Rezultatet e Zgjedhjeve vendore në Shqipëri - 8 maj 2011
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Tiranë


Rezultatet i pjesmarrjes të votuesve në Votime deri në orën 16, të dt.8.5.2011 në Shqipëri
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Tiranë


Rezultatet i pjesmarrjes të votuesve në Votime deri në orën 16, të dt.8.5.2011 në Shqipëri
Rezultatet i pjesmarrjes të votuesve në Votime deri në orën 19 të dt.8.5.2011 në Shqipëri


Shënim;
Redaksia e Zgjedhjeve do të japi rezultate të sakta periodike jo nga shtabet e partive prej datåes 8 maj 2011 - Dita e zgjedhjeve vendore në Shqipëri
-----------------------------------------------------------------------------------
Disa të dhana kryesore për aktorët pjesmarrës në Zgjedhjet Vendore të 8 majit të 2011 në Shqipëri
Të dhëna kryesore për Zgjedhjet Vendore të 8 majit 2011 në Shqipëri
- Marrin pjesë 53 parti nga 56;
Nga këto 53 parti, 45 janë grupuar në dy koalicione të mëdha:
22 parti në aleancën e djathtë - Aæeanca për Qytetarin - AQ
23 parti në aleancën e majtë. – Aleanca për Ardhmërinë – AA
- 872 kandidatë për kryetarët e bashkive apo komunave
Zgjidhen sipas sistemit mazhoritar, pra fiton kush merr më shumë vota.
- 4882 qendra votimi në Shqipëri
- 3 166 279 shtetas kanë të drejtën e votës
- 6152 vende këshilltarësh duhen - votohet/ garohet 6882 kandidatë.
- 2 fletë votimi janë;
Një për kryetarin e bashkisë ose të komunës dhe një fletë tjetër për këshillin.
- Në Tiranë ka katër fletë votimi;
1.Një për kryetarin e Bashkisë së Tiranës
2. Një për Këshillin e Bashkisë
3. Një për kryetarin e Njësisë Bashkiake
4. Një për këshillin e Njësisë Bashkiake
- Orari i Votimit;
07:00 - 19:00
Por kryetarët e njësive vendore përfaqësojnë në nivel lokal pushtetin ekzekutiv. Atë që quhet "pushtet përfaqësues" e ushtrojnë këshillat bashkiakë ose komunalë. Këshillat e 384 njësive vendore kanë gjithsej 6152 vende këshilltarësh dhe në Tiranë ka katër fletë votimi, një për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, një për Këshillin e Bashkisë, një fletë votimi për kryetarin e Njësisë Bashkiake dhe një fletë për këshillin e Njësisë Bashkiake. Për këto vende garojnë 6882 kandidatë. Këshilltarët zgjidhen sipas sistemit proporcional, pra votat e marra nga partitë jashtë apo brenda koalicioneve përllogariten sipas një formule matematikore dhe pastaj mandatet u shpërndahen partive.
Ku votohet? Zakonisht qendrat e votimit janë në ambiente publike, shkolla, kopshte, cerdhe, dhe kur nuk është e mundur, edhe në ambiente private të marra me qera.
Gjithsej në rang republike ka 4882 qendra votimi. KQZ ka nxjerrë një spot informues sesi veprohet brenda një qendre votimi.
Për zgjedhjet e këtij viti ka 3 166 279 shtetas që gëzojnë të drejtën e votës. Për këta, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka printuar 3 710 698 fletë votimi.