Dedikuar sportdashesve te te gjitha tipeve te sporteve. Gjithcka mbi sportin.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 9 postime · Faqe 1 prej 1
KOMBETARJA E SHQIPERISE HUMB 4:1 ME SUEDIN
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4430
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
KOMBETARJA E SHQIPERISE HUMB 4:1 ME SUEDIN, Posted 15 Tetor 2009, 00:41
Kuqezinjtë mposhten në tokën e ftohtë nordike me katër gola
Imazh

Mbyllje me katër gola në stadiumin "Rasunda" të Solnës, në një ndeshje, ku pati dy panorama të saj, por që në fund regjistroi edhe rezultatin e hidhur 4-1 për vendasit. Duket se skuadra e trajnerit në ikje, Lagerback nuk ka menduar për asnjë lloj dhurate nga Guimaresh, ku luante Portugalia me Maltën (e shkatërruar tërësisht), por hyri në fushë kundër skuadrës shqiptare për t'i dhënë një epilog të këndshëm trajnerit, tifozerisë. Kjo e fundit, së bashku me futbollistët do të shohë Botërorin nga Televizori. Një ndeshje që dha dy panorama për skuadrën e Kuzhesë, e cila në pjesën e dytë njohu rritje, ndërsa në të parën nxori tre herë topin nga rrjeta. Vetëm gjashtë minuta i kanë mjaftuar Suedisë për të kaluar në avantazh ndaj kombëtares shqiptare. Ka qenë Mellberg, që pas një krosi në zonë të Kallstrom ka shënuar me kokë i vetëm në zonë. Gjatë gjithë pjesës së parë loja ka folur për vendasit, të cilët kanë shënuar sërish në minutën e 40-rt me anë të futbollistit Berg pas një pasimi të gabuar të Canës për Dallkun. Ndërkohë që vetëm dy minuta më vonë ka qenë përsëri Mellberg që ka kaluar rezultatin në 3 - 0. Një pjesë e parë, e cila ishte fatale për skuadrën shqiptare, e cila pati edhe "lluksin" e saj që t'i dhurojë një gol Berg, pas një kthimi topi prapa, dhe një gafe të Dallkut. Pjesa e dytë do të ketë një lloj rritjeje për skuadrën kombëtare, e cila do të arrijë të guxoj më shumë. Që në pjesën e parë Shqipëri do të ketë një ndërrim të detyruar të Haxhit, teksa Kuzhe hedh në fushë Hykën dhe tërheq prapa Beqirin. 45 minutat e dyta do të shikojnë një ekip vendas, që mendon të marrë pak frymëmarrje dhe një kundërshtar kuqezi, që provon dhe arrin edhe në gol. Dhe do të jetë, pikërisht Salihi, që më fillimin e pjesës së dytë do të shënojë thuajse njësoj si goli i parë i Olaf Mellberg. 3-1, ka kohë ende dhe morali nis të ngrihet, ndërsa suedezët vazhdojnë lojën e tyre, që nuk lë mangut edhe rastet në portën e Ujkanit. Portieri shqiptar dje pësoi 4 gola, por evitoi edhe 4 të tjerë të sigurtë, duke sigluar një kontribut tepër pozitiv. Pjesa e dytë do të rregjistrojë edhe raste të tjera për Shqipërinë, duke veçuar një tjetër goditje me kokë të Salihit, larguar pranë vijës fatale nga një mbrojtës suedez. Dhe fundi është me kontrast në portën shqiptare. Fillimisht, Ujkani që shpëton mrekullisht një gol, dhe më pas Svenson, pasi çan dhe depërton me forcë në qendër të mbrojtjes shqiptare, del fare i vetëm para Ujkanit, dhe këtë radhë e mposht. 4 - 1. Gjithçka ka përfunduar deri në fund, në vërshëllimën e fundit të rusit Ivanov. Mbyllet me 4 gola të pësuar dhe një të shënuar, kuadri eleminator i Shqipërisë në këtë Botëror, në një kohë që Suedia fiton me kuqezinjtë, pret trainerin e ri dhe nis të mendojë se ku do ta shohë Botërorin. Shqipëria e mbyll me humbje, për t'ia lënë vendin një analize të plotë dhe plotësimit të grupit për të nisur eleminatoret e ardhshme, shorti i të cilave ende nuk është hedhur. Kuzhe besonte jo pak te skuadra, deri para ndeshjes së djeshme. Sidoqoftë, ai do të ketë komandën edhe për më tej.

Eliminatoret e Botërorit
Afrikë e Jugut 2010

Grupi 1
Denmarkë 0 - 1 Hungari
Portugali 4 - 0 Malta
Suedi 4 - 1 Shqipëri
Grupi 2
Greqi 2 - 1 Luksemburg
Latvia 3 - 2 Moldavi
Zvicër 0 - 0 Izrael
Grupi 3
Republika çeke 0 - 0 Irlanda e Veriut
Poloni 0 - 1 Sllovaki
San Marino 0 - 3 Slloveni
Grupi 4
Azerbajxhan 1 - 1 Rusia
Gjermani 1 - 1 Finlandë
Liektenshtein 0 - 2 Wales
Grupi 5
Bosnia-Herzegovina 2 - 5 Spanjë
Turq2 - 0 Armeni
Estonia 2 - 0 Belgium
Grupi 6
Andorra 0 - 6 Ukrainë
Kazakistan 1 - 2 Kroacia
Angli 3 - 0 Bjellarusi
Grupi 7
Lituania 2 - 1 Serbia
Rumania 3 - 1 Ishujt Faroe
Francë 3 - 1 Austria
Grupi 8
Bullgaria 6 - 2 Gjeorgjia
Irlandë 0 - 0 Mali i Zi
Itali 3 - 2 Qipro


Shpresat munden 4 - 2 nga Bjellorusia

Vetëm 25 minuta ka rezistuar kombëtarja shqiptare U - 21 përballë Bjellorusisë, e cila ka fituar me rezultatin 4 - 2 një ndeshje të vlefshme për eliminatorët e Kampionatit Evropian të 2011. Kuqezinjtë e drejtuar nga Artan Bushati e humbën ndeshjen që në 45 minutat e para, pasi 3 gola të Bjellorusëve u shënuan në 20 minutat e fundit të kësaj pjese.
Nekjaçik, Voronkov dhe Skavish ishin autorët e golave në këtë fraksion të lojës, ndërkohë që në pjesën e dytë, Voronkov shënoi golin e katërt për skuadrën e tij dhe të dytin personal. Skuadra shqiptare reagoi shumë vonë, megjithatë arriti të shënojë dy gola në minuten e 74 dhe 77 me anë të Januzit dhe Hysës. Kombëtarja shqiptare U-21 pësoi humbjen e katërt në pesë ndeshje, pas atyre me Skocinë e Austrinë, duke mbetur e parafundit me vetëm me tri pikë, falë fitores me Azerbajxhanin në "Niko Dovana".
Shekulli Online | 14/10/2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 155
Vendodhja: AFGANISTAN
Antarësuar: 08 Prill 2009, 19:18
Re: KOMBETARJA E SHQIPERISE HUMB 4:1 ME SUEDIN, Posted 18 Tetor 2009, 12:26
Kombetarja jone .......pppppppfffffffffff Njerez pa seder sa legena qe jane
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4430
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
KOMBETARJA E SHQIPERISE HUMB 4:1 ME SUEDIN, Posted 18 Tetor 2009, 13:59
HEN-Ri!

Ket mendim kam edhe une. Eshte nje grupe sportistesh qe lozin neper klube te Europes dhe rezultatet e tyre baraz me 0 te madhe. Keta jane vecse gangstera qe marrin para te mira dhe aplikojne politike te huaj qe Shqiperine te mos e cojne ne Kampionatin Boteror ne shkembim te shperblimeve dhe te ngritjes ne detyra deri ne kapiten skuadret ne vende te huaj, qe nuk ndodhe qe shqiptari te behet kapiten i skuadres se huaj.

Shifni me kujdes se cka beri kosovari Lorik Cana kunder ish tranierit kroat Oto Baric duke i sjellur me qellim humbje pas humbjesh per ta larguar sikurse ndodhi. Sapo u shkarkua Oto Baric, sapo humbi Shqiperia humbjen nga Kampionati boteror Lorik Cana u be kapiten skuadre ne France. A duhet kaluar pa e analizuar ket pjese te kesaj humbje te turpeshme. A keni vu re me kujdes llojet e gabimeve te Lorik Canes teper te turpeshme me ato sjelljet gangsteresh me kundershtarin duke marre shume here nxjerrje prej lojet qe e lente skuadren me nje lojtar mangut. Apo mungesat e tija te qellimshme pasi ja arriti qe Shqiperine ta skualifikonte. Po me e keqja ishte se per ti maskuar sjelljet e dyshimta Loriku beri shoke per vete me menyrat qe i din ai ne realizimin e skualifikimit te Shqiperise ne menyre teper skandaloze.

Si mundet me qene ky imazh i shemtuar i gangsterizmit te lojtarit shqiptar me kundershtarin e huaj ne kombetaren. Kam ndegjuar shume here ne median televizive nga eksperte te futbollit qe duhet shporrur Lorik Cana kur ishte Oto Baric ne drejtimt e kombetares, por padroni i Futbollit shqiptar Arben Duka nuk i interesonte fjala e specialistit, nuk i nteresonte imazhi moral i Shqiperise sepse vinte prej nje profilit biznesmen me vella nje ish minister i bujqesise si perfaqesues i Partise Komuniste Shqiptare te Hysni Milloshit.
Arben Duka nuk e njeh aspak futbollin, por vetem antifutbollin qe i ka te gjitha te zezat e kesaj toket. Sa te jete ky kurre nuk ka me ece futbolli i kombetares.

Prandaj Henri ke te drejte qe une mendoj duhet ti shporrin krejt kata futbollista me ne krye Lorik Canen dhe te vehen shumica nga Shqiperia dhe pak nga klubet e huaja sikurse vepron bota. :flm
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 995
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Re: KOMBETARJA E SHQIPERISE HUMB 4:1 ME SUEDIN, Posted 18 Tetor 2009, 17:35
HEN-RI shkroi: Kombetarja jone .......pppppppfffffffffff Njerez pa seder sa legena qe jane

Mbeshtes mendmin tend duke shtuaR QE JANE TURPI JONE I SPORTIT
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 73
Antarësuar: 24 Shkurt 2009, 23:30
Re: KOMBETARJA E SHQIPERISE HUMB 4:1 ME SUEDIN, Posted 21 Tetor 2009, 22:46
Po pse mer cuna? Ne nuk jemi Brazili!

Per Brazilin do ishte turp nese do mbetej jashe botrorit, jo per ne. Per ne do jete arritja ma e madhe e arritur noj her nese do shkojm noj her n`botror. Cunat qe lujn jasht Shqipris jan vertet lojtaret ma t`mir qe ka Shqipria, se "superliga" nuk shifet me sy.
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4430
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
KOMBETARJA E SHQIPERISE HUMB 4:1 ME SUEDIN, Posted 22 Tetor 2009, 00:31
Niko!

Kjo esht mendimi i juej dhe ne rregull:
- Une e gjykova si amator qe kam pa pak ndjeshjet e kombtares
- Kam mund te shohe dhe te ndjek lajmet ne gazeten e sportit, komentet e futbollit shqiptar ne emisionet e te darkes televizive te sportit te djelave

Shiko jane dy aspekte qe une arrita ne ate perfundim qe ju jepni te kunderten. Pra po e perserisin ekspertet e futbollit qe kane qene yje te futbollit shqiptar dhe ne kohen e komunizmit ja kane dridhe kambet te huajve edhe pse kane humbe te shumten e rasteve, se duhet nderrua skuadra aktuale, ku shkojne qe duhen nderrua gati krejt, sepse deri me tash nuk kane dhurua lojra te bukura, por skandale pas skandalesh ne rezultate dhe i kryesuar nga Lorik Cana qe shpesh esht perfole qe te shporret jo se esht kosovar- absolutisht, por se kane konstatuar se esht personi grindavec dhe nuk i ka vu per te mire aftesite sportive, por vec se ka demtuar shume rende ne rezultate me ato sjelljet e tija rrugacerijet me kundershtarin, qe e kane nxjerre perjashta duke demtuar rende rezultatin e lojes.
Perse kombtarja ja drodhi kembet danezeve dhe rezultati perfundoi 0:0. Dhe kunder kujt? Kryesuses se grupit te boterorit.
Me duket se aty u vune te gjitha kapacitetet e tyre. Shkelqeu Lorik Cana dhe deklaroi se nuk ka me qene e lehte per Danimarken kjo ndeshje.
Bej pyetjen si fans i futbollit: Perse u arrit kjo rezultat kaq spektakular, kur nuk e nxjerrshin nga bataku ku vete e kishin fute?
Me Danimarken kishin me sa kuptova une nje paragjykim fetar sepse ne Danimarke u luajte me idhullin e zemres se tyre Muhametin per futbollistat musliman qe edhe jane deklaruar se e besojne ne intervistat e tyre ngado. Dhe u hakmarren ne nje fare menyret. Faktikisht media daneze dhe vete trajneri danez i kombtraes e paragjykoi me shprehjet: ''Kemi te bejme me nje vend fanatik(me nenkuptim fanatik islamik).
Dhe u doli ky paragjykim sespe keta te kombtares me kryesuesin Cana i vune ne pune baterite tyre deri ne fund dhe i ngriten Lavdin kombtares. Pra po ta shohesh me gjakftohtesi ndeshjen del i paster synimi i fanatikve sportiste kundra Danimarkes qe u diskretitoji idhullin e tyre fetare Muhametin. Jam i sigurt qe kerkujt nuk ka me i pelqyer ky koment sepse te verteten nuk e don as mbreti dhe as jo mbreti.
Kjo eshte realiteti qe une e komentoj. Jam i sigurt qe do te me kundershtoni per arsyet e juaja, por te keni nje dicka parasysh se une nuk gjykoj me paragjykime sepse humb vleren cdo fjale. Luftoni o miqe te jetoni me te verteten se esht ushqim i shendoshe per bindjet dhe moralin t'uaj! Mendimet te jene te ndricuar nga rrezja e diellit dhe jo nga lageshtira e erresires se mesjetes dhe jetes moderne qe ka pushtuar shtete dhe popuj modern.
Ndryshe Niko na jepe shkaqet e kesaj humbje te turpeshme te kombtares. A justifikohet humbja prej lojtarve qe kane marre zotesine e lojes europiane dhe shkojne ne zero per Shqiperine?
Na thuaj Niko!
Pse jane me te mire te Shqiperise, kur tranieri kroat po kerkon neper Lige qe neser ti shporri keta vagabonda qe vetem te marrin parate dhe te lejne bagla neper fushen shqiptare dhe ato boterore. :flm
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 995
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Re: KOMBETARJA E SHQIPERISE HUMB 4:1 ME SUEDIN, Posted 22 Tetor 2009, 08:56
Rikujtoj qe sportet shqiptare sic jane atletika,mundja,boksi kane dhene rezultate boterore duke na zbardhur ftyren me aq sa kane mundur kurse kombetarja jone e futbolli ka element qe vjedhin dhe makina luksose kur shkojne te luajne jashte.
Nuk ju duket turpi i sportit shqiptare kjo e?
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 73
Antarësuar: 24 Shkurt 2009, 23:30
Re: KOMBETARJA E SHQIPERISE HUMB 4:1 ME SUEDIN, Posted 22 Tetor 2009, 22:23
Jam dakort qe kishte prapaskena nga lojtaret per t`largu trainerin Oto Baric i cili filloi t`bente nje rinovim te ekipit dhe qe filloi me largimin e lojtareve si Murati dhe Tare. Per mendimin tim menyra qe i larguan ishte pak si e poshter. Nuk besoj se ishte faji i Baric, por i FSHF`s qe nuk u beri qofte ene ma t`voglin nderim. Masanej mendoj se e kishte rradhen Lala, Haxhi, Bushi, etj. D.m.th lojtaret qe ishin mbi 33-34 vjec dhe qe ishin te zevendsushem sepse ishin gjet lojtaret qe mund ti zvendsonin ata.


Sa per eleminatoret e botrorit 2010 di qe ne e fillum me nje trainer qe ishte shum i pa afte per t`qen trainer i nje ekipi kombtar. Nje njeri qe vinte n`Shqipri vetem per t`marr rrogen dhe per t`u justifikuar per humbjen e rradhes qe per cudi nuk ishte asnjehere per faj te tij dhe qe erdhi me nje eufori te madhe duke na then se vinte nga nje vend qe prodhon futboll sulmus dhe do na bonte ene ne t`zhvillojm at lloj loje, por qe me pas realiteti tregoi te kunderten pasi ky njeri e rreshtonte skuadren vetem me nje sulmues edhe kur luante me Malten modeste. Pra e fillum shum keq dhe e mbarum keq.

Ne nuk mund te krahasohemi ne asnje lloj menyre me Danimarken, as me Suedine dhe as me Portugaline. Shpresonim te merrnim rezultate pezitive me Hungarine <e cila na vertetoi se ka ecur mjaft dhe qe per fatin ton te keq u detyruam te perballeshim me te nen drejtimin e kuzhinjerit Han> dhe me Malten. Shpresonim ne vendin e katert, gje qe nuk e arritem dot.

Per Lorik Canen mund t`them qe osht nder per ekipin ton qe ka ne gjirin e tij nje lojtar me aftesi te tilla ne fushen e lojes. Desha ti kujtoj Laertit qe thote me siper "se Loriku u be kapiten te ekipi i Marsejes per arsye se beri kompllote apo prapaskena apo ku ta di un se c`far tjeter!" qe Lorik Cana tani eshte kapiten i ekipit anglez Sunderland. Po ktu pse e bene menjehere kapiten??
Per mendimin tim defekti i vetem qe ka Cana si futbollist osht se behet shum shpesh agresiv mbi normat e lejume, gje qe e ngarkon ate me kartona dhe merr n`qaf gjith ekipin nojher.

Sa per futbollin ton ne pergjithsi, problemi qendron te privatizimi i klubeve Shqiptare. Ne nuk kemi akoma nje kampionat me klube te cilet te jene kompani private. Ne te shumten e rasteve Bashkite e qyteteve jane sponsore dhe presidente klubesh (gje qe ndodh vetem te ne). Kshtu qe s`ka se si t`rritet cilsia e futbollit dhe infrastruktura e stadiumeve tona. E SI MUND TE NXJERRIM NE NJE EKIP KONKURUES I CILI DO TE NDESHET DENJESISHT ME EKIPE TE MEDHA??
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4430
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
KOMBETARJA E SHQIPERISE HUMB 4:1 ME SUEDIN, Posted 23 Tetor 2009, 00:15
Niko!

Komentin ja kishe be shume bukur, pamvaresisht se per ndonje gje nuk jam dakort. Keto shkaqe i kam ndegjuar dhe jane te verteta. Sa per Lorikun nuk kam asgje me te perpose lojes se ndyre qe beri me shoket e tij kunder trajnerit te huaj, te madh Otto Baric.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 9 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 04 Dhjetor 2022, 03:59
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari