Hulumtime, kerkime dhe zbulime te reja te historise se lashte pellazge,ilire,arberore,shqiptare. Cdo gje mbi historine tone.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 4 postime · Faqe 1 prej 1
Turqia i dhuroi Malit Zi - Shkodrën-8.IX.1912
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4366
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Turqia i dhuroi Malit Zi - Shkodrën-8.IX.1912, Posted 30 Shtator 2017, 21:15
Turqia i dhuroi Malit Zi Shkodrën
8 tetorit 1912 – 5 maj 1913

(7 muej luftë)

Autori i hartimit Bep Martin Pjetri
Janë shkrujtë një mori libra prej autorve të ndryshëm për rrethimin e Shkodrës 1912-1913, por gjiithmonë koha i pasuron këto libra me aspekte të ndryshme të ksaj betejet, të progatonistve etj. me fakte dokumentash të sakta nga deshmitarë të asaj kohet.
Me rrëzimin nga froni në 1909 i Sulltan Abdylhamitit të II, me temel i perandorisë së sulltanve u zgjua Ballkani nga pushtimi shumshekullor osmano-turk.
Imazh

8 tetori 1912 ishte dita e shpalljes së Luftës nga Mal i Zi perandorisë osmane-turke në aleancë me mbretnitë e Ballkanit si; Bullgaria, Serbia, Greqia dhe Rumania kundër Turqisë në kuadrin e çlirimit nga pushtimi turk. Qëllimi i ksaj Lufte të I-rë Ballkanike ishte;
1. Shporrja e turqve nga Ballkani!
2. Pushtimi coptues i Shqypnisë, i Maqedonisë dhe tjerave territore sipas interesave të tyne.
Mos dakordsia e Bullgarisë në coptimin e Maqedonisë etj., ku Serbia shkëputi territore ma shumë se marrveshja provokoi Luftën e II-të Ballkanike prej 16 qershorit – 18 korrik 1913 të drejtuem nga Bullgaria kundër shteteve Serbis, Greqis, Mait të Zi, Rumanisë dhe Turqis, ku humbi Bullgaria dhe ato territore të pushtueme ma herët.
- 8 tetori 1912 në kuadrin e luftës kundra osmanve-turq, Shkodra sulmohet meqë ishte nën komandën e 4000 ushtarve turq dhe pushtohet nga 30 mijë serbo-malazezët dhe me tradhti dorzohet Shkodra dhe me 5 maj 1913 shporret ushtria barbare serbo-malazeze falë Austro-Hungarisë.

Pjesa e I-rë

Rrethimi i Shkodrës


Në mnyrë përmbledhse do paraqesë;
1. Momentet kyçe të ksaj historie të përgjakshme 7 mujore të popullit Shkodrës!
2. Vrasja e H. Riza Pashës!
3. Tradhtia dhe Shitja e Shkodrës nga Esat Toptani!
4.Urdhë-dhansi - Qeveria e Turqis në Vrasjes të H.Rizait!
5. Hipokrizia e Qeveris Turqis me ngritjen e Permendores n'Shkodër për H.Rizain.

I. Dita e fillimit të luftës në Rrethimin e Shkodrës
- „Lajmi zyrtár i fillimit të luftës, ultimatum, kje dhanë me 8 Tetuer 1912; edhe fíll ne e nesret, e mërkuere, nisnë me u ndie ushtimat e topavet, që rrihshin andej kahë krahi i rrëmakët i liqenit të Shkodrës.“ Fq. 28 i librit ”DITËT E MBRAME TË TURQISË NË SHKODËR ASE RRETHIM I QYTETIT 1912-1913”

II. Lufta e shkodranve dhe turqve kundra Malit Zi
Mbarë shkodranët, malsorët dhe ushtria turke prej 4000 ushtarësh morën pjesë në luftë kundër serbo-malazezve në Mbrojtjen e Shkodrës;
- ”përherë e ma shumë andej kahë Kopliku, shpejt erdhnë e iu shtuenë edhe ato të katundevet kahë rranzat e malit të Maranaj, e prej Prostripet. Ndërkaq, dita më ditë e mësýjshin qytetin qindra e mija katundarësh e malsorësh së dyndunë prej malsísh e katundesh së djeguna, të shkrumueme edhe vû para prej ushtriet sulmuese. Ata të shkretët, që lêjshin trojet e veta edhe vîjshin tue u grumbullue këtu mbrendë në qytetin e rrethuem,…”
- ”Ndërkaq, ushtojshin për tmerrë topat, që prej Muriqanit rrihshin majet e forcueme të Taraboshit; pa mujtë mësi dukej, me i bâ gjâ. Turqit, flakë për flakë, i përgjegjshin bombardimit; i rrishin gati e s’i a lêjshin dalë anmikut sulmues. ….”
- ”Lufta kahë Mesi e Myselimi.
Qyshë me 16 të Tetorit, nga Kopliku malazezët u drejtuenë me gjithë forcat e veta kahë Fusha e Shtojit. Mjaft i a dhanë; por nuk qitën gjâ në treg. Ndërsa baterít gjuejshin pa dá nga Muriqani qandrat e forcueme të Taraboshit, malazezët vîjshin tue u shtrî kahë Drishti, kahë Mesi e Myselimi.” fq. 31,
“…Malazezët kishin vendue topat shì ndër rranzat e Maranajt; ndërsa turqit i kishin rreshtue topat e mitralozat pakëgjâ jashta qytetit.” i librit ”DITËT E MBRAME TË TURQISË NË SHKODËR ASE RRETHIM I QYTETIT 1912-1913”

Shenim;
Sa masipër asht Burim i vetëm i marrun nga Libri i At Justin Rrotës - DITËT E MBRAME TË TURQISË NË SHKODËR ASE RRETHIM I QYTETIT 1912-1913” pasi asht autentike, i shkruem si dëshmitar i ksaj beteje 7 mujore dhe i pa indoktrinuem nga asnji sistem politik apo fetar.
Vazhdon


Autori - Bep Martin Pjetri
E shtunë, më dt. 30.IX.2017
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4366
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Turqia i dhuroi Malit Zi - Shkodrën-8.IX.1912, Posted 30 Shtator 2017, 21:33
Turqia i dhuroi Malit Zi - Shkodrën!

Hasan Riza Pash - Kryekomandant i Ushtris Turke n'Rrethimin e Shkodrës
Imazh
Midis, n'kambë asht Gjenerali Hasan Riza Pasha me Shtabin e tij ushtarak turk

Pjesa e II-të


Ridimensionimi i Heroit të Popullit të Shkodrës
Gjeneral Hasan Riza Pashës

Heronjtë, kryeluftëtarët, fetarët, misionarët humanë, shkrimtarë etj. si Heroi Kombtar - Gjergj Kastrioti, Luigj Gurakuqi, Bajram Curri, At Gjergj Fishta, At Bernardin Palaj, Dedë Gjo’Luli, Prekë Cali, Gjekë Gega i Shllakut, I.Qemali, Shenjtja Nanë Tereza, A.Z. Çajupi, N. Frashëri, etj. janë keqpërdorë tash 73 vjet nga akademia dhe katedra e historisë nga dhunimi indoktrinues i i ideologjisë komuniste dhe ndërhymjve flagrante pas 1992 e liderve të dy partive PS dhe PD, e kryeministrave e presidentve të Shqypnis si dhe nga media pluri-klanesh partiake.
Për fat të keq shprehen herë pas heret tendenca nëpër media të ndryshme zbehje të luftës së drejtë të popullit n’shekuj në mbrojtje të kombsis, gjuhës, lirisë, besimit fetar, etj. duke i sheqerosë me fjalë rozë liderë antishqiptarë, anmiqtë, tradhtarët, hajnat, si Haxhi Qamili, Esat Pashë Toptani, Ahmet Zogu, Enver Hoxha,….etj. si shpëtimtarë të Shqypnis! U themi nostalgjikve të ktyne liderve se historia asht peshorja e pafalshme e fakteve.
Një nga kta ashtë edhe Hasan Riza Pasha, komandant turk që drejtoi luftimet burrnore, patriotike, profesjonale kundër 30 mijë serbo-malazezve në Rrethimin e Shkodrës 1912-1913, por u vra pabesisht nga Esat P.Toptani. Ajo që shqetson realitetin tonë të zymtë asht se ekspozohen nga disa kalemzinjë pro Toptanit se nuk ka dorë në kët histori tragjike, duke e reklamue atë si lider atdhetar etj,. Të njejtën gja ndodhë prej ksaj turme anadollakësh se Avni Rustemi, si vrasësi i E.P.Toptanit ishte person ordiner, i rëndomtë, komunistë etj.
Fakti tjetër asht se Turqia ndërtoi n’zemër të qytetit t’Shkodrës një pjedestal me mbishkrim në nder të Hasan R. Pashës dhe sipër ksaj valviten flamuri turk dhe ai shqiptar. Maposhtë po sjellë fakte nga një dëshmitar i dorës parë të ksaj beteje kundër serbo-malazezve në Rrethimin e Shkodrës mtë 1912-1913, i quejtun At Justin Rrota OFM të shkruem në ditarin e tij me titullin: ” DITËT E MBRAME TË TURQISË NË SHKODËR ASE RRETHIM I QYTETIT 1912-1913”.

Kush ishte Hasan Riza Pasha sipas At J. Rrotës?

“Kryekomandanti i operacjonevet.
Në krye të gjitha fuqivet ushtarake ndodhte aso here, fati i Shkodrës, një burrë fort trim e i zoti, Hasan Be Rizaja. Ky Kryekomandant i squet, emnin e të cilit qyteti i Shkodrës nuk do ta qesë kurr në harresë, kishte lé në Bagdad, vend i përmendun i Turqís Azjatike, permbi lumin e Tigrit: Qytet, që ka nderën të mburret, se ka ma të vjetrin Universitetin e botës, themelue prej arabësh. Hasan Riza beu kishte krye këndimet e para të degës ushtarake në Stambollë; mandej shkue e dhanë fund këtyne në Berlin. Prejse qyshë heret u diktue burrë i mendshëm, i gjallë e i zoti, sidomos, në degën ushtarake, t’u këthyemen në vend të vet, në të shpejtë i duel zani si një ndër ma të mirët oficjera t’ushtrís mbretnore; edhe qyshë nën Abdul Hamidin kje çmue vlera e zotsia e tij e jashtëzakonshme. Kështu që, me gjithëse aq i rí, mbërrijti m’u emnue pashë, ase gjeneral ushtriet. Fíll mbas Konstitucjonit (hyrrjetit) qeverís së ré nuk i a mbushshin kurr synin oficjerat e rregjimit të Abdul Hamidit. Sado të zotët e me një kulturë të gjanë, disa i kishin marrë ashtu shpejt e shpejt shkallët ma të naltat ushtarake. Ishte koha atëherë për ashtu! Në numrin e këtyne oficjerave të rritunë në pakë kohë, ishte edhe Hasan Rizaja; Edhe ky, me tjerë, kje degradue e bâ kolonel. Hasan Beu por, nuk e ndjeu gjithaq këte degradim. Ishte i ri, edhe kishte miq e të njohtunë plot ndër rrethet e nalta të komandës ushtarake të mbretnís. Edhe njëmend; çdo punë a zyrë, që i ngarkoi qeveria e ré, ai gjithmonë e kreu ma së mirit, tue korrë kështu lavde e simpatí përherë ma të madhe nga eprorët e vet. Ndërkaq, shkaku i uzdajës së madhe, që të parët kishin mbi zotsín e tij, kje dërgue në Shkodër, si komandant permbi 30.000 ushtarë të rrègullt.“ Fq.26 At Justin Rrota OFM – libri ” DITËT E MBRAME TË TURQISË NË SHKODËR ASE RRETHIM I QYTETIT 1912-1913”

Vrasja e Hasan Riza Pashës, Gjeneral i Ushrisë Turke n’Shkodër

Qeveria e Turqisë urdhëron Vrasjen e Hasan Riza Pashës
Imazh

“….Shtatmadhoria Xhonturke qysh atë ditë vendos për vrasjen e Hasan Riza Pashës. Këtë vendim ia komunikojnë Esat Pashës, komandant i rezervistëve dhe i proponojnë , që pas vrasjes së H. Rizajt të emërohet si komandant në vend të këtij të fundit. Esati pranoi.”
fq. 78-79, Autori - Sejfi Vllamasi, libri Ballafaqime Politike në Shqipëri"(1897-1942), Botim i Dytë, Shtëpia Botuese "NERAIDA" - 2000

Esat Toptani zbatoi skenarin e urdhnit të Qeverisë së Turqisë!

“Hasan Rizaj ftohet atë natë në shtëpi të Esatit për një mbledhje ushtarake dhe, kur del mbas mbledhjes për të shkuar në shtëpi, qëllohet duke mbetur i plagosur rëndë. Qani Korça, polici që Pasha e mbante me vete shkon menjiherë në shtëpi të Alush Lohjes dhe e lajmëron për ngjarjen……
Pasha e mbylli jetën me këto fjalë:
“Këto dy dekorata(plumba) doje ti merrje në luftë e jo kështu, dhe, mbasi vritem këtu, djemt e këtij vendi duhet të na marrin gjakun”.
“…kjo vrasje bëhet me pëlqimin dhe kontributin e Esat Toptanit, më 3 janar 1913. mbasi Hasan Rizai vdes, Alushi shkon në dhomën tjetër, ku gjen Esatin bashkë me dy komandantët xhonturq të lartëpërmendur dhe disa oficerë të tjerë, edhe këta xhonturq.”
fq. 78-79, Autori - Sejfi Vllamasi, libri Ballafaqime Politike në Shqipëri"(1897-1942), Botim i Dytë, Shtëpia Botuese "NERAIDA" - 2000

Hasani duke kenë edhe pasha dhe komandant i ushtris turke-osmane drejtoi Luftën në mbrojtje të Shkodrës nga Rrethimi që ju ba nga 30 mijë ushtarë serbë-malazezë. Ishte momenti, kur po vendosej fati i Shqypnis në Londër. ”Malazezët të ndihmuem nga serbët sulmojshin rreptësisht me parullën “ose Shkodrën, ose vdekjen”, ose me forcën e armëvet, ose me dhunën e urisë, ose me trathtinë e shperblyeme, dojshin t’i dorëzohej Shkodra, pa asnjë kusht, ndërsa komandanti turk, ushtarak i vërtetë, gjakftoftë, i vendosun, i pafrikë e mbronte me çdo kusht.” At Justin Rrota OFM – libri ” DITËT E MBRAME TË TURQISË NË SHKODËR ASE RRETHIM I QYTETIT 1912-1913”

Kush e zbatoi urdhnin e vrasjes nga xhonturqit?
Vrasja e H. Rizait

” Me 30 kallënduer pra, 1913, ditën e ejte, n’orën 15.30 do të vinte i naltpërmenduni përfaqesuesi i Françeskanëvet, P. Gjergj Fishta, në shtëpínë e Esat Pashës. Mendimi i Hasan Riza beut ishte, që kryengritja kundra serbvet të fillonte në jugun e Zadrimës, në katundin e Nenshatit, simbas instrukcjonevet të dërgueme prej si nga Shkodra. Mirë; por Hasan Riza Beu, tue bâ inspekcjone ndër pozicjonet e ndryshme ushtarake të frontit, u vonue do; edhe atë mbrame kthei në shtëpí pak mbas kohet së caktueme. Ndërkaq, i a arrijti adjutanti i Esat Pashës, nëntogeri Mesud Efendia në shtëpínë e Hasan Rizá Beut, edhe i tha, se kryekleriku (P. Fishta) e kishte pritë në shtëpí t’Esat Pashës. Edhe tash Pasha e kishte çue me e pyetë kryekomandantin, a do të vinte ai. Esati, bashkë me Fratin, në shtëpí të tij, të Hasan Rizás; apor do t’i pritte ai atje në shtëpí të vet. N’ato fjalë Hasan Riza Beu u çue në kambë edhe i tha Kap. Abdurrahman Nafizit, se atëherë do të delte, e mbas një ore do të kthente. Edhe njëmend, bashkë me Mesud Ef. u nisën, për në konakun e Esat Pashës, i cili ishte, shum me thanë, nja 150 metra larg. Hasan Riza Beu nuk e kishte zakon të dali vetem prej shtëpiet. Për kundra ai atë natë doli, pa i bâ me dijtë as adjutantit të vet, as tjerëvet, që ishin katin e poshtëm të shtëpísë. Ndërshej dy shtëpiavet të kryekomandarëvet ishte një shesh mjaft i madh. Para derës s’oborrit të Rizá Beut qëndronte në roje një ushtár nga rezervistat shqiptarë. Riza Beu mbante gjithmonë njenin kësish rezervistash me qëllim që mos t’i paksonte ushtarët aktivë nga rradhet e luftarëvet të frontit.
Ishte pikërisht ora 18.45 kur Hasan Riza Beu duel prej shtëpiet s’Esat Pashë Toptanit. Në mjes së dý banesave krisën dý pushkë, si flakë për flakë. Fíll mbas, s’kaloi shum, u ndie edhe një e shtieme pushket tjetër. Ata që ishin në shtëpínë e Hasan Rizás, ndie krismen, menjëherë dolën jashtë, edhe pa tjetër mësyen kahë shtëpia e Esatit. Nata ishte tepër e errtë. Nga mungesa e dritavet të rrugës, ishte e pamundun me pá njeni-tjetrin. Ma në fund, mbasi shkuenë tue takue, Hasan Beu u gjet i plagosun, shtrîe për dhé, në kokërr të shpinës, dorën në revolver, të cilin e kishte pasë xjerrë prej kllefit, por nuk kishte pasë fuqí t’i jepte gishtit. Mejherë e bartën e e çuen në shtëpí, edhe pa vonesë i a filluenë kurat nga ana e mjekëvet kirurgë. Hasan Pasha, ma të parën fjalë, tha: “Tue ardhë rrugës, më dolën përpara tre vetë, të cilët unë, prej territ të fortë, nuk mund t’i njohta. Mbasi më kaluen fort afër, e më këqyerën një herë mirë në fëtyrë, njeni sish më gjou dý heresh rresht; mbasi rashë më gjûj, më gjou edhe një herë. Ai i treti nuk qiti. Mandej, se kahë ikën, nuk dij gjâ, pse s’i pashë!”. I varruemi mënjë mundohej me u a mbajtë nalt moralin shokëvet të vet; me gjithë dhimbat që kishte në shtat dhe shqetsimin e madh që kishte në zemër, gjithnjë bante gaz me shokë oficjera, të plagosunë në luftë ma parë. Mbas një cope i a behi për vizitë Esat Toptani. Porsa e pau Riza Beu Esat Pashën i tha: “Urdhëno, Pasha Hazretleri!” - Edhe menjëherë bani shêj, t’i bijshin kafen. Esati nuk ndenjë shum, edhe u çue me dalë. Nësa ishte tue kalue nëpër salon, një major, nga ata që ndodheshin aty, i a nisi me i folë me zâ të naltë e me u hangër me Esatin për shkak të kësaj vrasjeje. Porsa e mori vesht Hasan Beu këtê grindje, u çoi fjalë: “Detyra e secilit ushtár âshtë sod për sod me mendue për nderën e dinjëtetin e ushtrís. Sa për personin tem, nuk duhet të bâhet fjalë. Unë, në deksha, do të kthej te Zoti; në shpëtofsha, kam për të shkue me báll hapët nëpër popull!” Alush Lohes nga Shkodra, i cili kishte ardhë me e vizitue, mbasi e kishte mik të shtrêjtë, i tha: « Alush Aga. Kështu e paçë fat. Ti këtê gjak mos e len!”. Hasan Rizá Beu pat marrë dý plagë. Ai diq, pa njohtue, kush do t’i a zente vendin. N’orën 2 mbas mjesnatet dha shpírt. Me datën 30 kallënduer, simbas propozimit të Ministrit të Luftës së Mbretnís Otomane, Hasan Rizaja u dekorue Gjeneral brigadet (Mirliva). Titulli Pashë i u dha, si u muer vesht,mbas dekës së tij. Libri që kemi në dorë, në faqe 357, ndër tjera shkruen: “Deri që kemi dalë prej Shkodret, opinjoni publik i përgjithshëm ishte, se Esat Pasha kishte shtie me e vrá me dorë t’Osman Balit e të një të quejtuni Teufi k.” fq. 111-113 At Justin Rrota OFM – libri ” DITËT E MBRAME TË TURQISË NË SHKODËR ASE RRETHIM I QYTETIT 1912-1913”

” E prende, 31 kallënduer 1912.
Vrasja e shemtueme e Hasan Rizás!


Pa pritë, pa kujtue u hap mbramë lajmi, se kanë vrá Kryekomandantin e operacjonit, Hasan Rizá Pashën. Përshtypje s’ka ma të madhe ka bâ në popull e n’ushtrí ky lajm. Dikuj-dikuj i âshtë dhimbë fort. Shumica ka rá në mendim kahë s’dijn, si do të bâhet puna e luftës mbas tashit. Ka madje edhe asish, që e mendojn punën e luftës ndryshe. Shkojn tue thanë: “Ndoshta, tash ka me kenë edhe ma mirë. Kushedi çka tash po ban Zoti!” Gjithkuj gati i a ka pasë marrë mendja, se Hasan Beu do t’ishte i pari që do t’a merrte barashkën. Kishin para sýsh, ku e kishte çue qytetin: Në grykë të vorrit! Hasanit i ishte dashë me e drashtë këtê ditë. I ishte dashë me e parapá. Po, por i ka besue tepër vetit. Edhe njëmend, ai kje vrá po shì njatëherë, kur s’pranoi ngjat vetit as roje as shokë. Mbramë Hasani i shuem hangri darkë te Esat Pasha. Dy Kryekomandarët i kishin shtëpiat vis à vis, këtu e njaty. Fíll mbas buket Hasan Rizaja, ku nja dý orë para mjesnatet, u çue e muer me u kthye në shtëpí të vet. Esati desh me i dhanë me vete nja 5 a 6 ushtarë, me e përcjellë, por ai nuk i pranoi. -E po mirë, pra; - i tha Esati - atëherë, mbasi Ju s’po i pranoni, unë po Ju jap me veti një oficjer, Adjutantin tem. Hasani, mbasi u fal me Esatin, u ul poshtë e duel në rrugë krah për krah me oficjerin e rí. Nata, prej motit së vrantë, ishte e terrshme, mos me pá, me t’i shtie gishtat në sý. Kandil e gjâ nuk shihej kun, pse qeveria këqyrë me e kursye vojin e gurit dhe e ruen vetëm për me blue dy mullìjt e qytetit.
Mbërrijtë gati te dera e palacinës, Hasani u suell e i u fal nderës oficjerit, që e kishte përcjellë, tue i thanë: - Tash mund të ktheheni; pse, qe tek jam në shtëpí. Nuk i kishte bâ ma se tre hapa, mbasi u dá nga Adjutanti i Esatit, kur, pa pritë, pa kujtue, po i dalin para tre burra, si trí hije. Hasani n’atë terr nuk mund t’i njohti; veç u tha: -Kush jeni ju? Kahë jeni nisë me shkue? Ata tre nuk i përgjegjën kurrsi. As Hasan Rizaja nuk u çudit aspak për këte punë. Tha vetë me vete: “Kushedi, do të jenë shqiptarë a grek prej krahinës së Jugut!” Edhe çau përtej; por, sa i dolën këta tre të panjohtunë mbas shpinet, u ndienë trí të shtieme pushket. U rrëxue e rá mbë tokë Hasani i shkretë. N’atë ndërkohë i vrami diçka e foli një fjalë; por, s’di kush gjâ me kallëxue, çka tha. Tue kenë terr, n’atë pështjellim dorëvrasët ikën e u zhdukën. Të varruemin në të shpejtë e kapën e e çuenë në shtëpí të vet. Trí pushkë kishin qitë mbë tê. Ato të parat, njena i kishte rá shpatullës, e tue i përshkue dý brîj, i a kishte shporue mushkënín. Ajo tjetra i kishte rá n’ijë e në bark. Varra e parë ishte e randë; por këjo e dyta ishte fort ma e rrezikshme. Kirurgët ta vizituemen, thánë, se nuk kishte shpëtim. Çdo provë a operacjon, që mund të bâhej në tê, nuk do t’i kishte vleftë për tjetër pacjentit, tashma në fíll të mordës, veçse me i a shtue dhimbat edhe ma zí. E njashtu njëmend ndodhi. I plagosuni qëndroi gjallë kun nja 5 orë. Në 2 mbas mjesnatet mbaroi për këtê jetë. Kur kje gati ndër ato të grahmet e fundit, si e pau veten se nuk e kishte të gjatë, solli sýt për rreth edhe me buzën në gaz, bani kinse po i përshëndetë me dorë oficjerët, të cilët, të mjeruemë, i a kishin rrethue shtratin. U mundue, njashtu si mujt, me u falë nderës për sa ata kishin bâ bashkë me tê, për mbrojtjen e qytetit. Mandej, tue e dá ndër të pranishëm Esat Pashën, i bani shêj, t’avitej një grimë.
Këtij, me një fije zanit, i tha: “Familjen po ta porosis, mos ma qit në harresë. E djalin sidomos, këtê po ta lâ me m’i rá mbrapa.
Edhe Ju lutem, kur të m’i çoni lajmin se kam dekë, mos i diftoni, se më kanë vrá tradhtisht; por thoni, se kam mbetë në báll të luftës. Ndoshta, kur të marrin vesht, se kam dekë kështu, nuk kanë me më kjá aqë fort!”. I tha këto fjalë; edhe prap diçka u duk se desh me thanë, por erdh tue u ligshtue. Së mbramit, sjellë kahë oficjerët: -Betonju, - u tha - këtu përpara meje, se do t’i delni zot atdheut, e se s’do ta lëshoni, pa derdhë ma të mbramen pikë gjakut. Të gjithë oficjerët atëherë, qiri në kambë, mbasi u betuenë para si, vû dorën e djathtë në báll, i u përshëndetnë përmallshëm e përvajshëm Kryekomandantit të vet të dashun, i cili ishte tue u dá për gjithmonë prej sish. Atëherë edhe Hasan Rizaja nuk foli tjetër. Mbylli gojën, si ai që nuk ka ma çka me thanë; ndenjë sa grima buzëqeshët, deri që hija e dekës i a hoq për gjithmonë atë fije jetet, që kishte mbetë endè mbi fëtyrën e qetë të tij.” Fq. 108-109-112, At Justin Rrota OFM – libri ” DITËT E MBRAME TË TURQISË NË SHKODËR ASE RRETHIM I QYTETIT 1912-1913”

Vrasja e Hasan Riza Pashës
(Sipas Historis Shqipnis - 1965 )

“Esat Toptani nuk e njohu shpalljen e pavarsisë së Shqipërisë dhe mbajti një qendrim armiqësor kundrejt qeverisë së I.Qemalit. ai zhvilloi një fushatë shpifëse në Shkodër dhe, sidomos, në rradhët e divizionit të rezervistëve shqiptarë të komanduar prej tij.
Ai nuk e miratoi as planin e komandantit turk të garnizonit të Shkodrës dhe, ndërsa ky I fundit po priste aprovimin e marrëveshjes nga ana e Stambollit, E.Toptani, me të cilin ishte bashkuar edhe oficerë xhonturq, më 30 janar 1913 vrau Hasan Riza Pashën me anë të një atentati dhe si i dyti gjeneral divizioni që ishte, u bë komandant i garnizonit ushtarak të Shkodrës.”
Fq. 378, autori Prof. Stefanaq Pollo, libri “Historia e Shqipëris” Vëll.II, (1839-1944), Botimi Tiranë 1965.

Autori Bep Martin Pjetri
E shtunë, më dt. 30.IX.2017
Vazhdon
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4366
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Turqia i dhuroi Malit Zi - Shkodrën-8.IX.1912, Posted 30 Shtator 2017, 22:06
Turqia i dhuroi Malit Zi - Shkodrën!

Pjesa e III-të

III. Dorzimi i Shkodrës
IV.Tradhtia e Esat P. Toptanit në bashkëpunim me Xhonturqit e Qemal Ataturkut;


Sa para mori Esat Toptani prej Serbis dhe Malit Zi?

„….njeni prej auktorësh së naltpërmendunë në bibljografí, se: “Kurr s’do të kishte mujtë me e shkelun Shkodrën kamba Malaziut, sikur mos qe tradhtia e Toptanasit feudal, bashkë me oficjerët e naltë zhonturq, që mbytënë Hasan Rizánë, dhe i dorëzuenë, si ç’u muer vesht ma vonë, çelsat e kalásë, për 6.000 fjorinta, trashigimtarit të kunorës së Malit të Zí, Danilit; i cili mandej, e grabiti me ç’pat mbrendë, e dogj e vodhi gjithë Pazarin e Vjetër, katër ditë para se me u largue ushtria malazeze prej Shkodre”…(1) Një varjante tjetër, përsa i përket çmimit me të cilin i a shiti Malit të Zí Esati Shkodrën, thotë se ky mori nga anmiku, si konditë dorëzimit, një miljon e 400.000 përpara. E prap ka asish që kallëzojnë, se kryekomandantit të kështjellit të Shkodrës, nëpërmjet të parlamentarëvet, Knjazi i paraqiti një strajcë me 180 napoljona; të cilën, ta pamen E. Toptani, i u duk tepër e vogël; edhe, pa e çelë aspak, nuk e shikjoi me sý. Për këto dhe për tjera rasa ma vonë, shkaku i unës së pangishme të arit, Esati la mbas vetit një zâ të keq, para kombit e para botet. I neveritun nga gjithkëto poshtërsi e tradhtí të tija, nacjonalisti Avni Rustemi, prej Libohovet qiti edhe e hoq këso jete Esat Toptanin, në mjedis së Parizit, me 15 qërshuer 1920.“

- ”E hane, 23 príll 1913.
Dorëzimi i qytetit

Shkodra tek e mbramja rá në dorë!“ fq. 166, At Justin Rrota OFM – libri ” DITËT E MBRAME TË TURQISË NË SHKODËR ASE RRETHIM I QYTETIT 1912-1913”

Kushtet e dorzimit t’Shkodrës nga malazezët
„ARTIKUJ E KONDITA.

Që i përkasin dorëzimit të kështjellit të Shkodrës, përbâ ndërmjet Naltmadhnís së Tij, Princit Trashigimtár Danilit, kryekomandant i ushtrís së Malit të Zí, rrethuesit të kështjellit të Shkodrës - edhe ndërmjet Naltsís së Tij, Gjeneralit të Brigatës, Esat Pashës, kryekomandantit t’ushtrís së qytetit të Shkodrës.
1. - Të gjithë ushtarët, në daç nizamë në kjofshin, në daç redifë; kështu edhe çdo klasë rezervash, janë të lirë me e lanë qytetin, tue marrë me vete armët e veta, si edhe ushqimet e municjonet.
2. - Ashtu edhe ata prej popullit, pjesëtarë të këtij qyteti, të cilët dëshrojnë, edhe ata munden me shkue mbrapa ushtarëvet, tue bartë me veti armët e teshat e veta e gjithçka të duen.
3. - Nuk ka për t’ ju bâ kush farë damit, as nuk kanë për t’u shkelë tagret personale atyne myslimanëve, që gjinden mbrenda ledhevet të qytetzës. As s’ka për të prekë kush kurrnjenin asish, që morën pjesë në luftë kundra nesh; mbasiqë ata me këtê punë nuk kanë bâ tjetër, veçse kanë krye detyrën e vet, tue i dalë zot atdheut. Në një mënyrë të posaçme mund të jénë të sigurtë, si populli mysliman, si edhe ai i krishteni, se nuk ka për t’i prekë kush në fé; ashtu edhe në punë nderit a të zakonevet të veta kombtare.
4. - Repartet e ushtrís në të nisun kanë për të mujtë me marrë me vete, posë petkash së shtatit, të gjitha plaçkat, çadrat, shtrojet, kazanat etj; me një fjalë, gjithçka t’u duhet atyne për rrugë; shkurt, mund të marrin me vete secili gjithçka mund të ngarkojë; kurrkush s’u thotë gjâ. Për ma tepër, po deshën, na mund t’u japim atyne, për me i përcjellë teshat, në paçin nevojë edhe qerre, kual e çka t’u duhet, për me u zhbartë.
5. - Të gjithë zyrtarët, civila e ushtarakë, si b.f. xhandarët e policët; të cilëvet u ka anda me iu vû mbrapa ushtarëvet, munden gjithsa të duen; s’u a prêt kush rrugën.
6. - Ushtria, kur të bâjë me u nisë e me e lanë Shkodrën, ka për të kenë e përcjellun prej një gjenerali e prej disa oficjerash së Malit të Zí.
7. - Robët e luftës, serbët, kanë për t’i u kryekomandantit t’ushtrís malazeze. Në dash nënshtetasvet të bâm rob, në dash edhe të varruemvet të vendit, u sigurohet, me dorëzaní, se kemi për t’i rá mbrapa sherimit të tyne. Prandej, u japim lêjen të rrijnë në Shkodër, të gjithata që të jénë të nevojshëm, si mjekë e sanitarë turq; edhe me u ndalë, deri sa ta shohin me rrugë. Të mbaruemen punë, si mjekët si të mjekuemët, të gjithë, edhe këta, kanë për të kenë përcjellë deri në kufî, me shpenzime të shtetit malazias.
8. - Gjitha aktet e dokumentat ushtarakë auktoritetet turke janë të lira t’i marrin me vete. Posë këtyne, komanda ka për të marrë me vete edhe të tana njato akte zyrtare, me të gjitha dosjet, që t’i duken të nevojëshme kryekomandantit t’ushtrís turke.
9. - Prap, edhe të gjitha pushkët automatike (mitralozat); si edhe topat e shpejtë, bashkë me ata të fushës, me të gjitha municjonet përkatse, këto të tana ushtria otomane ka tagër t’i marrë me vete.
10. - Të gjitha shkresorítë e artikujt e korrespondencës ushtria turke mund t’i ngarkojë e mund t’i bari me vete.
11. - U jepet një amnistí e falje e përgjithët atyne që gjatë luftës u munduenë në çdo mënyrë me i u gjetë qeverís otomane, me spiunazhe a ndryshe.
12. - Gjithashtu janë të fàlunë edhe ata nënshtetas malazez, të cilët, a pse t’ikunë prej vendit të vet, ase për çdo arsye tjetër ndodheshin mbrendë në Shkodër, edhe morën armët e luftuenë krah për krah me ushtrínë otomane kundra nesh.
13. - Po kje se kanë nevojë ndonjë gjâ për rrugë ushtria, Mali i Zí për deri ku të mundet, ka me u ardhë në ndihmë për çka u nevojitet.
14. - Kryekomandanti i ushtrís së Shkodrës, ka për t’i a lëshue ushtrís së Malit të Zí kështjellin e qytetit, po njashtu të paprekun; sikurse edhe nuk ka për t’i prishë e çue dam njato mjete komunikacjonit e marrëdhanjesh, të cilat u vleftën atyne kohën e rrethimit.“ Fq. 169-170
Dorzimi i Shkodrës malazezve
Ora 20 e dt. 22.IV.1913

22-23 príll 1913.


Zâvendës valiut e Komandant Kryekomandanti i ushtrís së i armatës së Shkodrës e Gjeneral Malit të Zí, Princi trashigimtar ushtriet,
nënshkrue. ESAD nënshkrue. DANILI
N’orën 9 sod paradite, përmbi Tarabosh, ma i pari vend i lëshuem prej turkut, filloi me u valvitë n’ajër flamuri i Malit të Zí. Ndërkaq, një mbas një, dynden repartet e ushtrís turke, të cilat shkojnë tue u bashkue të gjitha te kodrat e Tepes. Sonte n’orën 8 - Esat Pasha u a ka dorëzue kryekëput qytetin, edhe gjindet, si me thanë rob ndër duer të malazezvet.

Fjalimi i largimit nga Shkodra i Esat Pashë Toptanit
Imazh

„kështu Esati, përherë e ma i idhnuem: “Përsa po më thue, tue ma përmendë punën e dorëzimit, këto fjalë merri me veti! Njeri i gjallë nuk mund të më mësojë mue, si kryhet dëtyra. Për vete, e dij se e kam krye. Kur thom, se nuk mund të shtýj ma përtej, merret vesht, se kam shtý deri në çasin ma të mbramin!... Ushtarët?... Ju i shihni vetë, në paçi sý me pá, si kanë vojtë!… Mandej, as miell nuk kam ma kurrnjë thes. Mbramë ushtarët nuk kanë pasë për racjon tjetër, veçse nga një gjysmë galetet edhe nga një grusht rrush të thatë për shoq… Shto edhe, se shtrue ndër spitale, të smundë e të varruemë, kam ma se 2.000 vetë. Fyshekët me gjyle topash janë tashma në të sosun. Njaq, sa me pasë për të na mësýe edhe një herë anmiku, nuk kishim mujtë me i përgjegjë, shum-shum me thanë nja 15 minuta. Kështu pra, ka vojtë puna e qëndresës sonë!… Unë po nisem me njata pak ushtarë, që më kanë teprue. Po i a dredhi shpinën këtij qyteti të lumnueshëm, gjithmonë në zâ për qëndresë. Por Jú po ju a lâ në dorëzim gjân ma të çmueshmen: Të dèkunët e shkretë!... Kodrat e Bërdicës, të Bardhanjorëvet e majet e Taraboshit, qëndra të pathyeshme qëndreset, o popull i Shkodrës, po Ju a la si kujtime shêjte për gjithatë gjak njerit që i ka lámë; të shtrêjta për sa gëzime fitoresh së shkëlqyeshme; të çmueshme edhe për sa kujtime t’idhta flijesh e për sa ngadhnjëme të lumnueshme!” Si mbaroi këto fjalë, Esati e përshëndeti me dorë mbledhjen, edhe pa tjetër i a solli shpinën. Ndërkaq, aty në sallë gjindja mbetën si të ngrímë, kryet për dhé. Dikush-dikush madje i a filloiedhe me kjá!“ fq. 172

E prende, 25 príll 1913.
Princ Danili në kështjellin e Shkodrës

Imazh


Në qytet, mbrendë, veç sod, simbas vendimit, hýni zyrtarisht Danili, Princi Trashëgimtár i Malit të Zí, sadoqë, qyshë dje, u ngjit e ndêji në kështjell të qytetit. Sod hyni, i përcjellun prej shtetit madhuer të vetit, me flamurin e Malit të Zí në krye të rreshtit. Erdhi këtu, për me u përshëndetë me ish-komandantin e kështjellit të Shkodrës; i cili kishte mbetë endè këtu bashkë me kryetarin e shtetit madhuer, me adjutantin edhe me sekretarin e vet. N’orën 10 paraditet pikërisht bje burija, për me u lajmue ushtarëvet malazez, të rreshtuemë gjatë rrugës, që prej urës së Buenës çon drejt e në kështjell. S’vonoi, e menjëherë duket Princ Danili, tue ardhë prej kodrash përbállë doganet. „At Justin Rrota OFM – libri ” DITËT E MBRAME TË TURQISË NË SHKODËR ASE RRETHIM I QYTETIT 1912-1913”, fq. 177

Biseda Esat Toptani-Kryeprinci i Malit Zi Danil
Imazh

Prej pazarit Princi trashigimtár ngjitet gjithmonë kaluer gjogut të bardhë, në kështjellin e Rozafatit. shì aty, përpara deret, zdrypë prej kalit. Po fíll në të hým mejherë ndeshet mbë Esat Pashën, verdh si ficka në fëtyrë, i cili ka mbas vetit dy oficjera të vet. Princ Danili dhe Esat Pasha, të parën punë, i a japin dorën shoqishoqit. Mund ta merrni me mendë vetë, Nalt-Madhní, - i thotë ma i pari Esat Pasha, - si më duket vetja tash këtu në këte ças, në të cilin jam tue lanë gjithata të dèkunë në këtê vend. Me gjithëkët gëzohem, pse jam kenë mujtë prej një anmiku trim, bujár e prej një heroj ma të vlerëshëm që ka bota4! N’ato fjalë Princ Danili, edhe ai tue lanë burrní, flakë për flakë, i përgjegjë : “Nuk ka aspak pse trazohet as pse i vjen keq njatij, i cili në ndërgjegje e din se e ka krye detyrën e vet. Edhe unë po Ju a thom këtê fjalë, pse dij çka flas. Po Ju a thom unë këtê fjalë, unë anmiku Juej ma i madhi, por njëkohësisht edhe admiratori Juej! E bashkë me Jú, kam admirue edhe oficjerat tuej, e ushtarët tuej, të cilët, njeni ma fort se tjetri kanë luftue burrnisht e me nderë.” Me atë fíll, mbas pak minutash që kuvendin bashkë dy të Mëdhajt, nën hijen e shpeshtë të një lisi, Esat Pasha, ai ma i pari, e përshëndetë miqasisht Princin Danil e shokët e tij, i cili ishte tue dalë nga Kështjelli, krah për krah me Z.Vukotiqin e Z.Plamenacin." fq 178 - At Justin Rrota OFM – libri ” DITËT E MBRAME TË TURQISË NË SHKODËR ASE RRETHIM I QYTETIT 1912-1913”

Shenim;
Sa masipër asht Burim i vetëm i marrun nga Libri i At Justin Rrotës - DITËT E MBRAME TË TURQISË NË SHKODËR ASE RRETHIM I QYTETIT 1912-1913” pasi asht autentike, i shkruem si dëshmitar i ksaj beteje 7 mujore dhe i pa indoktrinuem nga asnji sistem politik apo fetar.


Autori Bep Martin Pjetri
E shtunë, më dt. 30.IX.2017

Vazhdon
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4366
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Turqia i dhuroi Malit Zi - Shkodrën-8.IX.1912, Posted 01 Tetor 2017, 17:30
Turqia i dhuroi Malit Zi - Shkodrën

Pjesa e IV-të

Përmendorja e Hasan Riza Pashës nga Turqia n’Shkodër
Komedia djallzore ripushtuese për Shkodrën

Imazh
Imazh

Hasan Riza Pasha asht nji nga personalitetet që e ka meritue me kohë ngritjen e një monumentit n’Shkodër për arsyen e vetme sepse si përfqasues i Turqis komandoi me besnikri dhe me profesjonalizëm ushtrinë turke dhe atë shqiptare kundër 30 mijë serbo-malazezve në Rrethimin e Shkodrës sikur për atdheun e vet. Vrasja me urdhën të qeveris turke të H. Rizait nga Esat Toptani nuk harrohet. Kjo permendore e padit Qeverinë e Turqisë keqas me akuzën si urdhë-dhanse e vrasjes të proshqyptarit, irakianit gjeneralit Hasan Rizait, meqense nuk pranoit tradhtimin e interesave të Shkodrës dhe Shqypnis! Fakt asht se 3600 ushtarë turq dhanë jetën për Shkodrën: „Njai popull, po thom, për me mbrojtë qytetin e të cilit, kishin luftue e ishin varrue e shëmtue edhe kishin dhanë jetën shumë prej shokësh së tyne! Për njekëtê Shkodër, ata ushtarët e rrègullët (nizamët), ardhë dikur gjithsejt me numër plot 4.000 vetë, tash po e lêjshin qytetin, jo ma se 400 vetë!“ fq. 176, At Justin Rrota OFM – libri ” DITËT E MBRAME TË TURQISË NË SHKODËR ASE RRETHIM I QYTETIT 1912-1913”

Vlersimi nga Kleri katolik i Shkodrës për Hasan Riza Pashën

- ” …një nga kryetarët e klerit katolik pat thanë tekstuelisht këto fjalë: “Kish t’a lejonte qeveria otomane e ta bâjshin Hasan Rizá Pashën Princ të Shqipnís!”. fq. 114, At Justin Rrota OFM – libri ” DITËT E MBRAME TË TURQISË NË SHKODËR ASE RRETHIM I QYTETIT 1912-1913”

Autori Bep Martin Pjetri
E shtunë, më dt. 30.IX.2017
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 4 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 22 Tetor 2018, 08:27
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari