Cdo gje qe ju nevojitet nga interneti
Dedikuar te gjitha informacioneve mbi sherbimet e nevojshme per shqiptaret brenda dhe jashte atdheut
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 60 postime · Faqe 5 prej 6 · 1, 2, 3, 4, 5, 6
FAQJA E EMIGRANTIT - LAJME DHE SHERBIME
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4487
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
FAQJA E EMIGRANTIT - LAJME DHE SHERBIME, Posted 16 Shtator 2009, 19:19
I riu nga Kukësi gjendet i vdekur pas 11-vjetësh

ITALI
Besnik Paca ishte nisur emigrant kur ishte 17-vjeç dhe familja nuk kishte asnjë lajm nga ai. Trupi ishte varrosur si shtetas kosovar
Një histori e dhimbshme emigracioni shqiptar ka përfunduar dje në mënyrën më tragjike të mundshme. Djali ishte nisur 11 vjet më parë në drejtim të Italisë dhe që nga ajo kohë familja nuk kishte asnjë të dhënë për të.

Kërkimet e shumta të familjes nga Vranishti i Kukësit nuk kanë mundur që të nxjerrin në dritë asgjë për djalin deri sa dje ka ardhur konfirmimi tragjik. Djali i tyre kishte humbur jetën në një aksident dhe ishte varrosur në tokën italiane po me një emër tjetër. Pikërisht kjo gjë kishte bërë pothuajse të pamundur gjetjen e tij.

Historia nis në vitin 1998, kur Besnik Paca, në atë kohë ishte vetëm 17 vjeç, u nis drejt Italisë për një jetë më të mirë. Pak kohë pasi mbërrin në Itali ai humb jetën në një aksident hekurudhor. Policia italiane kontrolloi viktimën për dokumente por nuk i gjeti asgjë.
Pak metra më tej u zbulua një dokument identifikimi serb
që fliste për një qytetar kosovar me të njëjtin emër Besnik Paca, që kishte lindur në Gjakovë. Duke iu referuar këtij dokumenti autoritetet italiane të zonës së Barletës e varrosën djaloshin fatkeq si shtetas kosovar.

Më pas ngjarja merr një drejtim krejt tjetër.
Policia shqiptare nëpërmjet zyrës së Interpol Tiranës shpalli në kërkim shqiptarin Besnik Paca, i lindur në Vranisht të Kukësit, pasi që në 1998 familja kishte humbur kontaktet me të. Policia italiane merr në dorë materialet përkatëse të djalit të ri si dhe një video që e kishte realizuar një e afërme e Besnikut.

Ajo e krahason foton që kishte nxjerrë nga video me një foto në varrin e të riut kosovar në Itali dhe lindin dyshimet se bëhet fjalë për të riun shqiptar. Më pas, dy të afërm të Besnikut nga Londra konfirmojnë se viktima i varrosur si shtetas kosovar është pikërisht Besniku nga Shqipëria. Tashmë pas 10 vitesh, trupi i djaloshit do të kthehet në Shqipëri.

E nga gjithë kjo histori e dhimbshme mbetet të thuhet se të paktën familjarët do të kenë një varr ku ta qajnë djalin e tyre. Ka edhe dyshime për mënyrën se si ka vdekur djaloshi, megjithatë kjo çështje e hershme tani është mbyllur. Është një dramë më shumë për familjet shqiptare, fëmijët e të cilëve u nisën për një jetë më të mirë, por nuk u kthyen kurrë.
shekulli online
16/09/2009 |
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4487
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
FAQJA E EMIGRANTIT - LAJME DHE SHERBIME, Posted 19 Shtator 2009, 10:16
Greqi, PASOK: Nëse fitojmë, do tu japim nënshtetësi emigrantëve
Imazh

Kryetari i PASOK-ut në Greqi, Jorgos Papandreu, ka deklaruar se nëse partia e tij vjen në pushtet, do t'u japë nënshtetësinë emigrantëve që e dëshirojnë dhe që kanë pesë vjet qëndrim të ligjshëm në vend.Gjatë një fjalimi në Selanik në kuadrin e fushatës së zgjedhjeve parlamentare që do të zhvillohen në tetor, zoti Papandreu premtoi gjithashtu se fëmijët e emigrantëve që kanë lindur në Greqi, do ta marrin automatikisht nënshtetësinë greke. Pavarësisht nëse kjo deklaratë mund të shihet në kuadrin e premtimeve parazgjedhore, dhënia e nënshtetësisë është kthyer shpesh në një çështje që ka ngjallur debate të forta në shumë vende që konsiderohen si destinacion kryesor për emigrantët. Gjatë dekadës së fundit, procedura dhe kriteret e dhënies së nënshtetësisë kanë ndryshuar në shumë vende. Nëse vite më parë marrja e nënshtetësisë konsiderohej si një e drejtë thuajse automatike falë kohëqëndrimit, tashmë po vihet theksi gjithnjë e më shumë mbi shkallën e integrimit të personave që aplikojnë për nënshtetësi.
Shekulli Online | 18/09/2009 |
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4487
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
FAQJA E EMIGRANTIT - LAJME DHE SHERBIME, Posted 19 Shtator 2009, 10:26
Ekstradohet i dënuari me 15 vite burg për vrasje

TIRANË
- Ekstradohet i shumë kërkuari prej më shumë se tetë vitesh, i shpallur në kërkim ndërkomabëtar për akuzën e vrasjes me dashje dhe i dënuar nga drejtësia shqiptare me 15 vjet heqje lirie.
Engjëll Zeqo, 44 vjeç nga qyteti i Fierit është sjellë me pranga në duar dje rreth orës 13 e 50 minuta në Aeroportin "Nënë Tereza", i ekstraduar nga Turqia, pas bashkëpunimit të Interpol Tiranës dhe Interpol Ankarasë.

Gjykata e Fierit e ka dënuar Zeqon me 15 vite burg me një vendim të 30 tetorit 2002 për veprat penale të vrasjes me dashje dhe armëmbajtjes pa leje. Engjëll Zeqo, akuzohet për vrasjen e Fatos Kalemit, vrasje kjo e ndodhur tetë vite më parë në qytetin e Fierit.
Pas kryerjes së krimit, Zeqo ka mundur që të largohet nga Shqipëria duke qëndruar në arrati prej gati shatë vitesh në shtetin turk. Ky i fundit ishte arrestuar për llogari të autoriteteve shqiptare që në nëntor të vitit të kaluar dhe pas përfundimit të procedurave të ekstradimit, 44 vjeçari është sjellë përfundimisht në Shqipëri për të vuajtur dënimin që ka marrë.

Arrestohen tre të rinj, vidhnin banesa dhe dyqane

TIRANË- Arrestohen tre të rinj të akuzuar për vjedhje të banesave, bizneseve dhe qytetarëve, të kryera në bashkëpunim me njëri tjetrin, ku njëri prej tyre sipas të dhënave të policisë ishte pjesë e një grupi që realizonte vjedhje me dhunë. Sipas burimeve zyrtare të Policisë së kryeqytetit efektivat e Komisariatit nr. 5 kanë arrestuar 23 vjeçarin Viktor Vezi, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë.
Ky i fundit dyshohet se në bashkëpunim me dy adoleshentë të tjerë që tashmë janë të arrestuar të njohur me emrat Shaban Myftari 19 vjeç dhe E. GJ, 17 vjeç kanë realizuar disa vjedhje me dhunë në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Burimet e policisë pohuan dje se ndaj grupit të të rinjve që kanë përfunduar në prangat e policisë janë dokumentuar një sërë vjedhjesh të realizuara në kohë të ndryshme, të përfshira në vjedhje banesash, biznesesh dhe qytetarësh në rrugë, vjedhje të realizuara me dhunë.
Më 18 gusht të këtij viti tre të rinjtë dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur automjetin tip "Ford Fiesta" me targa TR 1197 N, në rrugën "Selaudin Zorba" dhe po këtë ditë kanë vjedhur me dhunë një bashkëmoshatarin e tyre duke i marrë një sasi lekesh dhe telefonin celular, si dhe disa raste te tjera.
shek.online
19.9.2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 67
Antarësuar: 05 Shtator 2009, 19:37
Re: FAQJA E EMIGRANTIT - LAJME DHE SHERBIME, Posted 19 Shtator 2009, 20:55
Laert shkroi:
I riu nga Kukësi gjendet i vdekur pas 11-vjetësh

ITALI
Besnik Paca ishte nisur emigrant kur ishte 17-vjeç dhe familja nuk kishte asnjë lajm nga ai. Trupi ishte varrosur si shtetas kosovar
Një histori e dhimbshme emigracioni shqiptar ka përfunduar dje në mënyrën më tragjike të mundshme. Djali ishte nisur 11 vjet më parë në drejtim të Italisë dhe që nga ajo kohë familja nuk kishte asnjë të dhënë për të.

Kërkimet e shumta të familjes nga Vranishti i Kukësit nuk kanë mundur që të nxjerrin në dritë asgjë për djalin deri sa dje ka ardhur konfirmimi tragjik. Djali i tyre kishte humbur jetën në një aksident dhe ishte varrosur në tokën italiane po me një emër tjetër. Pikërisht kjo gjë kishte bërë pothuajse të pamundur gjetjen e tij.

Historia nis në vitin 1998, kur Besnik Paca, në atë kohë ishte vetëm 17 vjeç, u nis drejt Italisë për një jetë më të mirë. Pak kohë pasi mbërrin në Itali ai humb jetën në një aksident hekurudhor. Policia italiane kontrolloi viktimën për dokumente por nuk i gjeti asgjë.
Pak metra më tej u zbulua një dokument identifikimi serb
që fliste për një qytetar kosovar me të njëjtin emër Besnik Paca, që kishte lindur në Gjakovë. Duke iu referuar këtij dokumenti autoritetet italiane të zonës së Barletës e varrosën djaloshin fatkeq si shtetas kosovar.

Më pas ngjarja merr një drejtim krejt tjetër.
Policia shqiptare nëpërmjet zyrës së Interpol Tiranës shpalli në kërkim shqiptarin Besnik Paca, i lindur në Vranisht të Kukësit, pasi që në 1998 familja kishte humbur kontaktet me të. Policia italiane merr në dorë materialet përkatëse të djalit të ri si dhe një video që e kishte realizuar një e afërme e Besnikut.

Ajo e krahason foton që kishte nxjerrë nga video me një foto në varrin e të riut kosovar në Itali dhe lindin dyshimet se bëhet fjalë për të riun shqiptar. Më pas, dy të afërm të Besnikut nga Londra konfirmojnë se viktima i varrosur si shtetas kosovar është pikërisht Besniku nga Shqipëria. Tashmë pas 10 vitesh, trupi i djaloshit do të kthehet në Shqipëri.

E nga gjithë kjo histori e dhimbshme mbetet të thuhet se të paktën familjarët do të kenë një varr ku ta qajnë djalin e tyre. Ka edhe dyshime për mënyrën se si ka vdekur djaloshi, megjithatë kjo çështje e hershme tani është mbyllur. Është një dramë më shumë për familjet shqiptare, fëmijët e të cilëve u nisën për një jetë më të mirë, por nuk u kthyen kurrë.
shekulli online
16/09/2009 |




duhet ti besojme ketij ,pasi eshte greko-amerikan
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4487
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Re: FAQJA E EMIGRANTIT - LAJME DHE SHERBIME, Posted 20 Shtator 2009, 22:22
Pensionet, sa duhet të paguani për vitet e mbetura
Cilët janë faktorët që shkaktojnë atakun miokardial, si t’i shmangim
Kategoritë që kanë të drejtë të kryejnë sigurimin vullnetar dhe kontributet
Skema e sigurimit vullnetar të pensioneve, ndryshe nga ajo e sigurimit të detyrueshëm, funksionon sipas specifikave të veta. Për t’u bërë përfitues i skemës vullnetare nevojitet që qytetari të sigurohet vullnetarisht para lindjes së të drejtës për përfitim nga sigurimi i detyrueshëm, pra para mbushjes së moshës për pension. Shtetasit shqiptarë, që për një arsye apo një tjetër nuk janë të siguruar nga skema e sigurimit të detyrueshëm, kanë të drejtën e sigurimit vullnetar. Sigurimi vullnetar për personat e interesuar mund të niset duke lidhur kontratë me Institutin e Sigurimeve Shoqërore. Kushti i mësipërm është i vlefshëm jo vetëm për personat që nuk kanë asnjë vit pune të siguruar, por edhe për të tjerët që u nevojiten vetëm disa vite pune për të marrë pension të pjesshëm ose të plotë.

Kontributet
Që një shtetas shqiptar të sigurohet vullnetarisht duhet të plotësojë këto kushte: të ketë mbushur moshën 18 vjeç; sigurimi të bëhet para lindjes së të drejtës për përfitim nga skema e sigurimit të detyruar; të vetëpunësuarit në bujqësi, që përfitojnë nga mbështetja e qeverisë nëpërmjet buxhetit të shtetit, nuk kanë të drejtë të sigurohen vullnetarisht. Aktualisht, kontributi mujor për të përfituar nga kjo skemë duke filluar nga 01.09.2006 është 3140 lekë, që ndryshon në çdo vit kalendarik. Edhe për sigurimin e periudhave të kaluara do të paguhen me këtë shumë, për arsye se pensionet indeksohen çdo vit. Kontributet mund të paguhen tremujore dhe kur këto paguhen paradhënie zbritet 1.5 për qind nga shuma e kontributeve, gjashtëmujore ku zbritet 3 për qind e kontributeve dhe vjetore ku zbritet 6 për qind e kontributeve. Ndryshimet kalendarike të masës së kontributit nuk ndryshojnë për personat që i kanë realizuar paradhënie pagesat e kontributeve.

Përfitimi i pensionit
Specialistët e pensioneve kanë përcaktuar personat që mund të jenë më të interesuar për sigurimin vullnetar. Për të përfituar një pension të plotë kushtet kryesore janë një moshë që në vitin 2012 do të jetë 65 vjeç dhe vjetërsia në punë 35 vite, ku përfshihet dhe periudha e shërbimit ushtarak për burra dhe koha e studimeve universitare për gratë. Për përfitimin e një pensioni të pjesshëm aktualisht kërkohet 15 vite sigurimi. Sipas ekspertëve të ISSH-së, aktualisht ka shumë shtetas që kanë nën 15 vite sigurimi, për shembull: mund të kenë 12, 13 apo 14 vite pune. Në këto kushte këto vite sigurimi nuk vlejnë, mbasi nuk përfitohet asnjë lloj përfitimi. Në rast se plotësimin e periudhës prej 15 vitesh do ta bënte me sigurim vullnetar, atëherë personi do të përfitonte një pension të pjesshëm. Po kështu në të njëjtën mënyrë një shtetas që nuk ka mbushur vjetërsinë për pension të plotë mund të sigurohet për vitet e mbetura për ta marrë të plotë këtë lloj përfitimi.

Sigurimi vullnetar
Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka aktivizuar të gjitha strukturat e tij në Drejtoritë Rajonale dhe Agjencitë e Sigurimeve Shoqërore për të lehtësuar të interesuarit si për sqarimet përkatëse, ashtu edhe për sigurimin e tyre. Ndërmjet personit që do të sigurohet vullnetarisht dhe punonjësit të autorizuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, që mund të jetë dhe agjent i kontraktuar brenda apo jashtë vendit, lidhet një marrëveshje për sigurimin vullnetar.

35 Vite
Duhet të jetë vjetërsia në punë për të përfituar pension të plotë. Këtu përfshihet dhe periudha e shërbimit ushtarak për burra dhe koha e studimeve universitare për gratë. Për përfitimin e një pensioni të pjesshëm aktualisht kërkohet 15 vite sigurimi. Për të përfituar një pension të plotë kushtet kryesor është mosha e pensionit.

18 vjeç
është mosha që duhet të ketë një shtetas shqiptar për t’u siguruar vullnetarisht. Sigurimi mund të bëhet para lindjes së të drejtës për përfitim nga skema e sigurimit të detyruar; të vetëpunësuarit në bujqësi, që përfitojnë nga mbështetja buxhetit të shtetit, nuk kanë të drejtë të sigurohen vullnetarisht.

Pagesa për sigurim vullnetar
Në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.557, datë 16.8.2006, masa e kontributit të sigurimit vullnetar, duke filluar nga 1 shtator 2006 e në vazhdim, ka qenë 3140 lekë në muaj. Kjo masë ndryshon çdo vit kalendarik. Masa e kontributit për të mbuluar periudha të kaluara do të jetë sa masa që është në fuqi në kohën kur kryhet pagesa, pra momentalisht 3140 lekë për një muaj. Kontributet e sigurimit vullnetar mund të paguhen mujore, tremujore, gjashtëmujore ose vjetore, si do të bihet dakord në aktmarrëveshje. Në qoftë se do të parapaguhet, për vitin në vijim, në fillim të periudhave do të ketë zbritje:
6% mbi shumën për një pagesë vjetore
3% mbi shumën për një pagesë 6-mujore
1,5% mbi shumën për një pagesë 3-mujore.

Shembull
Një punonjës i datëlindjes 10.10.1946 ka shkëputur marrëdhëniet e punës më 30.9.2008. Gjithsej ka një vjetërsi pune prej 32 vite e 6 muaj. Sa duhet të paguajë për të përfituar një pension të plotë pleqërie? Në përgjigje të pyetjes së qytetarit specialistët sqarojmë se për të përfituar një pension të plotë pleqërie duhen 35 vite sigurim. Pra atij i duhen edhe 2 vite e 6 muaj për të bërë sigurim vullnetar për të përfituar pension të plotë pleqërie. Nëse personi, duke filluar nga 1 tetor 1993 ka të pambuluar me sigurim 2 vite e 6 muaj, atëherë ai mund të bëjë sigurim vullnetar për këtë periudhë duke paguar: 30 muaj * 3140 lekë/muaj = 94 200 lekë. Nëse qytetari nuk ka periudha të kaluara të pasiguruara, atëherë ai bën parapagim tremujor, gjashtëmujor ose vjetor sipas dëshirës, duke përfituar edhe zbritjet përkatëse për parapagimet derisa të plotësojë 2 vite e 6 muaj për të përfituar pension të plotë pleqërie.
Kategoritë që përfshihen
Vazhdim vullnetar të sigurimit kanë të drejtë të bëjnë personat e interesuar, të cilët janë larguar nga sigurimi i detyrueshëm dhe nëpërmjet marrëveshjes për këtë fushë sigurimi vazhdojnë sigurimin për të gjitha degët e sigurimit të detyrueshëm. Ata kanë të drejtë të paguajnë kontribute deri në nivelin maksimal për përfitime deri në nivelin maksimal. Zgjerim vullnetar të degëve të sigurimit kanë të drejtë të bëjnë të vetëpunësuarit dhe punëdhënësit, të cilët janë në sigurimin e detyrueshëm dhe kanë kontribuar jo më pak se një vit rresht në këtë sigurim dhe pa kaluar një muaj nga dita e largimit nga lidhin kontratë për sigurimin vullnetar. Zgjerimi lejohet vetëm për degët e paaftësisë së përkohshme në punë, aksidentet në punë e sëmundjet profesionale. Përfitimet do të jepen sipas rregullave në fuqi për këto degë në sigurimin e detyrueshëm. Nuk lejohet sigurim për këto dy degë për të përfituar pagesa për periudha të kaluara. Kontributet dhe përfitimet për zgjerim vullnetar të degëve të sigurimit janë në nivele minimale.
Elberta Spaho 20 shtator 2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4487
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
FAQJA E EMIGRANTIT - LAJME DHE SHERBIME, Posted 01 Tetor 2009, 13:04
NË KOKALJO (COCCAGLIO) TË BRESHIAS RRAHEN KOSOVARËT MES VETI:

KATËR TË PLAGOSUR E 11 TË ARRESTUAR
Garlate (Lecco),
Edhe një rrahje naive dhe masive e kosovarëve në Lombardi. Sërish, si edhe herë të tjera, mërgimtarët kosovarë në rrethjin e Brescia-s janë rrahur masovikisht, për çështje pune në ndërtimtari, për çështje të komandimit në punë dhe të kontrollimit të punës dhe për çështje të marrjes së kantiereve për të kryer punët në ndërtimtari.

Siç bëjnë me dije mediat e shkruara dhe ato elektronike, ngjarja ka ndodhur dje (më 29 shtator), në Coccaglio të Brescia-s, ku janë rrahur klanet familjare të Familjes Hoti (rezidentë në Rovato të Brescia-s dhe ata të Familjes Vrushtaj, rezidentë në Coccaglio. Siç thonë mediat, shamata dhe rrahja është bërë, jo vetëm për kantieret punuese aty, por edhe për kantiere në mbarë hapsirën e Lombardisë. Sapo kishte filluar shamata verbale, pothuajse menjëherë kishin krisur shkopinjtë, llozat dhe ishin vringëlluar thikat – thonë mediat, në raportet e tyre.

Epilogu përfundimtar i kësaj rrahjeje është: gjashtë të lënduar (dy lehtë e katër më rëndë – me prognozë shërimi nga 15 deri në 30 ditë). Me këtë rast kanë ndërhyrë karabinierët e Kompanisë së Chiari-t. Ata kanë burgosur 11 mërgimtarë kosovarë të përfshirë në rrahje, të moshave prej 19 deri në 36 vjeç – tetë nga Rovato dhe tre nga Coccaglio.
30 shtator 2009 - Engjëll KOLIQI
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4487
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
FAQJA E EMIGRANTIT - LAJME DHE SHERBIME, Posted 03 Tetor 2009, 00:09
Pensionet, falen kamatëvonesat për fermerët
Qeveria ka miratuar dje projektligjin që i hap rrugë faljes së kamatëvonesave për kontributet e sigurimeve shoqërore të papaguara për të vetëpunësuarit në bujqësi. Në fakt për të lehtësuar pagesën e kontributeve nga fermerët disa herë janë miratuar falje të kamatëvonesave, me kusht pagesën e detyrimeve kontributive. Konkretisht falje kamatëvonesash ka patur që nga viti 2003 e në vazhdim dhe ka përfshirë edhe subjektet e tjerë shtetërore e private. Edhe këtë vit qeveria ka vënë si kusht që do të përfitojnë vetëm ata fermerë, të cilët do të paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore brenda datës 31 mars të vitit të ardhshëm. Sipas vendimi të qeverisë të marrë në qershor të këtij viti, masa kontributive për të vetëpunësuarit në bujqësi u rrit me 20 për qind. Kështu për të vetëpunësuarit në bujqësi që banojnë në zonat fushore, masa vjetore e kontributeve për sigurimet shoqërore nga 12 mijë lekë që ishte u bë 14.400 lekë, ndërsa për zonat malore nga 7800 lekë në 9360 lekë. Qëllimi i kësaj rritjeje ishte barazimi i masës së kontributeve për të vetëpunësuarit në bujqësi me ata të vetëpunësuarit në qytet. Por për të lehtësuar fermerët nga ngarkesa me kamatëvonesat, qeveria vendosi t’i falë ato. Nga falja e kamatëvonesave pritet të zgjerohet skema e kontribuuesve në fshat, pasi fermerët duke qenë kontribuues do të jenë në skemë edhe kur masa e kontribuuesve në fshat të rritet. Me miratimin e këtij projektligji pritet që të lehtësohet skema e ndihmës ekonomike, sepse me pagesën e kontributeve fermerët përfitojnë nga skema e sigurimeve shoqërore. Aktualisht në zonat rurale numri i personave që përfitojnë ndihmë ekonomike është 167 mijë. Gjithashtu nga miratimi i këtij projektligji pritet të rriten të ardhurat vjetore në skemën e sigurimeve shoqërore për të vetëpunësuar në bujqësi. 01/10/2009
gaz. Panorama Online
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4487
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
FAQJA E EMIGRANTIT - LAJME DHE SHERBIME, Posted 07 Tetor 2009, 08:44
Qeveria rrit pensionet deri në 15 për qind

Pensionet do te kene nje rritje te forte vitin e ardhshem, por dhe ne vitet ne vijimi, per te gjithe ate kategori te moshuarish qe kane te ardhura mesatare dhe te uleta. Nje mesazh te tille ka dhene ministri i ri i Punes, Spiro Ksera, teksa ka informuar Komisionin parlamentar te Punes dhe Ceshtjeve Sociale ne lidhje me nivelin e rritjes se pensioneve, pagave por dhe prioriteteve te punes qe do te kete ky dikaster ne kater vitet e ardhshme. Ksera tha se pensionet e qytetit gjate vitit te ardhshem do te rriten me 7 per qind, ndersa ato te fshatit me 15 %. "Do te realizohen permiresime ne projektbuxhetin afatmesem dhe ne projektbuxhetin e vitit 2010, per te mbeshtetur financiarisht objektivin e qeverise qe pensionet e qytetit te rriten 10% cdo vit, ndersa pensionet e fshatit te rriten 15% ne vit. Nderkohe qe, mbeshtetur edhe ne parashikimet e projekt buxhetit afatmesem 2010-2012, rritja e pensioneve per vitin 2010 eshte parashikuar ne masen 7% per qytetin dhe 15% per fshatin. Rritjet e pensioneve per vitet ne vazhdim 2011, 2012 e 2013 jane parashikuar te jene ne masen 6% per qytetin dhe 15% per fshatin", ka qene deklarata e djeshme e ministrit Ksera ne komisionin parlamentar. Njeheresh, ministri i Punes ka bere me dije se do te vazhdoje rritja e diferencuar e mases se pensioneve per qytetin dhe fshatin, duke realizuar objektivin per perafrimin e skemes se pensioneve te qytetit me ate te fshatit. Gjithashtu, megjithese kontributet e fermereve do vazhdojne te rriten, njekohesisht do te vazhdoje edhe subvencioni nga buxheti i shtetit, per kontributet qe paguajne fermeret, me synimin se per ata qe do te dalin ne pension ne vitin 2013, do te kene kushte te njejta me pensionistet e qytetit.

Emigrantet

Ministri i Punes, Spiro Ksera ka bere me dije dhe procesin e koordinimit te skemave te sigurimeve shoqerore me vendet e tjera. Keshtu, nder objektivat e qeverise ne kete fushe jane vazhdimi i negociatave per realizimin e marreveshjeve bilaterale, kryesisht me shtetet fqinje, si Greqia e Italia, ku eshte edhe numri me i madh i emigranteve shqiptare. Perfundimi i diskutimeve mes eksperteve deri ne zbatimin e plote te Marreveshjes me Turqine ne fushen e mbrojtjes shoqerore. Gjithashtu do te vazhdojne procedurat per nenshkrimin e marreveshjeve me Hungarine, Rumanine, Bullgarine dhe vendet e tjera. Kjo do ta bente te plote skemen e sigurimeve shoqerore per te gjithe qytetaret shqiptare, pavaresisht se ku jetojne dhe punojne, ne menyre qe edhe emigrantet te mos ndjehen te penalizuar nga ky proces. Njeheresh Ksera ka bere me dije se do te behet dhe pergatitja e akteve ligjore dhe nenligjore per rritjen e perfitimeve, per rritjen e pensioneve te pleqerise, invaliditetit dhe familjare, ne qytet me 10% ne vit, per rritjen e pensioneve te pleqerise, invaliditetit dhe familjare, ne fshat me 15%, ne vit dhe per perfitimet nga trajtime te vecanta me rreth 10% ne vit.

Qendrueshmeria

Nje nder prioritetet baze do te jete dhe rritja e metejshme e qendrueshmerise financiare te skemes se sigurimeve shoqerore. Keshtu, politikat e rritjes se pensioneve, si element i rendesishem dhe i pazevendesueshem i mbrojtjes sociale, do te vazhdojne me nje ritem mesatar rritje prej 10%. Eshte parashikuar gjithashtu qe ne vitin 2012 e ne vazhdim, do te kete nje rritje te numrit te pensionisteve me rreth 4 mije persona ne vit, qe lidhet me perfundimin e reformes se rritjes graduale te moshes se daljes ne pension. Te ardhurat kontributive parashikohet te rriten mesatarisht me 12-15% ne vit, duke arritur qe ne vitin 2013, krahasuar me vitin 2009, te jene rreth 50% me te larta. Shpenzimet parashikohen te rriten mesatarisht 10%, duke arritur ne vitin 2013, te jene 35% me te larta se ne vitin 2009. Ne kete menyre rritet aftesia vetembajtese e skemes se sigurimeve shoqerore, duke ulur subvencionin e buxhetit te shtetit. J.Marena
E Marte, 06 Tetor 2009
gaz.''koha e jone''
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4487
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
FAQJA E EMIGRANTIT - LAJME DHE SHERBIME, Posted 15 Tetor 2009, 02:21
Gjermania pritet të dëbojë refugjatët nga Kosova

Imazh

Mijëra refugjatë kosovarë që prej dhjetë vitesh jetojnë në Gjermani, janë futur në listat e policisë gjermane për dëbim nga ky vend.
Lajmin e bën të ditur gazeta gjermane "Zyddojçe Cajtung”, e cila thekson se Zyra Federale për të huajt ka vite që përpiqet të bindë azilkërkuesit nga Kosova të kthehen vullnetarisht në vendlindjen e tyre.

Kjo zyrë e stimulon kthimin edhe me ndihma financiare. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme gjermane, në të cilat bazohet gazeta “Zyddojçe Cajtung”, në listat për dëbim nga Gjermania janë 14 000 persona nga Kosova, 10 000 prej të cilëve romë.
2009-10-14
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4487
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
FAQJA E EMIGRANTIT - LAJME DHE SHERBIME, Posted 27 Tetor 2009, 19:12
Tragjedi në emigrim, shqiptari vret gruan, më pas i ve flakën vetes
Imazh

ITALI
- Ka ndërruar jetë në spitalin Maggiore, Hajdin Ajeti 48-vjeç, i dyshuar për vrasjen e gruas së tij, Shpresës 45-vjeçare.
Tragjedia ndodhi pasditen e djeshme në një apartament në rrugën Cavalieri në Fiorenzuola. Banesa u përfshi nga flakët dhe policia e zjarrfikësit gjetën brenda trupin pa jetë të 45- vjeçare, ndërkohë që bashkëshorti i saj i kishte vënë flakën vetës.
Ai u dërgua në gjendje shumë të rëndë në spital shoqëruar nga një ambulancë, por si pasojë e plagëve të djegies ndërroi jetë gjatë natës.
Fqinjët kanë deklaruar në polici se kishin dëgjuar ulërima dhe më pas kishin parë tymin e flakët të dilnin nga dritarja dhe njoftuan menjëherë ndihmën e shpejtë.
Sipas mediave italiane, burri vuante prej kohësh nga kriza depresioni. Policia ka dyshime të forta se ai më parë ka vrarë gruan dhe më pas edhe veten.
Çifti kishte një vajzë 17-vjeçe, që kishte mbetur në Shqipëri pasi prindërit nuk kishin mundur dot ta tërhiqnin me vete.
Shekulli Online | 27/10/2009

REAGIME QYTETARESH


Ndjese te dyve por jeta e pa drejte dhe raciste i detyron njerezit te ndermarin akte te te tilla vetflijimi.Jetoj ne shba prej kohesh dhe eshte nje nga vendet me raciste te botes,ku padrejtesite ne kuriz te njerezimit,dhe te njerezve te pa mbrojtur nga drejtesia po behen biznes i nje klase te pa skurpullt njerezish qe punojne ne pune te zeza dhe vec diskriminojne njerezit e thjeshte.
NaRdI | October 27, 2009 5:44 PM | Repliko

Kujdesu o Shtet kusaresh per fatin e asaj 17 vjecares se gjore qe sot eshte goditur aq fort nga fati. Ngushellime te afermeve te viktimave te tranzicionit.
Hektor | October 27, 2009 5:46 PM | Repliko

GAZ. ''Shekulli''
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
MëparshmePërpara
Posto një përgjigje 60 postime · Faqe 5 prej 6 · 1, 2, 3, 4, 5, 6
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 31 Maj 2020, 03:09
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari