Cdo gje qe ju nevojitet nga interneti
Dedikuar te gjitha informacioneve mbi sherbimet e nevojshme per shqiptaret brenda dhe jashte atdheut
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 4 postime · Faqe 1 prej 1
Njerez te humbur
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Njerez te humbur, Posted 21 Prill 2009, 01:34
Te gjesh familjen pas 56 vjetesh

E Diele, 19 Prill 2009

Kur dy jete ndahen nga njera-tjetra asnjehere nuk dihet drejtimi qe merr secila prej tyre. Emisioni "Njerez te Humbur" ne Tv Klan qe transmetohet direkt cdo mbremje te premte percjell vazhdimisht histori te pagezuara me emrin "Ironi fati" , sepse shpesh fati luan me jeten e njerezve ne nje menyre qe askush nuk mund ta parashikoje. Mes historive qe u trajtuan te premten mbrema ishte edhe ajo e nje nene te quajtur Hermana Shahini. Hermana ka lindur ne daten 12 Prill te vitit 1956 ne maternitetin e Lezhes. Deri ne moshen 4 vjecare ajo ka qendruar ne nje shtepi femije por nuk dihet se ku. Ne daten 5 shkurt te vitit 1960 ajo dergohet ne shtepine e femijes ne Vlore nga ku qendron deri ne daten 13 gusht te vitit 1963. Pas kesaj date ajo largohet ne shtepine e femijes ne Korce. Por, ne vazhden e verifikimeve rezulton se vendlindja e saj do te ishte Tirana.

Ne moshen 15 - vjecare ajo vjen ne Tirane dhe studion ne shkollen e mesme te Gjuheve te huaja "Asim Vokshi " dega Frengjisht.

Pas mbarimit te shkolles se mesme ajo vazhdon skollen e larte per Frengjisht. Aktualisht ajo eshte e martuar dhe ka nje nje vajze dhe vazhdon pune si mesuese Frengjishteje. Me pak fjale kjo do te ishte jeta e Hermanes, ku e vetme i ka kaluar vitet e vegjelise e te rinise. Nga kerkimet qe ka bere stafi i gazetareve eshte zbuluar se nena e saj biologjike quhet Lumturie Riza Shahini e datelindjes 18 qershor 1931.

Shpesh ajo sjell ndermend imazhin e nenes se saj. Kujton me zbehtesi vegjeline e saj ne prehrin e nenes por ky do te mbetej vetem nje kujtim i viteve me pare qe nuk u perserit me asnjehere. E mbuluar nga heshtja dhe lotet per vite me radhe Hermana shpresonte te ishte serish nen perqafimin dhe dashurine e nenes se saj si atehere kur ajo ishte vetem nje foshnje. Por e mbeshtjelle nga emocione te forta teksa rrinte e ulur ne kolltukun e rasteve qendrore, nuk e priste momentin kur do merrte nje lajm sa te hidhur aq edhe te gezuar. "Nena juaj eshte ndare nga jeta perpara disa vitesh....", ishte kjo nje pjese e lajmit mbi gjetjen e nenes se saj. Hidherimi i Hermanes nuk kishte te pershkruar pasi gjithe jeten e saj e kishte pritur kete moment, por natyrisht krejt ndryshe. Ngushellimi me i madh per te ka qene biseda telefonike me tezen e saj nepermjet telefonit dhe fakti se kishte motra dhe vella. Aty ku ishte e vetme dhe kokulur tashme do ndihet krenare dhe e lumtur qe te pakten gjeti familjen e saj, identitetin personal.



Pas 40 vitesh humbje nga Kuba e larget

Bashkohen babe e bir

Humbur ne ditet e nje jete nen tutelen e hapave te fshira nga valet e nxehta te viteve qe perfshinte Kuben...evolucion...revolucion...Perparim Sinani pas nje jete studentore ne fluksin e risive dhe aventurave te jetes se emigrantit, le gjurme duke kurorezuar dashurine e tij, me vajzen Mariza Alonso, duke lindur djalin e pare, te cilin do ta pagezonte me emrin Luan.

E premtja dhe oret e para te dites se djeshme, bene te mundur qe kilometra heshtje, kilometra qe jeta pertej tokes ku Perparimi u lind, ne vendin ku rera e rende fshin te shkelurat... per nje moment te vetem... beri qe te gjithe te gozhdoheshin para minutave te transmetimit, per te perjetuar me ankth gjithcka qe do te pasqyronte nje pune te palodhshme te nje stafi, qe ben realitet enderrimet.

Diten e djeshme, kjo familje e ndare nga koha e gjithcka...u kthye pikerisht ne ate kohe, ne vitin 1969, per te bere premtimin e dates 17 Prill 2009, nje premtim qe e kishin lene pergjysme... E keshtu, gjithcka qe ndodhi, ishin disa lot, disa perqafime nga larg, dhe premtimi per te mos lejuar asgje dhe askend, per te ndare babane nga djali i tij...



Ne 35 vjetorin e Lirim Hakanit, nena i ben thirrje te jape shenja jete pas 5 vjetesh i zhdukur

Apeli i nenes: Lirim ke ditelindje, behu i gjalle

Dhimbja dhe heshtja do te pushtonte nje tjeter familje shqiptare, dy prinder vetmitare ne kerkim te djalit te tyre te vetem, Lirim Hakanit. Dikur kishin nje familje te shendetshme, i gezoheshin tre djemve te cileve u falen cdo sekonde te jetes, sot nuk kane prane askend. Dy prej tyre ike tragjikisht nga kjo jete ne nje rruge pa kthim, ndersa i treti Lirimi do te humbiste kontaktet me ta nga Parma e Italise, pa asnje hamendesim te mundshem per arsyet. Lirimi do te largohej per here te pare nga Shqiperia per ne Itali ne vitin 1991, duke filluar nje jete normale si cdokush. Ne vitin 1998 ne familjen Hakani do te vinte lajmi i hidhur, nje fatkeqesi ne te cilen dy vellezerit e tij me te vegjel aksidentohen me makine dhe mbeten te vdekur. Pas ardhjes ne Shqiperi per ceremonine mortore te vellezerve te tij ai do te largohej serish per ne Itali ku do te qendronte deri ne vitin 2001. Deri ne vitin 2003 kontaktet me familjen do te vijonin normalisht. Ne fund te vitit 2003 Lirimi erdhi per here te fundit ne Shqiperi, ne Durres tek familja e tij per te kaluar festat e fundviti. Ne 18 janar te vitit 2004 ai niset per ne Itali dhe mbajti mbante kontakte me familjen deri ne daten 30 maj 2004. Telefonaten e fundit e beri me nenen e tij. Nena e Lirimit ne 35 vjetorin e ditelindjes se Lirimit, te atij qe thelloi me shume dhimbjen e nje plage te vjeter, ai qe cdo nate do ti trokiste ne enderr, do te drejtohej te emisioni "Njerez te Humbur" me qellim qe ajo enderr nje dite t'i behej realitet.



Veshtiresite si emigrant dhe rikthimi i Anton Bregut

Anton Bregu 41-vjecarit nga Tirana eshte larguar ne drejtim te Gjermanise ne vitin 2001 dhe kontaktet me familjen do te ishin te rregullta. Ne Gjermani do te njihej me nje vajze gjermane te quajtur Berkida me te cilen rezulton i martuar, e cila aso kohe punonte si mesuese. Per here te fundit ne Shqiperi do te vinte ne vitin 2007 ku qendron 15 dite. Gjate kesaj kohe ai i shprehet familjes se tij se kishte kontradikta dhe mund te ndahej nga bashkeshortja e gjermane, duke rrefyer se me te ishte martuar vetem per te bere dokumentet duke perfituar dhe nenshtetesine gjermane. Nje tjeter histori e cila mbart ne vetvete enigmen e humbjes se nje shqiptari. Nje histori e thjeshte ne dukje por qe mbart ne vetvete shume mistere per zhdukjen e tij. Menjehere sapo filloi publikimi i rastit te Anton Bregut erdhi dhe telefonata e pare shpresedhenese per te. Nje deshmi e nje personi i cili theksoi se shume shpejt Antoni do te behej i gjalle per familjen.

Java e informacioneve dhe numra telefonatash ben qe ne syte e familjareve te Antonit, te jepnin driten jeshile te nje semafori te gjendur ne boten e ftohte, aty jashte, aty ku te tjere e te panjohur, ofrojne vetem mjegullen e viteve per te mbytur hapat...Ajo qe te gjithe prisnin, fatmiresisht ndodhi. Vete Antoni do te ngrinte receptorin e telefonit, te premten mbrema per te thene qe jam shume mire, dhe shume shpejt do te kthehej ne vendin e tij, prane familjes dhe te dashurve.



"Njerez te humbur" gjen brenda nates adoleshenten

Dy raste per te cilat u kerkua vemendja me e madhe e teleshikuesve me qellim dhenien e informacioneve do te ishin Megi N. dhe Ndricim Kokoshi. Rastet urgjente te ardhura ne drejtim te emisionit "Njerez te Humbur" do te hapnin dhe maratonen e emisionit. Megi N., 17-vjecarja e zhdukur ne 25 mars te vitit 2009, kerkimet e nisura menjehere dhe deshmite e teleshikuesve ngushtuar radhet e vendndodhjes se saj. Nje mori telefonatash per 17-vjecaren nga Durresi, do te benin qe Tirana te kthehej ne pisten kryesore te kerkimeve per te. "Njerez te Humbur" se bashku me gjithe grupin e vullnetareve arriten me ne fund qe gjate te premtes mbrema te zbardhnin historine e saj, ku dhe vete Megi u be e gjalle dhe kontaktoi me nenen e saj qe ndodhej ne studion e emisionit. "Njerez te humbur" mbetet me shpresen se te njejtin fat ne javen ne vazhdim, te kene dhe familjaret e Ndricim Kokoshit.



Shenim:
Per cdo informacion rreth ketyre personave vizitoni faqen zyrtare www.njereztehumbur.com, kontaktoni me redaksine e emisionit "Njerez te humbur" ne nr. telefonit: +355 42 347 822/823/824/825 ose shkruani ne posten elektronike: aidashtino@njereztehumbur.com
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Re: Njerez te humbur, Posted 21 Prill 2009, 01:38
Perfitoj nga rasti nepermjet sitit tone modest proletar qe te sensibilizoj opinionin publik te ketij siti qe te japim ndihmen tone me ane te informacionit per sa i perket njerezve te humbur ne qofte se do kemi informacione apo dikush qe i njeh apo i ka pare.
Shpresoj qe cdo sit shqiptar te kontriboj te pakten me nje teme ne menyre qe te japim ndihmen tone familjeve shqiptare per njerezit e humbur.

Me respekt I-AMESHUAR
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4487
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Njerez te humbur, Posted 21 Prill 2009, 17:08
Mua me duket shume interesante artikulli sepse ka shume humanizem qe po mungon kohet e fundit. Njerzit jane terhequr shume pas individualizmit dhe po lejne menjane nje pjese e mire Humanizmin si vlere e popullit shqiptar.
Mesazhi qe ju leshoni esht e teper prekes dhe e vlefshme. :flm
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Re: Njerez te humbur, Posted 04 Maj 2009, 14:28
Zhduket para dasmes, gjendet ne "Njerez te humbur"

Seria e takimeve ne "Njerez te Humbur" per teleshikuesit e televizionit "KLAN" shenoi nje tjeter mbremje te suksesshme. Rasti urgjent, ai i Juliana Cerrit mes loteve te gezimit, pati nje fund te lumtur. E larguar me 22 prill ne rrethana krejt misterioze, fale ndihmes se vyer te publikut gjetja erdhi shume shpejt. Pasi kishin kaluar me shume se dy jave qe nga largimi i Julianes dhe pasi kishin kryer nje sere denoncimesh ne institucionet shteterore, familjaret iu drejtuan redaksise se "Njerez te Humbur".

Telefonata te shumta te bera oret e para te se premtes mbrema, ne drejtim te emisionit tone, duke ngushtuar radhet e vendndodhjes se Julianes, do ta benin qe ajo vete te ngrinte receptorin e telefonit per t'u rikthyer serish ne familje. E fejuar para dy vjetesh me nje djale nga Kryeluzi i Kavajes, do te vendoste qe pa asnje hamendesim te mundshem per arsyet, te largohej nga shtepia e vjehrrit te saj per te mos u kthyer me. Moria e deshmive, te mberritura ne emision nga shume shqiptare, e kthyen gjetjen e saj ne ceshtje kohe. Brenda pak minutave u sigurua ajo bisede e shumepritur e Julianes me prinderit e saj.

Ne nje kohe rekord u arrit te hidhen poshte te gjitha pistat e rreme qe erdhen per vendndodhjen e saj, duke e hequr rastin e saj nga familja e madhe e te humburve.
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 4 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 31 Maj 2020, 03:20
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari