Gjithcka mbi naten e erret 45vjecare komuniste shqiptare
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 306 postime · Faqe 31 prej 31 · 1 ... 27, 28, 29, 30, 31
120 VJETORI I LINDJES SË IMZOT GASPËR THACIT
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4351
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
TASHTI E KA RRADHEN KJO …5.V.2018, Posted 30 Prill 2018, 20:24
Nga Fritz RADOVANI:
MALEVE TONA KRESHNIKE NUK I MBAROJNË KURR BURRAT ATDHETARË E TRIMA !
Imazh
Imazh
DON DEDË MALAJ

“E Premtja e zezê nê Shqipni ka fillue me 29 nandor 1944, dhe ka me vazhdue derisa tê mbarojê komunizmi!” Don D. MALAJ e tha me 24 Prill 1959, kur u hap gjyqi kunder Tij.
M U E J MAJI 2 0 1 8 : K u j t o j m ë ...

4 Maji 1874 U le Imzot Jul BONATTI, U dënue 5 vjet burg pa dijtë asnjë shkak. Ishte dijetar dhe perkthyes i njohun i disa gjuhve... Vdiq në një çmendi i shkymë copa copa...
5 Maji 1877 U le At Pashko PRELA (1877 – 1966) Në 1945 Rektor i Kishës së Tiranës.
17 Maji 1896 Asht le At Gjon Karma. Mbas 17 vjetësh burg u interrnue...Vdes në 1975.
12 Maji 1904 u le At Mëhill TROSHANI. Arrestohet në Tiranë me 28 Tetor 1947. Prap në 1967 arrestohet per Pagzim të një fëmije...Dënohet 8 vjet, dhe në fjalen e fundit tha: “Nuk kerkoj asgja prej jush, po idenë teme do ta mbroj deri në vdekje!”
31 Maji 1915 U le Don Pashko Muzhani. Asht dënue me akuza fallco 15 vjet...
6 Maji 1916 U le At Gjergj VATA S.J. Fillon Kalvarin në 1945. I arrestuem tri herë...
21 Maji 1916 U le At Sebastian DEDA. Në vitin 1946 u dënue 5 vjet...Vdiq në 1984.
19 Maji 1919 U le Don Zef BICI, I pushkatuem me 10 Maji 1968 me “Revolucionin 1967”
15 Maji 1921 U le në Kosovë Don Anton Muzaj, në hetuesi u smue dhe vdiq në vitin 1948.
8 Maji 1924 At Gjergj FISHTA: Fjalim mbi vorrin e Avni Rrustemit në Vlonë.
30 Maji 1940 Asht le në Shkoder piktori Ferdinand PACI. Vdiq me 13 Shtator 1969...
6 Maji 1942 Vdes tragjikisht Norbert JOKLI (25 Shkurt 1877) Dijetar i madh e albanolog.
25 Maji 1945 Mbasi u largue nga komunistët Delegati Apostolik i Vatikanit në Shqipni Imzot Leone Nigris, Ai ngarkoi Imz. Frano Gjinin Regjent i Delegacionit Apostolik në Shqipni, të cilin Enver Hoxha e pushkatoi si të gjithë tjerët me 11 Mars 1948 në Shkoder.
●Në gjysmen e muejt Maji 1945 fillojnë interrnimet në Shqipninë e Veriut, në Qarkun Shkoder. Nder të parat asht Familja Mirakaj në Pukë, Familja e Ndoc Jakoves, etj...
26 Maji 1946 Vdiq në izolim Argjipeshkvi i Shkodres Imzot Gasper THAÇI.
11 Maji 1947 Mbytet me tortura në hetuesinë e Lezhës At Serafin KODA (54 vjeç)...
12 Maji 1947 arrestohet At Paskal Filip GJADRI në Tiranë dhe ban 6 vjet burg të randë...
15 Maji 1948 Don Nikoll LASKAJ (1898) Mbytet në kampin e Bedenit Kavajë...
10 Maji 1950 Arrestohen në Shkoder studentat e Gjimnazit “29 Nandori”... Perjashtohen nga ai Gjimnaz edhe 70 studenta tjerë vetem per arsye biografije e “Luftë Kllasash”...
9 Maji 1956 Don Ndue SOKU Shugurohet Meshtar. Nuk pajtohet me “Revolucionin 67”.
4 Maji 1958 Don Simon JUBANI Shugurohet Meshtar nga Imz. E. Çoba... Bani 26 vjet burg në Burrel, tue lanë kujtimet ma të mira. Me 4 Nandor 1989 tha Meshen në Rrmaji.
11 Maji 1959 Pushkatohet Don Dedë MALAJ (1920 – 1959) Gjyqtari i madh i komunizmit.
1 Maji 1960 lirohet nga burgu At Petraq Isak (1914 - 1997) mbasi bani 15 vjet bug.
10 Maji 1968 Pushkatohet Don Mark DUSHI me “Revolucionin kultural 1967”.
5 Maji 1969 Vdes Don Ndre LUFI (1888 – 1969) Klerik me qendrim burrnor në burg.
Maji 1973 Vdes në burgun Ballsh Don Anton DOÇi (1915 – 1973) . Bani 13 vjet burg...
13 Maji 1981 Papës GJON PALI II i bahet atentat në oborrin e Kishës Shen Pjetrit...
19 Maji 1992 Vdes Don Kolec TONI (1932 – 1992), vuejti 11 vjet burg nga 1976...
8 Maji 1995 Vdes Gjon Sinishta, Drejtues i “Buletinit Katolik Shqiptar” Kaliforni USA.
15 Maji 1999 Shugurohet Meshtar Don Nikolin PERGJINI, mbas disa vitesh interrnim . Asht Famullitar i Kishës “Zoja e Këshillit të Mirë” New York.
***
20 MAJI 1997 PAPA GJON PALI II PRET NË VATIKAN NË NJË VIZITË PRIVATE NANË TEREZEN ... PAPA KA THANË PER NANË TEREZEN:
●“NANË TEREZA ASHT GRUEJA QË I DHA FORMË SHEKULLIT XX.”
E ndoshta, Shqiptarët e Trojeve tona ose nuk e dijnë këte thanje ose, e kanë “harrue”!
Sot ma fort se kurr asht mirë me “i thirrë kujtesës”..!
Melbourne, 1 Maji 2018.


Nga Fritz RADOVANI:
TASHTI E KA RRADHEN KJO …

Imazh
28 NANDOR 1912

ATA QË SHKATRRUEN KISHA E XHAMIJA PO VAZHDOJNË EDHE SOT !..
A DINI KUSH E HOLLI N’ ERË KISHEN E VAUT TË DEJËS KU U KUNORZUE I MADHI GJERGJ KASTRIOTI – SKENDERBEU ? – E keni në mjedis të Tiranës!
Tashti çoni deri në fund shkatrrimet o trashigimtarët e Esad Pashës, Ahmet Zogut, Enver Hoxhës, Ramiz Alisë, Haxhi Lleshit dhe... ! As ju nuk dini ku keni fillue!
Me shtëpinë ku u le Atdhetari Luigj Gurakuqi.., në Shkoder! A po, nder Male?
Po vazhdoni me Shkollen Normale t’ Elbasanit... Se, edhe ate e hapi Luigj Gurakuqi!
Sheshuet shtëpinë e Osman Kazazit në qender të Tiranës... Të Prekë Calit...
Keni shembë Shtëpinë e At Gjergj Fishtës...
Sot lexova edhe artikullin e z. Frank Shkreli per Shtëpinë e Vllazenve Frashëri...Turp!
Një fjalë kot! – Po, kush ka turp atje? Po t’ kishte turp të pakten një minister do të jepte dorheqjen dhe, do të shkonte me fjetë në shtëpinë e Enverit në Gjinokaster...
***
NË VLONË ME 28 NANDOR 1912 KUR U NGRIT FLAMURI ISHTE EDHE ATY LUIGJ GURAKUQI… DISA PREJ TYNE VAZHDONIN ME THANË MBAS 1925:
“PO MOS T’ ISHTE NJE KY BURRË, KURR N’ SHQIPNI S’ U NGRIT FLAMUR !”
Foto nalt asht dokument që tregon kush e ngriti Flamurin e Kastriotit aty...

Kur të ndertoni aeroportin e Vlonës me “vëllezërit e gjakut tuaj turq”, se kështu i thirrnin qeveritarët tanë mbas 1944, a do të mundeni me u durue pa e sheshue edhe këte Shtëpi...
Ka vdekë Isa BOLETINI, Avni RUSTEMI, Ndok GJELOSHI dhe Bajram CURRI...
Kanë vdekë edhe tre Vllaznit FRASHËRI... Bini pa frikë, nuk asht kush i gjallë..
Samiu pat shkrue: “Shqipëria çfarë ka qenë, ç’është dhe çfarë do të bëhet?”…
Po, në të vertetë per çka po ngjet sot, nuk besoj se i ka shkue as Atij mendja!?..
Melbourne, 5 Maji 2018.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4351
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
PSE MUNGON FJALA E FUNDIT ?! D.Dedë Malaj, Posted 09 Maj 2018, 19:53
Nga Fritz RADOVANI:
PSE MUNGON FJALA E FUNDIT ?!
Imazh

DOSJA 2199: DON DEDË MALAJ ka thanë pa Ju tute syni e pa Ju marrë goja, diten e parë që u hap gjyqi kunder Tij, në kinema “Republika” në Shkoder, këto fjalë:
“E Premtja e Zezë në Shqipni ka fillue më 29 nandor 1944, dhe ka me vazhdue derisa, të mbarojë komunizmi”. Hyni në sallë gjeneral Hilmi Seiti me ambasadorin jugosllav...
Filloi gjyqi dhe prokurori Rrapi Mina, mbasi lexoi akt-akuzën e përgatitun me aq kujdes ju drejtue të parit kryetarit të grupit Don Dedës, me këtë pyetje: “Që, kur, je armik i komunizmit?” Në sallë ra një heshtje...Per ne që ishim nder rruga dukej se u shkëputen altoparlantët... Por jo! U ndigjue Don Deda, që iu përgjegj: - “Qysh se jam kenë 9 vjeç pikërisht, atëherë, kur kam shkue ndër bankat e shkollës së mësuesit tem Don Alfons Tracki, aty mora vesht prej Tij këtë emën dhe, prej asaj ditë nuk kam dashtë me ia ndigjue zanin kurrma komunizmit. Gjithë jetën e kam urrejtë dhe kam punue me të gjitha forcat e mija, aqsa më ka lejue Feja kundër tij.” Mbas Don Dedës foli edhe frati At Konrrad Gjolaj O.F.M. Nder ato banka qëndronin me ballin nalt edhe vllaznit Lazër e Gjon Simon Parubaj, Vlash Zefi e Gjeto Luc Budashi. Ndërsa, në një qoshe strukej si langue Lulash Toma... Një gjyq që nuk u harrue kurrma nga Shkodra e Malësitë e saj.
Me datën 27 prill 1959, Kryetari i gjyqit Mustafa Qilimi, dha vëndimin:
Don Dedë Malaj, me vdekje, me pushkatim. At Konrrad Gjolaj, me 25 vjet burg. Lazër Simon Parubaj, me 20 vjet burg. Gjon Simon Parubaj, vëllau i Lazrit, me 10 vjet burg. Vlash Zefi me 15 vjet burg. Gjeto Luc Budashi me 10 vjet dhe Lulash Toma me 5 vjet.
Atë mbramje, kur doli nga gjyqi Don Deda, e hypën në një kamjon “zis”, një turmë policësh e ulën galuc. Ndërmjet dy rrypave të drrasës mbi spondë kujtoj, dy sytë e Tij të bamë kuq. Nuk shihej fare as e bardha e as bebja e synit e kaltërt, vetëm dy njolla gjaku që asnjëherë nuk mund ti harroj n’ atë portret Burri të Maleve tona!..
12 maji 1959, u ekzekutue vendimi. Don Dedë Malaj u pushkatue në një fushë buzë liqenit të Shkodrës. Pra, 14 ditë para vizitës së Nikita S. Hrushovit në Shkodër!..

DOSJA 2199 Asht një Dosje që flet ma shumë se të gjitha tjerat që kam mujtë me pa në vitin 1998, mbas njohjes së të Ndjerit Don Dedë Malaj, mbas perfundimit të punës nga At Konrrad Gjolaj të librit “Çinarët”, dhe botimit të tij dhe, mbas një shikimi të ma shumë se dhjetë Dosjeve të Personave të pushkatuem PA FAJ para Don Dedë Malaj.
Dosja e “cungueme” e Don Dedës tregon kjartë se kush ishin drejtuesit e famshem të “Seksionit Katolik pranë Degës së Mbrendshme të Shkodres” i themeluem në 1946.
Dosja 2199 asht një pasqyrë e kjartë e Urrejtjes së Enver Hoxhës per Klerin Katolik të Popullit Shqiptar dhe të gjithë bashkpuntorëve të Tij, të cilët ruejten në Gjakun e vet të gjitha cilsitë brilante të Prijsit të Pavdekshem nder shekuj Gjergj Kastriotit Skenderbeu.
Dosja e Don Dedë Malaj asht treguesi ma i saktë i bashkpunimit të tradhtarëve të dy, tre, e tridhjetë udhëheqësve që i sherbejnë UDB, KGB dhe Sigurimit të Shtetit Shqiptar, per eleminimin e kenjes së Atdhetarëve të perkushtuem e besnikë në Token Arbnore.
Dosja operative, e hetuesisë, e gjykatës dhe e Kuvendit Popullor, me të gjitha firmat e pushkatimit të Don Dedë Malaj (me grupin e Tij), ku nga rreshti i parë dhe deri tek i fundit mungojnë provat e akuzës së gjykatës “Armik i Popullit Shqiptar” per të cilen Ai u pushkatue, asht një nga shembujt e saktë dhe të padiskutueshem të një vrasjes së kryeme PA FAJ, perderisa i akuzuemi Don Dedë Malaj nuk ka asnjë fakt se ka krye faj ose krim kunder Shtetit vet dhe Popullit Shqiptar, të cilin e donte me gjithë Shpirt.
Dosja e Don Dedës tregon edhe një djallëzi të Enver Hoxhës me gruen e tij, e cila nuk nderhyni per “falje jete, kur ju lut e Mbesa e Don Dedës tek tribuna e 1 Majit e 1959”, se të dy i kanë sherbye Titos, Stalinit e Mao Ce Dunit, kur ishte fjala per Klerin Katolik.
Don Dedë Malaj ishte një kurban i zgjedhun para vizitës së Hrushovit në Shqipni!
E këte kurban ua dhuronin dy vllazen terroristë e bashkpuntorë që ishin në sallen e gjyqit, Hilmi Seiti dhe Ambasadori i Jugosllavisë së Titos, pranë katilit Enver Hoxha...
Por, edhe pushkatimi i Don Dedës, me 12 Maji në kopshtin e një Burri Musliman buzë Liqenit të Shkodres, dhe ruejtja e Eshtnave të Don Dedës nga ana e Tij, janë edhe një tregues ma shumë per mardhanjet vllaznore të trashigueme në mes të Besimeve tona.
DOSJA 2199 e Don Dedë Malaj, duhet lexue... Duhet rilexue dhe duhet rikujtue thanja e Tij e pashlyeshme në kujtesen tonë: “E Premtja e Zezë në Shqipni ka fillue më 29 nandor 1944, dhe ka me vazhdue derisa, të mbarojë komunizmi!”
Sa Burra të Mëdhaj ka nxjerrë kjo Tokë e pangopun me gjak Atdhetarësh...
Melbourne, 10 Maji 2018.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4351
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
20 MAJI – DITA E JETIMAVE


Imazh
“LULE” PER MA SHUMË JETIMA...


17 JANAR 1468 ASHT DITA QË SHQIPNIA EROPJANE E TË MADHIT HERO GJERGJ KASTRIOTIT – SKENDERBEUT, MBETI JETIME PA BABË…
E ndoshta, kjo asht arsyeja që edhe pse kanë kalue 550 vjetë askush nuk u kujdes per Te!
Jetime e shkreta e Nanës… Çka hoq me kenë... Po, kurr me u rritë as në Trojet e veta!
E çdo ditë nade pa dalë drita, e kurrkund tue shkrepë rrezja e diellit, ndiheshin nga të gjitha anët ulurimat e ujqve grabitës që na rrethonin e sejcili, veç shkyente një dash, e nuk i shihej boja deri në perëndim të diellit, kur edhe Shqipet braktisnin çerdhet e veta.
Vetem ndonjë rubë e zezë që derdhej mbi xhubleten shekullore kalonte nder zallishtat e bardha si biluri e ngarkueme me buljera të ujit të akullt t’ atyne burimeve prrallore.
Aty këtu një tjeter stajanicë me drue të ngarkueme vraponte me gatue kakinin e nxehtë.
Burrneshat vraponin nder male me ua çue burrave buken e freskët e pak duhan sa me mbytë merzinë e atyne ditëve të pashpresë... U thyen edhe Kryqat nder shenja pushimi!
Andej bregut të prronit ku vlonte kanga e vallja nder ditë të Pagzimit një djali, apo kur njena batare nuk priste tjetren tue u shkrepë nder darsma e gëzime martesash, bash nder ata shtigje nuk të sheh syni tjeter veç ndonjë Frat të ngulun në hu, me zhgun të shkyem prej sorrash e orrlash që bijnë si zgjeta pingul me ua nxjerrë sytë. E gjaku shkon rrëkajë!
O Vllazen e Motra, kurr nuk të ban keq komshija kur në voter të ka hy tradhtija!
U vra Dedë Gjo’ Luli me djelm’ e far’ e fis... U vra Luigj Gurakuqi e mbas Tij bash Miku i votres Bajram Curri në pabesi...E pse?! – Pse Flamuri i Kastriotit gati ishte mykë...
Asht e vështirë me jetima me ba konak! Njeni thumbit e tjetri patkonit... Askush nuk i priste prej një matjanit, madje edhe i pashkollë, bjellogardistët m’ atë anë Taraboshit!
E nder Malet e Bjeshkve të Nêmuna, fëmijtë jetima të bamë turrë per me i vra...
Jetimat thonë nuk kanë fat! E këte thanje mjer kush e provon... I troket sa një derës e sa një tjetres por, sa komshija i sheh ftyren e paqeshun kurr në jeten e saj, e percjellë deri tek portaria e me gjysë goje i thotë: “Do të mendoj edhe dishka per Ty, po sot nuk kam!” E dera shkapetet aqsa zagart e shtëpisë vazhdojnë me leh derisa të erret nata.
Mjer kush e provon kenjen jetim në vorfni e me anmiq kojshi!
Ndoshta ndokush nuk e di, ose edhe e ka harrue atë kohë kur Nana zgjohej pa dalë drita e vraponte me i marrë jetimave një shishe qumësht, e me i nisë nder shkolla. Atje ata jetima do të mësonin se “ti mbete jetim pse Baba ishte tradhtarë, Ai ju iku turqve”!!
Ju iku Shqiptarëve!.. Nuk vonoi e ju iku edhe jugosllavëve, grekëve, italianëve, rusëve e besa edhe kinezëve... E shkreta Shqipni tue trokitë nder dyer pa shula, të hapuna ditë e natë per një kafshatë bukë të thatë, si thonin pleqtë: “Tue hanger bar e tue ecë mbi ar”!
Rrnonin dhe jetonin në vorfni se “një fjalë goje, e shndrronte në skllav.” Jetimat mbetnin edhe pa familje, pa fëmijë, e disa edhe pa varre! E “lufta e kllasave” vazhdonte me korrë pa pyet fare ke këputë kosa e gjaksorit katil... Po, mos u ngutni thotë njeni “se nuk keni pa asgjë ende...”, e zgerdhihet tue pritë “rilindjen” perballë kopshtit luleve... Lule ku qeveritarët tanë knaqin synin, mendjen, fantazinë e qeverisjes dhe mbi të gjitha Xhepin, ata xhepa deri dje të shpumë e të shkymë... Po sot nder ma të mbushunit n’ Europë, në saje të “vllezerve të gjakut turq”, miqve të baballarëve jugosllavë, “dashamirsëve” grek dhe draperxhinjëve marksistë moskovit, që vazhdojnë rritjen e numrit jetimëve në Botë.
Gjakmarrjes nder Malet tona po ia zen vendin “kopshti i luleve të jetimave”!
Marrakotja e aromës së atyne “luleve” vrastare po shkatrron një Shqipni të tanë...
E ndoshta dikush pyet: “Po si do të shuhet Emni i Gjergj Kastriotit – Skenderbeut”?!
Ashtu si dikur... Kur mbi Shqipen Dykrenare jetime ishte një “yll pa dritë”.
Trashigimtarët e pushtuesve shekullor ia kishin marrë doren vrasjeve të djelmëve e vajzave jetime që i zente mesnata tue qendisë nen driten e qirit, mbi pelhuren e kuqe të tezgjahut Shqipen e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!
I dermisheshin duert tue ngulë gjylpanën ma shpesh në mish të vet, se në coh të kuqe!
Po gjaku i Atyne duerve të njoma t’ Atyne jetimeve nuk e njolloste Flamurin e Shqipnisë, se bash kur therja i shponte zemren, buzqeshte e vazhdonte kangen e mësueme qyshë fëmijë prej Nanës, Asaj Nanës së perjetshme.., që i pat këndue i madhi At Gjergj Fishta:
Porsi fleta e Ejllit Zotit
Po rrehë Flamuri i Shqypnis,
E thrret t’ bijt e Kastriotit...

E thrret t’ bijt e Kastriotit... Me u mbledh tok ... Per me ju urue Diten Tuej...
Të dashtun dhe të shtrenjtë jetima!
Melbourne, 18 Maji 2018.


Nga Fritz RADOVANI:
1468 – 2018 SHQIPNIA
DHE TAVOLINA EUROPJANE

Kur kerkohet Shqipnia në tavolinat Europjane, globi sillet si nje verrle!
Sikur mos t’ ishin lentet zmadhuese, kushedi sa politikan do të venin gishtat në Arabi ose Afriken qendrore… Tue dashtë me e vendosë dikund në ndonjë vend me “randsi”…
Nuk dij se ndonjë “dr. prof., apo akademik” ka percaktue ashtusi At Marin Sirdani nder librat e Tij edhe fshatrat ku duhet me vazhdue rrugen pranë pikave kufitare të Shqipnisë. Jam tue folë per Shqipninë e Vertetë dhe jo, per ate të 1913, as të Jaltës së vitit 1945…
Per 25 vjetë madje, edhe tue luftue per jetë apo per vdekje Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, e perjetsoi nder shekuj Emnin e Shqipnisë Europjane. Nuk po i shkruej “epitetet tjera” mbasi janë të gatshem fanatikët injorantë që kanë ba librat mbas 1944 me e fshij nga harta, piksynim që rifilloi në 1992 me hymjen e Shqipnisë në “Konferencen Islamike”.
Nuk dij me e kuptue guximin e fallsifikatorëve të Historisë së Shqipnisë, që tentojnë perditë me zevendsue emnin tradhtar, me “atdhetar” tue fshij të gjitha veprat e tyne të njohuna antiatdhetare tue fillue nga Esad Pashë Toptani në 1913, Ahmet Zogun në 1939 dhe menjëherë mbas tij, në 1941 Enver Hoxhen, Ramiz Alinë e të gjithë presidentat dhe kryeministrat mbas tyne, që tue e dijtë mirë që në vitin 1925 nga Papa Piu XI, që ju pat pergjegjë Ahmet Zogut kur e pyeti me Delegatin Apostolik në Shqipni, që atëherë ishte në Shkodër, dhe i ka pas kërkue se shka mendon Vatikani për lidhjet me ne, në kjoftë se na mund të hyjmë në “Konferencën Islamike”, mbas një kërkese që i ishte ba atij nga ana e tyne ato ditë. Delegati tue u ndodhë para një kërkese të papritun prej Zogut i kishte kërkue dy javë kohë, sa me shkue deri në Vatikan dhe me sjellë mendimin e tyne për këtë punë. Zogu asht kenë dakord. Delegati ka shkue tek Papa Piu XI, dhe Papa i asht përgjegjë Zogut nëpërmjet të Delegatit, me këto fjalë: “Në kjoftë se doni me ruejtë edhe atë pak Shqipni që ka mbetë, ju nuk duhet të angazhoheni me vendët e Lindjës. Na gjithmonë kemi thanë se Shqipnia asht vend Evropian. Ju, mund të veproni si të doni. Ky asht mendimi i jonë!”. Delegati asht këthye në Shqipni... Ne nuk jemi angazhue atje.
Kur Shqipnia mbas Konferencës së Jaltës kaloi nen sundimin e Titos dhe mbas pak vitësh të Stalinit, tue u inkuadrue në “Traktatin e Varshavës”, Shqipnia kaloi në prehen të Lindjes komuniste dhe perfundimisht vazhdon me kenë me bibronin e tyne në gojë.
Po ti bajmë një rikujtesë atyne ngjarjeve, do të bindemi se kahu i ynë i drejtimit asht nga vendet që në Trojet Shqiptare ata kanë shkatrrue gjithshka me synime nga Europa.
A mos ndoshta kjo ishte arsyeja që Enver Hoxha, me 5 Maji 1945 blokoi në Hotel Dajti Delegatin Apostolik të Vatikanit Imz. Leone GB Nigris, dhe me 25 Maji 1945 e nxori jashtë nga Shqipnia, tue arrestue edhe Zevendsin e Tij Imz. Frano Gjinin, të cilin edhe e pushkatoi me 11 Mars 1948, mbas një gjyqi të mbyllun me akuza fallco?!
Ishte Papa Gjon Pali II që e donte me zemer Popullin e vuejtun Shqiptar dhe jo, qeveria apo “dikush” tjeter nga “komunistët e konservuem” në demokrat, per të cilët me të drejtë ka thanë tek Kryeministria në Tiranë në 1999 Presidenti Nderuem Havel: “Njerzit ma të rrezikshem per Demokracinë janë komunistët e konvertuem në demokrat!”
Janë ba sa vjet që qeveria Shqiptare asht shtatzanë dhe nuk u “rilind ende” që të gjejnë një ambasador “po i themi”, me e dergue në Vatikan. Edhe kjo ka “parathanjen” e vet.
Vonesat e integrimit të Shqipnisë në Europë i sherbejnë vetem elitave tona politike me pikpamje anadollake, dhe që po e shpejtojnë në mënyrë drastike shkatrrimin e plotë të shtetit Shqiptar me korrupsion, çorganizim dhe marrveshje të mëshefta.
Lojnat akrobatike me “reformat në drejtësi” dhe, “shkapetjet me dashje” të politikanve tanë me ShBA, Europën e kryesisht Brukselin, janë një lojë me zararë që mundohen me sigurue Lindjen sllavo – komuniste dhe Turqinë, me mjetet anadollake të Hoxhës dhe Alisë me pasuesit mbas 1989, që na mbajtën në llomin e mbrapambetjes tash 75 vjetë...
***
Europa dhe Amerika e njeh shumë mirë barbarizmin e trashigimtarëve të komunizmit dhe, kryesisht ate që u aplikue me Gjenocid mbi Popullin Shqiptar. Hapni Dosjet!
Po më kujtohet i Madhi Ibrahim Rrugova në 1999, kur mërrijti në Vatikan...
Nanë Tereza tek Kenedi, Regani, Klintoni, Karter, Gjorgj Bushi dhe I Riu...
E cila derë e Shtëpisë së Bardhë s’ u hap per Ta?! Shqipnia ishte fryma e Tyne!
Në thirrjen e Papës Gjon Pali II u theksue se: “Europa duhet ta dijë ate që ka ngja tek Ju Vllazen e Motra Shqiptarë!.. Shqipni, qendro në naltësinë e kësaj beteje të madhe!”
A e kujtoni Fjalen e Nanë Terezes kur Ju dha Çmimi Nobel ?!
Nanë Tereza asht Ajo që e kuptoj shumë mirë tradhtinë e drejtuesve të shtetit tonë, dhe prandej në aeroportin e Rinasit tha: “Zot hiqja mallkimin Tand Popullit Shqiptar!”1997.
Dashje ose padashje Shqipnia asht vetem Europjane, prandej edhe i takon Asaj!
Dikur... Ajo, e mbrojti Europen! Bash Ajo Shqipni që tashti po e sjellin verrle...
Shqipnia e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut... Sot, duhet mbrojtë vetem nga Ti Europë!
Monumentet e Kastriotit nëper Europë vetem nuk kanë gojë me Ju thirrë!!..
Melbourne, 24 Maji 2018.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4351
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Kalendari Fetar Qershorit 1944-2018, Posted 29 Maj 2018, 13:38
Nga Fritz RADOVANI:
MARRSHONTE SHQIPNIA SOCIALISTE
ME KAMPE SHFAROSJE

NË BEDEN TË KAVAJËS

1948 –1950 NGA MIRDITA E MBYTUN NË GJAK NË KAMPIN E SHFAROSJES PER NDERTIMIN E REZERVUARIT TË KËNETËS SË BEDENIT…
1898 Kashnjeti i Mirditës i dhuroi Atdheut një nga Klerikët ma të nderuem e besnikë:
DON NIKOLL LASKAJ, i cili mbasi perfundoi studimet në Seminarin Papnuer në Shkoder, u diplomue në Innsbruck t’ Austrisë per filozofi e teologji. U kthye në Atdhe mbas Luftës së Parë dhe shkoi me sherbim në Ungrej nga 1939 – 1942. Binte në sy per nga trupi i shkurtë po i hollë nga mendja dhe urtësia. Mbas 1942 shkoi në Blinisht, ku ju vue studimit të historisë së shkollave të Mirditës dhe perpjekjeve per Pamvarsi.
Mbytja e Don Mark Xhanit në hetuesinë e atjeshme ishte paralajmërim i arrestimit të Don Nikoll Laskaj, ndonse të dy ishin të pafajshem nga një kujdes i veçantë per Ta i Imzot Frano Gjinit, i cili shihte kjartë perpjekjet e Sigurimit të Shtetit per vrasjet e Tyne.
Nga fundi i vitit 1946 Don Nikollin e arrestojnë dhe dënohet në Shkoder me 2 vjet burg, mbasi nuk kishin asnjë fakt per dënimin e Tij perveç kenjes Klerik Katolik.
Mbasi u dënue dergohet në kampin e shfarosjes së Bedenit Kavajës, ku ishin në një nga brigadat e punës së randë 29 Klerikë Katolik: Don Mikel Koliqi, Don Tom Laca, Don Nikollë Shelqeti, Don Nikollë Laskaj, Don Rrok Fisku, Don Nikollë Mazreku, Don Ndue Suma, Don Ndue Soku, Don Mark Hasi, Don Vlash Muçaj, Don Pal Gjini, Don Injac Gjoka, At Gegë Luma, At Agostin Ashiku, At Donat Kurti, At Çiril Cani (75 vjeç), At Frano Kiri, At Dionis Makaj, At Karlo Serreqi, At Leon Kabashi, At Aleks Baqli, At Filip Mazreku, At Mëhill Miraj, At Mark Harapi, At Jak Gardini, At Anton Luli, Don Alfons Çuni dhe Fra Zef Pllumi. Per këte kamp të Shqipnisë Socialiste, po i referohem: Ish Drejtorit të Arkivit të Shtetit z. Kastriot Dervishi, që kur flet per Kampin e Bedenit shkruen: “Nuk kishte vend në Botë që të kishte kaq shumë priftërinj në një kamp të tillë pune të rëndë” Çdo koment do t’ ishte i tepert...
1948...Mbas sa vuejtjesh dhe mjerimit të pashoq, kjo qender masakrash u kthye në një brrakë smundjesh per të burgosunit, të cilve u mungonte gjithshka, edhe uji i pijshem...
Don Nikoll Laskaj ishte 50 vjeç kur ra në balten e kënetes ku dha Shpirtin e Tij panjolla.
Askush nuk mujti me e shkëputë nga llomi që e mbyti... Aty u ndoll një djalë i rij jevk, i cili e mori dhe e çoi brij kanalit ku i hollën pak dhe siper... Aty ishte vorri i Don Nikollit!
Mbas pak vitësh, naten, një grup Mirditorësh e morën dhe e vorrosen në fshatin e Tij...
Sot mbas 70 vjetësh ne kujtojmë një Martir të Kishës Katolike Shqiptare, që e dha jeten e Tij per Shqipninë Europjane, me Stemen e Flamurit Gjergj Kastriotit Skenderbeut !
E Këta Martirë Mirdita Heroike nuk i ka të paktë! Sot atje flasin Kullat... Flasin e do të flasin Burrneshat e Atyne Viseve që, u kalbën nder kampet e Shqipnisë Socialiste Mizore!
Melbourne 29 Maji 2018.


Nga Fritz RADOVANI:
AT GJERGJ FISHTA O.F.M.

PARIS 20 QERSHOR 1919

Imazh



MELBOURNE 2018
M U E J QERSHOR 2 0 1 8: K u j t o j m ë ...


●FJALIMI NË KONFERENCEN E PAQËS:“SHQIPTARËT E TË DREJTAT E TYNE”
PËRGATITË NGA AT GJERGJ FISHTA O.F.M.- SEKRETAR I DELEGACIONIT SHQIPTAR NË PARIS ...- U LEXUE NGA IMZOT LUIGJ BUMÇI,
KRYETAR I DELEGACIONIT SHQIPTAR... NË PARIS 1919

KY ISHTE KLERI KATOLIK SHQIPTAR QË NUK I DHA GREKUT DHE ASNJË SLLAVIT ASNJËHERË AS KORÇEN, AS GJINOKASTREN E ASNJË PLLAMBË TOKË NGA TROJET TONA SHQIPTARE !

***
24 Qershor 1879 Asht le Fra Ndue VILA
(1879 – 1956). U arrestue në Nandor 1946 dhe asht masakrue nga kafshët e sigurimit që donin me futë armët në Kishen e Fretenve. Burrnisht qendroi dhe nuk ua dorzoi çelsat kriminelëve Zoi Themeli e Pjerin Kçira.
26 Qershor 1918 u le në Shkoder At Aleks Baqli, nip i At Gjon Shllakut me prirje letrare Ka shkrue Dramen “Skenderbeu” qe u luejt ne teatrin e Fretenve në Shkoder…Vdiq me 16 Gusht 1993 dhe u vorros në Rrëmaji Shkoder.
●Qershor 1921 në Parlamentin e Parë Shqiptar i tha një deputet Imzot Luigj Bumçit:
“Pse katolikët nuk ikin nga Shqipnia? Imz. Luigj Bumçi u pergjegj: “Unë po Ju dishmoj si Ipeshkëv Katolik se, e mbaj vedin vlla me Muhamedanët Shqiptarë e shka ju duhet ju kur unë, në këte gjendje, due me jetue me ta!”
25 Qershor 1925 Shugurohet Meshtar i pesti klerik i Familjes Prennushi në Shek. XX, Don Kolec PRENNUSHI, mbasi pat perfundue studimet në Linz Austri.
13 Qershor 1944 Bekohet Kisha e Françeskanve të Tiranës nga At Anton Harapi O.F.M.
5 Qershor 1945 arrestohet në Plan të Dukagjinit nga sigurimi i shtetit At A Harapi…
15 Qershor 1945 At Mati Prennushi dergon nder Malsi klerikët At Mëhill Miraj, At Filip Mazrrekun, At Leon Kabashin, At Gjon Shllakun dhe At Daniel Gjeçaj…
21 qershor 1945 arrestohet xhakoni Fra Gjergj VATA dhe fillon Kalvarin e pafund…
13 Qershor 1946 forcat e Ndjekjes vrane Mark Gjomarkun dhe Ndue Pjetrin në Prosek të Kthellës së Mirditës… Kjo ishte faza e parë e shkatrrimit Mirditës.
20 Qershor 1947 arrestohet Don Zef SHTUFI edhe pse ishte antifashist. Torturohet nga kriminelët e sigurimit po nuk pranon akuzat. Bani tri vjet burg dhe vdiq në 1950.
10 Qershor 1951 Arrestohet Don Nikoll GJINI (1911 – 1987). Nuk firmoi “Statutin e Kishës së 1950” perpilue nga shteti, vdes në burg në kampin e shfarosjes Zejmen 1987.
5 Qershor 1957 Vdes At Pal Çiurçija (1878 – 1957) Ishte nder ma të kulturuemit Klerikë, po edhe nder ma pak të shpjegueshmit per popullin Shqiptar per vuejtjet e Tija.
13 Qershor 1967 arrestohet Alfons RADOVANI e denohet 10 vjet burg se beson në Zotin.
29 Qershor 1967: U mbyll edhe Kisha e “Zemrës së Krishtit” në Tiranë.
11 Qershor 1970 arrestohet Don Shtjefen Kurti dhe pushkatohet se ka Pagzue një fëmij.
9 Qershor 1973 Inaugurohet Muzeu Ateist në Shkoder: “I Vetmi në Botë”...
7 Qershor 1978 Don Ndoc VOLAJ nga Shiroka Shugurohet Meshtar (1924 – 1995).
11 Qershor... Kongresi i BGSH në Pallatin e Sportit Shkoder... Enver Hoxha doli nga ai kongres dhe iku me “urimet e Popullit” dhe, nuk erdhi kurrma në Shkoder...
12 Qershor 1991 Kongresi i 10 i PPSh...Mbas takimit në Venecia dhe Katovicë...
Loja e këthimi në Parti Socialiste.., dhe “qendresa komuniste para RILINDJES”...
Melbourne 1 Qershor 2018.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4351
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
MUZEU ATEIST SHKODER
I VETMI NË BOTË
●9 QERSHOR 1973: INAUGUROHET MUZEU ATEIST NË SHKODER

Imazh

– I VETMI NË BOTË NË SHEKULLIN XX…
45 VJET janë ba nga dita e inaugurimit të Muzeut Ateist “I VETMI NĔ BOTĔ’ dhe, as sot nuk kemi një studim të plotë, që perveç ideatorëve të Byrosë Politike të PPSh, Populli Shqiptar nuk di as qellimin dhe as funksionin që ka krye ai muze antinjerzor dhe antikombtar, i hapun në qendren historike të Shqipnisë së Gjergj Kastriotit-Skenderbeut.
Ai Muze Ateist u ndertue mbi gropat pa shenja dhe Emna të të vramëve dhe të mbytunve nga sigurimi i shtetit komunist, që ashtu si hapi atë “Muze I VETMI NË BOTË, ashtu edhe ka krye GJENOCIDIN KOMUNIST TË VETMIN NË BOTË!”
Ky Gjenocid antinjerzorë asht krye me mjetet ma të dhunshme dhe të mnershme kunder Klerit Katolik Shqiptar, që në këte 45 vjetor duhet të na rikujtojnë Martirët e Mëdhaj që dhane jeten e vet, per një Ideal Fetar dhe Atdhetar të pavdekshem dhe të Perjetshem:
Imzot Ernesto ÇOBA (1913 – 8 Janar 1980); Don Zef BICI (1919 – 10 Maji 1968);
Don Mark DUSHI (1920 – 10 Maji 1968); Don Marin SHKURTI (1933 – 1 Prill 1969);
Don Shtjefen KURTI(1898– 20 Shtator 1971); Don Anton DOÇI (1915 – 1973);
Don Mikel BELTOJA(1935 –10 Shkurt 1974);Don Prekë NIKÇI (1921 – 15 Mars 1974);
Don Mark HASI (1920 – 11 Shtator 1981); Don Lazer JUBANI(1925 – 29 Korrik 1982);
Don Lec SAHATÇIJA (1906 – 4 Prill 1986); Don Nikoll GJINI (1911 – 1987);
Imz. Lazer SHELDIJA(1928-10 Shtator 1988) Don Pjeter GRUDA (1922 – 13 Janar 1989);
1944 – 1989 Gjenocidi ka vra dhe zhdukë 65 Klerikë Katolik në Shqipni.
Mbas 1967 të burgosun dhe të dënuem me shumë vite punë të randë, janë 23 Klerikë të besimit Katolik. Perjashtimi i Besimeve tjera nga ky “revolucion” barbar kishte qellim kryesor metoden e vjeter anadollake “Perçaj e sundo”! Pasojat vazhdojnë edhe sot nder të gjitha Trojet Shqiptare, tue fillue me Shtëpijat Muze të vjetra deri te ato të Atdhetarëve At Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Osman Kazazi, Kulla e të Madhit Prekë Cali.
Muzeu Ateist nuk duhet shkatrrue asnjëherë! Aty duhet punue per me u ba një nga ma të mëdhajat Biblioteka të Shqipnisë, ku duhen ruejtë me kujdesin ma të madh të gjithë botimet e lbrave dhe revistave të “Realizmit Socialist” nga viti 1944 e deri tek botimi i Librit të fundit të kësaj epoke shkatrrimtare të Shqipnisë Europjane!
Aty duhen protokolue diskutimet e të gjithë “revolucionarëve të 1967” të cilët, nga viti 1944, nuk kanë pushue tue akuzue dhe shpifë per qytetarët, e madje, tue kerkue edhe pushkatimin e sa e sa vetve të pafajshem, që sigurimi kerkonte me i zhdukë edhe si fise.
Askush nuk asht burgosë e interrnue pa “deklarata fallco” nga dashakqijtë e paturp.
Askush nuk asht largue ose pushue nga puna pa shpifjen e një agjenti barbar!
Askujt nuk i asht kontrollue shtëpia dhe shtetizue pa aprovimin e kryesisë së lagjeve.
Askush nuk ka shkue agjent jashta shtetit pa u garantue kthimi i tij nga një komunist.
Askush nuk e tregon një vend pushkatimi pa aprovimin e degës së mbrendshme.
Askush nuk tregon vrasësit nder piramida dhe kush urdhnoi tek vendi ekzekutimit.
Askush nuk boton listat e diskutantëve në 1967 në Institutin Pedagogjik Shkoder.
Askush nuk tregon kush ua pergatiti diskutimet kunder klerikëve nder gjyqe...
Askush nuk tregon ideatorët e burgosjeve dhe interrnimeve apo nisjes nder male...
Askush nuk tregon kush vjedhi dhe po i perdorë punimet shkencore të të vramëve...
HAPNI DOSJET, MOS KINI FRIKË NGA TË VRAMIT DHE TË ZHDUKUNIT !
“Të gjallët vazhdojnë me hanger bar, por parimet nuk i shkelin...” Kjo asht porosia!
***
Revolucioni kultural dhe ideologjik i 1967 mbasi shkatrroi Gjuhen dekompozoi Njeriun!
Mbas mbylljes perfundimtare të objekteve të Kultit, drejtuesi anadollak i “Revolucionit Kulturor të vitit 1967” skilja Ramiz Alia, krijoi në Shkoder një Komision me një nga besnikët e tij të njohun Jup Kastrati “Kryetar i komisionit perzgjedhjes leteraturës fetare kishtare”, i cili i ka sherbye deri në vdekje. Mbasi grumbulluen dhe seleksionuen të gjitha veprat letrare nga bibliotekat e institucioneve dhe ata personale, dorshkrimet dhe punimet me vlerë vazhdojnë me u botue edhe sot nga hajdutët “dr. Prof...”. Tepricat e materialeve u ekspozuen në “Muzeun Ateist”, të cilin unë nuk e kam pa asnjëherë dhe, as nuk kam punue kurrë aty, as kur pergatitej hapja e tij, ndonse agjentët e sigurimit dhe bijtë e tyne (që ua kalojnë per poshtersi e shpifje edhe baballarve e nanave të veta), deri pak vite perpara vazhdonin me më akuzue se kam punue si piktor aty. Nga piktorët e angazhuem me punue aty unë kam njoh disa, po as nuk dyshoj se shpifjet kanë dalë ose dalin prej tyne, mbasi ata më kanë shpreh keqardhje per foton e vllaut të arrestuem dhe të dënuem 10 vjet, që asht vendosë dikund me grupin e klerikëve. Vertetë që në vitin 1996 unë mora Dokumentin e Pastertisë së Figures sime, po ai Dokument duhet të fillojnë nga viti 1953, kur ishe trembdhjetë vjeç, dhe nuk kam pranue asnjëherë me i sherbye asnjë organi të sigurimit të shtetit, edhe pse kerkoi me më aktivizue sekretari i rinisë së shkollës Pedagogjike Jani Çomo me Emil Mborjen. Dy figura të njohuna terroriste.
Shteti Shqiptar asht i vetmi që vazhdon me nderue dhe dekorue shpifsa e terroristë, që nder dosjet e tyne vlon gjaku i të Pafajshemve, që me mënyra të ndryshme vazhdojnë me vuejtë, nuk i kanë kthye pronat, nuk i japin punë fëmijve, se nuk i GARANTON njeri!
Edhe kjo rrugë pa asnjë “Dritë në horizont”... Asht Ri-ngjallje ose Vazhdimsi!
Vrasësve tradhtarë të Popullit Shqiptar mos ju shlyftë kurrë Gjaku nga dyertë e tyne!
Melbourne, 8 Qershor 2018.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4351
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
FRA NDUE VILA NUK U DORZUE! - F.Radovani, Posted 23 Qershor 2018, 07:00
Nga Fritz RADOVANI:
FRA NDUE VILA NUK U DORZUE!
Imazh

17 NANDOR 1946...
24 QERSHOR 1879 Oroshi i Mirditës së armëve të vjetra dhe të pakthyeshme të Atyne Maleve të mbushuna me heroi trima, i fali Kuvendit Fretenve një nga Martirët e nderuem dhe besnik deri në diten e vdekjes Fra Ndue VILEN. E njoha në vitin 1951, kur shkova tek Kisha Françeskane e Gjuhadolit me i ndihmue Meshë At Marjan Prelës...
Fra Ndou ishte një Burrë i shkurtë, i pafjalë, i heshtun dhe me një ecje të kujdesëshme, që shihej gjithnjë në orët e caktueme kur shkonte me i ra kumbonëve të Kishës. Shihej se kishte vështirsi në ecje, po nuk mund të kuptohej nga ne fëmijët kurr vuejtja që Fra Ndou kishte kalue pak vite perpara në hetuesinë e degës së mbrendshme të Shkodres në netët e mnershme të mesit Nandorit 1946, kur krimineli Zoji Themeli me Pjerin Kçiren, dy katila të pashpirtë i kishin shkue tek banesa ku flente per me i kerkue çelsat e Kishës per me futë arkat e armëve nder Elterë, bash ato ditë kur kishin arrestue fretnit At Donat Kurti, që ishte Drejtor i Gjimnazit, dhe Provinçialin At Mati Prennushi, me 15 Nandor 1946, të dy të njohun per qendresë e guxim të veçantë. At Donati u ndodh në Drejtori të Gjimnazit kur shkuen me e arrestue, dhe porsa i pau katilat e sigurimit të shtetit hyni në zyre dhe doli tek dera me çekiq në dorë e kur xhullijtë po afroheshin me armë në dorë, tue kujtue se At Donati don me u vetmbrojtë, At Donati u ul dhe me çekiq theu copa e grima vulen e Gjimnazit, tue ua pre perfundimisht rrugen e fallsifikimit të dokumentave.
Dy netë mbas, pra me 16 Nandor, Fra Ndou i kishte mësheh çelsat e Kishës dhe u thonte katilave se, “unë nuk i kam mbajtë kurr çelsat, prandej as, mos i kerkoni tek unë!”...
Nuk i besuen fjalës së Tij, po e moren dhe e masakruen në sigurim, aso kohe tek shtëpia e Pjeter Çiurçisë. Edhe pse flitet pak e aspak edhe per Fra Ndoun, dihet e sigurtë nga ata që e kanë pa me sy të varun aty nder ullinjë që pak janë torturue si e sa Fra Ndue Vila... E ato masakra i kanë vazhdue deri kah viti 1950, kur u sëmurë per vdekje...
Po, çelsat nuk i dorzoi se, nuk i dorzoi deri në vdekje! Ka vdekë me 4 Maji 1956 pranë Vllazenve të vet, që nuk i preu në besë kurr, tek Kuvendi i Fretenve tek Arra e Madhe..
Asht kenë vorrosë në Vorrezat e tyne tek Kisha e Fretenve, dhe pësoi fatin e Tyne në vitin 1968, kur i tretne Eshtnat e Tyne në lumin Drinaz, pranë Urës Bahçallekut, me vendimin e drejtuesëve të “Revolucionit Kultural 1967”... Vrasësit e të vdekunve!
Vitët e fundit të jetës Fra Ndou shpesh persëriste: “Gjithë jeten time nuk njoha asnji Frat budallë, ishin Burra. Besë e Bujari e shperndanin kudo venin kamben e tyne me sandale.
Armët në Kishë i kanë futë vetë ‘ata’, se mi kanë kerkue çilsat mue e nuk ua dhashë...”

Vertetë që ka kalue kohë e gjatë dhe ajo ma e keqja që po na shoqnon në jeten tonë, edhe pse nuk e duem aspak asht “harresa”! Veprat e dobta ose edhe ata të kqijat, asht tue u punue vazhdimisht me ua lidhë gryken e thesit... “Mësheftësia dhe harresa” janë motrat e bakëqijve, që mbas vitit 1944, nuk dinte njeriu kujt me i vue gishtin per Burrni!
Mirditori i Oroshit Fra Ndue Vila e mbylli jeten e Vet me nder e Burrni.
Historia e pergjakëshme dhe njëherit e lavdishme e Françeskanëve të Shqipnisë, ka fillue njëheri me ardhjen e Tyne në Shqipni. Asht shumë interesant perkushtimi i Tyne në Trojet e Arbërit, ku me një zell e dashuni të pakufi Ata ngulitën nder zemrat e trunin e Shqiptarëve Formulen e pavdekshme nder shekuj “Fe e Atdhe”...E vdekja ishte si me le!
Këte e provoi Ajo Derë që shihni foton e saj nalt... Asht Dera e Burgut të Kishës! Ishe i vogel kur shkojshe me Nanen time tek Ajo Derë...E, Ajo Derë më tregoi komunizmin!
Fatkeqsisht, një kopje të çelsave të Asaj Derë të ngjitun me Kishen, prej ku u shkonte tek menca e Kuvendit, ose tek dera e kompanjelit të Kishës, e kishte kuzhinjeri Martin Tarri, i cili nga frika ua dorzoi oficerave të sigurimit në darkë me daten 16 Nandor 1946.
Atë natë mbasmesnate në të dalun të dritës së datës 17 Nandor, ngjau tragjedia e madhe e Kishës Fretenve, ku sigurimi i shtetit i drejtuem nga Zoji Themeli, Hulusi Hako, Dilaver Sadiku, Ali Xhunga dhe Pjerin Kçira me grupin e hamajve t’ arkave me armë, mbushën Elterët me ato armë, tue fillue nga Elteri i Shna Ndout...Ku shperndahej “Buka e Shna Ndout” e që agjenti Pjerin Kçira, e njihte ma mirë se të gjithë tjerët... Prandej edhe e vrau Ajo Bukë, per të cilen e pat paralajmërue me daten 15 Nandor, kur Dul Rrjolli me Pjerin Kçiren i vune prangat Provinçialit t Françeskanve At Mati Prennushit.
Armët u patne futë nder disa Kisha dhe çela Klerikësh Katolik në Veri të Shqipnisë, dhe mjaft prej Tyne u pushkatuene nga shteti diktatorial i terroristit Enver Hoxha, i cili me ata armë zbatoi urdhnin e shokut Stalin, të cilin e njoftoi pernjëherë per zbatim urdhni.
Gjithë Ai Kuvend në oborr ka një pemë blini... Ai bli asht dishmitar i masakrave që ka perjetue per sa vjetë e vjetë me Fretnit e Shqipnisë të gjakosun, të varun në degët e tija..
Ai Kuvend punoi per shumë shekuj per Shqipninë Europjane. Pikrisht sot, asht tue u punue per shkatrrimin perfundimtar të Asaj Ideje që sllavokomunistët me tradhtarët e vendit, po kerkojnë groposjen e Shtetit Shqiptar, tue hapë dyert e shkombtarizimit!
Kjo veper tradhtare dhe antifetare ndaj Klerit Katolik në Shqipni, ishte edhe dëshira e shumpritun e komshijve sllavo komunist të Titos, që per sa e sa shekuj u perpoqën dhe e vazhdojnë perpjekjen e tyne antishqiptare edhe sot per zhdukjen nga harta e Ballkanit të Shqipnisë së Shkambijve të Herojt të Perjetshem Gjergj Kastriotit Skenderbeut.
Melbourne, 22 Qershor 2018.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Mëparshme
Posto një përgjigje 306 postime · Faqe 31 prej 31 · 1 ... 27, 28, 29, 30, 31
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 24 Qershor 2018, 18:38
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari