Zef Gjoni
1992 - 23 vjet - 2015
Trajner i boksit të Klubit të Shkodrës, i Kombtares e i Ndërkombtares

1992 - 23 vjet - 2015
Trajner i boksit të Klubit të Shkodrës, i Kombtares e i Ndërkombtares

"Njeriut shifi punën dhe jo gunën" Populli
Duke pa rezultatet e Zef Gjonit si trajner i boksit në Klubin Vllaznia të detyron sëpaku të tregohesh Mirnjohës. E sëpaku ashtë të shkruesh diça për Të. Kjo ashtë respekti me ba shkodrani për shkodranin. Thashë me vedi nga t'ja nisë të shkruej për Zefin? Unë nuk jam gazetar e as lapsaxhi. Biografia e familjes të Zefit ashtë i veçantë nga shumë familje të sportistve të Shkodrës. Ashtë për t'u vu në dukje se Familja e Zefit u ndëshkue randë nga regjimi komunistë, por kurrë nuk uli kryetin, nuk ndjeu gjunjëzim moral sepse familja e tij krenohej me idealet e lirisë të fjalës, fesë dhe të drejtës për me kenë i barabartë me të tjerët.
Unë si shumë shkodran du me kenë mirnjohës për shka ka ba ai për sportin e boksit. Disa rreshta po i rradhisë e në fund le t'më gjykoji me tolerancë për mungesë profesionalizmit. Tuj veshtrue ftyrën dhe trupin e tij të madh, mnyrën e të heshtunit e të folunit pak i thashë vedit; Nise nga kjo heshtja e ftyrës tij dhe nga ato pak fjalë që fletë. Sepse n'ftyrë janë të vendosuna tabela e kodeve të një njeriut, që ka ngjarje dhe beteja përballimi. Nëse asht i vemendshëm i interesuemi lexuesi, ato çkodifikohen një nga një me kujdes, pa e paragjykue.
Ma mirë ashtë me e fillue shpalosjen, nga e kaluemja e tij që ashtë baza, rranjët e arritjeve të sotme të tij madhështore.
Jeta e Zefit
1963 - 1991
1963 - 1991
Sfidat në fëmijërin e Zefit
Në brazdat e faqeve dhe ballit gjenden aty thellë histori fëminore e rinore të dhimbshme, që nuk i përmend kurrë Zefi. Ato rrudhat e thella flasin për nji të kalueme të trishtueshme. Ato rrudha mendoj t’i shpalosë në faqe letre me shkrojla duke marrë njoftim nga ndonji shkrim i rrallë, i vetëm të gazetarit sportiv Gjergj Kola, prej pohimeve të Zefit dhe prej miqve të tij.
Ndoc Gjoni në Dritën e Memories
- Në periudhën e sundimit komunistë, të terrorit të luftës të klasave ishte edhe familja e tij pjesë e ktij përsekutimi. I ndjeri vllai i tij Gjoni i dtl. 1943 kreu shkollën fillore dhe shtatë vjeçare në Shkodër dhe të mesmen në Tiranë. Aty nisi të merret me boksë në klubin e Dinamos dhe shquhet për talentin dhe daljen kampionë për të rinjtë. Gjoni kthehet në Shkodër në vjetin 1961 pa u ndal në sportin e boksit pranë klubit të Vllaznisë dhe në 1962 kthehet përsëri në Tiranë me kërkesën e klubit të Dinamos, por nuk zgjatë shumë se në vj. 1963 ndalohet sporti boksier n’Shqipni. Për karrierën e boksit kalzon bashkëmoshatari i tij ish boksieri Viktor Martini. Ai ishte një boksier i fuqishëm me plotë talentë dhe një të ardhme të ndritun, por andrra e tij u këputë nga zinxhirat vrasëse të lirisë dhe të drejtës për të jetue. Me mbylljen dhe rrenimin e institucioneve fetare në shkurtin e 1967, Gjoni nuk e pranoi dhe me shokët e tij Tonin Demën e Mark Degën hiqnin Fletë Rrufetë që banin thirrje për të denue meshtarët e fesë etj. Me që e kuptoi se Sigurimi i Shtetit e diktoi ju deshë të kalonte kufirin shqiptar drejt tokës malazeze. Pas 20 ditësh e kthejnë policia jugosllave në Shkodër dhe në vjetin 1968 torturohet e dënohet me 12 vjet burgë deri në vj. 1980. dhe më pas u vra në vjetin 1982 gjatë kalimit të kufinit shqiptar për një jetë dinjitoze. Eshtnat e tij nuk i dihen nga familja dhe miqtë e tij, se kur të vrisnin si anmiqë, të zhduknin dhe trupin sepse frika e hijeve të njeriut të vdekun e lodhte sistemin diktatorial, por ai ishte dhe mbeti në zemrat e familjes dhe popullit shkodran. Historia e boksit dhe e tragjedisë tij ashtë shumë e gjatë.
Boksier Gjoni la katër gjana;
- Dashninë, kujtime të bukura impresionante, dhimbjen, lotin në familje e miqë
- Respektin në popullin shkodran të paharrueshëm si boksier dhe njeri me cilsi të nalta morale
- Vijëzime të thella në ballë dhe heshtjen e Zefit.
- Vazhdimin e Sportit të Boksit nga vllaznit Gjoni

Shkodra dhe miqtë e tij kudo nuk e harrojnë boksierin, besimtarin e zellshëm dhe antikomunistin Ndoc Gjonin.
Përjetë kjoftë kujtimi i Tij! Dritë u baftë Shpirti i Tij!
Ndoj Gjoni
Vllai i dytë quhet Ndoj ashtë marrë me boks në periudhën që ka kenë ushtar. Vllai i tretë, i vogli, Zefi thotë për Ndojën: “Ka kenë i fuqishëm edhe Ndoja. Të gjithë moshatarët e tij kujtojnë një ndeshje, kur pat rrahë Bejkush Birçen, i cili edhe ai merrej me boks në atë periudhë. Por pas përfundimit të ushtrisë, Ndoja, vendosi të heqë dorë nga ky sport. Më pas edhe ai ka pasë probleme me shtetin. Për një vit me radhë ka qendru nëpër hetuesi, sepse akuzohej për vënie fletë-rrufesh dhe tentativë arratisjeje, por ai s’pranonte asnjenën nga këto akuza dhe nuk mundën ta burgosin.â€
Zefi si boksier i ri
Zefi i dtl. 1947 ka kenë i suksesshëm si boksier deri në vjetin 1963 dhe ashtë shpallë kampion me të rinjtë e rritun në moshën 16 vjeç.
Zefi si basketbollistë
Meqë boksi quhej “rrahje,, si sport imperialist†nga pushtetarët komunistë, Zefi menjëherë aktivizohet te sporti i basketbollit, nisur edhe nga shtatnaltësia e tij. Tentativa për arratisje e Ndocit, sigurisht si gjithë familja e tij do të ndikonin edhe te jeta e Zefit të ri. Edhe pse u burgosë i ndjeri Ndoci nuk e ndërpreu basketbollin sepse kishte përkrahjen e ish trajnerit tij, ingjinier Bujar Golemi si njeri me influencë në atë kohë. Biografia nuk e la të luante me kombtaren e basketbollit sepse ishte lojtar shumë i aftë. Në vjetin 1981 e la basketbollin në moshën 34 vjeç.
Pak skicim të Portretit të Zef Gjonit
1991 - 2015
25 vjet kontribute dhe suksese në Boksin shkodran dhe kombtar
1991 - 2015
25 vjet kontribute dhe suksese në Boksin shkodran dhe kombtar
Ma besoni miqë lexues se sa vështirë kam pasë të preku tastat e kompjutrit për të vizatue portretin e Zef Gjonit, një burrit që vetëm piktura e ftyrës të kalzon shumë.
E po të vazhdoji vizatimi matej ashtë një tjetër pjesë që plotson në harmoni të plotë madhështinë e një njeriut, me shtatnaltsi e gjansi shpatullash. Ashtë njeriu që fletë pak e flasin shumë rezultet e tija në sportin e boksit të Shkodrës. Kam vite që kam dashtë me shkrue sëpaku shtatë – tetë rrjeshta për Zefin.
Zefi në të vërtetën e fjalës ashtë një profil i Shkambit - Zefi ashtë Krenaria e Shkodrës
Pse e cilsoj Shkamb pamjen e Zefit? Sepse ai i përballoi si burrë i fortë tu njohë vetëm suksese në andrrën e tij përmes rrebesheve të kohës si në komunizëm ashtu dhe 25 vjet e fundit të Kaosit që kaploi Shqipninë. Zefi nuk u morë me politikë ku të shbrazte dufinë, inatin, helmin e grumbulluem nga përsekucioni komunist. Ai ju përveshë Andrrës tij - Boksi, ku ishte ringu i çtendosjes, i zhbrazjes i të gjithë asaj kazanit të stresit të grumbulluem në dekada të tana vetëm me suksese 25 vjeçare.
Media në spikatjen e kontributit të Zefit në sportin e boksit
Ajo që e ka mundue randë median si shkodrane ashtu dhe atë kombtare me vite nga paragjykime në kandveshtrime mesjetare të asaj kohet që kaloi, plotë nuk e ka damtue praktikisht projektin e tij te boksi falë natyrës tij stoike. Aty – këtu janë shkrue për punën dhe rezultatet e punës tij të shkëlqyer, por kto kanë kenë të natyrës telegrafike dhe sporadike. Në aspektin pozitiv ashtë shque gazetari Gjergj Kola edhe ndonjë. Ai nuk ishte mësue me e lavdrue kurrë dhe nuk e ka pritë edhe pas 1990 sepse andrrën nuk ta inkurajon apo dekurajon media. E si e tillë përballë ksaj tabloje gazetareske nuk e kanë dekurajue burrin e fortë Zef Gjonin, që ka njohë vetëm suksese dhe nderime nga Shkodra, Shqipnia dhe Kosova si edhe në arenën ndërkombtare nga viti në vitë.
Zefi – Trajner Ndërkombtar i Boksit
Zefi ashtë një figurë me përmasa tashmë botnore sepse ashtë trajner i liçensuem nga Federata Botnore e Boksit (AIBA - International Boxing Association) i vetëm n’Shqipni. Kjo nuk ashtë pak për një trajner shqiptar, që merrë titullin e naltë, që AIBA ja ka dhanë tuj u bazue vetëm në rezultate të nalta për 17 kupa arit të një pas njeshëm të Klubit të Boksit të Shkodrës dhe asaj mbarë të Shqipnisë brenda 20 vjetve.
Tek karakteri i tij dallon në atë heshtjen e tij edhe thjeshtësinë, që për çdo kupë arit që marrin boksierët shqiptarë brenda dhe jashtë trojeve etnike shprehë krenarinë duke ja lënë meritën vetëm boksierve. Kambëngultsia e Zefit ashtë tej e madhe, që mund të zbulohet në orët e vona të ditës te salla e stërvitjes boksit të vorfëna për nga kushtet e ndriçimit, të veglave dhe ambientit të nevojshëm sportivë. Ai u krijon kushtet, u gjindet pranë me pregatitjen shumë disiplinore për boksierin si; pregatitjen taktike- teknike, pregatije fiskulturore dhe atë psikologjike. Jeta personale e tij ashtë e lidhun organikishtë vetëm me sportin e tij të dashtun Boksi. Dashtnia e tij me boksin e ka qysh kur ishte i ri. Ndër të tjera nga gazetari sportiv Gjergj Kola mësohet matej se Zefi qendron me kambë në tokë, ashtë objektiv në gjykimet e tija edhe pse trofe të shumta nuk e zbehin dritën e realitetit në aspektin e dobsive tuj e krahasue me ekipet botnore të boksit si ajo bullgarja shumë e sukseshme etj. Synimi i tij ashtë ta vendosi të sigurtë ne nivelin botnor të boksit, jo vetëm si individë, por edhe ma gjanë në madhsi të ekipit shkodran dhe atë kombtar. Një trajner që nuk dihet se ku e gjen kohën me marrë frymë për vedi, për familjen, për miqë e tij të shumtë anë e kand trojeve etnike shqiptare dhe asaj botnore? Zefi ashtë i ri, ashtë një vullkan, që mund të thirret lehtsishtë Zef Vullkani. Mplakje, lodhje nuk njehë edhe pse mosha e tij ashtë bajagi e madhe, por puna e tij me rininë shkodrane dhe atë kombtare vetëm e rinon, e ruen të ri midis atyne të rinjve boksierë. Zefi kujdeset si prindi për fidanishte e boksit duke i afrue të rinjë adoleshentë me halle ekonomike, por me dëshirën e zjarrtë që një ditë të bahen si Jetmir Kuçi, Kristian Demaj, etj.
Zefi në frymëmarrjen e demokracisë pas 1991
Atë amanetë që la Ndoci, ku me sakrificën e gjakut të tij për Mosmbylljen e Kishave në Shkodër e trashëgoi vllai i tij i vogël, Zefi në kontributin e Hapjes të Kishave në Shkodër me prezencën e tij sëbashku me shokët e tij në Meshën e Parë në Kishën e Rrmajit të Shkodrës më 11.XI.1990 me në krye të ndjerin, Dom Simon Jubanin, ku mbas 64 ditëve u organizue Demostrata e Parë Antikomuniste e Heshtun në Shkodër para bustit të diktatorit Stalin.
Andrra e Zefit për t’u rikthye në sportin e rinisë të hershme 1992 - 2010

Më 15 tetor 2011- Presidenti i Republikës, Bamir Topi i akordoi z. Zef Gjoni Urdhrin "Mjeshtër i Madh" me motivacionin: "Për kontribut të gjatë shumëvjeçar në pasurimin dhe gjallërimin e jetës sportive në qytetin e Shkodrës, për merita të shquara si trainer i suksesshëm i sportistëve të boksit shqiptar."Â

Më 15 tetor 2011- Presidenti i Republikës, Bamir Topi i akordoi z. Zef Gjoni Urdhrin "Mjeshtër i Madh" me motivacionin: "Për kontribut të gjatë shumëvjeçar në pasurimin dhe gjallërimin e jetës sportive në qytetin e Shkodrës, për merita të shquara si trainer i suksesshëm i sportistëve të boksit shqiptar."Â
Zefi ashtë i rrallë për Historinë e Personaliteteve të Sportit Shkodran dhe asaj Kombtar sepse ashtë i ai Zefi që kontribuoi me gjithë fuqinë fizike, idealin e boksit pas 1990 të grumbullonte materiale vetëm për të Hapë për herë të parë Klubin e Boksit për Vllazninë që aq shumë i dha në rininë e tij si në boksë ashtu dhe në basketboll. Shumëkush në Shkodër pas 1991, që pati mundis grumbulloi materiale për me hapë dyqane, biznese personale për familjen e tij.
Ja seç pohon Zef Gjoni në 20 vjetorin e Klubit të Boksit të Vllaznisë(1992-2012): “Shihja çdo natë andrra me boks, me ndeshje, me ring, me dorezat veshun. Ky sport ishte gjithçka për mua. Ashtu si dhe për vëllanë tem, Ndocin, prandaj isha i obligum me ba ma të mirën për ta ringjallë këtë sport në vendin tonë sërish pas ardhjes së Demokracisë. Kam kenë ndër iniciatorët e ngritjes së këtij sporti në Shqipni, ndërsa nën drejtimin tem, Vllaznia, në këta 20 vjet kampionate që janë ba pas vitit 1991, ka marrë 17 tituj kampion!"
Vjeti 2015
Profesori i Boksit, ish boksier dhe basketbollist Zefi ashtë familjar, i martum dhe ka një vajzë, pedagoge e Drejtsisë në Universitetin "Luigj Gurakuqi", që në 2015 u zgjodhë për nji mandat 4 vjeçar prej 2015-2019 - Kryetar e Qarkut të Shkodrës.
Zef Gjoni - Trajner Boksit i 20 Kupave të Arit
1992 - 23 vjetori - 2015
I vetmi Trajner n'Shqipni që ka fitue 20 herë Titullin Kampione e Boksit të Klubit Vllaznisë n'Shqipni në 23 Kampionate Kombtare të Boksit

Në foto - Kristian Demaj - Boksieri që fitoi Kupën - Dhjetor 2014
Fitorja e Kupës të Kombtare të 20-të të Klubit të Vllaznisë të Boksit në Dhjetorin e 2014
1992 - 23 vjetori - 2015
I vetmi Trajner n'Shqipni që ka fitue 20 herë Titullin Kampione e Boksit të Klubit Vllaznisë n'Shqipni në 23 Kampionate Kombtare të Boksit

Në foto - Kristian Demaj - Boksieri që fitoi Kupën - Dhjetor 2014
Fitorja e Kupës të Kombtare të 20-të të Klubit të Vllaznisë të Boksit në Dhjetorin e 2014
Zef Gjoni - Trajner Unikal në Shqipni e në Botë për Boksin. Klubi i Boksit nën drejtimin e Zef Gjonit prej 23 vjet njeh vetëm fitore duke marrë kupa individuale dhe si klubë. Ashtë e vetmja klubë në Shqipni që ka dalë kampionë 20 herë në 23 gara kampionate. Sukseset maten vetëm me Rezultate dhe jo me Paragjykime fetare -komuniste. S'ka paragjykime fetar e ideologjik që e zbehë Rezultatet e Punës 25 vjeçare të Babait të Boksit Shkodran - Zef Gjoni. Në këto medalje të panumërta individuale dhe kolektive ka pjesën e vet dhe kryesor Zef Gjoni që ka dhanë jo vetëm pasionin, dashninë, por gjithë Shpirtin pa kursim për Shkodrën e tij, që sakrifikoi me dy vllaznit e tij për të mbrritë demokracia dhe e drejta e ushtrimit të Boksit n'Shkodër e n'Shqipni.
Në fund
Unë si shënues i ktij shkrimit të masipërme i uroj Mjeshtrit të Madh të Trajnimit të Boksit Shkodra - Zef Gjonit:
Gëzuar e Suksese në 24 vjetorin e karrirës t'uej si Babai i Boksit të Shkodrës!
U bash mbi 100 vjeç rrnosh e gzosh me shndet e me familje! Lum Shkodra që të lindi e të rriti dhe të bani një Personalitet të Sportit Shkodran!
Faqja e Facebouk-ut të Boksit të Vllaznis;
https://www.facebook.com/vllazniaboks?ref=ts&fref=ts
U shkruejtë prej Bep Martin Pjetrit
E premte, më dt. 23.I.2015