Cdo gje qe ju nevojitet nga interneti
Dedikuar te gjitha informacioneve mbi sherbimet e nevojshme per shqiptaret brenda dhe jashte atdheut
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
NJIHNI HARTEN E SHQIPERISE
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
NJIHNI HARTEN E SHQIPERISE, Posted 10 Shkurt 2009, 22:13
Harta e Shqipërisë
Imazh
Pozita Gjeografike

Shqipëria shtrihet në Evropën Juglindore, në Perëndim të Gadishullit Ballkanik, në koordinatat gjeografike: 39 16' gjatësi dhe 42 39' gjerësi. Shqiperia ka një sipërfaqe prej 28.748 km2.

Gjatësia e vijës kufitare të Republikës së Shqipërisë është 1094 km; nga të cilat - 657-km – vijë kufitare tokësore , 316-km vijë bregdetare, 48-km vijë ndarëse e lumenjve dhe 73 km e liqeneve.

Republika e Shqipërisë kufizohet në veri nga Mal i Zi, në veri-lindje nga Kosova , në lindje me Maqedoninë, dhe në jug dhe jug-lindje ajo kufizohet me Greqinë.

Ne perëndim, Shqipëria laget nga deti Adriatik dhe deti Jon.

Lartësia mesatare është 708-m, dmth dy herë më e madhe se ajo e Europës.

Shqipëria përfshihet në zonën sub-tropikale me lagështirë të Hemisferës Veriore, dhe në zonën me klimë mesdhetare.

Kromi, hekur-nikeli, bakri, qymyrguri, nafta dhe gazi janë disa nga mineralet nëntokësore më të rëndësishme që gjenden në Shqipëri.

Klima
Në zonat bregdetare: Mesdhetare mesatare, dimër i butë dhe i lagësht, verë e nxehtë dhe e thatë
Në zonat malore: mesatare Kontinentale, dimër i ftohtë dhe i ashpër, verë e lagësht.

Relievi
Fushor (në Shqipërinë Perëndimore), Pllajor (në Shqipërinë Lindore
Malor (në Shqipërinë Veriore dhe Qendrore); Maja më e lartë: Mali i Korabit (2,753m)

Vija Bregdetare
362 kilometër

Popullsia
3,364,571 (Qershor 1999)
95% Shqiptare, 3% Greke dhe 2% të tjerë

Shkalla e rritjes së popullsisë
1,05% (1999)

Kryeqyteti
Tirana (nga viti 1920)

Flamuri
Flamuri kombëtar i Republikës së Shqipërisë paraqitet me një shqiponjë të zezë me dy kokë dhe me krahë të hapura, të vendosur në qendër të një sfondi të kuq.

Emblema

Emblema e Republikës së Shqipërisë paraqitet me një shqiponjë të zezë, të vendosur në një mburojë të kuqe të tipit "variaz". Mburoja e kuqe rrethohet nga një shirit i zi. Në pjesën e sipërme, me të kuqe është shkruar Republika e Shqipërisë.

Ekonomia
Ekonomia shqiptare konsiderohet si Ekonomi e Tregut në tranzicion. Sektori privat zë pjesën më të madhe të GDP-së. Në Strategjinë e Zhvillimit Ekonomik të Shqipërisë për vitet 2000-2003 Vlen të përmenden reforma e përgjithshme strukturore sipas standardeve të vendeve me ekonomi tregu të fortë, privatizimi i sektorëve strategjike dhe stabilizimi i treguesve makro-ekonomike, me qëllim kryesor rritjen e investimeve nëpërmjet zbatimit të Programit Publik të Investimeve dhe thithjen e Investimeve të Drejtëpërdrejta të Huaja. Bashkëpunimi i ngushtë me organizatat ndërkombëtare si: Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, EBDR etj. përbëjnë garanci për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe përfundimin e fazës së tranzicionit. Ndërkohë, implementimi i Paktit të Stabilitetit përbën një nga angazhimet e Qeverisë për zhvillimin social-ekonomik të vendit, me qëllim kryesor integrimin në strukturat Euro-Atlantike.

Pasuritë natyrore
Pasuri nëntokësore (Naftë, gaz natyror, krom, qymyrguri, hekur nikel, xeherore, mermer); Burime të konsiderueshme hidrike; Zona të konsiderueshme me pyje dhe kullota (rreth 38% e territorit të vendit). Burime të pashfrytëzuara në fushat e Turizmit Blu, Të Gjelbër dhe Të Bardhë.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 26 Nëntor 2020, 19:51
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari