Cdo gje qe ju nevojitet nga interneti
Dedikuar te gjitha informacioneve mbi sherbimet e nevojshme per shqiptaret brenda dhe jashte atdheut
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 60 postime · Faqe 4 prej 6 · 1, 2, 3, 4, 5, 6
FAQJA E EMIGRANTIT - LAJME DHE SHERBIME
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4487
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
FAQJA E EMIGRANTIT - LAJME DHE SHERBIME, Posted 29 Gusht 2009, 21:55
Gjermani, zjarri iu merr jetën 2 fëmijëve kosovarë

Dy fëmijë te moshës 4 dhe 9- vjeçare nuk kanë mundur të mbijetojnë nga një zjarr që ra në pallatin e tyre në një qytet të Gjermanisë, njofton agjencia e lajmeve DPA.
Dy fëmijë, pjesëtar të një familjeje kosovare kanë mbetur të vdekur kur apartamenti i tyre u përfshi mbrëmë nga flakët në qytetin Sangerhausen të Gjermanisë bëri të ditur sot policia.
Zjarret rrezikuan dhe një familje serbe që jetonin në një kat më poshtë. Ndërsa mësohet se disa nga pjesëtarët e familjes kosovare ndodhen në spital.

Shekulli Online | 29/08/2009 |

Humb jetën në aksident 35 vjeçarja, shpëton i biri i mitur

KORÇË
- Një grua 35 vjeçare nga Berati humbi jetën në një aksident automobilistik në orët e para të ditës së sotme në rrugën nacionale Korçë-Pogradec. Në makinë me Enkelejda Shëmbarin udhëtonte edhe i biri në moshën 5 vjeçare, i cili ka shpëtuar mrekullisht nga aksidenti i rëndë.
Burime nga Policia e Korçës thanë se aksidenti ka ndodhur kur drejtuesja e mjetit tip "Fiat" me targa greke, është përplasur pas një muri betoni anës rrugës dhe si pasojë ka gjetur vdekjen. Fillimisht e aksidentuara u transportua ne spitalin e Korçës, por nuk mundi të mbijetojë. Mësohet se Shëmbari po kthehej nga Greqia, ku kishte emigruar, për në Berat, së bashku me djalin e saj. Policia që hetoi këtë aksidenti tragjik, tha se, drejtuesja ka humbur kontrollin e mjetit pasi e kishte zënë gjumi në momentin e aksidentit. Ndërsa fëmija ishte ulur në sediljen e pasme dhe ka marrë plagë të lehta.

ARTAN GRABOCKA | 28/08/2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4487
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
FAQJA E EMIGRANTIT - LAJME DHE SHERBIME, Posted 29 Gusht 2009, 22:40
Masakra e Qafe Gjashtes, arrestohet Kendezi

Prangoset ne Athine, Arben Kendezi, nje prej autoreve te masakres se Qafe Gjashtes, ngjarje e ndodhur ne vitin e mbrapshte 1997, ku mbeti i vrare oficeri i policise Gjergji Mehmeti. Arrestimi i Kendezit, u arrit pas nje operacioni te befasishem te policise helene, per goditjen e trafikut te lendeve narkotike. Pas verifikimeve te ketij personi, rezultoi se i arrestuari ishte nje nga personat e shpallur ne kerkim nderkombetar nga drejtesia shqiptare, me nje sere akuzash. Sipas policise, arrestimi i tij u krye fale nje bashkepunimi mes Interpol Tiranes dhe Athines. Gjykata e Shkalles se Pare te Krimeve te Renda, ne janar te vitit 2008, ka vendosur ndaj tij masen e sigurise "arrest ne burg", per vepren penale te "vrasjes per shkak te cilesive te vecanta, e kryer ne bashkepunim". Arben Kendezi akuzohet edhe si bashkautor i grabitjes se Bankes se Kursimeve te Sarandes, ngjarje e ndodhur me 17 mars 1997. Sipas policise, Kendezi atehere 29-vjecar ne bashkepunim me Flamur Kendezin, Agron dhe Janaq Qurkun, Artan Nebiun, Sandro Bollanon, Edmond Sejkon, Andrea Fotin, Vladimir Sinanin, Genci Bajramin, Ivan Veselin, Lefter Tushen dhe Gjergji Qysarin kishin grabitur ne Banken e Kursimeve ne Sarande, shumen prej 270 mije lekesh. Per kete krim ne vitin 1999, Gjykata e Vlores e ka denuar Arben Kendezi me 6 vjet burg ne mungese. Pas arrestimit ne Athine, pritet te kryhen procedurat per ekstradimin e tij drejt Shqiperise.

Masakra e Qafe Gjashtes

Ngjarja per te cilen akuzohet shtetasi Arben Kendezi, 41 vjec, lindur ne Piqeras te Sarandes, ka ndodhur me 4 mars 1997, ne vendin e quajtur Qafe Gjashte. Arben Kendezi, ne bashkepunim me shtetasit Vladimir Kendezi, Ristan Lapa, Agron Qurku, Aleksander Bala dhe Alqi Paguni, kane qelluar kunder forcave te policise, duke vrare oficerin e policise Gjergji Mehmeti. Plagosja dhe djegia me nepal, 12 vjet me pare, e oficerit te policise Gjergji Mehmeti, la gjurme shume te renda ne historine e vitit '97. Komandati i Policise se Vlores ne vitin '97, Gjergji Mehmeti, se bashku me ish-shefin e krimeve te Vlores, Sokol Bizhga dhe policin tjeter Edi Alia, ishin derguar me detyre per te rivendosur rendin ne Jug te vendit, pas revoltave te armatosura ne kete zone. Gjate rruges per ne Sarande, pikerisht ne Qafe Gjashte, ata kane rene pre e dhunes se shfrenuar te nje grupi personash te armatosur dhe te maskuar, pjesetare te te ashtuquajturit "Komiteti i Shpetimit", qe vepronte ne Jug te vendit. Grupi kriminal mori peng efektivin Edi Alia, por pasi e torturuan per nje jave, e liruan. Ndersa komandantin e Policise se Vlores, Gjergji Mehmeti, pasi e shpuan me bajoneta, e sperkaten me nepal, duke e djegur te gjalle. Ne mjetin ku udhetonin efektivet e policise eshte hedhur nje sasi eksplozivi, ku si pasoje e shperthimit, mbeti i plagosur ne kembe Sokol Bizhga. Fatmiresisht nga kjo ngjarje e rende, munden te mbeten te gjalle nga shtazeria e kesaj bande, Bizhga dhe Alia.
Ledi Koraqi
E Shtune, 29 Gusht 2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4487
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
FAQJA E EMIGRANTIT - LAJME DHE SHERBIME, Posted 01 Shtator 2009, 15:22
Zhduket 38 vjeçari, familjarët dyshojnë rrëmbimin

VLORË
- Një 38 vjeçar nga Vlora ka humbur në mënyrë të çuditshme. Është nisur për në Elbasan, të paktën kështu iu a thënë familjarëve dhe nuk është kthyer më. Telefonin e ka të fikur. Pas tre ditësh pritjeje, vëllezërit i janë drejtuar policisë. Kjo e fundit ka nisur pyetjen e të njohurve dhe zbardhjen e tabulateve të telefonit. I vëllait thotë se dyshojmë se e kanë rrëmbyer.

Genc Habazaj, nga Vlora por që jetonte në Itali, ishte divorcuar nga gruaja me te cilen kishte dy fëmijë që nuk jetojnë me të. Siç thonë vëllezërit ai kishte disa ditë që kishte ardhur për pushime pasi jeton dhe punon në Itali ku ka aktivitet privat në fushën e ndërtimit.

Ditën e premte ai është nisur nga Uji i Ftohtë ku ka shtëpinë në Vlorë dhe iu ka dhënë familjarëve se po shkoj deri në Elbasan. Ku ka qenë kontakti i fundit. Më pas i vëllai rrëfen se i ka telefonuar disa herë, por i ka dalë telefoni i fikur. Ndërkohë që nga e premtja e deri më sot (e hënë) nuk ka dërguar asnjë haber në shtëpi se ku gjendet. Familjarët kanë bërë denoncimin në polici dhe kjo e fundit po heton në të gjitha pistat, por kryesisht atë të rrëmbimit të personit. Ata thonë se "Genci nuk ka ikur në Itali pasi ka lëne ketu gjithe dokumentet perfshi edhe pasaporten. Ndërkohe që kur të kthehej do merrte edhe vajzën, me të cilën kishte ardhur për pushime".
dt 31 gusht shekulli


U denoncua i humbur, gjendet i masakruar 38 vjeçari nga Vlora

FIER
- Një trup i pajetë, i masakruar dhe i djegur është gjetur sot në fshatin Povelsh të Fierit. Identifikimi i tij qe i vështirë në fillim por pas kontakteve edhe me Komisariatin e Vlorës, është bërë i mundur identifikimi.

Mësohet se viktima është, Genci Habazaj, 38 vjeçari nga Vlora që dje u deklarua i humbur nga familjarët. Trupi i tij u gjet i masakruar në periferi të Fierit ne nje vend te fshehur ne mes te kallamishteve. gjatë mesnatës nga kalimtarë të rastit të cilët menjëherë kanë njoftuar policinë e Fierit. Sipas burimeve policore nga vendngjarja mësohet se viktima ka shenja dhune ne fytyre dhe shenja djegieje në gjithë trupin, ndaj indetifikimi u be i mundur vetem nga ekspertet e mjekesise ligjore ne Tirane me ndihmen e familjareve që u njoftuan që në orët e para të mëngjesit për gjetjen e një kofome.

Policia po rindërton skenën e krimit dhe njëkohësisht po punon për kapjen e autorëve. Burimet thonë se Habazaj, mund të jete sjellë me një makinë dhe me pas është hedhur dhe djegur në një vend të fshehtë.
ANILA PECI/ KRISTAQ THANASI | 01/09/2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4487
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
FAQJA E EMIGRANTIT - LAJME DHE SHERBIME, Posted 03 Shtator 2009, 00:54
Greqi, pushohet gazetari pse “nxori” Marko Boçarin shqiptar
Imazh

Të thuash në Greqi se Marko Boçari ishte shqiptar, përbën një herezi, që mund të të shkaktojë edhe vendin e punës dhe një sulm masiv nga ... politika e vendit fqinj. Më së miri këtë e provoi prezantuesi grek Ilias Mamalaqis, që pas dokumentarit të tij për “shqiptarin krenar” siç e cilësonte Lord Bajroni, u gjend në mes të një polemike politike dhe shoqërore.

“I riu Marko Boçari, pasardhës i farës së ndritur të Boçarëve, me prejardhje shqiptare, pasi u fut në ushtrinë franceze, filloi të mësonte edhe greqisht, sepse nuk dinte fare greqisht, vetëm shqip dhe në përpjekjen për t`i mësuar, madje shkroi edhe fjalorin e parë shqip-greqisht që ndodhet sot në Bibliotekën Kombëtare të Parisit”. Kjo shprehje, që për çdo vend të botës do të ishte thjesht një përshkrim i saktë i historisë së Marko Boçarit, është kthyer në Greqi në një debat ... politik, me rezultat pushimin nga puna të një gazetari grek. Kjo shprehje ishte pjesë e dokumentarit për Marko Boçarin, në serinë e dokumentarëve “Dhe me histori” që jepej në kanalin e tretë shtetëror grek ET3, nga prezantuesi Ilias Mamalaqis.

Por, shfaqja e një dokumentari të tillë, në një vend ku çdo shqiptar që ka luftuar për çlirimin e Greqisë në fillim të shekullit të 19-të, prezantohet si grek, nuk mund të lihej pa u vënë re. Nacionalistët grekë filluan menjëherë kundërshtitë, duke e çuar çështjen deri në Parlament, ku kryetari i Partisë Neofashiste greke, Jorgos Karaxaferis, e akuzoi gazetarin për “tradhti” dhe për “punë në shërbim të një shteti tjetër”, për fajin e vetëm se ai guxoi të riprodhonte atë që thonë të gjithë historianët që kanë shkruar për Marko Boçarin, prej George Finley deri tek Hobsbawm.

“Si ka mundësi që në një televizion shtetëror grek bëhet propagandë shqiptare”, - deklaroi ai. Rezultati i situatës së krijuar ishte pushimi nga puna pa asnjë motivacion nga televizioni grek ET3 i Ilias Mamalaqis dhe mospublikimi i dokumentarëve të tjera të përgatitura për këtë seri dokumentarësh. Një e vërtetë e dokumentuar nga të gjithë bashkëkohësit dhe miqtë e afërt të Boçarit si mentori i tij Pukëvil dhe bashkëluftëtari i tij Lordi Bajron, ende përbën një herezi për vendin fqinj.

Mamalaqis, prezantuesi i këtij emisioni u kontraktua menjëherë nga një kanal televiziv privat, ndërkohë që dokumentari në fjalë ... nuk pritet të transmetohet më nga ET3. Në shumë raste, autoritetet shtetërore greke, nuk ngurrojnë të tregojnë herezi ndaj veprimeve proshqiptare që ndodhin aty, qoftë edhe kur këto janë thjeshtë e vërteta.

Përpara disa muajsh, një drejtore shkolle u arrestua vetëm pse kishte lejuar që nxënësit shqiptarë të shkollës së saj të mësonin gjuhën shqipe gjatë orëve kur shkolla ishte e lirë. Kuptohet, pasi u arrestua dhe u sorollat, u shpall e pafajshme nga gjykata e shkallës së parë, për të pritur tashmë vendimin e apelit, duke u akuzuar për “abuzim me detyrën”, vetëm pse lejoi që shqiptarët të mësonin shqip.
ARDIT BIDO
04/08/2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4487
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
FAQJA E EMIGRANTIT - LAJME DHE SHERBIME, Posted 10 Shtator 2009, 23:44
Grabisnin banka në Itali, pranga tre shqiptarëve

Grupi është zbuluar nga policia e Varezes. Bashkë me shqiptarët, arrestohet edhe një italian
Një grup që merrej me grabitjen e bankave në Itali është vënë në pranga. Policia italiane tha se një bandë në të cilën ishin përfshirë shqiptarë dhe italianë është shkatërruar gjatë natës së parmbrëmshme në veri të Italisë. Aksioni është zhvilluar në Vareze. Policia italiane bëri të ditur se të arrestuarit, të cilët janë tre shqiptarë dhe një italian janë arrestuar pas disa muaj hetimesh. Policia tha se bëhet fjalë për, Emanuele Guarino, 27 vjeç, Admir Peraj e Jetmir Smaçaj, shqiptarë, të gjithë të vënë nën akuzë për vjedhjen e bankave në veri të shtetit fqinj. Hetimet nga policia kishin nisur në 31 gushtin e kaluar, pas tentativës për grabitjen e bankës "Banca Ubi di Germignaga". Në këtë datë një prej shqiptarëve i armatosur, është kapur nga policia. Sipas policisë, ky ishte i pari i arrestuar, emigrant me dokumente të rregullta dhe me banim në Luinese. Ndërsa personat e tjerë janë vënë në pranga në Pulia. Policia tha se ata dyshohen për grabitjen e më shumë se 3 bankave në zona të ndryshme në Italinë e Veriut.

Arrestim ne Greqi

Ndërkaq, në Greqi është arrestuar një tjetër shqiptar, që dyshohet për grabitje me armë. Policia e qytetit grek të Selanikut lajmëron për arrestimin e një 29-vjeçari shqiptar, që dyshohet të jetë pas një serie grabitjesh me armë, në këtë zonë. Bashkë me të u arrestua një tjetër shqiptar, 32 vjeç, i cili drejtonte makinën me të cilën udhëtonin, por pa patentë.
10 shtator 2009
gaz. shqip
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4487
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
FAQJA E EMIGRANTIT - LAJME DHE SHERBIME, Posted 13 Shtator 2009, 00:03
Itali, pranga 2 shqiptareve me 145 kg droge
Lece- Nje sasi prej 145 kilograme marijuane, e cila sipas medieve italiane dyshohet se vinte nga Shqiperia, eshte sekuestruar nga autoritetet italiane. Guardia di Finanza e Leces, ka arrestuar mbremjen e dy diteve me pare dy shqiptaret, Fiodor Mezuraj, 30 vjec nga Vlora dhe Arjon Zholi, 23 vjec nga Tepelena. Sipas mediave italiane, hetimet per trafikun e droges, nisen pasdreken e dy diteve me pare dhe perfunduan me arrestimin e dy shqiptareve, si dhe me sekuestrimin e lendes narkotike. Mesohet se karabinieret kane rene ne gjurme te shperndaresve te lendes narkotike ne afersi te "Torre dell'Orso", ne nje pyll me pisha, pas kontrollit te ushtruar. Sasia e lendes narkotike u zbulua, nga nje patrulle nga toka, e cila u habit kur nje person, i cili ishte duke dale nga pjesa e pyllit, sapo ka pare forcat e policise eshte larguar. Pas nje kontrolli te imtesishem, kane rene ne pranga dy shtetasit shqiptare, ndersa sasia e lendes narkotike eshte sekuestruar ne cilesine e proves materiale. Sasia prej 145,30 kilograme eshte sasia e lendes narkotike e sekuestruar mengjesin e djeshem me nje vlere qe shkon ne mbi 800 mije euro, kjo e varur dhe nga cmimi qe do te shitej ne treg sasia e madhe e kanabisit te bllokuar. Lenda narkotike ishte e gjitha e mbeshtjelle dhe e vendosur pas disa shkurreve, ku dhe eshte gjetur nga forcat e policise. Mediat e shtetit fqinj ka bere te ditur se, lenda narkotike dhe dy shqiptaret e vene ne pranga kishin ardhur nga Shqiperia edhe pse nuk eshte gjetur asnje gjurme e gomones, per te cilen mund te dyshohet. Policia ka hedhur dyshimet se lenda narkotike eshte shkarkuar dite te tjera dhe mjeti lundrues eshte larguar ne drejtim te vendit tone. Policia tha se eshte duke hetuar te gjitha hipotezat e mundshme te ketij trafiku. Nje aksion i dyte kunder trafikut te droges eshte bere ne daten 22 gusht te ketij viti, kur ne pranga u vune dy skafiste. Te gjithe jane vene ne pranga per akuzen e "shperndarjes se lendeve narkotike". Hetime te imtesishme jane duke u kryer per te zbuluar personat e tjere te perfshire ne kete trafik. Nderkohe qe autoritet italiane ne bashkepunim edhe me ato shqiptare, kane nisur hetimet per te verifikuar lidhjet e mundshme mes dy trafiqeve te lendes narkotike, gjate kesaj kohe shume te shkurter.

Policia: Droga nuk eshte transportuar me gomone

Policia e Shtetit ka hedhur poshte dje cdo dyshim qe sasia e lendes narkotike e kapur ne Lece, te te jete trafikuar me gomone nga vendi yne. Sipas njoftimit zyrtar te Policise se Shtetit, "as gjate komunikimit zyrtar me autoritet policore te "Guardia di Finanzia, Lece" dhe as ne njoftimin per shtyp te bere publik prej tyre nuk eshte konfirmuar fakti qe sasia e lendes narkotike te jete trafikuar me gomone nga Shqiperia. Gjithashtu, autoritetet italiane nuk kane sekuestruar ndonje mjet lundrimi qe mund te kishte sherbyer per trafikimin e lendes narkotike te sekuestruar," sqaron Policia e Shtetit. Po ashtu behet me dije se per ngjarjen e dates 22 gusht te ketij viti, ku jane kapur rreth 250 kg lende narkotike e llojit marijuane, nga autoritet italiane, policia sqaron se ka pasur nje konfirmim zyrtarisht se gomonia e kapur ne brigjet italiane, eshte nisur ne te njejten dite nga Italia me destinacion bregun shqiptar, ku ka marre sasine e lendes narkotike dhe eshte kapur ne kthim per ne Itali.
E Diele, 13 Shtator 2009
Redinalda Caushaj
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4487
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
FAQJA E EMIGRANTIT - LAJME DHE SHERBIME, Posted 13 Shtator 2009, 09:57
Itali, merret peng një biznesmen shqiptar

Një biznesmen shqiptar merret peng në Itali nga bashkatdhetari i tij në bashkëpunim me një shtetas tjetër italian, por pas dy orësh lihet i lirë, ndërsa dy pengmarrësit përfundojnë në prangat e policisë. Sipas njoftimeve të policisë italiane, shqiptari 45 vjeçar emri i të cilit nuk është bërë i ditur është marrë peng që të enjten në mbrëmje, nga dy persona, ku njëri prej tyre është shqiptar me banim në qytetin e Ravenas. Gjatë operacionit të Antimafias së Bolonjës, të premten në mbrëmje kanë përfunduar në pranga 29 vjeçari nga Shqipëria Egert Kanaj dhe Leonardo D'Aliamo, 47 vjeç, të akuzuar për rrëmbim dhe armëmbajtje pa leje. Dy pengmarrësit e shqiptarit kishin kërkuar familjarëve të shqiptarit një shumë prej 90 mijë eurosh në këmbim të lirimit të tij, ndërsa kjo shumë ishte ulur deri në 50 mijë euro. Shqiptari ishte marrë peng te enjten në mbrëmje, ndërsa aventura e pengmarrësve të tij nuk ka zgjatur më shumë se 24 ore, ku përforcimet e policisë nga ajri dhe toka kanë bërë që të lokalizojnë vendin ku mbahej peng shqiptari, afër Portit të Fuoris në hyrje të lokalitetit të Ravenas. Pas kësaj ngjarje, policia lokale ka nisur hetimet nëse ka persona të tjerë të përfshire në pengmarrjen e 45 vjeçarit nga Shqipëria. Sipas të dhënave nga media italiane mësohet se dy autorët e pengmarrjes njiheshin nga policia si persona me precedentë penale. Ndërkohë nga deklarimet që ka dhënë në polici, shqiptari i marrë peng, ka rrëfyer se dy personat e kishin kërcënuar se do ta vrisnin nëse nuk dorëzohej nga familjarët e tij shuma e eurove që kishin kërkuar dy pengmarrësit.
Shekulli Online | 12/09/2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4487
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
FAQJA E EMIGRANTIT - LAJME DHE SHERBIME, Posted 14 Shtator 2009, 08:07
Londër, arrestohen 2 të kërkuar nga Interpol Tirana

Imazh
Eshte arrestuar ne Londer nje i shumekerkuar shqiptar, i arratisur nga burgu ne vitin 1997, ndersa nje tjeter pret perfundimin e procedurave per transferimin.

Skuadra e ekstradimeve ne Scotland Yard ka prangosur Hamit Musen, i cili eshte denuar me 17 vjet heqje lirie nga drejtesia shqiptare. Arrestimi i tij u be i mundur pasi Interpol Tirana kishte siguruar te dhenat per vendndodhjen e tij ne Angli.

Qe prej vitit 1998 Hamit Musa jetonte ne Londer me identitete te rreme. Skuadra e ekstradimeve ne Londer ka ekzekutuar nje tjeter mandat arresti nderkombetar duke arrestuar nje tjeter te kerkuar shqiptar. Astrit Bulla eshte arrestuar per llogari te Interpol Tiranes pasi akuzohet nga prokuroria shqiptare si i dyshuar per grabitje me arme. Bulla eshte duke i ndjekur seancat gjyqesore te ekstradimit ne gjendje te lire pasi ka vendosur nje garanci pasurore.

Nderkohe, dy te kerkuarit e tjere nga drejtesia shqiptare, Afrim Sinani i arratisur nga burgu Bences dhe Ilir Kumbaro qe te dy te arrestuar ne Londer, kane humbur betejen e bllokimit te ekstradimit ne gjykaten londineze.

Sekretari britanik i ceshtjeve te brendeshme ka firmosur certifikaten e ekstradamit por ata kane apeluar. Fati i metejshem i ekstradimit per ta do te mesohet gjate muajit tetor kur ceshtjet e tyre do te shqyrtohen ne gjykaten e apelit “Royal Court of Justice”. /top-channel/
13/09/2009
gaz. Lajm
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4487
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
FAQJA E EMIGRANTIT - LAJME DHE SHERBIME, Posted 15 Shtator 2009, 00:58
Venecia, militantë racistë të Lega Nord rrahin një kamarier shqiptar
Imazh

Dy kamarierë të huaj (një shqiptar dhe një nordafrikan) të restorantit "La briciola", në Piazza San Marco të Venezias, janë sulmuar sot nga një grup prej 8 personash të veshur me një uniforma jeshile.
Lajmi është njoftuar nga disa agjensi italiane lajmesh online. Grupi i është afruar lokalit pasdite dhe ka nisur të qëllojë me grushta mbi një prej kamarierëve. Kamarieri i dytë është afruar për ti bërë të arsyetonin, por është qëlluar me grushta dhe shkelma në fytyrë.
Ngjarja është konfirmuar nga Kuestura e Venezias, dhe është bërë me dije nga një këshilltar i Partisë Ekologjike në këshillin e qytetit, Beppe Caccia, për të cilin episodi është një sulm "me sfond të qartë racist, i kryer nga patrullat e militantëve të Legës".
Dy kamarierët kanë plagë në fytyrë dhe po marrin ndihmë spitalore. As viktimat, as pronari i lokalit (egjiptian) nuk kanë guxuar të bëjnë kallzim zyrtar në polici.
Shekulli Online | 14/09/2009 |
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4487
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
FAQJA E EMIGRANTIT - LAJME DHE SHERBIME, Posted 15 Shtator 2009, 01:15
AMBSADA SHQIPTARE ne Greqi nje barre e rende

në mënyra të papëlqyeshme se liria për në vendin mëmë nuk blihet vetëm me para por... Deri më sot këtë problem qeveritë ua kanë lënë mbi shpinë njëra-tjetrës, duke mos u thelluar për këtë të keqe që me indiferentizmin e tyre po i lënë të sorollaten në dyert e konsullatave apo ambasadave për të marrë “kartën magjike” – lejen e kalimit. Si asnjëherë tjetër, sot ambasadat kanë vulosur thënien e ish-Kryeministrit Pandeli Majko, në 13 nëntor të 1998 se: “Ambasadat Shqiptare në Athinë janë një barrë e rëndë për emigrantët”.Gjatë gjithë viteve të emigracionit shqiptar në Greqi, emigrantët tanë janë ndeshur dhe po ndeshen me realitetin e hidhur para dyerve të këtij institucioni shtetëror për të zgjidhur me para në dorë hallet dhe problemet e tyre. Taksat e larta të vendosura nga qeveritë e viteve 1996-1997 dhe të miratuara nga Parlamenti Shqiptar, përbëjnë sot që shqiptarët të paguajnë gjynahet e shtetit të tyre kundrejt një tarife të barabartë me një ditë pune. Mungesa shumë vjeçare e pajisjes së shtetasve shqiptar me kartat e identitetit apo me pasaportat biometrike, kanë qenë arsyet që ky institucion shtetëror si një përfaqësues shteti, të kthehet në të vërtetë në një fabrikë prodhim parash, në një institucion korrupsioni dhe më e keqja një shqetësim për vetë autoritet greke.
Një problem jo i panjohur i politikës shqiptare, një problem sa delikat po aq edhe social, përballë shtetasve të tij...
Edhe pse shteti vulos shtetin, kostoja e kësaj vule shqiptare është 166 herë më shumë, në qoftë se kjo duhej të vulosej në autoritet vendore të Greqisë. Lidhur me tarifat e larta emigrantët shqiptarë kanë zhvilluar 3-4 protesta përball derës së ambasadës shqiptare në Athinë.
Sikur të mos mjaftojnë këto në këtë institucion shtetëror ku shërbimet kryejnë me para në dorë kundrejt asnjë fature pagimi, të shqetëson fakti se në ndonjë rast nuk ka njoftim për shërbimin që kërkon të bësh. Konkretisht shërbimet konsullore shqiptare në Greqi, në ndonjë rast, nuk kanë autoritetin e tyre për lëshimin e dokumentit zyrtar, por me gjithë këtë ata vazhdojnë që të mos njoftojnë emigrantët jo vetëm me gojë për edhe kur lëshojnë dokumentin nuk bëjnë të qartë se është i vlefshëm për këtë apo atë qëllim.
Në vende dhe pa vende janë afishuar në mënyrë tragjike shumë afishe, por janë ngjitur edhe në të gjitha xhamet e shërbimeve të zyrës konsullore, ku bëjnë të qartë koston e pagesës. Asnjë prej afisheve nuk bën të qartë vlefshmërinë e lejes së kalimit për fëmijët. Kjo gjë ka bërë që shumë fëmijë shqiptarë të larguar me lejen e kalimit të lëshuar nga konsullata e shtetit të tyre, nuk kanë bërë të mundur kthimin e tyre për në Greqi. Edhe pse vazhdon ky shqetësim për mijëra familje emigrantësh, qeveria jonë nuk ka marrë asnjë përpjekje për të zgjidhur këtë problem, që në aparencë mund të duket si një diçka e pa rëndësishme.
Pak ditë më parë nga konsullata në Athinë lëshohen dy leje kalimi për dy fëmijët kundrejt një pagese 60 euro, (pa asnjë faturë pagimi) për të kaluar pushimet në Shqipëri. Leja e kalimit ishte lëshuar nga konsullata shqiptare me një afat kohor një mujor, në një kohë kur pjesa më e madhe e emigrantëve shqiptarë, u jepet leja nga qeveria greke për më shumë se një muaj. Sikur të mos mjaftojë kjo në lejen e kalimit lëshuar nga konsullata në Athinë nuk ishte shënuar apo cikluar që leja e kalimit ishte vlefshme vetëm për kalimin nga Greqia për në Shqipëri, ndërsa për kthimin e tyre ishte e pavlefshme.
Një emigrant duke parë se leja e kalimit ishte vetëm për një muaj, i është drejtuar autoriteteve vendore greke në Metamorfosi, me mendimin për ta shtyrë të paktën dy javë më shumë. Nga autoritet vendore greke mëson se dokumenti i lëshuar nga konsullata shqiptare ishte i vlefshëm vetëm për lejimin e largimit të fëmijëve, ndërsa për kthimin e tyre duhej të merrej vizë në ambasadën greke në Tiranë.
Vallë kush e ka për detyrë që të bëjë të njohur publikisht se lejet e kalimit të fëmijëve lëshuar nga një institucionet përfaqësuese shqiptare nuk janë të vlefshme edhe për kthimin e tyre. a është menduar ndonjëherë ulja e taksave të shërbimeve konsullore, duke pasur parasysh edhe krizën ekonomike dhe sorollatjet e pafundme të emigrantëve?...
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
MëparshmePërpara
Posto një përgjigje 60 postime · Faqe 4 prej 6 · 1, 2, 3, 4, 5, 6
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 31 Maj 2020, 02:04
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari