Cdo gje qe ju nevojitet nga interneti
Dedikuar te gjitha informacioneve mbi sherbimet e nevojshme per shqiptaret brenda dhe jashte atdheut
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 60 postime · Faqe 1 prej 6 · 1, 2, 3, 4, 5, 6
FAQJA E EMIGRANTIT - LAJME DHE SHERBIME
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4487
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
FAQJA E EMIGRANTIT - LAJME DHE SHERBIME, Posted 17 Gusht 2009, 11:52
KUJDESNI TOKA O EMIGRANTE SE QEVERIA DO TJUA PERDORE!

Gjana: Faji për tokën djerrë, i emigrantëve

Ka dhënë dje ministri i Bujqësisë, Jemin Gjana, shpjegime për nis-mën më të re të qeverisë 'Berisha' lidhur me akordimin komunave të së drejtës për dhënie tokash djerrë të tretëve për shfrytëzim. Gjana tha se "toka bujqësore nuk punohet në disa zona: në zonat minoritare, në zonat ku emigrimi është i lartë, si dhe në zonat përreth autostradave, për shkak se pronarët që kanë titujt e pronësisë, synojnë t'i shesin ato për aktivitet tjetër ekonomik, nga ku mendojnë se edhe fitimi është më i madh". Ai vuri në dukje se janë vetëm 10% të tokave bujqësore që rezultojnë të pashfrytëzuara në vite. Toka, sipas Gjanës, punohet më pak edhe në zonat e ultësirës perëndimore, pasi pronarët, duke qenë më afër zonave urbane, janë të angazhuar në aktivitete të tjera. Gjana nënvizoi se projektligji përkatës, i cili do të hartohet nga ekspertë të këtij dikasteri, do të ketë si bazë alternativën, e cila e vë sipërfaqen e tokës së papunuar nën administrimin e njësive të qeverisjes vendore për një kohë të caktuar dhe kundrejt një qiraje, e cila do të vilet nga vetë këto njësi. Sipas tij, qeveria ka vendosur këtë rrugë, midis tri praktikave të njohura në këtë fushë nga vende të ndryshme, që janë praktika e heqjes së titullit të pronësisë, praktika e vendosjes së një takse të lartë për mospërdorimin jo vetëm të tokës bujqësore, por edhe trojeve në zonat urbane, si dhe marrja nën administrim nga njësitë e qeverisjes vendore".

Kushtetutshmëria
Nisma e qeverisë, edhe sikur të marrë miratimin e Kuvendit, rrezikon të dështojë në Gjykatën Kushtetuese. Nuk mund të detyrohet me ligj marrja në administrim e një prone, pa lejen e pronarit. Kjo e fundit mund të bëhet vetëm në rast se pronari i tokës është dakord, por i pyetur për shpërblimin e këtij të fundit, Gjana parapëlqeu ta anashkalojë çështjen, duke thënë se një gjë e tillë do të studiohet. Por në fakt, ky është thelbi i çështjes. Pa zgjidhur një "kyç" të tillë, është e kotë të vijohet më tej, pasi cënohet e drejta e pronës. Qeveria shqiptare ende sillet si pronare e tokës, duke harruar që ajo nuk ia ka dhënë në përdorim fshatarit tokën, por i ka kaluar të drejtën e pronësisë. Në këto kushte, ajo mund të vendosë taksë për tokën djerrë, ose të rritë taksën në përgjithësi për tokën bujqësore, duke adoptuar forma të interesit ekonomik që ta nxitin fshatarin ta punojë atë.
08/08/2009
Genc Kondigaz. shqiptare
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4487
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
FAQJA E EMIGRANTIT - LAJME DHE SHERBIME, Posted 18 Gusht 2009, 21:26
Emigrantët, skema e plotë për të marrë pension edhe në Shqipëri

Procedura që ndiqet për sigurimin e pensionit në vend duke qenë jashtë tij

Mijëra shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit kanë mundësi që me një pagesë të caktuar mujore të sigurojnë pension pleqërie edhe në Shqipëri. Gjithçka nis që me verifikimin e viteve të siguruara të punës që ata kanë në vend, për të vijuar më pas me autorizimin e një të afërmi të tyre për kryerjen e pagesave të sigurimit vullnetar. Masa e kontributit për sigurimin vullnetar nga data 1 maj është ulur, duke u llogaritur në 3482 lekë. Instituti i Sigurimeve Shoqërore zbardh skemën e plotë për sigurimin e njërit prej katër llojeve të pensioneve që përfitohen në vendin tonë, që janë: ai i pleqërisë (i plotë ose i pjesshëm), familjar dhe invaliditeti. Këto lloj përfitimesh shtetërore mund të merren edhe nga emigrantët shqiptarë nëpërmjet vazhdimit vullnetar të sigurimit shoqëror.
Skema
Së fundi shteti shqiptar ka hartuar një skemë, e cila bën të mundur që shqiptarët që punojnë jashtë shtetit jo vetëm të mos i humbasin vitet e punës që kanë pasur në shtetin e tyre, por të kenë mundësi të kryejnë edhe sigurim vullnetar për të plotësuar vjetërsinë në punë si në nivel minimal, ashtu dhe maksimal. Për këtë, Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH), në mungesë të marrëveshjeve për njohjen reciproke të periudhave kontribuuese me shtetet ku banojnë emigrantët, ka mundësuar që këtyre personave, në bazë të legjislacionit shqiptar, t’u sigurohet kjo e drejtë. Ekspertët e ISSH-së kanë detajuar edhe çfarë mund të përfitojnë emigrantët me vjetërsinë e punës që kanë në Shqipëri, pa qenë të siguruar në momentin e përfitimit. Sipas drejtorit të Kontributeve pranë ISSH-së, Naim Balluku, emigrantët mund të marrin pension të pjesshëm kur kanë jo më pak se 15 vjet të siguruara, pension të plotë kur kanë jo më pak se 35 vjet të siguruara dhe pension invaliditeti kur janë tërësisht të paaftë për punë. Në rastin e fundit shteti duket se ka krijuar më shumë lehtësi, pasi vjetërsia mbi të cilën përfitohet pensioni do të llogaritet me një formulë të caktuar dhe jo me kufij “tavan” dhe “dysheme”. Sipas të dhënave të ISSH-së, është evidentuar se rreth 21 mijë shqiptarë, të paktën në Itali, nuk janë më të aftë të punojnë. “Duke qenë se kjo kategori është përballur me kushte pune të vështira, është menduar që për pensionet e invaliditetit të hartohet një formulë: ‘moshë, minus 20, pjesëtim për 2’ dhe nga kjo ne arrijmë të llogarisin vjetërsinë e kontributeve për pension invaliditeti të plotë. Për vjetërsi kontribuuese më të vogël, proporcionalisht me periudhën e siguruar, jepet pension invaliditeti i reduktuar. Në këtë kuptim, një invalid që mund të jetë në moshën 50-vjeçare, me këtë raport, përfiton pension të plotë invaliditeti kur ka 15 vjet vjetërsi pune. Në rastet kur ka më pak merr pension të pjesshëm në raportin: vjetërsi në punën që ka me vjetërsinë që i kërkohet sipas raportit të mësipërm”, - sqaron drejtori i Kontributeve në ISSH. Sipas Ballukut, invalidëve u jepet një shtesë për fëmijët që kanë në ngarkim, 5 për qind të pensionit kur këta të fundit janë nën moshën 18-vjeçare apo 25-vjeçare dhe kur vazhdojnë arsimin e lartë. Fëmijët përfitojnë pension edhe kur personi i siguruar në Shqipëri ka humbur jetën. Nga kjo skemë përfitojnë edhe ata persona që përkujdesen për invalidin në masën 15 për qind të pensionit. Sipas drejtorit të Kontributeve, të gjithë emigrantët që nuk kanë pasur mundësi që të krijojnë një vjetërsi të paktën deri në 15 vjet pune, për të siguruar këtë kohë apo edhe periudhën 35-vjeçare për pension të plotë, mund të sigurohen në mënyrë vullnetare. Ai sqaron edhe fushat ku mund të shtrihet sigurimi vullnetar për emigrantët.
Kontributet
Pjesë e skemës së sigurimit vullnetar të pensionit për të plotësuar vitet e nevojshme të punës mund të bëhen të gjithë personat e interesuar që janë larguar nga skema e sigurimit të detyrueshëm. Ndërsa përsa i përket mbulimit të periudhave të kaluara, sigurimi vullnetar bëhet vetëm për vitet e pasiguruara dhe jo për vitin aktual. Kontributi që do të paguhet do të jetë në masën e kontributit minimal në kohën e pagesës së tyre. Përfitimet në këtë fushë janë vetëm për pension pleqërie, invaliditeti dhe familjar. Sigurim për një shumë më të madhe të ardhurash kanë të drejtë të bëjnë të vetëpunësuarit, të punësuarit dhe punëdhënësit privatë, duke paguar kontribute deri në nivelin maksimal, për të përfituar deri në nivelin maksimal të pensionit të pleqërisë, invaliditetit dhe atij familjar. Aktualisht kontributi mujor për të përfituar nga skema e sigurimit vullnetar është ulur. Më parë kjo masë është llogaritur në shumën 3544 lekë, ndërsa nga fillimi i muajit maj kjo shumë është ulur në 3482 lekë. “Edhe për sigurimin e periudhave të kaluara do të paguhet kjo shumë për arsye se pensionet indeksohen çdo vit. Kontributet mund të paguhen tremujore dhe kur këto paguhen paradhënie zbritet 1.5 për qind nga shuma e kontributeve, gjashtëmujore ku zbritet 3 për qind e kontributeve dhe vjetore ku zbritet 6 për qind e kontributeve”, - sqaron specialisti i ISSH-së. Për këtë të fundit shqetësim mbetet fakti i mungesës së informacionit që kanë emigrantët shqiptarë për përfitimin e pensioneve në vend. Megjithëse ligji “Për Sigurimet Shoqërore” krijon kushte për plotësimin e periudhave të munguara për t’u përfshirë në kushte përfitimi, është shumë i rëndësishëm plotësimi i dokumentacionit që vërteton vjetërsinë në punë. Një pjesë e mirë e emigrantëve nuk e kanë ruajtur këtë dokumentacion, librezat e punës janë të paplotësuara në të gjitha rubrikat ose me mungesa, të cilat mund të vështirësojnë marrjen e përfitimeve që ofron Ligji i Sigurimeve Shoqërore në kohën që lindin këto.
Procedura
Për të siguruar pensionin edhe në Shqipëri emigrantët mund të autorizojnë të afërmit për të lidhur marrëveshje me strukturat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore në rrethin ku kanë banuar dhe ku është arkivuar dhe vjetërsia në punë e tij për të vazhduar sigurimin vullnetar të pensionit. “Për ata emigrantë që disponojnë librezat e punës, do të ishte më e lehtë konfirmimi i viteve të punës, pasi do të shërbente si bazë për sigurimin e viteve të tjera të munguara. Për ata emigrantë që nuk disponojnë librezat e punës, në formularë të veçantë mund të shënohen periudhat e punuara dhe të siguruara në Shqipëri dhe të llogariten vitet e munguara. Për t’u ardhur në ndihmë emigrantëve shqiptarë në Itali ISSH-ja ka lidhur marrëveshje me organizata jofitimprurëse, të cilat mundësojnë dhënien e informacionit të të interesuarve për sigurimin vullnetar. Konkretisht, marrëveshjet janë ligjëruar me disa organizata si INAS–CISL, ACAI, ENAS–UGL, që kanë marrë përsipër ta ofrojnë këtë shërbim falas, në mënyrë që emigrantët të rrisin mundësinë për sigurimin shoqëror. Nga ana tjetër, ISSH-ja ka hartuar dy formularë, ku njëri është për sqarime për problemet që kanë emigrantët, ndërsa formulari i dytë për konfirmimin e periudhave kontribuuese. Për të vetëpunësuarit në bujqësi dhe pensionistët përgjigjja kthehet po në formë elektronike, brenda dy ditëve nga marrja e kërkesës. Përsa i përket vjetërsisë në subjektet urbane, ku ende nuk ka përfunduar informatizimi i sistemit, megjithëse afati ligjor për verifikimin dhe konfirmimin në arkiva është për 5 muaj, përgjigjet e dhëna nga ISSH-ja kanë qenë jo më shumë se 15 ditë nga dita e ardhjes së kërkesave. “Kërkesat e emigrantëve për sigurimet shoqërore në përgjithësi përqendrohen në dy drejtime kryesore. Së pari, në drejtim të njohjes së legjislacionit të sigurimeve shoqërore dhe, së dyti, në konfirmimin e periudhave të punës në Shqipëri. Për realizimin e kërkesave ISSH-ja dhe INAS, në Itali, kanë një korrespondencë për plotësimin e formularëve. ISSH-ja i dërgon formularët, pasi i plotëson në formë elektronike, brenda muajit. Formulari, i cili vërteton periudhat kontribuuese, zëvendëson librezën e punës”, - shprehet drejtori i Kontributeve. Sipas Ballukut, gjatë kohës së qëndrimit në Shqipëri për emigrantët është e domosdoshme që së pari të evidentojnë dhe të regjistrojnë vjetërsinë kontribuuese që kanë në Shqipëri. Së dyti, nisur nga vjetërsia që kanë, ata duhet të angazhohen që nëpërmjet sigurimit vullnetar të kompletojnë të paktën 15 vjet për të përfituar pension të pjesshëm ose 35 vjet për të përfituar pension të plotë. Ndërsa për emigrantët shqiptarë në Greqi, ku mungojnë këto organizma, përfaqësive shqiptare diplomatike u është siguruar informacion i plotë për sigurimin e emigrantëve, duke i pajisur me manuale për të gjitha kategoritë e emigrantëve.


Disa statistika të emigrantëve në Itali

441 000 është numri i përgjithshëm i shqiptarëve me leje qëndrimi
12% të totalit e përbëjnë shqiptarët në Itali
56% janë femra
44% janë meshkuj
Motivi i marrjes së lejes së qëndrimit
54.2% për punë
42.5% bashkim familjar
5.1% për arsye të tjera
78.5% e lejeve janë marrë nga meshkujt
16.9% nga femra
4.6% nga të tjerë
64.4% zë mosha 18-39 vjeç
Përqendrimi i emigrantëve
33.5% në veriperëndim
26.8% në verilindje
27.2% në qendër
11.4% në jug dhe ishuj
45 281 numri i fëmijë të lindur
77 983 ndjekin shkollat që nga parapërgatitore e deri në të mesme
41 221 të punësuar 2005-2007
15 359 sipërmarrës shqiptarë
Prej të cilëve 83.8% sipërmarrës në ndërtim
Të dhëna
750 000 llogaritet numri i emigrantëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi
448 000 llogaritet numri i emigrantëve që jetojnë dhe punojnë në Itali
Burimi: Instituti Sigurimeve Shoqërore
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4487
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
FAQJA E EMIGRANTIT - LAJME DHE SHERBIME, Posted 18 Gusht 2009, 22:24
Zv/ministri i Brendshëm Ferdinand Poni paralajmëron se pasaportave aktuale do t’u kufizohet afatit për vlefshmërinë
Imazh

Zv/ministri i Brendshëm Ferdinand Poni paralajmëron se pasaportave aktuale do t’u kufizohet afatit për vlefshmërinë
Ministria e Brendshme, nuk perjashton edhe mundesine e nje ligji qe do te kufizoje afatet e vlefshmerise se pasaportave aktuale. Zv/ministri i Brendshem, Ferdinand Poni, ne nje interviste per ALSAT, sqaron se ritmet aktuale te aplikimeve per pasaporten biometrike jane te kenaqshme, por MB ka gati nje p/ligj qe mund ti kaloje qeverise per miratim. "Besoj se do ta nxjerrim vendimin, vendimi eshte i shkruar nga ministria por i takon qeverise shqiptare ta vleresoje oportunitetin se kur duhet te dale vendimi, por qytetaret duhet ta dine qe eshte me e mire kjo pasaporte, dhe shume mire ta kene ate, dhe baza jone e te dhenave ia ofron te gjitha mundesite, per te kontrolluar pervecse pasaporta kontrollohet dhe vete. Pasaporta, karta jane dokumenta qe verifikohen me vetveten, ne kuptimin e disa parametrave te kontrollit, standarde te nivelit te pare, te nivelit te dyte e te trete. Por pastaj nese do duhet te kontrollohet me qendren tone te personalizimit qe eshte nje qender supermoderne", thote Ferdinand Poni, zv/minister i Brendshem. Sipas Ponit, nese deri ne fund te vitit te ardhshem mbi 1 mln shtetas shqiptare nuk do te jene te paisur, atehere do te jete qeveria qe do te marre masa per permbushjen e ketij detyrimin. Dokumentat biometrike te identifikimit te shtetasve shqiptare kane elementet me te larte te sigurise, dhe permbajne informacionin e domosdoshem per identifikim edhe nga autoritetet e vendeve te huaja.
09-08-2009 / Gazeta 55
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4487
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
FAQJA E EMIGRANTIT - LAJME DHE SHERBIME, Posted 18 Gusht 2009, 22:28
Itali, takse per riperteritjen e lejes se qendrimit


Te gjithe emigrantet te cilet kerkojne te riperseritin lejen e qendrimit ne Itali duhet te paguajne nje takse. Sipas rregullave te vendosura nga shteti fqinje nevojitet pagesa e nje kontributi prej 80 deri ne 200 euro per te gjitha praktikat qe lidhen me leshimin ose riperteritjen e lejes se qendrimit, duhet paguar nje kontribut ekonomik. Por ne rast se ka emigrante te cilet nuk e paguajne ate, atehere gjobiten deri ne 10 fishin e kesaj takse te vendosur. "Per ato qe nuk e bejne kete pagese parashikohet arrestim deri ne nje vit dhe gjobe deri ne 2.000 euro" pohojne autoritetet italiane. Nderkohe per emigrantet ilegale ne shtetin fqinje parashikohen sanksione te larta. Keto parashikon "Paketa e Sigurise", e cila tashme eshte miratuar ne Senatin e shtetit fqinj. Ne te parashikohet, vec riatdhesimit, gjoba nga 5 mije deri ne 10 mije euro per emigrantet e paligjshem. Po keshtu, parashikohet mundesia e riatdhesimit, pa leshimin e miratimit nga ana e autoriteteve kompetente.

Leje qendrimi

Itali ka krijuar nje kanali informimi per te gjithe ata qe duan te qendrojne ne kete shtet, dhe kushdo mund te konsultohet drejtperdrejt on-line ne adresen zyrtare te policise. Ky eshte nje projekt i realizuar nga "Polizia di Stato", tashme ne dispozicion te publikut te gjere. Shtetasi i huaj, qe ka paraqitur kerkese per leshimin, riperteritjen apo dublikimin e lejes se qendrimit do te gjeje pergjigje ne eeb, thjesht duke u lidhur me sitin institucional te "Polizia di Stato" (eee.poliziadistato.it), cka do te mundesoje qasjen ne nje "banko data" informative, specifike. I interesuari perzgjedh nje gjuhe te njohur prej tij/saj (mes italishtes, anglishtes, spanjishtes, rusishtes dhe arabishtes) dhe kufizohet vetem me futjen ne hapesiren e kerkuar te kodit numerik te praktikes, nese kerkesa eshte paraqitur prane zyrave te kuestures, apo te letres rekomande, nese eshte paraqitur prane zyrave postare. Sherbimi do te jape informacione mbi rezultatin perfundimtar te praktikes: nese leja eshte e gatshme, do te tregohet institucioni ku duhet shkuar per terheqjen e saj, permes nje harte gjeografike, e cila mbulon te gjithe territorin kombetar.

Masat

Dokumentacioni i vene ne dispozicion nga Ministria e Punes ne vendin tone me ane te kesaj pakete te sigurise eshte vendosur taksa e riperteritjes se lejes se qendrimit nga 80 ne 200 euro, e gjithashtu edhe sinjalizimit te imigranteve te parregullt nga ana e personelit mjekesor dhe spitalor. Por ka "ngecur" neni qe parashikonte zgjatjen e ndalimit brenda Qendrave te Pritjes se Perkohshme deri ne 18 muaj, pavaresisht se Ministria e Brendshme tashme ka bere propozimin e saj ne seancen e votimit ne Dhomen e Deputeteve. Gjithashtu, paketa parashikon se nuk do te jete me e mundur te kerkosh vize hyrjeje, nese miratimi per hyrje me motive te ribashkimit familjar nuk leshohet 180 dite pas perpunimit te praktikes. "Keshtu davaritet edhe nje mundesi garancie e ushtrimit te se drejtes familjare, e parashikuar per t'iu kundervene burokracise se tejngadalshme", sqarojne ekspert tane. Me dekretin e ri per te ashtuquajturat "sherbime te transferimit te parave" emigrantet do te detyrohen te paraqesin lejen e qendrimit dhe kopjen e saj ta ruajne per dhjete vjet. Po keshtu, duhet t'ia komunikojne ekzekutimin e transaksionit autoriteteve kompetente ne rastin kur behet per nje subjekt qe nuk zoteron leje qendrimi.
E Diele, 17 Maj 2009
Koha e Jonë
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4487
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
FAQJA E EMIGRANTIT - LAJME DHE SHERBIME, Posted 18 Gusht 2009, 22:30
Universitetet italiane me konkurs

28 July 2009
Imazh

Për herë të parë këtë vit, testim për konkurrentët shqiptarë. Shkak, numri i lartë i kërkesave. Studimet në Itali, degët që do të kenë konkurs pranimi. Kush kalon konkursin specifik për fakultetin përkatës, hyn në universitetet italiane. Maturantët shqiptarë, që do të marrin vlerësim pozitiv në dy provimet me zgjedhje të maturës, dhe kanë aplikuar në universitetet italiane për degët si: Arkitektura, Mjekësia, Odontoiatria, Veterinaria, Profesionet sanitare, Shkencat e Formimit primar, duhet të përgatiten edhe për një konkurs të fundit për fitore. Për këto degë, autoritetet italiane kanë vendosur që, përveç provimit të njohjes së gjuhës italiane dhe kalimit me sukses të katër provimeve të maturës, të rinjtë shqiptarë duhet të kalojnë disa prova të tjera, në lidhje me disiplina të veçanta. Sipas kushteve të vendosura nga universitetet italiane, të rinjtë shqiptarë, që do të arrijnë të kalojnë me sukses konkursin, që do t’u bëhet nga fakultetet ku ata kanë aplikuar, do të fitojnë të drejtën për të vijuar studimet në këto degë. Mësohet se në këtë konkurs, maturantët shqiptarë do të testohen për dijet specifike që karakterizohet secila prej degëve të mësipërme. Arsyeja pse universitetet italiane kanë vendosur t’i testojnë maturantët shqiptarë, para se t’i pranojnë në auditorët e tyre, qëndron në faktin se këto degë ofrojnë një numër të kufizuar kuotash pranimi. Madje, jo vetëm kaq, por duke qenë se ato janë tepër të preferuara edhe nga të rinjtë italianë është parë më se e nevojshme që të bëhet një seleksionim i mirë i kandidatëve, me qëllim që të përzgjidhen studentët më të mirë, pavarësisht origjinës së tyre.

Fituesit. Maturantët shqiptarë të përzgjedhur nga ambasada italiane për të nisur pararegjistrimin në universitetet italiane dhe që arrijnë të kalojnë me sukses dy provimet me zgjedhje të maturës, do të nisen drejt Italisë në ditët e fundit të muajit gusht. Por, me gjithë mbërritjen në shtetin fqinj, ata duhet të kalojnë disa kohë në pritje, para nisjes së studimeve në këtë vend, derisa universitetet italiane të shprehen zyrtarisht se cili prej tyre do të pranohet. Kështu, pasi të vlerësohen dhe verifikohen të gjitha kërkesat e të rinjve shqiptarë nga organet e specializuara në Itali, do të vendoset përfundimisht edhe se cili e fiton provën e hyrjes. Përcaktimi i fituesve në Itali do të bëhet para nisjes së vitit të ri akademik 2009-2010. Ndërkohë që, të gjithë ata të rinj shqiptarë, që nuk do të renditen te listat e fituesve në universitetet italiane, nuk duhet të dëshpërohen, pasi për ta do të ketë një shans të dytë për të studiuar në Itali, megjithëse jo në degën e preferuar. Brenda datës 12 dhjetor 2009, universitetet italiane do të bëjnë të ditur nëse ka ende vende të lira në fakultetet e tyre. Në këtë pikë, ata që kanë mbetur jashtë mund të paraqesin kërkesën për një kurs tjetër diplomimi, ose për të njëjtin kurs, në një universitet tjetër. Të rinjtë e huaj, të cilët jetojnë në Itali dhe dëshirojnë të regjistrohen në universitet, nuk hyjnë në këto kuota, por mund të paraqesin kërkesën e regjistrimit pa limite në numër, duke ndjekur të njëjtat rregulla me të cilat aplikojnë edhe italianët.

Pagesat që duhet të kryejnë studentët. Shtetasit e huaj, që synojnë të shkojnë në Itali për të vijuar një kurs studimor, apo për të ndjekur studime universitare, duhet të provojnë se zotërojnë burime të mjaftueshme për mbajtjen e tyre gjatë qëndrimit të parashikuar. Kur kohëzgjatja e kursit studimor nuk kalon tre muaj, masa e mjeteve të jetesës, lidhur me kohëzgjatjen e qëndrimit në Itali varion nga 269-206.58 euro. Nëse kohëzgjatja është më shumë se tre muaj, studenti i huaj, duhet të provojë se zotëron të ardhura mujore të barabarta me çekun social (për 2009 kjo është baras 409.05 euro). Për këtë, shtetasit e huaj përfshirë edhe shqiptarët, që synojnë të ndjekin studimet e larta në universitetet italiane, nga ana e tyre, duhet të provojnë se zotërojnë mjete jetese në një masë jo më të vogël se 350.57 për çdo muaj të kohëzgjatjes së vitit akademik. Në të gjitha rastet, zotërimi ekonomik mund të provohet përmes garancive ekonomike personale, apo të ofruara nga institucione, apo ente italiane, që konsiderohen të besueshëm nga përfaqësia diplomatike italiane (garanci bankare, llogari bankare, police garancie bankare apo sigurimesh etj.). Në disa raste, ambasadat italiane kërkojnë, me qëllim lëshimin e vizës, ekskluzivisht paraqitjen e një police garancie bankare apo sigurimesh, kjo në mbështetje të plotësimit të disa kërkesave. Kur shtetasi i huaj nuk zotëron mjetet financiare të tijat të duhura, ka mundësi që fituesi të lidhë një depozitim bankar si garanci në emër të tij.


Degët me konkurs në Itali; Arkitektura, Mjekësia, Odontoiatria, Veterinaria, Profesionet sanitare, Shkencat e Formimit primar.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4487
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
FAQJA E EMIGRANTIT - LAJME DHE SHERBIME, Posted 18 Gusht 2009, 22:39
Emigrantët, sa barazi kanë në trajtimin shëndetësor

Studimi tregon se emigrantët nuk kanë njohuritë e duhura për të përfituar asisetncë shëndetësore

“Nga të dhënat del se të huajt drejtohen më pak se italianët në strukturat shëndetësore për vizita dhe diagnostikime ( 18,4% të huaj kundrejt 24,6% italianëve). Sidomos vihet re se për vizitat te mjeku specialist kjo shifër përgjysmohet për të huajt. Ndërsa për sa i përket shërbimit të urgjencës, të huajt drejtohen atje më shumë se italianët”

Para pak kohësh u bë një studim nga ISTAT mbi kushtet e popullatës së huaj në Itali(përshirë edhe familjet shqiptare) përsa i përket kushteve shëndetësore dhe mundësisë së shfrytëzimit prej tyre të strukturave shëndetësore në Itali. Nga studimi dolën të dhëna interesante të cilat po i shtjellojmë më poshtë. Personat e huaj të intervistuar ishin rreth 3.500 vetë. Për shkak të numrit të pakët të të huajve të moshuar, u morën në konsideratë vetëm personat nën 64 vjeç. Nga analiza e të dhënave del se të huajt kanë pak a shumë po ato kërkesa shëndetësore si italianët. Dallojnë imigrantët e brezit të parë të cilët gëzojnë shëndet më të mirë. Kjo mund të shpjegohet pjesërisht edhe me faktin se ata që s gëzojnë shëndet të mirë, kthehen në vendin e origjinës, gjë që ndodh edhe për shkak të kufizimeve në shfrytëzimin e strukturave shëndetësore. Po për këtë shpesh nuk është fajtor vendi pritës, po më tepër mosnjohja e mundësive për të përfituar asistencë shëndetësore, ose problemet e komunikimit dhe të burokracisë.
Vizitat
Nga të dhënat del se të huajt drejtohen më pak se italianët në strukturat shëndetësore për vizita dhe diagnostikime ( 18,4% të huaj kundrejt 24,6% italianëve kanë kryer një vizitë mjekësore në katër javët para intervistës). Sidomos vihet re se për vizitat te mjeku specialist kjo shifër përgjysmohet për të huajt. Ndërsa për sa i përket shërbimit të urgjencës, të huajt drejtohen atje më shumë se italianët (7 % kundrejt 4,2 % të italianëve në tre muajt para intervistës janë drejtuar për ndihmë te Reparti i Urgjencës). Gjithashtu gjatë muajve të shtatzanisë, gratë e huaja i drejtohen shumë më tepër se italianët asistencës në konsultoret publike.
Parandalimi
Për sa i përket temës së parandalimit të sëmundjeve kemi disa të dhëna interesante. Meshkujt e huaj që nuk e kontrollojnë tensionin arterial jane 39,1% (për italianët kjo shifër është 22 %). Në lidhje me analizat për parandalimin e tumoreve femërore, një në dy gra të huaja shkon për të bërë pap test (konkretisht 51,6%) dhe mamografinë (42,9%). Kjo shifër reduktohet edhe më tepër për gratë shqiptare dhe marokene (një në tre gra) që shkojnë për të bërë pap test. Ndërsa për italianët kjo shifër është mbi 70 %.
Faktorët
Mes faktorëve të rrezikshëm për shëndetin janë analizuar duhani dhe mbipesha. Nga studimi del se zakoni i pirjes së duhanit është i përhapur në 27,9% të meshkujve dhe 14,6% të femrave të huaja nga mosha 14 deri 64 vjeç. Duke e krahasuar me italianët, si për burrat (30,9% kundrejt 27,9%) ashtu dhe për gratë (20% kundrejt 14,6%) del se konsumi i duhanit është më pak i përhapur tek të huajt. Por nëse bëjmë një analizë më të detajuar duke marrë për bazë origjinën e të huajve atëherë kuadri del disi më ndryshe. Në veçanti, meshkujt me origjinë shqiptare mbajnë vendin e parë me 42,2% për sa i përket pirjes së duhanit ndërkohë që te femrat me po këtë kombësi shifra bie në mënyrë drastike (3,6%). Një diferencë e tillë vihet re edhe te popullata marokene ose ajo e vendeve të tjera afrikane. Përsa i përket grave, janë rumunet ato që mbajnë vendin e pare si duhanpirëse me 28,3%. Të huajt nga vendet jokumunitare karakterizohen edhe për numrin e lartë të duhanpirësve të fortë (dmth ata që pijnë 20 a me shumë cigare në ditë). Të parët ndër ta janë shqiptarët me 20,3%, të ndjekur nga rumunët me 17,5%.
Mbipesha
Të qenët mbipeshë vihet re më shumë te meshkujt me origjinë shqiptare dhe gratë me origjinë marokene. Mes meshkujve të huaj, numri i personave obezë është 9,5% dhe atyre mbipeshë 39,2%. Ndërsa gratë obeze janë 7,6% ndërkohë që ato mbipeshë janë 24,9%. Edhe ky faktor rreziku ka ngjyrimet e veta etnike. Përsa i përket meshkujve janë shqiptarët ata që mbajnë vendin e parë për numrin më të lartë të personave obezë me 11,3% dhe mbipeshë me 44,2%; ndërsa për gratë janë marokenet të parat me 19,8% të grave obezë dhe 32,8% ato që janë mbipeshë. Pas tyre vijnë gratë e vendeve të tjera afrikane (12,5%, 36,5%) dhe nga Shqipëria me përkatësisht 10,2% dhe 27,1%.
Sëmundjet më të përhapura
Rreth 21,7% e të huajve nën moshën 65 vjeç (24,2% te gratë dhe 19,4% te burrat) deklaron se ka vuajtur nga një patologji akute në katër javët para intervistës. Bëhet fjalë kryesisht për patologji që prekin aparatin e frymëmarrjes (11,9%), më pas vijnë ato të sistemit muskulor dhe të kockave (2,8%, 2,4% për burrat dhe 3,2% për gratë), ato të aparatit tretës dhe të dhëmbëve (2,7%), traumat (2,4%. Në krahasim me italianët, klasifikimi i patologjive është pak a shumë i njëjtë, ndonëse në total, numri i personave që kanë vuajtur të paktën nga një patologji në katër javët para intervistës, është më i madh te italianët (27,4% kundrejt 22,8%), si për burrat ashtu dhe për gratë.
Numri i të huajve jo të moshuar që vuajnë nga kufizimet në lëvizjet e tyre të përditshme është i pakët, qoftë edhe për ata me dëmtime të rënda (0,6% në krahasim me 2,3% të italianëve). Kjo dëshmon që në përgjithësi, të huajt rezidentë në Itali gëzojnë shëndet të mirë.

Sëmundjet profesionale, më të përhapura te emigrantët

“Sipas Sistemit te Sigurimeve Shoqërore të Greqisë ( IKA) aksidentet në punë për emigrantët është njëmbëdhjetë në një mijë emigrantë, kundrejt vendasve që e kanë shtatë në një mijë grekë”

Teoria dhe praktika për një barazi dhe integrim të emigrantëve në jetën e përditshme kanë mbetur vetëm një ide në letër. Përbuzja dhe veçimi i kësaj shtresë sa vjen dhe po bëhet më shqetësuese. Mospajisja me dokumente legalizimi, vonesa në ripërtëritjen e dokumenteve, ( deri në dy vjet) përbën një nga padrejtësitë e shumta, ku nga varen edhe zgjidhja e problemeve të tjera. Po më kryesorja e mbi të gjitha në jetën e përditshme të emigrantëve, një pengesë kryesore janë shërbimet mjekësore. Lidhur me shërbimet mjekësore, nga studimet dhe verifikimet e fundit ka rezultuar se janë rritur në kulm vështirësitë në trajtimin e sëmundjeve për emigrantët. Kjo ndodh në një kohë kur qeveria vendase po merr masa për një reformë në ruajtjen e shëndetit në kushtet e punës dhe jetesës, duke lënë zbuluar shtresën e emigrantëve. Në përgjithësi vitet e fundit është venë re se ka një ngritje të problemeve shëndetësore, duke filluar që nga çrregullime psikiatrike e deri në aksidentet në punë. Po përballë këtyre problemeve sociale emigrantët që jetojnë në këtë vend nuk i drejtohen shërbimeve shëndetësore për shkak të vështirësive qe hasin përball padrejtësive burokratike të shtetit. Në programin evropian “Mighealthnet” të paraqitur pak ditë kohë më parë në Athinë, me temë :“Informacion për shërbimet shëndetësore për emigrantët dhe pakicave në Evropë”, rezultoi se Greqia ka numrin më të madh të emigrantëve në Evropë të palegalizuar. Ky program i karakterit evropian, për sa i përket profilit të emigrantëve, në studimet e kryera tregon se ka një rritje të ndjeshëm në përqindjen e pacientëve me sëmundjen e tuberkulozit. Përveç sëmundjeve psikike dhe të turberkulozit emigrantët ndeshen edhe me sëmundjet profesionale të marra në frontet e punës. Kushtet e jetesës dhe ato në cilët punojnë emigrantët janë në rritje të vazhdueshme. Sipas Sistemit te Sigurimeve Shoqërore të Greqisë ( IKA) aksidentet në punë për emigrantët është njëmbëdhjetë në një mijë emigrantë, kundrejt vendasve që e kanë shtatë në një mijë grekë. Ky program i hartuar dhe financuar nga Evropa përbën një hap pozitiv në ruajtjen e shëndetit të emigrantëve si dhe ve në lëvizje burokracinë shtetërore të Greqisë, që për nga mënyra e trajtimit është kritikuar disa herë nga drejtësia ndërkombëtare e Strasburgut. Programi evropian “Mighealthn
Merkato

Autori i Lajmit: red.
Raport i ISTAT
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4487
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
FAQJA E EMIGRANTIT - LAJME DHE SHERBIME, Posted 18 Gusht 2009, 22:47
Itali, ja kriteret për të përfituar kartë qëndrimi

Karta e qëndrimit të familjarit të shtetasit të BE-së, është titulli i qëndrimit që u lëshohet familjarëve të afërm (bashkëshort/e, fëmijë dhe prind), por që nuk janë shtetas të BE-së. Specialisti i Zyrës së Emigracionit në Ministrinë e Punës, Durim Hatibi, shpjegoi të gjitha detajet se si mund të përfitohet një kartë e qëndrimit në Itali. Sipas tij, meqë Ministria kompetente ende nuk e ka paraqitur një model të tillë, aktualisht familjari jo shtetas i BE-së i një shtetasi të BE-së, mund të kërkojë "Lejen e Qëndrimit CE për Rezidentët Afatgjatë", duke u paraqitur drejtpërdrejt në Kuesturë me dokumentet përkatëse.
Kritere

Leja e qëndrimit për shtetas nga shtete jo anëtare të BE-së për rezidentët afatgjatë, u fut si zëvendësuese e kartës së qëndrimit, paçka se, aktualisht, ende nga kuesturat lëshohen kartat e qëndrimit.

Megjithatë, Durim Hatibi shpjegon se shtetasi i huaj që qëndron dhe është rezident në Itali, të paktën prej pesë vitesh, mbajtës i një leje qëndrimi ende e vlefshme, që mundëson ripërtëritjen me një numër të pacaktuar të këtij titulli, nuk mund të kërkojë lejen e qëndrimit (CE), për rezidentët afatgjatë, duke zotëruar vetëm "ricevuta"-n e paraqitjes së dokumenteve dhe kërkesës për leje qëndrimi.

Sipas tij, i huaji rezident në Itali, duhet të provojë se realizon të ardhura të mjaftueshme për të mbajtur vetveten dhe familjarët, me të cilët bashkëjeton, në një shumë jo më të vogël se sa çeku social vjetor (5317.65 euro). Në këtë kontekst, nëse kërkon lejen e qëndrimit për vetëm një familjar, duhet të provojë dyfishin e kësaj shume, nëse e kërkon për dy apo tre familjarë, trefishin, nëse e kërkon për katër apo më shumë familjarë, katërfishin.

"Të ardhurat e marra në konsideratë, me qëllim lëshimin e lejes së qëndrimit CE, për rezidentët afatgjatë, janë ato të realizuara në vitin paraardhës dhe që dokumentohen objektivisht përmes deklaratës së të ardhurave apo në mungesë të kësaj, përmes listëpagesave (bursa, paga), kontributeve për Institutin Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore (INSP), faturave etj.", -shpjegon Hatibi,

duke shtuar se kriteri i tretë është se, i huaji rezident në Itali, duhet të vërtetojë se zotëron një strehim të përshtatshëm, që hyn në parametrat minimalë të parashikuara në ligjin rajonal për strehimin në rezidencat publike (çka kërkohet në komunë), apo të plotësojë kërkesat e përshtatshmërisë higjieno-sanitare, të vërtetuara nga Ndërmarrja e Sanitetit Lokal (ASL), kompetente për territorin.

Ndërkohë, ai shpjegon se këtu nuk bëjnë pjesë lejet e qëndrimit për motive studimi apo formimi profesional, leje qëndrimi afatshkurtra, lejet e qëndrimit për mbrojtje të përkohshme, për motive azili apo motive humanitare, apo që kanë kërkuar këto tipe lejesh dhe janë në pritje të vendimit për këto kërkesa.

Familjarët

Leja e Qëndrimit CE për rezidentët afatgjatë, mund të kërkohet edhe për familjarët, të cilët qëndrojnë rregullisht në Itali (bashkëshort/e, fëmijë të mitur të bashkëshort/es, apo që u lindën jashtë martese, fëmijë të rritur, që nuk mund të plotësojnë në mënyrë të vazhdueshme kërkesat e tyre të jetës, për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore, prindër në ngarkim). Për të kërkuar kartën e qëndrimit edhe për familjarët, duhet provuar se plotësohen kërkesat e strehimit dhe të të ardhurave. "Shtetasi nga shtete jo anëtare të BE-së dhe që bashkëjeton me një shtetas italian, nuk mund të kërkojë këtë tip lejeje (ndryshe nga ç'ishte parashikuar me kartën e qëndrimit), por gëzon të drejtën të kërkojë kartën e qëndrimit në BE, drejtpërdrejt në Kuesturë",- shpjegon Durim Hatibi. Ndërkohë, ai shpjegon se, në rastin kërkesës edhe për familjarët, është e domosdoshme të paraqitet dokumentacioni që provon lidhjet familjare, i cili nëse vjen nga jashtë, duhet përkthyer dhe legalizuar pranë autoritetit diplomatik në vendin e origjinës së kërkuesit. Gjithashtu, do të paraqiten edhe certifikatat e përshtatshmërisë higjieno-sanitare të strehimit, lëshuar nga ASL-ja kompetente, apo certifikata e përshtatshmërisë së strehimit, lëshuar nga komuna e rezidencës dhe dokumente që provojnë realizimin e të ardhurave të kërkuara. "Leja e Qëndrimit CE, për shtetasit nga shtete jo anëtare të BE-së, e rezidentit afatgjatë, nuk ka kufizim kohor, paçka se kuesturat lëshojnë një qëndrim të tillë me kohëzgjatje 4-5 vjeçare. Ajo shërben edhe si dokument identifikimi, i vlefshëm për jo më shumë se pesë vjet (ashtu si karta e identitetit). Në fund të pesë viteve, mund të ripërtërihet",- pohon Durim Hatibi.

Leja e qëndrimit, kufizimet dhe anulimet

Janë vendosur rregulla strikte për kufizimet dhe anulimet që do të ketë mbi lejet e qëndrimit, për rezidentët afatgjatë në Itali. Kështu, nuk mund të kërkohet leja e qëndrimit për motive studimi apo formimi profesional, dhe as për motive qëndrimi nën mbrojtjen e përkohshme apo për motive humanitare. Gjithashtu, kjo leje nuk mund të kërkohet as për azil apo në pritje të njohjes së statusit të refugjatit, as për motive të një qëndrimi afatshkurtër. Kjo leje qëndrimi nuk kërkohet as për diplomatët, konsujt dhe subjekte që gëzojnë funksione të barazvlefshme si këto dhe anëtarët e përfaqësive të akredituara pranë organizatave ndërkombëtare të karakterit universal. Ndërkohë, janë vendosur edhe sanksione për rastet kur anulohet një leje qëndrimi dhe kjo fillon me rastet kur ajo është përfituar me mashtrim apo në rastin e dëbimit dhe kur nuk plotësohen kushtet për lëshimin e saj. "Leja e qëndrimit anulohet në rastin e mungesës nga BE-ja për një periudhë 12-mujore të pandërprerë, si edhe në rastin e lëshimit të një lejeje qëndrimi CE afatgjatë nga një shtet tjetër, anëtar i BE-së",- bëhet e ditur nga burime të Ministrisë së Punës, duke u shtuar se leja e qëndrimit anulohet edhe në rastin e mungesës nga territori i shtetit, për një periudhë më të gjatë se 6 vjet.

Me Lejen e Qëndrimit CE, të Rezidentit Afatgjatë, bëhet e mundur:

1. Të hysh në Itali pa vizë
2. Të ushtrosh aktivitete punësimi
3. Të përfitosh nga shërbime dhe benefite që ofron administrata publike
4. Të marrësh pjesë në jetën publike vendore;

Dokumentet e kërkesës për leje qëndrimi


- kopjen e pasaportës, apo të një dokumenti tjetër të barazvlefshëm, apo dokumentit të identifikimit, të lëshuar nga autoritetet italiane;
- kopjen e lejes së qëndrimit;
Nga këto dokumente duhet të përcaktohet shtetësia, data dhe vendi i lindjes;
- kopje e deklaratës së të ardhurave apo të modelit 101-CUD, lëshuar nga punëdhënësi, apo të 730 ose UNICO, për të vetëpunësuarit;
- certifikatë origjinale të dëshmive të gjendjes penale dhe mbi detyrimet në fuqi;
- katër fotografi të formatit tesër;
- certifikatë të përshtatshmërisë së strehimit;
- pullë monopoli (marca da bollo) me vlerë € 14.62
Eglantina Bardhi | 19/03/2009 |


1 KOMENT

eshte turp per ne shqiptaret te shkojme ne italy apo greqi rrefugjate ne jena shume me larte se ata shtete te qelbeta
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4487
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
FAQJA E EMIGRANTIT - LAJME DHE SHERBIME, Posted 18 Gusht 2009, 22:48
Detyrimet e ambasadave tona për emigrantët


Përfaqësitë diplomatike duhet të ofrojnë ndihmë në raste vështirësish, vdekjesh, apo mungesë dokumentacioni

Përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë janë të detyruara që të ofrojnë një seri shërbimesh për emigrantët shqiptarë jashtë vendit. Por jo të gjithë shqiptarët që janë mërguar për një jetë më të mirë i shfrytëzojnë këto përfaqësi për të zgjidhur një pjesë të halleve të tyre.

Lidhjet

Ndër detyrimet që përfaqësitë tona diplomatike duhet të ofrojnë për bashkatdhetarët është edhe në rastet kur këta të fundit humbin lidhjet me familjarët e tyre në Shqipëri. Në një situatë të tillë, shtetasit mund t‘u drejtohen kurdoherë përfaqësive diplomatike dhe konsullore të Republikës së Shqipërisë për të vendosur lidhjet me familjarët e tyre në atdhe. Përfaqësitë shqiptare marrin përsipër njoftimin e familjarëve përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme. Për këtë arsye, dhënia e informacioneve të sakta dhe të mjaftueshme është me rëndësi. Edhe familjarët mund të kërkojnë ndihmën e Ministrisë së Punëve të Jashtme, që përmes përfaqësive të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit të vendosin lidhje me të afërmit e tyre. Duhet pasur parasysh që në këto raste përfaqësitë nuk mund të sigurojnë informacione, nëse shtetasit për të cilët interesohen, qëndrojnë ilegalisht ose janë të burgosur dhe janë shprehur negativisht për kontaktimin me ta. Rëndësi të madhe ka dhënia nga ana e të interesuarve e informacioneve të sakta rreth familjarëve dhe të njohurve të tyre.

Vështirësitë

Por emigrantët mund të drejtohen për ndihmë pranë përfaqësive të tyre edhe kur gjenden në vështirësi në shtetin e huaj. Vështirësitë me të cilat mund të përballen shtetasit janë të natyrave nga më të ndryshmet. Për çdo rast ata mund t‘u drejtohen përfaqësive të Republikës së Shqipërisë për t‘u këshilluar apo për të kërkuar ndihmë. Përfaqësitë nga ana e tyre duhet të ndihmojnë shtetasit në rastet kur ata kanë probleme dhe vështirësi, gjithmonë duke respektuar legjislacionin e vendit pritës.

Arrestimet

Kur shtetasit shqiptarë jashtë vendit ndalohen ose arrestohen nga autoritetet policore të vendit pritës ata kanë të drejtë dhe duhet t‘i drejtohen menjëherë përfaqësisë përkatëse për të kërkuar ndihmë apo këshillë. Prandaj është e këshillueshme që ata përherë të dinë kur janë jashtë shtetit, se si mund të kontaktojnë me ambasadën më të afërt, pra të paktën të kenë siguruar më parë numrat e telefonit. Kur arrestohen, ata nuk duhet të pengojnë njoftimin e ambasadës shqiptare, nëse pyeten për këtë nga policia vendase, gjithmonë nëse dëshirojnë të mos shkëputin kontaktin. Autoritetet e huaja, në respektim të dëshirës së personit, nuk lejojnë asnjë lloj shkëmbimi informacioni me shtetin shqiptar, edhe në rastet ekstreme kur familja kërkon medoemos vendosjen e kontaktit. Shtetasit e arrestuar mund të kërkojnë nga përfaqësia diplomatike të rekomandohen për avokatë mbrojtës, persona të përshtatshëm vendas. Përfaqësitë mund të ndërmjetësojnë mes shtetasve dhe autoriteteve policore.

Vdekjet

Në raste vdekjesh, familjarët ose të afërmit e një shtetasi që ka humbur jetën, me banim ose jo jashtë shtetit, vënë në dijeni për ngjarjen, përfaqësinë më të afërt diplomatike apo konsullore në shtetin përkatës dhe deri në momentin e transportimit të trupit për në atdhe mbajnë lidhje të vazhdueshme me përfaqësinë shqiptare. Shteti shqiptar merr përsipër me mjetet e tij transportin e shtetasve të vdekur vetëm në disa raste: Për persona që janë dërguar me shërbim ose mjekim shëndetësor nga shteti; për punonjësit e përfaqësive diplomatike; për raste të veçanta, sipas kërkesës së bërë nga institucione, njësi të qeverisjes vendore apo shoqata të ndryshme.

Dokumentet

Ambasadat tona mund t‘i ndihmojnë shtetasit shqiptarë edhe në rastet kur ata kanë humbur dokumentet e tyre. Megjithatë, duhet pasur parasysh se jo për çdo dokument të humbur mund të garantohet ndihmë. Sipas rasteve, nga ambasadat mund të sigurohen dublikate, mund të dokumentohet humbja ose, pas verifikimeve

me organet e tjera shqiptare, mund të lëshohen vërtetime, deklarata etj. Shtetasit mund të kontaktojnë ambasadat kur kanë nevojë për dokumente të posaçme. Nga përfaqësitë tona diplomatike në botë nuk garantohet lëshimi i dokumenteve të gjendjes civile, patentave, dëshmive të penalitetit, dëftesave shkollore etj. Për dokumente të caktuara është e nevojshme që paraprakisht ambasadat të verifikojnë të dhënat e shtetasve pranë organeve përkatëse shqiptare dhe vetëm pas verifikimeve të nevojshme mund të bëhet i

mundur lëshimi i dokumenteve, vërtetimeve, apo llojeve të tjera të akteve zyrtare.

Legalizimi

Një tjetër detyrim i përfaqësive tona jashtë vendit është ofrimi i ndihmës për shtetasit shqiptarë edhe në rastet kur ata kanë nevojë për legalizimin e dokumenteve të huaja, si dhe përkthimin e tyre. Si rregull, dokumentet e huaja të lëshuara për t‘u paraqitur pranë organeve shqiptare duhet të legalizohen paraprakisht nga ambasadat shqiptare përkatëse. Në funksion të marrëveshjeve ku aderon Shqipëria dhe reciprocitetit, mund të lejohet legalizimi i drejtpërdrejtë i dokumenteve, ose legalizimi i tyre në ambasadë, vetëm pasi ato të jenë legalizuar më parë nga Ministria e Jashtme e vendit pritës. Për disa procedura të caktuara si ato të lënies së shtetësisë është e nevojshme që edhe përkthimet e dokumenteve të legalizohen ose të noterizohen. Ambasadat në këto raste bëjnë legalizimin e përkthimeve, të kryera nga përkthyes të licencuar ose të njohur në vendin pritës. Nuk legalizohen dhe nuk pranohen përkthime të personave të tjerë fizikë apo juridikë.

Pasaportat

Pajisja me pasaportë e qytetareve shqiptarë merret përsipër nga përfaqësitë shqiptare me kusht që qytetari të paraqesë një

certifikatë me fotografi dhe 4 fotografi të njëjta me ato të certifikatës. Përfaqësia i garanton pasaportën qytetarit brenda tre muajsh. Në rastet kur qytetari dëshiron ta sigurojë më shpejt pasaportën, ai duhet të hartojë në përfaqësi një prokurë të posaçme, me anë të së cilës i delegon zyrtarisht të drejtën e ndjekjes së procedurës së nxjerrjes së pasaportës pranë komisariateve të policisë një personi sipas zgjedhjes së tij.

Në këtë rast, procedura ndiqet nga vetë qytetari.

Ky informacion është bërë i mundur në kuadër të projektit "Mbështetje për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Migracionin në Shqipëri", financuar nga Bashkimi Europian dhe qeveria italiane dhe zbatohet nga IOM dhe qeveria shqiptare.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4487
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
FAQJA E EMIGRANTIT - LAJME DHE SHERBIME, Posted 18 Gusht 2009, 22:53
Pensioni në fshat, sa pensioni minimal

Këshilltari për ekonominë, Petraq Milo, flet për rritjen e pensioneve gjatë viteve të ardhshme

Nga 1 maji nis rritja e “rrogave” të të moshuarve sipas programit të Qeverisë

Pensionet e fshatit do të barazohen me pensionet minimale në qytet. Lajmin e mirë e ka bërë të ditur për gazetën “Metropol” këshilltari për ekonominë i Kryeministrit, Petraq Milo. Ky është premtimi i Qeverisë, e cila nuk ka ndryshuar aspak programin e saj. Duke sqaruar rritjet e pensioneve për vitin 2009 e më tej, zoti Milo sqaron se politikat e Qeverisë do të përqendrohen në ndihmë të shtesave që përfitojnë pagesa më të ulëta.

Rritja e pensioneve

Këtë vit rritja e pensioneve, sipas zotit Milo, do të bëhet nga data 1 maj. “Pensionet do të rriten, sipas programit të Qeverisë, nga data 1 maj. Do të jenë pensionet minimale ato që do të përfitojnë rritjen më të madhe, natyrisht duke pasur parasysh edhe pensionet e fshatit. Edhe pse nuk do të preferoja që të përdorja fjalën “fshat”, pasi të gjithë janë qytetarë të këtij vendi dhe kanë të drejtën e tyre të votës njësoj si të tjetër. Pra, rritja për këtë kategori pensionistësh do të bëhet deri në dyfishim të pensionit. Kjo kategori ka trashëguar një nivel shumë të ulët pagese dhe aktualisht rritja është bërë deri në 80-90 për qind. Synimi ynë është që pensioni për këtë kategori të barazohet me pensionin minimal në qytet”, - tha zoti Milo. Aktualisht pensioni në fshat është 6 090 lekë, ndërsa nga 1 maji do të jetë 7 130 lekë në muaj. Në programin e saj, Qeveria ka parashikuar një rritje prej 10 për qind për pensionet në qytet, ndërsa pensionistët në fshat do të kenë një rritje prej 20 për qind. Pensionet minimale të plota në qytet janë aktualisht 11 275 lekë, ndërsa prej 1 majit do të jenë 12 226 lekë në muaj.

Politikat

Në kuadrin makroekonomik të miratuar në janar të këtij viti parashikohet gjithashtu një rritje prej 12 për qind mesatarisht çdo vit për pensionet. “Kjo do të thotë se masa e rritjes do të rishikohet, pasi ka vend për politika të ndryshme. Por e rëndësishmja është politika e njëjtë e rritjes që zbaton qeveria. Politikat e ndryshme kanë të bëjnë me indeksimin që pësojnë pensionet për shkak të inflacionit, apo edhe rritjes reale”, - theksoi zoti Milo. Në programin e Qeverisë parashikohet edhe rritje për ndihmën ekonomike, duke zbatuar një politikë sociale konstante. Vetë Kryeministri Berisha ka theksuar se Qeveria ka tejkaluar premtimet e veta. “Më lejoni t’i siguroj 520 mijë pensionistë shqiptarë se lekët ekzistojnë dhe pensionet në 1 maj, për 170 mijë pensionistë në fshat do të kapin dyfishimin e tyre dhe për 260 mijë pensionistë në qytet pensionet rriten nga 40 deri në 70 për qind në 4 vjet, duke tejkaluar në këtë mënyrë të gjitha premtimet tona që për pensionet në qytet ka qenë pensione jo më të vogla se 100 dollarë”,- ka thënë Kryeministri në fund të vitit të kaluar. Të ardhurat minimale në fshat janë rritur nga 3 630 lekë që ishin në vitin 2005, në 6 090 në vitin 2008, ose një rritje prej 68 për qind. Bashkë me rritjen e fundvitit prej 10 për qind, kapin një rritje prej 78 për qind.
BRIKENA DEMIRAS
21/01/2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4487
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
FAQJA E EMIGRANTIT - LAJME DHE SHERBIME, Posted 18 Gusht 2009, 22:54
:flm Eshte mire ky lajmerim per te gjithe shqiptaret te kudondodhut sepse eshte djersa e tyre ne vite ne fshatin ''socialist'', qe fshatari u shndrrua ne skllave. Punonte me krahe si para 1944 dhe merret 10 - 30 lek te vjetra ne dite. Punonte jo 8 ore, por sa dilte dielli e derisa u ngryste, pra mbi 12 ore ne dite.
Grate fshatare ne emer te drejtave te barabarta me burrin i hodhi enver hoxha lopatat dhe kazmen ne shpine gruas per te punuar njesoj me burrin qe Zoti i ka dhene force fizike me shume se gruaja. S'kishte ku shkonte kjo degjenrim barazijet ndaj gruas fshatare! Prandaj e meritojne nje pension me te madhe se qyteti sepse kurre n uk e mori as pakun e djerses se saj.

Ju femrat shkruani per kete gruaja e fshatit socialist, jo se ju takon vetem ju, por se i keni kolege gjinijet dhe e dalloni me shume kete ''barazi'' ne punet e krahut ne fshat...
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Përpara
Posto një përgjigje 60 postime · Faqe 1 prej 6 · 1, 2, 3, 4, 5, 6
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 31 Maj 2020, 02:06
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari