Cdo gje qe ju nevojitet nga interneti
Dedikuar te gjitha informacioneve mbi sherbimet e nevojshme per shqiptaret brenda dhe jashte atdheut
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 60 postime · Faqe 6 prej 6 · 1, 2, 3, 4, 5, 6
FAQJA E EMIGRANTIT - LAJME DHE SHERBIME
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4487
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
FAQJA E EMIGRANTIT - LAJME DHE SHERBIME, Posted 01 Nëntor 2009, 03:36
Masakër në Itali, shqiptari vret mbesën, kunatën e motrën e saj

AVIA- Tragjedi në një familje shqiptare në Itali. Një vajzë 3-vjeçe, e ëma e saj dhe tezja janë vrarë me thikë. Sipas mediave italiane viktimat janë, Rina Melyshi, 24-vjeç, vajza e saj 3-vjeç dhe tezja( motra e 24-vjecares) Ornela Ndoj, 19-vjec. Autor i ngjarjes dyshohet se është xhaxhai i vajzës, Alfred Melyshi, 24-vjec,i cili pasi ka lënë të vdekura tre femrat e familjes ka tentuar të vrasë edhe veten me të njëjtën thikë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Pavia të Italisë, në një apartament që mendohet se është banesa e viktimave. Ka qenë vetë burri, i cili ka pohuar krimin e rëndë para karabinierëve, teksa është transportuar për në spital. "I vrava unë"- citojnë mediat italiane të ketë thënë ai për policinë. Ende nuk bëhen të qarta motivet e masakrës brenda familjes shqiptare.
Sipas mediave italiane, referuar policisë fillimisht u dyshua për larje hesapesh nga një tjetër familje shqiptare, rivale me të parën. Kjo, pasi një natë më parë janë dëgjuar të shtëna pistolete në drejtim të apartamentit në fjalë dhe autorë u dyshuan dy shqiptarë rreth të 30-ave. Por hetimet, nxorrën në dritë tjetër pistë.
Më pas u tha se autor ishte i ati, por u verifikua se i ati, Anton Melyshi, 30-vjec dhe me profesion murator ka qene jashte baneses ne kohen e masakres, me femijen tjeter. Aktualisht, citojne mediat italiane ai eshte ne efektin e qetesuesve pasi eshte i shokuar.
Shekulli Online | 31/10/2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 609
Vendodhja: Italy
Antarësuar: 05 Mars 2009, 19:37
Re: FAQJA E EMIGRANTIT - LAJME DHE SHERBIME, Posted 01 Nëntor 2009, 09:57
Zoti na ruajt .
cfaredo qe te te bej dikush nuk meriton ti marresh jeten.
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4487
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
FAQJA E EMIGRANTIT - LAJME DHE SHERBIME, Posted 23 Nëntor 2009, 21:45
Itali, Bossi: Emigrantet te kthehen ne shtepi

Imazh
Lideri i partise Lega Nord ne Itali, Umberto Bossi u eshte rikthyer deklaratave te tij kunder emigranteve qe jetojne ne vendin fqinj.

I pyetur nga mediat mbi iniciativat ne favor te emigranteve, te promovuara nga nje pjese e mazhorances, Bossi eshte shprehur se ata duhet te kthehen ne vendet e origjines.

“Ne i qendrojme besnik idese sone se, emigrantet duhet te kthehen ne shtepite e tyre. Ne Itali nuk ka pune as per ne”, ka deklaruar Bossi.

Ndersa kryetari i Dhomes se Parlamentit italian, Gianfranco Fini ka deklaruar se duhet te punohet mbi nje ligj per nenshtetesine e emigranteve, ndryshe sipas tij Italia do te kete probleme.

“Ne rast te kunder ekziston rreziku per te ndezur minat ne rrugen e shoqerise sone”, eshte shprehur Fini.
19 November, 2009 04:28:00 Korresp. 24-ore.com
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4487
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
FAQJA E EMIGRANTIT - LAJME DHE SHERBIME, Posted 08 Dhjetor 2009, 01:22
Emigrantët, si të derdhin kontributet për pension nga vendet ku jetojnë

Emigrantët shqiptarë, të cilët aktualisht jetojnë jashtë vendit apo që kanë bërë bashkim familjar, duke tërhequr dhe prindërit në vendin ku jetojnë do të kenë më shumë lehtësira. Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe një përfaqësi e patronatit ACLI, ngritur në vitin 1945 me 72 degë në të gjithë botën, kanë nënshkruar një marrëveshje me disa pika për të ndihmuar emigrantët shqiptarë me informacion, asistence, si dhe projekte ndihmuese lidhur me

pensionet dhe derdhjen e kontributeve. Konkretisht, sipas kësaj marrëveshjeje, do të krijohet mundësia e informimit për të gjithë emigrantet shqiptarë, kryesisht në Greqi dhe Itali ku ndodhet edhe pjesa më e madhe e bashkëkombësve. Nga ana tjetër degët e ACLI, në Tiranë dhe Shkodër, japin asistencë për të gjithë emigrantet e kthyer në Shqipëri, lidhur me dokumentacionin e humbur, me të drejtat për të përfituar pension për ata që kanë punuar për disa vite jashtë vendit, si dhe ndihmë për sa i takon dhënies së informacioneve më të fundit për sigurimet, kontributet, vjetërsinë dhe përfitimet në formën e pensionit.
http://www.sot.com.al/index.php?option= ... &Itemid=64
6.12.2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4487
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
FAQJA E EMIGRANTIT - LAJME DHE SHERBIME, Posted 05 Janar 2010, 21:09
Shqiptarët, grupi i tretë më i madh i emigrantëve në Bashkimin Evropian
Eurostat bëri të njohura dje të dhënat në lidhje me popullsinë e qytetarëve të huaj në Bashkimin Evropian. Sipas Eurostat, qytetarët e huaj përbëjnë më shumë se 6% të popullsisë së Bashkimit Evropian. Të dhënat i përkasin vitit 2008. Gjermania ka numrin më të madh të qytetarëve të huaj, gjithsej 7.3 milionë persona, pasuar nga Spanja me 5.3 milionë persona dhe Mbretëria e Bashkuar me 4 milionë persona, Franca me 3.7 milionë të tillë dhe Italia me 3.4 milionë qytetarë të huaj.

Por, për sa i përket përqindjes së qytetarëve të huaj, Luksemburgu ka 43% të totalit të popullsisë qytetarë të huaj, pasuar nga Letonia me 18%, Estonia me 17%, Qipro me 16%, Irlanda me 13%, Spanja me 12% dhe Austria me 10%. Përqindja më e ulët e qytetarëve të huaj në një vend është në Rumani, Poloni, Bullgari dhe Sllovaki me 1%.

Sipas Eurostat, 37% e qytetarëve të huaj që jetojnë në Bashkimin Evropian janë të një vendi anëtar të BE. Grupi më i madh është nga Rumania me 1.7 milionë banorë, Italia me 1.3 milionë banorë dhe Polonia me 1.2 milionë.

Ndër qytetarët që nuk i përkasin Bashkimit Evropian, grupi më i madh është nga Turqia me 2.4 milionë ose 12% të totalit të qytetarëve të huaj, Maroku me 1.7 milionë ose 9% të totalit dhe Shqipëria me 1.0 milion banorë ose 5% të banorëve.

Shqiptarët mbajnë dhe një tjetër rekord në këtë studim. Ata përbëjnë grupin e vetëm më të madh të qytetarëve të huaj në një vend, pikërisht në Greqi, ku 64% e qytetarëve të huaj janë nga Shqipëria.

Shqiptarët në Greqi llogariten të jenë 577.500, pasuar nga ukrainasit (22.300).

Ndërsa në Itali, shqiptarët janë grupi i dytë më i madh i të huajve. Të parët janë rumunët (625 mijë të tillë), ndërsa shqiptarët janë të dytët (402 mijë).

Nga Tema 5.12.2010
Linku: - www.gazetatema.ne
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4487
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
FAQJA E EMIGRANTIT - LAJME DHE SHERBIME, Posted 05 Janar 2010, 21:11

Linku: - http://www.gazetatema.ne
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4487
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
FAQJA E EMIGRANTIT - LAJME DHE SHERBIME, Posted 10 Janar 2010, 02:23
Arrestohen babë e bir, shfrytëzuan të renë si prostitutë në Greqi

ELBASABN - I ka propozuar një vajze fejesën e më pas janë nisur në Greqi, por pasi kanë arritur atje, "dhëndri" bashkë me babanë e tij e kanë shfrytëzuar si prostitutë. Pas tre muajsh torturë, vajza u ka shpëtuar nga tutela dhe me të ardhur në Elbasan i ka denoncuar në polici. Babë e bir nga Tepelena, banorë në lagjen "5 Maji" të qytetit të Elbasanit, janë shpallur dje në kërkim nga ana e Komisariatit të Policisë së Elbasanit, akuzuar nga një 23-vjeçare për kryerjen e veprës penale "shfrytëzim i prostitucionit në rrethana rënduese". Sipas burimeve zyrtare të policisë së Qarkut të Elbasanit, 23-vjeçarja M.B, nga qyteti i Elbasanit, ka denoncuar 29-vjeçarin Klodian Beci dhe babain e tij, Servet Beci, 68 vjeç, pasi ata në bashkëpunim më njeri-tjetrin e kanë kaluar për në Greqi në mënyrë të paligjshme, dhe më pas e kanë shfrytëzuar për një periudhë tremujore si prostitutë vajzën nga Elbasani. Ata e kanë mashtruar fillimisht, duke i propozuar fejesën me 29-vjeçarin. Pasi "të fejuarit" kanë shkuar në Greqi, babë e bir e kanë nxjerrë të prostituojë rrugëve të shtetit fqinj. Policia konfirmon se vajza është shfrytëzuar si prostitutë në periudhën tetor-dhjetor të vitit 2009. Gjatë kësaj kohe ata kanë arritur që ta shfrytëzojnë duke e dhunuar dhe nëpërmjet kërcënimeve. Ndërkohë që vajza bënte prostitutën, babë e bir merrnin përfitimet e kësaj pune. E dëmtuara, pasi ka arritur që t'u shpëtojë tutorëve, është rikthyer në qytetin e saj. Në ditët në vazhdim, babë e bir pritet të përballen me gjykatën për akuzën e ngritur ndaj tyre. fa.po..
09/01/2010
GAZ.SHQIPTARE
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4487
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
FAQJA E EMIGRANTIT - LAJME DHE SHERBIME, Posted 19 Qershor 2010, 10:21
Shqiptaret pa viza per 3 muaj veret ne Kroaci
Imazh

ImazhImazh
Njoftim i darkes televizive nga TVSH - te dates 18 qershor 2010

1 korrik - 1 tetor 2010 udhtime pa viza te shqiptarve ne Kroaci

Ambasadori i Kroacise ne takim me kryeministrin Sali berisha i njoftoi Vendimin e qeverise kroate per te liberalizuar Levizjen e shqiptarve per sezonin e veres si per pune sezonale ashtu dhe per pushime ne plazhet me te fameshme ne bote ne Kroaci.
E gjithe kjo miresi qe i ben qeveria kroate popullit shqiptar vjen si rezultat i nje stabiliteti politik dhe i nje suksesi te qeverise shqiptare ne fusha ekonomike.

Njoftim nga Redaksia http://www.proletari.com

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4487
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Re: FAQJA E EMIGRANTIT - LAJME DHE SHERBIME, Posted 19 Qershor 2010, 10:24
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Kroacisë në Shqipëri, zotin z. Darko Javorski
Imazh
Imazh

- Ambasadori kroat i beri me dije kryeministrit Berisha vendimin e qeverise kroate për te hequr vizat, për qytetaret shqiptare, për periudhën 1 korrik 31 tetor 2010.

Kryeministri Berisha priti sot në një takim ambasadorin e Kroacisë në Shqipëri, zotin z. Darko Javorski.

Gjatë këtij takimi, Ambasadori kroat i beri me dije kryeministrit Berisha vendimin e qeverise kroate, per te hequr vizat, per qytetaret shqiptare, për periudhën 1 korrik 31 tetor 2010, si nje shprehje marrëdhënieve te ngushta te partneritet dhe miqësisë qe ekzistojnë midis te dy vendeve, te cilat u anëtarësuan se bashku ne NATO dhe kane ndërtuar një game te gjere bashkëpunimi te shkëlqyer ne te gjitha fushat ne te dobi te te mirës se ndërsjelle te te dy popujve.

Ky vendim vjen edhe si rezultat i rezultateve te larta te qeverise shqiptare ne përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave me BE, çka ka bere te mundur qe kontrolli i kufijve dhe siguria e dokumenteve ne Shqipëri te jetë në standardet me te larta ne Evrope “dhe ne presim që së shpejti shqiptaret të marrin lajmin e mirë për lëvizjen pa viza ne Be” u shpreh ambasadori kroat Javorski.

Kryeministri Berisha e falënderoi Ambasadorin kroat për ketë lajm të madh e të gëzuar qe ai u sjell sot shqiptareve dhe përmes ambasadorit Javorski i përcolli kryeministrit të Kroacisë Kosor falënderimet dhe përshëndetjet me te përzemërta. Ky vendim është një kontribut i rendesishem ne konsolidimin e mëtejshëm te marrëdhënieve te shkëlqyera mes dy vendeve dhe një ndihmese e çmuar për lëvizjen e lire te shqiptareve ne rajon.

Ne takim u theksua se vendimi për heqjen e vizave, për sezonin turistik, i cili u mor pas insistimit te qeverise shqiptare, do ti sjelle një shërbim te madh qytetareve shqiptare, qe dëshirojnë te kalojnë pushimet ne Kroaci, apo të zhvillojnë aktivitete te ndryshme tregtare me Kroacinë, por ne veçanti ai lehtëson jashtëzakonisht emigrantet shqiptare qe dëshirojnë te kalojnë pushimet ne Shqipëri me familjet e tyre dhe u duhet për ketë te lëvizin transit përmes Kroacisë.

18/06/2010

U morre; http://www.keshilliministrave.al/?fq=br ... &lid=13323
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4487
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
FAQJA E EMIGRANTIT - LAJME DHE SHERBIME, Posted 03 Korrik 2010, 10:06
Prej 1 korrikut te 2010, 520 mijë pensionistë përfitojnë pensionin me rritje nga 6 - 10 për qind
Pensionet e fshatit rriten 10 %
Pensionet minimale te qytetit rriten 6 %

02-07-2010 / Gazeta 55

Bode: Rritja e pensioneve - mblodhëm 2.3 miliardë lekë më shumë se në 2009-n nga sektori i doganave

Në përgjigje të akuzave të deputetëve të opozitës, Ministri i Financave Ridvan Bode ka thënë dje se qeveria ka realizuar rritjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit në masën 100 për qind. Në lidhje me dyshimet e hedhura nga deputetët e opozitës të cilët pyetën “ku gjenden paratë për rritje pagash dhe pensionesh, Bode tha se Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka bërë mbylljen e muajit qershor dhe 6-mujorin e parë të këtij viti me realizim e të ardhurave 100 për qind. Bode tha se në muajin qershor të ardhurat në dogana arritën në 104%. “Janë 2.3 miliardë lekë të ardhura të mbledhura më shumë se qershori i vitit 2009”, ka detajuar Ministri. Ai tha se gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2010, të ardhurat nga doganat patën një rritje me 16 për qind krahasuar me një vit më parë. “Një ekonomi që rritet nga viti në vit me të ardhurat, në një sektor si doganat, do thotë që nuk është një ekonomi që meriton lotët e krokodilave politikë, por një ekonomi që manifeston dinamizëm”, u shpreh ministri i Financave, Ridvan Bode gjatë fjalës së tij në Kuvend. Ndërkohë, nga dje, pensioni mujor për 520 mijë pensionistë shqiptarë do të jete më i lartë se deri më tani, duke filluar nga vendimi i fundit i qeverisë, i cili ka hyrë tashmë në fuqi. Vendimi i marrë nga dje qeveria diferencon rritjen e pensioneve në fshat dhe në qytet, por sipas kryeministrit Berisha, mbulon inflacionin, duke siguruar një shtesë reale në pension. Pensionet e ulëta në qytet do të rriten me 6 %, ndërsa pensionet e fshatit do të rriten me 10 %. Kreu i qeverisë theksoi se nga 1 Korriku, pensionet e larta dhe ato suplementare do të rriten me 4 % dhe se nga rritja prej 6 % e pensioneve në qytet do të përfitojnë 200 mijë pensionistë ndërsa nga rritja prej 10 % do të përfitojnë 120 mijë pensionistë. Berisha theksoi se ky është një ndër premtimet e bëra dhe të mbajtura nga qeveria. Sipas kreut të qeverisë rritja progresiste e pensioneve do vazhdojë vit pas viti deri në kapjen e standardit evropian. Nga 2005-a, kohë kjo kur PD-ja erdhi në pushtet, pagat dhe pensionet janë dyfishuar, ndërsa në planet afatgjata të qeverisë parashikohet rritja deri në barazimin e pensioneve të Shqipërisë me ato të vendeve të Bashkimit Evropian.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Mëparshme
Posto një përgjigje 60 postime · Faqe 6 prej 6 · 1, 2, 3, 4, 5, 6
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 31 Maj 2020, 03:21
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari