ato temele ku e bekoi Papa Gjon Pali i II-të më 25 prill 1993.
- Kryqyteti i Rrethimit të I-rë të Shkodrës nga osmanët turqë(17.5 – 17.8.1474)
- Kryeqytetë i Rrethimit të II-të të Shkodrës nga osmanët turqë i dorzimit nga venedikasit të Shkodrës - turqve(14.5.1478 – 25.5.1479)
- ”Kryeqyteti Shkodra - nga vjeti 1396 e deri në vjetin 1479, Shkodra ra në duart e venecianëve. ”
- Pushtimi i Shkoddrës nga turqit osmanë u shoqërue me asgjesimin masiv të trashëgimisë kulturore dhe qytetare si dhe me shpopullimin e qytetit, por pa mujtë të shkëpusë përfundimisht lidhjet stërgjyshore iliro-arbërore.
- Shkodra kryeqendër e sanxhakut e zgjodhën pushtuesit osmanë nga fundi i shek. XVI e fi llimi i shek. XVII.
- Kryeqyteti i Dom Marin Barletit (1460-1513), Dom Marin Beçikemi (1468- 1526), që u përfshinë në epokën e Rilindjes Evropiane, në lëvizjen humaniste.
- Kryeqyteti i Rrethimit të III-të të Shkodrës nga osmanët turqë Viti 1577.
- Kryeqyteti i Rrethimi i IV-të të Shkodrës nga osmanët turqë - Gusht të 1787(një ushtri prej 20 mijë vetash mbërriti në portat e Shkodrës. ”Bushatlitë,fillimi i një andrre të mjegullt” 12.6.2012).
- Kryeqyteti i themelimit të bibliotekave.në fundin e shek.XVIII, sundimtari bushatli, Mehmet Pashë Plaku, themeloi bibliotekën e madhe që ia kushtoi Vakëfi t të Shkodrës.
- Kryeqyteti i Rrethimit të V-të të Shkodrës nga osmanët turqë - Viti 1811.("Shtojm sulmet vigane, që bani vjetin 1811 Mustafa Pasha i Bushatit, për me e shtî në dorë Shkodrën zamadhe.” (Át Justin Rrota, Ditët e mbrame të Turqisë në Shkoder ase rrethim i qytetit 1912-1913, Botime Françeskane, Shkodër 2010, fq. 19).
- Kryeqyteti i hapjeve të Shkollave private, të njohuna që prej vjetit 1836, të ngrituna në lagje të ndryshme të qytetit, por kryesisht në ato katolike17ishin: e Geg Kodhelit, Gjon Shkrumit, Zef Kamsit, Jak Krajës apo Jak Specit.
- Kryeqyteti i parë i fotografis në 1856 Marubi
- Kryeqyteti i piktorve të parë si; Kol Idromeno dhe Ndoc Martini.
- Kryeqyteti i filmave pa zë që në 1908 nga Idromenoja . “Në 1912, në bazë të një marrëveshjeje me shpikësit e kinematografi së, vëllezërit Lymierë, ai dha shfaqjet e para kinematografi ke në Shqipëri
- Kryeqyteti i tri shkollave femnore ku jepnin mësim tri mësuese shkodrane: Kushe Micja (1859), Tereza Bërdica (1862), Tina Nikë Gjergji (1869), qi mbaheshin me ndihmat e qytetarëve katolikë, por edhe me shpërblime fi nanciare nga AustroHungaria.
- Kryeqyteti i shtypshkrojës në Shkodër më 1871 me ndihmën e Austro-Hungarisë. “Kjo ashtë shtypshkronja e parë në Shqipëri, pas asaj të Voskopojës(1720)” Bendis Kraja
- shtypshkronja “Nikaj” 1909, ku shtypeshin gazeta, revista e libra edhe për popullin, po në gjuhën shqipe prej Dom Ndoc Nikaj. Ky rilindas fi lloi më 1 janar 1910 botimin e fl etores “Koha”.Bendis Kraja.
- Kryeqyteti i arsimit të Shkodrës të myslimanve qi kishte mejtepet si qendra shkollimi fi llestar, ku jepte mësim vetëm një hoxhë që paguhej prej nxënësve. Mejtepi i Molla Ferhatit (1830), i Mulla Halil Boriçit, i Mulla Mustafës, i Mulla Kamberit, i Mulla Abdylit, i Mulla Abdullahit të Vogël, i Mulla Hysein Shazit, i Mulla Sylos dhe i Mulla Jakupit dhe i Molla Medos (1892). Mbasi kryenin mejtepin për një periudhë katër-pesë vjeçare, disa nga djemtë ndiqnin mësimin në medreze, e disa bëheshin shegertë pranë ndonjë mjeshtri zanatçi apo tregtari.
- Kryeqyteti i shkollës ushtarak në 1902 e hapun nga qeveria pushtuese turke hapi në Shkodër me inisiativën e valiut e komandantit të Shkodrës, Shaqir Pasha.( Shkolla u quajt “Mejtepi
Ruzhdije i Asqerie” dhe kishte si qëllim të përgatiste kuadro ushtarakë shqiptarë, Bendis Kraja)
- Kryeqyteti i tregtis në 1867 - Çoba- Bianki 1865, letrën e Jak Biankit drejtuar fi rmës tregtare me të njejtin emër në Venedik 1865, letrën e Ejll Curanit për Jak Biankin në Shkodër 1865, testamentin shqip të një tregtari shkodran në 1867, letër nga Venediku e Stefan Biankit drejtuar tregtarit Ejll Çoba në Shkodër 1876, letër shqip e Gaspër Çobës në Korfuz, drejtuar vëllait të vet në Shkodër 1874, letra të tregtarëve Gjokë Rraboshta, Reshit Hoti, Zef Luli, Pashko Kraja, Tereza Bianki e plot të tjerë.
- Në 1850 – Shkodra kryeqytetë i një plejadë të rilindjes krijuesish potencialë, si: Zef Jubani, Leonard de Martino, Pashko Vasa, Ndre Mjeda, Filip Shiroka, Luigj Gurakuqi, Ndoc Nikaj, Hilë Mosi, Risto Siliqi e të tjerë që formojnë atë që me të drejtë mund të konsiderohet “Shkollë e Shkodrës”.
- Kryeqyteti i Rrethimit të VI-të të Shkodrës nga osmanët turqë në nandor të 1878.
- Kryeqyteti i Degës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
- Kryeqyteti i qendrës kulturore i Shkodrës i vjetve 1850, i dijetarve patriot; At Gj. Fishta, Dom Ndoc Nikaj, At A. Xanoni, At Sh. Gjeçovi, Zef Jubani, Pashko Vasa, Daut Boriçi, Luigj Gurakuqi, Dom Ndre Mjeda, Isuf Tabaku, Filip Shiroka, Risto Siliqi, Kel Marubi, Kolë Idromeno, Mati Logoreci etj, të cilët u vunë në shërbim të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.
- kryeqyteti i Delegatve të Shkodrës në Kongresin e Manastirit të nëntorit 1908, ishin At Gjergj Fishta dhe Luigj Gurakuqi si përfaqsues të Shoqërisë “Bashkimi” dhe Ndre Mjeda e Mati Logoreci, të shoqërisë “Agimi”.
- Kryeqyteti i formimit të shoqërive gjuhësore- letrare si; “Bashkimi” (1899), “Agimi” (1901), klubi “Gjuha shqipe” (1911) me anëtarët kryesorë të shoqërisë “Bashkimi” dha një alfabet mbështetur në dyshkronja, botoi edhe një gramatikë, libra shkollorë si dhe një fjalor shumë të vlefshëm që qarkulloi në vitin 1908. përmendim Preng Doçin (abatin e Mirditës), Jak Sarreqin, Lazer Mjedën, Gjergj Fishtën, Ndoc Nikajn, Dodë Kolecin, Luigj Gurakuqin, Nikollë Sheldinë, Pashk Bardhin, etj.
- Kryeqyteti i muzeumeve dhe arkivave e para, që i shërbyen së tepërmi ngritjes cilësore të përgatitjes së nxanësve të shkollave në shek.XIX. Në shkollën Saveriane, jezuitët kishin themelue një muze mjaft të pasur në1880 dhe françeskanët në 1890 me objekte të kulturës ilire, në krye dijetar i arkeologjisë, At’Shtjefën Gjeçovi..
- Kryeqyteti i formacionit të parë orkestral frymor në Shqypni prej 31pjesëmarrës. Në fund të vitit 1880, me largimin nga Shqipëria të mjeshtrit Canale, drejtimin e orkestrës frymore e mori njëri prej instrumentistëve më të shquar të këtij kolektivi muzikantësh, Palokë Kurti.
- Kryeqyteti i orkestra frymore e Kishës Katedrale, të cilën populli shpejt e pagëzoi me emrin e drejtuesit të saj “daulla” e Frano Ndojës në vitin 1898, formohet me mbështetjen e imzot Jak Sarreqit i Shkodrës.
- Kryeqyteti i XIX kryeqyteti kryesor i skenës amatore.” - Shfaqja e parë teatrore në Shqypni, qe farsa “Macco“ e Jul Cesari-t, luajtun më 20 shkurt nga nxënësit e Kolegjës Saveriane në vitin 1879.
- Kryeqyteti i futbollit dhe i çiklizmit - “Sporti në këtë qytet ashtë i lidhun me një fakt të randsishëm, kur në vjetin 1909, topi i parë i futbollit dhe biçikleta e parë janë sjellë në Shkodër nga Palok Nika.”
- Kryeqyteti i Rrethimit të VIII-të nga sllavët malazezë-serbë dhe Lufta heroike e popullit të Shkodrës prej 8 tetorit 1912 - 13 maj 1913.( prej 11 tetor 1912 - 22 prill 1913, pra 183 ditë. – fq. 24 Bendis Kraja )
- Kryeqyteti ku më 2 3. 4.1913 - Esad Pasha ia shet Shkodrën malazezve për dy milion florinta dhe me 25 prill 1913 pushtohet!
- Kryeqyteti i propozuem Shkodra duhej të ishte kryeqytet - me 5 mars 1914 edhe nga qeveria e Ismail Qemalit
- Kryeqyteti i pushtuem më 27 maj 1915 nga malazezët.
- Kryeqyteti i pushtuem për së dyti nga ndërkomtarët 1.XI.1918- mars 1920(16 muej).
- Kërkesa; Shkodra të ishte kryeqytet i një Shqipërie të pavarur më datat 2, 5 dhe 8 nëntor 1918.
- Kryeqytet i krishtnimit të Ballkanit. http://bibliotekashkoder.com/digital/hy ... V_1923_01/
- Kryeqytetë i institucjoneve diplomatike.
- Kryeqyteti i doganave toksore, detare
- Kryeqyteti i lumenjve, detit, kalave, maleve, fushave
- Kryeqytetë i kulturës, artit, futbollit, atletikës, notit, mundjes, boksit…., i muzikës, i humorit, i pikturave, i pjanove dhe vjolinave, poezisë, i bandave muzikore, i operave, i romaneve, i sportit, i luleve, i dashnis, i mikpritjes, i shkollave të para, …
- Kryeqyteti i Bamirsis nga klerikët katolikë, murgeshat dhe njërëz të pasun sidomos në raste lufte!
- Kryeqyteti i Vorreve Katolike të Rrmajit – Vepër Arti, viti 1935 - monument historik – vendi ku pushojn figurat e ndrituna të historis së Shkodrës dhe kombit! Krenari kombtare! Në vjetin 2007 asht shpallë Monument Kulturë nga Ministria e Kulturës. Kapela apo Kisha e Vorreve asht ndërtue në vjetin 1935 i projektuem nga Dr. Ing. Ludovik Zojzi(lindi më 23.XI.1910, nxanës i At Gjergj Fishtës, i vramë nga atentati i gueriljeve komuniste më 15.IX.1943.)
- Kryqyteti qi priti me armë në dorë imperialistët italianë më 7 prill të 1939 i pritën nga kalaja ”Rozafa” dhe nga brigjet e Drinit të turbullt me pushkë në faqe. Dishmi e gjallë qe vrasja e Toger Bombigi te Ura e Drinit, ku u vra djaloshi Parubi" (Sipas kronologjisë të historianit Gjush Sheldia
- Kryeqytetë i pasunisë klimatike – ujore- malore-fushore e pasun me pyje, me pemë të shumllojta, kullota, toka arë, male të nalta, kodrina të gjelbruem, kullota verore në Kelmend,….
- Kryeqytetë i Klerit Katolik, i Kishave dhe shkollave fetare, i shtypshkrojave klerikale, i profesorve të shkollave, i klerikve dijetar, gjuhtar, letrar, poet, muzikant, historjan, arkeolog, etnolog të klasit botnor,…
- Kryeqyteti i bibliotekave ma e pasun në Shkodër e françeskanëve, për mbi 30. 000volume, përveç fletoreve e revistave të grabituna jo më nga turqit, por nga banda e diktaturës komuniste, ku nji pjesë e mirë ju dhurue Beogradit dhe Moskës.
- Kryeqyteti i, violinën (qemanen) evropiane, që në 1858të ulun e mbështesin mbi kofshë, mandolinën me katër ose dymbëdhjetë tela, fyellin me dy pipëza, klarinetën, flautin, dairen baske dhe kastanjetat metalike. Kangët e ahengut këndoheshin me shoqërim instrumental.
- Kryeqyteti i pjanove në 1877.
- Kryeqytetë i kryqzatës ndaj Kishës Katolike nga bandat e Diktaturës Sllave- Komuniste – Turke e Tiranës gjatë perjudhës 1944-1990.
- Kryeqytetë i mos investimeve nga qeveria komuniste e Tiranës prej 1944-1992 dhe vazhdon kur vijnë në pushtet qeveria e trashëgimtarve komunistë edhe sot në 2018.


Simbolet për Shkodrën

- Shkodra asht kryqyteti i shum simboleve si;
I gjashtë mbretnve ilirë;
Ardianët - Perkrenare Ilire, Shek VI . Bronz i derdhun, Naltsia: 25.2 cm, Gjansia: 23.5 cm Ne mesin e shek. III mbas Krishtit ne krye te mbretnise Ilire dolen Ardianet. Aristokracia skllavopronare ardiane, e cila kishte krijuar nje organizim te mire ushtarak, ne vitin 251 para Krishtit mori ne dore pushtetin dhe perfaqesuesi i saj u be Pleurati. Keshtu, ne fuqi erdhi dinastia ardiane, qe sundoi për me tepër se 80 vjet, me kryeqytet Shkodren.
Pleurati ne vitin 250 para Krishtit
Agroni, i biri i tij, ne vitin 250 para Krishtit erdhi ne fron i cili sundoi për 20 vjet.
Teuta – grueja e Agronit u ba mbretneshë në vj. 231-228 para Krishti zgjanoi mbretnin me anë të pushtimit të Epirit.
Skerdilaidi – mbret ilir
Genti hypi në fron si mbret i ilirve në vjetin 181 – 168 para Krishtit dhe sunduen 5 shekuj e gjys ilirët(168 para Krishtit – 432 pas Krishtit)

Në aspektin Kristjan - Shkodra ka në themel të saj e kulturën e besimit kristjan, gja që bazohet nga shkrimtarë, studjuesa, muzikant, piktorë, historjan, arkeologëe, etnologë, poetë, gjuhëtar,, teologë,…
Konstandini – zyrtarizoi botnisht Besimin në Krisht në 313 në Ediktin e Milanos
Balsha i I-rë riktheu botnisht fenë shqyptare nga ortodoks sllavo-grekë në Katolik prej 395 – 1330?

E pregatiti Bep Martin Pjetri
Dt. 22.V.2018


Nr. 34.650 - dt. 17.V.2018
Nr. 35.294 - dt. 16.X.2018
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Mëparshme
Posto një përgjigje 51 postime · Faqe 6 prej 6 · 1, 2, 3, 4, 5, 6
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 0 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 22 Tetor 2018, 07:54
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari