Gjithcka mbi naten e erret 45vjecare komuniste shqiptare
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 329 postime · Faqe 32 prej 33 · 1 ... 29, 30, 31, 32, 33
120 VJETORI I LINDJES SË IMZOT GASPËR THACIT
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4373
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
27 GUSHT 1910: U LE SHEJTNESHA SHQIPTARE NANA TEREZE
Imazh

1979, Me 10 Dhjetor, Nanë Tereza n’ Oslo, merr çmimin “Nobel” për Paqë.
Aty, Nana Tereze kërkoi korrigjimin e dokumentit, tue deklarue: “Nga gjaku dhe prejardhja jam Shqiptare, kam shtetësi Indjane, jam murgeshë Katolike. Nga prirja i përkas gjithë Botës. Në zemër i përkas plotësisht Jezusit!”
M U E J GUSHT 2 0 1 8: K u j t o j m ë ...
●2002: Presidenti Amerikan Bill Klinton tha: “Nanë Tereza, ishte e para Ajo, qё më bani ta due Kombin Shqiptar. Tashti unë ndihem shumё krenar, që plotsova njё detyrim moral ndaj Saj dhe ndaj vlerave tё Lirisё në Kosovë”.
●Miss MERY EDITH DURHAM (1863-1944); AJO KA THANË NË
GUSHT 1901:“SHQIPTARI PARA SË GJITHASH ASHT SHQIPTAR !”
1909 Libri “High Albania” (Shqipnia e Epërme) asht ma e njohuna veper. Ky libër edhe sot asht një udhërrëfyes i kulturës dhe traditave të Malësorve të Shqipnisë Veriore. Gusht 1901 erdhi nga Liqeni i Shkodres në qytetin e Rozafës. Vizitoi Keshtjellen dhe shkollat e Françeskanëve dhe Jezuitëve , kryesisht bibliotekat dhe muzeumet e tyne.
***
●8 Gusht 1890 U le Don Jak BUSHATI, i mbytun në hetuesi Lezhë me 12 Shtator 1949...
2 Gusht 1918 U shugurue Meshtar At Bernardin Palaj O.F.M. (1894 – 1946)
1 Gusht 1922 U le në Grudë Don Pjeter GRUDA. Tre muej para lirimit nga burgu mbas 15 vjetësh vuejtje vdes në kampin e Sarandës me 13 Janar 1989...
15 Gusht 1945 Pushkatohet Ndue PALI dhe Caf METI. Ndue Pali në fjalen e fundit tha:
●“Nuk më vjen keq që unë sot pushkatohem prej vllazënve të mij. Jam i lumtun që unë po vdes në tokën shqiptare pas pesë vjet vuejtjesh, që pata nga fashistët dhe nazistët.
Shqipnia rron edhe pa Ndue Palin! Një fjalë dua t’ja drejtoj rinisë nacionaliste:
Punoni deri në vdekje për një Shqipni të lirë, indipëndente, me baza shoqnore moderne demokratike! Rrnoftë Shqipnia e shqiptarëve! Të fala familjes. Prokuror Aranit Çela”
Gusht 1945 Nuk vonon vjen prap në Shkoder Sejfullah Maleshova i derguem nga Enver Hoxha, gjoja per me formue Partinë Demokristjane me At Gjon Shllakun, nje kurthë per pushkatimin e At Gjonit. At Mati Prennushi refuzon perfundimisht formimin e Partive politike në Shkoder... Refuzimi, At Gjonit i kushtoi me jeten e Tij.
20 Gusht 1945 Dosja 2026 Denohet At Geg Lumaj, At Dioniz Makaj, At Giacomo Gardin dhe At Gjergj Vata, t’ arrestuem ne Janar e Shkurt 1945.
Avokat Paulin Pali U le në Shkodër më 1916. Studimet e nalta për Jurisprudencë i kreu në Itali. U arrestua më 14 gusht të vitit 1946, për “veprimtari kundër pushtetit popullor” dhe për “tentativë arratisjeje për në Itali”. Më 14 janar 1948, në gjyqin ushtarak që u zhvillua në Shkodër, u dënua me vdekje, me pushkatim, dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Gjyqi kje i mbyllun dhe askush nuk i pau as nuk i ndigjoi kurrma!
25 Gusht 1948 Arrestohet Don Pashko MUZHANI (1915 – 1995) Dënohet me burg...
31 Gusht 1948 Arrestohet Imz. Gjergj HABERI (1874 – 1954) Vuejti 8 vjet nder kampe..
31 Gusht 1948 Arrestohet Don Lekë DREDHAJ (1898 – 1976) Dënohet me burg...
10 Gusht 1949 Vdes Don Luigj ZOJZI, (1885 – 1949) Student i shkelqyeshëm ne Vjenë.
22 Gusht 1950 Arrestohet Don Ndre LUFI (1888 – 1969) Nuk zbaton urdhnat e kryeministrit, tue transferue klerikët jo simbas urdhnit tij...Denohet 20 vjet burg.
15 Gusht 1956 Ceremonia zyrtare e bamjes Meshtar e At Gjergj Vates S.J.
●Gusht 1956 Vdiq në Pragë Don Loro CAKA Një luftar i perkushtuem i Lirisë.
17 Gusht 1966 vdes At Pashko PRELA (1877 – 1966) Me vendosmeni Atdhetare e Fetare.
●16 gusht 1993 Vdiq At Aleks Baqli O.F.M. predikatar i njohun..Vuejti nder kampe...
***
●1992; 22 Gusht Papa Gjon Pali II ban apelin per Paqë në Ballkan.
2000; 15 Gusht hapi Diten e Rinisë në Tor Vergata Romë me 2 miljon të rij nga Bota…
2001; Gusht 1: Papa Gjon Pali II ban pritjen e 1000 në Vatikan.. Ka pritë mbi 17 miljon pelegrin, 38 vizita kryetar shtetesh, 738 takime me drejtues shtetesh, 246 kryeministra...
Melbourne 1 Gusht 2018.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4373
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
KATILAT E MBYTEN DHE
E LANE EDHE PA VARR… !

Imazh
AT BERNARDIN PALAJ O.F.M.
(1894 – 1946)


2 GUSHT 2018 EDHE NJË USHTAR I ATDHEUT DHE I FESË MA SHUMË !
2 GUSHT 1918 U shugurue Meshtar At Bernardin Palaj O.F.M. (1894 – 1946)
EDHE NJË DIJETAR FILLON ME DALTUE ME PENË NDER ALPET TONA...
1944 Per Françeskanët e Shqipnisë, hapi vetem gropa varrimi pa emen dhe Kryq...
Pranë Spitalit të Shkodres ishte edhe konvikti “Malet Tona”, një ndertesë që shpejtë u kthye në hetuesi, se i duhej Sigurimit të shtetit me kenë pranë Spitalit per “autopsi”...
Në vitin 1946 asht arrestue edhe një shkodranë që per fat ka jetue deri në vitin 1999, kur shumica e Martirëve tanë e kishin mbyllë jeten e vet. Ky ishte Loro Vata, nder Burrat e nderuem per qendresen nder tortura dhe në vuejtjet e pafund nder kampet e shfarosjes.
Njëtjeter vlerë e Loros që ndoshta, nder shumë të tjerë edhe mungonte, ishte saktësia e ruejtjes së ngjarjeve në kujtesen e Tij, që kur fliste të dukej sikur po lexon kujtime...
Pata fatin e madh me u njoh afer me Loron mbas vitit 1992, kur unë porsa kishe fillue me shkrue per vitet e paharrueshme të diktaturës komuniste dhe “luftës së kllasave”.
Një ditë u takueme tek Dugajt’ e Reja, dhe u ulëm me Loron me pi nga një kafe tek klubi poshtë shtëpisë Plevneshëve. Loro filloi nga 1946, pak ditë mbas arrestimit kur Loro Vata dergohet në hetuesinë tek konvikti “Malet tona”. Aty merrej në pyetje nga një katil i njohun i hetuesisë, Fadil Kapisyzi.
Qelia ku ishte i pranguem Loro, ishte pranë dhomës ku Fadili, merrte në pyetje edhe të arrestuemit tjerë. Në krahun tjeter Fadili i kishte vue pranë Loros një zonjë shkodrane, së ciles i kishin pushkatue burrin dhe këte po e torturonin me e dënue. Kjo ishte zonja Bedrije Ashikja, e motra e Ahmet Ashikes.
Shpesh Bedrijen vinte dhe e merrte hetuesi Dul Rrjolli, dhe e vente me pastrue zyret.
Loro po më tregonte per ditët e para të Dhjetorit 1946, kur Bedrija mbasi mora fshisen dhe koven e ujit shkoi tek dhoma e Fadilit me e pastrue zyren e tij. Dy kriminelat, Fadili me Dulin kishin dalë perpara ndertesës dhe po pinin cigare.

... Nuk kishin kalue pak minuta mbasi Bedrija po pastronte
dhomen e Fadilit, u ndigjue një virrmë e fortë, që u këput pa u kuptue pse... As nuk mund të merrej me mend!


Shumë shpejtë nuk vonoi pak kohë dhe mërrijti Dul Rrjolli, i cili mbasi e pyeti Bedrijen: “Pse e preke thesin, a të thashë, se mbas derës mos pastro... moj e poshter.., moj...” dhe
ai vazhdoi, tue terhjekë rrëshanë Bedrijen, që nuk i ndigjohej fare zani, por tue e sha me fjalorin e njohun të tyne, eci derisa e holli në qeli...

Mërrijti aty edhe Fadili, dhe vazhdoi edhe ai si Duli. Në fund Fadili e porositi me nervozitet Bedrijen:
“Guxo e tregoi kujt se shka ke pa, se edhe ty do të kalbi në një gropë me te, moj ..!”

Loro tregoi se atë natë ishe i sigurtë se i pergjojnë, prandej, as nuk i kishte dhanë asnjë sinjal Bedrijes per me marrë vesht shka ngjau atëditë, në zyren e torturave të Fadilit...
Të nesermen heret më zgjoi vetë Bedrija: “Loro, a e di shka ka ngja dje në zyre të hetues Fadilit?” – Unë, i pergjegja jo! Po në të vertetë, gjatë natës, veshtrova nga oborri dhe, aty nga e vona, disa roje hapne një gropë, dhe hollen aty një thes ngjyrë kafe të mbyllët mu tek qerrshija brinjë murit të hetuesisë... Kuptova se dikush kishte vdekë në tortura!

Bedrija i kishte tregue Loros, se: “Gjatë torturave me korrent elektrik, Fadilit dhe Dulit u ka mbetë i vdekun në dorë At Bernardin Palaj, dhe ashtu me tela nder veshë e kishin ba si thes në zhgunin e vet ngjyrë kafe. Unë pa dijtë gja, tue pastrue mbasdere, kur e pashë vrrita dhe nga tmerri më ka ra të fikët... Ka ardhë Duli dhe më ka hjedhë ujë, e mbas pak kam ardhë në vete. Gjithë diten jam qenë e tmerrueme, as nuk më ka kalue buka...
Një tmerr me e pa Fratin e shkretë ashtu..!!”
***

E mbytja e At Bernardin Palaj në torturë, vazhdon mos me e shkrue si ishte e verteta!
Keni “harrue” sa vjet janë ba tue tregue përralla me mbret e tetanoz...
E sa mija e mija Martirë t’ Atdheut janë të mbuluem me përralla e rrena...

HIQNI DORË NGA MASHTRIMET ! Kerkoni të verteten!

Nuk ua hiqni dekoratat “Heronjve” Vrasës dhe Tradhëtarë! I mbrojnë bijt’ e tyne...
...E, kur pat pyet Dulin një shok i veti: “Çka po bani në këte popull kështu, o Dul!?”
Ai u pat pergjegjë: “Kur ishim fëmijë, nder mejtepe, nga Hoxhallarët e patme ndigjue fjalen Zot! Po këta që po rriten që as nuk e kanë ndigjue as, nuk e dijnë Atë Emen?
Mendoni se çka do të bajnë këta mbi këte Popull...”
Koha po i verteton të gjitha parashikimet!

Melbourne 2 Gusht 2018.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4373
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
“RECETA PA KOMB”
NGA PROF. SAIMIR A. LOLJA

Imazh

Asnjëherë një liber nuk mundet me kenë jashta kohe!
Ndersa, ka edhe libra që i perkasin të gjitha kohëve, ose ma sakt: Gjithmonë në kohë. Një nder këta libra asht “Receta pa Komb” e Prof. Saimir Lolja, kushtue Prindve t’vet.
Kam lexue materiale të botueme nga Prof. Lolja dhe bindja ime ishte se, shkrimet e Tij ngulmojnë nder fakte dhe dokumenta. Nuk ishe kenë aspak gabim!
Libri “Receta pa Komb” asht një permbledhje faktesh të bazuem mbi dokumenta, që per fat janë permbledhë me saktësi nga Prof. Lolja, i cili me kujdes i ka rreshtue dhe, i ka paraqitë para lexuesit me kjartësinë dhe mjeshtrinë e një historiani modern.
Ngjarjet fillojnë me 25 Gusht 1928...
Ishin në Moskë edhe një grup shqiptarësh që mendonin me “shpetue” Shqipninë!
Per ate që don me kuptue, Prof. Lolja, e ka percaktue në faqen e parë tek “Mbjellja në fillim, shija më vonë” faqe 13, “Llazar Fundo ishte një veteran i Kominternit me mjaft karierë në xhihadin sllavo-komunist. Ai kishte qenë deri në Mongoli në fillim të viteve 1920...” Pra, Llazari, donte me shpetue Atdheun tue i sherbye Mikhaylov dhe Titos, dy “muxhahid ose xhihadist = luftarë të luftës së shenjtë” të percaktuem nga Prof. Lolja, si organizator të “revolucionit” në Shqipninë e viteve 1930... Dhe, bashkë me kohen dhe vitet, ecin edhe listat e emnave të “xhihadistëve” të Spanjës, Francës dhe Luftave Civile, ku nuk kanë mungue asnjëherë “sllavo-komunistët” shqiptarë.
Ardhja e Miladin Popoviqit në Rozhaja të Malit të Zi në Korrik të 1941... Hapë faqen e re (të zezë) të formimit të Partisë Komuniste Shqiptare (PKSh). Asht e vertetë që ngjarjet në librin e Prof. Loljes ecin në shinat e Historisë së shkrueme, po asnjëherë me emnat e plotë të atyne që banin pjesë nder grupe dhe celulat komuniste nga themelimi i PKSh. Duhet theksue një fakt shumë me randsi: “Ne nuk kemi njoh asnjëherë nenshkrimet e pakteve dhe marrveshjeve të mëshefta mes sllavo-komunistëve tanë me ata jugosllavë.”
Të gjithë paguhen dhe të gjithë janë “proletarë”, që “sakrifikojnë” per Shqipni.
Perballë perpjekjeve t’ Atdhetarëve tanë, libri tek kapitulli “Shteti Shqiptar” tregon me detaje edhe mbrapaskenat ose “dëshirat” e fqinjëve, që nuk mungojnë me u citue nga shumë personalitete që kishin në dorë fatin tonë, por per hirë të miqsisë me grekët apo titistët e Jugosllavisë, “detyrohen me na braktisë per 50 vjetë nën diktaturë komuniste”!
Paraqitja e saktë dhe e dokumentueme e Luftës së Dytë Botnore, pushtimi fashist italian, ikja e Ahmet Zogut nga Greqia në Egjipt, per me mërrijtë me 22 Qershor 1940 në Londer, tregon një ecje breshke neper Europë të “mbretit” Ahmet Zogu...
Në faqe 117: “me ndihmen e DZOV, komunizmi bizantin montoi Enver Hoxhen në Shqipëri dhe ai u bë gjatë gjithë jetës së tij sunduesi i Shqipërisë me stil sllav.”
A mundet kush nga “akademikët” tanë me e perkufizue ndryshej tiranin Hoxha?...
Ma sakt do të gjeni tek libri “Receta pa Komb” edhe zhvillimet e viteve 1943 dhe 1951, që asnjëherë nuk janë dokumentue me fakte të plota e jo gjysmake, si asht veprue nga viti 1941 e që vazhdohet edhe sot, nga matufët e “akademisë së tiranve të tiranit në Tiranë”
Libri mbyllet me një pyetje nga Autori Lolja: “A duhet të kishte patur një shtet kombëtar Shqiptar para vitit 1912, para..., para...?” dhe sigurisht, edhe lexuesi i tij mund të pyesin:
“Po Rusvelti, a e dinte ku bjen në hartë Shqipnia, që nenshkroi në Dokumentin e Jaltës:
“Ajo i perket qeverisjes sllavo-komuniste e bizantine greko, jugosllave dhe sovjetike... Por, jo Shqiptarëve pasues të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut !”
Dhe, kurr Europës.... As sot!
Ju falemnderës z. Prof. Saimir Lolja, per këte veper të çmueshme e të saktë historike!
Melbourne, 4 Gusht 2018.


Nga Fritz RADOVANI:
SHQIPNIA SI MOLLATARTA

Imazh

MOLLATARTAT SI SHQIPNIA
Mollat e arta ose mollatartat tregojnë dashunin dhe respektin e madh të Shqiptarit per ta!
Ndoshta, shumë i veçantë ky emen por, jo i pameritueshem... Mollatartat gjithmonë janë kenë në vendet ma të dukshme dhe të sigurta nder kopshtijet tona ku, nuk i ka mungue asnjëherë dielli, vaditja dhe as ushqimi suplementar ma i zgjedhuni nga lopët tona.
Ma të kandshmet dhe të kerkuemet mollatarta në Shqipni ishin ato në formë zemret...
Ashtu si Shqiptarëve, as mollatartave nuk i ka mungue edhe huni perbrijë porsa ka lindë.
Ngulej dikund perbrijë saj me kujdesin ma të madh dhe rritej e mbështetun per te...
Huni ishte gjithë jeten pranë mollatartës dhe dukej se ai po kujdesej aq fort per te, sa shpesh harrohej edhe kopshtari. Në të vertetë ai nuk e lente me u shkrrye per tokë.
Kishte raste që edhe mbasi plakej e thahej, huni vazhdonte me i qendrue pranë, aqsa të jepte pershtypjen se në saje të tij ajo prodhon edhe kokrrat e pafarë të mollatartave.
Janë të bukura me u pa por edhe shumë të kandshme me u hanger, por pa hu...
Nuk dij a asht kujtue kush me i këndue kangë mollatartave..., të pakten nder darsma! Asht shumë interesante ngjyra e tyne, që porsa mollatarta lind, ajo nder te gjitha kohët e ndryshimit të ngjyrave merr edhe disa emna të tjerë që, të gjithë e kuptojnë se asht tue u ba fjalë per Shqipninë, si vend prodhues i mollatartave të llojeve të ndryshme...
Kur asht jeshile, mollatartës i shpohet syprina dhe futet në sheke me shllinë, e mbas pak ditësh ajo thirret turqi... Tharptina e saj të hjekë neverinë e mishit undyrshem... Per mos me na u zemrue “vllaznit e gjakut të qeveritarve tanë”, disa i thonë turshi...
Në kohen e pushtimit italian, ushtarët e tyne i jepshin derrave tepricat e makaronave që i kishin pergatitë me salcë mollatartash..., pra me mollatarta të zieme, dhe derrat me turij të skuqun dukeshin se janë ba kuqalosha tue u kafshue me komunista...
A din ti lum zotnia, se nuk kaloi shumë kohë dhe aty nga viti 1963 – 64, pa e kuptue as fshatarët që i ujitshin perditë, erdhen e u bane mollatartat e verdha... Flitej nenza nder mbledhjet e PPSh, se domatet (kështu i quenin komunistët), nga miqët kinez ndrruene ngjyren prej “Revolucionit kultural”... Ishin të shijshme, po nuk lejohej me ngranë ma shumë se tri kokrra të vogla, se kaq hante edhe shoku Enver dhe Mao Ce Duni...
Mbas hymjes në “Konferencen Islamike”, kemi pasë edhe mollatarta të zeza... Ata që bahen turqi nuk mungojnë n’asnjë kohë... Pelqehen shumë se ruejn ngjyren jeshile!
Vetem, per me i ndij lezet mollatartës e Shqipnisë, nuk duhet harrue asnjëherë huni...
Melbourne 12 Gusht 2018...
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4373
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
KUSH NGA JU E DIN
KU BIJE KUFINI ?!


Imazh

NJË NDER MA T’ ARTAT PENA TË HISTORISË SË VERTETË SHQIPTARE !
Malsuer në pamje e Malsuer në bamje, me një tru të daltuem Europjan Perëndimor ku, sejcila qelizë ruente permbrenda saj një vllim të Historisë së Lavdishme t’ Ilirisë sonë...
Dijetar i pakufi si qielli i Maleve të Bogës, ku thithi ajrin e paster të Bjeshkëve tona!
Një fat i madh kur u ndesha me Te dhe, i shterngova doren e Bekueme...
Nuk kishte shumë kohë që kishe lexue një material historik të At Marinit ku, mbasi Ai kishte shkelë me kambët e veta të zbathuna nder të gjitha fshatet e kufinit Shqiptar, i kishte shkrue të rreshtuem njenimbastjetrit deri poshtë në Korfuz... Madje, tue e tregue saktësisht edhe sasinë e popullsisë, gjendjen ekonomike dhe besimin e banorëve t’ atyne viseve, ku mbas At Marinit, nuk besoj se asht marrë kush me atë punë aq delikate.
Tue lexue atë material shkencor, sa vinte e të formohej nder sy Harta e Shqipnisë!
Neser me i pyet qeveritarët tanë, ambasadorët apo “akademikët” që fluturojnë per çdo minut mbi ato zona aq me vlerë, se mbi cilin fshat apo kujt i perket ai vend aq i bukur që po shikon nga dritaria e avionit, jo vetem nuk i njohin po as nuk dijnë me i gjetë n’ hartë edhe me e pasë Shqipninë një meter të madhe perpara.
Takimet e tyne sekrete, pa praninë as të sekretarve të vet, marrveshjet “sekrete” dhe të nenshkrueme që nga 1913 prej Esad Pashës, Ahmet Zogut, Enver Hoxhës, apo të sa e sa ministrave të jashtem mbas vitit 1991, të gjithë nenshkrimet paturpsisht në interesin e shteteve të hueja, tue fillue nga “dokumenti i Konferencës Islamike” 2 Nandor 1992, janë “Një Dosje e plotë e Tradhtisë Antishqiptare, në damin e Atdheut e t’ Popullit Shqiptar”.
Bisedohet me grekë, bisedohet me sllavë e turqë, bisedohet per toka, ujë e varreza, po jo, “per asnjë pëllambë Tokë Shqiptare që na asht grabitë nga anmiqtë që nga viti 1913...
Kosova me të gjithë kujdesin Amerikan, pa u “njohë fare nga fqinjët, fillon me u kujdesë per shkembimet territoriale, tue prekë pikrisht aty ku nuk korrigjohen kurrma gabimet”!
Deri kur tradhtarët do të vazhdojnë me shitë e vjedhë territoret e pasuninë e Atdheut ?!
Ju jeni të vetmit në Botë.., që sot po shkatrroni Trojet e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!
Melbourne 17 Gusht 2018.


Nga Fritz RADOVANI:
ZALLI I KIRIT I ZI SI FUTA

15 GUSHT 1945, ORA 5…
Imazh

AH I ZI GUSHT SI FUTA E MALIT…
ME KERKUE LOT ME KAMBË T’ KALIT
NJI PIKË S’ QET NANA E NDUE PALIT
!

DOSJA 1108: NDUE MIRASH PALI,vjeç 23, nga Shkodra,
I biri i Mirashit dhe i Mrikës Gjelosh Vatës…
Me datën 15 gusht, aty nga ora 3.30 e mëngjezit, kur rojet e burgut të vjetër të Gestapos (pranë shtëpisë së Zef Shirokës), hapnin dryjt e dyerve me zhurmë e virrma për me hy xhelatët me marrë të dënuemit me vdekje për me i çue me i pushkatue, ata u gjetën para një të papritune që as nëpër mend nuk i shkonte! Ndou dhe Cafi kishin mpreh bishtat e lugëve që hanin dhe i kishin kthye në thika. Xhelatët gjetën aty atë që lypnin me sjelljen e tyne barbare. Heroizmi i Ndue Palit e Caf Metit mbeti i pashlyeshëm në kujtesën e Popullit të Shkodrës! Akti heroik i vdekjës së Tyne u kthye në një legjendë.
Ata trandën hekrat dhe murët e burgjeve komuniste në gjithë Shqipninë.
***
“V.F.L.P.
Proçes- verbal

I mbajtun mbi vullnetin e mbramë të të dënuarve me vdekje,
●Ndue Mirash Pali dhe Caf Meti, nga Shkodra.
Sot më 15 gusht 1945, ditën e mërkure, ora 5.00 para dreke, unë prokuror i Gjykatës Ushtarake, kapiten i II Aranit Çela, shkova në vendin ku do të ekzekutoheshin kriminelët e luftës dhe armiqtë e popullit, Ndue Pali dhe Caf Meti nga Shkodra, për të marrë fjalën e fundit të tyre, në të cilën thanë këto:
“Ndue Pali: Nuk më vjen keq që unë sot pushkatohem prej vllazënve të mij. Jam i lumtun që unë po vdes në tokën shqiptare pas pesë vjet vuejtjesh, që pata nga fashistët dhe nazistët. Shqipnia rron edhe pa Ndue Palin!
Një fjalë dua t’ja drejtoj rinisë nacionaliste: Punoni deri në vdekje për një Shqipni të lirë, indipëndente, me baza shoqnore moderne demokratike! Rrnoftë Shqipnia e Shqiptarëve!
Të fala familjes. Prokuror (Aranit Çela) d.v.”

●Po sot, si asht ai vend ku kalben vetem të pushkatuem nga terroristi Aranit Çela mbi 2000 vetë, per të cilët, vazhdon me u shperblye nga organet kriminale të “Republikës”...
●Thonë se: “Historia edhe persëritet !”
Melbourne, 18 Gusht 2018.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4373
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
DR. FEDERIK SHIROKA
(1907 – 1955)
EUROPA E NJOHU: “MJEKU ME DUER T’ARTA”

Imazh

M U E J SHTATOR 2 0 1 8: K u j t o j m ë ...

●4 Shtator 1886 U le Imzot Vinçenc PRENNUSHI, Argjipeshkëv i Tiranës e Durrësit. Predikues e poet i njohun në letersi Shqipe. Vdiq në burgun e Durrsit me 19 Mars 1949.
2 Shtator 1892 U le në Shkoder Don Lazer SHANTOJA. U pushkatue me 5 Mars 1945 nga komunistët. Asht Kleriku i parë Katolik që pushkatohet dhe as sot nuk ka vorr.
25 Shtator 1901 U le i paharrueshmi At Pjeter MESHKALLA S.J.(1901 – 1988).
29 Shtator 1902 U le Kardinal Mikel Koliqi. Mbas 1945 kaloi jeten në burgje komuniste.
3 Shtator 1903 U le At Donat KURTI O.F.M. Drejtori i fundit i Gjimnazit “Illyricum”.
21 Shtator 1904 U le Imzot Gjergj VOLAJ. U pushkatue nga komunistët me 3 Prill 1948.
16 Shtator 1905 U le At Augustin ASHIKU. Mbas sa viteve burg vdiq me 16 Shtator 1986.
24 Shtator 1905 U le At Giakomo GARDINI (1905 – 1996) Misionar Jezuit që bani 10 vjet burg nder kampet e shfarosjes komuniste në Shqipni... U rikthye në vitin 1992...
27 Shtator 1907 Në Shkodër u le Dr. Federik SHIROKA. Vdekë me 15 Dhjetor 1955.
10 Shtator 1908 U le Prof Namik RESULI (1908 – 1985) Kritik dhe letrar i madh…
23 Shtator 1912 U le Papa Josif MIHALI në Elbasan, u arrestua në vitin 1945, sepse ishte prift katolik dhe u dërgue me punë të detyrueme në Korçë, e mbyten më 26 tetor 1948.
7 Shtator 1913, U le At Filip MAZRREKU O.F.M. Muzikant dhe organizator i korit Fretenve në Shkoder. La gjurmë tek elementi i rij me prirje muzike.
30 Shtator 1919 U le Mark ÇUNI në Rranxa të Bushatit (Shkodër). U pushkatue 26 vjeç per pikpamjet demokratike të grupit antikomunist “Bashkimi Shqiptar” në 1946.
16 Shtator 1922 Frati i Zadrimës, At Gjergj FISHTA, bash i asaj shtëpije që sot po shembet, i shkruen Mikut të vet At Palë Dodaj, një lajm të panjohun në historinë tonë.
2 Shtator 1925 U le Gjelosh LULASHI në Shosh (Dukagjin). U pushkatue 4 Mars 1946.
15 Shtator 1943 vritet me atentat nga komunistet në Tiranë ingj. Ludovik ZOJZI. Ai ishte projektuesi i varrezave të Rrëmajit në Shkoder. Nuk bashkpunoi me komunista.
Shtator 1945 mbytet në tortura në sigurimin Mirditë Don Mark XHANI nga krimineli B.Biba, trupin e Tij e dergojnë në Shën Pal, ku ua hedhin me e shkye qejve të fshatit.
8 Shtator 1946 Shugurohet Meshtar Don Lazer JUBANI. U mbyt pabesisht...
9 Shtator 1946 Lëvizja e Postribës: Numri i të zhdukunve, të vramve dhe të burgosunve nder kampet e shfarosjes, nuk dihet as sot... Vetem me 9 Shtator janë vra mbi 250 vetë.
9 Shtator 1946 Arrestohet Don Ndoc NIKAJ, Romancieri i parë Shqiptar.
Shtator 1946. Pushkatohet Fran MIRAKAJ (1916 – 1946). U le në Iballë (Pukë)në 1916.
30 Shtator 1946, Dy nga vrasësit ma barbar të sigurimit të shtetit Zoji Thëmeli dhe Vaskë Koleci, mbysin në tortura Avokat Muzafer PIPEN (1914 – 1946) në sigurimin e Shkodrës.
20 Shtator 1948 Arrestohet Don Vlash MUÇAJ, mbas një qendrese burrnor...
12 Shtator 1949 Vdes në tortura Don Jak BUSHATI (1890 – 1949), në hetuesi të Lezhës...
5 Shtator 1951 Vdes në burgun e Shkodres At Pal DODAJ…I njohun per “Ditarin” e Tij.
16 Shtator 1954 Vdes At Zef SARAÇI S.J. Nder klerikët Shqiptar ma të kulturuem.
3 Shtator 1956, ora 17.00 VETVRASJA e Prof. Prek KAÇINARIT (1910 – 1956 ) në Tiranë.
10 Shtator 1967 vdes At Pjeter TUCI S.J. Profesor i Gjimnazit Jezuitëve Shkoder.
27 Shtator 1967 Vdiq At Çiril CANI ((1875 – 1967) Figurë e nderueme Françeskane.
20 Shtator 1971 pushkatohet Don Shtjefen KURTI, se ka Pagzue një fëmij...
17 Shtator 1976 Arrestohet Don Lec SAHATÇIJA. Bani 225 ditë hetuesi pa nenshkrue procesin e hetuesisë. Vdes në burgun e Tiranës me 4 Prill 1986.
11 Shtator 1981 Vdes Don Mark HASI në kampin Ballsh…Mbas 21 vjetësh i burgosun...
13 Shtator 1985 Vdiq skulptori Odhise PASKALI, (1903- 1985) Skulptor i bustit Gjergj Kastriotit Skenderbeut në pllakatin e Kalendarit të Vitit 2018, nga F.R. (siper).
15 Shtator 1985 Interrnohet Don Nikolin PERGJINI. Shugurohet Meshtarë në ShBA.
28 Shtator 1985 Vdes At Ferdinand PALI O.F.M., Besnik i Urdhnit vet deri në vdekje...
10 Shtator 1988 Vritet Don Lazer SHELDIJA nga sigurimi komunist shqiptar në ShBA.
5 SHTATOR 1997 Vdes Nanë TEREZA. Vorroset me 13 Shtator 1997 në INDI...
12 Shtator 1998 Vritet pabesisht në Tiranë deputeti Azem HAJDARI (1963 - 1998).
●7 Shtator 1991 Rivendosen mardhanjet diplomatike në nivel Ambasadash VATIKAN – SHQIPNI. Shqipnia komuniste ka pre mardhanjet me Vatikanin në Maji 1945, kur ishte në Tiranë Imz. Leone G.B. Nigris.
7 Shtator 2001 Vdiq në Laç Luk KAÇAJ (1926 – 2001) Kangtar i madh i njohun n’ Europë.
3 SHTATOR 2000 PAPA GJON PALI Beatifikon Papët Piu IX dhe Gjonin XXIII. Romë. Papa Gjoni XXIII asht Papa që foli i pari në Vatikan në gjuhë Shqipe.
Melbourne, 1 Shtator 2018.


''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4373
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SI IA MBYLLI GOJEN DREQIT ?! SHYQYRI QOKU, Posted 31 Gusht 2018, 14:04
Nga Fritz RADOVANI:
SI IA MBYLLI GOJEN DREQIT ?! SHYQYRI QOKU
Imazh

SHYQYRI QOKU

29 GUSHT 2018… Sa kishte mërrijtë në darken e përgatitun të Luciferit!
Nuk mungonte pothuej asnjeni ç’ prej kohës Sulltan Mehmetit të Dytë… Vezullonin aq fort medaljet e dekoratat sa, as nuk dalloheshin flakët rrethuese t’ festës s’ asaj natë… Shkuemja e Shyqit atje ngjante me mërritjen e ndonjë diktatori terrorist që kishte kohë që nuk kishte shkelë n’ atë vend ku, mblidheshin vrasësit ma barbar të njerzimit…
Një pjesë e atyne që kishin bashkpunue me te, menduene se ka shkue vetem me festue 90 vjetorin..., ndersa ata që e dalluen se asht i çveshun nga rrobat e sigurimit, filluen me vrritë kur e kuptuen se atje kishte shkue një kriminel rival i tyne gati i papersëritshem.
Në fjalen e tij të pritjes së mikut vet luciferri, vuni në dukje rolin e madh që ka luejt në Shqipni grupi i sigurimit të shtetit per shkomtarizimin dhe ateizmin antikatolik, në sherbim të shkatrrimit Shqipnisë dhe kryesisht traditave të Familjes Shqiptare të Veriut.
Shyqyri Qoku asht nder veteranët e këtij sigurimi barbar që nuk i gjindet monstra jo vetem nder vendet sllavokomuniste, po ndoshta, as nder vendet ma diktatoriale të Botës. Dhe këtu, nuk bahet fjalë per vitet 1945 apo 1946, po per vitet 1966 e mbrapa, kur në Shqipni u shpall “Revolucioni Kultural i 1967”, një shfarosje jo vetem njerzore e fetare, po mbi të gjitha një masaker e vertetë edhe mbi traditat shekullore të ruejtuna nder shumë objekte Kishtare të Gjergj Kastriotit Skenderbeut, ku u kunorzue edhe Ai tek Kisha Monumentale e Vaut të Dejës. Me këte rasë luciferri falnderoi qeverrinë tonë, që tashti i perket “ballkanit perëndimor” per vlersimin që i ka ba tue dekorue Shyqin...
Mbas tij mori fjalen edhe Ramiz Alia, drejtues i “Revolucioni Antikatolik” në Shkoder, kohë në të cilen ndihmohej nga Shyqi me shokë... Shyqi e shikoi ate dhe luciferrin, dhe nga zemrimi shperthej: “Ju keni dhenë urdhëra, po punen e kemi berë ne, ju ishit në kry të pushtetit e benit sehirë, ndersa neve na duhej me ndenjur me hu në dorë... Asnjeri nga juve nuk zenë me gojë listen e klerikëve Katolik që kam çuar në pushkatim duke filluar nga Imzot Ernesto Çoba, Don Mikel Beltoja që ua solla copë-copë, Don Marin Shkurti, Don Pjeter Gruda, Don Kolec Toni, At Leon Kabashi, Don Zef Hardhija, At Aleks Baqli, Fra Gasper Jubani, At Zef Pllumbi... E deri sa nuk mbeti një Prift i gjallë...
Doni të shikoni listen, dhe ate ja ku e kini...Ky isha unë!..E cili nga ju ma kalon mua?”
Ua mbylli Shyqi gojen luciferrit dhe Ramizit me shokë...
Imazh


Melbourne, 31 Gusht 2018.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4373
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
AT DONAT KURTI O.F.M. - 115 vjetori i Lindjes, Posted 04 Shtator 2018, 05:52
Nga Fritz RADOVANI:
AT DONAT KURTI O.F.M.


Imazh
At DONAT KURTI O.F.M.
(1903 – 1983)
AT DONAT KURTI (3 SHTATOR 1903 – 11 NANDOR 1985)

ISHTE DREJTORI I FUNDIT I GJIMNAZIT FRANÇESKAN “ILLYRICUM”…
Ai ishte letrar, etnolog, folklorist, profesor, perkthyes, studjues i persosun i fjalorit frazeologjik të Gjuhës Shqipe dhe “fatkeqsisht”, Klerik Françeskan Shqiptar, predikues i formulës së pavdekshme “Fe e Atdhe”… Per të cilen “banin vdekjen si me lé !”
Fatkeqsisht ishte pragu i atyne ditve të zeza dhe të pafund që po u afroheshin, pra jemi pak ditë para 11 nandorit 1946 kur merr fund shkolla, kuvendi, muzeu, fretnit dhe Kisha, vendi ku Sigurimi komunist futë armët dhe akuzon Fretnit për këtë akt të ultë që u krye në Kishën Katolike Shqiptare, në të gdhimë të datës 17 nandor 1946, nga vetë ata.
Me datën 12 nandor asht ndër të parët që arrestohet At Donat Kurti, pikrisht kur forcat e sigurimit futen në oborrin e Gjimnazit, ky i sheh nga dritaria e zyres dhe merr çekiqin dhe kryen aktin burrnor tue thye vulën e ftohët të shkollës, për mos me u ra në dorë komunistëve, kështu, edhe i pret mundësinë me falsifikue dokumenta të atij Gjimnazi.
Po, fatkeqsia vazhdon... At Donat Kurti me shokë nisen drejtë Kalvarit pafund...
Nga viti 1964 kur doli nga Burreli e erdhi në Shkoder e njoha... Kishe ndigjue se per Këte Frat një dijetar i njohun, Prof. Dr. Norbert Jokli, e kishte cilsue bash At Donat Kurtin: "Një ndër prozatorët ma të mëdhaj Shqiptarë"... Edhe kjo një tjeter “fatkeqsi”...
Kisha e kuvende u shemben... U zhdukën edhe germallat e tyne... U sheshuen... Bashkë me ata u vodhën dhe u pervetsuen edhe veprat e Tyne. Hajdutët nuk i permenda sot...
Njëditë At Donat Kurti u gjet në një barakë me llamarina pa kurrgja mbas shpirtit, në Zallin e Kirit, vetëm me pak libra, mbasi pjesën ma të madhe i kishte të mëshefun si shumë shokë të Tij, me një dyshek për vedi e një për motrën, murgeshën e nderueme .... të spitalit të Tiranës, e cila nuk e la vetëm deri më 10 nandor 1983, që At Donati u bashkue me shokët e dashtun të vetët, Eshtnat e të cilëve i kishte nën brinjë per sa vite.
At Donat Kurti O.F.M., ruejti me dinjitet deri në vdekje të gjitha cilësitë që i përkisnin një Frati fukara, i nderuem prej fukarave të mbarë Shqipnisë, që u la trashigim një thesar shumë të çmueshëm nga mendja e Tij e ndritun: "VISARËT E KOMBIT” dhe “Fjalorin Frazeologjik me 45.000 fraza Shqipe”... Të gjitha “të mbulueme me pluhun”...
Melbourne, 3 Shtator 2018.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4373
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
PA PROF. NAMIK RESSULIN NUK KA LETERSI SHQIPE, Posted 07 Shtator 2018, 15:04
Nga Fritz RADOVANI:
PA PROF. NAMIK RESSULIN
NUK KA LETERSI SHQIPE


Imazh
PROF.NAMIK RESSULI
(1908 – 1985)

PENA E ARIT E BERATIT...
Ky asht pena e artë e unitetit mendimit letrar, artistik e Atdhetar të Popullit Shqiptar.
Prof. Namik RESSULI asht dijetar i pakufi në fushat e zhvillimit kulturor të popujve. Asht krejt i veçantë per mendimet e sakta në vlersimet letrare të vepres së shkrimtarit. Asht jo vetem njohës i kulturës Europjane Perëndimore, po edhe zbatues i perpiktë i rregullave të saja historike, letrare, shkencore dhe filozofike të kohës moderne. E njoha në 1957 prej një Antologjisë “Rreze Drite” që më dha me e studjue Prof. Gasper Ugashi.
Asht le në Berat me 10 Shtator 1908. Studimet i ka perfundue në Torino t’ Italisë, me një nga profesorat e njohun atje si linguist, Prof. Matteo Bartoli. Në vitet 1930 asht kthye në Shqipni dhe, ka punue profesor në Normalen e Elbasanit. Ishte edhe në Shkoder dhe së fundi në Tiranë. Në 1939 asht kenë profesor i Gjuhës Shqipe në Romë. Vjen në Shqipni në vitet 1940 – 44 dhe asht antar i “Institutit Studimve Shqiptare” në Tiranë. Në 1941 asht bashkautor i dy vllimeve të Antologjisë së Shkrimtarve Shqiptar. Mendimet kritike e shkencore që jep per Shkrimtarët e Veriut dhe, vlersimi që i ban “Lahutës së Malcis” së At Gjergj Fishtës, e vendosë në grupin e Shkrimtarëve të “perjashtuem” të Veriut, nga “Akademia e shkencave të RPSSh”, e formueme nga sllavokomunistët antishqiptar mbas vitit 1944. Prof.
Namik Ressuli largohet nga Shqipnia perfundimisht me pushtimin e vitit 1944. Në Itali i kushtohet qendrave të studimeve Shqiptare e, në 1954 boton në Torino revisten “Shpirti Shqiptar”. Një titull që i pershtatej para gjithkujt tjeter vet Autorit të saj.
Nga 1955 – 1971 asht Profesor në “Institutin Oriental” të Napolit, ku vazhdon me ngulm punen shkencore per Gjuhen Shqipe dhe gramatiken e saj. Ribotoi të perfunduem me sukses “Mesharin” e Buzukut, që mbetet nder monumentet shkencore të Gjuhes Shqipe.
Prof. Namik Ressuli me të vertetë e mbylli jeten me 12 Shtator 1985 në Torino...
Po, Ai asht një shkamb që nuk lejon nder shekuj me ra një gur nga Keshtjella e Beratit !
E Pena e artë e Namik Ressulit, i jep shkelqim edhe ma shumë gurve t’ Asaj Kështjelle!
Per Prof. Namik Ressulin brezat e ardhshme nuk do të thonë kurr ishte.., po, AI ASHT !
Melbourne, 7 Shtator 2018.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4373
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
SI U MASAKRUE DON MARK HASI

KLERIKU KATOLIK SHQIPTAR
Imazh
DON MARK HASI
(1920 – 1981)
I MBËRTHYEM ME THIKË PËR TAVOLINËN E HETUESIT KRIMINEL NESTI KOPALI, NË VITIN 1946.
ARRESTOHET NË SHKODER ME 15 XI 1946. BANI 7 VJET BURG.
ARRESTOHET PRAP ME 7 PRILL 1967...
TORTUROHET NË HETUESITË E SHKODRES E TIRANËS
NGA TERRORISTËT E SIGURIMIT TË SHTETIT…DËNOHET ME VDEKJE DHE MBASI I KTHEHET NË 25 VJET BURGOSJE,
KUR KISHTE BA 21 VJET BURG,
E MBYSIN ME 11 IX 1981 NË KAMPIN E SHFAROSJES BALLSH.

(NË 30 VJETORIN E ZHDUKJES, KËTE GRAFIKË JA KUSHTOI AUTORI - Fritz Radovani SIMBAS KALLZIMIT TË VETË D.M.HASIT – 2011)
RIBOTOHET ME RASEN E PERVJETORIT TË VDEKJES SË TIJ.

MELBOURNE, 11 SHTATOR 2018.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4373
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
MOS PREKNI KUFIJT !
PO PREKNI T’ ZEZEN TUEJ !


Imazh

Sa shekuj keni që po mendoni me i ngulë ata hunjë që tashti po doni me i zhgulë?
Ata endè sot nuk e kanë lëshue një rrajë...Po, kush ju siguron se vjen e i ngulë prap?
A i shihni lumejt e Gjakut të Popullit Shqiptar nder shekuj, a po nuk i keni sytë n’ballë?
Po kush dreqi ua ka mbushë mendjen me e sakatue të shkreten Rini edhe njëherë?
Ajo endè nuk ka mësue se ku bije Kosova, se emnin e vertetë DARDANI.., as nuk po e keni nder mend me ua mësue as Fëmijve tuej..? Moti i mirë shihet në mengjes heret. Historia e juej fillon që në 1913 me gjeneralin Vukoçiq, vazhdon me Pashiq, Titoviç, me Miladin Popoviq, Vukmanoviq, Visarionoviq e Millosheviq deri tek Vuçiqi, pushtetarët e shqiptarëve mbas viçave si me i pasë ba lopa... E besoj, ju kujtohet mirë Thaçi i çuem në kambë në Zvicerr kur Nanoviqi tha: “Njeriu ka një babë...!” E baba i këtyne të dyve na ishte terroristi anadollak Enver Hoxha.., që per një kolltuk ia “fali” Kosoven Titos...
Bani, bani marrveshje të mëshefta! Ju mësoi keq Ramiz Alia: “Edhe bar do t’ hajmë...”
Vazhdoni me këshillat e gjakbasave, se as bar nuk do t’ hani po sanë, e me rracion...
Por, mos harroni se serbët “per një plesht do t’ ua djegin jerganin!”... Fatkesi e madhe!
Po, a mendoni se kush mundet me kenë ai budallë nder shtetet e Europës, që i hypë prap aeroplanit e vjen me lanë koken per me luftue prap në Balkanin e “budallenjëve”?
A keni harrue o Shqiptarë se nuk jeni në BE, e ju o kosovarë nuk jeni as në O.K.B.?!
Ka pasë të drejtë Nanë Tereza kur tha në Rinas: “O Zot, hiqja mallkimin Shqiptarve!”
Melbourne, 14 Shtator 2018.


Pergatiti: Fritz RADOVANI
RILINDJE APO RINGJALLJE…
Imazh
NJË ZA USHTON PREJ KAÇUBAVE TË FISHTËS…


GJAKSORVET

Ndalnju! Ku véni burra?...
Pash Zotin, lshoni hutat!
Pse teper gjak asht derdhun,
Pse teper bajtë kem’ futat:
Prej vaj’t na asht marrun zani...
Medet, o qiellë, medet!...
A thue nuk jemi vllazen
T’ njaj atmje t’ tanë rritë n’ prêhen,
T’ tanë t’ quejtun me nji emen?
A thue, kshtu do t’ xêhen
Ata, qi ‘i gjuhë e ‘i doke
E ‘i gjak kanë bashkë e i mbret?
Ah váj! Rrjedhë vala e Drinit
T’ tanë gjak – ah! Gjak Shqyptarit...
Kush kjé, kush kjé ai mizori,
Qi pushken rroku s’ parit
E duerët tash don me i zhye
Në gjak t’ vllazenvet kot?
Ah! Kjoftë mallkue prej Zotit!
E vejë ati i mbetët grueja
Djali i njatij t’ perbuzunit
Veshun me zhele t’ hueja,
Kerkoftë nper dyerë të shekllit
Pa u gjetë kush me i dalë zot.
Jo, jo, se ma prej sodit
Thêmra e gjaksorve e mnershme
Token nuk do t’a shklasë,
T’ cillen, n’ at kohë të ndershme,
T’ Parët t’onë, rrebtë tue luftue,
E shuguruen me gjak.
Atje nen vapë t’ Saharës,
Nder luaj e pardha jeten
Mizuer, kush don me më shkimun
Në gjak t’ vllazenve etjen,
Atjé, pa kenë vajtue,
Mbaroftë i namët per lak...
Djelmt t’onë, - ah kob i zi!
Djelm t’onë e Arbnis uzdaja,
Të cillt dergue i pat qiella
Per me mbarue punë t’ mdhaja,
E vllazenve i muer pushka
E kalben sod në vorr...
E kanga nder né shuejti,
Porsi n’ nji shpi dalë fare:
Me thirr nder hatlla mblue
Lahuta heshtë Shqyptare,
E por shêjzeza qyqe
Shqyptarve u kndon n’ oborr...
Dridhu, gjaksuer i mnershem,
Se t’ erdh i zi rreziku!
Se neper terr, Njai, t’cillit
Kur i veton qerpiku,
Dridhet n’ themel t’ tanë sheklli,
Kundra teje po vjen.
I zi e i perfrigueshem
I prin Atij thellimi:
Ftyren ia zblon vetima,
T’ cillen ia ndezi idhnimi;
Tue bumbullue rrufeja
Raven Atij ia then.
Me zhgjeta të frigueshme
Doren Ai e armatisi;
Qé, se edhe e rrebtë duhija
Idhun mbi ty tash krisi,
E ‘i dét të zi ankimesh
Permbi kryet t’and dikon.
Qé, se edhe vala e mnershme
Perpin me gjire t’ veta
Shpin t’ande prej themelit:
E grueja e jote e shkreta,
Fmin t’u tue mbajtë nen stjetull,
Nper valë kot pshtim kerkon.
U dhà mbi ty tash gjyqi,
E zhgjeta e frigshme e Zotit
Mbi ty vjen tue fishkllue...
Rrzou, o i pashpirt! Pse q’ motit
Pa thanë nji Zot: Do t’ bieje
Kshtu, nierin m’ tokë kush vrau.
O Zot, pse kaq vonove
Gjaksorin pa ndeshkue?
E, dersa ky mizori
Gjak vllazensh pat dikue,
Kot landë rrufeja e jote
Pse bjeshkëvet por çau?

Shenim nga FR: Poezisë së At Gjergj Fishtës nuk i kam ba asnjë ndryshim.
Shkatrrimi i Shtetit Shqiptar filloi me shkatrrimin e shkollave Shqipe.
E zeza “Rilindje”.., atë detyrë ka: Detyren e Gjaksorve të Atdheut !
Melbourne, 16 Shtator 2018.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
MëparshmePërpara
Posto një përgjigje 329 postime · Faqe 32 prej 33 · 1 ... 29, 30, 31, 32, 33
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 19 Nëntor 2018, 03:22
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari