Me kete deshiroj te hap nje horizont te ri ne rrymat teologjike e filozofike te ndryshme qe lindin si nevoje e ushqimit shpirteror dhe mendor te njeriut.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 7 postime · Faqe 1 prej 1
At Anton Harapi - Kujtime të Genc Korçës 4.I.2017
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4326
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
At Anton Harapi
1888 – 1946

Imazh

’’Çdo ndërtesë i vihen themelet në dhe. Edhe në varr, prandaj ne hijshëm, duhet të jemi gurët e themelit të njasaj binaje të cilën sot e quajmë Shqipni.’’

Jezu Krishti ka thanë: ’’Ed portes inferi non prea vale burt!’’. – ‘’Dhe dyert e ferrit s’do të ngadhnjejnë!’’

Në një natë të errët e të vranët u hapën gropa të mëdha kolektive. U gjakos qielli e toka, u thanë trungje shumëvjeçare. U vranë nga komunistët bijtë e kësaj toke që shquheshin për nga lartësia shpirtnore, për nga zgjuarsia dhe trimnia.
Bashkë me shumë klerikë ishte At Anton Harapi, i rradhitun sëbashku me At Shtjefën Gjeçovin, Imzot Fran Bardhin, At Dodajt, At Gjergj Fishtën, At Bernardin Palajt etj.
Krimineli Bedri Spahiu i ka pohue ne qelin e burgut Don Simon Jubanit: ’’J.B.Tito i ka thanë E.Hoxhës, nëse dëshironi të siguroni pushtetin komunist, atëhere vritni dhe burgosni klerikët katolik’’.
Dhe diktatori nuk hezitoji të zbatonte porosinë mësuesit të tij…..
Në rrudhat e tokës gjënden të ruejtuna gjaku, eshtrat, amanetet, lotët e nanave, e vërteta e cila po e zbulon historia njerzore.Në gjoksin e historisë shndrisin jeta dhe vepra e prelatve brilantë të Kishës Katolike dhe të Kombit Shqiptar.
Shqipnia për afro 50 vjet njohu 700 mijë bunkerë të ndertuem mbi 70 mijë eshtra njerzish të pafajshëm…..
Këta dëshmorë të pavdekshëm rilindën me dritën e tyne. Jezu Krishti ka thanë: ’’Ed portes inferi non prea vale burt!’’. – ‘’Dhe dyert e ferrit s’do të ngadhnjejnë!’’


Kush ishte dhe mbeti Padër Anton Harapi?


Jeta

At Anton Harapi lindi në Shirokë të Shkodrës më 5 janar 1888, i biri i Loros dhe i Çiles. Babai merrej me peshkim, ku familjet shirokaset e kishin traditë. Në fëmijëri e thërrisnin Gaspër bashkëmoshatarët, pasi ishte i pagëzuem me kët emën. Qysh në moshë të vogël hyni në Kolegjin Françeskan nën drejtimin e At Gjergj Fishtës, ku mori njohuritë elementare të teologjisë, si dhe u kultivue me dashninë për Atdhenë. Rezultatet e larta në shkollë e mundësuen adoleshentin Gaspër, që të vijojë studimet e larta në disa qytete të Austrisë si; në Tirol, Salcburg dhe Shvarc. Këtu studjoji për teozofi dhe filozofi dhe mori kulturë të thellë perëndimore, dije të qëndrueshme, përpikmëri gjermane, qëndresë dhe shpirt françeskan. Gaspri bahet At Anton Harapi në Shqipni. Theksojmë se, dijet akademike që kishte akumulue, nuk do të kishin ndrydhë kujtesën e tij, por do të shpërthenin valë-valë, gjithnjë në nivele të reja rritjeje, të cilat do t’i gërshetonte me finesë dhe argumentet do t’i parashtronte me një logjikë të hekurt gjermane. Dhe një njeri i tillë nuk do t’i vinte ma tokës shqiptare.

Veprimtaria - Fetare dhe Atdhetare

Në vitin 1910 kthehet At Antoni në Atdhe pas studimeve të gjata dhe shugurohet meshtar, duke kenë deri në flijim si bari besnik i fesë katolike dhe i popullit, që shumë e deshti dhe e respektoji me adhurim të veçantë. Nisi punën si mësues në Kolegjin e Fretënve, ku kishte marrë mësimet e para i vogël. Gjatë tetorit të vtit 1912 deri në prill të 1913 (si vite të parat të trazimeve të mëdha të fillimit të Luftës së Parë Botnore) i përkushtohet shërbesave të fetare, si meshtar në Kishën e Arrës së Madhe në qytetin e Shkodrës. Në kët lagje u njohë dhe u ballafaque me varfërinë e tejskajshme, të cilën e përjetoji vetë mes banorve padallim feje. Ndërsa viti 1916 për dukagjinasit ishte vit i sëmundjes së kolerës, ku njerzit vdisnin dhe kërkush nuk u gjëndej pranë nga frika e lëngatës. Por meshtari karizmatik At Antoni me shpirt të pastër fisnik, ju ndodhë pranë për t’i shpëtue nga vdekja, për t’i ngushëllue, ndonëse pak kohë ma parë epidemia e kolerës vdekjeprurëse kishte marë edhe jetën e At Rrok Vatajt si pasojë e infeksionit të mbartun nga vetë të sëmurët e shumtë, të cilët e rrethuan kudo në krahinë. Frati 25 vjeçar me ndjenja të holla humanizmi lëvizte me kambë nëpër fshatra të thella e të ashpra malore, për të shpëtue nga vdekja malësorët, duke i ndihmue drejtpërdrejtë me profilaksinë dhe luftën kundër kolerës. Viti 1918 do tag jente si famullitar në Grudë. Binomi Fe dhe Atdhe qe aorta e zemrës së tij dhe Gruda ishte terreni, ku shpalosi zgjuarsinë dhe dituritë e thellla enciklopedike, që spikatën më shumë sipas mendimit tem në dy rrafshe:
- Në fushën politike
- Në fushën e letrave shqipe, duke pasur penë dhe mendim të mprehtë.

Dua të nënvizoj idenë e ndonjë mediokri, që e trajton apo e vlerson si sakrilegj bashkëpunimin e Kishës me Politikën, kur dihet se në shekuj janë përcaktue parimet vertebrale të këtij uniteti nga etërit e Kishës. Dhe për më tepër në kushte kur populli jetonte në errësirën më të gjatë mesjetare nën okupimin e barbarve otoman. Klerikët dhe në veçanti Kleri Katolik Shqiptar ka kenë në shekuj Vetëdija e kombit shqiptar në zgjimin e mëndjes së popullit. Shekull pas shekulli u krijue kultura shqiptare në nivele të reja brënda Kishës, ku gjatë përbuzjes qindravjeçe zëvëndësoji me dinjitet Akademinë e Parë Mbarëshqiptare brenda vetë Universit Shqiptar. Në veprën ma të përkthyem në shumë gjuhë të botës ’’Angazhimi ynë shoqnor’’ të prof. italian Giorgo La Pira(1904-1977) nënvizon në mënyrë filozofike: ’’Nga pikpamja katolike, politika asht veprimtaria udhëheqëse e jetës njerzore, që ushtrohet nga shteti, gjinia ose nga klasat me plotësinë e problemeve shpirtnore dhe materiale të individit dhe kolektivit’’.
Kësisoj mendoj se këto dije të kohës i kishte si vizione të kjarta edhe At Anton Harapi, ku rrugëtonte në udhë të sigurta. Ai njohu në tanë dimensionet e saj polivalente zonën e Grudës dhe të Malsisë së Madhe si zakonet, vajet, dasmat, epikën, psikologjinë origjinale burimore të kësaj treve të pasur të gurrës popullore. Në kët ambientë fine pastorale lindi e u rrit romani ’’Andra e Pretashit’’, si kryevepra e tij.
- Në rrafshin politik, Patër Antoni mbeti një aktivist në lidhjen me fatin e kombit shqiptar. Në periudhat e turbullirave politike europiane, Fuqitë e Mëdha sajonin harta të reja, ku Shqipnis i cungoheshin disa treva. I veshur me robën e fratit organizon tre bajraqe si: Grudën, Hotin dhe Triepshin dhe nëpërmjet tyne i dorëzon Memorandumin e hartuem nga ai vetë në vitin 1918 komandantit francez në Shkodër. Më tej në bashkpunim me demokratin liberator Luigj Gurakuqi dhe kryeprincin e letrave shqipe At Gjergj Fishta pregatit një Peticion të nënshkruem nga 200 përfaqsues të tria bajraqeve të drejtuem përkatësisht Konferencës së Paqes në Paris, Ministrave të Jashtëm të SHBA-s, Anglis, Italis dhe Francës. Në përkrahje të negociatave diplomatike përfaqësuesit e Grudës, Hotit dhe Triepshit në Shkodër organizuen demostratën te Ura e Maxharit duke këndue kangën:

Hotë e Grudë kekan betue,
Pa gjak malet mos me i l’shue,


At Anton Harapi bashkëpunoji ngushtë për çështjet kombtare me At Shtjefën Gjeçovin, Çerçiz Topullin, Muço Qullin, Isa Boletinin, Dedë Gjon, Fan S. Nolin, Lulin, Mehmet Shpendin,…..
Në ligjëratat e tij të famshëm të mbajtuna në Korçë, ku në mes të tjerave shprehte: ’’Jam fetar, por kam tagër dhe detyrë shoqnor’’. Fati i kombit dhe i martirëve ishte pjesë e jetës së tij dhe populli i Shkodrës nuk kam e harrue kurrë Përshëndetjen e fundit në përcjelljen e eshtrave të të martirëve Mustafa Qulli dhe Çerçiz. Dy pika loti dhe betimi i tij ishte momenti më kulminant dhe i paharruem për shumë bashkëkohës të atyre viteve të çasteve pikëllimi. At Antoni sëbashku me vëllanë Çerçiz Topullit shtrënguen duart në shenjë betimi kombtar: ’’Për një Shqipni të bashkueme e të lidhun me idealin e heronjve’’. Ajo që e konturon ma shumë portretin e tij asht se ishte e mbeti si teolog, pedagog me cilësi të shqueme në drejtime fetare dhe atdhetare. Vazhdimisht ishte për bashkëjetesë paqsore e vllaznore me të tre besimet fetare ashtu sikurse ka vlersue biografi pasionant At Daniel Gjeçaj në librin e tij të shkruejtun në mërgim ndër të tjera: ’’.Kjo ishte edukata harapiane. Jeta e kishte kryqëzue për Fe dhe Atdhe’’.
- Viti 1920 ishte koha e ingranimit të tij me Lëvizjen Atdhetare Shqiptare. Prej vitit 1921 deri në vitin 1924 vëhet në krye të Organizatës të njohur atdhetare ’’Ora e Maleve’’ sëbashku me At Gjergj Fishtën, Luigj Gurakuqin, Don Lazër Shantojën si dhe drejtues e botues i Fletores me të njëjtin emën që nxirrte Organizata në fjalë. Në vitin 1924 u organizuen Zgjedhjet e Para Parlamentare në Shqipni, ku Padër Antoni gjëndet në krahun e Opozitës, përkrah Gurakuqit, Nolit, Bajram Currit etj. Pas rrëzimit të Qeverisë së Nolit sikurse shumë të tjerë edhe frati demokrat arrestohet dy-tri herë dhe burgoset sëbashku me At Bernardin Palaj dhe vëllezër të tjerë të Urdhërit Françeskan.
Pasi lirohet prej burgut(atë e bashkonte me kampin opozitarë ideali për Një Shqipni të Lirë e të Perparuem) vazhdon misionin e tij të shejntë me vendosmëri e kjartësi ideore për idealet e larta për Atdheun.
Për Idealet e Atdheut nuk heshti për asnjë çastë. Si i dërguem i Urdhërit Françeskan të Veriut i kërkon Qeverisë së Tiranës botnisht: ’’Flamurin kuq e zi, gjuhën kombtare, lirin dhe pavarsinë e plotë të popullit’’. Edhe pse kishte detyrën e randsishme të Provincialit, nuk e shkëpuste punën e tij fetar nga ai atdhetar.
- Në vitin 1933 asht drejtues i Kolegjit Françeskan, drejtor i Liceut ’’Iliricum’’ dhe pedagog në shkollën Femërore të Motrave Stigmatine. Në harkun kohor 1930 – 1936 asht në krye të revistave prestigjioze ne Ballkan e ma gjanë ’’Hylli i Dritës’’, ’’Posta eShqipnis’’ dhe ’’Zani i Shna Ndout’’.

Veprimtaria në Fushën e Letrave Shqipe

At Antoni krahas punës së palodhun fetare dhe asaj veprimatarie të dëndun shoqnore spikat në drejtime të randsishme të dijes si në; filozofi, teologji, pedagogji, sociologji, publicistikë dhe në letërsin artistike. Falë njohjes së shumë gjuhëve të hueja, ai lexonte në origjinal autorë të pedagogjisë si Peshtaloc, Hergert, Frebel, Herbart, Fërst etj.
Në vitin 1925 boton veprën e parë shkencore ‘’Edukata ose mirërritja e fëmijve’’ me qëllimin e kjartë, për të modernizue metodat, didaktikën e sistemit arsimor shqiptar me parimet progresive të Europës Perëndimore.
Duke kenë për shumë vite drejtues i disa revistave, ai spikati aftësi publicistike, duke shkruejtun me dorën e vet mbi 50 vjet artikuj në disa fusha shkencore. Ajo që evidentoji aktiviteti i tij i shumtë ishte elokuenca në oratori dhe në filozofi, aftësi të cilën e shfaqi në veprimtaritë e tija në Korçë para intelektualve duke mbajtur gjashtë ligjërata të mbajtuna më 4 maj të 1936, ku këto ligjërata u përmblodhën në librin ’’Vlerë shpirtnore’’. Duhet vënë në dukje se për shkak ose shtysë për autorin e kësaj ndërmarrje oratorike në Korçë ishte momenti i një krize të spikatun shpirtnore të njeriut në Shqipni, dukuri me rrjedhime shkatrrimtare.
Kishin fryrë erërat e stepave të lindjes komuniste sllave në tokën e Kastriotve dhe At Antoni u çue në kambë dhe kudo mbante fjalime e takime kundër kësaj rryme komuniste që kishin depërtue nga Sofia, Beogradi, Bukureshti e Moska. Në ato fjalime të shumta analizoji në detaje shkaqet e kësaj krizet, njohja etiologjike dhe terapinë e kësaj sindrome kanceroze që kishte infiltrue ideologjia rrënimtare të marksizmit në vendin tonë, në mishin e këtij trupi të raskapitun nga mizoria turke pesëqindvjeçare.
Në vitin 1936 i solli marksisti Ali Këlmendi me komunistat sllavë bullgarë……frymën dhe literaturat e kuqe.
At Antoni deklaroji botnisht popullit shqiptar: ’’Në Rusi u pa, sesi parimi i komunizmit në vend që të zhdukte të zezat, u ba burim mjerimi’’. Duke nuhatun rrezikun e përhapjes së kësaj epidemije virusale asfiksuese në Shqipni, ai dha alarmin se Ballkani do të pushtohet shpejt nga ’’tmerri i kuq rusë’’. Ai i ndiqte me vemendje të madhe lajmet që rrokulliseshin nga Europa Perëndimore, se çfarë po ndodhte në stepat e Siberisë së tmerrme të Rusisë, ku miliona rusë të pafajshëm, klerikë përsekutoheshin nga gijotina e hunit dhe e litarit, e pushkatimeve dhe varjeve, e torturave dhe çfarosjeve masive në kët vend shumëmilionshe. Synimi tjetër i këtyre ligjëratave ishte: të ndërtonte godinën e re të Mendimit Shqiptar, për tï shpëtue nga kjo kolerë sllave.
’’Një frat i thjeshtë renditet përkrah mendimtarve të mëdhenjë kombesh të tjera’’ vlerëson studjuesi dr. Aurel Plasari.
Frati i urtë e i mençëm kishte për pasion letërsin artistike dhe për zemër kryeveprën mbarëshqiptare ’’Lahutën e Malcisë’’ të kryeprincit të letrave shqiptare, poetin kombtar At Gjergj Fishtën, apo të tjerat si; ’’Bagetia e Bujqësia’’ të Naim Frashërit, ’’Juvenilia’’ e N.Mjedës dhe ’’Vallja e ujqve’’. Këto vepra poetike i recitonte përmëndsh shpesh, siç pohojnë bashkëkohësit.
Ndërsa vepra tjetër e dytë e tij ishte ’’Andrra e Pretashit’’, ku si roman u botue pjesë-pjesë prej vitit 1932 deri më 1942 në revistën e kohës ’’Hylli i Dritës’’, me nëntitujt: ’’Urti e burrni ndër banorët e Cemit’’, ’’Valë mbi Valë’’. Ajo u dërgue për botim sëbashku me veprat e tjerë të letërsisë shqiptare pranë Institutit të Studimeve Shqiptare, në Shtëpinë Botuese ’’Valechi’’ të Firences.
Këto shkrime mbeten të pabotueme për shkak të fillimit të Luftës së Dytë Botnore, ndërsa vite më vonë, aty nga viti 1959 u botuen në Romë në saj të kujdesit të drejtpërdrejtë të prof. Zef Valentinit, prof. Ernest Koliqit dhe klerikut kulturëdashës At Daniel Gjeçaj.

Martiri i shqiptarizmit

Martirizimi i klerikut të nderuem At Anton Harapit, veçse Shekspiri i Madh do të gjente forcë përshkrimi në mënyrë më dramatike, si një tabllo të vërtetë e një historie të trishtë të shkaktuem nga antishqiptar me emnin komunistë. Xhorxh Vashington u shpreh para bashkëkombësve të vet amerikanë: ’’Një Komb duhet të jetë i virtytshëm, po të jetë i lirë’’.
Në analizën që i bani të ashtuquajtunës ’’luftës nacional-çlirimtare’’, e cilësoji si luftë vllavrasëse, sepse historia e dëshmoji me fakte kryeneçe kët të Vërtetë të tij. Ai thoshte: ’’Vëllavrasja ashtë rrënimi ynë fizik, moral, ekonomik dhe ajo politik…., të dhunojë shqiptari – shqiptarin nuk asht zakon….’’
Kësisoj lufta në vend për çlirimin e vendit u kthye në vllavrasje, duke degjenerue në kët mënyrë në një fushë beteje të përgjakshme civile, ku autori drejtë përdrejtë ishte frymëzuesi Enver Hoxha me sllavët e Beogradit.
Sipas porosive të Beogradit dhe falë instikteve vampirse dhe dëshirave të tyne antikatolike e nisën ’’rindërtimin’’ e Shqipnisë së Re me gjuetinë ma të madhe ndaj Meshtarve Katolikë qysh në muejt e para ’’të çlirimit’’.
Prof. Zef Valentini shkruen: ’’Katoliçmi dhe në veçanti Kleri Katolik ishin pengesa ma e madhe për triumfin e komunizmit në Shqipni’’.

Orët tragjike

At Antoni në muejt e fundit të jetës së tij u strehue nëpër Malet e Veriut, në Bjeshkët e Dukagjinit, pra në fshatin Kir, krahinë ku punoji si meshtar dhe u ndesh me epideminë e malarjes për t’i shpëtue banorët. U strehue në mesin e atij popullit që përjetoji ditë të vështira.
I ndjekun nga kriminelët e kuq u strehue në Shpellë, ku qëndroji për një kohë të gjatë dhe befasisht u zbulue në fshatin Plan të Shalës. Ai u gjykue nga teneqexhiu Koçi Xoxe, si kryetar gjyqi dhe prokurori Bedri Spahiu, të cilët i griu pas pak vitesh edhe këta kriminela ingranazhi i makinës ngranëse të komunizmit.
Ishte mëngjes i vranët, binte shi, në orët e parat të mëngjezit të 14 shkurtit 1946 u nxorrë nga qelia, frati fisnik, i lidhun me hekura në duar në parzëm, me krye të varun, me sytë gjysëm të mbyllun nga torturat, thoshte lutjet e fundit, tek e çonin në periferi të Tiranës drejt ekzekutimit.
Ky dishepulli përvujtun i Shën Farançeskut, duke ecun rrugës me baltë, ngrehe nalt zhgunin për t’mos u përbaltë. Në çastë i thotë roja: ’’Mos u lodhë O At Antoni, se paspak në baltë kam e shkue’’.
’’E di mirë O njeri, por sa të jem gjallë nuk due ta përbaltoj zhgunin’’.
Pas një viti të pushkatimit të Padër Antonit ka pohue nipi i Padėr Anton Harapit: ’’Axha i tij u pushkatua e kėmbėt e tij mbetėn tė zbuluara pėr ditė me rradhė e qentė vinin e mbaronin punė duke u ushqyer’’.

Shkodër, shkurt 1996

Autori
Bep Martin Pjetri

U botue në këto gazeta:

- ’’Lajmi i ditës’’ e ATSH-ës faqe 6 e datës 20 shkurt 1996 dhe të datës 22 shkurt, faqe 3.
- ’’Rilindja demokratike’’ e PD-ës më 29 qershor 1996, faqe 5

Revista e Kishës Katolike ’’Kumbona e së Diellës’’ Nr.7/ viti 1996
Revista letrare ’’Jeta e Re’’ e Prishtinës – Nr.1/1997, faqe 196-201



Shenim
-Përse lejova në heshtje Klaid Kristaq Kapinovën si bashkëautor?


Klaid Kristaq Kapinova - Arsimimi
Unë si autor i mirëfilltë i shkrimit vendosa pranë emnit tem edhe emnin Klaid Kristaq Kapinova, i dtl. 8.2. 1963, i rritun në Shtëpinë e Fëmijës Shkodër kreu shkollën e mesme veterinare, pas 1 vjeti pauzë e dërgoi shteti në Tiranë të arsimohej jo për veterenari sikur ishte ligji, por për mësuesi edhe pse kishte shkollë të naltë në Shkodër për mësuesi.

Kapinova - Fshati nga ku ka mbiemnin
Klaid Kapinova ashtë prej fshatit Kapinovë të Skraparit (Fshati Kapinovë, i rrethit të Skraparit, ashtë i vendosun rrëzë malit të Çukës së Frëngut. Çuka e Frëngut ose, ndryshe, mali i Kapinovës, ose prej Kapinoves, pranë malit Tomor të Beratit, që ashtë Vërtopi një fshatë i krishterë, ortodoksë)

Tri arsye e heshtjes të venies të emnit tij pranë meje(Bep Pjetri) në fund të shkrimit:
E para se më dha gjithë literaturën e nevojshme, pra koleksionet e gazetave të marruna nga Kleri i Kosovës. Nuk ma spjegoi kurrë se si arriti t'i vinin kjo lloj informacjonit nga Kosova.
E dyta se më shkroi artikullin tem me makinë shkrimit të tij dhe e korektoi si amator.
E treta për të më ndihmue me e botue në gazetat periodike ditore meqense kishte lidhje me ta.

- Pronësimi padrejtsisht i shkrimit tem nga Klaid Kristaq Kapinova

Klaidi, që e shkruen emnin e tij Klajd e hoqi mëpas emnin tem te shkrimit tem si autor i saj dhe vuni emnin e tij në të cilën e vendosi në gazeta të tjera dhe në librin e tij duke i ndryshue disa fjalë, pra e pronësoi pa më pyet. Kjo nuk më ka ba dam mue se nuk jam historian apo kushedi i njohun, por ku mbeti morali i tij? Pasi ja vuna në dukje Klaid Kristaq Kapinovës prej Kapinovës të Skraparit për ket shpërdorim besimi (plagjiaturë)e mori ket shkrim temin përsëri në dorë dhe shtoi disa pjesë duke e ba të gjatë për ta justifikue autorsinë. Kur i kërkova llogari për ket plagjiaturë të tijin heshti. Kur kambëngula unë për t'u përgjegjë mora kërcënim fizik edhe si familje me anë të emailit në emën anonim. Pra ky asht modeli i intelektualit që jeton në vendin e demokracisë në Amerikë e krenohet me demokracinë amerikane sepse nuk e ndëshkon autorin kur kërcënon njeriun verbalisht. Unë i kërkova dhe i kërkoj edhe sot drejtsi, një reagim shoqnor, një falje si gjaja ma e lehtë dhe aspak damshpërblim sepse kemi pasë një shoqni me të e na bashkonte fati i jetës. Gjithashtu jam përpjekë t'i gjindem pranë në vështirsit e tij me aq sa shpirti dhe zemra më ofroi. Di t'i them publikisht Klaidit; Faleminderit për këtë reagim të tipit taleban ndaj personit tem!
Por unë i mbeta besnik ksaj formulet, por Klaidi sa shkoi në Manhaten të SHBA-s në 2002 ndryshoi formulën. Gjithkush duhet të marri meritën për punën e tij dhe turp ashtë të vesh emnin e vet mbi punën letrare të tjetrit!
Artikulli u shkruejt i pari i këtij llojit, pra për herë të parë në media e shkrimit në Shqipni pas vitit 1992 për At Anton Harapin në Shqipni nga unë Bep Martin Pjetri me aq sa kisha burime, që m'i afroi me bujari ish shoku jem Klaid Kristaq Kapinova, pa e ditun se do pronësonte.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4326
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Genc Xhevat Korça rrëfen: "Mbi 42 ditët e burgut me At Anton Harapin"

Përkthimi në Shqip nga Bep Martin Pjetri


Imazh
At ANTON HARAPI, O.F.M.
5 Janar 1888 – 20 Shkurt 1946

Imazh
Autori - PROF. DR. GENC Xhevat KORÇA-(16 Shkurt 1924 - 18 Shkurt 2016)

At Anton Harapi - Personalitet Legjendar Patriot i Shqypnis Etnike
At Anton Harapi ishte një françeskan me famë në Shqipni.
Ai ishte një njeri i shquem i letrave, i njohun për integritetin dhe dashninë për popullin e tij. Ai ishte i dashtun nga të vorfnit e i përulun si dhe gëzonte respekt nga njerëz të pasun dhe të fuqishëm.
Kur Gjermania pushtoi Shqipninë pas armëpushimit italian të 8 shtator 1943, autoritetet gjermane ka ba një sërë propozimesh. Shqipnia mund të deklarojë veten të pavarun dhe neutral. Ajo mundi të përcaktojë formën e saj të qeverisë pa ndërhymje gjermane. Gjermania pritet t’i krijohej mundsia për të depërtue lirshëm në Greqi, që ishte në të njejtin kohë nën pushtimin gjerman. A duhet shqiptarët të ndërhynjë sbashkut me gjermanët në Greqi, në asnjë mënyrë, jo se do të zbatohen rregullat e zakonshme të luftës gjermane.
Shqipnia miratoi një formë qeverie të kryesuem nga një këshill prej katër Regjentësh, që përfaqësuen grupe të mëdha gjeografike dhe fetare në vend. Fr. Anton u pyet për të përfaqësue pjesën katolike të popullsisë. Ai u përgjigj se ai do të pranonte barrën e zyrës me kusht që ai mori leje nga Selia e Shenjtë dhe nuk do të kërkohet të nënshkruajë asnjë një dënim me vdekje. Pasi mori leje nga Vatikani dhe duke pasur parasysh përjashtimin e pranoi postin e naltë qeveritar.
Nuk kishte asnjë garanci, megjithatë, ai vetë do të kujdesej në fund të luftës. Në fakt, disa personalitete të tjera shqiptare u pyetën për të shërbye në Këshillin e Regjent, por nuk kishin pranue, ku ata donin që asnjë pjesë e një zyre politike që mund të fitonin anmiqësinë e komunistëve. Ruajtja e paqes dhe e rendit në Shqipni ishte një shkak i denjë - por jo në rrezik të tyre personal.
Kur komunistët erdhën në pushtet dhe ushtruen gjansisht kontrollin e tyne në male shqiptare, Fr. Harapi dhe Lef Nosi, ish-anëtarë të Këshillit të Naltë të Regjencës, kërkuen strehim në Dukagjin.
Në një moment, një prift françeskan i fshehu në famullinë e tij në Pult. Pas pak kohë, një batalion i ushtarëve kërkuen zonën për anmiqtë e regjimit dhe ngritën çadrat e tyne në oborrin e kishës pasi kishin ba kërkime kudo. Për disa arsye, ata ndenjën në qoshe të dhomë, pasi në katin e dytë ishte e xanun nga Fr. Harapi dhe Lef Nosi. Pas kontrollit, disa oficerë në të dy anët e kësaj qoshes së dhomës sipas informimit të kojshive të tyne.
Pastaj gjanat u komplikuen mjaft. Trupat ushtarake komuniste vigjëlonin brenda dhe jashtë famullisë në të gjitha orët e ditës dhe natës. Ushqimet për personat me detyrë vezhgimi përgatitej vetëm në kohën e ngranies sipas vakteve me qëllim që të mos ndodhte furnizim me ushqim të dy ish regjentve anmiq.
Ishte e rrezikshme të ruaje të ngrohtë ushqimin përtej kohës së drekës. Gruaja në fshehtësi, me tabaken me ushqim, çoi në qoshe të dhomës nepërmjet nji hymje të korridorit. Kjo u ba mjaft hapun dhe pa frikë me arsye për ta maskue mirë. Kjo gja vazhdoi disa ditë. (Burimi: Meshtari i Pultit, 1948-1949).

Fshehja e At A.Harapit dhe Lef Nosit në Pult
Në fund, u vendos që për sigurinë e tyne, të dy ish-Regjentë të largoheshin sa ma shpejt e ma mirë. Loja u realizue nga nji fshatar. Ai do të vijë në famulli me një mushkë dhe të kërkojë që një klerik i ardhun për të pa gruan e bujkut. Lef Nosi, i cili ishte një laik ortodoks, ju drejtue malit me mushkë i veshun si një françeskan. Fr. Anton, i maskuem si një bujk i vorfën, do të ecin në mushkë, ndërsa bujk i vërtetë do të ecin përpara për të tregue atyne rrugën.
Në ditën e caktuem mbrriti një burrë i moshuem fshatar ditën, ku lidhi mushkën e tij në një pemë në mes të çadrave të ushtarve dhe hyri në rektoratin. Pas një kohë, fermeri doli i shoqnuem nga Lef Nosi dhe Fr. Antoni të maskuem. Lef Nosi kaloi me mushkën, ndërsa Fr. Antoni mori frenat dhe me një lëvizje të çuditshme kaloi oborrin i pashqetësuem. Ushtarët dhe oficerët ndoqën të njejtën rrugën dhe kurrë nuk u banën ndonjë pyetje. Dy ish-Regentë me mushka vazhdonin me drejtuesin rrugën e tyne.
Unë nuk e di se sa larg ata shkuan apo ku u fshehën, ku u vendosën dy të arratisunit të hetuem më pas. Megjithatë, unë e di, se erdhi dita kur të dy - Lef Nosi dhe Fr. Antoni ishin diku në male, në një fermë vetëm me një djalë të vogël. Pjesa tjetër e familjes kishin shkue të kujdesen për punët e tyne. Djali e dinte se të dy të ftuarit e moshuem duheshin mbrojtun nga forcat komuniste. Pra, kur ai e pa një patrullë komunist duke ecur përgjatë gardhit, ai lëshoi qenin. Qen sulmoi patrullën dhe ushtarët qëlluan qenin, gja që bani të dyshonin. Menjiherë kontrolluen objektet në shpi ku përveç djalin e vogël, shtëpia ishte bosh. Në një dhomë, megjithatë, ata gjetën protezat në një gotë me ujë, gjithashtu gjetën peshqir liri me inicialet A.H. A I përkisnin Fr. Anton Harapit?

Arrestimi
Ku nuk gjetën askend në shtëpi, ushtarët dolën jashtë, u shpërndanë dhe filluan krehjen e mjedisit. Zona e pyllëzuem shtrihej nga pjesa e prapme e shtëpisë drejt maleve. Varianti ishte se Fr. Antoni do ishte fshehur në shtëpi, kshtuqë nuk mund të ketë shkue larg, pasi nuk do të kishte pasë kohë dhe, përveç kësaj, ai ishte një burrë i vjetër. Ushtarët e ndamë në dy grupe formuen një rreth të madh. Pasi ata siguruen perimetrin filluan të lëvizin drejt qendrës. Fr. Antoni arriti t’i dëgjojnë ata që po vinin. Tani ata ishin brenda vendit ku fshihej At Antoni, rreth 100 ft.( 100 feet = 30.48 m). Prej së largu i pa frati se po afroheshin dhe u ngrit prej vendit. Tanë ushtarët e kërcënuen kur e panë se mbante nga një granatë dore në dy duart dhe e çarmatosën menjëherë dhe e arrestuen(The soldiers promptly disarmed him and arrested him.).

Në burgun e Tiranës
Gjatë verës së vitit 1945, rreth nantë muaj pas burgosjes së Babës dhe vetes tem, autoritetet sollën Fr. Anton Harapi te Burgu i Ri (Prison New) në Tiranë. Rreth 12 prej nesh u mbyllëm në një qeli. Tashmë në atë dhomë, qe ulun në një shtrat të thjeshtë ishte Fr. Anton Harapi.

Portreti fizik
Fr. Anton i veshur sipas zakonit tij françeskan dukej tepër i shkurtën, me linja fytyrë të hollë e të thelluem, një hundë të madhe bulbor, dhe dy veshët të mëdha. Tipari dominues ishin sytë e tij thellë, që dukej të rrezatonin një dritë të brendshme. Në ditët që pasuan, unë do të shoh te ai këto sytë picrrues, buzë me lutje. Në të shumtën e kohës shkëlqente nga mirëdashësia. Siç kemi hyrë në qeli, ai na shikoi ne, me kokën e tij të përkulun në një anë, si zog i qetë, kurioz, dhe në paqe. Ajo ishte paqja e atij që kishte pa dhe vuajtun shumë.

Takimi në qeli me Shuk Gurakuqin dhe Xhevat Korçën
Ai u ndal në një moment para të dyve që i njihte Babin(Xhevat Korça), Shuk Gurakuqin dhe një apo dy vetë si ne qëndronin në gjysëmrrësinë.
Fr. Anton, Baba dhe Shuk Gurakuqi u takuen me njeni-tjetrin, pa fjalë, si miq të vjetër që kishin luftue për ideale shqiptare për shumë vite. Ata që e njihnin Fr. Anton mblodhën rreth tij dhe ngritën zani naltë, si dhe ndalën bisedën midis tyne.

Njohja e Genc Korçës me At A.Harapin në qeli për 42 ditë
Personalisht, unë kam kenë me fatë për t’u njohë me këtë patriot legjendar, por kam pritë Babën për t’më prezantue mue me Të. Nuk e kam njohë Atë, por ne do të kalonim 42 ditë së bashku në atë qeli me Fr. Antonin. Një avantazh për të kenë në izolim ishte se ne kishim pak spiunë mes nesh. Në dhomën tonë kemi pasë vetëm dy persona të panjohun. Të dy ishin katolikë nga Shkodra. Dhe pastaj, një ditë, ndodhi diçka interesante. Fr. Antoni bante Meshën e përditshme për një kohë të gjatë.

Shuk Gurakuqi nuk ndigjon të marrë pjesë në meshë në qeli
Murgeshat i sillnin bukë e ushqim të thjeshtë çdo ditë, si fruta të zier, megjithse fruti ishte në verë dhe jo në ujë ose shurup. Kur Fr. Anton mbajti Meshën e përditshme, të gjithë katolikë në qeli morën pjesë, me përjashtim të Shuk Gurakuqit, ish-Sekretar i Financave. Një ditë, Fr. Anton pyeti, se pse ai nuk merrë pjesë në Meshën e përditshme. Shuku u përgjigj se ai nuk do të marrë pjesë për sa kohë që dy informatorë të marrin pjesë në Meshë dhe të marrin Kungimin e Shenjtë. Fr. Anton i thirri dy spiunët të lexonin aktin e trazirave! Nuk do të ketë më Meshë për ta deri sa ata të pendohen, të pranojnë dhe të braktisin rolin e spiunit. Dhe e gjithë kjo po ndodhte para se Fr. Antoni të shkonte në gjyq. Ai mori guximin që si përfaqsues i Kishës së shkatrruem të sfidonte kundër sistemit makabër komunist.

Genc Korça i sherbeu At A. Harapit
Fr. Anton kishte mjaft guxim. Kam vënë re që në fillim se Fr. Anton përdorte tri herë në ditë për të vënë pika në vesh. Pra, unë i ofrova ndihmë të cilën ai e pranoi menjëherë. Një ditë, unë tuj ja tërhjekë veshin për t’i hedhë ilaçin, e pyeta nëse ai i kishte shkue mendja ndonjëherë se do të vijë dita, kur unë do të mjekoja veshët e tij tri herë në ditë. Ai ngriti sytë lart dhe tha: "Pse nuk pyesni se pse kam nevojë për kët bar me pika në veshë?" Shpesh kisha mendue, por nuk kisha guxim për ta pyetë. me kët gja me dha kurajo ta pyesja. "Keni të drejtë, atëherë, pse keni nevojë për kët bar me pika për veshë?"
Kaq i duheshe e Frati nisi të më tregoi historinë kur ai dhe Lef Nosi ishin fshehun në shtëpinë e një fshatarit dhe djali i vogël kishte lëshue qenin ushtarve. Ai u futë fill e në temë: ku matej tregoi se ai ishte konfrontue me ushtarët me granata dore në të dy duart e tij.
"A jua hodhe dy granatat ushtarve?", e pyeta. "Si mundem unë ta baj nji akt të tillë? Unë nuk mund të vrasë njerëz".

Torturat ndaj At Anton Harapit me rrymë elektrike në vesh
"Atëherë pse ju kërcënuen ushtarët meqense ju nuk kishit pasë ndërmend të vrisnit ata?" E pyeta pa qellim të keq. ¨
"Sepse kisha shpresue se do të kishin mëshirë për mua ..." Ai u ndal shkurtimisht.... "Për fat të keq, ata u hodhën me tërbim mbi mue dhe më vunë prangat."
Ai vazhdoi: "Lef Nosi dhe unë u arrestuem të ndamë pothuajse menjëherë. Unë u solla në burgun e Shkodrës dhe pyetjet ishin në mënyrë të përsërituna. Në një moment, ata sollën një gjenerator në dhomën e marrjes në pyetje. Hetuesat vendosën dy tela; njenën në organet gjenitale dhe një tjetër në daullen(cipa e brendshme) e veshit. Ata pastaj lëviznin telat elektrike nepër trupë. Dhimbjet ishin të mdhaja. Përfundimisht, ata i shpuan fillimisht njenën vesh e mandej daullen e veshit tjetër. "

At A.Harapi i kalzonte shkurt e me shkëputje ngjarjet e tij
Atë ditë ai nuk foli ma shumë për vedi. Pjesa tjetër e ngjarjes së tij erdhi në copa gjatë disa ditëve të ardhshme. "Unë e pyeta për një kohë mjaft të gjatë," Fr. Antoni vazhdoi të më kalzoi një ditë. "Ata donin të dinin çdo detaj të qëndrimit tim në arrati, donin të dinin mbi personat, që na kishin ofrue strehim, duke na fshehë nga një vend në një tjetër, apo cili na kishte dhanë ushqim, cili kishte ofrue transport apo mbështetje tjetër. Disi, ata harruen të pyesin rreth një njeriut i cili na kishte ndihmue dhe që ashtë ende gjallë e i lirë. Kam frikë se në hetimin tim të matejshëm, ata do ta ndreqnin këtë gabim dhe do të më pyesni për të. "

At Antoni ban përpjekje për me fshehë fshatarin që e strehoi
"Nuk ka nevojë për t’u tregue atyne:" Unë u trubullova. "A mund t’u kalzoja hetuesve emnin e dikujt që ka vdekur ndërkohë?" "A jeni duke thanë se unë mund të gënjejë?" Unë mbylla gojën, por e ndjeja me vedin tem: "Çfarë ashtë një gënjeshtër e tillë në krahasim me i shpëtue një jetë njerëzore" "Nuk ka asnjë dyshim se do të vritet", Fr. Antoni vazhdoi. Plani jem ishte të luaja rolin e memecit, të ofrojë vedin si një objektiv të lehtë dhe t’i detyroja hetuesat të harronin të pyesin për fshatarin. " Në të vërtetë, unë nuk mund të kuptoja arsyetimin e tij. Mosthania e së vërtetës në këto rrethana nuk më duket mëkat për mua. Por, Fr. Antoni nuk kishte absolutisht asnjë dyshim se kjo ishte e vetmja mënyrë që ai mund të shpëtonte jetën e një fshatari të vorfën që e kishte strehue atë, të paktën për një kohë.

Genc Korça lirohet pas 42 ditësh, më 17.XII.1945
[Pas 42 ditësh ne u liruem nga izolimi dhe u bashkua me pjesën tjetër të të burgosurve. Unë u lirova nga burgu më 17 dhjetor 1945, pas 13 muajve të burgimit, në ditë.]

Gjyqi Specjal i At A.Harapit - dhjetor 1945 - fillim janarit 1946 në Tiranë
Ndërkohë, nga fundi i dhjetorit apo fillimit të janarit(1946 - e shen. jem Bep Martin Pjetri), Fr. Harapi u soll në gjyqin publik. Ashtu si në rastin e Gjykatës Speciale që kishte gjykue babën tem dhe grupin e parë të të pandehurve, seancat gjyqësore janë mbajtur në Teatrin ”Kosova”. Pjesmarrja ishte vetëm me biletat e veçanta në dispozicion vetëm për "fanatikët e vërtetë të regjimit komunist". Në varësi të këndvështrimit të dikujt, të pranishmit ishin ose kremi i kulturës ose llumi që ishin ngritë në krye të kazanit revolucionar. Gjatë disa ditëve dhe javëve të ardhshme të proçesit gjyqsor, audienca duartrokitnin dhe brohorisnin, nën dirigjimin e prokurorit special Bedri Spahiu. Ndërsa vetëm disa të zgjedhun mund të merrnin pjesë në gjykimin e At Antonit, të gjithë duheshin të dëgjonin procedurën e gjykimit. Në fakt, kudo në rrugët e Tiranës, altoparlantët shpërthente nga zani i gjyqtarve, prokurorve, deshmitarve në gjyq, gja që ishte pamujtun të shmangnin retorikën komuniste që shurdhuen qendrën e qytetit.
Sipas rastit, gjyqi do të bazohej sipas një skenari të detajuem. Gjyqtarët dhe prokurori do të marshonin në skenë me uniforma ushtarake e shkëlqimit të shtirun, shkëlqimi i tyne nënkuptonte "fitoren e lavdishme të popullit" dhe modestinë sektoriale. Dua të theksoj se këta që gjykonin nuk ishin pushtues të huaj, por, përkundrazi, bij të denjë të dalun nga radhët e ushtrisë së popullit të cilët, kishin mposhtun forcat e fashizmit dhe nazizmit. E pra, jo krejt, por kjo ashtë një tjetër temë.

Akuza shpifse e fyese për At A.Harapin dhe Meshtarve
Sipas trupit gjyqsor në gjyqë, akuza e cilsoi si kriminelin ma të rrezikshem të vendit, për Fr. Anton Harapi, si përfaqësues i Vatikanit, si i pabesë, si shefin e djallit dhe arkitekt i planeve antinjerzore, që ka grabitë të vorfnit për me jua dhanë të pasurve.
Në të vërtetë, Françeskanët ishin tejet të vorfën, por ata kanë përdorë fenë, sipas komunistve si opium i popullit, ishin kundër popullit vetë. Të gjithë prej tyne të akuzuarve do të dëgjonin historinë e krimeve të tij. Çdokush me një ndjenjë te drejtësia do të priste nga trupi gjykues asgjë më pak se vdekjen e fratit.

Parada e Trupit gjykues si homologët jugosllavë
Ka pasë disa të aspekte të errta në këtë skenar. Kur gjyqtarët dhe prokurori marshuan me uniformat e tyre nuk ishin aspak modeste. Në fund të fundit, ata ishin modelue sipas homologve të tyne jugosllavë.
Ma e randësishme ishte motivimi i gjykatës, besimi i tij politik për t’i shërbyer sa ma mirë padronve të tyne në Beograd, të cilët nuk do ta përkrahnin patriotët shqiptarë nepër botë. Dhe e gjithë kjo në emën të popullit shqiptar. . . Kur anëtarët e gjykatës u ngjitën në skenë, Shefi i Drejtësisë Koçi Xoxe ishte kjartësisht i identifikueshme nga shenjat e tij të artë të gradave ushtarake në uniformën e tij që ishin fryrë damarët nga kapardisja. Jo dhe aq dukej Bedri Spahiu, prokurori, i cili dukej i hollë dhe ftyrë sarallëkut. Ndoshta kshtu e lypte hierarkia zyrtare.

Ardhja dinjitoze e At A.Harapit në skenën e gjyqit makabër
Pastaj sollën të burgosurin: i hollë, asket, me veshjen e tij të thjeshtë françeskan, i kjartë dhe me sy që shkëlzenin. Nuk kishte asnjë shenjë e arrogancës apo përulësi të rreme. Fr. Antoni dukej se kishte jetue në paqe me vedin e tij, me qetësi e në bindjet dhe besimi i të cilit përkon me jetën e tij të zgjedhun. Në teatrin e kurdisun nuk mund të gjykohej drejtë, gja që spikaste kontrasti midis të akuzuarit dhe gjykatësit e tij. Kjo ishte një detaj i dukshëm që i përkiste një skenarit zyrtar. U ba e kjartë, që në fillim prokurori, që ishte pregatitë për ta hedhë viktimën në kurthin e tij.

Komedia me viktimën e pafajshëm e të torturuem
Prokurori vendosi të ndryshojë qasjen e tij: "E keni parë këtë foto? A nuk është ky Mëkëmbësi me lajkatarin e tij? A nuk jeni duke qëndruar pranë tij, të rrethuar nga të shquarit e Mirditës? "
"E pra, unë do të jem!"
Kryetari i trupit gjykues filloi të qesh aq shumë sa që e fshehu fytyrën e tij prapa fletores, para tryezës tij, duke lëvizun në heshtje, që të mos dukej i padenjë. Publiku prezentë brenda gjykatës u urdhnuen dhe shpërtheu si një kor në të qeshura histerike, me za të naltë.


Akuzat shpifse të Koçi Xoxes dhe Bedri Spahiut drejtue Patriotit Legjendar At A.Harapit
"Fr. Antoni, a organizuat vizitën e Francesco Jakomoni-t në ndonjë famullin ku shërbyet në Mirditë? "
"Unë nuk di nji gja të tillë."
"Fr. Antoni, unë nuk po ju pyes për disa çobanë, por po ju pyes në lidhje me një vizitë nga Mëkëmbsi i Shqipërisë, përfaqësuesi personal i mbretit Viktor Emanuelit III, në lidhje me njeriun i cili sundoi Shqipërinë prej disa vitesh në emër të pushtuesit italiane ".
"Unë nuk dua ta kujtoj".

Pranonte tallje për hir të nje jetë të shpëtuem!
Prokurori u kthye në drejtim të publikut me një buzëqeshje dehëse, i vetëkënaqun në ftyrën e tij, sikur e kishte të projektuem me dinakëri të gjithë skenarin.
"Pra, atëherë, nënmbreti u shoqërua nga ju gjatë vizitë në gjithë Shqipërinë."
Fr. Antoni po e pikturonte gjithë kët skenar ndaj tij në një letër. Ajo ishte një situatë e dhimbshme për të, kush e shifte dhe e ndigjonte një dialog që portretizonte meshtarin si një njeri të paaftë e të moshuem nga barra e vjetve. Ai më kishte thanë para se të dilja nga burgu se do të bajë gjithshka për të shpëtue jetën e fshatarit që e kishte strehue atë dhe emni i të cilit u kishte shpëtue komunistve deri më tash. Fr. Harapi, e dinte se ai do të ekzekutohet, por edhe se do të luftoji për të shpëtue mikun e tij fshatarin, madje duke rrezikue të shkaktonte tallje të pamerituem. Dhe e gjithë kjo për shkak se, Fr. Antoni nuk mund të gënjejë, as për të shpëtue një jetë. Ashtë e panevojshme të thuhet, se anmiqtë e regjimit komunist, duke përfshirë shumicën e heshtun ishin të zhgënjyer në masë të madhe nga qendrimi i Fr. Anton në gjykatë. Ata kishin pritë një trimni, një mbrojtje të shkëlqyer të pozitës nacionaliste. Në vend të kësaj, ata dëgjuan një prift të dobët mentalisht të mplakun, si një i paditun. Më preku shumë mua, aq sa nuk di si të shprehem. Çfarë ashtë ma keq, se vetëm nji nanë e dinte të vërtetën e asaj që ndjeu Fr. Antoni. Unë u përpoqa më kot të veja në dukje vetsakrifikimin e Fr. Anton. Në mesin e të gjykuarve ishte ai, një njeri, një thesar i vetëm i ksaj toke, me reputacioni, si një njeri me integritet të naltë intelektual. Aty ai sakrifikoi reputacionin e tij për të shpëtue jetën e një fshatari të vuejtun. Dashnia ma e madhe nuk ka njeri se sa të dhuroi jetën për mikun e tij. Atë që ai e kishte kërkue dhe pritej, të ishte një mbrojtje e shkëlqyer dhe një sulm të mprehtë, kundër një grumbulli komunistësh dhe përballë mashtrimesh me një njeriun me mendje të fortë dhe vullnet të papërkulshëm, nga dikush i gatshëm për të vdekë në kambët e tij.

U pushkaktuen pa pritë afatin e ankesës së vendimit të gjyqit
Gjyqi me të shpejtë përfundoi qellimin e vet. Fr. Antoni dhe të pandehurit e tjerë, si Lef Nosi dhe Maliq Bushati u shpallën fajtorë dhe u dënuan me vdekje nga një skuadër pushkatimi. Atje ishte ankesa e zakonshme e vendimit për mëshirë dhe refuzimi i përgjegjës së ankesës pritej. Disa ditë ma vonë, dënimi u zbatue dhe të tre të pandehurit u ekzekutuen në periferi të Tiranës.

Kur u pushkatue - Fr. Antoni u zhdukë nga sytë, i rrethuem nga një re

Imazh

Tridhjetë e dy vjet ma vonë(1978 – shen. Jem B.M.P.), Frati Primus(I Pari - shen. jem B.M.P.) Ndrevashaj më tha se atë që ai kishte dëgjue nga Peter Freeman, komandant i skuadrës së pushkatimit që kishte ekzekutue Fr. Harapin dhe dy të burgosur të tjerë. Peter Freeman ishte emni, që kishte marrë, kur ai filloi një jetë të re në Kanada. Freeman kishte thanë se kur skuadra e pushkatimit qëlluan tre të burgosun, dy kishin ranë në gropë ndërsa Fr. Antoni ishte zhdukë nga sytë, i rrethuem nga një re. Oficeri komandues shkoi pas trupave të hedhun dhe kishte tërheqë armët e tyne për të administrue rezultatin e plumbave. Trupat e Lef Nosit dhe Maliq Bushatit të hedhun për tokë, ndërsa trupi i Fr. Anton Harapit u rrethue nga një re. U deshën disa minuta, që reja të zhdukej. Pas pak vetëm atëherë, ushtarët shiquen trupin e një të dobtit të Shën Françeskut të shtrimë në madhërinë e vdekjes.

18 gusht 2002 Genc Xhevat. Korça

Shenim
- Nantitujt e tekstit të Prof. Korçës e trashueme janë vendosë nga autori i shqipnimit! Të na falin anglisht-shqipnuesit e mirë profesjonal për mos shqipnim si duhet! U nisë kjo punë prej Mirnjohjes të pakufishme ndaj Prof. Genc Xhevat Korçës si mik besnik dhe bashkëvuejtës në nji qeli me Padër A.Harapin në pragun e nji vjetorit të ndamjes nga jeta!

- Shenim nga Fritz Radovani:
Ky material asht nxjerrë nga “Korespondencë me z. Genc X. KORTSHA” pa asnjë ndryshim nga origjinali, per botim në ditlindjen e At Anton Harapit O.F.M.
Mendoj, se asht mirë, të njihen nga Rinia ynë Këta kolosë të Popullit Shqiptar.

Melbourne, 4 Janar 2017


PROF. DR. GENC X. KORTSHA/qender]
[qender]GENC X. KORTSHA
Imazh
(16 FEBRUARY 1924 - 18 FEBRUARY 2016)


FATHER ANTON HARAPI, O.F.M.
5 JANUARY 1888 – 20 FEBRUARY 1946

Father Anton Harapi was a Franciscan of renown in Albania.
He was a distinguished man of letters, known for his integrity and love of people. He was loved in return by the poor and humble while the rich and powerful respected him and included him in their power calculations.
When Germany invaded Albania after the Italian armistice of September 8, 1943, German authorities made a series of proposals. Albania could declare itself independent and neutral. It could determine its form of government without German interference. All Germany expected was free access to Greece that was time under German occupation. Should Albanians interfere in any way, the usual rules of German warfare would apply.
Albania adopted a form of government headed by a council of four regents representing the major geographic and religious groups in the country. Fr. Anton was asked to represent the Catholic portion of the population. He replied that he would accept the burden of office on condition that he received permission from the Holy See and would never be asked to sign a death sentence. Having received permission from the Vatican and given the exemption he had asked for, he accepted.
There was no guarantee, however, that he himself would be spared at the end of the war. In fact, several other Albanian personalities were asked to serve on the Council of Regents but had refused as they wanted no part of a political office that may earn them the enmity of the communists. Maintaining peace and order in Albania was a worthy cause – but not at their personal risk.
When the communists came into power and extended their control to the Albanian mountains, Fr. Harapi and Lef Nosi, another former member of the Council of Regents, sought refuge in Dukagjin. At one point, a Franciscan priest hid them in his rectory in Pult. Not long thereafter, a battalion of soldiers combed the area for enemies of the regime and pitched their tents in the church yard after searching it from top to bottom. For whatever reason, they skipped the corner room on the second floor occupied by Fr. Harapi and Lef Nosi. Following the search, several officers took up quarters on both sides of this corner room, unaware of their neighbors.
Then things got quite complicated. Communist troops tromped in and out of the rectory at all hours of the day and night but the food for the stowaways could be prepared only at regular mealtime lest anyone got suspicious. As it was dangerous to keep the food warm beyond mealtime, the housekeeper, who was in on the secret, would load trays with food, carry them to the corner room, and enter in view of anyone who happened to be in the hallway. Doing it quite openly and without apparent fear probably provided the best cover. This went on for as number of days. (Source: The Pastor of Pult, 1948-1949).
Finally, it was decided that for their own safety, the two ex-Regents had to leave, the sooner the better. A farmer was brought into the plot. He would come to the rectory with a mule and ask that a clergyman come to see the farmer’s wife who lay on her deathbed. Lef Nosi, who was an Orthodox layman, would mount the mule dressed as a Franciscan. Fr. Anton, disguised as a poor farmer, would walk the mule, while the real farmer would walk ahead to show them the way.
On the appointed day, the old farmer came in full daylight, tied his mule to a tree amidst the bivouacking soldiers, and entered the rectory. After a while, the farmer came out, followed by Lef Nosi and Fr. Anton in their disguises. Lef Nosi mounted the mule, Fr. Anton grabbed the reins and the strange procession left the courtyard undisturbed. Soldiers and officers alike made way for them and never asked any questions. The two ex-Regents, the mule, and their guide were on their way.
I don’t know how far they went or how many other hiding places the two fugitives visited afterwards. I know, however, that the day came when both Lef Nosi and Fr. Anton were somewhere in the mountains on a farm alone with a small boy. The rest of the family had gone to tend to their chores. The boy knew that the two elderly guests had to be protected from the communist forces. So, when he saw a communist patrol walking along the fence, he unleashed the dog. The dog attacked, and the soldiers shot the dog. Having become suspicious, they searched the premises. Except for the little boy, the house was empty. In one room, however, they found dentures soaking in a glass of water. They also found linen towels with the initials A.H. Could they stand for Anton Harapi?
Having found no one else in the house, the soldiers ran outdoors, fanned out and started combing the surroundings. A wooded area extended from the back of the house toward the mountains. If Fr. Anton had been hiding in the house, he could not have gone far. He would not have had time and, besides, he was an old man. The soldiers split into two groups and formed a large circle. Once they secured the perimeter, they began to move toward the center. Fr. Anton could hear them coming. Now they were within sight. When they were only about 100 ft. away, he stood up and threatened them, one hand grenade in each hand. The soldiers promptly disarmed him and arrested him.
During the summer of 1945, about nine months after Dad and I were jailed, the authorities brought Fr. Anton Harapi to Burgu i Ri (New Prison) in Tirana. About 12 of us were locked up in one room. Already in that room, seated on a simple field bed, was Fr. Anton Harapi.
Fr. Anton wore his Franciscan habit. He seemed rather short, with a thin, deeply lined face, a large bulbous nose, and two enormous ears. The dominant feature, however, were his deep sunk, light eyes that seemed to radiate with an inner light. In the days that followed, I would see these eyes question intently, brim with forgiveness, flash with contempt. Most of the time, they shone with friendliness. As we entered the room, he looked at us with his head tilted to one side, bird-like, calm, curious, and at peace. It was the peace of one who had seen and suffered much. It took a moment or two before he recognized Dad, Shuk Gurakuqi, and one or two others as we stood around in semidarkness. Fr. Anton, Dad, and Shuk Gurakuqi nodded to each other without words, as old friends who had fought the good fight for many years. Those who knew Fr. Anton less well gathered around him and made loud noises, as if to fill the gap that separated them with words.
Personally, I was delighted to see this legendary patriot but waited for Dad to introduce me. I did not know it then but we would spend 42 days together in that cell with Fr. Anton.
One advantage of being in isolation was that we had fewer spies among us. In our room we had only two, both former noncoms. Both were Catholics from Shkodër. And then, one day, something interesting happened. Fr. Anton had been celebrating daily Mass for a while. The nuns brought him bread and simple food every day. It always included boiled fruit except that now the fruit was in wine and not in water or syrup. When Fr. Anton celebrated daily Mass, all Catholics in the room attended except Shuk Gurakuqi, a former Secretary of Finance. One day, Fr. Anton asked him why he would not attend Mass. Shuk replied that he would not attend as long as the two informers participated and received Holy Communion. Fr. Anton called the two informers and read them the riot act! There would no longer be Mass for them until they repented, confessed, and stopped being informers. And all this was happening before Fr. Anton went to trial. It took courage to pit the helpless
Church against the relentless communist system. But Fr. Anton had plenty of courage.
I noticed from the beginning that Fr. Anton struggled three times a day trying to put drops into his ears. So, I offered help which he readily accepted. One day, as I was pulling his rather large ears before releasing the medication, I asked him teasingly whether he had ever suspected that the day would come when I would pull his ears three times a day. He looked up and said: “Why don’t you rather ask why I need these eardrops?” I had often wondered but had lacked the courage to ask. “All right, then, why do you need these eardrops?” That’s when he started to tell me the story when he and Lef Nosi had been hiding in the farm house and the little boy had unleashed the dog. He got to the point where he had confronted the soldiers with hand grenades in both hands. “Did you hurl them at the soldiers?” I asked. “How could I? I could not kill.” “Then why did you threaten them if you had no intention of following through?” I asked rather testily. “Because I hoped that they would shoot me on the spot and spare me what I knew would follow...” He stopped briefly. “Unfortunately, they jumped me and handcuffed me.”
He continued: ”Lef Nosi and I were arrested but separated almost immediately. I was brought to Shkodër and questioned repeatedly. At one point, they brought a generator into the interrogation room. They wrapped one lead around my genitalia and stuck the other one against one of my eardrums. They then turned on the electrical current. It hurt. Eventually, they perforated first one and then the other eardrum.”
That day he said no more. The rest of his tale came in bits and pieces over the next few days. ”I was questioned for quite a while,” Fr. Anton continued one day. “They wanted to know every detail of my stay in hiding. They wanted to know who had offered us refuge, who had taken us from one
hiding place to another, who had fed us, who had offered transportation or other support. Somehow, they forgot to ask about one man who had helped us and who is still alive and free. I fear that at my trial they will correct this oversight and ask me about him.”
“There is no need to tell them,” I blurted out. “Could you give them the name of someone who has died in the meantime?” “Are you saying that I should lie?” he challenged me. I kept my mouth shut but felt like saying: “What is such a lie compared to saving a human life?”
“There is no question that I will be killed,” Fr. Anton continued. My plan is to play dumb, offer myself as an easy target and make them forget about the farmer.”
In truth, I could not understand his reasoning. Not telling the truth under these circumstances did not appear sinful to me. But Fr. Anton had absolutely no doubt that this was the only way that he could save the life of a poor mountaineer who had sheltered him, at least for a while.

[After 42 days we were released from isolation and joined the rest of the prisoners. I was released from jail on December 17, 1945, after 13 months of incarceration, to the day.]
Meanwhile, toward the end of December or ion early January, Fr. Harapi was brought to public trial. As in the case of the Special Tribunal that had judged Dad and the first group of defendants, the court sessions were held at the Movie Theater Kosova. Admission was by special tickets available only to “true believers”. Depending on one’s viewpoint, those present were either the cream of the crop or the scum that had risen to the top of the revolutionary cauldron. Over the next few days and weeks, the audience would applaud or boo on cue, under the baton of the special prosecutor Bedri Spahiu.
While only a select few could attend the trial in person, everybody should be able to hear the proceedings. In fact, if anyone was anywhere on the streets in Tirana, loudspeakers at full blast made it impossible to avoid the communist rhetoric that blanketed the city center.
According to precedent, the trial would open based on a detailed script. The judges and the prosecutor would march on stage in military uniforms of subdued splendor, their splendor signifying the “glorious victory of the people” and the sartorial modesty to stress that these were no foreign conquerors but, rather, the worthy sons risen from the ranks of the people’s army who, single-handedly, had defeated the forces of Fascism and Nazism. Well, not quite, but that’s another topic. And now they were ready to mete out justice to the nation’s worst criminal, to Fr. Anton Harapi, representative of the treacherous Vatican, chief villain and architect of nefarious plans to rob the poor and give to the rich. True, the Franciscans were notoriously poor but they used religion, the opiate of the people, against the people themselves, i.e. the communists. All one had to do was look at the accused and hear the tale of his crimes. Anyone with a sense of
justice would rise to his feet demanding that the verdict be nothing less than death.
There were a few flaws in this scenario. When the judges and the prosecutor marched in, their uniforms were not exactly modest. After all, they were modeled after their Yugoslav counterparts who were no shrinking violets. More important was the court’s motivation, its political creed of how best to serve its masters in Belgrade who wanted Albanian patriots out of the way. And all this in the name of the Albanian people . . . When the members of the court climbed on stage, Chief Justice Koçi Xoxe was clearly identifiable by his golden rank insignia and his uniform that was bulging at the seams. Not so Bedri Spahiu, the prosecutor, who looked thin and bilious. Perhaps this came with the job.
Then they brought in the prisoner: Thin, ascetic looking in his simple Franciscan garb, with clear, luminous eyes. There was no sign of arrogance or false humility. Fr. Anton looked as he had lived, at peace with himself, with the serenity of one whose convictions and faith had coincided with his chosen life. Those in the theater could not help but notice the contrast between the accused and his judges. There was one major detail that did not fit into the official scenario. It became obvious from the very beginning, as soon as the prosecutor started to lay his traps.
“Fr. Anton, did Francesco Jacomoni ever visit your parish in Mirdita?”
“I am not sure.”
“Fr. Anton, I am not asking about some simple farmer. I am asking you about a visit by the Viceroy of Albania, the personal representative of King Victor Emanuel III, about the man who ran Albania for a number of years on behalf of the Italian invader.”
“I don’t seem to recall.”
The prosecutor decided to change his approach: “Have you seen this picture before? Isn’t this the viceroy with his sycophants? Aren’t you standing next to him, surrounded by the notables of Mirdita?”
“Well, I’ll be!”
The presiding judge started to laugh so hard that he hid his face behind the notebook in front of him, shaking silently, lest he appear undignified. The audience took the cue and erupted in loud laughter.
The prosecutor turned toward the public with a smirk on his face, as if he had slyly engineered the whole scene.
“So then, the viceroy did visit you, after all.”
Fr. Anton was following his script to the letter. It was painful to watch or rather, for us on the street, to listen to a dialog that portrayed the priest as a bumbling old man. He had told me before my discharge from prison that he would do anything to save the life of the one farmer who had sheltered him and whose name had escaped the communists so far. That he, Fr. Harapi, knew that he would be executed but that he would fight to the last on behalf of his farmer friend, even at the risk of incurring undeserved ridicule. And all this because he, Fr. Anton, could not lie, even to save a life.
Needless to say, the enemies of the communist regime, including the silent majority, were greatly disappointed in Fr. Anton’s stand in court. They had expected a courageous, a brilliant defense of the nationalist position. Instead, they heard a ‘feeble-minded’ old priest make a fool of himself. It hurt me that I could not speak up and tell the truth. What’s worse, even Mom who knew the truth, felt Fr. Anton had left everyone down. I tried in vain to point out Fr. Anton’s self-sacrifice. Here was a man whose sole treasure on earth was his reputation as a man of high integrity and intellect. And here he was ready to sacrifice his reputation to save a humble farmer’s life. Greater love has no man than to give his life for his friend. But Mom wanted no part of it. What she had wanted and expected was a splendid defense and a sharp attack, yes attack, against the communist pack of lies by a man of strong mind and unbending will, by someone
willing to die on his feet.
The trial ran its course. Fr. Anton and the other defendants, Lef Nosi and Maliq Bushati, were found guilty and were sentenced to death by a firing squad. There was the usual appeal for clemency and the equally expected denial of the appeal. A few days later, the sentence was carried out and all three defendants were executed on the outskirts of Tirana.
Thirty-two years later, Fr. Primus Ndrevashay told me what he had heard from Peter Freeman, commander of the firing squad that had executed Fr. Harapi and the other two prisoners. Peter Freeman, by the way, was the name the man had assumed when he started a new life ij Canada. Freeman had told him that when they shot the three prisoners, two had fallen into the pit while Fr. Anton had vanished from sight, surrounded by a cloud. The commanding officer had walked over to where the bodies lay and had drawn his gun to administer the coup de grace. The bodies of Lef Nosi and Maliq Bushati lay crumpled on the ground while Fr. Anton Harapi’s remained out of sight, surrounded by the cloud. It took several minutes for the cloud to dissipate. And then, and only then, did the soldiers see the body of the poor one of St. Francis lying in the majesty of death.

August 18, 2002 Genc X. Kortsha

Shenim
Nga Fritz Radovani:
Ky material asht nxjerrë nga “Korespondencë me z. Genc X. KORTSHA” pa asnjë ndryshim nga origjinali, per botim në ditlindjen e At Anton Harapit O.F.M.
Mendoj, se asht mirë, të njihen nga Rinia ynë Këta kolosë të Popullit Shqiptar.

Melbourne, 4 Janar 2017.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4326
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
'Fiks në minutën që u pushkatua Anton Harapi, u drodh kisha në Shkodër'
Imazh

08:30, 21/10/2016
Ernest Troshani, kardianali i dytë shqiptar i saposhpallun nga Papa Françesku, ka rrëfyer një moment të veçantë në tragjedinë e klerikëve katolikë shqiptarë në vitet e diktaturës.

I pyetun në emisionin "Debati nga Channel One" se përse ndër 38 martirët e kishës katolike, nuk është emri i Patër Anton Arapit dhe a mos lidhet kjo me faktin që komunistët e akuzuan për bashkëpunim me gjermanët, Troshani tha:

Troshani:
Mund të ketë edhe të tjerë, por unë nuk jam në dijeni. Meqë ra fjala për Patër Anton Harapin di vetëm këtë gjë që gjatë kohës që ai ishte regjent u ka thënë gjermanëve se nuk do të hidhte asnjë firmë për pushkatim të askujt. “Ne jemi vetëm për shpëtim” ka thënë ai. Më kujtohet se në vitin 1946 kur u pushkatua Patër Antoni, ishim duke u lutur, fiks në minutën që është pushkatuar ai, është dridhur dhe tronditur kisha në Shkodër.

Gazetari: Çfarë ishte kjo? Vërtetë?

Troshani:
Po po e vërtetë. Isha aty unë në kishë. Janë dridhur muret e kishës kur po e pushkatonin. Gjashtë vite e kam pasur Patër Antonin drejtor të kolegjit Françeskan.

Gazetari:
Ai u pushkatua në Tiranë në zonën e Kodrës së Priftit bashkë me Lef Nosin dhe kryeministrin shkodran Maliq Buishati, por eshtrat e tyre, pra edhe të Patër Antonit nuk janë gjetur. Por si ka mundësi që nuk është në listë e 38 martirëve të fesë katolike?

Troshani: S'e di përse nuk është në listën e martirëve.

U muer prej http://www.syri.net/sociale/4976/fiks-n ... e-shkoder/


Me At Anton Harapin, 21 vjet pas rënies së komunizmit
Imazh

(20.02.2011 RV)Po sot bie përvjetori i shembjes së shtatores së Enver Hoxhës në Tiranë, preludi i ndryshimeve dhe i fillimit të rrugës drejt demokracisë në Shqipëri. Pas 21 vjetëve, shqiptarët akoma e pyesin veten se ku po shkojnë, ku është horizonti drejt të cilit duhet të priren puna e mundi e djersa e atyre që janë në atdhe dhe e atyre jashtë atdheut. E kush më mirë se At Anton Harapi mund të na e përvijojë këtë horizont, pavarësisht se pjesa që do të dëgjoni, marrë nga fjalimi i tij “Dy lot e një betim”, me rastin e përcjelljes së eshtrave të Çerçiz Topullit e të Muço Qullit nga Shkodra, shembull i shkëlqyer oratorie, të lë një shije të hidhur në gojë për aktualitetin që ka edhe sot, pas gati një shekulli:
“…lëshojeni nji za, atë zanin tuej kumbues si të luajve e diftojini djelmënisë shqiptare, shka jua ushqei idealin, shka jua mbajti karakterin, shka ju bani të pavdekshëm! Diftojini po, se ka e do të ketë Shqipni, përderisa të kena e të mbajmë nji Zot mbi vedi; ka po, Shqipni derisa të dalin shqiptarë fatosa; ka e ka me pasë Shqipni, derisa gjaku i juej i kërthnestë e i gjallë të vlojnë në kujtim dhe ndër ndjesi të shqiptarëve, derisa në Shqipni, pa dallim krahinet e besimit, t’çmohen e t’madhnohen themeluesit e Atdheut. Kena pse të jena e të mbahena shqiptarë, përderisa të shenjtë ta ruejm besën dhe burrninë!”


Pater Harapi në kujtimet e Ministrit nazist, Hermann Neubacher
Imazh
Përfaqsuesi i Rudolf Hitlerit për Shqipninë
1956 - Hermann Neubacher
A Nazi Diplomat on Mission in Albania(lindi 24.VI.1893 e 1.VII.1960)

Imazh
-- Nga Zevendës Shefi i Ushtrisë, Gjeneral - Sandër Lleshi
Imazh
04 Maj 2008

Kujtimet e rralla të të plotfuqishmit të Ministrisë së Jashtme naziste Hermann Neubacher. Me rastin e 120-vjetorit të lindjes së At Anton Harapit, kol. Sandër Lleshi për herë të parë i jep publikut një grumbull faktesh që hedhin dritë për angazhimin politik të pater Harapit në Këshillin e Regjencës At Anton Harapi Kujtimet e rralla të të plotfuqishmit të Ministrisë së Jashtme naziste Hermann Neubacher. Me rastin e 120-vjetorit të lindjes së At Anton Harapit, kol. Sandër Lleshi për herë të parë i jep publikut një grumbull faktesh që hedhin dritë për angazhimin politik të pater Harapit në Këshillin e Regjencës

Si reagim ndaj lutjes së famshme për Shqipërinë të Papa Gjon Palit II në një njoftim të Agjencisë Telegrafike Shqiptare të datës 10.10.1980, në orën 09.55, transmetuar në gjuhën angleze thuhet:
"Në Shqipëri feja e ka humbur betejën në fushën ideologjike dhe shpirtërore një herë e përgjithmonë. Për këtë arsye lotët e krokodilit janë pritur në një mënyrë krejt tjetër nga ajo që ka shpresuar monarku i Vatikanit. Nëse Papët e Romës vazhdojnë të mbrojnë një klerik të dënuar prej gjyqit të popullit tonë sepse ai ka qenë një agjent apo bashkëpunëtor i pushtuesve fashistë dhe nazistë, ne do të thoshim së kjo i diskrediton ata edhe me shumë. ...Pater Anton Harapi e të tjerët si puna e tij, duke ndjekur shembullin e Papa Pius XII, i cili u dha bekimin e tij Duçes dhe Hitlerit, e vunë veten e tyre në shërbim të pushtuesve të huaj dhe ata nuk mund të kenë asnjë ndryshim prej të gjithë bashkëpunëtorëve të pushtuesve në Shqipëri."
Kështu edhe në vitin 1980, disa dekada pasi e kishte lënë edhe pa një varr, diktatura komuniste nuk e konsideronte të mbylluar luftën me Pater Anton Harapin, ndonëse pohonte së betejën me fenë e kishte fituar ndërkohë. Por si është e mundur kjo?
Duke studiuar për historinë e Luftës së Dytë Botërore para disa vitesh ndesha disa dëshmi shumë interesante lidhur me Shqipërinë, por dhe për Pater Anton Harapin në një libër të shkruar nga Hermann Neubacher me titull "Misioni i posaçëm Juglindja, 1940 – 1945. Raport i një diplomati fluturues", botuar në Göttingen në vitin 1956.
Hermann Neubacher është lindur në Ëels të Austrisë së Epërme me 24 qershor të vitit 1893. Me fillimin e lëvizjes nacional-socialiste në Gjermani në vitet 30-të u angazhua politikisht duke luajtur një rol të rëndësishëm edhe në bashkimin e Austrisë me Gjermaninë naziste, pas të cilit në vitin 1938 u bë menjëhere Kryetar i Bashkisë së Vjenës. Në vitin 1943 e deri në fund të luftës misioni i tij zgjerohet edhe me kompetencën e të plotfuqishmit të Ministrisë së Jashtme gjermane për Juglindjen. Në vitin 1951 u dënua me 20 vjet burg në Jugosllavi, prej nga u lirua në vitin 1952 për shkak të një sëmundje të rëndë. Në vitet 1954 deri në 1956 ishte i ngarkuar me misionin e këshilltarit për ndërtimin e administratës së Etiopisë.

Hermann Neubacher përfaqësonte figurën qendrore politike të ngarkuar me manaxhimin politik të Europës Juglindore i cili ishte pajisur me kompetenca të plota politike dhe diplomatike. Me shumë rëndësi kanë memuaret e tij, të cilat kanë hedhur dritë mbi një nga frontet e rëndësishme të Luftës së Dytë Botërore, frontin ku kjo luftë shfaqi dukshëm karakterin partizan të saj. Vepra e Hermann Neubacher përfaqëson një dokument me rëndësi të dorës së parë për të gjithë ata që interesohen për historinë e Luftës së Dytë Botërore në teatrin e Europës Juglindore. Një konkluzion interesant jepej në revistën angleze International Affairs të vitit 1958 në recensionin e librit të Neubacher-it nga R.G. D. Laffan:

"Ky libër i shkurtër kujtimesh me vlerë dhe pa shumë pretendime është një vepër e shkëlqyeshme për lexim. Dr. Neubacher, Kryetari i dikurshëm i Bashkisë së Vjenës, ishte dërguar në Bukuresht në vitin 1941 për tu kujdesur që nafta rumune të mbërrinte në Gjermani. Atëhere kur problemet gjermane në Ballkan u rritën, sfera e aktivitetit të tij u zgjerua shumë saqë në vitin 1943 ai u emërua "I Dërguari i Plotfuqishëm dhe i Posaçëm i Ministrisë së Jashtme për Juglindjen" dhe ishte vazhdimisht në fluturim midis Beogradit, Athinës, Tiranës, Cetinës, Berlinit dhe Kuartierit të Përgjithshëm të Hitlerit...
Ndër shumë pasazhe tërheqesë janë dhe ato për shqiptarët të cilët ai i quan diku si "sympatische Räuber". Dhe në mes të vlerësimeve për njerëzit e virtytshëm më prekësi është ai për Pater Harapin, provincialin e martirizuar të françeskanëve të Shkodrës.

He must be a good fellow".

Sejcili është i lutur të marrë parasysh faktin së Neubacher-i i shkroi kujtimet e tij pa ndonjë shpresë së ato do të gjenin ndonjë rrugë për në Shqipërinë e hermetizuar prej totalitarizmit komunist. Tani le t'i kthehemi dëshmisë së Neubacher.

Shqipëria në vitin 1943


Hitleri në përgjithësi kishte një ndjeshmëri jo të spikatur lidhur me rolin strategjik të Ballkanit në kuadër të Luftës së Dytë Botërore dhe e kishte lënë atë si sferë të ndikimit italian. Po në këtë optikë ai e kishte toleruar në heshtje edhe pushtimin italian në Shqipëri. Në përgjithësi rritja e angazhimit gjerman në Ballkan ishte në përpjestim të drejtë me dështimet italianë atje. Kështu që në momentin e kapitullimit të Italisë trupat gjermane u futën në Shqipëri për të plotësuar vakuumin e krijuar në këtë rajon me rëndësi të konsiderueshme strategjike në një moment kur ekzistonte mundësia e një zbarkimi anglo-amerikan, zbarkim i cili do të shkëpuste lidhjen mes trupave gjermane të dislokuara në Greqi me ato të vendosura në Jugosllavi në kushte kur Bullgaria e Rumania po tentonin drejt ndërrimit të frontit për në anën e aleatëve.
Menjëhere pas kapitullimit të Italisë në shtator të vitit 1943, Neubacher-i shkruan në librin e tij së "Ribbentrop-i më thirri në Beograd e më komunikoi së Führer-i dëshirontë "nji Shqipni të pamvarun, që lind prej nji nisme të mbrendshme"; unë duhej që të nesërmen më 11 Shtator t'i bashkohesha divizionit gjerman në Elbasan. Një avion i posaçëm do të më sillte edhe nji referent, njohës të vendit e të gjuhes, i cili do të më shoqnonte mue në Shqipni. Mue më duhej të marshoja bashkë me divizionin për në Tiranë dhe të kryeja misionin tim.

Neubacher-i përshkruan me një precizion të lakmueshëm ecurinë e ngjarjeve në Ballkan, e në këtë kuadër edhe në Shqipëri, duke mos u mjaftuar me rreshtimin e fakteve më të rëndësishme, por duke bërë dhe analiza shumë të plota të tyre. Krahas ngjarjeve, ai u kushton rëndësi dhe personazheve kryesorë të librit të tij. Siç dhe u citua më sipër në vlersimin e recensionit të International Affairs, vlerësimet për Pater Anton Harapin janë ndër më të ndjerat. Ndonëse Neubacher-i trajton në librin e tij figura nga më të ndryshmet si Anton Harapi, Mehdi bej Frashëri, Xhaferr Deva apo Dragoljub (Draža) Mihajlovi?-i etj. dozat e simpatisë së tij nuk janë në përpjestim të drejtë me gatishmërinë e personazheve në fjalë për të shërbyer apo për të bashkëpunuar me autoritetet gjermane. Në një kohë kur Neubacher-i dërrmon me penën e tij edhe ata që ishin të rekrutuar si njerëz të shërbimit sekret gjerman nga radhët e personazheve të tij, ballkanas e shqiptarë, ai gjen fjalët e nderimit më të lartë për të përshkruar figurën e Pater Anton Harapit.

Për dimensionin patriotik dhe human të Pater Harapit


Nëse do të vendosnim përballë dëshminë e Hermann Neubacher-it dhe akt-akuzën që e çoi në ekzekutim Pater Anton Harapin, do të shihnim me rreqethje krejt dramën. Më poshtë po sjell një fragment nga libri i Neubacher-it:
"Shkodër 1943: ajër i randë, presione natën për pare, vrasje në mes të rrugës, në shtëpitë e vogla, nder kafe. Në mes të ditës! Në një rreth të vogël shqiptarësh e gjermanësh. Pater Anton Harapi tregon se si natën e kalueme tre burra të njohun të lëvizjes ilegale komuniste kishin shkue tek ai në kuvend për me zhvillue një debat politik me të. Partia Komuniste, kishin thanë ata, nuk luftonte kundër kishës. Komunizmi asht në një fazë të re zhvillimi, ai lufton për lirinë kombëtare dhe për një demokraci të vërtetë. Çka kërkon i pari i françeskajve Pater Antoni në një Këshill Regjence, i cili bashkëpunon me okupatorët fashistë? Nji oficer gjerman të policisë së shtetit, që ishte i pranishëm e kapën ethet e gjuetisë:

"Sa interesante Pater Anton! A do t'mundeni me na thanë së kush ishin ata tre burra?"
Fytyra e tij prej asketi si e gdhendun në dru e me një hundë të madhe u nxi prej trazimit:

"Mos harroni ju, që unë jam shqiptar!"


Të tre burrat, edhe pse të pagrishun, ishin në banesën e tij, pra gjatë kësaj vizite ata kishin të drejtën e mbrojtjes miqësore.

Megjithatë komunizmi nuk i njeh ma vlera të tilla, bile as në Shqipni. Mbas tërheqjes së trupave gjermane nga Shqipnia, Pater Antonin e kapën në strehën e një shtëpie miku, dhe ata tre burrat ka gjasë të kenë qenë midis gjykatësve ose spektatorëve kur ai u var në litar.
Këto janë disa shembuj në vend të mijrave. Ato e kanë vendin këtu, unë përpiqem me shpalosun një përshtypje nga kjo botë e shumllojtë, e cila mundet me qenë, sa e përzemërt aq dhe mizore."
Sigurisht që pasazhi i mësipërm nuk është një fragment i zakonshëm. Ai nuk mund të kalohet me indiferencë paralitikësh e me ndonjë frazë dembele si ".... ah sa interesant!" Jo. Kjo është një dëshmi e jashtëzakonshme që vjen prej një dëshmitari okular dhe që me pak fjalë sqaron në mënyrë dramatike rolin e Pater Anton Harapit në raport si me gjermanët ashtu dhe kundërshtarët e tij partizanë ose gjykatësit e tij të nesërm.
Por si është e mundur që Harapi guxon kaq shumë? Si është e mundur që në një mjedis kaq të rrezikshëm ai ngrihet aq lart? Ku e gjen ai këtë forcë? Në fakt përgjigjen ai e jep vetë: "Mos harroni ju, që unë jam shqiptar!"- i drejtohet ai oficerit të Gestapo-s.
Pak vjet më vonë kur rolet kishin ndryshuar Pater Anton Harapi u përball me një gjyq komunistësh, të cilët nuk mund të falnin. Ndoshta të nisur nga i njëjti motiv prej të cilit kishte falur Pater Anton Harapi. Ai kishte falur së ishte në palcë shqiptar, ndërkohë që ata që e dënuan nuk falnin pikërisht për të kundërtën.
Neubacher-it i ka rënë në sy mjaft fakti se Pater Anton Harapi është shumë shqiptar, bile në disa raste duket se ai është i gatshëm që të tolerojë, të paktën në komunikim me të huajt, edhe disa cilësi shqiptarësh që bien ndesh edhe me vetë doktrinën e krishterë.

Në librin e tij Neubacher-i na jep një detaj tjetër interesant:

"Në banesën teme në Beograd, qershor 1944. Personazhet: Gjenërali Glaisë-Horstënau 'Gjenërali Gjerman në Kroaci', Pater Anton Harapi, i pari i françeskajve të Shkodrës, anëtar i Këshillit të Regjencës.

Glaisë: "A më thoni imzot si e gjykoni ju gjakmarrjen?"

Harapi: "Ajo duhet të egzistojë, ne kemi vetëm këtë ndeshkim."

Ndërhyj unë: "I dashtun Pater Anton, a ásht rrëfye ndonjiherë ndonji mirditas për ndonji vrasje për gjakmarrje?"

"Jo, Jo!"

"Por për ndonji vjedhje të vogël?"

"Patjetër!"


"Un e kuptoj këtë krejt qartë. Në nji vend pa aparat shtetnor, pa xhandarë dhe gjyqtarë ndëshkimi ushtrohet nga familja ose nga bashkësia – por un ju pyes ju si teolog i moralit dhe si një bari shpirtnave të gjakmarrsëve katolikë të Mirditës për mendimin tuej!"

"Principi ásht i drejtë, aplikimi ásht problematik"


Kemi për t'u takue rishtas me këtë murg madhështor lutjesh. Në vjetin 1944 ai u bá martir i ndërgjegjes së obligimit të tij meshtarak".
Cilido shqiptar që do të "sulmohej" me një pyetje të tillë mjaft komplekse nga një i huaj do të kishte vështirësi të dilte i pakompromentuar nga situata. Aq më tepër kur bëhet fjalë për një prift katolik i cili ka për mision të predikojë dashurinë. Bile Pater Anton Harapi, ndonëse kishte pranuar të merrte një përgjegjësi shumë delikate si anëtar i Këshillit të Regjences, kishte refuzuar kryesimin e tij vetëm për shkak të pamundësisë së nënshkrimit të dënimeve me vdekje, që do të ishin obligim i postit të kreut të shtetit. Por në komunikimin me një të huaj ai nuk përpiqet të gjejë alibi tek zhguni i priftit e ta lërë vetëm mirditasin që mëkaton rëndë duke marrë gjak kundër vëllait të vet. Pater Anton Harapi përpiqet që të shpjegojë këtë dukuri të zhvilluar si alternativë lirie e ligji në kushtet e mungesës së shtetit të vet.

Përfshirja në jetën politike

Vendimi i Pater Anton Harapit për tu përfshirë politikisht në Këshillin e Regjencës në vitin 1944 pas miratimit nga autoritetet e Kishës Katolike duket se ka qenë një ndër vendimet më të vështira të jetës së tij. Në përgjithësi gjendja politiko-ushtarake e Shqipërisë ishte shumë e komplikuar. Kapitullimi i Italisë dhe vakuumi shtetëror i krijuar pas saj, numri i konsiderueshëm i trupave italiane të mbetura në Shqipëri pa komandë unike, interesat e ushtrive aleate për marrjen e kontrollit në zonat e pushtuara nga Italia si dhe interesat gjermane për moslejimin e futjes së trupave aleate në Ballkan karakterizonin tablonë e përgjithshme. Kësaj i shtohej edhe prania e një lëvizjeje partizane që sa vinte e rritej së bashku me rrezikun e anarkisë së brendshme dhe të luftës civile.
Edhe Neubacher-i e përshkruan kompleksitetin e kësaj gjendje në një telegram të datës 12. 09. 1944 për Ministrinë e Jashtme të Reich-ut gjerman ku ndër të tjera shkruan:
"Ngjarjet e muajve të fundit dhe propaganda intensive angleze në Shqipërinë e Vjetër (Shqipëria e sotme, pa Kosovën, shënimi i SLL), veçanërisht në kryeqytet tek shumica e popullsisë kanë krijuar bindjen e humbjes sonë. Iniciativa jonë për krijimin e një Shqipërie të pavarur u prit me skepticizëm formal bile dhe juridik. Ishte e qartë së këta burra para së gjithash shqetësohen se nga afrimi me Gjermaninë, tash në pragun e fitores së aleatëve, do të rrezikonin sigurinë dhe pronën e tyre si dhe interesat e vendit. Për këtë ne kemi ndërmarrë hapa për krijimin e një komiteti kombëtar me një përbërje ndryshe nga ajo që mendonim në fillim".
Pikërisht në një kohë e situatë të tillë, Pater Anton Harapi merr një vendim jashtë trendit normal të kohës, pra, sublim. Pranon një post zyrtar si anëtar i Këshillit të Regjencës në një kohë krejtësisht të turbullt dhe në një vend që ishte në buzë të humnerës. Po si ka mundësi? Duket se ai e kishte parandjerë fatin e tij dhe në fjalimin në Parlament me rastin e betimit të tij për postin e anëtarit të Këshillit të Naltë të Regjencës ai u jep një përgjigje të gjithë atyre të "zgjuarve" që kuptonin rrezikun e situatës, por siç duket edhe përgjigjen për gjykatësit e ardhshëm komunistë kur deklaronte:
"Qeshë i shtërnguem të zgjedhi njënën dysh : a të baj nji marrí tue e pranue këtë zyrë, ase të tregoj nji dobësi tue u largue. Vendova mâ mirë të bâj nji marri: ase - sikurse thonë ata shqiptarë që duen të ruhen të pastër - desha të komprometohem".
Si shumë momente të historisë së Shqipërisë edhe pushtimi i saj prej Gjermanisë ka nevojë të studiohet në mënyrë komplekse me qëllim që faktet historike të pasqyrohen të zhveshura prej komenteve ideologjike. Të paktën një gjë është e qartë: Nga studimi i dokumenteve të shumta gjermane të kohës lidhur me këtë çështje evidentohet përpjekja politike për ta konsideruar rastin e Shqipërisë disi ndryshe nga shumë vende të tjera të pushtuara për shkaqe që u trajtuan shumë shkurt në fillim të kësaj kumtësë. Në kuadër të këtij trajtimi politik specifik, me urdhër të Hitlerit të datës 03.10.1943 u krijua posti i "Gjeneralit Gjerman të Plotfuqishëm në Shqipëri". Në përcaktimet për zbatimin e këtij urdhri të të njëjtës datë thuhej:
"Reich-u gjerman ka njohur Komitetin Kombëtar të sapokrijuar si qeveri të shtetit të pavarur e mik të Shqipërisë. Me urdhër të Führer-it krijohet posti i "Gjeneralit Gjerman të Plotfuqishëm në Shqipëri" për të përfaqësuar Ëehrmacht-in gjerman pranë Qeverisë Shqiptare. Krijimi i një administrate ushtarake gjermane në territorin e Shtetit Shqiptar për pasoje nuk parashikohet".
Në këtë sfond të përgjithshëm politk, ushtarak e shoqëror të Shqipërisë kushdo e ka disi më të thjeshtë të kuptojë motivet e vendimit të Pater Anton Harapit për t'u angazhuar në strukturën më të lartë të Shtetit Shqiptar. Në librin e Neubacher-it sqarohet se skena politike e asaj kohe u karakterizua nga antagonizmi Mithat Frashëri –Xhaferr Deva, ose siç thotë Neubacher "Shqipëri e Vjetër-Shqipëri e Re", duke mos lënë ndonjë hapësirë të veçantë për ndonjë rol aktiv të karakterit ekzekutiv për Pater Anton Harapin. Në thelb në libër duket sikur personi i Pater Anton Harapit i ka shërbyer Hermann Neubacher kryesisht për të personifikuar simpatinë e tij për virtytet e larta të popullit shqiptar. Kapitullin e Shqipërisë, nga libri i tij qe i kushtohet Ballkanit, Neubacher e ka ruajtur për Pater Harapin:
"I njajti i arratisun më tregoi për fundin e Patër Anton Harapit. Por mue më duhet t'i shtoj diçka paraprakisht tregimit të tij. Kur filloi tërheqja jonë prej Shqipnijet, un i kërkova Pater Antonit të largohej menjiherë prej vendit dhe i ofrova për këtë avionin tem. Ai tue më falenderue më çoi fjalë së Zoti ia kishte caktue vendin, dhe nëse do të ishte vullnesa e Zotit, ai do të duhej me vdekë aty ku e thirrte detyrimi i tij meshtarak.
Burri nga Durrësi më tregoi, se miq të tij e mbanin të fshehun. Komunistët, që e kërkonin atë në të gjitha anët, hynë në shtëpinë që e strehonte. Ata nuk e gjetën. Kur po dilshin prej shtëpie ata panë një protezë dhambësh në një gotë qelqi dhe kërkuen me dijtë së kujt i përkiste ajo. Kur ata filluen me keqtrajtue njerzit e shtëpisë, të cilët kërkojshin me dalë prej situate, Pater Harapi doli nga vendi ku ishte fshehun dhe ju dorëzue gjuetarëve të qeverisë. Burri që më besoi këtë histori më tregoi që ai kishte shkue me një qetësi të kthjellët drejt trekambshit.
Pater Anton Harapi rridhte prej Veriut të Shqipnisë, arsimin e mesëm e kishte marrë në shkollat e fretënve në Merano dhe në Hall të Tirolit. Në Romë ai kishte studiue teologjinë.
Para së me i ardhe fundi ai kishte pa edhe nji herë vendet e rinisë së tij të hershme. Largimi i tij i asaj kohe prej Tirane ásht për t'u mbajtun mend."
Me tej Neubacher e mbyll kapitullin e tij për Shqipërinë me ketë episod:
"Ishte fundi i qershorit 1944, kur unë i ngopun prej krizës qeveritare u largova prej Tirane. Për shkak të afërsisë së gjuejtsave anglezë në anën tjetër të kanalit të Otrantos, unë mundesha të udhëtoja vetëm në errësinë. Avioni kishte fillue me lëvizë në pistën me drita, kur personeli i bordit me ulurima mundi me ndalun mjetin. "Çka ásht, kush ásht aty?" "Pater Harapi!" Dhe françeskani i vogël u ngjit në bark të avionit dhe qe tek qëndronte i qeshun në kabinën e vogël të pasagjerve.
"Unë nuk mundem me e durue má politikën! Do të fluturoj me ju!"
Heinkel-i u lëshue përpara, përdridhej sipër luginava dhe vargamaleve, endej sipër egërsisë mbi shkambijt e së cilës kishte fillue me vezullue e kuqja e parë e diellit që po lindte.
Pater Antoni që ishte ulun përballë meje i mbështjellë në zhgunin e tij, nxuer prej nji çante të fryme, që ishte bagazhi i tij i vetëm, librin e tij të uratëve dhe filloi me u lutun. Për disa ditë ai qe miku jem në Beograd. Un e shoh ende para meje krijesën e vogël prej asketi me fytyren kafe si të gdhendun në dru, prej të cilës ngrihej nji hunde gazmore dhe e madhe, tue mbajtun në duer librin e lutjeve dhe tue u endun poshtë e nalt, mes hijeshisë së luleve të kopshtit tem. Má vonë Pater Antoni udhëtoi për në Vjenë e ma tej për në Tirol. Pas disa javësh ai u kthye në Shqipni, ku e priste vdekja.

Asnji revolucion nuk mundet me e shue kujtimin e një burri të tillë. Drita e amshueme, të cilës ai i shërbeu, e ndriçoftë atë!"

Dhe sigurisht që kështu do të ndodhte. Në një kohë kur shumë prej autoriteteve shtetërore, përfaqësuesve të politikës, të ekonomisë, kulturës së vendit, kërkuan gjithë alternativat e mundshme për t'u larguar prej Shqipërisë, të cilën e kërcënonte në mënyrë akute rreziku i komunizmit, Pater Anton Harapi sillet prapë së prapë ndryshe, në kundërshtim me trendin e përgjithshëm të të zgjuarve, në kundërshtim me këshillat e arsyeshme, pa përllogaritje për sigurinë. Ai kthehet në Atdheun e tij ku në vitin 1946 e pret dënimi i atyre që ai i kishte falur në vitin 1943 dhe që do t'i falte edhe sot po të ishte gjallë.

Somario


Por si është e mundur që Harapi guxon kaq shumë? Si është e mundur që në një mjedis kaq të rrezikshëm ai ngrihet aq lart? Ku e gjen ai këtë forcë? Në fakt përgjigjen ai e jep vetë: "Mos harroni ju, që unë jam shqiptar!"- i drejtohet ai oficerit të Gestapo-s. Kur filloi tërheqja jonë prej Shqipnijet, un i kërkova Pater Antonit të largohej menjiherë prej vendit dhe i ofrova për këtë avionin tem. Ai tue më falenderue më çoi fjalë së Zoti ia kishte caktue vendin, dhe nëse do të ishte vullnesa e Zotit, ai do të duhej me vdekë aty ku e thirrte detyrimi i tij meshtarak.

U morë prej http://www.shkoder.net/fjala/2008/slleshi.htm

Landa e autorve të ndryshëm u vendos me kujdes nga Bep Martin Pjetri
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4326
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Daniel Gàzulli
AT ANTON HARAPI -
I VRAMË TRI HERË

Imazh
Më 1942 At Gjon Shllaku shkruente tek “Hylli i Dritës” një editorial kushtue Luigj Gurakuqit, Bajram Currit e dom Gjon Gàzullit të titulluem: “Të vramë dy herë: nji herë kur i mbytën e nji herë me harresë”.
Tue parafrazue titullin e Shllakut, për Anton Harapi, mund të thuhet: “I vramë tri herë: Kur e vranë, me njollosje e harresë, me riharresë e veçim prej viktimash të tjera të klerit.

Anton Harapi asht pa ma të voglin dyshim një ndër fytyrat ma të ndrituna të kombit tonë: atdhtar i akullt, dijetar i dorës së parë, shkrimtar i talentuem, klerik me vlera të spikatuna.
Tashma e dijnë të gjithë se ai u pushkatue pse pranoi me u flijue që të shpëtonte Shqipninë prej luftës civile. Ishte aq i madh, sa e kishte kuptue me kohë, qysh atëherë, më 1943, se Lufta Nacional Çlirimtare po kthehej në luftë civile. Për këte edhe e mbytën. Për këte edhe e damkosen me njollën e tradhëtarit. E cilin? Ma të akulltin e atdhetarëve.
Po le t’i lamë ngjarjet të rrjedhin me rend.

Fëminija e rinia

Gaspër Harapi (emni i pagëzimit) u lind në Shirokë të Shkodrës më 5 janar 1888 në një familje të thjeshtë, që jetonte me peshkim në Liqenin nën hije të Taraboshit.
Hyni në Kolegjin e Jezuitëve qysh shtatë vjeç e ma vonë në ate Françeskan, që ishte dhe mbeti shtylla e traditës së mirëfilltë kombëtare shqiptare.
Aty mori njohunitë fillestare të teologjisë dhe u mëkue me dashuninë e thellë për Atdhe. Si kreu lolegjin, tue qenë me një përgatitje aq të mirë sa asnjë nxanës tjetër që kishte dalë prej atij Kolegji, e dërguen me vijue studimet e nalta në Austri, një ndër votrat e kulturës së lashtë dhe asaj bashkëkohore. Studioi në Villach të Tirolit, Salezburg dhe Shvarc. E qysh atëherë e quejtën “enciklopedia që ec me dy kambë”.
Mbi të gjitha tek ai mbizotnoi bashkimi i të gjithë virtyteve pozitive, tue plotësue e kalitë shpirtin e tij të pastër françeskan, me të cilin frati ynë ishte i edukuem qysh në fillim...
Më 1910, kur Gaspëri i ri u kthye në Atdhe, i dhanë emnin Anton, si ishte në traditën e françeskanëve. E me të shkelë në Shkodër, ai u dallue për dijet e thella, që i kishte marrë gjatë viteve të studimeve akademike, dije që, nga ana tjetër, nuk do ta tulatnin kurrë kujtesën e tij përherë të freskët, por do të shpërthenin valë - valë, gjithnjë në nivele ma të nalta, edhe pse kishte kujdes që aftësitë t’i shfaqte me thjeshtësi e me finesë.
Argumentet që buronin në mënyrë të natyrshme, në çdo kohë dhe rrethanë, do t’i parashtronte me një logjikë të hekurt, me një shtjellim aq të qartë, çka asht karakteristikë vetëm e një gjeniu të rrallë. Nuk janë të paktë, e pikërisht prej bashkëkohësve të tij, ata që janë shprehë se një njeri i tillë, dy herë nuk do të përsëritet në tokën shqiptare. Mbi freskinë dhe qartësinë e mendimint të tij filozofik, për stilin e matun e të rrjedhshëm, qysh heret, më 1936, do të shkruente për te dom Kolec Prendushi: “...mendje dialektike, qi shkruen kryeartikuj, ndër cillt disa janë kryvepra. Dija e thellë, arsyetimi i lidhun, analizimi i hollë, stili i peshuem, dallojnë gjithë shkrimet e tija.” (Shih, “Hylli i Dritës”, 1936, fq. 583).
Si intelektual model, sillte me vete mentalitetin e misionarëve përparimtarë europianë, që në shumicë asokohe kishin në zotnim shartet e Provincës Françeskane, që po hidhte shtat me palcë e fizionomi shqiptare, tanësisht me taban kombëtar, e që dha një ndihmesë të paçmueshme në lulëzimin e kulturës amtare shqiptare, ku në rezonancë mbizotnonte fryma e ngrohtë françeskane “lutu e puno”.

Veprimtaria

Si thamë, në vitin 1910, At Antoni kthehen në Shqipni dhe shugurohet meshtar, tue qenë deri në flijim besnik i zhgunit të Shën Françeskut e i popullit që e donte dhe e respektonte. Punon në fillim mësues në Kolegjin e Fretënve. Ai solli një frymë të re, ide të reja, krejt europiane, për edukimin e rinisë. Veçanarisht ai kambënguli që në Koldegj të mund të edukoheshin të rijë me bindje e prejardhje të ndryshme, aty edhe të besimit musliman, e që nuk kishin kurrëfarë synimi me marrë rrugën e meshtarisë.
Ma vonë (tetorit 1912 - prill 1913) u përkushtohet shërbesave fetare në Kishën “Zoja Rruzare” në Arrën e Madhe, në Shkodër, ku ishte edhe Kuvendi Françeskan. Në këtë lagje u njoh dhe u ballafaqua me vorfninë e tejskajshme, që e përjetonte thellë, e përpiqej t’i ndihmonte, pa dallim feje.
Më 1916, kur Dukagjinin e preku sëmundja e frikëshme e kolerës, që mori shumë jetë njerëzish, pa u gjetë askush pranë tyne nga frika e lëngatës, shkoi atje, në mes malësorëve, dhe i ndihmoi si e sa dijti. Frati i ri nuk la bjeshkë të thepisun pa shkelë tue dhanë veçanarisht ndihmë e këshilla në lamë të profilaksisë.
Më 1918 ai shërbeu në Grudë, ku, për herë të parë, spikat talenti i tij në lamin e letrave shqipe, penda e mendimi i mprehtë, njohja e thellë e shpirtit të malësorit.
Ai njohu me të gjitha përmasat e saj zonën e Grudës e të Malësisë së Madhe mbarë, koloritin e gjallë të zakoneve, vajet, dasmat, epiken, psikologjinë origjinale të trevave kreshnike të marruna në studim, pra tanësinë klasike të kulturës së pasun kombëtare, ende të palavrueme asokohe...
Në këtë mjedis të ri dhe të përshtatshëm për mendjen dhe punën e tij pasionale, lindi dhe u rrit romani “Andra e Pretashit”, vepër me kompozim unik në llojin e vet.
Në rrafshin politik, mbeti një zbulues i gjallë i fatit të popullit shqiptar. Në kujtesën e historisë, kanë mbetë të pashlyeshme shumë ngjarje, që gjithsesi kanë emnin e kontributit të meshtarit të shqiptarizmës.
Në kohën e turbullinave politike, midis të cilave ishte mbërthye kontinenti europian, Fuqitë e Mëdha, hartonin harta të reja, ku, pa të drejtë, Shqipnisë së vogël gjeografikisht, i cungoheshin njena mbas tjetrës disa treva të trungut amë.
A mund të heshtte frati përballë kësaj masakre, që u bahej ditën për diell tokave shqiptare!? Natyrisht që jo. I veshun me zhgun, me nismën e vet, organizon menjëherë tre bajrakë, Grudë, Hot e Triepsh dhe përmes tyne, i dorëzon Memorandumin e përgatitun nga ai vetë në vitin 1918, komandantit francez në Shkodër (asokohe në Shkodër, kishin zyrat e tyne konsullore 7 përfaqësi të hueja). Në bashkëpunim me Luigj Gurakuqin dhe At Gjergj Fishta OFM, harton një Peticion, të nënshkruem nga 200 përfaqësues të tre bajrakëve, drejtue përkatësisht Konferencës së Paqes në Paris, Ministrave të Jashtëm të ShBA-së, Anglisë, Francës dhe Italisë.
Në ligjeratat e tij të famshme, të mbajtuna në “Parisin e vogël”, sikurse njihej nga intelektualët asokohe qyteti kulturdashës Korça, ndër të tjera At Anton Harapi u shpreh: “Jam fetar, por kam tager dhe detyrë shoqnore”. E randësishme për At Antonin, ishte fati i kombit dhe i martirëve, që ishin pjesë e jetës së tij.
Populli i Shkodrës kurrë s’do ta harrojë përshëndetjen e fundit të titulluem: “Dy lotë e nji betim”, si shembull i oratorisë klasike shqipe, në përcjelljen e eshtnave të martirëve Mustafë Qullit dhe Çerçiz Topullit.
Viti 1920 ingranohett me lëvizjen atdhetare shqiptare, në kushte e rrethana të reja; falë energjive të pashtërshme që zotnonte, fizikisht e moralisht, mori një shtytje dhe organizim të ri. Më 1921-1924, bahet drejtues i grupit të njohun atdhetar “Ora e Maleve”, së bashku me At Gjergj Fishtën, Luigj Gurakuqin, Dom Lazër Shantojën, tue qenë njëkohsisht themelues, drejtues e botues i aftë i fletores “Ora e Maleve”, që filloi të nxirrte grupi në fjalë.
Më 1924, u zhvilluan zgjedhjet e para në Shqipni, ku gjendet mes “opozitës” së kohës përkrah Gurakuqit, Fishtës, Bajram Currit, At Benardin Palaj, Nolit etj. , që ishin pararoja e kësaj lëvizjeje, tue sjellë një mendim të epërm e veprim racional për kombin shqiptar.
Mbas rrëzimit të Qeverisë së Nolit, për shkaqe që tashma dihen mirë, sikurse shumë të tjerë, frati demokrat arrestohet 3 herë dhe burgoset, mbasi kishte përkrahë alternativën e demokracisë liberale të popullit, “Për nji Shqipni t’Lir e t’Perparueme”.
Më 1933, ishte drejtues i Kolegjit Françeskan (Rektor), drejtor i Liceut “Illyricum” dhe pedagog në Shkollën Normale Femnore të Motrave Stigmatine në qytetin e Shkodrës (Gjuhadol).
Në harkun kohor të viteve 1930-1936, asht drejtori i së përkohshmes zamadhe, revistes “Hylli i Dritës”, bashkëdrejtues i gazetës “Posta e Shqypnisë”, revistës fetaro - kulturore “Zani i Shna Ndout” etj.

Në fushën e letrave shqipe

Frati, krahas përkushtimit fetar dhe vlerave të çmueshme sociale, dallon me po atë madhështi, në filozofi, teologji, pedagogji, sociologji, publicistikë dhe letërsi artistike.
Në mënyrë të rregullt, ndiqte rrymat e letërsisë botërore, lexonte në origjinal autorët e famshëm të pedagogjisë moderne të kohës, si: Pestaloc, Hergert, Frobel, Herbart, Forster etj. Midis librave dhe përherë pranë librave, mendonte se mendja e tij dhe e çdo njeriu, në përgjithësi, zgjanon dritaret e ditunisë njerëzore, të cilat përherë duhet të jenë të hapuna, për të lejue depërtimin e njohunive të reja bashkëkohore.
Rezultat i akumulimit të dijeve dhe i përvojës si pedagog, asht botimi i veprës së parë pedagogjike, “Edukata ose mirërritja e fëmijëve” më 1925, që mund të cilësohet edhe një përshtatje të leksioneve të pedagogut A. Hergert, një punim i mirëfilltë shkencor.
Synimi fisnik i tij, ishte që mbrënda lëvizjeve të reja reformatore të krijoheshin hapsina për modernizimin e metodave mësimdhanëse, didaktika e shkollës së re shqiptare, dhe kërkonte në veçanti që këtë rrymë të kohës ta shpërndante me pasion në moshën e re, tue e pajisë në këte mënyrë, me kujdes e matuni, me parimet progresiste të shkollës së traditës së hershme demokratike e kulturore të Europës Perëndimore. Për çudi, ende sot studiohen në universitetet e vendlindjes autorët e pedagogjisë sovjetike (pedagogë pedantë komunistë rusë) dhe jo pedagogët e traditës shqiptare në trojet etnike shqiptare.
Një vepër e spikatun asht ajo me titull “Vlerë Shpirtnore”, ku janë përmbledhë 6 ligjëratat e mbajtuna në Korçë. Duhet vu në dukje se shtysë për autorin e kësaj nisme të guximshme, ishte çasti i një krize shpirtnore në Shqipni, dukuni kjo me rrjedhoja negative dhe shkatërrimtare. Aty autori referues analizoi me hollësi shkaqet e kësaj krize, tue shpalosë gradualisht etilogjinë dhe terapinë e kësaj sindrome kanceroze, ku, si epidemi e vërtetë, kishte nderhy në botën shqiptare ideologjia shterpe marksiste e sjellë në Shqipni prej Ali Kelmendit me shokë...

Flijimi

Sa herë “profesorët” e regjimit komunist, në veprat e tyne plot fallsifikime, u kanë paraqitë dhe vërbue sytë brezave të tanë shqiptarësh një foto, ku At Antoni Harapi duket në një takim me gjeneralin gjerman Fitsum, si dëshmi e “tradhëtisë” të prelatit françeskan. Asnjëherë, sikurse vë në dukje publicisti z. Mërgim Korça, pseudoshkenca komuniste, dje dhe sot, nuk flet dhe shkruen përse u takuen dhe çfarë i ka thanë gjeneralit gjerman At Anton Harapi: “Marrëveshja me Reichun, ishte që trupat gjermane do të kishin territorin shqiptar vetëm si urë kalimi për në Greqi, pa i cënue dhe pa ndërhy në çashtjet e mbrendshme shqiptare!”. Ata e dinin mirë pse i ishte takue Harapi me gjeneralin, pse kjo asht pasqyrue edhe në shtypin e kohës, por simbas parimit “shpif, shpif se diçka do të mbesë”, përhapën një propagandë të shfrenueme vetëm në klishenë zi, për të përligjë veprimet vëllavrasëse që ua kërkonte simotra e tyne, Jugosllavia komuniste Rankoviçiane/Titiste, e cila porosiste polpotin e kuq të Tiranës, se “nëse doni që të qeverisni përgjithnjë, duhet të zhdukni me rrajë çerdhen antikomuniste, klerin katolik dhe besimtarët e saj besnikë në Shkodër e tjetërkund”.
At Anton Harapi shprehet haptë pse e pranoi detyrën e regjentit: “E pranova detyrën se nuk mujshem m’e pamun Shqypninë të pushtueme prej anarkijet...nuk dojshem të krijohej nji Babiloni shqyptare me luftë vllavrase qi zhgatrronte katundet, të humbej bagtija e të zhgatrroheshin familjet...ndjeva mëshirë, si për popull e gjithashtu edhe për Shqypni...Si mund të preferojshem m’e pshtue jetën t’eme për çashtjen e perbashket? Le të ndodhë ajo qi ka me ndodh, thashë me vedi, rrnoftë populli edhe pa mue, rrnoftë Shqypnia!...E fillueme me nji poezi e po e perfundojmë me nji tragjedi me iu dhimbtë kujdo...e vetmja gja m’u bamun asht m’e pshtuemun Shqypninë edhe popullin. Mjafton t’i paralizojmë fajtorët të mos bajnë ma dame...Nuk duhet të ekzistojnë filogjerman, anglofila apo italofila. Duhet t’jena veç shqyptarë...”.
E këto fjalë ai i thonte me 17 Maj 1944 në Kinema “Kosova” kur Shqipnia ishte nën pushtimin gjerman!
Ai kërkonte të shpëtonte Shqipninë dhe në tokën tonë të mos kishte të huej, e jo ashtu si përshkruhet nga historiografia komuniste dhe postkomuniste.

Martir i shqiptarizmës së kullueme

“Shqipnia u fitue me gjak; me gjak dhe po mbahet e robnueme. Do të vij dita e me Paqe e Drejtsi do t’fitohet”

At Anton Harapi

Martirizimin e klerikut as Shekspiri i madh nuk do të gjente forcë me e përshkrue në mënyrë ma dramatike se sa ajo që përjetoi ai në realitet e qinda sivllazën të tij. E ashtëquajtuna luftë “NÇ”, në vend që të bante çlirimin e vendit, u kthye në një luftë të kobëshme vllavrasëse për marrjen e pushtetit me çdo kusht, por katolicizmi dhe në veçanti kleri katolik, ishin pengesa ma e madhe për triumfin e komunizmit.
Historia e vrasjes së At Anton Harapit asht sa e dhimbshme, aq edhe e lavdishme. Fratin e Shën Françeskut deri në flijim, e këshillojnë që të ikë nga Shqipnia, sikurse banë shumë njerëz kundërshtarë të rregjimit të diktatorit Enver Hoxha, që dhunshëm dhe me mashtrime erdhi në pushtet. Fakti asht se Frati këtë këshillë e hodhi poshtë premas, tue thanë me krenari: “Kam punue për Shqipni ballfaqas. Nuk pres shpërblim, por as denimi nuk ka pse m’pret. Bashkatdhetart e dinë fort mir se kurr nuk i tradhëtova. Me ta vuejta, me ta punova, me ta qindrova, me ta gzova. Me ta edhe do t’des. Eshtent e mi, n’token e t’parve t’jen testamendi em”.
Ai i gjykua dhe u dënue nga Gjyqi Ushtarak në Tiranë me kryetar Koçi Xoxe e Prokuror Bedri Spahiu...
Pretenca e prokurorit ishte kulmi i një fallsifikimi të pashoq. Dosja e fratit të urtë asht e mbushun nis e sos me shpifje e trillime të gatueme në guzhinën jugosllave, që shikonin si kundërshtar seriozë për aneksimin e Shqipnisë gjithë klerin katolik, veçan një fytyrë të ndritun si At Anton Harapi.
................
Ishte mëngjes i vranët. Binte shi. Në orët e para të datës 14 shkurt 1946, u nxor nga qelia, duert e kryqëzueme në parzëm, me krye të varun dhe sytë gjysë të mbyllun nga sfiltja prej torturave, dhe e çuen diku në periferi të Tiranës.
Frati i përvujtë, por krenar, hidhte hapat me kujdes, tue ngritë herë-herë kindet, për të mos u stërpikë nga balta që shkelte. Një prej egzekutorëve i tha: “Mos ki dert, o prift reaksionar, se te balta ke me perfundue”. Ai reagoi me qetësi e kthjelltësi: “Atje tek shkoj, biri im, due me shkue i panjollë, siç kam kenë tanë jetën”.
E në gjyq ai pat lanë testamentin e tij lapidar: “A e dini se çdo ndertese i vihen temelet n’dhe? Edhe pse n’varr, na hijshem duhet t’jemi gurt e temelit t’njiasaj binaje t’cillin sot e quejm Shqypni”.

I vramë për të tretën herë.

Komisioni i Rishqyrtimit të Aktit të Martirizimit të Klerikëve Katolikë në kohën e masakrave të komunizmit (sikurse në të gjithë vendet diktatoriale dhe komuniste të ish - Europës Lindore) në Vatikan, që të mund të fillojë procedorën e kanonizimit (faza e parë shqyrtimit për shejtnim), ka kërkue prej Konferencës Ipeshkvnore të Kishës Katolike Shqiptare dokumentat (të marruna nga Arkivi Qendror i Shtetit, aktet e gjyqeve), dëshmi me deklarata autentike nga përsona që dëshmojnë vërtetësinë e faktit të kërkuem, dhe jo të paragjykohet nga gjyqi i dytë shqiptar, etj., “komisioni” apo individë, kushdo qofshin ata, një martir dje e martir sot si At Anton Harapi, që asht lanë jashtë kësaj liste.
Frati i pushkatuem e i anatemuem duhet të shfaqet në historinë e popullit që e desht aq shumë vetëm në bazë të dokumentave autentike dhe jo të marruna të gatëshme nga zyrat e egzekutorëve, etënit dhe bijtë e të cilëve ende sundojnë Shqipninë. Veprimi i njëanshëm dhe me tendenca diskriminuese që kanë përdorë servilët e sistemit, qofshin këta dhe me petk meshtarak, asht një shkelje ndaj martirëve të krishtënimit që e kanë derdhë gjakun e tyne për Fe dhe Atdhe.
Zot, po a kështu do ta vrasim për të tretën herë të madhin At Anton Harapi?!
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4326
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
AT ANTON HARAPI O.F.M.

Ndalniu ! Ku véni, o burra ?!..


At A.Harapi(1888 – 1946)
DY LOT’ E NJI BETIM...
Mbi Eshtën të deshmorve t’ Atdheut Çerçiz Topulli e Mustafa Qulli

Ndalniu ! Ku véni, o burra ?!..

Çerçiz e Muço, dy fjalë ka me ju Shkodra kreshnike, këtu në log të kuvendit, para se të ndaheni.
Doni t’a leni Shkodren, të shkoni e të pushoni atje, ku së pari keni pa t’amblat rreze të diellit, ku, si filiza të shëndoshtë, gëzueshem e rritët shtatin, atje prej kah Shqipnia u qiti edhe u ndriti!
Lè të lavdohen, po, per ju Gjinokastra e Leskoviku, vendet ku ju u lindët per jetë, por grimë ma pak s’do të gëzohet me ju Shkodra, vendi, ku ju nuk vdiqët, por u lindët per Atdhé.
Njimênd se ato u dhanë tamblin e gjiut, e u janë nana të natyrshme,
por ju tashma, nuk jeni njerëz të zakonshem, nuk jeni çfardo Shqiptarësh,
ju jeni heroj, jeni burra Shqiptarë; e si të tillë u priti e ju mbajti, si të tillë
sot me gëzim u percjellë Shkodra, lama e nana e heroizmit t’uej.
Jo, nuk u lëshon ju Shkoder lokja, ambel pa u puthë në të dyja faqet, thekshem pa u lëmue të dy krahët, përmallshëm pa u derdhë dy pika lotësh, lotë gëzimi e pikllimi, mbi Eshtënt t’uej. Eshtën të pamort, u falem !
Të pavdekshëm, po, pse nder vême t’ueja rueni nji visar të çmueshem, njat ide e cila e patrandun do të jesë ndër né deri sa të jetë Shqipnia.
E udha e mbarë u kjoftë!
Veç, o burra, qi vdekun flitni ; të mbetun, ngjalleni; të hupun, sot ndritni, kah rreth e rrokull t’i bini Shqipnisë, deh, lëshonje nji za, at zanin t’uej kumbues si të luajve, diftoni djelmnisë Shqiptare shka u a ushqeu idealin, shka u a mbajti karakterin, shka u bani të pavdekshëm.
Diftoni, po, se ka e do të ketë Shqipni deri sa të kemi e të mbajmë nji Zot mbi vehte; ka, po, Shqipni deri sa të dalin Shqiptarë fatosa; ka dhe do të ketë Shqipni derisa gjaku i juej i kërthnestë e i gjallë të vlojë në kujtim e ndër ndjesi të Shqiptarvet, deri qi në Shqipni, pa ndryshim krahine e besimi, të çmohen e të madhnohen thëmeluesat e Atdheut.
Kemi pse të jemi e të mahemi Shqiptarë, der të shêjte të ruhen bes’e burrni.
Me të tanë fuqinë t’uej vigane m’i a bani nji urim Shqipnisë; m’i ndiellni të mbarë e perparim, paqë e ngadhnjim.
Por edhe nji nâmë si rrëfeja, m’ i a lëshoni kulshedres së ré, rrymvet dermuese, qi po e brejnë jeten Shqiptare: atyne po, të cilët thonë se po bashkojnë e na shkatrrojnë: levdohen per dashni, e na qesin mënin e fitmen, duen të na mësojnë e po na zhburrnojnë.
Hèu ! ata mos kjofshin, e Zoti i vraftë njata, të cilët duen t’i lanë Shqiptarët pa besë ndër veti, duen t’i qesin nga morali dhe karakteri, nga familjet e historia. Nuk po u pyes kush jeni e kah po véni. Kudo shkojshi, të bardhë kjofshi; ku ndejshi, flori ndritshi. Ideali i juej më tregon se kush jeni, vdekja e juej më dishmon se ku dueni. Nuk më duhet gja kush u vrau, por knaqem, kah marr me mend até per shka ju ratë preja e dorës mizore.
Nuk marr parasyshë ç’ krahinë kjet e ç’ besim patët, më mjafton të dij se besuet në nji Zot, e si kristal i kulluet rrodhi ndër dêjt t’uej gjaku Shqiptar.
Ju mësyt Shkodren per strehë Atdhetarije, per lamë veprimi, per strofull sigurie. Edhe Shkodra me kënaqë ju priti e iu dha nderimin që ju perkitte: pa ndryshim ju rreshtoi nder fatosat e vet, nder të vdekunit e pavdekshëm, krahas me nji Dedë Gjo’ Lul e tjerë sokola.
Eh, moj Shkoder, moj mizore ! Si s’u ngine ma njiherë me gjak ?
Deri kur ma do të m’i a këndojsh kangen vdekjes e shemtimit?
Shka asht në ty qi dukesh si të ngadhnojshe ma fort mbi vdekje se sa mbi të gjallë, si të gëzojshe ma fort per të mbetun se per të gjallë? Me shka ma mund do të shuhet ajo etja e jote, qi tash sa mot të rreshkë e të pervlon?…
Ti, mizore njimend, por fatose, pse sikurse në djep t’and perkunde burrat e maleve, ashtu në prêhën t’and mblodhe, në votren t’ande rreshtove kreshnikët e Kombit. Mizore, po, por trimneshë, pse kurdoherë në vdekje pave shpetimin; në therori, fitimin; në burrni, forcen.
Mizore po, por fisnike, pse nderë e burrni i pate gjithmonë per piri.
Zotnij të ndritshëm ! Nuk due t’u ndali mâ. Keni udhë të gjatë.
Merrni këto visare të çmueshme, e shkoni! Por para se të niseni, eni këtu, e mbi këta Eshtën, shëmblles ideali, force dhe bashkimi, t’ia shtrijmë doren shoqishojt, Toskë e Gegë, muhemdanë e kristjan e me besen e burravet,
me besen Shqiptare, të lidhemi per t’i a mbajt Shqiptarit të pa prekun nji Zot të vertetë, nji Atdhé të lumtun, per të bamë Shqipninë e ré, të fortë e të madhnueshme, të dêjë per Skenderbéun.
T’i diftojmë, po, Botës, se Shqiptarët janë njimênd burra; se mund të jemi Tosk’ e Gegë, muhamedanë e kristjan, e njiheri Shqiptarë të njimendët.
Zoti i vertetë e Atdhéu lè të na bashkojnë, Zoti e Atdhéu t’ na mbajnë;
Me Zot e me Atdhé të lumnojmë!

Shenim FR: Kopjue nga “Hylli i Dritës”, fq 462, viti XII, nr.9, Shkoder 1936.
Kjo fjalë u mbajt nga At A. Harapi, tek balkoni i Postës në Fushen e Çelës,
që ishte aty ku, tashti asht ndertue xhamija.

Melbourne, 19 Prill 2014.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4326
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
65-vjetorin e vdekjes me pushkatim nga regjimi komunist.
Imazh

19/02/2011 1
RV

Kujtojmë At Anton Harapin përmes reflektimit të filozofit Ardian Ndreca

Java që mbyllet sot përkujtoi një nga figurat më të shquara të Kishës Katolike e të krejt kombit shqiptar, françeskanin e madh, at Anton Harapin, në 65-vjetorin e vdekjes me pushkatim nga regjimi komunist. Është e vështirë të përmblidhen në dy rreshta meritat e fratit, siç pati shkruar edhe shkrimtari Aurel Plasari, duke e nxjerrë personalitetin e at Anton Harapit nga humbëtira e përcaktimeve komuniste si “klerik që shiti atdheun” tek “një nga figurat më të ndritura të nacionalizmin shqiptar”:
“Kur…ti mbetesh vetëm për vetëm me veprën e tij, me mësimet, ligjëratat, urtitë e burrnitë e malësorëve, “thashat e thanat”, polemikat ideologjike, tekstet pedagogjike, vëzhgimet sociologjike e studimet filozofike, nuk mund të mos e pyetësh veten në është e denjë pena jote, një copë drushtë e egër, të shkruajë për një personalitet të tillë”.
Prandaj, pa pretenduar të japim një përshkrim gjithëpërfshirës mbi jetën e veprën e françeskanit të madh, ia besuam këtë përkujtim të At Anton Harapit, profesorit të filozofisë në Universitetin Papnor Urbanian në Romë, Ardian Ndreca


TË SAKRIFIKOJMË PIKPAMJET TONA DHE JO POPULLIN,AS SHQIPËRINË
Imazh

Visar Zhiti, Zef Skanjeti
Imazh
Nderim At Anton Harapit në ditën e pushkatimit, 55 vjet më parë.Me rastin e 55 vjetorit të pushkatimit të At Anton Harapit (14 shkurt 1946)

At Anton Harapi është ende pa varr. Shpirti i tij endet në qiejt tanë, të uluar aq afër baltës, kurse trupi i martirit, s’dihet ku u hodh nga ata që sollën diktaturën. A është kryqi i tij pranë skeletit të shenjtë?
Kur lufta mbaroi për botën, shqiptarët e drejtuar nga komunistët e filluan me njëri-tjetrin dhe me gjithcka kombëtare, të vyer, të vecantë që populli ynë, ndër më të lashtët ne Europë, të njëhsohej ose më saktë të humbte në perandorinë komuniste, në internacionalen e së keqes. Që sipas një stradegjie ne të përthitheshim nga fqinjët. Gjë që sllavët e ngritën në rang akademie, jo vetëm politike, por intelektuale, kurse grekërit ruajnë ende ligjin e luftës ndaj vendit tonë.
Duheshin goditur kollonat e kombit. Që tempulli i lashtë i kombtarizmës të shembej. Siç duket antropofagu Enver Hoxha dhe kopeja e tij i paskëshin lexuar shkrimet dhe publiçistikën e viteve 1935-1944 të At Antonit dhe sapo morën pushtetin japin urdhërin e kobshëm....
Ishte qershori i vitit 1945, kur brigadat komuniste e kapin të strehuar në malësitë e Dukagjinit. Në momentin e arrestimit At Antoni gjendej ndejur mbi një gur me breviar në dorë duke thënë uratët e ditës.
"Duart lart!Dorëzo armët!"- i thërrasin kërcënueshëm ushtarët. E ai qetësisht çon oficën e thotë: "Armët e mia janë të lutunat. Jam në duart tuaja..."
Pikërisht në atë trevë Atë Antoni në moshën 28 vjeçare (në vitin 1916), kohë në të cilën kishte rënë kolera, ai kaloi disa kohë në shërbim të të sëmurëve që dergjeshin shtëpive, shesheve, në pragje kishash. Bente me popullin e vet atë që do të bënte dhe bashkombësja e tij nëpr botë, e famshmja Nënë Tereza.
"Kurrë në jeten teme, pohonte At Antoni, s'kam ndie ma gzim, kurrë s'kam kenë ma kondend (i kënaqur) se kur n'mramje vonë, herë-herë në mesnatë, masi kishe kalue orë e orë prej nji fshati në tjetrin , tue la shpirtrisht e fizikisht të sëmurët, pa hanger, pa pi për 24 orë, kthehesha në shtratin tem e me mend e ndergjegje numrojshe zemra t'pajtueme, dekë të qeta, varrë të shërueme, mjerime të lehtësueme e lotë të terun..."
14 Shkurt 1946, ditë që njerëzimi e quan festë të Shen Valentinit, e shpikur për të dashuruarit, dita që njerezit luten që të mësohen të jetojnë një dashuri të vertetë e të të thellë, që të përhapet në të tërë jetën e njeriut. E At Antoni a nuk ishte i dashuruar me njerzit e pikërisht me ata që kanë më shumë nevojë, me të varfërit, me të sëmurët, më të pambrojturit, më të braktisurit. E bash në këtë ditë u bë ajo që ti, o Atë Anton, shpesh kishe thënë në Predikime: "Trupin tokës, shpirtin Zotit!"E shpirti i tij flutroi drejt Qiellit, drejt Dritës.
Ja testamenti i tij, kur ishte në postin e anëtarit të Regjencës;
" Të krijojmë një fuqi morale në Shqipëri, të krijojmë rendin shoqnuer me një disiplinë dhe me një organizim të pështetun në drejtësi e dashtni. Të sakrifikojmë pikëpamjet tona e jo popullin, as Shqipninë; të bashkohemi mbasi vendi pret pështimin prej nesh e jo prej të huejve..."
Kur kujtojmë bëmat e këtij martiri, kur lexojmë veprën e tij letrare, filozofike e sociale, kur hapim dosjen e tij me akuzat e tmerrshme si "tradhëtar", "armik", "reaksionari", "kolaboracionisti", "regjenti", zbulojmë se ata që e vranë ishin ashtu. Shihni një fakt të frikshëm edhe sot: dhe në funksionin e Ministrit të Punëve të Jshtme Enver Hoxha, (që vec i tillë ishte, i jashtëm për këtë vend), ditën e marrjes së lajmit nga xhelatët e vet për ekzekutimin e At Antonit, me mburrje e gëzim do t’i deklaronte ish-ambasadorit Jugosllav në Tiranë aso kohe, se "e vramë edhe Anton Harapin". (?!?) Pse, nga i merrte urdhërat ai dhe ku raportonte kështu? Ambasadorit të atij vendi, ardhacakëve të stepave që me shekuj ushtronin terror dhe genocid në trojet tona, në Kosovë. Fotografia e Hoxhës do të qe e justifikuar në hollet e institucioneve në Beograd e Moskë e Pekin se në muret tona ajo kullon gjakun e kombit. U deshën bombardimet e Amerikës dhe të NATOS që serbët të shkuleshin së fundi prej gjysmës tonë.. Avjonët do të kenë ndeshur dhe në shpirtin e At Anton Arapit nëper qiej dhe do të jenë ndjerë më të sigurtë për misionin
Dhashtë zoti që shqiptarët në mijëvjeçarin e ri të dijnë më në fund të zgjedhin të qetë miqtë dhe emrat
"Nuk asht dita sot, shkruante At Antoni që më 1944, të likujdojmë fajet e fajtorët, sot na duhet të bajmë një punë të vetme; Të shpëtojmë kapitalin e parë që asht Shqipnia dhe populli.
Fajtorët mjaft t'i paralizojmë që të mos jenë të damshëm…”
Kjo porosi e madhe, ky urdhër suprem dhe për sot, bën që cdo shqiptar të kthehet dhe të dëgjojë zërin e ndërgjegjes kombëtare. Të regullojë veten dhe vendin për të qënë normalë dhe të natyrshëm në familjen e madhe evropiane të popujve të kulturuar
Shkurt 2001, Visar Zhiti, Zef Skanjeti
***
Aurel Plasari në hymjen e librit "Vlerë Shpirtnore"
ImazhImazh

Nga parathania e librit “Vlere Shpirterore”shkruar ne maj 1992, nga Aurel Plasari, Drejtor i Bibliotekes Kombetare ne Tirane.
Anton Harapi
Redimensus

Si mjere lisat gjate motit te lig! Mbi ta e jo mbi fijet e barit godasin rrufete, derdhen rrebeshet. Dhe ne nderkohen kur moti kthjellohet, ti pret krejt pikellim te shohesh shtatet e zhuritura, trungjet e permbysura, kerçepet mbetur rrenje. Me At Anton Harapin nuk ndodh keshtu. Edhe mbas ngritjes se mjegulles e davaritjes se tymit, figura e tij shfaqet fill ne kembe, e hajthme, ngjeshur me zhgunin e panjolle te franceskanit me litarin perbrez, thua se ngreh krahun e rreshkur dhe therret me zerin gjithe kumb :
“Ndalnju ! Ku veni burra?!

Kur çastet e vegimit treten e ti mbetesh vetem per vetem me vepren e tij, me mesimet, ligjeratat, urtite e burrnite e malesoreve, “thashat e “thanat”, polemikat ideologjike, tekstet pedagogjike, vezhgimet sociologjike e studimet filozofike, nuk mund te mos e pyetesh veten ne eshte e denje pena jote, nje cope drushte e eger, te shkruaje per nje personalitet te tille.

24 plumba mbi trupin e Padër Anton Harapit


Po ja qe vegimi ndodhe te perseritet e atehere ti mund te dallosh edhe 24 vrimat e plumbave ne zhgunin e tij te perbaltur. ( Xhelatet, qe e ekzekutuan ne nje zallishte pa shenje, kane treguar me mbas, se frati i kish bekuar dhe i kish falur per aktin qe do te kryenin).Dhe nuk mund te qendrosh me gjakftohte e te presesh motin e mire, nga se pikerisht “drushtat e egra” nuk e kane te lehte te pranojne qe nje personalitet i tille te quhet nga njera ane “Nje nga figurat me te ndritura te nacionalizmit shqiptar” apo “Pedagog i urte e trim i pashoq, ndersa nga ana tjeter ”Agjent i OVRA-s dhe i GESTAPO-s”, apo klerik qe shiti Atdheun”!?
Keshtu ridimensionimi i figures se tij kthehet ne detyre per disa arsye….(A. Plasari)…Xhorxh Uashingtoni u pati mesuar amerikaneve “ Nje komb duhet te jete i virtytshem, po te doje te jete i lire”.
Ndersa Benzhamen Konstani francezeve: Kur populli fillon te bjerret ne besim, ajo periudhe eshte fillimi i humbjes se lirise “.
Pati qene At Antoni, ai qe u perpoq t’i shpjegonte shqiptareve ligjin qe thote : “Kur besimi ne Zotin nis e dobesohet te nje popull, atehere pergatitu te shohesh renien e tij”.
…At Antoni, si njeri i formuar me studime teofizike dhe filozofike ne Austrine e para Luftes se Pare Boterore, perfaqesonte per gjermanet, mendesine e nje intelektuali perendimor, europiano-qendror, e nga ana tjeter si meshtar katolik paraqitej virtualisht i paprekshem prej korrupsionit tradicional oriental e prej bizantizmit aziatik.
…Sikur fati intelektual i At Antonit te mos kish vajtur sikunder vajti, kam bindjen se Togfjaleshi “ Lesker Kulture”, kishte per te bere jete ne historine e mendimit sociologjik shqiptar, ashtu si edhe apelativi fort i goditur per autoret e polemikave pa fund : “Intelektualë te kacagjeluem”…
…Te lexosh ligjeratat e mbajtura prej tij ne Korce nga data 29 prill - 4 maj 1936, te bie ne sy se ke te besh me nje shtetar qe e bazon politiken mbi moralin, qe per kohen paraqitet si dicka e re…Harapi ndodhet nder vendet e para te atij vargu klerikesh te medhenj te epokes para e pas Luftes se II, si ( Tomashek, Vishinski, Minxeti, Stepinaci me shoke), te cilet kane kerkuar qe politika te jete shprehje e deshires per t’i kontribuar lumturise se nje bashkesie dhe jo per ta mashtruar e perdhunuar ate.
…Keshillen per tu arratise nga Shqiperia pas nentorit 1944, Harapi e refuzon prerazi : “Kam punue per Shqipni e ballafaqas. Nuk pres shperblim, por as denimi nuk ka pse me pret. Bashkatdhetaret e dijne se kurre nuk i tradhtova, me ta vuejta, per ta punova, me ta qendrova. Me ta edhe do vdes.
(Sipas N. Nallbanit, At A. Harapi ”Urtia”, 1991).
…At Antonin e ekzekutuan me 14 shkurt 1946. Te nesermen do te vinte ne takim te E. Hoxha, perfaqesuesi i Titos, ndersa Enveri shend e vere i jepte lajmin e gezuar: E more vesh ? E vrava Anton Harapin!
…A e dinte valle Enveri, bukurosh e spitullak, se At Antoni ishte vetmja figure e mbetur gjalle prej treshes se Franceskaneve te Medhenj Shqiptare, pas At Shtjefen Gjecovit dhe At Gjergj Fishtes. Se me vdekjen e Fishtes ne dhjetor 1940 dhe Faik Konices me 1943 dhe mergimin e Fan Nolit, Harapi perfaqesonte pa dyshim me te madhin personalitet kulturor ne Shqiperi?…
Naten e 13 shkurtit ne te gdhire te 14-s, ne qeline e vogel qe i ishte caktuar, frati qendronte ne gjunje, me duart bashkuar mbi parzem, me kryet varur, syte gjysme te mbyllur, dicka peshperit mes buzesh. Pritet te kercasin hekurat e portes dhe rojat te vijne e ta marrin per te mos e kthyer me. Me ze te lehte ai flet me Atin. Me siguri i lutet ta ndihmoje qe te jete i denje per dashurine e Tij. (Servire Deo, regnare est. T’i sherbesh Zotit do te thote te mbreterosh)
Vite me mbas, njeri prej ekzekutuesve ka per te kujtuar se si atij mengjesi te vranet, ndersa e shpinin per ta vrare ne nje vend te panjohur te periferive te qytetit, frati i hidhte hapat me kujdes, duke ngritur here-here kindet e zhgunit per te mos u sterpikur nga baltrat . “Mos ki dert o prift - i paskesh folur njeri prej ekzektuesve , - se te balta ke per te perfundue!”
Atje tek shkoj - ia paskesh kthyer frati - due te shkoj i panjolle, sic kam kene tanë jetes”! (Deshmi gojore e mbledhur nga Fric Radovani) Xhelatet e kane veshtruar te çmeritur, po si mund ta kuptonin ata se frati i ndalur te zallishta ndodhej ne pragun qe ndan dy bote, dhe boten qe linte prapa tanime e kqyrte me keqardhje, meshire, madje edhe me ndjenjen e faljes. Pikerisht atehere kreu edhe detyren e fundit ndaj vellezerve te vet :
I bekoi vrasesit e i fali per aktin qe do te kryenin… (Sipas prof. M. Marku)
Flijimin e eperm per te cilin ai pati bere thirrje ne ligjeratat e veta, tani po realizonte :
Animam Deo, corpus terrae . (Shpirtin Zotit, trupin tokes).
Me kete akt, ai asgjesonte si me thene, te gjitha kunderaktet e kundershtareve te tij. Ashtu si Jezu Krishti, qe nuk fliste me hipoteza e hamendje, nuk thoshte : Beni prova me kete sistem ose me ate tjetrin, se do ta gjeni ate cka kerkoni, dishepulli i pervujtur i Shen Franceskut, i ekzekutuar ne ate zallishte te humbur ne te gdhire te 14 shkurti 1946, u fliste bashkekombesve te vet ne menyre te prere : PO TE MOS U ZINI BESE FJALEVE TE MIA, JA TEK KENI VEPREN TIME PER PENG SIGURIE !

Aurel Plasari

…Zoti T*. Pika, ne nje recension te v. 1936, per librin “Vlere Shpirterore”
( Konferencat qe P. Anton Harapi mbajti me intelektualet e Korces ne v. 1936, botuar ne revisten ‘Hylli i Drites” XII, faqe 416-417), ndër te tjera shkruan:
“Me sa kam leçitur une, me sa di dhe kuptoj une, nuk me eshte dhene te degjoj, te leçis e te perfytyroj nje mbrojtje te Krishterimit dhe ca me teper ne lidhje me shqiptarizmin, me elokuent, me llogjike dhe bashke-bindesë se keto konferenca madheshtore dhe plot thelp. Kjo pandehme nuk eshte vetem e imja, por edhe pandehme edhe e atyreve me te kuptuarve ndër shqiptarë”…
* Ne librin”Njisimi Kombetar dhe Ideali Kombetar” nuk jepet emri.
Them do te kete kene prej Korçe (ZS)


Shenim;
Nr. i lexuesve - 18.I.2017 = 2502
Nr. i lexusve - 27.II.2017 = 2573
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4326
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
ÁT ANTON HARAPI O.F.M.

NDERIM PËR BINDJET E TË TJERËVE
1944
At Anton HARAPI para gjyqit komunist:
“MOS HARRONI JU,
QË UNË JAM SHQIPTAR !”

Imazh

“ÁT ANTON HARAPI O.F.M.
ASHT MENDJE DIALEKTIKE,
QI SHKRUEN KRYARTIKUJ ,
NDËR TË CILLTË DISA JANË KRYEVEPRA.
DIJA E THELL, ARSYETIMI I LIDHUN, ANALIZIMI I HOLL, STILI I PESHUEM, DALLOJNË GJITHË SHKRIMET E TIJA.
MUND TË JETË I THATË, I FTOFTË,
POR
AI ASHT I DREJT’ E I PAFAJSHËM.”


Don Kolec PRENNUSHI
Imazh
(Hylli i Dritës, 1936, fq. 583.Shkoder)
NDERIM PËR BINDJET E TË TJERËVE


Më falni për guximin: Due të përballoj çeshtjen ma delikate në jetën Shqiptare.
Kush e kishte zanë besë?.. Antagonizmi fetar qiti kryet dhe mizorisht u fut edhe ndër ateistët e ditës. Egërsitë e bame në Jug, midis djelmënisë shqiptare, vetëm pse muhamedanë e kristianë, janë fakte që nuk lanë me luejtë, por janë prova të tmerrshme për jetën tonë fetare, shoqnore e kombtare.
Përsa di unë deri më sot, kjo çeshtje kurrë nuk kjé përballue kjartë e mirë, sa herë kjé kallë, menjëherë edhe kjé mbulue si gaca nën hi. T’i mbetët hatri kujt të duejë, unë due me e thanë mendimin tem haptas; marrë në shumicë, muhamedani shqiptar asht fanatik, ortodoksi fanatik, katoliku fanatik, e këta jo për besim, se sa për inat e për parti. Ndër çastët ma të vështirë të jetës sonë kombtare, njëmend se shpëtuem format e bashkimit shoqnor e të qetësisë ndër elementa, porse në fund të punës mbeti një tharm, një fond rryme e partie, sa me të trembë e demoralizue.
Tue prekë me dorë plagën, vjen pyetja: A do të mund të rrojnë në qetësi tre elementat fetarë ndër né? Ateistët me të gjithë skeptikët, indiferentët, natyralistët, aventurierët e oportunistët, thonë se jo: Né shqiptarët nuk mund të rrojmë të qetë, as nuk mund të formojmë shtet, për pa i zhdukë të gjitha besimet, pse besimi i shqiptarit asht shqiptarizma!
Këta shpresoj t’i përballoj njëherë tjetër, këtyne tash po u thom vetëm se Shqipnia nuk asht vend i pa Zot; e se shqiptarët as nuk janë, as nuk duhet të jenë të patënzonë.
Fjalën këte herë e kam me besimtarët e tre elementave.
Pa kontenstim né jemi një komb, një shtet e një popull me një shpirt, me një gjuhë e me një histori, e po të ishim edhe të një besimi, patëm me kenë edhe ma të bashkuem, ma homogjen, dhe as nuk patëm me bjerrë mund e kohë për t’u kuptue ndër shumë punë. Por fakti asht ky, se né jemi pra muslimanë, ortodoksë e katolikë, e si të tillë duem të rrojmë në një harmoni vllaznore. Unë thom se për këte punë nuk asht nevoja me shue besimet, pse po të duem, mund të rrojmë vllaznisht, sikurse kemi shembullin ndër sa shtete të tjera të qytetnueme.
Pra, tezën time e vé kësodore: Shqiptarët, po të jenë vërtetë të qytetnuem e nacionalistë të sinqertë, besues edhe përnjëmend në një Zot të vërtetë, nuk ka se si të mos rrojnë vllazënisht shoq me shoq; përkundrazi, derisa të mos kenë kulturën njerzore në shpirt, ndërgjegjen kolektive kombtare, e derisa t’u mungojë kultura fetare, ata kanë me kenë të damë e të pëçamë, jo pse janë tri besimesh, por pse nuk kanë bazat e jetës shoqnore, kombtare e fetare.

PENGIMI I MADH: FANATIZMI

Pengim i madh për jetën shoqnore, pra, për qetësinë e vllaznimit tonë, asht fanatizmi, i cili asht një turp për personin, turp për besimin të cilit i përket personi e turp për jetën shqiptare. Besimi që mbahet për pasion, pra me fanatizëm, nuk asht besim i arsyeshëm, as faktor i jetës; ai nuk nalton por poshtnon, e ma tepër rrënon se sa trajton.
Besimi në një Zot të vërtetë, Ati i të gjithë njerëzve, nuk do ta shtojë antagonizmin, por do ta pakësojë; besimi do ta zbusë njeriun për ndjesi e jo ta egërsojë, do t’i rregullojë prirjet e instiktit, ndër të cilat asht egoizmi, që don të justifikohet me shkakun e besimit.
Këtu asht nevoja ta dalloj njeriun fanatik nga njeriu me karakter: Të dy ngulin kambë për një bindje të vetën, të dy tregojnë fuqinë e vullnesës deri në kulm, por me këte ndryshim, se njeriu me karakter ngul kambë për një parim të arsyeshëm, ndësa fanatiku don t’i rrijë asaj së vetës arsye e pa arsye: Njeriu me karakter tregon një zotësi morale, ndërsa fanatiku dëshmon një dobësi personale, pse ai, edhe po ta shohë të paarsyeshme atë të vetën, nuk asht i zoti ta mundë pasionin dhe egoizmin; brutalisht mund të jetë i fortë, por njerëzisht asht i ligësht, karakteri moral ka caqet e arsyes, fanatizmi nuk ka cak, ai të verbon, të shtyn deri në vés e në egërsi. Fanatizmi asht antinjerëzor, prandej edhe antifetar e antishoqnor.
Pra, për të rrojtë vllaznisht nuk asht nevoja të hjekim besimin, por kusht i parë asht të hjekim fanatizmin në besim.
Shqiptari mund të zbutet tue marrë kulturën vërtet njerëzore, kulturën e shpirtit, domethanë nuk mjafton të ketë sjelljen e mirë, paraqitjen e njerzishme, format e përshtatshme , mënyrët e hijshme, e në shpirt të rrijë i egër, por duhet të jetë edhe përnjëmend në veté, ashtu si mbahet e duket përjashta, atëherë ka me u ba i zoti të rrojë në harmoni me vllaznit e vet shqiptarë të çdo kondicioni shoqnor edhe të çdo besimi.
Ngjitas me kulturën njerzore, shqiptari do të marrë kulturën fetare. Kaloi koha që ta mbajmë besimin pse na e kanë lanë të parët, pse ashtu e kemi gjetë, pse besojnë të tjerët, ase për një çdo tjetër arsye të jashtme sot duhet të dijmë çka të besojmë dhe pse të besojmë lypet ta justifikojmë; nëmose para vetés, besimin tonë. Por nuk mjafton kaq: Besimin nuk do ta mbajmë as për etiketë, as për një gja vetëm teorike; besimi duhet të jetë faktor i jetës; parimet e besimit duhet të përftojnë në bindje të plotë, ndjesi të gjalla, lëvizje, shprehje, fjalë e punë, drejtue në një sistem jete. Kjo domethanë kulturë fetare.

TË RROJMË SHOQNISHT E VLLAZNISHT

Jo se kërkohet prej shqiptarëve kristjanë e muslimanë të jenë të gjithë Shenjtën e Peigamberë, por po deshëm të jemi komb e shtet, lypet me doemos të jemi në atë shkallë kulture njerëzore e fetare, sa mjafton të rrojmë shoqnisht e vllaznisht.
Pa kulturën njerëzore, nuk jemi pjekun të rrojmë si njerëz e si shokë; pa kulturën fetare, besimi nuk na formon për jetë, por ma tepër na pengon.
Kam pa muslimanë dhe kristjanë që me vetmohim mbërrijnë deri në heroizëm për të mbajtë ramazanin e kreshmët, por prejse nuk e kanë kulturën fetare, ata me atë vepër, sado heroike, nuk shfaqin një madhni shpirtnore të cilën nuk e kanë, pse qëndresa e tyne, të shumtën e herës, bazohet, thjesht, në një zakon, në një traditë, në një moskuptim të jetës fetare që e zhvleftëson motivacionin edhe veprën e tyne.
Një kusht tjetër që rrjedh prej kulturës së shpirtit, asht nderimi për bindjet e të tjerëve. Po t’ia bajmë dignozën shpirtit të shqiptarit në skajin ma të fundshëm, kemi për të gjetë këte fenomen të çuditshëm: Kush nuk mendon si unë, thotë, ai asht kundërshtari im. Ky paravendim antishoqnor shfaqet jo vetëm në lamën fetare, politike e shoqnore, por edhe deri në lamën ditunore.
Më ka ra rasti për vjetë e vjetë të marr pjesë ndër shoqni, mbledhje, nisma e shkoqitje çeshtjesh ndër shqiptarë, edhe do të thom se, me pak ndryshime e me forma ku ma shumë e ku ma pak egoiste, si ndër njerëz me shkollë, kam gjetë e prekë me dorë se mjaft me tregue kush një mendim a parim të kundërt apo edhe të ndryshëm, për me u shikue shtrembët e me u ba shenjë antagonizmi e luftimi.
Shkakun e këtij fenomeni të paarsyeshëm prap e gjejmë në gabimin trashanik, pse shqiptari edhe po të mbahet se ka kulturë, kujton se me ndjekë arsyen e një tjetri, asht dobsi. Historia e djeshme e trysnia e sotshme na e vërtetojnë këte përbindësh të individualizmit egoistik.
Për të rrojtë vllaznisht nuk lypet të mendojmë të gjithë me një kokë, as nuk kërkohet të kemi të njejtat parime ase të jemi të pagabueshëm, por medoemos duhet t’ua njohim të tjerëve të drejtën e arsyetimit e të bindjes, por në atë mënyrë si kërkojmë që të tjerët të respektojnë mendimet tona. Do ta dijmë se secili njeri, edhe pa dashtë, mund të ndjekë një rrugë a një parim të gabuem, prandej, sikurse nuk duem të na përbuzë kush né edhe po t’ jemi gabim, ashtu as né mos të përbuzim askënd. Themeli i shoqnimit, prandej, edhe i harmonisë shoqnore midis shqiptarëve, qofshim edhe besimesh së ndryshme, asht në mbajtjen e sinqertë të parimit: Mos i ban kujt, shka nuk don me ta ba kush ty; banu të tjerëve si kërkon me ta ba ata ty. As në këte pikë besimet nuk pengojnë, por e kanë detyrë të ndihmojnë.

SHKAQET E DASISË

Mbasi vumë kushtet pa të cilat nuk ka si mbahet jeta shoqnore e fetare, vijmë ndër parime: E parimisht secili besim ka dogmat e veta, por dogmat nuk ndrrojnë, prandej, sikurse besimet janë të papërshkueshme me njeni-tjetrin për shkak të dogmave, ashtu besimtarët, në themel të dogmave, nuk kanë si afrohen e puqen njeni me tjetrin.
E ja se dasia asht e detyrueshme, shqetësimi i domosdoshëm. Nuk ka si shkohet jeta vllaznisht! Kështu arësyetojnë ata që besimet i kanë ferrë në sy!
Problemi vërtetë asht i vështirë, por zhvillimin e vet e gjen të plotë ndër tri parimet që janë: 1. Intoleranca dogmatike, 2. Toleranca shoqnore-qytetare, 3. Toleranca shoqnore-politike.
Nuk e kemi shqip fjalën tolerancë, por i afrohet kuptimit me bartë, me durue, si bie fjala na durojmë e bartim (kemi tolerancë) kur na fyejnë fëmijtë, i dejuni, i marri, i gabuemi, por nuk barim, as nuk durojmë kurrsesi (jemi intolerantë) kur ndokush me të mendueme na merr nderin.
Parimisht lypet ta kemi e ta mbajmë intolerancën teorike-dogmatike, due me thanë që në punë të besimit secili ta mbajë bindjen për atë dogmë që ndërgjegja ia urdhnon për të drejtë, as mos të durojë t’i thotë tash zi e tash bardhë një parimi, të cilin e ka për ideal të parë.
Intolerancë! Fjalë e fortë, fjalë që nuk baret as nuk durohet, pse nuk ban as nuk duron as sa të zitë e thoit. Fjalë që me të parën përshtypje tregon fanatizëm, mentalitet të ngushtë, regres, mosafrim me kurrnjë mënyrë. Por edhe fjalë e sinqertë e arsyeshme, e drejtë: E vetmja fjalë e mënyrë për me zhvillue problemin shoqnor-fetar.
Ja edhe arsyeja e thanies sime: Një besimtar, i cili lavdohet se besimi i tij asht i vërtetë, po nuk desh me mohue veten edhe besimin e vet kundrejt një çfardo kredoje tjetër, do të përgjegjet me një “jo” kategorike të preme.
Indiferenti fetar, prejse ai vetë nuk mban kurrnjë besim përnjimend, thotë se besimet janë njënjë të vërtetë, si t’ ishin besimet etiketa e kostume të ndryshme, të cilat vlejnë njënjë për të plotësue një nevojë të jetës. Po kjé si njëna dogëm tjetra, edhe pse të kundërta, atëherë asht njënjë si e vërteta si e kundërta, atëherë Zoti asht “hartuesi” i gabimit, i rrênës, dhe i përçamjes.
Duen me thanë se kjo intolerancë dogmatike nuk baret, nuk durohet në një shtet, në një popull, pse asht tepër refraktare, e ngushtë e fanatke.
Lëne, e për njëherë ashtu po e zamë, edhe po i vemë për bazë të kundërtën, due me thanë tolerancën dogmatike. Në këte themel, bie fjala, Krishti kjé a s’ kjé Zot, Muhamedi kjé a s’ kjé Profeti i Zotit, në këte rast për mue do t’ ishte një për një; unë bart e toleroj të thohet në daç kështu, në daç ashtu: Si Krishti e Muhameti të kenë pasë punë me Zotin, si të kenë punë me djallin, si të kenë kenë hipokritë e mashtrues, si të kenë kenë të ndershëm e të drejtë.
Kush nuk e sheh këte dobësi mendore a morale? Njeriu, të cilit i vjen era njeri, mosbindjen kurrë nuk e tregon për bindje dhe atë për çka asht i bindun se asht gabim, kurrë nuk e pranon për të vërtetë. Kjo nuk asht vetëm një detyrë e fetarit, por një detyrë e secilit njeri të ndershëm e të arsyeshëm.
Në emën të së vërtetës, pra, e për hir të sinqeritetit: Luftë çdo gabimi, kudo që t’a gjejmë, edhe ndër kërkime shkencore, edhe ndër interpretimet e dogmave.
Për këte intranzigjencë ideale, shpirtnore, teorike jemi të paditun na besimtarët, sidomos na katolikët, ndësa këte intolerancë e gjejmë edhe ndër njerzit e ditunisë, të artit e politikës, për shka u përket parimeve të tyne. Këta, e dijmë të gjithë, se as sa çon miza në krah nuk lëshojnë në sistemin e vet porsi bazë.
Këte po e thomi në lamën parimore e ideale, pse mandej tjetër gja asht praktika si për shkencëtarë, e si për besimtarë.

NJË FORMË E INTOLERANCËS: POLEMIKA

Në formën e intolerancës asht polemika, e cila po kjé serioze, ditunore, e paanshme, e bashme ndër sfera të nalta, vërtetë ndrit, nalton e trajton. Rrallë më ka ra me pa ndër shqiptarë polemikë pa pasion. Me nivel kulture njerzore e fetare që kemi, thom se polemika nuk asht për né. Edhe po patëm arsye e të drejtë në çeshtje, kurrë nuk kemi arsye e të drejtë të kapërcejmë caqet e njerëzisë, të shajmë shoqi-shoqin, të përdorim rrênën, të falsifikojmë historinë, të shtijmë në punë motive të ulta, të polemizojmë me pasion.
Tjetër mandej asht toleranca shoqnore, qytetare, praktike. Nëpër këte parim, na dallojmë kjartë se tjetër asht gabimi e tjetër gabuesi, tjetër asht përsoni e tjetër asht vepra: Personin e falim, veprën e gabueme e dënojmë; këté e mënijmë; atë e bartim, këté nuk e durojmë. Ky asht parim bazë që na shoqnon: Me kurrnjë gabim as kompromis as shoqni, por me të gjithë atdhetarët edhe të jenë të gabuem, afrim, dashni, vllaznim.
Natyra na mëson këte parim: Ajo me gjithë ndryshime e kontraste, e patrandshme mban një harmoni të çuditshme; jeta njerzore na imponon: Si, bie fjala, ndër né të marrunit me ndoré, besa, mikpritja, kjé se shumë herë e mbrojmë si fajtorin si të pafajin.
Këte shoqni që na mëson natyra, na imponon jeta; po njëkëte na urdhnon besimi, cilido të jetë. Shpirti i shqiptarit, me gjithë besimet e ndryshme, e ndien fuqishëm se një i njëjti Zot i vërtetë asht Zoti i muhamedanëve, Zoti i ortodoksëve e Zoti i katolikëve. Në saje të një Zoti, Babë i mirë, i drejtë për të gjithë, na jemi vllazën, pse jemi të gjithë bijtë e një Zoti që na ka falë. Pra, Zoti i të gjithë néve, e na të gjithë të Zotit. Në themel të këtij imperativi na jemi një. Ja, pra, se kurrgja nuk vllaznon ma fort se Zoti.
Zoti asht visari i përbashkët i të gjithë Shqiptarëve pa ndryshim.
Në themel të këtij parimi rrjedh toleranca fetare, e cila mbështetet në kuptimin e kjartë: Muhamedani i biri i Zotit, kristjani i biri i Zotit, pra, vllazën; mbështetet ndër ndjesi të sinqerta : Porsi vllai për vllain të ndjejmë njeni për tjetrin; mbështetet në nderimin reciprok për bindjet fetare të shoqi-shoqit: Për kurrnjë arsye nuk kemi të drejtë të përbuzim kënd; porsi me të drejtë kërkojmë të na kuptojnë, ashtu kemi detyrë t’i kuptojmë të tjerët. Kjo tolerancë fetare kështu e naltueme deri në fisniki, sa asht e bukur, aq asht e vështirë. Kush e ushtron këte asht me të vërtetë i madh. Toleranca qytetare – shoqnore e gjenë plotësimin e zbatimin e vet në tolerancën shtetnore-politike. Statuti themeltar i njeh e i respekton njëpërnjë të tria besimet në Shqipni; shteti njëmend asht afetar, d.m.th. asnjanës, por jo antifetar, as ateist, as indiferent; shteti shqiptar e njeh Zotin, por nuk anon për kurrnjë besim ma fort se për tjetrin; hartuesit e Statutit u shtynë deri në ma të naltën shkallë të lirisë e të të drejtave të besimit: Ata pranuen tri besimet në themel të barazimit të plotë; para shtetit e zyrtarëve të tij nuk ka as ndryshim, as pengim ndër të drejta të kurrnjë elementi; të gjitha ligjët, masat, vendimet dhe mënyrat zyrtare synojnë aty: Të forcohet e të sigurohet sa ma mirë qetësia fetare në Shqipni. E tanë puna mbetët ndër zyrtarët, sa ata punojnë apo jo me shpirtin e këtij parimi e me drejtësi.
Pra, për me mbajtë qetësinë midis elementave fetarë: 1. Duhet të kemi për bazë të vërtetën kundrejt parimeve. E vërteta nuk lot: Intoleranca teorike-dogmatike; 2. Duhet të kemi dashninë e sinqertë midis përsonave: Toleranca shoqnore-qytetare; 3. Duhet të mbahët drejtësia me ndërgjegje ndër ligjë e ndër zyrtarë: Toleranca shtetnore-politike.
Arsyeja e këtyne udhëzimeve asht kjo: Na duhet të rrojmë së bashku, jo si përdhuni, por me vetëdashje; këte punë do të na e thotë mendja, do ta duejë vullnesa, do ta ndjejë shpirti; mendjes do t’i flasë e vërteta, vullnesën do ta vendosë e drejta, ndjesitë do t’i shtyjë dashunia. Toleranca qytetare asht një virtyt, për ushtrimin e të cilit krejt njeriu, ndër të gjitha fuqitë kryesore do të jetë i prekun e i tërhjekun. E tanë puna asht këtu: Me dijtë me kenë të zotët ta bartim shqiptarin, jo si të huej, por si vlla.
Kështu, pra, nuk janë besimet ato që e shqetësojnë jetë vllaznore në Shqipni, por gabimet, pasionet e padrejtësia e besimtarëve shqiptarë janë ato që krijojnë çeshtjen fetare në vendin tonë.

PENGESA QË DUHEN KAPËRCYE

E mjaft me teori. Kush don, ja ka marrë vesh me kaq, ja nuk ka me marrë vesh kurrë. Tash të vijmë tek praktika. E praktika asht kjo: Me muhamedanët nuk bahet, ortodoksët janë grekomanë, katolikët janë italofilë. Kështu që nuk mbetet kush shqiptar, as nuk mbetet kund shpresë për Shqipni; kështu nuk bajnë për Shqipni as Ismail Qemali as Bajram Curri pse janë muhamedanë, as Gërmenji as Negovani pse janë ortodoksë, as Gurakuqi as Ded Gjo’Luli, pse janë katolikë; kështu kemi ardhë ndër përfundime qesharake e do të vemi ndër konsekuenca rrënimtare!
Për të rrojtë vllaznisht na shqiptarët do t’i mbajmë, thamë, disa kushte, do t’i vendojmë disa parime, por edhe do t’i hjekim disa pengesa.
Pengesa e parë, për shërimin e kësaj plage të kobshme që e shqetëson jetën ndër shqiptarët, asht gabimi i madh i disa udhëheqësve të cilët duen ta mbulojnë edhe ta mohojnë plagën, e cila, mjerisht, ekziston dhe do të shkojë në gangrenë po nuk u shërue me dorën e një kirurgu të aftë e të ndërgjegjshëm. Çka asht gabim e kalbësinë, fanatizëm e pus, ves e dobësi, lè të qitet në shesh, lè të thohet kjartë, pa ia shikue hatrin askujt. Pse ta mohojmë? Një pjesë e mirë, muhamedanë a kristjanë, ortodoksë e katolikë nuk shikohen me sy të mirë; një antagonizëm shoqnor qendron në mes tyne; ata nuk kanë mbërrijtë endè t’i rregullojnë relatat fetare, shoqnore e civile që do të kenë.
Duhet ta pohojmë botnisht, se për mungesë kulture jemi këtu. Ky do të jetë hapi i parë i përmirësimit: Ta njohim e ta ndiejmë sa duhet këte plagë shqiptare.
Me e shikue hollë, aty ku duket se ndeshen muhamedanë e kristjanë, nuk hyjnë në lojë parimet dogmatike; ato populli nuk i din, as nuk i merr aq në kujdes; sigurisht as për hatër të Krishtit, as për hatër të Muhamedit sot nuk ban kush parti as nuk ngre ngatërresa.
Shkaku i parë do të kërkohet ndër faktorë historikë, ndër tradicione mënie midis elementave; na trashiguem ekzaltime, përbuzje, paragjykime e zemërime kundrejt shoqi-shoqit; me këta lindim, me këta rritemi, me këta edhe vdesim. Vetëm koha e kultura mund të na çrranjosë. Do të kalojë edhe ndonjë brezni që muhamedani ta harrojë tradicionin e të parëve, ta zhdukë krejt idenë “kaurr”, ashtu për një predispozicion të bamë petk, si kristjani i sotëm edhe i nesërmi kenë e pa kenë për çdo punë që nuk i bie për shtat, ka me kujtue e me u ankue: Po më bahet e padrejtë pse jam ortodoks, pse jam katolik. Me atë masë që të marrim kulturën e shpirtit e të hjekim shkaqet e pretekstet, po me atë masë kanë me u dyndë edhe këto rê të helmueme.

FAKTORI PSIKOLOGJIK

Edhe faktori psikologjik ka të bajë shumë me këte dasi shpirtënsh. Shqiptari si tip asht madhështor. Ai ndien për vete edhe përtej se duhet. Mirëpo kjo veti instiktive që kohët e kalueme ndihmoi shumë për me shpëtue shpirtin, gjuhën, zakonet e traditat tona, nëse kjé fat i madh asohere, sot, për jetën tonë kombtare mund të bahet rrezik i parë. Kam pa e shoh përditë shqiptarë edhe me kulturë, të cilët nuk janë të zotët të çveshen prej vetës së vet, ata e dijnë fare mirë çka do me thanë jetë e përbashkët e jetë individuale, i kuptojnë kjartë kontrastet e sakrificat që lypen për me u kapë me jetën e vërtetë shoqnore, megjithëkëte, hir e pa hir, duen të bajnë të vetën; duen vetëm ata me kenë të mendshëm, ata gjela që këndojnë. E po gjetën injorantë, trashamanë, hipokritë, servilë, fanatikë, po edhe njerëz në të mbarë e pa të keq, more t’i shfrytëzojnë pa dhimbje, pa shpirt, edhe ngrehen kapadainj, udhëheqës, pionjerë a shka po di unë. E ja klanet, partitë prej nga rrjedhin dasitë e kontrastet shoqnore: Hallet shqiptare. Këta njerëz të besueshëm, mandej, si ta kenë ba një grimë pozicion me taktikë vërtetë djallëzore, sa herë t’u nevojitet, mjaft ta prekin apo sa ta çekin sustën e besimit, se janë gati një turmë për t’i ndjekë; e ja, se me njëherë qiti krye çeshtja e besimit ndër shqiptarë me mëni, me shpifje, me dasi, grindje e luftime.
Ku asht faji? Sigurisht nuk asht zelli i besimit, por asht zekthi i egoizmit. Unë, së mbrami, nuk i ve faj fare muhamedanit apo kristjanit pse asht fanatik; ai nëmose asht i sinqertë; fajin e parë pse shqiptari ka mbetë fanatik e ka hoxha, prifti a popi, këtyne – po nuk patën vetë aq kulturë njerzore edhe fetare, sa me u dalë për vete e me ua dhanë të tjerëve – u do hjekë e drejta të mësojnë. Por fajin pse fetari e ushtron fanatizmin e ka ai liberali universitar, i cili, që me sa macja e qeni, nuk e beson as Krishtin as Muhamedin, por formon klane për Dinin si për Fenë e Krishtit, jo pse i intereson Dini a Feja, por pse me atë formë – gjen kush e ndjek për me kenë ai në krye. Derisa të mos zbulohen e të mos qiten sheshit këta njerëz të rrezikshëm nuk ka qetësi në Shqipni!

INTELEKTUALË TË KACAGJELUEM

Prapë fjalën e kam me gjysmakët, intelektualët e kacagjeluem; Çeshtja e besimit ndër né nuk studjohet si duhet e sa duhet. Me një lehtësi të pandërgjegjëshme i bihet nëpër té, merret nëpër kambë, shahët e poshtnohet njeni a tjetri besim. Nuk do, nuk di ose nuk del kohë me e studjue thëmelisht çeshtjen e besimit, nuk ké të drejtë me folë, as me dhanë gjykim. Po fole në këte rast, ké qitë tharmin e shqetësimit, jé atentator i vllaznimit, i rrezikshëm për besimin e për shtetin; sikurse do t’ ishem unë mizor po të jepja receta baresh vetëm pse diku kam lexue diçka apo i kam pa ndër reklama fletoresh.
Ambienti, dispozitat atavike të trashëgueme, shpirti refraktar, botkuptimi i ngushtë, rritja familjare mbrenda një rrethi plot paragjykime e sa shkaqe të tjera këso dore bajnë që, përgjithësisht, muhamedani shqiptar disi e ndjen veten ma afër muhamedanit, ashtu ortodoksi afron ortodoksin, katoliku katolikun; këte e sheh dhe e njeh ma shumë se të vetin, ndërsa atë tjetrin e mban si të huej. Nuk asht besimi që ia detyron këte sjellje, por asht shpirti i klanit antishoqnor i paformuem që e shtyn të rrojë me vllaznit e vet si me të huejtë. Fakti asht se jemi të formuem kështu; detyra e sejcilit asht të naltohemi mbi vetén e mbi klanin e rrethit tonë e të kapemi në jetën e vërtetë shoqnore. Mos të më thotë kush se nuk asht e vërtetë, se unë jam tue e teprue; shkoni e hyni ndër shtëpia private, ndër rrethe intelektuale e dita me ditë keni me gjetë se po në ketë mënyrë e me këto dispozita bahen mbledhje të përzemërta, sajohen klane, vendosen punë edhe me randësi, as nuk po e çoj ma gjatë për mos me e zbulue të gjithë vobeksinë e shpirtit tonë të kufizuem.
Mos t’i lavdohemi shoqi – shoqit për atdhetarizëm, për kulturë e për kontribute, as mos t’ ua vejmë kandarin mungesave e dobësive të njenit e të tjetrit element, pse sejcili element ka kontributet e veta e ka edhe dobësitë ndër besimtarët e vet; mos të lavdohet kush se porsi element asht ma shqiptar se tjetri! Superioriteti i besimtarëve, edhe në lamën atdhetare – kulturore, do të tregohet me fisnikinë e ndjesive, me naltësinë e jetës, me zemër të gjanë e me zotësi për ta mundë të keqen me të mirë.
Nuk asht numri as pasunia që e ban superioritetin kulturor e kombtar, por personalitetet që me cilësitë e nalta morale e me zotësi ditunore janë ata, që bajnë pikën e gravitetit në një popull.
Derisa të jenë kush që kujton se myslimanët shqiptarë janë Shqipnia, apo se vetëm kristjanët janë nacionalistët e vërtetë, nuk kemi bashkim kombtar, nuk kemi jetë vllaznore, na jemi thikë e brisk.
Historia asht histori, dhe do të mbetet histori! Jeta e Krishtit e vepra e krishtënimit, si dhe jeta e Muhamedit e vepra e muhamedanizmit janë të dokumentueme botnisht. Na shqiptarët as nuk mund t’ ua hupim, as nuk mund t’ ua shtojmë dritën, as hijet dy besimeve. Ashtu edhe historia e ortodoksisë dhe e katoliçizmit nuk ka mbetun vetëm te né shqiptarët. Prandej, historia ja mos të prekët aspak, ja nuk ka kush të drejtë t’a falsifikojë e t’a sajojë vetë, për pa shkaktue zemërime, shqetësime e polemika, që nuk ndërtojnë, por prishin e rrënojnë.
Mos të rrijmë tue njehsue e tue theksue shka na dallon, por ma fort të ngrehim për shka na bashkon: Na bashkë e kemi një Zot në të cilin besojmë, kemi dhjetë urdhnimet që Ai na ka vue, kemi detyrë morale, shtetnore e kombtare të perbashkëta, kemi historinë, kemi idé, ndjesi, jetesë, zakone, kangë, festa, shpresë, shpirt, interesa, gjuhë e të tjera visare e nevojë, nëpër të cilat ne jemi një në mënyrë të pandashme. Në vend që të shikojmë në çka e ku të ndeshemi, të shikojshim e të anojshim me kujdes në ate çka përpiqemi. Shumë puna e mirë pat me u ba, shumë qetësia pat me u gëzue!
A nuk mund të përmbahemi pa e vu në veprim atë shpirtin kundërshtar që e kemi në palcë e në lëkurë? Ta kundërshtojmë terrorizmin, imoralitetin, luksin e alkoolin, vesin, dhunën, pasuninë e padrejtë etj., e jo, të kapemi për punë feje. Të na mbushet mendja mirë, se sikurse nuk janë fajtorë myslimanët pse janë shumicë në Shqipni, ashtu nuk kanë ma pak të drejtë kristianët, vetëm pse numri i tyne asht ma i vogël.

TË HUEJT KURRË NUK E KANË DASHTË BASHKIMIN TONË

Të huejt nuk e kanë dashtë vërtetë bashkimin e shqiptarëve; ata si njëherë përherë kanë veprue për të krijue e për të mbajtë në Shqipni një gjendje kaotike, përçamjesh e dasishë, që të dilnin në përfundim se shqiptarët nuk e kanë ndërgjegjën e përbashkët të kombësisë e të shtetit, nuk janë një popull, nuk e ndiejnë sa duhet nevojën e solidarësisë shoqnore! Me mënyra e taktika të ndryshme, për këte qellim shtinë në punë e përdorën sa herë edhe ndikimet fetare.
Vetëm bindja intime e tanë popullit shqiptar në një drejtim të vetëm, tue u naltue mbi të gjitha brêngat e vështirësitë tona të mbrendshme, vetëm ky hap fisnik do të mund ta përballojë mjaftueshëm këte sulm e këte rrezik.
Këte kontrast jete ndër né e ushqen fort edhe heterogjeniteti i familjes shqiptare. Derisa nana vetë të rritet me një mendësi antishoqnore e t’i rrisë fëmijët vetëm për katër muret e shtëpisë, derisa familja shqiptare mos të shpirtnohet vetë tue marrë poezinë e madhninë e jetës e grueja mos të ketë formue ndërgjegjen për misionin e naltë që ka në familje dhe në shoqni, shqiptarët kurrë nuk kanë për të kenë elementa të aftë për jetën e përbashkët, jo për shkak të besimit, por pse pa pasë edukatën familjare në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, né nuk mund të jetojmë si na përket as si person, as si kolektivitet.
Besimtarë, të çdo feje të jeni, në emën të besimit tuej po ju thom: Shtërngonju, se një mision i madh u endèt përpara. Ju për detyrë e ndërgjegje e për urdhën të Atij Zot që besoni, duhet ta shpëtoni Shqipninë, tue u tregue vërtetë vllazën, jo me forma e për dukë, por me bindje e me ndjesi, me sakrifica e me jetë të shkueme në themel të përpjekjeve vërtetë vllaznore.
A e duem një Shqipni me të gjithë Shqiptarët? Të marrin fund njëherë e përgjithmonë fjalët e frazat: Muhamedanët refraktarë! Katolikët antishqiptarë! Ortodoksët grekomanë! Kemi pasë, po, mjerisht, muhamedanë, ortodoksë e katolikë të dobët, dhe kemi pasë e kemi muhamedanë, ortodoksë e katolikë vërtetë shqiptarë, të vërtetë e të mëdhej, por as muhamedani nuk ka arsye të rrijë sherbez, as kristiani nuk do të kujtojë veten të marrun nëpër kambë.
Me gjak të vét e shuguroi Lterin e Atdheut katoliku, ortodoksi e muhamedani: Gjeçovi e Gurakuqi, Çerçiz Topulli e Bajram Curri, Gërmenji e Negovani nuk kanë ndryshim, por janë një në mendim e një në vendim, në vepër e në vdekje. Ata e kryen detyrën e vet, tue e vulosun me gjak atë shka jemi: Vllazën të një gjaku!
Mirditasit e dukagjinasit, kosovari e dibrani, kurveleshasi e kolonjari, për vjet e vjet hoqën keq me ruejtë të njëjtën gjuhë, të njëjtin shpirt, të njëjtat zakone shqiptare, ngase ata kjenë një në sakrificë e në drejtim, në saje të tyne trashëguem visarët tona kombtare.
Me gjak e ndasi jemi ngopë. Kemi provue edhe se shka asht kthetra e huej. Jemi rysë tashma me të gjitha provat e egoizmit vetjak e kolektiv të partive, dhe kemi pa e prekë me dorë se një popull i përçamë me grindje të mbrendshme asht i gjykuem me mbarue. Rreziku që na rri mbi krye të bjerrim Shqipninë, idealet e interesat që na rrijnë përpara, gjamët e shpirtit shqiptar e aspiratat e të gjithëve për gjithshka asht për të mbarë e të mirë, vlerë e nderë për popullin e kombin, për historinë trashëgim të breznive shqiptare, janë arësye e shkaqe që na imponojnë të lidhemi e të mbahemi nji ballë i çeliktë pa ndryshim besimi, partie, krahine a privilegji. Do të ishte një tradhëti e naltë për brezninë tonë që tashti këtij blloku të çimentuem t’ia ndezim bombën e dasisë me shkëndinë e përçamjeve fetare.
Prite, Zot, që populli ynë besnik e fisnik, për shkak të besimit fetar mos ta ketë ma besimin shoqnor njëni me tjetrin; në vend që të bashkohet më një, të përçahët trish; jo, mos e thantë Zoti që shqiptarët besimtarë, në vend që t’i afrojë dashunia, t’i përçajë mënia, e po njata çka duhet të na afrojë, besimi në një Zot të vërtetë, të na shtijë grindjen e armiqësinë; jo, kurrnjë mos pritshim t’ ia mërrijmë asaj ditë, kur për shkak të dasive, të shkrihemi porsi krypa në uji e të zhduket prej fytyrës së dheut Vatra Shqiptare, mos të jehojë ma ndër kombe zani i Arbnorëve.

TË HEQIM DORË NGA ÇDO NDRYSHK ZEMRE

Sot në këte krizë të tmerrshme besimtarëve të të tré elementave na përket, për hatër të Zotit e të Shqipnisë, të heqim çdo ndryshk zemre, t’i japim dorën shoqi – shoqit e të vllaznohemi në Atë Zot që besojmë e në Atë Shqipni që e duem me gjithë zemër.
E po e patën detyrë besimtarët një herë, kleri shqiptar, muhamedan, ortodoks e katolik, dhjetë herë ma tepër e ka detyrë të shtërngohët doradoras, e pa vonesë të dalë në lamën e luftimit për t’ ia shpëtue shqiptarit besimin në një Zot, shpresën në një Shqipni.
A sot, a kurrë, të mobilizohemi për Fé e Atdhé!
Ja, ky asht besimi e kjo asht Shqipnia që po na zhduket ndër duer.
Bashkimi i tré klerëve në ketë drejtim e veprim asht leva ma e fuqishme për të sigurue bashkimin e shpëtimin. Nuk shpëton, jo, sot as Xhamia pa Kishën, as Kisha pa Xhaminë, por as njena as tjetra pa Shqipninë.
Të ngrihemi në kambë! Për një Zot të vërtetë për një Shqipni të lumtun, na jemi vllazën!”
Korçë, Korrik 1944.
*Marrë nga libri: “Çashtja e elementavet fetarë në Shqipni”, Tiranë, 1944, fq. 5 – 22.
**Shenim nga Fritz Radovani: Materiali i At Anton Harapit O.F.M., botue në vitin 1944, më asht dhurue nga Prof. Ndue Zef Toma, i cili e ka redaktue, pa ndryshue asnjë fjalë nga origjinali.
Nënvizimet janë të Autorit, simbas origjinalit, për të cilin, Ju lutëm, të mos bani ndryshime.
Melbourne, Nandor 2014.

AT ANTON HARAPI O.F.M.
Imazh
(Vepër e piktorit Pjerin Sheldija – bojë vaji)
(5 Janar 1888 – 20 Shkurt 1946)


■“At Anton Harapi ka kenë antiitalian, prandej u zgodh At Antoni në dergatën e
12 prillit 1939, për me u tregue atyne qendrimin e klerit katolik.” At Justin Rrota O.F.M.
■At Anton Harapi e pranoi detyren në Rregjencën Shqiptare (1943) “me kusht: Mos me nënshkrue ASNJË DËNIM ME VDEKJE!”
■Një parashikim i saktë i Tij: “SHQIPNIJA U FITUE ME GJAK; ME GJAK , EDHE PO MBAHET E ROBNUEME. DO TË VIJ DITA E, ME PAQË E DREJTËSI DO TË FITOHET !” (Thanje e At Antonit, para gjyqit komunist në muejn shkurt 1946, Tiranë)
■At Antoni përfaqsonte për gjermanët, mendsinë e një inteletuali Perëndimor, europjano qendror, i formuem në Austrinë e para Luftës së Dytë Botnore, dhe nga ana tjetër, si meshtar katolik, paraqitej virtualisht i paprekshëm prej korrupsionit tradicional oriental e prej bizantizmit aziatik.
■Me 4 shkurt 1944 hyni tek Xhafer Deva, dhe i tha: “Mosni bre kështu, o Xhafer, edhe komunistët janë vllaznit tonë, po a bahet kështu?!” ...Dhe prani pushka... “Vllaznit” nuk e harruen! Porsa e pushkatuen, Enver Hoxha njoftoi Titon: “E vrame Patër Antonin!”
■At Antoni refuzoi largimin nga Shqipnia para vitit 1944, dhe mbas, kur Cafo Beg Ulqini i propozoi të shkonte në një streh nga Mali i Zi... “Kam punue per Shqipni e ballafaqas.
Nuk pres shpërblim, por as dënimi nuk ka pse më pret! Bashkatdhetarët e dijnë se kurrë nuk i tradhëtova, me ta vuejta, për ta punova, me ta qindrova. Me ta edhe do t’ vdes!”
■“Shpirtin Zotit, trupin Tokës”... Pikrisht asaj Tokë Amtare, për të cilën u ba flij...
Edhe pse i pat të gjitha mundësitë mos me u ra në dorë komunistëve vllavrasës.
■Drejtë bregut të lumit Lana... Tiranë, 20 shkurt 1946..: Binte shi. Disa gropa ishin kthye në brraka ujë... “Frati hidhte hapat me kujdes, duke ngritur herë – herë kindët e zhgunit, për të mos iu stërpikur nga baltat... Njëni prej ekzekutuesëve e shikoi dhe i tha:
Mos ki dert, o prift, se tek balta ke për të përfunduar!..Frati vazhdoi rrugën dhe ia këthei:
“Atje tek po shkoj, due të shkoj i panjolla, ashtu siç kam kenë tanë jeten time!”...
Shkoi pranë gropës, dhe tha: “I bekoi vrasësit e i fali për aktin që do të kryejnë!”.

■“Ndalnju! Ku véni Burra?!”
■■“Ndalnju! Ku véni Burra?!”
■■■“MOS HARRONI JU, QË, UNË JAM SHQIPTAR !”

■Melbourne, 23.VI.2017.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 7 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 0 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 23 Nëntor 2017, 03:41
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari