Hulumtime, kerkime dhe zbulime te reja te historise se lashte pellazge,ilire,arberore,shqiptare. Cdo gje mbi historine tone.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 5 postime · Faqe 1 prej 1
TRAKTATI I SHËN STEFANIT-PERGJYSMIMI I SHQIPERISE-3.3.1878
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4331
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Pazarllëqet ruso-turko kundër Shqypnis
Kush doli ma i fuqishëm nga Traktati i Shen Stefanit?


- Bullgaria u ba nje superfuqi në mbështetje nga Rusia
, duke pushtue ndër të tjera pjesën shqiptare të Maqedonis, që të formonte një perandori të veten në t'ardhmen, saqë u ba mollë sherri i xhelozisë, që provokoi midis Greqisë dhe Serbisë nje frontë tashme rajonal lufte për rivalitet.
- Mali Zi, Serbia dhe Greqia përgjysmuan Shqipninë me plaçkitje e tokave nga Veriu, Lindja dhe Juge-Lindja.
- Turqisë i mbeti prej Shqipnis të mbetun nga coptimi i saj.

E gjithe ky pazarllek u ba me dëshiren e dy palëve - Rusi-Turqi, me kodoshllëkun e Anglisë ku shkatrruen përgjithmone fatet e një kombi.
Shenimi im - Bep Martin Pjetri


Traktati i Shën Stefanit



Vendimet territoriale te Traktatit te Shen Stefanit


Një muaj pas armëpushimit të Edrenesë u nënshkrua në Shën-Stefan, më 3 mars 1878, Traktati i Paqes ndërmjet Perandorisë Ruse dhe Perandorisë Osmane.
Traktati i Shën-Stefanit i shkëpuste Perandorisë Osmane rreth 80 për qind të zotërimeve të saj në Gadishullin Ballkanik. Me shpresë se do të shmangte kundërshtimin e fuqive të tjera të mëdha,

Kush perfitoi nga Traktati i Shen Stefanit?

- Rusia nuk mori për vete asgjë nga këto territore. Ajo u kufizua vetëm duke i shkëputur Rumanisë, të cilën e kishte aleate në luftën që fitoi, krahinën e Besarabisë në veri të lumit Pruth dhe duke aneksuar disa krahina që zotëronte Perandoria Osmane, në jug të Kaukazit (Kars, Ardahan, Bajazid e Batum).
Synimet e saj hegjemoniste në Evropën Juglindore Rusia cariste do t’i siguronte kryesisht nëpërmjet Bullgarisë së madhe autonome që u krijua me Traktatin e Shën-Stefanit. Bullgaria do të ishte një principatë autonome me qeverinë e saj, tributare ndaj sulltanit. Formimi i saj ishte në vetvete një hap pozitiv, pasi e çlironte popullin bullgar nga zgjedha shekullore osmane.
Por, Rusia krijoi një Bullgari të madhe, të cilën ajo do ta kishte si një satelite të saj me qëllim që të vendoste nëpërmjet saj zotërimin e vet në Gadishullin Ballkanik.

Në kufijtë e saj do të përfshihej shumica dërrmuese e tokave që i shkëputeshin Perandorisë Osmane. Kjo do të shtrihej në lindje deri në Detin e Zi, në jug deri në detin Egje, në veri deri në Danub dhe në perëndim deri në malet e Voskopojës. Sado që Bullgaria e madhe do të mbetej nën sovranitetin e sulltanit turk, Porta e Lartë nuk do të kishte të drejtë të vendoste brenda kufijve të saj asnjë garnizon ushtarak osman. Pjesa tjetër e territoreve perandorake do t’i jepej Rumanisë, Serbisë dhe Malit të Zi, që ktheheshin nga principata autonome në shtete të pavarura. Greqia nuk përfitonte asgjë. Ajo do të mbetej ashtu siç ishte, një shtet i pavarur brenda kufijve të saj të paraluftës.

Traktati i Shën-Stefanit nuk e zinte fare në gojë Shqipërinë, e cila për Rusinë nuk ekzistonte si subjekt të drejtash politike. Sipas Traktatit të Shën-Stefanit, gati gjysma e trojeve shqiptare u jepej shteteve sllave ballkanike.

-Bullgaria do të merrte, përveç të tjerave, krahinat shqiptare të Korçës, të Bilishtit, të Pogradecit, të Strugës, të Dibrës, të Kërçovës, të Gostivarit, të Tetovës, të Shkupit, të Kaçanikut etj.

Serbia, e cila do të shtrihej kryesisht drejt jugperëndimit, do të aneksonte edhe viset veriore e verilindore të Kosovës, deri në afërsi të Mitrovicës.

Mali i Zi, sipërfaqja e të cilit do të rritej më tepër se tri herë, do të përfshinte brenda kufijve të tij gjithashtu një varg krahinash shqiptare, si atë të Ulqinit, të Krajës, të Anamalit, të Hotit, të Tivarit të Grudës, të Tuzit, të Kelmendit, të Plavës, të Gucisë dhe të Rugovës.

Pjesa tjetër e Shqipërisë do të mbetej nën sundimin e Perandorisë Osmane.

Gjendja e shqiptarve gjate zbatimit te Vendimeve te Traktatit te Shen Stefanit

Si rrjedhim, me Traktatin e Shën-Stefanit trojet shqiptare do të copëtoheshin ndërmjet katër shteteve të huaja. Perandoria Ruse e gjymtonte kështu rëndë tërësinë tokësore të Shqipërisë dhe e vështirësonte në kulm luftën e popullit shqiptar për krijimin e shtetit kombëtar.
Zemërimin e thellë që shkaktoi në Shqipëri Traktati i Shën-Stefanit e rriti më tej terrori i ushtrive serbo-malazeze mbi shqiptarët e viseve të pushtuara prej tyre dhe shpërngulja me dhunë nga këto krahina e dhjetëra mijë familjeve shqiptare, të cilat vërshuan si muhaxhirë në krahinat e papushtuara nga ushtritë ballkanike. Vetëm në vilajetin e Kosovës endeshin rreth 100 mijë burra, gra e fëmijë, të shpërngulur nga zona e pushtimit serb. Gati 38 mijë veta të dëbuar nga ushtritë ruse e bullgare qenë shpërndarë, sipas konsullit anglez Blunt, në viset e vilajetit të Manastirit. Sipas të dhënave të konsullit austro-hungarez Lipih (Lipich), mbi 26 mijë shqiptarë, të dëbuar nga zona e pushtimit malazez, ishin vendosur në vilajetin e Shkodrës. Por numri i shqiptarëve të shpërngulur ishte më i madh, po të kemi parasysh se jo pak prej tyre mërguan në vilajetet e Selanikut, të Stambollit, të Izmirit, të Adanasë e të Sirisë.

Zemerimi dhe nisja e nje levizje popullore

Zemërimi kundër Traktatit të Shën-Stefanit përfshiu të gjitha shtresat e popullsisë shqiptare, që nga fshatarët e zejtarët e deri te qarqet çifligare e tregtare. Ky zemërim i shqiptarëve nuk drejtohej vetëm kundër Perandorisë Ruse dhe aleatëve të saj ballkanikë, por edhe kundër Perandorisë Osmane, e cila kishte nënshkruar një akt të tillë, që e dënonte me vdekje atdheun e tyre. Fakti se asnjë nga fuqitë e tjera të mëdha nuk e ngriti zërin për të drejtat kombëtare të Shqipërisë, i bindi përfundimisht shqiptarët se ata tashmë ishin krejtësisht vetëm.
Imazh

Gjendja e re që u krijua nga vendimet e Shën-Stefanit dhe nga ngjarjet që rrodhën më pas, në mars-prill 1878, kur u duk qartë se Fuqitë e Mëdha perëndimore ishin të vendosni te duronin me çdo kusht sundimin e Perandorisë Osmane në Ballkan dhe si rrjedhim nuk ishin të prirura të merrnin parasysh të drejtat kombëtare të shqiptarëve, Komiteti Qendror i Stambollit arriti në përfundimin se si kryengritja e armatosur kundërosmane, ashtu edhe kërkesa për pavarësinë e Shqipërisë nuk mund të qëndronin më si pika kryesore të programit të tij politik. Tani që copëtimi i trojeve shqiptare filloi të vihej në jetë dhe doli në plan të parë detyra e mbrojtjes së tërësisë tokësore të Shqipërisë, kryengritja e armatosur kundër Perandorisë Osmane jo vetëm që nuk e zgjidhte çështjen shqiptare, por e ndërlikonte edhe më keq atë e fatin e atdheut. Në rrethana të tilla ndërkombëtare, Komiteti Shqiptar i Stambollit adaptoi, për aq kohë sa do të vijonte kjo gjendje e ndërlikuar, një platformë të re politike, e cila kërkonte mobilizimin e mbarë vendit për plotësimin e dy detyrave kryesore: për të kundërshtuar me luftë të armatosur, në emër të kombësisë shqiptare, çdo vendim që do të merrnin Fuqitë e Mëdha, qoftë edhe me pëlqimin e Perandorisë Osmane, në dëm të tërësisë territoriale të Shqipërisë dhe, në të njëjtën kohë, për të arritur bashkimin e të gjitha trojeve të atdheut në një vilajet të vetëm shqiptar, të pajisur me disa të drejta autonomiste, që mund të realizoheshin pa hyrë në konflikt me Portën e Lartë.
Përmbushja e këtyre objektivave bënte të nevojshëm formimin e një fronti të vetëm politik mbarëshqiptar dhe pranimin nga ana e këtij fronti të platformës politike të përpunuar nga Komiteti Kombëtar i Stambollit.
Për krijimin e frontit të bashkuar politik, që do të kishte formën e një lidhjeje kombëtare shqiptare, kishte tashmë në Shqipëri një truall deri diku të përgatitur edhe nga pikëpamja organizative. Qysh në dhjetor të vitit 1877, në krahinat periferike të Shqipërisë, kur ato filluan të kërcënoheshin nga pushtimi serb e malazez, ishin organizuar besëlidhje shqiptare krahinore ose, siç quheshin në disa vise, komisione lokale të vetëmbrojtjes, të cilat u përpoqën të mobilizonin shqiptarët për të hyrë në veprim sapo të lëshohej kushtrimi. Traktati i Shën-Stefanit i dha një nxitje të fuqishme krijimit të besëlidhjeve të reja. Por me evolucionin ekonomik, shoqëror, politik e kulturor që kishte pësuar Shqipëria, gjatë dekadave të fundit, ndryshe nga periudhat e mëparshme, ndërgjegjja e bashkësisë krahinore ishte tejkaluar tanimë te shqiptarët. Çdo krahinë kishte filluar ta ndiente veten si gjymtyrë e një trupi të vetëm, si pjesë e një atdheu të përbashkët. Ky evolucion në ndërgjegjen kombëtare të shqiptarëve ishte një faktor i favorshëm për veprimtarinë e Komitetit Kombëtar të Stambollit, të cilit tani i takonte detyra t’i bashkonte besëlidhjet krahinore në një trup të vetëm organizativ dhe me një platformë të vetme politike.

Tri detyra themelore per kundershtimin e vendimeve

Derisa të shkriheshin në një organizatë kombëtare, përballë
besëlidhjeve krahinore qëndronin tri detyra themelore: të mobilizonin shtresat e gjera popullore në lëvizjen e madhe të protestës kundër vendimeve të padrejta të Traktatit të Shën-Stefanit; të përgatiteshin ushtarakisht për të kundërshtuar me armë copëtimin e trojeve shqiptare, në rast se vendimet e Traktatit do të mbeteshin në fuqi; të kujdeseshin për të ndihmuar dhe për të sistemuar rreth 150 mijë muhaxhirët shqiptarë, të grumbulluar në vilajetet e Kosovës, të Shkodrës e të Manastirit, të cilët kishin mbetur pa bukë e pa strehë.
Ndërkaq, në prill të vitit 1878, opinioni publik shqiptar u informua nga shtypi ndërkombëtar për kundërshtimin që kishte gjetur Traktati i Shën-Stefanit në fuqitë e tjera të mëdha. Në të vërtetë, kundërshtimin më të rreptë ai e pati nga Anglia dhe nga Austro-Hungaria, të cilat u shqetësuan së tepërmi nga rritja e shpejtë e ndikimit të Rusisë në Gadishullin Ballkanik nëpërmjet Bullgarisë së Madhe. Për këtë arsye, me këmbënguljen e tyre, u vendos që kushtet e përcaktuara në Traktatin e Shën-Stefanit të rishikoheshin nga një kongres i posaçëm i Fuqive të Mëdha, i cili, sipas vendimit që u mor më vonë, do të mblidhej në Berlin më 13 qershor 1878.
Shqiptarët ishin të bindur se Fuqitë e Mëdha, ndonëse e kundërshtuan Traktatin e Shën-Stefanit, përsëri nuk ishin të prirura që t’i merrnin parasysh interesat kombëtarë të Shqipërisë. Megjithatë, pezullimi i tij deri në thirrjen e kongresit të Berlinit u jepte në dorë patriotëve shqiptarë një kohë të çmueshme për ta organizuar më mirë qëndresën politike e ushtarake. Por, nga ana tjetër, leja që kishte kërkuar Komiteti i Stambollit për të formuar një lidhje shqiptare, ndeshi më në fund në kundërshtimin e Portës së Lartë. Në parim qeveria osmane nuk e shihte me sy të keq lëvizjen e protestës së popullsive të saj kundër Traktatit të Shën-Stefanit, por ajo nuk e pranonte në asnjë mënyrë që kjo lëvizje të zhvillohej e të organizohej ashtu siç e kuptonte Komiteti i Stambollit, si një lëvizje kombëtare shqiptare. Porta e Lartë kërkonte që shqiptarët të protestonin kundër Traktatit të Shën-Stefanit si nënshtetas myslimanë, që nuk donin të shkëputeshin nga Perandoria Osmane dhe nga sulltani i saj halif. Patriotët shqiptarë, të cilët nuk mund të pajtoheshin me këto kushte, vendosën që ta formonin lidhjen shqiptare duke u mbështetur në lëvizjen popullore dhe në besëlidhjet lokale.


Shenim:
Landa u morrë prej wikipend ashtu bruto, pa i shtue apo pa i paksue.
Unë për t'ja lehtësue dhe depërtue ma lehtë për lexuesin në Vendimet e ''Traktatit të Shën Stefanit'' kam ba nëndarje duke i detajue pjesët bazale të Traktatit nga ma famëkeqet për Shqipninë.
Më 5 maj 2010
Bep Martin Pjetri
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4331
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Harta e re e TRAKTATI I SHËN STEFANIT, Posted 06 Maj 2009, 19:35
NGJYRA JESHILE TREGON PËR PERANDORINE OSMANE -NGJYRA GRI TREGON PAVARSINË e SHTETEVE QE FITUAN
Imazh

Permbledhja e shkurter e Vendimeve te Traktatit te Shen Stefanit te 3 marsit 1878


Traktati i Shën Stefanit dhe Shqiperia
Vendimet territoriale te Traktatit te Shen Stefanit

Një muaj pas armëpushimit të Edrenesë u nënshkrua në Shën-Stefan, më 3 mars 1878, Traktati i Paqes ndërmjet Perandorisë Ruse dhe Perandorisë Osmane.

Si trajtohej Shqiperia dhe vendi ne Traktatin e Shen Stefanit?


Traktati i Shën-Stefanit nuk e zinte fare në gojë Shqipërinë, e cila për Rusinë nuk ekzistonte si subjekt të drejtash politike.

Kush perfitoi nga Traktati i Shen Stefanit?

Fituan Pavaresine

- Bullgaria
- Rumania
- Serbia
- Mali i Zi


Nuk fituan Pavaresine
- Shqiperia
- Maqedonia


[/qender]
1 - Rusia nuk mori për vete asgjë nga këto territore. Ajo u kufizua vetëm duke i shkëputur Rumanisë, të cilën e kishte aleate në luftën që fitoi, krahinën e Besarabisë në veri të lumit Pruth dhe duke aneksuar disa krahina që zotëronte Perandoria Osmane, në jug të Kaukazit (Kars, Ardahan, Bajazid e Batum).

- Por, Rusia krijoi një Bullgari të madhe, të cilën ajo do ta kishte si një satelite të saj me qëllim që të vendoste nëpërmjet saj zotërimin e vet në Gadishullin Ballkanik.

2 - Bullgaria do të merrte, përveç të tjerave, krahinat shqiptare të Korçës, të Bilishtit, të Pogradecit, të Strugës, të Dibrës, të Kërçovës, të Gostivarit, të Tetovës, të Shkupit, të Kaçanikut etj.

3 - Serbia, e cila do të shtrihej kryesisht drejt jugperëndimit, do të aneksonte edhe viset veriore e verilindore të Kosovës, deri në afërsi të Mitrovicës.

4 - Mali i Zi, sipërfaqja e të cilit do të rritej më tepër se tri herë, do të përfshinte brenda kufijve të tij gjithashtu një varg krahinash shqiptare, si atë të Ulqinit, të Krajës, të Anamalit, të Hotit, të Grudës, të Tuzit, të Kelmendit, të Plavës, të Gucisë dhe të Rugovës.

Kush doli me e fituar?


Mali i Zi, sipërfaqja e të cilit do të rritej më tepër se tri herë, do të përfshinte brenda kufijve të tij gjithashtu një varg krahinash shqiptare.

Kush nuk fitoi?

Greqia nuk perfitoi asnje pellembe toke. Gje qe mbolli ky traktat xhelozi per Greqine ndaj Serbise dhe Malit te Zi, qe do te shndrrohen me vone arene konfliktesh midis tyre.



Kush doli e humbur?

Imazh
KOMISIONI NDËRKOMBTAR NË SHQIPNI MË 1880


- Përgjysmimi i Shqipërise prej 4 shteteve

- Pjesa tjetër e Shqipërisë do të mbetej nën sundimin e Perandorisë Osmane.

- Shqiperise i aneksuan gati gjysmen e siperfaqes se territoreve te saj legjitim. Sipas Traktatit të Shën-Stefanit, gati gjysma e trojeve shqiptare u jepej shteteve sllave ballkanike.

2. Fuqite e medha nuk i siguruan pavaresi si Shqiperise ashtu dhe Maqedonise me synim zhdukjen nga harta gjeo-politike e botes.


- Perandorisë Osmane i shkeputi rreth 80 për qind të zotërimeve të saj në Gadishullin Ballkanik. Me shpresë se do të shmangte kundërshtimin e fuqive të tjera të mëdha.



Zemerata, revolta dhe organizimi i shqiptarve kunder Traktatit te Shen Stefanit

a. Zemerata dhe fillimi i revoltave shqiptare
b. Tri detyra themelore per kundershtimin e vendimeve

I.Të mobilizonin shtresat e gjera popullore në lëvizjen e madhe të protestës kundër vendimeve të padrejta të Traktatit të Shën-Stefanit;

II. Të përgatiteshin ushtarakisht për të kundërshtuar me armë copëtimin e trojeve shqiptare, në rast se vendimet e Traktatit do të mbeteshin në fuqi;

III. Të kujdeseshin për të ndihmuar dhe për të sistemuar rreth 150 mijë muhaxhirët shqiptarë, të grumbulluar në vilajetet e Kosovës, të Shkodrës e të Manastirit, të cilët kishin mbetur pa bukë e pa strehë.

Ky material u pregatite per lexuesin dhe te interesuarit nga Bep Pjetri bazuar te vendimet e Traktatit te Shen Stefanit.
14 nantor 2005

----------------------------------------------------------------

Gjeografia e ''SHËN STEFANIT''
Imazh

Shën Stefani quhet në turqisht Yeşilköy dhe ndodhet në perëndim të Stambollit
Yeşilköy njihej përpara vitit 1926 si Shën Stefani(Santo Stefano në greqisht: Άγιος Στέφανος theksohet Ayos Stefanos, e njohur ne turqisht Ayastefanos, në bullgarisht San Stefano( Сан Стефано), ku është një pjesë prej Bakırköy - distrikte i Stambollit në Turqi dhe ndodhet 11 km në perëndim prej qendrës historike të Stambollit.
Para 1970 ishte një fshat, ndërsa pas 1970 ka nje rritje të vrullshem të popullsisë....dhe sot quhet Zakupy.


E shqipëroi Bep Martin Pjetri
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4331
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SHËN STEFANI - NJË FSHAT NË TURQI, Posted 06 Maj 2009, 19:57
Traktati i Paqes së Shën Stefanit

PALLATI KU U FIRMOSË TRAKTATI FAMËKEQ I SHEN STEFANIT ME 3 MARS 1878
Imazh

Paqe e Shën Stefanit u nënshkrua më 3 mars 1878 midis Rusisë dhe Perandorisë Osmane në fund të Luftës së turke-ruse në vitet 1877-1878.
Traktati mori emrin e fshatit Shën Stefanit (në greqisht: Στέφανος Αγιος ', Agios Stefanos, tani Yesilkoy), ku u nënshkrue traktati.
Rusia, e cila kishte fituar luftën, detyroi Turqinë për të lëshue territoret e pushtueme në Evropë, që çoi në pavarësinë e Malit të Zi, Serbis, Rumanis dhe autonominë e Bullgarisë. Territori i fundit arriti deri në Egje(ashtë deti Egje mesdhetar (greq. Αιγαίο Πέλαγος, Aigaío Pélagos, turq.Ege Denizi ) është pjesë e Detit Mesdhe, dhe shtrihet në mes Greqisë dhe Turqisë. Nëpërmjet grykës së Bosforit, detit Marmara dhe Dardaneleve lidhet me detin e Zi. Konsiderohet djep i dy kulturave antike asaj Greke dhe Mikene. Më vonë këtë det e zotruan Persianët, Bizantinët, Gjenovasit si dhe Osmanët. Sot Detin Egje e ndajnë Greqia dhe Turqia. Emrin e ka marrë nga Egjeu (Αιγεύς),sipas mbretit mitik të Athinës. sh. im B.M.P.) e u bë një protektorat rus (edhe pse formalisht ende ishte nën zotërimin osmane).
Pas protestave të Britanisë së Madhe dhe Austris për rritjen e ndikimit rus në Ballkan, termat janë rishikuar nga Kongresi i Berlinit në qershor 1878.

Rrethanat historike


Pas dështimit të trazirave serbe të vitit 1876, rusët u bindën se ishte e nevojshme të sulmohej Perandoria Osmane, në mbështetje të popujve sllavë të nënshtruar nga zgjedha turke.

Me takimin e Reichstag-ut (tani Zákupy – Çeki) më 8 korrik të 1876, me Konventën(Marrëveshjen) e Budapestit të 15 janarit të 1877 dhe 18 mars të 1877, Rusia fitoi "neutraliteti mirëkuptimi" të Austrisë në rast të një konflikti ruso-turke, me kusht që pas luftës, Austria do të aneksonte provincën osmane të Bosnje-Hercegovinës (me përjashtim të Sanxhakut). - (Sanxhaku ndodhet në jugë të Serbisë, janë 420 mijë muslimanë - Sanxhaku në serbisht, kroatisht dhe boshnjakisht e quajnë Sandžak ose Санџак, në gjuhën shqipe Sanxhaku dhe Sancak në turqisht. Ky rajon është një pjesë historike-politike dhe gjeo - administrative perëndimore e Ballkanit e ndarë ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi. Ai u emërua njësi administrative e Sanxhakut të Novi Pazarit, sipas ndarjes së Perandorisë Osmane që e mbajti në pushtim deri në luftërat ballkanike të 1912. sh.im B.M.P.)

Aty u trajtua dhe fati i provincave tjera turke si : Besarabia(Moldavia e sotme sh.im B.M.P.) u aneksua nga Rusia; Bullgaria, Rumelia Lindore(provincë turke prej 1878 deri në 1908 - e quajtun Traka, ku u nda në Takinë Lindore në pjesën turke dhe Trakia Perëndimore në Greqi, shtrihet në pjesën jugë-lindore të Ballkanit) dhe Shqipëria do të baheshin shtete të pavarura; Thesalia(pjesë e Greqisë), pjesa e Epirit(Me emrin 'Epir', në kohët e lashta quheshin krahinat në veri-perendim te Greqisë. Që shtriheshin prej lumit Vjosa e deri te krahinat veriore të Heladës së vjetër, Epiri është toka klasike dhe vatra e një populli tepër të lashtë. Që në muzgun e kohërave, në gadishullin ballkanik endeshin pellazgët të mbuluar me një vel misteri. Mitologjia thotë se ata ishin "njerëzit e parë". Bile helenët, të cilët në mënyrë të padiskutueshme i konsideronin pellazgët më të vjetër se veten, për ta përdornin një epitet të pashlyeshëm "proselinoi" - parahansor -, pra më të vjetër se vet Hëna. Sh.im B.M.P.) dhe ishulli i Kretës do t’i aneksohet Greqis dhe Konstandinopoja (Stambolli sotëm) me zonën e saj përreth do të bëhet një qytet i lirë. [1]

Sigurimi i kushtit të neutralitetit me Austrinë i krijoi kushte Rusisë, që t’i shpallte luftë Turqisë më 24 prill të vitit 1877. Në krah të tij është rreshtuar Rumania dhe menjëherë shpalli pavarësinë e saj në maj të 1877, por u ngrit kundër forcave turke bullgarët, serbët, malazezët dhe grekët (qeveria e Athinës në Thesali dërgoit 12.000 burra).

Gjatë përparimit të ushtrisë ruse Car Aleksandrit II-të arriti në portat e Stambollit. Kur pa Britania arritjen e suksesshëm të trupave cariste u shqetësue seriozizht dhe menjëherë marshoi me trupat dhe anijet e ushtarake drejt Mesdheut dhe e sugjeroi atë të mos të vazhdojë më tej Shën Petersburgut(Saint Petersburg, (rusisht: Санкт-Петербург), Leningrad ose Petrograd, është qytet dhe njësi federale e Federatës Ruse shtrihet në brigjet e lumit Neva në krye të gjirit të Finlandës në Detin Baltik. Qyteti ka pasur emra të ndryshëm gjatë historisë si Petrograd në periudhën 1914–1924) dhe Leningrad në periudhën 1924–1991). Shkurt thirret Petersburg. Qyteti është themeluar nga cari Pjetri i parë më 27 maj, 1703, ishte kryeqytet i Perandorisë Ruse për më shumë se 200 vite (1713–1728, 1732–1918). Në vitin 1918 pas Revolucionit të tetorit të vitit 1917 nuk ishte më kryeqytet. Është qyteti i dytë rus për nga madhësia dhe i treti në Evropë pas Moskës dhe Londrës.[1]. Qyteti ka 4.6 milion banorë, kurse së bashku me rrethinën mbi 6 milion. Petersburgu është qendër kulturore evropiane dhe një port detar i rëndësishëm për Rusinë. )Cari ndaloi ushtarët e tij dhe më 3 mars të 1878 Turqia e imponuar prej Traktatit të Shën Stefanit, i quajtur sipas qytetit idilik, piktoresk i vogël pranë Stambollit, mbi detin Marmara, e cila u nënshkrua prej dy palëve të luftës ruso-turke.

Kushtet e paqes

Paqja e Shën Stefanit solli indikacione të ndryshme në Konferencën e mëparshme të Kostandinopojës të mbajtun në vitin 1876 dhe ishte shumë e kushtueshme për Perandorinë Osmane, e cila humbi territoret më të madhe si dhe ndikimin e saj në Evropë.
Ajo u nënshkrua nga rusët Nikolai Pavloviç Ignatiev, [2] autori i vërtetë i hartimit të Traktatit, dhe Aleksandër Ivanoviç Nelidov, [3] nga ana e perandorisë turke nënshkruan marrëveshjen Safvet Pasha, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Sadullah Beu, ambasador në Berlin.

Bullgaria

Sipas kushteve të paqes u aneksua Rumelia Lindore Bullgarisë, kështuqë u krijua një Bullgari e madhe autonome, pra më e mëdha se çdo shtet tjetër i Ballkanit. Në perëndim brenda kufijve të Bullgarisë së Madhe përfshihej Maqedonia dhe kufizohet në veri nga Danubi, Deti i Zi në lindje dhe jug me detin Egje.
" Bullgaria e madhe", brenda hartës me një principatë autonome mbahej prej taksave të Konstandinopojës, me një princ të zgjedhur nga populli dhe të konfirmuar nga Sulltani me miratimin e fuqive të mëdha. Principata ishte nën mbrojtjen e Carit dhe për dy vjet do ta pushtonin trupat ruse.

Bosnje-Hercegovina

Për Bosnje-Hercegovinën ishte rënë dakord të ishte nën kontrollin e Turqisë, ku Austria u zotua për zbatimin e përmirësimeve të administratës dhe kushteve bujqësore.

Serbia, Mali i Zi dhe Rumania


Serbia dhe Mali i Zi, përveç që u zmadhuen territoret, por fituen pavarësinë e plotë nga Turqia. Besarabinë e anekson Rusia. Serbia dhe Mali i Zi, gjithashtu kanë marrë një pjesë të Sanxhakut, që ishte caktue aty se Vjena do të depërtonte në të ardhmen në Detin Egje.

Rusia


Çështja e Ngushticës së Bosforit dhe e Dardaneles ishte interesi thelbësor i Rusisë për të pasë dalje të lirshëm në Mesdhe nga Deti i Zi, por ishte e qartë se Bullgaria e madhe, ishte një portë ruse në Detin Egje për në Stamboll.
Përveç Besarabisë, Rusia fitoi disa territore në lindje të Anadollit në kurriz të Turqisë: Kars, Ardahan, Batum, Alaschkerd (në Eleşkirt turqisht, Provinca e Agri) dhe Bajazidit. Këto ishin dëmshpërblimet e luftës që Stambollit do t’i paguajë Rusisë.

Reaksioni i Anglisë


Marrëveshja ishte e papranueshme për Britaninë sepse i krijohet mundsia Rusisë që përmes Bullgarisë të dal në Mesdhe, një hapë ishte pranë Dardaneles, që ishte nën shantazhin e Perandorisë Osmane. Ushtarak kishte vlerësuar tashmë gjatë luftës, alternativën ushtarake nëse ushtria ruse hynë në Konstandinopojë. Tensioni ndërmjet dy perandorive, i cili ka ekzistuar për konkurrencën në ndikimin e madh në Azi, u bë më serioze.

Reagimi i Austro-Hungarezve

Ministri i jashtëm austriak Gyula Andrássy e miratoi Traktatin e Shën Stefanit dhe nga ana tjetër protestoi egërsisht duke e konsideruar atë një " predikim sllav ortodoks" që ka shkelur marrëveshjet e fshehta(Në 8 korrik të 1876 u nënshkrua ’’ Konventa imperiale’’ nga ministrat e jashtëm rusë Aleksandër Mihajlloviç Gorçakov dhe austro-hungarezi Gyula Andrásy në fshehtësi, në qytetin e perandorisë austro-hungareze, Budapesti. ’’Konventa imperiale’’ ishte një marrëveshje e politikës së jashtme në mes Austro-Hungarisë dhe Perandorisë Ruse, të nënshkruem në prani të Car Aleksandrit II dhe perandorit Franc Jozefit.

Marrëveshja sekrete

Pikat kryesore të Konventës(marrëveshjes) së Budapestit ishin:


• Në rast të një sulmi rusë kundër Turqisë duhet Austria të mbajë një qendrim "neutralitet mirëkuptues".
• Pas luftës nëse fiton Rusia ka të drejtë Austria ta pushtoji Bosnje - Hercegovinën por me kushtë qe të mos të marri Sanxhakun e Novi Pazarit.
• Serbia, Mali i Zi dhe pjesa e ndërmjetme e Bosnje - Hercegovinës të jenë dy shtete ne një zonë "neutrale", që do të thotë të mos preken. - U morë prej Marrëveshjes së Budapestit. sh. im B.M.P.) para luftës, që hartuen me krerët e politikës ruse.

Ai besonte se Bullgaria do të bëhej një marionet(kukull) e Shën Petërsburgut(ishte kryeqyteti i Perandorisë Ruse. sh.im B.M.P.) dhe klauzola me afat të shkurtër mbi Bosnje dhe Herzegovinën binte ndesh duke shkel ‘’Marrëveshjen imperiale’’ dhe të Budapestit(Takim i tre fuqive të mëdha ; - Austro - Hungaria, Gjermania dhe Rusia mbahet më 15 janar të vitit 1877.

Vendimet e Budapestit në rastë të shpërbërjes së Perandorisë Osmane:

• Pasi të humbi luftën Perandoria Osmane, atëherë Austro - Hungaria dhe Rusia duhen të kontribuojnë në vendosjen e balancave në gadishullin e Ballkanit, prej një numër shtetesh sovrane, qe të mos lejohen qe te behen bllok shtetesh sllave në aspektin e fuqisë ushtarake sepse si tendencë për agresione rrezikojnë ’’ekuilibrin europian.’’
• Stambolli ose "Konstandinopoja" dhe zonat përreth duhet të jenë "qytete të lira".
• Rusia duhet të marrë Besarabine(Moldavine).
• Bullgaria, Shqipëria dhe shtetet brënda vilajetit të Rumelisë(500 vjet asht quajtë prej osmaneve Rumeli; ishte nje rajon-vilajet i madh i pushtuar nga otomanet qe perfshinte Çamerine, Maqedonine, Greqine e Mesme e perfundonte ne Turqi) duhet të jenë të pavarur.
• Thesalia, e përbame prej Epirit dhe prej Kretës duhet të përfshihen në Greqi. sh. im B.M.P.), ndërsa vendimet mbi lënien e pjesës së Sanxhakut në Serbi dhe në Mal të Zi prishi ndonjë shpresë të Austrisë për të depërtue në qendrën tregtare të Ballkanit dhe Egjeut. [4]

Ignatiev(Ignatiev Nikolai Pavloviç, 1832-1908, diplomat, ambasador në Konstandinopojë - Stamboll nga viti 1864, pan-sllave, ishte autori kryesor i Paqes së Shën Stefanit.), një nënshkrues i Rusisë dhe autor i traktatit të paqes, i cili duke injoruar angazhimet që eprorët e tij kishin marrë më parë me Austro- Hungarinë [5] ose qe informuar pak para fillimit të negociatave me turqit, në shkurt dhe vendosi të mos marrë ato(Marrëveshjen në Bukuresht dhe Marrëveshjen Imperiale. Sh. im B.M.P.) në konsideratë [6].
Imazh

Pa marrë parasysh injorimin, incidentin e randë të diplomacisë ruse që i banën Austro - Hungarisë, menjëherë car Aleksandri i II-të dhe Ministri i tij i jashtëm Aleksandër Mihailoviç Gorçakov u përpoq për të shmangur një marrëveshje të rrezikshme anglo-austriake. Në fund të marsit i njëjti diplomat Ignatiev u dërgue në Vjenë, në kërkim të një marrëveshje me ministrin e jashtëm të austro-hungarisë Andrássy.
Gjithësesi Austro - Hungaria kërkoi aneksimin e Bosnjë Hercegovinës duke përfshirë dhe Sanxhakun. Mëtej pretendoi Austria një kufizim territorial për ekspansionin nga ana e Malit të Zi duke pretendue në territorin malazes midis Liqenit të Shkodrës dhe lumit Buna(Shkodrës) që derdhen në Detin Adriatik (kufirin e ardhme të Shqipërisë) dhe ju lutë për një rishikim të kufijve të Bullgarisë për qëllim që të leohet krijimin e një Maqedoni autonome me e Selanikut si kryeqytet të vetin.
Nëse Rusia nuk i pranon këto kërkesa atëhere Austria nuk mund të siguroji asnjanësinë në rast konflikti anglo-rusë. Duke u gjendur në darën e shtrëngimit të austro – anglezëve, Rusia bie dakord me Britaninë të pranojë formulën e Bismarkut(Otto Eduard Leopold von Bismarck, Konti i Bizmark-Schönhausen, Duka i Lauenburg, Princi Bizmarkut (shqip: Oto von Bizmark), (1 Prill, 1815 - 30 korrik, 1898), ishte një burrështetas i Prusisë dhe Gjermanisë në shekullin IX. Si Kryeministri i Prusisë në vitet 1862–90, ai kishte për qëllim Bashkimin e Gjermanisë. Prej vitit 1867, ai ishte Kancelar i konfederatës Gjermane Veriore. Kur u formua Perandoria Gjermane për herë të dytë më 1871, ai shërbeu si Kancelari i saj i parë dhe ushtroi "politika reale" që i dha ati pseudonimin "Kancelari i Hekurt". Si Kancelar, Bizmarku pati rol të rëndësishëm në qeverinë Gjermane dhe pati ndikim të madh në politikën e jashtme Gjermane jo vetëm gjatë kohës si Kancelar, por edhe pasi i skadoi mandati. Ai ishte anëtar i rendit masonike.): ". Një diskutim në një takim të lirë për të gjithë përmbajtjen e Traktatit të Shën Stefanit", një konferencë për të promovuar [7]
Andrássy paraqiti të njejta kërkesa që kishte nënshkruar në Traktatin e Parisit në 1856(Traktati i Parisit ishte një marrëveshje paqeje e nënshkruar më 30 mars të 1856 në Paris nga kombet që morën pjesë në Luftën e Krimesë. Gjatë konfliktit ruso – turke 1853 – 1856 u mbështetë politikisht Turqia nga Austria, Franca, Britania dhe Mbretëria e Sardenjës, ku Rusia doli e humbur.

Traktati i Parisit ishte teksti përfundimtar i vendimeve të marra nga Konferenca e Parisit, që rregullonte;

- autonominë e principatave të Danubit,
- demilitarizimin e Detit të Zi,
- transferimin Besarabisë Jugore të Rusisë në Moldavi,
- mbrojtjen e subjekteve kristiane të Perandorisë Osmane,
- rregullimin e marrëdhaniet të transportit tregtar detare në Danub dhe - çmilitarizimin e ishujve ruse në Aaland(tash janë ishuj finlandez).(U shtue prej B.M.P.) për të mbajtur një konferencë ndërkombëtare në Berlin, ku Traktati i Shën Stefanit do të ishte objekt i një provimi për të rishqyrtue. Kongresi u hap pas disa hezitimeve nga ana e Fuqive të Mëdha në Berlin më 13 qershor të vitit 1878. [8] Aty u pasqyrue pamja Ballkanit në 30 vjet e fundit.


Literatua burimore

1. Albertini , ‘’Origjina e Luftës së 1914’’, Milano, 1942, Vol I, faqja. 18.
2. Nikolai Pavlloviç Ignatiev (1832-1908), diplomat, ambasador në Konstandinopojë nga viti 1864 ishte autori kryesor i Paqes së Shën Stefanit.
3. Aleksandr Ivanoviç Nelidov (1835-1910), kontribues diplomatike i Ignatiev, ambasadorit të ardhshëm i Konstandinopojës, Romës dhe Parisit. Ky ishte një koleksionist arti.
4. Artur May, ‘’Monarkia e Habsburgëve. Bolonjë, 1991, f. 177.
5. Sipas historianit Luigi Albertini ‘’Marrëveshje austro-ruse ishin të fshehur me qëllim të Ignatiev-it se nga frika ata do të refuzonin të fillonin negociatat. Ignatiev do të kishte dhënë pëlqimin për transferimin e Bosnje Herzegovinës në Austri si një thikë pas mbrojtësi së pavarësisë të popullit serb në Bosnjë’’. Albertini, Origjina e Luftës së 1914, Milano, 1942, Vol I, f. 20.
6. Taylor, ‘’Fuqitë e mëdha të Evropës’’, Bari, 1961, f. 358.
7. Albertini, ‘’Origjina e Luftës së 1914’’, Milano, 1942, Vol I, f. 20, 21, 22.
8. Arthur May, ‘’Monarkia e Habsburgëve’’. Bolonjë, 1991, f. 178.

U pregatitë në shqip nga Bep Martin Pjetri
E premte , më datën 12 nantor 2010
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 98
Vendodhja: Rome,Itali
Antarësuar: 27 Janar 2009, 14:55
Re: TRAKTATI I SHËN STEFANIT, Posted 08 Maj 2009, 23:30
Elvis Kelmendi shkroi:Nuk kam inforamcion qe shqiptart shesin motrat e tyne. Shqiptart mrojn nerin me gjak. Per shqiptarin femnat e shpis jan neri e vet-rrespekti. Cdo vlersim tjeter kundershton kulturen shqiptare, e nuk duhet te entertained.
Ti ke mendim ndryshe. Ndrrimi i mendimit tan asht pertej kohs e interresit tem. Termin draKonian e ke kuptu mir per ca e kam perdor, tejtersimet e lojnat nuk te cojn kund. Dhe emri jem nuk asht cuni as cu en lai ... por elvis kelmendi... shpresoj qe kyt ke me e majt vath en vesh.
Tash qetsoju dhe kthjelloju.


nuk eshte rasti te flasim ne kete teme ,une kerkoj falje per daljet nga tema eshte hera e fundit qe polemizoj ,mgjth nje keshille kisha per ty ne menyre miqesore "MESO SA ME SHUME GJUHEN SHQIPE "
GJITHE TE MIRAT!
WWW Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4331
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Pazarllëqet Ruso - Osmane(turke) kundër Shqypnis
Traktati i Shen Shtjefnit( Shen Stefanit) 1878


"PERMBAJTJA E PIKAVE TË TRAKTATIT TË SHËN SHTJEFNIT në Turqi"

Imazh
The 1878 San Stefano Treaty and the Albanians

"1 - Malitzi i zgjanohet kufini prei Dobrosite qi i u dha në Konferencen e Stambollës, neper Bilek deri në Koritë; prei këndej deri në Gacko tue u njitë kah veri e në Drî e Lim. Kufini lindner ndjekë Limin e tue kalue neper Mal të That shtîn në rreth të Malitzi Rogoven, Plaven e Gusijen; ndjekë mandej vargun e maleve e del deri tu maja mâ e nalta e Maleve të Namuna. Prei këndej kufini del tu liqêni i Hotit; e tue kalue per mjedis të liqenit të Hotit e të Kastratit këput Liqenin e Shkodrës per të dalë përanë Bune. Nikshiqi, Gacko, Shpûza, Zhabjaku e Tivari i jesin Malitzi.

Rregullimi i Lundrimit të Bunës i lehet komisjouit.

2 - Porta e Lartë e njeh definitivisht pavarsin e Malitzi.
3 - Serbija bahet e pavarshme e i epet Nishi, lugina e Drina-s e Zvorniku i vogel; Jeni Pazari, lugina e Ibarit,
4 - Myslimanët qi kan pasunina nder tokë qi i ipen Serbis e qi don të dalin nga këjo princni, mund i apin me qira tjervet. Nji komisjon tyrko- serb nën nji komisar rus ka per të da çashtjet e pasunitvet të myslimanvet mbrenda dy vjetvet, e mbrenda tri vjetvet ato qi i përkasin Vakufevet.
5 - Porta e Lartë e njeh pavarsin e Rumanis, e cila ka per të pasë të drejtë me lypë nji shperblim në marrveshtje mjes dy palvet.
6 - Bullgarija perbahet nji Princni autonome nen haraç t.ë Tyrkis, me qeveri të kështënë e nji ushtri kombtare. Kufit e Bullgaria shtrihen në Shqipni deri në Kumanovë, Koçanë, Tetovë, Krrab e Dri të Zi; Oher, Korçë, Starovë, Gramos; liqe të Kosturit e deri tu Vardari.
7 - Princi i Bullgaris do të zgidhet lirisht prei popullit.
8 - Ushtrija tyrke nuk do të qindrojë ma në Bullgari e gjith kalanat e moçme do të prishen me shpenzime të qeverris së vendit.
9 - Sasija e haraçit per t'u pague ka per t'u caktue neper nji marrveshtje të qeverris ruse e otomane. Ky haraç do të caktohet në temel të mjesit të të himevet të tokvet pi i perkasin kësaj Pricnije.
10 - Porta e Lartë ka të drejtë rruge neper Bullgar per bajtje ushtrish, municjonesh e zahire per n ' ato krahina të vendosuna përtej Princnije.
11 - Pasanikët myslimanë mund ruejn të drejtën e pronsimit edhe në kjoftë se nuk don të rrin në ket vend. Komisjonet tyrko- bullgare do të mblidhen nen rojë të komisarvet rus, per të da me fuqi sovrane mbrenda dy vjetvet mbi t' gjitha rragatjet e pasunivet ku mund të jen interesa myslimane o tjera. Ashtu dhe mbi Vakufe.
12 - Gjith kalanat e Tunës do të rrënohen e nuk do të ndertohen të tjera mbi Tunë e as do të lëshohen ani lufte mbi ket lum.
Të drejtat e komisjonevet nderkombtare në Tunën e poshtme rrin të paprekuna.
13 - Porta e Lartë merr persiper m' e ba të lundruesbem Sulimen e me shpërblye privatët.
Faqe 450
14 - Do të zbatohen pa vonesë në Bosnje e Hercegovinë propozimet europjane qi u komunikuen fuqiplotvet në të paren mbledhje të Starnbollës.
15 - Porta e Lartë detyrohet të zbatojë me ndergjegjë në Gjirit rregullimin organik të vj. 1868 tue mbajtë para sysh dishirin e popullit si e pat shprehë.
16 - N' Armeni do të zbatohen riformat e ngarkohet qeverrija tyrke per sigurimin e Armenvet kundra Kurtvet e Çerkezvet.
17 - Amnisti e plotë u epet gjith nënshtetasvet otomanë qi janë komprometue në kohen e ndodhjeve të fundit.
18 - Porta e Lartë ka per të pasë para sysh opinjonin e komisarvet të Pushtetevet ndermjetse mbi shka i perket pronsis së gjytetit Klistur, e ka per të ha punimet qi e caktojnë kufinin tyrk-persjan.
19 - Damshperblimet e luftës e damet shkaktua Rusis, të cilat N.M. T. Perandori i Rusis i lypë janë: a) .900 miljon rubla shpenzime lufte;
b) 400 miljon rubla shpërblim per dame shkaktue tregtis;
c) 100 miljon rubla per zaptim të Kaukazit)
ç) 10 miljon rubla per rindertime e interesa per nenshtetasit e per institutet ruse në Tyrki.

20 - Tue pa ngushticen financjare të Tyrkis e tue pelqye dishirin e shprehun prei Sulltanit, Perandori i Rusis pranon qi damshperblirni të mund të paguhet me lëshimin e sanxhakut Tultscha.
21 - Porta merr persiper të rregullojë miqsisht ankimet e nenshtetasvet mbetë pezull.
22 - Ambashatat e konsullatat ruse kan per t' usbtrue protektoraten mbi shtegtarë, mbi murgarë rus e mbi pasunit e tyne në Tyrki. Privilegjet e Malit Athos rrin të paprekun.
23 - Të gjith traktatet e konventat vleftsohen si perparandej.
24 - Bosfori e Dardanelet rrin të hapuna si në kohë lufte si në kohë pagje avulloreve të shtetevet asnjanse.
25 - Heqja e gjith ushtrivet Ruse nga Tyrkija e Europës, e heqja n' Azi mbas gjashtë muejsh.
26 - Ushtrit ruse deri sa të jen aty do t'administrojnë vendet, prei së cilash do të largohen.
27 - Porta ep fjalen qi mos me keq perdorë nënshtetasit qi paten marrëdhanje me ushtrit ruse.
28 - Lirim i shpejtë i robvet të luftës porsa të ratifikohet ky traktat. Ashtû dhe mbi ket bazë do të lirohen robt mjes Tyrkis, Rumanis, Serbia e Malitzi
29 - Ky dokument do të ratifikohet nga N. M. e Tyne Perandorët e Rusis e, të Tyrkfs mbrenda 15 ditvet."

Bâ në Shën Shtjefen me 19 fruer (3 marc) 1878.
Nënshkrue Konti N. IGNATIEFF---------- SAFVET
(L. S.) ---------- (L. S.)

NELIDOFF--------- SAABDULLAH
(L. S.)--------- (L. S.)

Fq. 451

Shenim
Bep Martin Pjetri kopjoi saktsisht nga Revista L.E.K.A. - Dhetuer 1938
- (Botue në Shtypshkroja "Zoja e Papërlyeme" - Shkodër) në faqet 450 – 451.

--------U ba kjo punë e masipërme me knaqsi dhe me pergjegjsi për t'ja dhurue atyne lexuesve qi adhurojn Vertetsitë historike, qi prej 29 nandor 1944 e deri më sot 3.II.2018 u fshehë duke i mashtrue brezave si dhe në të ardhmen vazhdon kjo mashtrim të shkruejtun edhe në librat shkollore e të gjitha niveleve falë edhe qeverisë së Tiranës si vazhduese e denjë e sistemit komunist-mashtrues të popullit. --------Kjo ndodhë se të gjithë ata historjanë qi morën tituj shkencore dhe jo shkencorë në periudhën e diktaturës komuniste u kanë dhanë fmijve dhe nipave tituj shkencorë pas 1992 deri ne profesorë me qellim që të kenë rroga të majme si dhe të jenë gardianë, roje fanatike të rujtjes së librave historike me mashtrime mbi lojën e turqve dhe rusve në kurriz të popullit shqyptar etnik.

---------Vetëm klerikët dijetarë katolikë dhe nji pjesë e atdhtarve shqyptarë ishin transmetues të saktë të Traktave Antishqyptare, prandej ndërhyn dhe urdhëruen sllavët dhe turqit mbas 29 nandorit 1944 te qeveria e Tiranës bollshevike të shfarosnin nepërmjet gjenocidit atdhetarët-dijetarë meshtarët, prelatët e Kishës Katolike Shqyptare dhe Shkollat Jezuite dhe Françeskane ku mësuen me bujari edhe muslimanët dhe ortodoksët shqiptarë !
Shkodër, e djelë, dt. 21.I.2018

Nr. 6277 i lexuesve 10.II.2018
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 5 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 0 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 23 Shkurt 2018, 06:50
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari