Dedikuar sportdashesve te te gjitha tipeve te sporteve. Gjithcka mbi sportin.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 4 postime · Faqe 1 prej 1
Pse refuzohet per trajner te kombtares nje serbe?
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Agjensia e Lajmeve "SOT"
FSHF: Kurrë një serb në bankinën kuqezi

Federata Shqiptare e Futbollit hedh poshtë kandidaturën e serbit Ljupko Petroviç
Ljupko Petroviç
Imazh

Kandidatura e serbit Ljupko Petroviç për të marrë drejtimin e Kombëtares shqiptare menjëherë është hedhur poshtë nga Federata Shqiptare e Futbollit. Sapo është mësuar emri i Petroviçit, reagimet e para kanë ardhur nga shoqata e tifozëve “Kuq e Zi”, anëtarët e së cilës kanë kontestuar emrin e serbit në listën e kandidatëve për stolin e përfaqësueses shqiptare. Duke ditur se një fakt i tillë prek menjëherë krenarinë e shqiptarëve, një pjesë e mirë nuk e kanë mirëpritur aspak faktin që një trajner serb mund të drejtojë skuadrën tonë Kombëtare. Lajmi se trajneri serb Ljupko Petroviç ka shumë gjasa që të marrë drejtimin e Kombëtares shqiptare, është përhapur me shpejtësi edhe në Kosovë.
Ashtu siç mund të mendohet, atje reagimi ka qenë akoma më i ashpër, duke shkaktuar shumë pakënaqësi, madje një pjesë e tifozëve dhe e sportdashësve nuk kanë dashur ta besojnë një gjë të tillë. Grupimi i njohur i fansave të Kombëtares “Tifozat Kuq e Zi”, nëpërmjet një deklarate për shtyp kanë kritikuar FSHF-në për projektet që po harton, duke dalë hapur kundër idesë për të pasur një trajner serb në krye të Kombëtares. Por menjëherë ka ardhur edhe reagimi i Federatës Shqiptare të Futbollit, e cila ka dalë me një deklaratë për shtyp, ku në mënyrë kategorike mohon ardhjen e trajnerit serb në drejtimin e ekipit tonë Kombëtar: Ja dhe deklarata e plotë e FSHF-së: “Federata Shqiptare e Futbollit kërkon të sqarojë opinionin publik brenda dhe jashtë Shqipërisë, në lidhje me spekulimet e deritanishme mediatike, për emërimin e trajnerit të ri të Kombëtares së futbollit. Të gjitha kandidaturat e përmendura deri më tani, kanë qenë thjesht hamendësim gazetaresk, i cili në asnjë rast, nuk është konfirmuar zyrtarisht nga institucioni i futbollit.
Ditët e fundit, në faqet e gazetave janë deklaruar shumë emra teknikësh si kandidatura për bankinën e skuadrës Kombëtare, të cilët nuk janë dhënë nga FSHF-ja. Madje në shumë raste, kanë qenë dëshira apo hamendësime gazetareske, të cilat s’kanë pasur asnjë bazë reale. Ne falënderojmë të gjithë ata trajnerë që kanë shprehur mediatikisht dëshirën për të drejtuar përfaqësuesen e Shqipërisë, pavarësisht se kanë qenë apo jo në planet tona. FSHF konfirmon zyrtarisht se nuk ka menduar asnjëherë për të vendosur në krye të bankinës së saj, teknikun Ljupko Petroviç. Kjo kandidaturë, si edhe shumë të tjera, kanë qenë thjesht një hamendje e medias, e cila i është servirur opinionit publik. FSHF nuk e ka pasur këtë teknik në planet e saj. Federata Shqiptare e Futbollit i siguron të gjithë tifozët shqiptarë, opinionin publik brenda dhe jashtë Shqipërisë, se të gjitha strukturat e saj drejtuese dhe teknike po punojnë intensivisht dhe me seriozitetin më të madh për t’i dhënë ekipit përfaqësues një trajner të aftë dhe profesionist.
Ne synojmë që trajneri i ri t’i çojë edhe më përpara rezultatet e ekipit tonë përfaqësues dhe të ndikojë në zhvillimin e futbollit në Shqipëri. Sa më shpejt të jetë e mundur kandidatura që do të përzgjidhet, do të bëhet publike zyrtarisht dhe si gjithmonë me transparencë të plotë. Federata Shqiptare e Futbollit kërkon edhe njëherë të sigurojë tifozërinë shqiptare se për ekipin kombëtar po punohet intensivisht, në mënyrë që atij dhe trajnerit të ri t’i krijohen të gjitha kushtet për arritjen e rezultateve sa më të mira që i kërkojmë të gjithë. FSHF konfirmon zyrtarisht, se nuk ka menduar asnjëherë për të vendosur në krye të bankinës së saj, teknikun Ljupko Petroviç
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 155
Vendodhja: AFGANISTAN
Antarësuar: 08 Prill 2009, 19:18
E PRA... E EDHE FEDERATA PO E QELL SHUME PSE NUK JAN DAKORD TIFOZAT KUQ-EZI SIC NUK E KA VRARE MENDJEN PER NDESHJET E SHITURA
JAM PRO TRANIERIT SERB,PASI AI ESHTE PROFESIONIST.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Eshte nje teme qe lype kujdes etike, gjakftohtesi dhe nje vleresim te faktorve baze. :flm
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 607
Vendodhja: Italy
Antarësuar: 05 Mars 2009, 19:37
Ne rradhe te pare sic u vertetua eshte nje lajm i rreme .Ky eshte racizem i paster .
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 4 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 28 Shtator 2021, 23:07
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari