Mendesia shqiptare, mendimtaret shqiptare dhe krijimit i mendimit shqiptar
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 3 postime · Faqe 1 prej 1
70 vjetori "Luftës kundër Okupatorit - Pajtim Kombtar"
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4581
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
70 vjetori i Luftës kundër okupatorit
1944 - 2014
Koha e Pajtimit Kombtar

Imazh
Të ribashkohen shqiptarët padallim bindje partie në 70 vjetorin e Luftës kundër okupatorit!

Pjesa e Parë


A ishte ftesa e socialistve për pajtimin politik me viktimën nacionaliste?
Në Çorovodë, në nandor të 2013 bani thirrje kryetari i parlamentit shqiptar, z.Ilir Meta, që opozita shqiptare të njohi Luftën nac-çlirimtare. Po në 9 janar 2014 propozon personi numër dy i LSI-is, z. Luan Rama që të kremtohet 70 vjetori i Çlirimit të Shqipnisë(1944-2014) me këtë tekstë: ”Lëvizja Socialiste për Integrim propozon ngritjen e një komisioni shtetëror që do të organizojë festime dinjitoze me rastin e 70-vjetorit të çlirimit të vendit. Në një deklaratë për mediat në mesditë, sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, tha se komisioni duhet të jetë gjithëpërfshirës …..Gazeta ”Dita” 9.I.2014
Imazh
Luan Rama

Mue më pëlqeu si ide e socialistve sepse çdo vend ka ditën e pushtimit si dhe ditën e çlirimit nga okupatorët. Ashtë ide e shkëlqyer e partisë të LSI-is sepse ka prej 23 vjetësh që nuk kremtohet bashkarishtë nga spektri politik kjo datë për pasojat që la diktatura komuniste. Mendoj që edhe në 70 vjetorin e saj ashtë koha të zgjidhet ky ngërç midis aktorve politikë. Lideri i PD-ës, Sali Berisha nuk inicioi kurrë për 13 vjet në pushtetë si përfaqsues i së djathtës në proçesin e Pajtimit Kombtar sepse e shqetsonte nji Shqipni stabile. Megjithatë kurrë nuk ashtë vonë proçesi i Pajtimit Kombtar. Aktorët politikë dhe njerëz të urtë kanë shansin të inicojnë në zgjidhjen e mosfestimit të Çlirimit të vendit tonë në pikpamje politike të kundërta. Por u stepa kur nuk përmendi në tekstin, që z. L.Rama në deklaratën para mediave në fjalën bashkëpërfshirje edhe të nacionalistve ballistë, legalistë,…të ristrukturuem nëpër parti pas vitit 1991 në 70 vjetorin e kremtimit të Çlirimit. Shqetsuesë ashtë mesazhi konfuzë i partisë LSI-is. Me këtë rast duhet të preken sadopak rranjtë e ksaj përçarje prej 1941 e deri në 2014,….midis palëve politikë kundërshtare.

Konferenca e Pezës - Konfernca e I-rë Plurariste
Patjetër duhet risjellun me dy fjalë vendimin kryesor të Konferencës të Pezës të 16.IX.1942 që ishte frytë i pjesmarrës të shtresave me bindje politike nga ma të ndryshme, përfaqsuesë fetarë të besimeve të ndryshëm dhe palës komuniste, ku u hodhë parrulla; ”Të organizohen në një frontë të përbashkët pa dallim klase, bindje politike, feje dhe krahine për një Shqipni të lirë e demokratike.” Pjesa e II-të, Historia e Shqipnisë, viti 1965, autorë Jusuf Alibali dhe Prof. Ndreçi Plasari. Vendimi i luftës në një frontë të përbashkët të komunistve dhe nacionalistve kundër pushtuesve italianë dështoi falë ndërhymjes të dhunshme jugosllave. U miratue deklarata ku përkrahej koalicioni gjithëpërfshirës i spektrit politik dhe fetarë kundër boshtit gjermano-italiane-japoneze. Kryetar i konferencës u zgjodh Ndoc Çoba si ma i moshuem dhe sekretar, Mustafa Gjinishi.
Qëllimi i Konferencës dështoi për shkakë të dekonspirimit nga pjesmarrsit e saj me ndërhymjen policore të okupatorit italian. Miladin Popoviçi ka qenë gjithmonë kundër formimit të Këshillit Nacional Çlirimtar të Pezës nga Partia Komuniste Shqiptare.

Konferenca e II-të Plurariste e Mukjes – Konferenca e Pikënisjes të Vllavrasjes Shqiptare
Imazh

Konferenca e Mukjes u mbajtë midis përfaqsuesve nacionalistë dhe komunistë në dy faza;
E para më 26.VII.1943 në Tapizë të Fushë Krujës
E dyta përfundimtare, ku u morën vendimet më 1-2 gushtë të 1943 në fshatin e Mukjes të Krujës;
Konferenca e Mukjes u mbajtë midis përfaqsuesve nacionalistë dhe komunistë në dy faza;
E para më 26.VII.1943 në Tapizë të Fushë Krujës
E dyta përfundimtare, ku u morën vendimet më 1-2 gushtë të 1943 në fshatin e Mukjes të Krujës;
” ……në prag të kapitullimit të Italisë fashiste dhe të pushtimit gjerman të Shqipërisë;. në një udhëkryq të historisë sonë: në prag të bashkimit kombëtar në luftën kundër okupatorëve, por edhe të ndarjes, të mosmarrëveshjes dhe të konfrontimit të madh brenda vetes; në një dualitet alternativash : nacionaliste apo komuniste, demokratike apo totalitariste, perëndimore apo lindore. Në proklamatën e datës 3 gusht 1943, Komiteti për Shpëtimin e Shqipërisë, i zgjedhur në Mukje, paraqiti këtë program:
1 .Luftë të përbashkët dhe të menjëhershme përbri Aleatëve të mëdhenj Anglisë, SHBA dhe Bashkimit Sovjetik si edhe të popujve të shtypur kundra pushtuesit barbar, me divizën rilindse “Ja vdekje, ja liri”
2 .Luftë për një Shqipëri të Pavarme, luftë për zbatimin e parimit të njoftun botërisht e të garantuara nga Karta Atlantike të vetëvendosjes së popujve, për një Shqipëri etnike.
3 .Luftë për një Shqipëri të lirë, demokratike e popullore.

Komiteti për shpëtimin e Shqipënisë do të vazhdojë luftën tue udhëhequn popullin shqiptar në rrugën e sakrificës dhe të nderit deri në formimin e një qeverie provizore.Forma e regjimit do të caktohet prej vetë popullit me anën e një Asamblejeje kushtetuese të zgjedhur me sufrazh universal direkt.”Marrëveshja e Mukjes, ndërmjet Ballit Kombëtar dhe Nacionalçlirimtares, është një kompromis i madh kombëtar, model pët të gjithë kohrat, madje edhe për sot." Uran Butka: E vërteta e luftës civile në Shqipëri

Zbatimi i Vendimeve të Mukjes
”Komiteti për Shpëtimin e Shqipërisë vendosi që menjëherë pas shpalljes marrëveshjes të bënte një aksion të përbashkët kundër pushtuesve italianë. Në komunikatën e pas luftës, që gjendet në Arkivin shtetërot, Fondi 270, Dosja 5, v.1943, lexojmë:“Çetat vullnetare partizane të Ushtrisë NÇ dhe çetat e Ballit Kombëtar nën komandën e majorit Abaz Kupi, më datën 4 dhe 5 të gushtit 1943, në orën 10.00, pasi morën vesh se ushtria italiane shkonte për në Mat, u nisën për t’i prerë rrugën në të gëdhirë. Kur çetat mbërritën në këtë vend, ushtria armike, mbasi dogji disa shtëpi që ndodheshin afër rrugës si edhe komunën e zyrën e botores, kaloi dhe po i afrohej Qafë-Shtamës… Plot në orën 7.10 të ditës së nesërme ushtria italiane e përbërë prej 750 vetave mbërriti në vendin e pritjes e përnjëherësh filloi luftimi, i cili zgjati tri orë rresht dhe mbaroi me shpartallimin e plotë të ushtrisë armike. Humbjet e armikut janë: 150 të vrarë, 40 të plagosur, 7 robër. Në mes të të vrarëve italianë është edhe oficeri kolonel A.P.Scarpa, të cilit i është gjetur në xhep një medalje e fituar kur ka hyrë në tokën shqiptare ditën e 7 Prillit 1939. …Humbjet tona janë një i vrarë dhe dy të plagosur.” Kjo luftë, tri ditë pas Marrëveshjes së Mukjes, tregoi se marrëveshja nuk mbeti në letër, por u mishërua në veprime konkrete; se marrëveshja ishte serioze, një lidhje bese dhe jo një tradhti që, sipas E.Hoxhës,…” Uran Butka: E vërteta e luftës civile në Shqipëri

Kundërshtimi i Vendimeve të Mukjes nga diktatori E.Hoxha
- Menjiherë pas Konferencës të Mukjes nuk i pranoi vendimet e saj diktatori E.Hoxha prej presionit të dhunshëm nga komunistët jugosllavë. ”Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Shqipërisë e hodhi poshtë marrëveshjen, një javë më vonë, më 8 gusht, dhe shumë shpejt pas kësaj shpalli “edhe qëndrimin e tij përfundimtar”: “se në asnjë rrethanë nuk do t’i ndajë kurrë frytet e Luftës Nacionalçlirimtare me Ballin Kombëtar dhe me gjithë kundërshtarët e tjerë të kësaj lufte dhe të këtij pushteti”. (Si e shkelën Marrëveshjen e Mukjes komunistët dhe Enver Hoxha)Hubert Neuwirth
- ”…kjo u refuzua menjëherë nga lidershipi komunist shqiptar, me këmbënguljen e shefave jugosllav. Për ketë, Ymer Dishnica përjashtohet nga partia në 1947.”
”Në Konferencen e Mukjes mes Komitetit NÇl(të dominuar nga Komunistët) dhe Ballit Kombëtar (Nacionalistët), përfaqësuesi komunist, Ymer Dishnica ra dakort me formulimin që fati i "Kosmetit" (Kosovës-A.C.)të vendoset me Plebishit pas luftës. Mirëpo kjo u refuzua menjëherë nga lidershipi komunist shqiptar, me këmbënguljen e shefave jugosllav. Për ketë, Ymer Dishnica përjashtohet nga partia me 1947.” Konferenca e Mukjes – 1943 (albaniapress - 30.8.2009).
- Një muaj më pas, më 4 shtator 1943, në Labinot të rrethit të Elbasanit u mbajt Konferenca e Dytë e Komitetit Qendror të Lëvizjes Nacionalçlirimtare(komunistë)", në të cilën u mor një qëndrim i qartë e i prerë kundër Ballit Kombëtar. Gjithashtu Partia Komuniste e paditi Ballin Kombëtar si organizatë "fashiste" dhe "tradhtare".
- ”Këshilli i Përgjithshëm Nac-Çlirimtar i drejtoi popullit shqiptar këtë thirrje: ”….Nuk do t’u bëjmë asnjë koncension oportunizmit e disfatizmit, qoftë edhe në emër të bashkimit, pasi në emër të bashkimit i bëjmë varrin bashkimit”. Faqja 745, Pjesa e II-të, Historia e Shqipnisë, viti 1965, autorë Jusuf Alibali dhe Prof. Ndreçi Plasari.

Ndërhyrja anmiqsore e jugosllavëve
”Partia Komuniste Jugosllave përmes agjenturave të veta të instaluara në Shqipërinë Londineze (D.Mugoshës, M.Popoviqit, S.V. Tempos etj.)kishte filluar propagandën e urrejtjes në mes dy organizatave kryesore politike në Shqipëri, në mes të PKSh-së dhe Ballit Kombëtar, e të cilat në ketë përiudhë ishin në prag të unifikimit të tyre për ti dalë zot atdheut.” .” Konferenca e Mukjes – 1943 (albaniapress - 30.8.2009).
Vazhdon

Bep Martin Pjetri
E enjte, më dt. 16.I.2014
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4581
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
70 vjetori i Luftës kundër okupatorit
1944 - 2014
Koha e Pajtimit Kombtar

Imazh
Të ribashkohen shqiptarët padallim bindje partie në 70 vjetorin e Luftës kundër okupatorit!

Pjesa e II-të
A ishte Lufta nac-çlirimtare apo luftë civile në 1942-1944?

Numri ashtë i madhë i nacionalistve apartiakë, ballista, legalista dhe luftëtarve të Veriut, që morën pjesë dhe dhanë jetën në fushë beteje kundër okupatorve. Ndërsa numri i të vrarve nga komunistat ashtë i gjatë i tyne. Shkrimi jem nuk mund të sjelli listën e tyne, por maposhtë e përshkruen të vërtetën autori.

”Pjesmarrja e përbashkët e nacionalistve(Ballit Kombtar, legalistët, klerikë dhe nacionalistët apartiakë) me komunistat në luftën kundër okupatorve 1939-1944.
Ja nji ilustrim klasik;
”Pamvarsisht nga bindjet politike, nga vizioni per te ardhmen e vendit, nga orientimet e forcave politike drejt lindjes apo perëndimit, drejt diktaturës apo demokracisë, te gjithë se bashku, luftuan okupatorin. Se bashku Hysni Lepenica, komandant i ballit per Shqiperine e jugut dhe Hysni Kapua, komandant komunist, luftojnë ne Gjorm kundra fashisteve ne ditët e para te vitit 1943. Se bashku ne Selenice, Mehmet Shehu dhe Hysni Lepenica kundër karabinjerve. Se bashku ne Drashovice, nga komandant i ballit Tasim Halili dhe nga komunistët: Hysni Kapua. Sëbashku edhe në Bestrovë. Per ta zyrtarizuar bashkëpunimin të shtrirë në gjithë vendin u thirrën ne "Konferencën e Mukjes" të dy palët. Në dymbëdhjetë përfaqësuesit e ballit tre ishin nga Vlora Hysni Lepenica, Skënder Muco dhe Isuf Luzi. Marëveshja pati sukses. Se bashku do te luftonin okupatorin. Do të luftonin për Shqiperine Etnike. Sistemi i qeverisjes do të vendosej pas lufte me votim. Parulla ne Mukje ishte "Jemi vëllezër, s'na ndajnë dot.” "Lufta civile në Shqipëri 1943-1945" Bujar Leskaj

Kush e rrënoi aleancën e spektrit politik në luftën kundër okupatorit?
Lufta e përbashkët e shqiptarve padallim feje e bindje dhe krahine kundër okupatorit italian u minua sepse binte ndesh interesave jugosllave, sidomos te kërkesa për Shqipni Etnike. Ata asnjëherë nuk mendonin ta lëshonin Kosovën, siç nuk e mendojnë edhe sot. Emisarët Jugosllav kishin dhanë nje kontribut të madh në krijimin e Partisë Komuniste Shqiptare dhe në përzgjedhjen e udhëheqjes të saj. Krimet e panumërta ushtroi Mugosha kundër shqiptarve nacionalistë. Ndërhymja jugosllave ishte fatale gjatë luftës dhe me pasoja katastrofale gjatë diktaturës dhe ende vazhdon edhe sot në 2014.

Mendimi për Luftën Nac-Çlirimtare

Çishte Lufta Nac-Çlirimtare?
"Lufta e armatosur(Ushtria Nac-Çlirim.) kundër organizatave, formacioneve ushtarake dhe individëve të cilësuar “armiq e tradhëtarë” u bë fillimisht kundër çetave vullnetare të Ballit Kombëtar, më pas të Legalitetit dhe të krerëve të Veriut." Uran Butka: ”E vërteta e luftës civile në Shqipëri”
Në Konferencën e I-rë e PKSH të mbajtun më 17-22 mars në Labinot u vendosë ndër të tjera: - ”Të krijojmë prej njësive partizane vullnetare, Ushtrinë Nacional – Çlirimtare të rregullt, e cila do të jetë fuqia e tmershme kundër okupatorit dhe garancia e sigurtë dhe e fuqishme për çlirimin e vendit.” Historia e Shqipnisë, faqja 733, Vëll. II i vitit 1965 me autorë; Ndreçi Plasari dhe Jusuf Alibali.
Lufta Antifashiste Nacional - Çlirimtare(LANÇ)ishte lufta e zhvilluem midis forcave partizane shqiptare dhe ushtrive pushtuese italo-gjermane, gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri përgjatë viteve 1939-1944 (sipas pikpamjeve komuniste).

Mashtrimi i diktaturës në numrin e 28 mijë dëshmorve të Luftës Nac- Çlirimtare

”28.000 dëshmorë rënë në luftë kundër pushtuesve nazifashistë! Ky ishte deklarimi i parë i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris me simbolikë: 28.000 dëshmorë për 28.000 kilometra katrorë të Shqipërisë: 1 dëshmor për 1 km. Për interesa politike të kreut komunist! E vërteta e pamëshirë: Numri i dëshmorëve nga dokumente të AQSH, Fondi 490, dosja 356, viti 1946: 1 141 dëshmorë me kritere të Ligjit nr 109, viti 1945. Studimi është punë serioze e Komisionit Ndërqeveritar ('45-'46). …Mbledhjet e Komisionit ndërqeveritar filluan më 20 shkurt dhe përfunduan më 23 korrik 1946. Nga studimi i 59 vendimeve të komisionit numërohen 1141 dëshmorë të rënë në luftën nazifashiste, të rënë në tokat e Kosovës e të Jugosllavisë dhe të rënë në kampet e shfarosjes nazifashiste, përtej kufijve të vendit….
Kolana "Yje të pashuar", botuar nga Resul Bedo, jep numrin 1367 të të rënëve. Ndërkaq, Fjalori Enciklopedik i vitit 1985 thotë se janë 2191 dëshmorë, kurse Fjalori Enciklopedik 2009 thotë se janë 2397 të tillë.” Vasfi Baruti, 28.7.2013: ”Nuk kemi 28 mijë dëshmorë, por 1141 të tillë”

Anglo – amerikanët
“Vlerësimi i qëndresës shqiptare u materializua qartazi gjatë luftës me dërgimin në Shqipëri të misioneve aleate angleze e amerikane e në një shkallë të vogël edhe të Bashkimit Sovjetik, në verën e vitit 1944. Pa dyshim roli i britanikëve në Shqipëri ka qenë i dukshëm, për shkak të interesave të tyre në Ballkan….. unë mendoj se roli kryesor në këtë luftë i përket popullit shqiptar, i materializuar sidomos tek Lëvizja Nacionalçlirimtare. Për rolin e kësaj të fundit nuk ka asnjë dilemë në burimet arkivore britanike e amerikane. “ “E vërteta e Luftës Civile në Shqipëri” 29.VII.2012 Hamit Kaba

Serafim Dilo
”Lufta nacional çlirimtare u bë në Shqipëri por dhe në Ballkan me "xhep" anglo-amerikan e me "shpirt sovjetik.”

Mendime për Luftën Civile

Çashtë Lufta Civile?
- ”Konfrontimi i brendshëm i armatosur për motive politike, ideologjike, pushtetore e kombëtare midis grupimeve kryesore politike e ushtarake shqiptare, rezistenca kundërkomuniste me armë dhe lufta e përgjakshme për shtypjen e saj, janë përbërësit kryesorë të luftës civile në Shqipëri (1943-1945 e më tej deri në 1992).Si një fenomen shoqëror, lufta civile nuk ndodhi rastësisht apo nuk nisi menjëherë. Ajo i ka fillesat qysh me pushtimin fashist të Shqipërisë, i cili u çeli udhë dy rrymave politike dhe luftarake të kundërta: Ballit Kombëtar dhe Lëvizjes Nacionalçlirimtare, të dyja lëvizje të përftuara si një reagim ndaj pushtimit të huaj, por me mendësi, platforma e vija politike të ndryshme: njëra e djathtë, tjetra e majtë, njera kombëtare dhe tjetra internacionaliste.” Uran Butka: E vërteta e luftës civile në Shqipëri

- ”Një sërë historianësh të huaj, që tashmë i bashkohen dhe vendas, flasin vetëm për Luftë Civile në Shqipëri…..unë gjykoj se as në studimet shqiptare dhe as në ato të huaja nuk zbërthehet ky problem si një koncept teorik dhe i argumentuar, mbi bazën e skemave të njohura për luftën civile, konfliktin e brendshëm apo luftën qytetare, siç përdoret në terminologjinë e sotme. Në vetvete lufta civile është një koncept i debatueshëm dhe pa konsensus absolut në botën akademike. Duhet thënë se ka një ndryshim midis konceptit luftë civile dhe konflikt civil. Që të dyja përmbajnë dimensionin civil, që do të thotë se palët ndërluftuese i përkasin të njëjtit shtet ose komb, por që ndryshojnë thellësisht përsa i përket shkallës së konfliktit. Që një konflikt i armatosur të quhet luftë civile duhet të ketë rreth 1000 të vdekur në betejë në vit nga të dyja palët. Ky sigurisht është një përkufizim arbitrar i botës akademike, por i nevojshëm për qëllime studimi. Në këtë kontekst mendoj se në Shqipëri përveç luftës çlirimtare ka pasur edhe konflikt civil, apo element të luftës civile. Personalisht, mendoj se ky komponent është i pranishëm duke filluar nga vjeshta e vitit 1943, dhe që vjen duke u shtuar veçanërisht pas qershorit të vitit 1944, periudhë kur ndodhin edhe luftime të pastra ndërmjet shqiptarëve…… Në Shqipëri, sikurse në Jugosllavi e Greqi (gjatë viteve 1943-1944) ka pasur konflikt të brendshëm apo luftë civile, por jo në formën klasike.” “E vërteta e Luftës Civile në Shqipëri” 29.VII.2012 Hamit Kaba

Historia e Shqipnisë
”Duke kaluar plotësisht në anën e fashistëve gjermanë(Abaz Kupi) dhe duke marrë pjesë bashkë me ta në luftën e armatosur kundër lëvizjes nacional – çlirimtare, reaksioni vendës i imponoi popullit shqiptar një luftë vllavrasëse.” Historia e Shqipnisë, faqja 755, Vëll. II i vitit 1965 me autorë; Ndreçi Plasari dhe Jusuf Alibali.
Nacionalistët ballistë, legalistë,…….quheshin reaksioni vendës nga shtabi i E.Hoxhës dhe i jugosllavëve si

Koment te shkrimi “E vërteta e Luftës Civile në Shqipëri” 29.VII.2012 Hamit Kaba
Mehmet Shehu urdhëroi, në kundërshtim me çdo rregull lufte, pushkatimin e 65 robërve , që s’ishin tjetër veçse luftëtarë të thjeshtë e të rinj të pafajshëm nga fshatrat e Myzeqesë, që nuk pranuan të bashkoheshin me Brigadën e I-rë Sulmuese (vetëm njëri pranoi) dhe nuk donin të luftonin më, po të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Ata që nuk i zuri plumbi, i theri thika e Dushan Mugoshës, zëvendëskomisarit të Brigadës me pseudonimin Salë.

Paul Tedeschini(30 korrik, 2012 - 15:07)
Lufta Nac.çl asht nji prrallë me mbret. Ajo ishte nji luftë e kuislingve komunist shqiptar kundra nacionalistve shqiptar në shërbim të armikut shekullor antishqiptar sllav.

Uran Butka
Në Librin tim “lufta civile në Shqipëri 1943-1945”, kam argumentuar katëcipërisht me dokumenta të Arkivit Qendror të Shtetit, si edhe me dokumenta të arkivave britanike, italiane, gjermane, jugosllave, etj merr përgjigje të plotë dhe të dokumentuar kjo pyetje, e cila është kthyer në një dilemë.Lufta civile në Shqipëri në vitet 1943-1945, ishte një luftë e brendshme, e organizuar dhe e armatosur ndërmjet forcave politike e luftarake, përfshirë edhe masat popullore që i mbështesnin ato, një konflikt ushtarak midis të djathtës e të majtës, me pasoja tragjike jo vetëm për atë kohë. Ajo i rreshtoi shqiptarët, për herë të parë në historinë e tyre, në dy pjesë armiqsore dhe ndërluftuese.”
”Nisja e luftës civile vërtetohet edhe nga një dokument i Shtabit të Përgjithshëm NÇ: “Në vjeshtë 1943 Partia Komuniste dhe Fronti NÇ u detyruan t’i shpallin luftë për vdekje Ballit Kombëtar”(Dokumente të Shtabit të Përgjithshëm NÇ)Mandej , nisi lufta kundër Legalitetit në Krujë, Mat dhe Dibër dhe krerëve të veriut, si edhe mësymja ushtarake për të nënshtruar veriun antikomunist, që përfundoi me gjakderdhje të mëdha në Shkodër, Nalësinë e Madhe, Dukagjin, Nikaj Mertur, Tropojë e malësinë e Gjakovës, për të kaluar mandej në Kosovë e trevat e tjera shqiptare. Profesor Uran Butka: ”E vërteta e luftës civile në Shqipëri”

Heshtja e sotëm e politikës

E vërteta dihet mbi përmbajtjen dhe llojin e luftës kundër okupatorve italianve e gjermanve, ku në mënyrë intermitente vezullon në media, në facebok, në internete, në libra e kudo me të drejtë nga shumë aktorë të jetës shoqnore, politike dhe shkencore sidomos pas vitit 1991.
Heshtja e qellimshme e dy liderve politikë si ajo e socialistve dhe e demokratve ndaj ksaj lufte civile 1939-1945 vazhdojnë të mbajnë llogoret e ndara sikurse diktatura për 70 vjet midis spektrit politik të shqiptarve.
Ushtria nacional – çlirimtare komuniste paralelë me Grupet nacionaliste shqiptare luftuen në një frontë kundër okupatorve gjatë viteve 1943-1944 në trojet etnike dhe e shndrruen atë në luftë të brendshëm vrasjesh, torturash e likujdimesh midis shqiptarve; midis komunistve dhe kundër nacioanlistve, të quejtun Luftë Civile apo e thanë ma ndryshe Luftë Vllavrasëse. Historianët nën dhunën e politikës komuniste dhe paskomuniste nuk u lejue të shkruenin e të rishkruenin të vërtetën e Luftës Nac-Çlirimtare dhe ajo Luftës Civile gjatë viteve 1943-1945. Pati një shfaqje sa qesharake aq dhe të damshme të tentativës të intrepretimit të figurës të Zogut nga ish kryeministri Sali Berisha, që zbehu një pjesë të sapo ndriçuem të historisë në 100 vjetorin e Pavarsisë.

Përse gjithë kjo frikë ndaj të së vërtetës historike nga shteti prej 1944, 1991 - 2014 e në vazhdim?

Përgjegjen e ka; Derisa të mos të dënohet me ligjë nga parlamenti shqiptar i figurës të Enver Hoxhës dhe i krejt sistemit komunistë, përçarja do të vazhdoji të damtoji harmoninë e shoqërisë me pasoja në breza.
Prandej sa maparë duhet të kurojmë me pendë e mirëkuptim plagën e shoqërisë tonë shqiptare të kthyem në nji fenomen të mashtrimit si Kreni Morale e politikanve që drejtojnë shtetin papërgjegjsi ndaj besnikërisë tyne të baballarve të tyne komunistë. Ka përpjekje serioze në zbardhjen realiste të konceptit të llojit të luftës për Çlirimin e Atdheut pas 1991 nga shumë autorë nëpërmjet medias dhe librave të shkruem. Nji nga këto ashtë libri i Profesor Uran Butkës: “E vërteta e luftës civile 1943-1945 në Shqipëri”, që çmohet si libër shkencor i nivelit akademik jashtë influencës të dhunës politike të qeverive pas 1991. Brezat e rinjë dhe e ardhmja lypë medoemos paqe midis palëve të sotëm për të ra në ujdi në bamjen e historisë reale të vendit. Liderët e rinjë kryesorë që kanë uzurpue partitë kryesore nuk premtojnë aspak se do të reflektohet në realitetin e munguem të literaturës historike për shkakë të sfondit tyne me diktaturën.
Prandej qytetarët të shqetsuem ndërmarrin herë pas here shkrime për të pasqyrue konceptin e ksaj lufte, që i bajnë një shërbim shkencorë në zbardhjen e realitetit historik. Lufta kundër italianve e gjermanve ashtë konceptue me terma lufta kundër nazi-fashizmit, që për mue ishte dhe mbetet një termë për t’u rishqyrtue nga historianët(qofsha i gabuem!). Nazi - Fashizmi ishin ideologji të majta, nacional - socialiste ekstreme që drejtohej nga partitë në pushtetë, që nuk kishin të banin me lobet ideologjike anglo-amerikane, që pas shkatrrimit të tyne shpalosën në Europë me anë të suksesit të rrënimit me dhunë shtetnore të besimit fetar tradicional dhe të suksesit të rolit Zero të njeriut në shoqëri duke ekstremizue pushtetin shtetit, e përbamë nga një pakicë klanesh të shndrruem në parti-mbretni si në SHBA e në Europë. Shtetet e masipërme e pushtuen vendin tonë si shtete, por mëpas Italia instaloi partinë fashiste, që nuk pati jehonë në popull. E sa për nazizmin nuk u instalue në Shqipni institucionalishtë e si i tillë nuk pati terren epidemik asnji ideologji e tillë. Vendi ynë luftoi kundër italianve dhe gjermanve. Në librin e Historisë të Shqipnisë Vëll. II i vitit 1965 ndeshë edhe këtë shprehje të pakuptimtë; fashistët gjermanë nga historianët e diktaturës Prof. Ndreçi Plasari dhe Jusuf Alibali.
Kontributi i ushtrisë nac-çlirimtare komuniste dhe ushtrisë nacionaliste antikomuniste në çlirimin e vendit ishte i përbashkët, prandej duhet sëbashku të kremtojnë 70 vjetorin e Çlirimit të vendit nga okupatorët. Asnji za histerikut që gjoja përfaqson opozitën e djathtë nuk duhet të ulërasë në 70 vjetorin e Çlirimit të vendit, nuk duhet të pengoji proçesin e pajtimit dhe jo të shkrirjes të partive në nji parti.

Bep Martin Pjetri
E enjte, më dt. 16.I.2014
Vazhdon
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4581
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
70 vjetori i Luftës kundër okupatorit
1944 - 2014
Koha e Pajtimit Kombtar

Imazh
Të ribashkohen shqiptarët padallim bindje partie në 70 vjetorin e Luftës kundër okupatorit!


Pjesa e III-të

Kohë tjetër për Ribashkim
Imazh

”Shqipëria europiane, Shqipëria e sotme ishte ëndrra e dëshmorëve të Luftës Nacional-Çlirimtare. 2014-n ta shndërrojmë në vitin e 70-vjetorit të çlirimit, duke përmbushur të gjitha detyrimet që kemi ndaj qytetarëve shqiptarë. Ngjarje të tilla s’kanë nevojë për përjashtime, por që të gjithë duhet të jenë kontributorë”, tha Luan Rama.” Gazeta ”Dita” 9.I.2014
Teksti i masipërme ashtë sikur ashtë shkrue në ish drejtorinë ideologjike dhe të propogandës në aparatin e Komitetit Qendror të PPSH. Për fatin e keq politikani dhe deputeti socialistë Luan Rama në rolin e tij protagonistë nuk ka reflektue mbas 23 vjetësh demokraci mbi të vërtetat e kontributit edhe të nacionalistve, klerikve shqiptarë për çlirimin e Shqipnisë të shpalosuna pas vitit 1991.
Jo, z. Luan Rama! Shqipnia e lirë ishte andrra jo vetëm e partizanve komunistë e partizanve idealistë, por edhe të gjithë luftëtarve nacionalistë shqiptarë, që të parët e partisë t’uej i masakroi,,,.
Kjo sjellje politike nuk ju nderon ju dhe partinë socialiste në 70 vjetorin e kremtimit të çlirimit të vendit.
A e pati parasysh partia numër tre e spektrit politik të Shqipnisë, LSI se andrra për liri dhe shtetë demokratik ishte edhe e organzitave dhe partive nacionaliste shqiptare? Apo jo? A thue ju të LSI-is harruet historinë, që vetëm e thellon ndasitë e vllavrasjes në shoqërinë shqiptare? Lumi i gjakut të derdhun në vjetët 1939-1944 e deri në 1992 nga bijtë ma të mirë të kombit shqiptarë prej ushtrisë partizane dhe rregjimit komunistë, që nuk ka si harrohet sepse diktatura turturoi, vrau, vari, dogji,….shfarosi dhe la pasoja të tmerrshme të pariparueshme në familjet e në breza. Viktima kërkon paqe dhe hajde shtrija dorën ju të LSI-is dhe të krejt spektrit të majtë me në krye partinë demokratike pa hile, por si shqiptari-shqiptarit.

Trekandshi i Paqes Politike Sociale: Rishqyrtim – Falje – Gjithëpërfshirje
Imazh
Një Pemë e Paqes të mbillet në Shqipni më 28 nandor 2014


Lufta civile ishte nje fenomenë i padiskutueshëm historik, prej 1939 – 1945 dhe pas 1944 e deri në 1991 u shndrrue në një teatër i përgjakun zyrtarishtë nga shteti midis shqiptarve me bindje komuniste dhe antikomuniste. Paqja politike lypset me kohë e tash ashtë vjeti 2014 vjeti për reflektim por duhen disa kushte nga pala e qeverisë socialiste, që të jetë e besueshme e zyrtare;

Të vendosen me ligjë parlamenti;


- Të rishkruhet historia nga dijetarë objektiv, klerikalë, aktorë të viktimës me betim për të Vërtetën.
- Kërkimi i detyruem të faljes nga fajtorët dhe klasa politike si ajo e majtë dhe partia demokratike, që penguen hapjen e dosjeve dhe i keqtrajtuen duke i diskriminue nga të drejta të shumta tash 23 vjetë ndaj viktimës komuniste!
- Hapjen e dosjeve
- Pagimi urgjente e damshpërblimi i të damtuerve pronarë dhe politikë
- Kthimi i pronave të grabituna nga regjimi komunistë
- E drjeta e emnimit me një përqindje mbi 30 % në fillim e mandej në rritje në organet e nalta, qendrore e lokale shtetit të përsekutuarve politikë për 100 vjetë.


28 nandori 2014 - Dita e Paqes Sociale-Politike midis Viktimës dhe Parlamentit Socialistë

70 vjetori kremtohet më 28 nandorin se na lidhin dy data historike të mëdhaja;
Imazh

E para - Më 28 Nandor 1444, Gjergj Kastrioti - Skënderbeu ngriti në Krujë Flamurin e Kastriotëve, Shkabën e Zezë Dykrenore në sfondë të kuqe me të cilën nisi Luftën kundër së keqes arbnore, rracës ma barbare në planetë, pushtuesve osmanët turqë.
Imazh

E dyta - Më 28 Nandor të 1912, Ismail Beg Qemali me Martirin Luigj Gurakuqin ngritën në Vlonë Flamurin e Kastriotëve, Shkabën e Zezë Dykrenore në sfondë të kuqe si Dita e Shpalljes të Mvetsisë të Shqipnisë nga barbaria 434 vjeçare osmane turke.


Data 29 nandori nuk duhet të ketë asnji ngjarje krenie për Shqipninë për shkakun e datës të njejtë me ish instalimin e nji shteti jugosllavë në Beogradë, që ushtruen në shekuj gjenocid mbi popullsinë dhe grabitën tokat shqiptare dhe kurrë nuk kërkuen ndjesë, nuk paguen damët e mëdhaja dhe ende vazhdon ajo sjellje barbare, e pashpirtë dhe shumë djallzore në sajë të formimit të mbrapshtë të kombit tyne dhe të shpatullave të ngrohta nga rusët dhe shumica e shteteve europiane, përposë Austrisë, Italisë, Hungarisë, Polonisë, Gjermanisë, Kroacisë, Sllovenisë, Çekisë, Sllovakisë.
Nuk ka se si të mbulohet me shoshë kjo gjëmë që kaloi Shqipnia. Historia dhe politika ka nevojë të korigjojë vetëveten jo me llafe, por me seriozitetë njerzor e juridikë.
Mendjet e urta nuk i mungojnë Shqipnisë. Aty lypet të zbatojnë formulën e trekandshit; Rishqyrtim, Falje dhe Gjithëpërfshirje. I ftoj unë qytetari i thjeshtë liderve politikë, fetarë, të organizatave patriotike shqiptare brenda dhe jashtë Shqipnisë, historianve, personalitet e demokracisë, familjet martire etj. të përfshihen në këtë kuvend të paqes midis palëve politikë për të shndoshë plagët dhe në dobi të së ardhmes. Duhet të çlirohet shoqëria nga gërbula e urrjetjes politike të së kaluemes si kancer i injektuem nga anmiqtë e Shqipnisë. Shqiptarët nuk duhet të pyesim për paqen social-politike anglo-amerikanët, rusët dhe sllavët e ballkanit, përndryshe Detyrat historike duhen krye nga ne vetë shqiptarët duke mbjellë Ullinin e Paqes sëbashku.
70 vjetori i Shqipnisë së lirë le të jetë çasti fatlum i shpalljes të Aktit të Paqes sociale-politike midis Viktimës dhe Ndëshkuesve. Shpresoj në mendjet e shndosha dhe gjokset shqiptare!
Dora e besës të jetë ripërtëritja e shoqnisë të traumatizuem nga shkambinjtë e historisë!
E vërteta le të rronjë, gënjeshtra le të pushonjë
Bëj si të duash, ç'të them unë Zot i vërtetë? Ti e di vetë!

"Dëshira" Naim Frashëri

Bep Martin Pjetri
E enjte, më dt. 16.I.2014
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 3 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 15 Maj 2021, 01:59
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari