Gjuha Shqipe e shkruar e folur, dialekte krahinore. Toskerishtja dhe Gegenishtja.Evolimi dhe gjithcka rreth gjuhes sone hyjnore.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
Llukë Karajfili(Bardhyli) n'memorien e Bep Martin Pjetrit
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4338
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Prof. Llukan Karajfili(Bardhyli)

Dromcë memorjal nga Bep Martin Pjetri

Shkodër, e enjte, më dt. 21.XII.2017
Tmerr asht të përkujtosh Themelimin e Institutit të Albanologjis Shqyptare para 80 vjetve si dhe autorët ekselent të saj!
Tmerri asht për thesat e historjanve, akademikve, albanologve e të gjith kallëpve qi për 73 vjet e n'vazhdim injoruen dhe i persekutuen deri n'vorr me pasion prej rracës aspak shqyptare autorët e themelimit.
Unë po flas, jo me pasion për atë që njoha e piva kafe me të i ndjeri Prof. Llukë Karafili(Bardhyli) sepse më ka lanë mbresa ekselente dhe e dyta asht arsyeja se në ato pak shkrime qi janë shkruejt për Të nuk asht përmendë pjesa e jetës dhe vdekjes në qytetin e Shkodrës. Arsyen nuk e di se Pse kjo lloj heshtje......!
Ktu 42 vjet maparë shkova sbashkut me ish nxansin e D. N. Mjedës - të ndjerin mësuesin Ndrekë Beni te shtëpia dykatësh të Prof.Llukaj. Një mezoburrë i mbajtun sikur me kenë ministër i modelt të qeverisë para 1944.
I qetë e i thellë në mendime si dhe shum i matun e me kursim me fjalë.
Më futi Prof. Llukaj te Dhoma e Studimit të tij, rrethuem me etazherë ,,gjigandë,, , mbushun plot e përplot me libra të formateve ,,gjigande,, të vjetve të hershme të para 1800 në mos u gabofsha.
Më kalzoi me dashamirsin e tij pasunin e tij, thesarin qi donte me e shit se dy varzat e tij si duket nuk ja thoshin dashnis për Librin.
Më shëtiti në të katër qoshet e etazherve të dhomës ku aty ishin arkivë ma mirë me thanë se libra.
Zemra e tij lotonte për fatin e librave sepse i kishte të shgapërcyem do moshë mbi 80 e ca vjetësh, pamvarsisht se në vijzat e ftyrës lexohej nji qetsi brilante.
Fakt ishte se edhe unë e ndjeja kët trazim të shpirtit tij.
Si i ri që isha bana nji pyetje;
Si u gjende njitu n'Shkodër ju Profesor prej diku në Jugë?
Përgjegja ishte kjo: "Më internuen n’Shkodër kjo qeveri(komuniste), ku biblioteka jem u transportue me kamjon dhe nji pjesë e tyne nuk dihet se ku përfunduen. Tash jam plakë dhe mue më duhet me i shitë për nevoja familjare. Ishte fat i madh të internoheshin antikomunistat në Shkodër e në përgjithsi për Veriun e Shqypnis falë shpirtit human, besimin n’Zot dhe demokratik të shkodranve dhe popullit të Veriut. Ndërsa nji pjesë e popullit të Jugut i përsekutonte deri në ferr të internuemit në periudhën e komunizmit.
I ndjeri Vili Kamsi i kishte ofrue blerje librash me çmime të ulta, por jam i detyruem me ja dhan tuj ditë fatin e tyne pas dekës. Nji libër kushtonte sa nji lavatriçe.
Ndër tjera më dha nji sentencë: "Ai qi shet libër asht humbës i madh! Kush e blen asht fitues po ashtu i madh!"
E dinin barkushet e zemrës tij se si i nxjerrte ato fjalë florinit!
Burrë shum krenar, asketik, nji dijetar i klasit,....Të kishe lezet me pa nji ket burrë tuj ecë me bastun përgjatë pjacës vetun, i veshun bukur, por mendjet dhe sytë e vemendshëm shkodran e kqyrnin me shum admirim lakmues, se si nderohej ajo pjacë prej ktij burrit të madh të nderuem nga shkodranët e dijshëm.
Ndër tjera më ka kalzua se si i ka dërgue në dorë Institutit të Gjuhsis nji studim për nji aspekt të Gramatikës Shqype, por ata nuk kan denjue me ja kthye pergjegje edhe kur ka shkue vet me kambt e tij aty.
Nuk e di se shka ndodhi me bibliotekën e tij se pas pak vjetësh i ra plani shpisë, ku e rrafshuen lamet vile dy katshe, pa mur rrethues, pa asgja. Ishte në depresion të brendshem se përjashta ishte në kulmin e qetsis Tij!
Drit e diell i baft shpirti Profesorit Llukë Karajfili, qi aq shum e respektoi dhe e nderoi Shkodra!

Shtesë

Llukë Karajfili lindi në lagjen Kala të Beratit, i biri i Hristo Harallamb Karafilit dhe Polikseni Havel Çikës.
- Kreu shkollën dyvjeçare turke në Ersekë.
- u fut ne Qytetëse (Rushdije) duke vijue Gjimnazin (Itadijen) por nuk arriti ta vazhdojë për faktin se ishte i dobët në turqishte.
- mësoi mjeshtrinë e rrobaqepësit ku ndenjti katër muaj.
- i doli bursa për të shkue në gjimnazi "Zosimea" në Janinë, por pak pas muajsh u dëbue nga kjo shkollë sepse fliste mirë për Shqipnin.
- U kthye ne Korçë ku mori mësime private për të plotësue klasat e Liceut.
- U njoh me patriotët e atëhershëm ne Korçë dhe zuni miqësi me Mihal Gramenon, Themistoklinë, Stavro Karolin, Pandeli Calen, me Bejlerët e Pojanit, Spiro Belkamenin, Mihal Belkamenin, Mihal Xoxen, Sotir Pecin, Goni Katundin, Thoma Deshnicen etj.
- Mori pjesë në shoqërine Lidhja Orthodokse dhe në Shkollën e së Dielës të Shkollës Amerikane.
- Ka kenë edhe sekretar në çetën e Gorës të Kajo Babjanit.
- Ne Vlonë mori pjesë ne Klubin "Labërija".
- Më 16 shtator 1913 u hap shkolla e parë në Lushnje ndanë kishës ortodokse, ku shërbeu si mësues.
- Ka mësue gjithashtu në shkollën qytetëse të Vlorës.
- Ka kenë drejtor shkolle në Delvinë dhe në Nartë
- Ka bashkpunue me Revistën e Klerit Katolik Atdhetar "Hylli i Dritës"
http://adsh.unishk.edu.al/items/show/349

Shkrimin në përgjithsi u pregatitë nga Bep Martin Pjetri

Shkodër, e enjte, më dt. 21.XII.2017
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 0 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 20 Prill 2018, 14:54
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari