Ketu do gjeni te gjithe patriotet qe kan marre pjese ne historine e kombit tone.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 10 postime · Faqe 1 prej 1
GJERGJ KASTRIOTI - HEROI I SHQIPNISE 6.5.1405 - 17.1.1468
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4383
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
GJERGJ KASTRIOTI - SKANDERBEGU
Imazh

LINKU I FILMIT – GJERGJ KASTRIOTIT - SKANDERBEG
http://video.google.com/videoplay?docid ... 8371052031

Gjergj Kastrioti - Skënderbeu lindi më 6 maj të vitit 1405 dhe vdiq më 17 janar të vitit 1468. Është Heroi Kombëtar i shqiptarëve, figura më e shquar në historinë e shqiptarëve.

Etimologjia e emrit Scander

Emri Skënder ose Iskander eshte versioni turk i emrit Aleksandër. Kështu qe shume studiues emrin Skënderbej e përkthejnë si Aleksandri i Madh. sipas legjendes trimeria dhe aftesia e tij ne artin ushtarak u shfaq heret dhe per kete arsye turqit i vune si emrin me te pershtatshem Iskanderbej . Fakt eshte qe Skenderbeut i ka pelqyer gjithmone emri qe i vune turqit. Kete e deshmojne shume dokumente te epokës ku ai firmoste me te dy emrat (Gjergj Kastrioti - Skenderbej). Dhe ne oborret europiane te kohes nihej me teper me kete emer. E deshmojne dhe veprat e shumta mesjetare te shkruara për te(kompozitori i famshem Antonio Vivaldi ,ne vitin 1718 ,vuri ne skene operen "Scanderbeg") .

Biografia

Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës Vojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Mendohet se lindi më 6 maj 1405, u morr peng nga Pushtuesit Osman që në moshë të mitur(9-vjeçare) dhe u dërgua në oborrin e Sulltanit në Adrianopojë.
Gjyshi i tij ishte Pal Kastrioti. Nëna e Gjergj kastriotit ishte bije fisit të Gërgurve shqiptar dhe jo bijë sllave.U shtue nga unë Bep Martin Pjetri sot më dt. 17.II.2012
Atje, zgjuarsia dhe shkathtësia e çuan Gjergjin në shkollën e sulltanit (icogllanëve) që përgatiste komandantë e nëpunës.
Natyra i kishte dhënë dhunti mendore e fizike. Atje mori emrin Iskender (Aleksandër). Pas mbarimit të shkollës, Gjergj Kastrioti "(Skënderi)" kreu detyra ushtarake në Ballkan e në Azinë e Vogël, duke u dalluar për trimëri dhe për këtë arsye iu dha titulli bej që do të thotë princ ose fisnik pra Skënderbeg do të thotë Aleksandri princ ose fisnik. Ai nuk e harroi kurrë Atdheun e tij të dashur dhe priste me padurim rastin të kthehej në tokën që e lindi. Me vdekjen e të atit, ai shpresonte t'i zinte vendin, por në fakt sulltani e emëroi sanxhakbej jashtë tokave shqiptare.
Skënderbeu nuk hoqi dorë nga ideja për t'u kthyer në Shqipëri ne fronit e te atit, deri në vitin kur ai u nise kundër Janosh Huniadit nën komandën e bejlerbeut të Rumelisë.
Më 3 nëntor 1443 në afërsi të Nishit, u ndeshën dy ushtritë. Ushtria osmane u shpartallua dhe u tërhoq në panik. Skënderbeu filloi të zbatonte planin e kryengritjes, së bashku me 300 kalorës shqiptarë e me të nipin Hamza Kastrioti, u kthye në Dibër, ku populli e priti si çlirimtar. Mori masa për përforcimin e rrugëve nga mund të vinin osmanët, dhe prej andej iu drejtua Krujës. Me një ferman të rremë shtiu në dorë qytetin e garnizonin dhe kështu më 28 nëntor 1443 u shpall rimëkëmbja e principatës së Kastriotëve. Mbi kështjellën e Krujës u ngrit flamuri me shkabën e zezë dykrenare.
Fjalimi i Skënderbeut nxiti frymën atdhedashëse. Kryengritja çlirimtare u bë e përgjithshme. Gjatë dhjetorit, Shqipëria e Mesme dhe e Veriut u spastruan nga forcat osmane, u çliruan njëra pas tjetrës kështjellat e kësaj zone.
Skënderbeu ishte organizatori i Kuvendit të Arbërit, në të cilin u zgjodh si prijës i Lidhjes Shqiptare të Lezhës.Ai u martua me te bijen e Gjergj Arianitit per te forcuar lidhjet e tij me principatat e tjera.
Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë. Vdiq me 17 Janar 1468 në Lezhë.
I mbuluar me lavdi, ai u varros në Lezhë. Shqiptarët humbën prijësin e lavdishëm që i udhëhoqi për 25 vjet rresht. E shoqja me të birin emigruan, sikurse edhe një pjesë e parisë shqiptare, për në Itali.
Shume njerez mund te pyesin. Pse Skenderbeu, ne perkrenoren e tij e ka mbajtur dhien apo delen. Ekzistojn shume thenje por e verteta qendron sepse pasi qe Skenderbeu i versuli naten nje tub te medha delesh ndoshta me qindra mijera dele dhe mbi kokat e tyre e ka vendosur nga nje qiri ateher osmanet filluan te iknin duke menduar se ata jane njerez. Kjo eshte vetem nje legjende. Ekziston gjithashtu dhe ideja se kete perkrenare e ka mbajtur edhe per nder te Pirros se Epirit, pasi edhe ai ka mbajt po te njejten perkrenare. Kjo i pergjigjet se vertetes, pse edhe mbreter te tjere ilire si Aleksandri i Madh mbante perkrenare me brire dashi.

Epoka e Skënderbeut në veprat e Marin Barletit dhe të autorëve të tjerë shqiptarë bashkëkohës

Epopeja e Skënderbeut e shk. XV dhe vetë figura e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut ndikoi fuqishëm në jetën shpirtërore të shqiptarëve dhe për rritjen e vetëdijes kombëtare të tyre. Të frymëzuar prej tyre, intelektualë të shquar shqiptarë, i pasqyruan e i përjetuan ato në vepra historike monumentale, në të cilat nisi jetën e vet historiografia shqiptare.
Ishte Dhimiter Frangu (dhe jo Dhimiter Frëngu) qe shkroi i pari jeten e Skenderbeut, realisht si u zhvillua, sepse Frangu ishte bashkeshoqerues i gjithe jetes dhe luftrave te Skanderbeut, arketar e shoqerues ne udhetimet e Princit Shqiptar. Shkrime latinisht i Frangut i 1480, 12 vjet pas vdkjes se Skanderbeut, mjerisht u pervetesua nga te tjere, dhe perkthimi dhe botimi i saj italisht u be me vone, pas vdekjes se Frangut. Te gjithe shkrimater pasardhes, u mbeshteten mbi vepren e Frangut, edhe vete Barleti, por qe i shtoi tregime fantastike te paqena. Patjeter se vepra e Barletit qe u botua latinisht ne fillim të shek të XVI (1504) Marin Barleti kushtuar luftës heroike të shqiptarëve për mbrojtjen e Shkodrës, (rrethimi i Shkodrës)pati jehone te madhe . Por vepra që e lartësoi figurën e tij si historian humanist është “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut”, të cilën e botoi italisht në Romë rreth viteve 1508-1510. Kjo vepër voluminoze njohu shumë ribotime në gjuhë e në vende të ndryshme të Evropës. Veprat e M. Barletit u bënë burimi më i rëndësishëm ku patriotët shqiptarë mësonin historinë e epopesë legjendare të shk. XV, kur nuk ishte zbuluar e njohur vepra e Dhimiter Frangut.
Periudha e Skënderbeut u përjetësua edhe në vepra të tjera historike nga bashkëkohësit e heroit. Siç e thame një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Skënderbeut, Dhimitër Frangu, shkroi latinisht, në frymën e ideve humaniste të kohës një vepër për jetën e Skënderbeut. Prandaj Barleti e mori si baze vepren e Frangut sepse kjo vepër kishte pasqyruar drejt realitetin historik, të njohur e të panjohur edhe nga bashkëluftëtarët e afërt të Skënderbeut. Vepra e Dh. Frengut u botua pas vdekjes së tij e përkthyer italisht, dhe njohu shumë ribotime në këtë gjuhe e ne gjuhe te tjera.
Një vepër tjetër e rëndësishme për të njohur shoqërinë shqiptarë të shek. XV është “Historia dhe gjenealogjia e shtëpisë së Muzakajve”, shkruar në italisht më 1510 nga bashkëluftëtari i Skënderbeut, Gjon Muzaka. Ajo mbeti në dorëshkrim dhe, për vlerën që ka për historinë mesjetare shqiptare, botuesi i saj i shek. të XIX më të drejtë e ka cilësuar atë si një “margaritar”.

Gjergj Kastrioti Skënderbeu - Hero Kombëtar

Gjergj Kastrioti - Skënderbeu (1405 - 17 janar 1468) sintetizon një epokë të tërë historike që mori emrin e tij: luftën njëshekullore kundër pushtimit osman (fundi i shek. XIV - fundi i shek. XV). Nën udhëheqjen e tij, lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë më të lartë e më të organizuar dhe shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të Shqipërisë.
Gjergj Kastrioti - Skënderbeu ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese shqiptarë që udhëhoqi më vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë. Ai realizoi të parin bashkim të shqiptarëve, Lidhjen Shqipetare të Lezhës, e cila hapi rrugën e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar, themeluesi i të cilit u bë ai vetë.
Kujdes të veçantë Skënderbeu i kushtoi ruajtjes së burimeve të brendshme ekonomike, tek të cilat u mbështet lufta. Duke fuqizuar mbrojtjen në brezin kufitar, në lindje e në jug, ai i dha mundësi banorëve të viseve të lira të zhvillonin një veprimtari ekonomike deri diku normale.
Krahas mbrojtjes së vendit, Skënderbeu i kushtoi vëmendje çlirimit të viseve të pushtuara që ndikoi në formimin e mëtejshëm të lidhjeve më banorët e këtyre viseve dhe në forcimin e bashkimin e të gjithë popullit shqiptar.
Aftësitë e Skënderbeut si burrë shteti spikatën edhe në marrëdhëniet me vendet e tjera. Duke pasur të qartë së rrezikut osman mund t’i bëhej ballë vetëm më sukses vetëm me forca të bashkuara, Skënderbeu kërkoi pareshtur pjesëmarrjen e vendeve evropiane në luftë kundër armikut të përbashkët.
Në kushtet e pabarazisë së theksuar ndërmjet forcave osmane dhe atyre shqiptare, Skënderbeu përpunoi strategjinë dhe taktikën e tij luftarake, në bazë të së cilës qëndronte mendimi se fitorja nuk mund të varej nga numri i ushtarëve. Ai mbante armikun në alarm të përhershëm, i priste rrugën e fuqizimet dhe, pasi e kishte futur në kurth, e godiste me sulme të fuqishme e të befasishme.
Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës për liri e pavarësi. Ai mbeti një figurë e dashur për shqiptarët edhe pas vdekjes së tij. Kujtimi i tij mbeti gjithnjë i gjallë nëpër këngët, gojëdhënat e tregimet e shumta popullore që i dhanë atij tiparet e një figure legjendare.
Vepra dhe figura e Skënderbeut kishte përmasa dhe rëndësi evropiane. Ai u vlerësua lart nga personalitetet e shquara evropiane të kohës. Këtë e dëshmon edhe fakti së për Skënderbeun është shkruar një literaturë e shumellojshme , prej qindra vëllimesh, të botuara në shumë gjuhë, dhe në të katër anët e botës.

Vepra per Skënderbeun nga autor shqiptar

Shumë autorë shqiptarë dhe te huaj kanë shkruar për Skënderbeun. Më poshtë po renditim veprat e tyre:
- Marin Barleti
- Naim Frasheri
- Fan Noli
- Sabri Godo

Skënderbeu në film

Mbi jetën e Skënderbeut është xhiruar edhe një film me emrin e njëjtë (Velikiy voin Albanii Skanderbeg).
Mirënjohje
• I pari i shqipëtarëve
• Hero Kombëtar
• Urdhëri i Skënderbeut
• Veprat kushtuar Skënderbeut
• Mbrojtës i krishtërimit

Figura e Skënderbeut në art

• Scanderbeg, opera nga François Francoeur dhe François Rebel.
• Scanderbeg, opera nga Antonio Vivaldi.
Projekti kulturor Itali-Shqipëri "A.C.C.I.A ARTE" organizoi me datë 1 gusht 2006 një konferencë shkencore me titull “Shqiponja dhe gjysmëhëna”. Në këtë sesion studiues e pedagogë shqiptarë e italianë diskutuan mbi praninë e figurës së heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu në veprat letrare dhe ato muzikore, në shekuj. Referuan gjuhëtari Gjovalin Shkurtaj, Mario Spedicato, pedagog në Universitetin e Leçes, Alessandro Laporta, drejtor i bibliotekës së provincës së Leçes, muzikologët Luisa Cosi dhe Corrado De Bernart, e shumë të tjerë.

Burim i të dhënave

http://www.balkanweb.com/pdf/milosao.pdf

• Galeria e artikullit
• Familja e Kastriotëve
• Kuvendi i Arbërit
. Lidhje të jashtme
• Paraskena nga Filmi - Gjergj Kastrioti SCANDERBEG WARRIOR-KING OF ALBANIA Illyria entertainment
• Histori te Lufterave te Skenderbeut ne English - Gjergj Kastrioti SCANDERBEG WARRIOR-KING OF ALBANIA Albanian Canadian League Information Service(ACLIS)
• Iscander-Shortfilm.com - (Shqip) , (Anglisht) , (Italisht) , (Turqisht)

Video lidhje
• Filmi "Skënderbeu" - Kinostudio Shqipëria e Re
• Skanderbeg Warrior King of Albania - (Anglisht)
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4383
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Në Shka Fajiset Skânderbegu?
Marin Sirdâni:
(Pjesa V)

(Hamza Kastrioti)
Imazh
Por as prej ngatrresave e tradhtive që bien në sy në jetën e Skënderbeut, nuk vërtetohet aserta e Gjon Muzakës se ai i rrëmbeu shtetin ndonjë princit shqiptar. Me Skënderbeun u prishën disa herë Dukagjinët, ndonjiherë Shpanët, e duket se edhe Muzakajt nuk i paten pipat mirë me të. Dukagjinët shihet qartas prej mënyrës që u ndreqën secilën herë, se u keqsuan e i morën anën Skënderbegut për pamarrveshje e rivalitet e jo per çe sht je aneksimesh (1) Muzakajt nuk e diftuen kurrë faqe pakënaqsinë e vet ndaj Skënderbeut sa ai qe gjallë: ata morën pjesë me princa tjerë aleatë ndër mbledhje e i çuan ndihma ushtarake e të holla në rast nevoje si princat e tjerë.
Per Shpanët dihet prej Tivarasit, se tuj pasë dekë kah mbarimi i Nandorit, 1454, Pjetër Shpani, princi i Pultit Poshtër, u pështjellue vendi per shkak të bijve që nuk binin në godi për trashëgim, Ipeshkvi i Drishtit, Pjetër Ejllori, çoj e grishi Skënderbeun, që si kryetar i lidhjes të vinte me i vu kapak asaj degame. Ky me t’a marrë lajmin, udhetoi me një pjesë ushtrijet që kishte në Dibër e kaloj në dhenë e Pultit. Aty, ku me të mirë e ku me kërcnim, për një kohë të shkurtë, me shumë urti e pa i ba dam njeriut të gjallë, pajtoj e qetsoj atë vend. U pa nevoja veç t’u lidhte ndër pranga, vllau i vogël, Mark Shpani, djalosh kryeneç i qitun, i cili nuk u vente kurrsesi në kryq, e që kishte qenë shkaku i gjithë atij pështjellimit. (2)

(Autori shkrimit At Marin Sirdani)

Edhe për ndërmjetsinë e Skënderbeut në këtë degam, Fan Noli i pret drutë shkurt e thotë: “i shtroj malsit e Shoshit e të Shalës, të cilat mund t’a marrim me mend qe i aneksoj një herë e mirë”. (3) Po t’kishte qenë ky aneksim i njimendët, arësyeja e lypë që t’u përpiqte Skënderbeu a zyrtarët e tij me banorët e atij dheut ndonjë herë mbas atij rasti, në sa shkrimtarët e asaj kohe nuk e përmendin as tërthorazi. Këtij aneksimi i kundërshton edhe lidhja e Dukagjinve dhe Shpanve me Turqtë, kundra Skënderbeut në vjetin 1461. Barleti nuk e përmend fare këtë ngatrresë, e Tivarasi e cekë për rrshit, pa diftue shkakun e saj. Thotë vetëm se, në sa Skënderbeu ishte tuj bashkue një ushtri për të kalue n’Itali, mbini një ngatrresë ndërmjet të tij e Dukagjinve e Shpanve, e u pezullue atë vjetë e shkuemja përtej detit, pse ishte frikë me krisë lufta civile. U ndërmjetsue Pal Ejllori, Kryeipeshkvi i Durrsit, njeri në shenj, që jau kalonte të gjithë n’urti, dije e virtyte. Ky me durim, urti, zell e gojtari, mbrrijti me avitë zemrat e me shpëtue dhenë prej atij farë rrezikut. (4)
Shkaku i kësaj ngatrrese del në shesh prej nji Breves (5) që Piu II i dërgonte Kryeipeshkvit të Durrsit e të Tivarit, e të gjithë Sufraganeve të tyne me datë 10 Fruer 1461. Prej saj kuptohet se Lekë Dukagjini i përkrahun prej Shpanve kishte pushtue Dejën me pabesi tuj mbytë komandantin e saj venedikas, edhe kishte kërkue ndihmën e Skënderbeut kundra Venedikut, por mbasi ky refuzoj, Lekë Dukagjini e Shpanët lidhën një aleancë me Turqtë kundra Venedikut e Skënderbeut. Papa i sipërthanun nëpër atë Breve u bante me dijtë Dukagjinve, Shpanve e antarve të tyne, që po qe se mbrenda pesëmbëdhjetë ditëve nuk do të këputshin çdo lidhni me Turk, binin në mallkim. Kështu, ku prej frike t mos t’iu çojshin peshë nënshtetësit, ku prej mënyrave të bukura që dijti me i marrë Pal Ejllori, Dukagjinët e Shpanët këputën aleancën me Turk, e kthyen prapë në lidhjen me princat shqiptarë. (6)
Prej kësaj ngjarje shihet se Shpanët ishin me të vërtetë princa indipendenta, e Skënderbeu ndreqet me ta si me Dukagjinët, përndryshe, po t’kishin qenë subjekte të tij, mirret me mend se ai mbrapshtinë e tyne nuk do t’a lente me kalue aq në terr.

(Nikoll Dukagjini)
Imazh
Për tradhtin e Moisiut e të Hamzait nuk asht nevoja të shtrojm kuvend, ata banë poshtërsi prej ambicjonit t’i zanë kambën Skënderbeut. Të dy u banë me Turk dhe e provuan, por u doli puna e shpueme. Edhe Gjergj Stres Balsha i doli i pa besë Skënderbeut tuj i shitë Turkut fortesën e Modrizës në vjetin 1455. Për atë mbrapshti që bani, Skënderbeu i konfiskoj pronat e ia lëshoj të vllaut, Gjon Balshes. Ma tepër i mori të hollat që kishte pasë prej Turkut per shitje t’asaj fortesë dhe e gjykoj me një burg të përjetshëm. Ma vonë, me ndërmjetsi të motrës, Jellës, qe lirue prej burgut, por nuk u pranue në kurrnjë zyre as civile as ushtarake. (7)
Prej ankimeve që Barleti qet në gojë të Hamzait (8) kishte me u marrë vesh se Skënderbeu ia hoq Gjergj Stresit sundimin e Arbnit, por Tivarasi thotë se i konfiskoj pronat të cilat ia dha të vllaut, Gjonit, e se mbasi e liroj prej burgut nuk e pranoj ma në kurrnjë zyrë. Kishe me thanë se këto dëshmime nuk kundërshtohen por plotsohen njana me tjetrën. Skënderbeu i hoq Gjergj Stresit të drejtën që i kishte dhanë me qeverisë atë krahinë nën hijen e tij, sikur ia kishte pasë dhanë edhe i ati, Gjon Kastrioti, t’et të Gjergjit qyshse ai vend u nxorr prej duarve të Turkut. Mbas asaj faqe të zezë që bani, ia hoq at tagër si djalë i parë që ishte e i konfiskoj edhe pronat, të cilat ia lshoj, si u tha sipër, të vllaut, Gjonit, i cili i ndejti besnik dajës deri në ditën e mbrame të jetës së vet.
Se këta princa nuk ishin indipendenta, posë çka u shenjue kur shkruam ma sipër se si borën pamvarsinë në kohën e Gjon Kastriotit, një provë se ata ishin vërtetë subjekte të Skënderbeut, asht se këta nuk përmenden as para kësaj ngjarje në kurrnjë rast për ndonjë ndihmë ushtarake a të hollash të çueme Skënderbeut, si përmendën princat tjerë indipendenta, e pra këta morën pjesë të thuash ndër të gjitha luftat, me dajën e vet, Skënderbeun.
Posë krahinave e viseve që u shenjuen në këtë studim, historikisht nuk mund të provohet se pat Skënderbeu të tjera. Prej zhvillimit që kemi dhanë mbi këtë çeshtje, na e merr mendja se ndritë qartas se si Skënderbeu i shtoj kufijt e princnisë së Kastriotve, e se sa të drejtë kishte ai me i zotnue ato vende; prandaj asht një dhunë që i bahet Kreshnikut tonë, po iu zunë të rrëmbyeme vendet që vullnetarisht ia lshuan të zotët, a që me fuqi t’armve ia mori Turkut. Asht e pathemeltë dhe e gabueme aserta e Fan Nolit, ku thotë se: “Skënderbeu i merzitur prej princave feudalë të vegjël të cilët i kishte si gjyle në këmbë, në mos armiq e tradhëto rë, i vuri kazmën sistemit feudal dhe ata prej princërve që mundi i mediatizoj, domethanë ua hoqi të drejtën e mbretërimit dhe i aneksoj principatat e tyre nën hijen e tij, po u la, nga ana tjetër, proprietetet personale, të cilat nuk ua ngau edhe titujt ashtu si i kishin”. (9)
Biografët e vjetër të Skënderbeut dëshmojnë se ai u mundua mos me randue aleatët e vet, e i ndejt këshillit të tyne. E kur ata i morën anën a nuk e ndihmuen mbas besës që i kishin dhanë kur e zgjodhën kryetar të Lidhjes, si ndodhi në luftën me Venedik, vjetin 1448; në rrethimin e Krujes, vjetin 1450; e kur deshti me u shkue në ndihmë Maxharve vjetin 1444; bani çka mundi vetë, e pa u mëni për zhburrnimin e tyne, vijoj në marrdhanje me ta si përpara. Populli e ushtrija adhuronte mbasi, jo vetëm pse e shihte se sa bukur dijte me i ardhë gjithkujt e me shtypë anmikun, por ma fort pse dinte me zotnue jo vetëm të tjerët por edhe vedin (10). Sjellja e tij kundrejt Moisiut, Hamzait e Stresit, që i dolën të pabesë e tradhtarë; Dukagjinve e Shpanve që u rreken me i ba të zezen, e diftojnë të ndalun, të thyeshëm e zemërgjanë, e jo si thotë Gjon Muzaka, njeri që mezi priste me gjetë shkaqe se si me shtypë princat e burrat e Shqipnisë, për me naltue vedin, e me shtue rrethin e shtetit të vet.
(vazhdon me pjesen e fundit)

Publikue ne
http://www.albanianreview.com/Switch/ne ... erbegu.htm
Referencat Pjesa V dhe Permbajtja
1. Vro Rinaldin, ann. 1452, n. 15; ann. 1460, n. 104; - Biemmin, L.I1, f. 122; L. IV, f. 298 -299; L. VI. f. 394 - 395.
2. Biemmi, L. V, f. 331
3. Fan Noli, v. e ç., kIll, f. 213
4. Biemmi, L. VI, f. 394 -365
5. Rinald, ann. 1460, n. 104
6. Biemmi, L. IV, f. 299
7. I suoi beni furono donati al suo fratello Giovani: Moise riebbe eio ehe la di lui eontumaeia non avea voluto rilaseiare; Seanderbegh appropriossi i danari del tradimento … e riposto in liberta: trattato pero sempre per un fellone, per un traditore, ed esc1uso da ogni sorta di impiego. Il suo fratelle Giovanni seguito fedelmente, e eostantemente l’armi del zio” Biemmi, L. V, f. 347 -349.
8. Barleti, L. IX, f. 253.
9. Fan Noli, v. e. ç., k. f. 210
10. Biemmi, L: V, f. 344, 346
11. Biemmi, L. VI, fq. 488
12. “Perrimus jam omnes dum quisque si bi se natum existimat” .
13. Biemmi, L. I, f. 41 -42.
14. Biemmi, L. IV, f. 274 -277.
15. Biemmi, L. IV, f. 277
16. Biemmi, L. VI, f. 481
17. Fan Noli, v. e ç .. k IV, f. 286
u morë në këtë adrese
http://images.google.dk/imgres?imgurl=h ... a%26um%3D1

shënimi im Bep Martin Pjetri -fjala fajiset ashtë përdorë nga At Marin Sirdani - autori i materialit ka kuptimin e fjalës - fajësohet -
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4383
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Më 17 janar do të përkujtohet 542- vjetori i vdekjes së Skënderbeut
Imazh
Gjergj Kastrioti ne shtrat i semure rende

(14.01.2009 RV)Veprimtari përkujtimore do të organizohen kudo jetojnë e punojnë shqiptarë, posaçërisht në Sheshet e qyteteve kryesore të Shqipërisë, Kosovës e vendeve perëndimore, ku ngrihen monumente për nder të Heroit Kombëtar të shqiptarëve, që mbrojti Evropën mesjetare nga vërshimi i otomanëve, të cilët ëndërronin të vinin gjysmëhënën mbi bazilikën e Shën Pjetrit e çallmën, mbi kokën e Papës. Që nga koha kur sulltanët shikonin ëndrra të tilla, kanë kaluar më se 542 vjet.
Edhe në Romë, në një Shesh me emrin domethënës ‘Albania’ lartohet një shtatore e Skënderbeut. Pranë saj do të zhvillohet veprimtaria kryesore përkujtimore në Kryeqytetin italian. Në ftesën e Ambasadës së Shqipërisë pranë Republikës së Italisë, për këtë veprimtari, shkruhet:
“Me rastin e 542 vjetorit të Heroit legjendar, simbol i identitetit dhe krenarisë kombëtare, “Mbrojtësit të paepur të qytetërimit Perëndimor” “Atletit të Krishtit”
Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Ambasada e Shqipërisë në Romë ju fton, më 17 janar 2010, ora 11, në Piazza Albania, të vendosim një kurorë së bashku në nderim të Heroit evropian. Ju falenderojmë për pjesëmarrjen".


Imazh



Gjergj KASTRIOTI – SKENDERBEU (1405 – 1468) në gojët e Volterit, F.Nolit,...

Bishop Fan Stylian NOLI, Ph, D.
I nternacional Universities Press New York 1947 (Botue në Shtyp. M.Duri Tiranë 1967)

VOLTAIRE (Volter), FRANÇOIS AROUET DE (FRANSUA Arue dë, (1694 – 1778),
Essai sur les Mmoeurs et l’Esprit des Nations (Sprovë mbi Doket dhe mbi Frymen e Kombeve), Vëll.IV, Paris, Pierre Didot, 18o4, 375 faqe në 8 vëllime, 1804 – 1805 (Voltaire).

Faqe 57. : Volteri, në përshkrimin e tij të shkurtër të njeriut që organizoi këtë rezistencë epike, vëren:
Po të kishin qenë perandorët grekë burra si Skënderbeu, Perandoria e Lindjes do të kishte shpëtuar” (69)
(69) “Si les empereurs grecs avaient été des Scanderbegs, l’Empire d’ Orient se serait conservé” Voltaire, IV, kap. XC, faqe 247.

Faqe 180: Persëritet citati i sipërm, ku thekson: “Shqiptarët vetë, si rracë luftëtarësh, dhe karakteri malor i vendit. Një faktor tjetër i rëndësishëm ...rreth taktikës së luftës partizane (37) Po aty , kap XCI faqe 252.

Faqe 190,: 1886 TAJANI , dijetar italo – shqiptar...
“Ai (Tajani FR) është pothuajse i panjohur për historianët e Skënderbeut, dhe përmendet vetëm prej PISKOS në Bibliografinë e tij. Është i pari që ju referua kapitullit të Volterit mbi Skënderbenë, si dhe një dokumenti venedikas që mund të provojë autenticitetin e armëve të Skënderbeut që gjënden tani në Muzeun e Vjenës.” (91)
(91), PISKO, JULIUS ERNEST (Shek.XIX.) Viti 1894, Skanderbeg, Historische Studie (Skanderbeu, Studime historike) Vienë, Vilhelm Frick, 1894 (Pisko).

Faqe 291,: DUPONCET, JEAN NICOLAS (DUPONSE , Jan Nikollè) (1660 – 1735)
Histoire de Scanderbeg, Roy d’ Albanie, (Historia e Skenderbeut, Mbret i Shqipèrisë)
Paris , Jean Mariette, 1709 (XXVI) + 590 + (8) f. (Duponcet).

DU PLESSIS – BOURROT (Dy Plesis – Burro) sh. Lavardin. (po aty fq. 291)

Kopjue pa asnjë ndryshim nga Fritz Kolë Radovani. (Nandor 2014)
Melbourne, 29 nandor 2014.

E vendosi Bep Martin Pjetri më 30.XI.2014
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4383
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Dr. Kajmak H. Gazidede për Kastriotizmin


..Ja si e spjegon prejardhjen e kolapsit te Shtetit Shqiptar ne mars te vitit 1997 Dr. Kajmak H. Gazidede ne gazeten (Flaka e Vellazerimit(, te dates 20/05/1997

(Ngjarjet gjate muajve janar-mars 1997, te cilat kishin elemente te nje akti te tragjedise se vertete shqiptare, e sollen shtetin dhe popullin shqiptar buze humneres. Shkas per fillimin e tyre ne janar ishte renia e skemave piramidale, te cilat shume shpejt u kthyen ne rremete e rremuja ekonomike, kulturore e politike te papara deri me sot ne shkalle kombetare dhe arriten kulmin me 12, 13, 14 mars me shkrirje e shperberje ne shkalle te larte te policise dhe ushtrise shqiptare.

... Ato jane kunderkulturore dhe kunderkombetare, sepse organizatoret e tyre kane bere koalicion armiqesor kunder kujteses historike te popullit shqiptar, kunder kastriotizmit te tij, kunder kujteses fetare katolike te popullit shqiptar dhe kunder katolicizmit te tij, si bartes dhe ruajtes kryesor i gjuhes, kultures dhe traditave tona. Ne aspektin historik, kjo tradhti asht e barabarte me tradhtine e rrymes turkoshake te Lidhjes se Prizrenit 1879; me tradhetine e Esat Pashe Toptanit e te Haxhi Qamilit, i cili ringriti flamurin turk me 1914 ne Vlore e ne Durres, me tradhetine e 12 Prillit me 1939 dhe me tradhetine e bolshevikeve shqiptare ne Mukje me 1943, ne Prizrend me 1945 dhe ne Prishtine me 1974, 1981 dhe 1989.

.... Ka qene i gabuar modeli kulturor dhe politik i viteve 1926-1939, sepse klasa ekonomike dhe kulturore e asaj kohe per mbret te popullit te Gjergj Kastriotit deshen te birin e Pashait ose Ahmet Bej Zogollin. Ky i fundit pasi lidhi kurore me Gjeraldinen katolike, me cka u krijuan premisat per themelimin dhe institucionalizimin e dinastise shqiptare, per fat te keq s'pati kujtese historike kastriotike qe ky shans historik t'i takonte familjes se Zogut. Perkundrazi, ai vrau patriote me kujtese historike kastriotike e me bindje politike perendimore dhe i a hapi rrugen tradhetise se 12 Prillit 1939".



Peshkopi katolik: Mbivlerësim për luftën e Skënderbeut në Napoli
Imazh

15/02/2012 - 13:08
akademik, prof.Kristo Frashëri

Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Heroi Kombëtar i shqiptarëve, ka hyrë prej kohësh në radhët e atyre personaliteteve të shquara të shekujve të kaluar, për të cilët historiografia europiane nuk ka reshtur asnjëherë së shkruari me përkushtim për ta. Me qindra janë trajtesat monografike dhe me mijëra artikujt studimorë të botuar deri sot në të gjitha gjuhët e Europës, kushtuar jetës dhe luftës epike të shqiptarëve, që ai udhëhoqi në shek.XV kundër invazorëve osmanë. Madhështia e veprës historike të Skënderbeut ka frymëzuar jo pak shkrimtarë dhe kompozitorë të kombeve të ndryshme, që t'i kushtojnë atij poezi, tregime, romane, drama dhe melodrama. Po ashtu, jo pak talente të arteve figurative i kanë kushtuar Heroit të shqiptarëve me qindra portrete dhe skena luftimesh, të cilat ndeshen gjithandej nëpër botë, pa lënë jashtë skulpturat e ngritura në disa qytete të Europës dhe pa harruar morinë e ilustrimeve që zbukurojnë vepra, studime dhe albume të botuara gjatë pesë shekujve të kaluar.
Për një kohë të gjatë, burimi kryesor i historiografisë dhe i literaturës së pasur skënderbegiane ka qenë vepra e humanistit shkodran Marin Barleti (Marinus Barletius Scodriensis), botuar latinisht në Romë midis viteve 1508-1510, me titull: Historia de vita et gestis Scanderbegi, Epirotarum Principis (Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut, princ i epirotëve). Vështirë është të gjesh në bibliografinë skënderbegiane, vepër shkencore ose letrare që të mos jetë mbështetur tërësisht ose pjesërisht në trajtesën e Barletit ose në punime që janë mbështetur në trajtesën e tij. Dëshmi për këtë ndikim të jashtëzakonshëm janë ribotimet, përkthimet dhe përshtatjet e shumta të kësaj vepre që kanë parë dritën e botimit gjatë këtyre pesë shekujve .
Ky ndikim ka disa arsye. Para së gjithash, shpjegohet me meritat e Skënderbeut si strateg i fitoreve të përhershme të një populli të vogël kundër një perandorie të fuqishme dhe si prijës i një lufte të ngjashme me ballafaqimin e Davidit kundër Goliadit. Ai shpjegohet gjithashtu me motivin që frymëzoi shqiptarët në ndeshjen e tyre të mahnitshme - jo luftë për pushtime, por për lirinë e atdheut kundër pushtimit të huaj. Ai shpjegohet, ca më tepër, me rolin që luajtën shqiptarët me Skënderbeun në krye, si ledh që pengoi vërshimin e invazorëve osmanë në thellësi të kontinentit europian. Ndikimin e veprës së Barletit e shpjegojnë edhe dy faktorë të tjerë - se tregimi i tij është burimi më i hershëm i bëmave të Skënderbeut (vepër e shkruar 40 vjet pas vdekjes së Heroit) dhe se ajo përmban biografinë pak a shumë të plotë të jetës së Shqiptarit të Madh, që nga lindja deri në vdekjen e tij. Në fakt, si biografi, ajo nuk është e plotë mbasi Barleti e trajton Skënderbeun ashtu siç e kërkonte koha, kryesisht kur është në fushën e betejës ose kur ai merret me përgatitjen e saj. Megjithatë, ai nuk e trajton Skënderbeun si kordhëtar (condottiere), as si prijës mercenarësh, siç kishte plot Mesjeta, por si kapiten ose si "athlet", pra si mbrojtës të një kauze të shenjtë, i cili talentin e tij prej strategu të shkëlqyer e vuri në shërbim të lirisë së atdheut dhe, tërthorazi, të qytetërimit europian.
Humanisti shkodran ishte në moshë të re kur vdiq Skënderbeu. Lëndën e trajtesës së vet në pjesën më të madhe ai e grumbulloi, me sa mundi, nga goja e pjesëmarrësve dhe e bashkëkohëtarëve, ndoshta edhe nga tregimet e pasardhësve të tyre. Vetëm pjesërisht, ai e voli nëpër dokumente të shkruara venedikase. Por pavarësisht nga karakteri kryesisht tregimtar dhe jo dokumentar i veprës, M. Barleti u shkëput nga shkolla e kronistëve mesjetarë, të cilët i rreshtonin ngjarjet me stil kancelaresk, shpesh pa lidhje midis tyre. Në metodologjinë e vet, Barleti bën pjesë në pararendësit e historiografisë moderne. Për më tepër, ai ka meritën se e hartoi trajtesën jo vetëm me mish, por edhe me tru, madje edhe me ndjenja. Ai nuk është një historian i ftohtë, por, siç e kërkonte rreziku që e kërcënonte Europën, edhe një letrar humanist. Si humanist, Barleti ishte i mbrujtur me kulturë klasike latine. Megjithatë, për nga ndjenjat, ai mbeti një shqiptar i mërguar, i lidhur shpirtërisht me fatet e atdheut të vet. Me këto merita, Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut rrëmbeu jo vetëm lexuesit bashkatdhetarë, por edhe qytetarët europianë, të cilët shikonin te vetmohimi i shqiptarëve dhe te madhështia e Skënderbeut, një burim frymëzimi për të mbrojtur lirinë e atdheut të tyre, sa herë që kjo liri rrezikohej nga ndonjë agresor i huaj. Te këto vlera, të marra bashkërisht, qëndron sekreti përse vepra e humanistit shqiptar pushtoi, për shekuj me radhë, elitën kulturore europiane.
Pas Marin Barletit, u botua një vepër e dytë biografike mbi Skënderbeun. Autori i saj është përsëri një prift katolik shqiptar - Dhimitër Frëngu nga Drishti. Ndryshe nga humanisti shkodran, Dh. Frëngu jetoi për disa kohë pranë Skënderbeut, madje i shërbeu Heroit si funksionar financash në vitet e fundit të epopesë. Vepra e Frëngut, në origjinal latinisht, u botua pas vdekjes së autorit, pa emrin e tij, në përkthimin italisht, për të parën herë në Venedik më 1539, me titullin: Commentario delle cose de Turchi, et del S.Georgio Scanderbeg, principe di Epyrro (Komentar për bëmat e turqve dhe të Z.Gjergj Skënderbeut, princ i Epirit), kurse emrin e autorit në trajtën italishte Demetrio Franco, e mbajnë ribotimet e mëvonshme. Botimi i saj rreth 40 vjet më vonë nga ajo e Barletit dhe disa pika takimi që ato kanë midis tyre kanë krijuar te historianët përshtypjen se ajo është një përmbledhje e trajtesës së Barletit. Por kjo pikëpamje duhet rishikuar. Ndryshe nga humanisti shkodran, Dhimitër Frëngu, sikurse u tha, e ka njohur nga afër Heroin. Si rrjedhim, prifti drishtjan ka qenë vetë burim informatash. Ka, pra, mundësi që Barleti të ketë vjelur njoftime për Skënderbeun nga vepra ende në dorëshkrim e Frëngut dhe jo e kundërta. Pikat e takimit që ndeshen për disa fakte te veprat e tyre, nuk duhen shpjeguar medoemos me huazime nga njëri-tjetri mbasi ka edhe një shpjegim të tretë: se të dy biografët kanë përshkruar, në mënyrë të pavarur, një fakt të vërtetë.
Si çdo trajtesë historike, që mbështetet kryesisht ose pjesërisht në të dhëna tregimtare, edhe vepra e M. Barletit nuk mund t'u shpëtonte disa dobësive dhe pasaktësive në përshkrimin e ngjarjeve dhe në vlerësimin e tyre. Dobësitë dhe pasaktësitë e pashmangshme filluan të dalin në shesh dora-dorës me zhvillimin e historiografisë si shkencë e dokumentuar dhe me qëndrimin kritik që ajo përvetësoi ndaj ngjarjeve historike. Që nga shek.XVII e këtej, jo pak historianë filluan t'i ballafaqonin tregimet e Barletit me njoftimet dokumentare që ata nxirrnin në dritë gjatë hulumtimeve arkivore. Për një kohë të gjatë, këto të dhëna dokumentare qenë të pakta dhe si rrjedhim vetëm pjesërisht e prekën veprën e biografit të parë të Skënderbeut. Diku i vërtetuan, diku i korrigjuan dhe diku i vunë në pikëpyetje njoftimet e tij. Për pjesën më të madhe të tregimit të Barletit, ato vazhduan të heshtnin. Mungesa e të dhënave të plota dokumentare i detyroi historianët të vazhdonin ta shfrytëzonin minierën barletiane për njoftimet ende të padokumentuara.
Me sa dihet, historiani i parë kritik i veprës së Barletit është peshkopi katolik frëng Henricus Spondanus, i cili në veprën e tij të botuar në Ticino më 1680 (Henricus Spondanus, Annales Eçlediastici ab Anno MCXCVII ad Finem MDCXLV.Vol.II), shfaqi dyshimin mbi tregimin e humanistit rreth rinisë së Skënderbeut dhe e vlerësoi të tepruar kontributin që Heroi shqiptar, i dha, sipas tij, Ferdinandit të Napolit në ekspeditën italiane të vitit 1461.
Përkundrazi, tri dekada më vonë, një historian tjetër frëng, J.N. Duponcet (Histoire de Scanderbeg, Roy d'Albanie, Paris, 1709), nuk u pajtua me H. Spondanus. Në përgjithësi ai u bashkua me historianët e mëparshëm, në mënyrë të veçantë me J.De Lavardin (Histoire de Georges Castriot, surnommé Scanderbeg, Roy d'Albanie, Paris, 1597), të cilët e pranuan të saktë tregimin e Barletit. Megjithatë, Duponcet shton se vepra e humanistit shkodran ka disa njoftime jo të sakta të dorës së dytë, së bashku me to edhe fjalimet që i atribuohen Skënderbeut, të cilat janë sipas tij të parëndësishme, kurse pjesa kryesore e tregimit është histori e saktë.
Një vend me rëndësi në historiografinë skënderbegiane zë vepra e priftit italian të shek.XVIII G. Biemmi me titull: Istoria di Giorgio Castrioto Scander-Begh (Historia e Gjergj Kastriotit Skënderbeut), e botuar në Brescia (Itali) më 1742 dhe e ribotuar po aty më 1756. Me veprën e vet, Biemmi u përpoq jo vetëm të shkëputej nga Barleti, por të shkonte edhe më tej - ta zëvendësonte tregimin e tij me një burim tjetër historik më të hershëm dhe më bindës se vepra e humanistit shqiptar. Për të realizuar këtë synim, ai ndoqi dy rrugë. E para, shfrytëzoi burime të ndryshme historike parabarletiane, siç janë letrat e disa personaliteteve italiane bashkëkohëtarë të Skënderbeut, si Fr. Philelphus (1398-1481), J.J. Pontanus (1426-1503), R. Volaterranus (1434-1516), krahas tyre njoftimet e dy kronistëve bizantinë të po atij shekulli Frances (G. Phrantzes 1401-1478), Laonik Kalko-ndondili (L. Chalcocondylas (1423-1464) dhe më në fund dokumente arkivore të viteve të Heroit të botuara nga O. Rinaldi (1595-1671), G. Sagredo (1616-1696) etj. E dyta, ai pretendoi se kishte zbuluar një histori të Skënderbeut shkruar latinisht dhe botuar në Venedik më 1480, pra rreth 30 vjet para veprës së Barletit dhe, si e tillë, duhej besuar më tepër se tregimi i humanistit shqiptar. Biemmi thotë se vepra, që ai kishte shtënë në dorë, ishte në gjendje të dëmtuar (në mes), se i mungonin, përveç emrit të autorit, disa fletë (në fillim dhe në fund të veprës). Nga leximi i tekstit, shton ai, del se autori i veprës ishte një shqiptar nga Tivari, i cili e kishte shkruar trajtesën sipas tregimeve të vëllait të vet, një oficer i gardës së Heroit. Biemmi thotë më tej, se në fund të veprës ndodhej i shtypur ky shënim latinisht: "Explicit Historia Scanderbegi, edita per quendam Albanensem, Venetiis impressa industria atque impensa Erardi Radolt de Augusta, anno Domini 1480 die 2 mensis Aprilis ducante Joanne Mocenygo inclyto Duce" (Këtu merr fund historia e Skënderbeut, botuar prej një shqiptari në Venedik, shtypur nën kujdesin dhe me shpenzimet e Erhard Radoltit nga Augsburgu, në vitin e Zotit 1480, më 2 të muajit prill, nën qeverimin e të shkëlqyerit dogjit Johan Mocenigos). Faqet që mungonin trajtonin, gjithnjë sipas Biemmi-t, rininë e Skënderbeut, ngjarjet e viteve 1443-1449, rrethimin e tretë të Krujës dhe vdekjen e Heroit. Në mungesë të emrit të hartuesit të kësaj vepre me titull: Historia e Skënderbeut botuar prej një shqiptari, Biemmi e quajti autorin Antivarino (Tivarasi), por që tashmë është bërë zakon të quhet Anonimi Tivaras. Nga pasazhet e Anonimit Tivaras, të cilat Biemmi i ka dhënë në përkthimin italisht, del se tregimi i tij mbi Skënderbeun nuk është panegjirik si ai i Barletit. Ai flet me gjuhë të matur. Nuk ka retorikë. Përmend sukseset por edhe dobësitë. Dëmet që pësuan turqit në fushën e betejës nuk i jep të fryra, po ashtu humbjet e shqiptarëve jo aq të pakta, siç i tregon humanisti shkodran. Duke u mbështetur tek Anonimi Tivaras, Biemmi mban një qëndrim të rreptë kritik ndaj Barletit. Nga ana tjetër, për të treguar se është objektiv, mban aty-këtu rezerva edhe ndaj vetë Anonimit Tivaras. Por, me gjithë korrigjimet që i bën Barletit, ai, Biemmi, pajtohet me të në çështjen thelbësore të historisë së Skënderbeut, mbasi i pranon fitoret e shqiptarëve të udhëhequra nga Skënderbeu ndaj fushatave njëçerekshekullore të ushtrive turke, disa nga të cilat u udhëhoqën nga dy prej sulltanëve më të shquar të Perandorisë Osmane, Muratit II dhe Mehmetit II .
Vepra e Anonimit Tivaras deri sot nuk është gjetur nga askush, por edhe trajtesa e G. Biemmi-t ra në duar të historianëve të interesuar gati një shekull e gjysmë më vonë. Si rrjedhim, deri në fund të shek.XIX, me gjithë hulumtimet arkivore, Barleti vazhdoi të shërbente si burimi kryesor për historinë e Skënderbeut. Megjithatë, në të njëjtën kohë, tregimi i humanistit shkodran vazhdoi diku të korrigjohej dhe diku të plotësohej nga të dhënat dokumentare që dilnin herë pas here në dritë. Historiani i shquar austriak, J. Hammer, në veprën e tij të njohur "Historia e Perandorisë Osmane" (Geschichte des Osmanischen Reiches) botuar në gjermanisht në Pest më 1840, sado që kaloi nëpër duar mjaft kronistë të hershëm osmanë, të cilët lëshojnë breshëri mallkimesh ndaj Skënderbeut, e pranoi në përgjithësi tregimin e Barletit. Ne nuk do të zgjatemi me qëndrimet që kanë mbajtur historianët jo të pakët të shek.XIX ndaj Barletit, por nuk do të kalojmë pa përmendur G. Voigt, biografi i Papës Pius II, mbasi ky është kritiku më i ashpër i veprës së Barletit. Në vëllimin e tretë të veprës: Enea Silvio de'Piçolomini als Papst Pius der Zëeite und sein Zeitalter (E.S. Pikolomini si Papë Pius II dhe epoka e tij) botuar në Berlin më 1863, ai e cilëson trajtesën e Barletit si një libër gënjeshtrash, e cila sado që është ribotuar shumë herë, ka vlerë të pakët. Midis atyre që nuk u pajtuan me të ishte edhe historiani gjerman J.Ph, Fallmerayer. Në veprën e vet "Das Albanesische Element in Griechenland" (Elementi shqiptar në Greqi) botuar në Mynih më 1866, ai në përgjithësi e vlerëson trajtesën e humanistit shqiptar, ndonëse diku e kritikon në lidhje me saktësinë historike të njoftimeve që jep. Nga penat e mëvonshme, duhet të përmendim F. Tajanin (Le istorie albanesi, vol.II, Salerno, 1886) sidomos konsullin austriak J.E. Pisko (Skanderbeg. Historische Studie, Ëien, 1894) mbasi këta janë të parët (sidomos i dyti), që krahas veprës së Barletit dhe burimeve dokumentare, në atë kohë ende të pakta, shfrytëzuan trajtesën e Biemmi-t, pra tregimin e Anonimit Tivaras, të cilin e vlerësuan si burimin më të hershëm historik për Skënderbeun. Pas tyre vjen kritiku tjetër i ashpër i Barletit, historiani rumun N. Jorga, i cili në vëllimin e dytë të punimit të tij gjermanisht "Historia e Perandorisë Osmane" (Geschichte des Osmanische Reiches, vol.II, Gotha, 1909) shpreh mendimin se vepra e humanistit shqiptar nuk ka asnjë vlerë si histori, se vlerësimi i Barletit për Skënderbeun është panegjirik, se fitoret që ai i atribuon Gjergj Kastriotit janë trillime, se në të vërtetë ai ka qenë një kapedan çetash që pësonte vazhdimisht disfata. Sipas tij, Barleti duhet besuar vetëm kur njoftimet e tij vërtetohen nga burime dokumentare, me një fjalë, vetë Barleti nuk duhet besuar fare. Por gjykimin ndaj veprës së Barletit, Jorga nuk e argumentoi me burime dokumentare. Për këtë arsye, gjykimi i tij i rreptë nuk i bindi historianët e mëvonshëm. Ai nuk e bindi plotësisht as nxënësin e tij rumun, C. Marinesco, i cili në disertacionin e vet të dokumentuar, Alphonse V, Roi d'Aragon et de Naples et l'Albanie de Scanderbeg, Paris, 1923, pasi konstatoi se Barleti, me gjithë pasaktësitë që ka, nuk është kurdoherë pa mbështetje dokumentare, pohoi se ai duhet besuar jo kur vëtetohet, siç thotë Jorga, por kur nuk kundërshtohet nga të dhënat dokumentare.

E enjte - 16 Shkurt 2012 | Nr. 5293 Viti XVIII
Gaz. Shqiptare - ONLINE
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4383
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
!!!!!!Dilemat e Gjergj Kastriot - Skanderbeut!!!!

A ishte sllavë apo islam?
A ishte serbë apo grek?
A luftoji për babën, a për Papën?
A ishte produktë i Rilindjes shqiptare?
A e mbrojti Shqipërinë apo e rrënoji?
A ishte Arber?

Imazh

Bep Pjetri
4 janar 2009

Duro mal, duro!
Imazh Petro Marko

Përse e shkruejta?

Qysh nën titullin e shkrimit kam drejtue një varg pyetjesh që tymosin ambientin, ku në faktë të lënë idenë se ashtë mbërthye Historia e Tij midis disa trarësh shumëkandëshe. Kacaviret Historia e Gjergj Kastriotit si për gjynah. Prandej u shtyva deri këtu për të shprehë mendimin tem për këtë vepër gati blasfemike. Këta kujtuen se Heroi Kombtar ashtë harrue dhe nuk ka lanë asnjë trashëgimtar të kryeveprës gjeniale të epopesë ngadhnjimtare të Triumfit 25 vjecar mbi një perandori turke. I preke ato artere të urrejtjes ndaj kësaj epoke të lakmueshme, që nuk e pati askush në Ballkan, në Europë e matej. Kanë gabue randë dhe populli do ti ndëshkoji përjetsishtë në burgun e Turpit historik.

Pak hyrje

Fill mbas periudhës së çmendun komuniste u doli punë ish-ve të PPSH-së të merren me rishkrimin e historisë, jo atë të heqjes së baglës së kuqe, apo të partitizmit enverian dhe llomit marksist – stalinisto-leninistë nëpër faqet e historisë, mbasi të gjithve u dukej se boja e kuqe u ishte e bukur.
Dihet se kjo shpurë intelektualësh të dekompozuar nga sistemi komunist si ish diplomatë, ish hetues, ish bijtë e antarve të KQ të PPSH, u morën me vite mbarë e mbrapësht me Shenjtoren Nanë Tereza. Tani filluan një zhurmajë nëpër media kundër simbolit tjetër të kombit shqiptar, kundër Heroit të Shtetit tonë të Madhit Gjergj Kastriot - Skandërbegun.
E filluan këte vërsulje, ...por se kur do ta ndalin furinë dhe me cilin tjetër vigan nga Veriu do ta shklyejnë, kjo nuk dihet!? Këta ‘’personalitete’’kujtojnë se e dinë këndin e lëvizjes së Tokës!... Këta astrologë mesjetar kalërojnë në andrra nevrastenike. Po presim, të shohim! U them ktyre: ''Nuk jam në ankth për stuhinë e sajueme me këta mjete satanike!'' E nisën bash te kryet e kombit, me Burrin dhe Themeluesin e Shtetit Shqiptar – Gjergj Kastriotin.
Kësaj rradhe në turrën e shkrimeve të disa amatorve të Historisë së Gjergj Kastriotit, po shohim nëpër gazeta, revista, ndër tryeza programesh televizive “teza të reja’’ për Të. I pari që u rrjeshtue pas vitit 1990 në taborrin e mësymjes me pasion e me mllefe ndaj figurës së Kryeluftëtarit ishte dhe mbeti Abdi Baleta. Për çudi ju afruen në guzhinën e tij disa intelektualë te fushave të ndryshme, por jo të historisë.
Abdiu për dreq kur i mbush gëzhojat me dinamit, llogaritë me vra jo dy zogj, por tre e më shumë. Këta nuk janë zogjë doçkado, por subjekte kryesore, që janë të çimentuar përjetsisht në identin kombtar të periudhës së pas Krishtit në Historinë e Shqipnisë.
Gojët e “liga” llomotisin se udhtimet nëpër botë të “revizionuesve” të Historisë së Skanderbeut, pra, dyshja Abdi Baleta-Sabri Godo në botën arabe morën shpërblime të majme.
I vetëm në betejë nuk shkohet. Deshti fati në demokraci i mblodi klubi i sherrxhinjve të ish PPSH, që ja kishin pirë kupën e mjaltit asaj jo vetëm këta por dhe prindërit e tyre të sistemit envero-miladinoviç.... Në ballin e fushës së betëjës u rreshtuan tre grupe luftëtarësh në drejtime të ndryshme në debatin e Figurës së Skanderbeut qysh mbas vitit 1991 e deri në vitin 2009.

Pjesmarrsit e Debatit të Gjergj Kastriotit
KLUBI I ANTI - GJERGJ KASTRIOT SKANDERBEUT


Due që ta paraqes tre grupe pjesmarrsish për t'u kuptue ma kjartë tablonë e kësaj debati shqiptar.
Të parët që filluan këte vandalizëm mbi Skenderbeun i përkasin grupit ish enverist:

Kampi i tjetërsimit, i shpërbërjes, i sllavizimit, i greqizimit dhe i islamizimit të Gjergj Kastriotit

Mbrënda këtij kampi nuk i kanë të unifikuara tezat e Figurës së Skanderbegut, por një gjë i mban grushtë të bashkuem në një ideal: Ai i shpartallimit të Historisë së Skanderbeut edhe pse e dinë se asht Simbol i Kombit të Shqiptarve.

Abdi Baleta

Kush ishte A.Baleta? Abdiu ishte ish ambasador i Qeverisë staliniste -për 18 vjet në SHBA. Ishte gjyqtar, deputet i PD-ës dhe tash ''turistë'' i preferuem i botës arabe. Për fatin e keq të tij, ky jurist, përzihen teologjinë me Historinë, duke interpretue Gjergj Kastriotin dhe Luftën e Popullit Shqiptar në aspektin fetar. Dihet synimi i tij i vetëm për ta degjeneruar fund e krye veprën e Gjergj Kastriotit. Për Abdiun ishte feja katolike e Heroit Kombtar motivi i asaj lufte 25 vjeçare kundër Perandorisë Osmane.
Jo e pa pritur prej tij dalin prej gojës dhe pendës së Abdi Baletës për Heroin Kombtar te gazeta ''Sot'' e 23 nantorit 2008! :
’’Ajo çka disa e quajnë "fyerje të madhe që autori dhe përkthyesi i bëjnë Heroit kombëtar Skënderbeut" është një portretizim i ri plot nderim për këtë Hero dhe një ndihmesë për shqiptarët të kuptojnë më mirë se Skënderbeu ka luftuar për babën e jo për Papën,...
Skënderbeu shpesh bëhet pjesë e një triniteti katolikocentrik ku: Ismail Kadare, Nënë Tereza e Skënderbeu shiten si pjesë e një embleme kombëtare, një "trini e shenjtë" personalitetesh mbi bazë të katolicizmit: Skënderbeu si luftëtar për Papën, jo për babën’’(sipas shkrimit të Olsi Jazexhiut, të marrun në sitin http://www.mesazhi.com - ”Shpata e Skënderbeut dhe profeti Ibrahim” O.Jazexhi. E enjte, 11 Dhjetor 2008 14:28

Sabri Godo


– “Burrë i kombit” (“babai” i kushtetutes se re( me shumë mangësira), burrë i urtë, kryetar nderi i PR, ish hetues ushtarak në Tiranë, që vinte shpesh në Shkodër dhe ish partizant në Luftën vllavrasëse të 1944 kundër nacionalistve shqiptar në Kosovë). Mos ta harrojmë se ishte edhe në profesion e lirë si shkrimtar në periudhën e komunizmit, që pak kush e kishë kët privilegjë.
Sipas artikullit të dt. 27.11.2008 të Admirina Peçi, marrë nga Gazeta Shqiptare paraqes pak nga artikulli i saj sa për ilustrim të nevojshëm:
“Sabri Godo: I ati i Skënderbeut u quajt Hamza në fund të jetës.
A.Peci: ''Sabri Godo jep dhe një alternativë tjetër të emrit të tij. Ai thotë se në fund të jetës, Gjon Kastrioti u konvertua në mysliman dhe u quajt Hamza. z. Godo, në monografinë e re mbi Skënderbeun, të studiuesit austriak Oliver Schmitt, emri i babait të Skënderbeut shkruhet Ivan. Përkthyesi i këtij libri në shqip, Ardian Klosi në një intervistë për "Gazetën", ka argumentuar se emri Ivan ishte emri i vërtetë i tij, ndërsa emri Gjon është një emër i shpikur. Sipas jush, çfarë ka të vërtetë në këtë fakt? "

Përgjigjet z.Godo:
’’Them se ky nuk është kurrfarë zbulimi. Albanologë të tjerë të hershëm e kanë vënë në dukje këtë fakt, se Gjoni ka ndryshuar emrin. Sipas meje, kronika e ngjarjeve të çon atje. Fillimisht ai ka qenë katolik me emrin Gjon Kastrioti. Por erdhi një kohë kur pa se nuk mund të nxirrte përfitime nga Venediku dhe Vatikani për zgjerimin e pushteti të tij dhe atëherë u kthye në ortodoks.
Më në fund, para vdekjes e spërkati kokën e tij të zbardhur për të tretën herë dhe u bë mysliman, sepse u thye në luftë nga turku, iu morën peng të katër djemtë dhe ai u ngujua në kalanë e Gurbardhës. Atëherë duket se ka vënë emrin Hamza.”

Ardian Klosi

- Biri ish prokurorit, ish hetuesit, ish antarit të KQ të PPSH. Ish refugjati në Gjermani, Austri..., mori instruktime për lëvizjen e boshtit të Historisë së Skanderbegut në qarqe europiane- ballkanike. e sot ....përkthyes i veprës së një farë Oliver Shmitit “zviceran - serbë”.
Gjithkush kur shikon në ekranin televiziv te Top Chanell sesi ulet, sesi fryhet si kaposh, sesi krekoset si gjel, si akademikë të shjten të vjellë. Dhe kur fillon të nxjerrë prej asaj gojet xhevahire për librin e përkthyem me aq pasion dhe me epitete vulgare, padyshim të shkon mendja te dyshimi për objektivitetin e përkthimit të tij dhe të neveritet jashtë maset.
Klosi si përkthyes i librit antishqiptar të Schmitt-it ka përdorë shprehje si emri Gjon, është emër i shpifur; gjë që dëshmon se përkthyesi ka pritur një moment ngaherë për t’u shpreh ndaj këtij ’’faktit’’ me tërë helmin e urrejtjes, me një urrejtje patologjike ndaj Skenderbeut të pashpjeguem, por edhe me një mungesë etiket në përdorimin e fjalëve shqipe.
Kjo soj përkthimi kaq me epitetë rrugacësh të shtyn në përshtypjen se Oliveri nuk i ka përdorur në gjermanishten e librit fjale bastardhe si ’’e shpifur’’ etj. Me këte përkthim ai ka dëshmuar para shqiptarve sikur e ka sajuar vet Klosi kët libër të Oliverit dhe i ka vënë emnin e tij për t’u fshehë nën atë emër. Për mua është shumë e diskutueshme autorësia e librit ’’Skënderbeu’’. Mund të jetë edhe bashkautorësi. Nuk ka mundësi të jetë “shqiptar” përkthyesi i librit ’’Skënderbeu’’!!!?? Në përkthime duhen ruajtur edhe linjat etike të fjalës shqipe dhe të pasojave që lenë në ndjesitë e lexuesit. Arroganca dhe urrejtja ndaj Atdheut e ndaj popullit të vet, të bejnë të mendosh se ku lindi ky lloj njeriu, që i punoi zemra dhe dora të sjelli këtë libër shqiptarve dhe çfarë qe ajo që e frymëzoi ndaj Portretit unikal i Gjergj Kastrioti?

Fatos Lubonja


Biri ish prokurorit, ish hetuesit, i ish antarit të KQ të PPSH. Sot gazetar ''i pavarur''.
Në shkrimin "Bëhu i ditur të jesh i lirë" (Korrieri, 30 nentor 2008). gjen ''mrekullina shkencore''. Siaps kësaj gazete: '' Duke cituar librin e ri dhe tronditës të Nathalie Clayer, Lubonja tregon që ky mit (Skanderbeu B.P.) u promovua nga austro-hungarezët të cilët morën një mit(Gjergj Kastrioti - sh.im B.P.) shqiptaro-sllav që ekzistonte në zonat e Shpuzës dhe të Podgoricës, ku Skënderbeu paraqitej si luftëtar sllav, dhe e shndërruan në një hero të popullit të ri që po formësohej në brigjet e Adriatikut. Lubonja thotë: me mite nacionaliste ashtu siç janë farkuar ata një shekull e gjysëm mëparë dhe përforcuar me frymë totalitare nga diktatura komuniste… Nëse fëmijëve tanë do t'u tregojmë gënjeshtra, edhe ata do të vazhdojnë të tregojnë gënjeshtra e ne do të vazhdojmë të kultivojmë kulturën e rrenës dhe manipulimit." ("Bëhu i ditur të jesh i lirë", Korrieri, 30. 11. 2008).

Olsi Jazexhiu


Ky shqiptar e ka islamizuar dhe është mjaft kontradiktor në përqasjen e komentit të raportit mit – Skenderbe.
Në shkrimin e tij ’’ Shpata e Skënderbeut dhe profeti Ibrahim’’.
Ja një fagmentë nga artikulli i Olsit:
“Kurani na mëson mbi historinë e profetit Ibrahim, i cili kur jetonte në qytetin Ur irritohej nga imponimi i idhujve që i bëhej popullatës lokale nga idhujtarët, në një kohë kur këta idhuj – ishin krijesa të vdekura dhe pa ndonjë fuqi – por qëndronin në atë vend vetëm për shkak të një konsensusi dhe dëshire imponuese të elitës sunduese.....Dhe në fakt mbrojtësit e Skënderbeut, duke dashur që të ruajnë mitin e tij, kërkojnë në fakt që historia të lexohet gabim....Por në anën tjetër jam i mendimit se kultura e vazhdimit të imponimit të mitit të Skënderbeut në Shqipëri, siç ndodhi me shqiptarët gjatë komunizmit kur dhuna shtetërore impononte mitet e Stalinit, Hoxhës dhe Skënderbeut tregojnë që shoqëria shqiptare dhe në veçanti klasa e saj intelektuale nuk është pjekur ende.”
Unë baj pyetjen. ''A ka diçka të vërtetë Olsi edhe pse i ka dhenë ngjyrime islamike në shprehjen e tij ku shkruen: ''Në Ballkan jemi akoma pre e politikave inatçore etniko-fetare të shekullit të XX?''
Pra Olsi edhe pse i jepë ngjyrime fetare e pranon padashje një të vërtetë ballkanike, gja që edhe vendet e civilizuem europiane vuen tmerrsishtë edhe sot nga kjo mortajë mesjetare, pohon siduket padashje në kundërshtim me vedin se këta autorë anti – Skënderbejanë i brengosë identiteti fetar i heroit duke e bërë sllav apo islamik. Brengosja e Olsit është ta çlirojë popullin shqiptar nga kultura e ”mitit” për Gjergj Kastriotin, që nuk ekziston në të vërtetë. Nuk e di sesi mund të ngrihet gjithë kjo stuhi e madhe kundra një të ashtuquejtun mit ndaj Tij, ku në të vërtetë nuk ekziston në asnjë libër në gjuhën shqipe, kërkund në kulturën historike dhe asaj letrare.
O Zot! Na ruaj prej mitit imagjinar!...
Vazhdon ndër të tjera Olsi në artikull: ’’.....Me rënjen e komunizmit dhe dobësimin e ideologjisë nacional-komuniste, shqiptarët e Shqipërisë janë liruar nga shumë mite të së kaluarës. Në këtë vazhdë mendoj që edhe rrëfimi i drejtë i Skënderbeut, nuk do të bëj ndonjë hata të madhe, pasi Umut Ozkirimli thotë 'identitetet janë një projekt në vazhdim e sipër apo një 'work in progress', që ndërrojnë sipas konjukturave historike, ekonomike, politike dhe sociale.'(Umut Ozkirimli dhe Steven Grosby, në Nations and Nationalism, 2007)’’. Më kujtohen këtu sulmet që u bënë në vitin 1998 kundër librit "Skicë e mendimit politik shqiptar" nga Hysamedin Feraj, e deri tek sulmet e sotme kundër Klosit, apo Lubonjës nëpër gazeta dhe disa forume të internetit”.
Për Olsin ka mit dhe kur nuk ka mit atëhere sipas teoricienve kozmopolitik të ndrrohen identitetet sipas konjukturave etj. përralla.


Vasil Bollano

V.Bollano ashtë aktualisht kryetar i Bashkisë së Himarës.Deklaratat e Kryetarit të Bashkisë së Himarës. Vasil Bollano, të përkrahur edhe nga ambasadori grek në Tiranë Konstandinos Kokosis për autonomi të “Vorioepirit” nuk janë të rastësishtme. Këto veprime dhe deklarata e kanë fillimin në politikën zyrtare të Athinës që kërkon aneksimin e Jugut të Shqipërisë.
Deklarata e Bollanos si përfaqsues i minoritetit grekë deklaron se Gjergj Kastrioti asht grekë.


Diana Jup Kastrati - pedagoge dhe antropologe në Tiranë asht mjeshtre e Anti- Skënderbeut


Pak për Diana Kastratin

Ti dole hapur kundër Skanderbegut edhe unë do të dal hapur Zonja Diana. Ti ke cënue randë botërisht Heroin Skanderbe,

Diana asht e bija e Jup Kastratit nga Shkodra. Due t'i kujtoj lexuesit se Jupi ishte një nga bashkëthemeluesit me prof. Vehbi Balën(që ka për djalë, gazetarin e TVSH - Agron Balën - që fyen shum personalitete me prirje të djathta, duke i paragjykue si dikur,....) të Muzeut Ateist në Shkodër në periudhën e viteve 1973, unike, e vetmja Muze në botë, ku në qendër të saj ishte Demaskimi i Klerit Katolik me Martirët e Kombit të shumta si Reaksionare, si antimarksiste, si kolaboracioniste, si antishqiptar, anti - enver hoxha etj,......

Populli e din se ty nuk të brengosë, të shqetson si pedagoge miti, por Cfaroja e Skënderbeut nga Libri i Historisë Shqiptare. Ti andrron me sy hapur që të ndalen libra, kangë e vjersha për Skanderbeu. Ti andrron të ndërtosh sikurse baba yt një Muze kundër Skënderbeut si Njeriu që për 25 beteja shkatrroi ushtrinë dhe andrrën otomane, e pushtimit të mënjëherëshme. Mos ndoshta nga dëshpërimi që erdhi demokracia andrron ta ripushtoi otomanët. Kjo sheh andrra me një klubë me sy hapur dhe jo shqiptarët.
Kjo kohë nuk vjen kurrë se jemi në NATO!
Prandaj riorentoji vektorët e mbrapshta. Mjerë ata studenta që i mëson ti me teorinë otomane????

Libri e Oliver Shmidtit i zhbërjes së Gjergj Kastirotit gjoja në në emën të Mitit - Skanderbe - Si teoria ma reaksionare dhe otomane e zonjës Diana Kastratit për Historinë e Skënderbeut

Libri i O. Shmidtit ishte në rregull, shumë mirë ka shkrue për mitin e Skënderbeut. Nuk jam kundra tij se sistemi komunist e mitizoi për qëllimet e veta.
Skënderbeu asht mitizue dhe ne duhet ta cmitizojme, ta demontojme. Nuk kemi ende një libër për Skënderbeun, ku miti të mos shifet se asht e neveritëshme.
Kur ndeshi zonja Kastati rezistencën e logjikës së fakteve dhe revoltën ndaj teorisë së Zhbërjes së Skënderbeut nga Historia e Shipnisë lëshoi kët vikamë dhe kët sentencë:
''Shqiptarve u pëlqen miti. Miti asht andër e shqiptarve, nuk mund të flejnë pa mit dhe këstu po ndodh edhe me mitin Skënderbeut prandej kush ka qejf le të jetoji me trille mitologjike, por shkencërisht nuk pranohet: deklaronte Diana Jupi me terma të zgjedhura shkencore tanë pompozitet. Por askush nuk e ndëgjoi, nuk u përfilli. Fliste kjo zonjë me një kompetencë sikurse të ishhte mbi kalë me shpatën e Otomanve, sikur të ishte në epokën e babës vet. Di të them se ajo kohë ku familja e saj shijoi lëngun e sistemit të krimit nuk e kishte lejue të fliste, por koha e komunizmit u zevendsue me kohën e otomanisë për të dhe atyne kundra Skënderbeut.
Diskutantët antropolog, profesora e hodhën me neveri sjelljen e kësaj shoqe Diana Jup Kastrati, që e pruri me të shpejtë gati në mbarim të programit, regjizori Osman Mula sic duket ësht në një linjë me Diana Kastratin për Skënderbeun. Ndoshta u ndje keq edhe drejtori TVSH, shoku Petrit Beci, ish drejtor institucionesh në periudhën e komunizmit, nga bashkëbisedimi i audiencës në Kryevlerat e Skënderbeut. Nuk e di se si ta kuptoj kët ftesë të papritun ku biseda po shkonte shumë mirë midis profesorve, skulptorit, analistes dhe antropologut shfaqet me një qendrim radikalist e tipit jo turk, por osman, otoman me një mllefë të brendshme, gja që tensionoi dhe la një gjurmë të shëmtuem para audiencës dhe të shikuesve të televizionit TVSH. (Për dijeni kët ditë nuk u dha asnjë material nga Mali arkivave për Skënderbeun nga drejtori Petrit Beci, regjizori Osman Mula, gazetari Agron Bala).
Dhe m'u kujtue se kjo zonjë i ka shërbye shkëlqyeshëm padronit të antiskanderbegut një farë intelektualit antishqiptar Oliver Shmidt.

Kjo grua vulosi përjetsisht si i jati i saj tiparin e Anti- Skënderbeut. Kjo asht një medalje që me dorë të vet e vendosi në gjoksin e saj.
Kjo zonjë dëshmoi botërisht para ekranit se ishte dhe mbeti në Klubin e të ashtuquajturve Intelektualë, që pinë kupën e mjaltës sistemit ma diktatorial në botë kundër Heroit dhe Strategut të Historisë në Shekuj.

Unë di të them se nji qëllim kishe ti dhe ata që të prunë në emision me ngut për të shtypë ''revoltën'' ndaj atyne që Rivlersonin Skanderbeun. Dhe kët shpat nxorre prej këllëfit tand dhe të atyne që të prunë me ngutë ishe e ndryshkun dhe nuk preu kokat.
Ku e kishe qellimin ti dhe ata, që...derdhe gjithë atë vrer, helm, mllef për gjoja mitizimin ndaj Skanderbeut?
Ti dhe ata që të prunë kishit qellim që ta zhbanit Figurën Heroike të Kombit nga Historia nga ekrani i TVSH sipas padronve të Otomanëve që janë ringjallë në Turqi dhe fshehesh pas një farë O.Shmidtit.
Oliveri të tatoji ty dhe një grupi të ashtuquejtun intelektualë zemrekun e vetedijes kombtare që e kishit nën zero.
- Mos harro se koha ka lëviz edhe pse akrepat e tu kanë mbetë qysh me vdekjen e Enver Hoxhës. Ki respekt për të Vërtetën dhe për Historinë e Popullit Shqiptar![/b]


Kampi centristë(në mesin e dy kampeve të kundërta)- është kampi që noton në ujra të trubullta.

Enis Sulstarova

Në shkrimin e tij "A duhet çmitizuar Skënderbeu?" (Gazeta Shqip, 8 dhjetor 2008).
Ai thotë: "Skënderbeut u krijua nga Rilindja Kombëtare Shqiptare qindra vjet më vonë vdekjes së tij. Qëllimi i Rilindjes ishte krijimi i shtetit kombëtar shqiptar dhe miti i Skënderbeut i shkonte për shtat: periudha e Skënderbeut u kujtonte shqiptarëve ekzistencën e shtetit mesjetar; Skënderbeu kishte luftuar kundër Perandorisë Osmane; me mitin e Skënderbeut si "mbrojtës i Evropës" mund të kërkohej nëpër kancelaritë evropiane përkrahje për të drejtat e kombit shqiptar. Në njëfarë mënyre, Rilindja Kombëtare e zbuloi mitin e Skënderbeut nga vetë shkrimtarët evropianë të Rilindjes Evropiane që e kishin krijuar atë." Sulstarova thotë: "Në Shqipëri çmontimi i identitetit shqiptar nuk po na sjell ndonjë emancipim të madh qytetar, vetëm intensifikimin e politikave alternative të identitetit, që kanë për bazë fenë ose etninë. Diku miti i Skënderbeut si "Atlet i Krishtit" po përdoret si thirrje për konvertime të shqiptarëve myslimanë në krishterim.” ''Sulstarova gabon kur mendon që 'një bashkësi që quhet "shqiptare" nuk mund të ekzistojë në hapësirë dhe në kohë pa simbolin e Skënderbeut.(O.Jazexhiu).

Ardian Vehbiu

Vehbiu cili mendon që "Historia e Shqipërisë, ashtu siç është përpunuar në formë mitologjike, është pjesë e misionit të shkollës për t'u dhënë fëmijëve një identitet qytetar modern." (Shekulli, 18 nëntor 2008).


[qender]Kampi i mesazheve të urta mbi identitetin e figurës së Skanderbeut
[/qender]
Lap Martallozi

Lap Martallozi asht pseudonimi i një patriotit në vitet 1908, në Bukuresht.
Shkruante i revoltuar në gazetën "Drita" të Sofjes në janarin e 1908, se si në Shqipëri, njerëzit mësonin nëpër mejtepë, se sulltanët turq ishin të shenjtë dhe janë dërguar "në kahuristanë për të bërë fet'h nga Allahu," dhe se "Skënderbeu s'qe tjatër veçse një hajdut", "se hoxhët kishin gjetur në një qitap arabisht që tregonte se shqiptarët ishin arapë që një mijë e një e treqint vjet më parë iu zemëruan halifesë hazretit Ymer dhe u bënë muhaxhirë në Shqipëri." Lap Martallozi ankohej edhe se nëpër skolitë e grekut që ekzistonin në Shqipëri, njerëzia mësonte që "gjith njerzit e mbëdhenj janë grekë, le Filipi, Leka i Madh, Batlemeu, Pirrua dhe Skënderbeu, po aq edhe Krishti"(Lap Martallozi, Liria dhe zgjedha, Drita, Janar 1908).

Ismail Kadare

Sipas gazetës Shekulli, 18 nëntor 2008 gazetarja Admirina Peci shkruen për mendimet e Kadaresë:
''Në personat që kërkojnë të shohin objektivisht mitin e Skënderbeut i quajti "pjesa renegate e popullit shqiptar" që kërkojnë të shohin "Gjergj Kastriotin si një renegat, tradhtar e armik" dhe që të "jesh kundër Gjergj Kastriotit, do të thotë të parapëlqesh robërinë para lirisë dhe Shqipëria do të ishte vendi i parë në Europë që do ta bënte këtë" . Kjo frymë e cila bën "tradhëtarë" dhe "të rrezikshëm" për "sigurinë kombëtare", personat që nuk besojnë në mite, bëhet edhe më serioze nëse dikush lexon Xhavit Shalën i cili kërkon të "godasë" një grup besimtarësh muslimanë, të cilët nuk besojnë në festat dhe simbolet kombëtariste (Revista Urtësia, Tetor 2008).

Intervista e marrë nga gazeta Koha Jonë. Kadare: “Shqiptaret që më penguan Nobelin”
E Marte, 02 Dhjetor 2008
Shkrimtari i mirënjohur rrëfehet për Blendi Fevziun në emisionin "Opinion" të Tv Klan:
…Kalojmë në disa çështje që mëgjithse nuk kanë lidhje me veprën, janë koherente, të ditëve të fundit. Ju jeni shprehur publikisht me shikimin me realist të figurës së Skënderbeut...
Unë nuk jam përfshirë në debat, por gjate takimit në Gjirokastër me kanë pyetur dhe kam dhënë një përgjigje shumë të shkurtër, ky nuk është debat që ka lindur tani, por ka shumë vite që zhvillohet në Shqipëri, e kam quajtur një turp dhe mendoj se është një turp.

A ka një himnizim, në krijimin e një miti se sa një figurë reale...?

- Përkundrazi, ai vazhdon të jetë i nënvleftësuar.


Në ç'sens?.

- Në të gjitha senset. Ai është padyshim figura më e madhe shqiptare, më e madhja në Ballkan, pa asnjë diskutim. Po ju them një shembull, homologu i tij, është hungarez, nuk është fare aq i famshëm sa Skenderbeu. Rrezatimi i tij, po ta shikosh nëpër bibliotekat e botës është shumë herë më i madh. Ja ku janë dy heronj që janë të dy aleat, nuk është thyer as njëri dhe as tjetri. Për një kureshtje, Ponjadi ka bërë luftën e dytë të Kosovës që nuk e përmënd asnjë njeri. Pas luftës së parë, është bërë një betejë e dytë dhe ballkanasit nuk u bashkuan, ajo luftë vazhdoi deri në fund. Prandaj Skënderbeu është figura më e plotë, është njeriu që ktheu, krijoi një vizion të ri në Ballkan, është një vizionar i ri në Ballkan, e ktheu vështrimin ballkanik drejt Evropës Perëndimore, këtu është rëndësia e tij dhe këtu është arsyeja përse luftohet.

Po luftohet apo historiografia po përpiqet të tregojë aspektin e tij më irealist?

- Absolutisht jo. Çfarë do me thënë aspektin e tij jorealist? Çfarë duhet të themi për heroinën e Frances, Zhan Dark, ka qënë një vajzë 16 vjeçe që shikonte zëra dhe dëgjonte vizione, gjëja e parë qe mund te themi ështe që nuk është serioze si figure. Çfarë duhet të themi për personazhe të tillë që janë me pikëpyetje. Megjithatë popujt nuk shpejtojnë t'i shkelmojnë dhe t'i hedhim poshtë.

A ju ka intriguar Skënderbeu në fëmijëri?
- Po.

A vazhdon t'ju intrigojë?

- Po, sëpse nuk ka qënë e mbushur me mister dhe me atë botën fantastike fëminore, ka qënë figurë që ka qënë shumë pranë historikes dhe reales, dhe për fëmijet natyrisht është më pak interesant sesa figurat e krijuara nga letërsia plot enigma dhe mister, më vonë i kam kuptuar përmasat e tij. Nuk kuptohet arsyeja pse ne duhet te vemë në pikëpyetje Skenderbeun kur asnjë popull nuk e bën këtë. Nuk ka mit të Skenderbeut të dëmshëm. Për shembull, kanë rumunët një hero, Drakulen, me sa duket është kundërthënës i gjithi, me sa duket ka qenë një luftëtar kundër perandorisë osmane, saqë pjesa e egër e humbi pjesën e tij heroike dhe Evropa e njeh si një gjë monstruoze. Po ta kishte Skenderbeu një anë të tillë do të humbte. Por nuk kemi asnjë arsye.

Pse akuzohet?

- ...... Problemi është këtu, që Shqipëria ka njerëz të tillë që thonë se Skenderbeu ishte negativ në historinë shqiptare sepse ai ngriti doktrinën e rezistences, e qëndresës. Ne me turqit do të kalonim më mirë po të mos kishim Skenderbeun, këtu ndahen. Domëthënë në Shqipëri, për turpin e kombit, po tentohet për të krijuar një filozofi të robërisë, një doktrinë të robërisë, ndërkohë ne jemi shqiptar, por edhe gjysmë robër. Ne jemi i vetmi popull në Evropë që rrezikojmë të damkosemi me një turp të tillë, të themi që kemi qënë te pushtuar pra, jemi identifikuar si ato prodhimet biologjike të modifikuar. Përse nuk u modifikuan greket, rumunët sllavët, pse ne duhët të modifikohemi?

Zoti Kadare,... Por do të doja të trajtoja çështjen e këtyre ditëve, që lidhet me 100 vjetorin e Kongresit të Manastirit, një eveniment ku një grup shqiptarësh, shumë pak njerëz, të iluminuar vendosën alfabetin latin dhe shikimin e një Shqipërie krejtesisht orientale, dhe të izoluar endè si pjesë e perandorisë otomane drejt Evropës.

Si e gjykoni?

- Pikërisht kjo është një nga ato gjërat e ndritura që ka bëre, ose ky grup elitar i Shqipërisë të gjejë prirjen natyrale të Shqipërise, nuk krijuan ata prirje artificiale, ajo prirje ishte te kombi shqiptar. Por prirja ishte e përgjumur pas një terrori të gjatë 500 vjeçar. A e dini çdo të do thotë 500 vjet të mos këtë shkollë një popull? Ishte i vetmi popull në Ballkan që iu ndaluar gjuha dhe shkollat. Turqia nuk ua ndaloi të tjereve. Ajo zgjodhi këtë vend, do ta turqizoje Shqipërinë dhe shqiptarët që kujtonin se ishin më të favorizuar, shqiptarët ishin më të diskriminuar nga të gjithë. Truri i kombit shqiptar pësoi një tragjedi. Tre vjet pa shkollë të jetë një popull është një tragjedi dhe jo 500 vjet pa shkollë. Ndërkohë kam një shkrimin tim, në fund të shekullit të XIX, ne Shqipëri kishte 3000 shkolla, 1200 shkolla publike turke, 1200 private greke, 300 shkolla bullgare, greke dhe një shkollë shqip dhe ajo iu vra drejtori, Pandeli Sotiri dhe u mbyll. Pse te gjithëve u lejuan. Pse do të na duken ne për çudi kjo perandori një mikeshë e madhe për ne.

Ka pikërisht një nostalgji?

- Pikërisht kjo nostalgji për Skenderbeun është një nostalgji otomaniste sepse historiografia otomane e quan Skenderbeun renegatë dhe tradhtar. Renegatët tanë shqiptare kanë të njejtin vleresim për të, figurë negative, e keqe që ka tradhtuar Shqipërine. Kjo është e vërteta, nuk është ky debati i fundit, ky është bisht i tij.


Kryeministri Sali Berisha,


Tha, në konferencën e mbylljes së vitit 2008 para gazetarëve për librin e përkthyer të Ardian Klosit “Skënderbeu", e Oliver Jens Schmitt: ’’Gjen një libër të huej Ardian Klosi dhe u shpërlan trunin njerzve për Skanderbeun’’.

Mira Meksi,

Mira Meksi thoshte që "shkelja apo rrëzimi i tyre (qoftë dhe në tentativë(për Skënderbeun sh.im B.P.)) është thjeshtë tradhëti ndaj kombit". (Mira Meksi, Shekulli, 18 nëntor 2008).

Pirro Prifti,


Një porosi jepë gazetari Pirro Prifti në fund të artikullit për këte taborr të antiskanderbejane
Artikulli ’’ Skënderbeu-vija ndarëse midis Shqiptarëve dhe Antishqiptarëve’’ te Agjensia e Lajmeve "SOT" 31.12.08.:
“Edhe Shqipëria duhet të ketë tabu-në e saj, vijën ndarëse të saj, identitetin e saj me të cilën nuk duhet luajtur as për amatorizëm, as për komercializëm e as për të ekspanduar ideologji fetare që vetë vendi apo vendet ku aspirojmë të futemi. I nderuar përkthyes lëre përkthimin tënd të shitet pa e reklamuar më, sëpse je duke prekur një tabu të shenjtë për shqiptarët.’’
Nuk kam asgjë për ti shtuar, mbasi koha do të tregojë ashtu siç ka treguar se çfarë bëhet me ato bisha që guxuan të prekin vëndet e Shenjta të Atdheut tonë të shtrenjtë. Besoj iu kujtohet mirë një statujë bronxi e terhequr zvarrë rrugëve të Tiranës, pikërisht aty para Skënderbeut!...
E ajo ngjarje nuk është e kohës së Skënderbeut, por edhe ai që e pësoi ashtu e, që ju e keni njohur mirë sëpse si mik i baballarve tuaj, ju i keni dhuruar edhe tuba lulesh në tribunat e “1 Majit” në Tiranë, ju e dini mirë sëpse edhe “ay” si ju, ishte shkatrrues i veprës së të Madhit Skënderbe!!...
“Më falni” që po ua kujtoj “dashurinë e madhe” të Popullit Shqiptar për babain dhe “mithin” tuaj!


Fritz Radovani,


Ja një fragment nga shkrimi i shkrimtarit Fritz Radovani, tek artikulli:“Historianët’’e Haxhi Qamilit!...Dhjetor, 2008.
.....
“Edhe, kërkoni ndër kabaret e Evropës “arkivat”?
Arkivat i keni në Truellin e Skenderbeut e Nanë Terezëz...
I keni në të gjitha Kështjellat e qendresës heroike të Popullit Shqiptar!
I keni në Krujë e Mat, i keni në Lezhë, në Voskopojë e Butrint, i keni në Vlonën e Ismail beut, i keni në Himarë e Janinë, në Delvinë e Sarandë, në Korçë e Gjinokaster, në Manastir e Prishtinë, në Ohër e Gjakovë, në Diber e Prizren, në Mirditë e Dukagjin, në Hotin e Dedë Gjo’Lulit e Grudë, në Ulqin e Tivar...e, po ditët me lexue i keni të gjitha të arkivueme...
...në Zallin e Kirit...pranë Rrëmajit:
Në Shkoder!...

Vëllazën Shqiptar!
Kurrë ma aktuale se sot për fatet e Atdheut tonë nuk tingllon thirrja e Gjon Palit II, me 25 Maji 1993, në Sheshin “Skenderbej”:
“Shqipni, qëndro në naltësinë e kësaj beteje të madhe!”


A e vlen të heshtësh para këtij vandalizmit historik?

Jo dhe një Jooooo, të madhe!
Përballë kësaj mësymje të tipit gueril nuk ke sesi të heshtet. Vatra e historisë po shprishet me egërsi duke qeshur, duke fërkuar duartë, duke ba sehir nga zyra të larta dhe mbushur xhepat me para nga disa monstra antishqiptarë, duke përjashtuar edhe ndonjë tipë që e bënë me pasion të verbër.
Ndërgjegjen e kombit e kanë vënë për ta gozhduar në kryq. Si mund të rrijë njeriu duke u rrezatuar nën diellin e ngrohtë shqiptar? Si mund të rrijë i qetë në shtëpinë e vet Shqiptari, kur sheh si po shembët ajo përbrënda? Si ...!!???
Natyrisht që shqiptari duhet të gjykojë fort në mendje të freskët ndaj kësaj vërsulje barbarësh, që po i bëhet nga një grupë njerëzish të arsimuar nga universiteti komunist “E.Hoxha” i Tiranës me aq paturpësi e me guxim kaçakësh, duke të kujtuar për një moment se Shqipëria është e pushtuar endè nga këta “minoritarë” që aspiron në integrimin e kulturave turke-serbe-greke kundëri Gjergj Kastriotit.
Duke parë personalitetin e këtyre pseudointelektualve të kampit antiskenderbejanë, shpesh them me vedi:

A e vlen të humbësh kohë me këta lloj të ashtuquajturish “shqiptar”?

Herë jo dhe herë po!! Mandej nuk due ti lëjë me livadhisë dhe i them vedit një Po të madhe. Duhet të merresh dhe shumë me këto hipoteza që ngrihen në emën të Oliver Schmitt-ave dhe dishepujve të tjerë antishqiptar brenda dhe jashtë Shqipnisë sepse me pendë në dorë po fyejnë Simbolin e Kombit. E kjo pendë po ndyhet nga duartë e pista.
Ai që e ndien vetën SHQIPTAR dhe heshtë, do të mbetët i patretur nga Toka Nënë!
Po të vësh re me kujdes në kampin e atyne të Tjetërsimit të identitetit të Heroit Kombtar spikasin debatues fetarë, minoritar grekë, ish diplomatë, ish hetues,... ish bijtë e antarve të Komitetit Qendror të PPSH...., të ashtuquajturit intelektual të nomenklaturës së komunizmit, spikasin edhe heshtësit si; presidenti Bamir Topi, që u dëshmua, për ta përshëndetë shumë aktiv për debatin e emrit të Ismail Qemali në universitetin e Vlonës, Institutin e Lartë të Historisë pranë Akademis së Shkencave, Dekanatin e Fakultetit të Historisë Shqiptare apo aktiv në dekorimin e Skënder Brecës si ish hetues i periudhës së komuizmit dhe sot prokuror i naltë në kryeprokurori më 8 maj 2008.
Duke parë në kët kor të madh debatuesish, nuk dallon se i shqetëson absolutisht ''miti'' Skendërbe, sepse realisht si nga letërsia artistike, historiografia shqiptare dhe botrore nuk gjëndet asnjë shenjë apo përpjekje për ta mitizuar portretin e Tij, që unë do ta arsyetoja për arësye të një trashëgimie të mendsisë orientaliste-sllave në mendsinë e historiografëve shqiptarë dhe asaj botnorë. Ku asht në thelbë synimi i tyre në gjithë kët zhurmë mediash që kanë çuar peshë tërë shqiptarët? A thue na provokojnë duke na demonstruar me mëndjet e tyre, se na jemi ata që shkruajmë faqet më kryesore te Historisë së Shqipnisë? Ky grupë e vlerson vedin si regjizorë të shkencës së Historisë së Gjergj Kastriotit e ma gjanë, që prapë kena me ndigjue???
A thue këta lloj intelektualësh të mbledhur grusht rreth vënies së minave të Malit Skënderbe mbi 500 vjeçar mendojnë se munden ta rrëzojnë Malin. Po le ta “rrëzojnë”, por ç’ka duan me gjetë këta mjeranë të pashpresë? A do të gjejnë nën kët Mal ndonjë libër Historie të Shqipnisë të shkruar nga grekë, serbë, rusë,...apo “Aktin e shitjes” së Shqipnisë te Serbia apo te Greqia?
Siç duket andrrojnë të zbulojnë një tjetër Histori Shqiptare: pa Kosovë, pa Çamëri, pa..., një Komb Shqiptar pa sy, pa vetëdije, pa identitet historiko-kulturor, ashtu siç e la Perandoria Otomane pa asnjë dëshmi kulturet, pa libra, pa skulptura, pa....pa... ashtu sic janë edhe sot librat e historisë post komuniste e handikepuar me vetëdije nga prindërit e tyne.


Çfarë i bren në kockën e shpirtit dhe në atomin e vetëdijes realisht këta shpatarë antiskënderbejanë?

Pretendimi i tyre është i qartë si ujët e kronit që del nga bjeshka.
Argumentat e sajuar të klosave, baletave..lubonjave... të hedhur në tregun mediatik për “të pastruar’’ figurën e Tij, gjoja për motivet hakmarrëse të Luftës 25 vjeçare nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit, apo emri Gjon ......ishte Ivan, gja që u bë mit “pa qenë” e të tjera teza, dëshirojnë në thelbë ta çfarosin Kryeluftëtarin e Betejave 25 vjeçare nga libri i Historis së Shqipnisë. Në faqet e Historisë dëshirojnë mtonjësit e sotëm të përshkruhet si: hajdut, plaçkitës, kaçak, si islamik, si sllavë, si turk, si serbë e si grekë.
Këta sarrafë primitivë të ashtuquajtur “shqiptarë”, që në të vërtetë nuk i përkasin rracës shqiptare nuk i lënë të qetë biografia e Tij dhe sillen e mbështillen si të marrë tek besimi fetar katolik i Tij. Synimi i vetëm është i kuptueshëm.
Kjo i tërbon: qenia e besimit katolik për vdekje dhe kjo është e gjithë ajo “sakrificë e madhe” që e marrin përsipër damkën e të quajturit: joshqiptar, shërbëtor të ish pushtuesave dhe qarqeve antishqiptare të huaja të Shqipërisë. Meqë janë merakosë fondamentalisht nëpër “dokumenta historike’’ për fenë e kryeluftëtarit dhe jo për kontributin e madh shekullor si Kryetar i Shtetit Shqiptar, dëshirojnë me zori ta bëjnë o ortodoks ose musliman këta pas 500 vjetve. Po sikur Gjergj Kastrioti të ishte nga feja musliman apo ortodoks??
Këta shpatarë të mullinjve të erës vuajnë nga patologjija e urrejtjes shpirtnore ndaj fesë katolike, gja e trashëgueme nga prindërit e tyne qysh në djepë.
Mëndjet mesjetare kanë marrë rolin e heqjes së shpatës nga Muzeu i Vjenës, e heqjes së besimit fetar, e heqjes së motivit patriotik të luftës shumë vjeçare, djegien e qindra librave mbi Kryegjeneralin Shqiptar të shekujve në botë.Këto qenje, që duan ta lëvizin rrotën e historisë për sëprapthi, sipas orekseve të Serbisë, Turqisë dhe atyre shteteve antishqiptare tradicionale në Europë dhe në Azi, në bashkëpunim me klosat, lubonjat,....... .....olsat jua jepë Historia e Shqipnisë të shkrueme kjartas.
Historia e Gjergj Kastriotit nuk është mallë që shitet e blihet, nuk bëhet tregti me dinarë, rubla ... apo euro të serbëve të Schmitit.
Mjerë kush mendon se bën kapital moral, material prej librit të Historisë Shqiptare të larë me gjak Heronjësh! Turpi i përjetshëm ka për ti mbetur në librin e antishqiptarizmit! Jam i sigurtë se ky grupë shpatarësh nuk janë në gjëndje të vendosin kunora pranë Monumentit të Tij në Tiranë e kudo në Europë dhe në SHBA, sëpaku të mos e propogandojnë si një zbulim arkeologjik, si....!

Më 4 janar 2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4383
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
17/01/2011 10.34.48
Më 17 janar 543 përvjetori i vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeu
Imazh
Radio Vatikani
Sot më 17 janar bie 543 përvjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar Shqiptar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Atletit të Krishtit e të krishterit të flaktë, sikur e quajtën Papët e Romës.
Gjergj Kastrioti ka hyrë në histori si një nga gjeneralët më të mëdhenj të kohës, si një strateg i shquar i luftimeve mbrojtëse, sepse me një ushtri të vogël mundi të përballonte dhe të shkatërronte taborret e ushtrisë osmane, më të organizuarat dhe më modernet e kohës së vet, si një burrë i madh shteti, që udhëhoqi luftën për pavarësi të kombit vet shqiptar kundër pushtuesit osman, i cili punoi edhe për bashkimin politiko-shtetëror të popullit shqiptar .
E pikërisht me Kuvendin e Lezhës më Gjergj Kastrioti Skënderbeu vuri themelet e një shteti arbër të organizuar – as para tij as pas tij princat shqiptarë nuk mundën të gjenin rrugën e bashkimit. Për 25 vjet me radhë Skënderbeu mbrojti lirinë e popullit dhe të vendit të vet dhe lufta e tij pengoi përhapjen osmane drejt Evropës, për çka fitoi mirënjohjen e Shteteve Evropiane dhe të Papatit të Romës që kur ka qenë gjallë dhe shumë më tepër pas vdekjes.
Në qiellin shqiptar emri i Skënderbeut ka qenë një yll polar për gjithë brezat pasardhës, burim frymëzimi për rilindasit, shembull i ndritur për t’u pasur në betejat e ndryshimeve për t’i kthyer popullit lirinë, dinjitetin, bashkimin e hapur, rrugën e përparimit. Në figurën e pavdekshme të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, populli shqiptar kurdoherë ka shembullin dhe simbolin e bashkimit, të vëllazërimit, të lirisë, të atdhedashurisë, të harmonisë e të demokracisë.
Lidhur me figurën madhore të heroik kombëtar shqiptar Gjergj Kastriotit Skënderbeut e 543 vjetorin e vdekjes së tij, po përkujtojmë fjalët kuptimore të Papës Gjon Palit II shqiptuar në aeroportin e Tiranës më 25 prill 1993 gjatë vizitës së tij papnore historike në Shqipëri:
“Është detyrë të kujtojmë në këtë rrethanë heroin kombëtar e të krishterin e flaktë, Gjergj Kastriotin Skënderbeun, “mbrojtësin e Jezu Krishtit”, i cili këtë vit (1993) kishte 525 vjetorin e vdekjes. Si në kohët e tij shumë të vështira, Kisha edhe sot nuk do të mungojë të ofrojë kontributin e vet të mundshëm për zhvillimin e plotë material e shpirtëror të popullit shqiptar”.
Ndërsa në fjalimin e tij në Sheshin Skënderbe në Tiranë Ati i Shenjtë Karol Vojtila duke u fol shqiptarëve mes tjerash theksoi: “Sa herë në të kaluarën ju është dashur të mbroni me forcë identitetin tuaj. Me një angazhim të tillë, sikur edhe vetë ky shesh na e kujton, u shqua figura e lartë e të krishterit Gjergj Kastrioti Skënderbeut, i respektuar nga Papët e Romës dhe përjetësisht i gjallë në kujtimin e popullit shqiptar”. Gjon Pali II 25 prill 1993 Tiranë.

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4383
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Scanderbeg: The Warrior King - film
Imazh

Skanderbeg - The Warrior King (2009)
E enjte, tetor 28, 2010

Titulli Origjinal: Scanderbeg: The Warrior King
Gjinia: Dokumentar Histori
Regjia: Nik Gjonaj Skenari: Nua Gjelaj Drejtor
Skenari: Nua Gjelaj
Fotografie: Anthony "Spike" Simms
Prodhuar nga: Nik Gjonaj, Nua Gjelaj
Narrator: Peter Carey Production
Designer: Nua Gjelaj
Kostumografia: Katerina Boci
Graphic Designer: Robert Sturm
Aktore: Anton Gojcaj si Skenderbeu,Zef Lulgjuraj, Tom Ivanaj, Mirash Gjelaj, Iliriana Sinishtaj, Mario Malotaj, Gjergj Micakaj, Luke Micakaj

Permbajtja:
Shumë kohë më parë, mes qytetërimeve ndërluftues të Lindjes dhe Perëndimit, tej, në horizontin e lindjes kishte nisur të shquhej ëndrra e perandorisë universale, sepse ishte ngjallur shtëpia osmane... Perandoria Otomane gëlltiste pa mëshirë popuj dhe kombe. Një luftëtar do të lindte dhe, një popull i etur për liri do të thyente zinxhirët e skllavërisë e do të sakrifikonte gjithshka për lirinë.I rrëmbyer prej familjes dhe atdheut të tij, një princ i ri qe u morrë zvarrë drejt oborrit të gjysmëhënës. I rritur në pallatin e Sulltanit dhe i destinuar të ishtë komandanti më i shkëlqyer i kohës së tij. Duke e detyruar të heqë dorë prej emrit të tij katolik dhe të pranojë Islamin, Sulltan Murati i 2-të do t’i vinte atij emrin prej të cilit bota do ta njihte përgjithnjë, Skënderbe! Ky emër do të mbillte tmerr tek armiqtë e tij dhe do t’i ngjallte shpresën një bote në prag të harresës. Në një moment vendimtar, një vendim po aq ventimtar! Skënderbeu dhe luftëtarët e tij besnikë, kthehen në atdheun e tyre dhe besimi në Krisht, duke bashkuar princat shqiptarë kundër kolosit otoman. Skënderbeu dhe populli i tij vuajtën ndjenjën e tyre, të braktisur, të tradhëtuar, të vrarë e të skllavëruar për mëse ηerek shekulli. Duke luftuar në vendin e tyre, deri në shkatërrim, rezistenca shqiptare shpëtoi Qytetërimin Perëndimor nga Pushtimi Otoman. E shpëtuar prej territ të harresës, kjo rrëfenjë heroike u dokumentua nga një murg Katolik Shqiptar, Marin Barleti, i cili dëshmoi perëndimin e Epokës së Skënderbeut. Fati i një njeriu, u kthye në luftën historike të një kombi, për Liri!

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4383
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
A masakroi Skënderbeu timariotë (zotërues tokash) shqiptarë, apo masakroi tiamariotë turq?
Imazh

Nga Etnor Hakim Canaj
15.III.1974 - Fier
Vllai Oliver - 29.VIII.1975


Ndeshemi shumë herë me propaganda disinformuese të tipit "Skënderbeu bëri masakër kundër shqiptarëve të besimit myslyman, pasi këta nuk pranuan të përqafonin fenë e krishterë..."
A ka qenë e vërtetë diçka e tillë dhe mbi të gjitha a ishte popullsia në kohën e Kastriotit tërësisht shqiptare (etniciteti) dhe me besime fetare të ndryshme?
Që t'i përgjigjemi kësaj pyetje pikërisht duhet të mbështetemi në dokumentat osmane dhe mbi të gjitha autorë të periudhës osmane sikurse studiues bashkohorë turq si Halil Inalçik i cili në studimin e tij me titull "Othoman Methods of Conquest" na sjell një dëshmi interesante (shih imazhin bashkangjitur me shkrimin), ku ndër të tjera shkruan:
"...duke u mbështetur në -defterin -(defteri ka qene një mënyrë Censusi gjatë periudhës osmane dhe ai me i rëndësishmi që është bërë gjatë kësaj periudhe është quajtur "Defteri Shqiptar"-shënimi im), shumë nga të shpërngulurit prej anëve të ndryshme si Azia e Vogel si Surahan, Djanik, Paplhagonia, Tarakliborlu (Bolu) dhe prej Vize (Trake) iu dhanë timare (zotërime, shënimi im) në Shqipëri midis viteve 1415 dhe 1430..."
---
Lexojmë qartë që deportimet apo shpërnguljet prej një vendi në një vend tjetëer si dhe anasjelltas kanë qenë një praktikë prej Perandorisë Osmane.
Tani çfarë kuptojmë prej këtij dokumenti të rendësishem? Në radhë të parë na pohohet se Shqipëria, para periudhës kur Kastrioti nisi luftën kundër Osmanëve, banohej edhe prej pakicash të tjera jo-shqiptare të cilat i kishin sjellë si emigrante në trojet shqiptare duke u dhënë edhe tituj si dhe zotërime. Por sigurisht këta timariot (zotërues tokash) të ardhur patjetër që duhet të ishin të zellshem dhe besnikë perandorisë dhe Sulltanit.
E dyta, në kohën që Kastrioti kërkon të krijojë aleanca me prijes të tjerë shqiptarë, a do t'i ishin besnië këta timariotë (zoterues) emigrantë aziatikë Kastriotit, apo do i ishin Sulltanit? Mendoj se keta jo-vendas refuzuan thirrjen që u bëri Kastrioti për besnikeri karshi tij dhe ketu ka zanafillen edhe ajo që sot rendom quhet "masakra e Skenderbeut"
Pra Skenderbeu nuk masakroi shqiptarë, por turq emigrante të ardhur në trojet shqiptare disa vjet me parë prej Azisë së Vogel dhe Trakes dhe ky dokument eshtë një prove e tillë.


Koment i studjuesit Genc Kol Hoti - 6.XII.1954

Imazh

Ky problema asht i permendun nga Noli qe me 1947. Tamam problemi asht keshtu:
Rreth vitit 1407 deri me 1415 Otomanet nisen emisaret per te bere rregjistrimin e tokave ku banonin arberit dhe percaktuan tokat qe ishin bosh. Keto toka ishin midis Shqiperise se Mesme, Jug-Lindjes dhe Jug-Perendimit te sotem shqiptar dhe shtriheshin deri ne Maqedoni e Veriun e Greqise se sotme, por qe ishin nen juridiksionin e te ashtequajturve feudale arber. Keto materiale jane te botuara ne nje liber: Timaret arberore me 1430 sipas burimeve otomane. Me vone ne keto troje u vendosen banoret e Kostandinopolit pas pushtimit te saj nga Otomanet dhe formuan ate qe quhet Voskopoje. U instaluan edhe ne Berat dhe bregdetin e Jonit, kryesisht me fe ortodokse, por dhe katolike te ardhur nga Veriu mbi Shqiperine e sotme.
Tani po e marr vesh qe paska pasur te ardhur edhe nga Azia dhe paska pasur konflikt me Skenderbeun.
Une e di qe Perandoria Promane instaloi ne Arberi rreth 700 000 mije emigrante nga Azia, por keta pas 1468 deri me 1550 ne kohen e Sulejmanit te Madherishem ne vijen Janine-Kosove me nje futje ne Shkodër.
E shtunë më dt. 9.III.2013
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4383
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
1468 – 2018 - GJERGJ KASTRIOTI - SKENDERBEU, Posted 10 Janar 2018, 09:15
Imazh
1468 – 2018
GJERGJ KASTRIOTI
SKENDERBEU


2018 VITI I GJERGJ KASTRIOTIT – SKENDERBEUT “550 VJET: 17 JANAR 1468”
M U E J J A N A R 2 0 1 8: K u j t o j m ë ...


■Me 17 Janar 1468 në Lezhë, vdiq Heroi Kombtar i Popullit Shqiptar GJERGJ KASTRIOTI – SKENDERBEU.

Don Kolec PRENNUSHI (1 Janar 1902 – 2 Korrik 1950) Në vitin 1949 – 1950 kundershtoi nenshkrimin e “Statutit të Kishës Katolike Shqiptare”, projektue nga komunistët, u burgos dhe mbas 11 muejsh, pak ditë jetoi i lirë e vdiq nga torturat me 2 Korrik. Një Martirë i Fesë dhe Atdheut...
■At Anton HARAPI O.F.M. (5 Janar 1888 – 20 Shkurt 1946) U pushkatue!
Don Luigj Prendushi (8 Janar 1896 – 24 Janar 1947) Pushkatohet pafaj!
■Në fillim të Janarit 1945, në Kuvendin e Fretenve të Shkodres shkon si vizitor komandanti i forcave partizane gjeneral Sheuqet Peçi, dhe merr nga Muzeu i At Gjeçovit tri pushkë të vjetra me ua dhurue Stalinit e Titos.
■Mbas pak ditësh shkon krimineli Mehmet Shehu, dhe kur takohet me Provinçialin e Kuvendit At Mati Prennushin O.F.M., ky i ankohet per plaçkitjet e armëve. Mehmeti i kerkon shkëputjen nga Vatikani, po At Matia e kundershton në mënyrë të preme shkëputjen nga Papa.
■“Besa e Zotit, asht besa e burrave, për Nder - Atdhe - Besë e Fe”.
Ky ishte motive i Maleve të Veriut në mbrojtjen e Atdheut. Me këte parim u ngrit kunder pushtimit komunist edhe Kelmendi i Prek Calit. Malsorët e atyne Alpeve janë të parët në Europë që u ngritën kunder komunizmit.
■Vetem në Kelmend komunistët vrane 118 Burra, ua dogjen kullat dhe i plaçkitën gjanë e gjallë. Ata që nuk i vranë i burgosën dhe interrnuen...
Janar 1945 Enveri i jep urdhën me shkrim trupave që ndodhen në Veri:
--“Të asgjësohen pa mëshirë nacionalistët dhe reaksionarët shqiptarë brenda dhe jashtë kufinjve, pa treguar as më të voglën tolerancë!..”
■16 Janar 1945 arrestohen Klerikët e parë At Gegë Luma, At Dioniz Maka
■Janar 1945 plasi Kryengritja e Parë antikomuniste në Bajzë dhe Shkrel, e kryesueme nga Llesh Marashi nga Zagora dhe Pjeter Gjoka,
bajraktar i zonës së Shkrelit. Per këte Kryengritje u pushkatuen: Në Dedaj: Mirash Gjon Sokoli, Pjeter Kolë Sokoli, Gjok Kola ushtar, Nikoll Prel Gjeka. Zagorë: Dan Coli, Luket Marashi, Pashko Leka, Fran Marashi, Prek Leka, Rexhë Mehmeti vdiq në burg. Martin Frani Popaj u vra, Nikoll Kola, Kolë Tomë Deda, Preç Pjeter Vulaj. Bzhetë: Mark Tomë Makaj, Gjon Lekë Xhaj. Llesh Marashi varet në Shkoder me 18 Korrik 1946.
■Në Kelmend fillojnë vrasjet: Gjek Selca e Gjergj Lula dhe u digjen kullat.
Tradhtohet edhe Prekë Cali në shpellë, ndersa Kelmendi pushtohet nga forcat ushtarake jugosllave shoqnue nga krimineli Mehmet Shehu.
■Nder disa qendra të ndjekjes në Veri torturohen grupe të dyshimta dhe çdo ditë të premte heret në mengjes me urdhen të komandantit terrorist Enver Hoxha, pushkatohen pa gjyq nga 20 vetë vetem me friksue Malet.
■15 Janar 1945 në Malësi të Veriut, Shkoder, Pukë, fillojnë interrnimet.
■Me 24 Janar 1945 kapet tradhtisht Don Lazer Shantoja. Fillon hetimet.
■11 Janar 1946 z. Henry Kissinger në librin e Tij “Diplomacia” fq. 443 shkruen: “Dy vitet e para pas luftës, vetem Jugosllavia dhe Shqipëria vendosën diktatura komuniste”. Kjo asht ajo e ashtuquejtuna nga vetë komunistët “Republika Popullore e Shqipërisë”, e shpallun me 11 Janar 1946 nga Asamblea Kushtetuese, deri në vitin 1976 me Kushtetuten e re.
Janar 1946 arrestohet At Gjon Shllaku, dhe dënohet me vdekje bashkë me t’ akuzuemit e Organizatës “Bashkimin Shqiptar”.
■20 Janar 1946 Nxiren jashtë nga qeveria shqiptare të gjitha Misionet e hueja, dhe mbyllen shkollat e semiraret e tyne të hapuna që në 1860...
■23 Janar 1946 arrestohet Prof. Gjergj Kokoshi, shkodranë, ish minister
. Kështu fillon edhe zhdukja e inteligjencës sonë, me qeveritarët e vjeter.
31 Janar 1946 fillon gjyqi kunder Organizatës “Bashkimi Shqiptar” ku, akuzohen 39 të pandehun nga Shkodra me rrethina. Drejtuesit e saj i caktoi Sigurimi i shtetit nga Klerit Katolik e i pushkatoi të pafajshem.
1947 Në muejn Janar asht i formuem në Shkoder Seksioni Katolik pranë Degës së Punve të Mbrendshme. Kryetar i Degës asht Zoji Themeli.
2 Janar 1948 Hapet gjyqi në Shkoder nga Kryetari kap II Pertef Alizoti, antarë n/toger Anastas Koroveshi dhe n/toger Xhemal Bejtja, prokuror toger Zurdi Shehu, kunder: At Mark Harapi S.J., At Frano Kiri, At Filip Mazrreku, Don Pjeter Gruda, At Çiril Cani, At Agostin Ashiku.
8 Janar 1948 Jepet vendimi i gjyqit që zhvillohet i mbyllun i Prelatve të Klerit Katolik Shqiptar në mensen e Kuvendit Fretenve në Gjuhadol. Ky vendim me vdekje u dha nga Kryetari kap. Misto Bllaci, antarë toger Basri Beqiri, n/toger Anastas Koroveshi, prokuror ushtarak kap. I Namik Qemali dhe sekretar Tish Tukja: Imzot Frano Gjini Rregjent Apostolik i Vatikanit në Shqipni prej vitit 1945; At Mati Prennushi Provinçial i Françeskanve në Shqipni; Don Nikoll Deda, At Çiprian Nikaj dhe Don Tomë Lacaj. Vendimi u zbatue me 11 Mars 1948.
■Prishen mardhanjet me Jugosllavi dhe Shqipnia kalon nen kontrollin e Bashkimit Sovjetik. Enver Hoxha shkon në takim me diktatorin Stalin.
1950 Bahet mbledhja e parë per me aprovue “Projekt – Statutin e Kishës Katolike Shqiptare”, hartue nga shteti komunist simbas modelit sovjetik me qellim që Kishat Katolike të Lindjes të shkëputen nga Vatikani. Per këte u ngarkue Imz. Bernardin Shllaku, per problemet teologjike ishte i ngarkuem Don Kolec Prennushi dhe, si jurist në mbledhje ishte i vetmi civil dr. Avokat Emid Tedeschini. Kryetar i Degës së Mbrendshme erdhi në Shkoder krimineli kapiten Hilmi Seiti.
■10 Janar 1959 arrestohet Don Dedë Malaj e At Konrrad Gjolaj. Këta nuk kanë firmue “Statutin e Kishës Katolike Shqiptare” në vitin 1951.
■8 Janar 1980 vdes në Tiranë Imz. Ernesto Çoba, sigurisht “pa pritmas”!
***
1969 Hidhet në erë Kisha e Vaut të Dejës e shek. XIII, ku asht kunorzue Heroi i Kombit Shqiptar Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, nga kandidati i komitetit qendror të PPSh, anadollaku Fadil Ymeri, me urdhën të Ramiz Alisë, numri 1 i “Revolucionit Kultural 1967” në Shkoder, per të cilin terroristi Enver Hoxha tha i “habitun”: “E paskan rrenuar njerzit tanë!”.
■Vazhdojnë ngjarjet simbas muejve...

Melbourne 10 Janar 2018.


Nga Fritz Radovani
1468 – 2018
GJERGJ KASTRIOTI
SKENDERBEU

Imazh

2018 VITI I GJERGJ KASTRIOTIT – SKENDERBEUT “550 VJET: 17 JANAR 1468”
M U E J SHKURT 2 0 1 8: K u j t o j m ë ...


■4 – 11 Shkurt 1945: Zhvillohet Konferenca e Jaltës, per të cilen z. Henry Kissinger në librin “Diplomacia” fq. 443 shkruen: “Dy vitet e para pas luftës, vetem Jugosllavia dhe Shqipëria vendosën diktatura komuniste”. Kjo ishte e ashtuquejtuna nga vetë komunistët “Republika Popullore e Shqipërisë”, e shpallun me 11 Janar 1946 nga Asamblea Kushtetuese, deri në vitin 1976 me Kushtetuten e re kur Shqipnia shpallet “ateiste”.
■Presidenti i Madh Amerikan Ronald Reagan, e quejti “Përandoria e së keqes” krejt atë pjesë të Europës fatzezë që vazhdonte që në 1944 – 45, me kenë nën robni e dhunen e pamëshirshme të diktaturës komuniste staliniste, ku bante pjesë edhe Shqipnia e udhëhequn nga E. Hoxha!


1945 “PËRANDORIA E SË KEQES” ME DISA MILJON SKLLAVË

■Në disa qendra të ndjekjes në Veri torturohen grupe të dyshimta dhe çdo ditë të premte heret në mengjes me urdhen të komandantit terrorist Enver Hoxha, pushkatohen pa gjyq nga 20 vetë vetem me friksue Malet.
■4 Shkurt 1945 vdes Imz. Luigj Bumçi kryetar i Delegacionit Shqiptar në Konferencen e Parisit në 1920, ideator i bashkimit të Gjinokastres dhe Korçës me Shqipni.
■4 Shkurt 1945 vritet pabesisht At Leonard Targaj.
■5 Shkurt 1920 asht le Don Dedë Maçaj, pushkatue n’ushtri 28 vjeç(1947)
■7 Shkurt 1886 asht le At Bernard Llupi. Pushkatue në Prizren 1946.
■10 Shkurt 1974 shkyhet gjymtyrësh në sigurim Don Mikel Beltoja.
■20 Shkurt 1946 pushkatohen regjentët At A.Harapi, L.Nosi, M. Bushati.
■26 Shkurt 1911 asht le At Karlo Serreqi, që vdiq në burg në 1954.
■6 Shkurt 1967: Terroristi Enver Hoxha në fjalimin e vet programatik shpallë “Revolucionin Ideologjik e Kultural të 1967” të tipit kinez, me të cilin Shqipnia shpejt shpallet “Shteti i Parë ateist në Botë”...
■Me 15 Shkurt 1967 Kishat dhe Xhamijat mbulohen me “Fletë Rrufe”...
■Në Shkoder vjen terroristi Ramiz Alia, i cili me anadollakët Xhemal Dini, Musa Kraja dhe Jup Kastrati (Kryetar i Komisionit Pergjedhjes së Leteraturës Fetare Kishtare), si dhe Sadik Rama dhe Angjelin Kumrija, janë organizatorët e të gjitha krimeve të Sigurimit të Shtetit që tashti varej direkt nga komiteti i PPSh së rrethit Shkoder. Lidhja e tyne ishte direkte me Byronë Politike. Veprimet i aprovonte krimineli E.Hoxha.
Menjëherë fillojnë arrestimet me Klerikët Katolik Shqiptar: Don Mark Hasi, At Pjeter Mëshkalla, At Gegë Lumaj... Dhe, pa kalue pak ditë fillojnë veprimet e Gjenocidit në Shqipni me pushkatime, interrnime dhe zhdukje njerzish. “Lufta e kllasave” drejton shtetin diktatorial!
■Shqipnia me “Kushtetuten e Re” shpallet “Shteti i vetem ateist në Botë”!
Të gjithë ata vrasës që kryene këta krime vazhdojnë me kenë “Heronjë të Popullit”, po të cilit “Popull” nuk po e percaktoj... Percaktimi sot i perket
Akademisë “antishkencore” të Tiranës, dhe “Kuvendit Popullor”...
***
■Me 20 Shkurt 1991 monumenti i diktatorit Enver Hoxha terhiqet zvarrë nder rruget e kryeqytetit Tirana...
■Me 2 Shkurt 2018, Shqipnia renditet në vendet...

Melbourne 3 Shkurt 2018.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4383
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
6 SHKURTI 1967 DHE SKENDERBEU - 14.II.2018, Posted 10 Shkurt 2018, 16:11
Nga Fritz RADOVANI:
11 SHKURT 1945 – 2018: JALTA DHE SHQIPNIA ...
Imazh
“MOJ SHQYPNI, E MJERA SHQYPNI,
KUSH TË KA QITË ME KRYE N’ HI ?”
Vaso Pash’ SHKODRANI (1880)

Gjithë Bota i kishte ngulë sytë tek Jalta, prej ku pritej Liria, Drejtësia dhe Demokracia!
Ruzvelti, Çerçilli dhe Stalini ishin që me daten 4 Shkurt 1945 kokë në kokë tue bisedue.
Askush nuk dinte se shka po vendoset atje! Pritej Paqa!.. Kjo ishte e sigurt!
Partia Komuniste Jugosllave kishte formue Partinë Komuniste në Shqipni që në 1941, dhe në drejtimin e saj kishte gjetë një terrorist gjinokastrit të quejtun Enver Hoxha, me të gjitha tiparet e duhuna per ata tue fillue nga tradhtia e Atdheut, e deri tek vllavrasja.
Me 29 Nandor 1944 partizanët “çlirimtarë” zhigatën edhe Flamurin e Kastriotit me yllin e kuq komunist të Jugosllavisë titiste, dhe e vendosën në unazen e kompanjelit Kishës së Fretenve në Shkoder... Parashikimet e pleqve të dijtun filluen me dalë!
Nder rrugët e Shkodres ndigjohej kanga e rinisë komuniste: “Bijt’ e Stalinit jemi ne!”
Vendimet e konferencave të Teheranit (1943) dhe të Jaltës (1945) dikund u “dyllosen”!
Ruzvelti i ShBA aty kishte dyllosë edhe mbi 300 letra të shkrueme me doren e tij prej një paralitiku të mësheftë, të cilat, fillonin kështu: “I dashur shoku Stalin!”... Besoj, se ky rresht i shpjegon të gjitha ato letra që sollen robninë dhe terrorin stalinist në Europen e robnueme komuniste nga Siberia e largët aziatike e deri tek lumi Elba, në zemer të kontinentit vjeter, ku gjithshka monumentale shekullore u rrokullis deri në vitin 1991...
Mu në zemer t’ Europës, një nga shtetet ma të vjetra të Ballkanit, Shqipnia e Gjergj Kastriotit... “Dikur e permendun nder librat e vjeter të historisë”, nuk zehet me gojë!
Harresë..., apo dashakeqje?! Ma shumë se gjithshka urrejtje!..

Jalta 1945...
Ja dhe dokumenti i urrejtjes shekullore: “Dy vitet e para pas luftës, vetëm Jugosllavia dhe Shqipëria vendosën diktatura komuniste.
Pesë vendet e tjera, që më vonë u bënë satelitë sovjetikë: Bullgaria, Çekosllovakia, Hungaria, Polonia dhe Rumania patën qeveri koalicioni, në të cilat komunistët ishin më të fuqishem.”
“... Kominformi quajti ‘demokraci të reja’ Jugosllavinë, Poloninë, Çekosllovakinë dhe Shqipërinë...” Henry Kissinger “Diplomacia” faqe 443.
“Si rezultat , Bashkimi Sovjetik pati mundësi ta kthente pushtimin ushtarak në një rrjet regjimesh satelite” H. Kissinger, faqe 441.
Ruzvelti deklaroi: “Unë nuk dua që Shtetet e Bashkuara të kenë barren e rindertimit të Francës, Italisë dhe Ballkanit.” H. Kissinger, fq. 396.
Europa Lindore e Qendrore dhe Ballkani asnjëherë nuk mujten me u shkëputë nga politika dhe okupacioni ushtarak i Bashkimit Sovjetik, pa vullnetin e tij. Qeverisja dhe diktaturat ishin të kontrollueme dhe shpesh të imponueme nga paktet formale sovjetike.
Shqipnia u shkëput nga BS se Byroja Politike kerkoi me ruejtë kolltukët e vet... Por, kjo shkëputje kishte adresen e bashkpunimit vrastarë nepermjet Kinës komuniste...
Kur stafeten e qeverisjes e mori diktatori Ramiz Alia, qendrimin e tij e mbështeti pa asnjë mëdyshje edhe Nexhmije Hoxha, të cilët së bashku hapne “pusin e demokracisë”, të rrethuem me vrasje e barbarizma nder piramida, vjedhje dhe shperdorime, demokrat të balsamosun, agjenta sllavokomunistë, polumbarë në Detin Jon, vorreza boshe greke, shpartallues të qendresës kufitare nder Malet e Veriut, Ambasada pa Ambasador... Dhe, pakte e antarsime në “Konferenca Islamike”, me votime të hapta antiamerikane...
E mbi grumbujt e gurve të daltuem t’ oxhakve t’ shembun të shtëpijave historike të Luigj Gurakuqit, At Gjergj Fishtës, Osman Kazazit dhe Prekë Calit me Trimat legjendarë...
Një za i fuqishem ushtoi:
“MOJ SHQYPNI, E MJERA SHQYPNI,
KUSH TË KA QITË ME KRYE N’ HI ?”
Melbourne, 10 Shkurt 2018.


Nga Fritz RADOVANI:
6 SHKURTI 1967 DHE SKENDERBEU
Imazh

REVOLUCIONI KULTURAL DHE IDEOLOGJIK NË SHQIPNINË “ATEISTE” !
Gjithkjo heshtje sot në Shqipninë e Gjergj Kastriotit dhe Atdheun e Nanë Terezes!?
A thue e meritonte Shqipnia e Martirizueme nder shekuj një shkatrrim si ky !?..

15 SHKURT 1967: Mbas “Fjalimit Programatik” të 6 shkurtit të diktatorit Enver Hoxha, “Fletë-rrufetë” që bijtën si kërpurdhat mbushën qytetet e fshatrat e topituna e të frigueme per palc.
Të dielën e parë ato u vëndosën në dyertë e Kishave, asaj të Fretënve në Gjuhadol dhe në Kishën e Shën’Kollit në Rus. Kjo stuhi filloi edhe ndër qytete tjera, në Xhaminë e Durrësit, në Lezhë, Milot, Laç etj. Instituti i Naltë Pedagogjik i Shkodrës, ku strehohej si hije anadollaku i njohun Ramiz Alia, filloi mbledhjet e demaskimit të klerikëve nën lëvozhgën “Organizata të Frontit” me klerikët e parë të 1945: At Gegë Lumën, At Frano Kirin, At Mark Harapin S.J. e At Gjergj Vatën S.J. Kjo nuk ishte rastësi por ishte shfletimi i rregjistrave të parë të Ministrisë së Mbrendshme mbasi pikërisht me At Gegën u pat fillue edhe në vitin 1945, dhe vazhdoi me ata klerikë që kishin mbetë pa u zhdukë nga burgjet, intërrnimet e vuajtjet në kampet e shfarosjes. Me thirrjen e djegëjes së Kanunit Lekë Dukagjinit, rreshtohej per pushkatim edhe Don Frano Illija, i cili aso kohe po merrej me punimin dhe sistemimin e Kanunit të Skenderbeut... Edhe kjo thue ishte “rastësi”!?
Kudo kishte vetem FRIKË! Të gjithëve u dukej se errësina e natës asht ma e përshtatëshme për këtë punë, prandej, edhe dritat fikëshin herët. Fillonte ndër oxhakë tymi shllunga-shllunga në pikën e verës tue djegë revista, fotografi “me shokë reaksionarë”, korespondenca, dokumenta historike, “Lahutën e Malcisë”, libra e figure, etj. Secili mendonte vetëm mos me rrezikue jetën e vet dhe të fëmijëve që mund të lindin edhe mbas 10 vjetësh, se edhe atëherë, do t’i ndiqte “lufta e kllasave”.
Kudo FRIKË dhe vetem FRIKË! Të gjithë mendonin vetëm një gja: Me mëshefë!
Kjo luftë ka vazhdue pandërpremje ashtu si burgimet, interrnimet, pushkatimet apo shfarosjet e sa e sa përsonave e familjëve, që për 45 vjet nuk kanë kenë asnjëherë të lirë, si: Mark Temali, ishoficer; Prof. Guljelm Deda, Don Nikoll Mazrreku, Osman Kazazi apo Don Mikel Koliqi, që kur e kam pyetë se në cilat kampe ke kenë, më asht përgjegjë: “Nuk besoj se e dijnë edhe ata, që më kanë burgosë e interrnue!...” Këtu nuk po shkruej për familjet që e filluen martirizimin në vitin 1945, mbasi do të duhej një volum me ata që lindën, u martuen, u moshuen dhe vdiqën ndër kampe intërrnimi, apo me ata breza të tanë të sakrificës ku u ka kalue jeta pa mujtë me krijue as familje, si Frida Sadedini e sa si Ajo, me të cilët, komunistët vazhdojnë me kenë të pangopun ...
Shkatrrimi i Kishës së Jezuitëve dhe i asaj të Zojës së Këshillit të Mirë tek Kalaja, i Katedralës, i kumbonarëve historike, plaçkitjet e tyne deri tek sahatat në çdo skaj të qytetit, tregojnë pikësynimin e komunistëve në Shkodër: “Të bëjmë qytetin si fshatin!”. Një piksynim i vjeter!
Këtij qëllimi do t’i shërbente edhe hudhja në erë me dinamit e Kishës monumentale të Vaut të Dejës, ku mendohej se asht kunorzue Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ajo Kishë u shkatërrue nga kandidati i Komitetit Qendror të P.P.Sh., Fadil Ymeri, (me porosi nga naltë), po Fadilit, nuk i mungonte dëshira për shkatërrim e plaçkitje të veprave monumentale. Kjo u provue në Xhaminë e Parrucës ku inventarizuesit (plaçkitësit) paisën shtëpitë e tyne me qylymat e lampadarët e veprave të kultit. Edhe sot gjenë në shtëpitë e këtyne spijunëve aventurirë shalldane të marrun në Kishat e Shkodrës e qylymat e vjedhun nder Xhamija. Ky ishte një nga shpërblimet e Partisë për veglat e Sigurimit. Për servilin Angjelin Kumrija, (agjent që në vitin 1953, me klubin sportiv “Puna” të Shkodrës, rekrutue nga katili Hilmi Seiti), kur ka kontrollue me shokët e tij Argjipeshkvinë, i ndjeri Don Mark Hasi, ka thanë: “Atë që na ka ba atëditë Angjelin Kumrija, nuk na e ka ba as Sigurimi i Shtetit!”, se çfarë ka ba ai llom, me paturpsi, në dhomën e Imzot Çobës, kundrejt Ipeshkvit të nderuem besoj i kujtohët mirë edhe atje në gropë ku asht! ...
Mbas mbylljes së Katedralës 100 e sa vjeçare të Shkodrës më 4 mars 1967, me shpejtësi u veprue për mbylljen e të gjitha Kishave e Xhamijave, kështu, më 19 mars 1967 nuk kishte asnjë Kishë të hapun në Shkodër. Çelsat e tyne me të vërtetë i mori “Organizata e Frontit” por, Komiteti i Partisë organizoi menjëherë komisionet e inventarizimëve (të plaçkitjeve) të objekteve të kultit. Kryetar i Komisionit Përzgjedhjes Leteraturës Fetare Kishtare” u emnue agjenti Jup Kastrati, mbasi ia kishte marrë dorën me kohë hajnisë së veprave të klerikëve.
Kur “Fletë-rrufetë” mbulonin dyert e Kishave dhe veglat servile e hipokrite thërrisnin për zhdukjen e Fesë dhe të klerit, ndër sytë e popullit ngrihëshin monumente të Atyne Martirëve, vazhdë e pashterrëshme e gurrës së HEROJVE TË KISHËS KATOLIKE si: At Pjetër Meshkalla, At Gegë Luma, At Frano Kiri, At Mark Harapi, Imzot Ernesto Çoba, Don Ndue Soku, Don Injac Gjoka, Don Marin Shkurti, Don Mikel Beltoja, Don Frano Illija, Don Mark Hasi, Don Nikoll Mazrreku, Don Ndoc Ndoja, Don Pjetër Gruda, Don Nikoll Gjini, At Filip Mazrreku etj.
Çdo fushatë politike shoqnohej me pasoja e planëve ekonomike. Mendohej vorfnimi i popullit në mënyrë të tejskajshme si e si me e mbajtë nën zgjedhë gjithmonë me ankthin e frikës dhe të urisë, që kishin pushtue çdo sofër. Nuk mendohej tjetër veç, me kafshatën e fundit në gojë; “kjo iku po, për darkë shka do të hamë!?”... Mendja tek grazhdi i rrin vetëm kafshës, vetëm, ky ishte pikësynimi i këtij “Revolucioni” makabër. Njerëzve iu ndalue me ligjë çdo burim jetese, perveç “kafshatës së gojës” që jepte shteti, mbasi kështu, punohej vetëm për té dhe paguhej sa donte ai. Në çati të shtëpisë punëtori nuk të rregullonte një tjegull se shihëj nga rruga dhe të nesërmën pushohej nga puna, mbasi spijunët e kudondodhun, njoftonin ndërmarrjen se “dje kemi pa punëtorin tuej tue punue punë private”. Askush nuk kërkonte prova, mendimin e dënimit e jepte “klasa” ndërsa, vëndimin e merrte “kllasa”, çpikëse e kësaj lufte, që nuk na u nda për një gjysëm shekulli... jo, pak!
Fshatari u tregue ma i mendëshmi. Ai mendoi: “Pasuni nuk kam, tokën ma keni marrë me kohë, të holla nuk kam, mbasi gjithë familja punon për 30 lekë (të vjetra), merri Parti edhe pulat, sa me i mbajtë unë me parët e bukës së fëmijëve...!” dhe, sa errej nata e deri në të dalun të dritës... shkonte “me vjedhë” mundin e vet në arat, kotecat e magazinat e kooperativës. Ndryshej, si me jetue!?
Asht pikrisht koha kur hajnia nuk konsiderohej ma ves ose turp... Per disa besa edhe “virtyt”!
Ja fjalët e Enver Hoxhës në një buletin special sekret, ku jep këtë porosi për organizatat bazë të Partisë: “... Përsa u përket elementëve të përjashtuar nga Partia, duhët pasur parasyshë se shumica e tyre nuk janë armiqë por patriotë të mirë ose miqë të Partisë. Mjaft prej tyre janë përjashtuar pse janë futur para kohe në Parti ose pse kanë dobësi në punë. Me këta njerëz organizatat bazë të tregohën të kujdesëshëm, ti mbajnë afër dhe ti aktivizojnë, ndërsa ndaj të përjashtuarve për arsye politike organizatat e Partisë duhët të rritin vigjilencën” (E. Hoxha P.P.Sh. Dokumenta Kryesore V- fq. 238, 1974). Pra, llomi i llomit shoqnisë, hajdutët, imoralët, vagabondët, karrieristët, agjentët etj., të urdhnojnë e të vijnë edhe njëherë tek shokët e tyne të “armëve”, mbasi Partia, u tregue “zemërgjerë” ashtusi e porosiste tashti edhe udhëheqësi i saj “i dashur”, miku i Mao Ce Dunit.
Drekat e darkat nuk hapëshin ma me përshëndetjën e zakonëshme kur çohej gota e rakisë për ata që e kishin, por, thohej: “Të na rrojë Partia!”... Kështu, ndër sofra filloi “gjuha e njësuar”. Edhe na Gegët, që kemi pas thanë “na rrnoftë...”, për me kenë ma “në rregull” me Partinë, filluem me shkrepë gotën tue përshëndetë: “Na e rroftë... Partia!”.
“Qarkullimi i kuadrit” ishte një çpikje e re për largimin dhe eleminimin e njerëzve të “pa sigurt”, për ato vepra e punë që i duheshin Partisë, jo, të bazueme ndër faje apo gabime, por në dyshime ose paragjykime të ndonjë spijuni “dashamirës” i Partisë; se ky përson, ka “pikëpamje revizioniste” ose “nuk shprehët i kënaqur nga Revolucioni, por, heshtë...”. U larguen nga “qendra”, u dërguen në zonat e thella malore, u emnuen me detyra “të rëndësishme” ndër kooperativa etj.
Nëse edhe atje nuk jepte prova “përmirësimi” ose nuk tregohej “vigjilent”, Partia mbas gjithë asaj “zemërgjerësie” që kishte tregue me té, e çonte për “riedukim” për 7-8 vjetë në burg dhe, po qëndroi si maparë i përsëritej dënimi. Kështu, u eleminuen shumë ekonomistë, ingjenjerë, profesorë dhe u vazhdue në ushtri e ma vonë edhe në vetë Sigurimin e Shtetit.
Fillohej me ma të madhin “Anëtarin e Byrosë Politike” të parin, e mbas tij, deri ku i shkonte mendja e “ndritur” e Enver Hoxhës: “Se nga ki, nuk më vjen ndonjë e keqe për kolltukun tim!...”. U çpik parulla: “Kursim, kursim, përsëri kursim!” dhe anëtarët e thjeshtë që nuk kishin me shka me ndihmue Partinë materialisht, “i dhuruan” rrathët e martesës. Kjo bahej sëpse “shokët” e naltë të Partisë nuk kishin ndër mend me prekë rëzervat e majme që kishin ndër bankat e hueja, mbasi ata mendonin edhe për kohën e “sotme”, sidukët, i shkonte mendja se nuk ka me kenë gjithmonë “P.P.Sh. fanari ndriçues i marksizëm-leninizmit në botë”... ia paska ndie zemra!
Mandej shka ju donin rrathët ndër gishta, mos ishin të besës komunistët? Ata nuk e kishin për gja të keqe divorcin. Fëmijët e mbetun rrugëve i edukonte Partia në shtëpitë e fëmijës...
Shumë kuadro “me vlerë” qarkulluen në bazë tue marrë përsipër “edukimin” e brezit të rinj. Shumë oficerë të Sigurimit të Shtetit u banë “mësues të edukatës qytetare ”... ironia dhe fyemja ma e madhe që i asht ba shkollës... Disa të tjerë forcuen pikat e dobëta të agjenturës aty ku i dergoi Partia si: Sadik Rama, Rustem Sykja, Pjetër Hasi, Jovan Vujoshi etj.
Pra, kudo “Punë, vigjilencë, gatishmëri!” që e shprehun ma kjarte e në gjuhë shqipe domethanë:
“Me punue si kafshë, me jetue si dhelpën dhe me ngordhë si qen!”.
Me “REVOLUCIONIN KULTURAL” terroristi Enver Hoxha, ka plotësue portretin e vesëve ma të ndyta të tij tue shpallë Shqipninë “Shtet Ateist”, ndërsa, vegla besnike e tij eonuku i oborrit Ramiz Alia, ka dhanë prova në këtë “Revolucion Kultural” se asht i denjë me u ulë më 13 prill 1985, në kolltukun e flligtë të atij tirani gjakatar të Popullit Shqiptar.
Shka kje ky “Revolucion Kultural?” mu në zemër të Evropës?...
(Vazhdon simbas ngjarjeve në Mars 2018)...

Melbourne, 14 Shkurt 2018.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 10 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 0 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 15 Dhjetor 2018, 00:15
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari