Cdo gje qe ju nevojitet nga interneti
Dedikuar te gjitha informacioneve mbi sherbimet e nevojshme per shqiptaret brenda dhe jashte atdheut
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
Lirimi me kusht, VIP-at e burgosur firmosin kërkesat
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4487
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Lirimi me kusht, VIP-at e burgosur firmosin kërkesat

Shërbimi i Provës, 80 kërkesa në pak ditë. Ndër ta, edhe Kuqo e Kambo
Sokol Çobo
Të burgosurit që kanë mbi shpinë dënime të lehta dhe janë në përfundim të vuajtjes së dënimit i janë drejtuar gjykatës dhe zyrës së Shërbimit të Provës për masa lehtësuese. Vetëm në javët e fundit, në Gjykatën e Tiranës, më të madhen në Shqipëri, janë regjistruar rreth 80 kërkesa për lirim me kusht, qëndrim në shtëpi dhe ulje dënimi. Por kanë munguar kërkesat për punë të detyruar, çka e lejon legjislacioni i ri shqiptar. Sipas faqes elektronike të Gjykatës së Tiranës, pjesa më e madhe e të burgosurve kërkojnë ulje dënimi, duke vendosur edhe ngrirjen e pasurisë së personit që kërkon një masë të tillë. "Për të siguruar kthimin e pasurisë dhe shpërblimin e dëmit, me kërkesën e paditësit civil, organi procedues mund të vendosë sekuestrimin e pasurisë së të pandehurit ose të të paditurit civil. Kjo masë qëndron deri në përfundimin e çështjes", thuhet në legjislacionin për kërkesat për ulje dënimi.


Kërkesat në gjykatë

Në faqen elektronike të gjykatës së kryeqytetit numërohen rreth 80 kërkesa, ku shumica e tyre kanë filluar të shqyrtohen nga gjyqtarët. Pjesa më e madhe e kërkesave ka qenë për ulje dënimi. Të gjithë kërkuesit duhet të përmbushin disa kushte për ulje dënimi. Ata duhet të sillen në mënyrë shembullore në burg, ndërsa në një vit kalendarik kanë të drejtë të përfitojnë deri në tre muaj ulje dënimi. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Shërbimi i Provës kanë shpërndarë në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit legjislacionin se kush përfiton dhe jo. Një numër i lartë personash kanë kërkuar edhe lirim me kusht. Sipas legjislacionit shqiptar, i dënuari me burgim mund të lirohet para kohe me kusht nga vuajtja e dënimit, vetëm për arsye të veçanta, nëse me sjelljen dhe punën e tij tregon se me dënimin e vuajtur i është arritur qëllimit për edukimin e tij, si dhe të ketë vuajtur jo më pak se gjysmën e dënimit të dhënë për kundërvajtje penale; jo më pak se dy të tretat e dënimit të dhënë për krime me masa dënimi deri në pesë vjet burgim dhe jo më pak se tre të katërtat e dënimit të dhënë për krime me masa dënimi nga pesë deri në njëzet e pesë vjet burgim. Sipas Kodit Penal, në masën e dënimit të vuajtur nuk llogaritet koha e përfituar me amnisti ose falje, ndërsa nuk lejohet lirimi para kohe me kusht për të dënuarin përsëritës për krime të kryera me dashje. Lirimi para kohe me kusht revokohet nga gjykata, kur i dënuari për një vepër penale të kryer me dashje, gjatë kohës së kushtit, rikryen një vepër tjetër penale me dashje, po aq të rëndë ose më të rëndë se e para, duke u bazuar në dispozitat për bashkimin e dënimeve.

Në faqen elektronike të Gjykatës së Tiranës ka disa persona të ashtuquajtur VIP të cilët kanë aplikuar për masa lehtësuese. Ish-kreu i firmës piramidale "Kambo Marshall", Ylli Kambo, i është drejtuar gjykatës për të disatën herë për ulje dënimi. Kërkesa ndodhet në duart e gjykatës dhe në javët në vazhdim do t‘i jepet një vendim përfundimtar. Një kërkesë tjetër për lirim nga burgu është realizuar nga Aleksandër Kuqo, i arrestuar në Berat për disa krime të rënda. Ai pretendon se "gjykata e vendit mund të vendosë lirimin e të burgosurit kur vazhdimi i burgimit mund të rrezikojë jetën e tij".


Dënimet lehtësuese

Një masë tjetër lehtësuese e personave nën hetim, nën gjykim dhe të dënuar, është edhe vendosja e masës së sigurisë qëndrim në shtëpi, ose me punë të detyruar, si edhe dënimi i copëzuar. Në rastin e fundit, në Kodin Penal parashikohen të gjitha rastet kur i dënuari mund të përfitojë. "Për dënimet deri në një vit burgim, gjykata, kur vëren rrethana të rënda familjare, mjekësore, profesionale apo shoqërore, vendos që dënimi të ekzekutohet me copëzime jo më të vogla se dy ditë në javë. Në çdo rast, ekzekutimi i vendimit duhet të përfundojë brenda tri vjetëve", thuhet në Kodin Penal. Ndërsa pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim realizohet "për shkak të rrezikshmërisë së pakët të personit dhe rrethanave të kryerjes së veprës penale, gjykata, ku jep dënim me burgim deri në pesë vjet, mund të urdhërojë që i dënuari të vihet në provë duke u pezulluar ekzekutimi i dënimit me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale po aq të rëndë, apo më të rëndë". Afati i provës është tetëmbëdhjetë muaj deri në pesë vjet. Ndërkohë, i dënuari i vënë në provë duhet të ushtrojë një veprimtari profesionale ose të marrë një arsim apo formim profesional. Ai duhet të paguajë rregullisht pensionet familjare, të riparojë dëmin civil të shkaktuar, të ndalohet të drejtojë automjete të caktuara, të mos frekuentojë lokale që shërbejnë pije alkoolike, të qëndrojë në banesën e tij në orare të caktuara, si dhe t‘u nënshtrohet masave mjekësore kundër alkoolit dhe narkotikëve.



Masat ndaj të dënuarit të vënë në provë


I dënuari i vënë në provë mund të detyrohet nga gjykata të plotësojë një apo më tepër prej masave të mëposhtme:

1. Të ushtrojë një veprimtari profesionale, ose të marrë një arsim apo formim profesional

2. Të paguajë rregullisht pensionet familjare

3. Të riparojë dëmin civil të shkaktuar

4. Të ndalohet të drejtojë automjete të caktuara

5. Të mos ushtrojë veprimtari profesionale kur vepra penale ka lidhje me këtë veprimtari

6. Të mos frekuentojë vende të caktuara

7. Të mos frekuentojë lokale që shërbejnë pije alkoolike

8. Të qëndrojë në banesën e tij në orare të caktuara

9. Të mos shoqërohet me personave të caktuar, kryesisht me të dënuar apo bashkëpunëtorët e veprës penale

10. Të mos mbajë armë

11. T‘u nënshtrohet masave mjekësore kundër alkoolit dhe narkotikëve


Detyrimet e të dënuarit gjatë kohës së provës

Gjatë kohës së provës i dënuari detyrohet:

T‘u përgjigjet thirrjeve e kërkesave të organeve të caktuara për mbikëqyrjen e provës
Të njoftojë organet e mbikëqyrjes së provës për ndryshimet në llojin e punës
Të marrë pëlqimin tek organet që merren me mbikëqyrjen e provës për ndryshimin e banimit, të qendrës së punës dhe largimet jashtë shtetit


Lirimi para kohe me kusht

I dënuari me burgim mund të lirohet para kohe me kusht nga vuajtja e dënimit vetëm për arsye të veçanta, nëse me sjelljen dhe punën e tij tregon se me dënimin e vuajtur i është arritur qëllimit për edukimin e tij, si dhe të ketë vuajtur:

- Jo më pak se gjysmën e dënimit të dhënë për kundërvajtje penale

- Jo më pak se dy të tretat e dënimit të dhënë për krime me masa dënimi deri në pesë vjet burgim

- Jo më pak se tre të katërtat e dënimit të dhënë për krime me masa dënimi nga pesë deri në njëzet e pesë vjet burgim

Në masën e dënimit të vuajtur nuk llogaritet koha e përfituar me amnisti ose falje. Nuk lejohet lirimi para kohe me kusht për të dënuarin përsëritës për krime të kryera me dashje. Lirimi para kohe me kusht revokohet nga gjykata, kur i dënuari për një vepër penale të kryer me dashje, gjatë kohës së kushtit, rikryen një vepër tjetër penale me dashje, po aq të rëndë ose më të rëndë se e para, duke u bazuar në dispozitat për bashkimin e dënimeve.


Burgu i përjetshëm

Nuk lejohet lirimi para kohe me kusht për të dënuarin me burgim të përjetshëm. Vetëm në raste të jashtëzakonshme i dënuari me burgim të përjetshëm mund të lirohet para kohe me kusht kur: ka vuajtur jo më pak se njëzet e pesë vjet burgim dhe, gjatë vuajtjes së dënimit ka mbajtur sjellje shembullore dhe çmohet se i është arritur qëllimit të dënimit për edukimin e tij.


Lirim me kusht

Gjykata e vendit të ekzekutimit vendos për lirimin me kusht dhe revokimin e vendimit të lirimit me kusht, sipas kritereve të caktuara në Kodin Penal. Kërkesa nuk mund të përsëritet para se të kenë kaluar gjashtë muaj nga dita kur vendimi i rrëzimit të kërkesës ka marrë formë të prerë


Ulje dënimi

Për të siguruar kthimin e pasurisë dhe shpërblimin e dëmit, me kërkesën e paditësit civil, organi procedues mund të vendosë sekuestrimin e pasurisë së të pandehurit, ose të të paditurit civil. Kjo masë qëndron deri në përfundimin e çështjes


Përfituesi nga Shërbimi i Provës do të kontrollohet


Shërbimi i Provës vlerëson personalitetin e të dënuarit, me

qëllim qartësimin e nevojave lidhur me mungesat fizike, afektive ose shoqërore, vullnetit të të dënuarit për punë dhe aftësitë e tij profesionale, të cilat kanë penguar zhvillimin e një jete shoqërore normale të tij. Shërbimi bazuar në këtë vlerësim, si dhe në të dhënat personale, familjare e shoqërore, masën e dënimit, ndërton programin individual të trajtimit të të dënuarit në përputhje me dënimin alternativ përkatës. Ky program duhet të miratohet nga drejtori i zyrës përkatëse vendore. Shërbimi i Provës siguron që në veprimtaritë e tij të mos ketë diskriminim mbi bazën e racës, ngjyrës, gjinisë, lindjes, gjuhës, kombësisë, etnisë, apo origjinës sociale, mendimeve politike apo të tjera, fesë, kushteve fizike apo mendore, statusit ekonomik apo çdo statusi tjetër. Gjatë veprimtarisë së tij respekton dinjitetin e personit nën hetim, të pandehurit dhe të të dënuarit. Në veprimtarinë e tij, Shërbimi i Provës përpiqet të zhvillojë ndjenjën e përgjegjësisë së të dënuarit ndaj komunitetit dhe viktimës, si dhe të mbështesë e inkurajojë riintegrimin social të të dënuarit nëpërmjet një qëndrimi korrekt ndaj punës, shtetit ligjor dhe rregullave të ndërveprimit social.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 31 Maj 2020, 01:41
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari