Dedikuar sportdashesve te te gjitha tipeve te sporteve. Gjithcka mbi sportin.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 4 postime · Faqe 1 prej 1
A e meriton humbjen ne Danimark - Shqiperia 3:0?
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4432
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
02/04/2009 - 14:00
Altin Latifi
shekulli
ImazhTrajneri Ari Han duket shumë pranë shkarkimit, pas humbjes së mbrëmshme në shifrat 3-0 në Kopenhagen. Holandezi e ka shprehur qartë se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, por vështirë se kreu i Federatës Armand Duka do ta ketë duruar paraqitjen e mbrëmshme, e cila përveç humbjes, ishte vërtetë e shëmtuar. Pas ndeshjes, duke folur direkt nga Danimarka për "Supersport", trajneri i kombëtares shqiptare u shpreh se ai shpreson që të vazhdojë punën e nisur, megjithëse i dribloi pyetjes nëse e shihte veten në pankinë ndaj Portugalisë apo jo. "Unë natyrisht që kam dëshirë të vazhdoj punën dhe besoj se do të jem edhe në ndeshjen e ardhshme. Nuk është faji im për të gjitha humbjet, por ju shqiptarët i doni gjërat shumë shpejt", deklaroi trajneri holandez. Gjithsesi, edhe ai vetë nuk u duk shumë i sigurt për të ardhmen e tij dhe kjo u pa edhe gjatë ndeshjes, ku thuajse nuk lëvizi aspak nga pankina për të dhënë këshilla për futbollistët.
Shkarkim?
skuadra daneze qe fitoji me 1 prill 2009 3 me 0 kunder Shqiperise
Imazh
Ajo që ra në sy pas deklaratës së mbrëmshme të trajnerit Ari Han, ishte edhe një koment i një prej miqve të presidentit të Federatës Duka, komentatorit Dritan Shakohoxha. "Ndoshta do të jetë hera e fundit që e shohim Ari Han live nga stadiumi", tha ai. Në fakt, fjalët e thëna nga një prej miqve të kreut të FSHF marrin një domethënie tjetër, duke qenë se vetëm Duka e ka të drejtën ekskluzive të heqjes së trajnerit. Gjithsesi, deri në orët e vona të ditës së djeshme, në Kopenhagen nuk ishte marrë asnjë vendim.

Zhgënjimi nga Han
Shqipëria kishte tre edicione që nuk arrinte në këto nivele dhe natyrisht që përgjegjësia kryesore bie mbi trajnerin Ari Han. Paraardhësit e tij Brigel e Bariç, e patën kaluan kuotën dyshifrore të pikëve në një edicion eleminatoresh, ndërkohë që për holandezin, kjo duket tashmë një mision i pamundur, duke parë se Shqipëria ka për të luajtur tre ndeshje mjaft të vështira me Portugalinë, Danimarkën e Suedinë. Por, pavarësisht kësaj, Han ka zhgënjyer edhe në disa gjëra të tjera. Asnjëherë ai vetë nuk ka shkëlqyer, pavarësisht se Shqipëria mori barazim me Suedinë dhe Portugalinë. Holandezi ka bërë gjithnjë ndërrime me vonesë apo ndonjëherë nuk i ka bërë fare, gjë që hedh shumë pikëpyetje mbi aftësitë e tij. Veç kësaj, mungesa e mirë e njohurive për futbollistët ngre gjithashtu shumë pikëpyetje mbi aftësitë e tij. Ndeshjet me Maltënd dhe Hungarinë, ku do të vlerësohej vetë trajneri Han, për hir të së vërtetës kanë qenë një dështim.

Ari Han, trajner femrash, jo futbolli
03.01.2008
Albania Sport Bledar KUKA

Pak dihet në Shqipëri për të kaluarën e yllit holandez, Ari Han, tashmë trajner I skuadrës kuqezi. Një drejtues futbolli me përvojë, por me shumë stacione dhe I akuzuar nga një prej ish-klubeve të tij, Anderleht, si trajner I pazot. “Ai nuk është trajner futbolli, - u shpreh për Hanin, një nga bosët e Anderlehtit, Konstant Vanden Stok më 8 prill 2000 në gazetën “Laatste Nieuës”, - por ai është një trajner për femrat”. Vëllai I Konstantit, Roger Vanden Stok, shtoi nga ana e tij se “në fillim ai punoi fort, por më pas dolën në pah dobësitë e tij, mënyra e punës, vizioni për futbollin etj.”.

Holandezi reagoi duke kërkuar 10 milionë fiorinta holandeze dëmshpërblim nga klubi belg, që do të thotë 250 000 euro, “për dhunim të emrit, imazhit dhe integritetit si trajner”. Këtë histori e tregon media belge “voetbalbelgie.be”. Ajo ishte kohë krize tek Anderlehti krenar, që ndodhej në vendin e parafundit në renditjen e kampionatit, duke provuar edhe humbje 0-6. Han pati probleme edhe me njërin nga futbollistët, suedezin Per Zeteberg. Hani e akuzoi lojtarin se ishte përdorues alkooli. “Nuk është profesionale kur dikush vjen në stadium dhe bie era alkool”, - tha Han, duke ia drejtuar akuzën pikërisht Zetebergut (30 prill 1999). Suedezi u përgjigj në biografinë e tij se “Han sillej jo mirë dhe na mendonte ne të gjithëve si një grup budallenjsh”.
E Shtune, 29 Dhjetor 2007
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 212
Vendodhja: ferr
Antarësuar: 08 Shkurt 2009, 14:33
Normale dhe pak gola kane bere... shq skuader koti qe shet ndeshjet eshte :lepirse:
to SeX mazI sou Htan toso Kalo pou aKoma kai oi Geitones vghkan na Kanoun Tsigaro
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 73
Antarësuar: 24 Shkurt 2009, 23:30
summer spell shkroi:Normale dhe pak gola kane bere... shq skuader koti qe shet ndeshjet eshte :lepirse:

Pulave u ka hije te kakarisin vetem ne kotec. Hahahaha... // Nuk e di!! Kom nigju fjal t`mira per te si lojtar i mir, por si trainer e vlersoj me zero. Nuk e ka iden fare se si drejtohet nje ekip. Na ka fut 7 pash nen dhe, na ka fut. Duhet te fillojn te kerkojn qe tashi per trainer te ri, qe t`mos ngellin prap si heren qe kaloi dhe moren kte qe kishte ngel pa pun, pasi kishim ngel pa trainer dhe po afrohej ndeshja e par zyrtare. Mendoj se na duhet nje trainer si Baric. Sa per ate qe lexova ne artikullin e mesiperm per Zetteberg.. Ka qen nji lojtar shum i talentum dhe i pa zvendsushem kur ka lujt ke OLYMPIAKOS per 4 vjet e si ka dal noj her nami per pijanec.
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4432
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Une e kam dalluar me kujdes se loja esht shite prej skuadres dhe kuptohet para me te medha i ka marre presidenti i Federates se Futbollit Arben Duka me trajnerin Ari Han. Kete nuk e luan topi.
Jam plotsisht dakort qe pak gola kane henger sikurse u nise.
- nik me ty jam per rikthimin e Baric ne kombtare, por nuk duhet harruar se esht kosovari Cana pa e paragjykuar si kosovar qe organizoji me Lalen largimin e Baric nga Shqiperia me ato humbje qe nuk harrohen. Ket gje e kane konstatuar dhe ekspertet e futbollit shqiptar per prapaskenat e Canes dhe per kete largim te Baric u emerua ne France kapiten i skuadres franceze. Tashi me lojen me Hungarine sipas ekspertve te sportit fajesuan si kryesor perpose Ari hanin edhe canaj qe nuk dha minimalen ne repartin sulmues, se per maksimalen nuk mendohet dhe per te larguar vemendjen pregatitit terrenin per t'mos marre pjese me Danimarken.
Duhet te dini se Canaj infektoji Lalen dhe dike me ndjenjen e shitjes se ndeshjes sepse eshte Biznesi me i mdha i futbollistave ne bote sidomos.
Barici e ka pikase Canen si person destruktiv dhe nuk e donte, prandaj Canaj e kuptoji ket gje dhe nuk la gure pa realizuar projektin e shkaterrimit te kombtares se Shqiperise. Kur humbi Shqiperia me Baric u diskutua se difekti kryesor qendronte jo te Baric, por te Canaj dhe kerkuan ta shporrnin, por mafijoziteti i tij prej personit te shtirur pro shqiptar beri te triumfoji dhe te largoji Baricin dhe te degjeneronte perfundimisht kombtaren. Erdhi hollandezi Ari Han dhe asnje shkalle nuk u ngjit me larte, sepse u vertetua se Ari han bashkepunonte vetem me Canaj. Dhe ja Shqiperia u be gaz i danezeve me tre gola. Skandal shekullor. Turp, ....
Synimi i tij tashme doli qarte: Mos me cuar Shqiperine ne Kampionatin e Boterorit dhe kete ja arriti.
Prandaj duhet shporrur:
- Armand Duka Imazh
- Ari HanImazh
- Lorik CanajImazh
- Te behet riorganizimi i kombtares duke shporrur trecerekun dhe te vehet nje shqiptar trajner ose ne fund te rikthehet kroati Otto Baric.Imazh
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 4 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 29 Nëntor 2022, 19:01
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari