Gjithcka mbi naten e erret 45vjecare komuniste shqiptare
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 289 postime · Faqe 29 prej 29 · 1 ... 25, 26, 27, 28, 29
120 VJETORI I LINDJES SË IMZOT GASPËR THACIT
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4326
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
TELEGRAM PREJ PARISI
AT GJERGJ FISHTA O.F.M., IMZ. LUIGJ BUMÇI, DHIMITER BERATI. PARIS.
1919

Imazh

■PA SHKODER E VERI NUK KA HISTORI !
EDHE SHQIPES ME IA HJEKË PUPLAT NUK E NJEH KUSH MA PER SHQIPE !
■Fatkeqsisht, “historianët tanë të njohur” mbas vitit 1944, i kanë hjekë koken!
Engjulli i birucave të Sigurimit Shtetit në Shkoder, Moter Gjyzepina Radovani ka thanë: “Si mbas parimit komunist: Sytë që kanë pa duhën verbue; e duhën shurdhue veshët që kanë ndigjue; e pré gjuhët që mund të flasin; e, shkurtue krenat që mendojnë!“ (1946)
Mbi bazen e këtij parimi asht shkrue çdo fjalë nder librat e “Historisë” së Shqipnisë, ku, perditë e ma shumë po punohet per zhdukjen e Figurave të Lavdishme të Historisë sonë.
Kam shkrue para pak vitesh të vertetën historike të shpetimit të Korçës dhe Gjinokastres nga aneksimi i Greqisë, në vitin 1920, nderhymjen e Imzot Luigj Bumçit direkt tek Papa Klementi i V dhe, “si veproi Papa tue u lidhë me Presidentin Amerikan Willson...”, prap vazhdojnë fallsifikatorët e Historisë, me genjeshtrat e veta të pakorrigjueshme!
1920 – 1924 Asht periudha ma brilante e pjesmarrjes At Gjergj Fishtës O.F.M., në fushen politike, kur me esen e vet “Shqiptarët dhe të drejtat e tyne”, shkrue në Paris në vitin 1919, kur ishte Sekretar i Delegacionit zyrtar të Shqipnisë në Konferencen e Paqës në Paris, i zgjedhun në këte detyrë nga Kryetari i Delegacionit Imz. Luigj Bumçi, i cili kur e lexoi në sallen e delegatëve, i tregoi mbarë Europës kush perfaqson Shqipninë atje!
■Shqipnia e dalun nga kthetrat turke në vitin 1912, pa kalue as dhjetë vjetë kishte atje një Delegacion që Kryetari i Tij Imz. Bumçi dhe, Sekretari At Fishta, komunikonin me të gjithë delegacionet e Botës, pa pasë nevojë per perkthyes! Kjo ishte Shqipnia! Prania e Klerit Katolik Shqiptar prej ngjarjeve të Deçiqit, asht faktori i themelimit Shtetit!
1922 AT GJERGJ FISHTA NË WASHINGTON...
■Një Burrë Trim i veshun me zhgunin e Shen Françeskut dhe me konopin e Tij per bel, shkeli në Ameriken e largët... E pra, atje Ai shkoi me “lypë”...
8 MAJI 1922 – WASHINGTON...
■At Gjergj FISHTA i shkruen leter Provinçialit At Palë DODAJ:
“Këtu në Washington kam kontaktue me nji senator katolik, si të kam shkrue (29.4. 1922) françeskanin me ndikim të madh në qarqet diplomatike të Washington-it, Atë Godfried Shilling, dhe i jam lutë me u interesue pranë Qeverisë së Tij, per njohjen e Shqypnisë si Shtet i Pamvarun. Ai ka folë me Senatorin Henry Cabot Lodge, i Partisë Republikane, njeri me autoritet të madh dhe i një mendimi me Presidentin Wilson për të drejtat e barabarta të popujve, dhe sot më tha: Se njohja e Shqypnisë asht e mundshme, prandej Qeveria e Tiranës, t’a paraqesin kerkesen e Saj me shkrim në Nensekretariatin e Shteteve të Bashkueme t’ Amerikës.”
■Në fund të letrës, At Fishta shton : “Ndërkaq vizita eme në Washington ka pasë si përfundim njohjen e Shqypnisë prej anës së Shteteve të Bashkueme të Amerikës.
Të gjitha përpjekjet e mâparshme të Qeverisë sonë, si ato të “Vatrës”, s’kanë pasë sukses…Kjenë Senatorët katolikë, të cilve ua pata paraqitë çashtjen sidomos në pikëpamje fetare, ata qi me ndërhimje të veta xuerën njohjen zyrtare të Shqypnisë nga Qeverija amerikane. Washington, 8 Maji 1922.”
***
At Gjergj Fishta, takimet në Washington nuk i ka ba në rolin e një deputeti të Shqipnisë, edhe pse ishte me mandat nga populli në dy legjislacione, por si intelektual që kishte marrë famë kombëtare dhe ndërkombëtare.
Faik Konica në përgjegje të një letre që At Fishta i kishte dërgue, i shkruen nga Bostoni: “Ju falem nderit për letrën e bukur që më dërguat. Kini lënë në Shqipëtarët e këtushëm një kujtim lartësie dhe drite, që kà shuar gjithë moskuptimet e shkuara”.
■Kur At Fishta u kthye nga Amerika, me të mërrijtun në Paris, i bani një telegram Mikut vet dhe Provinçialit njohun të Fretenve të Shqipnisë Atë Pal Dodaj, per suksesin në Amerikë dhe knaqësinë e njohjes së Shqipnisë, e se asht tue shkrue një poemë satirike. Asht fjala për poemën "Gomari i Babatasit"...
***
■Mendoj se ka ardhë koha që Populli Shqiptar të njoh mendimin e dijetarit të madh
At Zef Valentini S.J.:
“At Fishta asht nji Homer Shqiptar. Ai nuk asht vetëm nji poet i madh kombëtar.
Ai asht nga ma të mëdhajt në Botë. E randsishme asht që ai të njihet prej saj”.


Melbourne, 29 Qershor 2017.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4326
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa e XVIII

LEGJENDAT E VERTETA PER LUGETNIT !

Imazh
SOT: “ASHT GJITHSHKA E PABESUESHME !”

PAPA GJON PALI II ka thanë: “Ajo që ka ngja në Shqipni, të dashtun Vëllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit...”

TETOR 1945: Eduard Kardeli, numri dy i Beogradit, porositi Enver Hoxhën: Nëse do të mbajsh pushtetin, në radhë të parë duhet të zhdukish klerin katolik, dhe Enver Hoxha ashtu bani e madje, edhe ma shumë.
20 SHKURT 1946: “... Kallxon nji zojë, e cila aso kohe bante punën si përkthyese në shërbim personal të Sekretarit të Partisë Enver Hoxhës, në marrëdhanje diplomatike me ambasadën e Jugosllavisë në Tiranë... Simbas rrëfimit të grues, ambasatori diplomat i vjetër pan-serbian, i paska pasë përgjegjë Enverit: Po, po! Po keni ende gjallë Patër Gjon Shllakun, i cili peshon shumë”, duhet - vazhdoi ai, “...si mbas porosisë që kam prej qeverisë sime, të zhdukni Shllakun dhe të shkatrroni kulm e temel çerdhen e Klerit Katolik në Shkodër, me në krye Françeskanët!(At D. Gjeçaj “Martirizimi i Kishës Katolike në Shqipni” fq. 36.)
1 KORRIK 1946: “Shoku” Tito, dekoroi Enver Hoxhen në Beograd “Hero i Popujve të Jugosllavisë”...që vazhdon me kenë edhe sot!
●DOSJA 1623:Koçi Xoxe deklaron: “Për vrasjet pa gjyq kam qenë këshilluar dhe janë bërë me urdhër të shokut Komandant. Ka pasur edhe vendim Byroje për këtë!” ●Torturuesit dhe kriminelët Zoi Themeli, Vaskë Koleci, Lefter Lakrori, Muço Saliu, Siri Çarçani etj. tregojnë, se kur ishin në Shkodër, në janar të 1945, ishte në dijeni edhe Mehmet Shehu për operacionin e Veriut, “...që kishim urdhër me vra dhe me i tretë në proskë njerëzit e dyshimtë dhe Parinë e vendit....” (Dosja 1623) ●Pandi Kristo pohon në burg: “Ato Lleshrat e Prengrat i kemi vrarë faj e pafaj vetëm sëpse kanë qenë katolikë!..
***
NANDOR 1949: Në Suhumi, BRSS. Ishte takimi i tretë i Josif V. Stalinit me Enver Hoxhën. Përkthen ambasadori sovjetik në Tiranë Çuvahin...
■Enver Hoxha mbas prishjes së Stalinit me Titon... tregon: “Gjatë bisedës me Stalinin i vura në dukje qëndrimin e klerit, sidomos të atij katolik në Shqipëri, pozitën tonë në marrëdhënie me të dhe e pyeta se si e gjykonte qëndrimin tonë.
– Vatikani – më tha ndër tjera shoku Stalin – është një qendër reaksioni, vegël në shërbim të kapitalit e të reaksionit botëror...■– A ka pasur priftërinj katolikë në Shqipëri që kanë tradhtuar popullin? – më pyeti mandej shoku Stalin.
■– Po, i thashë. – Bile krerët e kishës katolike u bashkuan që në fillim me pushtuesit e huaj nazifashistë, u vunë kokë e këmbë në shërbim të tyre, bënë ç’ është e mundur të shkatrronin Luftën tonë Nacional – çlirimtare e të përjetësonin sundimin e huaj.
– Çfarë keni bërë ndaj tyre?
– Pas fitores, i thashë, i kapëm, i nxorëm në gjyqe dhe atje morën dënimin e merituar.
■– Mirë keni bërë, më tha.
– Po të tjerë, që kanë mbajtur qëndrim të mirë a keni pasur? – pyeti.
■– Po, i thashë, veçanërisht klerikë të fesë ortodokse e myslimane.
– Çfarë keni bërë me ta? – më pyeti... ■– I kemi mbajtur pranë...
***
1967 RPSSH SHPALLET SHTET ATEIST NGA PPSH:
“REVOLUCIONI IDEOLOGJIK E KULTURAL” Mbytë e vret vetem Klerikë Katolik:
●1967:Klerikë të pushkatuem, të mbytun në hetuesi dhe të zhdukun nder burgje e kampe mbas vitit 1967 ishin Këta Klerikë Katolik, tue u bazue në Arkiv të MM (1998):
■Imzot Ernesto Çoba (1913 – 8 Janar 1980) I shkruen E. Hoxhës: “Na jemi të gatshem të bajmë sakrifica per mbarëvajtjen e Atdheut, kjoftë dhe me jeten tonë!”...Vdes në hetuesi.
■Don Mark Hasi (1920 – 11 Shtator 1981) Në vitin 1967 ishte sekretar i Imz. Ernesto Çobës...Nuk pranoi me deklarue kunder Tij.. U arrestue së dyti, i pari klerik në 1967. Asht dënue me 25 vjet burg. Vdiq në kampin e shfarosjes së Ballshit, me 11 Shtator 1981.
■Don Zef Bici (19 Maji 1919 – 10 Maji 1968) Në vitin 1967, kur arrestohet ishte famullitar i Tiranës. Pushkatohet me 10 Maji 1968.
■Don Mark Dushi (19 Nandor 1920 – 10 Maji 1968). Ishte klerik në Tiranë. Arrestohet në 1967 dhe pushkatohet me 10 Maji 1968.
■Don Marin Shkurti (1933 – 1 Prill 1969). U shugurue meshtar me 8.12.1961. U arratis se vazhdoi sherbimet fetare mbas 1967. E kthyen miqtë e sigurimit shtetit, UDB jugosllave dhe e vranë kriminelët e sigurimit shqiptar me 1 Prill 1969...
■Don Shtjefen Kurti (24 Dhjetor 1898 – 20 Shtator 1971) Prifti që ka Pagëzue një fëmijë! U pushkatue 20 Shtator 1971. E kush e beson sot këte veper plot urrejtje!?
■Don Anton Doçi (15 Qershor 1915 – 1973) Vdes nga vuejtjet në kampin e shfarosjes së Ballshit në 1973.
■Don Mikel Beltoja (17 Prill 1935 – 10 Shkurt 1974) Ky asht Kleriku që ka vue gojë kunder diktatorit Enver Hoxha. U pushkatue me daten 10 Shkurt 1974, per sëvdekuni, mbasi i shkyen gjymtyrët... Kriminelët Shyqyri Çoku, Alush Bakalli etj...
■Don Prekë Nikçi (2 Nandor 1921 – 15 Mars 1974) Nuk pranoi as Ky me mohue Fenë. E mbyten në kazanat e fabrikës së çimentos në Krujë.
■Don Lazer Jubani (23 Prill 1925 – 29 Korrik 1982) Shugurohet me 8.9.1946, nga Imz. F. Gjini. Dënohet me burg...Asht nder studjuesit e historisë... Helmohet nga sigurimit...
■Don Lec Sahatçija (Dhjetor 1906 – 4 Prill 1986) Ishte ordinar i Abacisë së Mirditës. Njeri shumë i besueshem i Imz. Frano Gjinit. Sigurimi kerkon prej Tij letrat e Imz. Gjinit dhe dokumenta tjera, të cilat, mendohej se i ka Don Leci...Ky nuk i dorzon, pranon dënimin dhe vdes në burgun e Tiranës, me 4 Prill 1986...
■Don Nikoll Gjini (1911 – 1987) Asht arrestue se ishte klerik katolik në 1952...Një Kalvar i pafund, që mbyllet në dy muej para se të plotsonte dënimin. Vdes në Zejmen në 1987.
■Imz. Lazer Sheldija (1928 – 10 Shtator 1988) U shugurue meshtar në Romë në 1960. Misionar që nuk harroi kurrë martirizimin e vllazenve në Shqipni. E mbysin njerzit e derguem nga sigurimi në New York, me 10 Shtator 1988...se, Ky ishte nxanës i Trackit...
■Don Pjeter Gruda (1 Gusht 1922 – 13 Janar 1989) Mbasi bani 15 vjet burg, ishte i sëmurë, vdiq në kampin e Sarandës, tre muej para lirimit të klerikëve me 13 Janar 1989...
●1944 – 1989: GJENOCIDI ka vra dhe ka zhdukë, gjithsejt 66 Klerikë Katolik në Shqipni... ●Mosha mesatare ishte 47 vjeç, kanë ba 258 muej hetuesi ose 21 vite sëbashku. Shumica nuk ka dalë në gjyqe publike dhe nuk i asht ndigjue gjyqi nga populli.
1967: Janë arrestue, torturue, dënue, janë interrnue dhe ridënue deri në zhdukjen e plotë nder kampet e shfarosjes së Republikës Socialiste të Shqipnisë, këta Klerit Katolik perfshi në këte Gjenocid të “Revolucion Ideologjik e Kultural”, vetem mbas 1967:
1. At Pjeter Mëshkalla, 25 vjetë burg. 2. Don Mikel Koliqi, 38 vjetë burg dhe interrnim. 3. Don Nikollë Mazrreku, 37 vjetë burg e interrnim. 4. At Zef Pllumbi, 28 vjetë burg e interrnim. 5. Don Simon Jubani, 26 vjetë burg. 6. At Gegë Lumaj, 20 vjetë burg. 7. At Gjergj Vata, ban mbi 10 vjetë burg si edhe pasuesit... 8. Don Frano Illija. 9. Don Ndoc Sahatçija. 10. Don Nikollë Troshani. 11. Don Zef Simoni. 12. Don Kolec Toni. 13. Don Ndré Krroqi. 14. At Anton Luli. 15. Don Ndoc Ndoja. 16. Don Gjergj Simoni. 17. Don Marjan Arta. 18. Fratel Gasper Jubani. 19. At Ferdinand Pali. 20. At Aleks Baqli. 21. At Leon Kabashi. 22. Don Martin Trushi. 23. Don Nikollë Pergjini interrnohet.
■1969:Ishte një Kishë Katolike e 1361, në Vaun e Dejës... Thohej, se aty asht kunorzue i Madhi Gjergj Kastrioti me Doniken. Në vitin 1969, e shemben anadollakët që urrenin Kastriotin, Fenë Katolike, Shqipninë Europjane, Flamurin me Shqipe dykrenare...
■Mbas mbylljes perfundimtare të Kishave, ata u shkatrruen kulm e thëmel, ndersa, Klerikëve tё dëbuen nga qelat e Tyne, ua plaçkiten veprat letrare dhe artistike, ashtu si Kishave ku Ata kanë sherbye. Nga të gjitha Kishat u çvarrosen Klerikët e vdekun dhe u tretën Eshtnat e Tyne, tue fillue nga Kisha Jezuitëve, Kathedrale e Shkodres etj...
■Klerikëve Katolik u asht ndalue me ligj çdo aktivitet fetar. ■ Mbas vitit 1967 në Shqipni, nuk ka mbetë asnjë Kishë Katolike. ■ As ky terror e shfarosje...nuk quhet Gjenocid !?.. ●Prej 200 Klerikëve Shqiptarë në vitin 1944, janë pushkatue dhe mbytë ndër burgje, hetuesi, spitale psikiatrike si dhe kampe shfarosje 66 klerikë. Ndersa, kanë vuajtë shumë vite burg me punë të detyrueme nder kampe 65 Klerikë.●Këta Klerikë, kanë krye studimet e nalta në 24 universitete Europjane. Ndersa, “Revolucioni Kultural i 1967” nuk ka burgosë, vra as nuk ka mbytë ASNJË Klerik Orthodoks, Musliman dhe Bektashinjë...
■1967...”REVOLUCIONI” Ishte vetem Urrejtje...Vrasje... Ishte Gjenocid i vertetë!
8 NANDOR 1984 Enver Hoxha në librin “Shënime për Lindjen e Mesme” porositë: “Shqiptarët duhet t’i përshtaten Kur’anit...” 1958-1983...janë 545 faqe nga ditari politik Enver Hoxha. Publikue me 8 nandor 1984, në Tiranë...
1985, PRILL Ramiz Alia në postin e Enver Hoxhës, porositë në Shkoder: “Shoku Enver na la... Prandaj, të jemi shumë vigjilentë sidomos, me pjesën katolike, e cila nuk e ka dashur kurrë Partinë...por, kudo që të vëreni një çfaqje të vogël, mos prisni por sinjalizoni Partinë, vini prangat dhe jipni plumbin ballit!” (Prill 1985).
2 DHJETOR 1992 Ramiz Alia e Sali Berisha inkuadrojnë Republiken e Shqipnisë në “Konfrencën Islamike”...
■1992 TETOR: Prof. Arshi PIPA, riboton në gazeten e Durrësit “Adriatik”:“Turqit e Rij të Shqipnisë së Re!” marrë nga “Dielli”, Boston, MA USA, vol. 83, nr. 10, maj-qershor 1992. “Adriatiku”, 3-10 tetor 1992, nr. 20 (2360), viti i 23-të i botimit.
■Mos e harroni këte titull, se per ju qeveritarë e ka shkrue: “Turqit e Rij të Shqipnisë së Re”, që po e pasoni shtetin dorë në dorë tue e zhytë në krime, vjedhje e plaçkitje... Pikrisht, nga “Rilindja komuniste” në “kopshtin e lulzuar të drogës”!..
Vazhdon Pjesa e XIX.

Melbourne, 7 Korrik 2017


Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa e XIX


GJENOCID ME MASKEN
“REVOLUCION IDEOLOGJIK E KULTUROR”

ENVERI: KËTA DY I RREGULLOJ UNË, TI RAMIZ, MERRU ME SHKODREN!

1966, Amerikani Harold Uajzberg tha: “Vrasësi tipik e shikon veten si ndonjë hero.”
1967 Asht viti i shfaqjës së haptë të surratit të përbindshit antishqiptar, antikatolik terrorist, i fundamentalistit aziatik Enver Hoxha, me pasuesin e vet skilën Ramiz Alia.
●N. S. Hrushov ka shkrue: “Pikrisht kështu, ka kenë tek né në kohen e Stalinit.
Ai zhdukte gjithë kuadrot e hershme e populli thërriste: ‘Rroftë Stalini!’. Liderat shqiptarë nisen nga idea se Populli asht turmë. Ai duhet mbytë në frikë, tue e nënshtrue me kërcënime. Kështu vepron edhe Mao Ce Duni.”
●Komunistët kudo ku kanë marrë pushtetin, kanë inaugurue terrorizmin në masë si mjet qeverisje.
Mbas fjalimit “programatik” të 6 Shkurtit 1967, PPSh dhe personalisht vet Enver Hoxha, udhëzon, drejton dhe kontrollon punën e organeve të Sigurimit të shtetit. Çdo vendim del nga Byroja Politike e KQ të PPSh, shpërndahet në rrethe dhe zbatohet nga komitetet e partisë, që kanë në varësi Sigurimin e shtetit dhe organizatat terroriste.
●Vetë terroristi Enver Hoxha, në “veprën” e tij nr. 19, tregon se kryesore per té asht depersonalizimi i njeriut, tue e çveshë até nga “e drejta me besue në Zotin”, me arrijtë me e ba instrument të sigurimit të shtetit në sherbim të PPSh, për shpartallimin dhe varrosjen perfundimtare të Identitetit Kombtar, shemtimi ma i madh i këtij “Revolucioni” që edhe sot “dr. prof dhe akademikët e RPSSh”, nuk e konsiderojnë endè Gjenocid i mirfilltë kunder Shqiptarëve.
●6 SHKURT 1967, Enver Hoxha në “Fjalimin Programatik” të tij, për thellimin e “Revolucionit socialist” mbi bazen e “mësimeve të panderprera proletare të PPSh”, synon në të gjitha fushat e jetës politike, shoqnore, historike, kulturore dhe arsimore, me ba “spastrimin” e shoqnisë Shqiptare nga të gjitha “mbeturinat e vjetra”, në këte rrugë:
■Dhunimi i identitetit kombtar, tue fillue nga Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, i cili nga “dr.prof e akademikët” quhet “Skënderbeu Gjergj Kastrioti” (Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Botim i Akademisë së Shkencave të RPSSh, Tiranë 1985 fq. 964), vazhdohet: “Heroi Kombëtar i shqiptarëve, strateg e burrë shteti i madh që udhëhoqi luften për pavarësi kunder pushtimit osman,...një nga figurat e shquara të historisë së shek. XV...”
■Dhunohet e drejta zakonore Shqiptare, ku perfshihet “Kanuni i Skenderbeut”, “Kanuni i Lekë Dukagjinit”... që ruejten kenien e Popullit Shqiptar nder shekuj, si komb, gjuhen dhe kulturen e tij. Pasuen brez mbas brezi tiparet Shqiptare: Besë, Burrni, Bujari.
■Dhunohet Nderi i Shqiptarit, qё ruen dhe trashigon vlerat e Familjes Shqiptare.
■Dhunohet në Vaun e Dejës, në vitin 1969 edhe Kisha ku asht kunorzue Heroi ma i madh i Kombit Shqiptar, pikrisht në pragun e 500 vjetorit të vdekjes së Tij. Thëmelet e saj janë e vetmja dëshmi e vjetersisë së saj. Veprat e artit e afreskit u shkatrruen...
■Dhunohet Opera e “Skenderbeut”, me zhdukjen e kompozitorit Prenkë Jakova.
■Dhunohet “Kanuni i Skenderbeut” me dënimin me vdekje të Don Frano Illisë (1968).
■Dhunohet në Kuvendin e Françeskanëve Troshan, vepra e artit, pikturë me vaj per Gjergj Kastriotin, e cila, vidhet nga Galeria e Arteve në Tiranë, me leje nga shteti.
■Dhunohet Dokumenti origjinal i Shpalljes së Pavarësisë Kombtare në 1912.
■Dhunohet edhe “Kushtetuta e RPSh” e hartueme nga vetë shteti komunist në vitin 1946.
■Dhunohet gjuha Gegnishte Shqipe me një “kongres” turpi dhe “Drejtshkrimi” në 1972.
■Dhunohen letersia dhe artet, arrestohen dënohen dhe vuejnë nder burgje e kampe shfarosje ata që mendohet se në kokë, ruejnë të tjera ide nga ata socialiste e komuniste.
■Dhuna në letersi e arte merr trajtën e plotë të “realizmit socialist” mbas plenumit të KQ të PPSh në qershorin 1973, kur vendoset edhe “spastrimi” i teksteve shkollore nga disa “mbeturina” të letrarëve dhe shkrimtarëve të Gjuhës Gegnishte Shqipe të Veriut.
■Dhunohet shkolla Shqiptare mbas fjalimit të Enver Hoxhës, me 7 mars 1968, per “revolucionarizimin e mëtejshëm të shkollës”, aprovohet rruga “revolucionare” me ligj nga plenumi i VIII i KQ të PPSH, në qershor 1969, ku shenohet: “Qellimi perfundimtar i shkollës nuk është marrja e diplomës e mbarimi i universitetit, por për t’i shërbyer atdheut e socializmit ku të jetë nevoja. Në qender të të gjithë procesit mësimor-edukativ të shkollës, si shtyllë e paluajtshme kurrizore u vendos boshti ideologjik marksist-leninist.” “Dr. prof. e akademikët” e dijnë ma mirë se unë, se “ku kishte nevojë PPSh.., dhe kush varej nga ajo.. ”, mbasi shumica vazhdojnё “me i krye ato detyra” edhe sot...
■Dhunohet e drejta e “Shtetit të Pavarun” nga PPSh dhe tirani kriminel E.Hoxha.
■Dhunohet e drejta Kushtetuese...e mbrojtjes së të “pandehurit” nga avokati.
■Dhunohen të drejtat civile të qytetarëve që perfshihen në “Luften e kllasave”, tue humbë të gjitha të “drejtat e liritë njerëzore dhe qytetare”.
Ata u përkasin vetëm “atyne” me “të drejtat socialiste”. Si pasojë:
■Dhunohet e drejta me vazhdue shkollat e nalta pa u “aprovue” nga PPSh.
■Dhunohet e drejta e mbrojtjes së titujve “dr. prof, akademik, jurist,” ...nga ata që janë perfshi në “luften e kllasave”...
■Dhunohet e drejta e krijimit të familjes pa miratimin e PPSh...
■Dhunohet e drejta e punës private dhe në administraten shtetnore per arsye biografije.
■Dhunohet e drejta e punës në arsim dhe asaj krijuese në art e kulturë.
■Dhunohet e drejta e punës kooperativiste për klerikët katolik.
■Dhunohet e drejta e perkthimeve për me trashigue në kulturen kombtare veprat e kulturës botnore. Arrestohen dhe dënohen randë perkthyesit Prof. Nikoll Dakaj, Prof. Mark Dema etj. Dënohet kangtari Lukë Kaçaj, se reciton “Lahuten e Malsisë”.
■Dhunohet e drejta e pronës private dhe trashigimia nga prind të “deklasuar”.
■Dhunohen dokumentat e Gjendjes Civile per qellime “shpifje” nga shteti.
Zhduken nga Sigurimi fletët e regjistrave të paravitit 1944.
■Dhunohet e drejta e trashigimit të Tokës dhe pronës paluejtshme nga pronarë që janë të “deklasuar”, të pushkatuem etj., ose kulakë. “Ato prona i merr shteti !”
***
■Dhunohen të gjitha ligjët që u caktuen në “Statutin e Kishës Katolike”, që edhe ky, u aprovue nga Kuvendi Popullor i RPSh, me datën 30 korrik 1951, nga Dr. Omer Nishani.
■Me 6 shkurt 1967 terroristi Enver Hoxha, shpallë haptas “Lëvizjen kunder Fesë”...
■Prof. At Zef Valentini S.J. shkruen me 1954: “Tue kenë me arsim shumë të ngritun, katolikët shqiptarë gjithmonë u patën ngjallë zili disave. Vrasësi antikatolik Hoxha e pranonte këte tue i ba nder katoliçizmit, por katoliçizmi dhe në veçanti kleri katolik ishin pengesa ma e madhe per triumfin e komunizmit.”
■Tirani anadollak Enver Hoxha persëritë: “Çka thotë partia bën Populli!”...Asnjë veprim tjeter nuk ka të drejtë askush me ba, vetem até “çka thotë PPSh!”... Po PPSh kush ishte? – Enver Hoxha me kriminelët e tij, të byrosë politike...Hysni Kapo, Ramiz Alia, Kadri Hazbiu dhe i zgjedhuni nga kriminelët e Spanjës Mehmet Shehu, si specialist masakrash per dhunimin e të drejtave të njeriut, per me detyrue njerzit “mos me Besue në Zotin”, dhe me eleminue Klerin Katolik Shqiptar perfundimisht, tue zbatue ligjet e Gjenocidit komunist.Duhej luftue deri në zhdukje botkuptimi fetar me luftë kunder institucioneve fetare që ruenin Fenë në zemren dhe mendjen e Popullit.
■Ishin pikrisht Ato Kulla... që ishin ngritë që në Shekullin e Parë të Epokës mbas Krishtit, nga Shen Pali në Durrës ku, “rinia revolucionare”, në shembullin e “gardistëve të kuq”, të Mao Ce Dunit vuni “Fletë Rrufenë” e parë.
■Kryetari i Kishës Katolike Imz. Errnesto Çoba, me 1 Qershor 1966, kur ishte vendosë me u mbyllë Kisha e Zojës 1000 vjeçare tek Kalaja e Shkodres, i kishte shkrue një leter Enver Hoxhës, ku shenon: “Na jemi të gatshem të bajmë sakrifica per mbarëvajtjen e Atdheut, kjoftë edhe me jeten tonë!”...(Arkivi i Min. Mbrend. 1998).
■Enver Hoxha shpallë “Shtetin e Parë Ateist në Botë”...me dekretin 4337: “Shteti nuk njeh asnjë fé dhe inkurajon zhvillimin e propagandës ateiste, për të krijuar të njerëzit botkuptimin shkencor e materialist” Artikulli 37 i Kushtetutes RPSSh, 1976.
■Me 19 mars 1967, mbyllen perfundimisht Kishat Katolike tue fillue me Kishen Katedrale të Shkodres. Njëheri fillon edhe dhunimi i vorrezave nder Kisha të Atyne klerikëve që kishin vdekë edhe para vitit 1900 dhe 1944.
■Prill 1967: Me porosi të KQ të PPSh dhe të terroristit EHoxha, tek Dosja 2291. Arkivi i Ministrisë së Mbrendshme, prokurori i pergjthshëm Lefter Goga, urdhnon:.. “Hetuesit mund të përdorin torturat më shnjerëzore deri në vdekje të burgosurëve, pa asnjë përgjegjësi penale ndaj të pandehurëve që mund të vdesin në duart e tyre në hetuesi.”
■Shqipnia e viteve 1944 – 1991 asht i vetmi vend në Botë që me “Revolucionin apo Gjenocidin komunist të vitit 1967”, ka krye Vetvrasje Kombtare perfundimtare!
●Shqiptari përjetoi jetën e të pambrojtunit të dërmuem nga diktatura komuniste dhe të sulmuem nga bishat të egra të pyllit. Shqipnia e Gjergj Kastriotit Skenderbeut, Shqipnia Evropjane, shpallët me Kushtetutë: “Shteti i Parë Ateist në Botë”. Rrugët e përgjakuna të Shkodres Heroike prap njomën me Gjakun e Martirëve të Kishës Katolike.
●Don Shtjefën Kurti, vetëm se Pagëzoi një fëmijë: Pushkatohet. “Revolucioni Ideologjik Kultural” i tipit kinez, edhe njëherë përmbytë Popullin Shqiptar në llomin e ideologjisë komuniste, tue mos lanë asnjë Kishë Katolike në Shqipni.
■Gjithsejt mbyllen 2169 objekte kulti.
●At Pjetër Meshkalla, me datën 5 Prill 1967, i tregon haptas drejtuesve terroristë të Shtetit komunist, se: “...Ajo që kërkoni me ba ju asht vetëm kjo: Pjesa e friksueme me kërcnime, presione, premtime e pushime nga puna, pëson torturën ma të madhe, sëpse, i lidhun nga kafshata e bukës, shtërngohët me mohue me gojë Ate që beson; dhe kështu, fushata që po bahët, synon me formue një brezni pa kurajo civile, pa burrëni, oportuniste, servile, tue prishë karakterin e Shqiptarit në dam t’Atdheut.”(Nga letra e dergueme M. Shehut).
●25 PRILL 1993 Edhe konkluzioni asht dhanë nga Miku i Madh i Popullit Shqiptar:
PAPA GJON PALI II ka thanë: “Ajo që ka ngja në Shqipni, të dashtun Vëllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit...” (Sheshi Skenderbeu Tiranë)
Vazhdon Pjesa e XX dhe e fundit...

Melbourne, 14 Korrik 2017.


Pjesa e XX - e Fundit


Nga Fritz RADOVANI:
PELLGU I “REVOLUCONIT KULTUROR”
Imazh
(Foto nga interneti)

PAPA GJON PALI II ka thanë: “Ajo që ka ngja në Shqipni, të dashtun Vëllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit...”

■Fjala pellg në fjalorin e gjuhës shqipe ka disa kuptime. Jam kenë fëmijë në fshatin e Dajçit të Bregut të Bunës, kur një fshatarë i quejtun Palok Gjushi na mori bashkë me tim vlla per me shkue tek një pellg i familjes së tyne gati në Sukat e Dajçit. Ishte hera e parë që njoha fjalen pellg! Në dukje ishte një brrakë e madhe me ujë të ndejun vende – vende ngjyrë jeshile dhe plot me grumbuj mushkajash që shetisnin siper atij ujë të pistë...
Aty kishte shumë kallama dhe lule kënete plot me ngjyra. Paloka nuk më la me hy me kambë tek ai ujë se pernjëheresh të sulmonin ushujzat, të cilat, fshatarët i pastronin nder shishe me ujë të paster rreth 20 ditë, dhe i perdornin per mjekime të ndryshme.
Pak ma larg nder disa stomije dheu kishte edhe gjarpinjë të mëshefun, që veç kur i sheh tue kercye dhe tue u zhytë në pellg me kokat thumuese siper drejt brigjeve tjera...
■Shqipnia – një nga vendet ma të bukra të Ballkanit e pse jo, t’ Europës, ishte vetizolue dhe kthye në një pellg ku kullonin ujnat e ndejuna të kampit socialist, që andrronte prej kohësh Nikita Hrushovi: “RPSSH – Kopshti i lulzuar i socializmit në Ballkan!”
Nder vendet komuniste dhe socialiste atëherë dhe sot edhe pse çensura ishte e plotë dhe pa asnjë lëshim, jo vetem nder gazeta apo organe kryesore po, edhe nder disa të dorës së tretë apo të katert kishte edhe kontroll të çensurës, me errsim të plotë të së “vërtetes”!
Shqipnia në të gjitha shtetet socialiste të Botës asht kenë shteti ma i izoluem, ma shumë se të gjithë të tjerët i shtypun dhe i shkallmuem nga diktatura e “luftës së kllasave”, ma i varfer se të varfërit e Afrikës dhe t’ Azisë, ma i mbytuni në gjak nga qeveritarët që nuk lëshonin asnjë post në qeverisje, ma i shfrytzuemi per pasunimin e drejtuesve kryesor, ma fanatiku anadollak i mbrojtun nga filo – ortodoksia sllave, e cila me Gjenocid arrijti me zhdukë krejtësisht Kulturen Europjane Perëndimore, Gjuhen Gegnishte Shqipe, të gjitha Burimet e lavdishme të Historisë dhe Letersisë Shqipe, tue fillue nga Betejat e Lavdishme të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, Formulës së shkrueme të Pal Engjullit, Shkrimtarët Atdhetarë Shqiptar të Veriut, Rilindjen e Papersëritshme Kombtare, gjurmët e Shkollave të Para Shqipe, Perpjekjet per Liri e Pavarsi të Lidhjes së Prizrenit, një nga Etapat ma të Lavdishme të Historisë së Popullit Shqiptar nder të gjithë shekujt: Ngritjen e Flamurit në Deçiq nga Heroi Kombtar Dedë Gjo’ Luli, me 6 Prill 1911... Dhe të gjitha faktet Historike të Lavdishme që Shqipnia e Veriut solli me “Memorandumin e Gerçës”.
■Të gjitha ngjarjeve të papersëritshme dhe të lavdishme Historike deri në ngritjen e Flamurit Kombtar në Vlonë, me 28 Nandor 1912 dhe Shpalljes së Pavarsisë, u ka prij me vetmohim Burrnia dhe Fisnikia e Veriut, e cila po mos t’ ishte e pranishme në të gjitha Betejat Historike e të shkrueme me gjak Herojsh, as sot Shqipnia nuk do t’ njihej Shtet!
U vranë tradhtisht tue fillue nga Dedë Gjo’ Luli me djelmë, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi, Bajram Curri, Hasan Prishtina, Avni Rrustemi, Gjelosh Luli, Gjergj Vata e Bajraktarët e Maleve me sa e sa Trima të pashoq që na lanë një Histori me shkronja t’ arta, e sot me paturpësinë e pashoqe “Akademia e Shkencave e RSH”, pret udhzime nga turqit per me ba ndryshime dhe me shkrue “Një Histori të vertetë”! Gjarpijt e djeshem të pellgut të ndytë të “Shqipnisë socialiste”, perpara se me folë mendohen se çka me mashtrue: “Unë kam shkrue per dhimbjen e madhe të vdekjes së Enver Hoxhës me 11 Prill 1985, po ju as sot nuk i kuptoni ata rreshta, ku shprehej me ironi ajo ‘dhimbje!...” E bash këta tradhtarë nder skuta e strofulla gjarpijsh qeshen tue i shterngue duertë njenitjetrit: “Ua hodhëm!”
■Vetem mos harroni me pyet veten: “Kush ua porositi librat, kush ua botoi, kush ua perkthei, kush ua shperndau dhe kush ua pagoi paret!??.. E, cila ishte djersa e juej?” Mbasi ti mendoni këto pyetje provoni me u pergjegjë buzë atij pellgu ku jetoni...
Dhe, do të kujtoheni se, nuk jemi të gjithë të droguem që presim “ringjalljen” nga ju!...
Mos harroni me kujtue se kush ua dha të drejtat e studimit, pse ua dha pikrisht ju dhe, cilat ishin kushtet e shperblimit nga ana e juej, nga familjet e krijueme nga ju e pasuesit?
Ju shetitshit nder lundra tek pellgu, zhyteshit mbrenda dhe kur nxirshi koken jashtë, asnjë nuk ndryshojshi nga gjarpijtë që ju thumonin dhe ju pajisnin me helmin e urrejtjes së perjetshme ndaj mikut e deri tek vllau i juej, ndersa sot mundoheni me na mashtrue se “nuk ishin të gjithë gjarpijtë njëlloj”... Kishte edhe nga “ata me helm të mirë...”
Se cili ishte helmi “i mirë” i dy drejtuesve vrasës të “Revolucionit Kulturor të 1967” këte, e provon ma sëmiri Martiri Havzi Nela, i varun në vitin 1988 në Kukës nga Ramiz Alia.
■Pa hy në zhdukjet e pabesa të tiranve të Popullit Shqiptar nga viti 1944, vetem shikoni kush vrau e vari në “Revolucionin Kultural” dhe cili ishte objektivi i këtyne masakrave?!
Edhe sot janë të gjakosuna piramidat kufitare të Shqipnisë “socialiste” nga mashtruesit terroristë të Rinisë Shqiptare me “ndryshime ligjësh të arratisjes” nga Ramiz Alia, që asnjëherë nder damart e tij të pistë nuk ka pasë asnjë pikë gjak shqiptari, boshnjaku po!
Ka 70 e sa vite që u shembën Kishat e Kullat e Maleve të Veriut, u vranë e u qiten fare të gjithë Klerikët dhe Bajraktarët Trima të Bjeshkëve të Nêmuna, u dhunuen Kanune e ligjë Malesh, u zhduken Fise e pinjollë të “Besës, Burrnisë e Bujarisë” së Maleve tona kreshnike... E, tradhtarët me sllavokomunistët anadollakë të “konferencës islamike” të Ramiz Alisë me pasuesit e vet, edhe sot, ua kanë friken e dridhen si qejt nga “Vetëtimët” e Vargjeve të “Lahutës së Malcis” së të Pavdekshmit Poet Kombtar At Gjergj Fishta!
■Kanë kalue sa vjet që Eshtnat e At Fishtës janë të shkaperdame në Varrezat e Rrëmajit, dhe ju e vetem ju, trashigimtarët e pellgut të pistë, keni frikë me i mbledhë në një thes!
Ka plot 76 vjetë që Shqipninë e shkretë ua keni lëshue në dorë homoseksualëve tue e fillue grumbullimin e pisllekut të PKSh me 8 Nandor 1941, nga sllavet Miladina me pleha dhe tue u tregue sllavëve se, ua kalojmë edhe me veset ma të flliqta që trashigojmë nga turqit “vëllezërit e gjakut” nga pushti Enver Hoxha, Ramiz Alia e deri ku të doni ju, tek trashigimtarët e tradhtarëve të betuem tek sllavët, e tue mbushë xhepat e bankat nen flamurin e ngulun të Esad Pashë Toptanit në varrezat e Parisit...
■Po bahen 105 vjetë që Europa ua ka hapë një dritare nga Perëndimi! Ende nuk keni gjetë as sot një Shqiptar Katolik per President apo Kryeminister... Edhe Ata që ishin i keni vra! Mundohen trashigimtarët e vrasësve të djeshem me tregue se “janë Pagzue!”, por “fatkeqsisht” u rritën në Bllokun e Udhëheqësve, e sot mbi 50 vjeç nuk dijnë me ba as Kryq, edhe pse nder shtatë ditët e javës, dy ditë i nisin gratë e veta tek Erdogani...
Po, a kujtoni se ka luejtë mendësh Europa me mbushë salonet me homoseksualë?
■Kujtoni mirë thanjen e Plakut Grisë..., per “qenin që han robt’ e shtëpisë së vet”!

SHQIPNIA ASHT TRUELLI I GJERGJ KASTRIOTIT !
■Edhe pse Varrezat e Atdhetarëve tanë, ka gati 550 vjetë që i boshatisni...Tue fillue nga i MADHI GJERGJ KASTRIOTI e deri tek At Gjergj Fishta e Don Kolec Prennushi, Ata e kanë një varr, edhe pse pa Kryq e Emen, po, Toka Arbnore asht me “Emnin e Tyne” !
“Shqipnia e Gjergj Kastriotit e Flamuri i Tij ishte Ajo që u pranue në NATO” !
■E sot, po mos të ishte ALFABETI I AT GJERGJ FISHTËS, edhe unë do të kishe shkrue me shkarravinat e Titos, Stalinit, Mao Ce Dunit apo të Erdoganit...
E po mos të kishe Bekimin dhe edukaten e fitueme nga Don Kolec Prennushi, do t’ishe një kokerr spijuni i sigurimit të shtetit, po ishte Urata e kujdesi i Tij që më ka shpetue!
Kur iku Don Koleci heren e fundit që nuk u kthye ma në Dajç, në Qershor të vitit 1950, kishe qejfë me e percjellë deri tek Lisi në Vorr ku e priste karroca per Shkoder. Ishte një ditë e nxehtë. Ai mu afrue dhe në vesh më tha: “Fritz, rri këtu e ruej qelen, se po vijnë komunistat e më vjedhin librat e bibliotekës!” E, unë ndeja aty e nuk shkova me Ate...
Porosia që më la Daja... Ishte një porosi e perjetshme: “Me u ruejtë nga hajdutët...” Janë pikrisht ata komunistë vrasës që sot kerkojnë me krijue “Jugosllavinë e Re, Ballkanin Perëndimor apo Republiken e Re... E ndoshta, me drogë me na e ringjallë edhe njëherë “Enverin e 1941”!! Po, a mund të besohet se krahinat që ishin Shqiptare nder shekuj, sot me punue per Mosken, Beogradin, Athinen apo shkombtarizimin e Trojeve të Gjergj Kastriotit, tue shkrrye Flamurin e Tij që edhe sot asht i mberthyem per parzem të Atij Burrit të Hotit, që derisa serbët e toptanët e varrosen në Token e Bekueme Shqiptare, bash pranë Atyne Françeskanëve Miqve të Tij, që sllavokomunistët i lane pa vorre!
Mos harroni edhe Ramizin e masakrave të Tivarit dhe Mehmetin vrastar të Kelmendit!
■Mbi varret e tyne të qelbuna vazhdojnë me u shkrrye edhe sot “tituj e dekorata”!
Perçarësit e Popullit Shqiptar janë vetem renegatët e hajdutët që sot kerkojnë me ruejtë me dhunë kolltukët e pushtetin e gjakosun, janë ata trashigimtarë që vrasësit e djeshem i quejnë “heronjë”, janë tradhtarët e sotem shovenistë sllavë: “Besnikë të Stambollit”!
***
VLLAZEN E MOTRA SHQIPTARË !
“Ajo që ka ngja në Shqipni.., nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit...
Europa duhet t’a dijë...!!”
Po, këte thanje a e kujtoni kush e ka thanë dhe, në cilin vend ?!..
■50 VJET: Ju lutem kujtoni VITIN 1967. Mos e harroni 6 SHKURTIN !
Ata qinda e mija të vramë e të mbytun pa varre e pa Shenja tek koka, dhe mos mendoni se i kanë “harrue ata”.., që i thurin lavdi diktatorëve, torturuesve e vrasësve të Tyne !?
■I shihni naltë ata kafshë tue pi ujë tek pellgu? Shikoni edhe njëherë...Ata pijnë ujë... ■Vetem me freskue tradhtarët tanë, kur të zhyten në llomin tek pellgu i mnershem i
FJALIMIT PROGRAMATIK: “6 Shkurt 1967”!
Fund...
Melbourne, e Hanë, më 31 Korrik 2017.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4326
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
MENDIMTARI PA TITULL SHKENCOR !, Posted 17 Korrik 2017, 16:34
Nga Fritz RADOVANI:
O SHQIPNI ..!
PO JU VJEN ERA RUB !!

Imazh
Imazh

SHKA NUK BANI TURKU, SLLAVI E GREKU E BANI “NËNA E JUEJ PARTI !”
ME ATA TRADHTARË, QË PO I VENË MINAT EDHE KËSAJ SHQIPNI !
8 NANDOR 1941: VETEM TË ZEZA I SOLLI KOMUNIZMI SHQIPNISË !
1944 MAJI – TIRANË: “Në ditët e fundit, sikundër na lajmëroi radjoja e Londrës, paska arritur në Kryeqytetin e Perandorisë Britanike një gjeneral përfaqsonjës i Titos që deklaroi“Nuk ka asnjë dyshim se lëvizja e Titos synon në rikrijimin e ish Jugosllavisë, sikundër nuk ka asnjë dyshim se edhe Jugosllavija e Titos, përsa u përket minoritetëve do të ndjekë po atë politikë të maruemes Jugosllavi, që konstatonte në sllavizimin e minoritetëve dhe veçanërisht për sa u përket shqiptarëve në çdukjen e tyre fizike me anën e masave shumë moderne për sllavët: të masakrave kolektive, të kolonizimit, të emigrimit të forcuar dhe kështu me rradhë, me që shqiptarët u provua se është e pamundur të sllavizohen...” “Tokat e Liruara 1941-1944: Përmbledhje dokumentesh”, nga Qerim Lita. Vllimi III, botim i vitit 2016.
■Mardhanjet e Enver Hoxhës me Dushan Mugoshen dhe Miladin Popoviqin, siç tregon edhe e “njohura” e tyne Nexhmije Hoxha, kishin të bajnë kryesisht per “drejtuesin” që do të vinte në krye të Partisë Komuniste Shqiptare. Problemi i ripushtimit të tokave tona të lira nga viti 1941, dhe varsia e plotë e Shqipnisë nga Jugosllavia komuniste, nuk mund të diskutoheshin fare, jo pse, ashtu u vendos në Jalta, po ashtu donte “druzhe” Tito.
■Asht e domosdoshme që të hapim dhe të studjojmë arkivat historike, per me nxjerrë perfundimin se cili asht kenë qellimi që Konferenca e Jaltës “arrijti me fshij nga harta e Ballkanit ‘Shqiptarët”?! Mos asht ky veprim një perputhje me Kongresin e Berlinit 1913, kur u vendos për të ruejtë “statusquon” në Ballkan dhe paprekshmëninë e Perandorisë Otomane vetem për interesat e veta. Konferenca zgjati plot një muej deri me 13 korrik 1878 kur përfundoi Kongresi. Vazhdimsia ishte edhe ma tragjike, mbasi kur Perandoria Otomane do të dorzonte çelsat e Ballkanit, ajo u pajtue me sllavët per coptimin e Trojeve Shqiptare. Pergjegjen ma të saktë Europës ia dha Don Nikoll Mazrreku, që e pagoi me 38 vjetë burg në sistemin komunist të instaluem në Shqipni nga Jalta në 29 Nandor 1944.
Fakti historik i kësaj katastrofe asht shkrue nga z. H. Kissinger në librin “Diplomacia”...
1945 “Dy vitet e para pas luftës, vetëm Jugosllavia dhe Shqipëria vendosën diktatura komuniste.” (fq. 443) Shqipnia ju la sllavokomunistit Tito, që jo vetem vazhdoi shtypjen pamëshirë mbi Popullin Shqiptar me injorantin karrierist Enver Hoxha, por edhe e shkatrroi perfundimisht tue e shkëputë nga Europa, me pelqimin e diktatorit Stalin...
■Kur ne themi se “Shqipëria është çliruar nga bijtë e saj...”, Enveri, në intervistat që ka dhanë në Jugosllavi me 30 qershor 1946, kur shkoi me u dekorue nga Tito “Hero i Popujve të Jugosllavisë”, me 1 korrik 1946, ka thanë: “Është e pamundur të imagjinosh rezistencën e popullit të vogël shqiptar kundër armikut pa luftën e popujve jugosllavë”. E ky tradhtar ishte “hero” i tyne dhe vazhdon me kenë edhe sot!
■Dokumenti ma i turpëshem i firmosun nga E. Hoxha në vitin 1946, në Konferencën e Paqës në Paris, as nuk zehet me gojë nga pseudohistorianët tanë, edhe pse Enveri e ka folë aq bukur në gjuhen frenge... Karriga e vet i dukej ma e bukur se Kosova...Para se të shkonte në Paris, ishte mysafir në shtëpi të Titos, e porsa mërrijti atje deklaroi: “Ne nuk kemi pretendime ndaj aleatit tonë, Jugosllavisë”. Një kusht per mbajtjen e kolltukut!
■Asnjëherë në këta 76 vjetë nuk asht thanë as shkrue e verteta e Trojeve Shqiptare, që mbas 1944 mbeten jashta Hartës Shtetit Shqiptar, vetem pse tradhëtarëve Hoxhës dhe Alisë, historianët tanë i pluhnosnin dokumentat me “akuzat ndaj fqinjëve, kryesisht me pretendimet greke dhe qendrimin prosllav të disa shteteve europjane që në vitin 1913”.
***
■Bana një “parathanje” të shkurtë të asaj tragjedije që u fillue në 1941 dhe po vazhdohet nga trashigimtarët e tyne tash 76 vjetë, per me arrijtë tek qellimi kryesor i fqinjve tanë:
SHKOMTARIZIM E ZHDUKJE E SHTETIT SHQIPTAR TË GJERGJ KASTRIOTIT
Mbi bazen e Parimeve komuniste: “Shpif e shpif, se diça mbetë!”, “Përçai e sundo!”, “Mbillni urrejtje!” dhe, predikoni “Jugosllavia e Re”, “Republika e Re”... “Katolikët e Shqipnisë së Veriut...” e së fundi: “Tregu i Perbashkët i Ballkanit Perëndimor...”, qendra e të cilit “organizohet” nga Samiti i Triestes, Selia e Beogradit e minaret e Stambollit!
■Të gjitha rrolle nder pantollonat e A. Merkel dhe komisionerit Hahn, që tregon idenë se “...nisma e liderve për krijimin e tregut të përbashkët duhet të nënkuptohet si largim i pengesave, për të lejue rrjedhje të lirë të tregtisë dhe shërbimeve, dhe se kjo, do përmirësonte rajonin ekonomikisht”... Asht kenë një shprehje e vjeter, ma e vjeter se “idea e tyne” në Kongresin e Berlinit: “A e ke pa një pelë n’ atë anë?”...
■Sikur ky “projekt i Tregut Perbashkët i Ballkanit Perëndimor” mos t’ ishte shkatrrimi perfundimtar i “Asaj copë Shqipni të Gjergj Kastriotit”, që ka mbetë jo nga mëshira e zemergjansia e tyne, po nga “Shpata që Gjergji i Madh i la trashigim Gjergjit Vogel, nder Alpet e Ilirisë së vjeter”, bash aty ku anadollaku Enver Hoxha (pra gjyshi i pushtetarëve të sotem), me 29 Maji 1969 i vuni dinamitin dhe shkatrroi kulm e themel Monumentin Madhshtor kombtar Kishen e Vaut të Dejës, ku u kunorzue Mbrojtësi i Europës nga të pakrahasueshmit osmanllinjë, të pandryshueshem nga të sotmit po, edhe të nesermit...
■Po, Rusia plakë e Stalinit “math” po pajtohet me planet “Pro – sllave”? – Me siguri po!
Mjafton “zhdukja” e Kanunit Lekë Dukagjinit, Emnit të At Shtjefen Gjeçovit, Lahutës së At Gjergj Fishtës, Flamurit të Dedë Gjo’ Lulit, Emnave të At Mati Prennushit e At Buon Gjeçaj, Martirizimi dhe gjenocidi komunist ndaj Popullit Shqiptar, Inteligjencës sonë dhe të Klerit Katolik Shqiptar të pergatitun në Europën Perëndimore, Gjuhës Gegnishte dhe Gjakut derdhun per Liri dhe Pavarsi nga Shqiptarët Trima t’ Alpeve tona... Shfarosja e Demokratëve Luigj Gurakuqi, Bajram Curri, Don Nikoll Kaçorri, Isa Boletini, Hasan Prishtina, Ibrahim Rrugova... Janë “garanci” e tradhtarëve të Popullit Shqiptar!
■E Ju, Vlonjat.., merrni vesht njëherë e mirë se çka do ky Kryeministri prej Jush:
Dhe, mbasi të ngritni monumentet e “atyre heronjëve që vranë Ata Lleshrat e Prengrat vetem pse ishin Katolik...”, “Republika e Re, duhet të groposin tre pash nendhe të gjitha Monumentet e Avni Rrustemit, që na pat vra mikun tonë: Esad Pashë Toptani!”
Melbourne, Korrik 2017.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4326
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
MENDIMTARI PA TITULL SHKENCOR !
Imazh
URA E MESIT

KU TË QET KJO RRUGË MBI KËTE URË ?! – PAK KUSH E DI...
●Drejtë Kështjellës së Drishtit u nisën dikur edhe shumë ushtarë Shqiptarë...
Don Marin Barleci shkruen: “Lumtunia e amshueme asht vetem per të Pavdekshmit.”
“Edhe janë bash ata ma trimat e ma të zgjedhunit që po e mbrojnë heroikisht Shkodren. Shqiptarët janë fis bujar, fis mretensh, gjak Eacidësh. Njeriu në Botë ndjek gjurmët e gjakut e të fisit vet, kjo asht ligj.” (“Rrethimi i Shkodres”, viti 1962, fq. 17, 93).
●Një nder Shqiptarët e paharrueshem asht kenë edhe Gjakova, të cilin nuk e kam njoh po, kam ndigjue shume thanje të Tija, mbrenda të cilave ruhet një humor i rrallë...
I kishin tregue edhe Mbretit Ahmet Zogu, se nder mbramje disa djelmë të rijë e kalojnë kohen nder kafe me një burrë të quejtun Gjakova, që ka një humor të hollë...
Mbreti ua kerkoi me ia sjellë në Pallatin e Tij këte person kaq simpatik. U gjet mundësia nepermjet disa të njohunve të Gjakovës, i cili e pranoi “Ftesen e Mbretit”...
Një ditë kur Mbreti ishte i lirë, priti Gjakoven me knaqësi në Pallatin e vet...Ishte 1938.
Mbas pershndetjeve të zakonshme Mbreti u ul perballë Gjakovës, tue e ftue per njëfarë bashkëbisedimi ku, ma shumë se shkembim mendimesh, Mbreti “kerkonte nga Gjakova njëfarë këshille per formimin e Qeverisë së Re që mendonte me shpallë sëshpejti...”
Gjakova u tregue i gatshem, tue e ftue Mbretin me percaktue funksionet qeveritare.
Mbreti filloi: “Ke mendoni z. Gjakova, per Kryeminister ?”
Gjakova u pergjegj: “Madhni, Ismail Qemali e ban detyren e Kryeministrit, si thue!”
Mbreti aprovoi me kokë dhe vazhdoi: “Po zv. Kryeminister ke mendoni?”
Gjakova u pergjegj: “Çajupin...”. Mbreti e aprovoi me ulje koke... Po, Minister Arsimi?
Gjakova u pergjegj me shumë shpejtësi: “Naim Frashërin...” Edhe Mbreti e aprovoi.
Vazhdoi Mbreti: “Po Minister të Jashtem ke mendoni?” Gjakova i tha: “Vaso Pasha di disa gjuhë të hueja, dhe asht i shetitun Madhni...” Mbreti e aprovoi dhe mbasi mendoi pak minuta, Ju drejtue Gjakoves: “Zotni Gjakova, unë të gjithë paperjashtim këta Emna të Këtyne zotnijve që më keni propozue, i kam “Aprovue” per Ministra... Kryeminister e të tjerë prap unë i “Aprovoj”, po, mos bjen keq kjo para Popullit “me formue qeveri me Persona të vdekun?” Gjakova e shikon dhe i pergjegji: “Po, pse Qeveria që ke pasë deri tashti Madhni, cilin Person kishte të gjallë? Deri tashti Shqipnia nuk ka pasë asnjëherë Qeveri me njerzë të gjallë! Edhe Populli asht mësue me u sundue nga të vdekunit !!”
●Tashma, ne edhe e kemi ba traditë qeverisjen e vendit nga të “vdekunit heronjë”...
●Po, më thoni Ju lutem, a nuk asht aktuale kjo Qeveri edhe sot mbas gati 100 vjetësh??
●Nuk e ka pasë aspak gabim, prandej, e meriton titullin “Dr. Prof. As.. Gjakova”!..
●“Akademia e Shkencave të Republikës së Shqipërisë, nuk duhet të mos e vlersojë!”...

Melbourne, 10 Gusht 2017


Nga Fritz RADOVANI:
SI MBET PA “TITUJ” GJAKOVA ?!
Imazh
Shyqyri Çoku - Një nga kryekriminelët gjaksor të Klerit Martir Katolik n'Shkodër


1946 KUVENDI POPULLOR TIRANË
●ISHTE 1946...As vetë Gjakova nuk e dinte ku kishte hy në një rrugëparrugë në Tiranë. Po ecte tue mendue por, pa e dijtë ku po e nxjerrë rruga! Ju ndalue jo ma larg se 4 a 5 ml para Tij një veturë dhe zbriti prej saj Tuk Jakova... U pershndet me Gjakoven dhe e ftoi në një shtëpi aty afer ku banonte Tuku. I prini Tuku dhe Gjakova shkoi mbas Tij... Sigurisht, simbas zakonit i erdhën kafet... Filloi një bisedë e ngrohtë mes tyne.
Pak ditë perpara ishte shpallë edhe fitoria e Qeverisë komuniste në votimet e 2 Dhjetorit.
Gjakova po ndigjonte Tukun tue tregue suksesin e fitores së zgjedhjeve... Mandej filloi me i shpjegue Gjakovës sesi, shumë shpejtë tek selia e Kuvendit Popullor do të ngrihej një Monument i atyne që kanë punue per “Fitoren e Socializmit në Shqipni”... (Tuku, po hapte një bisedë ma shumë per me ngacmue Gjakoven, per me e ba me folë...)
Gjakova po veshtronte Tukun, dhe mbasi Tuku perfundoi fjalen e pyeti: “Emnat që do të shkrueni aty tek Monumenti, janë vetem të deputetëve komunista, apo edhe të tjerë ?
– Jo, i tha Tuku, aty janë edhe ata që kanë luftue per “demokraci e socializem”...
– Atëherë, i tha Gjakova, aty kishe me dashtë me u vue edhe emni em!
Tuku buzqeshi dhe i tha: “Gjakovë, ti as ke luftue dhe as ke punue per socializmin...”
Gjakova i preu fjalen dhe i tha: “Tuk, qyshë se keni ardhë në Tiranë, të gjithë shka jeni komunista, asnjëni nuk keni prekë as punë as pushkë me dorë, ju po, mbledhje partije e gjyqe kunder “armiqëve të popullit” nder kinema... Emni em duhet me kenë aty, unë të pakten kur më ka pyet kush se shka domethanë fjala Demokraci, ua kam shpjegue, po ju o Tuk, as nuk ua shpjegoni kujt se, as, nuk e keni nder mend me e ba demokracinë...”.
●Para se me dalë Gjakova, Tuku mori në telefon dikend dhe i tha: “Jepni personit që do të vij aty me ngrenë dhe paisnje me rroba nga magazina e juaj!”... I shpjegoi Gjakovës një rrugë ku ishte një qender policije, ku Gjakova, shkoi dhe mori veshmbathje dhe ushqehej aty me policët e asaj zonë tri herë në ditë... Spaletat dhe kapelë nuk i mori...
Mbas një jave Gjakova erdhi tek Tuku i veshun me rrobat e veta të vjetra si perpara...
Kur hyni mbrendë Tuku e shikoi me vrejtje, po Gjakova nuk e la me fillue biseden...
– Shiko Tuk, i tha Gjakova, prej Teje falemnderës, po unë, qyshë dje nuk shkoj ma aty as me hanger as me u veshë, njohë e pa njohë, më ndalojnë njerzit në rrugë dhe më thonë: ●“Po edhe ti o Gjakovë, paske kenë spijuni i Haxhi Lleshit e Koçi Xoxës ..?!”
Tuku u mundue me ia mbushë mendjen se “nuk ka rendsi se ke perfitime, le t’ thonë ata çka të duen... ti shiko interesin tand !”, po Gjakova, doli dhe as nuk u duk ma andej...
●Kështu, edhe Gjakova, mbeti pa tituj dhe vdiq edhe “pa u dekorue” e pa perfitime...
As mbas vitit 1992 Presidentët tanë nuk janë kujtue fare as per Gjakoven, as shokët e Tij!
Ndersa, per Shyqyri Qokun me shokë, “ka dekorata dhe shperblime krimesh me thes”!!
Melbourne, 17 Gusht, 2017.


“KRYQZONJE!.. KRYQZONJE!..”

PILATI, MARKSI, LENINI, STALINI, TITO, ENVERI, RAMIZI…[u][/u]


GJENOCIDI KOMUNIST

KUNDER KLERIT KATOLIK DHE INTELIGJENCËS ATDHETARE SHQIPTARE


ASHT VEPRA“MË E SHKELQYER”E PARTISË KOMUNISTE SHQIPTARE (PPSH),
E KRYEME NGA TERRORISTËT DHE TRADHETARËT E POPULLIT SHQIPTAR, ANADOLLAKËT KOMUNISTË
ENVER HOXHA DHE RAMIZ ALIA,
NGA VITI 1943 – 1991.

KLERIKU KATOLIK SHQIPTAR
DON MARK HASI

(1920 – 1981)

I MBËRTHYEM ME THIKË PËR TAVOLINËN E HETUESIT KRIMINEL NESTI KOPALI, NË VITIN 1946.
DON MARKU ARRESTOHET NË SHKODER ME 15 XI 1946. TORTUROHET NË HETUESITË E SHKODRES E TIRANËS NGA TERRORISTËT E SIGURIMIT TË SHTETIT…DHE MBAS ARRESTIMIT TË DYTË, ME „REVOLUCIONIN KULTURAL“
ME 7 PRILL 1967, IA KTHEJNË DËNIMIN ME VDEKJE NË 25 VJETË BURGOSJE DHE, E MBYSIN ME 11.IX.1981 NË KAMPIN E SHFAROSJES BALLSH.

NË 30 VJETORIN E ZHDUKJES, JA KUSHTON AUTORI.
Imazh
(GRAFIKË E REALIZUEME NGA PIKTORI F.RADOVANI, SIMBAS KALLZIMIT TË D.Mark HASIT – 2011)


MELBOURNE 25.VIII.2017
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4326
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
DON NDRE MJEDJA: LIRIA, Posted 01 Shtator 2017, 15:53
Nga Fritz RADOVANI:
PREJ GJAKUT... JAM SHQIPTARE !


4 SHTATORI
DITA E SHEJTNESHĔS MADHE SHQIPTARE
(1910 – 1997)

Imazh

1979, 10 DHJETOR:
“PREJ GJAKU E PREJARDHJES JAM SHQIPTARE, KAM SHTETSI INDJANE, JAM MURGESHË KATOLIKE. PREJ PRIRJES I PERKAS GJITHË BOTËS. NË ZEMER I PERKAS PLOTSISHT JEZUSIT !” Ishin fjalët e Nanë Terezës në Oslo, kur mori atje çmimin “Nobel” per Paqë... Aty kerkoi dhe korrigjimin e Shtetsisë së shkrueme gabim.
4 SHKURT 1986: Kur Papa Gjon Pali II, vizitoi Shtëpinë Nirmal Hriday në Kalkuta, tha: “Kjo, per mue ishte dita ma e gëzueshme e gjithë jetës sime!...”
Një gazetar e pyeti Papën Gjon Pali II: “Si mund të flasë Kisha, në gjuhën kristjane evangjelike në Liban...?”...Ishte ajo kohë kur armët aty nuk pushojnë për asnjë çast...
Papa u përgjegjë: “E din Nanë Tereza, që shkon në Liban atë punë, e din edhe pa studjue shumë libra. E din pse kjo i përket Shpirtit të Saj, gjenisë së Saj, Zemrës së Saj.”
Mbas 24 orësh, porsa Nanë Tereza ven kambën në Liban, shpallët armëpushim!!..
25 PRILL 1993: Kjo ditë shenon në memorjen tonë ata çaste të paharrueshme, kur në Katedralën e Shkodres, tashma të rindërtueme, erdhi Papa Gjon Pali II e, bashkë me Té, asht edhe Ajo që tashma gjithë Bota e quen Shqiptaria e Madhe, Nanë Tereza, për të cilën, Papa tha: “Prej përsonit të Nanë Terezës, Shqipnia asht e nderueme gjithmonë.
Ju falnderoj sot në emnin e Kishës Katolike, për këte Bijë të Tokës Suej dhe të Popullit Tuej... E si mos të kujtojmë tashti një Bijë të zgjedhun të Popullit Shqiptar, Motren Tereza të Kalkutës, Nanë shumë e vorfën ndër ma të varfërit në Botë? Me zjarrin e Fesë në krahnor Kjo grue e vogël dhe e madhe njëkohësisht, sjell dhe ruen mbrenda Saj hovin e bujarisë së papërmbajtun dhe të pamposhtun të zemrës Shqiptare...”.
Ndersa, Mahatma Gandhi, që la gjurmë të pashlyeshme në histori, i tha gazetarve për Nanë Terezen: “Trendafili nuk ka nëvojë të predikojë, aroma asht predikimi i tij!”
QERSHOR 2002: Presidenti Amerikan Bill Klinton, u shpreh: “Nanë Tereza, ishte e para Ajo, qё më bani ta due Kombin Shqiptar dhe tashti unë ndihem shumё krenar, që plotsova njё detyrim moral ndaj Saj dhe ndaj vlerave tё Lirisё në Kosovë”.
Imazh
KATEDRALIA NANË TEREZA – PRISHTINĔ

4 SHTATOR 2017...
NË PRISHTINË SHUGUROHET KATEDRALIA E SHEJTNESHËS SHQIPTARE !
NËN TINGUJT E KUMBONËS SË RE NË PRISHTINEN E LIRË, SHQIPTARËT NGA TË KATER ANËT E BOTËS DO TĔ KËNDOJNË ME VARGJET E POETIT TONË TË NJOHUN PROF. ZEQIR LUSHAJ:
“JETA E SAJ, NUK DON KOMENTE,
I THONË: – NANË! PESË KONTINENTE!”

Melbourne, 1 Shtator 2017



Nga DON NDRE MJEDA:
Imazh


LIRIA

O shqipe, o zogjët' e maleve, kallzoni:
A shndrit rreze lirie n'ato maje?
Mbi bjeshkë t' thepisuna e n' ograjë,
Ku del gurra e gjimon përmallshëm kroni?

A keni ndie ndokund, kah fluturoni
Ndër shkrepa, me ushtue kangën e saj?
A keni ndie nji kangë të patravajë?
O shqipe, o zogjt' e maleve, kallzoni!

"Lirim, lirim!" -- bërtet gjithkah Malcija.
A ka lirim ky dhé qi na shklet kamba,
A veç t' mjerin e mblon anë mb’ anë robnia?

Flutro shqipe, flutro kah çilet lama,
Siellju maleve përreth qi ka Shqipnia,
E vështroje ku i del lirimit ama.
***
V
Lirin’ e keni ju! Na hekra kemi.
Na terr e njegullë deri në dit’t ma të vona;
Na pa emen kerkund, pa atdhe; na jemi
Sherbtorët e të huejve neper vende tona.

Porsi berre qi bleu mishtari vemi
Mbas shkopit, të kalamenduna, ku s’ dona.
Ahte t’ ankueshme neper buzë polemi
Vaj e mjerime qet këjo tokë e jona.

E kot duhija e trimenis malcore
Neper fusha të molisuna plandosi
Si kokerr rrfeje prej nji rêje lëshue.

Çuditë prei peshës së nji pushtedes mizore,
Kot Dukagjini e Skanderbeg fatosi
Shpupurisin nder vorre eshtna të harrue.

VI
Por nuk u shuejti edhe, jo, Shqiptaria:
Lodhun prei hekrash që mizori i njiti,
Lodhun prej terri ku robnimi e qiti,
Shpreson me e zgjue fluturim mënija.

E këqyrë: Ndër male po përhapet shkëndija
E lirimit t' Atdheut; mshehtas shëtiti
Kësoll' për kësollë rreth buneve e soditi,
Frymë të re tue shprazun për gjithkahna, hija

E Skanderbegut. Qé ndër djepa rrisin
Nanat e Hotit djelmënin' ushtore
E idhnim n'armikun nëpër gji ju qisin.

E nalt, nder maje, bukuri mbretnore,
Hapi flatrat e mnérshme qi pershndrisin
Me thoj t’ harkuem Shqypeja Arbënore.


Shenim nga Fritz Radovani:
Kjo poezi e Don Ndre Mjedjes, asht shkrue në vitin 1911...
Mungesa e studimit nder shkollat Shqiptare të Figurave të Mëdha të Letersisë së Veriut,
po sjellë si pasojë ngjarjet e ditëve të fundit.

Melbourne, 3 Shtator 2017.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4326
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
PROF. NIKOLL DAKAJ
VIKTIMË E “REVOLUCIONIT KULTURAL”


Imazh
(1920? – 1988)

1967 – Një Shqipni aq e vogel me aq shumë trazime, gati e pabesueshme!
Frenat e shtetit gjithmonë nder duertë e vrasësve injorantë. Po Europa, shka thotë?
– Shkoni në Shqipni e shikoni modelin e “harmonisë fetare”, si aty askund tjeter!
Hapja e Dosjes së Prof. Nikollë Dakës, asht një tregues i saktë i atij “Revolucioni” që ende sot nuk e njeh jo vetem Europa, po perveç Kinës, vështirë se din kush shka u ba?
Në Dosjen e Tij shumë shkodranë do të gjejnë “shumë sekrete” që nuk i mendojnë!!
Perpara arrestimit të dytë kur po zhvillohej “Revolucioni Kultural i 1967” edhe unë e kam njohë Profesor Nikollen, vetem per paraqitje. Një Burrë i heshtun, me një paraqitje të kujdesëshme dhe gjithmonë i gatshem me të pershndetë me perzemersi. Fliste me za të lehtë dhe t’ jepte pershtypjen se nuk e flet një fjalë pa e mendue mirë perpara...
Atë ditë kur asht hapë fjala per arrestimin e Tij, jam kthye me i tregue atë lajm edhe Prof. Gasper Ugashit, i cili u mpij dhe ju mbushen sytë me lot... Nuk e dijshe se janë njoh në Normalen e Elbasanit, ku e kishte drejtue Prof. Karlo Gurakuqi, porsa asht kthye nga Italia dhe e rekomandonte Prof. Gasprin me e ndihmue se asht një “djalë i ri, po me një përgatitje të admirueshme në fushen e Gjuhësisë dhe si perkthyes nga italishtja...”
Prof. Gaspri filloi me dyshue per ndonjë “informacion” të dhanun per perkthimet e Tij dhe, per disa punime që kishte fillue qyshë i rij në Elbasan, po, që ishin të ruejtuna nga Prof. Nikoll Dakaj teper sekret, mbasi nuk perputheshin me zhvillimet e kohës. Ishte në dijeni edhe per konsideraten e Prof. Joklit, kur Prof. Nikolla, ishte 21 apo 22 vjeç i rij...
Nga Profesorët Guljelm Deda, Arshi Pipa dhe Gasper Pali dinte prirjen e Prof. Nikollës në folklor, histori dhe dramaturg me prirje shumë moderne. Shkruente po thuej në të gjitha revistat e kohës me disa pseudonime: Melibeu, Basho Jona, NI, N.D., etj., se landa që botonte ishte e shumtë dhe e njëkohëshme mbrenda Atdheut. Autorë të mëdhaj të letërsisë antike greko e latine dhe asaj italiane prej Homerit, Virgjilit, Horaci, Dante, Petrarka, Leopardi, Karduçi, Manzoni, të gjithë i gjenë në përkthimin mjeshtror të Prof. Nikoll Dakaj, me një gjuhë të pastër e të gjallë e me atë tingullin akustik të Maleve që kanë në origjinal, ku ruhet struktura e vargut, rrima dhe figuracioni i pasun.
***

Poema "Koineja e gjuhës shqipe", u shkrue me një frymë Burrash, me çiltërsi, me vrullin e një shperthimi të mbrendshem, kur “kazma dhe pushka” i rrenonin thëmelet...

Nuk ecën para gjuha me ligje e dekrete,
as me vendime gjuhëtarësh gjysmakë,
që vetë të zbehtë fjalën e kanë të pakë
e s'u shkon as proza, as vargu nuk u vete.

Mjeshtria e fjalës, zotësi më vete,
thithet në vogëli nga gjyshja plakë,
merr turr e rritet, digjet zjarr e flakë
e n'gojë të poetit buron si mjaltë blete.

Fatkeqsisht disa nga veprat e Prof. Dakaj janë zhdukë. Barbari Ramiz Alia, kur po i vente kazmen kulturës Veriut, ngarkoi skilen Jup Kastrati me detyren e njohun tashma: “Kryetar i Komisionit Përzgjedhjes Leteratyrës Fetare Kishtare”, mbasi ia kishte marrë doren asaj punë që në vitet 1950, me shkenctarin At Justin Rrota...
Prof. Nikolla asht e vertetë se studjoi në shkollat e Klerit Katolik, po Prift nuk ishte...
Atëherë pse u arrestue? – Ishte e mjaftueshme kenja Katolik. Kaq i duhej drejtuesit të “Revolucionit” Ramiz Alia në Shkoder, mandej Xhemal Dinat e Musa Krajat plotsonin dokumentacionin dhe zhdukej ajka e kulturës së Veriut perjetsisht. Ndonse, Profesor Nikolla, plotsonte edhe një kusht ma shumë “me kenjen nxanës i At Gjergj Fishtës”!
At Gjergj Fishta, mbasi kishte lexue poezinë "5 Maj" të A. Manzonit të përkthyeme nga nxanësi i vet i apasionuem tek artet e bukura, në mencë gjatë ngranjes së mëngjezit i asht drejtue para të gjithëve i entuziazmuem: "O Nikollë, ma ke kalue!"
Po, Prof. Nikoll Dakaj i këndon Dedë Gjo’ Lulit dhe, asnjëherë nuk harroi At Fishten:

- Sa Osja bashkë e Marash Ucit t'kndohen –
Gjithmon Atmes do t'i rrijë parzmore,
Gjithmotin FISHTËN gjallë e ruen ndër ne,
Valët e Drinit sa t'dynden rrotullore.


Prof. Nikoll Dakaj asht Burri i Hotit, që mbeti deri diten e fundit të jetës Atdhetar!
Madhështia e Tij qendron në paften e bronxit që Trimit i ngjeshej per parzem...

Melbourne, 7 Shtator, 2017.


Nga Fritz RADOVANI:
INGJ. LUDOVIK ZOJZI
(1910 – 1943)


Imazh
Vorrezat Katolike RRMAJI SHKODER


“Kultura asht shpirti i qytetnimit”

Dy çinarë shekullor mbi një stom me emnin e Zef Zorbës, brij lumit Kir, që vazhdon rrugën e tij derisa derdhet në Drinazë brijë Kalasë Rozafat, aty ku janë ledhet e qytetit të vjetër që pjesa ma e madhe janë nën shtratin e këtyne lumenjve, më kanë shtye me pyetë: “Kush ishte Ai burrë, që vuni gurët e qytetnimit mbi këtë stom me emnin Rëmaji?”
Një fushë mbi këtë stom që ma shumë ishte zallishtë me ferra e mrina kishte tërhjekë prej kohësh djelmoçat e rinj për me u argëtue, tue gjuejtë në shenj objektet e mbështetuna në trungjët e këtyne çinarëve.
Këta dy trungje janë koleksionerët ma të vjetër të predhave që janë përdorë në armët e mbajtuna në brezat e qytetarëve të Shkodrës. Një predhë e kalueme andej Zallit të Kirit aty rreth vitin 1840, pat plagosë një ushtar turk i cili mbas pak ditësh pat vdekë. Gjuejtësi i shenjës nuk asht kenë djalë i fisit Ejllori ose Radovani prej Shiroke, por, kjo vrasje padashje i mbet se asht ba prej Pjetër Pal Ejllorit dhe i kushtoi aq shumë këtij fisi, sa prej asaj kohe pasunia, të hollat e tokët e pagueme si damshpërblim nuk u zëvendsuen kurrma në këtë shtëpi. Kjo ngjarje u pat ba shkak me u rrallue ky argëtim në atë vend. Në 10-vjeçarin e fundit të shekullit XIX-të, aty nga 1895, u vendosën disa rrethime mbrenda të cilave ishte një faltore e vogël shumë e vjetër, rreth së cilës filluen me u varrosë qytetarët të cilët nuk kishin tokë ndër vorret e vjetra në fund të rrugës së Badrave, emni i së cilës ka mbetë nga kjo lule që rritët ndër vorre. Hapsina e atij vendi filloi me joshë dëshirën për vendosje të vorreve të reja që janë edhe sot.
Mendja e një shkodrani me emnin Ludovik Zojzi, vendosi përjetësisht mbi atë stom nën ata dy çinarë ato vepra arti që janë sot aty dhe, që thirrën Vorret e Rrmajit. Kapela e atyne vorrezave u projektue dhe u zbatue nga vetë ky ingjenjer. Planimetria e bame prej tij ruhet edhe sot në familjën Zojzi.
- Ludovik Zojzi ka lé në Shkodër, më 23 nandor 1910, në familjën e vjetër të Zojzakëve. Kjo shtëpi njihet për intelektualët e mirëfilltë që i ka dhanë qytetit.
Keli ka përfundue shkollën tregëtare dhe ishte një kangëtar i njohtun si tenor në grupet e muzikantëve të At Martin Gjokës. Zefi, ishte dr. avokat i lauruem në Itali.
Rroku, ishte një ndër etnografët ma të mirë të Shqipnisë, për mos me thanë ma i miri dhe ma i zoti. Ludoviku, mbasi përfundoi Liceun “Illyricum”, më 27 qershor 1928, dhe doli me rezultate të shkëlqyeshme spikati me sjelljen e tij shumë të mirë dhe bani për vedi përsonelin e shkollës Françeskane, i cili e dërgoi për studime në Padova, Itali. Atje, ai nderoi brezninë shqiptare për zellin dhe vullnetin me studjue.
- Më 10 nandor 1933, u laurue me doktoratën e ingjenjerit elektrik, pikërisht, atëherë, kur Shqipnia po bante hapat e para me dalë nga errësina shekullore. Erdhi në Shkodër si profesor në Liceun e Shtetit deri më 1 tetor 1937. Në dy vitet e fundit të qëndrimit në vendlindje ishte edhe ingjenjer këshillues pranë Bashkisë së qytetit. Në vitin 1937, emnohet Drejtor teknik i Drejtorisë së Përgjitheshme të PTT në Tiranë, punë të cilën e vazhdoi deri më 15 shtator 1943, ditë në të cilën sapo delte nga shtëpia me shkue në punë, u vra pabesisht nga komunistët e Tiranës. Kuptohet thjeshtë arësyeja, një ingjenjer shkodran, katolik, i lauruem në Padova, familje intelektuale që nuk ishte pajtue me komunizmin, indiferente ndaj lëvizjes nacional-çlirimtare ashtu si pjesa ma e madhe e Shkodrës që etiketohet shpejt nga grupet komuniste: “..agjent, fashist, bashkëpunëtor i okupatorit e i klerit, spijun e trathtar ..” Këtë fat të zi pat edhe Dr. Ingj. Ludovik Zojzi në moshën 33- vjeçare, i formuem dhe i paisun me kulturën e shëndoshtë bashkohore.
Ingj. Ndoc Naraçi, i cili e ka njohë afër Ludovikun, mbasi ka punue me té në Tiranë, më tregonte aty nga viti 1989 se arsyeja e vërtetë e vrasjës së tij asht kenë kërkesa e komunistëve, që ai me bashkëpunue me ta, gja të cilën Ludoviku nuk e ka pranue. PTT e Tiranës ishte një ndër qendrat ma aktive të grupeve komuniste, prandej ata që nuk ishin të lidhun me këta grupe, mendoheshin të rrezikshëm për punën e tyne, duheshin “çëruar”.
Kjo dokumentohët nga gazeta “Zëri i Popullit”, datë 3 dhetor 1959, në artikullin e Qeverim Çelit, ish anëtar i grupit komunist të PTT-së, i cili shkruan: “...Suksesi që arritën grevistët e Drejtorisë së Përgjithëshme të PTT-së, bëri që edhe punonjësve të tjerë t’u shtohej besimi në Partinë Komuniste dhe në udhëheqjen e drejtë të saj. Nga radhët e këtyre grevistëve u organizuan më vonë guerilet, që përlanë spiunin dhe armikun e popullit Ludovik Zojzi.” Ma poshtë shënohën edhe autorët e këtyne veprave të “suksesëshme”, organizatorët dhe kriminelët gjakatarë. Ja si vazhdon artikulli: “...Në atë kohë në Drejtorinë e Përgjithëshme të PTT-së, punonin shokët: Adil Çarcani, Fiqrete Shehu, Nikolla Profi, Mustafa Qilimi, Ilo Panduku dhe të tjerë organizatorë...”.
Cili nga këta kriminelë analfabetë mund të duronte mbi kokë një ingjenjer të lauruem në Padova të Italisë? Kush nga këta fanatikë mund të shihte me sy një ish student të gjimnazit të Fretënve, apo ish nxanësin e shkollës së Jezuitëve të Shkodrës, kur detyra e këtyne grupe vagabondësh ishte shkatrrimi e shqymja nga faqja e dheut e bazave të kulturës Europiane?
Çfarë menduan për 50 vjet kokat e mykuna me idetë marksiste-leniste e stalinjane, të edukuem antishqiptarë ndër çerdhët e imoralitetit të komunistëve jugosllavë, që vetëm dinin me vra, dhe përshëndetëshin çdo mëngjez me parullat “plumbin ballit Atdhetarëve. Atentati kundër Ludovik Zojzit, ishte fillimi i terrorit komunist kundër inteligjencës Shqiptare që ishte formue në shkollat Përëndimore, ishte atentat kundër Evropës së kulturueme, ishte zbatim detyre ndaj mësuesit jugosllav, ishte betim për trathtinë e madhe kombëtare që po bante Partia vëllavrasëse Komuniste e Shqipnisë, kundrejt Popullit të vet Shqiptar!
Kryqat e Vorrëve të Rëmajit ishin ngacmues për nervat e fanatikëve antikatolikë komunistë. Shumë herë u projektuen plane e platforma mashtruese gjoja për ndërtime të reja, vetëm si me i shkatrrue ato vepra arti që kishte projektue dhe zbatue shkodrani Dr. Ingj. Ludovik Zojzi. Sa herë kalonin udhëheqësit e Partisë së Punës andej pari përshpërisnin nën za: “Akoma, këta këtu?!”...
Ishte gjoksi i atdhetarit Gjon Kamsi, ishte Gjikami, vëllai i gjakut të Luigj Gurakuqit që nuk i tutej syni para askujt, veç, shtërngonte nofullat e i thonte hasmit: “ JO! Nuk guxoni me prekë këtë tokë se asht e bekueme me gjakun e Atdhetarëve që kanë punue dhe vdekë për Shqipni! Nuk guxoni me luejtë eshtnat e lyeme me Bagmin Shenjtë të Filip Shirokës, Kol Idromenos, Simon Rrotës, Hil Mosit, Kel Marubit, Don Ndre Zadejës, Dr. Federik Shirokës, Dr. Gjon Saraçit, Prenkë Jakovës, të Kakarriqit, Muzhanit, Topallit, Serreqit, Dedejve, Prelejve, Prennushve etj. që janë kenë gurët e thëmelëve të qytetit!”.
50 VJET PERPARA...1967
E dogjën një natë at Kapelë vorrezash të mbetun shkret... e dogjën një natë çatinë nën të cilën ishin Bekue sa e sa Shqiptarë qyshë në rrethimin e Shkodrës, të vramë nga gjylet e malazezëve... me mauzerrët ruse... e dogjën një natë bashkë me tavolinën ku dora e Bekueme e Meshtarëve freskonte Shpirtnat e sa vetëve që nuk vdisnin, por plasnin, se mbas atij muri rrethues të atyne vorrëve ata kishin të tretun nën pleh, pa një shenj tek koka, Loçkat e zemrës të varruem nga plumbat e komunistëve gjaksorë!
E dogjën një natë, se, mendonin se nën atë çati, ruhën vizaret e kulturës kombëtare!
E dogjën një natë, se, mendonin se ashtu bahët pluhun e hi fara e qytetnimit Shqiptar!
E dogjën një natë, se, kujtuen se do të rrëzohën edhe shtyllat, simbol i martirizimit!...
E dogjën një natë ashtu si librat e bibliotekave të Françeskanëve dhe të Jezuitëve!...
E dogjën një natë ashtu si shkollën ku mësonte Fishta, Harapi, Zadeja, Prennushi, Kurti, Nika.... E dogjën një natë se vrasësit kanë frikë vetëm nga vdekja!
E dogjën një natë se shumë larg u dukej se nëpër zhuri të Zallit të Kirit, përplaseshin tingujt e një kumbone që binte në një anë edhe nën dhé... e do të lajmëronte ringjalljen! E dogjën një natë, por, harruen se, thëmelet e Krishtënimit nuk prishen dhe as nuk digjen!
E dogjën një natë, por, harruen se mbi ato shtylla asht ende tymi i kemit, djegë në Lavdi të Zotit! E dogjën një natë, por harruen fjalët e Meshkallës, se “ka dymijë vjetë që digjni Ungjillin!”
E dogjën një natë, por, harruen se nën atë tokë vlon gjaku i Ded Gjo’ Lulit me shokë!
E dogjën një natë, por, harruen “me djegë” edhe Don Simon Jubanin!
Melbourne,22.IX.2017.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4326
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Prof.SIMON RROTA NUK I VJEN KURRMA SHKODRES!, Posted 29 Shtator 2017, 19:58
Nga Fritz RADOVANI:
AT MATI PRENNUSHI O.F.M.
SOT NUK KA AS VARR !

AT MATI PRENNUSHI O.F.M.
Imazh
(2 TETOR 1882 – 11 MARS 1948)

1911: DEDË GJO’ LULI DHE AT MATI PRENNUSHI KU I KANË VARRET ?
Përveç dokumentëve historike të botueme të asaj kohe, fotografive etj., në revistat “Leka”, “Hylli i Dritës”, etj., shkruen edhe Stephen Schwartz, në Albanian Catholic Bulletin, 1994, vol. XV, fq.150, University of San Francisco: “On March 24, 1911 the Albanian double-headed eagle flag was raised for the first time in five centuries since the death of Scanderbeg. The flag was raised on the top of Deçiq mountain, near the toën of Tuzi. It had been wrapped and secretly carried from Shkoder by Franciscan Father Mati Prennushi under his religious habit.”; dhe, e përkthyeme shqip: “Më 24 Mars 1911, pesë shekuj mbas vdekjes së Skënderbeut, për herë të parë u ngrit Flamuri Shqiptar me shqiponjën dykrenare. Flamuri u ngrit në maje të malit Deçiq, afër qytetit të Tuzit. Atë e solli në mënyrë të fshehtë nga Shkodra, Françeskani Padre Mati Prennushi, i cili e kishte palosë nën zhgunin e tij.”

1911: Kur At Mati PRENNUSHI asht Famullitar në Gerçë, shkon Imzot Lazër Mjedja dhe organizojnë takimin historik ku përpilohet dokument i randsishëm: “Memorandumi i Gerçës”, më 23 qershor 1911, që i prinë ngjarjës së madhe të Pavarësisë Kombtare në Vlonë, më 28 nandor 1912. Ky Memorandum u shkrue në gjuhën frenge nga atdhetari Luigj Gurakuqi. Memorandumi u përpilue nga Imzot Lazër Mjedja, Luigj Gurakuqi, At Mati Prennushi, At Buon Gjeçaj, dhe asht nenshkrue nga: Sokol Baci i Grudës, Ded Gjon Luli i Traboinit të Hotit, Dedë Nika Bajraktar i Grudës; Dodë Preçi Bajraktar i Kastratit; Tomë Nika i Shkrelit, Col Dedi i Selcës Këlmendit; Lul Rrapuka i Vuklit të Këlmendit; Llesh Gjergji, Bajraktar i Nikçit; Gjeto Marku i Hotit; Mehmet Shpendi, i pari i Djelmënisë së Shalës; Martin Preka i Shkrelit; Prelë Marku, Bajraktari i Shalës, Avdi Kola Bajraktar i Gimaj, Nik Mëhilli i Shllakut, Pup Çuni Prekalor, Binak Lulashi Toplanas; Bash Bajrami Bajraktar i Nikajve dhe Bec Delia.
8 JANAR 1948: At Mati PRENNUSHI, Provinçial i Françeskanëve të Shqipnisë, mbas 16 muejsh hetuesi, pa pranue asnjë akuzë dënohet me vdekje. Në fjalen e fundit në gjyqin e mbyllun në mencen e Kuvendit Fretenve në Shkoder tha:
“Tash e disa shekuj na kanë ngulë ndër hûj e na kanë varë n’ konop ata që nuk deshten as fenë as kombin, por e kemi thirrë vedin gjithmonë katolikë Shqiptarë të Gjergj Kastriotit. Kemi jetue gjithmonë me popullin si në luftë, si në paqë. Në luftë me turkun e me shkjanë, sepse njani na mbante në robni e tjetri donte me na përpî. Ndërsa na nuk jemi nda kurr prej popullit, por jemi përpjekë me e mësue e me i dhanë atë kulturë që ka Evropa e mos me u dallue për keq prej të tjerëvet.
Na kemi hapë shkolla Shqiptare e nuk kemi dallue ndër to as katolikë as myslimanë, mjaft që populli Shqiptar të ecin në rrugën e Zotit.” *Marrë nga Fjala, simbas z. Eugjen Merlikës. Zgjodhi z. Nikë Palkola, Kllezën, Ulqin, tash në New-York, Amerikë.
Botue në Revistën “Buzuku”, nr. 18, faqe 19, me 22 tetor 2005, Ulqin.

11 MARS 1948: Në orën 05.00, në Zallin e Kirit Shkoder, me një grup Atdhetarësh
PADËR MATI PRENNUSHI, para pushkatimit tha:“Jam i pafajshëm, po vdes në krye të detyrës s’eme. Rroftë Krishti Mbret, Rroftë Papa, Rrofshin Katolikët, Rroftë Shqipnija!
U bëj hallallë gjyqit dhe ato që do të shtijnë mbi trupat tonë të pafajshëm!”
(Dosja 1302, Arkivi i Ministrisë së Punëve të Mbrendshme Tiranë, 1998.)
Melbourne, 1 Tetor 2017.


Nga Fritz RADOVANI:
PROFESOR SIMON RROTA
NUK I VJEN KURRMA SHKODRES !

Imazh
PIKTORI SIMON RROTA
(1887 – 1961)

130 VJETORI I PROF. SIMON RROTA... NA KUJTON !
■Artistin e madh të piktures në Shkoder, Qytetarin model të Kështjellës plakë Rozafat, Mësuesin e perkushtuem të rinisë Shkodrane, Etnografin e kultures sonë kombtare, Historianin e saktë të ngjarjeve të lavdishme, Prindin e kujdesëshem aty ku mungonte dhe, skalitësin e papersëritshem të edukatës dhe moralit Europjano – Përendimor.
Shqipnia me Malet e fushat e Saja kreshnike ishin Shpirti dhe jeta e Veprave të Tij...
Penelat nder duertë e Tij vezullonin si fijet e mëndafshta të rizave të papersëritshme dhe tingllonin mbi shkrepa të Maleve si çakçirët e trashigimtarëve të pathyeshem të Viseve të Lekë Dukagjinit dhe Herojve të pavdekshem të Gjergj Kastriotit. Ata penela trokisnin nder dyertë me harqe guri të Shkodres, ku ruhej ajka e vjeter e kostumeve të lashta Ilire...
■Profesor Simoni asht lé në Shkoder me 23 Tetor 1887. Asht shkollue po në qytetin e lindjes nder Françeskanë, ku edhe asht zbulue talenti i Tij në artin e pikturës. Njohja me piktorin Kol Idromeno i jep shtysen me vazhdue Akademinë e Arteve të Bukra në Brera, Itali, deri në vitin 1920. Gjatë asaj kohë vizitoi Francën dhe Austrinë, pra të tri mbretnitë e njohuna të artit Perëndimor, ku u brumos me kulturën e artit moderne.
Mbasi perfundoi studimet per pikturë para se të kthehej në Shqipni, u martue atje, dhe krijoi një familje model, gja që e pasoi edhe nder të gjithë trashigimtarët e vet.
Ka banue në rrugen Badra, per të cilen shkruen në librin e Tij “Rrethimi i Shkodres” romancieri i parë Shqiptar Don Ndoc Nikaj, në vitin 1913 kur tregon se: “Rruga ma në shej nga malazezët kur gjuenin me gjyle... Ishte rruga Badra e Shkodres...” Ishte pra, ajo rrugë ku, jo ma larg se 100 ml. jam le dhe rritë e njohë me Profesorin tim...
■Me hapjen e Gjimnazit Shtetit në Shkoder në vitin 1922, nder të parët edukator të atij gjimnazi asht edhe Prof. Simon Rrota, dhe që vazhdon profesionin e mësuesit të vizatimit në Shkollen Pedagogjike deri në pak kohë para se të mbyllin edhe jeten e Tij prej edukatori të nderuem dhe të palodhun me 27 Janar 1961.
Profesori ka lanë vepra që me dinjitet perfaqsojnë me saktësi Rilindjen Shqiptare, tue i perjetsue karakteristikat e saj në veprat e Tija të historisë kombtare, etnografike dhe gjithmonë të shprehuna me një frymzim origjinal. Ka lanë shumë vepra në vaj, karbon, lapsë, akuarel dhe kryeveper e Tij mbetët boceti i vepres ma të madhe që ka zbatue në vaj “Vuemja e Gurit të Parë” në Kishen Katedrale të Shkodres, në 1958.
■Kjo asht nder të paktat vepra që ka shpetue pa u zhdukë nga “Revolucioni Kultural 1967”. Sejcili penel aty asht i lidhun me një nga episodet e Historisë së Shkodres.
E, pa u gabue aspak mund të them se Prof. Simoni per nga saktësia nder veprat e Tij nuk i lente asgja mangut vllaut të vet, shkenctarit gjuhësisë sonë At Justin Rrotës.
Prof. Simoni ishte një mjeshter i papersëritshem në punimet me lapsë dhe karbon. Kujtoj njëherë që me mori në shtëpinë e Tij dhe më tregoi një dosje me disa vizatime. Edhe sot ruej në kujtesën time një punim me karbon “Borë në Rrmaji”, ndersa nder punimet me vaj pikturat e prindve të Tij me kostumet e vjetra shkodrane, mbesin një thesar i etnografisë Shqiptare, tue mos harrue asnjëherë veshjet malësore dhe ato zadrimore, që të duket se në gjokset e tyne nuk janë pikturue por janë montue vargjet e monedhave të arit me motivet e mbrekullueshme kombtare të qindisuna nder ta.
■Veprat e Profesor Simon Rrotës janë gurtë e themelit të veshjeve tona kombtare, dhe asnjëherë nder ta nuk ndeshet njeriu para dyshimit, mbasi saktësia ishte gjithshka e paraqitun me aq mjeshtri dhe dashni nga Piktori i madh i Shkodres nder ato piktura.
Atëherë kur shkolla Pedagogjike e Shkodres ishte ba streha e studentave “Mëkatnorë të deklasuar”, asht një mësues që mendon per me shpetue jeten e sa të rinjëve nga rrugët e vështira e plot rreziqe nder skajet ma të largëta dhe të humbuna të Shqipnisë komuniste, e Ky asht Prof. Simon Rrota. Atje ku rinia shkodrane shkonte me perhapë “driten e partisë”, nuk ishin vendasit që mendonin me ua ba keq, sa ishte “motivacioni i dosjes së degës së mbrendshme” të Shkodres që i ndiqte mbrapa deri në vdekje.
Kam pasë fatin në vitin 1953 me kenë nxanës në shkollen pedagogjike dhe me pasë një Mësues dhe Prind shumë të Nderuem dhe fisnik, që më dha i pari në jeten time, “mjaltin e ambel” të artit të bukur të pikturës, kryesisht në gjininë e grafikës me bojë kine “bardh’e zi”, e Ky ishte pikrisht Ai Burrë që kalonte perditë para shtëpisë sime, e që porsa fillova me marrë mend, unë ishe krenar kur Ai më pershëndette me aq perzemersi... Ishte Prof. Simon Rrota...që banonte në atë shtëpinë karakteristike, me një pullaz thik, që të dukej ma shumë se ishte ndertue me perballue boren e madhe, sesa nga vetë shija e veçantë artistike e arkitektit që jetonte nen kulmin e saj.
Sa fillonte pranvera, Prof. Simoni ishte gjithnjë në një copë të vogel toke ku me capin e tij ringjallte gjelbrimin e shermashekut e të shemshirëve rrethues të shtëpisë.
■Ishte një mbasdreke kur na thirri në sallen e vizatimit të shkollës mue dhe Dorotea Serreqin, kishim të dy kaligrafinë e bukur e biografinë... (nuk po shkoj ma gjatë).
U ulëm në një tavolinë ku ishin disa copa kallami me pambuk të lidhun ndër maje. Në mungesë të brushave kishte përgatitë ato copa kallamash për me shkrue me to. Kujtoj si tashti fjalët e Tij: “Për shka po ju tham mos i tregoni asnjë njeriu, ju kam thirrë me ju mësue me shkrue bukur mbasi të dy keni kaligrafinë e bukur, por due me ju mësue me shkrue “parulla”, mbasi tue dijtë me shkrue parulla kanë me pasë nevojë për ju, e keni me kenë të kërkuem, mbasi komunizmi nuk asht gja tjetër veç propagandë!” ... Profesori, nuk ishte i pakujdesëshëm në të folun, njihëj mirë me familjët tona. Kjo ndihmë bujare e Tij shoqnue me një dashni prindore të pakufi mue më ka shpëtue jetën, prandej edhe i jam mirënjohës... Kur nxanësit e Tij i kanë shkrue këta rreshta kanë dashtë me shprehë një moment fantazije fëminore, por kanë thanë një të vërtetë:
Deri sa të sillet bota,
Edhe hyjt’ rreth rruzullimit,
Do të rrnojë Simon Rrota,
Profesor’i vizatimit!

***
Muzeu i Shtetit në Shkoder asht kenë një shtëpi e dytë e Prof. Simonit, ku gjithnjë mendonte e punonte si me mujtë me nxjerrë nga podrumet e errta “materialet” e At Shtjefen Gjeçovit dhe dijetarëve të tjerë, që mykeshin e po kalbeshin vetem se ishin kenë pronë e muzeumeve të gjimnazeve të Françeskanëve apo Jezuitëve në Shkoder.
■Në ballin e një shkalle më pat dhanë me shkrue një citat të Gjergj Kastriotit. E kishte të ruejtun që nga punimet e para të Buzukut, botue në “Hylli i Dritës”... Kujtoj në Muzeun e Shkodres një punim me vaj, ku një malsor po i jepte me pi ujë kalit tek Ura e Mesit. Nder të gjitha veprat e Tij shihet kujdesi per të tregue landen e veshjes, tue fillue nga rizat e mëndafshta, sumllat metalike të xhamadanave, brandavekët e grave shkodrane, çakçirët e malësorëve, ksulat e leshta të fshatarëve e gurët e pathyeshem të Rrozafës.
Do të shkonte njëditë në Kala Rozafat me drejtorin e muzeut, Vasil Llazarin dhe disa puntorë, një natë perpara erdhi e më ftoi me shkue me ata. Ishte vizita e parë me një dijetar të vertetë në Kështjellen Rozafat. Kur arrijtem atje nalt më çoi tek një beden guri nga Veriu ku shihej Shkodra, Kiri, Drini e deri larg malet rrethuese... Aty më shpjegoi: ■“A sheh një dishka që nuk e ka rreth vetes asnjë Kështjellë në Botë, nga Veriu dhe Lindja të dy Xhamijat dikur ishin kenë Kisha, si kjo e Selvisë dhe ajo e Plumbit...turqit i shkatrruen... ndersa, atje poshtë perballë Urës së Bunës, pak meter mbas thertores së vjeter, asht një hark që dimnit mbytet n’ujë, asht dera e një Kishës nga Perëndimi që lidhej me një tunel që vinte deri tek kjo shpellë, që na e kemi këtu krejt pranë, e në rasë rreziku kur rojet e Kështjellës rrethoheshin nga ushtria turke, Shqiptarët uleshin neper tunel, hynin në Kishë dhe prej aty, me lundra e barka iknin naten neper liqenin e Shkodres, në drejtim të Veriut nder Male e bashkoheshin me malësorë. Ndersa, nga Jugu asht Kisha e Zojës së Këshillit të Mirë, Kisha shekullore, që kujtohet Mbrekullia e Figures së Zojës në 1467...Edhe Ajo në vitin 1913 u gjuejt me top nga malazezët dhe kishte nalt kompanjelin e këputun...Ndersa Kisha, perballë nesh këtu në Kala asht e pesta në qender të kater të tjerave poshtë, që ruejnë të paprekuna tash sa shekuj Kështjellen dhe Qytetin tonë të bukur e heroik po, edhe të martirizuem të Shkodres...”
Në vitin 1969 në Shtëpinë e Kulturës së Shkodres, drejtori i saj agjent i sigurimit Angjelin Kumrija, më pat zhdukë disa vepra në dhomen e piktorit Ferdinand Paci. Më vjen keq shumë per dy nga portretet e punuem me një pasion të madh prej meje, që i pata punue per ekspoziten personale të vitit 1966, Portretin i Prof. Simonit dhe Ai i piktorit Zef Kolombi, një tjeter kolos i artit pikturës në kujtimet e mija per vlerat e Shkodres!
Në këte 130 vjetor nuk dij a do të kujtohet Bashkia e Shkodres per Prof. Simon Rroten!
■Fjalët e Atyne dijetarëve që patëm fatin me njohë në vitet e rinisë, na nguleshin nder tru e ndoshta, “Ata ishin shinat që Mësuesit tanë na dhanë drejtimin e gjithë jetës!”
E pra, unë nuk jam i vetem që u rrita e mësova nga Profesori i Madh Simon Rrota, e prej Tij ndoshta... jam ky që jam, po, piktor jam vetem nga i paharrueshmi i rrugës Badra: Piktori Simon Rrota, që nuk i vjen kurrma Shkodres...

Melbourne,6.X.2017
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4326
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
PSE NUK KA KALENDAR MARTIRËSH ?!

Imazh
1943,13 TETOR, ORA 13. 13’ BOMBARDOHET TIRANA !

■503 PERSONA HUMBIN JETEN... E VRASJET VAZHDOJNË...
■DERI KUR NË SHERBIM TË “HARRESËS”?!!
Po Atdhetarët që dhane jeten per Atdhe, sa data kanë që duhen kujtue?!
Në Shqipni..., a ka mbetë kush që i bjen nder mend per Ata ?!..
Lexoni këto data dhe Emna vetem per muejt Tetor, dhe mendoni a duhen kujtue ?!
1945
1 Tetor 1945 Dënohet Don Nikoll Kimza 10 vjet burg e punë të detyrueshme.
Tetor 1945, At Papa Pandi mbytet në tortura në Korçë. Ishte rreth 30 vjeç.
1946
10 Tetor 1946 Arrestohet Don Mark Bicaj, dënohet me 15 vjet burg, po vdes nga torturat... 11 Tetor 1946 Arrestohet në Dukagjin At Karlo Serreqi, 35 vjeç, dënohet me dënimin e burgimit të perjetëshem...Vdes në burgun e Burrelit me 4 Prill 1954.
25 Tetor 1946 Arrestohet Don Ndre Simoni...
26 Tetor 1946 Arrestohet Don Jakë Zekaj, 40 vjeç, dënohet dy vjet burg...
27 Tetor 1946 Arrestohet në Tiranë Don Shtjefen Kurti, dënohet 15 vjet burg. Mbasi u arrestue prap në 1969, se “kishte Pagzue një fëmijë”, pushkatohet me 29 Shtator 1971.
27 Tetor 1946 Arrestohet At Pjeter Mëshkalla në Tiranë, dënohet 15 vjet burg. Kur po zhvillohej “Revolucioni Kultural i 1967”, arrestohet prap dhe dënohet 10 vjet burg...
28 Tetor 1946 Arrestohet At Pashko Gjadri, dënohet me 8 vjet burg e punë të detyrueme.
28 Tetor 1946 Arrestohet At Mëhill Troshani, dënohet 8 vjet burg e punë të detyrueme.
31 Tetor 1946 Arrestohet në Korçë Papa Josif Mihali, dënohet me 5 vjet burg dhe me daten 26 Tetor 1948 kriminelët e mbysin, tue zhytë në balten e kënetës së Maliqit...
1947
22 Tetor 1947 Arrestohet At Buon Gjeçaj, dënohet me 5 vjet burg e punë të detyrueshme.
1958
20 Tetor 1958 vdes Don Matish Lisna i helmatisun.
1967
4 Tetor 1967 Arrestohet At Gegë Lumaj, dhe dënohet së dyti me 10 vjet burg...
1968
16 Tetor 1968 Kardinali polak Vojtila zgjidhet Papa i 284, me emnin Papa Gjon Pali II.
2003
11 Tetor 2003 E Lumja e Parë Shqiptare Nanë Tereza e Kalkutës (1910 – 1997)
■”HARRESA” ringjallë... Po, edhe ripersëritë historinë!

Melbourne, 12 Tetor 2017.


Nga Fritz RADOVANI:

23 TETOR 1871 ASHT LE AT GJERGJ FISHTA

Imazh

FERRAT TREGOJNË SE KËTU ASHT LE I MADHI POET...

HISTORINË E VERTETË TË VERIUT KERKONJE NDER FERRA!..
Asht kenë një thanje e moçme: “Asht e vështirë me gjetë me mend shka bahet pa mend!”
Livadhet e kodrat e Zadrimës apo të Bregut të Bunës, aty – këtu të ndame nga lumej aq të rrembyeshëm e t’ egjer si gjarpij që, pa pikë dhimbje të marrin gjak në vetull, janë të pafund derisa në mbramje dielli u thotë me shumë dashni: “Ma bafshi atë natë të mirë!”
Tokat e bukës të duket se prodhojnë bereqet e shka i lypë sofra rrumullake stajanicave që pa lindë dielli, kanë vue nder çarranikë sahanat e qumshtit të mjelun pa dalë drita.
Aty kur dielli ka perfshi rruzullin të sheh syni ndonjë portare që hapet e çobajtë, kah ju prijnë bagtive aq të dashtuna me zagart ase rojet e natës t’ atyne krahinave...
Vetem pemët me degët e varuna prej frutash ishin kufijt e tokave të tyne, ku dora e njomë e ndonjë fëmije ua lagte gojen e thame nga rrugët e largëta ndonjë udhtari, që me aq andje vrojtonte se me sa kujdes gjithshka dukej se asht vue nga dora e njeriut.
Shpesh ngjante që Burrat e atyne krahinave të ulun nder hijet e atyne frutave, harronin shka kishin mbi kokat e veta tue ndrrue kutijat e duhanit e tue dredhë cigare. Mështetë per trungun e pemës që bante hijen ma të madhe ishte ma plaku me llullen e vet, që ia kishte lanë gjyshi kushedi sa vite perpara, kur bisedonin per ligjët e kanunit të Maleve.
Shpesh ka ngja që shishja e rakisë së rrushit besa, ka zevendsue edhe ujin e prronit...
Pranvera ua shpervjelte mangët e këmishave dhe kamcat e brakeshave. Shamija e kokës ua pritte rrezet djegëse të diellit, kur i grahnin pendës së qeve me livrue arat pjellore.
Vetem kësulat e bardha kujdesëshin per trunin e atyne brezave që bulonin nder ata kodra e fusha të bukra, ku asnjëherë nuk mungonin lulet e freskëta si t’ ishte pranverë. Ishte fyelli dhe brisku i çobanit që zbuste edhe gjarpijtë e pabesë t’ atyne kaçubave, ku shpesh mëshefeshin trishtilat e bukur e mullizezat e dimnit, me të cilat argëtoheshin fëmijët e atyne krahinave, tue gjuejtë me lastika gushakuqat e shkretë... Dikund, pak ma larg, një fëmijë thërriste: “O Nanë, eja se më ka hy një ferrë tek kamba!..” E ajo, ulte buljeren e ujit e vraponte, me i hjekë ferren me gjylpanen që kishte në xhamadan...
Në mengjes, drekë e darkë mbasi camerdhokët e vegjel rreshtoheshin tek sofra e tyne e rrumullakët, ku i priste psheshatamli dhe luga e vogel e tyne, banin Kryq dhe fillonin me ngranë, “shka u kishte dhanë e falë i Madhi Zot !”... Papritmas shpesh kriste e qeshuna, mbasi ma i madhi nder ta, kishte mendue edhe gzimin që sjellë sofra e perditshme...
Sa e bukur dukej ajo dhomë me atë sofer ku fëmijët shtoheshin perditë! Pak ma andej, ishte edhe vatra me zjarrin e ndezun ku ma plaku e rrëmonte me mashë prushin që nuk i mungonte kurr atyne dhomave të pritjes, që sa hynte një mik, mbi zjarr shtohej një cung, e karrshi t’ zot të shtëpisë shtohej një stol dhe një gotë, që mbushej plot me raki, tue ia vue Mikut perpara dhe tue i urue: “Mir’ se pruni Zoti e, mirëse erdhe...!”
***
1871 “Mir’ se të pruni Zoti, e mirë se erdhe o Zefi i vogel... E kjofsh me jetë!” – Ishin fjalët që Zefit foshnje, i uruene mërritjen në Prakun e shtëpisë, në Fishten e Zadrimës bash atë ditë me 23 Tetor 1871...tek Ndok Simon Ndoci dhe Prenda e Lazër Kaçit.
Zefi i vogel tue u rritë, e kaçubat e ferrave tue u rritë edhe ma fort se Zefi.
Besa, Zefi, as nuk ua pat friken ferrave, madje, edhe kambët gjithmonë i mbajti zdathë, veshi edhe zhgunin e Shën Françeskut, e ku ishin kaçubat ma të mëdha me ferrkuqe, aty shkonte e vente kambën... Ata there, Ky bjeri Lahutës, ata there, Ky bjeri Fyellit, ata there, ky ban vjerrsha... Ata there, ky ço peshë Male e fusha... Ata there, Ky shkeli me Sandalet e Fratit, ata there, Ky rrahi në Konop të belit, ata there, Ky hypi në “gomarin e Babatasit, e shetiti nder parlamente t’ Europës... Ata there e shembi shtëpijat jo vetem Gjergjit, po edhe Atij Luigjit Gurakuqve e Prekë Calit në maje të Vermoshit, e Ky shiko me habi ku ka vojtë Shqipnia nga shegertat e “Ballkanit Perëndimor” që i patne dhunue edhe Flamurin, me “yllin e kuq” të serbit gjakbasë, kur i pat hy pabesisht mbas shpine.
Ata there, e Ky Lut Zotin per Shqipni!
Ata there, e Ky rritu me Lisat e Alpeve Tona...
Ata there, e mbuloje edhe me Ferrat e Rrëmajit...
E Ky, i mështetun per Dy Çinarët... I drejtohet Gjergjit Kastriotve që i pat falë Emnin:
Bash atë ditë të bukur Qershori të së 13 vjet të Shekullit shkuem, kur mbi kompanjel të Kishës së Vet, së ciles, Ai i kushtoi gjithë jeten, në Gjuhadolin e Shkodres plakë i Këndoi... “Porsi fleta e Ejllit t’ Zotit
Po rrehë Flamuri i Shqypnis,
E thrret t’ bijt e Kastrijotit
Me u mbledhë tok nder çetë t’ ushtris.
Bini, Toskë, ju, bini Gegë!
Si dy rrfé, qi shkojn tue djegë!
A ngadhnjyes’ a t’ gjith deshmorë!
Trima, mbrendë! Me dorë! Me dorë!
Per mbas Flamrit t’ vet Shqyptari,
Kur rrokë armët per t’ drejta t’ veta,
Atje lufta ndezet zhari,
Atje anmiku vehet m’ t’ leta.
Bini, Toskë!...
Mbi njatë Flamur Perendija
Me dorë t’ vet Ai e ka shkrue:
“Per Shqyptarë do t’ jét Shqypnija;
Kush u a prekë, ai kjoftë mallkue!”
Bini, Toskë!... “Hymni i Flamurit” vazhdon…
Në 1946, Kuvendi u kthye në burg, Në 1967 Kisha u shkatrrue e Kompanjeli u shem!
Varri At Gjergjit u boshatis... Pritet tashti edhe shemja e shtëpisë së Tij …

Melbourne, 21 Tetor 2017.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4326
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
DANIEL GAZULLI
DHE “SOFRA E MADHE” E ADRIATIKUT

Imazh
DETI ADRIATIK

12 NANDOR 2012... 5 VJET...
Shumë vite perpara kishe ndigjue nga pleqtë per këte “sofer”. As nuk e kishe idenë e madhsisë së saj e, sa per thellësi, as që më shkonte mendja, veç me dashtë me rrejtë!
E se, do të vij dita me shkrue per Te, as kjo nuk me ka trokllue kurrë nder tru!
Rrezet e prarueme të diellit mbi siperfaqen e Adriatikut i kam adhurue gjithmonë…
Po, asnjëherë nuk kam mendue se ku mund të depertojnë ato rreze që vezullojnë si ari.
Në dukje të rrenë mendja se jemi para një misteri ! – Jo, jo... Sa ma shumë të mendojnë njeriu per Jeten e Pasosun, aq ma pranë je afrue nder misteret e fundit të “Detit”...
Një “sofer” gjithmonë e shtrueme me sofrabeza ku janë ma të bukrit! Lulet e freskëta të joshin me ngjyrat e veta dhe aromen që shperthen pa da... Sejcili asht në vendin e vet.
Në vitet e para mbas Luftës së Dytë Botnore, kryet e vendit e zune kolosët e letrave të Gjuhës Shqipe, ngjitë me At Gjergj Fishten, Don Ndre Mjedjen, Imzot Luigj Bumçin, dhe Don Gjon Gazullin, Burra të njohun per kah dija si: Don Ndre Zadeja, Don Lazer Shantoja e Don Nikoll Gazulli... Nuk mungonin dijetarët tjerë që u vranë per kulturen e Tyne Perëndimore Europjane në drejtësi, ekonomi e ku nuk të shkon mendja...
Fisi i njohun i Gazullorëve asht nder Ato sofra njëherit me Gjergj Kastriotin... Asnjëherë nuk asht shkëputë prej “Beslidhjes së Tij”, po vetem, shka i ka shtue Burra Asaj sofer.
Nder vitet e fundit ishte Prof. Arshi Pipa që u rreshtue me Ata dijetarë të nderuem.
Ai kishte një peng të madh në zemer, derisa shkoi me takue vllaun e vet Muzaferin.
Ndoshta, shkuemja e Prof. Arshiut në sofren e Adriatikut, kje një kujtesë edhe per një nga Miqtë ma të mirë dhe të dijtun që pata fatin me u lidhë nder vitet e fundit...
Ky ishte Daniel Gazulli (4 Tetor 1943 – 12 Nandor 2012).
Ata që e kanë njoh besoj e kujtojnë menjëherë sa ta shohin të rreshtuem me Gazullorë!
Shkuemja e parakohshme e Danielit në sofren e madhe të Adriatikut, edhe pse Ai atje po ban pesë vjetë që na la, prap sot më duket e pabesueshme! Në një artikull perkujtimor ndoshta, nder të fundit, Danieli pyet: “Po Atyne, kush do t’u vejë kunorë?”...
A mos i ndjente zemra Danielit, se mbas pak ditësh do t’ ishte edhe Ky pranë Tyne ?!
As atëherë, as sot, nuk due me e besue këte fatkeqsi per zonjen e Tij dhe kulturen tonë.
Danieli nuk e kishte vendin atje, edhe pse në Shqipni sot nuk e gjenë një sofer per Te!
Danieli vertetë trashigonte edukatë dhe kulturë, po përgatitja e Tij ishte një model i pashoq i kulturës Europjane Perëndimore, gja që sot mund të faktohet me paaftësinë e kundershtimit të studimeve të Tija, edhe pse kanë kalue pesë vjetë që Ai nuk asht...

Imazh
DANIEL GAZULLI

Danieli shkruente, punonte, perkthente, mësonte, studjonte, nuk pushonte një minut, po me një vullnet të pathyeshem Ai ju perkushtue “Kodifikimit të Gjuhës Gegënishte”.
Gegënishtja ynë letrare ishte fryma, jeta, mendja dhe shpresa e Tij e perjetshme!
Më njoftoi se porsa të kthehet nga mjekimi në Itali, do të lidhej me Akademikun Kolec Topalli dhe me Prof. Primo Shllakun, me të cilët Danili kishte lidhje per Kodifikimin.
Kapitulli i mbylljes së jetës la një brengë të hapun, per të cilen Ai punoi gjithë jeten.
Kujtoj nder bisedat e fundit telefonike një kujtim që i kishte mbetë në kujtesë nga një dijetar i madh i Historisë së Shqipnisë, At Marin Sirdani, i cili i kishte thanë një ditë: “Daniel, kur kishim mundësi me lanë vepra të shkrueme, nuk na lane këta me shkrue... Tashti, nuk dij a po na len Zoti, me lanë të shkrueme ate qi duem na...!”
Dhe, me të vertetë thonte Danieli, nuk shkoi gjatë e At Marini vdiq...
Kur pat vdekë Imz. Luigj Bumçi në vitin 1945 në Tiranë, në Meshen e Tij ka predikue i madhi At Pjeter Mëshkalla, dhe aty i ka thanë: “Imzot Bumçi, Ti nuk vdiqe po, plase!”
Ndoshta, kjo thanje i pershtatet shumë Burrave që sot janë në Jeten e Pasosun...Pikrisht:
Në “Sofren” e Madhe të Adriatikut... Aty ku pushon pergjithmonë edhe Daniel Gazulli!
Po, kujtimi i Tyne në themelet e Gegënishtes letrare asht i pavdekshem nder shekuj!
Gjuha dhe Flamuri i Gjergj Kastriotit, At Gjergj Fishtës e Dedë Gjo, Lulit, do të ushtojnë dhe, bashkë me Atë Flamur, do të valviten perjetsisht në Alpet e Shqipnisë Europjane!..

Melbourne, 10 Nandor 2017.


Nga Fritz RADOVANI:
“KATOLIÇESKAJA BANDA” MASKË E VRASJEVE KOMUNISTE
Imazh

25 NANDOR 1946 PRIZREN…
Vetem arkivat e Komitetit Qendror të Partive Komuniste zbulojnë të verteten e vrasjeve barbare të bame nder shtetet ku u instalue ai rregjim diktatorial, barbar e gjakatarë.
Rregjim i pangopun me gjak deri n’atë masë sa edhe sot mbas 70 e sa vjetësh, ende nuk dihet i saktë numri i fëmijve viktima nder kampet e interrnimit të atij sistemit.
Historia e PK të Bashkimit Sovjetik, asht kenë modeli i vendosjes së komunizmit nder vendet e Europës Lindore, dhe ma shumë se kudo në vendet e Ballkanit. Krahas luftës antikombtare nder vendet ku kundershtohej ideologjia skllavnuese komuniste, shtetet e Ballkanit provuen edhe luften e pamshirshme fetare, e kryesisht këte komunizmi e ka eksperimentue në qytetin e Shkodres, ku edhe kinezët zhvilluen “Revolucionin kulturor” në vitin 1967, mbasi ishin të pangopun me krimet e sllavokomunistëve Tito e Stalin.
Një nga modelet e masakrave komuniste asht edhe ajo e Dardanisë, nen masken e re “Katoliçeskaja Banda” që u zhvillue në qytetin e Prizrenit, aty ku “Lidhja e Prizrenit”, i dha hov zhvillimeve historike dhe kulturore të krejt Shqipnisë.
Në grupin e montuem nga sigurimi jugosllav në Prizren përfshihën këta persona: Maria Shllaku, At Bernardin Llupi OFM, Kol Parubi, Gjergj Martini, Marsel Vuçaj, Isa Cavolli, Masar Begolli, Hamza Begolli, Jusuf Haxhiymeri, Mehmet Vokshi, Viktor Gashi, Frano Civlaku, Jak Krasniqi, Osman Basha, Skender Rizaj, Engjëll Berisha, Shefqet Kelmendi, Ramiz Kelmendi, Kamber Pajaziti, Sebë Mateja, Jak Shahini, Gita Mjeda, Luçije Leka, Sebë Kola, Miftar Bala, Binak Dema dhe Gjergj Deda. Dosjet si gjithkund janë të cungueme e jo të sakta. Megjithate, pjesa që na intereson për ketë shkrim del edhe nga kujtimet e bashkvuejtësve të shumtë të asaj ngjarje. Kryesisht jam ndihmue per këte material nga bashkvuejtësi Sheuqet Kelmendi, antar i këtij grupi kur ishte shumë i ri.
Gjyqi i montuem sllavotitist vendosi: Maria Shllaku 24 vjeç, At Bernardin Llupi 60 vjeç, Prof. Kol Parubi 40 vjeç dhe Gjergj Martini 29 vjeç, u dënuen me vdekje me pushkatim. Vendimi u zbatue me datën 25 Nandor 1946, në të dalun të dritës në Prizren…
Sa u hap dera nga rojet jugosllave, At Llupi pa ju trembë syni, tha: “Gjergj e Kolë, ejani të shkojmë krenarë, lé ta shohin këta se nuk ia kemi frikën plumbit! Duhet të jemi të lumtun se po vdesim për idealet e Kombit!”. U ndigjue zani i Maria Shllakut, Ajo nuk doli nga qelia pa i dhanë fund kangës së trimit maleve Ymer Berisha…
At Llupi i tha: “Të lumtë, o bylbyli i shqiptarizmës! Lé ta marrin vesh Bota si shkon me vdekë femna Shqiptare…me kangë në gojë!”…
Maria u përgjegjë: “Rrnoftë Shqipnia e Madhe! Rrnoftë bashkimi i Shqiptarëve!”

“VDEKJA SI KJO, VDEKJA PËR SHQIPTARIZËM, ASHT KUPË E ARTË!.. RRNOFTË SHQIPNIA!”
Këto ishin fjalët e Fratit At Bernardin Llupi para plutonit pushkatimit!
E, mbas të shtimëve të automatikut, At Llupi kishte mbetë në kambë edhe pse zhguni i panjollë ishte la me gjakun e Atij Martiri… Ai thirri edhe njëherë: “Rrnoftë Shqipnia!” Xhullinjtë Ju afruen dhe vazhduen me shti mbi Té, derisa Frati Shkodranë u shtri mbi Tokën Nanë Shqiptare…të Prizrenit, robnuem nga sllavokomunistët barbar!
Vazhdoi Mësuesi Gjergj Martini: “Lamtumirë vëllazën! Tregoni Botës mbarë se Kosova e Shqipnia ka trima, që japin jetën për vatan dhe, nuk ka asnjë armik që na tremb!
Shqiptari nuk përkulët kurrë!”.

Prof. Kol Parubi me një za të lehtë ashtusi fliste Ai, u tha: “Lamtumirë vëllazën, Amanet vajzën. Rrnoftë Kombi ynë Shqiptar, rrnoftë Shqipnia!”.
***
Asht e vertetë se koha kalon...
Po, kujtimi i Këtyne Martirëve asht sa i Pavdekshem aq sa i papersëritshëm.
Figura Atdhetare mund ti vijnë prap Popullit Shqiptar, po figura Fetare si këta nuk besoj!
E mosbesimi im e ka një bazë, tek vlersimi i At Llupit e shumë të tjerëve që dhane jeten e vet, pa ju tutë syni para plutoneve të pushkatimit nga barbarët terroristë komunistë.
Edhe shpresat kanë kohen e vet, po harresa... i venitë shpesh herë ato!
Kam besim se per Rivlersimin e Këtyne Figurave të Mëdha, asht me mendimin tim edhe Prizreni edhe Shkodra!

Melbourne, 22 Nandor 2017.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Mëparshme
Posto një përgjigje 289 postime · Faqe 29 prej 29 · 1 ... 25, 26, 27, 28, 29
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 0 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 23 Nëntor 2017, 05:23
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari