Politika e huaj ne zhvillimet dhe fenomenet e politikes qe ka influencuar ne luftrat boterore.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 8 postime · Faqe 1 prej 1
Lufta Civile në Itali–1943 - 1945(Guerra civile in Italia)
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4383
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Lufta Civile në Itali – 1943 - 1945
Guerra civile in Italia (1943-1945)


Imazh
Partizanët e Brigadës Garibaldi


Imazh
Aleksandër Pavolini inspekton një repartë të Brigadave të Zeza

Termi i Luftës civile në Itali ashtë i spjeguem në historiografi duke përfshirë ngjarjet ndërkombëtare të ndodhuna gjatë Luftës së Dytë Botnore, në një periudhë në mes të shpalljes të Armëpushimit të Kassibile(3) më 8 shtator 1943 dhe Dorzimi i Kazertëss(4) më 2 maj 1945, bashkëpunëtorë të forcave pushtuese të Gjermanisë naziste, dhe partizanëve italianë, të mbështetur materialisht nga Aleatët anglo-amerikanë. Përveç luftimit të drejtpërdrejtë në mes të njësive të armatosuna të të dy palëve, ajo ashtë përcaktue si hakmarrja mbi popullsinë civile dhe represionit nga autoritetet e CSR, përleshjet mes partizanëve, ndërsa disa ishin përleshje të armatosuna mes trupave fashiste dhe atyne besnike të qeverisë monarkike, e ashtuquajtun "Mbretnia Jugore"Regno del Sud"".(5)

Njohje e vonuem nga historiografia italiane e Luftës civile 1943-1945

Italia kaloi një periudhë heshtje gati për 40 vjet në lidhje me Luftën Civile 1943-1945 në mënyrën ma absurde. Kjo ka spjegimin e vet; Firma e Traktatit Famëkeqe të Jaltës të 4-11 shkurt 1945 nga treshja Çurçilli-Stalini-Rusvelti nxiti, i përkrahu financiarishtë dhe solli luftra vllavrasje në Europë. Partitë komuniste si ekstreme edhe sot në 2013 të mbështetun edhe financiarishtë të udhëzuem nga anglo-amerikanët shkaktuen gjakderdhje mbi njerëz të pafajshëm kryesishtë mbi klerin katolik në çdo vend të Europës dhe të botës. Prezenca ushtarake anglo-amerikane në Itali dhe në të gjithë vendet europiane kontribuen në favor të partive komuniste të Italisë dhe të gjitha vendeve europiane me synimin e vetëm të instalimit të sistemit komunist edhe jashtë vijës të kuqe të Stalinit në Europë. Përsëri vazhdon përkrahja anglo-amerikane të komunistave për t'i përdorë si projekte të tyne në të ardhmen si kobure për luftra vllavrasëse sepse ndryshe dy perandoritë anglo-amerikane nuk mund të ekzistojnë pa gjakderdhjen e popujve të pafajshëm. Frika për të hapë Librin e Luftës Civile në Itali 1943-1945 ishte e tmerrshme, pasi anglo.amerikanët të ekzekutonin me mënyrat e tyne subversive nëse hapej kjo dramë e përgjakshme italiane. Por ujnat u dukën të qeta dhe nisën historianët t'i kallzonin brezave dhe botës mbi vllavrasjen e organizuem, e ideuem dhe financuem nga anglo-amerikanët në Itali.
Në periudhën 1943-1945, natyra e konfliktit të luftës civile se luftuen mes tyne; fashistët dhe anti- fashistët ishte e njohun në të dy anët, por që nga lufta përkufizimi i " luftës civile " u refuzue gradualisht nga kultura antifashiste, që sundoi deri në vitin 1980 në mënyrë që ajo ra pothuajse tërësisht në mospërdorim. Me disa përjashtime, mbeti i mbyllun për publikimet neo - fashiste deri në vitet tetëdhjetë, kur ajo ringjalli vëmendjen e historiografisë akademike nga Klaudio Pavone në një seri të konferencave . Pas një debati intensiv, Pavone në vitin 1991 solli një përhapje të gjanë me punën e tij ma të famshme : “Lufta civile. Ese historike mbi moralin e Rezistencës”( Una guerra civile. Saggio storico sulla moralità nella Resistenza.). Në mesin e studimeve të mavonshme i dedikoi ksaj teme historike, ku ashtë edhe vëllimi i fundit i biografisë të Musolinit , të shkruem nga Renzo De Felice me titull “Lufta Civile 1943-1945”.
Disa prej historianëve që kanë studiue këtë çështje e kanë zgjanue matej në kërkimin e tyne për pasojat e luftës civil.

Më 25 korrik, 1943: Rania e fashizmit
Imazh
Benito Musolini


Pas fitores së fushatës në Afrikën e Veriut , aleatët anglo-amerikanë do të fillonin fushatën drejt Italisë në mes të datave 11 dhe 12 qershor 1943, në Lampedusa dhe në Pantelleria, të cilat ishin të planifikueme territoret e para italiane që do të pushtonin. Më 10 korrik ka fillue zbarkimi i trupave aleate në Siçili, ndërsa më 19 Korrik u bombardue për herë të parë Roma.
Kërcënimi i pushtimit të vendit, dënimi i pashmangshmërinë së humbjes, dështimi për , "shkëputje nga Gjermania" së bashku me dijeninë se prania e tij nuk lejoi ndonjë negociatat me aleatët, çoi në rënien e qeverisë së tij: në natën ndërmjet 24 dhe 25 korrikut, Këshilli i Madhë Fashistë(Gran Consiglio del Fascismo) miratoi një mocion mosbesimi kundër Kryeministrit, i quajtur rendi i ditës Grandi me emnin e tij promotor Dino Grandi. Ditën tjetër Mbreti Viktor Emanueli III urdhnoi arrestimin e Musolinit dhe e zëvendësoi qeverinë me në krye Marshall Pjetër Badoljo-n(Pietro Badoglio).
Imazh
Marshalli P.Badoljo

Në frontin e grushtit të shtetit, fashistët u paralizuen dhe ushtria i zaptoi parezistencë në pallatin Wedekind, që ishte Pallati Brashi(Palazzo Braschi), përkatësisht, selia e partisë dhe e federatës romake. Në mungesë të urdhnave nga ana e Gjeneralit Enzo Emilio Galbiati (që kishin votue kundër shkarkimit të Musolinit), as nuk e aktivizon aspak milicinë fashiste, edhe pse ai mund të llogariste në Divizionin Nr. 1 të Blinduar "M", i formuem nga elementë besnikë të regjimit, e cila ishte stacionuem në veri të Liqenit të Bracciano.

Katërdhetë(45) e pesë ditë

Lajmi për dorëheqjen e Musolinit u përjetua nga shumica e italianëve, si një manifestim gëzimi, por edhe dhunë në shkatërrimin e mallrave dhe pronës të PNF(Partia Nacionale Fashiste) si dhe organizatave të partisë, heqjen dhe dëmtimin e simboleve dhe monumenteve që lidhen me fashizmin. Megjithatë, shpresat për paqe u zhdukën shpejt pas shpalljes me të cilën gjeneral Badoljo shpalli: "Lufta vazhdon. Itali [...] e mban fjalën e tij ". Kështu filloi periudha e "katërdhetë e pesë ditëve," në të cilën qeveria italiane kishte fillue negociatat sekrete për të përfundue një paqe të veçantë me aleatët anglo-amerikanë, fshehurazi nga deklaratat publike të besnikërisë ndaj Gjermanisë. Ndërkohë, Gjermanët kishin përgatitun projektin e një kapitullimi nga ana e qeverisë italiane nëpërmjet operacionit Achse(9), që planifikonte pushtimin e gadishullit Apenin.
Qeveria Badoglio filloi punën me shkatërrimin e shtetit fashiste dhe miratoi masa për të mbajtun rendin në vend: U shpërba PNF u ndalue aktiviteti i partive politike në një gjendje të jashtëzakonshme. Përveç kësaj, disa demonstrata u shtypën me dhunë anti-fashiste, të tilla si ato që u mbajtën më 28 korrik në Bari (masakra në Rrugën Nicolò të Ark) dhe në Krahinën e Emilia-s (masakra e Reggiane-s), ku ushtria qëlloi mbi protestuesit siç përshkruhet në një qarkore e
Gjeneral Mario Roat-it, shefi i shtabit të ushtrisë, që urdhëroi të merren me trazirat "në formimin luftarake dhe ka hapë zjarr nga një distancë edhe me mortaja dhe artileri pa paralajmërim kundër demonstruesve".
Qeveria Badoglio filloi punën me shkatërrimin e shtetit fashiste dhe miratoi masa për të mbajtun rendin në vend: U shpërba PNF u ndalue aktiviteti i partive politike në një gjendje të jashtëzakonshme. Përveç kësaj, disa demonstrata u shtypën me dhunë anti-fashiste, të tilla si ato që u mbajtën më 28 korrik në Bari (masakra në Rrugën Nicolò të Ark) dhe në Krahinën e Emilia-s (masakra e Reggiane-s), ku ushtria qëlloi mbi protestuesit siç përshkruhet në një qarkore e
Gjeneral Mario Roat-it, shefi i shtabit të ushtrisë, që urdhëroi të merren me trazirat "në formimin luftarake dhe ka hapë zjarr nga një distancë edhe me mortaja dhe artileri pa paralajmërim kundër demonstruesve". Më pas, Badoglio ishte në gjendje të neutralizonte milicinë, përfshirë ushtrinë dhe zëvendësimin e oficerëve të lartë me monarkistët besnik. Pasardhësi i Galbiatit në komandën e trupit, Quirino Armellini, më 30 korrik lëshoi një qarkore në të cilën ai arriti të sigurojë Badoglio-s një ofensivë kundër këmishave të zeza.

Riaktivizimi i komunistve partizanë kundër regjimit të rrëzuem fashistë me financimin e anglo-amerikanve
Imazh
Etore Muti - 22.V.1902- 29.VIII-1943 - Sekretar i PFI dhe Ushtarak i Naltë

Në ato ditë, anti-fashistët filluen të rigrupohen në sajë të lirimit nga burgu, ose dëbimit nga burgosje e disa drejtuesve kryesorë: për komunistët, Longo, Secchia dhe Scoccimarro, për socialistët Nenni, Pertini, Morandi dhe Saragat dhe për aksionerët Bauer, La Malfa dhe Lussu. Menjëherë filloi të shfaqen formacionet e para në organizatat si "Komiteti i opozitës ndërpartizane" anti-fashiste duke vendosun bazat e Komitetit të ardhshëm të Nacional Çlirimtare(Comitato di Liberazione Nazionale).
Më 3 gusht, një delegacion i Komitetit Qendror të opozitës, i përamë nga Bonomi, De Gasperi, Salvatorelli, Ruini dhe Amendola i paraqiti kryeminitrit Badoglio një deklaratë të 'pohimi' nga qeveria, "pa hezitim dhe vonesa që mund të jetë fatale, ndërpremja e një kundërshtim të luftës me traditat dhe interesat kombëtare dhe ndjenjat popullore, përgjegjësinë për të cilin qëndron dhe duhet të shtrihen mbi regjimin fashist."
Gjatë mesnatës të 23 dhe 24 gushtit, një hierark fashistë, Ettore Muti i akuzuem për komplot në përpjekjet e tij për të rivendosë pushtetin e Musolinit u vra nga policia gjatë arrestimit sepse tentoi t’u largohej. Në vazhdim të fondacionit të RSI (Republika Sociale Italiane), fashistët treguan se Badoglio i shtymë nga anglezët ishte nxitësi i vrasjes të liderit fashistë Muti, që ishte në viktimat e parë të Luftës Civile, gjoja të një teorie e një komploti në dështim të pas 25 korrikut. Intrigat e ekzekutimeve të krerve pregatiteshin dhe financoheshin nga anglo-amerikanët në Itali. Argumenti i dytë i qeverisë antifashiste ishte një parandalim e një përpjekje e kryengritjes fashiste kundër Badoglios, që u parandalua nga vdekja e Muti-t si dhe nga mungesa e "fashistve ma të mirë", të kryera në front, dhe gjithashtu për shkak se ata besonin në vazhdimin e aleancës me Gjermaninë, i ringjallun nga gazetari i Salo edhe pas luftës.
Vlerësimet e vrasjeve dhe sulmeve nga fashistët e pësuara gjatë katërdhetë e pesë ditë janë të ndryshshme. Në muajt e ardhshëm, anti-fashistët së shpejti do të jetë i bindur se ata ishin tepër të butë ndaj anëtarëve të regjimit të rrëzuem, që shkaktuen fillimin e luftës civile në faktin se "Fashistët janë kthyer që prej 25 korrikut 1943, gjaku fashist nuk është derdhur" (Giuseppe Lopresti). Në anën tjetër, për fashistët data 25 korrik 1943 do të ishte dita e "martirizimit" të tyne, e cila ishte e nevojshme për një hakmarrje.

Më 8 shtator 1943, armëpushimin dhe ranie e shtetit italian
Imazh
Ushtarët italianë të marrun robë nga gjermanët pas datës 8 shtator 1943në Korfuz

Pak javë pas ranies të Musolinit, Italia nisi një luft me Gjermaninë. Shteti i ri italian tashmë antifashistë vendosi të kërkonte një paqe me Gjermaninë e shkaktuem nga konflikti. Më 3 shtator nënshkroi një armëpushim në Kasibile(Cassibile) të detyruem nga Fuqitë Aleate, dhe u transmetue papritun komunikimi me një mesazh në radio i lexuem nga Marshall Badolio në mbramjen e 8 shtatorit.
Më shpejt se ajo që ndodhi më 25 korrik(Dita e Ranies të Fashizmit), me gjithë entuziazmin fillestar me të cilën shumica e popullsisë mirëpriti lajmin, u ba e kjartë se armëpushimi nuk do të sjellte paqe. Në të njëjtën ditë, mbreti dhe Badoglio braktisën në Pulia me të gjithë anëtarët e qeverisë, duke përfshirë ministrat e tre forcave të armatosuna (Sorice, de Courten dhe Sandalli), për të shmangur reagimin e egër gjerman ndaj aktit të braktisjes të aleatve gjermanë me kapitullimin italianë. Në një kohë të shkurtër gjermanët në fakt zbatuen operacionin Achse duke pushtue një pjesë të madhe të gadishullit Apenin, duke përfshirë Romën dhe lanë pa mbrojtje periferinë e kryeqytetit, që ishin në duart e forcave të Ushtrisë Mbretnore ma shumë superior në numër në krahasim me ato të Wehrmacht-it(Ushtrisë Gjermane).
Në Itali dhe në territoret e pushtueme si në jug të Francës, në Ballkan dhe në Greqi ishin qindra e mijëra ushtarë të cilët, në mungesë të urdhnave të komandave të tyne ushtarake italiane u dorëzuan pa luftë dhe janë deportue në Gjermani, ku ishin mbajtur në kushte të ashpër të "internuarve ushtarake" . Të tjerët arritën të vishnin rroba civile, të gjenin strehim në popullsinë civile etj.
Rastet në të cilat repartet ushtarake reaguese ju përgjigjën me sukses agresionit gjerman si veprime mjaft të rralla për shkak të iniciativës personale të komandantëve. Në qytete provokuan zemërimin dhe dëshpërimin e popullatës italiane, skena në të cilat turma e ushtarëve italianë u shpërndanë ishin mposhtun shpejt nga disa ushtarë gjermanë: kjo ishte humbja e papritun, e tmerrshme në duart e ish-aleatëve gjermanë, edhe ma shumë se dorëzimit të anglo-amerikanëve në perceptimin si një " Caporetto i madh i pafund . "
Shpallja e armëpushimit befasoi italianët: rrethanat në të cilat u publikue, ndikoi në një ndjenjë në mesin e ushtrisë dhe civilëve kanë qenë të braktisun përkatësisht nga zyrtarët e autoritetit publik, dhe ishin ata që e panë 8 shtatorin dhe pasojat e saj.

Zgjedhjet me ose jo me gjermanët
Në ditët pas armëpushimin, me eklipsimin e fuqisë të pushtetit rajonal filloi të marrë formë dy pamjesh lufta civile midis partizanëve në njenën anë dhe fashistëve në anën tjetër, ku të dyja palët ishin të binduna për legjitimitetin e tyne, sepse përfaqësonin Italinë. Shumë prej atyne që morën armët janë gjetë, kapë në befasi prej kohës të armëpushimit.
Vendimi ishte ma shumë dramatike, njisoj si fytyra e ranies së shtetit ekzistues më mundësinë për t'iu referuar një autoriteti, por vetëm për vlerat e tyne. Natyrisht zgjedhjet nuk ishin e gjithë pamja e nji hapi të gabuem. Zgjedhja ishte veçanërisht e vështirë për ushtrinë italiane, të lidhun prej një pjesë e betimit të Mbretit dhe të tjera për të respektue aleancën me gjermanët, me vlerë në të dy rastet e tyne të ushtarëve. Disa konsideruen betimin ndaj Mbretit si të harruem për shkak të sjelljes së tij politike të kohës fundit. Ashtë prezantue komanda gjermane me idenë që kërkonte italianve të mbanin në krah një fasho me një distinktivë trengjyrësh me mbishkrimin Im Dienst der deutschen Wehrmacht (Në shërbimi të Wehrmacht/Ushtria gjermane), ku një pjesë ashtë dakortë me propozimin gjerman dhe një pjesë tjetër nuk duen me kenë me Boshtin(gjermano-japoneze). Në disa raste ishte vendimtare edhe fati pas 25 korrik siç ndodhi me komandantin e ardhshëm partizane Nuto Revelli: "Pa Rusinë, 8 shtatori mund të kishte fshehë një qenë të sëmurë. Në qoftë se në natën e 25 korrikut të 1943 të ditës të Ranies të Fashizmit do të rrëzohesha, ndoshta sot do të isha në anën tjetër. Kuptimi i 8 shtatorit nuk ishte e lehtë! »


Sqarim


(1)Brigada Garibaldi - Le brigate d'assalto "Garibaldi"
Brigada sulmuese "Garibaldi" ishin brigadat partizane gjatë Rezistencës italiane të lidhuna kryesisht me Partinë Komuniste Italiane, e cila milituan edhe anëtarë të partive të tjera të CLN, sidomos socialistët.

(2)Brigadat e Zeza – Le Brigate Nere
Brigadat e Zezë ishin trupa paraushtarake fashiste të Republikës Sociale Italiane(RSI), e cila operonte në Italinë veriore që nga fillimi i korrikut 1944 deri në fund të Luftës së Dytë Botnore.

(3) Armëpushimi i Kasibiles
Imazh
Gjenerali Kastelano (në rroba civile) dhe gjenerali Ajzenahur në shtrëngimin e duarve pas nënshkrimit të armëpushimit në Cassibile, 3 shtator

Armëpushim i Kasibiles e njohun edhe si armëpushim i shkurtër u nënshkrue fshehurazi, në qytetin e Cassibile, më 3 shtator 1943, dhe aktin me të cilin Mbretëria e Italisë ka ndërprerë armiqësitë kundër forcave anglo-amerikanë aleate në luftën e Dytë Botërore. Në fakt nuk ishte aspak një armëpushim, por një dorëzim i vërtetë pa kushte.
Që nga ky akt me hyrjen e saj në fuqi nga momenti i shpalljes së saj publike i referohet "8 Shtatori", kur, në ora 18:30 u njoftua fillimisht në Radio Algjeria nga General Ajzenhauer(Dwight Eisenhower) dhe pas një orë ma vonë, në 19:42 e ka konfirmue shpalljen Marshall Pietro Badoglio në transmetimin me mikrofona të EIAR.

(4) Dorzimi i Kazertës - La Resa di Caserte
Imazh
Në sallën e pallatit Borbon të Kasertës, në të majtën delegatët gjermane, para janë propozuesit e procesverbalit të tre nënshkrimeve dhe përkthyesi gjerman, në të djathtë Generali Morgan dhe te supet e tij ashtë edhe Kislenko (me çizme).

Dorzimi i Kasertës ishte akti i fundit formal i cili shënoi humbjen përfundimtare të forcave naziste në Itali gjatë Luftës së Dytë Botnore gjatë luftimeve në mes të njësive ushtarake të Republikës Italiane Sociale (RSI). Akti, me titull Instrumenti i dorëzimit të forcave lokale gjermane dhe forcat e tjera të vendosura nën komandën ose kontrollin e Komandës Gjermane Jug-Perëndim dhe anekset e tij, u nënshkrua në Kaserta më 29 Prill të 1945 në praninë e delegatëve zyrtare britanikë, amerikane, gjermane dhe një vëzhguesit rusë: ajo siguroi një dorëzim pa kushte që ishte për t'u organizue operacionalishtë më 2 maj. Në dokumentin e hartuem përshkruhet se forcat e armatosuna gjermane ishin të lidhuna me ato të Republikës Italiane Sociale, duke u konsiderua si një shtet kukull dhe për këtë arsye nuk njihen nga forcat aleate, ai nuk mundi të hyjë në marrëveshje të drejtpërdrejtë me ta: për këtë arsye, përfaqësuesi gjerman u pajisë me një autorizim me shkrim të lëshuem nga Ministri i Mbrojtjes së CSR Rodolfo Graziani.

(5)Mbretnia Jugore - "Regno del Sud"
Termi "Mbretnia Jugore" tregon Mbretërinë e Italisë në periudhën midis 10 shtator 1943 dhe 4 qershor 1944 (data e çlirimit të Romës).
(6) Pas pushtimit të Kasino-s(7) dhe Operacionit Shingle(8) në krye të urës Anzio, komandanti gjerman , Field Marshal Albert Kesselring vendosi aktin e tërheqjes të forcave të veta duke braktisun Romën që Italia kishte deklarue një qytet të hapun për disa kohë, por gjermanët vazhduen të përdorin si një vend të komandave dhe trupat dhe si një nyje e komunikimit dhe transportit .
Qyteti u çlirua përfundimisht nga ana e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Veriut prej Anzio-s.

(7) Pushtimi i Kasino-s
Beteja e Montekassino-s i referohet një seri prej katër betejash gjatë Luftës së Dytë Botnore nga forcat aleate anglo-amerikane me qëllim, që të kalonin në Linea Gustav , ku të rrethonin Romën dhe të bashkoheshin me forcat aleate që mbeti i izoluem në zonën e Anzio-s, pas Operacioni Shingle . në teatrin e operacioneve u angazhuen dy ushtritë nga janari në maj të vitit 1944 në qytetin e Cassino-s, nëpër luginën e Liri-t dhe kodrave që çojnë në Abazia të Montecassino me një sipërfaqe prej 20 km ².

(8) Operacioni Shingle
Operacioni Shingle ishte një operacion ushtarak i organizuem nga ushtritë aleate anglo-amerikane kundër forcave të Boshtit(italo-gjermano-japonez) në zonën e Anzio-s dhe Nettuno-s, gjatë fushatës së Italisë në Luftën e Dytë Botnore. Sulmi i drejtuem nga Gjeneral Major John P. Lucas kishte si qëllim të anashkalonte forcat gjermane të ndodhuna në Line Gustav dhe të pushtonte Romën. Beteja e gjatë që pasoi ashtë e njohun si "Beteja e Anzio-s" dhe operacioni i "Zbarkimit në Anzio".

(9)Operacioni Acshe
Operacioni Acshe ("Asse/Aksi" në historiografinë gjermane shkruhet Operacioni Fall Achse) ishte emni i koduem i planit të hartuem nga kryekomanda e Ushtrisë Gjermane të Wehrmacht-it (OKW) gjatë Luftës së Dytë Botnore, për t'iu kundërvënë çdo dezertimi nga lufta e aleancës italo-gjermane, të neutralizonin forcat e saj të armatosuna të dislokuem në teatro të ndryshme të luftës të Mesdheut dhe në fund të realizonin skenarin e Pushtimit ushtarak të gadishullit Apenin.
Operacioni i planifikuem nga Hitleri dhe Komanda e Lartë Gjermane që nga maji 1943, në pritje të një kolapsi të mundshëm të fashizmit dhe të një dezertimi total italiane, përfundoi me sukses të plotë nga Wehrmacht-i , të cilët, duke përfitue nga konfuzioni i reparteve dhe i shpërbamjes të strukturave ushtarake pas armëpushimit italian të 8 shtator brenda pak ditëve pjesa ma e madhe e forcave të armatosuna të ish aleatit gjerman arriti të arrestoji me qindra e mijëra ushtarë italianë, të cilët u internuen kryesisht në Gjermani si punëtorë të detyruem dhe u konfiskuen një ngarkesë e madhe e armëve dhe pajisjeve ushtarake.

(10) Caporetto ose Lufta e Kaporetës(La battaglia di Caporetto)
Imazh

Beteja e Kaporeto-s, apo dymbëdhjetë Betejat e Isonzo-s (në gjermanisht Schlacht von Karfreit, ose zwölfte Isonzoschlacht) njihet gjatë Luftës së Parë Botnore në mes Ushtrisë Mbretnore italiane dhe forcave austro-hungarez me gjermane. Konflikti filloi në orën 2:00 të 24 tetorit 1917, që përfundoi me humbjen ma të randë në historinë e ushtrisë italiane, në mënyrë që në gjuhën italiane, edhe sot termi i disfatës ashtë përdorë si sinonim i Kaporeto-s humbjes katastrofike


E pregatiti në shqip Bep Martin Pjetri
E martë, më dt. 3.XII.2013
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4383
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
KLERIKË KATOLIK ITALIANË TË VRAMË E TË MBYTUN NË TORTURA NGA PARTIZANË KOMUNISTË ITALIANË GJATË LUFTËS VLLAVRASJE - CIVILE 1943-1945, JUGOSLLAVE, FRANCEZE E SHQIPTARÊ

Imazh

E mërkurë më 25.X.2013

Don Giuseppe AMATEIS, rektor i Coassolo ( Torino ) u vra me sëpatë nga partizanët komunist më 15 mars 1944 , për shkak se ai kishte dënuar ekseset e Guerileve të Kuqe në Itali.
Don Gennaro Amato, rektor i Locri ( Krahina e Kalabrisë) u vra në tetor të 1943 nga udhëheqësit e “republikës kuqe" të Caulonia .
Don Ernesto BANDELI, pastor i Bria-s u vra nga partizanët sllavë në Bria më 30 prill 1945.
Don Vittorio BAREL, ekonomistë i Seminarit të Vittorio Veneto u vrau më 26 tetor 1944 nga partizanët komunistë.
Don STANISLAO BARTHUS i Kongregatës së Krishtit Mbret ( Imperia ) u vrau më 17 gusht 1944 në një predikim sepse ai shprehu keqardhje për dhunën diskriminuese të partizanve.
Don Duilio Bastreghi, rektor i Cigliano në Capannone Pienza u vra në natën e 3 korrik 1944 nga partizanët komunistë.
Don Carlo BEGHE, rektor i Novegigola ( Apuania ) i dorëzuem më 2 mars 1945 për ekzekutim të simuluar, e cila prodhoi një plagë të vdekshëm.
Don Francesco Bonifacio, botues në Villa Gardossi ( Trieste ), i kapun nga milicët komunistët jugosllavë më 11 shtator 1946, ku hidhet në një humnerë dhe mbeti e panjohur.
Don Luigi Bordet, rektor i Hòne ( Aosta ) , i cili u vra 5 mars 1946 për shkak se ai kishte paralajmëruar famullisë tij terrorin komunist.
Don Sperindio BOLOGNESI, pastor i Nismozza ( Reggio Emilia ) u vra nga partizanët komunist më 25 tetor 1944 .
Don Corrado BORTOLINI, rektor i Shën Marisë në Duno (Bolonjë) u morrë nga partizanët më 1 mars 1945, dhe e zhdukën.
Don Raffaele BORTOLINI në Kishën e Pieve di Cenrto u vra nga partizanët në mbrëmjen e 20 qershor 1945.
Don Luigi BOVO, rektor i Bertipaglia ( Padova ) u vra më 25 shtator 1944 nga një partizan komunist.
Don MIROSLAVO BULLESCHI, rektor i Monpaderno (Dioqeza i Parnzo dhe e Pola-s ) u vra më 23 gusht 1947 nga komunistët jugosllavë .
Don Tullio CALCAGNO, drejtor i Crociata Italica u qëllua nga partizanët komunistë në Milano më 29 prill 1945 .
Don SEBASTIANO Bortolini, kapelan i GNR u vra më 27 prill 1945 në Asti.
Don CRISOSTOMO CERAGIOLO, O.F.M., kapelan i dekoruem për shërbime ushtarake në VM, merret më 19 maj 1944 nga partizanët komunistë në Konventën e Montefollonico dhe u gjetë i vdekun me duart e tij të lidhuna pas shpine.
Don Aldemiro Corsi, meshtar i Grassano (Krahina Emilia) u vra nga partizanët komunistë në natën e 22 tetor 1944 në famullinë e tij .
Don Ferruccio Crecchi, meshtar i Levigliani ( Lucca ) u ekzekutue nga trupa likujduese me ngjyra me akuza false të Komunistëve të vendit .
Don Antonio CURCIO, kapelan i batalionit 11 të Bersalierve u vra më 7 gusht 1941 në Dugaresa nga komunistët kroate .
Don Sigismondo Damiani, OFM, ish kapelan ushtarak , i cili u vra nga komunistët sllavët në San Genesio e Macerata më 11 mars 1944.
Don Teobaldo DAPPORTO, kryeipeshkëv në Castel Ferrarese ( dioeza e Limola ) u vra nga një komunist në shtator 1945.
Don AURELIO Diaz, kapelan i Seksionit të Divizionit Shëndeti " Ferrara ", u vra në burgjet e Beogradit në janar të 1945 nga partizanët e Titos.
Don Adolfo DOLFI, murgë(canonico) i Katedrales së Volterra i nënshtrohet torturës më 28 maj 1945 që çoi në vdekjen e tij më 8 tetor .
Don Enrico Donati, kryeipeshkëv i Lorenzatico ( Bologna ) u vra më 23 maj 1945 në rrugën Zenerigolo .
Don Giuseppe DORFMANN u vra në pyjet e Posina ( Vicenza ) më 27 prill 1945.
Don Vincenzo D' Ovidio, rektor i Poggio Umbricchio ( Teramo ), u vra në maj të 1944 me akuzë falso për pro- fashizmit.
Don Giovanni ERRANI, kapelan ushtarak i GNR, i dekoruem me VM, u dënue me vdekje nga CLN i Forlì-t, por u shpëtua nga amerikanët dhe më vonë vdiq si rezultat i torturës .
Don Colombo Fasce, rektor i Cesino ( Genova ) u vra në maj 1945 nga partizanët komunistë.
Don Giovanni Fausti, Epror i Përgjithshëm i Jezuitëve në Shqipëri u vra më 5 mars 1946 për shkak se ishte italianë. Me të u vranë edhe priftërinjtë e tjerë të cilat nuk kam Kenë në gjendje të di emnat.
Don Fernando FERRAROTTI, OFM , kapelan i kthyer nga Rusia, i cili u vra në qershor 1944 në Champorcher ( Aosta ) nga partizanët komunistë .
Don Gregorio Ferretti, meshtar i Collevecchio ( Teramo ) u vra në bashkëpunimin me partizanët sllavë dhe italianë në maj 1944 .
Don Giovanni FERRUZZI, kryeipeshkëv i Campanile ( Imola ) u vra nga partizanët më 3 prill 1945.
Don Akil Filippi, rektor i Maiola ( Bolonjës ) u vra në mbramjen e 25 korrik 1945, sepse ai u akuzua për simpati fashiste.
Don Giuseppe Gabana, i dioqezës së Brescia, kapelan i Legjionit të VI të Policisë Financiare u vra më 3 mars 1944 nga një partizan komunist.
Don Sante Fontana, rektor i Cornano ( Pontremoli ) u vra nga partizanët më 16 janar 1945.
Don Giuseppe Galasi, kryeipeshkëv i Shën Lorenzo Selva ( Imola ) u vra më 1 maj 1945 për shkak të dyshimit si pro- fashizmit.
Don TISO Galletti, rektor i Spazate Sassatelli ( Imola ) u vra më 9 Maj 1945, se kishte kritikue komunizmin.
Don Domenico Gianni, një kapelan ushtarak në Jugosllavi u morë në mbrëmjen e 21 prill 1945 dhe u zhduk pas tri ditësh.
Don Giovanni Guicciardini, rektor i Mocogno ( Modena ) u vra më10 qershor 1945 pas torturave të shkaktuem në famullinë e tij .
Don VIRGINIO ICARDI, pastor i Squaneto (Acqui ) u vra më 4 korrik 1944 në Preto nga partizanët komunistë.
Don Luigi Ilariucci, rektor i Garfagnolo (krahina Emilia) u vra më19 gusht 1944 nga partizanët komunistë.
Don Giuseppe Jemmi, kapelan i FELINA ( Reggio Emilia ) u vra më 19 prill 1945, se kishte dënuar e " ekseset çnjerëzore e çnderuese të partizanve."
Don SERAFINO Lavezzari, seminaristë i Robbio (Piacenza) u vrau më 25 shkurt 1945 nga partizanët me nënën e tij me të dy vëllezërit.
Don Luigi LENZINI, rektor i Crocette (Modena) u vra nga partizanët e Kuq në natën e 21 korrikut të 1945.
Don Giuseppe LORENZELLI, priore i Corvarola Bagnone ( Pontremoli ) u vra nga partizanët më 27 shkurt 1945 pasi u detyrua të hapi varrin e tij.
Don Luigi Manfredi, rektor i Budrio (Krahina Emilia ) u vra më 14 dhjetor 1944, se kishte ankue për "teprimet në sjelljet e këqia të partizanëve me njerzit."
Don Dante Mattioli, rektor i Coruzzo (Krahina Emilia ) u morë në natën e 1 prillit 1945 dhe u zhduk përgjithmonë.
Don Fernando Merli, mansionario i Katedrales të Foligno u vra më 21 shkurt 1944 në Assisi nga jugosllavët të urdhnuem nga komunistët .
Don Angelo Merlini, rektor i Fiamenga (Foligno) u vra në Foligno.
Don Armando Messuri, kapelan i Motrave të Shën Familjes në Marino u plagosë për vdekje nga partizanët komunistë dhe vdiq 18 qershor 1944 .
Don Giacomo Moro, kapelan ushtarak në Jugosllavi u vra nga komunistët e Titos në Micca të Malit të Zi.
Don Adolfo NANNINI, rektor i Cercina ( Firence ) u vra më 30 maj 1944 nga partizanët komunistë . Don Simone Nardin i Benediktinve Olivetani, toger kapelan i Spitalit Ushtarak " Belvedere " në Lumin Abbazia, ku u morë nga partizanët jugosllavë në prill të 1945-ës dhe vdiq në tortura të tmerrshme.
Don Luigi OBID, ekonomistë i Podsabotino dhe San Mauro ( Gorizia ) u morë nga partizanët dhe u vra në San Mauro më 15 janar 1945.
Don PADOAN ANTONIO, Famullia e Castel Vittorio ( Imperia ) u vra nga partizanët më 8 maj të vitit 1944 me një pistoletë në gojë dhe një në zemër .
Don Attilio Pavese, rektor i Alpe Gorreto (Tortona) u vra më 6 dhjetor 1944 nga partizanët në kohë që ishte duke ngushëllue kapelanin për shkak se disa të burgosun gjermane të dënuem me vdekje.
Don Francesco PELLIZZARI, rektor i Tagliolo (Acqui ) kur banii thirrje në natën e 10 maj 1945 u zhduk përgjithmonë .
Don Pompeo Perai, rektor i SS . Pjetri dhe Palolo di Città della Pieve u vra në shenjë hakmarrje për akuzën drejtue raprezaljeve të partizanve më 16 qershor 1944.
Don Enrico Percivalle, rektor i Varriana ( Tortona ) u morë nga partizanët dhe e vranë me një kamë në kry më 14 shkurt 1944.
Don Vittorio PERKAN, rektor i Elsane (Fiume) u vra më 9 maj 1945 nga partizanët kur ai drejtoi një funeral .
Don ALADINO Petri, rektor i Caprona ( Pisa ) , i cili u vra 27 qershor 1944 për shkak se ishte konsiderue pro - fashiste.
Don Nazareno PETTINELLI, rektor i Shën Lucia i Ostra Senigallia u vra në hakmarrje për akuza që u bani partizanve për raprezaljet ndaj njerzve në korrik 1944.
Don Umberto PESSINA, rektor i Shën Martin të Correggio u vra më 18 qershor 1946 nga partizanët komunistë.
JOSEPH Pierami, student i teologjisë të Dioqezës së Apuania u vra më 2 nëntor 1944 në Linea Gotica nga partizanët komunistë.
Don Ladislao Pisacane, famullitar i Circhina ( Gorizia ) u vra nga partizanët sllave më 5 shkurt 1945 me dymbëdhjetë njerëz të tjerë .
Don ANTONIO PISK, Famullitari i Canale d' Isonzo (Gorizia), ku u morë nga partizanët sllave më 28 tetor 1944 dhe u zhduk përgjithmonë .
Don NICOLA POLIDORI, nga Dioqeza e Nocera dhe e Gualdo-s u vra më 9 qershor 1944 në Sefro nga partizanët komunistë.
Don Giuseppe Preci, rektor i Montaldo ( Modena ) u vra më 24 maj 1945 pasi ai u thirr për të ndihmuar një person që po vdiste.
Don Giuseppe Rasori, rektor i Shën Martin në Casola (Bolonjë) u vra natën më 2 korrik 1945 në famullinë e tij i akuzuem për simpatitë fashiste .
Don Alfonso REGGIANI, rektor i Amola Piano (Bolonjë) u vra nga marksistëve në mbrëmjen e 5 dhjetor 1945.
Rolando Rivi, Seminarian i Reggio Emilia, gjashtëmbëdhjetë vjeç u vra më 10 prill 1945 nga partizanët komunistë vetëm për shkak se ai mbante një raso në krye.
Don Giuseppe Rocco, rektor i Shën Marisë në Dioqezën e Shën Sepolcro u vra nga sllavët më 4 të 1945.
Don Angeliko ROMITI, OFM , kapelan i kadetëve të Shkollës së Fontanellato, i dekoruem me VM, u vra në mbramjen e 7 Maj 1945 nga partizanët komunistë .
Don LEANDRO SANGIORGI, salezian, kapelan ushtarak i dekoruem me VM, ku u vra në Sordevolo Biella më 30 prill 1945.
Don ALESSANDRO Sanguanini, i Kongregatës së Misionit u vra në Ranziano (Gorizia) më 12 tetor 1944 nga partizanët sllave për ndjenjat e tij italiane .
Don Lodovico SLUGA, famullitar i Circhina ( Gorizia ) u vra së bashku me vëllain Don Pisacane më 5 shkurt 1944.
Don Luigi SOLARO, i Torinos u vra më 4 prill 1945 perché congiunto del Federale di Torino Giuseppe Solaro, anch'egli soppresso.
Don Emilio Spinelli, rektor i Campogialli (Arezzo ) u vra më 6 maj 1944 nga partizanët i akuzuem për pro- fashizmit.
Don Eugenio Squizzato, OFM , kapelan partizan u vra nga kolegët e tij partizanë më 16 prill 1944 Corio dhe Lanzo Torinese, sepse shprehu ndjenja tmerri tronditës nga mizoria, që kryenin me masakra kundra njerzve të pafajshëm nga ku donte të largohej nga formacioni partizan.
Don Ernesto Tale, rektor i Castelluccio Formiche ( Modena ) u vra së bashku me motrën e tij më 11 dhjetor 1944 me dyshimin për pro- fashizmit.
Don Giuseppe Tarozzi, rektor i Riolo ( Bolonjë) u morë gjatë natës më 26 maj 1945-ës dhe e zhdukën.
Don Angelo TATICCHIO, rektor i Villa Rovingno ( Pola ) u vra nga partizanët jugosllavë në tetor 1943 për shkak se " ndihmoi trupat italianët. "
Don Carlo TERENZIANI, dekan i Ventoso(Ktahina Emilia) u vra në mbramjen e 29 prill 1945 për shkak se kishte kenë ish kapelan i Milicisë .
Don Alberto Terilli, kryeipeshkëv i Esperia ( Frosinone ) vdiq si rezultat i torturës nga marokenët të drejtuem nga partizanët në maj 1944 .
Don Andrea Testa, rektor i Diano Borrello ( Savona ) u vra më16 korrik 1944 nga një bandë partizane sepse osteggiava komunizmin .
Monsinjor Eugenio Corradino TORRICELLA i Dioqezës të Bergamo-s, u vra më 7 Janar 1944 në Agen (Francë) nga partizanët komunistë për ndjenjat e tij italian.
Don Rodolfo TRCEK, xhakon i Dioqezës së Gorizia u vra më 1 shtator, 1944 në Montenero d'IDRIA nga partizanët komunistë.
Don Francesco Venturelli, rektor i Fossoli (Modena) u vra më 15 janar 1946, sepse urrente partizanët.
Don GILDO VIAN, rektor i Bastia (Perugia) u vra nga partizanët komunist më 14 korrik 1944.
Don Giuseppe VIOLI, rektor i Shën Lucia në Madesano (Parma) u vra më 31 nëntor 1945 nga partizanët komunistë.
Don Zoli ANTONIO, Famullitari i Morra del Villar (Cuneo) u vra nga partizanët komunistë gjatë predikimit të Korpit të Krishtit në vitin 1944 që kishte dënuar urrejtjen midis vëllezërve.

U pregatitë në shqip nga Bep Martin Pjetri
E hanë, më datën 2.XII.2013

Koment
Disa fjalë
Fillimisht e falenderoj shumë autorin e landës të masipërme, pasi na hapë horizonte për të kuptua ma mirë Gjenocidin që hartoi anglo-amerikanët në vendet e përëndimit dhe Stalin vendeve lindore. Ma bukur nuk ka ku shkon për traktatet e msheftas e ato të dukëshme kundër popujve me besim në Zotin e konservatorë nacionalista dhe ato doket e kulturën folklorike të ruejtuna me aq dashni, në kundërshtim me politikën anglo-amerikane të zhdukjes të nacionaliteteve, të plurarizmit politik etj,....Paraqitja e masipërme ashtë një nga listat e shumta prej 90 emnash të klerikve katolikë italianë të pushkatuem për bindjet e tyne anti marksiste-leniniste të partizanve komunistë në Itali, në ish Jugosllavi, Francë e në Shqipni. Shifni se çfarë tërbimi, revanshi i papërgjegjshëm i brigadave të kuqe komuniste që i torturonin, i pushkatonin dhe i hidhnin nëpër humnera edhe me familjet e tyne për psikozat e tyne gjithë këta klerikë të pafajshëm gjithmonë të mbeshtetun nga traktate famëkeqe sigurisht të fshehta thurnin intriga destabilizuese në vendet europiane.
Traktati Famëkeq të shpallun botnisht i Çurçillit - Stalinit- Rusvelt më 4-11 shkurtit 1945 në Jaltë të Ukrainës ishte vazhdim i intrigave rrënimtare me pasoja të pariparueshëm me anë të luftrave vllavrasës-civile në kombet europiane gjoja në emën të kundra nazi-fashizmit. Traktati anglo-amerikanë i Jaltës 1945 ishte ndamja e Europës në dy pjesë; Lindjen ja dhuruen gjaksorit diktaor Stalinit, që kishte torturue dhe ekzekutue mbi 20 milion rusë, ndërsa pjesa tjetër e morën anglo-amerikanët. Europa lëngoi nën torturat, likujdimet e intrigueme nga dëshirat e projektet anglo-amerikane dhe ato sovjetike, ku ende po vuejnë ma shum vendet ish komuniste edhe sot në 2013 e në vazhdim. Jalta me nji fjalë ishte Traktati i Lejimit dhe mbeshtjes zyrtare të partive komuniste, që nuk kursyen institucionet e fesë vetëm ato katolike. Edhe sot vazhdojnë zbatimet e Jaltës duke i mbështetun komunistat në gjithë botën si në Shqipni që nuk lejoi Hapjen e Dosjeve në 2011 duke i ba presion të madh qeverisë dhe propogandë kundër Hapjes të Dosjeve në bazë të ktij traktati famëkeq me qëllim të realizimit të projekteve të tjera, që ende nuk janë zbardhë, por dallohen nga njerëz të vemendshëm. Për botëkuptimin e tyne të vetëdijshëm komunistët janë pjesë e substancës oksigjen që i duhet në projekte tjera për t'i përdorë si kamikazhe kur nisin të prishen balancat në vendet e Europës e kudo. Jalta e 1945 vazhdon zbatimin se ende nuk dihen të tjera nënvendime, që jetat e popujve do t'i msojnë ndër kampe përqendrimi e në male varrezash e mjerimesh.

autori, Shkëlzen Shkambi
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4383
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Persekutimi i egër komunist kundër krishterimit në vendet ish komuniste
Imazh

Autori De Matei
Zagreb - 4 dhjetor 2009

Mbi 200 milion viktimat të ekzekutuem nga komunizmi (1918-1991) - (2.7 milion viktima të torturuem, të zhdukun e të vramë në vit. Inventari i viktimave të Jaltës 1945.)

Vetëm në Kinën komuniste u likujduen mbi 80 milion të pafajshëm prej 1958 - 1960
Ashtë ranë dakord gjansisht në mesin e historianëve që koha ma dramatike dhe gjakatare në historinë e njerëzimit ishte shekulli i 20: shekulli i regjimeve totalitare, i Luftrave Botnore, i Revolucioneve në mbarë botën, gjenocid dhe përndjekje fetare me orientim ndaj Klerit Katolik. Në mesin e atyne krimeve, ma gjanë dhe sistematikishtë ashtë kryer nga komunizmi kundër krishterimit, duke u ba kështu paradigmë e iniciativës penale të shekullit 20-të. Libri i zi i komunizmit i redaktuem nga Stefan Kortis(Stéphane Courtois) i hoqi perden mbi krimet e komunizmit, duke na dhanë një vlerësim të parë të përafërt të 85 milionë të vdekurve, duke numërue Revolucionin e Tetorit, diktatura staliniste, Revolucionin kineze, në Kamboxhia e Pol Potit, Kuba e Fidel Kastros, Shqipnia e Enver Hoxhës, e Rumanisë,...... Kjo shifër duhet, megjithatë, të paktën dyfishue, po të kemi parasysh se vetëm në Kinë, regjimi komunist ishte përgjegjësi i ma shumë se 80 milionë të likujduemve vetëm në periudhën e të ashtuquajturës "Hapi i madhë përpara", i hartuem nga Mao Ce Dun, që u zbatue në periudhën midis viteve 1958 dhe 1961.

Papa Piu XI mbi ateizmin e viteve 1930
Problemi i vërtetë ashtë, jo te sasia, por " te cilësia" ideologjike e këtij krimi. Një analizë e kësaj dukurie e cila vetëm kufijtë e vetë pasojave të përshkruem në nivel praktik, pa hyrë thellë në hulumtimin e shkaqeve ideologjike kontribuon për të hy edhe ma thellë në misterin e cila rrethon komunizmin. Në mënyrë që të zbulohej ky mister, më duheshe të hetoja para së gjithash fenomenin e urrejtjes të pandalshme ndaj fesë, që Papa Piu XI denoncoi në vjetin 1937 në Enciklikën e tij të titulluem “Divini Redemptoris(Shpëtimtari i Hyjnisë)”, ku shkruan se "për herë të parë në historinë ne jemi dëshmitarë të një betejë të zhvilluem me ftohtësi e fshehtësi e përgatitun me kujdes nga njeriu me pushtetë, kundër gjithçkaje që ashtë hyjnore ".

Karl Marksi, Engelsi, Lenini, Antonio Gramshi,...urrenin fenë
Teoricienë e komunizmit, në të vërtetë, kurrë nuk e fshehën urrejtjen e tyne ndaj fesë. Marksi dhe Engelsi e përkufizuen fenë si "opium i popullit", ndërsa Lenini e quajti atë "alkooli i shpirtit", dhe komunisti italian, Antonio Gramshi e definoi atë me fjalët si "narkotikë për masat". "Socializmi shkencor" nuk duhet gjithsesi të gjykohet në bazë të deklaratave teorike, por ma tepër në pasojat e tij praktike, pasi ashtë e nevojshme për filozofët gjithmonë për të provue vlefshmëninë e mendimeve të tyne, sikurse e shpjegoi vetë Marksi. Urrrejtja shkakton vetëm tragjedira njerzore.

Lufta kundër fesë në ish Bashkimin Sovjetik
Nga pikëpamja juridike, Komunizmi e trajtoi fenë siç përshkruhet në nenin 124 të Kushtetutës Sovjetike të vitit 1936, sipas të cilit "liria e praktikimit të çdo lloj kulti fetar dhe atë të propagandës anti-fetare i përket të gjithë qytetarëve ". Feja dhe Ateizmi nuk janë në të njëjtin nivel. Liria fetare ishte, në fakt, i kufizuem në praktikën private të njeriut dhe, për këtë arsye, si një çështje ashtë damtue randë. Ateizmi, në vend të ushtrimit të besimit fetar ka të drejtën e propagandës dhe në mbështetjen e shtetit, ajo mundet për këtë arsye, lehtësisht të zgjerohet në hapësirë publike, ndërsa feja duhet ngadalë të vdesë, edhe për shkak se regjimi komunist mohon dimensionin privat të individit në favor nga parësia e komunitetit dhe të shoqërisë në tanësi. Ateizmi militant ishte, në fakt, forca kryesore e sistemi sovjetik. Çdo gja që i përkiste Kishës, jo vetëm të pasurive të patundshme apo të mallrave, por edhe Seminare, shkolla, jetimore dhe spitale u shtetëzuan. Mësimi i fesë ishte e ndaluem, si dhe përdorimin e simboleve në mënyrë të qartë fetare si ikona dhe kryqeve, edhe në varre. Të gjitha funksionet fetare dhe paraqitjet publike të tilla si Pagëzim, martesat dhe funeralet duhej të paksue e të gjitha referencave fetare. Katedralet, kishat dhe faltoret u shndrruen në stallat kafshësh, magazina, fabrika dhe kinema. "Karnavalet" antifetare organizoheshin pikërisht në kohën kur ishin festimet ma të randësishme fetare të vitit. Filma anti-fetare janë prodhue dhe Muzetë e Ateizmit u ngritën shpesh në ato vende që ishin dikur Kisha. Mësimi dhe studimi i ateizmit u ba e detyrueshme në të gjitha universitetet dhe shkollat e çdo rendit dhe shkallë në vend. Në vitin 1970, ka pasun 4,500 stacione radio në Bashkimin Sovjetik të cilat kishin si detyrë kryesore përhapjen e propagandës ateiste, duke përfshirë edhe Radio të Shoqatës së Ateistët militante e cila transmetohej në 14 gjuhë në të gjitha frekuencat sovjetike. Gjendja e Kishave ortodokse në ish Bashkimin Sovjetik. Kisha Ortodhokse e Rusisë para 1917 numëroheshin rreth 210.000 anëtarë të klerit të ndara në mes murgjve dhe popëve. Në vitet e terrorit, në mes të 1917 dhe 1941, 150,000 prej tyre u vranë. Në vitin 1917 ka pasur 300 Peshkopë ortodoksë rusë, dhe 250 prej tyre u vranë nga bolshevikët.

Gjendja e Kishave Katolike në ish Bashkimin Sovjetik
Në mënyrë të ngjashme, pas ranies së Perandorisë Ruse, në vitin 1917, katolikët ishin rreth 2 milionë e gjysmë, ipeshkvijtë prej tyne 14, e priftërinjtë 1350, dhe kishat e tyre rreth 600. Por, në vitin 1941 vetëm dy kishat katolike ishin ende të hapuna në Moskë dhe një në Leningrad (të dyja i përkitnin Ambasadës franceze), dhe ka pasë në të gjithë vendin vetëm 1 Ipeshkëv dhe 20 priftërinjtë që jetonin në liri relative.
Nikita Hrushovi mbi ateizmin
Në fakt, 300 priftërinj katolikë ishin vrarë dhe pjesa e mbetun u detyrue të emigrojnë në vende të tjera. Propaganda antikatolike vazhdoi pas vdekjes së Stalinit në 1953 me në krye ateistin, Hrushovin dhe ata që e pasuan atë. Raporti Iliçev-it mbi Edukimin në sistemin ateist e botuem në nandor të vjetit 1963, ku edhe një herë theksonte në pamundësinë e bashkë-ekzistencës të fesë me shkencën dhe aty theksonte nevojën e zbatimit të një sistemi të qëndrueshëm të arsimit ateiste shkencor. "Në një kohë të shkurtër", - thoshte Hrushovi - "feja do të pushojë së ekzistuari, njerëzit do të harrojnë atë që feja ashtë, dhe unë do t’ja tregoj fundin priftërinjve katolik ".

Jalta e Çurçillit – Stalinit dhe e Rusveltit një Mjerim për kristianët e vendeve lindore në Europë
Konferenca e Jaltës(4-11 shkurtë 1945 midis Çurçillit-Stalinit dhe Rusveltit) shënoi ndarjen e Europës në dy zona të influencës: me miratimin e qeverive perëndimore, komunizmi sovjetik mori plotësisht të gjithë Europën Lindore. Një persekutimi i pamëshirshëm i të krishterëve u ushtrue në të gjitha vendet e Europës Lindore.

Terror për të ndrrye fenë nga katolikë në ortodoksë
Ne tani duhet të përmendim disa nga anëtarët e shquar meshtarë të klerit që guxuen të kundërshtojnë komunizmin gjatë atyre viteve të tmerrshme. Ndër të parët ishte Kryeipeshkvi i Kishës të bashkueme të Lviv-it të Ukrainës, Jozef Slipi-t(Joseph Slipyi), ku rusët i ofruen atij mundësinë që të bahet Patriarku ortodoks në Moskë në mënyrë që të ndërpriste lidhjet me Vatikanin në Romë. Ai nuk pranoi të ndërronte fenë nga katolikë në ortodoksë duke preferue që të vazhdojë jetën e tij në gulagët sovjetike për 17 vjet, dhe më pas në mërgim. Ne duhet të kujtojmë gjithashtu shenjtin, Aleks Zarickij( Alexjei Zaryckji, i dtl. 1912-1963) me origjina nga Ukraina, i cili u internue në Karagandae e në Kazakistan dhe vdiqë atje si një martir i besimit katolik në vitin 1963.

Terrori sllave-komuniste mbi Klerin katolik në Kroaci
Ish-Jugosllavia kishte simbolin heroike të vet, Monsinjor Alojzije Stepina (1898-1960), Ipeshkëv i Zagrebit, i cili u arrestua më 18 shtator të1946. Arsyeja e vërtetë pas arrestimit të tij ishte Letra baritore, që publikoi më 23 shtator të 1945, i cili tregoi se si 243 meshtarë të klerit në Dioqezat e tij ishin vrarë dhe në një dioqezë tjetër ishin arrestue 169 meshtarë dhe 89 u zhdukën. Pas një gjyqi, ai u dënua me 16 vjet burgë në kampe pune në Lepoglava dhe pas burgut u vendosë në gjendje arresti shtëpiak në qytetin e tij të Krasiç-it, ku u mbajtë në survejim nga policia deri në vdekjen e tij e shkaktuem nga helmimi në vitin 1960. Ai u shenjtërue nga Papa Gjon Pali II në vitin 1998.

Terrori kundër Klerit Katolik në Hungari
Në vitin 1948 në Hungari, kundër Kardinalit Jozsef Mindszenty (1892-1975) komunistët filluen një fushatë shpifëse të ngjashme me atë që kishte ba kundër Stepinaç-it . Për shkak të rezistencës së tij heroike, ai u torturue për 40 ditë me radhë për ta detyrue të nënshkronte dokumente të cilat ai nuk e dinte përmbajtjen. Të gjitha veprimtaria fetare ishte nxjerrë jashtë ligjit në vitin 1950 dhe rreth 10.000 anëtarë të klerit u dëbuen prej kishave dhe duhej të gjenin mënyra të tjera të jetesës. Monsinjor Zoltan Meszlenyi (1892-1951), Ndihmësi Ipeshkvi i Esztergom-it dhe pasardhës i Kardinalit Mindszenty vdiq në një kampë përqendrimi në vitin 1951, ku ashtë shenjtërue në vitin 2009 duke u ba Martiri i parë i Shenjtëruem i regjimit komunist hungarez.

Dy emna të tjera të randësishme dhe të famshme janë ato të Kardinalit Stefan Wyszynski (1907-1981), Arqipeshkëv i Varshavës dhe primat i Polonisë dhe Kardinali Josef Beran (1888-1969), Arqipeshkëv i Pragës, në Republikën Çeke.

Kur Kardinali Beran, Kryepeshkop i Pragës, vdiq në vitin 1969, Stefan Trohta (Stephan Trochta 1905-1974), në mënyrë të fshehtë u ba pasardhësi i tij, por vdiq në vitin 1974 pas një hetimi brutale. Së bashku me të, ne duhet të përmendim gjithashtu të Shenjtnuemin, Vasil Hopko (1904-1970) një meshtar i ritit greko-katolik, i cili u arrestua dhe u torturua nëntokë. Ipeshkvi, Jan Korec, i cili ashtë tash Kardinali ishte frymëzue prej lëvizjes së rezistencës katolike në Republikën Sllovake. Ne të gjithë e dimë në lidhje me rezistencën polake dhe kreun e saj simbolike, Fratin Jared Populescko.

Terrori ndaj Klerikve Katolikë në Lituani
Në Lituani, "Toka e kryqzyem", që nga viti 1972 u ba publikimi i fshehtë i titulluem "Kronikat e Kishës Katolike të Lituanisë" ka zbulue aktet e dhunës dhe abuzimit të cilat janë kryer sistematikisht ndaj qytetarëve lituanezë. Ende në vitet tetëdhjetë, priftërinjtë lituanezë ishin kërcënue, rrahur dhe vrarë, si, për shembull, Ati Bronius Laurinavicius (1913-1981) dhe Ati Juozas Zdebskis (1929-1986).

Terrori ndaj Klerit Katolik në Shqipni
Në Shqipni, qindra priftërinjë dhe laikëve katolikë u vranë nga komunistët të udhëhequn nga Enver Hoxha, i cili me dëshirën e vet dhe të bandës tij shqiptare i udhëzuem nga jugosllavët, sovjetikët dhe kinezët. Elita e partisë komuniste në Shqipni ishte krenar të me shprehjen se Shqipnia ishte " Shteti i parë në botë ateist ", siç mund të lexohet në Kushtetutën e 1976. Ndër meshtarët rezistentë ndaj krimit komunistë, ne duhet të kujtojmë At Mikel Koliqin (1902-1997), i cili u ba Kardinal nga Papa Gjon Pali II në vitin 1994. Ai ishte dënue me burgë e me punë të detyruem në vitin 1945, me akuzën e ndigjimit të lajmeve të huaj në radio.

Kisha Ortodokse Bullgare në shërbim të komunizmit pas vjetit 1950
Frati Eugjenio Bosilkov

Në Bullgari, shumica e Kishës Ortodokse Greke u shndrrue në vitin 1950 në një organ publik, në shërbim të interesave të sigurimit të shtetit. Ati Eugjenio Bossilkov (1900-1952) u arrestue, u torturue, u dënue me vdekje dhe u hodhë në një varr të përbashkët në vitin 1952.
Imazh
At Eugjenio Bossilkov

Vinçencë Bossilkov lindi në qytetin Belém të Danubit të Bullgarisë, më 16 nantor 1900. Biri i fshatarit katolikë romake u betue në kuvendin e Kongregacionit të Dashnisë të Jezu Krishtit në vitin 1920 dhe u shugurua prift në vitin 1926, me emnin Eugjen. Prelati bullgar katolik me një pjesë të madhe të inteligjencës kontriboi shumë në zhvillimin e dioqezës së Nikopoli-t e drejtuem nga një Ipeshkëv i devotshëm. Eugjeni ishte një bashkëpunëtor aktiv dhe priftë, që kontribuoi fuqimishtë për afrimin vllaznor nëmes katolikve dhe ortodoksve rusë në Bullgari në vullnet të kundërt me pushtetarët komunistë. Eugjenei u zgjodh përfundimisht në vitin 1947 dhe u emnue nga Vatikani Ipeshkvi i Kishës Ruse në Bullgari. Bullgaria jetoi atëherë nën sundimin e regjimit komunist të Jozef Stalinit. Ipeshkvi Eugjen u arrestue në kulmin e represionit të regjimit komunistë të iniciuem në vitin 1944 kundër kulteve fetare ,veçanërisht kundër Kishës Katolike. U ndaluen: festat fetare të katolikëve romakë, demonstrimet jashtë kishave dhe veprat shoqnore si ato kulturore – humanitare me mbylljen e shkollave, spitaleve dhe jetimoreve. Qëllimi i komunistve ishte që të promovonin mbështetjen e komunitetit të vogël, kompakt të katolikve bullgare në adhurimin e fesë ortodokse nëpërmjet një ligji të veçantë e cila u kundërshtue me të madhe nga Ipeshkvi i Kishës. Kjo u ba shkakë për fillimin e një persekutimi i katolikve në Bullgari për afro 50 vjet. Ipeshkvi Eugjenio Bossilkov ju kërkue të braktiste besimin katolik e të bashkohej në kishën ortodokse, por nuk pranoi konvertimin fetar dhe konfirmoi me guxim besnikërinë e tij ndaj Papës Romake. Ai u arrestua në korrik të 1952 kur refuzoi të pranojë atë ligj të veçantë të mosbindjes ndaj Selisë Shenjtë në Romë. Policia politike e regjimit stalinist bullgar e akuzuoi atë për përmbysje dhe spiunazh në shërbim të Kishës së Romës. Dënimi me vdekje u shpallë më 3 tetor,1952. Don Eugjenio, pasi u torturue, u vra më 11 nantor të të njëjtit vit, në Sofje, Bullgari. Një nga letrat e fundit të tij të dërguem nga burgu para vdekjes së tij të një prej miqve të tij ortodoksë, shkruen : "Nuk kam mendue kurrë për vedi, unë jam shkojë në duart e Perëndisë dhe mbetem besnik ndaj Krishtit dhe Kishës". Zyrtarisht ashtë raportuem i humbun, pavarrë. Madje as familja nuk mujti të mbledhi informacion për vendndodhjen e tij. Në Vjetarin Papnor, gjithashtu u paraqit si Ipeshkvi Ruse në vjetin 1975. Vetëm se viti i njoftimit të vdekjes ashtë dhanë zyrtarisht nga qeveria bullgare dhe më pas konfirmoi me qasje në fotografi dhe raportin e aktit të pushkatimit. Eugjenio Bossilkov u lumturua nga Kisha Katolike më 15 mars, 1998, në një ceremoni solemne e kryesuem nga Papa Gjon Pali II në Bazilikën e Shën Pjetrit në Romë. Ai u shpall "Martirë i Parë i shekullit të njëzetë në Europën Lindore", të vramë në emën të besimit dhe besnikërisë ndaj Papës. Një nga momentet emocionuese e ceremonisë ishte takimi i Papës me Gabriela Bossilkov, mbesën e Ipeshkvit të martirizuem, e cila i paraqiti Papës Gjon Palit II një copë këmishe të gjakosun të xhaxhait të saj, që e kishte të veshun në kohën e ekzekutimit. Data për festimin e kujtesës së tij u caktue më 13 nandor.

Rumania ma e tmerrshmja se Aushvici kundër Klerit Katolik
Në Rumani, Kisha Katolike, spitalet dhe shkollat u mbyllën. Monsinjor Iuliu Hossu (1885-1970), i cili u emnue Kardinal nga Papa Pali VI nuk pranoi të heq dorë nga betimi i besimit tij katolik dhe mbas torturave vdiq në burg, sikurse përfundoi edhe Shërbëtori i Hyjit Anton Durcoviçi (1888-1951), Ipeshkvi i Iasi-s. Ipeshkvi Aron Marton (1896-1980) i krahinës Alba Iulia dhe At Aleksandru Todea (1912-2002), i cili ma vonë u emnue një kardinal kaluen jetën në burgje dhe në arrestë shtëpiake. Proçeset e Lumturimit të MonsinjorVladimir Ghika (1873-1954), i cili vdiq në një burg komunist pas torturave nga Shërbimi Sekretë Sekuritate, dhe atë të françeskanit, At Klement Gati( Clemente Gatti – lindi 1880-1952), i cili gjithashtu vdiq pas torturave dhe rrahjeve mizore në burg. Barbaria otordokse komuniste që ndodhi kundër Klerit Katolik në Rumani ishte në fakt ma e keqe se Aushvici. As Gulagu nuk mund të krahasohet me burgun e Piteshti-t, në veri të Bukureshtit, ndërmjet viteve 1949 dhe 1952, e cila ishte një vend i tmerrshëm, ku hetuesi torturuesë, Eugjen Turkanu(Eugen Turcanu) kishte shpikë sistemin e torturave nga ma të tmerrshme gjoja që t’i riedukonte të burgosurit, si fizikisht dhe mentalisht, duke i detyrua të ushtrohej torture e ndërsjellë në mesin e të burgosurve politikë. Seminaristve u hidhej mbi kry sistematikishtë çdo ditë, një kovë të urinës dhe fekaleve, ndërsa rojet e burgut kryenin një parodi në ritin e Pagëzimit: për ma tepër, nën drejtimin e hetuesit mizorë Eugjen Turkani, ku i detyronte meshtarët që të merrnin pjesë në Meshën e Zi(Aty u praktikonte një ritual adhurimi mbi satanin në mesjetë) të cilën vetë Turkani e organizonte në veçanti gjatë Javës së Shenjtë, në të Premten e Shenjtë.

Monsinjor Iuliu Hossu
Imazh


Monsinjor Iuliu Hossu ka lindun më 30 janar, 1885, në Milasul Mare, pranë Arkiodezës të Fagaras (Făgăraş) dhe Alba Julia në Rumani. Iuliu Hossu mori shkollimin e tij në Seminare të Kluzhit(Cluj) dhe në Budapest, dhe më vonë në Universitetin e Vjenës dhe në Athenaeum Papnor Urbanian të Propagandës të Fide-s të Romës, ku arriti të marrë doktoraturën për filozofi në vitin 1906 dhe doktoraturë në Teologji në vitin 1908.
U shgurue për Priftë në Romë në moshën 25 vjeç më 27 mars 1910 nga xhaxhai i tij, Imzot Vasile Hossu, Ipeshkëv i Gherla. Monsinjor Iuliu mbaroi studimet në vitin 1911 dhe ka shërbyer Protokollist, arkivistë, bibliotekar dhe ma vonë famullitar dhe Sekretar i Ipeshkvit të Gherla-s. Gjatë Luftës së Parë Botnore shërbeu kapelan ushtarak për ushtarët rumune në Ushtrinë Austro - Hungareze. Në moshë të re 32 vjeç, Hossu u zgjodh Ipeshkëv i Kishës Gherla të ritit bizantine - rumun, më 3 prill 1917 nga Papa Benedikti XV, pas vdekjes së xhaxhait të tij , Imzot Bazil Hossu . Ai mori Shugurimin Episkopale më 4 dhjetor, 1917 në Blaj , nga Imzot Vittore Mihalyi de Apsia, Arqipeshkëv i Fagaras dhe Alba Julia i ndihmuar nga Imzot Demetriu Radu, Ipeshkëv i Oradea Mare dhe nga Imzot Valeriu Traian Frentiu, Pes të Lugoj-it.Më 5 qershor 1930 , Imzot Hossu u emnue Ipeshkëv i Cluj – Gherla. Ai u transferue në Kluzh dhe shërbeu si Administrator i Parë Apostolike të Maramures në mes të 19 korrik 1930 dhe 31 janar 1931. Senatori i Mbretërisë së Rumanisë, Hossu u emnue Asistent në Fronin Papnor nga Papa Pius XI më 16 shtator, 1936 dhe shërbeu si Administratori Apostolik të Oradea Mare, Gran Varadino, Nagyvarad prej 29 gushtit 1941 deri më 1947.
Për kundërshtimin e tij të fortë ndaj projektit të qeverisë komuniste për të ndarë Kishën Katolike të ritit bizantin - rumun nga Roma, Monsinjor Hossu u detyrua me forcë nga policia të largohet nga Dioqeza e tij më 28 tetor, 1948. U internue në Jilava, Drogoslavele, Sighet dhe Gherla midis 1948 dhe 1964, ku matej u izolue në Manastirin e Caldrusani-t, Moara Saraca pranë Bukureshtit prej vjetit 1964 deri në vitin 1970. Në maj të 1970 u transferue në Spitalin Coletina të Bukureshtit për shkak të përkeqsimit tij shëndetësor. Papa Pali VI e emnoi Imzot Hossu Kardinal emni i tij në Pectore të datës 28 prill 1969. Emnimi i tij u zbulua vetëm më 5 mars 1973, gati tre vjet pas vdekjes së tij, më 28 maj, 1970, në moshën 85 vjeç ndërsa rikthehej në Spitalin Coletina i shoqnuem nga Imzot Aleksandru Todea, Ipeshkvi i Selisë së Cesaropoli dhe Kardinali i Ardhshëm. Fjalët e tij të fundit ishin "Lupta
mea s-a sfârs,it, a voastra continua" (Lufta ime Mbaroi, Vazhdoni Ju!). Ai u varrosë brenda Varrezës katolike Bellu të Bukureshtit, më 7 dhjetor, 1982. Eshtrat e tij janë zhvarrosur nga varri I improvizuem në të cilën ata kanë kenë i vendosun kur ai vdiq, dhe u transferua në një varrë të përhershme në të njëjtën Varrezat.

Holokausti i Kuq në Spanjë
Hija e imperializmit komunistë, që nga vitet tridhjetë qe përhapun gati në tanë botën. Si mund të harrohet Holokausti i Kuq në Spanjë, ku numri i priftërinjve dhe kleri katolikë të martirizuen ishte një numër shumë i naltë prej 6.832, ndër të cilët ishin 30 Ipeshkvi? Shumica e martirve të shekullit të 20-të janë shenjtërue sot, të torturuem e të vramë në 6 muajt e parë të Luftës Civile Spanjolle, në periudhën mes korrikut 1936 dhe janarit 1937 nga brigada terroriste komuniste ndërkombtare në përkrahjen e anglo-amerikanve.

Partizanët komunistë ushtruen terror e vdekje ndaj Klerit Katolik në Itali
Gjithashtu në Itali, ka pasur një "Luftë Civile" në mesin e 1943 dhe të 1945, gja që vazhdoi deri në vitin 1948. Tash janë mbledhë dokumenta me prova se 129 priftërinj u vranë nga partizanët komunistë italianë midis 8 shtatorit 1944 dhe 18 prillit 1945, që vazhdoi deri në vjetin 1948. Midis tyne ishte edhe Ati Françesk Bonifaçio(Francesco Bonifacio - 1912-1946) i shenjtruem, të cilët u vranë nga forcat e Titos në vitin 1946, dhe gjithashtu një seminarist i ri, vetëm 14 vjeç, Rolando Rivi (1931-1945), i cili ashtë në proces të deklarimit për Shenjtë nga Vatikani.

Krimet mbi klerin Katolik si në kohën romake në Kinë
Më 18 janar 1952 Papa Piu XII në Letrën Apostolike ”Copimus imprimis” nuk hezitoi të krahasonte situatën e katolikëve, si një çështje reale e vërtetë, edhe të gjithë popullsisë së Kinës Komuniste, me atë të të krishterëve që vuajnë persekutime si në epokën romake. Komunizmi ashtë i vdekun? Raportet e publikuem nga Ndihmës të Kishës në Nevojë në mënyrë të kjartë tregojnë se persekutimi po vazhdon në vende të ndryshme, nga Kuba, në Korenë e Veriut e në Kinë, ku Laogai, prezantoi Mao Ce Dunin në vitin 1950, që janë ende në ditët e sotme funksionojnë strukturat e shtetit për të thyer opozitën politike dhe për sigurimin e regjimit me një forcë të madhe të punës pa kosto fare. Mbresëlënëse ishte libri "Mao Ce Duni, Histori e Njohun" nga John Halliday dhe Jung Çang(Jung Chang), ku përshkruente në detaje persekutimet e ushtrueme nga ndjekësit e çdo feje në Kinë. Në vitin 2000, kardinali Ignatius Kung Pin- Mei, Kryeipeshkëv i Shanghait vdiqduke kalue 30 vjet të jetës së tij në kampet, dy vjet në arrest shtëpie dhe trembëdhjetë në mërgim. Sëbashku duhet permendë, Shërbëtorin e Perëndisë François- Ksavier Nguyen Van Thuân (1928-2002), ipeshkëv i Saigonit në Vietnam, i cili u mbajt në burg për trembëdhjetë vjet, 1975-1988, dhe më pas u emnue Kardinalë në vitin 2001.

Mediat perëndimore – avokate e gjenocidit komunistë mbi Klerikët Katolik
Nuk mund të harrohet persekutimet e përgjakshme ndaj Kishës Katolike, nuk mbeti asnjë meshtar i pagjakosun. Gjaja ma e randë ashtë mbështetja në masë e shpifjeve të medias dhe izolimit moral ndaj kësaj kategorie fetare. Kjo ashtë pjesë e luftës kulturore dhe psikologjike e zhvilluem nga komunizmi, i cili ka gjetur Antonio Gramshin, Avokatin e tij më me ndikim në Perëndim. Qëndrimi teorikë anti-kristian i Antonio Gramshit ishte i sofistikuem, por, në të njëjtën kohë, i pamëshirshëm. Për të, detyra e komunizmit ishte që të shpjegonte njerzve faktin se sekularizmi absolut, qe Mosha e Iluminizmit për një elite të kufizuem. Në nivel shoqnor, laicizmi ateist realizohet me anë të një eliminimit praktik të idesë së vetë Perëndisë që ashtë e mundun për të arritun, sipas fjalëve të tij, vetëm nga një "laicizimit të plotë e të gjithë jetës dhe të gjitha marrëdhëniet midis njerëzve" - që ashtë, një shekullarizimi i të gjithë jetës shoqërore dhe marrëdhëniet e cila do të lejojë Komunizmin për të zhdukë rranjët sociale të fesë. Shteti "laik", ndryshe nga Shtetet të tjera ateiste në të kaluarën, nuk kanë pasë nevojë të shpallnin vedin në mënyrë eksplicite si shtete ateist, pasi koncepti i besimit ndaj Perëndisë do të përjashtohet tansisht nga të gjitha marrëdhëniet dhe mjediset shoqnore dhe bash, për këtë arsye, kjo mënyrë realizon projektin e Mohimit të ekzistencën të besimit në Zot si strategji e vetme e zhdukjes të besimit fetar.

Projekti komunistë të zhdukjes të fesë në Itali
Krishterimi duhet të çrrënjoset edhe nga kujtesa historike dhe hapësirat publike, në mënyrë, që të shmanget përpunimi i vetëvetëdijes së krishterë në shoqëri. Nuk ashtë marrë seriozishtë Kërkesa Zyrtare, në të cilën Italia ka marrë kohët e fundit, për të heqë Kryqin nga vende publike dhe eliminimin e të gjitha fjalorit të përmendjes, pra të mentalitetit të Krishterimit dhe rranjëve të saj në Europën sipas Preambulës të Traktatit të Lisbonës(Preamble of the Lisbon Treaty). Europa e re, ku nuk ka vend për Zotin e as krishterimin, ashtë terreni i realizimi të projektit të komunistit Italian Antonio Gramshit për një laicizëm të përgjithshëm të shoqërisë. Thelbi ideologjik i komunizmit ashtë materializmi dialektik: ideja që bota ashtë në transformim të vazhdueshëm, dhe dialektika ashtë ligji i transformimit të vazhdueshme.

Filozofia materialiste po zbatohet prej vëndeve perëndimore
Regjimet komuniste kanë ranë tashmë, por relativizmi perëndimore rrjedh nga ato shumë parime të njëjtat të materializmit dhe relativizmit, që ashtë i bazuem në mohimin e të gjitha realitet shpirtëror dhe çdo elementi të qëndrueshëm dhe të përhershëm në jetën dhe shoqërinë e Njeriut. Ne duhet, pra, pranojnë se Profecia e Fatimesë, sipas të cilit Rusia do të përhapi bindjet e saj të gabuara në botë, ka ndodhun në fakt e vërteta. Shpërbamja e komunizmit ka shkaktue prishjen e Perëndimit. Kjo nuk mundet gjithashtu të shkatërroji Krishterimin: në të, dhe vetëm në të. Europa në ditët e sotme ende gjenë arsye për jetë dhe shpresë.

A mundet edhe sot të quhet Komunizmi me nji inventar mbi 200 milion të vramë një sistem njerzor?


Pregatiti në shqip, Bep Martin Pjetri
E martë, më dt. 14.XII.2013

Shënim!
Nëntitujtë janë vendosë nga autori
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4383
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Gjashtë Martirët e Kishës katolike dhe 2 ndihmsat e tyne femna akuzojnë direktë CIA-n, Amerikën për Masakrën e 16 nandorit 1989 të Salvadorit
Ushtarët e stërvitun n'SHBA masakrojnë 6 jezuitë në Salvador dhe dy femna

Imazh
16 nandori 1989 ashtë Dita e Masakrës të 6 jezuitve dhe 2 ndihmse femna në Salvador - Rektorin spanjoll, jezuitët Ignacio Ellacuria, Ignacio Martin Baro, Segundo Montes, Amando Lopez, Juan Ramon Moreno dhe salvadorianin, Joaquin Lopez, me kuzhineren, Elba Julia Ramos dhe së bijës 15 vjeçaren, Çelina Mariceth Ramos


"25 vjet më parë, masakrimi i jezuitëve në San Salvador"


25 vjet më parë, natën e 16 nëntorit 1989, gjashtë jezuitë dhe dy bashkëpunëtore të tyre, u vranë nga një grup paraushtarakësh, pranë Universitetit Qendroamerikan të El Salvadorit. Të shumta, manifestimet, për t’i përkujtuar “Martirët e Uca-s”, në qytete të ndryshme të Spanjës e të San Salvadorit.
Ishte nata e 16 nëntorit 1989. El Salvadori ishte në kulmin e luftës civile, ndërsa pak më parë bota kishte ndjekur me vëmendje të madhe shembjen e Murit të Berlinit, simbol i Luftës së Ftohtë.

Ushtarët e batalionit kundër-guerriljes, të stërvitur në SHBA( Nga CIA - Shërbimi Sekret Amerikan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës), depërtojnë në Uca, Universitet qendroamerikan, e, të armatosur me pushkë sulmi sovjetike, për të bërë që përgjegjësia të bjerë mbi rebelët e FMLN (Frente Farabundo Martí para la Liberación Nacional)
ImazhImazh
CIA - Armike shekullore e betuar e Amerikës Latine

shpërthejnë portat e selisë së jezuitëve, duke vrarë me të shtëna mitrolozi rektorin, spanjollin Ignacio Ellacuria, së bashku me sivëllezërit: Ignacio Martin Baro, Segundo Montes, Amando Lopez, Juan Ramon Moreno dhe salvadorianin, Joaquin Lopez, përveç kuzhineres, Elba Julia Ramos dhe së bijës pesëmbëdhjetë vjeçare, Celina Mariceth Ramos.
Imazh

Ishte kjo thjesht përpjekje për të zhdukur kokat, që mendonin; mendjet, që punonin për të shpëtuar një vend të shtypur. Për të asgjësuar atë Ellacurian, që shikohej si ndërmjetësues, nga i cili duhej pasur frikë, dhe gjashtë rregulltarët, angazhuar në formimin dhe në mbrojtjen e njerëzve më të varfër e më të ligshtë, sidomos, në mbrojtjen e të drejtave të refugjatëve e në strehimin e tyre.
I vranë të gjithë, që të mos mbetej pas asnjë dëshmitar. Megjithatë, e vërteta doli në shesh, ndonëse drejtësia nuk e ka bërë ende punën e vet: përgjegjësit e këtij akti kriminal, ata që dhanë urdhër për zhdukjen e jezuitëve, Ministri i Mbrojtjes dhe anëtarë të tjerë të Komandës së Lartë, nuk u vunë kurrë në bankën e të akuzuarit, prej këndej, nuk pësuan kurrfarë dënimi.
Masakra e Uca-s mund të konsiderohet një nga mizoritë e fundit të Luftës së Ftohtë. Pas vdekjes së jezuitëve martirë, atë Michael Czerny, duke vënë në jetë trashëgiminë e tyre, drejtoi deri në vitin 1991 Institutin për të drejtat njerëzore të Uca-s. Sot flet, në mikrofonin tonë, për vlerën e flijimit të tyre, parë si trashëgimia më e çmuar, që u lanë breznive të sotme…

Pyetje: - Pra, flijimi i tyre nuk shkoi kot?

Përgjigje: - Jo, jo. Përkundrazi. Martirizmi i tyre, në radhë të parë, ishte faktor vendimtar për t’i dhënë fund luftës, sepse ua hapi sytë sidomos qytetarëve të SHBA. Ata bënë presion mbi qeverinë e tyre, për t’i modifikuar kushtet e mbështetjes, që i jepte qeverisë dhe ushtrisë së El Salvadorit. Por ajo që ka më shumë vlerë, është se këta martirë, ashtu si Jezusi, janë shenjë kundërshtie. Martirët dërgohen nga Hyji për të na kujtuar se duhet të impenjohemi vërtet për mbretërinë e Tij, e jo për punët tona e përfitimet tona egoiste.

Pyetje: - Atëhere mund të themi se flijimi i martirëve duhet shikue si pasunia më e madhe, që na lanë trashëgim?

Përgjigje: - Sigurisht. I kujtojmë martirët, sepse kujtimi i tyne, ashtu si i Jezusit, na jep shpresë për një ardhmëri ma të mirë!

Teksti vjen nga faqja e internetit http://sq.radiovaticana.va/news/2014/11 ... alb-836601
Radio Vatikani

Shenim;
Fotot i ka vendosë Redaksia e Kulturës të http://www.proletari.com
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4383
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
A ishte luftë kundër fashizmi spanjoll apo nji kryqzatë antikatolike me kët Bilancë Gjenocidi?


Pjesa e I-rë
Imazh
Falangat e bollshevikve të Amerikës, Anglis, Bashkimit Sovjetik, Francës, Serbis, Kinës, Kubës, Shqipnis, Kanadasë, Australis,...ju vërsulën si ujqër duke djegë, e torturue, përdhune e grabitë Kisha, priftrinjë, murgesha, vorreza katolike, banka dhe muze të Spanjës gjoja në emën të luftës kundër fashizmit ne Spanjë.


Në Luftën Civile të Spanjës; 17 korrik 1936 – 1 prill 1939 morën pjesë;
35 000 vullnetarë bollshevikë(ku ishin mbi 38 bollshevikë shqiptar) nga 53 shtete të botës të brigadave antifashiste me qellim të moslejimit të instalimit të fashizmit në Spanjë!

Qellimi i ktij sulmi kriminal i bollshevikve kundër Spanjës;
Në faktet e maposhtme pasqyron se ishte tjetër qellim; Të ushtrohej ndaj ktij popullit Katolik të Spanjës ne shekuj nji Kryqzatë barbare kundra Klerit Katolik dhe Vlerave të besimit katolik-shpirtnor-kulturor të popullit katolik! Projekt gjenocidal nderkomtar i mazonve-bollshevik ndaj Spanjës deshtoi me turp, sepse kta bollshevik të pa fe, të pa atdhe, të pa moral nuk arritën të rrëzonin qeverin fashiste, por realizuen me knaqsi nji skenar, një kryqzatë antikatolike me metoda antinjerzore!

Tortura dhe vrasje, përdhunime murgeshash dhe zhvarrosje eshtrash,..;
Imazh

- 11 ipeshkëv Katolik - u torturuen, u dogjën dhe u ekzekutuen.
- 16. 750 meshtarë e rregulltarë, e murgesha të përdhunueme - u torturuen, e u ekzekutuen.
- 500.000 gra, fmij, pleqë dhe të sëmurë psiqikë dhe fizikë - u torturuen, e u ekzekutuen.
- U sakrilegjuen Vorrezat, duke zhgatrrue mermeret me shenjtnit, me thyrje kryqesh e shtatore, djegë dhe shprishje, hedhje eshtnash e të vdekurve spanjollë.
- Mbeten edhe sot në vjetin 2018 disa Kisha Katolike të mbushuna me kafka priftnijsh e murgeshash në Spanjë.

Grabitje, dhunë, djegie meshtarësh, kishash, muzesh, banka,...;
Imazh
Si luftohej fashizmi spanjoll duke djegë e rrenue Kishat e Spanjës?

- U grabitën tablo dhe gjana të arta e në fund u dogjën mbi 4.000 kisha katolike.
- U grabitën Ari i Shtetit dhe i Privatve.
- U grabitën mijra tablo pikturash, antikitete të muzeve, plaçka me vlera të mdhaja artistike-historike të hershme.
- U grabitën mbi 1000 vagona me armatime dhe pajisje ushtarake.
- U grabitën mbi 100 topa gjuajtës ajror.
- U grabitën mbi 100 tanksa.
- U grabitën mbi 100 aviona të reja.

Bota e demokracis europjane – amerikane Heshti!


Ushtria, armatë bollshevikësh, komunistësh, ekstrem-komunistash, majtistash kamikazhësh marksista-leninista-stalinista,...të organizuem në partitë demokratike, socjaliste, social-demokrate,... janë pasuni, asete politike-shtetnore-kombtare - pamvarsisht se jan të djathta apo të majta të Botës së civilizuem, demokratike e Europës, Anglisë, Francës, Gjermanis, Italis, vendet nordike, Hollanda, Belgjika,Australia, Zelanda e Re….me Amerikën në krye ku sipas nji projekti politik djallzor antinjerzor me afat-gjate i ruen, kujdeset, financon dhe i ka përdorë edhe sot vazhdon në 2018 t'i përdori kto skuadrilje vrasësash, ekzekutuesash majtistash të pashpirt, të pa atdhe, pa fe, ultraterroista, gjakpirsa, hajduta, grabitqar, pa vlera njerzore, materjalista të paskrupullt,..specie të errta e të stervituna nga qeveritë komuniste dhe ato kapitaliste për t'i hedhë në ato shtete, ku asht ringjallë sadopak Feja katolike.
Shembuj jan të shumta, nji nga kto asht Lufta e Spanjës, Dhurimi i gjysmës së Europës Katolike, xhelatve ateista dhe kryexhelatit Stalin vrasësa mizora të klerikve dhe besimtarve katolikë.

Imazh

Po kto shtete demokratike heshtën para ktij bilancit gjenocidial të armatës bollshevike qi i dërguen vetë sipas nji projektit ndërkomtar me shpenzimet e tyne për të realizue ket skenarë të tmerrshëm gjenocidal mbi popullin, klerin, mbi pasunitë dhe vlerat kulturore-shpirtnore të popullit spanjoll!

Bollshevikët ishin; Hajduta, pa Atdhe, vrasësa, imorala dhe ateista kanibalë

Nuk ndodhë në ligjet e luftës, që 35 mijë vullnetarë internacional të armatosun të mbrojnë popullin spanjoll nga nji diktaturë fashiste dhe në fakt të ushtrojnë sulm kundër fashistve dhe njikohsisht të grabisnin bankat, shpijat, muze, piktura, të përdhunonin murgeshat dhe të djegnin kisha e të torturonin afërsisht 17 mijë klerikë katolikëetj. në Spanjë?
Në kët Luftë Civile në Spanjë rezultoi se bollshevikët shfaqën portretin e tyne si kanibalë, si vrasës, gjakpirsa, si imorala, si hajduta, si inkuizitorë me djegë e rrënue Kishat, Shpijat e Zotit të nji popullit e me grabitë pasuninë shpirtnore-etnike të nji popullit!!!!!!!!
Vazhdon

Autori - Drita e Tunelit
E han, 28.V.2018
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4383
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Pjesa e II-të

A duhet krenohet Shqypnia me Vullnetarët Spanjës?
A i kalzuen të vertetat e gjenocidit kta mbi 38 vullnetarë bollshevikë shqiptarë mbi popullin Martir të Spanjës?


A e zhytën duart me gjak dhe me grabitje vullnetarët bollshevikë shqyptarë në Spanjë?

Lista e vullnetarëve bollshevik shqiptarë në luftën civile të Spanjës
Imazh
Ja bollshevikë vullnetarë shqiptarënë Luftën Kundër Klerit Katolik dhe pjesmarrjes në grabitjet e pasunis të Spanjës!
Në foto sipër; Petro Marko, Skender Petro Nini Luarasi, Iljaz Pashaj, Mehmet Shehu dhe Eshref Myftari

Bollshevikë vullnetarë nga Kosova
(Rugova, Peja dhe Gjakova);

Shaban Basha, Asim Vokshi - komandat i batalionit "Garibaldi", Emrush Myftari, Xhema(i)l Kada

Bollshevikët intelektual me arsime europjane
Skënder Petro Nini Luarasi, Mehmet Shehu, Petro Marko,..
Imazh
Me mitraloza dhe topa gjujtën Lterin e Kishave, shgatrruen foguret dhe kryqat e në fund i dogjën e rrenuen mbi 4.000 Kishat në Spanjë


Bollshevikë me origjinë osmane-turke(nga mbiemni);

Ibrahim Kurani, Iljas Pashaj, Hulusi Spahiu, Qamil Sherifi, Zihni Murati, Ruzhdi Emini,

Bollshevikët nga Çamëria;
Niko Plaku, Xhelal Bajrami –Çami

Bollshevikë me origjinë greke;
Dhimitër Kosta(Kosta Dhimitri), Kostë Kolombo, Kosta Kollumbi, George Raisis, Thimio Gogozoto, Thoma Rushano (Tom Russiano), Teni Konomi, Stevens Thanasi (Thanas Janketa), Stefan Duni, Justina Shkupi.

Bollshevikë të tjerë

Daut Muço Podgorani, Emin Agolli, Zihni Muço, Fehmi Muço, Faik Dardha, Hamdi Zagari – Kolonja, Mane Nishova(Koxhaj) nga Nishova, Musa Kame nga Fratari, Nevruz (Feim) Zagari, Ramiz Varvarica, Sali Sulë Kërxhaliu (Lumë), Sabri Lumani- krye redaktor i revistës "Vullnetari i Lirisë", Spanjë, 1937, Urfi Agolli, Veli Dedi, Xhafer Miraku, Omer Puka, Xhelal Abazi,

Malsorë bollshevikë;
Gjeto Keçi Nika, Zef Hoti, Zef Prela.
A ishin terrorista, kanibalë edhe vullnetarët shqiptarë?
Imazh
Arrestimi, torturimi, perdhunimi, djegia dhe pushkatimet i Murgeshave Spanjolle nga Bollshevikët internacjonalist!

Spanja u shndrrue në poligon kursesh për t’u stërvitë për të gjitha llojet e krimeve ma barbare ndaj vorreve, ndaj kufomave, njerzve kryesisht ndaj Klerikve Katolikë, për grabitje bankash, arin, pikturat, muzetë etj. Aty u hapën shkolla e kurse për vullentarët komunistë anglezë, amerikan, sovjetik, shqiptarë, serbë, grekë, francezë etj.
Asht e pamujtun qi kta vullnetarë shqiptarë me shpirt bollshevik të mos kenë ikë prej Spanje pa i la shpatullat e ftyrën me gjak priftrijsh e civilë besimtarë katolik dhe atdhetarë spanjollë, pa perdhunue murgesha, shgatrrua vorreza e tretë eshtna kufomash, pa torturue, pa vra e pa grabitë arin dhe piktura me sendet antike muzeale të pasunis të popullit spanjoll et.!!!!!
Imazh

Mehmet Shehu, Hulusi Spahiu,….
Nji nga kta ishte Mehmet Shehu, sipas arkivit sekretë britanikë në dosjen HS 5/73 ku;
- M. Shehu u përfshi në ushtrinë komuniste spanjolle së bashku me shokun e tij Hulusi Spahiun, me të cilin u stërvitën në kryerjen e torturave dhe vrasjeve.
- M. Shehu i biri i Ismail Shehut dhe i nipi i Sheh Aliut, që nihen si dy eksponentë të randsishëm të rebelimit të viteve 1914-1915, të udhëhequn nga Haxhi Qamili(osmano-turk, kryerebeluesi i fshatarve kundër Pavarsis Shqypnis, djegës I kishave katolike, kryeluftëtar mbrojtës i baba-dovletit - sulltanit).

A e shpaguen, apo A e morën ndëshkimin 38 komunista vullnetarë shqiptarë nga koha?
Imazh
U ekzekutue Mehmet Shehu, kryeministri i 28 vjetve dhe luftëtari i Spanjës me ilaçe me pëlqimin e ,,shokut,, tij Enver Hoxha dhe me urdhën të dyshes intrigante; Ramiz Alia - Nexhmije Hoxhën

Natyrisht qi Shqypnia u rradhit në botën bollshevike me krenari me mbi 38 vullnetarë bollshevik në Luftën Civile të Spanjës prej vjetit 1936
Me ardhjen në pushtetë të komunistve në Tiranë me ndihmën edhe ksaj here të Beogradit u ballafaquen vullnetarët e Spanjës me nji keqtrajtim, burgosje deri në ekzekutim, tuj fillue nga Mehmet Shehu, Petro Marko, Skender Petro Nini Luarasi etj…..

Të dashtun Lexues!
Ju mundeni ta gjykoni ket Teatër të Përgjakun mbi popullin spanjoll edhe nga vullnetarët shqiptarë të Spanjës!
A ishte e drejtë ky solidaritetë?
A u vlersue nga diktatura komuniste?
A ishte e moralshme lufta edhe bollshevikve shqiptarë mbi njerëz të pa-armatosun si murgeshat, priftrinj, fmij, gra etj………….?

Autori - Drita e Tunelit
E han, 28.V.2018


Nr. 1924 - e mërkurë, 30.V.2018
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4383
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Kisha Katolike në Irak dhe persekucioni, Posted 03 Gusht 2018, 19:04
Kisha Katolike në Irak dhe persekucioni
Imazh
Kisha Katolike Kaldeane

Kisha Katolike në Irak ashtë pjesë e Kishës universale katolike në bashkësi me ipeshkvin e Romës, Papa.
Ai përbahet nga dy kisha të ritit latin, të dy të Riteve Lindore. Grupi ma përfaqësuese, e cila mbledh tre të katërtat e të gjithë të krishterëve të Irakut, përbahet nga Kisha Katolike Kaldeane, lideri i së cilës ka titullin e Patriarkut të Babilonisë, të Kaldeasve. Kisha përdorë një gjuhë liturgjike të ngjashme në aramaisht, gjuha e folun në Izrael në kohën e Jezu Krishtit.
Ka edhe komunitete siriane-katolik, armen katolik, grek-katolik dhe latin.
Aktualisht në kryeqytetin e Bagdadit, ka gjashtëdhjetë e pesë kishat e krishtera, si dhe manastire. Rreth gjysma e kishave janë katolik.

Kisha Katolike Kaldease
Kisha Katolike Kaldeasve (klasike Siriane) ashtë një kishë lindore siriane e veçantë e Kishës Katolike, në Selinë e Shenjtë, Patriarku i Babilonisë ruan bashkimin e plotë me ipeshkvin e Romës dhe pjesës tjetër të Kishës Katolike. Kisha Katolike Kaldease përbëhet aktualisht pre afersisht rreth 500,000 besimtarë irakianë të cilët janë të Asirisë etnike indigjene në Irakun e veriut, e cila ishte Asiria nga shekulli 5 para Krishtit deri në shekullin e 7 pas Krishtit, të ndodhun edhe në zonat në juglindje të Turqisë, verilindje të Sirisë dhe në veriperëndim të Iranit.

Shen Toma – Si pasuesi në 12 dishepujve tëJezu krishtit erdhi pas vj. 70 pas Krishtit në Irak


Historia e krishterimit në Irak ka traditat e lashta. Sipas traditës, prania e të krishterëve në Irak ka origjinën nga predikimin e Apostullit Shën Thomas i cili mbërriti në Mesopotami pas shkatërrimit të Tempullit në Jerusalem (70 pas Krishtit). Atributet e traditave të themeleve të Kishës së krishterë në Mesopotami i perket dy dishepuj të Shën Tomës: Thaddeus i Edesa dhe Mar Mari.
Dokumenti ma i vjetër (historike dhe arkeologjike) të pranisë së ndjekësve, besimtarve të Jezusit i perket në dekadat e para të shekullit të dytë.

Pas 200 vjetve të pushtimit iranian pas Krishtit u riorganizuen në Kishën katolike

Gjatë shekullit të tretë, Kisha e Mesopotamisë humbi lidhjet me Kishën e Perandorisë Romake dhe më në fund kaloi nën sundimin persian(iranian). Në shekullin e IV-të u organizua Këshilli I I-rë brenda Kishës së Mesopotamisë (e qujtun tash "Asirianisht").
Të krishterët kanë jetuar në Irak, veçanërisht në qytetet e mëdha: në Bagdad, Kirkuk, Mosul dhe Basra.

Sadami i shtypi me dhunë besimtarët katolikë
Sadam Huseini (1979-2003) i dha një goditje lirisë të krishterët në shkollat e tyne. Për ma tepër, të krishterët ishin të diskriminuar para muslimanëve. Një ligj vendosi që shkollat publike mund të mësojnë historinë e krishterimit vetëm nëse të paktën nëse në klasë janë një e katërta e nxanësve kristianë. Por kjo ishte e mjaftueshme që të kishte në klasë vetëm një nxanës mysliman të vendoste të spjegohej në klasë studimi i Kuranit.

Masakrat e kurdve kundër banorë katolikë në 1978 dhe 1980

Komuniteti i krishterë gjithashtu përfundoi në shënjestrën e rebelëve kurdë, e cila goditi disa fshatra të krishtera në mes të 1978 dhe 1980, me pretekstin se ata ishin "aleatë" të Sadamit. Sadami kishte një të krishterë si zëvendëspresident, Mikel Jahuna(Mikhail Yuhanna), i njohun si Tariq Aziz.
Sot ka rreth 500.000 katolikë në Irak, ma pak se 1% e popullsisë.

Demokracia pas 2003 i dha kristianve të drejta të kufizuem dhe dhunë fizike
1. Të drejta të kufizueme të kristianve
Kushtetuta e re e Irakut, i miratuem me referendum popullor në vitin 2005, garanton respektimin e lirisë së fesë, por në të njëjtën kohë thotë se "nuk mund të miratohet ndonjë ligj në kundërshtim me rregullat e padiskutueshme të Islamit". Pas ranies së diktaturës, në vjetin 2003, me rrëzimin e diktaturës të Sadam Huseinit dhe kthimin në demokraci u lejue botimi i veprave të shtypura fetare jo-muslimane. U lejue të botohen libra kristiane në Irak.

2. Shitët me heshtjen e qeverisë dhunojnë kristianët barbarisht prej 2003-2008
Por në të njëjtën kohë ashtë rritë në të gjithë vendin radikalizmi islamik, me mungesë të tolerancës fetare. Ishin kryesisht shiitë që sulmuen kishat dhe banesat e krishterve. Sulmet sporadike të izolueme fillimisht, janë ba praktikë e një përndjekje. Ata kanë hartuar listat e zeza të vërtetë kundër tyne.
Vetëm në pesë vjet (2003-2008), popullsia e krishterë e Irakut ashtë paksue nga 800.000, që ishin e kanë mbetë deri 450.000 katolikë. Më shumë se 65 kisha u sulmuen, u shkatërruan në tridhjetë
Atentate me bomba. Kristianët kanë lanë vendin e po emigrojnë për në Europë, në Amerikën e Veriut, ose në vendet fqinje si Jordania dhe Siria. Duke folur për marrëdhëniet mes të krishterëve dhe myslimanëve, Patriarku i Kishës Kaldease, Emmanueli i III Delly ka thanë: "Për katërmbëdhjetë shekuj, kemi jetue në frymën e tolerancës dhe vllaznisë, në mes harmonisë kemi ndërtue e së bashku atdheut tonë të dashtun. Ne nuk duhet të lejojmë forcat e errëta, obskurantiste të ardhun nga jashtë nga ekstremista islamikë nga Europa, Amerika,… dhe Bota Islame kundër kombit në shkatrrimin e unitetit tonë kombëtar.

100 mijë kristianë janë arratisë nga Iraku prej 2003 - 2015
Më 15 mars 2015, patriarku i Kaldeasve, Louis Sako ka thanë se pas ranies së regjimit të Sadam Huseinit janë vrarë mbi 1.200 kristianë (përfshirë pesë priftërinjve dhe Ipeshkvi Paulos Rahho), janë damtue 62 kisha dhe ma shumë se 100 mijë kristianë, të grabitun pasuritë e tyne, të torturuem nga islamikët irakian janë largue nga Iraku. Bota e Qytetruem hesht.
Në korrik të vjetit 2014, xhihadistët e kalifit Abu Bakr al-Baghdadi kanë pushtue Mosulin, ku janë të grumbulluem me shumicë në Irakun Verior. Një nga viktimat ishte bashkësia e krishterë Kaldease, në rajonin e Ninive-s: dyqind mijë veta u detyruan të ikin. Të krishterët janë largue në rajonet fqinje nën kontrollin e peshmerga-sve kurdë. Shumë prej tyne kanë zgjedhë si vendbanimin e ri në periferi të Erbil, kryeqyteti i rajonit autonom të Kurdistanit, ku ata krijuen kampet e tyne të perqendrimit.

Këshili i besimeve kristiane në Dialogë me Muslimanët

Më 9 shkurt të 2010, udhëheqësit fetarë të të gjitha kishave të krishtera në Irak kanë formue "Këshillin e Kryetarëve të bashkësive të krishtera në Irak." Qëllimi i iniciativës ashtë të krijojë një linjë të vetme të dialogut me muslimanët në shumicë. Këshilli ashtë i vetmi organ që flet në emën e të gjithëve të krishterëve të Irakut. Sekretari i përgjithshëm i parë ashtë Monsinjor Avak Asadorian, ipeshkëv i Kishës armene; zëvendësi i tij ashtë Imzot. George Casmoussa, ipeshkëv siro-katolik i Mosulit. Çështjet kryesore që do të drejtohet nga Këshillit ashtë diaspora krishterë dhe dialogu me muslimanët.

Disa sqarime


Nunciatura Apostolike
Që nga shekulli i XIX ka ekzistue në Irak delegacioni apostolik i Mesopotamisë, Kurdistanit dhe Armenisë së Vogël, e cila u ba delegacioni apostolik i Irakut pas luftës së parë.
Më 26 gusht 1966, Selia e Shenjtë dhe Iraku vendosën marrëdhanie diplomatike. Nunciatura Apostolike e Irakut u themelue më 14 tetor 1966 me një periudhë të shkurtër nga Papa Pauli i VI.

Kisha Orientale
Kishat e Ritit lindor iuris sui, janë pjesë e Kishës Katolike në bashkësi të plotë me Selinë e Shenjtë, që praktikojnë ritet liturgjike të ndryshme nga lloji i ritit latin, të përdorura në Kishën Perëndimore.

Kisha Katolike Kaldea
Kisha Katolike Kaldease ashtë një kishë katolike patriarkale sui iuris(autonome) me komunitetet në Lindjen e Mesme, Europë, Oqeani dhe Amerikën e Veriut.
Primati, apo i Pari i Kishës Katolike Kaldease ashtë Patriarku i Babilonisë, e cila ka qendrën në Bagdad; patriarku i tanishëm Louis Rafael i I-rë Sako.
Besimtarët janë rreth një milion, prej të cilëve 250,000 jetojnë në Irak, që përfaqësojnë shumicën e të krishterëve.

Patriarku i Babilonisë i Kaldejve
Patrarkana e Babilonisë e Kaldejve(në latinisht: Patriarchatus Babylonensis Chaldaeorum) me qendër
selia e Patriarkut të Kishës Katolike Kaldeasit. Aty ashtë aktualisht në krye nga Patriarku Rafael Louis i I-rë Sako.

Kisha Katolike Kaldease në Gjeorgji
Në tetor të 2009 u shugurua Kisha e parë e Kaldeasve katolik në Tbilisi, Gjeorgji, ku janë një prani e besimit katolik Kaldeave rreth 6/7000 besimtarë, kryesisht emigrantë nga Turqia të ardhun në fund të Luftës së Parë Botnore, të cilët e kanë ruejtë besimin e tyre dhe identitetin e tyne kulturor gjatë regjimit komunist.

Liturgjia kaldea-se
Liturgjia Kaldeasit praktikon një Meshë, ku këndohet pothuajse tansisht, duke përfshirë leximin e Ungjillit. Kanga ashtë tipike monotone përsëritse, por me karakteri të fortë fetare(sakrale).
Kremtimi bahet, në varësi të rrethanave, si në arabisht dhe në aramaisht.
Në kishë, burrat dhe gratë janë të ndara. Pas marrjes Eukaristinë, gratë që afrohen altarit mbulojnë kryetin me një vello. Mesha e së diel asht për priftërinjtë një impenjim, angazhim, detyrim i vshtirë: prej mesnatës të së shtunës asht nji agjerim, ku si ushqim asht pija.

E pregatiti në shqip Bep Martin Pjetri
E hanë, më dt. 2.XI.2015
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4383
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Kisha Katolike kundër kryevagabondve bollshevikë të qeverisë së Nikaraguas

Partitë si bolshevike dhe ato ,, të djathta,, i kanë braktisë votuesit, simpatizantët, prandej doli në fushë betejë Kleri Katolik i Konferencës së Ipeshkvijve të Nikaraguas


Lutja e Kishës Katolike e Managuas kundër eksorcizmit
(kundër shpirtnve të kqij kundër djallit qi ka pushtua shpirtin e nierit - për rastin aktual të presidentit, kryeministrit, ministrave, kryebashkjakve, kryekomunarve,.. të Nikaraguas)
në NIKARAGUA

Imazh

Pas akteve sakrilegje të fundit të kryeme kundër Zotit dhe dhunës në vend, ipeshkvijt e Nikaraguas i banën thirrje të gjithë besimtarve katolikë, burrave e grave vullnetmirë të bashkohen më 20 korrik 2018, ku do t'i luten për dëbimin e shpirtrave të kqinjë, që ka pushttue shpirtrat e presidentit, kryeministrit, ministrave, kryebashkjakve, kryekomurve, prokurve, gjykatsve, policis,… të Nikaraguas para Shen Engjëllit Mikel(San Miguel Arcángel).
Njoftimi u ba më 14 korrik 2018, pasi policia dhe paraushtarakët u vendosën para famullisë ”Mëshirës Hyjnore”(”Divina Misericordia”) në Managua, ku gjuajtën në drejtim të kishës duke vra një student dhe ndërhynën me të shpejtë ipeshkvijtë e meshtarët për të shpëtue edhe njëqind të tjerë të strehuem në famulli.
Imazh
Në Kishën e "Mëshirës Hyjnore të Managuas/ kryeqytet i Nikaraguas - Parroquia de la Divina Misericordia en Managua


Dita e agjërimit të 20 korrikut do të jetë një "deshmi e përdhosjeve të kryeme gjatë këtyne muejve të fundit kundër Zotit. Gjatë kësaj dite lutja e ekzorcizmit do t'i drejtohej San Miguel Arcangel, " sipas deklaratës së raportuem nga klerikët.

"Shën Pali na kujton se" lufta jonë nuk asht kundër gjakut dhe mishit, por kundër principatave, kundër pushteteve, kundër sunduesve të kësaj errësire të pranishëm, kundër shpirtnave të mbrapshta në vendet qiellore ".
Prandaj, u bajmë thirrje katolikëve besnikë, burrave dhe grave të vullnetëmirë për t'u bashkue me ne ", thanë ipeshkvijt.

Deklarata tregoi se atë ditë do të shërbejë për të reflektue mbi gjendjen e randë të vendit dhe për t'u zotue në mbrojtjen e jetës, të vërtetës dhe drejtësinë. Thirrja e ipeshkvijve asht për të gjithë popullsinë, veçanërisht drejtue policisë, ushtrisë, punonjësve publikë shtetnorë të bashkive, ministrive, komunave dhe ndaj atyne që ndërgjegjja e tyne, t’i baji thirrje që të mos vazhdojnë të mbështesin të gjitha këto situata nga Qeveria ose nga Frontali Kombëtar i Çlirimit Nacional Sandinista(Bolshevikë).

"Ne ju kujtojmë se në nivelin e ndërgjegjes askush nuk asht i detyruem të përmbushë një urdhën që shkon kundër dhjetë urdhërimeve të ligjit të Zotit, veçanërisht ju qeveritarë nuk do të vrisni kundërshtarët për bukën e gojës dhe askend," thanë në Deklaratën e Konferencës Ipeshkvnore të Nikaraguas.

U pregatitë në shqypë nga Bep martin Pjetri
E premte, 3.VIII-2018


Kush asht presidenti Daniel Ortega?
Imazh


I zgjedhun president dy herë;

I 10. januar 1985 – 25. april 1990
II. 10. januar 2007 - 2021

Jeta
José Daniel Ortega Saavedra ka lindë në 11.XI.1945 në La Libertad, Departamenti i Chontales, Nikaragua. Prindërit e tij, Daniel Ortega Cerda dhe Lidia Saavedra, ishin kundër regjimit të Anastasio Somoza Debayle.

Martesa
Ortega qe martue me Rosario Murillo në vitin 1979 në një ceremoni të fshehtë dhe u zhvendos në Kosta Rika me tre fëmijët e saj nga një martesë e hershme.
Ortega u martue zyrtarisht me Murillo në vitin 2005 me kunorë të shenjtë të njohun nga Kisha Katolike Romake. Çifti ka tetë fëmijë, tre prej tyre së bashku. Ajo ashtë aktualisht zëdhansja e qeverisë dhe ministre e qeverisë, mes vendeve të tjera. Ortega adoptoi nipat e moshës madhore Zoilamérica Narváez në vitin 1986, përmes një çështje gjyqësore.

Nana e Ortegës revolucjonare marksiste

Nana e tij u burgos nga Garda Kombëtare e Somozës për shka se në "letrat e dashurisë", sipas policisë ato ishin të kodueme me misione politike. Ortega dhe dy vllaznit e tij, Humberto Ortega, ish-udhëheqës i përgjithshëm ushtarak, dhe shkrimtar publicist, dhe Camilo Ortega, u rritën me ndjenja revolucionare. Ai gjithashtu kishte një motër me emrin Gjermania, e cila vdiq.
Kërkimi për një punësim të qëndrueshëm e çoi familjen nga La Libertad në kryeqytetin provincial të Juigalpa, dhe pastaj në një lagje të klasës punëtore në Managua.
Daniel Ortega Cedra urreu U.S.A.për ndërhymjen ushtarake në Nikaragua dhe mbështetjen e Uashingtonit për diktaturën Somoza, dhe i transmetoi ndjenjat antiamerikane djemve të tij.
Ndërsa në El Modelo, nana e tij ndihmoi në protesta dhe greva urie për të burgosunit politikë, gja që përmirësoi trajtimin e sandinistëve të burgosun.

Ortega marksist-stalinist, terrorist, hajdutë, vrasës - Krimet dhe arrestimet

Ortega u arrestua për aktivitete politike në moshën 15 vjeçare, dhe u bashkue me shpejtësinë e Frontit Nacionalçlirimtar të Sandinistës (FSLN). Në vitin 1964, Ortega udhëtoi për në Guatemalë, ku policia e arrestoi atë dhe e ktheu atë në Gardën Kombëtare të Nikaraguas. Pas lirimit të tij nga arrestimin, Ortega organizoi vrasjen e torturuesit të tij, të gardës Gonzalo Lacayo, në gusht të vitit 1967.
Ai u burgos në vitin 1967 se kishte marrë pjesë në vjedhjen e një degë të Bankës së Amerikës, dhe për kërcënimin me një mitraloz, bashkëpunëtorve të tij, që ata do të pushkatoheshin nëse nuk marrin pjesë në grabitje.
Ortega u lirua në fund të vitit 1974 së bashku me të burgosurit e tjerë Sandinista në këmbim të pengjeve Somoista. Kur ishte në burgun e El Modelo, jashtë Managua-s, ai shkroi poezi, njena prej të cilave me titull "Unë kurrë nuk e pashë Managuan - "I Never Saw Managua When Miniskirts Were in Fashion".".
Gjatë burgimit të tij, Ortega u torturua ashpër.

Pregatitja guerrilse në Kubë
Pas lirimit të tij, Ortega shkoi si azilkërkues në Kubë, ku realizoi në disa muaj trajnim e luftës guerrilas. Ai ma vonë u kthye fshehurazi në Nikaragua.

1970 luftë guerile kundër qeveris
Në fund të viteve 1970, ndarjet mbi fushatën e FSLN kundër Somoza çuen Daniel dhe Humberto Ortega të organizonin kryengritjen për rrëzimin e pushtetit. Me anë të luftës guerrile në bashkëpunim me dy fraksioneve të tjera, Guerra Tomas Borge së prolongado popullore (PPG/ Lufta Popullore), dhe proletarët Jaime Wheelock.

Kryengritjet masive të viteve 1978-1979.
Vllaznit Ortega krijuen aleanca me një grup të gjanë të forcave anti-Somoza, duke përfshi aktivistët katolikë dhe protestantë dhe grupe të tjera jo-marksiste të shoqërisë civile.
Terceristët ishte fraksioni ma efektiv në ushtrimin e forcës politike dhe ushtarake, dhe shtytja e tyne për solidaritetin e FSLN-së mori mbështetjen e liderëve të njohun revolucionarë si Fidel Castro.

Ortega shef i juntës ushtarake ne pushtet
Pas Revolucionit Nikaraguas rezultoi në përmbysjen dhe mërgimin e qeverisë së Somozës, Ortega u ba udhëheqës i Junta shumëpalëshe në pushtetin e Rindërtimit Kombtar.

1984 president
Në vitin 1984, Ortega, kandidati i FSLN, fitoi zgjedhjet e lira presidenciale të Nikaraguas me mbi 60 përqind të votave. Marksist-leninist në periudhën e tij e parë në detyrë, u karakterizua nga një program i diskutueshëm i nacionalizimit, reformës së tokës, rishpërndarjes së pasunië dhe programeve të shkrim-leximit.

Prej 2007-2021 - Daniel Ortega president dhe grueja e tij nenpresidente
Ai asht një politikan i Nikaragus, President që nga viti 2007; Ma parë ai ishte udhëheqës i Nikaraguas nga viti 1979 deri në vitin 1990, së pari si Koordinator i juntës së Rindërtimit Kombëtare (1979-1985) dhe më pas si President (1985-1990).
Një udhëheqës në Frontin Nacionalçlirimtar të Sandinistës, politikat e tij në qeveri kanë parë zbatimin e reformave majtiste në të gjithë Nikaragua.

Pregatiti në shqip Bep Martin Pjetri
E mërkurë, 8.VIII.2018

Nr. 1924 - e mërkurë, 30.V.2018
Nr. 2041 - e djelë, 5.VIII.2018
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 8 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 14 Dhjetor 2018, 05:33
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari