Histori, gjeografi dhe cdo gje qe ka lidhje me lashtesine e qyteteve ne trevat shqiptare.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 50 postime · Faqe 5 prej 5 · 1, 2, 3, 4, 5
SHKODRA - NJERËZ, HISTORIA - KULTURA - LASHTESIA..FATKEQSITË
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4355
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Pak nga historia e rrethimeve të Shkodrës nga të huejtë
Prej 168 para Krishtit – 1939

Imazh
Shkodra kryeqytetë i Ilirisë midis viteve 250-232 para Krishtit

E pregatiti Bep Martin Pjetri

Disa fjalë të para

Një dëshirë e hershme ishte të trajtoja temën historike të luftrave në qytetin e lindjes, Shkodra. Unë nuk jam historian, përposë një dashamirë i saj, kështuqë nuk pritet të dali një faqe historie e dorës profesionale, për këtë ju kërkoj ndjesë!
Mendova ta hedhë në internetë landën në fjalë. Duke pa që ashtë shkrue shumë për historinë e luftrave dhe rrethimeve të Shkodrës në formë të veçueme nga dijetarët - kronikanë Klerikë Katolikë, studjuesë apo dashamirës të historisë, i vuna vetes si qëllimë, që të formohet një ide e betejave të bame në qytetin e Shkodrës duke i paraqitun të përmbledhuna morinë e ngjarjeve dhe kronikave historike mbi luftrat e qytetit të Shkodrës sa ma shkurtër gati kronikale.
Në anën tjetër i hapë oreksin historianve apo studjuesve të pavarun deri te të apasionuemit e historisë për të trajtue në veçanti betejat në Shkodër, të cilat kanë mbetë vetëm si datë kronikale, e thatë pa asnjë përshkrim ma të plotë të saj. Gja që përban interesë jo vetëm për qytetarin shkodran, por ashtë një thirrje nga landa jem modeste për shkodranët studjuesë historianë të rinjë apo të apasionuem për tema të pa eksploruem ndonjiherë për tituj shkencorë(Jam i sigurtë se këto tema i kanë përshkrue dijetarët Klerikë Katolikë të Shkodrës dhe të Veriut). Falë punës bujare titanike intelektuale shekullore të dijetarve akademikë, elitare të parë shqiptarë, klerikë katolikë me kontribute të shkëlqyera ekselente shkencore në fushën historike më lehtësoi punën tem shumë modeste. Unë u përqëndrova te kronologjia historike, ngjarjet e luftrave të skalituna në kujtesën e Historisë të Shkodrës. Sa për modesti i solla ngjarjet që kanë tronditë Shkodrën gjatë përiudhës prej vitit 168 para Krishtit deri në vitin 1939 nga të huejt. Unë veçse i plotësova kronikat stereotipe me disa momente pikante të ndodhinave. Unë i jam si shumë shqiptarë, mirënjohës dijetarëve të panumërtë klerikë katolikë që përmes reve të zeza të kohërave të mbarsun me urrejtje, me hakmarrje, me ndëshkime shnjerzore gijotine, gjenocidit, shpatave, torturave, likujdimeve, pabesirave prej osmanëve turqë, sllavëve-grekë dhe komunistave antishqiptarë gati prej 20 shekujsh, i regjistruen me pendë e gjakë, me guxim dhe largpamësi me saktësi kronikën e historisë të kombit shqiptarë prej vjetit 635 para Krishtit e deri në vitin 1958 duke mos e mbyllun kurrë librin e Historisë Shqiptare.
Shqipnia pati bekimin me ardhjen në vjetin 59 mbas Krishtit, Sh'Pali nga ku përshkoi Ilirinë dhe Epirin me Maqedoninë dhe Sh. Ndreu nga Akaja kalon n'Iliri. Kemi një informacion nga dijetarët klerikë katolikë se në viti 370 mbas Krishtit, Krishtënimi ishte i përhapun gjithkund nëpër Shqipni dhe i organizuem plotësisht. Për me pasë njohuni të plota duhet natyrishtë bazue vetëm e vetëm të arshivat e Kishës Katolike që pas vjetit 1944 u grisën, u dogjën, u grabitën,..... me urdhën nga diktatorët komunistë dhe ambasadave sllave-greke. Një pjesë e tyne përfunduen në bibliotekat e Tiranës.
Madje një pjesë e arshivës si dorëshkrime të përfundueme u vodhën e u çuen në shtëpiat e inkuzitorëve, përsekutorëve intelektualë, që i vunën sipër emnit të autorsisë të dorëshkrimeve të dijetarve kishtar katolikë, emnat e tyne që morrën tituj shkencorë, gja që po trashëgohet ky stilë i shëmtuem nga fëmijtë, nipërit, mbesat,... edhe pas vjetit 1991. . Në grabitjen e Bibliotekave të Kishës Katolike në Shkodër morën pjesë edhe punojës të hetuesisë, oficera të qeverisë jugosllave, që banoni dhe punonin në Shkodër, duke marrë pjesë në hetuesinë e klerikve katolikë,….. Rreth datës 10 janar të vitit 1945 ka ardhë Shefqet Peç i shoqnuem nga shkrimtari Kolë Jakova në Kuvendin e Françeskanve të Shkodrës në Gjuhadol. Mbas pak ditëve rreth datës 20 janar të 1945 ka ardhë Mehmet Shehu dhe ka pyetë At Mati Prennushin se çka ankesë ke prej Brigadave Partizane dhe Shefqet Peçit? At Mati ju përgjegjë: ”Ai ka sekuestrue armët ilire të muzeut tonë.” Pas disa ditësh i ka sjellë armët ilire, por duheshin edhe dy armë ilire të tjera, që siç duket ju dhurue Stalinit nga Enver Hoxha. Pra dy armët ilire mund të gjinden në Moskë.(Qytetarët dhe malsorët shkodranë kanë kenë dëshmitarë të vandalizmave të rrugtimit të thasëve me librat kishtarë me makinat, të nisuna nga Shkodra drejt Koplikut dhe Hanit të Hotit kanë shkue në Mal të Zi dhe në Serbi në vitin 1946.). Mos interesimi i institucionit të Kishës Katolike pas vjetit 1991 të pronës kishtare të bibilotekave ashtë një përgjegjësi e madhe ndaj Martirve Kishtar Katolikë dhe mbarë kulturës kombtare shqiptare.
Unë kam sjellë në landën e paktë edhe autorë të tjerë të besueshëm, por ashtë e pamujtun të bazohesh nga librat historike të shkruem prej 1944 e deri më sot në maj e mëpas të vitit 2013, pasi në thelbin e tyne janë të pasakta prej drapnit dhe spatës të pamëshirshme ideologjike komuniste, asaj sllave-osmane, sektariste, lokaliste dhe lstudime të profesorve komunistë të mbarsur me shumë urrejtje ndaj Klerit Katolik dhe Krahinës së Veriut. "Fatkeqsisht, regjimi komunist e thelloi akoma ma shumë ndasinë krahinore dhe nji plagë e këtill na mundon edhe sot! Edhe ma keq!" Prof.Sami Brahim Repishti (i dtl. 5.7.1925): "7 Prilli 1939 - Mosnjohje dhe mosmirënjohje!"E Hanë,8.IV.2013.
"Nga Arkivi i Shtetit i Tiranës mund të nxirren gjëra të pakta, meqë mbi të rëndon dyshimi që të jetë vënë dorë në pesëdhjetë vitet e fundit të diktaturës komuniste." U morë nga studimi: "Kisha katolike dhe shkolla e parë shqipe". Përkthyesi dhe studjuesi, Amik Qemal Kasoruho(i dtl. 20.11.1932, i biri i Amikut ashtë Andi i dtl 30.4.1969).
Faleminderit
Autori


Rrethimi i Shkodrës nga romakët
15.VI.168 para Krishtit


Mjafton të çekim këtu, sa ngusht i a çoi Romakut edhe sa shumë flî i kushtoi këtij, kur desh t’i a hiqte doret Shkodrën mbretit të saj të pafat, Gjencit, Gjenerali romak i famshëm, Luc Emil Pali, vjetin 168 p.K. (Át Justin Rrota, “Ditët e mbrame të Turqisë në Shkoder ase rrethim i qytetit 1912-1913”, Botime Françeskane, Shkodër 2010, fq. 19)
Genci pas 30 ditë luftimesh me romakët, duke mos i ardhun në ndihmë sipas marrëveshjes nga Maqedonia si dhe duke pa se po vriteshin ushtarët dhe popullsia ju deshë që të dorzohej te romakët pas tri dite rezistencë në Kalanë e Shkodrës më 15 qershor të vitit 168 para Krishtit. Falë sjelljes mirë të gjeneralit romakë Luc dërgohen familja dhe i vllai i Gencit në Romë dhe me vendim të senatit lejohet të jetoji i lirë me të gjitha privilegjet që i takojnë një mbreti të rrzuem nga froni. Po me vendim të senatit romakë u varrosë me nderime dhe ju ndërtue një maozelum për nder të tij. Duhet ditun se Genti ishte fisë trimë. Shkodra në kohën e Gencit ishte kryeqyteti i Ilirisë. Viti 168 para Krishtit - Genci ndryhet në Shkodër dhe dorëzohet në Medeon (Medun).
Sipas kronologjisë të historianit Gjush Sheldia) Kryeipeshkvia Metropolitane e Shkodrës dhe Dioqezat Sufragane I dhe e II (shënime historike) - Shkodër, 1957-1958 - Gjithsejt: 68 faqe

Osmanët në dyertë e Shkodrës për herë të parë në 1392
Imazh
Lufta e Kosovës 16.IV.1389 - Veni re me kujdes se dallohet edhe Flamuri i Familjes të Kastriotve
- Beteja ku priten kokat; Sulltan Murati I-rë dhe Stefan Lazareviçit, sundimtar i Serbisë.
Për të paqsue punët Serbi-Turqi, i japin familja serbe, bijën e Stefan Lazareviçit sulltanit të ri osmanë Bajezitit I-rë

1392 - Turqit duken për herë të parë në afërsinat e Shkodrës.
- Depërtimi i vrullshëm i osmanëve në Ballkan tronditi elitën politike drejtuese shqiptarë dhe atë të vendeve fqinje. Të ndodhun përballë një armiku të përbashkët, princërit, mbretërit e fisnikët shqiptarë, serbë, bullgarë e rumunë i fashitën mosmarrëveshjet dhe grindjet e tyre dhe krijuan një koalicion ballkanik antiosman.

Beteja e Kosovës (serbisht: Косовска битка, Kosovska bitka, në turqisht: Kosova Meydan Savasi) u zhvillua në Ditën e Shën Vitus, më 15.VI.1389, midis ushtrisë aleate ballkanike nën princin serb, Lazar Hrebeljanoviç dhe ushtrisë të Perandorisë Osmane nën drejtimin e Sulltan Muratit I(i biri grekes Helena). Ushtria nën Princin Lazar përbëhej nga trupa e tij, ku një pjesë e kontigjentit komandohej nga fisniku serb Vuk Brankoviç dhe një kontigjent nga Bosnja me mbretin Tvrtko I-rë që komandohej nga Vlatko Vukoviç.
Pjesmarrja e shqiptarve
Pjesmarrja e princërve shqiptar - si e princit Gjon Kastriotit në Luftën e I-rë të Kosovës me Ushtrinë aleate Shqiptare-hungareze-serbe më 15.VI.1389 përballë ushtrisë të Perandorisë Osmane:
Në të banin pjesë personalitete të shquara shqiptarë si Gjergji Balsha i II-të, Teodor Muzaka, Gjon Kastrioti(baba i Skënderbeut) etj. Këta, më forca të bashkuara, morën pjesë në betejën që u zhvillua në Fushën e Kosovës, në largësi prej 5 km nga Prishtina, më 15 qershor 1389. Në këtë betejë të përgjakshme dhe të pabarabartë që u zhvillua ndërmjet 100.000 ushtarëve osmanë dhe 40.000 luftëtarëve ballkanas u shqua luftëtari shqiptar, Millosh Kopiliç, i cili arriti të vriste Sulltan Muratin I. Hakmarrja osmane arriti deri në ekzekutimin e princit serbë Lazari. I biri i princit të prerë kryeti nga osmanët për të paqsue marrdhaniet i dha motrën e tij, pra vajzën e princit serbë Lazar për grue sulltanit të Turqisë.
Xhamia e otomanit, sulltan Muratit I-rë në Fushë Kosovës afër Prishtinës ku mbeti i vrarë. Sulltan Muratit i I-rë është vrarë nga Milosh Kobiliçi, një luftëtar shqiptar, që kishte arritur të futej në çadrën me pretekstin se donte të luftonte për sulltanin dhe me pabesi ja ka ngulë thikën në fyt Muratit të I-rë në Fushë Kosovë, më 28 qershor 1389.
E përgatiti në shqip Bep Martin Pjetri shkrimin "Sulltan Murati i I-rë" - Në se jeni të interesuem me ditë ma shumë mund të klikoni te ky link; viewtopic.php?f=63&t=2053&p=10189#p10189

1409 - Shkodra çohet me armë kundra Venedikut. Venediku çon ushtri për mbrojtje të Shkodres dhe t'Ulqinit nga kercnimi i turqve.
31.I.1430 - Venediku çon fuqi të reja për mbrojtjën e Shkodrës e t'Ulqinit nga turqit.
Sipas kronologjisë të historianit Gjush Sheldia) Kryeipeshkvia Metropolitane e Shkodrës dhe Dioqezat Sufragane I dhe e II (shënime historike) - Shkodër, 1957-1958 - Gjithsejt: 68 faqe

Rrethimi i I-rë i Shkodrës nga osmanët turqë
(17.5 – 17.8.1474)


Rrethimi i parë zgjati 3 muej; prej 17 majit të vitit 1474 me në krye bejlerbeu i Rumelisë, Sulejman Pasha deri më 17 gusht 1474. Pasha i Rumelisë e hoqi rrethimin nga ku humbi 20 mijë turqë dhe nga Shkodra vdiqën prej uriet 3 mijë banorë. Sundimtari, Anton Loredani komandoi rrethimin mizor tre mujor kundër një ushtrije prej 80 mijë osmanësh. Historiani Hammer, lidhun me qëndresën heroike të Shkodrës, shkruante: «Qëndresë trimash, që nuk e gjetën ushtritë grabitqare osmane në Kroaci, Karnie, Korinti(në jug të qytetit të Janinës), Stiri(ndodhet në Rumani) dhe Slavoni(krahina e Kroacisë lindore), e gjetën në Shqipëri, përpara mureve të Shkodrës».
Nga Gjerak Karaiskaj : "Rrethimi i parë i Shkodrës (1474)"

Rrethimi i II-të i Shkodrës nga osmanët turqë
(14.5.1478 – 25.5.1479)

Imazh

Rrethimi i dytë zgjati 12 muej. Më 14 maj 1478, para Shkodrës u dukë një pjesë e forcave turke me në krye bejlerbeun e Rumelisë, Daut Pashën. Për të pushtue Shkodrën dhe disa qytete të tjera shqiptare, sulltan Mehmeti II vendosi të vinte vetë në krye të së gjitha forcave të Rumelisë dhe Anadollit, që mbrriti në Shkodër më 1 korrik të 1478 me një ushtri prej 350 mijë ushtarë turq. Në kalanë e Shkodrës ndodheshin 1.600 burra, që përbaheshin kryesisht nga qytetarët, një repart i vogël venedikas dhe një grup të rinjsh fshatarë. Kishte edhe gra e të reja të familjeve, që banonin brenda në kala. Turqit ndërmorën kundër qytetit dy sulme të përgjithshme. Më 22 korrik u krye sulmi i parë dhe më 27 korrik sulmi i dytë, i cili zgjati pa ndërprerje deri të nesërmen. Rrethimi vazhdoi derisa, më 25 prill të vitit 1479 u ratifikua në Venedik paqja e nënshkruar në Kostandinopojë midis Perandorisë Otomane dhe Venedikut. Sipas kushteve të kësaj paqeje, Venediku detyrohej t´i njihte sulltanit zotërimin e Krujës, Shkodrës dhe qyteteve të tjera, që kishte humbur gjatë kësaj lufte,

1479 - Shkodra në dorë të turqve të cilët bajnë lidhje me Venedikun.
Sipas kronologjisë të Gjush Sheldia) Kryeipeshkvia Metropolitane e Shkodrës dhe Dioqezat Sufragane I dhe e II (shënime historike) - Shkodër, 1957-1958 - Gjithsejt: 68 faqe

Rrethimi i III-të nga osmanët turqë
Viti 1577


Në vitin 1577 plasi një kryengritje e madhe kundër turqve në Shkodër ku morën pjesë 20.000 vetë dhe mbas një luftimi të rreptë dhe të përgjakshëm që u ba te "Lama e Spahive" (ndermjet Urës së Madhe dhe Urës së Kirit) ushtria turke u thye keqas dhe shkodranët fituen të drejtën që me kenë të qeverisun nga sundimtarë vendas dhe për ketë arsye u vunë Begollejt e Pejës.
Sipas kronologjisë të Gjush Sheldia) Kryeipeshkvia Metropolitane e Shkodrës dhe Dioqezat Sufragane I dhe e II (shënime historike) - Shkodër, 1957-1958 - Gjithsejt: 68 faqe

Vjetët 1602-1614 – kryengritje kundra osmanve
Të tjera kryengritje me randësi kjenë ba edhe ndër vjetët 1602-1614,

"Viti 1647
– kryengritje kundra osmanve. Ma e madhja qe kryengritja e vitit 1647 që, po t´u printe mbarë lufta, shkodranët patën me e fitue lirinë e pavarësinë qysh atëherë.
1786 - Kara Mahmuti then ushtrinë turke që kishte ardhë me rrethue Shkodrën."
Sipas kronologjisë të Gjush Sheldia) Kryeipeshkvia Metropolitane e Shkodrës dhe Dioqezat Sufragane I dhe e II (shënime historike) - Shkodër, 1957-1958 - Gjithsejt: 68 faqe

Rrethimi i IV-të i Shkodrës nga osmanët turqë
Gusht të 1787


Më pak se një vit më vonë, Porta e Lartë e deklaroi “fermanli” Kara Mahmutin. Kjo donte të thoshte se ishte i dënuem me vdekje. Zyrtarisht në vend të tij u emërue Mehmet Pashë Çausholli, një anmik i betuem i Bushatllinjve. Në gusht të 1787, një ushtri prej 20 mijë vetash mbërriti në portat e Shkodrës. Pashai i Shkodrës u tradhtua sakaq nga njerëzit që dikur i kishin qëndrue pranë. Mbeti vetëm me një grusht njerëzish. Vëllai i tij, Ahmeti, u zu rob pas një beteje të përgjakshme dhe iu pre koka. Rrethimi i Shkodrës zgjati 80 ditë. Muret e kështjellës së vjetër u bombarduen randë nga të gjitha anët. Këtu hyn në skenë një tjetër pasha i njohun shqiptar, Ali Pashë Tepelena. Autorët e vjetër na bajnë me dije se Aliu ishte asokohe i detyruem të bante pjesë në anën e sulmuesve, por ai ishte marrë vesh fshehurazi me Kara Mahmutin dhe njerëzit e tij i spiunonin të gjitha planet e shtabit osman. Në kështjellën e tij Kara Mahmutit nisi të ndihej më i qetë. Pastaj u erdhi radha malësorëve, miqve të tij të vjetër. Këta, të ndihur edhe nga esnafet vendase, i dha udhë një përleshjeje të madhe. Aq e përgjakshme ka qenë kjo betejë sa deri vonë xhamia e Perashit në Shkodër njihej me emrin “Xhamia e Kuqe”. Kara Mahmuti përdori edhe një dredhi tjetër. Deklaroi se do të dorëzohej dhe nisi të zbriste nga kalaja i shoqëruar nga 60 malësorë besnikë të përhershëm të tij. E pikërisht teksa osmanët e lehtësuem prisnin ma në fund t’i prisnin kokën ai dhe njerëzit e tij u hodhën mbi topat e anmikut dhe nisën të hapin zjarr. Rrethimi i Shkodrës ishte çarë. Thuhet se asokohe malësorët banë plaçkë të madhe. Stambolli ndërkohë ishte i zanë me një tjetër luftë me Rusinë. Qetësia që mbërriti i dha kohë Pashait dhe Shkodrës që të shëronin plagët e luftës së përgjakshme.
U morë nga shkrimi ”Bushatlitë,fillimi i një andrre të mjegullt” 12.6.2012 nga http://www.shkodra.com

Rrethimi i V-të i Shkodrës nga osmanët turqë
Viti 1811


"Shtojm sulmet vigane, që bani vjetin 1811 Mustafa Pasha i Bushatit, për me e shtî në dorë Shkodrën zamadhe.” (Át Justin Rrota, Ditët e mbrame të Turqisë në Shkoder ase rrethim i qytetit 1912-1913, Botime Françeskane, Shkodër 2010, fq. 19).

Rrethimi i Shkodrës për katër muej nga osmanët turqë


"...Shkodra tue e pàm afrimin e anmikut, u gatue për qindresë edhe në fund u ndesh afër Lezhes; por mjerisht Shkodranët u thyen. Atëherë Shkodra kje shtrengue të bajë hapin e mbramë d.m.th. të bâjë qindresë në qytet mbrenda. Malcija, u thirr në kushtrim edhe këta nuk ngurruen me i dhânë Mustafa Pashës, qi ishte i ndrym në kështjell, ndihmen e duhun. Malcija pra rà në Shkodër, por të mjerët mbeten të rrêjtun, perse Shkodra nuk luejti fare vendit edhe ushtrìs turke i duel mjaft kohë me i bâ pritë Malcìs. Me rrebtsì luftuen të dyja anët te Gonna e Harapit, buzë Kirit, porse Malcorët të kapluem prej numrit të madh t’anmikut, kjenë thye. Pasha i ushtrìs turke, mbas këtij fitimi, shpejtoi me rrahun kështjellin në top, pa i dhânun kurkund pushim. Mbas katër muejsh rrethimi, prej nji gjyles topi,qi râ mbi kullen e barotit, mbaroi qindresa e Mustafa Pashës, i cili nuk vonoi me ra edhe në dorë..... Ky kje i mbrami Pashë i derës së Bushatlivet e mbas tij Shqypnija pat përherë Pashallarë turq të dërguem prej qeverìs turke."
“Mustafa Pasha prishet me Qeverinë Turke”, faqja 32-34, libri – “Njoftime Historike Mbi Shqypni”, tekst shkollor për Klasat e Epërme të Shkollave Fillore, Hartuesi Gaspër Mikeli, Shkodër, Shtypshkronja e së ”Papërlyemes” viti 1927(Libri i jem-BEp M.Pjetri, që ja pata ble ish nxansit të Dom Ndre Mjedës, mësuesit Ndrekë Benit, më 15.IX.1975)

Rrethimi i VI-të i Shkodrës nga osmanët turqë
në nandor të 1878


"11.1878 - Nga frika qeveria turke rrethon Shkodrën me 20.000 ushtarë.
24.7.1910 - Xhavid Pasha me 20 taborre (batalione) vjen me shtrue Shkodrën."
Sipas kronologjisë të Gjush Sheldia Kryeipeshkvia Metropolitane e Shkodrës dhe Dioqezat Sufragane I dhe e II (shënime historike) - Shkodër, 1957-1958 - Gjithsejt: 68 faqe


Ngritja e Flamurit të Kastriotit, më 6.IV.1911 në Deçiç ishte Preludi i Pavarsisë të Shqipnisë
Ishte vepër e Klerit Katolike të Shkodrës dhe i patriotve si Dedë Gjo Luli, Luigj Gurakuqi,..

Imazh

Beteja e 6 prillit 1911 ka hyrë në librin e historisë shqiptare e të huaj pasi mbeti kunora e lavdisë së kësaj kryengritje. Atë ditë u zhvilluen luftime prej Kastratit deri në Dinosh. Luftëtarët trima të Kojës, Kuçit u dalluen për trimninë e tyne. Ata sulmuen fortifikatën e Deçiqit ku valëvitej ende flamuri turk. Për të marrë flamurin turk ranë dëshmorë njëni pas tjetrit shtatë djemtë kojas, derisa e rrëmbyen flamurin turk dhe e shembën për dhé, aty ku e kishte vendin.
Flamuri shqiptarë u ngritë në majë të Bratilës, ku dolën Nik Gjelosh Luli (kushrini i Dedës) bashkë me Gjon Ujk Miculin dhe Pjetër Zefin, të cilët shpalosën flamurin dhe e ngritën në këtë majë të shenjtë. Nik Gjelosh Luli, sipas urdhërit të marrë nga Dedë Gjo’ Luli, ngriti flamurin shqiptar në majë të Bratilës, mbi shtizen ku më përpara valonte flamuri i Turkisë. Nën hijen e këtij flamuri, 70 malësorë luftuen heroikisht kundër 350 ushtarëve turq derisa i detyruan të tërhiqeshin, duke lanë 30 nizamë të vdekun. Për mbrojtjen e flamurit të ngritun ranë 7 dëshmorë shqiptarë. Për krah Nik Gjelosh Lulit, që ngriti flamurin, luftoi me pushkë në krah i biri 14 vjeçar Luca.
Pushkët e kryengritësve, që përshëndetën flamurin e çpalosun shqiptar, i shoqnuen edhe topat e kalasë së Shipshanikut që për 4 orë rresht bombarduen Deçiqin, si të donin të përshëndesnin flamurin shqiptar. Në aksionin për marrjen e Deçiqit dhe ngritjen e flamurit kombëtar morën pjesë malësorët e Hotit, Grudës dhe të Kastratit. Pas 4 orësh bombardimi të rreptë, malësorët u detyruen të lëshojnë Deçiqin.
7 dëshmorët e Kojës për ngritjen e Flamurit të Kastriotve në Deçiç pas 432 vjetve.
Nën udhëheqjen e Bajraktarit të Kojës, Prëtash Zekës Ulaj, shtatë dëshmoret e Kojës, Dokë Preçi Kercaj, Cakë Uci Ivanaj, Tomë Uci Ivanaj, Gjeto Gjeka Ivanaj, Gjeto Toma Kolçaj, Marash Luca Gjokaj dhe Kolë Doka Marashaj ranë në luftën e përgjakshme të 6 prillit në Deçiq.
Imazh

Dita e ngritjes të Flamurit pas 432 vjetë ishte preludi dhe përshpejtimi i kalorsve të ngritjes të Flamurit në Vlorë në vitin 1912. Ismail Qemali e kishte mik dhe e ka quejtë Dedë Gjo Lulin: ” Dedë Gjo Luli është pushkë e ngritur për mbrojtjen e Shqipërisë.”

Bedri Pasha i otomanisë vuni në funksion propagandën e përçarjes fetare më 26.III.1911 në Shkodër


Bedri Pasha i otomanisë vuni në funksion propagandën e përçarjes fetare. Me 26 mars 1911, në Shkodër e shpalli kryengritjen e malësorëve si luftë fetare, “si luftë katolikësh kundër myslimanësh”, “si luftë kaurrish e malazezësh” etj., si dhe thirri popullsinë myslimane që të bashkohej e të nisej në luftë për të mbrojtun perandorinë Islame në rrezik. Duhet theksue se kjo propagandë mashtroi rreth 1000 muslimanë shkodranë, ku u formua një batalion nën komandën e Emin Beut, të cilët erdhën në Tuz dhe në trevat e Malësisë e panë se ishin mashtrue e tradhëtue, se nuk luftonin kundër Malazezëve, por kundër vllazënve të tyne Malësorë – Shqiptarë, kështuqë një pjesë u kthye nga kishte ardhun, një pjesë e madhe iu bashkua kryengritësve, ndërsa një pakicë u zu rob nga vllazënit kryengritës. Kjo ngjarje e bujshme ashtë shkrue në librin e Historisë të Shqipërisë, Vëllimi i Dytë, botimi 1965 nga prof. Stefanaq Pollo, prej faqes 312 – 315.

Memorandumi i Gërçes, më 23.VI.1911 - Vepër e At Mati Prennushit dhe e Luigj Gurakuqit, H.Prishtina,...
Imazh
At Mati Prennushi

Ja seç i pohon ndër të tjera historisë, shkrimtari Fritz Kolë Radovani te libri "Dedë Gjo' Luli" - Melbourne, Mars 2011: "NGA DEÇIQI NË QELË TË GËRÇES... Një veper kaq e lavdishme siç ishte ngritja e Flamurit Kombëtar nga Dedë Gjo‟ Luli në Deçiq, nuk ishte e mjaftueshme për Atdhetarët e vërtetë Shqiptarë. Duhej vazhdue e çue në fund qellimi i Tyne! U dha kushtrimi për në Gërçe... E Shqipet fluturuen Atje! Këte herë do t‟ ishte çerdhe e Atdhetarëve si gjithmonë qela e Fratit... Mikpritës i Atyne Burrave ishte Françeskani At Mati Prennushi OFM., Mik i Dedë Gjo‟ Lulit dhe bashkpunëtor i urtë i të gjithë Atyne Burrave që ia patën msye qelës së Tij, ku “buk‟ e krypë e zemër” nuk mungonin kurrë. Kam ba shumë përpjekje me gjetë ndonjë dokument origjinal të Memorandumit të Gërçes, por nuk ia kam arrijtë. Njohunitë ma të sakta i kam nga miku im i shtrejtë, françeskani At Kondrad Gjolaj, i cili më ka shpjegue se organizatori i Atij Memorandumi asht kenë vetë At Mati Prennushi. Me aprovimin e plotë të Imzot Lazer Mjedjës, në qelen e At Matisë pat shkue vetë Imzot Mjedja, Dedë Gjo‟ Luli, Luigj Gurakuqi, Ismail Qemali, Hasan Prishtina dhe disa krenë të Malësisë së Veriut, ku u pat mendue, përpilue dhe shkrue në gjuhën frange, e mbasi u pat aprovue nga të gjithë pjesmarrësit, u pat firmue Dokumenti, i cili kërkonte nga qeveria turke “njohjen e plotë të Pavarësisë së të gjithë tokave të Shqipnisë”, formimin e Shtetit Shqiptar, vendosjen e një administrate në këtë shtet ku do të përfshiheshin edhe vilajetet tjera të Shqipnisë që ishin me popullsi autoktone shqiptare. Per ruejtjen e integritetit tokësor u kërkue formimi i policisë shqiptare dhe krijimi i një administrate që do të kontrollohej nga organet e drejtësisë, të cilat si trung i përbashkët i Këtij Shteti të Ri të porsaformuem do të përdornin në të gjitha hallkat e Tij si gjuhë zyrtare Gjuhën Shqipe. Një ndër pikat ma të randësishme të Atij Memorandumi ishte hapja e Shkollave Shtetnore Shqipe, ku do të ishte kryesore Gjuha Amtare, krahas gjuhëve tjera të dyta. Luigj Gurakuqi mori përsiper edhe hartimin e një buxheti ku do të parashikohej sesi do të funksiononte kjo administratë shtetnore, ku do të përfshiheshin edhe disa reparte ushtarake të mobilizueme ndër të gjitha vilajetet e Shqipnisë......"

X.1912 - Plasë lufta Ballkanike. Në Shkodër shprazen tre topat e fundit turq për shpallje lufte.

Rrethimi i Parë nga sllavët malazezë-serbë
8 tetor 1912 - 13 maj 1913

Imazh

Nisi rrethimi i Parë prej serbo-malazezve prej 8 tetor të 1912 deri 13 maj 1913 zgjati rrethimi i Shkodrës nga ushtria serbo-malazeze prej 7 muej e 5 ditë. Më 30.1.1913 - Esad Pashë Toptani shtien e vret trathtisht Hasan Riza Pashën, dalëzotës i Shkodrës, i cili donte me ngritë flamurin kombëtar shqiptar në kështjellë e në kumbonare të Katedrales së Shkodrës.
Imazh
Akti i dorzimit të Shkodrës palës malazeze nga kryetradhtari Esat Toptani më 22 prill 1913

14.4.1913 - Malazezët djegin Pazarin e Shkodrës, mbasi e grabitën, dhe dalin këtej tue i a lëshue vendin në dorë t'ushtrisë nderkombëtare (austriake, italiane, franceze, angleze, gjermane).

2 3. 4.1913 - Esad Pasha ia shet Shkodrën malazezve për dy milion florinta, të cilët futen në qytet në tri drejtime: nga Taraboshi, nga Fusha e Shtojit e nga Bardhanjorët.

Më 22 prill 1913 Esat pashë Toptani i dorëzon qytetin e Shkodrës forcave malazeze - Shkodër.

Me 22-23 prill 1913 u nënshkrue akti i dorëzimit të Shkodrës midis Esad Pashë Toptanit dhe u dorëzue Shkodra pas tradhtisë të Esat Pashë Toptanit në 22 prill të 1913.
Vetëm trathtia e Esat Toptanit bani që këtu të hyjshin malazezët me 23 prill 1913. Ai ia kishte shitë që me 19 mars 1913 për dy milionë florinta.

Pushtimi nga austro-hungarezët në 1916


Në vitin 1916 - Pararoja e ushtrisë austriake futet në Shkodër. Më 23.1.1916 ushtritë austro-hungareze, si pushtojnë Shqipëninë e Veriut, Serbinë e Malin e Zi, dalin në Durrës. Më 30.X. 1918 - Ushtritë austro-hungareze lanë Shkodrën e Shqipninë tue ia lëshue vendin një komisioni aleat.
(Sipas kronologjisë të historianit Gjush Sheldia) Kryeipeshkvia Metropolitane e Shkodrës dhe Dioqezat Sufragane I dhe e II (shënime historike) - Shkodër, 1957-1958 - Gjithsejt: 68 faqe

Në janar 1916 gati i gjithë territori shqiptar ishte i pushtuar nga ushtria austro-hungareze, përveç skajeve jugorë të vendit, të pushtuara nga trupat bullgare, franceze, italiane dhe greke. Shkodra, në atë periudhë qyteti më i madh i vendit, u bë qëndra e administratës ushtarake, e cila i la të pandryshuara strukturat tradicionale të administratës civile.
“Regjistrimi i popullsisë së Shqipërisë i vitit 1918: cilësia dhe rëndësia e tij” autori Siegfried Gruber, studjues në Departamentin e Historisë Juglindore Europiane në Universitetin e Graz-it,30.9.2011.

Në janar 1916, u bënë përpjekje për krijimin e një qeverie apo administrate shqiptare, pas hyrjes së ushtrisë austro-hungareze në vend.Përgjatë 1916 - 1918 krijohet dhe funksionon administrata e përkohshme shqiptare në Shkodër, e kryesuar nga Fejzi Alizoti, drejtor i përgjithshëm i Financave.
Marrë nga: Kastriot Dervishi "Historia e shtetit shqiptar : 1912-2005"

Shkodra e priti me armë në dorë imperialistët italianë në prill të 1939

Libri i profesorve të Historisë Shqiptare prej 1944 e në vazhdim( në maj 2013) kanë shkrue e na kanë mësue në breza e përsëri mëson se kur erdhi Italia në 7 prill të 1939 u pritë me pushkë në dorë nga dy-tre shqiptarë dhe në portin e Durrësit gjatë përleshjes me italianët u vra Mujo Ulqinaku. Sipas dëshmive të kohës dimë se nuk ishte vetëm Mujo Ulqinaku, dëshmori i parë që dha jetën në luftë kundër pushtimit italian, por ishin shumë shqiptare, që rrëmbyen armët e të bashkuem u përleshën me pushtuesin italian. Ata lanë me gjakun e tyne tokën shqiptare sa nga Jugu i Shqipnisë edhe në Shkodër, ku ashtë dëshmori Parubi.
Kronikanët e Kishës Katolike dhe nga tjerë bashkëkohës e rregjistruen në librin e historisë dhe në memorje;

-" Kur Italia fashiste sulmoi Shqipninë, me 7 Prill 1939, djelmnia shkodrane në prill të 1939 kërkoi armë për dalëzotje kundër ushtrive fashiste që vijnë me pushtue Shkodrën, por i qenë mohue: me gjithëkëtê, këmishat e zeza të qeverisë fashiste i pritën nga kalaja dhe nga brigjet e Drinit të turbullt me pushkë në faqe. Dishmi e gjallë qe vrasja e Toger Bombigi te Ura e Drinit."
(Sipas kronologjisë të historianit Gjush Sheldia) Kryeipeshkvia Metropolitane e Shkodrës dhe Dioqezat Sufragane I dhe e II (shënime historike) - Shkodër, 1957-1958 - Gjithsejt: 68 faqe

"Mirë asht me i nderue Herojtë!
Po si mund te nderohet Heroi i Familjes PARUBI, nga Pentari, qe u vra tek Ura e Bahçallekut, ne Shkodër, kundër forcave fashiste italiane, kur Ai Burre vinte nga një Familje Atdhetare dhe e njohun antikomuniste?" Fritz Radovani 09.04.2013, komentë te shkrimi i Prof. Sami Repishtit ”7 Prilli 1939: Mosnjohje dhe mosmirënjohje!”
"Ku dihet se në mesin e 24 e 25 Nandorit 1946 pushkatohet nga hetuesia jugosllave Kol Parubi si atdhetar, demokratë dhe intelektualë antikomunistë- sëbashku me Marije Shllakun, At Bernardin Llupi, Gjergj Martini dhe njëzet e tre të tjerët me afate të ndryshme burgimi." U muer prej shkrimit; “Natë mizore” Shkruar nga Daniel Gàzulli - Në kujtim të katër martirëve

- "...Me armë në dorë u pritën pushtuesit edhe në Vlorë, në Shëngjin, në Lezhë, në Shkodër, te Ura e Bahçallëkut etj. (f.292)…
…në hyrje të qytetit të Shkodrës, pushtuesit ndeshën në një qëndresë të fortë… si dhe në Koplik dhe gjetkë…” (ASHeSH. f.368- 9).....
”7 Prilli 1939: Mosnjohje dhe mosmirënjohje!” Nga Sami Repishti

Sipas rrëfenjës gojore të Fritz K.Radovanit diftue mue më dt. 11.5.2013, se Shkodra nuk heshti. Shembujt janë të shumtë si bie fjala se kur erdhën pushtuesit italian të 7 prillit 1939 në hymje të Shkodrës doli i vetëm para ushtrisë italiane, Parubi, një djalosh nga Pentari me qendër në Dajç të Bregut të Bunës. Ky zuni vend i vetëm sipër Kishës së Zojës ngjitun në kambtë e Kalasë Rozafa, ku gjuejti kundra ushtrisë dhe flitet se ka vra dy italianë, njeni prej tyne ishte oficer.

E enjte, më datën 9.V.2013
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4355
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Kalaja e Shkodrës

Marrë nga libri "PESË MIJË VJET FORTIFIKIME NË SHQIPËRI"
GJERAK KARAISKAJ
FORTIFIKIME NGA VITI 600 DERI Në 1400


Fig. 108 — Kalaja e Shkodrës. Gravurë e shek. XIX (viz. E. Lir).

Fig. 108a — Kalaja e Shkodrës. Gravurë.

Fig. 108b — Kalaja e Shkodrës. Pamje nga lindja.

ashtu si Berati, është ngritur mbi ndërtime ilire. Gjatë periudhës së pushtimit romak, kalaja ka shërbyer si një akropol për qytetin që shtrihej rrëzë shpatit jugor të kodrës. Gjatë mesjetës Shkodra ishte me ndërprerje herë nën sundilnin bizantin dhe herë nën atë sllav, deri rnë 1355 kur u zotërua nga Balshajt Humanisti shkodran i shek. XV, Barleti, thotë se gjer në atë kohë Shkodra ka qenë e pafortifikuar. Në kalanë e Shkodrës nuk janë konstatuar deri më sot gjurmë të një vjetërsie më të madhe nga shek. XIV. Në fillim të mesjetës, kalaja ndodhej në fushë pranë Bunës, ku shtrihej dikur qyteti i periudhës romake. Përvec Balshajve, që e mbajtën Shkodrën nën sundimin e tyre deri në vitin 1396, kur ja dorëzuan Venedikut, në kala kanë ndërmarrë punime plotësuese fortifikimi edhe venecianët, turqit dhe më vonë (shek. XVIII-XIX) feudalët shqiptarë Bushatllinj. Formën themelore kalaja e ka marrë pra që në gjysmën e dytë të shek. XIV dhe ka arritur në trajtën e sotme me një varg plotësimesh të vazhdueshme. Të ngri-tura mbi majën e një kodre shkëmbore muret e kalasë ndjekin formën e terrenit, duke krijuar në planimetri një formë të çrregullt.
Fig. 109 — Kalaja e Shkodrës. Planimetria.

Sipërfaqja e brendshme ndahet me anë muresh të trasha në tri oborre, që komunikojnë me porta midis tyre. Oborri i tretë, që zë një sipërfaqe më të vogël nga të tjerët, ndodhet në pjesën më të lartë e të mbrojtur të kodrës dhe luante rolin e një kështjelle.

Fig. 110 — Kalaja e Shkodrës. Pamje e oborrit të tretë.

Në murin që e ndan atë nga pjesa tjetër e kalasë janë krijuar të dala drejtkëndëshe, që zëvendësojnë kullat, ndërsa në murin e jashtëm ato janë vendosur më dendur nga gjithë pjesët e tjera të kalasë, me përjashtim të zonës së hyrjes kryesore. Brenda territorit të kështjellës ndodhet një kompleks ambientesh për garnizonin, të cilat lidhen me një kullë rrethore. Aty ndodhet një sterë,

Fig. 111 — Kalaja e Shkodrës. Grykë stere në oborrin e tretë.

depo si dhe një godinë trikatëshe e trajtuar në mënyrë monumentale, e cila njihet me emrin «kapiteneria».
Brenda kështjellës ka qenë dhe pallati i familjes feudale të Bushatllinjve, i cili më vonë, gjer më 1865, kur qendra administrative e Shkodrës u shpërngul nga kalaja, është përdorur si banesë e guvernatorit të vilajetit. Oborri i dytë,
në pjesën qendrore të kalasë, zë një sipërfaqe më të madhe. Ai ndahet nga oborri i parë nga një mur tërthor pa kulla. Muri i vjetër i periudhës paraveneciane është lënë gjysmë i rrënuar dhe në shek. XVIII-XIX është zëvendësuar me një mur të ri, të futur pak më brenda nga i pari, në të cilin është hapur dhe një portë. Brenda oborrit të dytë ndodhen katër stera të mëdha katërkëndëshe të mbuluara me qemer, prej të cilave uji merej me anë grykash pusi të rrumbullakëta.
Fig. 112 — Kalaja e Shkodrës. Pamje e oborrit të dytë dhe e sterës.


Përveç sterave aty ruhen akoma disa ndërtime të vjetra, që shërbenin si depo, për strehimin e garnizonit; një burg si dhe një kishe e stilit romanik e kthyer më vonë në xhami.
Fig. 112a — Kishë e shek. XIV në oborrin e dytë e kthyer në xhami në shek. XVI.

Oborri i parë
Fig. 112b— Kalaja e Shkodrës. Pamje e oborrit të parë.

nuk ruan gjurmë ndërtimesh në brendësi dhe komunikon direkt me hyrjen kryesore të kalasë
Fig. 113— Kalaja e Shkodrës. Pamje e hyrjes kryesore.

para së cilës, në periudhën veneciane midis viteve 1407-1417, u ndërtua një barbakan
Fig. 114 — Kalaja e Shkodrës. Hyrja e barbakanit.

një sistem paramuresh me kthesa të mprehta që zinin pjesën lindore të kalasë, si dhe vepra të tjera mbrojtëse, që mbulonin rrugën nga kthesa e fundit e saj, deri tek porta e barbakanit (16) .
Pasi kalon koridorin e kullës së barbakanit
Fig. 115 — Kalaja e Shkodrës. Korridori barbakanit.

gjendesh në një oborr të vogël katërkëndësh, të kufizuar me mur në krahun e djathtë. Muri është pajisur me një parapet dhe me një palë shkallë që të ngjitin në shtegun e rojes. Përballë oborrit ndodhet porta kryesore e kështjellës dhe anash, saj një portë e vogël që të çon në she-shin e mureve të para, të cilat janë më të ulëta nga muret dhe kullat e anës lindore.
Fig. 115a — Kalaja e Shkodrës. Oborri midis barbakanit dhe hyrjes kryesore.


Fig. 115b — Kalaja e Shkodrës. Korridori i hyrjes kryesore.

fundi i të cilit mbyllet nga një portë e dytë. Në kthesën e korridorit dallohen qartë gjurmët paraveneciane të kompleksit të hyrjes. Një pjesë e qemerit këtu është ndërtuar krejtësisht me tulla dhe në kyçin e tij është hapur një vrimë drejtkëndëshe 40x55 cm që shërbente për të hedhur lëndë djegëse, lëngje të nxehta, apo objekte të rënda mbi kundërshtarin, që kishte arritur të shpërthejë portën e parë. Vrima komandohej nga një kthinë e vogël, e mbuluar me qemer cilindrik që ndodhet në katin e dytë, i cili lidhet nëpërmjet një porte me hark dhe kornize tullash me një kthinë katërkëndëshe më të madhe, që shërbente për qëndrimin e një pjese të rojeve të portës dhe për mbajtjen e përgatitjen e mjeteve dhe lëndëve që do të hidheshin mbi armikun. Por edhe pasi të kalojë portën do të ndodheshe përballë një muri të gjerë, prapa parapetit të dhëmbëzuar të të cilit qëndronin mbrojtësit e oborrit të dytë. I gjithë sistemi i mbrojtjes së hyrjes komandohej nga një donzhon i lartë poligonal, për ndërtimin e të cilit nga venecianët, më 1468, bën fjalë edhe Barleti.
Përveç hyrjes kryesore, kalaja ka dhe disa hyrje të vogla të dorës së dytë, të cilat shërbenin për manovrimin e forcave në raste rrethimi apo si dalje sekrete. Njëra prej tyre ruhet akoma në rrëzë të paramurit lindor të kalasë.
Fig. 116 — Kalaja e Shkodrës. Dalje sekrete nga ana lindore.

E hapur në shkëmb të gjallë dhe rne disa degëzime në brendësi, kjo portë, sipas Barletit, shërbente për të mbajtur armë e municione, për të mbrojtur «gropat». është fjala për një kanal të veshur me gurë gjatë kontraskarpit, i cili përshkon rrëzën e murit lindor të kalasë dhe ruhet edhe sot në një thellësi rreth 4 m. Përveç barbakanit, kryekullës, kompleksit të hyrjes dhe paramureve në anën lindore të kalasë, punimet e tjera veneciane konsistojnë në veshjen me gurë të punuar katënkëndësh të disa kullave të tjera dhe pjesërisht të kurtinave. Kështu që në shumë kulla nën veshjen veneciane fshihen ndërtime më të vjetra që i përkasin periudhës së sundimtarëve Balshaj. Gjatë këtyre riparimeve është pasur parasysh që anës së jashtme të mureve t´u jipet pjerrësi në formë skarpati, që arrin shpesh deri në gjysmën e lartësisë së tyre. Madje, nga ana perëndimore e kalasë, sipërfaqe të mëdha të pjerrëta shkëmbore të kodrës janë veshur me gurë të skuadruar. Aty ku veshja e mureve është dëmtuar spikat teknika e vjetër me përdorimin e copave të tullave midis gurëve, ndërsa harqet e dritarëve dhe frëngjitë janë punuar krejtësisht me tulla të vendosura në formë radiale dhe janë rrethuar me bordurë. Kullat kanë forma rrethore, por më tepër katërkëndëshe, dhe ruhen në një lartësi 12-16 m, ndërsa kurtinat kanë një lartësi rreth 12 m.
Kalaja e Shkodrës, ashtu siç ishte kompletuar që nga fillimi i shek. XV, mundi t´u bëjë ballë dy rrethimeve të gjata dhe bombardimit të vazhdueshëm me artileri nga turqit në vitet 1474 dhe 1478-79. Vetëm paqja e nënshkruar nga venecianët i detyroi banorët dhe garnizonin ta braktisnin atë, me kusht që të liheshin të lirë të largoheshin në drejtimin e dëshiruar.
http://letersi.com/karaiskaj_gjerak/kapitulli_v.htm

Muret e kështjellës Shkodrës


Kalasë së Shkodrës, në kohën e sundimit të pashallarëve bushatllinj, ju bënë disa ripërshtatje. Muret perimetrale u pajisën me frëngji të mëdha për topa. Si dhe në kalatë e tjera të kësaj periudhe, ato kanë në planimetri formën e një trapezi me bazën e madhe të drejtuar në anën e jashtme. Një kullë masive, me planimetri të çrregullt, e ndërtuar për artileri, qe ngritur në skajin perëndimor të kështjellës dhe kontrollonte rrugën që vjen nga Lezha për në Shkodër si dhe kalimin e Bunës tek ura e Bahçallëkut. Ajo ka një dalje sekrete jashtë mureve të kalasë, e cila është maskuar prej shikimit nga poshtë me anën e një muri të vogël tërthor, i cili, me trashësinë e tij prej 2,50 m shërbente edhe për ta mbrojtur këtë dalje nga goditjet me armë zjarri apo artileri.

Fig. 165a — Kalaja e Shkodrës. Kullë e periudhës së Bushatllinjve, shek. XVIII.

Kulla ka një lartësi prej 12 metra dhe trashësi muresh 2,20 m. Ajo ndahet në tri kate nga qemere cilindrike me muraturë guri. Platforma e kullës e kurorëzuar nga frëngji të mëdha topash, ndodhet në një rrafsh me terrenin e brendshëm të kalasë. Kështu, për të hyrë në katin e sipërm të kullës, është ndërtuar një tunel i mbuluar me qemer, i spos-tuar në brendësi të kalasë, nëpërmjet të cilit zbritet me shkallë në katin e sipërm të kullës, ndërsa katet e tjera lidheshin midis tyre me shkallë të gurta, të ndërtuara në një skaj të murit perimetral të saj. Por ndërtimet më të rëndësishme u kryen në pjesën qendrore të kalasë, paralel me murin ndarës të oborrit të dytë, në atë kohë i rrënuar, u ndërtua një mur i ri me lartësi 5 m, i cili ndërpriste mespërmes territorin e brendshëm të kalasë. Gjatë këtij muri ruhen dy porta, njëra në skajin lindor ndërsa tjetra në mes. Portat janë mbuluar me qemere cilindrike, që në pamjen ballore përfundojnë me një hark trefish gurësh të punuar me kujdes,
Fig. 165b — Porte në murin ndarës të oborrit të dytë shek. XVIII, Shkodër.

rreth 20 m larg këtij muri, në brendësi të kalasë, është ndërtuar dhe një mur tjetër paralel me të parin, që së bashku veçojnë pjesën qendrore të kalasë. Brenda tyre kanë qenë ndërtuar midis të tjerave edhe depo të nëndheshme, njëra prej të cilave ruhet akoma në gjendje të mirë. Periudhës së pashallë-qeve i përket dhe rindërtimi i një pjese të mirë të murit ndarës të kështjellës, i cili në pjesën e sipërme është pajisur me frëngji për armë zjarri. Të gjitha ndërtimet e kësaj periudhe dallohen nga teknika e ndërtimit me gurë të latuar me kujdes, në forma të rregullta katër-këndëshe, të vendosura në rreshta paralele. Nganjëherë janë përdorur ganxha prej hekuri tërthor fugave paralele, që lidhin rreshtat e gurëve, ashtu siç i takojmë dhe në urat e shek. XVIII-XIX. Gjithashtu, në disa nga gurët e veshjes, në vende të dukshme janë gdhendur shpata me teh të harkuar, simbol i njohur dhe në ndërtime të tjera të shek XVIII-XIX.

http://letersi.com/karaiskaj_gjerak/kapitulli_viii.htm

---------------------------------------,,,,,,,,,,

KISHA, MANASTIRE DHE URA Të FORTIFIKUARA


Një nga manastiret më të rëndësishme në Shqipërinë e Veriut ka qenë ai i Shën Serxhit dhe Bakut në breg të lumit Buna (Shkodër), nga i cili ka marrë emrin dhe fshati i sotëm Shirgj.
Rrënojat e kishës që ruhen akoma nga ky manastir, paraqesin një nga ndërtimet më të bukura të arkitekturës romanike në vendin tonë. Manastiri ka pasur rëndësi edhe për hir të punëve që kanë qenë të lidhura me skelën, tregun dhe doganën. Rreth manastirit ishin ndërtuar magazina, zyra doganore dhe shtëpitë për tregti. Për këtë arsye ai, rreth viteve 1400-1419, u fortifikua nga venecianët me një kështjellë
Përveç kishave dhe manastireve ka pasur edhe ura të fortifikuara, por këto nuk na janë ruajtur deri në ditët tona edhe për faktin se kanë qenë të rralla dhe në ndonjë rast me materiale jo rezistente, siç është druri. Me të dhënat që kemi deri tani, këtë gjini ndërtimesh mund ta ilustrojmë vetëm me dy shembuj. Në shek. XV, një urë e, fortifikuar lidhte dy brigjet e Bunës. Ura u ndërtua në vitin 1478 nga turqit, gjatë rrethimit të dytë të Shkodrës dhe kishte për qëllim të pengonte afrimin e anijeve për të ndihmuar Shkodrën e rrethuar.
Në veprën e Barletit «Mbi rrethimin e Shkodrës», nuk bëhet fjalë për llojin e materialit, me të cilën u ndërtua ura, por sigurisht ajo ka qenë prej druri. Në të dyja anët e urës u ndërtua nga një kullë. Njëra nga kullat iu ngarkua për ta ndërtuar bejlerbeut të Rumelisë, ndërsa tjetra atij të Anadollit.
Kullat u pajisën me mjete të shumta luftimi dhe municione dhe pas kësaj, pjesa kryesore e ushtrisë u largua, duke lënë pjesën tjetër për të vazhduar bllokimin e qytetit.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4355
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
20 Tetori - Dita e Zojës Shkodrës
Lajmëtarja e tragjedive të Shkodrës dhe Shpëtimtarja e Saj

Imazh
Largimi i Fogures(ikona)të Zojës Shkodrës më 25.IV.1467 nga Kisha e Zojës Mirë e ndërtuem në vitet 1200
Diktatura Komuniste e rrënoi dhe pas vjetit 1992 u rindërtue Kisha


Sonte më datën 19 tetor asht Nata e Zojës Shkodrës. Festa asht familjare e mbahet në shtëpiat e besimtarve katolikë shkodranë, që Nata e Zojës Shkodrës ashtë më dt. 19 tetor dhe më 20 tetor asht dita. Festë e tyne familjare. Prandej nuk gaboj t'ju drejtohem ju me ket urim zemret.
E di që besimtarët e ruejnë kët traditë dhe e kujtojnë sipas mundsisë tyne ekonomike.
Randsia qendron te Zoja e Shkodrës që edhe pse iku në Genasano(35 km larg Romës) para msymjes nga barbarët aziatikë përkujtohet kjo natë dhe nesër Dita e Zojës Shkodrës, që na paralajmoi për nji të ardhme të tmerrshme.
Ishte Shkodra që i ra pesha e ndëshkimit ma t'randë nga historia prej invazioneve të pashpirtë të barbarizmi osmano-komunisto-sllavë. Pa dallim feje qyteti dhe rrethinat e saj me krahinat Shllak, Postrribë, Dukagjin e Malsi të madhe na ka bashkue ma shumë kjo Ditë e Madhe për me u dashtë me njeni-tjetrin të bashkuem për me shërue plagët e shekullit, që shkaktuen pushtuesit barbar osmanë, sllavë dhe ajo të shkaktuem prej diktaturës prej 1944-1992 vjetve.
Zoja e Shkodrës nuk asht e qetë në Kishën e Genazanos sepse bijtë e vet nuk u janë mbyllë plagët, vazhdon edhe sot të rrjedhi gjak e të ndihet dhimba e shekujve.
Profecia e Zojës Shkodrës u përjetue dhe vazhdon. E prandej i lutena në shtëpiat tona për herë e n'veçansi më 19 dhe 20 tetor të çdo vjetit.
Imazh
Ja se si e pritën banorët e Xhenazano-s të Italisë

Të na rueji prej s'keqes që nuk po na hiqet qafet! Të na ruej shndet e familjen! Të na mbaji t'bashkuem familjet shkodrane për të mirën e saj! E na me shpresë e besim ne vazhdojmë n'shekuj me u lutë me dashni e pëvujtni për ditë ma t'mira!
Nji qiri le të ndizet sonte te tryeza familjare e ta kujtojmë Zojën e Shkodrës dhe Historinë e largimit t'saj në Xhenazano. Të reflektojmë për ma shum paqe brenda familjes dhe kudo që na rrethon!
Ju uroj tanë besimtarve katolikë si familje e me miqtë e juej:
Shndet e harmoni në familje e me miqë të çdo lloj besimi fetar dhe ngjyrë e nacionaliteti! Begati e dashni n'Krisht! Ju ndihmoftë Zoja e Shkodrës!

Bep Martin Pjetri
E diel, më 19.X.2014
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4355
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
ÇAMÇAKËZI I “AKADEMISË SË SHKENCAVE”...
Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë...
Pjesa III.

Imazh
Pjesë e origjinalit të letres së At P. Mëshkallës...


Nëse dishroni me pa një popull pa t’ ardhme, “shkatrroni shkollat”!
E shkreta Akademi e Shkencave e Republikës së Shqipnisë...
Vertetë që paguhen mirë per me shkatrrue shkencat e kulturen Shqiptare, po sa pare ban, po ua nxjerrin per hundësh dokumentat që po botohen nder këta vite të ashtuquejtuna prej disave “tranzicion”... Se ku asht gjetë kjo fjalë e marrë, as unë nuk e kuptoj...Ishin rahat para 1991...
As nuk dij se çka shihet në “tranzicion”, kur asnjë fjalë nuk i asht shtue, mungue ase, i asht ndryshue të pakten “Historisë së Shqipnisë”, gati gabova “Historisë PPSH...”!
Janë 70 vjetë baltë e llom që “akademikët” e kanë mbajtë në gojë tue e pertypë, e madje, edhe kur e kanë gjetë “çamçakëzin” në ndonjë skutë rruge të pistë, e kanë marrë dhe e kanë futë prap në gojen e vet... Materiali i paraqitun nga “akademiku” Jup Kastrati, në Parathanjen e “shefit të sigurimit dhe hetuesit Rakip Beqja...” nuk ishte i pari i tij... Ai kujtohet edhe per fjalën e mbajtun me datën 29 Prill 1967, në mbledhjen e organizueme per “demaskimin” e jezuitit At Pjeter Mëshkalla, në Institutin Pedagogjik të Shkodres, ku me keqardhje e them, se “shumica e atyne agjentëve të sigurimit të shtetit komunist, hoqën masken e fëtyrës së vertetë të vetën”, tue sha e fye një prej edukatorëve ma të Mëdhej Atdhetarë të Popullit e Rinisë së Shqipnisë.
Aty At Mëshkallës, krimineli Xheudet Miloti per të dyten herë mbas 1946 i vuni hekrat...
E pse po “demaskohej” si mbas tyne At Pjeter Mëshkalla? – Pse kishte shkrue këte leter:
Kryetarit të Këshillit të Ministrave
Mehmet Shehu Tiranë
Shkëlqesë,


Pardje, me 3-IV-1967, ora 19, pjesa ma e madhe e klerikëve katolikë që gjendët sot në Shkodër, kjemë thirrë në Sallën e Kandit të Kuq të Komitetit Ekzekutiv. Na u komunikue, ndër tjera, se do të denonconim gjithëshka kishim, me përjashtim të teshave personale të domosdoshme të veshjes dhe të fjetjes, pse të tjerat të gjitha ishin të popullit dhe popullit duhët t’i kthehen; dhe se nuk do t’ushtronim asnjë sherbim fetar, as edhe privatisht: Këte e ka vendosë populli.
Mendova të drejtohem me këte letër Shkëlqesës s’Uej, për me i çfaqë mendimin tim, jo ndryshej, por si njeriu njeriut.
Sa për libra të mij, gjana kishtare etj., le të vinë e t’i marrin kur të duen: nuk asht e para herë që unë dal në rrugë të madhe.
Por unë dëshiroj të çfaq disa mendime në përgjithësi: Dorëshkrimet janë pronë e shenjtë dhe e paprekëshme e Autorit, në mos i dorëzoftë ai vetë e në mos kjofshin kundra Sigurimit të Shtetit. Sa për pasuni të tjera, as bujarija e burrnija e popullit, as ligji natural ma elementar nuk e pranon që një gja që asht falun njëherë njaj përsoni o njaj enti të caktuem, të kërkohet rishtas prej dhuruesit si gja e tija. Spekullimet e shpërdorimet goditen. Dhe, e vërteta asht se populli, pothuejse në çdo vend e ka përcjellë priftin e vet (të mirë o të dobtë) me vaj, si përfaqësuesin e fesë së vet.
Një hije e zezë ka ra mbi popull kur ka pa tue u mbyllë Kishat, tue u rrëzue kumbonaret, e sidomos tue u lejue të viheshin në lojë përsonat dhe gjanat fetare, tue fye kështu thellë ndjenjat kaq të shenjta të besimit.
Po atë efekt kanë ba fushatat e çfrenueme diskredituese antifetare zhvillue me të gjitha mjetet e propagandës. Si përgjegje populli ka mbushë Kishat deri në çastin e mbylljes së tyne. Çë vlerë ka atëherë qendrimi i një pakice të pandërgjegjëshme o të frikësueme me lloj lloj presionesh?
Sidomos pjesa e friksueme me kërcnime, presione, premtime e pushime nga puna, pëson torturën ma të madhën, sepse e lidhun nga kafshata e bukës, shtërngohet me mohue me gojë atë që beson; dhe kështu fushata që po bahet synon me formue një brezni pa kurajo civile, pa burrëni, opurtuniste, servile, tue prishë karakterin e Shqiptarit në dam t’Atdheut. Njerëzit kane frikë m’u takue, m’u përshëndetë rrugës me miq që janë në sy o të “prekun”. E kush po di se cilët janë! –Flitet shumë për Inkuizicionin e sot 500 vjetëve, dhe jo fort objektivisht. Po për këte të Shek. XX-të?
Vi tash tek unë. Unë vijën e tanë jetës sime nuk mund e ndryshoj, por do ta vazhdoj derisa të kemë frymë. Pengesa e jashtme e forcës madhore do të bajë në mue vetëm atë efekt që ban guri o dheu që pengon rrjedhën e ujit: Populli më njeh dhe e din mirë si kam shkri jetën për té.
Unë them se, me këte luftë kundra fesë neve, edhe po diskreditohemi faqe botës, së cilës i kemi dhanë premtime solemne për liritë dhe të drejtat njerëzore në Shqipni. Kur në vj. 1945, në Tiranë, me 8 mars, unë u takova me Juve, Shkëlqesë, se kishem ndigjue prej komunistëve fjalët: “Këte Kishë do ta bajmë kinema”; Ju m’u përgjigjët: “Kjo asht propagandë armiqësore!”.
Me të vërtetë, as anmiku ma i tërbuem i Pushtetit s’ka muejtë me u ba një propagandë ma anmiqësore në 22 vjet, sa i keni ba vetit.
Nuk më ka shty me Ju shkrue, Shkëlqesë, as urrejtja, as ambicioni, as interesi, por vetëm ndërgjegja, e vërteta dhe e mira.
Krytarit të Kësh. të Ministrave -------- Me nderime
Mehmet Shehu -------- Pjetër Mëshkalla
në Kryeministri – Tiranë -------- meshtar katolik i Shoqënisë Jezu.
5 Prill 1967.

***


Shenim!
Bana disa theksime dhe nenvizime, per me “rikujtue” se kujt i drejtohej Ky Burrë me këto fjalë, dhe cila nga këto fjalë nuk u realizuen tek “njeriu ynë i ri” nder shkollat, universitetet apo katedrat e tyne, ku edukonin dhe po edukojnë edhe sot, po me ata “programe e tekste shkollore” Rininë Shqiptare, jo vetem në Shqipni, po edhe gjithkah në diasporë?
A nuk asht e pranishme në Shkollat Shqiptare, edhe sot kjo thanje Profetike: “...kështu fushata që po bahet synon me formue një brezni pa kurajo civile, pa burrëni, opurtuniste, servile, tue prishë karakterin e Shqiptarit në dam t’Atdheut.”
***
●Ju lutem, lexoni edhe njëherë Parathanjen e “akademikut”...dhe “vlersimin e tij” me shokët e vet agjentë... per Klerin Katolik Shqiptar!.. Cilën fjalë apo cilit nga këta “akademikë...dr. prof.” i kanë hjekë titullin tash 70 vjetë pse po mashtrojnë Shqiptarët?
●Në Pjesën tjetër, do t’ Ju sjelli edhe disa dokumenta të tjerë... që tregojnë sesi e vlersonin Klerikët Katolik, Rinia e disa intelektualë Muslimanë Shqiptarë...


Melbourne, E premte, më dt. 24 Tetor 2014
Vazhdon Pjesa IV.
Shurrimi te vorri i kryediktatorit Enver Hoxha me rastin e ditëlindjes më 16.X.2014

[youtube]https://www.youtube.com/watch?v=CxK6e4U88OM[/youtube]
https://www.youtube.com/watch?v=CxK6e4U88OM
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4355
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Shkodra
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4355
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Stadiumi i Shkodrës ”Loro Boriçi” – Kali i Trojës(Beogradit)
Imazh
Kushton 5 milion Dollarë rregullimi i stadiumit

Shenim;
Veni re me kujdes se si Edvin Rama deklaron shumën e kontributit për stadiumin jo në Euro që ulërin si i kafshuem nga qenjtë mazonë, por në dollarë. Si i lejohet kryeministrit të përdori dollarë n'Shqipni,.....? Pra janë 5 milion dollarë të Xhorxh Soros-it(Shvarz), që ja dhuron nëpërmjet FMN-ës, që asht në thonjtë e Mazonve Çifutë!


Pjesa e II-të e skenarit sllavë


,,Kujdesi,, i Edvin Ramës për Stadiumin ”Loro Boriçi”
Nuk kisha ndermend të shkrueja pak për ”Kanibalizmin serbë kundër sportisve të kombtares shqiptarë në Beogradë të 14 tetorit 2014” sepse kanë reague masivisht shqiptarët me tanë arsenalin mediatik që disponojnë në tanë hartën etnike si dhe jashtë saj. Politika 22 vjeçare e mbi 100 partive refraktare, mizore, e ndytë në moral, antipopullore dhe antikombtare heshtën para diversionit politik serbë kundër kercenimit të jetës të shqiptarve sportisë si dhe kundër simboleve shqiptare si përherë. Politika zyrtare socialiste me në krye Edvin Ramën reagoi me za formale gati për me ba avokatinë e çmendurisë serbe se kishin të drejtë dhe ishin fajtorë pala shqiptare. Ishte i vetmi presidenti Bujar Nishani që i thirri në presidencë dhe i pershëndeti ekipin e futbollit shqiptar për qendrimin korrekt ndaj reagimit vandal të huliganve serbë dhe ndaj simboleve shqiptare në ndeshjen me Serbinë më 14.X.2014. Kryeministri Edvin Rama as që i priti aspak ekipin e futbollit shqiptar sepse ishin viktima e prapaskenave të tij.
Nji shoqë publikon në facebok kët shprehje: ” Kujdes Shkodra se po ju vjen Ivani i "Tmerrshëm"!
Megjithëse ashtë humor, por le të vijnë ivanët se prej liderve politikë komunistë kanë ardhë sa ka danë dashtë vetë në Shkodër më 22 prill 2013. Ivanin e tmerrshëm e kena në krye të qeverisë.
Fill rrëmbeva tastierat e kompjutrit duke i thanë vedit; Të pregatitet Shkodra për të pritë ivanat, vllaznitë e shpirtit të Edvin Ramës!
Me ,,kadalë,, po shkogloj disa rreshta direktë e n’ballë të deklaratës politike të kryeministrit Edvin Rama të publikuem në ekran të RTVSH më 24.X.2014 për vendimin e Rregullimit të Stadiumit ”Loro Boriçi” të Shkodrës, duke u shpreh ndër tjera: ”Në mbyllje dua të shtoj se sot kam marrë vendimin për t’i vënë një datë çeljes së dyerve të stadiumit të ri olimpik të Shkodrës, me të gjithë parametrat e UEFA-s natyrisht: 15 tetor 2015. Në ndeshjen e kthimit Shqipëri – Serbi, duhet të ketë vend për të paktën njëzet mijë zemra kuqezi.” Deklarata për shtyp e Kryeministrit Edi Rama lidhur me vendimin e UEFA-s për ndeshjen Serbi-Shqipëri 24.X.2014. (Pot ë veni re se kryeministri Rama, nipë Shkodre nga nanëbabja-mbesa e Kolë Idromenos e ka tmerr të permendi emnin e shquem të Loro Boriçit të Stadiumit të Shkodrës, ku prej ktu zbulohet ,,kujdesi,, i tij shpirtnor për stadiumin. Eh sikur të kishte emnin e babës tij Kristaq Rama sikurse ja ka vue nji shkollet në Tiranë kur ishte kryetar bashkije për 10 vjetë? A do ta harronte pa e permendë? Jooooo!).
Nji vendim në dukje shumë pozitive. Përemri por, nuk venë n’gjumë njeriun që e njehë mirë sepse duke e ditë shkodranët karakterin e tij të formuem për të keq, menjiherë u shkon mendja se çdo mirësi e tij ashtë me hile, me ligësi e me intriga antishqiptare se investimi i shtetit me urdhnin e Edvin Ramës ashtë me sfond prapavije ekstrem djallzor. Duhetkujtue se Edvini e ka pasion gjenetike gjakderdhjet, ngatrresat, arkivolat, bombat që janë fjalor i tij në fjalimet e përçartuna n’parlamentë e kudo. Askush s’beson mazonit Edvin Ramës, se nuk përfaqson kombin dhe asnji parti shqiptare(por e vetmja llogore ku mund të rrenoji nji kombë ashtë partitë e majta).

Pak nga ngjarja e 14 tetorit 2014 n’Beograd
Imazh

Qendrimi patriotik i shqiptarve në mbrojtje të simboleve shqiptare.
Djemtë e kombtares shqiptare ishin në Beograd me luejtë me skuadrën kombtare të Serbisë. Ligsia shekullore u rishfaqën me të gjitha tiparet e saja nga ma barbare:
- Sapo zbritën prej avionit duke dalë prej sallës së aviacionit u pritën prej policisë speciale të armatosun gjer në dhambë e me drejtim automatiku bash n’zemrat e djemve 20 e ca vjeçarë sportista të futbollit me çanta n’shpinë me veshjet sportive. U befasuen dhe i ban pyetje vedit: ”A priten n’ket mnyrë skuadra shqiptare sportive apo arixhinjë fondamentalista antiserbë. Kjo pamje e e errët dëshmoi se për shqiptarët do të kalonin momentet e ferrit me përfundim kthim n’Shqipni ndoshta edhe me arkivola.
- Nuk u lejue asnji kambë shqiptarit tifoz nga Kosova e Shqipnia nga UEFA me kërkesën e Serbisë të mos ishin në stadium.
- Ushtria dhe policia ishin në fushë me arsenale armatimesh. Nuk dihej se kë do të ruanin nga gjakderdhja, pasi aty nuk kishte asnji tifozë shqiptarë? Futbollistat shqiptarë s’kishin armë, përveç topit dhe objektivin – Golë te porta serbe.
- Ishte hartue nji strategji terrori psikologjik me synim, që të vetëdorzoheshin futbollistat e kombtares shqiptare vullnetarët para fushës së lojës për të mos me kenë të aftë të bajnë asnji golë. Kjo strategji ferrit psikologjik ishte ngritë nga Shërbimi Sekretë Serbë, ku pjesë – pjesë po shfpalosej me paturpsinë ma makabre të saj.
- Dalja për stervitje në fushë e lojtarve shqiptarë shkaktoi stuhi sharjesh, thirrje ”Vrisni, Prejin, Varini kryetin Shqiptarve! Kosova ashtë e Serbisë! Shqiptarët janë vllaznit e Kroacisë(Faktikishtë vertetë na don Kroacia, por liderët me bandat partiake të Shqipnisë e Kosovës ende e urren Kroacinë sikurse Serbia tash 22 vjeçare e n’vazhdim – piktakime me shijet serbe)” etj banalitete, që vetëm në Institucionet dhe sherbimet sekrete-policore-shtetnore Beogradë frymëzohen e gjendet ky soj fjalori kanibalësh.
- Hymni shqiptar u fye nga britmat egërsuese e korit të tifozave haluçinantë prej 30 mijësh serbë sikur të ishte nji kasaphanë, që do therreshin prej egërsina kanibalësh.
- Britmat e 30 mijve serbë huliganë nuk u ndalën derisa u larguen nga fusha shqiptarët.
- Në minutën e 17–të nisën hedhje fishekzjarresh të rrezikshme në portën shqiptare kundër lojtarve shqiptarë. Arbitri anglezë nuk shqetsohej aspak ndaj sjelljeve antiligjore duke lejue dhunën fizike të lojtarve serbë mbi shqiptarët deri n’gjakosje duke mos i ndëshkue sëpaku me vrejtje disiplinore dhe hedhje fishekzjarre.
- Ndalimi i papritun i ndeshjes prej arbitrit pasi e ndjeu edhe vedin të kërcënuem fizikisht në minutën e 42-të nga hedhja e njeni pas tjetrit të fishekzjarreve në kambët e futbollistit shqiptar duke gjuejtë topin ngjalli ilaritet nga futbollistat serbë.
- Pika e vlimit të xhindosjes të 30 mijë huliganve serbë eksplodoi në momentin e ndalimit të ndeshjes të nji ,,fluturake,, me simbole shqiptare mbi korin e skizofrenve serbë!!!!

Simbolet Shqiptare ishin Apokalipti i Serbisë
Imazh

Imagjinojeni lexues çastin kur në dilemën e kundërshtimit nga futbollistët serbë të pezullimit të ndeshjes me arbitrin anglezë, shfaqet në qiellin e Beogradit nji fluturake elektronike me simbolet shqiptare me sfond blu, midis harta etnike shqiptare dhe në anësore kishte dy protrete: I.Qemalin dhe I.Boletinin tuj u valëvitë mbi krenat e skizofrenave serbë.
Çka të shihej e të ndigjoje!; Nji termetë 10 ballësh! Shgulja prej vendit të 30 mijë serbve të shkatrruem përmbi 42 minuta prej britmash e jargësh, prej gjaknxehtsisë e mikrobit të tërbimit në sulmë për t’i shqyer me dhambët e tyne, të 11 lojtarë shqiptarë drejt fushës për t’i vrarë shqiptarët. Llava e vullkanit shpërtheu mbi fushën e blertë. A thue se u ça toka prej hidhnimit për vdekje të krejt kombit serbë. Pse gjithë kjo stuhi zemërate? Pse kjo papërmbajtje? Serbia e madhe mbeti pushtues dhe e inkriminum me gjenocid mbi shqiptarët, kroatët, boshnjakët, hungarezët etj.
Simbolet shqiptare ishin ,,fantazma, hijet e vdekjes,,! Një apokalipti e vertetë!
Xhungla serbe si dikur parardhsit e tyne që lshuen shpellat e Uraleve të dëbuem nga carët e Rusisë shkatrruen stolat e stadiumit e ju vërsulën si bisha mbi simbolet shqiptare dhe kundra shqiptarve për ti shqyer me dhambë e mbytun me stola e n’fund, t’i varrosnin me nji fuçi baroti sikurse u pa në stadiumin serbë.
Lojtarët serbë harruen rregullat e lojës duke sulmue simbolet dhe lojtarët shqiptare. Në këtë situatë shteti serbë lejoi vetgjyqsinë nga serbët, por menjiherë morën situatën nën kontroll lojtarët shqiptarë duke mbrojtë simbolet shqiptare duke jua marrë nga duartë kolegve serbë. Si bisha që lshohet mbi gjahun shpërthyen muri rrethues duke shqyer stolat e fill ju hodhën n’krye lojtarve shqiptarë. Pezullimi i ndeshjes nuk u zbatue për të shkue në dhomat e tyne, por e shndrruen në arenë beteje për vdekje kur njena palë serbe luftonte ta shqyente simbolet shqiptare e pala shqiptare ta mbronte atë me burrni në vetmbrojtje. Britmat e xhindeve serbe të kujtonin britmat e barbarve osmanë kur sulmonin muret e kalave të pamposhtuna të Shqipnisë para 536 vjetve.
Nji pikë ndeshje midis dy historive. Nji krahasim perfekt, ku historia antishqiptare riciklohej m’u në fushën serbe bash në shekullin e XXI-të. Qendrimi patriotik vetmohues deri në vdekje i futbollistave shqiptarë në mbrojtje të Simbolit Shqiptar në fushën serbe të Beogradit ishte e paparanueshme prej çetnikve serbë të Beogradit..

Intriga sllave vazhdon në serinë e dytë – në Shkodër
Imazh
Vllaznit Edvin dhe Olsi Rama ishin zbatues të skenarit të Xhorxh Soros(Shvarz) në 14.X.2014 në Serbi


Regjizori i zbatimit të skenarit të stadiumit të Beogradit, Olsi Kristaq Rama për të realizue projektin sllavë të pregatitun diku jashtë kontinentit europian zgjodhi Shkodrën për ta perfundue skenarin me prapavija antishkodrane e antishqiptare. Ndërsa kryeministri i Shqipnisë, Edvin Rama sikurse e ka praktikë kur del jashtë Shqipnisë realizohen spektakle krimesh e kaosit në Shqipni të iedeuara prej tij, ku edhe ksaj radhe pa asnji program politik zgjodhi të stacionohej bash në SHBA, që dihet ashtë anmike e betueme e Serbisë. Zgjodhi Amerikën që t’i krijonte idenë serbve se ashtë Amerika ajo që e ka kurdisë dhe e mbështetë intrigat e E. Ramës. Faktë ashtë se me ndeshje sporti realizon shumë spektakle politike me pasoja të turpshme e të rrezikshme. A ka ma bukur se sa të hedhësh pak para për të shfaq teatër politik? Njeriu që hedhë gurin, pra shkakton gjakderdhje e fshehet ashtë Edvin Rama, ku zgjodhi:
- Shkodrën që urren tmerrsisht nga xhelozia e inkandeshencës shqiptare
- Zgjedhjet lokale – Nguljen e thonjve të zinjë të tij mbi pronat dhe krenarinë shkodrane
- Shporrjen nga Shkodra e dominimit të Partisë të Ilir Metës
- Të shkruaji historinë ma të shemtuem të Shkodrës
- Nji provokim dhe intrigë me pasoja të gjata morale-politike me njollosjen nga çetnikët, vllaznit e Edvin Ramës.
Qershori i 2015 ashtë nji betejë elektorale lokale e madhe personale e Edvin Ramës sidomos për të shqyer bashkinë e Shkodrës si bastion i djathtë. Për ta rrëmbyer Bashkinë e Shkodrës në thonjtë e tij i ofron popullit të Shkodrës në këmbim të nji intrigë sllave, me anë të Rregullimit të stadiumit ”Loro Boriçit” me nji ndeshje Shqipni – Serbi në 15 tetor të 2015.
I. A e vlen ky investim në Stadiumin ”Loro Boriçi” nga kryeministri socialistë E.Rama në pragë të Zgjedhjeve Lokale, ku bashkinë e Shkodrës e kanë 22 vjetë jo socialistët edhe pse janë shërbtorët e tyne, ku i sherben direkt fushatës të marrjes të bashkisë nga socialistët dhe jo nga LSI (pasi Shkodra asht nën mbikqyerjen e ,,perandorisë,, të LSI-is të I.Metës sot për sot)?
Faktikishtë nisi siparin qysh me dt. 24 tetor 2014 nga kryeministri E.Rama, fushata e zgjedhjeve lokale për bashkinë Shkodrës jo me PD-ën e rrenuem nga Lulzim Basha, por me rivalitetin e egër e të pashpirt midis Ilir Metës dhe Edvin Ramës. Si ju duket ky peshqesh? A thue e ka emnin Kali i Trojës? Jo! Kali i Beogradit? Pjesa e II-të e Teatrit me ideim, skenarë dhe regjizorë Edvin Ramën do të realizohet pas asaj Beogradit, të 14.X.2014, por tashmë në Shkodrën e brishtë e të rrenuem nga diktatura prindërve të tij për 70 vjet(prej 1944-2014) duke futë në duel Serbët me Shkodrën me shpirt atdhetar shqiptarit.

Njollosja e Shkodrës nga çetnikët e Beogradit
Imazh
Simboli i çetnikve serbë(ekstremët nacionalistë)


Stadiumet i ka shndrrue Edvin Rama në beteja politike

Edvini nuk e ka idenë e politikës edhe pse ashtë në krye të saj, por vetëm ashtë rreshter i gatshëm të shkaktoji vetëm gjenocid për hesap të genit të shprishun të tij dhe të guzhinës ku ushqehet, prandaj për të realizue spektakle përdor edhe fushat e stadiumit për të arritë qellimet e tija kriminale në krye të shtetit. Ksaj heret e ka rradhën mjerisht Shkodra.
A duhet me i thirrë pak ndjenjës kombtare? Përse nuk e dergon skuadrën serbe në Himarë, Sarandë, Gjinokastër, Tiranë, që njihen me nji shumicë si pro serbe meqë ka dhe nji pakicë greke?
Ti e kupton edhe në pikpamje jo vetëm kombtare, por edhe antropologjike se çdo të thotë të baji politikë kryeministri Edvin Rama me Serbinë ashtë e rrezikshme, bash m'u në Shkodrën e damtuem historikisht edhe nga kontributi i diplomatve serbë në vendosjen e komunizmit sidomos në Projektin e likujdimit të Meshtarve Patriot, Martirë, Dijetar të mëdhenjë, Luftëtarë për Liri e Indipendencë, për Demokraci e të drejtën e fjalës e të besimit fetar! Shkodra gjithsesi nuk asht antiserbe, e mirëpret mikun dhe anmikun, por jo njishtu. Edvini duhej të pyeste Shkodrën për ket kal të zi Trojet, që desh t'i shqyenin edhe trupin heronjve të kombtares shqiptare, që ende nuk i ka thirrë për t’i inkurajue për qendresën e tyne, përposë presidenti i Shqipnisë, z. Bujar Nishani.
Larg duert e politikës nga Shkodra, se ferri i flakës do të përvëloji ty me sojin dhe kodoshat e tu!

Hija e Dushan Mugoshës dhe e Miladin Popoviçëve në Paktin Edvin Rama - Meta
U firmosën Skenare Sllave në Teatrin e Shkodrës -22.IV.2013

Imazh
Firmosja e Aktit antishqiptarë nën kodoshllëkun e sllavëve në Shkodër , 22.IV.2013

Invazioni politik i Edvin Ramës më 22 prill 2013
Duke pa se kryeministri i vendit E.Rama nuk i thirri në kryeministri ekipin hero të kombtares shqiptare për t’i inkurajue për qendresën e tyne simboleve shqiptare duke sakrifikue jetën para hordhive serbe, na duhet ta gjejmë rranjët e ksaj mos kontaktimit me djemtë që rrezikuan të vinin në arkivola.

Takimi Rama- Dule – ora 11
Gazeta ”Shekulli online” publikoi më 22.04.2013 të orës 10:15 se, ”…sot rreth orës 11:00 në selinë e Partisë Socialiste ishin të pranishëm përfaqësues të PBDNJ-së. Në takimin e zhvilluar mes dy palëve PBDNJ firmosi për të qenë pjesë e koalicionit opozitar në zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Ishte kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ai që njoftoi i pari zyrtarizmin e marrëveshjes. Rama tha se PBDNJ do të jetë pjesë e koalicionit opozitar dhe vlerësoi së tepërmi këtë forcë politike. Në të njëjtën linjë ishte edhe kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule. “Unë jam sot shumë i kënaqur që me mikun tim, me kolegun Vangjel Dule, me kryetarin e PBDNJ, kemi rënë dakord që të hyjmë së bashku në koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Europiane”,” tha Rama.
- Intrigat e E.Ramës kundër I.Metës në 2011 bani që të ngriheshin kufijtë e konfliktit antagonisë midis tyne me video – përgjimin kur ishte I. Meta zev-kryeministër. Në rrethanën e anmiqsisë për vdekje Ilir Meta bani koalicion me Partinë Demokratike. Duke kenë E.Rama i shkallmuem për pushtetë kërkoi të pajtohej nëpërmjet kodoshave të tij, por I.Meta i refuzoi kategorikisht sepse E.Rama ashtë i pandreqshëm, i pabesë, i pa nderë,….. Mbas lutjeve të shumta nga E.Rama dhe me ndërhymjen e personaliteteve komunista-socialistë të kryesishtë të sllavëve të Ballkanit pranoi pajtimin I.Meta me kushtë të Garancive Ndërkombëtare Politike. Guzhina antishqiptare e E.Ramës zgjodhi bash Shkodrën për të realizue projektin e pajtimit dhe të bashkëkoalicionit për zgjedhjet elektorale parlamentare të qershorit 2013 dhe ato lokale 2015.
Në Teatrin e Shkodrës nën prezencën nga pala shqiptare e deputetëve të Grupit Parlamentar socialist, ata të LSI(Lëvizja)-së dhe anëtarë të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste dhe LSI-is dhe nga pala e huej me shumicë sllave të Ballkanit si Boris Ljubomir Tadiç - ish presidentë i Serbisë, Milo Gjokanoviç, Kryeministri i Malit të Zi, DPS, Ranko Krivokapiç, President i Malit të Zi, Ivan Branjoviç, zv.president, ministër i Transporteve, Mali i Zi, DPS, Sanja Vlahoviç, Ministër i Shkencës në Malin e Zi, DPS, Drajan Djilas, lideri i DS, Serbi, Sergei Stanishev – ish kryeministër, lider i socialistve të Bullgarisë dhe presidenti i Partive Socialiste Europiane(PSE) etj. Aty u nënshkrue pakti i mossulmimit midis tyne në 15 pika që u publikuen, por kontrata midis tyne ashtë sekrete, që e dijnë vetëm sllavët e Ballkanit dhe dy liderët palë e kontratës.

U zgjodhë Shkodra për t’u djegë Flamuri Shqiptar


Kush djalli i solli për herë të dytë sllavët n’Shkodër?
Imazh
Mbi njatë Flamur Perendija
Me dorë t’ vet Ai e ka shkrue:
“Per Shqyptarë do t’ jét Shqypnija;
Kush u a prekë, ai kjoftë mallkue!”
M’ kambë, Sokola të Shqypnis!
Flamri ynë, qé, n’ ajr po shtiellet
Si pol veshet t’ Perendis,
Kah na ban hije prej qiellet.

At Gjergj Fishta


Na u kujtue themelimi i partisë komuniste dhe i shtetit komunist shqiptar prej bandave terroriste sllave Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviçi në 1941. Hija e mugoshave dhe popoviçve u rishfaqën në teatrin e Shkodrës më 22 prill 2013. Nji heshtje patologjike e Shkodrës! Përse nuk zgjodhi Edvin Rama si vend – pajtimi nën garancinë e kodoshave sllavë Tiranën, Gjinokastrën, Himarën…, por zgjodhi Shkodrën? Qellimi i tij dhe stafit tij antishqiptar ishte të vazhdonin pas diktaturës komuniste të njollosnin historinë e saj. Shkodra pas prillit 2013 do të ketë fatin mjeran kur të vërsulen bandat çetnike në etiketën; tifoza serbë nga tribuna e teatrit të Shkodrës më 22.IV.2014, tashmë në fushën e blertë shkodrane me arsenalin e fyemjeve dhe huliganzmit fizik ndaj shqiptarve.

Kryeministri i Serbisë Vuçiç realizon skenarin e Vllaznëve Edvin dhe Olsi Kristaq Rama
ImazhImazh
Vandalët e magjypve sllavë-serbë të Uraleve sulmojnë me stola,....kundër sportistave shqiptar në stadiumin e Beogradit më 14.X.2014

Kjo ditë ka me kenë për Shkodrën pas diktaturës një Ditë e Dytë Fatkeqe në historinë e saj mijvjeçare pas asaj të 22 prillit 2013 ku u projektue edhe Ndeshja e Futbollit Shqipni – Serbi në Shkodër më 15.X.2014.
I baj thirrje Shkodrës; Ngrije kryetin nalt! Mjaftë nëpër tymnja kafenesh e thashethemesh! Dili me nder e trimni çetnikve serbë, të fshehun pas topit të futbollit që t’i solli Edvin Rama!
Imazh
Pashiçët nuk vdesin - Takim në 10 nandorin 2014 - Dita e Serbisë Madhe - Velika Srbije
Takimi i çetnikut Edvin Rama në Serbi pas Fyemjes të Flamurit Shqiptar dhe asaj kundra jetës të futbolliistave shqiptarë n'Beograd më 14.X.2014


Kujdes me Shkodrën se do ta pësosh si kryetradhtari Esat Toptani! Nuk ta fal Historia dhe as Zoti intrigat mbi Fatin e Shqipnisë! Nuk ka soros në botë që të mbroji nga Gjyqi i Atdhetarve!
Imazh

Kujdes mos të bini në kurthin e pabesë e tinzare të provokimit! Kujdesni se ashtë koha për t’ju testue ndjenjat e atdhedashnisë, ndjenjat e mikpritjes të mikut dhe të anmikut dhe ndjenjat e solidaritetit etj.! Kujdesni të mos fëlliqni faqet e Historisë të Shkodrës nga bastardhët e Tiranës dhe Beogradit! Kujdesni se jeni në provimin e historisë mizore para hasmit!

Imazh

Jo, po: a s’ desht djalli Shqypni?
Jo, po: a s’ desht hasmi Shqyptarë?

…………………………………………….
E kur bjen në luftë Shqyptari
Lidhë me besë ai ndermjet veti,
E din hasmi se aty pari
Shungllon toka e gjimon deti:

……………………………………………………………
1. Shqyptarë, a ndiet ? Evropa, mrrutë e ndyt,
Shkerdhye me Evrej t’ Parisit e t’ Londonit,
( Se cillës dreqi ia plasi të dy syt
E marren ma s’ e sheh, njitash n’ e s’ vonit)
E bani gjyq, qi t’ nipat e Kastriotit
Shkjevet t’ Balkanit urë t’u rrijn mbas sotit.
2. Po; per Shqyptarë pleqnue e ka Evropa,
Qi shi njatyne urë t’u rrijn per dhé,
Të cillët Kishat rrënue ua kanë me topa
E n’ djep foshnjet e njoma ua kàn pré:
Qi t’ ndertat vasha u kanë koritë përdhuni
E rrugash bamë i kanë me dekun ûni.

At Gjergj Fishta


Autori – Shkodra n’Rrezik
E shtunë, më 25.X.2014
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4355
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz Radovani
NDOCI E JOLANDA GURASHI IKEN PERGJITHMONË
Imazh
NDOCI E JOLANDA GURASHI

VDEKJA E MIQVE ASHT GJITHMONË TOPITËSE…
ATA ASNJËHERË NUK KANË AS MOSHË !..
Në rrugen e bukur të Gjuhadolit per me dale tek Dugajt’ e Reja, majtas janë disa nga shtëpijat dykatëshe të viteve 1900… Të rreshtueme bukur dhe me dyer me harqe...
Në krahun e majtë asht edhe dera e Kol Gurashit. Aty deri vonë banonin tre djelmët e të Nderuemit Kolë, Zefi, Shani dhe Ndoci. Vajzen e kishte të martueme në Tiranë. Një nga shtëpijat e njohuna në Shkoder per disa virtyte të paharrueshme. Kola u plak tue kndue! Një muzikant dhe njohës i zakoneve dhe traditave Shkodrane. Kur hapej ajo derë aqsa e vjeter dhe e nderueme, njeriu kishte perpara një shprehje: “Hajde mirse të pruni Zoti!”
Mikpritja dhe buzqeshja nuk i mungonin asnjenit, tue fillue nga plaku muzikant.
Ndocin e njoha nga vllau im Alfonsi rreth vitit 1954 kur u lirue nga burgu i parë...
Ma vonë miqsia u trash dhe pa hy nder tunelet e moshave, kemi vazhdue si miq nga lidhja prej pikturës, ku Ndoci kishte shumë eksperiencë dhe pasion per atë art. Merrej me zbukurimin e ndermarrjes dhe në kohen e lirë Ndoci, vraponte me pikturue nder bukuritë natyrore të Shkodres, e cila të joshte sa në një qoshe në tjetren. Kemi vazhdue bashkë me Ndocin dhe një grup piktorësh Shkodranë, liceun artistik me korespondencë.
Aso kohe Ndoci ishte i martuem me Jolanden, vajza e argjentarit Nush Paci, që ishte Baba i shokut tim të shkollës Pedagogjike të Shkodres, piktorit njohun Ferdinand Paci.
Ferdinandi mbasi perfundoi pedagogjiken, punoi piktor në repartin e pikturës dhe, ma vonë kur ne vazhdonim liceun me korespondencë, Ferdinandi perfundoi shkollen e Arteve në Tiranë, sigurisht nder ma të talentuemit dhe të pergatitunit e asaj shkollë.
Pjesmarrja e ynë nder ekspozitat lokale në Shtëpinë e Kulturës në Shkoder, ku drejtonte piktori Vladimir Jani, kishte krijue edhe lidhje miqsore mes nesh, ku Ndoc Gurashi ka spikatë per miqësi, bujari, edukatë, besë e pse jo edhe si artist.
Në vitin 1966 kur në Shkoder ne komunikonim në shumë aspekte, një ditë shkova tek shtëpija e Ndocit, dhe tue u ngjitë në shkallen që të çonte nalt në katin e dytë.., ndalova një moment dhe po veshtrojshe pamjen e bukur të kompanjelit Kishës së Fretenve...
Ndoci, më ftoi dhe shkueme tek një dhomë pune, ku Ndoci kishte punue pejsazhin që më terhoqi aq shumë vemendjen per realizimin e mbrekullueshem artistik. Ma vonë ai pejsazh u ba aq problem sa rrezikoj per Ndocin edhe t’ ardhmen e Tij... Kur Ndoci ka dashtë me e paraqitë në Ekspoziten vjetore, nuk kanë mungue dashakqijtë e Ndocit...
Mbas shumë debatesh e telashesh si gjithnjë... Ndoci e terhoq vepren e Tij.
Jam i sigurtë se ai pejsazh asht edhe sot Kryevepra e Ndoc Gurashit...
Në vitin 1969, mue më larguen nga arsimi dhe shkova piktor në fabriken e Mëndafshit.
Aty ishte llogaritare Jolanda (pra Landi) zonja e Ndoc Gurashit, një trashigimtare e saktë e Nanës së vet Luçijes, që trashigonte mbi të gjitha dashamirsinë vllaznore...
Mbas vitit 1975 kur fatkeqsisht Fedrdinandi humbi jeten në aksidentin e Thethit, Ata dhe ne i shterngonim doren njenitjetrit, po në fyt lidhej një ny.., që nuk u zgjidh kurrma!
***
Kam komunikue me Ndocin dhe Landin edhe vitet e fundit...
Me moshen gjithshka sa vinte e vështirsohej, perveç dashunisë së Tyne të pakufi...
Ruej kujtime...
Po, Kolë Gurashi në sofren e Ndocit dhe Landit... Nuk këndon kurrma!
Trashigimtarëve të Kolë Gurashit prej zemret i uroj jetë të gjatë e të lumtun!
Melbourne, 24 Shkurt 2018.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4355
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Ngrije kryetin nalt Shkodra!

Arkiva e Shkodrës asht Arka e Shenjtë - Arka e Noes

Imazh


Pronë e palujtshme e identitetit gjenetik të shkodranve!

Arkiva s’asht drogë qi shitet e blihet!


“Qytetin e Shkodres dhe krejt atë krahinë gjithmonë e kanë merzitë anmiqtë ma mizorë; të gjitha të zezat i ka provue ai vend.” Dom Marin Barleti, ”Rrethimi i Shkodrës,, - fq. 27.

Maji 2018 – Ditë trishtimi për Shkodrën
Shkodra në këto ditë pranverore, ku kopshtijet dhe balkonet ngjyrosen nga lloj –lloj lulesh e vazosh nga ma tradicjonale të bukura – del prej nji dimnit gjithsesi pak e lodhun. Nën këndelljen e gzimit pranveruer të erës së luleve, freskis së lumenjve të Shkodrës, të detit dhe alpeve ju zhgulë nga thesari i familjeve shkodrane – Arkiva që asht Arka e Shenjtë e Shpisë tyne shekullore – Pronë shpirtnore-fizike e palujtshme nga kryeministri i vendit, edvin rama!

Veprimi i paligjshëm i kryeministrit Edvin Rama dhe çamit - Ardit Bido
Kujdes Bidoooooo ...Ohoooh!

ImazhImazh
Ardit Bido - Çam, në Partinë Çame - Ushtar Fanatik i Edvin Ramës - njësoj si gjenerali çam Hilmi Seiti - kryekanibali, imorali antishqyptari Shkodrës - e helmatisi enver hoxha! Kujdes Ardit Bido nga praskenat se do e pësosh si çami hilmi seiti prej edvin ramës se ti din shum për përversitetet e grabitjeve të arkivit të shtetit!

Kujdes Bidooo! Se do ta pësosh si kolegu yt kanibal e antishqyptar - Gjen. Hilmi Seiti, qi do të marri me vedi në arkivol!
Nji ditë do e paguesh me krye nga eprori yt. Çamët jan mjeshtra me shgatrrua arkivat dhe shpirtin e shqyptaris sidomos të Veriut!!!!!!


Janë ba Mbledhjet e Kshillit të Ministrave më 31 janar, 5 shkurt të 2018 dhe nuk ekziston urdhën për Krijimin e 5 Qendrave të reja të Arkivave.
Fakt asht se ashtë zbatue nga Drjetoria Qendrore e Arkivave të Shtetit nji akt – urdhën personal i Kryeministrit Edvin Rama, nr. 27 dt.2.2. 2018, i cili nuk ka fuqinë juridike, pa u marrë si vendim në Kshillin e Ministrave, per të lejue ndryshime të tilla strukturore nga 12 qendra Arkivash në 5 qendra në Organigramen e Drejtorisë Përgjithshme të Arkivave. Drejtori i Arkivave, çami Ardit Bido ka shkelë ligjin e lëvizjes të arkivave të 12 qendrave të bazuem nga nji urdhën të kryeministrit i pabazuem juridikisht. Zbatimet e urdhnave që bien ndesh me liigjet ndëshkohen penalisht nga dy palët. Në Shqypninë tonë të Mjerë e të grabitun nga administrata kryeqendrore dhe kryelokalet nuk zbatohen ligjet themelore që mbshtetet funksjonimi i shtetit. Kshtu bahet shteti? Pa ligje? Me urdhën arbitrare!

Arkiva asht Arka e brezave të familjeve qytetare dhe malcore të Qarkut të Shkodrës
Arka e Noes


Çdo arkë apo bavël(qi i kan thanë dikur shkodranët e hershëm) e familjes shkodrane ka brenda thesare brezash në shekuj, ka ditare, librat familjarë, libra dramash, libra gzimesh, pemën gjenealogjike, librin e Pronave etj, qi ruhen si sytë e ballit. Arkiva e shkodranve, qi asht gjithë amza, biografia e çdo shkodrani, malcori dhe fshatarit të rrethit saj!
Ashtë arka, paja e familjeve shkodrane e thurun me aq dashni e vujtje, me lotë e gzime, me mundë në breza dhe shkëlqime në breza shekujsh. Shkurt asht pronë e palujtshme e shkodranve.
Aty në pemën gjenezës të familjes shkodrane asht Geni, qi edvinit i duhet ky genë shkodran aq shum të andrruem, për ta shgatrrua perfundimisht nepërmjet recetave laboratorike të anglo-sllavëve mazonësh!

Po shgatrrove Genin e Shkodrës ke shgatrrue Etnicitetin Shqyptar të Veriut, Ndërtesë e Perëndis!
Ku ndodhet arkiva e Shkodrës?[

Nën firmën e qeverisë ju grabitë Arkiva Shkodrës
Duke shfrytzue kryeministri keqtrajtimin fizik kriminal të Bashkis Shkodër për 26 vjet të Arkivës si dhe kontributit tij personal në ket keqtrajtim duke mos investue tash 5 vjet (2013-2018) asnji kokër lekut për ta përmirsue Institucionin e Arshivës e grabiti gjoja për t’u menaxhue ma mirë etj,..
E gjithë ky operacjon u realizue në nji teatër pa zhurmë, n’heshtje, natën si gjithmonë me tinzi, hajdutshe shpejt e shpejt në ditë të turbullta protestash si dhe pas një përmbytje të madhe të tokave dhe shpijave të fshatrave fushore të Shkodrës nga qeverija, miratoi ndër tjera vendimin ma kobzi: ”Transferimin e Arkivës së Shkodrës në Burgun e Rrëshenit”!
Akt unikale në botë, qi arkivat sistemohen në institucjonin e denimit e rehabilitimit të njerzve në Burg. Ky burgosi fizikisht Arkën e Shenjtë të shkodranve në shekuj, për ta ndëshkue, rehabilitue e në fund me e fermentue në produkte misterjoze!

Shkodra n’shekuj metropol ballkanik i Kulturës!
”Shkodra, kryeqyteti i Gegnís, pat kenë motit selia mbretnore e krajlavet t’Ilirís, që kjénë të Parët tanë.” At Justin Rrota, libri ”Rrethimi i Shkodrës”

Shkodra ka kapacitete njerzore dhe institucjonale të mrekullueshëm për ta menaxhue brenda standarteve botnore Arshivën e vet dhe të mbarë botës. Por ktyne sarafëve kryetarë bashkjak dhe me shefat e nanshefat tash 27 vjet, qi kan zhgatrrue Shkodrën sipas nji projektit duke e menaxhue zi e ma zi tuj kqyr xhepat e familjeve dhe klaneve të tyne e me drejtue kryet nga baglat e orientit! Prandej Edvin Rama asht i lumtun me kët rrumpallë kryebashkjakësh e drejtorash e nendrejtorash antishkodran e lot me Shkodrën sipas projekteve antishkodrane!
Po afrohet koha për t’u ba gjyqin kryevagabondve qi në darkë ishin të vorfën e në nesërmen në kryepoltronet e zyrave të bashkis etë institucjoneve u banën miljonera. Për Shkodrën mendon edhe Zoti dhe ka me u hapë nji epokë e re me e drejtue bashkinë shkodranë të ndershëm, të dijtun, atdhetarë e me besim në Zotin!

Çkeni me Shkodrën?
Shkodra - Kryeqendra e Viktimës së Gjenocidit Komunist n'Shqypni

Imazh

Sikurse parardhsi i tij shpirtnor, kryediktatori enver hoxha qi merrej me çdo gja kundër Shkodrës sepse ishte rreziku potencjal i ekzistencës të pushtetit të pasunimit të tij dhe klanor. Historikisht e ka pasë Shkodrën halë në sy edhe sulltani i turqëve,..tha këto fjalë: “Ah sikur mos t’ ia kisha dëgjue kurrë zanin Shkodres! Kot erdha; të gjitha përpjekjet e mija shkuen kot!” (fq. 90).

Arkiva s’asht drogë qi shitet e blihet!
Sa miljona dollarë e shet amzën shkodrane të huejve?

“Kurr s’do të kishte mujtë me e shkelun Shkodrën kamba Malaziut, sikur mos qe tradhtia e Toptanasit feudal, bashkë me oficjerët e naltë zhonturq, që mbytënë Hasan Rizánë, dhe i dorëzuenë, si ç’u muer vesht ma vonë, çelsat e kalásë, për 6.000 fjorinta, trashigimtarit të kunorës së Malit të Zí, Danilit; i cili mandej, e grabiti me ç’pat mbrendë, e dogj e vodhi gjithë Pazarin e Vjetër, katër ditë para se me u largue ushtria malazeze prejShkodre”…(1) Një varjante tjetër, përsa i përket çmimit me të cilin i a shiti Malit të Zí Esati Shkodrën, thotë se ky mori nga anmiku, si konditë dorëzimit, një miljon e 400.000 përpara. E prap ka asish që kallëzojnë, se kryekomandantit të kështjellit të Shkodrës, nëpërmjet të parlamentarëvet, Knjazi i paraqiti një strajcë me 180 napoljona; të cilën, ta pamen E. Toptani, i u duk tepër e vogël; edhe, pa e çelë aspak, nuk e shikjoi me sý. Për këto dhe për tjera rasa ma vonë, shkaku i unës së pangishme të arit, Esati la mbas vetit një zâ të keq, para kombit e para botet. I neveritun nga gjithkëto poshtërsi e tradhtí të tija, nacjonalisti Avni Rustemi, prej Libohovet qiti edhe e hoq këso jete Esat Toptanin, në mjedis së Parizit, me 15 qërshuer 1920.“ At Justin Rrota, libri ”Rrethimi i Shkodrës”
Duke mos i skjarue kryeministri ket akt të shpërnguljes të arkës së shenjtë të Shkodrës i lindë e drejta shkodranve të drejtojnë disa pyetje:

Larg thonjtë e zinj nga Thethi, Razma, Drini, Velipoja, Shiroka,.......janë
Imazh

Ka vite që ky personalisht i ka shtri influencën personale të tij tuj i ardhë anash me Plazhin e Velipojës e tashmë te mrekullitë hyjnore e alpeve të zanave të Thethit, Razma, të Gjinit lundrues të Drinit prej Komanit e deri në Fierz, te vendet të bukura e të magjishme turistike malore sikurse asht Razma, apo Plazhi i Velipojës, Shiroka, duke vendosë tash e tash video nga facebuku i tij me pamje nga Thethi, Razma, Drini, Shiroka, Velipoja. Kot nuk ka hupë kohë me reklamime të tilla për me i kalzue se shpejt ato pasuni të Shkodrës do të gllabërohen nga ky me bandën e tij duke i pervehtsue dhe shitë sllavëve, anglezve, çifutve dhe grekve,.. ….

E II-ta
Ky si ish kryetar bashkie të Tiranës dhe si kryeministër prej 2013 vazhdon refrenin e fymjes publike duke i poshtnue shpesh me talljet e tija për gjuhën e bukur të Nanës – Gegnishten(ku e flasin 6/7 të Shqypnis Etnike) autentike të ktyne Malcorve qi me aq dashni i ka knua aq hyjnor, shum poeta të Veriut, ku dallohet At Gjergj Fishta, poeti Komtar në kryeveprat „Mrizi i Zanave“, „Lahuta e Malcis“, etj. me epitetin fyes …..alpinët që kanë krijue nji qytetë, kur dikur ishte katund i hupun të thirrun Kamza pas 1992 prej malcorve të bjeshkve të bukura Shqyptare të Veriut, apo të ardhun në Tiranë e jan ba biznesmena, artista, muzikanta, kangtarë, shkencatar, jurista ekselenta, profesora, kryetar bashkie etj,…..
Ja që ky edvin rama, krryeministër po paska nevojë për pronat e tyne. Si e qysh, din lala t’ja baji marifetin ksaj Arket. Enveri me bandën e tij të sigurimit dhe hetuesisë policore grabiti arin, argjendin, diamantet, librat e pronave dhe pasi i torturoi, i perdhunoi familjet e tyne, i burgosi, i vrau dhe ma në fund i zhduku bajagi trashëgimtarët. Bash ktu fillon kjo historia, që po e vazhdon edvin rama për me studjue shtresat e mbetuna të trashëgimtarve të pronave të Veriorve, për me dijtë se si të bahet me kta pa zhurmë me mekanizma të sofistikueme me shfarosë trashëgimtarët e me përvehtsue perfundimisht Pronat e Thethit, Razmës, të Velipojës, Shirokës,….që njihen për vende strategjike edhe në raste lufte, të shnetshme nga ajri, aromën, oksigjenin e pyjeve, ujin dhe burime frutash, bimësh sa medicinale autoktone dhe unikale në botë. Veriu asht Miniera që i lypset Edvin ramës.

A kanë interesa të huajt?

Shtetet anmiqsore antishqyptare i duhen kto librat e familjeve shkodrane????????
Sa valutë i kanë afrue edvin ramës për ta blerë Arkën e familjeve Shkodrane në shekuj?????????
A e dini o shkodran se Arkiva mbrohet me ligjë të dhanat personale dhe nuk ka askush të drejtë të luaji e transferoji nepër vende ku ndëshkohen kriminela, ta shesin, ta përdorin për interesa të ndryshme të palve të hueja etj. për qellime misterjoze!

Përse i hodhi Arkivin e Shkodrës në Kurbnesh?
Imazh

Nga 12 qarqe që ishin kto Arkiva, tashmë janë reduktua në 5 vende(supër-qarqe – krijesa mafjoze apo fantazmagorike).
Bahet pyetja: Pse i hoqi prej Shkodret arkivin?
Arkivat janë pasuni familjare - shpirtnore, ADN-ja e nji kombit! Si e tillë asht libri i nji kombit, që administrohet e ruhet ma shumë se nji bankë sepse leku prodhohet e arkivat e grabituna e të damtuem nuk riprodhohen!
Lëvizja e arkivit realizohet për arsye të forta; O për raste agresjoni ushtarak nga të huejt, ose nga ambjenti i papërshtatshëm!
A rrezikohet Arkivi nga ndonji agresjon malazezë?
A ka rrezik të damtohen arkivi prej keq-administrimit?
Për kto dy pyetje nuk ka asnji përgjegje nga kryeministri edvin rama që merret edhe me arkivat personalisht. Atëhere na duhet ne qytetarve ta shtjellojmë kët tymnajë arkivash!
Pse ky shqetsim personal i kryeministrit edvin rama për arkivat?
E para; - Asnjena nga dy pyetjet e masipërme nuk e përligjë transferimin mafjoz të Arkivit të Shkodrës!
E dyta; - A e din kryeministri se i trondit malcorët dhe qytetarët për kët lëvizje të librit të Pronave dhe të Familjes së shkodranve të tyne?
Jam i sigurt se aspak nuk e shqetson edvin ramën sepse interesat e tija mega-pasunore private dhe klanore janë mbi ato komtare, mbi kushtetutën mbi ndjenjat e njeriut dhe të drejtat e ligjit të Zotit dhe të ligjit të Mbrojtjes të Dhënave personale të shtetasve!
Kryeministri urren ma shum në ket botë Shqypnin dhe Kushtetutën Shqyptare sepse janë dy arma qi e penalizojnë Projektin kobzi të tij të shpallun botnisht supër-satanik, mizor, barbar:
”Akoma, s’keni pa gjë ju shqiptarët e Shqipnis, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonis,….dhe kudo të ndodhun në botë! Pritni, Pritni!”

Arkivi i Shkodrës do të tjetërsohet nga duart e pista të mafjozve të Edvin ramës
Arkivi i Shkodrës xuni vend në shpellat e Kurbneshit sepse aty nuk e sheh asnji shkodran se çka do të fermentohet me arkivat e pronave të Shkodrës, qi jan Miniera Diamantesh për edvin ramën dhe bandën e tij sorosjane. Tash janë në 5 ,,vende,, për me i kontrollue nga pesë kryefalsifikatorë dokumentash pronsiet të kryeministrisë.
Tymi i zi i ktij oxhakut do t’i dali shum shpejt, kur ta shohin vedin shkodranët pa prona. Flini, hani e pini, bani seksë e sfilata modash, merruni me thash e theme kundra njerzve të familjes dhe atyne jasht saj, se ustallarët e beogradit, moskës, londrës, athinës do i tjetërsojn pronat shkodrane! Kerkesa jem asht; Mos ja varni ktij qi shkruen kto marrzina, por vazhdoni të shijoni muzikën dhe gjellën e edvin ramës me bandën e tij!

Shoqja Voltana Ademi ka braktisë pronarët e vendeve turistike të Shkodrës se jan Malcorë!

ImazhImazh
Dy satanë, anmiqt e Shkodrës Edvin- Voltana

Siç dihet Voltana Ademi asht prej vjetit 2015 kryetare bashkis Shkodër, kryetare e Shoqatës së bashkive të Shqypnis, presidente e Klubit Vllaznia, presidentet e Shoqatë së Ujit në Shkodër, kryetare e Lejeve të Ndërtimit në Shkodër,….Të gjitha kto poste jan mbi 1 miljon lekë të vjetra çdo postë zyrtar në muej qi i merrë kjo shoqe.
Kjo shoqe e PD-ës nuk ka kontribue asgja për Shkodrën, por ka rezultate vetëm negative në të gjitha aspektet për gabimet e saj dhe të 4 nenkryetarve të bashkis; Psh. Skuadra e Vllaznis rrezikon të dali kto dy javë të mbetuna në kategorinë e dytë……..
Edvin Rama i ka grabitë pa vendim të Këshillit të Ministrave Arkivin e Shkodrës, qi asht arkivi i pronave të Malcorve të Thethit, Razmës, Velipojës, Shirokës,……….e i ka dergue në nji fshat-qytet Kurbnesh larg syve të shkodranve për me ngulë thonjt banda e edvin ramës e me ba gazepin nër arkivën sikurse ka ba gjyshi i tij ahmet zogu, enveri,....!
E din shum mirë shoqe Voltana se ça ka me ba edvin rama me arkivat e pronave të Qarkut të Shkodrës dhe nuk ka me i hy asnji ferrë n’kambë sepse si monarkë i vetëshpallun(trashëgimtar i gjyshit - Ahmet Zogut) i ka pushtue tre pushtetet; Drejtsin+Sherbimin Sekret ushtarak dhe civil; Median dhe Kuvendin Popullor.
Voltana me dashtë, me ndje përgjegjsi për pronarët e vendeve turistike duhet të çohet n’kambë dhe si kryetare bashkie dhe si krryetare e shoqatës së bashkive e ta denoncoji publikisht në prokurori dhe në ambasadat e hueja si dhe të ngrinte në kambë malcorët e Thethit, të Kelmendit, shiroksit dhe fshatarët e Velipojës dhe mbarë Shkodrën.

Heshtja e Voltana Ademit ndaj grabitjes së Arkivit të Shkodrës

1. Shoqe Voltana e PD-ës e din edhe ket se nuk i preken pronat e ish deputetve të Shkodrës, ish kryetarve të bashkis Shkodër dhe të sajat kudo ku i kan ,,ble,,. Pra interesat e saja nuk i cenohen. Kto janë kodet e mafies shtetnore!
2. Arsyeja tjetër asht se kjo shoqe asht e lidhun me fije të padukshme interesash me edvin ramën dhe me Armand Dukën presidentin e Futbollit Shqiptar.
3. Malcorët i urren për vdekje shoqja Voltana Ademi me tanë bashkinë e Shkodrës, ku e kanë pushtua vetëm shkodran me prejardhje qytetare mbi 200 vjeçare sundojn ne bashki dhe nuk lejn as pastruese në bashki me ken malcore sepse i bashkon kanga e hajnis dhe duen vetëm kta të ken pasuni dhe kuptohet sundim ne breza. Rikthimin e sundimit si para 1944. ma parë pranon bashkia e Shkodrës nji fusharak se nji Malcuer sepse burrin e ka me origjin fusharake(qi jan të nderuem).
Urrejtjen ndaj Malcorve asht e shprehun nga gjithë feudalët e tiranës e në veçanti nga satrapi - kryefeudali edvin rama.
Në thelbë urrejtja e edvin ramës dhe voltana ademit(Janë të dy me gjak të përzim me turq dhe qi paguhen nga Erdogani...) si dhe krejt bashkis Shkodër me feudalët e Tiranës në shekuj ndaj Malcorve asht se kanë n'zemër e n'shpirt në shekuj Dashni ndaj; Maleve dhe Kryqit! Jan antisllavë të fort dhe me gjak e genë shqyptarit autokton!

Ngrije kryetin nalt Shkodra!
Imazh

Shkodra 5 mijë vjeçare e kulturës e 17 pjanove dhe Shkodra e diktaturës me 26 burgje, apo si i thonë kryefeudalët turko-sllavë të Tiranës – Ishte dikur Shkodra me za! Shkodra – kryeqendra e zhbrazjes të rrufeve e vetimave të diktaturës ma barbare të bandës të Tiranës për 47 vjet
Tash 26 vjet asht rrahë populli dhe Ftyra e Shkodrës me kamzhikë e me grabitje nga kryebashkjakët dhe drejtorat e nandrejtorat e tanë institucjoneve të bashkis dhe Shkodrës! Tirana ban sehir, ka fërkue duert prej gzimit! Hesht! Çdo kontroll shtetnor i Tiranës mblon malet me korrupsion të administratës së Shkodrës!
Vazhdon kjo muzikë funebër ndaj ktij populli me gjak shqyptari, me gjak talentesh per artin, humorin, muzikën, kinematografinë, për poezin dhe skultpurën, për teknikën, elektronikën, për librin, shkenctarë,..!
I lodhun populli i Shkodrës nga sjelljet mizore të parisë shkodrane, e kanë gjunjzue për turp, e banën me ulë kryetin shum poshtë dhe nuk po mundet me pa se shka ditë edhe ma të kqiat i shfaqen dita-ditës nga lidhjet e errta të kryeparis shkodrane me kryefeudalët e Tiranës.
Shmangni gërbulën e zilisë, e xhelozive, e marrzinave, intrigave, e hakmarrjeve e vrasjeve brenda familjes! Falni njeni-tjetri gabimet dhe fajet si pasqyrë e fisnikris shkodrane ne shekuj! Mos e braktisni Zotin!
Përndryshe gjarpnijtë e bashkis Shkodër dhe të Tiranës do të vazhdojnë t’ju nxijnë jetën e do t’ju ngrijnë buzëqeshjet sikurse janë tuj vazhdue me tërbim pa u ndal!
Ngrijeni kryetin nalt O shkodran se nuk jeni jetim, keni malcorë vllazën, keni të Madhin Zot, keni Kalanë Rozafa me Maranjt e Cukali që ju mprojnë nga Rrufetë e Djllait!
Ngrijuni kryetin e çohun n’kambë Malcorë e qytetarë; ju që rezistuet me herkulizëm, kanibalizmin komunist, ju që shembet bustet e kryediktatorve rusë e të Shqypnis, ju që përmbysët diktaturën komuniste, ju që hapët dyert e kishave dhe xhamive të bashkuem si vllazën me besim në nji Zot e me dashni për njeni-tjetrin, ju që lidhët në 1913 vargun e Flamujve Kuq e Zi ndërmjet Kompanjelit të Kishës me Xhaminë ! Kapni situatat n’dorë e Mos lini t’ju grabiten Nderi- Arka e Shenjt e Familjeve t’ueja nga kryevagabonda me shpirt e mendje nga sllavët-anglezët dhe grekët! Riktheni pranverat e buzqeshjeve në votrat t’ueja! Rrëmbejani Librin e Shenjt të familjeve t’ueja të bashkuem!!!
„Vetëm Dashnija e ban Nuse Shqypnin!“ Prof. Ernest Koliqi


Edvin Rama tallet me Kutinë e Pandorës
Imazh

Edvini lot me Kutinë e Pandorës, qi s'ka ka shkon se ka me e përvlua me zift edvinin bashkë me racën e tij dhe me kodoshat klanore të tij!

Çohi, të dekun!"

Si t’ dekunt n’ vorre, sod qi i mbrrika sosa
Së mjeres moj Shqypni edhe Shqyptarvet,
E u shueka Atdheu e u shueka ndera e t’ Parvet!
9. Ktu, ktu Shqyptarë!... A ndiet?... Ku u kam... Ku jéni?...
Mo’ lêni, burra!...
…………………………………………………………………………….,,¨

Ah! M’ kambë, brè burra! Shka jini mshehun
Nder furka t’ gravet, si do rrole t’ kqija?...

11. Shkundu pluhnit, pra, Shqypni,
Ngrehe ballin si mbretneshë,
Pse me djelm, qi ngrofë ti n’ gji,
Nuk mund t’ quhesh, jo, robneshë.
At Gjergj Fishta -

E djel, 13.V.2018
Shkambi i Shqyponjave
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4355
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Arkivat dhe fondi kombëtar arkivor në rrezik!

Imazh
Ish Drejtori i Arkiva të Shqypnis - Dr. Gjet Ndoji i shkakrkuem padrejtsisht se nuk lejoi të zhdukeshin arkivat personalisht nga banda i edvin kristaq ramës - sot asht pa punë dhe askush nuk guxon ta afroji në punë prej edvin ramës


27 Prill, 2018
SHQIPTARËT DHE BARBARËT


Mos vallë “Partneriteti Publik Privat (PPP)” po fut hundët edhe në Fondin Arkivor Kombëtar?

Nga Dr. Gjet Ndoj

Nisur nga disa ndryshime strukturore, ligjore e n/ligjore që mesova se jane bërë tashmë për Arkivat dhe funksionimin e tyre, mendoj se ka nisur nje proces i paprecedentë që pritet të sjellë për një kohë jo të largët pasoja te rënda në menaxhimin dhe ruajtjen e fondeve arkivore te Shtetit Shqiptar. Qëllimi i shtjellimit të kësaj problematike lidhet me përpjekjet për të ndaluar efektet negative që rrjedhin nga zbatimi i kësaj reforme…, si dhe me dëshirën për të kontribuar sadopak në dobi të interesit publik, pasi në këtë drejtim është seriozisht i rrezikuar.

Së pari:

Para pak kohësh është miratuar me VKM nr. 35, dt 24/01/2018, një rregullore për Arkivat private në Shqipëri. Është shumë mirë të krijohen arkivat private në Shqipëri, pasi fondkijuesit pranë enteve e institucioneve private përpunojnë dhe grumbullojnë e shërbejnë dokumentet tek Arkivat private, si pjesë e rëndësishme e rrjetit kombëtar arkivorë. Kjo ndihmon në plotësimin dhe pasirimin e metejshëm të FONDIT KOMBËTAR ARKIVOR, si pjesë themelore e trashëgimisë kulturore të Kombit Shqiptar. Ndërsa nenet e kësaj rregulloreje që kanë të bejnë me dhënien e së drejtës së Arkivit Privat për të kontraktuar me institucionet fondkrijuese shtetërore madje dhe me Arkivat Shtetërore me qëllim: përpunimin, asgjësimin apo dhe dorërimin e dokumenteve dhe fondeve dokumentare me rëndësi historike kombëtare, krijon premisa rreziku për të dëmtuar, shpërdoruar dhe humbur këto dokumente….

Nuk mund të ketë institucion privat qëllimi i të cilëve është fitimi, që të këtë përgjegjshmërinë dhe kujdesin për “ruajtjen, përpunimin dhe shërbimin” e dokumenteve, sesa institucionet arkivore shtetërore…Nga ana tjetër, përpunimi i dokumenteve dhe procese të tjera në Arkivat shtetërore, në kuptimin financiar, kushton shumë më tepër duke kontraktuar privatët të paktën 40% më shumë para sesa shpenzohet duke kryer të njëjtin proces pune me punonjës -specialistë të arkivave shtetërore. Nëse shteti ka nevojë të intensifikojë punën në arkivat tona shtetërore, le të rrisë edhe 40% të kapaciteteve të personelit në arkivat shtetërore, ndërkohë që koficienti i garancisë për të ruajtur fondet dokumentare gjatë procesit të përpunimit, ndarjes e veçimit për asgjësim, të shërbimit etj, është i pakrahasueshëm shumë më i lartë sesa ua jep sipërmarrësve privatë.

Së dyti:

Po në janar të 2018, është miratuar një reduktim strukturor radikal i Arkivave Shtetërore Vendorë (ASHV) nga 12 qarqe që kishim, në 5 qendra. Në fakt po ndodh procesi i shuarjes së plotë të këtyre arkivave vendorë, pasi as këta 5 qendra nuk e kanë misionin dhe statusin e Arkivave Shtetërorë Vendorë ASHV, çka do ta bëje të pamundur mbikqyrjen, përpunimin, trajnimin dhe inspektimin e gjithe fondkrijuesve prane enteve dhe institucioneve Shtetërore që ndodhen sipas qarqeve në të gjithe teritorin e Republikës tonë.

Padurimi për të luajtur me faktin e kryer ka sjellë një ngutje të “paarsyeshme” dhe përshtjellim total në evadimin e dokumentacionit duke bastisur e boshatisur vendruajtjet e 12 Arkivave Shtetërorë Vendorë. Është një proces i paligjëshëm, por dhe i parregullt në kuptimin teknik- profesional, proces i cili tashmë ka nisur.

Fillimi i kësaj praktike normative eshtë Urdhëri Nr 101, dt 23.2.2018 i Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave, “Për përgjegjësine e materialeve gjatë procesit të ristrukturimit” është pa bazë juridike:

-Së pari, mbeshtetet në nje akt – urdhër i Kryeministrit nr. 27 dt.2.2. 2018, i cili nuk ka fuqinë juridike, pa u marrë si vendim në Kshillin e Ministrave, per të lejuar ndryshime të tilla strukturore në Organigramen e Drejtorisë Përgjithshme të Arkivave.

-Së dyti, mbështetet në Vendimin nr. 4 të Kshillit të Lartë të Arkivave, dt 19.12. 2017, i cili në fakt nuk arriti ta merrte një vendim të tillë në mbledhjen e asaj date;

-Së treti, për rrjedhojë kjo veprimtari nuk bazohet as në ligjin Nr. 9154, datë 6.10. 2003 “Për Arkivat”, në të cilin presupozohen Arkivat Shtetërorë Vendorë ASHV, si pjesë e rëndësishme e Rjetit Arkivor të Vendit, por që tani kanë nisur të suprimohen totalisht.

Nga ana tjetër edhe sikur formalisht, në kuptimin e respektimit te legjislacionit dhe akteve nënligjore e normative të ishte korrekt, ky proces nuk i shërben kurresesi interesit të mbarëvajtjes së veprimtarisë arkivore në vendin tonë.

Kemi bindjen se këto dy vendime:

1-Vendimi për miratimin e “Rregullores së Arkivave Private”, në nenet e së cilës presupozohen kontrata e koncesione të Arkivave Private me institucione shtetërore për të ruajtur, përpunuar dhe asgjësuar dokumente e fonde arkivore, pjesë të Fondit Kombetar Arkivor;

2- Suprimimi i Arkivave Shtetërorë Vendorë, si dhe tendenca per ta ndryshuar Ligjin Nr 9154, datē 6. 10. 2003, janë pjesë e një REFORME, që do të krijojë klimën në favor të shtrirjes së interesave të biznesit privat në Fondin Kombëtar Arkivorë, duke dëmtuar rëndë MEMORJEN HISTORIKE E KULTURORE TË SHQIPTARËVE. Partneritei Publik Privat PPP, po bëhet gati të hyjë dhe në arkiva. Ky do të ishte precedenti më shkatërrimtar në historinë e Arkivave Shqiptare.

I bëj thirrje Kryeministrit z. Edi Rama, Presidentit z. Ilir Meta dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave z. Ardit Bido, të frenohet menjëherë sa s’është vonë ky proces i paprecedentë i dëmshëm, duke e rikthyer Institucionin e Memorjes Kombëtare në normalitet.

A ka ekzistuar më përpara korrupsioni dhe rreziku i dëmtimit të dokumenteve në Arkivat Shqiptare?

Natyrisht po, ndërsa unë gjatë ushtrimit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm pashë bashkë me stafin dhe bëmë sa mundëm për ta luftuar atë. Mendoj se është me vend të informoj publikun nëpërmjet këtij shkrimi ashtu sikundër e kam informuar më hollësisht edhe në librin tim që sapo është botuar: “ARKIVAT SHQIPTARE”, botuar e promovuar me 2 shkurt 2018..

I-Egoizmi dhe verbëria e individit shqiptar për tu pasuruar pa fund, duke mos u ndaluar përballë asnjë dhimbjeje që i shkaktojnë popullit, pjesë e të cilit janë, e ka bazën pikërisht tek kjo histori. Shembujt e shfaqjes së korrupsionit dhe egoizmi idendifikohet lehtësisht tek individët politikanë, drejtues të Administratës Publike, gjykatës e prokurorë, pronarë mediesh etj, të lidhur në një aleancë te habitëshme me njëri- tjetrin. Pasuritë e tyre janë marramendëse në sytë e një populli, të varfër në çdo kuptim (material e moral).

-Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Europa, do të investojë kaq sa investoi Perandoria Turko-Aziatike për ta asimiluar kulturën dhe mënyrën europiane të jetesës së shqiptarëve, atëhere janë të gjitha mundësitë për rikthimin e shqiptarëve në Europë, në shtëpinë e tyre të parë. Në arkiva korrupsioni është si kudo gjetiu, veçse dokumentet që janë “thesari” i tyre, ndryshe nga bankat apo thesari financiar i shtetit, kur merren dhe përvetësohen nuk zëvendësohen më. Kështu, përvetësimi abuziv i parave sado që shkaktojnë dëm, prapë zëvendësohen, ndërsa përvetësimi apo fallsifikimi i dokumenteve sjellin pasoja përjetësisht të pariparueshme, duke dëmtuar memorjen historike, për rrjedhojë, duke ndikuar në shtrembërim e të vërtetave historike të një shteti a kombi. Kjo është dhe arsyeja që përveç nevojës për para, në vjedhjen dhe falsifikimin e dokumenteve ndikojnë duke investuar dhe “shërbimet e interesuara të shteteve të tjera” kundër atij shtetit dhe kombi përkatës.

II-Korrupsioni në arkiva dhe masat që morëm për ta goditur sa mundëm atë.

Tendencat për të përfituar në mënyrë të paligjëshme ekziston si kudo edhe në Arkivat Shqiptare, si në DPA, Arkivat Shtetërorë të Sistemit, apo dhe në sekretari –arkivat e institucioneve qëndrore e vendore (fond-krijuesit). Korrupsioni vërtetë ndihmon në pasurimin e pamerituar të disa drejtuesve ,apo punonjësve, por nga ana tjetër sjellë pasoja shpeshherë të rënda për funksionimin institucional të arkivave dhe vecanërisht pasoja të pa riparueshme kur vihet dorë tek dokumente me rëndësi historike kombëtare. Pas një njohjeje dhe verifikimi të përgjithshëm të gjendjes në arkiva ne arritëm të verifikonim disa aspekte të shkeljeve korruptive në arkiva si:

1- Fenomeni i korrupsionit në sektorët e shërbimit ndaj qytetarëve.

Shërbimi i dobët (kohëzgjatja dhe zvarritja e dhënies së përgjigjeve për qytetarët, mungesa e impenjimit të punonjësve për tu shërbyer atyre, etj), nga njëra anë dhe nevojat që kishin qytetarët për të marrë shërbimin tek sportelet e shërbimeve tona nga ana tjetër, përbënin dhe bazën më të qenësishme për të abuzuar dhe për të fituar në mënyrë të pamerituar në kurriz të qytetarëve. Për këtë situatë ne ulëm shkurtuam gati 8 herë kohën e kthimit të përgjigjeve për qytetarët (nga 90 ditë, në vetëm 12), forcuam sa mundëm disiplinën e shërbimit për studiuesit e qytetarët, ulëm tarifat e shërbimit ndaj tyre (sikurse e përshkruam më lart në këtë libër), duke vendosur një sistem ku nuk kishte nevojë më për miq dhe sekserë për të marrë shërbim në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave. Korrupsioni (abuzimi i drejtuesve e punonjësve me qëllim përfitimi), në arkiva shfaqet edhe në shpërdorimet apo dhe përvetësimi i dokumenteve me interes pronësie, apo dhe bërjen hyrje të dokumenteve false të pronësisë, raste të cilat i kemi evidentuar dhe i kemi bllokuar duke ja dhënë prokurorisë për ndjekje penale. Kishte dhe raste që dokumente të falsifikuara dhe të shpallura të tilla nga Prokuroria e gjykatat , shërbeheshin në arkivat tona, në Vlorë, AQSH etj. Nga ana jonë ne nuk kemi hezituar për të shkarkuar nga funksioni personat përgjegjës- punonjës të Arkivit , si dhe i kemi dërguar për ndjekje penale.

2-Fallsifikimi dhe korrupsioni në universitete dhe në shkollat e mesme në qarqe të ndryeshme.

Universitetet dhe Shkollat e mesme , në periudhën pas viteve 1990 , u bënë burim fallsifikimi e korrupsioninga ku u siguruan diploma false, duke u shoqëruar ky process me korigjime të shumta në amzat e këtyre shkollave. Nga një sondazh paraprak prej titullarëve të ASHV-ve, u informova se në shumë shkolla shqiptare (të Arsimit të Lartë dhe ato të Arsimit të Mesëm) rezultonte të “kishin kryer studime” shtetas shqiptarë nga zona të largëta banimi me shkollat përkatëse, madje dhe shtetas të huaj si serbë, malazezë, grekë, kosovarë, maqedonas, madje dhe italianë, etj. Pasoja negative nuk kishte të bënte thjeshtë me fallsifikimin e dokumenteve arkivore, me qëllim fitimin e drejtuesve e punonjësve të Arsimit, por se kjo pasojë ishte e rëndë dhe me pasoja afatgjata për shoqërinë shqiptare e cila , ndër të tjera do të administrohej e drejtohej nga persona të paaftë, në vend të atyre që e meritonin por që mbetën gjithmonë në rrugë (të papunë).

Dokumentet e sekretari Arkivave të shkollave, përfshi edhe Amzat, që janë me rëndësi historike, dorëzohen Brenda 10 viteve në ASHV e qarkut ku ndodhet shkolla, sipas nenit 22 dhe 43 të “Ligjit për Arkivat”. Ndërkohë që kanë kaluar mbi 30 vjet që këto dokumente ndodhen në Sekretaritë e shkollave. Me sa kemi konkluduar , arsyeja e shkeljes së afateve të dorëzimit të këtyre dokumenteve lidhen ndër të tjera edhe me abuzimin me këto dokumente për të lëshuar dëftesa (diploma) fallso. Shkëndijën e parë e një lëvizje tonën në emër të respektimit të Ligjit për Arkivat”, por me tendencë goditjen e kësaj veprimtarie falsifikimi e korrupsioni e dha Pashk Alia- Titullari i ASHV Lezhë. Falë investigimit dhe përpjekjeve për ta njohur mirë këtë fenomen të trashëguar në vite, duke patur mbështetjen time të plotë, ndërmorëm disa veprime, jo vetëm në Qarkun e Lezhës, por në të gjithë ASHV e qarqeve të tjera të vendit. Kjo dëshmohet në relazionet e qarkoret tona, ku shprehet qartë edhe bashkëpunimi ngushtë me Ministrinë e Arsimit, Universitetet, Drejtoritë Rajonale të Arsimit etj.

3-Fallsifikimi dhe vjedhja e dokumenteve me rëndësi historike kombëtare.

Më e rënda ishte se në AQSH, kemi idendifikuar dhe raste të përvetësimit të dokumenteve me rëndësi historike kombëtare. Ishin dëmtuar duke marrë disa faqe nga ditari i klerikut Pal Dodaj. Kishte raste ku ishin marrë dokumente origjinale e në vend të tyre ishin lënë dokumente të fotokopjuar etj. Rasti më i rëndë kishte ndodhur gjatë procesit të shpërbërjes së fondeve, për ti kaluar dokumentet e këtyre fondeve në fonde të tjera. Për këto tre fonde që kishin nisur të zhbëheshin, unë ngrita një komision vlerësimi i përbërë nga drejtues dhe specialistë të cilët , pas verifikimit relatuan humbje (përvetësim) të disa dhjetëra dokumenteve me rëndësi historike kombëtare etj. Këto shkelje janë të pasqyruara në process-verbalet dhe në relacionet përkatëse, të cilat gjenden në Sekretari- Protokollin e DPA.

Për këtë situatë dhe situata të ngjashme me to ne kemi dërguar në Prokurori dosje për kallzim penal, por që nuk ka marrë rrugë duke na i kthyer mbrapsht “në mënyrë të pakuptimtë”.

Së fundmi shqetësime të tilla , me të dhëna konkrete i kam shtruar dhe në mbledhjet e fundit të Këshillit të Lartë të Arkivave (Në shkurt dhe në qershor 2016).

4-Fenomeni i hyrjes së dokumente fallso, ose në mënyrë selektive në Arkivat Shtetërore, me pasoja të rënda për Fondin Kombëtar Arkivor.

-Dështimi i përpjekjeve dhe i presionit, për të bërë hyrje në mënyrë selektive në AQSH dokumente nga Arkivi Otoman “I Kryeministrisë” i Stambollit.

Të pasurosh arkivat duke bashkëpunuar me arkivat e huaja është një mision atdhetar. Ndërsa të marrësh dokumente me informacion të selektuar dhe të njëanshëm (jo të balancuar) , ndihmon në fallsifikimin e historisë dhe natyrisht nuk i shërben këtij misioni atëdhetar, përkundrazi.

-Një përpjekje që kishte të bënte me fallsifikimin e kamufluar të historisë tonë, lidhej me planin e një personaliteti shqiptar bashkë me një funksionar të rëndësishëm të Partisë në Pushtet (të Erdoganit), në Turqi, për të sjellë në Shqipëri dokumente të përzgjedhura në mënyrë selektive. Natyrisht mu kërkua të pranoja dhe të konfirmoja bërjen e një stafi që do të përzgjidhejprej tyre, staf i cili do të përzgjidhte dokumente në Arkivin Otoman “të Kryeministrisë” të Stambollit, do ti përkthente dhe pastaj do të vinin për tu bërë hyrje në AQSH e Shqipërisë. Fondet financiare për mbështetjen e një projekti të tillë, sipas tyre ishin të mjaftueshme (pa limit) dhe gati , etj.

Në fakt qëllimi ishte që të përzgjidheshin dokumente që tregonin “marrdhënien vllazërore” mes Perandorisë dhe shqiptarëve dhe jo realitetin pushtues dhe shfarosjen masive të shqiptarëve (genocidin), vecanërisht në periudhën e “Okupimit të rreptë” gjatë viteve 1479-1550.

Kjo histori shfaq hapur në fundin një takimi zyrtar (shkurt 2016), që pata unë në Arkivin Otoman “të Kryeministrisë” të Stambollit, nga ku në një moment të caktuar përkthyesi im osmanolog më tërhoqi vëmendjen duke më thënë qëllimin e projektit , që po komunikohej mes bashkëbiseduesve turqë, duke cituar dhe dakordësinë e personalitetit të rëndësishëm shqiptar me ta.

Pasi erdha në Tiranë , një funksionar tjetër shumë i lartë “më këshilloi” që të punohej për të marrë fonde dokumentare nga arkivat turke, duke më thënë që “Personi” në Turqi po bënte një punë të madhe dhe ja vlente bashkëpunimi me të….” .

-Duhet të ju kujtoj të dashur lexues , se ishin këto dhe të tjera rrethanat kur unë u bëra target i sulmeve të një “sekti” antishqiptar, i përbërë nga persona me histori familiare e personale të dyshimtë, bashkëpunëtorë të Sigurimit famëkeq të Shtetit, madje dhe të shërbimeve të fshehta të shteteve të Rajonit, shtete të cilat kanë investuar fort dhe gjithmonë, për të mos u bërë Shqipëria.

Kundërvenia e tyre ishte shfaqur deri dhe në presion të drejtpërdrejtë ndaj meje, nga një personalitet shumë i lartë, nëpërmjet një deputeti dhe letrave anonime, që unë i ruaj në arkivën time personale.

Unë nuk pranova asgjë nga këto, madje sa më shumë vihesha në presionin e “Sektit” antishqiptar, aq më shumë ndjehesha krenar që nuk e pranova një fallsifikim të tillë.


*Nga ana tjetër edhe në vijim të përmbylljes së një procedure për tia kaluar Prokurorisë dhe gjykatave për kompetencë,gjithmonë nën presionin e “Sektit”, qëlloi që unë u lirova nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave.

Gjithësesi nuk doja të besoja të ketë qenë kjo rrethanë, që të ketë ndikuar drejtpërdrejt tek Kryeministri për largimin tim, përndryeshe unë duhej të ikja jo vetëm nga detyra , por dhe nga Shqipëria.

Në fakt sot e kësaj dite vazhdoj të jem nën presionin e mbijetesës, pasi “Klubi i Bizantit”, nuk më lejon të jem në një punë, qoftë edhe për të siguruar vazhdimësinë e një jete minimale për mua dhe familjen time.

Presioni vazhdon aq sa më ka mbetur vetëm rruga e largimit diku jashtë vendit. Por në fund të fundit c’rëndësi ka sakrifica me të cilën unë përballem, pasi nuk është gjë e re, që kur je pjesë e sojit shqiptar katolik, pjesë e atij soji i cili ka qenë e vazhdon të jetë i ekspozuar përjetësisht ndaj “pushtetit të barbarëve”, të paktën prej 550 vitesh me të gjithë pasojat më të rënda për të jetuar në atëdheun tonë, ndonëse për të ka bërë gjithmonë, pa kursyer asgjë.

Problemi dhe dëmi real është në kurriz të një populli, kombi e shteti; është në kurriz të Shqipërisë tonë që po e bëjnë gati ta dorëzojnë në Europë “pa inventar”, të c’veshur, të varfër nga pasuritë natyrore, kulturore dhe memorja e saj historike…., si një produkt pa idendidet të qartë, produkt “pa yndyrë e palcë”.

Në këtë kuptim Europa do të bënte mirë që ta pranonte sa më shpejt Shqipërinë në gjirin e saj, sa nuk e kanë shkatërruar e rrenuar tërësisht, pasi kjo do ti shërbente edhe asaj (Europës) si një vlerë e shtuar në të dhe jo si dicka e shkretuar dhe e zbrazët. Cdo vonesë e integrimit të Shqipërisë në Europë i shërben vetëm “Elitës Politike dhe aristokrate” të vendit dhe aspak Shqipërisë dhe Europës. Barbarët nuk lodhen duke na varfëruar e mbajtur peng në atdheun tonë, ndërsa shqiptarët etnikë të lodhur prej tyre, detyrohen ta braktisin panërprerë atë.

Na liro Zot prej “barbarëve” dhe jo Shqipërinë prej shqiptarëve!

http://www.kohajone.com/2018/04/27/arki ... ne-rrezik/

V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR LICENCIMIN E ARKIVAVE PRIVATË”


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 4 e 5, pika 3, të ligjit nr.10081, datë 23.2.2009, “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 25, të ligjit nr.9154, datë 6.11.2003, “Për arkivat”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:


1. Miratimin e rregullores “Për licencimin e arkivave privatë”, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesё përbërëse e tij.

2. Ngarkohen Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, Këshilli i Lartë i Arkivave dhe Qendra Kombëtare e Biznesit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI - SENIDA MESI


Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 24 Janar 2018
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4355
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Arkiva e Shkodres transferohet ne Kurbenesh/ Gurakuqi sulmon deputetet shkodran

Imazh

2018-05-11

Prof. Dr.Romeo Gurakuqi - Deputetë i Pd-ës - Shkodër
Krejt i vendosur ne mbeshtetjen e politikave antishkodrane te qeverise se Kryeministrit te instaluar, drejtuesi i Arkivit Qendror te Shtetit, z. Ardit Bido, ma ne fund hodhi hapin final: vendosi ekzekutimin e Urdherit numer 27, te Qeverise, per transferimin e fondeve arkivore te Shkodres drejt vendruajtjeve te Rreshenit dhe te Kurbneshit.
Perpiluesi i Urdherit nr. 4 te Keshillit te Nalte te Arkivave, organ ky i sajuar, ne cilin nuk marrin pjese anetaret e emeruar politikisht (nje kontroll i proces-verbaleve do te ishte i udhes te verifikohej), i bindur te mos degjoje zerin e deputeteve dhe te opinionit publik shkodran, hodhi keshtu hapin final, drejt rrenimit te pasurise se mbetur arkivore te Shkodres.
Njelloj si eterit pushtues te kryeqendres se kultures shqiptare ne vitin 1945, qe grabisnin dhe shkaterronin gjithshka nga bibliotekat dhe arkivat e qytetit te Shkodres, rilindasit dhe te emeruarit e tyre, sot po perfundojne misionin e heqjes dhe fshirjes se shenjave te fundit te memories komunitare te Shqiperise se Veriut.
Por ne nuk duhet te harrojme, se ne kete veper goditese ndaj qytetnimit tone, zbatuesi i goditjes ka pasur mbeshtetjen dhe bekimin e dokumentuar te zv. Kryeministres shkodrane zonjes Senida Mesi, heshtjen servile te Ministrit te Jashtem zotit Ditmir Bushati.
Ajo cfare po ndodh sot eshte nje prove se sundimtaret e kuq te Bllokut, gjithmone kane gjetur nga bashkesia jone, ushtare te bindur me te cilet kane ushtruar pushtetin e tyre politik gegofob ne krahine.
Megjithate, ceshtja nuk mbyllet ketu tek veprimi i juaj ma i fundit tinzar!
Me i rendesishem se posti, eshte respekti ndaj Shkodres, qytetareve te saj, interesave publike, degjesa e profesionisteve. Shperbashkimi me te keqen, kur nuk e perballon, zgjidhet me doreheqje.

http://www.eetimes.al/arkiva-e-shkodres ... -shkodran/

Nr. 34.650 - 17.V.2018
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Mëparshme
Posto një përgjigje 50 postime · Faqe 5 prej 5 · 1, 2, 3, 4, 5
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 0 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 22 Korrik 2018, 20:33
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari