Cdo gje qe ju nevojitet nga interneti
Dedikuar te gjitha informacioneve mbi sherbimet e nevojshme per shqiptaret brenda dhe jashte atdheut
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 4 postime · Faqe 1 prej 1
8 shtete pa viza per shqiptaret
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4487
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
8 shtete pa viza per shqiptaret, Posted 10 Prill 2009, 18:25
Tetë ministra të BE: Ballkani pa viza


Shqipëria mund të përfitojë liberalizimin e vizave me vendet e Bashkimit Evropian brenda një kohe të shkurtër. Fundi i muajit maj pritet të jetë i rëndësishëm për vendet e Ballkanit Perëndimor kur Komisioni Evropian të rekomandojë se cilat prej vendeve kanë përmbushur kushtet e vendosura. Një javë më parë në Tiranë ishte një ekip kontrolli i komisionit Evropian, i cili pa nga afër përgatitjet e Shqipërisë kryesisht në drejtim të pajisjes së shtetasve me kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike, kontrollin e kufijve dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Letra
Ministrat e Jashtëm të tetë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian i kërkuan dje Komisionit Evropian të mos shtyjë më tej marrjen e një vendimi për heqjen e regjimit të vizave me vendet e Ballkanit Perëndimor. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia maqedonase e lajmeve “Makfaks”, e cila publikon detaje të një nisme drejtuar Komisionit Evropian. Ky apel u bë përmes një letre të përbashkët të ministrave të Jashtëm të Estonisë, Hungarisë, Italisë, Lituanisë, Letonisë, Polonisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë dërguar zv/presidentit të Komisionit Evropian, Jacques Barrot, dhe ministrit të Jashtëm çek, Karel Schëarzenberger, vendi i të cilit mban kryesimin e presidencës së radhës së BE-së. “Ne besojmë se vendimi i domosdoshëm për liberalizimin e regjimit të vizave duhet të merret menjëherë, sapo këto vende të përmbushin kërkesat dhe kriteret e kërkuara”, thuhej në këtë letër. Kërkesa e shefave të diplomacisë së tetë vendeve të lartpërmendura, që shihet si një lloj “nxitjeje” për vendet e tjera anëtare, përfaqëson gjithashtu edhe njohjen e progresit të arritur nga vendet e Ballkanit Perëndimor në përmbushjen e etapave të parashikuara nga dokumenti “Roadmap” për liberalizimin e vizave. “Komisioni duhet të rekomandojë shfuqizimin e detyrimit për pajisjen me vizë të shtetasve të këtyre vendeve”, theksohej në letrën e nënshkruar nga tetë ministrat evropianë. Sipas agjencisë maqedonase të lajmeve një raport përfundimtar lidhur me këtë çështje do të prezantohet në mesin e muajit maj, kur Komisioni Evropian pritet të rekomandojë se cili nga vendet, apo cilat vende të Ballkanit Perëndimor janë kualifikuar për të përfituar nga heqja e regjimit të vizave. Nëse një vendim i Këshillit të Ministrave të BE-së lidhur me këtë çështje në nëntor do të jetë pozitiv, atëherë aplikimi i një regjim i lirë pa viza do të hyjë në fuqi në fillim të vitit 2010. Një ditë më parë Ambasadori i Komisionit Evropian në Tiranë, Helmuth Lohan theksoi se për Shqipërinë ka më shumë mundësi që liberalizimi i vizave të ndodh vitin e ardhshëm se sa këtë vit.

firmetaret

Estonia
Hungaria
Italia
Lituania
Letonia
Polonia
Sllovakia
Sllovenia

Suedia: Ballkani, prioritet
Suedia, si mbajtësja e radhës se presidencës rrotulluese gjashtë mujore të BE-së, do të mbështesë vendet e Ballkanit Perëndimor në përpjekjet e tyre për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Ministri i Jashtëm suedez, Karl Bildt e dha këtë deklaratë dje në Sarajevë gjatë bisedimeve me homologun tij boshnjak, Sven Alkalaj. “Zbatimi reformave në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe anëtarësimi i tyre në BE do të jetë një nga prioritetet e Suedisë gjatë mandatit të saj në pjesën e dytë të vitit 2009”, tha Bildt. Ai i bëri thirrje Bosnjës që t’i marrë seriozisht kërkesat e Brukselit, duke theksuar se Suedia po e merr presidencën e BE-së në kohë të vështira me krizën ekonomike globale, statusin e pazgjidhur të traktatit të Lisbonës dhe afrimin zgjedhjeve për përfaqësuesit nacionalë në Parlamentin Evropian

Italia, plan me 8 pika për integrimin e Ballkanit

Gjatë një samitit të BE-së të dielën, më 5 prill, ministri i Jashtëm italian, Franco Frattini ka propozuar një plan me tetë pika, i cili ndihmon më integrimin më të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe në NATO. Plani detajon liberalizimin e vizave për Serbinë dhe Maqedoninë si një nga prioritetet. Komisioni Evropian do të përgatisë një raport mbi këtë çështje në fund të majit, ku rezultatet pritet të kenë efekt deri në fund të vitit. Italia kërkon gjithashtu progres në konfliktin e emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë, zgjidhja e të cilit do të zhbllokonte negociatat e Shkupit për anëtarësim dhe do t’i lejonte vendit të bashkohej me NATO-n. Dokumenti sugjeron se Komisioni Evropian duhet të fillojë me përgatitjen e raporteve teknike mbi aplikimet e anëtarësimit në BE për Malin e Zi, Shqipërinë dhe Serbinë. Italia kërkon të shikojë të përfunduara bisedimet me Kroacinë e BE-në në vitin 2010 në përputhje me planin e KE. Sa për Bosnjën e Hercegovinën, Roma dëshiron të shikojë të shikojë më shumë autoritet për përfaqësuesit e lartë të BE-së deri në fund të korrikut. Plani kërkon gjithashtu, që deri në fund të korrikut të përforcohet marrëveshja e përkohshme mes BE-së dhe Serbisë, duke i bërë thirrje Beogradit të bashkëpunojë plotësisht me Gjykatën e Krimeve të Luftës në Hagë.
10/04/2009 - 10:27
ADI SHKEMBI
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Drejtues

Poste: 1
Antarësuar: 26 Maj 2009, 21:33
Re: 8 shtete pa viza per shqiptaret, Posted 26 Maj 2009, 21:47
Po rezultati doli dhe Shqiptaret s'kane te drejte te levizin pa viza.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4487
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Me fal, a je nje tjeter Leonidha?, Posted 26 Maj 2009, 22:08
Fieri i jep titullin “Qytetar Nderi”, shkrimtarit Leonidha Prifti
Është përkujtuar në bibliotekën publike të Fierit 1-vjetori i vdekjes së shkrimtarit të shquar për fëmijë, publicistit Leonidha Prifti. Ky homazh ishte përgatitur nga Bashkia Fier, Unioni i Shkrimtarëve të qytetit Fier, Shoqata e Rilindjes së Apolonisë.
Në këtë përkujtim merrnin pjesë kreu i Bashkisë Fier, Baftjar Zeqaj, kreu i Këshillit Bashkiak Vasillaq Ngresi, miq, dashamirës, artdashës, letrarë, familjarë të shkrimtarit. Fjalën e hapjes e mori kreu i Unionit të Shkirmtarëve Fier, Nuri Plaku, i cili tregoi vendin e nderit në letërsinë shqipe nëpërmjet penës së Leonidha Priftit, e më pas diskutime nga miq, shkrimtarë e përfaqësues të qytetit. "Leonidha ka qenë një ndër themeluesit e teatrit fierak që mori emrin "Bylis". Ai ka qenë i lidhur fort me etapën më të bukur të jetës së njeriut, fëmijërinë, ai shkroi shumë vepra, poema, tregime, përralla dhe romane për fëmijë siç ishin p.sh "Rruzë Apolonisë”, "Buzë Gjanicës”, "Shtëpia e merimangës". etj që në të shumtën e tyre janë laureuar me tituj kombëtar." Miku i tij Fuat Boci solli në kujtesën e të gjithëve tipin energjik dhe temperamentin e gjallë të Leonidha Priftit, i cili ka qenë një figurë e nderuar, poliedrite, me shumë reputacion dhe humanizëm në qytetin e Fierit, duke qenë edhe kreu i Kryqit të Kuq në Fier për shumë vite me radhë. Pas një filmi dokumentar kushtuar jetës dhe veprimtarisë së tij të shquar letrare dhe jetësore, kreu i Këshillit Bashkiak Fier, Vasillaq Ngresi lexoi motivacionin për kontributin e tij të shquar në fushën e letrave dhe i dorëzoi familjarëve të tij titullin "Qytetar Nderi i Fierit", pas vdekjes. Në fjalën e saj bashkëshortja e shkrimtarit, falënderoi pjesëmarrësit dhe këshilltarët bashkiak për respektin që treguan në përkujtim të bashkëshortit të saj, punës dhe përpjekjeve të tij në betejën njerëzore për të bërë vepra humane gjithë bashkëqytetarëve të tij.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 32
Antarësuar: 06 Shkurt 2009, 17:55
Re: 8 shtete pa viza per shqiptaret, Posted 28 Maj 2009, 00:41
Ne fakt europes eshte per te mos i pasur besen sepse i ndryshon fjalet si mbreti grate
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 4 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 31 Maj 2020, 01:46
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari