by Laert » 09 Nov 2016, 14:27
Boshti strategjik tradicjonal amerikan lëvizi prej Leves së Arkimedit(Donald John Trump + V.Putinit)
Unë e kam parashikua se do të fitoji Trump me çdo çmim deri me gjykatë si opsion i fundit. Gja që e kam demonstrue ndër miqë herët. Gjithsesi po duket se po shesë mend, por e dija nga intuita se fitoren e ka në dorë Trump.
Në orën 9:00 europjane të dt. 9 nandor 2016, u shpall Donald Trump – president i SHBA.
Pra H. Klinton u fundos perfundimisht nga bota politike.
Unë nuk e kam njohë profilin e Trump sepse Europa kurvë e ka fsheh programin e tij, por ka dhan me djallzi anët ma të kqija të tij. Mediat e ,,djathta,, dhe të majta mashtruen popujt europian me slloganin se H. Klinton fiton.
Republikanët me shtabin e Trump luajtën nji taktikë kryevepër sikur ishin në humbje, në difensivë e në fakt kanë punue nën rrogoz, nuk u mbshtetën në zhurmën e hanxharve psikopate – medjatike vrastare e Njerzimit me idenë se fitorja asht në duart e H. Klintonit. Rezultati tregoi fitoren si president dhe si dy dhomat e fituen dhe dominojnë republikanët. Fakt asht se Media asht armë që vetëm vret Popujt, H.Klintoni dhe detashmentin demokrat majtist - komunist e pësoi për vdekje për 8 vjet nga skena politike botnore, që sbashkut me krerët europjanë po kooperativizonin në kolkoze popujt e botës.
Shqiptarët duhet ta lexojnë ardhjen e D.Trump në krye të SHBA sipas pazarlleqeve të Trump-Putin dhe vulën e fitores që ja vuni akuzat e FBI-s konkurentes zonjës Hilari Klinton për asgja, para votimit(Ndërhymja e FBI-s në proçesin e votimit kundër njenës palë quhet grusht shtetit në gjuhën juridike sepse ka shkelë etikën konstitucjonale të institucjonit duke dhunue ne emën të supërpushtetit)!
Siç shifet e vendosi Moska njeriun e tyne të udhëheqi SHBA dhe botën - Donald Trump si edhe ksaj heret.
E mësova nga goja e votuesve republikan amerikanë portretin e Trump që asht nji nacjonalist i madh, ndersa Europa me marifet e spikaste si nji hajn i madh, imoral, antifemën, matrapaz etj. epitete.
Ky do të baji nji politikë vetëm për amerikanët, do të ,,pasuroji,, popullin amerikan të paktën pak %, duke ndalë përkeqsimin e saj sikurse e kan në traditë të majtët; të varfnojnë popujt e të megapasurohen familjet dhe klanet e kuqe të tyne. Do të ndali luftrat sa ma parë sepse kjo varfnon amerikanët dhe pasuron oligarkin amerikane dhe atë bandë europjane,....Do të shkatrroji Politikën Globale që gradualisht antarson me dhunë të gjitha vendet euro-amerikane në nji stallë koperative dhe shum politika që shkatrrojnë genet e popujve me anë të Mafjes të Industris Kriminale të Farmacisë në duart e pushtetarve etj.
I.
Rigjallërimi pjesërisht i Paktit të Jaltës(4-11.II.1945) sipas interesave të Carit Putin
Në politikën e jashtme, Trump do baji sparit paqe me Carin Putin pasi i kanë mbrritë marrdhanjet aktuale të acaruem amerikano-ruse, duke lulzue lidhjet e shkëlqyera me Rusinë si në periudhën e kryediktatorit komunist, Stalin me anë të Rigjallërimit pjesërisht të Paktit të Jaltës(4-11.II.1945) në favor të kampit sllav, që ishte dhe mbeti një Tragjedi për Shqipninë, për faktin e nji vend me mentalitetë feudal orjentalist - prosllave të qeverive prej fund e krye edhe sot në 2016.
a)Ka shum mundsi që do të largoji Shqipnin dhe disa shtete sllave që nuk i pëlqen Putinit të jenë antare e NATO-s me marifete ligjore etj,....si gjoja nuk plotson kritere demokratike, ashtë gjelbrua kanabisi, opozita destruktive, qeverisje rakitike e bla-bla-bla, pra shkaqe obstruksjone.
Kjo gja duket qesharake, por në fakt e hodhi si tezë Trump pa permend emna, por unë e lexova midis rreshtave të deklaratës tij të shpallun nga fundi i fushatës së zgjedhjeve Trump se 4-5 antare të NATO-s nuk e meritojnë të jenë antare të saj me arsyetime boshe sipas formulës së Moskës mbi politikën dhe strategjinë e NATO-s.
Kjo ka me kenë tragjedi për sigurinë e Shqipnisë sepse do punoji për interesat strategjike të Putinit pasi e ka pagua me supër miljarda megatregtarin e dyshimtë Trumpin sipas presidentit Obama.
b)Kosova ka mundsi të riktheji me mundsina e forma të ndryshme, në interesa politike-ekonomike në duart e Serbis. Kto janë pakte midis tyne dhe jo llafe. Me Putinin dhe biznesmenin nuk ka llafe, por vepra se ndryshe nuk ishte ba biljoner Trump.
Ardhja e Trump ne Shpinë eBardhë ka me kenë e zezë për racën shqiptare dhe bardhsia për racën sllave. Ballkanin ka me e rimarë Putini sikurse firmosën Pakti i Jaltës 4-11 shkurt 1945, ku ndër tjera ishte kushti që u zbatue me firmën amerikane-angleze që lindja europjane dhe qendrore në duart e Stalinit, tash njiherë pa ra në sy vetëm Ballkani. Sepse do të ringjallët ky traktat në forma tjera.
-
Sipas deklaratës publike të shokut tij ideal, av. Spartak Ngjela se ashtë kryeministri i Shqipnis, Edvin Rama - Njeriu fanatik i Moskës deshmon se do të përkrahet formula e Moskës për Shqipninë-Kosovën. Deklaratat e Edvinit kundër Trump ishin një lojë djallzore ndaj popullit shqiptar. Por ardhja e Trump i ka risjellë shprehjen e famshme të Edvinit: â€Pritni, pritni se akoma nuk keni pa asgjë akoma!†Dhe ja erdhi kjo shprehje gjamët e zezë prej Moskës! Edvin Rama e ka shpallë për nji Federatë Pansllave të aderohet Shqipnia dhe Kosova, prandej ka afrue dy qeveritë Prishtinë – Tiranë për me i futë në grackën sllave sikurse po finalizohet prej Dorës Gjakatare të Moskës. Një andërr e hershme e kryediktatorit sllavë – Enver Hoxha e parealizuem, që bahet realitetë me Edvin Ramën, ku kryeqendra e Federatës Pansllave ka me kenë Beogradë-Moskë- Athinë.
Shifeni se kë ka përkrahë D.Trump - Grua që ka – sllave nga Sllovakia, ku akoma nuk don ta njohë shtetin e Kosovës si pro Beogradit.
â—Lexoni tek libri “I dashur Stalin...†Letërkëmbimi i plotë i Fraklin D. Ruzveltit dhe Josif V. Stalinit. Radaktuar dhe pajisur me shpjegime nga Susan Butler,
Parathënia nga Arthur Schlesinger, Jr.
Përkthye nga Olgerta Visi, Shtypur nga “KRISTALINA-KHâ€, Tiranë 2006.
â—Faqe 240:
“Ruzvelti – 134 –
12 Tetor 1943
Mesazh personal për mareshal Stalinin
Badolio do t’i shpallë luftë Gjermanisë me 13 tetor.
Bazuar në marrëveshjet e traktatit të mëparshëm, Aleatët do të sigurojnë ndihmë ajrore dhe detare në Azore.
RUZVELT
â—
14 tetor 1943
Stalini, drejtuar Ruzveltit
Mora mesazhin tuaj të datës 13 tetor. Ju falënderoj për informacionin e vënë nën dispozicionin tim. U uroj forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe suksese të mëtejshme.â€
â—Faqe 360:
Çërçill shkon në Moskë tek Stalini. Me të mërritur në Moskë në mbremje të po asaj dite (10 tetor 1944), i propozoi Stalinit të ndanin Ballkanin si më poshtë:
“Lè të zgjidhim përfundimisht problemet tona në Ballkan. Armatat tuaja ndodhën në Bullgari... Lè të lidhim marrëveshje midis nesh – Britanisë dhe BS-së.
Si do të gjykonit, do të ishit të kënaqur sikur të kishit nën kontroll 90 për qind të Rumanisë, ndërsa né 90 për qind të Greqisë dhe, Jugosllavia të ndahej përgjysëm?â€...
Më pas sipas pohimeve të Çërçillit,
â—“Stalini mori shkumsin me ngjyrë blu dhe bëri një shenjë V miratimi mbi planin e paraqitur. Gjithçka ishte zgjidhur sa hap e mbyll sytë, më shpejt se të ulesh e të ngrihësh.â€
...Jam i vendosur të ndërmarr çdo masë të mundshme që marrëdheniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik të mos cenohen aspak. Sigurisht që pikëpamje të ndryshme do të ketë, por do të gjejmë gjithmonë gjuhën e përbashkët dhe një mënyrë për të sheshuar mospajtimet...
â—Sinqerisht i juaji FRANKLIN D.
RUZVELTâ€
***
■Për mos me ndikue lexuesin e këtij materiali me mendimet e mija në lidhje me këto ngjarje tragjike të fatit të popujve të Botës, do të kaloj në disa dokumenta tjera shumë me rendësi, që i përkasin po kësaj periudhë historike të Luftës së Dytë Botnore.
â– HENRY KISSINGER “DIPLOMACIAâ€, “Leximi në kancelaritë e Perëndimit, duhet të fillojë detyrimisht nga ky libërâ€Alan Clark, The Times.
Përkthye P. Pojani; Red. M. Raxhimi. Tiranë: Shtëpia Botuese e Lidhjes së Shkrimtarëve, 1999. Shtypur në Shtypshkronjën LAERT Tiranë, 1999.
â– Faqe 333: “Stalini futi katekizmin rigoroz të formimit të tij të hershëm fetar në interpretimet e pamëshirshme të botkuptimit bolshevik dhe e shndërroi ideologjinë në një instrument politik... Stalini ishte vërtetë një përbindsh; por në drejtimin e marrëdhenjeve ndërkombëtare ai ishte realisti më i madh – i duruar, dinak e i paepur. Risheljeja i kohës së vet... Rreptësia e Stalinit shtrihej vetëm në ideologjinë komuniste.â€
â– Faqe 337: “Fobia e Stalinit u shpreh gjerësisht në eleminimin prej tij të të gjithë kundërshtarëve politik, të mundshëm të brendshëm dhe në vrasjen e internimin e miljona të tjerëve që e kundërshtonin atë, vetëm në fantazitë e tij.â€
â– Faqe: 339: “Rasti ishte Kongresi i XVIII i PK të BRSS, ...mbledhja e parë mbas pesë vjetësh ...nga 2000 delegatë, merrnin pjesë vetëm 35 nga ata të pesë viteve ma parë; 1100 të tjerë ishin arrestuar për veprimtari kundërrevolucionare; ishin likujduar 98 nga 131 anëtar të komitetit qendror, sikundër edhe tre nga pesë mareshalët e Ushtrisë së Kuqe dhe 11 zëvendëskomisarët e mbrojtjes, të gjithë komandantët ushtarakë të rajoneve dhe 75 nga 80 anëtarët e Këshillit të Lartë të Mbrojtjes.â€
â– Faqe 343: “Çdo ushtri “çlirimtare†sovjetike do të kthehej në një ushtri pushtuese.â€
â– Faqe 344: “Stalini, i cili e ndjente që lufta është e paevitueshme, donte përfitimet nga lufta, pa marrë pjesë në të.â€
â– Faqe 370: “Çdo udhëheqës i madh ka rrugën e vet...Ruzvelti kishte krejt karakterin, energjinë e mjeshtrinë e diktatorëve dhe ishte në anën tonë.â€
â– Faqe 371: “Deri në raportin para Kongresit mbi Jaltën me 1945, Ruzvelti qëndronte gjithmonë më këmbë sa herë që mbante ndonjë fjalim të rëndësishëm. Duke qenë se media i përshtatej përpjekes së Ruzveltit për të luajtur rolin e tij me dinjitet, shumica dërmuese e amerikanëve, asnjëherë nuk e kuptuan sesa i gjymtuar ishte Ruzvelti ose perceptimet e tyre kishin ngjyra mëshire.... Ishte një kombinim i papërcaktuar i manipuluesit dhe ëndërrimtarit politik. Ai drejtonte më tepër në bazë të instiktit, sesa analizës...â€
â– Faqe 396: Ruzvelti deklaroi: “Britania e Madhe duhet të mbronte Europën, pa asnjë ndihmë nga Amerika... Unë nuk dua që Shtetet e Bashkuara të kenë barrën e rindërtimit të Francës, Italisë dhe Ballkanit....Në shkurt 1945, në konferencën e rëndësishme të fituesve në Jaltë, Ruzvelti qortoi Çerçillin në prezencë të Stalinit...ai vuri në lojë qellimin e tij...â€
â– Faqe 443: “Stalini mundi të impononte kufijtë e Europës Lindore, pa ndermarrë një rrisk të tepruar, sepse ushtritë sovjetike i kishin pushtuar këto zona. Por, kur puna erdhi për të imponuar regjime të tipit sovjetik në këto territore, ai u tregua shumë më i kujdesshëm. Dy vitet e para pas luftës, vetëm Jugosllavia dhe Shqipëria vendosën diktatura komuniste.â€
■“Jalta polli turpin për fizionominë e botës së pasluftës.†ÇDO KOMUNIST NË PUSHTET ASHT NJË BOMBE SHPERTHYESE !
U morë nga shkrimi “I DASHUR MARESHALI STALIN !..â€, autor Fritz Radovani â– Melbourne, 12 Tetor 2016.
E mallkue kjoftë Europa! Até e vraftë Zoti,
E e shoftë me fise, popuj e qytete;
Edhè premtoftë qi, dersa t’ endet moti,
Kurr lufta mos iu daftë per tokë e dete;
Selit e saja grimë me grimë u theshin;
Me gjak t’ popujvet t’ vet sunduest iu ushqeshin. ......................................................................
14. O Zot i lum, qi vetem n’ dorë Ti i kè
Shartet e popujve e mbretnive t’ tana,
E gja pa hiri kurr Ty s’ t’ ndodhë mbi dhé,
As nalt mbi qiellë, ku shndrisin dielli e hana,
Deh! Ti, i Pushtetshëm heret si né e vona,
Shih e gjyko mbi gjith kto kobet t’ona.
At Gjergj Fishta - "IX. NJI GJAMË DESPRIMIT" e librit "Mrizi i Zanave"
1. Shqyptarë, a ndiet ? Europa, mrrutë e ndyt,
Shkerdhye me Evrej t’ Parisit e t’ Londonit,
( Se cillës dreqi ia plasi të dy syt
E marren ma s’ e sheh, njitash n’ e s’ vonit)
E bani gjyq, qi t’ nipat e Kastriotit
Shkjevet t’ Balkanit urë t’u rrijn mbas sotit.
..........................................................
5. Shka bajn Shqyptarët? Hán’ fiq e kastraveca:
E pijn mastikë, e qesin petlla n’ ujë;
E ngrehen rrugës e fryhen si gjeldeca;
E rrijn tue kqyrun udhës ushtarët e huej
Palè a kanë ksulen qyp a se kapelë,
A e ka uficiali kalin at’ a pélë.
.....................................................
10. Ah! M’ kambë, brè burra! Shka jini mshehun
Nder furka t’ gravet, si do rrole t’ kqija?...
Sod armët duen rrokë; taganat sod duen prehun;
Asht turp, per Zotin! Shurdhë me hupë Shqypnija.
Mo’ lêni, burra, bre! Kushtrim! Kushtrim!
A gjallë me ndérë, a dekun grue e trim!
.......................................................................
U shoftë me arë, me farë me mal me vrri
Kushdo Shqyptar, qi s’ brohoritë me zâ,
Kushdo Shqyptar, qi s’ brohoritë me uzdajë
Oh! Rrnoftë Shqypnija! Rrnoftë Flamuri i Sajë!
At Gjergj Fishta - X. SURGITE, MORTUI ! (ÇOHI, TË DEKUN !) e librit "Mrizi i Zanave"
Mos u baft çka shkrueva! Kjoft nji andërr psikopatësh!
Zoti e baft mirë për shqiptarët!
E mërkurë, 9.XI.2016
Arbër Mali
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditëâ€:Martiri Polak, Frati Jerzy PopieÅ‚uszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani