Dedikuar sportdashesve te te gjitha tipeve te sporteve. Gjithcka mbi sportin.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 10 postime · Faqe 1 prej 1
SHQIPERIA ME DANIMARKEN 9 SHTATAOR 2009 1: 1
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4432
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SHQIPERIA ME DANIMARKEN 9 SHTATAOR 2009 1: 1, Posted 08 Shtator 2009, 23:19
Basti i Canës: Damimarkë, do të tregojmë sesa vlen!
Imazh


Mbrojtësi kuqezi Lorik Cana premton një ndeshje të madhe me Danimarkën, kryesuesen e Grupit 1

Kualiteti anon në anën e kundërshtarëve tanë, po ashtu edhe statistikat në përballjet direkte. Sigurisht, edhe historia flet për danezët, por vjen një moment që kjo histori duhet ndryshuar. Lorik Cana hedh “dorashkën”, i paralajmëron danezët për sfidën e “Qemal Stafës”, ku sigurisht nuk do të gjejnë atë Shqipëri të brishtë të 1 prillit.

‑ Pas barazimit me Portugalinë, Danimarka e mbyll historinë e kualifikimit me fitore në Tiranë?

‑ Vërtet që kundërshtari që ka pasur më shumë sukses dhe ka shumë mundësi të jetë në krye të grupit. Këtë e tregojnë vetë rezultatet që ka arritur. Ka shumë pikë për aq ndeshje që ka luajtur. Normalisht do të vijë këtu për të mbyllur gjithçka për sa i përket vendit të parë. Nga ana tjetër, ne jemi në rrugën për të përparuar si skuadër dhe për të vlerësuar ekipin në një ndeshje me kundërshtarë të fortë, që do të jenë në sinkron me përgatitjet për të ardhmen tonë. Jam i bindur se do të jetë një tjetër lojë, një tjetër ndeshje nga ajo që kemi treguar në Kopenhagen para disa muajsh.

‑ Sa shanse ka Shqipëria për t’u hakmarrë, nëse do ta quanim kështu?

‑ Çdo ndeshjeje në Shqipëri mundohemi të japim maksimumin tonë para tifozëve tanë, për të nderuar vendin tonë, që të gjithë të jemi krenarë. Dihet që kundërshtarët janë më të fortë se ne. Por në fushën tonë ne jemi një ekip mjaft i fortë. Thjesht Danimarka duhet të na mundë dhe të tregojë sesa vlen. Realisht dëshira ime e madhe për këtë ndeshje është përparimi i skuadrës. Kemi shumë lojtarë të rinj. Për mua është kënaqësi që të rinj si Vila që po afrohen në skuadër. Kjo na jep shpresa për të ardhmen, për të ndërtuar një skuadër të fortë.

‑ E keni parë ndeshjen Danimarkë‑Portugali. Mos do të ishte më mirë për ne që danezët të ishin që tani të kualifikuar?

‑ Ndoshta mund të kish qenë më mirë, por unë nuk u kushtoj shumë rëndësi këtyre detajeve. Për të qenë i sinqertë, isha tifoz me portugezët. Edhe nëse do të ishin kualifikuar, do të vinin për të fituar. Në një skuadër të madhe nuk ndikon asgjë, as vendi dhe kushtet ku ndodhen. Thjesht do të vinin për të fituar këtu, në Shqipëri. Ata janë një skuadër e organizuar mirë. Ne kemi misionin tonë, detyrën tonë për të fituar.

‑ Sa ka ndryshuar Shqipëria nën drejtimin e Kuzhes dhe a ekziston mundësia që ne të fitojmë?

‑ Normalisht që mundësitë ekzistojnë. Ndeshja ende nuk ka nisur. Kemi pasur përballë kundërshtarë edhe më të fortë se Danimarka dhe kemi arritur që të bëjmë lojë të bukur dhe disa herë me fat edhe kemi fituar. Për sa i përket nivelit, kundërshtari është më lart dhe kjo nuk vihet në dyshim. Fizikisht janë shumë të fortë dhe të organizuar, por ne nuk i japim rëndësi formës së tyre. Ne do të organizohemi dhe do të bëjmë lojën tonë, që të përparojmë në të ardhmen.

‑ A e konsideroni avantazh faktin se keni pasur në dispozicion 8 ditë për t’u përgatitur?

‑ Kur ke shumë kohë, ke mundësi që të përgatitesh më mirë dhe trajneri ka mundësi të saktësojë gjërat më mirë. Kemi pasur disa lëndime, por deri të mërkurën do të jemi gati në aspektin taktik dhe në detajet e vogla.

‑ Në mbrojtje apo mesfushë, ku dëshiron të luajë Cana?

‑ Unë e ndiej veten më mirë atje ku ekipi ka nevojë për mua. Për momentin, nevoja është në mbrojtje dhe unë me shumë dëshirë luaj në këtë pozicion. Luaj si mesfushor, por trajneri ka nevojë për mbrojtës. Thjesht e pranoj këtë fakt.

‑ Mungon Kristi Vangjeli për arsye dëmtimi. Sa ndikon kjo mungesë në lojën e mbrojtjes?

‑ Vetë trajneri Kuhze e ka pranuar se mungesa e Vangjelit i ka prishur pak planet, sepse ai është lojtar formacioni. Ai ka treguar nivel të mirë, kështu që mungesa e tij do të ndihet. Në njëfarë mënyre na i ka prishur planet. Gjithsesi, kemi alternativa të tjera. Kemi edhe 48 orë për të saktësuar zëvendësuesin e Vangjelit.

‑ Kush do të luajë në portë dhe a ndiheni të sigurt pas mungesës së gjatë të Beqajt?

‑ Jemi të qetë për portën dhe s’ka gjë të veçantë në këtë repart. Kemi djem të rinj, që po përmirësohen dita-ditës. Ndonjëri ka pasur edhe ndonjë disfatë, si Isli, por, gjithsesi, ne kemi besim te të dy dhe detyra jonë është t’i mbështesim. Por edhe ata duhet të jenë decizivë në momente të caktuara, pasi edhe ne kemi nevojë për ta.

Sandërlendi, trampolina në Premier Ligë

Cana ka pranuar se kalimi në Premier Ligë, te Sandërlendi, është bërë me një qëllim të caktuar. Me veriorët anglezë Cana do të ketë mundësi t’u tregojë drejtuesve të Arsenalit apo të Liverpulit se kanë bërë gabim që kanë ngurruar për ta marrë menjëherë. Në përballjet me këto skuadra Cana do të tregojë se sa vlen. “Fillimi ka qenë i mbarë te Sandërlendi. Gjithçka është në dorën time, pasi jam unë ai që luaj në fushën e blertë. Shpresoj që këto skuadra të binden për cilësitë e mia,” - është shprehur Cana.
Autori: Adi Metaliu
Data: 08/09/2009
sporti shqiptar
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4432
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
KOMBETARJA ME DANIMARKEN 9 SHTATOR 2009, Posted 08 Shtator 2009, 23:27
Sipas trajnerit danez LARS neper gazeta te ndryshme ka deklaruar se skuadra e jone(daneze) do te ndeshet ne Tirane para nje publik shume fanatik, qe esht armiqesore, prandaj nuk do te jete e lehte.

Para kesaj deklarate shume negative dhe mjaft urrjetes te tranierit te kombetares daneze ka deklaruar se fitoren me Shqiperine me 9 shtator 2009 e kemi ne xhep dhe tashi deklaron te tjera. Nuk deklaroi gazetave dhe TV-ve se skaudren e Shqiperise duhet pase kujdes se fitoi me Qipron ne ndeshje miqesore.

Te shohim sesi do te paraqitet. Duhet ti kujtojme skuadres daneze se para dy javesh e shpartalloji Kili ne Kopenhage me rezultate te thelle 3:0 per Kilin. Dhe Portugaline demostroi aspak teknike, elegance, por vetem dhune, hile, dallavere
E shkruajjti Kostaqi Dhermiu
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4432
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
KOMBETARJA ME DANIMARKEN 9 SHTATAOR 2009, Posted 08 Shtator 2009, 23:41
"Danimarkë, harroje 1 prillin!"
Imazh

Lorik Cana hedh dorashkën e sfidës: "Edhe Shqipëria ka shanset e saj"

Atë humbje të turpshme 3-0 të 1 prillit 2009 në Kopenhagën, e cila i preu "kokën" Ari Hanit, e ka parë nga televizori, duke e vuajtur shumë atë mungesë, por tashmë me të në fushë u premton danezëve një tjetër sfidë. Ky është Lorik Cana, lojtari "Vip" i Kombëtares së Shqipërisë. Kundërshtari vjen për të katërtën herë në Tiranë dhe ka si synim të festojë kualifikimin me një fitore pas 90 minutave ndaj kuqezinjve. Por Cana beson se të mërkurën në mbrëmje, në tapetin e blertë të "Qemal Stafës" do të zbresë një tjetër skuadër, e cila ka si objektiv t‘ia vështirësojë kualifikimin Danimarkës. "Vërtet është kundërshtari që ka pasur më shumë sukses dhe ka shumë mundësi të jetë në krye të grupit. Këtë e tregojnë vetë rezultatet që kanë arritur, pohon Cana. Kanë shumë pikë për aq ndeshje sa kanë luajtur. Normalisht do të vijnë këtu për të mbyllur gjithçka për sa i përket vendit të parë. Nga ana tjetër, ne jemi në rrugën e kolaudimit të ekipit të së ardhmes dhe testi me kundërshtarë të fortë është prova më e mirë për të krijuar ide më të qarta. Jam i bindur se do të jetë një tjetër lojë, një tjetër ndeshje nga ajo që kemi treguar në Kopenhagën para disa muajsh". Mesfushori thekson se nuk e shikon këtë sfidë si një hakmarrje për humbjen e 1 prillit, por premton se Shqipëria nuk ka ndërmend të dorëzohet lehtë. "Danimarka duhet të na mundë, që të tregojë se sa vlen, nënvizon Cana. Por në fushën tonë ne jemi një ekip mjaft i fortë. Realisht dëshira ime e madhe për këtë ndeshje është përparimi i skuadrës. Kemi shumë lojtarë të rinj. Kjo na jep shpresa për të ardhmen dhe për të ndërtuar një skuadër të fortë". Për herë të fundit në "Qemal Stafa" u largua me një fitore 2-0 (9 tetor 2004, për eliminatoret e Botërorit 2006), kur Kombëtarja jonë drejtohej nga gjermani Hans Peter Brigel, por mesfushori i fuqishëm shqiptar, Lorik Cana, del "kundër" kujtimeve të pesë viteve më parë, ku dhe ai ishte një nga dëshmitarët në fushë të humbjes (vetëm tre lojtarë janë ende me Kombëtaren nga ai takim: Cana, Duro, Skela). Cana e di se përballë ka një skuadër të madhe, e cila, edhe nëse do të kishte siguruar kualifikimin, sërish në Tiranë do të kërkonte fitoren. Por, gjithsesi, ai pranon haptazi se në ndeshjen Danimarkë-Portugali ishte tifoz i luzitanëve. "Ata janë një skuadër e organizuar mirë, shtoi ai më pas. Por ne kemi misionin tonë, detyrën tonë për të fituar". E njeh mirë kundërshtarin dhe nivelin e tyre të lartë, por mendon se edhe Shqipëria ka shanset e saj për ta fituar këtë ndeshje. Si shembull ilustrues jep sfidat që kuqezinjtë kanë luajtur me kundërshtarë edhe më të fortë, disa prej të cilave i kemi fituar edhe me pak fat. Ai e vlerëson periudhën e gjatë të grumbullimit të Kombëtares para kësaj ndeshjeje: "Kur ke shumë kohë, ke mundësi që të përgatitesh më mirë dhe trajneri ka mundësi t‘i saktësojë gjërat më mirë. Kemi pasur disa dëmtime, por deri të mërkurën do të jemi gati në aspektin taktik dhe në detajet e vogla". Cana, që numëron 37 ndeshje me përfaqësuesen (1 gol) dhe prej kohësh është "salduar" në qendër të mbrojtjes nga tre trajnerët e fundit të Shqipërisë, si me Oto Bariçin, Ari Hanin, ashtu dhe me Josip Kuzhenë: "E ndiej veten më mirë atje ku ekipi ka nevojë për mua. Për momentin, nevoja është në mbrojtje dhe me gjithë qejf e bëj", përfundon Loriku.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4432
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
KOMBETARJA ME DANIMARKEN 9 SHTATAOR 2009, Posted 09 Shtator 2009, 10:37
Lorik Cana me i paguari nder futbollistat shqiptare nga klubi anglez me 10 mije euro ne dite.
Imazh
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4432
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SHQIPERI - DANIMARKE 1 - 1 ME 9 SHTATAOR 2009, Posted 10 Shtator 2009, 11:32
“Kafshon” Shqipëria e Kuzhes, i shtyn festën e kualifikimit Danimarkës
Imazh

Danimarka provon “kafshimin” e kuqezinjve. Të cilët ia kanë ngatërruar jo pak punët Danimarkës, që kishte ardhur në Tiranë për të fituar dhe siguruar kështu kualifikimin në grup dhe të drejtën për të qenë pjesëmarrëse në finalet e Botërorit të vitit që vjen, që do të zhvillohet në Afrikën e Jugut. Kombëtarja kuqezi ka treguar sërish se është e madhe, kur luan me të mëdhenjtë, gjë të cilën e ka bërë mjaft herë edhe në të shkuarën. Mjaftojmë të kujtojmë fitoren historike 2-1 ndaj Greqisë, së saposhpallur kampione e Europës në vitin 2004, apo fitoren 3-1, në “Loro Borici“ ndaj rusëve. Edhe pse fitorja ka qenë “mollë e ndaluar“ për të dyja skuadrat, gëzimi ka përfshirë kampin kuqezi, ndërkohë që jo pak hidhërim është parë në radhët e danezëve. Këta të fundit, kur mendonin se do të mbyllnin hesapet e kualifikimit në kryeqytetin shqiptar, kanë dështuar përkohësisht, por tashmë ndiejnë edhe presionin e ndjekësve, të Suedisë, që është 3 pikë pas tyre, por edhe të Portugalisë, që ka mundur Hungarinë në shtëpi. 90 minuta lojë të luftuara fort nga të dyja palët, të ndara me një barazim 1-1, kanë përcjellë për tifozët kuqezinj, jo edhe aq të shumtë në numër kësaj here, emocione të mëdha. Gjithcka nis e qetë, ku palët studiojnë njëra-tjetrën. Shqipëria duket më e tërhequr në mesfushë, prej nga nis edhe mbrijtja kuqezi. Trajneri Kuzhe mundohet t’i mbajë danezët sa më larg zonës së portës së mbrojtur nga Ujkani, duke ditur rrezikshmërinë e lartë të lojtarëve të tillë si Nicklas BENDTNER, pjesë e Arsenalit. Me një skemë 4-4-2, që në mjaft raste shndërrohej edhe në 4-5-1, kombëtarja kuqezi ka arritur ta mbrojë portën e saj të paprekur deri në minutën e 40-të, kur shtatlarti i sulmit mik, Bendtner, pas një mosmarrëveshjeje mes portierit Ujkani dhe dy mbrojtësve tanë të qendrës, Cana dhe Dallku, godet me kokë dhe shënon. Danimarka duket se ka vënë gjithcka në vijë, duke e mbyllur pjesën e parë në favor të saj, ndërsa kuqezinjtë futen në dhomat e zhveshjes të goditur nga goli. Megjithatë, pjesa e dytë do të shpaloste një kombëtare shqiptare, krejt ndryshe, që futet me besim te vetja. Duket se trajneri Kuzhe i ka udhëzuar të tijtë të mos dekurajohen, por të luajnë pa asnjë kompleks, nisur edhe nga fakti se nuk kanë cfarë të humbasin, gjë që demonstrohet qartë edhe në fushën e lojës. Në radhët e lojtarëve tanë ka më shumë grintë, më shumë besim e optimizëm, më shumë aksione sulmuese e veprime të bukura kombinative. Levizja e trajnerit Kuzhe, duke nxjerrë jashtë Elvin Beqirin, në formë jo të mirë sportive, për të tërhequr në krahun e majtë të mbrojtjes kuqezi, në vend të shkodranit, Ansi Agollin, ndërkohë që ky i fundit pasohet nga Hyka, në krahun e majtë të mesfushës kuqezi, i ka dhënë tjetër frymëmarrje kombëtares shqiptare. Mesfusha dhe krahët e saj shtyjnë përpara, ndërkohë që, ashtu si në pjesën e parë, edhe në të dytën, shikojmë në fushë një superBogdani, që fiton cdo dyluftim ajror me mbrojtësit miq, që sjell panik të madh në prpavijën e danezëve dhe angazhon dy, por në disa raste edhe tre mbrojtës miq, për ta mbuluar. Në rastet kur partneri i tij në sulm, Salihi, vepron më shumë në krahun e djathtë të mesfushës, Bogdani merr përsipër gjithcka vetë, në fazën ofensive të lojës sonë, por kur përvijohet skema 4-4-2, kombinimet me shkodranin sjellin rrezikshmëri të madhe te portieri danez Sorensen. Në një situatë të tillë, ku Salihi bën të godasë topin para portierit mik, duke e mashtruar atë, për pasojë topi shkon në këmbët e Bogdanit, i cili nuk fal, por e dërgon atë në rrjetë, vjen edhe barazimi i rezultatit. Eshtë pikërisht minuta e 51-të, e cila ngre në këmbë tifozët kuqezinj. Nga ana tjetër, loja e Shqipërisë ndërron marsh tashmë, duke e rritur tempin dhe forcën sulmuese. Vlen të theksohet se Danimarka pëson një goditje psikologjike, mezi mbrohet dhe është krejt e paqartë të organizohet. Shqipëria krijon raste të tjera në portën daneze, por nuk arrin të gjejë avantazhin, sa për meritë të mbrojtjes mike, aq edhe për pasaktësi në finalizim nga ana e tanëve. Zëvendësimi i Bogdanit, që e la lojën para përfundimit të saj,si shkak i një dëmtimi, ul rrezikshmërinë në prapavijën mike, duke bërë që “peshorja“ të anojë në kahun tjetër. Kombëtarja jonë rreshtohet me forca më të shumta në mbrojtje të barazimit, ndërsa danezët, sidomos në 10 minutat e fundit, bëjnë cmos të siglojnë fitoren. Mundohen me të gjitha mënyrat, duke bërë zëvendësime dhe aplikuar lojën në ajër, por nuk arrijnë dot të kalojnë “postbllokun“ Cana, i cili, së bashku me Bogdanin, kanë qenë më të mirët për kuqezinjtë. Gjithsesi, parë në total, e tërë skuadra jonë kombëtare ka zhvilluar një ndeshje pozitive, ka marrë një rezultat po të tillë, duke i shtyrë festën e kualifikimit për në Botëror Danimarkës. Në njëfarë mënyre, kësisoji, ka dërguar ujë edhe në “mullirin“ e Portugalisë dhe Suedisë, që i kanë thënë faleminderit Shqipërisë.


Eliminatoret e Botërorit 2010

Zona e Europës, Grupi 1

E mërkurë, 09.09.2009

Stadiumi kombëtar “Qemal Stafa“, Tiranë

SHQIPËRI-DANIMARKË 1-1

Shënues: Erion BOGDANI 51′ / Nicklas BENDTNER 40′


SHQIPERIA

Samir UJKANI (GK)

Elvin BEQIRI (Jahmir HYKA 45+1’)

Armend DALLKU

Lorik CANA

Debatik CURRI

Ansi AGOLLI

Ervin BULKU

Klodian DURO

Ervin SKELA (C) (Emiljano VILA 84′)

Erion BOGDANI (Gilman LIKA 78′)

Hamdi SALIHI

Trajner: Josip KUZHE


DANIMARKA

Thomas SORENSEN (GK)

Christian POULSEN

Simon KJAER

Anders MOLLER-CHRISTENSEN

William KVIST

Lars JACOBSEN

Jakob POULSEN (Jesper GRONKJAER 54’)

Dennis ROMMEDAHL

Jon Dahl TOMASSON (C) (Soren LARSEN 75’)

Martin JORGENSEN (Hjalte NORREGAARD 69’)

Nicklas BENDTNER

Trajner: Morten OLSEN

Gjyqtarë: Cuneyt CAKIR, Bahattin DURAN, Tarik ONGUN (TURQI)

Kartonë të verdhë: Ansi AGOLLI 49′, Armend DALLKU 65′

09/09/2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4432
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
KOMBETARJA ME DANIMARKEN 9 SHTATAOR 2009, Posted 10 Shtator 2009, 11:33
Shqiperi-Danimarke 1-1

Shenues: Bendter 39', Bogdani 54'

Shqiperia: Ujkani, Beqiri (Hyka '46), Dallku, Cana, Curri, Agolli, Bulku, Duro, Skela (Vila '84), Bogdani (G. Lika '78), Salihi. Trajner: J. Kuzhe

Danimarka: Sorensen, Poulsen, Kjaer, Meler, Kristensen, Kvist, Jakobsen, Poulsen (Gornkjaer '54), Romdehdal, Tomason, Jorgensen, Bendner. Trajner: M. Olsen

Gjyqtare: C. Cakir, B. Duran, T. Ongun (Turqi)

Kartone te verdhe: Dallku, Agolli


Grupi 1

Ekipet Nd. Pike

Danimarka 8 18

Suedia 8 15

Portugalia 8 13

Hungaria 8 13

Shqiperia 9 7

Malta 9 1



Ndeshjet e Grupit te Pare


(06/09/08) Shqiperi- Suedi 0:0

(06/09/08) Hungari- Danimarke 0-0

(06/09/08) Malte-Portugali 0:4

(10/09/08) Suedi-Hungari 2:1

(10/09/08) Portugali-Danimarke 2:3

(10/09/08) Shqiperia-Malta 3:0

(11/10/08) Hungari-Shqiperi 2:0

(11/10/08) Suedi-Portugali 0:0

(11/10/08) Danimarke-Malte 3:0

(15/10/08) Malte-Hungari 0:1

(15/10/08) Portugali-Shqiperi 0:0

(11/02/09) Malte-Shqiperi 0:0

(28/03/09) Malte-Danimarke 0:3

(28/03/09) Shqiperi-Hungari 0:1

(28/03/09) Portugali-Suedi 0:0

(01/04/09) Hungari-Malte 3:0

(01/04/09) Danimarke-Shqiperi 3:0

(06/06/09) Suedi-Danimarke 0:1

(06/06/09) Shqiperi- Portugali 1:2

(10/06/09) Suedi-Malte 4:0

(05/09/09) Hungari-Suedi 1:2

(05/09/09) Danimarke-Portugali 1:1

(09/09/09) Malte-Suedi 0-1

(09/09/09) Shqiperi-Danimarke 1-1

(09/09/09) Hungari-Portugali 0-1

(10/10/09) Danimarke-Suedi

(10/10/09) Portugali-Hungari

(14/10/09) Danimarke-Hungari

(14/10/09) Portugali-Malta

(14/10/09) Suedi-Shqiperi
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4432
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
KOMBETARJA ME DANIMARKEN 9 SHTATAOR 2009, Posted 10 Shtator 2009, 12:36
SHIFNI GOLat e barazimit Shqiperi - Danimark
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4432
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SHQIPERIA ME DANIMARKEN 9 SHTATAOR 2009 1: 1, Posted 11 Shtator 2009, 08:46
Shqipëria ndal Danimarkën, kthen Portugalinë në lojë

ImazhImazhImazh

Imazh
»
Shqipëria është bërë sërish një nga skuadrat përcaktuese të grupit 1, pasi ka barazuar 1-1 me Danimarkën mbrëmë në “Qemal Stafa”. Kombëtarja kuqezi ka zhvilluar një ndeshje të madhe përballë danezëve, që vinin në Tiranë me petkun e kryesuesve të grupit dhe të një skuadre që deri tani nuk ka falur asgjë. Humbja 3-0 në Kopenhagen më 1 prill është dukur tepër i largët në sfidën e djeshme. Kuqezinjtë kanë treguar se janë kthyer në një skuadër që ka vazhdimësi dhe nuk shthuret në momentet e fundit, pikërisht ajo ç’ka kërkonte edhe Kuzhe. Skuadra nordike vinte pas një barazimi me Portugalinë dhe një fitore thuajse do ta kualifikonte, duke qenë se në dy ndeshjet e fundit do t’i duhej vetëm një barazim. Por, llogaritë e grupit 1 janë prishur pikërisht në “Qemal Stafa”. Në kushte të tillë, Danimarka nuk mund të tolerojë në sfidën e radhës përballë fqinjes së vet, Suedisë, ç’ka do të thotë se Portugalia e Kristiano Ronaldos është sërish në lojë për vendin e dytë, që të çon në fazën plejof. Ndonëse përballë ishte një skuadër e ftohtë, Shqipëria ka dhuruar emocione deri në çastet e fundit, ndërsa gabimet ishin të pakta falë edhe një Lorik Cane në një formë të jashtëzakonshme. Mesfushori i Sandërlendit ka qenë lideri i vërtetë i prapavijës, duke fituar çdo duel me sulmuesit shtatlartë të Danimarkës.

Ndeshja
Sfida e djeshme nisi me Danimarkën të kujdesshme, duke mos lejuar asgjë në prapavijë. Vetëm pas 7 minutash do të vinte gjuajtja e parë në portë, me autor Ervin Skelën. Në minutën e 12-të, danezët kanë shansin e parë të artë, pas një aksioni të Romedahl nga e djathta. Topi i futur prej tij në qendër gjen të lirë Tomason, që vetëm me Ujkanin, e dërgon për çudi jashtë. Në të 28-tën, Salihi del vetëm me portierin Sorensen pas pasimit të Bogdanit, por numri 1 i danezëve kontrolloin topin. Pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë, Niklas Bendtner shënon golin e avantazhit. Një kros nga mesfusha i Poulsen gjen të lirë sulmuesin e Arsenalit, që e dërgon topin në rrjetë me kokë. Në pushim, Kuzhe nxjerr Beqirin për Hykën dhe Shqipëria sheh më shumë drejt portës. Kalojnë vetëm 5 minuta dhe Bogdani gjen golin e barazimit, pas një krosi të Dallkut që u devijua nga Salihi. Një moment që duket se ndryshoi tërësisht ndeshjen. Shqipëria më pas ka marrë frenat e lojës në dorë, duke mos rrezikuar thuajse asgjë mbrapa. Madje, danezët rrezikojnë të pësojnë golin e dytë. Në minutën e 57-të Dallku ka një mundësi të mirë, por godet lart me kokë pas një goditje këndi. Në të 73-tën, është Hyka që ka një mundësi të artë, pasi shmang një mbrojtës danez, por përballë portierit, godet jashtë. Rasti i vetëm i rrezikshëm për miqtë në pjesën e dytë do të vinte vetëm 10 minuta para përfundimit, me një top të nisur nga portieri Sorensen që gjen të papërgatitur mbrojtjen. Larsen del i vetëm, por Agolli largon në çastet e fundit.
Dërguar më: 10/09/2009 -
Altin Latifi
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4432
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SHQIPERIA ME DANIMARKEN 9 SHTATAOR 2009 1: 1, Posted 12 Shtator 2009, 23:46
Drejtori i “Qemal Stafës” hedh poshtë akuzat e danezëve
tranieri danez Morten Larsen
Imazh

Danezët kanë deklaruar se pas ndeshjes me Shqipërinë janë larë në dushet e “Qemal Stafës” me ujë të ftohtë
Florian BEHLULA Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë edhe herë të tjera gjoba nga UEFA apo FIFA për shkak të sjelljes së tifozëve në stadium, por këtë radhë e keqja nuk i vjen nga shkallët e “Qemal Stafës”, por nga kushtet e stadiumit. Pas çdo ndeshjeje ndërkombëtare, relacionet e delegatëve nuk kanë qenë favorizuese për “Qemal Stafën”, por me Danimarkën përfaqësuesve më të lartë të futbollit në Evropë u ka sosur durimi. Kulmi ka arritur pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri-Danimarkë, ku në dushet në dhomat e zhveshjes së gjyqtarëve dhe ekipit danez ka munguar uji i ngrohtë. I deleguari i FIFA-s, italiani Danilo Filakione, ka studiuar me imtësi të gjitha kushtet e “Qemal Stafës”, nga dhomat e zhveshjes e deri te kushtet higjeno-sanitare. Me një aparat fotografik, ai ka gjetur prova të pakundërshtueshme, të cilat do t’i përfshijë në relacionin e ndeshjes. Delegati Danilo Filakone ka kërkuar edhe për shërbimet publike për tifozët. Të gjitha problemet e konstatuara delegati Filakone i ka relatuar në institucionin më të lartë të futbollit botëror, i cili nëpërmjet komisioneve të tij do të vendosë për gjobën apo përjashtimin e “Qemal Stafës” për ndeshjet ndërkombëtare. Dhe është i vetmi stadium në Shqipëri ku luan Kombëtarja, i cili plotëson kushtet e vendosura nga ndërkombëtarët. Imazhi i Kombëtares shqiptare dekadën e fundit ka pasur rritje, sigurisht për shkak të rezultateve të mira, që kanë ndikuar edhe në renditjen e përgjithshme, por për sa u përket kushteve të stadiumit, ku priten skuadrat më të mira evropiane, lëmë shumë për të dëshiruar, ndaj FIFA mund të marrë vendimin ekstrem, për të mos lejuar zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare, derisa të krijohen të paktën kushtet minimale. Kështu, pas barazimit në “Qemal Stafa” me Kombëtaren e Kuzhesë, edhe mediat daneze përveç komenteve mbi lojën jo të mirë të skuadrës së tyre përfaqësuese, kanë mbushur faqet sportive edhe me fjalët se futbollistët danezë janë larë me ujë të ftohtë pas ndeshjes. Por këto deklarata hidhen poshtë kategorikisht nga drejtori i stadiumi kombëtar “Qemal Stafa”, Perikli Dhales, i cili vërteton të kundërtën dhe pohon se këto janë vetëm shpifje. “Nuk është aspak e vërtetë, sepse në të njëjtën kohë me ta janë larë edhe futbollistët tanë. Pas dushit të lojtarëve danezë, u lanë edhe drejtuesit e ekipit. Këtë mund ta kenë thënë nga dëshpërimi i tyre nga rezultati negativ që arritën”- është shprehur drejtori Dhales menjëherë pasi ka marrë vesh akuzat e danezëve për kushtet e “Qemal Stafës”. Mbi këtë fakt kanë ironizuar edhe mediat daneze, ku njëra prej tyre shkruante: “Në rubinetet e stadiumit “Qemal Stafa”, që furnizonin dushet e përfaqësueses daneze mungonte uji i ngrohtë. Në Tiranë, Danimarka provoi një dush të ftohtë”.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Drejtues

Poste: 84
Antarësuar: 01 Korrik 2009, 23:01
Re: SHQIPERIA ME DANIMARKEN 9 SHTATAOR 2009 1: 1, Posted 13 Shtator 2009, 00:46
Edhe po t'ishin la me uj "t'ftoht" s'kishte ndryshu gja se asht hala xêt n'Tiran e uji i çesmes del i vokt. Por shyqyr me thanqe paskan pas uj, se asht me orar uji :)
Kjo historia e 'ujit t'ftoht' m'kujton nji histori t'vertet qe ka ndodh n'qytetin tem (qytet verior siç e keni kuptu dhe prej shkrimit lol). Gjate komunizit, ekipi i futbollit t'qytetit tem kishte me lujt me 17 Nentorin (sot Tirana) per kup. Ekipi jon s'kishte asnji shans per me fitu se ka ken n'kategori t'dyt, anej ka fundi ;) , por nji hile e kishim gjet. Ndeshja ishte ne shkurt (ose n'mars s'm'kujtohet mir) por edhe at'her ban shum ftoht te ne. Ça bame na : te hoteli ku fjeti 17 Nentori, ndalem kaldajat dhe ju dhame veç ka nji batanije per me u mblu. Lojtart e shkret s'i kishte xan gjumi tan naten prej t'ftohtit e ekipi jon fitoi 2 me 1.
Gjate lojes edhe arbitri anesor na thoshte qe s'e kishte xan gjumi prej t'ftohtit (se 'stadiumi' ishte i till) e at'her kur s'kishin ça bajshin, flitshin me shikusat :)
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 10 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 29 Nëntor 2022, 19:41
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari