Cdo gje mbi diktaturen komuniste boterore dhe krimet e saj ne vende ish komuniste
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 20 postime · Faqe 2 prej 2 · 1, 2
Prift Angelo Masafra- shërbtori i Pushtetarve dhe i Italisë
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4365
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Vijon

- IX -
Imazh
Kastriot Dervishi - Drejtori i Arkivës së Ministrisë Brendshëm Shqypnis - Tiranë pas 1992
- Akuzon Botnishtë - Angelo Massafrën për Mungesë Drejtsie në Gjykimin e Listës Martirve


1. Kryetari i Gjykatës së Kishës Katolike
2. Presidenti i Kishës së Shqypnisë
3. Kryetari i Komisionit të Martirve
4. Ipeshkëv i Dioqezës Shkodrës dhe i Pultit

- Italjani prift ka uzurpue të gjitha pushtetet e Kishës Katolike të Shqypnisë.

Vdekjet e pesë Ipeshkve Shqiptarë prej 1997 - 2016 dhe asnji i dekun ipeshkëv Italjan

1. Imzot Frano Ilia - 21.II.1918 - 22.X.1997
2. Imz. Robert Ashta - 22.VIII.1918 - 12.IV.1998.
3. Imz. Zef Simoni - 1.XII.1928 - 21.XII.2009
4. Imz.Rrok Mirdita - 28.IX.1939 - 7.XII.2015 prej insult cerebrale, operacion në Tiranë.
5. Luçjano Agustini - 23.VIII.1963 - 22.V.2016(luftoi me kancerin në tru në Romë).

A do ta ketë fatin me vdekë prej kancerit edhe ipeshkvi i fundit shqiptar [u]Imz. Hilë Kabashi i Jugut, i Konferencës Ipeshkvnore e Shqipnis ?).

Imazh
E zhgjeta e frigshme e Zotit
Mbi ty vjen tue fishkllue...
Rrzou, o i pashpirt! Pse q’ motit
Pa thanë nji Zot: Do t’ bieje
Kshtu, nierin m’ tokë kush vrau.

At Gjergj Fishta - XV. "GJAKSORVET" Nga libri "Mrizi i Zanave"

- Angelo Massafra bashkëpunoi me Pushtetarët Komunistë në Shpalljen e 38 Martirve Klerikë Katolikë
(Imzot Hilë Kabashi O.F.M
19.II.1941 Lindur në Caparc, Prizren (Kosovë))

Shihe se shka evidenton Papa Françesku për ipeshkvijt që kanë pushtue në nji dorë sikures italjani Angelo Massafra shumë Pushtete të Kishës sikurse ka ndodhë në Kishën Katolike, qi askush nuk ban za nga Kleri Katolik, por vetëm përcjellin pa za arkivolat, kancerozët ipeshkvij në vorreza.

“Kotësia, pushteti… E kur kam këtë dëshirë të botës për të pasur pushtet, për t’u shërbyer e jo për të shërbyer, nuk i kursej mënyrat për ta realizuar: thashethemet, i hedh poshtë të tjerët… Zilia dhe xhelozia ecin në këtë rrugë dhe shkatërrojnë. E këtë e dimë të gjithë. E kjo ndodh sot në çdo institucion të Kishës: famulli, kolegje, organizma të tjera, edhe në ipeshkvitë e ndryshme… kudo. Është dëshira për shpirtin e kësaj bote, që është shpirt i pasurisë, i kotësisë dhe i mendjemadhësisë”.
(U morë nga artikulli Papa Françesku \ Kremtime - "Papa: paratë dhe pushteti e njollosin Kishën, mjaft me ambicie" e dt. 17/05/2016, te RV - http://sq.radiovaticana.va/news/2016/05 ... ie/1230371)

Pjetër Palok Gjeloshi (Gruda), kleriku që vdiq i paralizuar në vitin 1989 në kampburgun nr.305 në Sarandë
Imazh

Nga Kastriot Dervishi - Drejtor i Arkivës së Ministrisë Brendshëm Shqypnis - Tiranë pas 1992
Postuar më: 28 Prill 2016 21:51
Historia e klerikut që vdiq i paralizuar nga torturat dhe nuk u shpall martir

Papa Françesku lumturoi 38 klerikë dhe civilë shqiptarë të vrarë nga regjimi komunist në Shqipëri. Një akt i tillë meriton të lavdërohet. Është shenjë respekti ndaj martirëve që vuajtën apo u masakruan nga regjimi komunist.
Por duhen thënë disa të vërteta në lidhje me këtë çështje.

-Së pari, nuk janë të gjithë klerikë katolikë personat e lumturuar.
-Së dyti, në këtë listë, nuk janë përfshirë të gjithë personat e vrarë nga regjimi komunist, por vetëm një pjesë e tyre.
-Së treti, lista është më e madhe se kaq. Ajo nuk përfshin priftërinj të vdekur në tortura apo të vdekur në burgje.

Në shqyrtimin e kësaj çështjeje, nuk janë pasur parasysh kriteret metodologjike e historiografike në përcaktimin e saktë të personave të vrarë. Ata që janë marrë në Shqipëri me këtë studim janë mjaftuar me një grup personash dhe nuk janë thelluar më tej edhe në rastet kur kanë pasur informacion. Kësisoj, në listë mungojnë p.sh. emra të tillë si Anton Harapi apo Ernesto Çoba.
Megjithatë, në këto postim do të sjell një histori që i përket një kleriku që patjetër duhej të ishte në listën e lumturimit. Ai është i fundit klerik që ka vdekur në kushte torture në gjithë Lindjen komuniste.
Quhet Pjetër Palok Gjeloshi (Gruda), lindur në Grudë të Shkodrës në vitin 1922, me arsim të lartë teologjik. U dënua herën e parë dhe vuajti dënimin në vitet 1946-1951 në kampe pune të detyruar. U arrestua për herë të dytë më 11.3.1979. U akuzua për agjitacion e propagandë dhe tradhti ndaj atdheut dhe u dënua më 5.11.1979 me 25 vjet heqje lirie. Duke vuajtur dënimin u paralizua. Regjimi i Ramiz Alisë nuk e liroi nga burgu. Siç edhe provohet nga komunikata ditore e Ministrisë së Punëve të Brendshme, kleriku Pjetër Gjeloshi vdiq i paralizuar më 13.1.1989 në kampburgun nr.305 të Përparimit të Sarandës në moshën 67 vjeçare dhe u varros në varrezat e fshatit Përparim. Fotografia që kam bashkëlidhur është bërë pak javë përpara se të vdiste.

http://www.mapo.al/2016/04/historia-e-k ... all-martir

E premte, më dt. 29.IV.2016


ImazhImazh
Ortodoksi - Klajd Kristaq Kapinova akuzon direkt Mons. Angelo Massafra
si kryetar i Komisionit të vlersimit për Martir për përjashtimin e At Anton Harapit në Listën e Martirve

Imazh

Veprimi i njëanshëm dhe me tendenca diskriminuese që kanë përdorur sot servilët e sistemit qofshin këto dhe me petk meshtarak, është një shkelje ndaj martirëve të krishtërimit që e kanë derdhur gjakun e tyre për ungjillizimin e popullit dhe dashninë e besimtarëve shqiptarë.”

- "Mirëpo, kushdo e di, se e gjithë hierarkia që ka 10 vjet pushtet shpirtëror në Shqipëri (25 Prill 1993-2003), pas vitit 1993 me përjashtim të Shkëlqësisë së Tij imzot Zef Simoni Ipeshkëv (që ka vuajtur kalvarin komunist për 12 vjet në Spaç, Burrel, Sarandë, etj.), përsa i përket historisë së martirizimit të prelatëve tanë, nuk i njohin, dhe mendoj se nuk kanë të drejtë të vendosë apriori."

- ”At Anton Harapi i përjashtuar” - Klajd Kristaq Kapinova
U morë prej ;
http://albertvataj.com/2017/02/vatikani ... te-kishes/
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4365
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Prifti italjan Angelo Masafra derdhë Lotë Krokodili Për mungesë Meshtarësh në Dioqezën e Veriut
Imazh


Prej vjetit 28 mars 1998, që u emnua Arqipeshkëv i Shkodrës si ipeshkëv Angelo Masafra derdhë lotë krokodili nëpër Foltoren e Kishës për mungesë Meshtarësh duke ju lutë prindërve për me lejue djemtë të veshin rrobën e meshtarit. Arrin ky prift italjan me zemëratë, e gjuhë të idhtë të derdhi helm mbi familjet shkodrane që pengokan me lejue djemtë e tyne të bahen Meshtar. Këtë refren të neveritshem e kndon tash 18 vjet si ipeshkëv të nxitë të bajë çdo besimtar katolikë nji pyetje; A asht prej njimend pergjegjës, fajtorë të pafetë katolikët shkodran që pengojnë të shtohen Meshtarët në Shtëpinë e Zotit tash 18 vjet?

Kjo asht nji gjendje katastrofike

Si ka mundsi që tash 18 vjet vazhdon të vueji Shqipnia e Veriut për Mungesë Meshtarësh? Kush e beson se janë fajtorë besimtarët e Shkodrës? A duhet t'u besojnë Lotve të krokodilit të ktij italjanit të papërgjegjshëm, që asht shndrrue në sherbtor të qeveris italjane dhe asaj shqiptare?
Prof. Gjenial Eqrem Çabej shkruente për Veprimtarinë dhe për Kishën Shqiptare, që furnizonte përtej Shqipns shumë Meshtarë aty në shek. XII-XIII:
"Shqipëria veriore ka qenë aq mirë e paisur me priftërinj e prelatë katolikë, sa ka pasur një kohë (shekXIV), që ajo ushqente me kler edhe trevat më në veri, gjer në qytetet e Dalmacisë"

A duhet t'i besohet Angelo Massafrës për Gjendjen e Mjerueme të Mungesës të Meshtarve gjatë 18 vjetve?
Kur problemi në fjalë zgjatet për dy dekada përgjegjsia duhet kerkue te Lotët e krokodilit të ipeshkvit italjan, që vetëm mallkon duke ,,qarë,, kundër familjeve shkodrane dhe malsore katolikë. Lotët e Masafrës janë një vjershë demagogjike.
Fakti real fajson dhe ven para pergjegjsisë me shpatulla në mur direkt italjanin Masafra sepse i ka ra çekiçit vetëm mbi familjet shkodrane dhe malsore, ku kurrë nuk i ka ra vedit nji herë e me i thanë vedit shumica janë gabim e unë si Masafra jam Shenjt sikurse paraqitet në Shkodër.

Deri kur do vazhdoji komedia e Masafrës për Mungesë Meshtarësh pas 18 vjetësh?

E verteta ashtë se Masafra preferon meshtarë prej fshatrave me reliev fushash si i thonë tuj qeshë katunarë çorapë-kuq për arsyet e shijeve tija.
Politika seleksionuese private e Masafrës me Dom Gjovalin Sukaj e ka damtue randë rekrutimin e meshtarve nga Shkodra me origjinë malsore dhe nga Malsia. Arsyeja e ksaj shijet asht se nga natyra kta meshtarë katunarë fushte janë nga temperamenti nenshtrues për gjithshka e në ktë mnyrë i formëson sipas brumit italjan dhe interesave tija duke i shndrrue në klane brenda kishës.
Masafra me D. Gjovalin Sukaj urrejnë jo vetëm malsorë, por edhe qytetarë. Kjo vertetohet se ata qytetarë që kanë krye për meshtari dhe shkenca tjera i ka hedhë nëpërn Itali, kur veriut i mungojn shum sidomos Shkodrës.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4365
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
At Zef Pllumbi akuzoi italjanin, Kryeipeshkvin e Shqipnis
- Angelo Massafra shkatrroi Kishën Katolike Shqiptare me themel prej 1993

E mbushi Kishën me priftrinjë shqiptar të familjeve komuniste

Projekt i Diktaturës Komuniste
ImazhImazh

"At Zef Pllumi: Ky popull, edhe me i shtie opangën në gojë, s’bërtet"

September 27, 2016
http://shkodra.news/web/index.php/2016/ ... e-sbertet/

Ishte 82 vjeç dhe një nga pengjet e tij më të mëdha ishte që Kisha Katolike kishte rënë në duar të të huajve. Veten e ndiente tepër plak që të mund të ndikonte në përmirësimin e gjërave, edhe pse të vetmen herë që i kishte shkruar Papa Gjon Palit II, ai i ishte përgjigjur.
Tash që janë mbushur 9 vjet nga vdekja e tij, At Zef Pllumi na rikthehet në kujtesë, jo vetëm si martiri i Kishës Katolike, si njeriu që u shpëtoi gjallë burgjeve të komunizmit, por edhe si njeriu i shqetësuar për ardhmërinë e Kishës dhe të njerëzve të vet. E gërryente ideja që populli i tij nuk ngrihej kundër atyre gjërave që i dukeshin të padrejta.
“Ky popull asht mësue që, edhe me i shtie opangën në gojë, nuk flet, as bërtet. Këtu nuk jam dakord unë me popullin tem”, ka thënë 11 vjet më parë, në një intervistë, At Zef Pllumi. Një intervistë të cilën ne e rikthejmë në kohë, si një homazh për martirin, gjuhëtarin, shkrimtarin, por edhe mendimtarin, shqetësimi i të cilit vazhdon të jetë i njëjtë edhe sot.

Autore - BELINA BUDINI

Pyetje
Një prirje e çuditshme dhe e fortë e përqendrimit të pushtetit të Kishës Katolike Shqiptare në duart e klerikëve të huaj duket se është bërë shumë shqetësuese për komunitetin katolik në Shqipëri, por jo vetëm aty. Si e gjykoni këtë fakt si besimtar dhe si qytetar shqiptar?

Përgjegje
Në fakt, fetë e mëdha si kristianizmi e islamizmi janë internacionale, superkombëtare, fe të të gjitha kombeve. Tue kenë kështu, i pari i fesë mund të pranohet nga të gjitha kombet. Ama, fakti asht kështu: që fetë e çdo kombi përdorin elementin kombëtar. Historikisht papa asht i përbotshëm siç asht mund të jetë i të gjithë kombeve. Ne kemë pasë edhe nji papë shqiptar, Papë Klementin XI. Megjithatë, kleri që punon në vende të tjera zgjidhej prej kombit, kur ky komb ka priftin dhe kishtarët e vet. Tani, për sa i përket pjesës së dytë të pyetjes mbi gjykimin tem për këte problem, unë jam 80 vjeç dhe ne të vjetërve shumë punë të ju të rijve nuk na pëlqejnë. Punët tona na janë dukë ma të mira. Janë kenë ma të vështira, por prapë ma të mira. Personalisht kjo që po ndodh nuk më pëlqen aspak, por nuk e çan njeri kryet për këtë mendimin tem.

Kjo nuk është e vërtetë, ju mund të ndikoni në opinionin publik.

Unë jam në moshë të thyeme dhe mund të thonë “ky asht i marrë”. Ama, kur ato që unë them nuk u pëlqejnë, më quejnë të marrë; kur u kanë pëlqye, thonë: ky di shumë. Por tani që puna ka përfundue, mendimi em ndoshta nuk zen vend. Ne jemë nji popull që kemë kalue nji diktaturë shumë të vështirë. Por, para kësaj diktature, përveç nji periudhe shumë të shkurtë lirie, kemë kalue nji robni 500-vjeçare. Në këte mënyrë, ky popull asht mësue që, edhe me i shtie opangën në gojë, nuk flet, as bërtet. Këtu nuk jam dakord unë me popullin tem.

Pra, ju mendoni se duhet të ketë një reagim publik ndaj këtij problemi, nga komuniteti katolik apo tjetër, gjë që nuk ka ndodhur…?

Reagim duhet me pasë patjetër, por jo vetëm nga komuniteti katolik. E di si asht puna? Ne themi: “Vetëm dora jote di me të krue”. Nji i huej nuk e din ku i dhemb shqiptarit. Kleriku i huej do nji jetë të tanë që të bahet shqiptar dhe nuk di a mbërrin.

Kjo gjendje megjithatë nuk është krijuar papritur, ka pasur një ecuri derisa ka mbërritur në pikën kur është mbushur kupa, apo jo?

Kupa asht mbush ka herë e ka mot. Në don ta dish, kleri katolik ka dalë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, që për nga egërsia ia ka kalue edhe komunizmit të Stalinit. Gjin Marku më ka tregue në burg se ka qenë përkthyesi i parë në takimin e Enver Hoxhës me Stalinin. Stalini madje e ka pyetë Enver Hoxhën: “Çfarë keni me klerin katolik?
A keni bërë ndonjë ligj për komunitetet fetare? Ju duhet të bëni një ligj për komunitetet fetare, bëni disa nene dhe në bazë të tyre mund t’i kapni dhe t’i arrestoni, por jo me marrë e me i arrestue dhe pushkatua kot, se ju jeni në kufi me Perëndimin, i cili sheh e dëgjon. Ju kështu jeni duke i bërë një propagandë të keqe komunizmit në botë duke persekutuar klerin katolik”.
Prej komunizmit t’Enver Hoxhës Kisha Katolike ka dalë vetëm me 27 priftën të plakun, unë jam kenë ma i riu, që isha 66 vjeç, dhe Don Simon Jubani. Prandaj ky ishte nji kler i lodhun, që kërkonte ndihmën e të huejve, sepse siç thashë besimet kryesore janë internacionale. Megjithatë, ne kërkuem ndihmën e të huejve, por jo sundimin e tyne.

Mendoni se ka një sundim të të huajve në Kishën Katolike…

Me sundim due me thanë se ata kanë pushtetin. Se dihet që, në të gjithë botën, njerëz të mirë e të këqij luftojnë për para, për pushtet (që sjell para) dhe ka nji pjesë dhe për femna…

Ky problem mos shihet ndoshta me syze patriotizmi apo atdhetarie…?

Jo, jo. Na jemë fetarë, por megjithëse kristianizmi ose islamizmi janë fe internacionale, secili popull ka dijet, zakonet dhe të metat e veta. Këto ma mirë i din ai që asht vendas se i ardhuni, prandej nuk i bahet kurrnji shërbim ma i mirë fesë prej të huejit se sa prej popullit të vet. Sepse feja asht fjala. Kur fjala nuk flitet e kjartë, kur nuk flitet si flet populli, atëherë populli nuk e kupton. Të jesh filozof sa të duesh, kur flet nji gjuhë tjetër, asgja nuk përçohet në popull. U banë tash 15 vjet që ky popull nuk ka ndigjue të flitet prej klerit katolik fjala shqip. Kemë folë na të vjetrit aq sa kemë folë. Dhe tani kanë ardhë me na folun këta të huajt…

A ka në të vërtetë klerikë shqiptarë të përgatitur për të drejtuar kishën?

Mbas 15 vjetësh ka ma shumë se 30 priftën shqiptarë dhe di që këta priftin shqiptarë janë t’arsimuem dhe shumë të pregatitun. Megjithatë, asnjeri prej tyne nuk ka asnjë pozicion në hierarkinë kishtare.

Po priftërinj të huaj sa janë?

Tani, numër të saktë unë nuk kam, por e di që ma shumë se gjysma e klerit katolik në Shqipni janë të huej. Por nuk janë vetëm priftin. Ka edhe shumë murgesha të hueja, kryesisht nga Italia, që kanë ardhë në Shqipni. Se si kanë ardhë, se pse kanë ardhë e ç’ka kanë ardhë me ba ato, ala nuk e kam marrë vesh prej 15 vjetsh.
Megjithatë, në Shqipni ka shumë klerikë të pregatitun dhe t’aftë për me kenë në pozicione drejtimi në hierarkinë e Kishës Katolike shqiptare.

Ideja e një shërbimi të mirë fetar është e lidhur domosdoshmërisht me një shërbim kombëtar?

Kombi dhe ideja kombëtare asht mbajtë prej klerit katolik tue fillue nga Gjon Buzuku, siç tregojnë dokumentet, imzot Pjetër Budi, imzot Bogdani, imzot Kazazi, të cilët që në kohën e Turqisë dhe robnisë, kur shqiptarët filluen me e lanë besimin katolik kristian e u banë myslimanë. Klerikët katolikë, tue mbajtë gjuhën, kanë mbajtë kombin, kanë mbajtë edhe fenë. Ata janë të interesuar kryesisht për fe. Por duhet me dijtë se feja në ate kohë ishte shumë ma emociononte sesa kombi. Ideja kombtare ka le ma vonë. E megjithatë, klerikët mbajtën edhe idenë e kombit.

Pra, ka pasur një ndjeshmëri kombëtare qysh herët në radhët e klerikëve katolikë. Po tani?

Tani popujt i përfaqëson shteti. Fatet e kombit përcaktohen nga shteti.

A këshillohet Vatikani me palën shqiptare, domethënë me shtetin shqiptar, për zgjedhjen e arqipeshkve?

Nuk e di a e çan kryet Vatikani për klerin shqiptar. Unë nuk kam marrëdhanie me Vatikanin. Nji herë të vetme kam komunikue me papën Gjon Pal II me anë të nji letre dhe zani em, në të vërtetë, u ndigjue. Për tjera herë, mua nuk më ka pyetë kush. Por për nji gja jam i sigurt: që Vatikani luen politikën e të gjitha vendeve të botës dhe nuk mund të vendosë nji udhëheqës shpirtnor pa pyetë autoritetet shtetnore, edhe komuniste në kjofshin ato. Vatikani merr pëlqimin e tyne për drejtuesit e propozuem. Nuk ka kurrfarë dyshimi, pra, që fajin kryesor e ka qeveria. Kjo asht vepër e qeverisë shqiptare.
Por në fakt thuhet që feja me shtetin janë të ndara…
Kjo asht e vërtetë që janë të dame, por politika e Vatikanit asht e tillë që nuk e kundërshton shtetin. Doktrina fetare dhe politika e Vatikanit janë dy çastje të dame.

A mendoni se problemi i përkatësisë kombëtare të klerit e tejkalon sferën e besimit katolik, duke u bërë një problem për shoqërinë?

Ata thirren “udhëheqës shpirtnorë”. Dhe udhëheqës shpirtnorë nuk janë vetëm priftënt, por edhe ipeshkëvijtë. Besimtarët, tek të cilët ushtrohet ndikimi i tyre, janë pjesë e kombit dhe kombi shqiptar asht nji komb i veçantë. Zakonisht kombe të tjera janë ose të nji besimi, siç asht në Greqi ose në vende të tjera perëndimore, ku asht kristianizmi. Ndërsa në Shqipni kombi asht një ndërtesë me katër mure, ku nji mur është katolicizmi, muri ma i naltë e ma i madh asht islamizmi dhe tjetri asht ortodoksia shqiptare. Faqeta asht shteti shqiptar. Pra, a asht çashtje shoqnore, a asht çashtje shtetnore, kjo mendoj se i përket shtetit e shoqnisë e gjithkujt.

Si shpjegohet fakti që nuk ka pasur reagime ndaj këtij problemi as nga komuniteti katolik? Apo ndoshta njerëzit po i largohen besimit, të paktën atij të angazhuar…

Jo. Ankesa të ndryshme edhe mue më kanë mbërritë. Njerëzit nuk janë dakord me këte që po ndodh. Njerëzit gjithashtu besojnë. Por ne jemi nji popull i shtypun dhe durojmë aty ku nuk durohet. Shqetësimi ma i madh për besimtarët asht se klerikët e huej nuk dinë me folë shqip. Popullit do t’i flitet shqip dhe jo me nji shqipe ma zi se kinezët. Sepse, siç thotë Ungjilli, e para ishte fjala. Fjala asht gjaja kryesore.

A mendoni se fakti që emërohen kaq shumë klerikë të huaj në hierarkinë e Kishës Katolike shqiptare tregon një shpërfillje të Vatikanit ndaj klerit katolik shqiptar?

Vatikani ka për me mbikqyrë tanë botën dhe 500 mijë katolikë shqiptarë për Vatikanin nuk janë as nji hundë burnut. Shqipnija për Vatikanin asht shumë e vogël. Por nuk mund të them se asht shpërfillje. Jo pse kam frikë, se unë tash në prag të jetës tjetër jam. Por asht puna që unë ma tepër se shpërfillje mendoj se asht mungesë informacioni, nuk ka nji informacion të saktë. Na shqiptarët nuk e kemë zakon me shkrue. Të huajt bajnë vaki e shkruejnë.

Pse kush duhet ta japë këtë informacion?

Gjithkush ka përgjegjësi për dhanin e informacionit. Na shqiptarët kemë nji shprehje: Në kjoftë se nuk qan fëmija, nana nuk i jep gji. Ky informacion duhet me i shkue Vatikanit nga Shqipnia. Unë vetë, vetëm nji herë i kam shkrue Vatikanit në kohën e Papa Gjon Palit II, letër e cila mori përgjigje pozitive prej tij dhe nuk kam shkrue ma. Ma e keqja asht se na nuk merremi me shkrime dhe lexime.

Pyetje
Prirja e fillimit, pra ajo e viteve ’90, duket se ka qenë e ndryshme. Pra, pati një lloj vlerësimi, edhe nga Vatikani, të klerikëve shqiptarë, atyre që kishin kaluar persekutimet e burgjet e diktaturës komuniste. Ky ishte vetëm momenti i parë?

Përgjegje
Po, asht e vërtetë që në kohën e Gjon Palit II u vendosën disa ipeshkvij shqiptarë… Mbas këtij momenti të parë pozitiv, ka pas nji ramje nga viti në vit deri në këtë moment të dytë, kur Kishën Katolike e sundojnë klerikët e huej. Si mendon se duhet zgjidhur kjo situatë, kur tendenca e dominimit të Kishës Katolike nga klerikët e huaj është e qartë. Nuk di. Populli duhet të dije si me veprue. Unë tash i kam kalue të tetëdhetat dhe…

Ndiheni i pafuqishëm për të bërë diçka?

Jo, e di si asht puna? Unë gjatë 80 vjetëve të jetës seme nuk mujta t’i përmirësoj kushtet as popullit tim, as vetes sime. Kur nuk jam kenë për vete, as për popullin natyrisht. Ata që kanë në dorë fatet e popujve, ata duhet të mendojnë.

23 dhjetor, 2005
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4365
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Pedagogë Arian Galdini akuzon botnisht:
Imazh
Krenët e tre feve për shërbtora të Sigurimit Komunist Shqiptarsi;

- Klerin Katolik, - Musliman dhe Ortodoks i emnoi;
1) Ramiz Alia me
2) Sigurimin e Shtetit
3) Xhorxh Shvarc(Sorosi) - Anmik taleban i demokracis të vendve ish komuniste


Imazh

Prift Angelo Masafra- shërbtori i Komunistve, i Sorosit dhe i Italisë

"Së pari, ka qenë vetë Byroja Politike e PPSH së bashku me Sigurimin e Shtetit, të cilët dorëzuan emrat por jo pushtetet.
Pothuajse të gjithë drejtuesit politikë të pluralizmit tonë partiak, të gjithë sipërmarrësit e asaj kohe e në vijim, të gjithë drejtuesit fetarë edhe ata të sindikatave e shoqërisë civile, të ardhur si nismëtarë, vinin nga strukturat e Partisë së Punës dhe Sigurimit të Shtetit.......
….Të gjithë individët, njerëzit e ndihmuar, mbështetur apo pëlqyer nga infrastruktura Soros, u përfshinë në çdo qelizë të shtetit shqiptar, partive politike, shoqërisë civile, komuniteteve fetare dhe botës akademike. Ata e kanë si stigmë dhe ndjesi komuniteti dhe solidariteti me njëri-tjetrin, gjurmën e Sorosit në jetën e tyre…………

Ndaj janë bërë me plan a pa plan, me qëllim a pa qëllim, si një grup i mbyllur që paraqet rrezik serioz për lirinë, demokracinë dhe meritokracinë......

- …..Kush vjen nga Byroja Politike, shërbimet sekrete apo krimi, ka lejehyrje vetvetiu.
Të tjerët, ose duhet të kenë çelësin e infrastrukturës Soros për të hapur dyert, ose do shohin vetëm dyer të mbyllura a të përplasura turinjve.”


U morë nga artikulli "SOROS, SHOQËRIA CIVILE DHE SHOQËRIA SENILE…" - autori - studjuesi, pedagogu në Universitetin e Tiranës Arian Galdini22 JANar 2017
HTTP://WWW.BALKANWEB.COM/GAZETASHQIPTAR ... IA-SENILE/

Koment;
S'ka gja ma të randë se sa të jenë krerët e Kishave dhe të xhamive njërëz të sigurimit komunist, shërbtorë të ideologjisë komuniste dhe të përbindshit, kanibal i Sorosit.
Kta krerët e kishave dhe xhamive si njerëz të caktuem nga Sigurimi Komunist i kanë dyert e hapuna si nga Sorosi dhe kudo! Prandej janë shndrrue institucjonet fetare sikurse ato ortodokse në botë si institucjone të Shërbimit Sekret Kombtar dhe Ndërkombtar.
E tmerrshme. Fakti i drejtuesve të Kishës Katolike dëshmon nji gja të tillë të vertetuem nga studjuesi, pedagogu në Universitetin e Tiranës Arian Galdini
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4365
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Deklarata e I-rë kundër Trump-it nga Papa i Vatikanit

Kujdes Papa Francesko me Zotni Donald Trump-in!
Urgjentisht kërko Ndjesë Zotni Trump-it!
Nuk je politikan! Vizito psihikën! Urgjentisht të shporresh nga Vatikani!!
Do të quhet Faj dhe jo Gabim nëse vazhdon retorikën absurde kundra Trump-it
Ndryshe Hakmarrja e Trump-it mbi Vatikanin ka me kenë me pasoja fatale për ekzistencën e Shkambit të Shen Pjetrit!

Imazh
Foto e AGENCIAS, Avión papal- 18/02/2016


Papa Françesku: Të ndërtosh mure si Trumpi nuk është një veprim i krishterë

19 Shkurt 2016
”Një person që kërkon të ndërtojë mure, kudo qoftë ai, dhe jo ura, nuk është i krishterë”, deklaroi papa Françesku.
”Komente të çuditshme nga papa duke patur parasysh se Vatikani është 100 për qind i rrethuar nga mure masive”, shkruajti Scavino në Twitter.

Trump i përgjigjet Papës më lëvdata

MË: 19 SHKURT 2016
Por, Trump është përgjigjur duke thënë se ka shumë respekt për Papën.
“Ai është një personalitet i madh dhe mendoj se është duke bërë një punë shumë të mirë. Ai ka shumë energji”, ka thënë Trump. “Papa ka qenë i keqinformuar kur ka kritikuar propozimin për mur, sepse ai nuk është në dijeni për drogën që hyn brenda (në SHBA) dhe për problemet e tjera të sigurisë, të cilat e bëjnë domosdoshmëri një kufi më të fortë”, ka shtuar Trump.

Trump: Nëse ISIS do ta sulmonte Vatikanin, Papa do të lutej që unë të isha President

GAZETAEXPRESSE enjte, 18 Shkurt
“Nëse Vatikani do të sulmohej nga ISIS, gjë që e dimë se do të ishte një trofe për terroristët, ju premtoj se Papa do të lutej që unë të isha President”, ka thënë ai. /Express/

Trump i përgjigjet Papës: Do të më kërkosh..

19 February 2016
Republikani Trump iu përgjigj Papës me akuza. “Nëse Vatikani sulmohet nga ISIS-i, i cili të gjithë e dimë se Selinë e Shenjtë e konsideron si trofenë e fundit, e them me siguri se vetë Papa do të lutej që unë të isha zgjedhur president, sepse një gjë e tillë nuk do të ndodhte kurrë”, tha Trump.
21 Media
Lutja speciale e Papa Francesco për Tump, çfarë i kujton ai presidentit të ri
January 21, 2017
Edhe Papa Francesco i ka dërguar mesazhet e urimit presidentit të ri amerikan, Donald Trump. ….“Me rastin e inaugurimit tuaj si president i 45 i SHBA ju dërgoj urimet e mia të përzemërta dhe ju siguroj që lutjet e mia që Zoti tu japë forcë në zbatimin e detyrës suaj”.
“Nën drejtimin tuaj bëni që Amerika të vazhdojë të jetë e drejtuar nga shqetësimi për të varfërit, emigrantët dhe ndaj atyre që janë para portës sonë”.

Papa Françesku për presidentin Trump: të shohim ç’do të bëjë
23/01/2017
Papa Françesku tregohet i kujdesshëm në fillim të presidencës amerikane të Donald Trump. Në intervistën me gazetën spanjolle “El País”, nënvizon: “Të shohim ç’do të ndodhë. Të frikësohemi apo të gëzohemi që tani do të ishte pakujdesi e madhe, do të thoshte të bëhemi profetë fatkeqësish, ose të mirash, që mund të mos realizohen. Nuk më pëlqen të parathem faktet e as t’i gjykoj njerëzit para kohe… Do të shohim ç’do të bëjë e do ta vlerësojmë më pas. Gjithnjë, konkretisht. Krishterimi është konkret, ose nuk është krishterim”.
http://sq.radiovaticana.va/news/2017/01 ... AB/1287745

Deklarata e II-të i Papës kundër Liris së Partive të Djathta Kristjane

Papa për partitë populiste

Në kohë krize aftësia për të gjykuar dështon
Nisur prej lëvizjeve populiste të djathta në Europë Papa Françesku bëri paralelizma me rrugën drejt ardhjes së Adolf Hitlerit në pushtet para vitit 1933. Në kohën krizës së madhe ekonomike, Gjermania qe e rrënuar dhe zgjodhi Hitlerin, tha ai: “Hitleri nuk e uzurpoi pushtetin, ai u zgjodh nga populli i tij dhe i shkatërroi njerëzit e vet. Në kohë krize aftësia për të gjykuar dështon”.
- Papa në El País http://sq.radiovaticana.va/news/2017/01 ... i_/1287658

Nuk shoh televizor që nga viti 1990
Pastaj, pohon se nuk sheh televizor që prej 25 vjetësh. “Thjesht – nënvizon – sepse në një çast të caktuar ndjeva se këtë po ma kërkonte Zoti. E i bëra këtë premtim më 16 korrik 1990, por s’më mungon aspak”. Gazetari i thotë se e sheh të kënaqur si Papë e Françesku përgjigjet: “Zoti është i mirë e nuk ma ka hequr humorin”.

Kongresi – ENF në Koblenz të Gjermanisë
Të drejtat e Europës: E frymzuem nga Trump

Imazh
foto - Thomas Frey

Liderët e Partive të së Djathtës Europiane
Kongresi ENF
Partitë e krahut të djathtë denoncuen politikën e BE-së
21.01.2017
Titulli i kongresit ”Liria për Europën”

Koha e mbajtjes të Kongresit - 2017/1/21, 10,00-16: pm
Adresa - Rhein-Mosel-Halle,
Julius-Wegeler-Str. 4,
56068 Koblenz

Marrin pjesë;
Në Koblenz, udhëheqësit e Europës së re mblidhen. Ju jeni gati për të marrë përsipër përgjegjësinë e qeverisë në vendet e tyne. Më 21 janar 2017 në Alternativa për Gjermaninë, liderët nga Europa si; Marine Le Pen, Kryetare e Frontit Kombëtar (Francë), Geert Wilders, kryetar i Partisë për Liri (Hollandë) dhe Matteo Salvini, lideri i Lega Nord (Itali), në vizionin e tyne për një Europë të lirisë. Ngjarja kurorëzohet prej Frauke Petry, zëdhanës kombëtar të AFD. Deputeti Marcus Pretzell i ftuem hapë kongresin. Në pasdite, krerët e tjerë të delegacionit të Grupit "Europa e kombeve dhe e lirisë" diskutojnë.
Liderët e Fraksionit Parlamentarë të së djathtës ekstreme të Europës;
Frauke Petry, Geert Wilders, Marine Le Pen – Kumbimi i të drejtave të Europës në një kongres në Koblenz gjatë fushatës zgjedhore. Të frymëzem nga inaugurimi i Donald Trump, ku urojnë ndryshimin e pushtetit në vendet e tyne. Para ndërtesës ku zhvillohet kongresi i partive ekstreme të djathta ndodhen mbi 5.000 demonstrues të majtë komunisto-socjalist me në krye edhe zëvendës-kancelarin gjerman Sigmar Gabriel nën përkrahjen indirekte të kancelares Merkelit, kryetare partie e qendrës - demokristjanes.
Kundërshtarët e BE-së e shihni vedin pas referendumit të propozuem për anëtarësimin e Anglisë në Bashkimin Europian dhe në inaugurimin e presidentit amerikan, Donald Trump. Kreu i Frontit Kombëtar (FN) në Francë, Marine Le Pen, evropianët në Koblenz, u tregoi se si britanikët dhe amerikanët u zgjuen. Pas largimit të Anglisë prej shteteve të BE-së dhe vende tjera të Bashkimit Europian do të ndjekin shembullin britanik si domino.
Kryetari i AFD, Frauke Petry tha: “Në SHBA kanë Trump-in ", një mënyrë për të dalë nga një fund I vdekun", ka theksue - dhe "ashtu si ne duam të bajmë për Europën". Udhëheqësja e partisë së ekstremit të djathtë francez Fronti Kombëtar, Marine Le Pen tha, se disa nga pikat e Trump-it në fjalimin e tij të parë si president tregoi ngjashmëri "me atë tonat". Populisti hollandez i krahut të djathtë Geert Wilder foli për një "pranverë patriotike" në Europë. Këta kritikuen Bashkimin Europian dhe sidomos politikën e refugjatizimit në Europën Kristjane dhe të politikës monetare. Le Pen ka shprehur se janë në pritje vendet e tjera nga BE-ja, që do të dalin pas Britani. Petry tha se duhet rimendue Europën për ta transformue sepse asht shndrrue në nji kooperative bujqsore.

Izraelitët kundër ksaj kongresit

Von Patrick Gensing, tagesschau.de
Disa të djathtë populistët si Geert Wilders holandez, ka shprehë se vetëm shteti hebre ashtë në botë një aleat i supozuem kundër Islamit. Anmiku i anmikut tim ashtë miku im, kështu funksionon ky mentaliteti. Ky mendim nuk ashtë vetëm me marrëdhëniet me Izraelin, por edhe ndaj hebrenjve në Europë. Në Francë ishte "Fronti Kombëtar" (FN), më parë një parti e hapur anti-semite; Sfondi i ksaj anti-islamizmit ashtë frikandaj terroristëve islamikë, të cilët disa herë drejtonin sulmet ndaj rabinëve apo bizneseve hebraike në Francë.
"Izraeli ashtë e ardhmja jonë": Ky manifestim i funksionar Pretzell i AFD siguron debate - brenda AFD dhe të gjithë spektrit të krahut të djathtë. Një koncept me potencial për konflikt.
Ky kongres i partive të djathta e ka quejtë shkencëtari çifut, Samuel Salzborn dhe këshilli i çifutve "Magnet për anti-semitët" sepse sipas tij, kryetar i ZdJ Josef Schuster në maj 2016 " ashtë për të dëbue jo vetëm muslimanët, por edhe pakicat e tjera, që nxisin urrejtje kundër tyne".

Gedeon paralajmëron kundër "orientimit sionist"

Pasuesja e AFD duke ndarë edhe një pamflet të publikuem nga përfaqësuesi i shtetit Baden-Württemberg, Wolfgang Gedeon vetëm këtë javë. Titulli: "Nëse AfD asht një parti sionist?" duhet menjiherë të distancohet edhe nga sionizmi izraelit si veprim moralisht i legjitimuem radikale kundër islamizmit në Europë. "

Shenim!
- Gjykojeni vet të dashtun lexues se ku gabon Papa Francesk kundra Trump-it!
- Shiqojeni se në cilin bllokë rradhitet një drejtues shpirtnor fetar kundra angazhimeve të drejta të Presidentit Trump dhe Forcave Të Lirisë së Europës!
- A duhet me kenë fetar politikan apo Neutra Papal?????????????
- Ku e ka vendin Papa në Politikë apo në Fe????????????

E pregatiti Redaksia e Kulturës. http://www.proletari.xom
E enjte, më dt. 26.I.2017
Nr. 1304
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4365
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Deklarata e III-të e papërgjegjshme e Papa Françeskut kundër Zotni D. Trump-it
Imazh
"Papa Françesku – Trumpit: Nuk je i krishterë nëse i përzë refugjatët!"


Papa Françesku ka dënuar hipokrizinë e disa të krishterëve, të cilët janë treguar të pamëshirshëm ndaj refugjatëve dhe personave të tjerë besimtarë, duke thirrur në një mbledhje pelegrinazhin katolik dhe Luterans në Gjermani.
Papa qortoi “kontradiktën e atyre që duan të mbrojnë krishterimin në Perëndim, dhe, nga ana tjetër janë kundër refugjatëve dhe feve të tjera”, si presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.
“Kjo nuk është diçka që unë kam lexuar në libra, por unë shoh në gazeta dhe në televizion çdo ditë,” tha Papa.
“Jezusi dënon hipokrizinë, e cila është pikërisht ajo që po ndodh kur dikush pretendon të jetë një i krishterë, por që nuk jetojnë sipas mësimeve të Krishtit. Ju nuk mund të jeni një i krishterë nëse nuk jetoni si i tillë”, ka thënë Papa, transmeton albeu.
“Është hipokrizi ta quash veten të krishterë nëse nuk i mbështet refugjatët të cilët kanë nevojë për ndihmën tonë”, ka thënë Papa Francesku menjëherë pasi presidenti i SHBA-ve Donald Trump tha se nuk do të lejojë asnjë refugjat të shkelë në Amerikë.

voal.ch - January 29, 2017
https://www.voal.ch/papa-francesku-trum ... efugjatet/



Për ironi nuk ekziston me ardhjen e Trump-it në SHBA ma emni i ISI-it në lajmet e gazetave dhe televizjoneve europjane!!
ISI-s paska kenë sipas D.Trump krijesë djallzore e anmiqsore e krenve të papërgjegjshëmBE-s për me ja nxi jetën popujve europjanë!!!!!!

"Kina, Rusia dhe Donald Trump kërcënim për BE"
: Donald Tusk, Kreu i BE-së shpall “armiqtë”[/size]

Imazh

02/02/2017
Presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk, tha se Kina, Rusia dhe administrata e re e Presidentit Trump janë ndër kërcënimet kryesore të jashtme me të cilat përballet blloku.
Ai i bëri komentet në një letër drejtuar 27 udhëheqësve të BE-së në prag të një samiti që mbahet të premten në Maltë. Ndryshimi në Uashington e vë Bashkimin Evropian në një situatë të vështirë,” tha zoti Tusk.
Presidenti Trump po kërkon zbatimin e politikave që vënë Amerikën në plan të parë dhe ka ngritur pikëpyetje nëse anëtarët e NATO-s po kontribuojnë aq sa u takon për aleancën.
Zoti Tusk tha se Bashkimi Evropian kurrë nuk është përballur me sfida më të rrezikshme dhe se Evropa ka nevojë për “guxim, vendosmëri dhe solidaritet politik.”
Ai tha se BE-ja duhet të mbrojë dinjitetin e saj në bisedimet me SHBA, Rusinë, Kinën apo Turqinë, dhe nuk duhet të bëjë lëshime përballë argumenteve populiste apo ndjenjave ksenofobe që shkojnë kundër integrimit evropian./VOA/

"EU President slams Donald Trump, calls him existential threat to Europe’

http://www.kohajone.com/2017/02/02/kreu ... im-per-be/
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4365
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Imazh
Banda e Xhorxh Shvarc(Soros), Hilari Klinton dhe Barak Obamës, projekt ; Shfarosjen e Kishës Katolike fillimisht në Amerikë

"Si e shantazhoi Obama Papën Ratzinger”. Dalin emrat e Clinton, Podesta e Soros"

03 Shkurt, 2017
Kërkesë presidentit Trump të hetojë rolin e Obamës, Hillary Clinton, John Podestës e George Soros

Që mes presidentit Trum dhe Papa Francesco-s nuk ka ndonjë frymë miqësore, kjo është e dukshme tashmë. Papa e ka kritikuar murin kinez dhe ndalimin e hyrjes së emigrantëve. Tani një kapitull i ri interesant po lind në këtë marrëdhënie. Disa katolikë amerikanë kanë ngritur dyshime e akuza mbi ndërhyrjen e presidentit Barack Obama në dorëheqjen e Papa Ratzinger.

Më 20 janar, revista katolike “The Renmant” i drejtoi një letër të hapur presidentit Trump për t’i kërkuar të hedhë dritë mbi lëvizjet e presidentit Obama dhe mbi rolin e tij në dorëheqjen e Papës. Letra është firmosur nga ish –koloneli i ushtrisë amerikane David Sonnier, presidenti i shoqatës së avokatëve katolikë Christopher Ferrara dhe drejtori i revistës “The Renmant”, Michael Matt.

Nisma e tyre merr shkas nga dokumentat e publikuara nga Ëikileaks. Sipas këtyre dokumentave, dyshohet se ndryshimi i “regjimit” në Vatikan është projektuar nga administrate Obama. Nëse do të rezultojë i vërtetë, ky është një superskandal! (përkthim i Lapsi.al)

“Gjatë vitit të tretë të mandatit të parë të administratës Obama – thuhet në letrën e hapur – Sekretarja e Shtetit Hillary Clion dhe të tjerë zyrtarë të qeverisë, kanë propozuar “një revolucion katolik, objektivi i të cilit ishte zhdukja përfundimtare e asaj që kishte ngelur nga Kisha katolike në Amerikë”.
Dyshimet lindin nga një e –mail që John Podesta, këshilltar i Clinton, i dërgoi Sandy Neëman, drejtorit të një reviste progresiste. Në e-mail Podesta i shpjegon atij se po kërkon të realizojë një “pranverë katolike” në Vatikan të ngjashme me “pranverën arabe” që rrëzoi regjimet në Afrikën e Veriut (përkthim i Lapsi.al).

Sipas autorëve të letrës së hapur, zgjedhja e Papa Francesco ka shërbyer për “t’i dhënë një mbështetje shpirtërore programit ideologjik të së majtës ndërkombëtare”, aq sa sot Ati i Shenjtë besohet të jetë bërë në “lideirn e të majtës botërore”.

Revista “The Renmant” i kërkon presidentit Trump që të hapë hapë një hetim që të shpjegojë se për cilin motiv NSA – Agjencia e Sigurisë Kombëtare – ka monitoruar konklavën që ka zgjedhur Papa Francesco-n, çfarë operacionesh sekrete janë kryer nga qeveria e SHBA mbi dorëheqjen e Papa Ratzinger dhe të hedhë dritë mbi transaksionet financiare me Vatikanin, të ndërprera disa ditë para dorëheqjes së Ratzinger.
Në fakt, në dhjetor 2013 Deutsche Bank mbylli bankomatët brenda Selisë së Shenjtë me justifikimin se po kryheshin hetime mbi normat kundër pastrimit të parave, por të nesërmen e dorëheqjes së Papës, Vatikani dhe Banka e gjetën menjëherë gjuhën e përbashkët, duke i rihapur bankomatët.

Në fund, autorët e letrës i kërkojnë presidentit të sqarojë rolin e Podesta-s në këtë që ai vetë e ka quajtur si “pranvera katolike”, se çfarë roli ka patur George Soros dhe nëse administrata Obama ka patur ndonjë kontakt me atë që është quajtur si “mafia e San Gallo” apo thënë ndryshe “konesnsusi mes kardinalëve dhe veskovëve (Carlo Maria Martini, Adriaan Van Luyn, Ëalter Kasper dhe Karl Lehman, Achille Silvestrini e Basil Hume) që në vitin 2005 kishte zbuluar tek Bergoglio papën perfekt për riformën e Kishës në sensing progresist.
/Marrë nga IlGiornale -Përgatiti Lapsi.al


WikiLeaks: Clinton, Obama, Soros Overthrew Pope Benedict In Vatican Coup

A group of Catholic lay leaders have asked President Trump to investigate their claims Soros, Obama and Clinton organized a Vatican coup to install radical leftist Pope Francis
February 1, 2017 by Baxter Dmitry in News, World
http://cdns.yournewswire.com/wp-content ... 00x350.jpg
George Soros, Barack Obama and Hillary Clinton orchestrated a coup in the Vatican to overthrow the conservative Pope Benedict and replace him with radical leftist Pope Francis, according to a group of Catholic leaders citing evidence from various sources including WikiLeaks emails.
Pope Benedict XVI reigned as Pope of the Catholic Church from 2005 to 2013 before unexpectedly resigning in unusual circumstances. Becoming the first Pope to step down since Pope Gregory XII in 1415, Benedict is widely considered the first to do so on his own initiative since Pope Celestine V in 1294......................................................................................
http://yournewswire.com/wikileaks-soros-vatican-coup/

Në shqip

WikiLeaks: Hilari Klinton, Barak Obama, Xhorxh Shvarz(Soros) kanë shkatërrue Papa Benediktin me anë të grushtit të shtetit në Vatikan
Një grup katolik kanë kërkuar presidentit Trump për të hetuar pretendimet e tyre se Soros, Obama dhe Clinton organizoi një grusht shteti Vatikanit duke instaluar Papa Francis, një radikal majtist.
1.II.2017 nga Baxter Dimitri në News, World

Imazh


George Soros, Barack Obama dhe Hillary Klinton orkestruen një grusht shteti në Vatikan duke rrëzue konservatorin Papa Benedikti me zëvendësimin me majtistin radikalë Papa Françeskun, në bazë të akuzës të një grup të udhëheqësve katolikë duke sjellë prova nga burime të ndryshme, të përfshimë në email-in e WikiLeaks.
Papa Benedikti XVI qendroi si Papë i Kishës Katolike nga viti 2005 deri në vitin 2013 para se të jepte dorëheqjen papritun në rrethana të pazakonta. Duke u ba Papa i parë të japë dorëheqjen pas Papa Gregori XII në 1415. Papa Benedikti ashtë konsiderue si hera e parë për ta krye këtë me iniciativën e tij që nga Papa Celestine V në 1294.......................................
Hetimi i bandës së liderëve antikatolikë po kërkohet nga Presidenti Trump pasi ashtë me interes për ma shumë se vetë katolikët. Sepse aftësia e George Shvarc/Soros për të realizue skenarë të ndrrimit, rrëzimit, grushteve të shtetit, të figurave politike në planet e tij radikale për kombe shtete ashtë e njohun botnisht; por aftësia e tij për të detyrue "ndryshim regjimin papal" në kishën katolike, një institucion i paimagjinueshme, e padepërtueshme nga jashtë, ngre pyetje serioze në lidhje me potencialin e tij për një realizimi të nji Kaosit globale. Hetimi - dhe dënimi - duhet të fillojnë në të njëjtën kohë.

http://yournewswire.com/wikileaks-soros-vatican-coup/


Anxhela Merkel – Gjakosi Krishtlindjet e 2016 n’Gjermani!

Imazh

Në pragun e Krshtlindjeve, pra të hanën e dt. 19 dhetor 2016 u përgjakën tmerrsisht te Tregu i Krishtlindjeve në Berlin nga nji akt makabër i mirë-projektuem prej forcave të errta azjatike-gjermane me nji bilanc tragjik, ku nji makinë ju vërsul qytetarve në Tregun e Krishtlindjeve; 12 të vdekun dhe 44 të plagosun(mund të jenë numri ma shumë, pasi qeveritë gjithmon mashtrojnë).
,,Zemërbardhsia,, e Angjela Dorotea Merkelit(17.VII.1954), e bija e pastorit protestant, zonjës lakuriqe në rininë e saj në ish Gjermaninë Komuniste - Sovjetike dhe sot kancelare e Gjermanisë i faturohen të gjitha dramat tragjike gjakderdhse në rrugët e Gjermanis të shum e shum gjermanve të pafajshëm.
Askush nuk përgjegjet në shtetin gjerman për aksionet makabre që organizojnë bandat aziatike të mirë organizuem, të kjartë në objektiva dhe me synime të shumta mbi popullin puntor dhe shum patriotik gjerman. Aksionet ultraterroriste të forcave të errta të ndodhuna periodikisht nuk parandalohen, gja që shtohen dyshimet se organizohen nga segmentet e shtetit me liçensimin e zonjës protestante, nudistja Anxhela Merkel.

Angela Merkel – Autorja e Tragjedis Gjermane
Krishtlindja duhet kremtue me Arkivola!

Imazh

Gjermania sundohet tash sa vjet prej dy personave që u rritën e u edukuen me doktrinën e marksiste-leniniste në ish Gjermaninë Lindore, komuniste pro-sovjetike; Joakim Gauk(Joachim Gauck i dtl. 13.IX.1949 –president prej 18.III.2012 ), presidentit, pastor protestant(…. to study theology and become a pastor in the Protestant church in Mecklenburg -….. ai zgjodhi për të studiue teologji luterane dhe të bahet një pastor në kishën protestante në Mecklenburg.) dhe bijës së pastorit protestant sëbashku me partitë socjalistët komunistë me suksesë Gjermanine me rezultate të shkëlqyera nga aktet e pandalshme e të suksesshme të terrorit aziatik mbi popullin e pa-armatosun gjerman.
Sikur të ishin në krye të shtetit gjerman presidentit dhe kancelari me besim fetar musliman ose katolik? Si do t’i cilsonin dhe sa jetëgjatë do të kishin pasë në krye të drejtimit në dy poste superjore? Jam i sigurtë se mbas nji përsekucjoni fymjesh publike, nuk do të kursenin t’i likujdonin segmentet e shtetit gjerman n’bashkëpunim me atë rrjetin e konspiracjonit religjioz ndërkombtar!
Nudistja kancelare u hapi portat Gjermanisë mbi 1 miljon aziatik? Arsyeja e vertetë ishte të shkatrronte zemrën e filozofisë europjane – Shpirtin kristjan. E gjithë kjo ,,bamirsi,, e ksaj kancelares kanibale Merkel po korr suksese, po jepë produkt tragjik mbi popullin gjerman dhe nji paralajmërim për vendet perëndimore ku u strehuen me deshirën e Merkelit dhe me urdhën të mazonve kanibalë që kanë zaptue kryetin e Bashkimit Europjan dhe të gjitha institucjonet e saj në bashkëpunim me sponsoren Anglinë që fshehet dhe Amerikën.

Andrra komuniste e Merkelit - Shkatrrimi i Gjermanis ,,paqsisht,,me anë të arabve
Imazh

Kur Merkelja e re ekspozonte organet gjenitale para rrezeve djellore në plazhet e ish Gjermanis Komuniste dhe u pregatiste ushtarakisht me sulmue e me ekzekutue vllaznit e motrat gjermane në shtetin vlla gjermano-perëndimore, kolegët e saj në Gjermaninë Perëndimore punonin natë e ditë vullnetarisht në rimëkambjen e Atdheut tyne nga barbarizmat e shkatrimeve të Luftës Dytë Botnore me nji shpirt patriotik dhe shembullor disiplinor. Kjo gjermane e edukuem me një kombinim fatal ndjenjash protestante-komuniste, me medalje nga qeveria komuniste sundon për fatin e zi Gjermaninë gjigande nga ekonomia dhe disiplina.
,,Bamirsia,, e Merkelit me 1 miljon arabë i ka futë thellë thikën gjermanve dhe mbarë kontinentit europjan duke ja rrotullue sa herë Merkelja sëbashku me pastorin protestant, presidentin gjerman sa herë që u zgjohet epshi i argtimit makabër me gjakun e viktimave ekperimental gjerman. Partia Alternative Gjermane(Alternative für Deutschland) i kërkon botnisht - Ekzekutimin e menjihershme të Merkelit si autorja ma e suksesshme e tragjedive njerzore në Gjermani pas Hitlerit.
A ka gja ma pasjonale për dyshen sundimtare gjermane t’i dhurosh në vend të urimeve për Krishtlindje – Arkivola familjeve të gjermanve?
Si mund të justifikohen akte makabre të shpeshta në Gjermani, ku sherbimet sekrete gjermane disponojnë mjete supër moderne spiunazhi, ku kontrollon çdo qelizë ku frymon jeta njerzish, ku artileriaj e kamerave bombardojnë tonelata informacjone, ku spijunazhi ka depërtue në shtratin e fmijve, foshnjeve, burrit e grues ne shtrat, në WC e kudo si dhe në botë? Përse nuk e parandaluen terrorin e fundit dhe tjerat? Përgjegjen e dijnë pastori dhe bija e pastorit, që janë në krye të shtetit gjerman tash sa e sa vjetë për fatin e zi të kombit madh krenar në botë! Çohuni gjermanët me genë dhe Mos lejoni bandat me kremna e kollare t’ju projektojnë të tjera akte edhe brutale ndaj familjeve t’ueja!

E martë, 20.XII.2016
Autori - Shkambi i Europës


Papa Françesku dhe kard. Reinhard Marks merren me marksizmin

Imazh
Papa Francis me Kardinali Reinhard Marks të Mynihut-Freising dhe delegacionin e tij gjatë audiencës së përgjithshme të Papës në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan më 19 prill 2017. - (Paul Haring / CNS.)

Inés San Martín – Shefe Zyrës për Romën - asht gazetare argjentinase që mbulon Vatikanin në Romë për Crux.
8 maj 2018
ROME

Fragmente të marrun nga ky shkrim nga gazeta ”Pulsi katolik”

ROME - Në mënyrë tipike, Papa Françeskut dhe kardinali gjerman Reinhard Marks i Mynihut konsiderohen aleatë. Kohët e fundit, megjithatë, të dy burrat që ofrojnë kontrastin, marrin trashëgiminë e një prej lëvizjeve ma me ndikim shoqnor dhe politik të botës moderne - ironikisht, "marksizmin".
Ndërsa kardinali bavarez tha në një intervistë të fundit se babai i komunizmit - karl marksi kishte "padyshim" ndikim në mësimdhënien sociale katolike.

“Në të njëjtën kohë, Kardinali Marx tha se babai i komunizmit mund të jetë "shumë i dobishëm" në dritën e revolucioneve dhe luftrave aktuale.
"Të drejtat e njeriut pa pjesëmarrjen materiale mbeten të paplota," Kard. Reinhard Marks, i tha Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung. "Pa atë [Karl Marksin], nuk do të kishte ndonjë doktrinë shoqërore katolike," tha kardinali, duke deklarue gjithashtu se sociologjikisht nuk asht përgjegjës për krimet e kryeme në emën të karl marksit.
“Kardinali Marks gjithashtu tha se ai gjithmonë asht i magjepsun nga shkrimet e njeriut(karl marksit) që ndan emnin e tij dhe se sipas mendimit të tij, mësimi shoqnor i Kishës i detyrohet njohjes atij Karl Marksit.
"Ne jemi në shpatullat e Karl Marksit", tha Kard. Reinhard Marks, duke citue teologun jezuit Oswald von Nell-Breuning. "Kjo nuk do të thotë se ai asht babai i Kishës, por pozicioni i tij ka kenë gjithmonë një pikë diskutimi, referimit. "

“Sidoqoftë, tha kardinali Marks, "ne nuk duhet të kishim lejue kapitalizmin e shfrenuem të na vjedhte flamurin e drejtësisë ndaj punëtorëve dhe solidaritetit ndaj atyne që janë të shkelun".

"Historikisht [ju nuk mund ta ndani një mendimtar nga ajo që ma vonë asht ba në emën të karl marksit nga të tjerët", tha ai, sipas gazetës së Vatikanit, L'Osservatore Romano, që kishte një artikull më 5 maj duke mbledhë disa nga fjalët e kardinalit nën titullin e "Marksi në ndriçim të pasmë" [Marksi në pasqyrim]. "Asht gjithashtu e vërtetë që karl marksi as nuk duhet të jetë përgjegjës për të gjitha ato që janë kryer krimet kundër popullit sovjetik si rezultat i teorive të tij, deri në gulagët e Stalinit".

“Karl Marksi dha dy intervista; një në Frankfurter dhe një në Rheinische Post, me përmbajtje të ngjashme në të dyja, përpara 200 vjetorit të lindjes së autorit të Manifestit Komunist më 5 maj 1818.”
“Duke folë për manifestin e shkruem nga një njeri i përshkruem nga letra e Vatikanit si "një nga kritikët ma të egër të Kishës dhe priftërinjve", kardinali e pranoi se e kishte "impresionuar" atë.
Sipas kardinalit, tani që "socializmi i vërtetë" ka mbarue në Europë, ndoshta asht e mujtun të "kemi një vështrim ma të paanshëm në filozofinë e tij", sepse karl marksi asht një mendimtar i cili "kontribuoi në formësimin e historisë sonë" edhe në kuptimin negativ. "

“Ndër të tjera, kardinali theksoi se Karl Marksi ishte një "analist akut i kapitalizmit" dhe se sot efektet ekologjike të tij politike janë ba të dukshme: "ajo që asht teknikisht e mujtun të bahet" dhe "ajo që gjeneron të ardhuna duhet të përballet pa veshtirsi. "

Ja disa teza në anglisht;

At around the same time, Cardinal Marx said that the father of Communism can be “very helpful” in light of current revolutions and wars.
“Human rights without material participation remain incomplete,” Marx told the Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung. “Without him [Karl Marx], there would not be any Catholic social doctrine,” the cardinal reportedly said, also stating that the sociologist is not responsible for the crimes committed in his name.
The prelate also said that he’s always been fascinated by the writings of the man who shares his name, and that in his opinion, the Church’s social teaching owes recognition to that Marx.
“We’re on the shoulders of Karl Marx,” he said, quoting Jesuit theologian Oswald von Nell-Breuning. “This doesn’t mean that he’s a father of the Church. But his position has always been a point of discussion.”
In any case, he said, “we shouldn’t have allowed unbridled capitalism to steal from us the banner of justice towards the workers and of solidarity towards those who are trampled.”
“Historically [you can’t] separate a thinker from what was later done in his name by others,” he said, according to the Vatican’s newspaper of record,L’Osservatore Romano, that had an article on May 5th collecting some of the cardinal’s words under the headline of “Marx in back-lighting” [Marx in controluce]. “It’s also true that he must not even be held responsible for all that was done as a result of his theories, up to the Stalin gulags.”
Marx gave two interviews, one to the Frankfurter and one to the Rheinische Post, with similar content in both, ahead of the 200th anniversary of the birth of the author of the Communist Manifesto on May 5, 1818.
Speaking about the manifesto written by a man described by the Vatican’s paper as “one of the bitterest critics of the Church and priests,” the cardinal acknowledged it had “impressed” him.
According to the cardinal, now that “real socialism” has ended in Europe, it’s perhaps possible to “have a more impartial look at his philosophy,” because he’s a thinker who’s “contributed to shaping our history” even in “a negative sense.”
Reinhard Marksi, who was made a cardinal by Benedict XVI, also told the story that St. John Paul II used to jokingly call him “nostro marxista” [our Marxist].
Among other things, the cardinal highlighted that Karl Marksi was an “acute analyst of capitalism,” and that today its political end ecological impact have become visible: “that which is technically possible can be done,” and “that which generates revenue must face no obstacle.”

https://cruxnow.com/vatican/2018/05/08/ ... n-marxism/

E pregatiti në shqyp Bep Martin Pjetri
E diel, 5.VIII.2018


Autori - Maike Hickson
Simpatia e Kardinalit gjerman Reinhard Marksi për karl marksin! Heshtja dhe lejimi i papës Françeskut !

Kardinali gjerman Marks vlerëson babain e komunizmit Karl Marksi, Katolik, komunizëm, marksizëm, Reinhard Marx

Imazh

GJERMANI, 1 maj 2018 (LifeSiteNews)
NEWSCATHOLIC CHURCH
Tue May 1, 2018

- Me rastin e 200 vjetorit të lindjes së Karl Marksit, kardinali Reinhard Marks dha një intervistë në Gjermani, në të cilën pretendonte se Karl Marksi ndikon patjetër në doktrinën shoqnore katolike, duke shtue se ishte "i impresionuem" nga Manifesti Komunist i Marks- Engelsit.
Karl Marksi shpesh asht referue si babai i komunizmit, një teori politike e lidhun me vdekjen e miliona njerëzve.
Kardinali Marks, një nga antarët e këshillit të nantë të kardinalve të zgjedhun nga Papa Françesk për ta këshillue atë, ashtë në ballë të asaj konfrontimit që përshëndetet si një "paradigmë e re" në Kishë, e cila largohet nga mësimi i maparshëm i Kishës mbi moralin seksual (këtu, këtu , dhe këtu) dhe martesa.
Siç raporton në faqen e internetit të ipeshkvijve gjermanë Katholisch.de më 30 prill 2018, kardinali Marks, kryeipeshkvi i Mynihut-Freising dhe presidenti i konferencës së Ipeshkve gjermane, i tha Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung se “Manifesti komunist ": i ka ba mjaft përshtypje".
Ky dokument manifesti ishte shkrue nga Karl Marksi dhe Friedrich Engels dhe u shpall në 1848.
Në një tjetër intervistë të kohëve të fundit, kardinali Marks pranoi që gjetjet e Karl Marksit ishin "interesante", duke shtue se Manifesti Komunist ka "një energji" dhe "një gjuhë të madhe".
"Vetëm duhet të lexohet Karl Marksi pa paragjykime, do të befasojë cilindo për mrekullitë e saja, "shpjegoi prelati. "Ka një frymëzim, një shtysë revolucionare," tha ai.

Sipas Vatikanit, kard. Marks tha gjithashtu në intervistën e tij te Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung se Karl Marksi "mund të jetë shumë i dobishëm" në dritën e konflikteve, revolucioneve dhe luftrave, aktuale të cilat shumë mirë mund të kenë rranjët e tyne në padrejtësi ekonomike.
"Të drejtat e njeriut pa pjesëmarrje materiale mbeten të paplota", tha kardinali. Kardinali Marks - i lindun në fshatin e Karl marksit, i cili dikur ishte profesor i etikës shoqërore - quhej edhe "sociologu i parë serioz" i Karl Marksit.
Duke citue një burim tjetër lajmi për të njëjtën intervistë, Kard. Marks tha gjithashtu për Karl Marksin: «Pa atë, nuk do të kishte ndonjë doktrinë shoqnore katolike.» Për më tepër, ai e bani të kjartë se Karl Marksi nuk asht përgjegjës për krimet e stalinizmit, madje megjithëse kardinali pranoi se "aty duhet të gjendet [në shkrimet e Marksit] këtu ose atje ndonji mendim totalitar", siç asht kolektivizmi që nuk respekton individin.
Sidoqoftë, shtoi kardinali, nuk mund të vendoset Karl Marksi në një "lidhje të drejtpërdrejtë" me marksizmin dhe leninizmin e mavonshëm politik, as me sistemin e burgjeve sovjetike dhe me kampet e punës.
………………………………………………………………………………….--
Në një tekst të hershëm të shkruem në vjetin 2007, Kardinali Marks citon aprovimin e një deklarate të një profesori për doktrinën shoqnore - katolike që thotë: «Të gjithë qëndrojmë në supet e Karl Marksit.» Pastaj prelati shtoi se «Marksi nuk ishte thjesht ideolog» duke pretendue se K. Marksi "nuk ka propagandue fare një përmbysje anarkike.

" Karl Marksi, përkundrazi, donte një "pjesëmarrje të plotë shoqnore", e cila "tani po kërkojmë, që të aplikohet gjithashtu nga ana e kishave katolike".

LifeSiteNews i kërkoi Prof. Konrad Löw të komentojë mbi deklaratat e fundit të bame nga Kardinali Marks.
Löw asht një profesor gjerman i shkencave politike, i ligjit dhe i mbrojtës të drejtave të njeriut i cili ka shkrue libra mbi fenomenin e totalitarizmit dhe asht vetë një specialist i Karl Marksit. Libri i tij ma i randsishëm në këtë fushë asht ”Mythos Marx und seine Macher” ("Miti Marks dhe Krijuesit e tij").
Ai vuni në dukje se "Manifesti Komunist" ban thirrje për "shkatërrim të dhunshëm" të urdhnave politikë aktualë që do të mbushnin "male me kufoma dhe lumenjë gjakut".

"Komunistët e përçmojnë kard. Marksin se fshehë synimet dhe qëllimet e doktrinës komuniste të tyne, deklarojnë haptazi se qëllimet e tyne arrihen vetëm me ndihmën e shkatërrimit të dhunshëm të të gjithë rendit shoqnor që ekziston deri më tani, duke i frigue klasat sunduese aktuale!"
Nëse e përfytyroj këtë të ardhme sipas pikpamjes të kardinalit Reinhard Marksi(konteksti - heshtja, lejimi i ktyne pikpamjeve ultra – antinjerzore nga papa Françeskut);
Unë shoh malet e kufomave dhe lumenjve të gjakut - Stalini do i dërgonte kardinal Marksit dhe papa Françeskut përshëndetjet e tij prej vorrit!"
"Me citime të tilla, kam krye një libër të trashë: "Marksi dhe Engelsi - Etërit e Terrorit" (Marx und Engels - Die Väter des Terrors) Ai që nuk dëshiron ta marrë vesh, nuk mund të ndihmohet", tha Löw.
https://www.lifesitenews.com/news/germa ... -karl-marx

E hanë, e pregatiti në shqip Bep Martin Pjetri
E hanë, 6.VIII.2018



Papa Françesku po kritikohet rreptë per sjelljet e tija politike në favor të Klubit Bollshevik të BE-s duke u rreshtue me bolshevikët kundër Presidentit Trump.
I kërkon ndihmë papa Bandës bolshevike të BE-s për ta mbrojtë nga furtuna e kritikve të besimtarve katolikë me të drejtë.

Comece: Ipeshkvijtë e BE-së i shprehin "mbështetjen, besnikërinë dhe besimin" Papës

Jean-Claude Hollerich:"Përballë sulmeve serioze kundër Kishës dhe personit të Ati i Shenjtë, Komisioni i Ipeshkvijve tё Bashkimit Evriopian (Comece) ripohon mbështetjen, besnikërinë dhe besimin ndaj Papёs Françesku".
R.SH. - Vatikan
"Përballë sulmeve serioze kundër Kishës dhe personit të Ati i Shenjtë, Komisioni i Ipeshkvijve tё Bashkimit Evriopian (Comece) ripohon mbështetjen, besnikërinë dhe besimin ndaj Papёs Françesku". Kёshtu thuhet në një mesazh të shkurtër nënshkruar nga Kryeipeshkvi Jean-Claude Hollerich, president i Komisionit tё Ipeshkvijve tё Bashkimit Evropian (COMECE), dhe botuar nga agjencia Sir.
COMECE, vazhdon teksti, "dënon përpjekjet për ndarjen e Kishës sё Krishtit dhe i fton të gjithë njerëzit me vullnet të mirë të punojnë, në fe, për zhvillimin e një bote sipas drejtësisë, së vërtetës dhe paqes".

31 gusht 2018, 17:17


Kryeipeshkvi Jean-Claude Hollerich S.J. zgjidhet Presidenti i ri i COMECE
Imazh
Marksisti, miku i zemrës të papa Françeskut - kardinali gjerman - Reinhard Marx dhe Kryeipeshkvi i Luksemburgut Jean-Claude Hollerich
Komunikatë për Shtyp, 08/03/2018
Shkëlqesia e Tij Mgr. Jean-Claude Hollerich S.J., Kryeipeshkvi i Luksemburgut u zgjodhë sot Presidenti i COMECE nga Delegatët e Konferencave Ipeshkvnore të Bashkimit Europian për një mandat 5 vjeçar. Në të njëjtat zgjedhje u zgjodhën edhe katër nënkryetarë:
Mgr. Noel Treanor (Irlandë), Mgr. Mariano Crociata (Itali), Mgr. Jan Vokal (Republika Çeke), Franz-Josef Overbeck (Gjermani).
Mgr. Hollerich arrin te H. Em. Kardinali Reinhard Marx, i cili mbajti kryesinë e COMECE për dy mandate – 10 vjetë dhe, ndër të tjera, çoi në procesin e Dialogut (Re) Thinking Europe.
Mgr. Hollerich tani i asht besue përgjegjësia dhe sfida për të drejtue COMECE për periudhën 2018-2023, duke përfitue nga suksesi i (Ri) të menduemit të Europës, duke forcue Dialogun midis institucioneve të BE-së dhe Kishës Katolike në bazë të nenit 17 TFEU.
Menjëherë pas zgjedhjes së tij, Presidenti Mgr. Hollerich deklaroi se ai asht "i gatshëm të punojë së bashku me të gjithë personat e vullnetit të mirë që janë të përkushtuem për të respektue dhe mbrojtë dinjitetin njerëzor", duke konfirmue angazhimin e COMECE për të vënë personin njerëzor dhe të mirën e përbashkët në qendër të politikave të BE.
Duke përfaqësuar Luksemburgun në COMECE që nga nandori 2011, Mgr. Hollerich ka kontribue në një Dialog aktiv midis institucioneve të BE dhe Kishës.
Gjatë takimit të 13-të vjetorit të nivelit të naltë, të organizuem nga Komisioni Europian, Mgr. Hollerich deklaroi se Kishat dhe bashkësitë fetare janë të angazhuem në Dialogun me aktorët politikë për të kontribue në ndërtimin e Europës si një projekt i paqes bazue në të mirën e përbashkët. "Të krishterët - kujton ai - nuk janë një grup interesi që flet në favor të feve, por qytetarët europianë të angazhuem për ndërtimin e Europës, shtëpinë tonë të përbashkët".
Gjatë Kuvendit të Pranverës, ipeshkvët gjithashtu emnuen Mgr. Rimantas Norvila (Lituani) si President i Komisionit për Marrëdhëniet e Jashtme të BE-së, Mgr. Antoine Herouard (Francë) si President i Komisionit për Çështjet Sociale dhe Mgr. Theodorus Cornelis Maria Hoogenboom (Holandë) si President i Komisionit për Çështje Ligjore.
Fillimi i Presidiumit të sapozgjedhur COMECE do të shënohet nga Masa për Europën, që do të festohet sot në orën 19:00 në kishën e Notre-Dame du Sablon, Bruksel, me ftesë të H. Em. Kardinali Joseph De Kesel, Kryeipeshkëv i Malines-Bruksel.

Pak biografia
Presidenti Kryeipeshkvi Hollerich u lind në Luksemburg në vitin 1958 dhe u shugurua prift në vjetin 1990. Ndërmjet viteve 2008 dhe 2011 ai ishte zëvendës-rektor për Çështjet e Përgjithshme dhe të Studentëve në Universitetin Sofja në Tokio. Në vjetin 2011, Papa Benedikti XVI e emnoi kryeipeshkvin e At Jean-Claude Hollerich SJ të Luksemburgut. Ai u emnue President i Konferencës së Komisioneve Europiane për Drejtësi dhe Paqe në vjetin 2014 dhe President i Komisionit të CCEE për të rinjtë në vitin 2017.

E pregatiti në shqyp Redaksia e Kulturës Fetare http://www.proletari.com
E shtunë, më dt. 1.IX.2018
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4365
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Gjoke Vata demaskon Kryetin e Klerit Katolik të Shqipnis në duart e të huajve dhe kryerenegatit - mercenar shqiptar ipeshkvit gjergj meta!

Në zbatim të urdhnave të Tiranës Bolshevike - Sigurimit të Komunizmit!

Imazh

6 shkurt 2018
U morë nga facebok i poetit, kant-autorit, kangtarit, fizarmoniçistit i Gjokë Vatës - Shkodër

Mendimet e mija për fjalët e fesë.Nga Gjokë Vata.

I
Zot i Madh të qofsha falë
Për kte fe që ma ke dhanë.
Kjo e mirë s’shprehet me fjalë,


II
Veç më duhet me të thane:
Por me qenë se ata t’kryesis
Të ktijë kleri katolik,
Që u prinë t’kshtenve të Shqipnis,
Kjo fe do t’më thonte ik,
Se ktë kler po e kryesojnë,
Ata që nga un të dbojnë.



Para ardhsat e tyre,
Kanë qenë të nji tjetër ngjyre
Ata punuen pa ndërpre,
Për fe t’vet e për Atdhe
Me ato talente t’epra,
Letërsisë i dhanë kryevepra
E punuen për gjuhë shqiptare
Me u ngjitë n’majet ma të larta
Ndrysh s’do t’kishte shkrime t’arta

IV
E me i thanë: S’asht gjuhë letrare???!!!
Sikur t’ishte vu prej shkencës
Shqipja që përdoret sot
I falëm intelixhencës,
Se e dhuron i Madhi Zot,
Por kur dihet si e pse
U vendos kjo shqipe dje
Mos me i çmue fjalët gjuhtarit
Ma të madh t’rodit shqiptarit,
Që thot: Tekja e politikës,
Asht anmike e liguistikës.

V
S’ flet Rradio Maria jonë
Gjuhën e asaj letërsi,
Që na mbushë me krenari,
Si dje, sot e përgjithmonë.
Mos me qenë n’t’martirve fron
Martiri Padër Anton,
Ngase komunizmi s’don???!!!
Çdo klerik që i fali jeten
Fes e Atdheut ai e sheh vehten
Shpallë martir nga i Madhi Zot,
Si çdo i ndershëm patriot.
Por ku qenë klerikt e mijë
A kanë qenë në Shqipëni,
Kur ndolli kjo blasfemi,
Që shndroi n’ Zot fjalën zotni?!
Kjo then dy urdhnat e parë
T’dekalogut të krishten
E klerikët shqipëtarë
Ku kanë qenë
Që s’janë çu me protestu
E pranuen tue ndejë haru.
Rrespektimi i padrejtsisë,
Bahet fajë ndaj Përendisë.

Shenim;

- https://www.facebook.com/gjoke.vata
- U ndanën vargje në strofa me numra romakë sipas përmbajtjes nga sektori i kulturës. proletari.com!
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4365
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Gjashtë tezat e zeza të shokut Gjergj Metës - ipeshkëv i Kishës Katolike Italjane në Shqipni!

- Për shkomtarizimin e Kishës me shfarosjen Gegnishten në Kishë!

Kisha Katolike e Shqypnis asht;
- Kshtjella e I-rë e Shqyponjave të Flamurit të Gjergj Kastriotit,
- Të Gegnishtes e ekzistencës së ADN-ës së
- E Kulturës së kombit Shqyptare n'shekuj!)
- E Binomit Atdhe - Fe


“A duhet liturgjia të flasë vetëm gegnisht? – Një përgjigje për Ledi Shamkun!” GJERGJ META - 30.III.2016

Skjarim

Shoku Gjergj Meta, ipeshkëv i kishës katolike italjane në Shqipni asht bazue në kët shkrim skandaloz te;
- Fjalimi i Sh. Enver Hoxha më 6 shkurt 1967(Për zhdukjen e fesë dhe ushtrimin e Gjenocidit ndaj Meshtarve dhe Prelatve të Kishës Katolike) si dhe te
- Vendimet dhe ligjet e Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe më 20-25 nandor 1972 nën drejtimin e kryediktatorit sh. Enver Hoxha!(Për shfarosjen e Gjuhës Gege - Gjuha themeluese e kulturës së kombit shqyptar).

- Janë 6 teza të nxjerrun bruto nga shkrimi i shokut gj.metës - ramiz alia i Kishës katolike Italjane në Shqipni;
http://peregrinus.al/2016/03/30/pergjig ... i-shamkut/
Imazh
Shoku Gjergj Meta - Ramiz Alia i Kishes Katolike italjane-shqiptare

I.

Unë mendoj që sot Kisha gjendet në një realitet tjetër dhe të ndryshuar.
Kush kërkon sot nga meshtarët që të kultivojnë gjuhën apo letërsinë apo historinë, mendoj se bën një gabim ideologjik, sepse risjell një model të para 80 vjetëve në mënyrë akritike në kushtet e sotshme dhe kjo është pura ideologia, përveçse padrejtësi historiografike.

II

- Në vitet 20’ apo 30’ meshtarët katolikë, në mënyrë të veçantë françeskanët, kanë bërë përveç punës baritore edhe një punë supletive për shkak të mungesës së institucioneve përkatëse edhe kjo ama brenda një logjike misioni specifik, që në atë moment Kisha e ka parë të arsyeshme ta bëjë të vetin.
Mirë apo keq, dakort apo jo, sot ne kemi institucione që u përgjigjen këtyre aspekteve (Akademia e Shkencave, QSA, Universiteti etj).
Në këtë pikë ne duhet t’i akordojmë më shumë besim këtyre institucioneve në vend që të kërkojmë nga meshtarët apo Kisha gjëra që sot për mendimin tim ajo nuk ka as për detyrë e as për mision të bëjë.

III

Mendoj që Kisha dhe liturgjia nuk janë tashmë vendi ku duhet kultivuar gjuha, pasi ajo tashmë ka (falë Zotit) vendin e vet, por
Kisha është e gatshme gjithmnë që të pranojë në gjirin e saj rrjedhën e gjuhës e të mos mbetet peng e asnjë standardi e asnjë nënkodi.
Unë nuk mendoj që Kisha katolike duhet të marrë në liturgji gegnishten si standard të saj, sepse në këtë mënyrë do të bënim të njëjtin gabim të vitit 72’ kur shqiptarëve iu imponua një standard.

IV

Unë jam dakort me vendimin e Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë për marrjen e standardit të 72’ si gjuhën zyrtare të saj.

V

Është një çështje tjetër cilësia e punës që bëhet për tekstet dhe botimet kishtare, liturgjike apo te besimit. Por këtu nuk është problemi pse është zgjedhur standardi, por sepse ndoshta nuk ka ekspertë të mirfilltë, të cilët nuk duhet dhe nuk mund të kërkohen (vetëm) ndër meshtarë, por ndër njerëz laikë e të specializuar.
Në këtë pikë Kishës katolike, pasi të bëjë një mea culpa , i duhet të investojë para dhe struktura për një punë të tillë.

VI

Në një kohë kur meshtarët janë më pak se në vitet 30’ dhe popullsia katolike është pothuajse dhjetëfishuar në krahasim me vitet 30’, nuk mund t’u kërkosh atyre, pra neve, që të jemi kultivues të gjuhës apo historisë dhe nuk kemi pse ta bëjmë këtë gjë. Jeni ju laikët, ndër të cilët edhe ti, që keni këto sensibilitete ta çoni përpara kauzën e kulturës e ne duhet të marrim prej jush.

Gegëshkruesi
E hanë, 13./8/2018
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4365
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
A duhet liturgjia të flasë vetëm gegnisht? – Një përgjigje për Ledi Shamkun! - GJERGJ META
ImazhImazh

6.3.2016
Shumë e dashur Ledi!

Po i përgjigjem një pyetje publike që ua ke drejtuar të gjithëve në rrjetin social facebook, por në mënyrë të veçantë mua, pasi më ke përmendur me emër. Po e vendos pyetjen edhe një herë këtu, më shumë si sqarim për lexuesit se sa për ty.
Duke qenë se repertori i çdo gjuhe, pra dhe i Shqipes se nuk e kemi sui generis, përbëhet nga regjistra e sidomos nga nënkode e ligjërime sektoriale, e duke qenë se: 1. Ka sllavishte kishtare (që nuk është sllavishtja letrare), ka greqishte liturgjike (që nuk është greqishtja letrare) etj etj me radhë; dhe: 2. Shqipja e liturgjisë ortodokse nuk është kodi standard po koineja toskë (pak a shumë ajo e ushtruar nga Noli) dhe 3. Edhe liturgjia katolike në shqip ka traditën e saj – vijmë tash te pyetja: çfarë e pengon liturgjinë katolike në shqip me ndjekë traditën, duke i dhënë kështu edhe Shqipes përmasën e duhur të repertorit? E kam pyetje, madje dilemë, jo objekt sherri. Kështu që kush ka përgjigje keqane joprofesionale, lutem t’i kursejë s’paku këtu.
Më duhet të them se ke prekur një temë sa delikate aq edhe të rëndësishme që më jep rastin të them publikisht atë çka mendoj dhe sigurisht të sqaroj disa gjëra që nga ana e shumë njerëzve, ose trajtohen cektësisht, ose me inat, ose me përçmim ndaj pasurisë gjuhësore që shqipja ka. Unë do të mundohem të shpreh mendimin tim duke u nisur nga premisa më shumë të karakterit liturgjik dhe ekleziologjik, se sa gjuhësor për të cilat nuk jam i fushës. Edhe nëse në të kaluarën kam hyrë në ndonjë çështje gjuhësore, që u përket specialistëve, këtë e kam bërë o nga nxitimi rinor o nga dëshira e mirë për të kontribuar diçka.

Ti Ledi në pyetjen tënde lidh dy fjalë me njëra-tjetrën gjuhën dhe liturgjinë. Për të dhënë mendimin tim më duhet së paku të jap një përkufizim për liturgjinë, ndërsa për gjuhën po ta lë ty. Sipas Konçilit II Vatikan, por jo vetëm, edhe sipas një tradite të gjatë të Kishës, liturgjia është “…ushtrimi i misionit priftëror të Jezu Krishtit; në të, nëpërmjet shenjave të ndjeshme (per signa sensibilia) dhe sipas mënyrës përkatëse të secilës prej tyre, përmbushet shenjtërimi i njeriut dhe ushtrohet prej Trupit Mistik të Jezu Krishtit, d.m.th. nga Kreu dhe nga gjymtyrët e tij kulti publik tërësor” (SC 7).
Së pari kur flasim për liturgji ne kemi parasysh, në kontekstin tonë, liturgjinë e krishterë dhe vetëm atë. Kjo do të thotë që fusha e hulumtimit tonë është e kufizuar në këtë aspekt. Liturgjia ekziston edhe në religjione të tjera sigurisht, por ne nuk mund të hapemi aq shumë se nuk na e lejon as koha e nevojiten edhe aftësi të veçanta. Prandaj ne kur flasim për liturgji duhet të kemi parasysh veçantinë e liturgjisë së krishterë e sidomos asaj katolike meqë po i referohemi. Pra liturgjia sipas përkufizimit të mësipërm, para se të jetë opus hominis (vepër apo veprim e njeriut) është opus Dei (vepër, veprim apo punë e Zotit). Subjekti liturgjik është Hyji e këtë ne nuk mund ta anashkalojmë për një trajtim sa më të mirë të çështjes. Liturgjia atëherë është një locus, nëse mund ta quajmë kështu, një hapësirë ku ndodh takimi i njeriut me Hyjin, një ndër ato hapësira që për Konçilin II të Vatikanit është actio sacra praecellenter, veprimi i shenjtë në kuptimin e plotë të fjalës (SC 7), d.m.th. hapësira më e privilegjuar për këtë takim. Sikurse mund të kesh vënë re më sipër elementët më specifikë të liturgjisë janë të ashtëquajturat signa shenjat, simbolet të cilat bashkojnë dy element: njërin material e tjetrin gjuhësor (jo rastësisht signum dhe significatio kanë të njëjtën rrënjë). Shenjat shoqërohen edhe me gjuhën, por në shumë raste ato flasin vetvetiu. Ka sigurisht një gjuhë të shenjave dhe për këtë nuk ka nevojë të zgjatem, sepse je vetë e fushës.

Në këtë pike, qoftë shenjat, simbolet e qoftë gjuha janë instrumenta, mjete, të cilat lejojnë këtë takim të njeriut me Hyjin. Dhe janë të vlefshëm, për aq sa lejonë këtë komunikim, dhe të pavlefshëm në momentin që kthehen në një skandalon (pengesë) për këtë takim apo komunikim. Megjithëse në të njëjtin dokument, pra Scarosantum Concilium etërit e Konçilit thonë që “Përdorimi i gjuhës latine, përveç të drejtave të veçanta, duhet të ruhet në ritet latine” vetë Konçili në të njëjtin dokument pohon që “…përdorimi i gjuhës kombëtare mund të jetë shumë më i dobishëm për popullin”. Në përkthimin e dokumentave të Koncilit në shqip është kthyer lingua vernacula në gjuhë kombëtare, çka sipas meje nuk është e përshtatshme. Megjithatë në mënyrë implicite në fakt ishin krijuar kushtet, dhe etërit e pranojnë, që gjuha latine, me gjithë fisnikërinë e saj dhe bukurinë e saj, ishte kthyer në një pengesë për pjesën më të madhe të njerëzve. Në fakt këtë e kishte kuptuar qysh në 1517 Martin Luteri e pse jo edhe në 1555 dom Gjoni jonë. Dom Gjoni jonë, i biri i Benediktit, ka kërkuar një mënyrë, një rrugë, një gjuhë për të ardhur afër njerëzve dhe nuk ka gjetur një më të mirë se sa ajo që flisnin gjindja e tij. Asnjë nga autorët kishtarë të shqipes së lashtë nuk ka shkruar që të kultivojë gjuhën shqipe, por që të sjellë Fjalën e amshuar në një gjuhë më të kuptueshme dhe më afër njerëzve. Kjo është logjika e mishërimit, Zoti u bëhet i afërt njerëzve, verbum caro factum est, fjala bëhet mish (Gjn 1,14). Në tekstin original të Ungjillit të Gjonit kemi Fjala bëhet mish dhe ndërton tendën e saj midis njerëzve. Tenda nuk nënkupton shtëpi guri, por diçka që lëviz e shtegton bashkë me njerëzit sa herë ata ngrenë tendën e tyre për të ikur. Vetë koncepti i tendës është realiteti i një shndërrimi dhe shtegtimi të vazhdueshëm. Nëse nuk hyjmë në këtë logjikë atëherë jemi kundër një logjike të mishërimit. Edhe gjuha, pra fjala është e tillë, shtegtuese bashkë me njerëzit.
Prandaj që, mua më duket statike dhe e ngurtë ideja e futjes së liturgjisë në danat e një koine-je, sado fisnike dhe e bukur që ajo të jetë. Nuk dua të hyj këtu në çështjet gegnisht, toskërisht standard. Ata që më kanë ndjekur e dijnë mendimin tim mbi këtë çështje. Por ajo që dua të them është që liturgjia e krishterë, nëse në disa momente ka qenë një lloj depositum linguae, për shumë linguae vernaculae e në mënyrë të veçantë për shqipen, kjo nuk do të thotë se ajo është vetëm e tillë dhe se këtë funksion duhet të vazhdojë të mbajë ndërkohë që kushtet ndryshojnë. Unë mendoj që sot Kisha gjendet në një realitet tjetër dhe të ndryshuar. Kush kërkon sot nga meshtarët që të kultivojnë gjuhën apo letërsinë apo historinë, mendoj se bën një gabim ideologjik, sepse risjell një model të para 80 vjetëve në mënyrë akritike në kushtet e sotshme dhe kjo është pura ideologia, përveçse padrejtësi historiografike. Në vitet 20’ apo 30’ meshtarët katolikë, në mënyrë të veçantë françeskanët, kanë bërë përveç punës baritore edhe një punë supletive për shkak të mungesës së institucioneve përkatëse edhe kjo ama brenda një logjike misioni specifik, që në atë moment Kisha e ka parë të arsyeshme ta bëjë të vetin. Mirë apo keq, dakort apo jo, sot ne kemi institucione që u përgjigjen këtyre aspekteve (Akademia e Shkencave, QSA, Universiteti etj). Në këtë pikë ne duhet t’i akordojmë më shumë besim këtyre institucioneve në vend që të kërkojmë nga meshtarët apo Kisha gjëra që sot për mendimin tim ajo nuk ka as për detyrë e as për mision të bëjë.

Duke u kthyer edhe një herë në argumentin tonë e dashur Ledi, unë mendoj se Kisha katolike qoftë në Liturgji, por qoftë edhe në aspektet kateketike apo edhe në botime duhet të ndjekë një kriter mishërimi dhe pështatjeje me kushtet e reja (alias inkulturimi). Të ftoj të lexosh kapituillin e nëntë të letrës së parë të Palit Apostull drejtuar Korintasve në të cilën ai thotë “u bëra gjithçka me të gjithë vetëm që të fitoja ndokënd për Krishtin”. Vetëm një logjikë e tillë i shkon për shtat Kishës e cila nuk flet vetëm një gjuhë, apo sikurse thua ti në pyetjen tënde vetëm një nënkod apo ligjërime sektoriale, por që merr ccdolloj ligjërimi sektorial apo nënkodi dhe e përdor për të arritur vetëm një qëllim, atë të shpalljes së Fjalës së Mirë të Ungjillit e në liturgji shenjtërimin e njeriut.
Mendoj që Kisha dhe liturgjia nuk janë tashmë vendi ku duhet kultivuar gjuha, pasi ajo tashmë ka (falë Zotit) vendin e vet, por Kisha është e gatshme gjithmnë që të pranojë në gjirin e saj rrjedhën e gjuhës e të mos mbetet peng e asnjë standardi e asnjë nënkodi. Unë nuk mendoj që Kisha katolike duhet të marrë në liturgji gegnishten si standard të saj, sepse në këtë mënyrë do të bënim të njëjtin gabim të vitit 72’ kur shqiptarëve iu imponua një standard. Ne nuk mund ta bëjmë këtë për sa kohë që katolikë ka në Vermosh e në Gramsh, në Korçë e në Zadrimë. Por Kisha katolike dhe operatorët e saj (meshtarët në mënyrë të veçantë) do të duhet të flasin gjuhën e njerëzve, të dinë mirë gegnishten e Vermoshit e të Mirditës, po ashtu toskërishten e Vlorës e të Korçës, atë të Shqipnisë së mesme e po ashtu të dinë mirë standardin e 72’. Thonë që Zoti shkruan drejt në vija të shtrembta, e pse nuk u lëvdoka e u lutka edhe me standardin e 72’? Unë mendoj që padrejtësitë historike nuk korrigjohen në këtë kontekst.

Më lejo tani një shkarje jashtë fushës. Kultivuesit e gegnishtes duhet të kenë paarsysh që gegnishtja nuk është vetëm ajo që flasin katolikët, por edhe ajo që flitet nga popullsitë myslimane nga Elbasani e sipër e po ashtu edhe ajo e dibranëve ortodoksë të Gollobordës, apo ortodoksëve të Shkodrës. Prandaj nëse ekzsiton vullneti të kultivohet, të ruhet apo edhe më tepër të bëhet gegnishtja me të drejtë qytetarie, ajo duhet të ketë kultorët e saj më gjithpërfshirës, përndryshe do të mbetet vetëm sektoriale.

Unë jam dakort me vendimin e Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë për marrjen e standardit të 72’ si gjuhën zyrtare të saj. Kjo nuk e pengon Kishën që të dijë të shprehet edhe në gegnisht apo toskërisht, pasi duhet ta bëjë në sajë të misonit të saj. Por po aq nuk jam dakort me Konferencën Ipeshkvore që ka ndryshuar lutjet themelore si lutja “Ati ynë” apo “T’falem Mari”, edhe pse kjo do të hante një diskutim tjetër.
Është një çështje tjetër cilësia e punës që bëhet për tekstet dhe botimet kishtare, liturgjike apo te besimit. Por këtu nuk është problemi pse është zgjedhur standardi, por sepse ndoshta nuk ka ekspertë të mirfilltë, të cilët nuk duhet dhe nuk mund të kërkohen (vetëm) ndër meshtarë, por ndër njerëz laikë e të specializuar. Në këtë pikë Kishës katolike, pasi të bëjë një mea culpa, i duhet të investojë para dhe struktura për një punë të tillë. Në një kohë kur meshtarët janë më pak se në vitet 30’ dhe popullsia katolike është pothuajse dhjetëfishuar në krahasim me vitet 30’, nuk mund t’u kërkosh atyre, pra neve, që të jemi kultivues të gjuhës apo historisë dhe nuk kemi pse ta bëjmë këtë gjë. Jeni ju laikët, ndër të cilët edhe ti, që keni këto sensibilitete ta çoni përpara kauzën e kulturës e ne duhet të marrim prej jush.

Kishës i takon, sipas Gjon Palit II në dokumentin Redemtoris Missio, të inkulturohet në ato kultura që takon (RM 52). Kjo do të thotë se ajo duhet t’u flasë njerëzve konkretë dhe instrumentat, ndër të cilët edhe gjuha që përdor, nuk duhet të jenë një pengesë, por një lehtësim i takimit të njerëzve më Hyjin. Meqë më përmende sllavishten kishtare po shtoj edhe diçka. Lindja e cirilikut (nga shen Cirili) i përgjigjet pikërisht kësaj pengese që sillte latinishtja apo greqishtja për popujt sllavë. Ata kishin nevojë për diçka tjetër që nuk ishin dy gjuhët klasike dhe ajo u bë. Iu dhanë disa shkronja një gjuhe që Zoti të lëvdohej në atë gjuhë. Por duke e mbajtur liturgjinë në sllavishten e vjetër, që nuk është më e përdorur në jetën e popullit, unë mendoj se kjo i largon njerëzit nga burimi, sepse një burim ka kuptim vetëm kur sjell gjithmonë ujë të ri, ndryshe nuk është më burim. Ndryshe kthehet në ujë të ndenjur. Ne burimin në mënyrë të gabuar e kthejmë në diçka statike, të pandryshuar. Është krejt e kundërta. Kisha është burimore vetëm nëse është e reformueshme sipas asaj maksimës së vjetër: Ecclesia semper reformanda est!
Jam munduar të jem sa sintetik aq edhe shterues rreth mendimit tim mbi këtë çështje. Po e bëj publike meqë edhe pyetja jote ishte e tillë. Të falem!


http://peregrinus.al/2016/03/30/pergjig ... i-shamkut/

Shenim;
Nr.222 - 29.III.2016 - Nr. 2671 - 17.8.2018
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Mëparshme
Posto një përgjigje 20 postime · Faqe 2 prej 2 · 1, 2
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 0 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 16 Tetor 2018, 04:09
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari