Cdo gje qe ju nevojitet nga interneti Dedikuar te gjitha informacioneve mbi sherbimet e nevojshme per shqiptaret brenda dhe jashte atdheut
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Drejtues
Poste: |
4454 |
Antarësuar: |
28 Janar 2009, 13:10 |
|
Rezultatet e Zgjedhjeve vendore në Shqipëri - 8 maj 2011Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Tiranë Rezultatet i pjesmarrjes të votuesve në Votime deri në orën 16, të dt.8.5.2011 në Shqipëri
Rezultatet i pjesmarrjes të votuesve në Votime deri në orën 19 të dt.8.5.2011 në Shqipëri
Shënim;
Redaksia e Zgjedhjeve do të japi rezultate të sakta periodike jo nga shtabet e partive prej datåes 8 maj 2011 - Dita e zgjedhjeve vendore në Shqipëri
----------------------------------------------------------------------------------- Disa të dhana kryesore për aktorët pjesmarrës në Zgjedhjet Vendore të 8 majit të 2011 në Shqipëri
Të dhëna kryesore për Zgjedhjet Vendore të 8 majit 2011 në Shqipëri
- Marrin pjesë 53 parti nga 56; Nga këto 53 parti, 45 janë grupuar në dy koalicione të mëdha: 22 parti në aleancën e djathtë - Aæeanca për Qytetarin - AQ 23 parti në aleancën e majtë. – Aleanca për Ardhmërinë – AA
- 872 kandidatë për kryetarët e bashkive apo komunave Zgjidhen sipas sistemit mazhoritar, pra fiton kush merr më shumë vota.
- 4882 qendra votimi në Shqipëri
- 3 166 279 shtetas kanë të drejtën e votës
- 6152 vende këshilltarësh duhen - votohet/ garohet 6882 kandidatë.
- 2 fletë votimi janë; Një për kryetarin e bashkisë ose të komunës dhe një fletë tjetër për këshillin.
- Në Tiranë ka katër fletë votimi; 1.Një për kryetarin e Bashkisë së Tiranës 2. Një për Këshillin e Bashkisë 3. Një për kryetarin e Njësisë Bashkiake 4. Një për këshillin e Njësisë Bashkiake
- Orari i Votimit; 07:00 - 19:00
Por kryetarët e njësive vendore përfaqësojnë në nivel lokal pushtetin ekzekutiv. Atë që quhet "pushtet përfaqësues" e ushtrojnë këshillat bashkiakë ose komunalë. Këshillat e 384 njësive vendore kanë gjithsej 6152 vende këshilltarësh dhe në Tiranë ka katër fletë votimi, një për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, një për Këshillin e Bashkisë, një fletë votimi për kryetarin e Njësisë Bashkiake dhe një fletë për këshillin e Njësisë Bashkiake. Për këto vende garojnë 6882 kandidatë. Këshilltarët zgjidhen sipas sistemit proporcional, pra votat e marra nga partitë jashtë apo brenda koalicioneve përllogariten sipas një formule matematikore dhe pastaj mandatet u shpërndahen partive.
Ku votohet? Zakonisht qendrat e votimit janë në ambiente publike, shkolla, kopshte, cerdhe, dhe kur nuk është e mundur, edhe në ambiente private të marra me qera.
Gjithsej në rang republike ka 4882 qendra votimi. KQZ ka nxjerrë një spot informues sesi veprohet brenda një qendre votimi.
Për zgjedhjet e këtij viti ka 3 166 279 shtetas që gëzojnë të drejtën e votës. Për këta, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka printuar 3 710 698 fletë votimi.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri "Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta "Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
|
|
|

Drejtues
Poste: |
4454 |
Antarësuar: |
28 Janar 2009, 13:10 |
|
Komisioni i Zgjedhjeve Vendore për Qarkun e Shkodrës për 8.5.2011 KZAZ NR 40 - SHKODËR Emri Mbiemri Subjekti Pozicioni ALTIN XHAHYSA PBDNJ Anetar DODË MEHMETAJ PS Anetar EDVIN REXHEPI LSI Anetar MARCELINA GJELUCI PD Anetar NERITAN KALAMISHI PD Zv/Kryetar SUEL HADRI PD Sekretar VALBONA TULA PS Anetar ZAMIR LLAZANI PS Kryetar Zyra Adresa Pallati Sportit Q.Dervishi Shkodër KZAZ NR 41 - BUSHAT Emri Mbiemri Subjekti Pozicioni ARDITA SHIMAJ LSI Anetar AUREL HILA PS Anetar DEDË LEKA PS Zv/Kryetar ERNEST MHILLAJ PD Anetar KANTO GJOKA PD Anetar NDOC SHABEN PD Kryetar SOKOL SHKRELI PBDNJ Anetar ZAMIR LEKA PS Sekretar Zyra Adresa Shkolla e mesme Bushat Bushat KZAZ NR 42 - SHKODËR Emri Mbiemri Subjekti Pozicioni ARVIT OSJA PBDNJ Anetar BENARDIN NDOJ PD Sekretar GENC TUSHA PD Anetar GJON FTONI PS Kryetar GLEDIS CELIKU PS Anetar PREKE MARKU PD Zv/Kryetar SHKELZIM GURI LSI Anetar Zyra Adresa Shkolla 9 vjeCare Xheladin Fishta Shkodër KZAZ NR 43 - PUKË Emri Mbiemri Subjekti Pozicioni ASTRIT MECI PD Kryetar FATJON FETA PS Sekretar FATMIR SHKJAU PS Zv/Kryetar LIZA VOCI PS Anetar LUMNIJE KUCI LSI Anetar MIRASH MARDODAJ PD Anetar NAZMIE TAFILAKU PD Anetar NDOC GJONI PBDNJ Anetar Zyra Adresa Shkolla 9 vjecare Migjeni, Pukë Pukë KZAZ NR 44 - MALSIA E MADHE Emri Mbiemri Subjekti Pozicioni BARDHOK LUGAJ PD Zv/Kryetar MIMOZA LULAJ PD Anetar MUSTAF MUSTAFAJ LSI Anetar NIKOLLE GJINAJ PD Sekretar PJETËR PRECAJ PS Anetar RIFAT ÇOKAJ PS Kryetar RIFAT YMERI PBDNJ Anetar XHELADIN UJKAJ PS Anetar Zyra Adresa Drejtoria e Shendetit Publik Koplik
Qarku SHKODER ZAZ 40 Rrethi SHKODER BASHKIA SHKODER ZAZ 41 Rrethi SHKODER KOMUNA ANA-MALIT KOMUNA BERDICE KOMUNA BUSHAT KOMUNA DAJC-SHKODER KOMUNA GURI I ZI KOMUNA VELIPOJE ZAZ 42 Rrethi SHKODER BASHKIA VAU-DEJES KOMUNA HAJMEL KOMUNA POSTRIBE KOMUNA PULT KOMUNA RRETHINAT KOMUNA SHALE KOMUNA SHLLAK KOMUNA SHOSH KOMUNA TEMAL KOMUNA VIG-MNELE ZAZ 43 Rrethi PUKE BASHKIA FUSH-ARREZ BASHKIA PUKE KOMUNA BLERIM KOMUNA FIERZE-PUKE KOMUNA GJEGJAN KOMUNA IBALLE KOMUNA QAFE-MAL KOMUNA QELEZ KOMUNA QERRET KOMUNA RRAPE
ZAZ 44 Rrethi MALESI E MADHE BASHKIA KOPLIK KOMUNA GRUEMIRE KOMUNA KASTRAT KOMUNA KELMEND KOMUNA QENDER-MALESI E MADHE KOMUNA SHKREL
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri "Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta "Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
|
|
|

Drejtues
Poste: |
4454 |
Antarësuar: |
28 Janar 2009, 13:10 |
|
Lista e kandidatëve për kryetar bashkie dhe për komunat në Shqipëri për Zgjedhjet Vendore të 8.5.2011
Tiranë Edi Rama - PS Lulzim Basha - PD
Durrës Vangjush Dako - PS Ferdinand Xhaferri - PD
Elbasan Qazim Sejdini - PS Durim Hushi - LSI
Vlorë Shpëtim Gjika - PS Ardian Kollozi - PD
Fier Baftjar Zeqaj - PS LSI
Shkodër Për kryetar bashkie Genc Uruçi - PS Lorenc Luka – PD
Kandidatët për Komunat e Shkodrës të PD-ës Hajmel - Lekë Bibaj Mnel Vig - Pjetër Lleshi, Në bashkinë e Vaut të Dejës - Gjon Marku Në komunën Ana e Malit - Arben Ceni, Në komunën Dajç - Arben Gjuraj Në bashkinë Velipojë - Nikollë Marku.
Lezhë Gjok Jaku – PS - LSI Korçë Niko Peleshi - PS Andrea Mano – PD
Lushnje Fatos Tushe – PS
Sarandë Stefan Çipa – PS
Berat Fadil Nasufi – PS
Pogradec Artan Shkëmbi – PS
Kukës Alfred Cenga – PS
Gjirokastër Flamur Bime - PS
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri "Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta "Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
|
|
|

Drejtues
Poste: |
4454 |
Antarësuar: |
28 Janar 2009, 13:10 |
|
11.700 persona u kthyen në atdhe për votime
Policia: 11.700 persona u kthyen në atdhe për votime 7.5.2011 Gjatë ditës së sotme kanë hyrë në Shqipëri mbi 11.700 persona, të cilët duket se janë kthyer në atdhe, enkas për të votuar. Burimet zyrtare të policisë bënë të ditur se në Rinas kanë hyrë 1897, në Shkodër në pikën kufitare Muriqan kanë hyrë 253, nga Hani i Hotit 258 persona, nga Kukësin në pikën e Morinit 1066 persona, nga Qafë Prushi 162 persona, nga Qafë Morini 421 persona, nga Bllata e Dibrës 249 persona, nga Durrësi 687 persona, nga Vlora 400 persona, nga Saranda 230 persona, nga Q. Bota 866 persona, nga Ripsi 25 persona, nga Kakavija 2798 persona, nga Tri Urat 330 persona, Kapshtica 1517 persona, Gorica 59 persona, Tushemishti 73 persona, Qafë Thana 328 persona.
www.sot.com.al
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri "Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta "Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
|
|
|

Drejtues
Poste: |
4454 |
Antarësuar: |
28 Janar 2009, 13:10 |
|
NJOFTIM PËR SHTYP të KQZ-ës e dt. 21.5.2011 Tiranë, më 22.05.2011
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më datë 21.05.2011 vijoi punën kryesisht me shqyrtimin në rrugë administrative të ankimeve të paraqitur nga subjekte të ndryshëm zgjedhorë ndaj vendimeve të komisioneve zgjedhore. Në seancat plenare të paradites dhe pasdites, u shqyrtuan katër kërkesa ankimore, si dhe u caktuan relatorët për verifikimin e elementëve të formës dhe përmbajtjes për tetëmbëdhjetë kërkesa ankimore të paraqitura pranë KQZ. Gjithashtu, u relatuan rezultatet e verifikimit të elementëve të formës dhe përmbajtjes për 27 kërkesa të tjera ankimore, duke caktuar sipas rastit datën dhe orën e seancës për shqyrtimin e tyre.
Në mbledhjen e orës 21.00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në cilësinë e KZAZ për njësinë zgjedhore Bashkia Tiranë, kqyri duke respektuar të gjithë procedurat përkatëse ligjore dhe me transparencë, 14 kuti votimi që i përkasin KZAZ 49. U gjendën në total 46 vota të panumëruara. Nga ky total, 45 vota u vlerësuan të vlefshme dhe 1 votë e pavlefshme. Nga totali prej 45 i votave të vlerësuara të vlefshme dhe të numëruara rezultoi se: - 22 vota i përkasin kandidatëve për Kryetar të Bashkisë Tiranë; - 2 vota i përkasin kandidatëve për Këshillin e Bashkisë Tiranë; - 2 vota i përkasin kandidatëve për Kryetar të Njësisë Bashkiake; - 19 vota i përkasin kandidatëve për Këshillin e Njësisë Bashkiake Tiranë;
Nga 22 votat e numëruara që i përkasin kandidatëve për Kryetar të Bashkisë Tiranë, rezultoi se: - për kandidatin, z. Edi Rama u numëruan 9 vota të vlefshme; - për kandidatin, z. Lulzim Basha u numëruan 13 vota të vlefshme;
Nga 2 votat e numëruara që i përkasin kandidatëve për Këshillin e Bashkisë Tiranë, rezultoi se: - një votë për subjektin zgjedhor Partia Demokratike e Shqipërisë; - një vota për subjektin zgjedhor LSI; Nga 2 votat e numëruara që i përkasin kandidatëve për Kryetar të Njësisë Bashkiake, rezultoi: - znj. Jeta Seitaj, dy vota të vlefshme; Nga 19 votat e numëruara që i përkasin kandidatëve për Këshillin e Njësisë Bashkiake, rezultoi se: - 11 vota për subjektin zgjedhor Partia Socialiste të Shqipërisë; - 6 vota për subjektin zgjedhor Partia Demokratike e Shqipërisë; - 2 vota për subjektin zgjedhor LSI.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri "Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta "Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
|
|
|

Drejtues
Poste: |
4454 |
Antarësuar: |
28 Janar 2009, 13:10 |
|
Mbyllet Numërimi/LULZIM BASHA FITON TIRANEN -- Pak minuta më parë KQZ finalizoi dhe kutitë e fundit të ardhura nga KZAZ nr.49
-- Arben Ristani: respektuam të drejtën legjitime të qytetarëve për të numëruar çdo votë
KQZ mbylli procesin e numërimit të votave të hedhura në kutinë e gabuar dhe nesër pritet zbardhja e vendimit që e shpall Lulzim Bashën si fitues të bashkisë së Tiranës me 78 vota diferencë me rivalin e tij të opozitës. Procesi s’ka asnjë pikëpyetje nga ana e integritetit dhe pritet të mos pësojë ndryshime as gjatë procesit të ankimimeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mandaton Lulzim Bashën fitues të zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës. Pas një maratone të gjatë procesi, prej më shumë se 2 javësh nga dita e votimit, KQZ në rolin e KZAZ-së së Tiranës, finalizoi sot procesin e numërimit të votave të kontestuara, duke shpallur edhe fituesin e këtyre zgjedhjeve, i cili është kandidati i Partisë Demokratike dhe “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha. Lulzim Basha fitoi këtë garë me një diferencë prej 78 votash. Lulzim Basha arriti të marrë 171 vota, kundrejt 83 votave të kandidatit socialist, Edi Rama. Numërimi i kutive të fundit që kishin mbërritur nga KZAZ nr. 49 në kryeqytet që i përket njësisë bashkiake nr. 5, nuk ndryshoi të dhënat në rezultate, edhe pse të dy kandidatët kanë marrë vota të konsiderueshme. Epërsinë e tij, Lulzim Basha e kishte vënë që në numërimin e vota të kontestuara në njësitë bashkiake nr. 8, nr. 6, nr. 9 dhe nr.1 1. Numërimi i çdo vote të qytetarëve tregoi se verdikti i tyre ishte për ndryshimin e madh të kryeqytetit, të atij ndryshimi që do të pagëzohej në 8 maj 2011. Sigurisht, kjo nuk është një fitore për Lulzim Bashën, as për Partinë Demokratike apo koalicionin “Aleanca për Qytetarin”, por në radhë të parë është një fitore për vetë qytetarët e Tiranës, të cilët me vullnetin e tyre të pavarur, i dhanë fund dogmës së betonit, abuzimit dhe keqadministrimit të qytetit. Tirana pritet të njohë një dimension të ri zhvillimi si dhe një kulturë demokratike në drejtim të menaxhimit, administrimit dhe shërbimit ndaj qytetit dhe komunitetit.
Arben Ristani: respektuam të drejtën legjitime të qytetarëve për të numëruar çdo votë
“Zgjedhësi ka votuar ndershëm, lirshëm si dhe ka hedhur votën atje ku ai mendonte se duhet ta hidhte. Ne respektuam të drejtën legjitime të qytetarëve për të numëruar çdo votë të vlefshme” Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Arben Ristani u shpreh dje pas mbylljes së numërimit të votave të kontestuara se institucioni që ai kryeson, zbatoi ligjin si dhe respektoi të drejtën kushtetuese të qytetarëve, duke numëruar me përpikmëri votën e tyre. Sipas Ristanit, KQZ u kthye në rolin e një KZAZ-je, për të rregulluar punën e institucioneve në varësi të saj. “KQZ është organi më i lartë i administratës zgjedhore. Ai mund të marrë të gjitha kompetencat e institucioneve në varësi të tij, në këtë rast të KZAZ-ve. Praktika për të është shumë e larmishme dhe ka ecur rigorozisht. Ka shumë raste si në 2011, 2003, 2007 dhe 2009-ën, ku KQZ ka marrë rolin e institucioneve në varësi, për të bërë më mirë atë që këto s’e kishin bërë siç duhet. Ne zbatuam ligjin, për numërimin e çdo vote të qytetarëve të Tiranës. Ligji parashikon që çdo votë është e barabartë. Neni 117 dhe 118 i kodit zgjedhor, parashikojnë qartë se kur vota është e vlefshme dhe e pavlefshme. Votat e hedhura në kutinë e gabuar, janë vota të vlefshme. Zgjedhësi e ka bërë të qartë votën e tij, ai ka votuar vetëm për njërin prej kandidatëve. Vota e hedhur në kutinë e gabuar, ka qenë një gabim teknik”- u shpreh kreu i KQZ-së. Ristani shtoi më tej se do të ishte më e lehtë nëse ligji do ta kishte parashikuar më parë këtë situatë. “E mira do ishte sikur ligji ta parashikonte këtë çështje, por eksperienca zgjedhore në Shqipëri nuk e kishte ndeshur një fenomen të tillë. Kjo për shkak edhe të rezultatit të ngushtë në këto zgjedhje të të dy kandidatëve, për të cilën besoj se edhe për 100 vitet e ardhshme nuk besoj se do të përsëritet”- deklaroi Ristani. Ai tha se vendimi i KQZ, është akt i ankimueshëm si dhe subjektet ankimuese mund të ndjekin rrugët ligjore.
KQZ, i jep fund një maratone të gjatë numërimi votash
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbylli dje procesin e numërimit të fletëvotimeve të hedhura në kuti të gabuara nga zgjedhësit, gjatë procesit të votimit të 8 majit në bashkinë e Tiranës. Fletëvotimet e fundit që u administruan dje nga KQZ, i përkisnin ato të KZAZ-së nr. 49, në njësinë bashkiake nr. 5 në kryeqytet. Para nisjes së këtij procesi, Komisioni u përfshi nga debatet, pasi përfaqësuesit e opozitës, sërish e kundërshtuan numërimin e fletëve të kontestuara, si një veprimtari e paligjshme që nuk parashikohet në kodin zgjedhor. Kryetari i KQZ-së, Arben Ristani mbrojti ligjshmërinë e numërimit të këtyre fletëve, që sipas tij është aplikuar dhe në zgjedhjet e kaluara, ndërsa iu referua dhe rekomandimeve të raportit të OSBE/ODIHR të 2009-s. Ai përsëriti se KQZ ka vendosur që të këqyrë të gjitha kutitë e votimit dhe të numërojë votat e pa-numëruara për kryetar bashkie, këshilli bashkiak, kryetar njësie bashkiake, vota të cilat kanë mbetur të pa-numëruara. “KQZ si niveli më i lartë i administratës zgjedhore ka të gjitha kompetencat ligjore për të përmbyllur procese të tilla duke marrë dhe kompetencat e komisioneve të niveleve më të ulëta të administratës zgjedhore dhe shembuj të tillë kemi pasur me bollëk gjatë historisë së zgjedhjeve, si në vitin 2001, 2003 2007. Pra, ka qenë një rrjedhë logjike dhe një mënyrë të vepruari kjo kur KQZ ka marrë kompetencat e KZAZ-së për ta përmbyllur procesin”, shpjegoi Ristani. Gjatë të shtunës në mbrëmje, KQZ hapi 14 kuti me fletë të kontestuara nga 22 në total që i përkisnin KZAZ-së nr. 49, për t’i dhënë fund procesit të numërimit mbrëmë rreth orës 22:30. Ndërkaq, në fillim të mbledhjes së djeshme, KQZ rrëzoi me 7 vota dy kërkesa ankimore të ardhura nga Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, që kontestonte numërimin e votave për këshillin bashkiak Gjirokastër, si dhe kërkesën ankimore të kandidatit të pavarur për komunën Rukaj, Qarku Dibër. Të dyja ankesat u hodhën poshtë me të njëjtin argument si të pabazuara në prova dhe ligj.
Kuti të numëruara - 125
Lulzim Basha, vota të vlefshme - 171
Edi Rama, vota të vlefshme - 83
22-05-2011 / Gazeta 55
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri "Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta "Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
|
|
|

Drejtues
Poste: |
4454 |
Antarësuar: |
28 Janar 2009, 13:10 |
|
Arkitektura e Këshillit bashkiak të Tiranës pas 8 majit 2011 Emrat e rinj të Këshillit Bashkiak E Hënë,23 Maj 2011
Votat e mbledhura nga koalicionet zgjedhore i japin avantazh koalicionit të djathtë, Aleanca për Qytetarin, me një këshilltar më shumë për Bashkinë e Tiranës.Gazeta “Panorama”, pas përllogaritjeve me dy formulat që Kodi Zgjedhor përcakton, si sistemi i D’Hondt dhe sistemi Saint Lague, nxjerr numrin e këshilltarëve që koalicionet zgjedhore ndajnë mes tyre. Më pas, përmes sistemit Saint Lague, bëhet e mundur shpërndarja e këshilltarëve brenda partive të koalicionit. Koalicioni i djathtë, Aleanca për Qytetarin, i drejtuar nga Partia Demokratike me 117717 vota, ka marrë 28 këshilltarë, nga 55 që ka Këshilli Bashkiak i Tiranës. Koalicioni “Aleanca për të ardhmen”, i kryesuar nga Partia Socialiste me 117166 vota, ka marrë 27 këshilltarë. Nisur nga filozofia se si u ndërtuan këto koalicione, Partia Demokratike ka ndarë numrin e këshilltarëve dhe me parti të tjera, duke marrë vetë 19 këshilltarë, e ndjekur nga Lëvizja Socialiste për Integrim me 5 këshilltarë, Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet me 2 këshilltarë e më pas Partia Republikane dhe Partia e Legalitetit me nga 1 këshilltar secila. Ndërsa në koalicionin “Aleanca për të ardhmen”, PS ka marrë një numër më të madh këshilltarësh, 25 dhe dy parti përbërëse të këtij koalicioni, Demokracia Sociale dhe PSV ’91 kanë marrë nga 1 këshilltar. Partia Socialiste ka marrë në Tiranë 100783 vota, ndërsa Partia Demokratike ka marrë 74530 vota, por pa mundur të përcaktojë shumicën e Këshillit Bashkiak. Ndryshe nga zgjedhjet e shkuara, kur Lëvizja për Zhvillim Kombëtar e Dashamir Shehit kishte këshilltarë në Bashkinë e Tiranës, në zgjedhjet e 8 majit, dhe pse ka marrë 3675 vota, për shkak se është jashtë koalicioneve, nuk ka marrë asnjë këshilltar. Në zgjedhjet e kaluara vendore të 2007-s, PS bashkë me LSI-në përbënin shumicën në Këshillin Bashkiak të Tiranës, balanca që u prishën pas debateve për buxhetin e Bashkisë.
Institucionet
Aleanca për qytetarin ka 28 këshilltarë
PD ka 19 këshilltarë
Jorida Tabaku Ferdinant Poni Suzana Guxholli Gëzim Karapici Niazi Kosovrasti Dhori Kule Jul Bushati Eneida Guria Beqir Nuredini Besnik Aliaj Jera Kruja Zamir Ndroqi Akli Fundo Sulejman Mema Enkelejda Sallaku Bledi Kasmi Murat Basha Ariana Bekteshi Vejsel Rizvanolli
LSI ka 5 këshilltarë që nesër, shumë shpejtë kalojnë te PS
Shezai Rrokaj Edmond Panariti Erisa Zaimi Endrit Brahimllari Blerina Kazaferi
PDIU Tahir Muhedini Arian Çuko
PR Maksim Begeja
PLL Agim Kraja
Aleanca për të Ardhmen ka 27 këshilltarë
PS ka 25 këshilltarë Mimoza Hafizi Tritan Kalo Kristaq Blushi Ardiana Berberi Ervin Bushati Lorenc Vangjeli Arbian Mazniku Aldrin Dalipi Gerta Lubonja Shpëtim Cami Fatbardha Barjaba Genti Gazheli Juliana Hoxha Mehmet Hasanlami Alketa Hila Valbona Tahiraja (Doçi) Petrit Ago Hari Mulla Eridian Saliani Andrea Marto Megi Ajtyresa Ylli Çano Vjola Sterjo Xhevdet Kaçani Suzana Hakrama
PDS Florian Pullazi
PSV ’91 Enver Reçi
ARISTIR LUMEZI
Shënim:
- LZHK-ja ka votuar me 3675 vota për kryetar Bashkije sh.Edvin rama dhe për këshilltarë të PS-ës.
- LSI-ja ka votuar për kryetar bashkije për Edvin Ramën dhe për këshillin bashkiak ka votuar për vete LSI-ja
Këshilltarët bashkiak të LSI-s shumë shpejtë do të kalojnë në krahun e këshilltarve socialsitë. Kështu e marrin të majtët Këshillin Bashkiak dhe do të pengojnë kryebashkiakun Basha për të rindërtuar Tiranën sipas premtimeve elektorale, me qëllimin e vetëm që të rrëzohet nesër lehte në zgjedhjet e ardhëshme dhe në zgjedhjet parlamentare. Gjithë ky teatër antishqiptar bëhet për t'i shpëtuar lëkurën e megakorrupsionistit taleban - Ilir meta si plebej i LSI-së që të shpëtoji nga burgu i sigurtë prej premtimit që i dha dje(më 22.5.2011 - ditë e djelë) në drekë në Durrës me presidentin Bamir Topin për të punuar në llogari të PS-ës dhe të B. Topit
- Partija Komuniste i dha fitoren kryebashkiakut të ri Lulzim Bashës
- Nga rezultati del se Partia Republikane ka votuar për Edvin ramën dhe këshillin bashkiak për socialistët
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri "Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta "Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
|
|
|

Drejtues
Poste: |
4454 |
Antarësuar: |
28 Janar 2009, 13:10 |
|
KQZ më dt. 23.V.2011 shpalli Lulzim Bashën fitues të Bashkisë Tiranë
Kandidatet për kryetar Bashkisë Tiranë ------ Votat EDI RAMA -Aleanca për të Ardhmen ----- 124705 LULZIM BASHA - Aleanca për Qytetarin ----- 124786 HYSNI MILLOSHI partia Komuniste ----- 1394
Votat per keshill bashkiak të Tiranës ---- Votat
ALEANCA ARBNORE KOMBËTARE 1452 ALEANCA DEMOKRATIKE 1590 ALEANCA EUROPIANE EKOLOGJIKE 440 BASHKIMI LIBERAL DEMOKRAT 859 LËVIZJA PËR ZHVILLIM KOMBËTAR 3635 LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM 19688 LIDHJA DEMOKRISTIANE SHQIPTARE 677 PARTIA AGRARE AMBIENTALISTE E SHQIPËRISË 668 PARTIA ALEANCA DEMOKRISTIANE 191 PARTIA ALEANCA PËR DEMOKRACI DHE SOLIDARITET 189 PARTIA ALEANCA POPULLORE 245 PARTIA BALLI KOMBËTAR 1060 PARTIA BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT 602 PARTIA BASHKIMI POPULLOR I PENSIONISTËVE SHQIPTAR 488 PARTIA BASHKIMI REPUBLIKAN SHQIPTAR 633 PARTIA DEMOKRACIA E RE EUROPIANE 487 PARTIA DEMOKRACIA SOCIALE 2819 PARTIA DEMOKRATIKE 72578 PARTIA DEMOKRATIKE E BASHKIMIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË 703 PARTIA DEMOKRISTIANE E SHQIPERISË 1663 PARTIA DREJTËSI INTEGRIM DHE UNITET 6746 PARTIA E GJELBËR 686 PARTIA E PUNËS E SHQIPERISË E RIORGANIZUAR 417 PARTIA E TË DREJTAVE TË MOHUARA E RE 471 PARTIA G 99 1571 PARTIA KOMUNISTE E SHQIPËRISË 420 PARTIA KONSERVATORE 77 PARTIA LEVIZJA E LEGALITETIT 2982 PARTIA LIGJ DHE DREJTËSI 831 PARTIA ORA E SHQIPËRISË 165 PARTIA PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUAR 356 PARTIA REFORMATORE DEMOKRATIKE 264 PARTIA REPUBLIKANE SHQIPTARE 4274 PARTIA SOCIALDEMOKRATE 1966 PARTIA SOCIALISTE E SHQIPËRISË 97787 PARTIA SOCIALISTE E VËRTETË 91 2432
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri "Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta "Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
|
|
|

Drejtues
Poste: |
4454 |
Antarësuar: |
28 Janar 2009, 13:10 |
|
PD fitoi 43 Bashki dhe PS fitoi 22 bashki më 8.5.2011
ERALD KAPRI E Martë, 24.5. 2011 Panorama Zotërimi i këshillave bashkiakë do të bëhet në shumicë nga koalicioni qeveritar “Aleanca për qytetarin”. Referuar rezultateve zyrtare të KQZ për 65 bashkitë e vendit, rezulton se koalicioni qeveritar ka siguruar shumicën e këshillave bashkiakë në 43 bashki të vendit, ose në 2/3 e tyre.Koalicioni opozitar “Aleanca për të ardhmen” ka siguruar shumicën në 22 bashki të vendit, ose afërisht 1/3 e tyre. Gjithsesi, në afërisht 10 bashki të vendit, shumica mund të përmbyset në varësi të votës së disa kandidatëve të pavarur që kanë arritur të fitojnë. Bashki të tilla, si Berati, Saranda, Himara etj., mund të kenë ndikim më shumë për shkak të votës së të pavarurve apo disa partive jashtë dy koalicioneve të mëdha. Gjithsesi, pavarësisht këtyre bashkive, koalicioni qeveritar do të qeverisë mbi 60 për qind të këshillave bashkiakë në vend. Bashkitë e mëdha Bashkitë e mëdha në vend janë ndarë në mënyrë të barabartë përsa i përket zotërimit të këshillave bashkiakë. Në 12 bashkitë e mëdha të vendit, 6 prej tyre do të kenë shumicë të majtë në këshill, ndërsa 6 të tjera shumicë të djathtë. Pavarësisht se në shumicën e këtyre bashkive kanë fituar kandidatë të majtë, ata do të detyrohen të kenë një këshill politikisht të kundërt. Kështu është rasti në Bashkinë e Durrësit dhe atë të Elbasanit për Partinë Socialiste, por, nga ana tjetër, opozita ka siguruar shumicën në Bashkinë e Lezhës. Nga ana tjetër, duket se shumica e qarqeve, duke llogaritur të gjitha njësitë vendore, me komuna e bashki bashkë, do të qeverisen në shumicë nga koalicioni qeveritar. Aleanca për Qytetarin pritet të ketë shumicën në këshillin e qarkut të Korçës, Elbasanit, Tiranës, Durrësit, Lezhës, Didrës, Shkodrës e Kukësit. Nga ana tjetër, opozita do të ketë tri qarqe në shumicë si Fieri, Vlora, e Gjirokastra, ndërsa qarku i Beratit është ende në dyshim.
Bashkitë e mëdha
1-Berat Aleanca për të Ardhmen 9095 Aleanca për Qytetarin 8951 Jashtë koalicionit 914
2-Peshkopi Aleanca për të Ardhmen 2733 Aleanca për Qytetarin 3996 Jashtë koalicionit 216 Të pavarur 469
3-Durrës Aleanca për të Ardhmen 29 042 Aleanca për Qytetarin 33 000 Jashtë koalicionit 418
4-Elbasan Aleanca për të Ardhmen 19 951 Aleanca për Qytetarin 22 593 Jashtë koalicionit 663
5-Fier Aleanca për të Ardhmen 15 084 Aleanca për Qytetarin 12 220 Jashtë koalicionit 428
6-Gjirokastër Aleanca për të Ardhmen 6848 Aleanca për Qytetarin 4947 Jashtë koalicionit 520
7-Korçë Aleanca për të Ardhmen 14 898 Aleanca për Qytetarin 13 585 Jashtë koalicionit 1467
8-Kukës Aleanca për të Ardhmen 2542 Aleanca për Qytetarin 4981 Jashtë koalicionit 283 Të pavarur 1719
9-Lezhë Aleanca për të Ardhmen 4146 Aleanca për Qytetarin 3831 Jashtë koalicionit 563 Të pavarur 988
10-Shkodër Aleanca për të Ardhmen 9556 Aleanca për Qytetarin 20 765 Jashtë koalicionit 2397
11-Vlorë Aleanca për të Ardhmen 21 668 Aleanca për Qytetarin 18 868 Jashtë Koalicionit 1008
12-Tiranë Aleanca për Qytetarin 117 717 Aleanca për të Ardhmen 117 166 LZHK 3675 PKSH 447
Bashkitë e tjera
Ura Vajgurore Aleanca për të Ardhmen 2418 Aleanca për Qytetarin 1844 Jashtë koalicionit 190
Kuçovë Aleanca për të Ardhmen 4982 Aleanca për Qytetarin 3438 Jashtë koalicionit
Çorovodë Aleanca për të Ardhmen 955 Aleanca për Qytetarin 1805 Jashtë koalicionit 135
Poliçan Aleanca për të Ardhmen 1361 Aleanca për Qytetarin 1846 Jashtë koalicionit 254
Burrel Aleanca për të Ardhmen 2655 Aleanca për Qytetarin 3080 Jashtë koalicionit 373 Të pavarur 514
Klos-Mat Aleanca për të Ardhmen 1549 Aleanca për Qytetarin 2492 Jashtë koalicionit 382 Të pavarur 114
Bulqizë Aleanca për të Ardhmen 1908 Aleanca për Qytetarin 2320 Jashtë koalicionit 317 Të pavarur 280
Manëz Aleanca për të Ardhmen 1563 Aleanca për Qytetarin 2297
Sukth Aleanca për të Ardhmen 2791 Aleanca për Qytetarin 4114 Jashtë koalicionit 17
Shijak Aleanca për të Ardhmen 2195 Aleanca për Qytetarin 2593
Fushë-Krujë Aleanca për të Ardhmen 3622 Aleanca për Qytetarin 5126 Jashtë koalicionit 965
Bashkia Krujë Aleanca për të Ardhmen 2764 Aleanca për Qytetarin 3964 Jashtë koalicionit 731
Belsh Aleanca për të Ardhmen 2323 Aleanca për Qytetarin 2693 Jashtë koalicionit 217
Cërrik Aleanca për të Ardhmen 1917 Aleanca për Qytetarin 2633 Jashtë koalicionit 349
Gramsh Aleanca për të Ardhmen 2404 Aleanca për Qytetarin 2601 Jashtë koalicionit 247
Peqin Aleanca për të Ardhmen 1089 Aleanca për Qytetarin 2214 Jashtë koalicionit 92
Librazhd Aleanca për të Ardhmen 1677 Aleanca për Qytetarin 2155 Jashtë koalicionit 196
Përrenjas Aleanca për të Ardhmen 1638 Aleanca për Qytetarin 2111 Jashtë koalicionit 176
Patos Aleanca për të Ardhmen 4431 Aleanca për Qytetarin 4685 Jashtë koalicionit 535
Roskovec Aleanca për të Ardhmen 1485 Aleanca për Qytetarin 1765 Jashtë koalicionit 53
Lushnjë Aleanca për të Ardhmen 10 048 Aleanca për Qytetarin 9477 Jashtë koalicionit 213
Divjakë Aleanca për të Ardhmen 2828 Aleanca për Qytetarin 2442 Jashtë koalicionit 253
Ballsh Aleanca për të Ardhmen 2226 Aleanca për Qytetarin 1997 Jashtë koalicionit 139
Libohovë Aleanca për të Ardhmen 417 Aleanca për Qytetarin 971
Memaliaj Aleanca për të Ardhmen 1170 Aleanca për Qytetarin 1158 Jashtë koalicionit 190
Tepelenë Aleanca për të Ardhmen 1960 Aleanca për Qytetarin 1384 Jashtë koalicionit 270
Këlcyrë Aleanca për të Ardhmen 973 Aleanca për Qytetarin 837 Jashtë koalicionit 105
Përmet Aleanca për të Ardhmen 1759 Aleanca për Qytetarin 1931 Jashtë koalicionit 253
Maliq Aleanca për të Ardhmen 1536 Aleanca për Qytetarin 1452 Jashtë koalicionit 52
Erseke Aleanca për të Ardhmen 1639 Aleanca për Qytetarin 1022 Jashtë koalicionit 104
Leskovik Aleanca për të Ardhmen 435 Aleanca për Qytetarin 854 Jashtë koalicionit 51
Pogradec Aleanca për të Ardhmen 6382 Aleanca për Qytetarin 5958 Jashtë koalicionit 653 Të pavarur 200
Bilisht Aleanca për të Ardhmen 1410 Aleanca për Qytetarin 2912 Jashtë koalicionit 94 Të pavarur 219
Krumë Aleanca për të Ardhmen 1060 Aleanca për Qytetarin 2028 Jashtë koalicionit 124 Të pavarur 293
Bajram Curri Aleanca për të Ardhmen 1169 Aleanca për Qytetarin 1959 Jashtë koalicionit 130
Rrëshen Aleanca për të Ardhmen 1775 Aleanca për Qytetarin 2259 Jashtë koalicionit 641 Të pavarur 957
Rubik Aleanca për të Ardhmen 988 Aleanca për Qytetarin 1626 Jashtë koalicionit 296
Laç Aleanca për të Ardhmen 4620 Aleanca për Qytetarin 5053 Jashtë koalicionit 477
Mamurras Aleanca për të Ardhmen 2421 Aleanca për Qytetarin 4914 Jashtë koalicionit 411
Vau i Dejës Aleanca për të Ardhmen 1326 Aleanca për Qytetarin 2770 Jashtë koalicionit 205 Të pavarur 235
Fushë-Arrëz Aleanca për të Ardhmen 577 Aleanca për Qytetarin 1343 Jashtë koalicionit - 112
Pukë Aleanca për të Ardhmen - 858 Aleanca për Qytetarin - 1413 Jashtë koalicionit - 181 Të pavarur - 80
Koplik Aleanca për të Ardhmen 909 Aleanca për Qytetarin - 1195 Jashtë koalicionit - 271
Kamzë Aleanca për të Ardhmen 10495 Aleanca për Qytetarin 18091 Jashtë koalicionit - 911
Vorë Aleanca për të Ardhmen - 3194 Aleanca për Qytetarin - 4146 Jashtë koalicionit - 318
Kavaje Aleanca për të Ardhmen - 3189 Aleanca për Qytetarin - 6813 Jashtë koalicionit - 1209
Rrogozhine Aleanca për të Ardhmen 1859 Aleanca për Qytetarin 1912 Jashtë koalicionit - 66
Himarë Aleanca për të Ardhmen - 1550 Aleanca për Qytetarin - 833 Jashtë koalicionit - 1354
Orikum Aleanca për të Ardhmen 1835 Aleanca për Qytetarin 1685 Jashtë koalicionit 172 Të pavarur 203
Selenicë Aleanca për të Ardhmen - 919 Aleanca për Qytetarin - 638 Jashtë koalicionit - 183
Sarande Aleanca për të Ardhmen - 5364 Aleanca për Qytetarin - 5306 Jashtë koalicionit - 1392
Konispol Aleanca për të Ardhmen - 888 Aleanca për Qytetarin - 784
Delvinë Aleanca për të Ardhmen - 1309 Aleanca për Qytetarin - 2500 Jashtë koalicionit - 180 Të pavarur 492
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri "Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta "Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
|
|
|

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
|
|
Copyright ©2008 phpBB Group.
|
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 28 Qershor 2022, 08:33
|
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
|
|
|