Hulumtime, kerkime dhe zbulime te reja te historise se lashte pellazge,ilire,arberore,shqiptare. Cdo gje mbi historine tone.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
I.Qemali pro turk-anglo-francez dhe dorheqja si k/ministër
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4364
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Ismail Qemali kundër nacjonalistve shqyptar
Njeriu i turqve - anglo-francezve

Imazh

Autori - Bep Martin Pjetri

Për I.Qemalin janë folë, shkruejtë e mbajtë fjalime si edhe sot fjalë ma të mira si burrë shtetit, si kryeqeveritar i parë i Shqypnis pas 433 vjetve pushtim kanibalë i osmanve-turq. Kurrë nuk asht lejue prej periudhës komuniste prej 47 vjet dhe pas saj – deri më sot 2017 e mëpas besoj të mos zbardhen anët e errta të tij për arsye se historia ishte dhe mbeti mekanizëm falsiteti i kryepushtetarve shqiptar sepse ishte dhe mbeti njeriu i tyne për sa i perket pikpamjeve politike.

Unë nuk kam ndërmend të risjellë vlersimet për kontributin e tij sepse janë nji Mal librash dhe shkrimesh i shkruejtun nga shum autorë politik, komunist, jo-komunist etj., ku midis tyne ka shum glorifikime deri në atë masë, sa qi e ka damtue randë edhe atë pjesë pozitive të tij. Për t'u kuptue mirë nji figurë si e tij duhet patjetër të shprehet e gjithë tansia e veprimtaris tij, përndryshe mbetet i deformuem portreti i tij.
A lejohet të mos permenden anët e errta të I.Qemalit që kontriboi shumë, por edhe gaboi shum? A asht mëkat të mos preken profli hije i tij? Historia asht e ftohtë dhe e besueshme nëse pasqyron të gjitha pjesët e së vertetës. ”Vonesa asht hajdutja e kohës” Dikensi.

I. Qemali ishte produkt i parlamentit të Perandorisë Osmane - Turke, i trashëgimtarve të qeverisë turke të Q.Ataturkut që barbarizoi Shqypninë duke vjedhë e shfarosë gjurmët e nji vendi me kulturë dhe tradita gjatë pushtimit popullin, e grabiti, e vorfnoi dhe në fund ja dorzoi Shkodrën Malit Zi më 23 prill 1913 si dhe mori pjesë indirektë në coptimin në shtatë pjesë të Shqypnis, si dhuratë grekve, bullgarve, malazezve, serbve dhe maqedonsve, pasi gjaku i sulltanve mbi pesë shekuj në Ballkan ishte i përziem nga nanat e sulltanve ortodoksë sllave-grekë.
Përposë ktyne I.Qemali ishte njeriu edhe i anglezve dhe i francezve. Të tre kto shtete ishin fund e krye në gjenetikë dhe mbeten edhe sot pas vjetit 2017 antishqiptare.
I.Qemali mori mbshtetjen morale, ushtarake-politike pa interesë nga superfuqia e Europës, e Perandorisë Austro-Hungareze për të çlirue Shqypninë prej tiranisë kanibale nga pushtimi mizor-grabitqar i perandorisë osmane-turke për 433 vjet.

I. “Austria humbi besimin ndaj Ismail Qemalit”
Imazh

Austriakët nuk gabuan në mbshtetjen e nji deputetit turk me kombsi shqyptare të I.Qemalit si person sepse në mes tij ishin dy burra garantë me gene të maleve të Veriut dhe patriota deri në vdekje si L.Gurakuqi dhe meshtari D.Nikoll Kaçorri me përkthyes At David Pepa, studentin shkodran për meshtar në Vjenë. Ndryshe s’kishte pasë kurrë shansë të besohej ky njeriu i shtetit turk në besimin austriak në dhanien e timonit të nji shteti si Shqypnia! Pabesia morale-politike e I.Qemalit i kushtoi randë postit tij si kryeministër sepse ky punonte nën rrogozë për interesat antishqiptare të atyne shteteve që ideuen coptimin e Shqypnis në shtatë pjesë.
Sapo hypi në poltronin e kryeministrit I.Qemali nisi sparit me shmangë nga veprimtaria politike e shtetit shqyptar;

1. Dy protagonistë - Luigj Gurakuqin dhe Dom Nikoll Kaçorri, që ishin garantë të besueshëm në Zyrat e Ministrit të Jashtëm Konti, Leopold Bertohld të Perandoris Austro-Hungareze të misjonit të Ngritjes së Flamurit të Kastriotit për ta shpallë botnisht Pavarsin e Shqypnis nga pushtimi i Turqis!
2. Shmangu tinzisht e me urrejtje - Perandorinë Austro-Hungareze - Arkitektja e Pavarsis Shqypnis!
3. Të ardhmen europjane të Shqypnis sepse Projekti anglo-francezët ishin dhe mbetën, qi Shqypnia të mbetej në globin orjental islamik-sllav-grekë


”Ismail Qemali ka qenë njeriu i Antantës, i anglo-franzezve….
Ismail Qemali bënte një politikë asnjanse kundrejt Austrisë dhe Italisë……gjithë nacionalistët e asaj kohet e adhuronte Austrinë….”
“Të gjithë nacionalistët ju kundërvinë I. Qemalit sepse I. Qemali ja dorëzoi një letër konfindenciale admiral Cecil Bornes(anglez), kryetar i Komisionit nderaleat në Shkodër(Rrethimi i Shkodrës 7 mujore – 1912-1913 – sh.jem Bep Martin Pjetri), duket për t’u këshilluar me Londrën, meqënëse gjithë jetën ka gëzuar simpatinë e saj. Duke e ditur admirali anglez se të gjithë nacionalistët shqiptarë ishin pro austriakë….. i a dorëzoi letrën autoriteteve austriake në Shkodër. Qysh atëhere Austria e humbi besimin ndaj I. Qemalit.” Fq. 71 – 72, libri ”Ballafaqime Politike në Shqipëri" (1897-1942), autor Sejfi Vllamasi(mikë i ngushtë i I.Qemalit). Botimi i II-të në 2000.


II. Historia e dorëheqjes të I. Qemalit si kryeministër

Më 22.I.1914

Në kët klimë mosbesimi të I. Qemalit kundër Austrisë nga patriotët në za si F.Konica,….ishte me pasoja për karrierën e I. Qemalit si kryeministër.
“Ky mosbesim u shtua edhe më tepër me nxitjen e Faik Konicës, të Dervish Himës dhe të tjerëve austrofilëve dhe ajo vendosi të përkrahë Esat Toptanin,
Përveç Preng Pashës, Aqif Pashës, Abdi Bej Toptanit, të dalluar si patriot, dhe krerëve kosovarë, e tërë paria e Shqipërisë, ashtu dhe intelektualët Faik Konica, Mithat Frashëri, Mehdi Frashëri, Dervish Hima, Abdyl Ypi, Nexhat Libohova e të tjerë u kthyen kundra Ismail Qemalit.
- Ky kundërshtim, përveç disa gabimeve të I. Qemalit, rrjedh edhe nga ambicjet dhe inatet personale."
Fq. 71 – 72, libri ”Ballafaqime Politike në Shqipëri" (1897-1942), autor Sejfi Vllamasi(mikë i ngushtë i I.Qemalit). Botimi i II-të në 2000.

III. Komisioni i Kontrollit të Shtetit shkarkon kryeministrin I.Qemalin

"Komisioni i Kontrollit duke u bazuar në implikimin e Ismail Qemalit në marrëveshjen që bëri me popullin e Pindit për të tentuar modifikimin e kufirit të jugut të caktuar nga Konferenca e Ambasadorëve(i Londrës sh.jem B.M.P.), ashtu edhe të implikuar në çështjen e Beqir Grebenesë për një princ turk, e këshillon Ismail Qemalin të japër Dorëheqjen nga kryesia e qeverisë. Ai menjëherë dha dorëheqjen dhe u largua nga Shqipëria.”
Fq. 71 – 72, libri ”Ballafaqime Politike në Shqipëri" (1897-1942), autor Sejfi Vllamasi(mikë i ngushtë i I.Qemalit). Botimi i II-të në 2000.

E hanë, 2.X.2017
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4364
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Dy akuzat e shkenctarit hungarez, Franc Nopça ndaj I.Qemalit

1. ”…..si mik shumëvjeçar i Greqisë, bile edhe si agjent i paguar nga grekët, ai kishte premtuar që të lehtësonte pushtimin e Janinës, në rast se ngelej në pushtet në Shqipëri. Ishte e qartë se Ismail Qemali donte të mbetej shefi i qeverisë së përkohshme, sepse një gjë e tillë, kuptohet, ishte me fitim financiar………….”

2. “Ismail Qemali është maskara”. Fakti që Ismail Qemali e tradhtoi Shqipërinë


Baron Nopça: Ismail Qemali donte t’ia shiste Shqipërinë Greqisë


19/08/2007 - 12:45
• Franc Baron Nopça

Baroni Franc Nopça dhe Kongresi i Triestit

ROBERT ELSIE

Kongresi i Triestit u zhvillua më 1 mars 1913 për të shfaqur solidaritetin e shqiptarëve nga Shqipëria dhe nga jashtë me shtetin e tyre të sapolindur. Morën pjesë afërsisht 150 delegatë nga Shqipëria, Rumania, Bullgaria, Italia, Egjipti, Turqia, Austro-Hungaria dhe nga Shtetet e Bashkuara për të diskutuar çështjet e shtetit, ekzistenca e të cilit ishte vënë në dyshim gjatë Luftës së Parë Ballkanike (tetor 1912 - maj 1913)…………………………………..

Ndër vëzhguesit e huaj në Kongresin e Triestit ishte albanologu i njohur hungarez, baroni Franc Nopça nga Felshësilvashi [Franz Baron Nopcsa von Felsöszilvás, 1877-1933], një ndër studiuesit më të spikatur të kohës………

Prapaskenat e shqiptareve ne Kongresin e Triestit

Autori - Franc Baron Nopça
Nga 27 shkurti deri më 6 mars unë mora pjesë në Kongresin e Shqiptarëve në Triest. Ky kongres shqiptar ishte gjë e çuditshme. Në pranverë të vitit 1913 froni shqiptar ishte ende i pazënë dhe punët shqiptare drejtoheshin prej Ismail Qemalit, i cili kishte takuar Berhtoldin, në Budapesht pranë Shkëlqesisë së Tij, Janosh Hadik, dhe pastaj me kërkesë dhe me mbështetjen e Berhtoldit ai udhëtoi për në Vlorë ku themeloi qeverinë e përkohshme të Shqipërisë së sapokrijuar. Por pas kësaj, si mik shumëvjeçar i Greqisë, bile edhe si agjent i paguar nga grekët, ai kishte premtuar që të lehtësonte pushtimin e Janinës, në rast se ngelej në pushtet në Shqipëri. Ishte e qartë se Ismail Qemali donte të mbetej shefi i qeverisë së përkohshme, sepse një gjë e tillë, kuptohet, ishte me fitim financiar………….

Duke qenë se në vitin 1911 botuesi Stid [Stead] më kishte treguar diçka për marrëdhëniet e Ismail Qemalit me Greqinë dhe se shkrimtari Aleksander Ular i cili, bashkë me Enriko Insabaton kishte shkruar librin “Gjysmëhëna që po fiket”, më kishte zbuluar disa gjëra për sjelljen e Qemalit si Guvernatori i Tripolisë, nuk e kisha të vështirë të parashikoja se Qemali do t’ia shiste Shqipërinë Greqisë………..
Franc Nopça për I.Qemalin

Kur Berhtoldi(Ministri i Jashtëm Austro-Hungarez) më kërkoi mendim për Ismail Qemalin, që dy javë pas themelimit të qeverisë së përkohshme, unë i thashë fjalë për fjalë
“Ismail Qemali është maskara”. Fakti që Ismail Qemali e tradhtoi Shqipërinë m’u konfirmua më vonë plotësisht nga Eqrem bej Vlora, djali i të dërguarit shqiptar në Vjenë, Syrja bej, dhe nipi i Ismail Qemalit. Nuk e kam të qartë nëse, pas pushtimit të Janinës, grekët donin të liroheshin nga Ismail Qemali siç thotë fjala e urtë “Limoni i shtrydhur flaket”, por më duket se është e mundur. Megjithatë, gjatë kohës kur në Vlorë qeveria e përkohshme kryesohej nga Ismail Qemali, i cili merrte ryshfete,...
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 0 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 15 Gusht 2018, 02:47
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari