Mendesia shqiptare, mendimtaret shqiptare dhe krijimit i mendimit shqiptar
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 17 postime · Faqe 2 prej 2 · 1, 2
TË GJITHA “FAJET E MËKATET” E SHQIPNISË I KA KLERI KATOLIK
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4572
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
TALLJA ASHT MA E RANDË SE VRASJA E TYNE !


HEROJT E QAF’ BARIT SOKOL SOKOLI DHE TOM NDOJA
Njё qiri kёte Natё Shёn Kolli pёr Martirёt...

Imazh

Ju lutem mos më keqkuptoni, nuk e kam fjalën për artkullshkruesin dhe personat që në kohen e fundit ja mbërrijtën me i gjetë Eshtnat e dy Herojve të kampit të shfarosjes së Qaf’Barit, të të Ndjerëve Sokol Sokoli dhe Tom Ndojës, të pushkatuem në Shkoder, të masakruem për së gjalli dhe të torturuem për së vdekuni, të dhunuem dhe të plaçkitun sytë e ballit, të tallun dhe të përqeshun nga ekzekutorët e parë dhe të dytë të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Komitetit Qendror të PPSh, Qeverive Shqiptare që nga viti 1944, Hetuesisë së Pergjithshme, Gjykatave dhe të të gjithë institucioneve deri tek kriminelët e spitaleve me bluzat e bardha atëherë e edhe SOT!

Ja dokumentacioni: “Vra me 9 Qershor 1984...gjeta praktiken e ekzekutimit të tyre...urdhrin makabër të ish-ministrit të Brendshëm, me të cilin përmbyllet historia tragjike e dy martirëve...Mendoj se jo! (shenimet e forta janë të artikullshkruesit FR) , me anën e së cilës urdhërohet skuadra e pushkatimit (Kush ishte pergjegjës i skuadrës dhe cili mjek u ndodhë aty?) që t’u marrë sytë dy të dënuarve për t’ia adresuar Ministrisë së Shëndetësisë, për punë shkencore...(Kush asht mjeku që ua nxori sytë dhe çfarë titulli shkencor mori me sytë e viktimave). Ata ishin përballuar me një prej diktaturave më kriminale që ka parë ndonjëherë Europa. Kisha lexuar çështjen, procesverbalin e diskutimeve në Ministrinë e Punëve të Brendshme (Kush janë firmat dhe diskutantët), procesin, (Kush firmoi procesin dhe kush mbajti procesin e fjalës së fundit) vullnetin e fundit të të ekzekutuarve etj. ...Praktika për ekzekutimin e S. Sokolit dhe T. Ndojës ishte e plotë, (Pse nuk botohet e plotë?) por pa skicë varrimi. Po ashtu kam qenë në dijeni të interesimit të familjarëve nëpër të gjitha dyert e shtetit. (Sa vite u sorollatën familjarët dhe sa lekë kanë shpenzue tue u qitë kafe kriminelëve të djelmëve të vet të vramë?)
Imazh
Eshtrat e dy martirve të demokracisë: Sokol Sokli dhe Tom Ndoja - u gjetën eshtrat varrezat e fshatit Kuç të komunës Guri i Zi në Shkodër më 28.V.2011. Të vrarë më 20.V.1984

Me porosi të shokut ministër, dy të dënuarve që do të pushkatohen, sytë e tyre t'u jepen Ministrisë së Shëndetësisë për punë shkencore. Drejtor i Zbatimit të vendimeve penale Dhimitër...(Kush i mori në dorzim dhe ku përfunduen sytë e dy Martirëve?)
Skema që kemi në dorë u bë e njohur vetëm në prill të këtij viti…(Kush asht hartuesi?), nuk ishte i mundur të bëhej inventarizimi…(Po shifrat e të pushkatuemve si janë shpallë nga Kuvendi Popullor pa inventarizim të personave të pushkatuem?)
Po sa mija të tjerë janë të parregjistruem dhe të pa shpallun të vramë nga Enver Hoxha dhe Ramiz Alia..?

Skema e vendvarrimit të dy martirëve (Pse nuk botohen skemat e plota?)
Fondi i Degës së Punëve të Brendshme Shkodër (Kush firmon për vertetsinë e fondit në këta vite?), i viteve 1983-1990, iu nënshtrua një “filtrimi” të plotë, prej nga dolën të gjitha praktikat e ekzekutimeve të kryera në këtë rreth, pjesërisht edhe me…
Procesverbal me fjalët e fundit të Sokolit dhe Ndojës, skema varrimi.
Fletë për fletë i kam kontrolluar dosjet e këtij fondi. Kur filloi viti 1984, fillimisht na doli skema e një ekzekutimi kryer në datën 11 prill 1984. Ajo i takonte të dënuarit jo politik E. P. (Në Shkoder mbas vitit 1960 NUK ASHT DËNUE ASKUSH ME VDEKJE PER ÇESHTJE ORDINERE, Pse nuk publikohen emnat e tyne, ku janë dënue personat e zhdukun nga Sigurimi? Percaktoni Emnat e të vramëve e cilat gjykata i kanë dënue!)
Pastaj na doli rasti që po flasim. Skicat e gjendura ishin me letër kalku. Ne dimë me saktësi të gjithë personat që janë marrë me këtë ekzekutim.(Pse nuk i thoni?)
Drejtimet e kërkimit për një rast ekzekutimi janë vetëm në drejtim të fondeve arkivore të degëve të punëve të brendshme, Hetuesisë së Përgjithshme dhe Drejtorisë së Zbatim-Vendimeve Penale. Në vitin 1984, Hetuesia e Përgjithshme nuk ishte më organ varësie i Ministrisë së Punëve të Brendshme, por i Kuvendit Popullor. (Po familjarët e të Ndjerëve ku kanë kerkue deri tashti…dhe kush janë ata që janë tallë me Ta? Po dokumentin e Kuvendit Popullor kush e ka nenshkrue, pse nuk publikohen VRASËSIT?)
Ekzekutimi i një dënimi me vdekje bëhej gjithnjë nga Policia (Dega e Punëve të Brendshme e rrethit përkatës) në bashkëpunim me Hetuesinë dhe Prokurorinë. (A kanë emna kriminelat?) Shkresa që urdhëronte ekzekutimin e dy personave është nënshkruar nga ministri Hekuran Isai, më 8 qershor 1984. Përbri saj ka një shënim të drejtorit të Drejtorisë së Zbatim-Vendimeve Penale që shkruante (Kush asht ky person që i mshifet emni?): “Me porosi të shokut ministër, dy të dënuarve që do të pushkatohen, sytë e tyre t’u jepen Ministrisë së Shëndetësisë për punë shkencore”(Pse nuk botohet kerkesa e Ministrit Shndetsisë, apo mos vazhdon edhe sot me ua nxjerrë sytë Shqiptarëve për me ua shitë shteteve të hueja..?). Ekzekutimi është bërë më 9 qershor ora 24:00. Atë e kanë kryer dy persona (KUSH JANË KËTA?). Nuk është përdorur togë-pushkatimi. Pas këtij akti, është kryer skena horror e nxjerrjes së syve.
A ka pasur ekzekutime të tjera në zonën e Antenës ku u gjetën eshtrat e Sokol Sokolit dhe Tom Ndojës?(Sigurisht gazetari kerkon, por gjithshka mbetë e fshehun...E pse?)
Përveç rastit në fjalë kanë dalë edhe disa skema të tjera për raste jo politike (Kjo nuk asht e vërtetë), brenda të njëjtit vend. Sipas asaj që kam parë në këto skema, i gjithë rrethi perimetrik i zonës së antenës, duhet të jetë me eshtra të ekzekutuarish (nga kush u vranë këta?). Vendi i antenës së Radio Shkodrës afër fshatit Kuç, kishte disa rrethana lehtësuese që nuk rezultojnë në vende të tjera. Së pari, bëhet fjalë për një vend rrethor, të ruajtur e të paprekur nga dëmtimet etj. Duke marrë parasysh faktin se ekzekutimet bëheshin në periferi të rrethit, kjo është edhe zona e mundshme e kërkimit.
Dy “rebelët e pabindur të Qafës së Barit”, sipas zbulimeve më të fundit nuk janë ekzekutuar me skuadër pushkatimi, por nga zyrtarë të Policisë së Shkodrës, në prani të prokurorit dhe mjekut. (A kanë emna këta kriminela terroristë?) Në të thuhet se më 9 qershor 1984, ora 24:00, Dega e Punëve të Brendshme Shkodër, ekzekutoi vendimin ndaj dy të dënuarve me vdekje. Në fjalën e fundit, i dënuari Sokol Sokoli u shpreh: Mos më vrisni pas shpine. Gropën e hap vetë. Presidiumi i Kuvendit mirë ka bërë (që nuk i fali jetën, shën. red.). Nuk i kam borxh gjë kujt. Ndërsa Tom Ndoja tha: Të rrojë drejtësia!
Raporti sekret: Si u rebeluan të dënuarit e Qafës së Barit (Kush e bani dokumentin dhe kujt ia drejtoi. Kush ishte i pranishem, pse mëshefen kriminelët nga shteti i Sotem?)
Dokumenti sekret “Mbi ngjarjen e ndodhur në datën 22 maj 1984, në regjimin e të dënuarve të repartit 311 Qafë-Bari”, mban datën 27 maj 1984 dhe është nënshkruar nga drejtuesit e lartë të burgut (Kush janë ata?). Plotë pesë ditë pas revoltës tronditëse, autoritet e repartit Nr. 311, ringrenë versionin zyrtar të ngjarjes. (Kush ishin ata?) Pa dyshim krerët e Policisë Sekrete, por jo vetëm ata, (Pse nuk shkruhen emnat e tyne?) kanë qenë në kontakt çast pas çasti me atë që ndodhte në burgun e Qafës së Barit. Raporti i datës 27 maj. Pjesa kryesore e tij fokusohej në përshkrimin e ngjarjes, duke bërë një përmbledhje kronologjike të saj. Gjithçka, zbulohet në dokument, nis me njoftimin e orës 07:30, datë 22.05.1984…. Vetëm në pak çaste mbërritën aty 5 policë me shkopinj gome ... Në raport thuhet se përballë kësaj gjendje të nderë, oficeri i rojës (As ky nuk ka emen?)vendosi anulimin e urdhrit dhe marrjen e masave për stabilizimin e situatës. Komandanti i togës u bëri thirrje të dënuarve që të futeshin në mensë për të bërë apelin. Në vazhdim, dokumenti sekret përshkruan tensionin e krijuar aty pas thirrjes së oficerit të shërbimit….(As ky nuk ka emen?)
U njoftua menjëherë kryetari i Degës së Punëve të Brendshme të Pukës dhe komandanti i repartit që ishte me shërbim në Fushë-Arrëz…(Kush ishin këta?) Plumbat e parë ranë mbi supet e Kostandin Gjordenit. Të tjerë të dënuar u plagosën e përgjakën. Kaosi vazhdoi disa orë. Mbërritja me helikopter nga Tirana e zëvendësministrit të Brendshëm …(Kush ishte atje?) dhe drejtorit të Drejtorisë së Zbatim-Vendimeve Penale, e futi përballjen në një hulli të re.(Vetem ky duhet ruejt secret..!) Me urdhrin e tyre (Kujt?)!!! u bë arrestimi i organizatorëve të protestës, të cilët u izoluan në Degën e Brendshme të Pukës. Pjesa tjetër u fut në mensë me forcën e shkopinjve të gomës dhe sulmit me armët e zjarrit…(Ju falnderoj z. Afrim Imaj per artikullin Tuej me vlerë. F.R.)

Mos u tallni me Viktimat tueja, ashtu si u tall edhe hetuesi Sabri Godo derisa vdiq!!
NËSE PERSONAT VRASËS SOT JANË ME DETYRA TË LARTA SHTETNORE,
VETEM AI SHKAK “JUSTIFIKON” FSHEHTËSINË E EMNAVE!
NXIRRNI EMNAT E MOS U TALLNI ME SEDREN E VRAME TË POPULLIT!
VETEM ATËHERË KENI KRYE DETYREN!


Shenim: Materiali asht marrë nga artikulli i z. Afrim Imaj, i deklaruem nga z. Kastriot Dervishi, drejtor i Arkivit M.Mbrend. Tiranë. Publikue 2011, 05, 31, “Zemra Shqiptare”.

Melbourne, E diel 4 Dhjetor 2011.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4572
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
O AT VIKTOR… A E DI FJALEN E VJETER TË POPULLIT ?
(Pjesa Njëzet e tre)

Imazh

Lexova artikullin Tuej: "Quanti est sapere - Sa randësi ka dija!" dhe mendja më shkoi tek një puntor, që në vitin 1967 ka kenë në shkatrrimin e vorreve të Fretënve në Kishën e Tyne të Gjuhadolit. Kur kishte hapë disa arkivola të vjetër, kishte vrejtë pothuej shumicën e zhgunave dhe litarëve të pakalbun e ndër kapuçat e Tyne rrashtat sikur dikush i kishte vendosë me dorë atë ditë që do të mblidheshin me u tretë në lumin e Drinit, mendja i kishte shkue tek “Ato rrashta, që dikur ishin të mbushuna plot me dije...e tashti ...po futeshin ndër thasë çimentoje me u tretë...”
Edhe Ju, i nderuem At Viktor, i drejtoheni një rrashtës boshe të Arben Putos, tue kujtue se me të vertetë asht “dr.prof., apo akademik...”, që di historinë apo njeh At Gjergj Fishtën, ose edhe ma keq, që duhet të shfletojë “Hyllin e Dritës” me kuptue kush ishin Françeskanët e Shqipnisë...Ai po të ishte i tillë ku e lente sulltan Enveri gjallë... Vetem pse z. Jorgo Bllaci kerkoi “rishikimin e figurës Fishtës”, pa zanë me gojë fjalen “At” dhe bani sa vite burg...Arben Putos i duhet “Hylli i Dritës” me kopjue ndoj kapitull me kenë gja per 2012, me e kthye në gjuhën e “njësuar” dhe me vue poshtë emnin e vet ashtu si kanë veprue 47 vjet! Me vete mendova se At Viktori nuk duhet t’a dijë thanjen e vjetër të Popullit Shqiptar se: “Minarja nuk hin në thes!”. Asht një thanje shumë e vjetër, po me kuptim aktual për Shqiptarët. Një Dr. Prof... tjetër më shkruen se “Enver Hoxha ishte bollshevik komunist...dhe se terrori i tij nuk duhet lidhë fare me besimin musliman ose islamik...” Çka nuk po dëgjojmë!! Si Arben Puto, ashtu dhe profesori tjetër, endè nuk dijnë kush ishte Enver Hoxha e Ramiz Alia (ose bajnë sikur nuk dijnë) e ju kërkoni me i tregue kush ishte Kleri Katolik Shqiptar apo At Gjegj Fishta, kur gati asnjë nder ta nuk di as me lexue gjuhën Gegënishte!... Vet titulli i vumë prej tyne Enver Hoxhёs “bollshevik komunist” asht një vlerësim i pamerituem dhe i papërshtatshëm për një injorant katil të vumë në sherbim të agjenturës së OZN-ës, UDB, dhe KGB sovjetike, vetëm pse i ai dhe PKSh i shërbente një qellimi: “Shkombtarizimit të Popullit Shqiptar me një Genocid të pashembullt në historinë moderne, tue vue në sherbim të serbëve, sovjetikëve, kinezëve dhe çdo antishqiptari të gjithë urrejtjen patologjike anadollake të trashigueme nga baba i tij biologjik, bylymbashi i njohun i Gjinokastres në vitin 1908, dhe fanatizmin e vet antikatolik prej turkoshaku.” Pasardhësi nuk i lente asgja mangut, vetem çka i plotsonte mangësi nga matuflleku apo çmendija diabetike...për mos me thanë gjana të pasigurta, që lidhen me smundjet e rinisë së tij apo të trashigueme nga gjaku i pistë i tyne.
Enver Hoxha, Ramiz Alia apo Mehmet Shehu e Haxhi Lleshi etj. nuk ishin kurrё muslimanë as të rijë e as të vjetër. Ata ishin fanatikë anadollakë dhe as nuk kanë fare lidhje me Besimin, ashtu si fanatikët me katolikë apo ortodoksë, mbasi nuk ka asnjë Besim tek Zoti në Botë që thotë me vra, me pré njerëz e me shkatrrue Kisha apo Xhamija e tempuj ku njerëzit i luten Zotit. Cili Besim në Botë pranon me vra njeriun se asht ma i dijtun se ti, apo nuk pajtohet me ateizmin tand? –Asnjë! Kush asht ai njeri që pranon në gjiun e Besimit të vet një terrorist që rreshtohet nder 100 despotët dhe tiranët e Botës në librin e z. NIGEL CAWTHORNE“TYRANTS”, botue në vitin 2004, for Lifetime Distributors Pty Ltd Building G, 2 Hudson Avenue Castle Hill, 2154 Australia, – Askush, vetëm bashkëpuntorët e tyne apo trashigimtarët e veseve dhe të pasunisë së tyne.
Nëse në Shqipni ka Besim që i pranon këta kriminelë në gjiun e vet, ai “i gëzoftë”!
Kush në Botë mbas Luftës së Dytë Botnore, në vitin 1946 kishte ndër organët e terrorit dhe të diktaturës, si në Degën e Punëve të Mbrendëshme të Shkodrës,“Seksionin Katolik”, ku ishin të gjitha projektet, planet, dosjet, krimet, vrasjet...dhe zhdukjet e pafaj të Katolikëve Shqiptarë dhe të sa e sa Muslimanëve që janë zhdukë nga faqja e dheut, si Atdhetarë të akuzuem bashkëpuntorë me sivëllaznit e tyne, Katolikët, vetem nga fanatikët turkoshakë, që drejtonin atë Seksion të turpshëm, i cili me historinë e tij do të flasë një ditë për Genocidin anadollak e antikombtar Shqiptar ma shumë se pseudointelektualët tanë, apo“Akademia e Shkencave”, të cilët me paturpsi vazhdojnë rrugën e tyne të përçamjes dhe të mashtrimit në sherbim të cilitdo okupator që mbushë xhepat e tyne...
Shqipnia nuk ka pasë “bollshevikë as komunistë” në PKSh, as në PPSh mbas 1944. “Bollshevikët e komunistët” i ka vra dhe tradhëtue para 1944 Enver Hoxha, tue fillue me Qemal Stafen, Vasil Shanton etj., prandej as nuk kanë kenë ndonjëherë në pushtet apo në organet e diktaturës së Shqipnisë së pushtueme në 1944 nga jugosllavët, rusët, kinezët etj., që vinin e eksperimentonin në laboratorët e masakrave të ministrisë së mbrendshme, direktivat e byrosë politike të KQ. PPSh, që masoneria europjane aplikonte me agjentët e saj mbi Popullin Shqiptar padallim Feje. Vetë fjala “bollshevik” i përket shumicës...Nuk di se Populli Shqiptar ka shumicë ateiste e fanatike anadollake...Po, ka pseudointelektualë perçarës e fanatikë, sa po do... madje edhe kriminela e “minarja nuk hin në thes”!
Bollshevikёt apo komunistёt vrasin tё gjithё kundershtarёt pa dallue fare Besimin.
Sa hoxhallarё vrane nё Shkoder “bollshevikёt”, apo edhe hoxhallarët ishin agjenta të të huejve dhe bollshevikё si mbas tyne?
Fanatikët antikatolikë dhe antiatdhetarё, të mbuluem nga teserat e antarëve të PPSh, ishin vrasës dhe tradhëtarë! Epitete që nuk u pelqejnë po nuk i braktisin...
Ata u çveshën nga rrobat e kuqe të demodueme të shekullit që i pat veshë PKSh a PPSh, dhe menjëherë nxorën kokën “kuqloshët”(si i queni Ju) nga 700.000 bunkerat e Enver Hoxhës dhe u kthyen nga “minaret e Sali Berishës”, me rroba “të gjelbërta”, vetëm për me vazhdue me mbajtë pushtetin politik dhe me sigurue fitime prrallore me mjetet e vjetra të tradhëtisë si paraardhësit, e kёta sigurohen me “mjetet e tyne tё njohuna tё perçamjes mes besimeve” madje, pa pikё turpi, tue tregue dhe origjinen e tyne me të cilen ata sot po krenohen se “jemi vëllezer gjaku me turqit”.
Ky mjet tregon qellimin e ultё edhe pse e dijnё se... “minarja nuk hin nё thes”!
Nëse shtetet Europjane ndihmuen pa rezerva masonerinë e tyne kriminale në Shqipni për shkombtarizimin e Popullit Shqiptar, e kjo u ba me mjete të sofistikueme për me plotsue dëshirat e komshijëve, sot okupatorët e vjetër, me elementin e konvertuem “demokrat”, kanë dalë haptas kundër Shqiptarëve Atdhetarë Kristjan e Muslimanë që vazhdojnë me mendue e me punue se Shqipnia i perket Europës dhe vetëm Europës!
Asht e vertetë se “ata” kot mundohen me e hjekë emnin GJERGJ nga Historia, tue fillue me Heroin tonë Kombtar e deri tek i Madhi Poet Kombtar, por nuk di kur do t’i mbushet mendja të gjithë antishqiptarëve bashkë se “minarja nuk hin në thes”...!

Melbourne, 7 Dhjetor 2011.

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4572
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
A KA TURK TË MIRË ?..

(Pjesa Njёzet e kater)

ImazhImazh
Imazh

Ky artikull u përket vetëm mbeturineve që e ndiejnë veten turq, ose “vëllezër gjaku me turq”, që do të donin 700.000 bunkerat e Enverit me i kthye në xhamija dhe në secilen minare të tyne me vu nga 4 altoparlanta, pra gati një altoparlant per çdo Shqiptar...
Shqiptari, ashtu si përvetson me shumë vështirësi virtytin e të tjerëve, ose kjoftë edhe vesin nga të huejtë apo pushtuesit, poashtu, me aq vështirësi, i largon nga vetja kjoftë njenen kjoftë tjerën. Kjo asht edhe një veti kryesore që na ka ruejtë ashtu si jemi!
Fatkeqsisht sot vrejmë se ma shumë ka ruejtë kujtimin e “vesit”, se të virtytit!
Ndoshta mund të rreshtohet ndër Popujt ma të qendrueshëm në Botë, po të shohim me kujdes historinë aqsa të trishtueshme, aq të pamëshirëshme ndaj Popullit Shqiptar.
Kishin kalue shumë shekuj kur në vitin 1911 Shqiptarët gjetën oxhakun e zjarrit të pashuem rreth të cilit, u rreshtuen dhe u morën vesh me Gjuhën e Tyne Shqipe, po edhe vendosen njëzani për Pavarësinë Kombëtare. Shqipnia doli “Zonjë në vete” me 1912!...
Gjuhën e ruejti vetem Populli të pashueme. Ashtu ruejti edhe doke e zakone, gati të gjitha të pashkrueme. Për mrekulli edhe i trashigoi ata brez mbas brezi, deri në ditët tona.
Shumë fallsifikatorë janë mundue me kalue në harresë barbarizmin e turqëve për me pushtue kështjellat heroike të Krujës, Lezhës, Shkodres, Drishtit, Beratit e sa të tjera, që edhe sot kanë muret e tyne të lame me gjak Shqiptarësh, në mbrojtje të Lirisë! Kruja heroike bashkë me rrethina asht dëshmi e gjakderdhjes së mnershme që ka kalue nën një dhunë të pashkrueme kur u pushtue nga turqit, të cilët, jo vetem e masakruen, por edhe e detyruen me uri me u dorëzue dhe me ndrrue Fé. Janë hunjët endè të ngulun, që flasin për Katolikët e vumë ndër tà, pse nuk ndrruen Fé. Janë greminat e shpatet e përgjakuna nga rrokullisja e sa e sa Nanave Shqiptare, që me foshnje për parzem, ranë poshtë ndër humnera vetëm mos me ra në dorëtë turqëve, ku i priste dhunimi dhe therja e foshnjes...
Shpagimi i qendresës së Shqiptarëve nën drejtimin e Gjergj Kastriotit nuk ishte e as nuk asht kurrë ai që fallsifikatorët turkoshakë kanë shkrue dhe vazhdojnë me gënjye në libra, revista, radio e televizion, se gjoja masa ma e rreptë ishte “taksa”, apo “haraçi”, të cilin asnjëherë nuk e shoqnojnë me krimet e shemtueme që kanë krye mbi Popujt e të gjitha vendeve ku kanë vu kambën e tyne, për me i ba me ndrrue Fé, virtyte e zakone!
Qendresa Shqiptare anashkalohet, ashtu si veprohet edhe sot mbas 20 vjetësh, kur Europa endè heshtë ndaj krimeve të sulltanëve të fundit të gjysës së dytë të Shek. XX... të kryeme në trojet Shqiptare, ndaj intelektualëve Atdhetarë dhe Popullsisë Katolike, që me një Gjenocid të papamë në krejtë Europen Lindore, shkoi drejt shuemjes së plotë. Ishin dhe janë sulltanët Enver Hoxha e Ramiz Alia, bashkë me klikat e tyne tradhëtare, që nën masken e terrorit komunist kanë ushtrue Gjenocid të dhunshëm dhe të përgjakshem ndaj të gjithë Shqiptarëve që luftuen dhe punuen për Shqipninë e Bashkueme Europjane.
Nëse Shqipnia e robnueme në vitin 1944 mujti me qendrue ndaj terrorit dhe atij përsekutimi, që ishte i pashembullt në histori, deri në vitin 1967, “Revolucioni ideologjik dhe kultural” i vitit 1967 asht dëshmija ma e saktë dhe e pamohueshme, që tradhëtarët dhe anadollakët Hoxha, Alia, Shehu, Myftiu, Lleshi etj...kanë krye Gjenocid kundër Klerit Katolik dhe Katolikëve papërjashtim për shfarosjen e Tyne, përderisa nga të gjithë ato vepra kriminale të tyne, në atë revolucion makaber e terrorist, nuk asht prekë me dorë as dënue kjoftë një Hoxhë...jo vetem në Shkoder, por as në Shqipni!
Cili Hoxhë në Shqipni ka ba 38 – 39 vjet burg nga viti 1945 dhe asht lirue vetem me nderhymjen nga jashtë në vitet 1988 apo 89...? – Asnjë! Aq të poshter janë tregue në Shqipni mbeturinat e Turqisë, sa edhe të Ndjerin Osman Kazazi e kanë mbajtë mbi 42 vjet burg, se konsiderohej Nxanës i Fraçeskanëve të Shkodres...dhe gjithë jeten e vet e ka kalue ndër burgje se “nuk ka pranue me shpifë për Mësuesit e vet Françeskanë”!
Ku tjeter veçse në Shqipni kanë ndodhë veprime të tilla antikatolike?
Flisni “akademikë e dr. prof” mashtrues të Historisë së Shqipnisë!
Flisni ju mashtrues të paftyrë të Rinisë sonë Shqiptare, flisni! Flisni ju kryetarë forumesh anadollake, që po vazhdoni rrugen e të parëve tuej antishqiptarë!
Ja ku po e çon Shqipninë e Popullin Shqiptar vepra juej tradhëtare!
Flisni, o qeveritarë mashtrues e mafiozë, ma të pasunit e Europës së shkerdhyeme që ju ka cilsue katundari i Zadrimës, o pashallarët e shek. XXI...që veshtroni të shtrimë mbi “thasë të florijëve...në loder dudumash e jevkash t’ Azisë e t’ Arabisë” siç ju ka cilsue Ai katundari tjeter i Mjedjës së përdhosun nga robnia e re e xhonturqëve...
Ju “dijetarët” përçarës të mejtepeve jeni ata që në vitet 1980 keni botue dhe një nga dokumentet ma të turpëshme, sigurisht me rekomandimin e Ramiz efendi Alisë, ku keni përmbledhë “fraza e thanje popullore” në Shqipni. Aty ju keni shenue edhe një thanje, që me siguri qarkullonte në Komitetin Qendror të PPSh dhe sferat e nalta fanatike të qeverisë dhe pseudointelektualëve turqë, që kishte “kështjella turkoshake” e Tiranës – pseudokomuniste e fundit në Ballkan, e cila kerkonte me shpallë botnisht se Gjenocidi ynë mbështetet tek thanja “vëllezërve të gjakut”: “Zgjidh qenin dhe lidh të Kështenin!”
– Ka shtet në Botë që urren deri këtu atë pakicë të Popullsisë së vet nga e cila vetem ka pasë perfitime dhe privilegje shtetnore, politike, territoriale e kulturore?
Ka ndonjë shtet në Botë që urren dhe kultivon tek Rinia e vet ndjenja të tilla antikombëtare, siç ndodhë me turkoshakët qeveritarë hipokritë e amoralë tek né, që pa pikë turpi quejnë turqit zaptues dhe përdhunues të Nanave të veta: “Vëllezër gjaku”?
– Jo! Vetem ky akt antiatdhetar dhe tradhëtar ju zbulon surratin kush jeni!
– Ju nuk jeni Shqiptarë, siç e pranoni edhe vetë...! As nuk keni kenë kurrë!
– Ju jeni kopila! Me gjak e mish anadollak nga Azia e Kaukazi...nga fundi i botës!
– Ju jeni ata që ju ka percaktue Ndrekë Mini, kur e pyeten: “A ka turk të mirë?”
Ai tha: “Turk të mirë e m.. të mirë nuk ka!”.
E kam fjalen, si thashë edhe në fillim, për “mbeturinat turke nё Shqipni”; dhe respekt për turqit e Turqisë që duen atdheun e tyne.

Melbourne, 9 Shtator 2011.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4572
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
KULTURA EUROPJANE DHE “PYKA” TURKE…
Imazh

Po bahen 60 vjet kur në vitin 1952 kisha shok banke në shkollen Pedagogjike “Shejnaz Juka” të Shkodres Fejzi Ceken, i cili kjé shkëputë një vit per arsye shëndetësore dhe mori maturen një vit ma vonë. Ruej kujtimet ma të mira dhe mund të jenë nder ata që ndahen me gisht edhe pse shkoi me studjue jashta shteti, pse nuk e perfitoi bursen ashtu si shumë të tjerë, tue i sherbye sigurimit nepermjet organizatës së rinisë komuniste.
Kujtoj kur pat ardhë me pushime nga Moska, më solli një kuti metalike me pena të vogla retis, që gjindeshin me vështirësi në Shqipni. Pra, më kishte kujtue edhe atje! Kur ma dhuroi, u hap një bisedë interesante. Një profesor rus ishte interesue me dijtë për kulturen shqiptare, të cilen ai kerkonte me e pa nëpërmjet ndonjë rruge a shtëpije këtu në Shkoder, që mund të ishte nder kartolina apo foto dhe që Fejziu mendonte me e marrë me vete me ia çue profesorit në Moskë...mbasi ajo që e terhiqte vemendjen e atij profesor, ishte pozicioni gjeografik i Shqipnisë, që: “...Me siguri, Shqipnia, e ndodhun mes kultures Greke dhe Rromake, duhet të jetë një nder vendet e veçanta, ku janë nderthurë dy kulturat ma të vjetra dhe ma të njohuna të Europës Perëndimore!”... Si tashti kujtoj edhe mimiken e Fejziut, që qeshej me “fantazinë” e profesorit të tij ... Kuptohet se, në vitin 1959 – 60, kur po bisedonim na gati nuk kishte mbetë asgja edhe nga “tepricat” e asaj Shkoder kur bahej fjalë se “ishte kenë kryeqendra kulturore e mbarë Shqipnisë!”...
Kur Mark Kakarriqi mendoj me kanalizue lumin Buna me ndihmen e anglezëve, idea e tij u kundershtue nga bashkiakët e Shkodres, “se Marku po na sjell kaurrin këtu, prandej nuk duem me na ardhë anglezët!”... Shkodres iu vu prita në gryken e Bunës dhe sot e kësaj dite i ngordhi tregëtia që mund t’i hapej nga gryka e detit. Tashti po e paguen edhe me permbytjet që nuk po i ndahen derisa ta marrin me vete edhe ate që ka mbetë!
Imazh

Kjo pritë, per mos me u ba Shkodra port detar, ishte “pyka” turke që kishim na!
U diskutue Shkodra Kryeqytet...E kjo nuk ishte privilegj, po ishte një meritë që i takonte Shkodres, jo vetem si qender kulturore, po edhe per lidhjet me krahinat që kishim rretherrotull e që ishin Shqiptare, fort të lakmueme nga serbët e malazezët ... Jo! Duhej ba ma larg se aty ku serbët donin me vue kufinin...Ishte “pyka” e turkut që kerkonte Tiranën.
Në vitin 1924 Shqipnia shpallet Shtet Demokratik...e pa kalue gjashtë muej, në Dhjetor 1924, Lidhja e Kombeve i njeh Shqipnisë të “drejten e Tokave tona të Shen Naumit”, po qysh në muejn Gusht 1924 Ahmet Zogu kishte nenshkrue në Beograd “marrveshjen e kthimit në Shqipni tue i falë serbëve Shen Naumin e Vermoshin...” E kjo a nuk ishte “pykë” turku që erdhi në krye të Shtetit Shqiptar me mbushë xhepat e me ikë?
Në vitin 1933, kur Hitleri donte me nxjerrë jashta Gjermanisë çifutet, i kerkoi me një leter Ahmet Zogut që “Judejtë të vendosen në Shqipni, për të forcue vendin tonë nga ana ekonomike me bankat e tyne”...sigurisht, si kunderpeshë e vendeve ballkanike sllave që ishin aq shumë të mbrapambetuna e lakmiqare ndaj nesh...Jo, u pergjegj A.Zogu, se nuk janë dakord me ardhjen e judejëve këtu shumica e popullit musliman...
Edhe ky rast si ma parë kur Zogu vazhdonte me kenё “pykë” turku!
Në kohen e mbretnisë së Zogut, u mbyllën shkollat fetare në Shkoder...U hapen të gjitha rrugat e masonerisë dhe ateizmit nën masken “laike”dhe u vu në litar edhe një Prift Katolik Shqiptar, Don Gjon Gazulli... ”Drejtësia”e Zogut, a nuk ishte “pykë” turku?
Kleri Katolik Shqiptar ishte kunder ideologjisë fashiste italiane, me të cilen mbreti Zog po lidhej e që po rrezikonte pavarsinë e Shtetit Shqiptar...të shpallun “mbretni”!
Mbreti Ahmet Zogu vodhi thesarin e Shtetit e iku...Shqipnia u robnue nga Italia!
A nuk ishte ky “mbret” një “pykë” turke, që shiti Atdheun per shtatë baula ar dhe brilanta e kapitale me vlera të nalta bankare dhe vdiq në Paris me etiketen “trafikant”, gati gati me të kujtue mbreten e presidenta të vendeve të Azisë së sotme, por me një ndryshim, se Ahmet Zogu, ishte “pykë” turke në mergim...
Kur Atdhetari Mustafa Kruja foli në Senatin italian, tha:“Turqia asht ajo që né na largoi nga Europa!” dhe detyroi Italinë fashiste me pastrue Flamurin Kombtar nga spatat e fashizmit...po edhe me çlirue Tokat Shqiptare në Veri të Shqipnisë...Filloi bashkimi i Atyne trojeve që ishin të pushtueme nga serbët...U çue Serbia e gjeti “pyken” turke tek ne me ndihmen e masonerisë, një injorant amoral e batakqi dhe me dy bedela të vet formoi PKSh në vitin 1941...i cili shiti gjithë Shqipninë dhe mbasi pranoi pushtimin e vendit nga sllavokomunistët e Titos...i veshun me rrobat e anglezëve, na erdhi “çlirimtar” në Tiranë.
Pse komunistët jugosllavë nuk gjeten një ortodoks komunist në Shqipni me e vue në krye të PKSh, po i besuen ma shumë djalit bylykbashit turk të Gjinokastres? I duhej një “pykë” turku me krye Gjenocidin e mbetun pergjysë në vitet 1913 në Shkoder...
Me siguri as profesorët rus nuk kanë mujtë me kuptue sesi Shqipnia Europjane, e ndodhun mes dy Kulturave ma të vjetra të Europës, asaj Greke dhe Rromake...ma afer se kushdo tjeter mjedis Tyne, me u gjetë aty një “pykë” turke si Enver Hoxha, i cili tue i sherbye gjakut të “babës” dhe idealeve të Haxhi Qamilit...çoi Shqipninë në kulturen e “zeros” tё cilen, e tregon nё librin “Shenime per Lindjen e Mesme”, veper me të cilen krenohen edhe pasuesit e tij anadollakë “dr. prof. e akademikët” tanë sot!
Doni të dini ma saktë se kush ishte Shqipnia dhe Shqiptarët Atdhetarё që zhduku me Gjenocid rregjimi komunist anadollak me “pykat” turke te vetat?
Ju lutem lexoni dhe studjoni në këta materiale, që janë thesari ma i madh i Kulturës Shqiptare Europjane...
http://bibliotekashkoder.com/digital/
Ju falnderoj, Vllazen Shkodranë, për këte Brilant që i keni dhurue Rinisë Shqiptare në pragun e 100 vjetorit të Pavarësisë Kombtare, Asaj Rini që asht dhe do të jetë sot e gjithmonё Atdhetare dhe e pёrgatitun me Kulturë Europjane Perëndimore!

Melbourne, 13 Dhjetor 2011.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4572
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Gegët në Kongresin e gegnishtes - Primo Shllaku, Posted 19 Dhjetor 2011, 10:42
KUR GEGËT DO TË NDIEJNË VETEN N’ ATDHEUN E VET ?!
Pershndetje Konferencёs shkencore me temё Gegnishtja sot...
IPVGjSh TIRANË

Të Nderuem Bashkatdhetarë!

Imazh

Në vitin 1993 kam botue një libër,“At Pjeter Mëshkalla S.J.”. Një kopje ia pata dhurue mikut tim të nderuem, Prof. Kolë Ashtës, i cili endè vazhdonte mos me besue se mund të vinte koha me shkrue njeriu Gegënisht. Atë ditë Ai më pat tregue se kur ishte në Kongresin e “Drejtshkrimit” të Gjuhës Shqipe, që u zhvillue në Tiranë nga data 20 – 25 Nandor 1972, ditën e fundit pra, me 25 Nandor, që do të firmonin aktin e pranimit të vendimit “për varrosjen e Gjuhës Gegënishte”, Profesor Kola, që flinte në hotel “Volga” në Tiranë, kishte njoftue se nuk mund të merrte pjesë në atë seancë të Kongresit ku do të hidhte firmën e Tij, mbasi me të vërtetë kishte temperaturë, por “shokët” nga Kongresi, të drejtuem nga Androkli Kostallari, një fotoreporter dhe një përson i panjohun për Profesorin, nga ora 11.00 paradreke të asaj dite kanë shkue në hotel ku Profesori ishte i shtrimë në shtrat dhe nën dritën e një prozhektori ka firmue aktin e vendimit. Pra, edhe nëse ishe tue vdekë, Enver Hoxha, ashtu si në hetuesitë e tij, kërkonte me pa“firmat” me sytë e tij...mandej, po deshte, ti vepro ndryshe!
Ja si shkruhet për këte kongres në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, botue në Tiranë, 1985, fq. 510,: “Kongresi i Drejtshkrimit ishte një fitore e vijës marksiste-leniniste të PPSH për zgjidhjen e drejtë të problemit të gjuhës sonë letrare kombëtare...” Atyne “firmave” po shohim me sytë tonë tue i qendrue “besnikë” edhe sot të gjithë ata që nga qejfi apo nga halli e frika, u detyruen me firmue...Sigurisht, kjo ishte e pranueshme për secilin që ndodhej mbrenda kafazit të quejtun Shqipni! Por mos harroni kurrë se ata Burra që ishin të burgosun apo të internuem, asnjëherë nuk i kanë aprovue ata vendime të pandershme. Për të gjithë ata që ishin jashtë në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, arbëreshët e Italisë dhe Greqisë, tue përfshi edhe krahinat e Hotit, Grudës dhe diasporën e shpërndame në botë, që i kanё pranue ata vendime të atij kongresi dhe “pajtimi” i tyne me këte akt “vorrimi të Gegënishtes”, asht kenë dhe vazhdon me kenë aqsa i turpëshem e përçarës, aq antiatdhetar!
Këte e vërteton fakti që sot 70% e letërsisë shqipe e shkrueme në Gjuhën Gegënishte, nuk njihet fare nga intelektualët dhe brezi i ri, ndonse gjoja kanë mbarue edhe shkolla të nalta, por tue mos harrue se këto shkolla i kanë përfundue me librat e botuem nga Enver Hoxha dhe Ramiz Alia, të mbytun fund e krye me rrena, mashtrime dhe me ideologjinë antiatdhetare marksiste – leniniste.
Për fatin e keq të Popullit Shqiptar me këto libra asht helmue edhe rinia jashtë Atdheut, tue fillue në Prishtinë, USA e deri në kontinentin e Australisë, sepse politika sllavo – komuniste e anadollake e çkombëtarizimit ka mbizotnue mbi botimet e librave të edukimit Atdhetar. Ajo frymë edhe sot mbizotnon në të gjitha anët ku mund të bahet fjalë me mësue Gjuhën Shqipe. Ata kanë përdorë dhe po përdorin mjetin ma të ndytë të përçamjes krahinore, fetare, kulturore, etnike, politike etj., mjete të cilat i shërbejnë shpërbamjes kombëtare.
Prof. Namik Ressuli asht ndër të parët që ven gurët e Tij shkencor të Gjuhës Shqipe të Përbashkët apo të Njësueme dhe ja çfarë shkruen për këte letersi:“Këta shkrimtarë të vjetër të Veriut nuk janë vetëm të parët që filluan njëfarë lëvizje kulturore në vëndin tonë, nuk janë vetëm të parët që i dhanë shqipës një alfabet – alfabetin latin – po janë edhe të parët, që mendojnë për Atdhenë e Gjuhën e tyre, për Shqipën e Shqipërinë...”
(Shkrimtarët Shqiptarë, vol I, fq.12, Tiranë 1941.)
Ajo letërsi dhe ata shkrimtarë u hoqën nga shkollat në vitin 1944 nga serbo – sllavët komunistë shqiptarë dhe shumica vazhdojnë me kenë endè sot jashtë dyerëve të shkollave e institucioneve të Shqipnisë “Demokratike”. Që në vitin 1924 e ma parë, At Fishta, Luigj Gurakuqi, Don Ndre Mjedja, Mustafa Kruja, At Anton Harapi, Don Lazër Shantoja, At Vinçenc Prennushi etj., kanë punue për Gjuhë Shqipe të Njësueme, ku Gegënishtja e Toskënishtja gjithmonë bashkë, do të barazpeshonin në kandarin e drejtësisë shkencore dhe intelektuale të gjuhëtarve...Shumica e Këtyne Atdhetarve u zhduken, u vranë e u masakruen, Ata vetë dhe Vepra e Tyne në sherbim t’ Atdheut! Komunistët u munduen me zhdukë edhe Visarët e Tyne...
Prof. Karl Gurakuqi, Prof. Tajar Zavalani, At Danjel Gjeçaj, Prof. Ernest Koliqi, Prof. Martin Camaj, Prof. Guljelm Deda, Prof. Nikollë Daka, Prof. Mark Dema, Prof. Namik Resuli, Prof Filip Fishta, Prof. Arshi Pipa, Prof. At Zef Valentini, Prof. Kolë Ashta dhe të tjerë, na kanë lanë aq shumë punime letrare e shkencore, sa mund të themi se janë të mjaftueshme për themelet e Një Gjuhe Shqipe Letrare.
Por e vërteta qendron e thanun në Korçë para gati 70 vjetësh nga At Anton Harapi:
“Progresistat, n’emën të kulturës së vërtetë vunë Zotin dhe Shpirtin, moralin dhe idealin në shërbim të Përparimit; sociologët dhe statistat n’emën të kombsisë së vërtetë duen të shkelin dhe të shuejnë të drejtat e idealet e njeriut si njeri, dhe mbi çdo gja të hyjnojnë e të venë egoizmin kolektiv.”
***
Deri në vitin 1992 – 93 kishte njerëz që vazhdonin mos me besue në rrugën që u hap...
Vazhdimësia sjell ripërsëritjen e historisë! Nëse intelektualët e rijë do të jenë vazhduesit e rrugës apo të labirintëve e tunelëve t’errta të pseudointelektualëve të Enver Hoxhës dhe në të njejtën kohë skllavë të firmave të paraardhësve të tyne, atëherë bashkë me Gegënishten jo vetëm asht varrosë mbarë Populli Shqiptar, por edhe e gjithë Shqipnia me Trojet e Saja!
Heshtja e sotme e shtetit asht vazhdimsi e rrugës së antishqiptarizmës.

Përëshndetje vllaznore Fritz Radovani
.
Nga Melbourne, 19 Dhjetor 2011.


Komente


Vet titulli i ketij shkrimi eshte shume i papershtatshem dhe percares.
21 Décembre 2011 4h24
Dihet dhe vleresohet shkencerisht kontributi i dialekteve dhe nen-dialekteve per zhvillimi
dhe konsolidimin e gjuhes Shqipe. Arsya e shendosh nuk e ngre nje dialekt mbi tjetrin ashtu
sic nuk ngre nje krahine mbi tjetren. Mandej nje nindialekt, qofte edhe i Shkodres apo i Korces nuk mund te behetartificialisht
me deshiren e nje potenti gjuhe zyrtare dhe ortografi zyrtare. Dihet nga te gjithe se po te fitonte dialekti i Shkodres do te eliminoheshin dy shkronja te Shqipes "q"-ja dhe "gj"ja. Ceshtja e gjuhes standarde nuk eshte se eshte asgjesuar gegerishtia. Ajo ka lulezuar me te gjitha nendialektet e saj. Gjuha e njehesuar nuk eshte dhe s'mund te jete dialektale. Kur flasim per gjuhen nuk djuhet perdorur fraza te ngjashme te komunizmit bolshevik kunder kundershtareve politike. Dialektet s'permbajne fare konflikte midis tyre. Dialektet jane ne pajtim absolute. Ne standardin gjuhesor eshte lene jashte paskajoria, aspak prej diktatit komunist, por per te vetmen arsye se ne ate moment historik te diktatures ne shtyp dhe ne letersi mbozotronte gjuha qe kishte strukture te papershtatshme per te perdorur paskajoren. Ky eshte nje cen i natyrshem qe ndan me vije demarkacioni dialektet e gjuhes shqipe standarde apo jo-standarde.
Rrjedhimisht tubimi per "Gegerishten e Sotme" mund te marre vendim te shihet nga gjuhtaret qe paskajoria te futet per t'a perdorur brenda rregullave te gramatikes dhe stilistikes.
Ne kuadrin e ketij diskutimi me shume vend per mangesine qe ka toskerishtia dhe standardi me mospasjen e paskajores ne perdorim dhe per vleresimin e rolit te saje ne gegerisht, nuk mund te kalohet ne ekstremizma te politikave percarese fetare dhe krahinore, si ne shkrimin qe na paraqitet nga Zoti Fric. Zoti Fric e shkruan edhe emerin e vete ne menyre te huaj; perdor "tz" per "c" (na kunjton nazistet okupator Fritze-kaput)
Menyra si shkruhet, ne artikullin e Zotit Fric, per gegerishte e toskerishte s'eshte aspak shkencore. Eshte thjeshte nje
ankese kunder komunizmit gjakatar. Zoti Fric gjen rast gjuhen per te shfryr urrejtjen e grumbuluar. Krejt pakuptim, komunizmin bolshevik te instaluar edhe ne Shqiperi, si ne vende te tjera, e quan komunizem anadollak dhe aludon te tille gjuhen standarde duke i dhene nen-kuptimin ghuhe e myslimano-komunizemit. Ngjan sikur fjala komunizem-anadollak eshte nje turreje nga pozita
nacional-katolike kunder unitetit kombetar.
Gjuha eshte i vetmi mjet bashkimi dhe, kete mjet bashkimi, askush nuk duhet t'a perdor per te ngritur vyrtytet e njeaneshme mbi vyrtytet e shume-aneshme te Kombit.

Me respekt
Vedat Shehu



Geget jane ne atdheun e tyre
21 Dec 2011 09:21:
Sigurisht, çeshtja e dialaktit gege (flas per shkodranishten e kultivuar dhe jo per malsine e Grudes), duhet pare e diskutuar seriozisht. Sepse, kemi te bejme me nje dialeket te vjeter, te pasur e me tradite. Ai duhet te zbukuroje, me hijeshine e tij, gjuhen e sotme letrare, te unifikuar. Por, une jam dakord me zotin Vedat, rreth spekullimit dhe ekstremizimit te ketij problemi si edhe kthimit te tij, ne nje fushate te natyres politike e fetare. Gjuha eshte nje "institucion" e cila qendron jashte politikes, ajo zhvillohet si nje krijese e gjalle dhe rritet e pasurohet, me kohen qe kalon. Shprehje te tilla: "Kur geget do te ndjejne veten n'atdheun e tyre" etj. jane esktremizma, te pasakta, dizinformuese dhe i fryjne urrejtjes krahinore ne Shqiperi. Realiteti flet hapur se, shqiptaret, vazhdojne te mos nxjerrin mesime nga historia. Dje, ne krye ishin "leberit", ndersa sot jane "maloket". Asnjehere, shqiptaret nuk kane arritur te shkeputen nga cenet e tyre levantine, nga tribalizmi, nga thirrja e fisit, nga kushtrimi i krahines, nga interesi i çastit dhe dhe mercenarizmi tradicional. Per fat te keq, ne kete hulli ka hyre edhe çeshtja e dialekteve dhe gjuhes shqipe, si norme letrare e perdorim kombetar. Une, mendoj se gjendja nuk duhet çuar ne nje eksterm te tille, sa te thuhet: "Kur, geget do ta ndjejne veten n'atdheun e vet". Nje pyetje e tille eshte absurde. Geget, jane ne atdheun e tyre, kane bile edhe nje kryeminister e nje kryetare parlamenti prej krahine se tyre, kane nje pushtet te tere aq sa, ashtu si ne kohen e mbretit Zog edhe "postkomandanti i xhandarmerise" ne Konispol eshte gege. Nga ana tjter, geget, nuk i pengon askush te flasin e te shkruajne dialektin e tyre. Te botojne libra, revista e gazeta. te hapin radio e televizione. Pra, jane, pikerisht shkrimtaret, gazetaret, publicistet, mediat ata, te cilet, do ta afrojne ate me gjuhen norme, pra, me ate gjuhe e cila, mire apo keq, me apo pa te meta, e plote apo e manget, "komuniste apo anadollake", flitet dhe mesohet zyrtarisht, ne mbare Shqiperine e me tej ...

Vasil Qesari
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4572
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
“MJEKËT” MASHTRUES PO VDESIN DHUNUES…, Posted 20 Dhjetor 2011, 19:03
Nga Fritz RADOVANI:
“MJEKËT” MASHTRUES PO VDESIN DHUNUES…

Brezi i nderuem i mjekëve të njohun në Shkoder me titullin “doktor”, me të vertetë i merituem jo vetem per aftësitë profesionale, por edhe per moralin qytetar të Tyne, asht kenë dhe mbetet perjetesisht i paharrueshem në Shkodren e vjeter dhe të ré, ndonse ndonjë perjashtim nuk e njollosë historinë e lavdishme të qendreses së Tyne antikomuniste nё pergjithёsi.
Emnat e doktorëve Gjon e Injac Saraçi, Federik Shiroka, Pjeter Prela, Sheldija, Luigj Radoja, Ali Spahija, Basrija, Pogu, Naraçi dhe të ardhunëve në Shkoder mbas vitit 1944, Karagjozi, Dhimiter Lluka, Ferdinand Bungo, Mborja, Dhimitër Lito, me qellim të “dyfishtë”, por që në fakt të gjithë janë tregue mjekë të vërtetë ndaj popullit shkodran, në të gjitha drejtimet, madje tue rrezikue shpesh edhe lirinë e vet, gja e cila komunistëve nuk u kushtonte asgja...
Veprimtaria e Tyne humanitare asht një liber në vete në ndihmë të Popullit shumë të vuejtun të Shkodres dhe e pakrahasueshme me qytetet tjera, kur Shkodra, në vitin 1946, kishte 26 qendra masakrash dhe torturash me një popullsi rreth 28.000 banorë. Mjekët dhe infermjerët e spitaleve të burgjeve ishin edhe ata gjysë të arrestuem kur thirreshin në ata podrume me mjekue viktimat e katilëve të sigurimit pandjenja dhe të gjakosuna nder çimentot e palame dhe të flliquna nga ndytsinat e parazitët e kudondodhun aty. Nuk ishte dëshira e atyne bishave zgjatja e jetes së qytetarëve të dhunuem, po ishte andja e tyne e pangopun me vazhdue torturat mbi trupat e sakatuem dhe mos me i lanë “me vdekë” se, vdekja e viktimës, prangueme nder ata qeli, per kafshët e sigurimit ishte shpetim i vërtetë.
Lè të flasë dosja nr. 3616 e ndodhun sot në arkivin e ministrisë së mbrendëshme...
Me daten 6 nandor 1946 u arrestue në Vlonë Imzot Jul Bonatti, afer 70 vjetëve.
Monsinjor Jul Bonati - Martir i Kishës Katolike
Përkthyesi në italisht të "Lahutës të Malcis"
Imazh

“Isha në Romë...prej aty më kanë sjellë me aeroplan për në Shqipni anglezët.”
Ishte viti 1945 kur e sjellin në Shqipni dhe mbas një viti asht në hetuesi. Dënohet gjoja 5 vjet, mbasi nuk kishin fakte per ma shumë...dhe pak kohë mbasi u dënue Imzot Bonatti, dërgohet në spitalin psikiatrik të Durrësit, gjoja për mjekim. Kur ishte aty, shkoi me e takue mbesa i Tij. Një ditë Ai i kishte tregue asaj: “Kam provue tortura të pandigjueme e të palexueme. Masakra me knaqë shpirtin e tyne pa asnjë arsye...”.
Vazhdoi për disa muej ajo rrugë e mnershme për Profesorin e shkretë... Imz. Bonatti ishte zotnues i disa gjuhëve të hueja, i lauruem në letërsi nё Padova t’Italisё dhe per filozofi nё Austri, i palodhun në punë shkencore, përkthyesi i njohun i “Lahutës së Malcisë” në gjuhen italiane, i dashtun dhe i respektuem nga populli i Vlonës.
Ishte Meshtar i devoçëm dhe i përvujtë. Sillet në Shqipni.. e çohet në manikomjo .. .fantazia e kriminelit asht aq sa e çthurun, edhe e pafund...
Imzot Prof. Jul Bonatti një ditë thanë se ndrroi jetë! Ndrroi jetë... një fjalë goje!
U gjet në një dhomë copa copa, i shkyem nga të sëmurët e “pavetëdijshëm”.
Kush ishin këta të sëmurë? A me të vërtetë mendoni ju lexues se ishin të sëmurët e “pavetëdijshëm” ata që e mbytën Imz. Bonattin me daten 5 maji 1951..?
-Jo, jo! E prap po përsëris, jo!..
-Ishin të sëmurët e “vetëdijshëm”, që patologjikisht ushqehëshin me mish njeriu dhe mundësisht me Atdhetarë, ishin po kriminelët e pashoq, që nuk ngopeshin me një dru mbas koke para se t’i pushkatonin viktimat, ishin Hasnedarët e Themelët, ishin Kapisyzët e Dul Rrjollët, ishin e... ishin Aranit Çelat me Hazbitë e Shehët, Hoxhët e Alitë, që kishin gjetë një Haxhi (Qamil) Lleshi të Shekullit XX, me mbytë e me vra njerёz me vulën e “popullit”, tue pi gjakun e Tij, e me gishtin tregues tue vrritë si qentë e terbuem: “Ky është tradhëtar, ...”!
Dhe “dosja 3616...4700...5800...”, e numuri vazhdonte pafund me firma“mjekësh” mashtrues, që “do të zbatonin urdhërin e shokut komandant”...Urdhën që vazhdon edhe sot! Mbas brezit të vjeter të mjekëve, erdhi një brez tjeter...erdhi një brez që edhe ky po shuhet! Po shuhet, por “betimin” me ruejtë sekret krimet e komunizmit të kryeme nën veshjen e sa e sa “bluzave të bardha” anadollake po e mban deri në fund...
Qeveria e parë “demokratike” e vitit 1992, perveç presidentit Berisha, kishte edhe mjekë të tjerë, madje edhe jo pa randësi, ishte ministri i jashtem, mjeku Alfred Serreqi, nga Shkodra, që na ka nderue me “firmen e tij” para 20 vjetësh kur Shqipnia u antarësue në Konferencen Islamike, me 2 Dhjetor 1992.
ImazhImazh
Majtas, dr.Alfred Serreqi, Ministër i Jashtëm i Shqipnisë..djathtas Agim Leka. Viti 1995; Sali Berisha dhe mbrapa - djathtas - viti 1996

Janë “mjekët, dr. prof e akademikët”, që po drejtojnë shtetin shqiptar. Janë“ata” që shumë vite perpara, kur perfunduen “Universitetin Enver Hoxha”, kanë ba edhe “betimin”.. Ashtu edhe “juristët” kam ndigjue se “betohen”, po per çka betohen as sot nuk e di!! Janë dy fakultete që kanë nxjerrë mija kuadro...e, sigurisht, jo të gjithë të njollosun e mashtrues. Por ata që sot vazhdojnë me kenë në poste politike e deri dje ishin të besueshmit e sigurimit të shtetit, kur u duhej me firmue aktet e rreme të vrasjeve dhe të zhdukjeve në labirintet e hetuesive, të ministrive dhe spitaleve e çmendive, po që endè sot nuk e tregojnë të pakten “një” prej masakrave të sigurimit shtetit, “ata” prap sot si dje vazhdojnë me kenë jo vetem “mashtrues”, por ideatorë e bashkpuntorë aktiv të krimit t’organizuem në Shqipni.
Nuk besoj se Shqipnia mund të sherohet nga njerëz të pandergjegjshëm, që nuk kanë fare burrni dhe guxim me rrëfye të kaluemen e vet jo se jo, po as dhunën e atyne organeve që deri dje kanë pi me andje të pashueme gjakun e Popullit të mjeruem e të vuejtun tue lanё nder ma tё mbrapambetunit e gjithё Europёs.
Këta pushtetarë sundues prandej as nuk i prekin “tituj e dekoratat” e kriminelëve, se jo vetem nuk janë as ata vetё të panjollosun me krime, po janë bashkfajtorë me ata të cilet menduen e projektuen “mashtrimin” e Shqiptarëve... për Liri dhe Demokraci edhe në vitin 1991...kur mundsia e integrimit nё Europё ishte ma shumё se kurrё.
E as kjo veper tradhëtare e tyne sot nuk quhet dhunë ndaj Popullit..?
Nuk janë fort larg grykës së varrit, po jetojnë me shpresë se “krimet e kryeme ndaj Atdhetarëve ishin të meritueme”, mbasi Ata Atdhetarë ishin që na larguene nga “vëllezërit e gjakut”... kjoftë para 100 vjetësh, ose edhe ma vonë, per një “Flamur” të Gjergj Kastriotit...

Melbourne, 20 Dhjetor 2011.


--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Nga Fritz RADOVANI:
NË VITIN 1967 ENVER HOXHA HOQI PERÇEN…
Në 45 vjetorin e “Revolucionit Kultural”

Deri në vitin e «Revolucionit Kultural» të 1967, Enveri kishte perçe në surrat.
Pak kush dinte me dallue këte perçe, aqsa shumica e kujtonin edhe ateist. Ai pat shkrue nder vepra se “Kleri katolik shqiptar është pengesa kryesore e komunizmit...” thanje e cila tregon krejt kjartë se kush i bahej pengesë atij...E kur themi “atij” duhet të nenkuptojmë sllavokomunistët, të cilët i kishin besue turkoshakëve Enver Hoxha dhe Ramiz Alia, Gjenocidin ndaj Klerit Katolik dhe inteligjencës Atdhetare, mandej, atje kah fundi, shtonte se “hoxhallarët muslimanë” janë pa shkollë..., gjoja nuk i krijonin ndonjë pengesë me “injorancen” e tyne ndertimit të socializmit, mbasi vetë “shoqëria socialiste” bazen e ka mbi injorancen e asaj shoqnije ku zen vend dhe drejtohet nga injorantët... per me ushtrue terror, vrasje e kampe pune per kolltukun personal te atyne sunduesëve.
Edhe pse në dukje ky “revolucion” kishte jehonen e vet deri në Pekin, në Shqipni ai epiqendren e kishte në Shkoder, se aty ishte edhe qendra “reaksionare” e Klerit, që duhej luftue deri në shfarosjen e plotë të Tij, ndonse “dr. prof dhe akademikët” as sot nuk pranojnë se me këte “Revolucion” terroristët Enver e Ramiz efendia kanë krye Gjenocid.
Muej mars dhe prill 1967 mbesin të paharrueshem në kujtesen e shkodranëve...
Mbledhje, kudo “vigjilencë”, demaskime, arrestime, frikë dhe terror...
Objektivi: “Kleri Katolik ‘reaksinar”...Kishat dhe qelat, kontrolle e plaçkitje!
Fillojnë edhe pushkatimet e Klerikëve Katolik...Arrestohen mësues kristjanë dhe perkthyes të njohun të kryeveprave botnore nga letersia Perëndimore, si Mark Dema dhe Nikollë Daka...U arrestue piktori Gjovalin Saraçi...vetem se u deklarue besimtar Katolik.
Sa hoxhallarë ka arrestue dhe denue me këte “revolucion” Enver Hoxha?
Don Shtjefen Kurti u pushkatue se Pagëzoi një fëmijë me 29 shtator 1971.
Sa mjek u arrestuen apo u pushkatuen, që banin synet fëmijët Muslimanë në spitale dhe klinika shtetnore? – Asnjë! E pse...Sepse synetlleku nuk kishte rrezik se i bante Katolik ata fëmijë!!...Të dinte Enver Hoxha se synetlleku asht para lindjes së Krishtit...atëherë shihnin “ata” që guxonin me na sjellë trashigimi nga ebrejtë, po per fat atëherë nuk ja kishin perfundue shkrimin “Shenime per Lindjen e Mesme” të “dishmit dr. prof. e akademikë”...qe shkarravisnin veprat e tija.
Ai Don Mikel Beltoja, vetem pse vuni gojë në Enver Hoxhen...u pushkatue.
Nga “Revolucioni Kultural” i vitit 1967 nuk mbeti në kambë asnjë Kishë Katolike në territorin e Republikës Popullore Socialiste të Shqipnisë. Gjithë thesari kulturor i tyne u grumbullue tek “Muzeu Ateist” (i vetmi në Botë) dhe Muzeu i Shtetit ku “Kryetar i komisionit përzgjedhjes leteraturës fetare dhe kishtare” ishte hajduti Jup Kastrati...dhe me té të paharrueshem mbesin në mendjen e Popullit të Shkodres servilët dhe agjentët: Xhemal Dini, Xheudet Miloti, Dhimiter Shkodrani, Ali Xhunga, Skender Myftaraj, Elham Xhika, Musa Kraja, Fadil Ymeri, Skender Drini, Ramiz Hafizi, Shefik Osmani, Halit Isufi, Angjelin Kumrija, Selahedin Cena, Sadik Rama, Prekë Sokoli, Vehbi Bala, Fadil Kraja, Mark Pjetri, etj., spijun sigurimi që i sherbenin me shpirtë “Revolucionit” terrorist dhe shkatrrues...ku perveç tjerash “hakmarrja” otomane këtyne bishave u ishte veshë për lëkurë.
Në vitin 1969 “shoku” anadollak dhe kandidat i KQ të PPSh, Fadil Ymeri, për me tregue botnisht urrejtjen që ruente të ndryeme partia e tij ndaj Heroit tonë Kombtar Gjergj Kastriotit, hjedh në erë me dinamit Kishen Monumentale të Vaut të Dejës, ku mendohej se asht kunorzue Kastrioti i Madh i Popullit Shqiptar.” Ky ishte projekt i fanatikëve të PPSh dhe jo gabim nga injoranca e kuadrove të nalta të byrosë politike të saj.
Ishte Urrejtja e pashembullt e një grupi katilash, që ndryhej në botkuptimin e tyne me shekuj të tanë, dhe shperthente edhe mbi gur e varre tue rrenue gjithshka i dukej me Kryq siper e nën dhé deri tek katakombet e mbetuna nder male.
ImazhImazh
Kisha e Vaut të Dejës (1361) ------Xhamija e Et’hem Beut në qender, Tiranë (1831)


Kisha e Vaut të Dejës asht e vitit 1361, të pakten 400 vjet para xhamijave...

Cila Xhami apo Kishë orthodokse kishte vleren e Kishës së Vaut të Dejes?
Kush guxon me thanë se këto vepra u kryenin nga drejtuesit e shtetit nen perçe?
– Jo, këto, jo vetem nuk u kryenin nen “perçe”, por haptas dhe në driten e diellit...
Ndoshta fillohen “naten” ashtu si në pragun e 20 shkurtit, kur i kujtohet viti 1991, dhe per Urrejtje dhunojnë Monumentin e Martirit t’Atdheut Don Shtjefën Kurti...
Por mos harroni se ka ngja që “Historia persëritet...kur harrohet e shkuemja”!..

“Vëllezërit e gjakut me turqit”...Urrejtjen e ruejnë dhe e trashigojnë “në gjak”...
Qeveritarë të tillë nder Shqiptarë lejojnë edhe epitetin “mbetje Osmane”...


Melbourne 13. Mars 2012.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4572
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
“KASAFORTA” E PRIVINÇIALIT…AT FRANO KIRI O.F.M.
Imazh

Janë ba plot 110 vjet, që ka lé, me 16 qershor 1901, një nga Fretnit që porsa e ké pa me sy, jé topitë prej asaj pamje Burrnore, të paisun me të gjitha tiparet dhe të gjitha virtytet që personifikojnë Shqiptarin, tue fillue nga pervujtnia e françeskanit t’ Asizit, thjeshtësia, dhe deri tek trimnia e guximi i pashoq, që në emnuesin e perbashkët kishin inteligjencën e persosun. Ky ishte At Frano Kiri OFM. (1901–1986).
Pamja e Kuvendit të Fretenëve në Gjuhadol të Shkodres, ka mangut në oborrin e vet një Kryq në të cilin asht Kryqzue dhe salvue në mënyren ma mizore çdo klerik që ka jetue në secilen dhomë, që shihni mbi këta harqe, mbas dates 16 nandor 1946, kur kuvendi u kthye në burg nga komunistët, tue dashtë me e njollosë, simbas metodes së tyne, me akuzen fallso, tashma të njohun, “futjen e armëve nën Elterët e Kishës së Tyne”. Një nder ma të torturuemit në këte burg asht kenë At Frano Kiri. E kam njohë në vitin 1961 kur kam shkue në spitalin ekstrapolmonar të Ujit të Ftohtë në Vlonë për arsye shndeti. Asht kenë dënue me 10 vjet burg, të cilat i ka kalue në Burgun e Burrelit dhe në kampet e punës. Kur ka përfundue dënimin, ka vazhdue me kenë i interrnuem në Gramsh të Elbasanit dhe në Kuq të Vlonës, deri në vitin 1964, që asht lirue nga spitali ku ishte i sëmurë me spondelit. Asht shugurue shumë i ri, sa ka mbarue studimet, mbasi pritej se vdes dhe mendohej nga eprorët të ishte i shuguruem për kënaqësi shpirtnore. Ka vdekë ndër të fundit fretën të kohës së tij. Një burrë me kulturë të gjanë, matematicien, profesor i Gjimnazit të Fretënve, teolog dhe njeri me humor të hollë, që mbulohej nga një fizionomi shumë tërheqëse, një portret i skalitun nga mjeshtrat e fiseve Ilire, shqiptar i vërtetë në dukje dhe në formim shpirtnor. Thonte se i përkiste fisit Kiri, por them se fisi Kiri i maleve të ashpra e të thella të Dukagjinit i përket At Franos. Trim, guximtar dhe jo vetem i vëndosun, po edhe i pathyeshem. Asht konsiderue miku ma i afërt i Provinçialit At Mati Prennushi, prandej edhe asht masakrue si rrallë njeri në hetuesi. Kërkohej me dëshmue se armët në Kishë i kemi futë bashkë me fretnit tjerë dhe se asht kenë në dijeni Provinçiali, mbasi akuzohej se edhe ka kenë krahu i djathtë besnik i At Matisë, gjoja në formimin e Partisë Demokristjane. “Kisha vendosë me e pa vedin copa copa e kurrë e në dynja mos me pranue një shpifje asisojit kundër Kishës dhe shokëve të pafajshëm!”, – më thonte, në një bisedë rreth asaj ngjarje në vitin 1961, kur po më fliste për At Matinë. Më tregonte se një natë shumë të ftohët dimni e kishin lidhë pranë një dritares dhe po ngrihej nga era që e rrahte në shpinë. Kalon andej krimineli Pjerin Kçira. Ky e shikon dhe i jep shenjë se do me i thanë dishka...Ai afrohet dhe ky, mbasi shikon gjoja mos me e ndigjue njeri, i thotë: “Pjerin, unë jam i pafajshem, po nuk mund të duroj ma torturat. Sonte kam vendosë me ra nga dritarja...e mos i mbetni kujt në qafë per këte që kam vendosë!” Pa kalue as dhjetë minuta, tregonte se erdhën dy polic me drrasa e gozhda dhe mbyllen dritaren, per me i evitue vetvrasjen...Qeshej kur e tregonte kujdesin e Pjerinit...që kush e di sa herë e kishte çue pa ndjenja në dhomë.

- Më tregonte z. Drita Kosturi sesi e lidhnin në një shtyllë druni dhe e linin gjithë diten në diell e naten të varun pa pi ujë...Kur e zbritnin, perplasej shtylla për tokë e gjakosej nё ftyrё At Frano, sa nuk njihej ma se kush ishte!

-Tri ditë e kishin lidhë me një të vdekun në tortura ftyrë per ftyrë, derisa ka fillue me kullue langje i vdekuni e At Frano kishte mbetë pa ndjenja...
- Ujë pinte nder rrasa të nevojtores kur kishte “fat” me mbetë nga urina që nuk e thithte vrima e nevojtores së burgut! Në gjyq kur e akuzojnë për krijimin e Partisë Demokristjane në Shqipni, At Franoja, i kishte kërkue gjyqtarit që me e botue në shtyp akuzën. Kur e pyeti ai: “Pse e kërkon botimin e kësaj që ke bërë për formimin e Partisë Demokristjane?”, – ky u ishte përgjigjë: -“Kishe me dashtë me e marrë vesht gjithë bota se një prift shqiptar, At Frano Kiri në Shkodër, ka formue Partinë Demokristjane Shqiptare 3 vjet para De Gasprit në Itali, pra, simbas jush, unë jam ma i madh se De Gaspri që njeh bota!..”.
Nё gjyq, nё Burrel dhe kampe, bashkvuejtёsit e kujtonin pёr qendrimin burrnorё tё Tij e dashuninё e Françeskanit tё vertetё, qё nuk harrohej kurrё prej tyne nga sandalet dhe kambёt e zbathuna edhe pse nga gjendja shndetsore gjithnjё kishte probleme.
Luente shah dhe domino me kalue kohën. Tue lujtë domino, u bante ortak me një tiranas që quhej Beqir, ndërsa unë me Seitin, edhe ky tiranas.. Kur u ulëshin gurtë me u numërue pikët, aty ishte bukuria e lojes e sidomos kur At Franoja, i shihte pikёt e shumta në dorë të Beqirit. At Frano ishte frat matematicien e Beqiri ishte polic nё Tiranё...
Në vitin 1964 drejtori i spitalit të Vlonës, dr. Angjelis, njё mjek qё interesohej fort pёr At Franon, e kishte njoftue se duhej me dalë nga spitali... mbasi ashtu e kishin urdhnue dhe ai i kishte dhanё 15 ditë afat At Franos, me u interesue ku do të kalonte pak muej internim që i kishin mbetë, për të cilat, At Frano, kishte frikë se mund t’i persërisin edhe vite të tjera, si zakonisht vepronte ministria e mbrendshme me t’internuemit.
At Frano i shkruen një leter ministrit Kadri Hazbiu: Me kenë se kam edhe kater muej me plotsue denimin dhe jam i smurë në spitalin e Vlonës, po me që më duhet me dalë nga spitali, a ka mundësi këta pak muej me i kalue në degen e mbrendshme të Vlonës ose në kuvendin e motrave të Vlonës, që ishte i vetmi kuvend në Shqipni, për me kenë ma afer mjekëve... Mbas tri ditësh ministri i jep përgjegje: “Mund t’i kaloni ku të dishroni mbasi jeni i lirë...”. Kёshtu, At Frano u lirue.
Erdhi në Shkoder dhe shkoi në Kuvendin e Arrës së Madhe...Ishte një gëzim i madh për të gjithë ata që e njihnin! Ishte edhe e papritun ardhja, po kur më tregonte se si kishte veprue, qesheshim se ku i kishte shkue mendja se çka me i shkrue ministrit...”sikur At Frano e kishte të sigurt lirimin, po kishte problem ku me kalue edhe muejt e fundit...”! Në vitin 1967 u rrezikue me u arrestue me “Revolucionin Kultural”...por shpetoi për mrekulli, mbasi siç më ka tregue Ai vetë, e ka shpetue ardhja e Pjeter Kostës në Shkoder, të cilin e kishte shpetue nga interrnimi në kampet gjermane në vitin 1944...Ashtu si kishte shpetue edhe Lef Nosin nga partizanët kur me urdhën të At Matisë e ka çue me njerëz deri në Milot, në nandor tё vitit 1944. Kalimi i Lefit asht kenё me rrezik koke sidomos nё Lezhё, mbasi kudo kalimi ishte veshtirsue nga permbytjet e mёdha rreth Shkodres.
At Frano Kiri e mbylli jeten tek nipat e vet në Shkoder...nё vitin 1986.
Po kujtimet e Tija të Martirizimit të pashoq per ne janë të paharrueshme!
Imazh
Fritz Radovani
Melbourne, 26 Dhjetor 2011.


Koment;

E lexova dhe mbeta mjaft i trishtuem, por edhe krenar kur mësova për kët burrë kaq stoik, të papërkulun para çdo gjëje të shëmtuem.
At Frano Kirin e kishe portretizue nëpërmjet disa ilustrimeve, që kur ja lexova familjes u shokuen edhe unë. Por asht edhe profilaktike t'ja sjellës shqiptarit në vemendje.
Ma bukur shkrimi nuk ka si del. Të jesh i sigurt se shum lexohet shkrimi i jutj dhe gjen reagime nga lexues.
Pra shkrimi shpreh Gjenocidin,...që sot po u duket bezdi shqiptarve e në veçanti liderve partiak se qeveritar po e po.
E kjo politike e bezdisjes nuk do të thote të ketë efekte demoralizuese, kapitulluese, por le të jetë një nxitje për të vazhdue ma fort. Prandej kryeni një vepër Atdheut tonë me Memories në Dinamikë.
Falemnerës!

Ilir Shkambi


---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Nga Fritz RADOVANI:
VAZHDON RRÊNA E “PAJTIMIT KOMBTAR”...

Plot 20 vjet rrêna që qeveritarët e ndihmuem nga “dr. prof. e akademikët” kanë shpallë mënyren qё kanё gjetё si me vazhdue me rrêjtë per “Pajtimin Kombtar”...
As nuk çuditem për mungesen e karakterit tek intelektualët e Shqipnisë, që janë të përgatitun nga universitetet e Shqipnisë komuniste para viteve 1990 – 91. Shumica dihet se si kanë shkue nder ata universitete dhe si kanë marrë kartonat e diplomave. Dihet edhe betimi i tyne se si do t’i sherbenin deri në vdekje parimeve marksiste – leniniste...dhe nuk po e zgjas se kush fshihej mbas asaj “diplomë”...mbasi shumë pak janë të panjollosun!
Më çudisin shumë intelektualët shqiptarë të përgatitun jashta Atdheut, po dhe ma shumë ata që patne fatin me shkue jashta Shqipnisë mbas vitit 1991, dhe gati të gjithëve as nuk u ndigjohet zani se janë gjallë, për mos me thanë se janë diplomue “kot”!
Ata që me kohë u diplomuen jashta Shqipnisë mundohen me tregue me ndonjë nga leksionet që kanë ndigjue në universitete se çka domethanë “Pajtim Kombtar”?! Një pjesë tjeter mundohet me shpjegue “kartat” nderkombtare të arritjes së “Pajtimit”...Disa të tjerë dijnë me e shpjegue anglisht...po nuk gjejnë fjalen e pershtatëshme në gjuhen e “njësuar”...mbasi në vitin 1972 nuk i ka shkue mendja kujt per “Pajtim Kombtar”!
Kujtoj mbas 1991 shumë nga dr. prof. që erdhën në Shqipni mbas hapjes dhe na me gojë të hapun ndigjonim bisedat e tyne rreth mundësive të “Pajtimit Kombtar”, pikrisht në Atdheun e pergjakun deri në 2 Prillin 1991, e vazhdimin e “plumbave qorra” pothuej anë e kand Shqipnisë, deri tek vrasjet e Rinisë Shqiptare nder kufinjë në kerkim të Lirisë! Mashtruesit e vitit 1997 i hoqen maskat dhe vazhduen gjakderdhjen...
Të gjithë, paperjashtim, perdornin një fjalë që s’ e kishim provue kurrë: Drejtësi!
Thonin disa ma të dijtun se “Pajtimi Kombtar” vendoset njëheri me “Drejtësinë”, dishka që as sot nuk arrijë me e kuptue, se jo ma me ia shpjegue dikujt tjeter!
Ku hyn këtu “Drejtësia” per me arrijtë me u ba “Pajtimi Kombtar”, që ishte aq i nevojshem e urgjent per né Shqiptarёt?
– Nuk mund të pranoj se këta “të dijtun”, që vinin edhe nga Amerika, s’e kuptonin se janë tue na “rrêjtë”...derisa aty nga gjysa e 1992 i Ndjeri Prof. Arshi Pipa kur foli në auditororin “At Pjeter Mëshkalla” t’Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkoder, na tha troç: “Komunistët vetem ju rrêjnë, as nuk arrihet Pajtimi Kombtar pa u vendosë Drejtësia, po Drejtësia as nuk ka me u vendosë kurrë perderisa asnjë nga kriminelat nuk asht nga ata që mund të besohet se asht i penduem, por çka asht edhe ma keq se kriminelat e djeshem kerkojnë me shpallë se jemi të gjithë bashkfajtorë e bashkvuejtes!” ...Kur mbylli fjalen e Tij Prof. Pipa zuni në gojë edhe një fjalë që them të vertetën nuk e kishe ndigjue gati ma shumë se 35 vjet perpara ndër bankat e shkollës se: “Pushtetin Demokratik në Shqipni e kanë Xhonturqit!”...
Xhonturqit- Jön Türkler
Imazh

Edhe kjo fjalё per né ishte edhe ma e pakuptueshme se termi “Pajtimi Kombtar”.
Mbas gjithë optimizmit tonë, që na dukej një anderr se me të vertetë aty në auditor ishte një Burrë që shumica e “preknin me dorë”, se nuk i besonin syve, prap nuk donim me i besue fjalëve të Tija, se na dukej e pamujtun që Shqiptarët “nuk e duen” arritjen dhe realizimin e Pajtimit Kombtar! Sigurisht, kjo nuk varej fare nga Populli i shumvuejtun!
Në Shqipni sot punohet per “Pajtimin Kombtar”! Por asht gjetë një rrugë mjaft e thjeshtë dhe origjinale: Rruga e “harresës”... Per çudi me këte rrugë janë pajtue shumica! Ai që guxon me hapë kapitullin e Gjenocidit 47 vjeçar asht “perçarës”! Gjenocidi simbas tyne ka perfshi gjithë Popullin Shqiptar, madje edhe hajnat e kriminelat, që drejtonin dhe masakronin Popullin. Gjenocidin e kanë ba “ata” që vdiqën, kështu s’ kemi çka merremi me të vdekun...Edhe pse trashigimtarët e tyne sot vazhdojnë me kenë në drejtimin e të gjitha degëve dhe rrajëve të nendheshme të shtetit “demokratik”, as nuk i bije kujt nder mend me hapë të pakten dosjet e krimeve tё mnershme të atyne dy projektuesëve dhe zbatuesëve kryesorë të Gjenocidit në këta 47 vjet.
Si mund të pranohet ecja e Shtetit Shqiptar drejt Europës me kriminelat gjaksorë anadollakë Enver Hoxha e Ramiz Alia, të mberthyem deri në fyt edhe atje ku janë me dekoratat e “Herojve të Popullit” dhe “meritat” e ndertimit të socializmit në Shqipni?
As nuk arrijë me kuptue mesazhet e vitit të ri 2012, per 100 vjetorin e Pavarësisë Kombtare kur në krye të Shtetit Shqiptar vazhdojnë me kenë tradhëtarët e djeshem dhe të gjithë hajdutët e trafikantët e sotem, që pa pikë turpi deklarojnë se “né jemi vëllezer gjaku me turqit”...dhe do të vazhdojmë rrugen e tradhëtisë kombtare me të gjithë armiqtë dhe okupatorët e Trojeve Shqiptare, ashtu si veproi Esad Pashë Toptani, Ahmet Zogolli dhe mbas tyne vargu i pafund i pasuesëve të Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë me presidencen e 2 Prillit deri tek pinjolli i fundit i tyne nё trojet e Haxhi Qamilit, presidenti Bamir Topi, i cili, besoj asht koshient se në Shqipni nuk ekziston Shteti i së drejtes... Janë plot njëzet vjet mashtrim e rrêna, tue mbushë xhepat, tue mbushë brakeshat e thasët, tue pasunue trashigimtarët, tue mbushë kasafortat e bankave, tue vjedhë pa “teklifë”, se me ua thanë shqip e kanë harrue...tue hapë sytë e gojen per me nxjerrë Atdheun n’ ankand...
U janë vjetrue letrat e trashigimisë kryeminister Berisha! Ju mungojnë vetem çallmat! Udhëheqësi i fundit i shtetit komunist endè vazhdon me kenë në pushtet... Dikur, para sa vitesh, Ramiz Alia u pat mësue si duhet me rrêjtë Popullin... Ai u pat tregue edhe si me prishë Kisha e Xhamija!?...Kur erdhi fundi funerali i tij tregoi se ishte kenë edhe ai me çallmë si paraardhësi i vet! Me rrêna dhe mashtrime nuk arrihet Pajtimi Kombtar!
Shqiptarët Muslimanë, Ortodoksë dhe Katolikë nuk mund të Pajtohen me “ata” që dje dhe sot tradhëtuen Popullin Shqiptar, as me “ata” që vazhdojnë me ba tregëti me Tokat e trojet e Atdheut, as me “ata” që nen masken Pajtimit Kombtar dje dhe sot bajnë politiken e Serbisë, Greqisë, apo Turqisë...vetem me ruejtë karrigen e vet!!..
Një Shtet Shqiptar i drejtuem nga tradhëtarët dhe hajdutët nuk arrinë kurrë edhe 100 vjet të tjera me pasë në Trojet e veta Pajtim Kombtar!..
Imazh
Melbourne, Janar 2012.


Koment

Fritz!

Si mund të bahet pajtimi Kombtar me plehrat e haxhi qamilit , mbeturinë e sotme e hordhive barbare osmane???????


Imazh
- Po të nisë për kurioz një fragment nga një shkrim fillim e mbarim antifetar, anti shqiptar,...të olsi jasexhiut;
Rasti i Kosovës dhe i Shqipërisë dhe katoliçizmi-laik që implementohet në këto dy vende janë një rast unik në historinë e laicizmit / shekullarizmit evropjan. Në Perëndim laicizmi francez i cili i hapi rrugë ndarjes së shtetit nga feja në Evropë, nisi me luftën e masonerisë franceze kundër Kishës Katolike. Konflikti ndërmjet revolucionarëve dhe shtetarëve francezë i cili sipas Oliver Roy-t zgjati nga viti 1790 deri në 1924 synonte thyerjen e Kishës Katolike dhe zbythjen e saj nga institucionet shtetërore. Laicizmi alla-frënga nënkupton ndërhyrjen e shtetit në punët e fesë, duke i vënë gardhin Kishës jashtë hapësirave publike – si shkollave, shtetit, institucioneve qeveritave etj dhe bërë francezët besimtarë në Francë dhe nacionalizëm dhe jo në Papë.

Imazh
- Fatos Lubonja kishte deklarue se nuk ngrihem në kambë për Hymnin e Flamurit se asht i një familjes(Gjergj Kastriotit). Dhe nuk kam asnjë respekt dhe nuke njoh Skënderbeun si udhëheqës,...se asht figurë e trilluem.

Fatos Lubonja: S’ndjej asgjë për Himnin Kombëtar
Marre nga gazeta "Tema"

6 Janar, 2012

Fatos Lubonja, teksa ka qenë në emisionin e Blendi Fevziut, “Opinion”, ku për diskutim ka qenë tema “A janë shqiptarët sot më patriotë?”, ka lëshuar disa deklarata që e tejkalojnë qendrimin kritik ndaj nacionalizimit. Kështu, ai ka pohuar se nuk ndjen asgjë kur dëgjon Himnin Kombëtar.
“Nuk jam patriot, as nacionalist. Edhe kur dëgjoj Himnin, nuk ngrihem në këmbë dhe as që më bën përshtypje. Bile të gjitha himnet e vendeve të tjera bazohen mbi ideologjitë që bënin krime e vrisnin njerëz nën thirrjet e nacionalizimit. Njësoj veproi Stalini, Hitleri e Enver Hoxha”, ka thënë Lubonja.
Më tej, ashtu siç e ka bërë edhe herë të tjera, Lubonja ka shfaqur përçmim ndaj figurës së Skënderbeut, ndërsa ka thënë se për të është parësore të jetë një qytetar i ndershëm, që punon mirë, dhe një aktivst i të drejtave të njeriut.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Mëparshme
Posto një përgjigje 17 postime · Faqe 2 prej 2 · 1, 2
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 04 Mars 2021, 00:06
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari