Zef Gjoni–Trajner Legjend i Klubit Boksit Shkodrës 1990-2015

Dedikuar sportdashesve te te gjitha tipeve te sporteve. Gjithcka mbi sportin.

Moderators: Laert, I-AMESHUAR

Zef Gjoni–Trajner Legjend i Klubit Boksit Shkodrës 1990-2015

Postby Laert » 23 Jan 2015, 21:57

Zef Gjoni
1992 - 23 vjet - 2015
Trajner i boksit të Klubit të Shkodrës, i Kombtares e i Ndërkombtares

Image

"Njeriut shifi punën dhe jo gunën" Populli
Duke pa rezultatet e Zef Gjonit si trajner i boksit në Klubin Vllaznia të detyron sëpaku të tregohesh Mirnjohës. E sëpaku ashtë të shkruesh diça për Të. Kjo ashtë respekti me ba shkodrani për shkodranin. Thashë me vedi nga t'ja nisë të shkruej për Zefin? Unë nuk jam gazetar e as lapsaxhi. Biografia e familjes të Zefit ashtë i veçantë nga shumë familje të sportistve të Shkodrës. Ashtë për t'u vu në dukje se Familja e Zefit u ndëshkue randë nga regjimi komunistë, por kurrë nuk uli kryetin, nuk ndjeu gjunjëzim moral sepse familja e tij krenohej me idealet e lirisë të fjalës, fesë dhe të drejtës për me kenë i barabartë me të tjerët.
Unë si shumë shkodran du me kenë mirnjohës për shka ka ba ai për sportin e boksit. Disa rreshta po i rradhisë e në fund le t'më gjykoji me tolerancë për mungesë profesionalizmit. Tuj veshtrue ftyrën dhe trupin e tij të madh, mnyrën e të heshtunit e të folunit pak i thashë vedit; Nise nga kjo heshtja e ftyrës tij dhe nga ato pak fjalë që fletë. Sepse n'ftyrë janë të vendosuna tabela e kodeve të një njeriut, që ka ngjarje dhe beteja përballimi. Nëse asht i vemendshëm i interesuemi lexuesi, ato çkodifikohen një nga një me kujdes, pa e paragjykue.
Ma mirë ashtë me e fillue shpalosjen, nga e kaluemja e tij që ashtë baza, rranjët e arritjeve të sotme të tij madhështore.

Jeta e Zefit
1963 - 1991

Sfidat në fëmijërin e Zefit
Në brazdat e faqeve dhe ballit gjenden aty thellë histori fëminore e rinore të dhimbshme, që nuk i përmend kurrë Zefi. Ato rrudhat e thella flasin për nji të kalueme të trishtueshme. Ato rrudha mendoj t’i shpalosë në faqe letre me shkrojla duke marrë njoftim nga ndonji shkrim i rrallë, i vetëm të gazetarit sportiv Gjergj Kola, prej pohimeve të Zefit dhe prej miqve të tij.

Ndoc Gjoni në Dritën e Memories
- Në periudhën e sundimit komunistë, të terrorit të luftës të klasave ishte edhe familja e tij pjesë e ktij përsekutimi. I ndjeri vllai i tij Gjoni i dtl. 1943 kreu shkollën fillore dhe shtatë vjeçare në Shkodër dhe të mesmen në Tiranë. Aty nisi të merret me boksë në klubin e Dinamos dhe shquhet për talentin dhe daljen kampionë për të rinjtë. Gjoni kthehet në Shkodër në vjetin 1961 pa u ndal në sportin e boksit pranë klubit të Vllaznisë dhe në 1962 kthehet përsëri në Tiranë me kërkesën e klubit të Dinamos, por nuk zgjatë shumë se në vj. 1963 ndalohet sporti boksier n’Shqipni. Për karrierën e boksit kalzon bashkëmoshatari i tij ish boksieri Viktor Martini. Ai ishte një boksier i fuqishëm me plotë talentë dhe një të ardhme të ndritun, por andrra e tij u këputë nga zinxhirat vrasëse të lirisë dhe të drejtës për të jetue. Me mbylljen dhe rrenimin e institucioneve fetare në shkurtin e 1967, Gjoni nuk e pranoi dhe me shokët e tij Tonin Demën e Mark Degën hiqnin Fletë Rrufetë që banin thirrje për të denue meshtarët e fesë etj. Me që e kuptoi se Sigurimi i Shtetit e diktoi ju deshë të kalonte kufirin shqiptar drejt tokës malazeze. Pas 20 ditësh e kthejnë policia jugosllave në Shkodër dhe në vjetin 1968 torturohet e dënohet me 12 vjet burgë deri në vj. 1980. dhe më pas u vra në vjetin 1982 gjatë kalimit të kufinit shqiptar për një jetë dinjitoze. Eshtnat e tij nuk i dihen nga familja dhe miqtë e tij, se kur të vrisnin si anmiqë, të zhduknin dhe trupin sepse frika e hijeve të njeriut të vdekun e lodhte sistemin diktatorial, por ai ishte dhe mbeti në zemrat e familjes dhe popullit shkodran. Historia e boksit dhe e tragjedisë tij ashtë shumë e gjatë.
Boksier Gjoni la katër gjana;
- Dashninë, kujtime të bukura impresionante, dhimbjen, lotin në familje e miqë
- Respektin në popullin shkodran të paharrueshëm si boksier dhe njeri me cilsi të nalta morale
- Vijëzime të thella në ballë dhe heshtjen e Zefit.
- Vazhdimin e Sportit të Boksit nga vllaznit Gjoni

Image

Shkodra dhe miqtë e tij kudo nuk e harrojnë boksierin, besimtarin e zellshëm dhe antikomunistin Ndoc Gjonin.
Përjetë kjoftë kujtimi i Tij! Dritë u baftë Shpirti i Tij!

Ndoj Gjoni
Vllai i dytë quhet Ndoj ashtë marrë me boks në periudhën që ka kenë ushtar. Vllai i tretë, i vogli, Zefi thotë për Ndojën: “Ka kenë i fuqishëm edhe Ndoja. Të gjithë moshatarët e tij kujtojnë një ndeshje, kur pat rrahë Bejkush Birçen, i cili edhe ai merrej me boks në atë periudhë. Por pas përfundimit të ushtrisë, Ndoja, vendosi të heqë dorë nga ky sport. Më pas edhe ai ka pasë probleme me shtetin. Për një vit me radhë ka qendru nëpër hetuesi, sepse akuzohej për vënie fletë-rrufesh dhe tentativë arratisjeje, por ai s’pranonte asnjenën nga këto akuza dhe nuk mundën ta burgosin.”

Zefi si boksier i ri
Zefi i dtl. 1947 ka kenë i suksesshëm si boksier deri në vjetin 1963 dhe ashtë shpallë kampion me të rinjtë e rritun në moshën 16 vjeç.

Zefi si basketbollistë
Meqë boksi quhej “rrahje,, si sport imperialist” nga pushtetarët komunistë, Zefi menjëherë aktivizohet te sporti i basketbollit, nisur edhe nga shtatnaltësia e tij. Tentativa për arratisje e Ndocit, sigurisht si gjithë familja e tij do të ndikonin edhe te jeta e Zefit të ri. Edhe pse u burgosë i ndjeri Ndoci nuk e ndërpreu basketbollin sepse kishte përkrahjen e ish trajnerit tij, ingjinier Bujar Golemi si njeri me influencë në atë kohë. Biografia nuk e la të luante me kombtaren e basketbollit sepse ishte lojtar shumë i aftë. Në vjetin 1981 e la basketbollin në moshën 34 vjeç.

Pak skicim të Portretit të Zef Gjonit
1991 - 2015
25 vjet kontribute dhe suksese në Boksin shkodran dhe kombtar

Ma besoni miqë lexues se sa vështirë kam pasë të preku tastat e kompjutrit për të vizatue portretin e Zef Gjonit, një burrit që vetëm piktura e ftyrës të kalzon shumë.
E po të vazhdoji vizatimi matej ashtë një tjetër pjesë që plotson në harmoni të plotë madhështinë e një njeriut, me shtatnaltsi e gjansi shpatullash. Ashtë njeriu që fletë pak e flasin shumë rezultet e tija në sportin e boksit të Shkodrës. Kam vite që kam dashtë me shkrue sëpaku shtatë – tetë rrjeshta për Zefin.

Zefi në të vërtetën e fjalës ashtë një profil i Shkambit - Zefi ashtë Krenaria e Shkodrës

Pse e cilsoj Shkamb pamjen e Zefit? Sepse ai i përballoi si burrë i fortë tu njohë vetëm suksese në andrrën e tij përmes rrebesheve të kohës si në komunizëm ashtu dhe 25 vjet e fundit të Kaosit që kaploi Shqipninë. Zefi nuk u morë me politikë ku të shbrazte dufinë, inatin, helmin e grumbulluem nga përsekucioni komunist. Ai ju përveshë Andrrës tij - Boksi, ku ishte ringu i çtendosjes, i zhbrazjes i të gjithë asaj kazanit të stresit të grumbulluem në dekada të tana vetëm me suksese 25 vjeçare.

Media në spikatjen e kontributit të Zefit në sportin e boksit
Ajo që e ka mundue randë median si shkodrane ashtu dhe atë kombtare me vite nga paragjykime në kandveshtrime mesjetare të asaj kohet që kaloi, plotë nuk e ka damtue praktikisht projektin e tij te boksi falë natyrës tij stoike. Aty – këtu janë shkrue për punën dhe rezultatet e punës tij të shkëlqyer, por kto kanë kenë të natyrës telegrafike dhe sporadike. Në aspektin pozitiv ashtë shque gazetari Gjergj Kola edhe ndonjë. Ai nuk ishte mësue me e lavdrue kurrë dhe nuk e ka pritë edhe pas 1990 sepse andrrën nuk ta inkurajon apo dekurajon media. E si e tillë përballë ksaj tabloje gazetareske nuk e kanë dekurajue burrin e fortë Zef Gjonin, që ka njohë vetëm suksese dhe nderime nga Shkodra, Shqipnia dhe Kosova si edhe në arenën ndërkombtare nga viti në vitë.

Zefi – Trajner Ndërkombtar i Boksit
Zefi ashtë një figurë me përmasa tashmë botnore sepse ashtë trajner i liçensuem nga Federata Botnore e Boksit (AIBA - International Boxing Association) i vetëm n’Shqipni. Kjo nuk ashtë pak për një trajner shqiptar, që merrë titullin e naltë, që AIBA ja ka dhanë tuj u bazue vetëm në rezultate të nalta për 17 kupa arit të një pas njeshëm të Klubit të Boksit të Shkodrës dhe asaj mbarë të Shqipnisë brenda 20 vjetve.
Tek karakteri i tij dallon në atë heshtjen e tij edhe thjeshtësinë, që për çdo kupë arit që marrin boksierët shqiptarë brenda dhe jashtë trojeve etnike shprehë krenarinë duke ja lënë meritën vetëm boksierve. Kambëngultsia e Zefit ashtë tej e madhe, që mund të zbulohet në orët e vona të ditës te salla e stërvitjes boksit të vorfëna për nga kushtet e ndriçimit, të veglave dhe ambientit të nevojshëm sportivë. Ai u krijon kushtet, u gjindet pranë me pregatitjen shumë disiplinore për boksierin si; pregatitjen taktike- teknike, pregatije fiskulturore dhe atë psikologjike. Jeta personale e tij ashtë e lidhun organikishtë vetëm me sportin e tij të dashtun Boksi. Dashtnia e tij me boksin e ka qysh kur ishte i ri. Ndër të tjera nga gazetari sportiv Gjergj Kola mësohet matej se Zefi qendron me kambë në tokë, ashtë objektiv në gjykimet e tija edhe pse trofe të shumta nuk e zbehin dritën e realitetit në aspektin e dobsive tuj e krahasue me ekipet botnore të boksit si ajo bullgarja shumë e sukseshme etj. Synimi i tij ashtë ta vendosi të sigurtë ne nivelin botnor të boksit, jo vetëm si individë, por edhe ma gjanë në madhsi të ekipit shkodran dhe atë kombtar. Një trajner që nuk dihet se ku e gjen kohën me marrë frymë për vedi, për familjen, për miqë e tij të shumtë anë e kand trojeve etnike shqiptare dhe asaj botnore? Zefi ashtë i ri, ashtë një vullkan, që mund të thirret lehtsishtë Zef Vullkani. Mplakje, lodhje nuk njehë edhe pse mosha e tij ashtë bajagi e madhe, por puna e tij me rininë shkodrane dhe atë kombtare vetëm e rinon, e ruen të ri midis atyne të rinjve boksierë. Zefi kujdeset si prindi për fidanishte e boksit duke i afrue të rinjë adoleshentë me halle ekonomike, por me dëshirën e zjarrtë që një ditë të bahen si Jetmir Kuçi, Kristian Demaj, etj.

Zefi në frymëmarrjen e demokracisë pas 1991
Atë amanetë që la Ndoci, ku me sakrificën e gjakut të tij për Mosmbylljen e Kishave në Shkodër e trashëgoi vllai i tij i vogël, Zefi në kontributin e Hapjes të Kishave në Shkodër me prezencën e tij sëbashku me shokët e tij në Meshën e Parë në Kishën e Rrmajit të Shkodrës më 11.XI.1990 me në krye të ndjerin, Dom Simon Jubanin, ku mbas 64 ditëve u organizue Demostrata e Parë Antikomuniste e Heshtun në Shkodër para bustit të diktatorit Stalin.

Andrra e Zefit për t’u rikthye në sportin e rinisë të hershme 1992 - 2010
Image
Më 15 tetor 2011- Presidenti i Republikës, Bamir Topi i akordoi z. Zef Gjoni Urdhrin "Mjeshtër i Madh" me motivacionin: "Për kontribut të gjatë shumëvjeçar në pasurimin dhe gjallërimin e jetës sportive në qytetin e Shkodrës, për merita të shquara si trainer i suksesshëm i sportistëve të boksit shqiptar."

Zefi ashtë i rrallë për Historinë e Personaliteteve të Sportit Shkodran dhe asaj Kombtar sepse ashtë i ai Zefi që kontribuoi me gjithë fuqinë fizike, idealin e boksit pas 1990 të grumbullonte materiale vetëm për të Hapë për herë të parë Klubin e Boksit për Vllazninë që aq shumë i dha në rininë e tij si në boksë ashtu dhe në basketboll. Shumëkush në Shkodër pas 1991, që pati mundis grumbulloi materiale për me hapë dyqane, biznese personale për familjen e tij.
Ja seç pohon Zef Gjoni në 20 vjetorin e Klubit të Boksit të Vllaznisë(1992-2012): “Shihja çdo natë andrra me boks, me ndeshje, me ring, me dorezat veshun. Ky sport ishte gjithçka për mua. Ashtu si dhe për vëllanë tem, Ndocin, prandaj isha i obligum me ba ma të mirën për ta ringjallë këtë sport në vendin tonë sërish pas ardhjes së Demokracisë. Kam kenë ndër iniciatorët e ngritjes së këtij sporti në Shqipni, ndërsa nën drejtimin tem, Vllaznia, në këta 20 vjet kampionate që janë ba pas vitit 1991, ka marrë 17 tituj kampion!"

Vjeti 2015
Profesori i Boksit, ish boksier dhe basketbollist Zefi ashtë familjar, i martum dhe ka një vajzë, pedagoge e Drejtsisë në Universitetin "Luigj Gurakuqi", që në 2015 u zgjodhë për nji mandat 4 vjeçar prej 2015-2019 - Kryetar e Qarkut të Shkodrës.

Zef Gjoni - Trajner Boksit i 20 Kupave të Arit
1992 - 23 vjetori - 2015
I vetmi Trajner n'Shqipni që ka fitue 20 herë Titullin Kampione e Boksit të Klubit Vllaznisë n'Shqipni në 23 Kampionate Kombtare të Boksit

Image
Në foto - Kristian Demaj - Boksieri që fitoi Kupën - Dhjetor 2014
Fitorja e Kupës të Kombtare të 20-të të Klubit të Vllaznisë të Boksit në Dhjetorin e 2014

Zef Gjoni - Trajner Unikal në Shqipni e në Botë për Boksin. Klubi i Boksit nën drejtimin e Zef Gjonit prej 23 vjet njeh vetëm fitore duke marrë kupa individuale dhe si klubë. Ashtë e vetmja klubë në Shqipni që ka dalë kampionë 20 herë në 23 gara kampionate. Sukseset maten vetëm me Rezultate dhe jo me Paragjykime fetare -komuniste. S'ka paragjykime fetar e ideologjik që e zbehë Rezultatet e Punës 25 vjeçare të Babait të Boksit Shkodran - Zef Gjoni. Në këto medalje të panumërta individuale dhe kolektive ka pjesën e vet dhe kryesor Zef Gjoni që ka dhanë jo vetëm pasionin, dashninë, por gjithë Shpirtin pa kursim për Shkodrën e tij, që sakrifikoi me dy vllaznit e tij për të mbrritë demokracia dhe e drejta e ushtrimit të Boksit n'Shkodër e n'Shqipni.

Në fund

Unë si shënues i ktij shkrimit të masipërme i uroj Mjeshtrit të Madh të Trajnimit të Boksit Shkodra - Zef Gjonit:
Gëzuar e Suksese në 24 vjetorin e karrirës t'uej si Babai i Boksit të Shkodrës!
U bash mbi 100 vjeç rrnosh e gzosh me shndet e me familje! Lum Shkodra që të lindi e të rriti dhe të bani një Personalitet të Sportit Shkodran!

Faqja e Facebouk-ut të Boksit të Vllaznis;
https://www.facebook.com/vllazniaboks?ref=ts&fref=ts

U shkruejtë prej Bep Martin Pjetrit
E premte, më dt. 23.I.2015
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

Zef Gjoni–Legjendë e Boksit Shkodran dhe Kombtar -25 vjet

Postby Laert » 24 Jan 2015, 10:19

20 tituj kampionë të Boksit Shkodran në 23 Kampionate Kombtare
1991 - 2015

Image

Rekord i paarritshëm i boksit shqiptar
20 Kupa Arit ju banën Klubit të Boksit Shkodër në vjetin 2014

Një bilanc numerik i shkëlqyeshëm, që ashtë ma shumë se gjithçka një arritje e madhe e befasueshme për qytetin e Shkodrës dhe mbarë boksin e Shqipnisë.
Ashtë ba tashmë zakon që shkëlqimi i medaljeve të arta të boksierve të krenoji ligjërisht boksierët shkodran, klubin, sportin dhe sportdashës shkodran. Përpara medaljeve janë boksierët, ndërsa prapa medaljeve dhe rezultateve të nalta qendron një ekipë i tanë stërvitor me në krye trajnerin. Në shkëlqimin e 20 medaljeve Ari, që mbylli vjetin 2014 i shndritë padyshim edhe trajnerit të Klubit të Boksit shkodran dhe asaj kombtare, të mirënjohurin, Zef Gjoni.
Shumkush nga gazetarët sportiv shkruen për sportin e boksit shkodran sepse ashtë provokue tepër nga sukseset spektakulare të saj të njëpasnjeshme përmbi dy dekada.
Tash koha ka shkapërcye dy dekada, ku triumfet me medalje dhe jo rrahja gjoksit vazhdojnë. Në ringë ashtë boksieri sëbashku me trajnerin dhe stafin, që nuk u dihet as emni, që pas trajnerit janë pjesë e ansamblit të asaj që quhet deshtim dhe suksesë. Për të matë punën e trajnerit duhet pa sëpari etaloni i rezultateve të boksierëve shkodran. Pa këtë tregues ashtë e pamujtun t’i vehet notë klubit dhe trajnerit. Ashtë një çudi e madhe se opinioni gjithmonë stigmatizon randë për dështimet trajnerin, ndërsa për sukseset përmenden kryesishtë vetëm boksierët. Trajneri mbetet nën hijen e trofeve. Morali njerzor lypë që vlersimet të kenë edhe stafi me në krye trajnerin.
Qëllimi i këtij shkrimit ashtë spikatja e punës dhe arritjes të drejtuesit të Zef Gjonit. Natyrishtë Nisim nga fillimet e tija në sportin e boksit për të mësue se kush janë këta djelmosha, ndihmës trajnerë, trajnerë dhe gjithë masazhatorë etj.:

Boksieri Kristian Demaj
Fitues i anketes i shpallun Kampioni absolute i Shqipnisë për vjetin 2014

Image

Profile boksierësh Shkodrës
„Artur Gavoçi, Besnik Limani, Besnik Gjetja, Jetmir Kuçi, Sokol Buliqi etj., janë emra legjendë të këtij sporti burrnor.“ Gazetari Gjergj Kola – 2012.
Image
19.VI.2011 në Zvicër në Winterthur, në diskotekën Bolero, në meçet e Jetmir Kuçi 35 vjeçar fitoi kundër Gordan Glisiç

Fatjon Arapi e Kristian Shytani, Kristian Dema 91 kg, Nelson Hysa 91 kg, por edhe 18-vjeçari Emanuel Kaçaj, Rexhildo Zeneli, Ronildo Piranej(në 2015 ban 20 vjeç),
Nederland Bardeli, Feliks Kruja 54kg, Erald Muhja
Marsel Sermi 69 kg 26 vjeçar – Medaljen e Artë në 2009 e mori si 17 vjeçar 69 kg
Kristian Demaj - Medaljen e Artë në 2009 në peshën 91 kg, 2014
Kristian Matija 60 kg, Kristian Shytani, Bekim Vjerdha 81 kg, Asmer Bilali 69 kg
Image
Zef Gjoni(djathtas nga mbrapa) me Jozef Sermi(majtas)
Kristian Demaj – Boksier


Ekipi trajnues i Klubit të Vllaznisë të Boksit

Trajneri
Zef Gjoni dhe Jozef Sermi

Ndihmës të trajnerit të Boksit
Kujtim Demi, e Besnik Limani

Sponsorizuesit e boksit
Image
Gjergj Leqejza i dorzon Legjendës Trajner - Zef Gjoni - Kupën Turneu Ndërkombëtar i Boksit-“Memorial Vllaznia 2014″ - Foto e Gaspër Markut 18.V.2014

Lubrifikantët që i japin jetë sportit të boksit janë sponsorët, ata burra që nga fitimet e tyne paguajnë shuma lekësh në xhepat e sportistve dhe në aktivitet e tyne.
Financuesit e veprimtarisë të boksit

Shpenzime financiare
Për fatin e keq shuma të mëdha në qindra miliona i zhvatë sporti i futbollit, që të shumtën janë pa rezultate dhe nuk mund të krahasohen aspak me rezultatet e Klubit të Boksit të Shkodrës.
Me financë të dobët ose aspak vuejnë një seri sportesh si; boksi, atletika, çiklizmi, ngritja e peshave, noti, shahu, basketbolli, volejbolli, lojnat popullore etj. ndër këto lloje sportesh shndrisin medaljet e panumërta të Boksit, që financohen nga bujaria e boksëdashësve si biznesmeni i sukseshëm dhe Kryetar Nderi i Konsullatës të Austrisë në Shkodër, Gjergj Leqejza, që ashtë edhe Presidentë i Klubit të Vllaznisë të Boksit si dhe i Federatës të Boksit Shqiptar.
Grumbullimi që ashtë ba para kampionatit, falë mbështetjes së dy presidentëve tanë,
- Flamur Hoxha
- Gjergj Leqejza, i dha frytet e veta.

U shkruejtë prej Bep Martin Pjetrit
E premte, më dt. 26.I.2015
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

Zef Gjoni–Trajner Legjend i Klubit Boksit Shkodrës 1991-2015

Postby Laert » 26 Jan 2015, 10:48

Hija e Persekucionit Komunist vazhdon ndaj Zef Gjonit edhe pas 25 vjetësh me Diskriminim nga Edvin Rama, njeriu i përsekutorve; - nipi i terroristit - Spiro Kolekës dhe biri i Kristaq Ramës
ImageImageImage



Të harruar nga Kryeministri Rama

Reagon Boksi Shqiptar: Ky sport po diskriminohet
05 maj 2014 13:55
Image

Trajneri i kombëtares së boksit, Zef Gjoni ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama harroi të ftonte njerëzit e këtij sporti në takimin me sportistët elitarë. Tekniku ka bërë të ditur se, ky sport po diskriminohet edhe pse është i dyti më i suksesshëm pas peshëngritjes.

Pretendoi se kishte ftuar gjithë sportistët elitarë.
Por në të vërtetë, në takimin në selinë e tij, kryeministri Edi Rama kishte harruar boksierët.
Kjo harresë nuk është pritur mirë. Trajneri I kombëtares së boksit, Zef Gjoni është shprehur se ky sport po diskriminohet, madje këtë herë këtë e bën edhe kryeministri i vendit.
Boksi është sporti I dytë me më shumë medalje pas peshëngritjes, teksa boksieret e Shkodrës cdo herë janë kthyer me trofe turnetë ndërkombëtarë.

Dhe Gjoni e ka një ftesë për kreun e qeverisë.

Reagimi i familjes së boksit në Shqipëri vjen pas takimit të kryeministrit Edi Rama me sportistët elitarë.

abcnews.al
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

Zef Gjoni–Trajner Legjend i Klubit Boksit Shkodrës 1991-2015

Postby Laert » 26 Jan 2015, 21:26

Image
Ulun janë ; djathtas - Bujar Nishani, President i Shqipnis, Boksieri - Jürgen Uldedaj(i Malsis Madhe) 18 vjeç, 81 kg dy herë kampion Europe dhe Kampion Bote më 8.XII.2014, i dekoruem , Gjergj Leqejza, Presidenti i Boksit Shqiptar, Zef Gjoni, Trajneri Legjendë i Boksit të Shkodrës dhe Shqipnisë dhe Suad Bushati trajner boksi i Tiranës

Image

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, priti sot në një takim miqësor boksierin e talentuar shqiptar, Jurgen Uldedaj, 81 kg i cili shoqërohej në këtë takim nga Gjergj Leqejza, President i Federatës Shqiptare të Boksit dhe trajnerët e talentuar; ai i kombëtares, Zef Gjoni si dhe trajneri personal, Sead Bushati. Presidenti Nishani shprehu vlerësimin maksimal për arritjet e sportistit të ri jo vetëm si kampion në aktivitetet e organizuara në nivel kombëtar, por dhe rezultatet e larta të arritura në dy kampionatet e fundit evropiane dhe në turneun ndërkombëtar për të rinjtë të organizuar në Azerbajxhan. Në një atmosferë miqësore Presidenti shprehu mirënjohjen dhe falënderimin e Tij ndaj boksierit Uldedaj duke theksuar se të tilla arritje ndihmojnë jo vetëm lartësimin e sportit shqiptar në arenën ndërkombëtare, por dhe rrisin imazhin e Shqipërisë në botë.
http://www.sot.com.
21.I.2015
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

Zef Gjoni–Trajner Legjend i Klubit Boksit Shkodrës 1991-2015

Postby Laert » 30 Jan 2015, 00:04

58 Kupa të fitueme nga Klubi i Boksit të Vllaznisë e të gjitha moshave 1992 - 2014
Image
Vllazni - Kampione Boksi 2012

58 Kupa Kampioni të Vllaznisë
Ekipi i Boksit të Vllaznisë në drejtimin e Trajnerit Legjendar prej 1990, Zef Gjoni dhe trajnerit prej vjetit 2008, Jozef Sermi ka fitue;
- Në 23 vite te boksit shqiptar 19 tituj kampion me ekipin e të Rritunve.
- 20 Kupa të Republikës e të rritunve.
- 19 tituj kampion me ekipin e 18 vjecareve.
- 19 tituj kampion me ekipin e 16 vjecareve.
- Janë fitue shumë medalje në arenën ndërkombëtare në aktivitetet e zhvillueme në Kosove, Maqedoni, Mal të Zi, Bosnje Herzegovinë, Selanik, Itali, (në këta shtete e masipërme ma nalt janë vende ku organizohen turne ndërkombtare ku në çdo vjet që shkojmë marrin së paku 1 medalje, por edhe ma shum medalje janë marrë).

Karriera e Jozef Sermë
Jozef Serma ka nis si trainer;
- Në vjetin 2008 me Ekipin e Vllaznis dhe atë vjet ka nxjerr ekipin e 18 vjeçarve kampion.
- Në vjetin 2009 ka kalue si trajner i ekipit kombetar të Boksit.

Suksese në Boksë
Në arenën europiane nën trajnimin e Jozefit u morë 2 medalje bronzi me ekipin kombetar te 18 vjecareve.
Jozefin si trajner e ka mësue prej Zef Gjonit dhe ja se si shprehet me një respekt të jashtëzakonshëm: Profesor Zefi ashtë edhe iniciatori i parë i aktivitetit ndërkombtar që zhvillohet në Shkodër që i bahet për Nder të ish boksierve shkodran që nuk jetojnë ma.

2015
Vjeti 2015 ashtë vjeti i XIII-të që zhvillohet dhe tash ka marr përmasa shumë të mëdha si turne duke u klasifiku si turneu ma i randesishem në rajon. Në këtë turne vijnë afërsisht rreth 13 deri në 15 shtete çdo vit, nga Europa si edhe jashtë Europës.

E shkruejti Bep Martin Pjetri
E enjte, më dt. 29.I.2015


5 boksierë, Armend Arazi 56 kg, Agron Muriqi 67 kg, Ergys Demi 61 kg, Izmir Alija 75 kg dhe Albert Kapaj 85 kg në turne miqsore në Mal të Zi
Image

"BOKS, VLLAZNIA PËRFAQËSOHET ME MOSHAT NË TURNE MIQËSORE"
E shtune, Feb 14 2015
Media
BOKS, VLLAZNIA PËRFAQËSOHET ME MOSHAT NË TURNE MIQËSORE

KUQEBLUTË SHKOJNË ME 5 BOKSIERË PËR TË ARRITUR MEDALJE NË TURNE MIQËSORË. Të rinjtë e Vllaznisë në Boks, ditën e dielë do të kërkojnë të realizojnë një paraqitje dinjitoze në një turne miqësorë që do të zhvillohet në Mal të Zi.

Për më shumë rreth aktivitetit dhe pretendimit të kuqelbuve ka folur trajneri Klaudio Çekini. Në këtë turne , do të marrin pjesë 5 boksierë, Armend Arazi 56 kg, Agron Muriqi 67 kg, Ergys Demi 61 kg, Izmir Alija 75 kg dhe Albert Kapaj 85 kg. Ekipi përveç trajnerit Çekini do të drejtohet dhe nga Jozef Sermi. Vllaznia shkon me objektiva të qarta për të sjellë në shkodër medalje e duke treguar se është duke rritur një tjetër brez të suksesshëm në sportin e boksit.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

Zef Gjoni–Trajner Legjend i Klubit Boksit Shkodrës 1991-2015

Postby Laert » 22 Feb 2015, 19:48

Tre medalje ka sjellë ekipi i Vllaznisë për moshat U-16 pas turneut të zhvilluar në Podgoricë të Malit të Zi.
Image

BOKS, TË RINJTË SJELLIN TRE MEDALJE ARI

E merkure,18.II.2015
Informacioni prej "Media"
"BOKS, TË RINJTË SJELLIN TRE MEDALJE ARI"

FITOJNË DY PËRBALLJE ME KO, MURIQI BOKSIERI MË LUFTARAK. Tre medalje ka sjellë ekipi i Vllaznisë për moshat U-16 pas turneut të zhvilluar në Podgoricë të Malit të Zi.
Kuqeblutë janë paraqitur me pesë boksierë. Prej tyre, tre kanë arritur të fitojnë, ndërsa dy të tjerë janë mposhtu me pikë. Në peshën 54 kg, Armend Arazi ka humbur me pikë pas tre raundeve. Në peshën 63 kg, Ergys Demi ka fituar me knockout në raundin e dytë. Ndërkohë në peshën 66kg, Agron Muriqi, fitoi me knockout që në raundin e parë. Ndërkohë në peshën 75 kg, Izmir Alija fitoi me pikë pas tre raundeve. Ndërsa boksieri i dytë që ka humbur është Albert Kapaj në peshën 91 kg me pikë pas tre raundeve. Ajo që vlen për tu theksuar është se Vllaznia është ekipi që siguroi më shumë medalje, ku dhe arriti të fitonte dhe medaljen e boksierit më të mirë. Pikërisht këtë çmim e ka fituar Agron Muriqi në peshën peshën 66 kg, që fitoi takimin me knockout që në raundin e parë. Muriqi po ashtu është shpallur dhe boksier i prespektivës, pasi është shpallur dy herë kampion kombëtar për moshat duke marrë dhe medalje ari. Ai shumë herë ka fituar tituj e bokiserëve më luftarak.
Ai në 6 ndeshje të zhvilluara ka 6 fitore, ku pesë prej tyre I ka të mbyllura para kohe me KO.Ndërkohë boksieri 15 vjeçar është duke u përgatitur për kampionatin kombëtar ku kërkon të shpallet dhe kampion kombëtar. Më këto arritje ekipi i Vllaznisë në boks, shpreson për të tjera arritje jo vetëm në Shqipëri por dhe në arenen ndërkombëtare.


Ekipi Shqiponja e të rijve boksier nën trajner Jetmir Kuçin boks miqsor në Podgoricë
Image

"Boks, takim mes Vllaznise dhe ekipit te Podgorices"

Feb 21, 2015
Gazetari1 TV1CHANNEL Sport

Në kuadrin e bashkëpunimit mes boksit shkodran dhe atij malazes, paraditen e së shtunës në palestren e boksit “Vllaznia” të qytetit të Shkodrës, u zhvillua një takim miqësor në mes ekipit të Vllaznisë të drejtuar nga trajneri Zef Gjoni dhe atij të Podgorices të drejtuar nga trajneri i Boduçnostit, ish boksieri profesionist, Dragan Gjurikçeviç. Krahas ekipit të Vllaznisë, në këtë miqësore ndërkombëtare konkuruan edhe boksierit më të ri në Shkodër, Shqiponja me trajner ish boksierin kampion Jetmir Kuçi dhe president Bilhar Mujaxhi.

Trajneri i Boduçnostit, ish boksieri profesionist, Dragan Gjurikçeviç vlerson nalt Trajnerin Legjendar Zef Gjonin
“Boksi malazes dhe unë personalisht ka kohë që bashkëpunojmë me sukses me boksin e Vllaznisë dhe konkretisht me mikun tim Zef Gjoni, dhe ky bashkëpunim vijon vitë pas viti, ndeshje miqësore këto që zhvillojmë njëri me tjetrin në shërbim të marrjes së eksperiesnces së duhur mes dy palëve. Jam shumë i impresionur nga boksi shqiptar i cili si gjithmonë Vllaznia është në krye të vendit. Gjithashtu mund të them se trajneri Gjoni punon shumë mirë dhe ka kualitet shumë të mirë në ekipin e tij ku dalloj se boksi shqiptar me këtë rast ka një përparësi teknike të përvitshme. Në këtë mënyrë besoj shumë se do të ecë edhe në Kupat e Europës pasi boksierët e Vllaznisë janë shumë të fortë. Boksirë të tillë si Kristian Demaj, Bilali, Shytani, Çekini, Hysa kanë dhënë shumë në arenen ndërkombëtare. Vitin e kaluar dhe tani ekipi i Podgoricës i ka marrë të huazuar për t’u përfaqësuar në aktivitetet ndërkombëtare në përbërje të ekipit tonë në Mal të Zi.”.

Nga sa bëhet e ditur gjatë muajit mars në kryeqytetin malazez, Podgoricë do të zhvillohet një turne shumë i rëndësishëm ndërkombëtar pjesë e të cilit do të jenë edhe boksierët shkodranë të ekipeve të Vllaznisë dhe ato të ekipit të sapo formuar Shqiponja.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

Zef Gjoni–Trajner Legjend i Klubit Boksit Shkodrës 1990-2015

Postby Laert » 23 Feb 2015, 00:34

Kristian Demaj - Boksieri Kampion 85 kg për vjetin 2014
Image
Foto në Poloni 2014, ku fitoi ndaj boksierit polak
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

Leonard Arra dhe Armen Arrazi, dy boksierë të Vllaznisë

Postby Laert » 27 Apr 2015, 23:13

Leonard Arra dhe Armen Arrazi, dy boksierë të Vllaznisë Shkodrës fituen medalje në Vlonë
nën drejtimin e Zef Gjonit - Trajnerit legjendar të Vllaznisë dhe kombtares

Image

DY BOKSIERË TË VLLAZNISË KAMPIONË ME U-14
27.IV.2015

Dy boksierë të Vllaznisë kanë triumfuar në kampionatin kombëtar të 14 vjeçarëve duke zënë vende të para dhe duke u shpallur kampionë në peshat respektive. Leonard Ara dhe Armen Arrazi, kanë triumfuar mbi kundërshtarët e tyre, në kampionatin e zhvilluar për dy ditë me rradhë në qytetin e Vlorës. Madje Ara ka marrë edhe kupën e boksierit më luftarak në këtë kampionat. Drejtuesit e boksit shkodran i konsiderojnë këto dy sportistë si element të së ardhmes dhe kanë shumë besim tek perspektiva e tyre.

Paraditen e sotme këta dy boksierë përveçse kanë marrë përgëzimet nga boksierët e tjerë më të rritur të Vllaznisë, të shoqëruar edhe nga kryetrajneri Zef Gjoni kanë shkuar pranë shkollave të tyre, ku kanë marrë përgëzimet edhe nga mësuesit e këtyre shkollave si dhe nga moshatarët e tyre për suksesin e arritur.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

Zef Gjoni: Tirana e Dinamo pretendentë,kampion del Vllaznia

Postby Laert » 22 Oct 2015, 12:08

Zef Gjoni: Tirana e Dinamo pretendentë, por kampion del Vllaznia
Image
Zef Gjoni - Njeriu i Kupave të Arta


Pritet rivalitet i fortë dhe përveç Vllaznisë e Tiranës, në garë për titullin është dhe Dinamo
Trajneri Zef Gjoni: Mendoj se ka për të qenë një nga kampionatet më të fortë të viteve të fundit
Fituesi dihet se kush do të jetë: Vllaznia. Them kështu, sepse jemi përgatitur si asnjëherë tjetër
Gentian Spir 21 October , 2015
Image
Klubi i Vllaznisë Boksit gjatë Stervitjes në ambientet sportive në Shkodër Tetor 2015

Kampionati Kombëtar i Boksit për të rritur është në prag. Ai do të zhvillohet për tre ditë me radhë, 23-25 tetor në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës. Në këtë të fundit gjithçka duket gati. Në televizionet lokale ka filluar transmetimi i një spoti në të cilin i bëhet thirrje sportdashësve për të qenë të pranishëm në këtë impiant sportiv në të tre ditët e zhvillimit të kampionatit. Po ashtu po merren edhe masat që në ndeshjet e ditës finale, skena rreth ringut të jetë e tillë që t’i ngjajë ndeshjeve të mëdha të boksit profesionist. Gjërat te Federata e Boksit duket se kanë filluar të lëvizin për mirë që pas zgjedhjeve të fundit të bëra dhe ardhjes në krye të saj të presidentit Kalivopuli.

Sa i takon kampionatit, pritet të ketë një rivalitet të fortë dhe duket se përveç Vllaznisë e Tiranës, në garë për titullin do të jetë edhe Dinamo. Këtë gjë e ka paralajmëruar trajneri i ekipit shkodran Zef Gjoni, i cili për “telesport.al” do të shprehej: “Mendoj se ka për të qenë një nga kampionatet më të fortë të viteve të fundit. E rëndësishme është që asnjë ekip nuk do të ketë probleme me gjykimet, sepse vetë presidenti i Federatës ka qenë shumë i prerë në këtë drejtim. Vllaznia, kuptohet që është pretendente po ashtu si dhe Tirana, por nuk duhet nënvleftësuar aspak edhe Dinamo, e cila sipas informacioneve që kam, ka edhe ajo pretendimet e saj”, tha Gjoni.
Image
Boksierët e Vllaznisë me "Mjeshtrin e Madh", trajnerin ndërkombtar dhe kryetrajnerin Zef Gjoni dhe me trajnerin ndërkombtar Jozef Sermi - Tetor 2015

Më tej, trajneri shkodran shton se edhe skuadra të tjera mund t’i bashkohen luftës për titull, duke nxjerrë kampionë. “Ka edhe disa ekipe të tjera, që në pesha të caktuara kanë pretendimet e veta. Prandaj, unë parashikoj një garë të fortë. Megjithatë, fituesi dihet se kush do të jetë: Vllaznia. Them kështu sepse jemi përgatitur si asnjëherë tjetër këtë vit për këtë kampionat me stërvitje intensive dhe grumbullime jashtë Shkodrës. Kjo falë mbështetjes financiare të dy presidentëve të ekipit tonë, Flamur Hoxha dhe Gjergj Livadhi dhe prandaj duhet t’ua shpërblejmë atyre si dhe tifozëve tanë që besoj se do të na mbështesin fuqimisht edhe këtë herë“.

Informacion nga gazetari sportiv Gjergj KOLA (korrespondent në Shkodër)

http://telesport.al/zef-gjoni-tirana-e- ... -vllaznia/

PROTAGONISTËT E BOKSIT: TITULLI I 20-TË, PËR TIFOZËT për Vjetin 2015
Image
Sporti i burrave trima - Kta janë heronjtë e Shkodrës
Trajnerët; Zef Gjoni dhe Jozef Sermi

Gazetari Rozafaon:
Tetor 26, 2015In: SPORT
Titulli I 20-të kampion në boks për ekipin e Vllaznisë I fituar pasditen e së dielës, ka entuziasmuar së tepërmi protagonistët kryesorë të tij. Ata në prononcimet e tyre për televizionin Rozafa janë shprehur të lumtur për suksesin e tyre personal por edhe për atë se çfarë i kanë dhuruar klubit Vllaznia dhe Shkodrës.

Trajneri Zef Gjoni dhe dy kampionët, Kristian Demaj dhe Nelson Hysa, kanë falenderuar njëkohësisht edhe tifozët shkodranë për mbështetjen e fortë që i kanë dhënë për arritjen e këtij suksesi.

Në këtë mënyrë janë mbyllur tre ditët e këtij kampionati, ndeshjet e të cilit erdhën ekskluzivisisht edhe në ekranin e teleshikuesve të televizionit Rozafa në trasmetimine drejtëpërdrejtë që i ka bërë këtij evenimenti të rëndësishëm sportiv.
http://rozafa.tv/2015/10/protagonistet- ... r-tifozet/
E hanë, më dt. 26.X.2015
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

Zef Gjoni–Trajner Legjend i Klubit Boksit Shkodrës 1990-2015

Postby Laert » 15 Nov 2015, 20:41

Gongu i Artë
Image
ARJON KAJOSHI, MEDALJE ARI NË “GONGUN E ARTË”
Trajnerët; Zef Gjoni dhe Jozef Sermi

Gazetari Rozafaon: Nëntor 15, 2015I
"Boksierët e kombëtares shqiptare kanë arritur të zënë dy vende të para dhe të meritojnë dy medalje të arta në turneun ndërkombëtar “Gongu i Artë” që u zhvillua për dy ditë me rradhë në Shkup të Maqedonisë. Në mes këtyre dy boksierëve që kanë triumfuar, njëri është shkodrani Arjon Kajoshi. 19 vjeçari kësisoj arrin një tjetër sukses, pas atij të pak ditëve më parë kur arriti të shpallej kampion i Shqipërisë....."

http://rozafa.tv/2015/11/arjon-kajoshi- ... un-e-arte/
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10


Return to Sporti

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest

cron