Mendesia shqiptare, mendimtaret shqiptare dhe krijimit i mendimit shqiptar
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
Feja dhe identiteti kombëtar - Mr. sc. Besim Morina
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4581
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Mr. sc. Besim Morina:
Feja dhe identiteti kombëtar
Imazh

E Merkure, 03.04.2013, 07:59 PM |

Roli i fesë në krijimin dhe ruajtjen e identitetit kombëtar

Kur besimi në Zotin fillon të dobësohet te një popull, atëherë bëhu gati te shikosh rrëzimin e tij. A. H.

Udhëheqësit shpirtërorë te popullit shqiptar, gjatë gjithë historisë kanë mbajtur gjithnjë barrën kryesore, duke mos ndarë kurrë fenë nga atdheu, duke i shërbyer si Zotit ashtu edhe grigjës. Ashtu siç i shërbyen të lumit Zot, njashtu dijtën edhe t‘i rroknin armët e t‘u prinin popullit të cilit i takonin në mbrojtje te dinjitetit njerëzor.

- Krishterimi bazë e civilizimit europianë

Krishterimi është baza e kulturës moderne, e, mbi bazën e fesë së krishterë është ngritur civilizimi i sotëm Europjan. Krishterimi në vend të instiktit vuri ndergjegjën me përgjegjësi. Krishterimi hoqi skllavën dhe i dha familjes nënën, i dha femijës të drejtën e jetës, i dha gruas dinjitetin, krijoi universitete mbrojtëse të diturisë, spitale mbrojtëse të njeriut.
Pjesë e rëndësishme e civilizimit të krishterë për rreth pesëmbëdhjetë shekuj, ishin popullsia iliro-arbërore. Gjatë periudhës paleokristiane dhe në mesjetën e hershme, popullsia ilire i dhuroi botës së krishterë emra eminentë si: Perandori Konstantini i Madh i cili e legalizoi fenë e krishterë, shën Jeronimi i cili është përkthyesi i Biblës në gjuhën latine, Perandorin Justinian, etj.

- Turqia – kodoshja e sllavëve kundra Shqipnisë
Për rreth pesë shekujsh, pushtuesit turq kanë izoluar popullin shqiptar nga civilizimi Europian. Këta pushtues sikur nuk u kënaqën me shkatërrimet, vrasjet, dëbimet, konvertimet, por edhe pas largimit nga trojet e pushtuara te një pjesë të Ballkanit, sjellin flotën e tyre për të sjellur në jetë planet sllave, që territoret etnike shqiptare dhunshëm t‘i dhurohen sllavëve, ku mjerisht popullsia autoktone perjetoi për të satën herë barbarinë sllave.

Krishterimi nuk zbuti barbarinë sllave

Gjatë periudhës se dyndjeve barbare sllave, popullsia autoktone pësoi rëndë, priftërinjët gjithnjë ishin në ballë të grigjës, kishat dhe manastirët e tyre u shkatërruan, u dogjën, u vranë shumë prifterinjë së bashku me grigjën e tyre. Edhe pas pagëzimit te popullit serb, popullsia autoktone perjetoi barbarinë sllave, krishterimi pothuaj së pak ka pasur ndikim në jetën e popullsisë serbe, për të hequr dorë nga barbarizmi.

Konvertimi islamo-ortodoksë e shqiptarve me dhunë

Gjatë kohës se sulmeve, pastaj pas pushtimit te tokava etnike shqiptare nga pushtuesit osmanë, prifterinjtë shqiptarë, qofshin ata katolikë apo ortodoksë, ishin në ballë te luftës për të mbrojtur tokat tona. Gjatë gjithë periudhës sa zgjati pushtimi i trojeve etnike shqiptare nga ana e pushtuesve osmanë, prifterinjtë katolikë dhe ortodoks shqiptarë, ishin të detyruar për mbijetesë, te mbronin grigjën e tyre edhe nga konvertimet, qoftë në islam (konvertim që detyrohej nga ana e pushtuesve Osman), apo në ortodoks (këtë konvertim e bënin kisha ortodokse serbe dhe kisha ortodokse greke, por me bekimin e Portës së Lartë).

Islamizimi i dhunshëm nuk e xhveshi nacionalitetin shqiptar

Feja islame vertetë se ka ardhur bashkë me pushtuesit osmanë, por popullsia shqiptare e islamizur nuk ka hequr dorë lehtë nga përkatësia etnike. Në të mirë të ketij mendimi flet edhe kjo e dhënë, se kur udhëtari anglez, Xh. Hobhaus, vizitoi gjatë viteve 1808 dhe 1810 Shqipërinë dhe rajone të tjera të Perandorisë Osmane, kishte shkruar se kur “banorët e provincave të tjera të Turqisë pyeten se ç’janë, ata të përgjigjen “jemi muhamedanë” ose “jemi të krishterë”, ndërsa banori i këtij vendi përgjigjet “unë jam shqiptar”. Mburrja e përbashkët kombëtare e tyre ishte aq e fortë sa që nuk i ka lënë vend përçarjeve religjioze, që i ka ndarë njerëzit e këtij populli.
Pra, perderisa iliro- arbërorët, kaluan nga besimi në shumë zotra, në një Zot të vetëm, arbëroro-shqiptarët, nuk e kishin lehtë të braktisnin fenë e të parëve të tyre vetem pse deshironin apo me mirë te themi që i shtrengonin pushtuesit osmanë.

43 seli Episkopale – kala anti-osmane-islame

Madje, është e rëndësishme të themi, se në kohën e mbërritjes së osmanëve në Ballkan (1388), Arbëria ishte tashmë një vend i krishterë, e, i përbërë nga 43 seli Episkopale, duke u bërë një kala katolike kundër islamit. Organizimi i hierarkisë kishtare në trojet tona etnike, flet më së miri, se populli shqiptar ishte pjesë e civilizimit Europjan.
Periudha e pushtimit osman mbi popullin shqiptar, është periudhë e dakadencës shpirtërore dhe kulturore. Pushtimi osman la pasoja të rënda jo vetëm fizike por edhe shpirtërore, pasoja këto që do të kërkojnë kohë, mjete edukative dhe morale për breza me radhë që të eliminohen.

Shqiptarët padallim feje luftuen kundër osmanve dhe sllavëve

Në kryengritjet e armatosura te popullsisë etnike shqiptare, që u organizuan kundër pushtuesve turq, apo te pushtuesve sllavë, për çlirimin e trojeve tona etnike, roli i priftërinjëve katolikë, priftërinjëve ortodoks, bektashinjëve, shehlerëve dhe hoxhallarëve, ishte mjaft aktiv dhe i rëndësisë se veçantë. Sipas, dokumenteve të kohës, del, se krahinat e Shqipërisë veriore së bashku me Kosovën dhe teritoret etnike shqiptare në Maqedoni, mbi 80 % e popullsisë janë në gjendje te rrokin armët në luftë për lirinë e vendit te tyre, ndërsa kjo përqindje është më e ulët në krahinat e Shqiperisë Jugore, për arsye te propagandës që ushtronte kisha ortodokse greke, e cila kishte bekimin e Portës së Lartë.
Rol të rëndësishem në organizimin e kryengritjeve antiosmane kishte Hoxhë Hasan Tasini, për rolin e tij dhënë qështjës kombëtare është shkruar fare pak, pastaj Ymer Prizreni, me rolin e tij të pamohueshëm në përpjekjet për t‘i mbrojtur trojet etnike shqiptare.

Studjuesit nuk shkruen për Klerin Katolik në përpjekjet dhe ruejtjen e identitet kombtar
Mirëpo, deri me tani, pak ose fare studiuesit nuk kanë shkruar për kontributin e klerit katolik në përpjekjen dhe ruajtjen e identitetit kombëtar.
Kështu, kur në Kongresin e Manastirit, ndër të tjera, at Gjergj Fishta tha: “Nëse Europa ... prapë do të na tradhtojë dhe do të na ndajë trojet tona duke u dhuruar pushtuesve ..., ne do ti therrasim bijtë tanë më të mirë që të rrokin armët për t‘i mbrojtur trojet tona. Imami i Shkupit, u ngjit në foltore duke qajtur, e perqafoi at Gjergj Fishtën, e tha: “kësi burrash i duhen atdheut, dhe as ne nuk do te ndahemi në luftën për mbrojtjen e vendit tonë”. Imzot Nikollë Kaçorri, në një fjalim gjithashtu te mbajtur në Kongresin e Manastirit, u bëri thirrje delegatëve që ta pranonin alfabetin latin, i cili i lidhte shqiptarët me perëndimin, u bëri thirrje të pranishmëve që jo vetëm fizikisht e shpirtërisht të ndihmojnë çlirimin e vendit por edhe materjalisht, e cila është njëra prej mundësive që në mënyrë praktike të realizohej çlirimi i trojeve shqiptare.

Dom Nikoll Kaçorri – kontributë në politikën e jashtme

Në Memorandumin e datës 13 nëntor 1912 dërguar përendorit e mbretit të Austro- Hungarisë, Franc Jozefit I, dom Nikollë Kaçorri shkrimin e kishte filluar kështu: "Shumë të vështira e të rrezikshme janë këto ditë për ne shqiptarët e për nanën tonë Shqipninë, që të katër shtetet e Ballkanit po dojnë me e perpi me e coptu". Në këtë Memorandum i cili përfshinë tri faqe, gjejmë nënshkrimet e atdhetarëve të njohur, si: Mustafë Asim Kruja, Rexhep Mitrovica, Fuad Toptani, Abdi Beji, Murat Toptani, Sali Gjuka dhe Bedri Pejani.
Figurë mjaft e rëndësishme ishte edhe ajo e Imzot Luigj Bumçit, i cili u kushtoi një rëndësi të veçantë takimeve me përfaqësues të shteteve që kishin ndikim drejtpërdrejt në fatin e trojeve etnike shqiptare. Kështu, ka arritur të takohet me përfaqësues të Shteteve te Bashkueme të Amerikës, Anglisë, Austro - Hungarisë, Rusisë, Italisë, Gjermanisë, Francës, etj. Në këto takime ai mundohet t‘i bindë përfaqësuesit e këtyre shteteve se, çeshtja Shqiptare nuk është një problem i thjeshtë vetëm i Ballkanit, por është problem kryesor për ruejtjen e paqës në mbarë Evropën.
Imzot Luigj Bumçi posa filloi detyrën e Kryetarit të Delegacionit Shqiptar në Paris, është i pari që protestoi tek Presidenti Willson, për krimet që po kryenin serbët mbi popullsinë shqiptare të Pejës, Gjakovës, Plavës dhe Gucisë, gjithashtu i dorëzoi presidentit Willson listën me emrat e viktimave në krahinën e Rugovës.

At Shtjefën Gjeçovi – studjues i madh
At Shtjefen Gjeçovi, nji burrë i cili gëzonte një autoritet të lartë në popull, për shkak te veprimtarisë së pandalshme patriotike, pushtuesit serbë pas disa tentimeve për të bërë atentat arriten ta vrasin. Gjeçovi, ishte mbledhësi i të drejtës zakonore shqiptare, te botuara në Kanunin e Lekë Dukagjinit, pastaj mbledhës i artifaketeve, te cilat dëshmonin autoktoninë e popullit shqiptar në këto troje, është edhe një dëshmi më shumë se udhëheqësit shpirterorë të popullit shqipar, jo që nuk ishin kundër atdheut por ata flijuan jetën e tyre në mbrojtje të së vërtetës, në mbrojtje të atdheut.

Rexhep Qosja i lumtur për ateizmin në Shqipni
ImazhImazh

Nga kjo që u tha shihet, se roli i udhëheqësve shpirterorë shqiptar, ka qenë në të mirë të çështjes sonë kombëtare. Por, cila është arsyeja që shteti komunist shqiptar u shpalli luftë institucjoneve fetare, ku nëpërmjet të ashtuquajturit “gjyq i popullit” u maltertuan, dënuan me varje apo me pushkatim? Pse feja shiqohej si një gogol i frikshëm, madje u pandeh se Zoti u hoq prej botës dhe se mbaroi besimi në faqe të botës për tërë jetën.
Per këtë akt “perparimtar” të shtetit shqiptar Rexhep Qosja patë deklaruar: “Jam i lumtur që Shqipëria është shteti i parë ateist në botë”.

Përndjekjet e komunizmit ndaj intelektualve

Shqipëria nje vënd i vogël, por mjerisht që printe me ndjekjet, maltretimet, vrasjet e intelektualëve (nëse krahasohet me numrin e banorëve), pra të intelektualëve të kalibrit Europian, po perçante, infektonte e shpiunonte edhe shqiptarët që kishin mbetur nën sundimin sllav, madje edhe shqiptarët të cilët për shkak te orientimit nacionalist kishin emigruar në perëndim apo në SHBA-të. Shqiperia e cila kishte mungesë të ushqimit për banorët e vet, hargjonte mjete të shumta për propagandë marksiste e leniniste.
Në fund le ti kujtojmë fjalët e atdhetarit At Anton Harapi, që bënte thirrje: “Zoti i vertetë e atdheu le te na bashkojnë, në ruajtjen e botës shqiptare dhe zhvillimin e saj, në bashkimin e shqiptarëve dhe sigurimin e mirëqenies së përbashkët kombëtare e kulturore”. Ti kujtojmë fjalët e At Anton Harapit: ”Të sakrifikojmë pikëpamjet tona e jo popullin as Shqipërinë; të bashkohemi mbasi vendi pret shpetimin prej nesh e jo prej te huejve”, madje vazhdonte se: “kush i ndan apo mendon se nuk mund të pajtohen fe dhe atdhe, ai ka një kuptim te gabuar për atdhetarizmin, atdhetarizmi në kuptimin fetar është një virtyt i shenjtë si drejtësia dhe dashuria”.
Zemra Shqiptare 4 prill 2013.

Shënim:
Nënvizimet u banën nga redaksia e http://www.proletarit.com

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 15 Maj 2021, 01:27
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari