Gjithcka mbi naten e erret 45vjecare komuniste shqiptare
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 313 postime · Faqe 32 prej 32 · 1 ... 28, 29, 30, 31, 32
120 VJETORI I LINDJES SË IMZOT GASPËR THACIT
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4363
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
27 GUSHT 1910: U LE SHEJTNESHA SHQIPTARE NANA TEREZE
Imazh

1979, Me 10 Dhjetor, Nanë Tereza n’ Oslo, merr çmimin “Nobel” për Paqë.
Aty, Nana Tereze kërkoi korrigjimin e dokumentit, tue deklarue: “Nga gjaku dhe prejardhja jam Shqiptare, kam shtetësi Indjane, jam murgeshë Katolike. Nga prirja i përkas gjithë Botës. Në zemër i përkas plotësisht Jezusit!”
M U E J GUSHT 2 0 1 8: K u j t o j m ë ...
●2002: Presidenti Amerikan Bill Klinton tha: “Nanë Tereza, ishte e para Ajo, qё më bani ta due Kombin Shqiptar. Tashti unë ndihem shumё krenar, që plotsova njё detyrim moral ndaj Saj dhe ndaj vlerave tё Lirisё në Kosovë”.
●Miss MERY EDITH DURHAM (1863-1944); AJO KA THANË NË
GUSHT 1901:“SHQIPTARI PARA SË GJITHASH ASHT SHQIPTAR !”
1909 Libri “High Albania” (Shqipnia e Epërme) asht ma e njohuna veper. Ky libër edhe sot asht një udhërrëfyes i kulturës dhe traditave të Malësorve të Shqipnisë Veriore. Gusht 1901 erdhi nga Liqeni i Shkodres në qytetin e Rozafës. Vizitoi Keshtjellen dhe shkollat e Françeskanëve dhe Jezuitëve , kryesisht bibliotekat dhe muzeumet e tyne.
***
●8 Gusht 1890 U le Don Jak BUSHATI, i mbytun në hetuesi Lezhë me 12 Shtator 1949...
2 Gusht 1918 U shugurue Meshtar At Bernardin Palaj O.F.M. (1894 – 1946)
1 Gusht 1922 U le në Grudë Don Pjeter GRUDA. Tre muej para lirimit nga burgu mbas 15 vjetësh vuejtje vdes në kampin e Sarandës me 13 Janar 1989...
15 Gusht 1945 Pushkatohet Ndue PALI dhe Caf METI. Ndue Pali në fjalen e fundit tha:
●“Nuk më vjen keq që unë sot pushkatohem prej vllazënve të mij. Jam i lumtun që unë po vdes në tokën shqiptare pas pesë vjet vuejtjesh, që pata nga fashistët dhe nazistët.
Shqipnia rron edhe pa Ndue Palin! Një fjalë dua t’ja drejtoj rinisë nacionaliste:
Punoni deri në vdekje për një Shqipni të lirë, indipëndente, me baza shoqnore moderne demokratike! Rrnoftë Shqipnia e shqiptarëve! Të fala familjes. Prokuror Aranit Çela”
Gusht 1945 Nuk vonon vjen prap në Shkoder Sejfullah Maleshova i derguem nga Enver Hoxha, gjoja per me formue Partinë Demokristjane me At Gjon Shllakun, nje kurthë per pushkatimin e At Gjonit. At Mati Prennushi refuzon perfundimisht formimin e Partive politike në Shkoder... Refuzimi, At Gjonit i kushtoi me jeten e Tij.
20 Gusht 1945 Dosja 2026 Denohet At Geg Lumaj, At Dioniz Makaj, At Giacomo Gardin dhe At Gjergj Vata, t’ arrestuem ne Janar e Shkurt 1945.
Avokat Paulin Pali U le në Shkodër më 1916. Studimet e nalta për Jurisprudencë i kreu në Itali. U arrestua më 14 gusht të vitit 1946, për “veprimtari kundër pushtetit popullor” dhe për “tentativë arratisjeje për në Itali”. Më 14 janar 1948, në gjyqin ushtarak që u zhvillua në Shkodër, u dënua me vdekje, me pushkatim, dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Gjyqi kje i mbyllun dhe askush nuk i pau as nuk i ndigjoi kurrma!
25 Gusht 1948 Arrestohet Don Pashko MUZHANI (1915 – 1995) Dënohet me burg...
31 Gusht 1948 Arrestohet Imz. Gjergj HABERI (1874 – 1954) Vuejti 8 vjet nder kampe..
31 Gusht 1948 Arrestohet Don Lekë DREDHAJ (1898 – 1976) Dënohet me burg...
10 Gusht 1949 Vdes Don Luigj ZOJZI, (1885 – 1949) Student i shkelqyeshëm ne Vjenë.
22 Gusht 1950 Arrestohet Don Ndre LUFI (1888 – 1969) Nuk zbaton urdhnat e kryeministrit, tue transferue klerikët jo simbas urdhnit tij...Denohet 20 vjet burg.
15 Gusht 1956 Ceremonia zyrtare e bamjes Meshtar e At Gjergj Vates S.J.
●Gusht 1956 Vdiq në Pragë Don Loro CAKA Një luftar i perkushtuem i Lirisë.
17 Gusht 1966 vdes At Pashko PRELA (1877 – 1966) Me vendosmeni Atdhetare e Fetare.
●16 gusht 1993 Vdiq At Aleks Baqli O.F.M. predikatar i njohun..Vuejti nder kampe...
***
●1992; 22 Gusht Papa Gjon Pali II ban apelin per Paqë në Ballkan.
2000; 15 Gusht hapi Diten e Rinisë në Tor Vergata Romë me 2 miljon të rij nga Bota…
2001; Gusht 1: Papa Gjon Pali II ban pritjen e 1000 në Vatikan.. Ka pritë mbi 17 miljon pelegrin, 38 vizita kryetar shtetesh, 738 takime me drejtues shtetesh, 246 kryeministra...
Melbourne 1 Gusht 2018.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4363
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
KATILAT E MBYTEN DHE
E LANE EDHE PA VARR… !

Imazh
AT BERNARDIN PALAJ O.F.M.
(1894 – 1946)


2 GUSHT 2018 EDHE NJË USHTAR I ATDHEUT DHE I FESË MA SHUMË !
2 GUSHT 1918 U shugurue Meshtar At Bernardin Palaj O.F.M. (1894 – 1946)
EDHE NJË DIJETAR FILLON ME DALTUE ME PENË NDER ALPET TONA...
1944 Per Françeskanët e Shqipnisë, hapi vetem gropa varrimi pa emen dhe Kryq...
Pranë Spitalit të Shkodres ishte edhe konvikti “Malet Tona”, një ndertesë që shpejtë u kthye në hetuesi, se i duhej Sigurimit të shtetit me kenë pranë Spitalit per “autopsi”...
Në vitin 1946 asht arrestue edhe një shkodranë që per fat ka jetue deri në vitin 1999, kur shumica e Martirëve tanë e kishin mbyllë jeten e vet. Ky ishte Loro Vata, nder Burrat e nderuem per qendresen nder tortura dhe në vuejtjet e pafund nder kampet e shfarosjes.
Njëtjeter vlerë e Loros që ndoshta, nder shumë të tjerë edhe mungonte, ishte saktësia e ruejtjes së ngjarjeve në kujtesen e Tij, që kur fliste të dukej sikur po lexon kujtime...
Pata fatin e madh me u njoh afer me Loron mbas vitit 1992, kur unë porsa kishe fillue me shkrue per vitet e paharrueshme të diktaturës komuniste dhe “luftës së kllasave”.
Një ditë u takueme tek Dugajt’ e Reja, dhe u ulëm me Loron me pi nga një kafe tek klubi poshtë shtëpisë Plevneshëve. Loro filloi nga 1946, pak ditë mbas arrestimit kur Loro Vata dergohet në hetuesinë tek konvikti “Malet tona”. Aty merrej në pyetje nga një katil i njohun i hetuesisë, Fadil Kapisyzi.
Qelia ku ishte i pranguem Loro, ishte pranë dhomës ku Fadili, merrte në pyetje edhe të arrestuemit tjerë. Në krahun tjeter Fadili i kishte vue pranë Loros një zonjë shkodrane, së ciles i kishin pushkatue burrin dhe këte po e torturonin me e dënue. Kjo ishte zonja Bedrije Ashikja, e motra e Ahmet Ashikes.
Shpesh Bedrijen vinte dhe e merrte hetuesi Dul Rrjolli, dhe e vente me pastrue zyret.
Loro po më tregonte per ditët e para të Dhjetorit 1946, kur Bedrija mbasi mora fshisen dhe koven e ujit shkoi tek dhoma e Fadilit me e pastrue zyren e tij. Dy kriminelat, Fadili me Dulin kishin dalë perpara ndertesës dhe po pinin cigare.

... Nuk kishin kalue pak minuta mbasi Bedrija po pastronte
dhomen e Fadilit, u ndigjue një virrmë e fortë, që u këput pa u kuptue pse... As nuk mund të merrej me mend!


Shumë shpejtë nuk vonoi pak kohë dhe mërrijti Dul Rrjolli, i cili mbasi e pyeti Bedrijen: “Pse e preke thesin, a të thashë, se mbas derës mos pastro... moj e poshter.., moj...” dhe
ai vazhdoi, tue terhjekë rrëshanë Bedrijen, që nuk i ndigjohej fare zani, por tue e sha me fjalorin e njohun të tyne, eci derisa e holli në qeli...

Mërrijti aty edhe Fadili, dhe vazhdoi edhe ai si Duli. Në fund Fadili e porositi me nervozitet Bedrijen:
“Guxo e tregoi kujt se shka ke pa, se edhe ty do të kalbi në një gropë me te, moj ..!”

Loro tregoi se atë natë ishe i sigurtë se i pergjojnë, prandej, as nuk i kishte dhanë asnjë sinjal Bedrijes per me marrë vesht shka ngjau atëditë, në zyren e torturave të Fadilit...
Të nesermen heret më zgjoi vetë Bedrija: “Loro, a e di shka ka ngja dje në zyre të hetues Fadilit?” – Unë, i pergjegja jo! Po në të vertetë, gjatë natës, veshtrova nga oborri dhe, aty nga e vona, disa roje hapne një gropë, dhe hollen aty një thes ngjyrë kafe të mbyllët mu tek qerrshija brinjë murit të hetuesisë... Kuptova se dikush kishte vdekë në tortura!

Bedrija i kishte tregue Loros, se: “Gjatë torturave me korrent elektrik, Fadilit dhe Dulit u ka mbetë i vdekun në dorë At Bernardin Palaj, dhe ashtu me tela nder veshë e kishin ba si thes në zhgunin e vet ngjyrë kafe. Unë pa dijtë gja, tue pastrue mbasdere, kur e pashë vrrita dhe nga tmerri më ka ra të fikët... Ka ardhë Duli dhe më ka hjedhë ujë, e mbas pak kam ardhë në vete. Gjithë diten jam qenë e tmerrueme, as nuk më ka kalue buka...
Një tmerr me e pa Fratin e shkretë ashtu..!!”
***

E mbytja e At Bernardin Palaj në torturë, vazhdon mos me e shkrue si ishte e verteta!
Keni “harrue” sa vjet janë ba tue tregue përralla me mbret e tetanoz...
E sa mija e mija Martirë t’ Atdheut janë të mbuluem me përralla e rrena...

HIQNI DORË NGA MASHTRIMET ! Kerkoni të verteten!

Nuk ua hiqni dekoratat “Heronjve” Vrasës dhe Tradhëtarë! I mbrojnë bijt’ e tyne...
...E, kur pat pyet Dulin një shok i veti: “Çka po bani në këte popull kështu, o Dul!?”
Ai u pat pergjegjë: “Kur ishim fëmijë, nder mejtepe, nga Hoxhallarët e patme ndigjue fjalen Zot! Po këta që po rriten që as nuk e kanë ndigjue as, nuk e dijnë Atë Emen?
Mendoni se çka do të bajnë këta mbi këte Popull...”
Koha po i verteton të gjitha parashikimet!

Melbourne 2 Gusht 2018.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4363
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
“RECETA PA KOMB”
NGA PROF. SAIMIR A. LOLJA

Imazh

Asnjëherë një liber nuk mundet me kenë jashta kohe!
Ndersa, ka edhe libra që i perkasin të gjitha kohëve, ose ma sakt: Gjithmonë në kohë. Një nder këta libra asht “Receta pa Komb” e Prof. Saimir Lolja, kushtue Prindve t’vet.
Kam lexue materiale të botueme nga Prof. Lolja dhe bindja ime ishte se, shkrimet e Tij ngulmojnë nder fakte dhe dokumenta. Nuk ishe kenë aspak gabim!
Libri “Receta pa Komb” asht një permbledhje faktesh të bazuem mbi dokumenta, që per fat janë permbledhë me saktësi nga Prof. Lolja, i cili me kujdes i ka rreshtue dhe, i ka paraqitë para lexuesit me kjartësinë dhe mjeshtrinë e një historiani modern.
Ngjarjet fillojnë me 25 Gusht 1928...
Ishin në Moskë edhe një grup shqiptarësh që mendonin me “shpetue” Shqipninë!
Per ate që don me kuptue, Prof. Lolja, e ka percaktue në faqen e parë tek “Mbjellja në fillim, shija më vonë” faqe 13, “Llazar Fundo ishte një veteran i Kominternit me mjaft karierë në xhihadin sllavo-komunist. Ai kishte qenë deri në Mongoli në fillim të viteve 1920...” Pra, Llazari, donte me shpetue Atdheun tue i sherbye Mikhaylov dhe Titos, dy “muxhahid ose xhihadist = luftarë të luftës së shenjtë” të percaktuem nga Prof. Lolja, si organizator të “revolucionit” në Shqipninë e viteve 1930... Dhe, bashkë me kohen dhe vitet, ecin edhe listat e emnave të “xhihadistëve” të Spanjës, Francës dhe Luftave Civile, ku nuk kanë mungue asnjëherë “sllavo-komunistët” shqiptarë.
Ardhja e Miladin Popoviqit në Rozhaja të Malit të Zi në Korrik të 1941... Hapë faqen e re (të zezë) të formimit të Partisë Komuniste Shqiptare (PKSh). Asht e vertetë që ngjarjet në librin e Prof. Loljes ecin në shinat e Historisë së shkrueme, po asnjëherë me emnat e plotë të atyne që banin pjesë nder grupe dhe celulat komuniste nga themelimi i PKSh. Duhet theksue një fakt shumë me randsi: “Ne nuk kemi njoh asnjëherë nenshkrimet e pakteve dhe marrveshjeve të mëshefta mes sllavo-komunistëve tanë me ata jugosllavë.”
Të gjithë paguhen dhe të gjithë janë “proletarë”, që “sakrifikojnë” per Shqipni.
Perballë perpjekjeve t’ Atdhetarëve tanë, libri tek kapitulli “Shteti Shqiptar” tregon me detaje edhe mbrapaskenat ose “dëshirat” e fqinjëve, që nuk mungojnë me u citue nga shumë personalitete që kishin në dorë fatin tonë, por per hirë të miqsisë me grekët apo titistët e Jugosllavisë, “detyrohen me na braktisë per 50 vjetë nën diktaturë komuniste”!
Paraqitja e saktë dhe e dokumentueme e Luftës së Dytë Botnore, pushtimi fashist italian, ikja e Ahmet Zogut nga Greqia në Egjipt, per me mërrijtë me 22 Qershor 1940 në Londer, tregon një ecje breshke neper Europë të “mbretit” Ahmet Zogu...
Në faqe 117: “me ndihmen e DZOV, komunizmi bizantin montoi Enver Hoxhen në Shqipëri dhe ai u bë gjatë gjithë jetës së tij sunduesi i Shqipërisë me stil sllav.”
A mundet kush nga “akademikët” tanë me e perkufizue ndryshej tiranin Hoxha?...
Ma sakt do të gjeni tek libri “Receta pa Komb” edhe zhvillimet e viteve 1943 dhe 1951, që asnjëherë nuk janë dokumentue me fakte të plota e jo gjysmake, si asht veprue nga viti 1941 e që vazhdohet edhe sot, nga matufët e “akademisë së tiranve të tiranit në Tiranë”
Libri mbyllet me një pyetje nga Autori Lolja: “A duhet të kishte patur një shtet kombëtar Shqiptar para vitit 1912, para..., para...?” dhe sigurisht, edhe lexuesi i tij mund të pyesin:
“Po Rusvelti, a e dinte ku bjen në hartë Shqipnia, që nenshkroi në Dokumentin e Jaltës:
“Ajo i perket qeverisjes sllavo-komuniste e bizantine greko, jugosllave dhe sovjetike... Por, jo Shqiptarëve pasues të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut !”
Dhe, kurr Europës.... As sot!
Ju falemnderës z. Prof. Saimir Lolja, per këte veper të çmueshme e të saktë historike!
Melbourne, 4 Gusht 2018.


Nga Fritz RADOVANI:
SHQIPNIA SI MOLLATARTA

Imazh

MOLLATARTAT SI SHQIPNIA
Mollat e arta ose mollatartat tregojnë dashunin dhe respektin e madh të Shqiptarit per ta!
Ndoshta, shumë i veçantë ky emen por, jo i pameritueshem... Mollatartat gjithmonë janë kenë në vendet ma të dukshme dhe të sigurta nder kopshtijet tona ku, nuk i ka mungue asnjëherë dielli, vaditja dhe as ushqimi suplementar ma i zgjedhuni nga lopët tona.
Ma të kandshmet dhe të kerkuemet mollatarta në Shqipni ishin ato në formë zemret...
Ashtu si Shqiptarëve, as mollatartave nuk i ka mungue edhe huni perbrijë porsa ka lindë.
Ngulej dikund perbrijë saj me kujdesin ma të madh dhe rritej e mbështetun per te...
Huni ishte gjithë jeten pranë mollatartës dhe dukej se ai po kujdesej aq fort per te, sa shpesh harrohej edhe kopshtari. Në të vertetë ai nuk e lente me u shkrrye per tokë.
Kishte raste që edhe mbasi plakej e thahej, huni vazhdonte me i qendrue pranë, aqsa të jepte pershtypjen se në saje të tij ajo prodhon edhe kokrrat e pafarë të mollatartave.
Janë të bukura me u pa por edhe shumë të kandshme me u hanger, por pa hu...
Nuk dij a asht kujtue kush me i këndue kangë mollatartave..., të pakten nder darsma! Asht shumë interesante ngjyra e tyne, që porsa mollatarta lind, ajo nder te gjitha kohët e ndryshimit të ngjyrave merr edhe disa emna të tjerë që, të gjithë e kuptojnë se asht tue u ba fjalë per Shqipninë, si vend prodhues i mollatartave të llojeve të ndryshme...
Kur asht jeshile, mollatartës i shpohet syprina dhe futet në sheke me shllinë, e mbas pak ditësh ajo thirret turqi... Tharptina e saj të hjekë neverinë e mishit undyrshem... Per mos me na u zemrue “vllaznit e gjakut të qeveritarve tanë”, disa i thonë turshi...
Në kohen e pushtimit italian, ushtarët e tyne i jepshin derrave tepricat e makaronave që i kishin pergatitë me salcë mollatartash..., pra me mollatarta të zieme, dhe derrat me turij të skuqun dukeshin se janë ba kuqalosha tue u kafshue me komunista...
A din ti lum zotnia, se nuk kaloi shumë kohë dhe aty nga viti 1963 – 64, pa e kuptue as fshatarët që i ujitshin perditë, erdhen e u bane mollatartat e verdha... Flitej nenza nder mbledhjet e PPSh, se domatet (kështu i quenin komunistët), nga miqët kinez ndrruene ngjyren prej “Revolucionit kultural”... Ishin të shijshme, po nuk lejohej me ngranë ma shumë se tri kokrra të vogla, se kaq hante edhe shoku Enver dhe Mao Ce Duni...
Mbas hymjes në “Konferencen Islamike”, kemi pasë edhe mollatarta të zeza... Ata që bahen turqi nuk mungojnë n’asnjë kohë... Pelqehen shumë se ruejn ngjyren jeshile!
Vetem, per me i ndij lezet mollatartës e Shqipnisë, nuk duhet harrue asnjëherë huni...
Melbourne 12 Gusht 2018...
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Mëparshme
Posto një përgjigje 313 postime · Faqe 32 prej 32 · 1 ... 28, 29, 30, 31, 32
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 0 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 16 Gusht 2018, 08:56
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari