TË GJITHA “FAJET E MËKATET†E SHQIPNISË I KA KLERI KATOLIK SHQIPTAR..!
(Pjesa e Parë)
(Pjesa e Parë)
Nga Fritz RADOVANI
E Shtunë, 06-08-2011
Melburn, Australi
Kur Shqipnia nuk ishte Shqipni, do t’ ishte gabim me folë për “fajtorët†që kanë mendue dhe punue me ngritë binanë e rrafshueme ndër shekuj me një barbarizëm aqsa të pamëshirshëm, aq edhe makabër nga të gjithë pushtuesit, pa asnjë përjashtim.
Kur filloi me u dukë në qiellin Shqiptar vransina që po errsonte me rêtë e saj mbas gati pësë shekujsh “gjysëhanën†e vjetër të Anadollit, shumë turkoshakë morën ikën, ndërsa pjesa ma e madhe veshën kostumin e ri të “xhonturqëve†dhe filluen me u falë me “hanën e réâ€... Ndryshimet e para i bani Stambolli...E na, mbas tyne!
Kush, na? – Na pra, “naâ€, banorët e Tokave të pushtueme prej tyne... Shumë prej nesh filluen me mendue ndrysh. Duhet me thanë të vërtetën: Nuk ndejën rahat ndër ato kësollat e tyne, me ndrrue ato dy palë brakesha që kishin gjithë jetën, me kullotë ato dele e lopë e me u kënaqë tue i ra fyellit nën hije të lisave e të ahut shekullor, ku për pesëqind vjet u këndonte qyqja e kukuvajka, po shkuen e u futën ndër brraka të Zadrimës, dikund andej kah Troshani, për me u ba “të dijshëmâ€, madje edhe na dolën edhe “priftenâ€, tue pasë në katër anët e vendit ndër qytete qindra mejtepe...shkojnë e i qesin vetes punë me “shpikë†edhe Alfabet të Gjuhës Shqipe! Punë katundarësh...! Jo po e di këte punë Imzot Doçi, ai tjetri mbas Tij, Imzot Mjedja me një vlla që rri tue qitë vjerrsha, edhe këta zadrimorë. Ai tjetri që i binte fyellit aq bukur fillon e merret me “lahutëâ€...e kështu, një grup katundarësh të “dijshem†po do edhe me na mësue me “turk†mbi krye Gjuhën Shqipe!..Nuk mjaftohen me kaq, po na formojnë edhe Shoqni “Agimiâ€, se gjoja na paska fillue me dalë “dritaâ€... Ai Zefi i Atyne Fishtajve nuk rri rahat me korrë grunin, po shkon e veshë edhe “zhgunin e fratit†e ndrron edhe emnin e na bahet At Gjergj, në kujtim të Gjergj Kastriotit, kur shumica e vendit nuk do me ia ndigjue emnin “Atij të Paritâ€, e jo ma këtij “të dytitâ€, që edhe na i shkruen bash sulltanit të Stambollit, demek se di gjuhën e Napoleon Bonapartit...se “duem me vu ndër ata farë shkollash Gjuhën Shqipeâ€...Po me ke me u marrë vesh me atë “Gjuhëâ€..? Ajo po t’ ishte Gjuhë... përdoret edhe sot! Gjuhë, demek Shqipe, me do grremça latinë, a thue se do të rrinim gjithë ditën tue shkrue e lexue ndër gazetat e Europës... E nuk mjaftohet me kaq tue pasë mundsi me i këndue vjerrsha Nanës e Babës së vet, e me i qitë bejta shokëve shkon e çon peshë edhe atje maje Malesh Malësorët e Hotit, Grudës e Dukagjinit...dhe e bán dreqi me u miqsue me një tjetër “si vetenâ€, të rrethuem në konop rreth belit, në fis t’ atyne Prennushëve të Zhupës, njëfarë At Matijet, “katundar†që për pak e gja kje tue u vjerrë në konop të Krajlit të Malit të Zi...
E pse? – Për një copë “zhele të kuqe me një Shqipe†që “shumica†edhe sot po e quejnë “sorrëâ€. Kinse simbol i Kastriotit! Punë boshe! Sa me i pa sherrin me farë e me fis i shkreti Dedë Gjo’ Luli, tue lanë rrugash edhe Trupat e vramë të djelmëve të vet, të qinda miqëve Malësorë, atje në Maje të Deçiqit...e tue u shue si t’ ishin pa emen, aqsa sot mbas 100 vjetëve, as me i ra ndër mend “shqiptarëve†se Ai Flamur u vu mbi Shkambijë të lamë me Gjakun e Pastër të Atdhetarëve!.. Janë 100 vjet që Shqiptarët e Atyne Trojeve vetem dëbohen, ikun, humbin e shfarosen pse me Gjak ngritën Flamurin e Shqipnisë...
A dam i vogël ju duket ky? E kujt i shkoi mendja në këte “dreq†pune? Vetem Atyne që kishin veshë zhguna e veladona! Klerit Katolik Shqiptar! Qit e bertit ndër male e fusha “Atdhé e Féâ€...Hapen shkolla: “Atdhé e Féâ€...Ndërtuen Kisha: “Atdhé e Féâ€!... E sa iu pa hajri “Atdheut e Fesëâ€...haj dreq, as Ata që i hapën, as “ata†që i shkatrruen!
Veç sherr e dam të pamasë! E çka na duhej né Feja e Tyne? – Jo po ka 2000 vjet që “Malësorët me armë në dorë ruajtën Krishtërimin†thonte Ai Popi i shkjeve Fan Noli...
E kush ua dijti këte? Qeveria, Populli, Europa, sllavi, turku...!? – Askush! Veç se lanë krena e pasuni rrugash e të “truemâ€, tue fillue nga Kleri e deri tek Mësuesit që u mësuen “shkronjat Shqipeâ€, tue pasë mundësi me ndejë rahat me “çengelat e turkut apo me ato grremçat cirilike†që i kemi rreth e rrotull...e madje edhe me kenë mirë... me komshijë! Nuk mjaftohen me kaq! Bán dreqi e mblidhen në Gerçë, në qelen e At Matisë, shkon edhe Imzot Mjeda me disa tjerë... ua rrejnë mendjen edhe nja katër a pesë vetëve të tjerë muslimanë, fusin në “sherr†edhe Ismail Qemal bej Vlorën, tue kenë rahat në punën e vet...ua mbushin mendjen edhe disa kosovarëve analfabetë e me në krye njëfarë Burri, Isa Boletini, që nuk dinte as turqisht, as frengjisht, e bán dreqi e lidhet me Katolikë e vjen në Vlonë me vu “Flamurin e Shqipnisëâ€... Edhe Ai sa me u vra pa kalue as kater vjet e me iu vra edhe djali e far’ e fisi...për një “copë zheleâ€... – Jo po, edhe Ky ishte Miku i Imzot Luigj Bumçit... At Fishtës e ku di unë ku i kishte gjetë do priften sa me fikë edhe ata që paten le nja 30 vjet mbas vrasjes së Tij n’ Atë Fis.
E pse? – Po na coptohet Shqipnia! – Punë e madhe! Donin me e shpëtue priftnit! – U pat hy vetja në qejf! U lëshuen ndër shtete t’ Europës me zhguna e veladona, Kryqat nga një pëllambë në qafë e donin me ua mbushë menden Inglizit e Amerikës, se jemi shtet “oksidentalâ€... Mirë i pat thanë Bismarku kur i shkuen delegacion Katolikët e Shkodres: “Sa rrini e vueni nën sundim të turkut, banju edhe ju muslimanë e shpëtoni!!†Po me ke me folë, a merr vesh i “paqytetnuemiâ€? Edhe atij desht me i dhanë përgjegje Don Nikoll Mazrreku...po ku i erdhi fundi Don Nikollit...Edhe pak e pat edhe Ai!
Imzot Bumçi tue kujtue se asht i zoti fort e po di me ba politikë, se dinte pesë a gjashtë gjuhë të hujeja ban edhe tjetrën marri që nuk i falet përsa të jetë jeta e shkon edhe tek Papa, me i kërkue “Korçen e Gjirokastren!!†Kulmi! Po a bahet një veprim kësi soji me mend në kokë...prej një Prelati Katolik, kur ndër ata vende nuk ishin asnjë i Fesë së Tij? – Jo po janë vëllaznit tonë Shqiptarë!...Nuk kemi si i lamë nën thundren e huej me na i shtypë greku!! Kësaj i thonë me t’ marrë dreqi mendjen e kokës!.. Vëllaznit tonë!?
E çka do me i pa sherrin ma fort se kaq! – Jo jo, mos u ngutni! Ka edhe ma!...
Vazhdon...
PO PO, TË GJITHA “FAJET E MËKATET†E SHQIPNISË I KA
KLERI KATOLIK SHQIPTAR..!
(Pjesa e Dytë)

Lteri i Katedrales e Kishës Madhe - Shkodër
KLERI KATOLIK SHQIPTAR..!
(Pjesa e Dytë)

Lteri i Katedrales e Kishës Madhe - Shkodër
Nga Fritz RADOVANI
A doni me u fikë? Shkoni e hyni ndër shkollat e Klerit Katolik Shqiptar! Nëse nuk pat mësue mend Shkodra me Luigj Gurakuqin, keni boll të tjerë. Ua plasi dreqi sytë e ballit edhe disa djemëve të Pipajve të Libohovës, Osman Kazazit të Tiranës, e deri edhe djelmëve të Bushatlijëve e Xhyrezëve të Shkodrës, me shkue madje edhe ndër Jezuitë italianë, se nuk ua mbushi synin ajo e Fretënve të Shqipnisë...Prej fundit të Dragobisë vjen Bajram beg Curri e shtrohet në kuvend edhe Ai me Fretnit e Shkodrës. Familje në za, Avni Rrustemi i Djelmnisë Vlonjate, miqsohet edhe Ai me Priftin e Shantojëjve...Demek, “Opozitëâ€! Ua kishin marrë mendjen priftnit e mblidheshin te Shtëpia e Marubit, pozonin aty me ba fotografi, e rreju të shkretit se po “rregullojmë†shtet me Pjeter Logoreca e Don Nikollë Kaçorra, kur shumica e popullit vazhdonte me dalë me të çilë deren me sherbëtor e me të prue kafen nën dërrasen e hapun të derës së dhomës së burrave, se gratë e qeveritarëve tanë edhe kur dilnin në oborr me shkund manin, u duhej me kenë me perçe!
– Ata edhe sot besa njashtu veprojnë, po nuk po u rrinë gratë nën té si u ka ande atyne!
I vetmi që i ka njohë Ata Klerkë asht kenë Mbreti! Ah, Ahmet Zogu ua rregulloi samarin...Kur kje ngusht, i ndjekun prej austriakëve, shkoi në qelë të Rubikut e u fut nën zhgun t’ At Palë Dodës. Kur banë “Opozitë†Fretnit që i shpëtuen lëkuren ..i vuni në konop! Atij ia “lumsha†krahun...!
Klerit Katolik Shqiptar i kishte xanë sytë Flamuri i Gjergj Kastriotit!
Vjen Italia e na mbushë edhe podrumet me mallin e vet...Çohen Priftnit peshë “këta na zhigatën Flamurin me sopataâ€!...Tue i pasë në Fe të Tyne...I pau sherrin tanë Shqipnia! Deri derrat e dosat e lagjes “Skenderbeg†në Shkoder, delshin në rrugë me turi të skuqun prej makaronave pastashutë me salcë që u qitnin ushtarët italianë, jo po, “janë fashistaâ€, thërriste Kleri! Aaaa, nuk i duem këta? – Ata të “nacional – çlirimtares†janë “shqiptarë†filloi me thanë Kleri... Ani, s’ ka gja, veç të huej jo!...Vijnë dy pederasta shkje prej Beogradit, një Dushan e një Meladin, e gjejnë “mostren†e vet në Tiranë...E ku e morën turkoshakun që u duhej me shpartallue Veriun? – Prej Gjirokastre...E i pau sherrin atij anadollak me gjak e me babë jo vetem Gjirokastra, Kalaja e Saj, po edhe der ku këndonte Shqipja ndër Bjeshkët e Nêmuna. Mëkati i kujt ishte? – I Imzot Bumçit, që nuk mujt me ndejë pa Korçën e Gjirokastrën...E u fik gjithë Shqipnia, me Katolikë, Muslimanë e Ortodoksë...se t’ ishte e mbara e Shqipnisë, as Korça as Gjirokastra nuk kishin sesi me na e sjellë atë turkoshak në krye të vendit, se e kishte rahatue me kohë greku!! – Jo po, janë Vllaznit tonë! Po edhe ata qytete t’ ishin nën grekun besa ma mirë patën me kenë se me Enver Hoxhen! Kush kje ma mirë na apo Maqedonia?!
Pat ardhë në Shqipni një prift italian e i ra për 30 vjet kryqeterthorë vendit, tue u marrë me studimet e veta, njëfarë At Fulv Cordignano...Sa iku prej këtu pat shkrue se: “Shqiptarët janë rracë e manafikun...bastardhe...†me një fjalë “Popull kot!â€, “tamam si ishim!â€...O Zot i madh, po si i ndejën gati Priftnit tonë, a thue se i pat shpifë gja për fiset e tyne!? U çuen në kambë të gjithë bashkë, me profesora e filozofë, e nuk lane gja pa i thanë, a thue se çka ishte ba! Filloi Don Ndre Zadeja, mbas Tij, Don Nikollë Mazrreku, e me Prof. e Shkodrës edhe At Gjon Shllaku, nuk mujt me ndejë pa u përzi edhe Prof. Filip Fishta në Tiranë...Si u erdhi fundi këtyne antifashistave e me ta edhe Prof. Kolë Prelës së Dukagjinit, aq i vorfën, që kur binte me fjetë, nuk kishte çka me i ngranë as miu në sofer të Tij? – T’i rahatoi Enver Hoxha ma bukur s’ ka ...Filloi me të parin Don Ndrenë e t’i bani mos me ju gjetë jo libra e shkrime ndër shtëpija, po as bishtagyp me shkrue një leter...jo vetëm atyne, por ua panë sherrin edhe Malësorët e Dukagjinit e të Kelmendit...se lé far’ e fisin e tyne...
Bahet një bombardim në Tiranë, e populli vrapon e futet në një rrefugjio pranë Kishës së Jezuitëve për me shpetue kokat...Gjermanët shkojnë se dikush i njofton që me popull aty kanë hy edhe disa komunista...U del para At Pjeter Mëshkalla, e mbasi u shpjegon gjermanisht se aty asht populli i asaj lagje dhe i garanton se nuk ka njerëz të armatosun, gjermanët ikin.
Po pse, o At Mëshkallë, u del para gjermanëve, po a nuk e dite ke po shpëton!?
– Jo Fritz, detyra ynë ishte dhe asht gjithmonë me mbrojtë Popullin nga gjakderdhja...
E, pa kalue as dy tri vjet, At Mëshkalla fillon Kalvarin e 25 vjetëve në burgjet komuniste.
Vrapon në Velipojë Don Alfons Tracki, e shpëton 100 Burra të lidhun nga gjermanët, që donin me i vra për vrasjen e një gjermani...E spijuni i sigurimit komunist Gjovalin Mazrreku, do me u tregue komunist besnik, e thrret Don Alfonsin në gjyq: “Spijun i flliqun i fashizmit!â€...
Hej, çka s’ ndigjon dreqi... o Don Alfons Tracki, kthen sa vetë nga kampi i shfarosjes së Prishtinës, e pushkatohe si “agjent i Gestaposâ€... Po a i erdhi keq kujt mbas 2 vjetësh kur sigurimi rrasi mbrendë spijunin Gjovalin Mazrreku me grupin e “tradhëtarëve të partisë dhe sigurimitâ€? Haje dreq, askujt!!
Një djalë i ri, tue kalue rrugës mbi Urë të Lanës në Tiranë, para Hotel Dajtit, veç prej një makinës kërset pushka...Më tregonte z. Xhemal Alimehmeti para disa vitesh. Vrasin komunistët nipin e Xhafer Devës pa i pasë as faj e askurrgja nën Zotin. Fillon Xhafer Deva...mbas dy ditësh në darkë e t’i merr me rradhë me datën 4 shkurt 1944 të gjithë komunistët e njohun e t’i vret si qentë pa gjyq e pa iu degjue zani...I ishte mbushë mendja me pastrue prej pisllekut komunist mbarë Tiranen...! E çon dreqi Pader Anton Harapin në dy të natës e tue ngreh sandalet rrëshanë nga shpejtsia, me zhgun të zbërthyem, se harron me vue edhe konopin e vrap në zyre të Xhafer Deves…â€Moh bre, Xhafer, jo gjak bre Burra, se janë vllaznit tonë…jo kështu, Xhafer, jo vrasje bre Burra...se boll gjak po bajnë ata e me fillue edhe na po mbulohet në gjak Shqipnia!...†E Xhaferi i shkretë e shikon, po s’ ka çka i thotë, veç ndalon pastrimin e plehit që kishte fillue…
Padër Antoni, edhe tue kenë Rregjent, do të vazhdonte me kujtue fjalët e Krishtit: “Duejini anmiqët tuej!â€, jo me e lanë Xhaferin me krye punën e vet, po jo, “janë vëllanit tanë!â€...
Pa kalue vjeta të parin që kërkojnë me vra komunistët asht Padër Anton Harapi…E kapin ndër male të Dukagjinit dhe e pushkatojnë mjedis Tiranës bashkë me Sulçe beg Bushatin…bash “vëllaznit e vetâ€...Edhe e akuzojnë njenin e tjetrin që “keni larë duartë me gjakâ€, që me siguri e them se Asnjeni kurrë në jeten e vet nuk kanë mbytë një pulë... E madje, sot edhe pyet z. Mergim Korça, klerin e sotëm: “Po Pader Anton Harapi pse nuk bahet Shejt…?†– Asnjeni nuk di me ju përgjegjë...Mirë e ka pasë Pader Antoni nga “vëllaznit e vetâ€, për çka me e ba Shejt…!?
Shejt asht dashtë ba Xhafer Deva, dhe jo Pader Antoni, o z. Mergim!!
Vazhdon....
KUSH TJETËR NA LA EDHE PA SHKOLLA…
VETËM “KLERI KATOLIK SHQIPTARâ€..!
(Pjesa e tretë)
VETËM “KLERI KATOLIK SHQIPTARâ€..!
(Pjesa e tretë)
Nga Fritz RADOVANI
Shqiptarët janë kenë ndër popujt ma të pashkollë në Europë. Edhe pse dy a tre prej gjimnazeve të para në Shqipni i pat hapë Kleri Katolik dhe se deri në Pllanë pesëqind vjet ma parë vune themelet e shkollave të para shqipe, fajin e ka pasë dhe e ka prap edhe sot Kleri Katolik Shqiptar. Ai kujtonte se asht i dijtun, po Popullin e la pa shkollë, pa kulturë dhe në “errësirëâ€!
Ashtu si Kleri Katolik veproi edhe Klika fashiste e kryesueme nga Mustafa Kruja e Ernest Koliqi, edhe këta “vegla†të njohuna të Klerit Katolik. Nuk i doli Toka jonë e caktueme nga “Konferenca e Londres†në 1913, po shkojnë e hapin shkolla edhe në Hot, Grudë, Kosovë e deri poshtë në Maqedoni…Të dy “tradhëtarëâ€! Atje kishte boll shkolla! Këta vetem si e si me na prishë me komshijë... Ata plas me i kulturue Shqiptarët edhe me gjuhë të hueja serbisht e greqisht, këta leni pa shkollë, tue i vu me mësue shqip! E çka ju donte Hotnjanëve, Grudës, Kosovës apo Maqedonisë Gjuha Shqipe? Sa me i pa sherrin!
Sa u “çlirue†Shqipnia prej tyne, shumica u mbyllën. Pse? – Nuk i “donte†Populli i atyne krahinave! Madje edhe mësuesit i vranë, tue fillue nga Kolë Margjini, Kolë Parubi, Prof. Ymer Berisha, Gjergj Martini e me ta edhe Priftnit që i ndihmuen me i hapë ato tue u mundue si e si me përgatitë “agjenta të Vatikanitâ€...
Edhe ndër male partizanët “çlirimtarë†hapën shkolla! Gati asnjë partizan nuk ishte analfabet. Shkodra e di ma mirë se unë këte! Unë ishe fëmijë kur partizani Shaban Arra erdhi si inspektor në fshatin e Dajçit të Bregut të Bunës...dhe solli lajmin e “mirë†që në Shkodër u mbyllën shkollat fetare...si në kohën e Zogut, veç këte herë nuk u hapën ma! Mjaft kishte Shkodra një gjimnaz! Ata tjerët veç priftën patën përgatitë dhe mirë ua bane që i zhdukën! Edhe Malësia u mbush me shkolla e mësues! Shtëpijat e tradhëtarëve e qelat e priftënve u banë shkolla. Mësuesit vërtetë ishin mangut, po me “kurse kundër analfabetizmit†arritën edhe ata me u ba të “dijshëm†si partizanët! Kush mund ta mohojë faktin që në Shkoder erdhën “juristë†të përgatitun nga këta kurse, po sa gjenerala, si Koçi Xoxe, Sheuqet Peçi, Mehmet Shehu, Zoji Thëmeli, Rahman Parllaku, Haxhi Lleshi, Abaz Fejzo, Dali Ndreu, Beqir Balluku e sa të tjerë kolonela e kapitena hetuesë, gjykatës e prokurorë kasapë të njohun, e kriminelë si Aranit Çela, Sirri Çarçani, Xhemal Selimi, Zoji Shkurti, Abdyl Hakiu, Ali Xhunga, Nesti Kopali, Misto Bllaci, Mustafa Iljazi, Jonuz Mersini, Nestan Ujaniku, e sa “dr. Prof†vllehë, “vëllaznit tonëâ€, që ua pat hjekë për thonjësh grekëve Imzot Bumçi, të gjithë jurista me nga dy tri gjuhë të hueja, serbisht, greqisht, vllehisht, toskënisht, veç Shqip JO! Ai Kuqi i Vlonës vetëm, pa fshatrat tjerë, ka nxjerrë mbi 30 gjenerala...e çfarë gjeneralash? Cili drejtor i Gjimnazit të Shkodrës mund të matej me kulturën e drejtorave Nesti Haviarit, Dhori Samsurit, Fadil Hoxhës, Marjan Zhagarit,..apo të hetuesit të Korçës, spijunit amoral Skënder Villa? He, cili? – A mund të quhej me kulturë Luigj Shala, Xhevat Korça, Anton Deda, Mirash Ivanaj...Asnjeni! Prandej edhe përfunduen ndër burgje e lanë edhe kockat mbrendë nëpër Burrel e kampe pune! E pse?– Asnjeni nuk ishte takue kurrë me “shokun†Enver, se nuk dinin “frengjishtâ€...Ata edhe mund t’a dinin frengjishten, po nuk dinin asnjeni parimet e “Revolucionit Francezâ€, nuk i kuptonin shprehjet e Kardinalit të Parisit, kujtonin se ai ka thanë “të mos shkatrrohet Katoliçizmiâ€...E kjo, ju duket gja e vogel? Partia solli në Shkodër gjithë ata “kuadro†për me shkatrrue Katoliçizmin e këte pak kush e kuptoi!! Vetëm në sigurimin e shtetit ajo ka sjellë sa kuadro që nuk i kishte as Tirana, llogarit, vetëm me i ndigjue emnin e tyne ka pasë thanë Zoji Themeli: “...Do të dridhet edhe fëmija në barkun e nënës!†E besa jo vetëm në kohën e Zoji Themelit apo Dulaç Lekiqit, Elez Mesit, Kasem Troshanit, Xheudet Milotit apo të gjeneralit kriminel nga Çamëria, “shokut†Hilmi Seiti, bash prej asaj Çamëri, që në vitin 1924 gazeta “Ora e Maleve†botonte krye tri ditësh thirrje që ua drejtonin shteteve Europjane, se shihni se çka po ban greku ndër “vëllaznit tonëâ€... Edhe Europa ua kthej të gjithëve përgjegjen mbas vitit 1944... Erdhi koha gati me bertitë e me shkye zanin ndër biruca e hetuesi të Shqipnisë: “Aman ata që keni, mbajini, veç merrni edhe Korçen e Gjirokastren.. E na i hiqni qafet këta katila që po na marrin shpirtin me kryeterroristin gjakajtuer të Gjirokastres..!â€
Mirë ka pasë thanë Ajo zonja në Lezhë: “Shkolla e madhe ma prishi djalin...!†dhe me të vertetetë shkollat e universitetet e Europës Perëndimore na shkatrruen e na banë mos me na ra ndër mend për universitetet e tyne... Po si mund të pranohet me mend në kokë e me nga dy tri doktorata në ata universitete Europjane, mjedis shteteve sllave e të rrethuem rretherrotull me popullsi muslimane në të gjitha krahinat shqiptare me shpallë botnisht Poetin Kombëtar Shqiptar, një katundar prej Fishtës së Zadrimës, me brakesha e kësulë, pa dijtë i Ati i Tij as kush asht kenë sulltan Mehmeti, as Ali Pashë Tepelena, as Haxhi Qamili, po e shpallin vetem se ishte Frat Katolik dhe se shante prej mjesit e deri në darkë bash “ata†që sa herë kemi pasë rasën me formue Shtetin Shqiptar, na sillnin nga Beogradi me të “hollat†e tyne e jo pak po napolona ari, të gjithë drejtuesit e Shtetit tonë, tue fillue nga Ahmet Zogu, Enver Hoxha e Ramiz Alia...e ndoshta, na e prit Zot edhe... As “këta†nuk ndejen pa ua pague “borxhin†atyne...Të gjitha Tokat Shqiptare, tue ua fillue me i numrue nga Ulqini e deri në Prevezë, me muslimanë, ortodoksë e katolikë ua lanë tash 100 vjet me ba si kanë dashtë “komshijtë tonëâ€! Edhe kjo nuk asht paburrni!
Në fund të fundit, me e ba llogarinë, “një kolltuk i siguruene ataâ€, tjerat “mos kjofshin përmendë!!†të gjitha i kemi ba “me forcat tona!†A po, jo? Madje edhe “si në rrethim!†thonë “akademikëtâ€!! Edhe pse pa shkolla erdhi një kohë që u mbushëm me “dr. Prof. e akademikë në të gjitha skutat e hetuesitë e Shqipnisë. Leni udhëheqësit!.. Në kjoftë se nuk më besoni vetem lexoni emnat e antarëve të byrosë politike të PPSh...
Ata “udhëheqës†pra janë që na kanë “shpëtuar edhe nga shpërbërja kombëtare†jo vetëm atëherë... po edhe sot “pasuesit e tyreâ€...vazhdojnë me shkrue “akademikëtâ€...
Vazhdon...
A E DINTE KLERI KATOLIK ÇKA ASHT “DEMOKRACIA�..
(Pjesa e katërt)

Kompanjeli i Kishës Madhe - Shkodër - Scutari
(Pjesa e katërt)

Kompanjeli i Kishës Madhe - Shkodër - Scutari
Nga Fritz RADOVANI
Me dijtë çka asht “Demokracia†duhet me kenë i shetitun.... Pra, jo me ndejë mbi libra e mbi ofice si rrinin Meshtarët tonë, po me njohë ma mirë se kurrgja “Busullenâ€.
Po nuk njohe “busullenâ€, as edhe për 100 vjet të tjera Shqiptarët nuk kanë me dijtë as kah vjen as ka shkon fjala “Demokraci e Republikëâ€. Ata mundoheshin me e gjetë tue hapë librat e tyne të zverdhuna fletësh gjoja me greqishten e vjetër, se “demos†asht kështu apo ashtu, kur gati asnjeni nuk dinte as ku bie Gjirokastra, përveç ndonjë fshatarit Zadrimes, që edhe Ai po mos t’a fuste Ahmet Zogu në burg në 1926, as Ai nuk do ta njihte! U ishte fiksue mos me mbajtë ndër xhepa “Busullâ€, po mbanin sahata...apo orë, edhe ata i kishin marka “omegaâ€...ose “rroskopâ€, që me i ra në tokë, ose kur i hipnin kalit ndër malësi, mos me iu këputë zemreku. U mbush Shkodra, vendi ku lindi “Demokraciaâ€, me orë në ballin e Bashkisë, tek sahati i Inglizit, Kisha e Fretënve, Kisha e Rusit, Kisha e Arrës së Madhe e Kisha Kathedrale; shkon e ma ven edhe me numra “rromakëâ€, çka s’ sheh dreqi, kur ma shumë se gjysa e Shqipnisë i kishin numrat arabë.. Jo me vue “Busullaâ€, po sahata... E Ai katundari i Fishtës, shkon e ma ven jo vetem në kompanjel të Kishës së Fretenve, po edhe në murin e Kuvendit të tyne sahatin me diell, se nuk i dilte ai nalt, që çonte peshë gjysën e Shkodrës, kur binte ora 12 e drekës...
Ah sa “e qetë†kje Shkodra mbas 1967 kur i hoqën të gjithë, madje edhe mbushën Shqipninë me ta, Gjirokastren, Kavajen e ku nuk i çuem, veç Shkodrës me i ndejë veshët rahat prej tingujve të çekiçëve të tyne...
Fillojnë në 1924 me na folë për “Demokraciâ€... E kush? Imzot Mjedja dhe Imz Serreqi, At Fishta e Don Ndre Mjedja, At Vinçenc Prennushi, Don Lazer Shantoja e Luigj Gurakuqi... Dhe, gjoja se jemi me shkolla, jo fjala “Republikë†vjen prej këndej, jo nga latinishtja, jo nga greqishtja e vjetër...e shkonin në Parlament me një hu zhguna e kapela me ua shpjegue deputetëve tanë se kah e ka prejardhjen “Demokraciaâ€...Asnjeni ndër ta nuk zinte me gojë as Turqinë, as Egjiptin e vjetër, as Kaukazin e as Palestinen. E si kishin me e marrë vesht deputetët se kah ka ardhë fjala “Demokraciâ€?...Pa fillue mirë viti 1924, si thotë populli: “Kërcen prifti nga belaja...†na u desht me ndejë edhe “5 minuta heshtje†në Parlament se vdiq Lenini... E kur vjen fundi shumicën e Tyne edhe i pushkatuen “bijtë e Stalinitâ€... Çohet si i “dijtun†e shkecëtar Mustafa Kruja, se ia kishin rritë mendjen priftnit e thotë në Senatin e Rromës: “Turqia na nxorri nga Europa!†Po a thuhet kjo, bre, në mes të atyne që na kishin pushtue?... Nuk zgjatë shumë e mbas Tij dijetari tjeter i Zadrimës me zhgun me rrodhe në të prej gardhiqeve, e na bahet “Akademik i Italisëâ€! U kishte luejtë çekerku i kokës nga librat... Faik bej Konica, jo me studjue në Stamboll dhe me na sjellë në Shqipni kulturen “otomaneâ€, po vjen në Shkoder e mëson ndër jezuitë e bahet edhe ma i “kështenë se Papa...†e shkon e na len mjedis Brukselit edhe faqen e zezë që në vitin 1901 në Revisten “Albania†atje se: “...ka Muhaxhirë nga Bosnja, nga Serbia edhe disa Shqipëtarë nga Podgorica e Ulqini...Të mos ish kombi Shqipëtarë një komb i poshter e i ndyrë, i dërgojin Muhaxhirët n’ Anadoll, me një shkelm prapa!â€...A bahet bre kjo punë e me ké, me “vëllaznit tanëâ€?... E Ky do të na mësojnë né edhe se çka asht Demokracia Amerikane? Po Atij, pa na lujtë mendja, kush ia vuni veshin atëherë e sot Faik bej Konicës? Ky edhe ka ndrrue Fe e na asht ba edhe Katolik, siç e shpjegon edhe Prof. Dr. Thanas L.Gjika, se mori edhe emnin Faik Domenik Konica, po sa pare ban...nuk ruejti asgja prej të Parëve!! Ai u ra mohit të gjithëve!
Prej Ameriket erdhi edhe artisti i ynë i madh Shqiptar nga Kosova Bekim Fehmiu, po erdhi me mend në kokë! Porsa u takue me shkrimtarët e artistët tanë në Kryesinë e Lidhjes në Tiranë, ku ndodhej prezent edhe i Ndjeri Shtjefen Palushi, më pat tregue sesi u ndrroi fëtyra të gjithëve nga gëzimi kur i përshëndeti porsa hyni në sallën e pritjes: “Merrhaba burra!â€...e Tefa, thonte gati i përgjegja: “Sabri ka selametin..!â€
Ju zuna në gojë mjaft nga Ata dijetarë që në jeten e Tyne u orjentuen “gabimâ€!
Edhe pse në vitin 1944 pushteti “demokratik†ua shpjegoi të gjithëve sesi këtu do të vendosej “Demokracia†dhe Shqipnia do të jetë “Republikë†(nën mbikqyrjen e mikut Tito apo në “vete†me pushtet komunist të vendosun nga PKJugosllave, pak rendësi kishte), prap ishte qendra e reaksionit mu në Seminaret Katolike të Shkodres, ku fshatari nga Berdica, Mark Çuni me disa shokët e vet, edhe Ata tue u përgatitë me u ba dijetarë, kur gjithë Bota ishte endé në Luftë, kerkojnë “Zgjedhje të Lira dhe Demokratike†dhe nuk mjaftohen me kaq po edhe kërkojnë që Shqipnia të Shpallej Republikë e Pavarun nga Jugosllavia! A thue se nuk ishin në Shkodër kur komunistët kishin pushkatue për murin e Vorreve të Rrëmajit Malësorin antijugosllav Prekë Calin të lidhun përdore me Poetin e Rubës së Kuqe Don Ndre Zadêjen... E kush? Bash Ai Mark Çun që kishte hjedhë mbi Trupin e lamë me gjak të Don Ndreut Flamurin e Kuq me Shqipen Dykrenare “pa yllin e kuq bolshevikâ€... E “harroi†edhe këte pa kalue dy muej...
Fort iu pa sherri Atij Flamur! E prap nuk zunë mend...Atá se Atá!
Thonin ndër Male se: “Shqiptarëve u ka vdekë Ora...!â€
Jo mor jo, hiqni mendjen se “Demokraciaâ€, bashkë me “drejtuesit e Republikësâ€, nuk vijnë kurrë nga Europa...Merrni e mësoni “historinëâ€! Ajo u shpall nga “Xhonturqitâ€, keni harrue, në 1908?..Mos t’ ishin “Xhonturqit†as nuk do t’ i dukej kund fëtyra e Saj tek ná prej “perçesâ€... Leni librat e Atyne të Dijtunëve me Konica e kompani Priftnish...
Shikoni “Busullen†e silluni nga thembrat...Nga Lindja, mor, nga Lindja!
Nga erdhi emni “Republikë†në Shqipni? Mësoni me u orjentue me “Busullâ€!
Nga Lindja, mor, nga Lindja...Kush e solli Ahmet Zogun si President..? Europa?
Kush e solli Enver Hoxhën si kriminel e terrorist..? Europa? !...
Mos t’ ishin “Xhonturqit†vinin këta “monstra†“Demokratësh†në Pushtetin tonë?
Kurrë... Do të duhej me pritë edhe 100 vjet të tjera e prap a do të vinin?
Shihni, brè, “Busullen†nga na erdhi “Demokracia†në vitin 1991...
A kujtoni se me të vërtetë Até e solli Don Simon Jubani? – Jo, mor jo!
E ka thanë Prof. Arshi Pipa, edhe Ky nga Amerika, në 1991, e nuk e lot as topi:
“Në krye të Shtetit Shqiptar...erdhen “Xhonturqit e Shqipnisë së Re!..â€
Vazhdon...
“KLERI KATOLIK SHQIPTAR†ASHT AI QË “INFEKTOI†EDHE HOXHALLARËT !
(Pjesa e Pestë)
(Pjesa e Pestë)
Nga Fritz RADOVANI
Gjithmonë i dijtuni të ban për vete! Këte lojë i pari e ka fillue katundari i Fishtës në Manastir. Ai ishte, si thotë Populli, “garuzhdaâ€! Hoxhallarët e të gjitha viseve, me Kuran në dorë me shkronja turke, i bani Ky katundari i Zadrimës me pranue grremçat latine! Ata veç shyqyr që nuk i ka lanë Zoti me jetue nga 150 vjet, se me i pasë zanë kjo kohë, i kishte varë me doren e vet Furumi i Rinisë Muslimane atje…As nuk kishin thirrë as “muhaxhirë†me ua hjekë stolin...Ua kishte hjekë “dr. prof.†Hulusi Hako me “akademikët†e Manastirit.
Gjetën dy rreshta të shkruem prej Naimit të Frashërllinjëve tek “Bagëti e Bujqësia†kur poeti ishte në moshë të ré:
“Ku i fryn bariu xhurasë, tek kullosin bagëtija,
Ku mërzen cjapi me zile, atje i kam ment e mija...â€
E menjëherë mbas Tij, vazhdon edhe At Fishta: – Europa mrrutë e ndytë, Shkerdhye...
Ja pret Don Ndre Mjeda në krah tjeter tek: Mustafa Pasha...
“E pasha, ndêjun mbi thasë t’ florive
Nder valle jevkash, n’ lodër dudumash,
Tallet i knaqun prei zanit t’ flive
Si qen mbas trumash...
Del mizuer, këndenaj, del; prej merzijet,
Zgaq i përbuzshem, Shqipnia t’ volli:
Ty shpina e detit, ty, vend robnijet,
T’ pret Anadolli.â€
E si mund t’u lehen titujt “At e Dom†këtyne?...Me i thanë Mustafa Pashës “si qen mbas trumash!†Mirë banë komunistat që ua hoqen. Vetem Atij “Pater†Gjergjit e ndonjenit ndër Ata që mbytën ia patën lanë...u dukej se po shfryejnë në Tá kur kishte titullin...edhe për së vdekuni. Ashtu edhe “akademikët†nuk kishin të ngimë vetem me emnat pa tituj.
Mandej, si u shpjegohen këta rreshta fëmijëve? – Na veçse kemi pasë “dr. prof. e fortë†e kanë dijtë me gjetë shembuj praktikë, tue u tregue se kush ishin “dudumatâ€...apo “trumat†që zenin në gojë klerikët, tue ua lidhë me emnat aktual të asaj kohë, p.sh. me emnat e njohun për fëmijë: “sulmueset†apo “heroinat e punës socialisteâ€!! Ishin mjaft të njohuna disa ma të “zgjedhunat†në lozhet afer skenës té kinema “Rozafat†në Shkoder e kinema “Kosova†në Tiranë e gjithandej, që kur dënohej kush me vdekje duertrokitnin dhe thërrisnin: “Me gjak...me gjak...†e Ajo Çilja, në Serreq u përgjegjëj: “Sot një muej na vijnë prap...†Po e lypshin si i vorfni kafshaten... Ndonse ma mirë duhet t’i kenë shkrue Aranit Çela, Nevzat Haznedari e Misto Bllaci në “kujtimet e tyne†kur realizuen zhdukjen e Klerit Katolik dhe inteligjencës Shqiptare…
Nuk pat fare faj Pashk Vasa, e mbas tij Manush Muftiu që tha: “Leni Kisha e Xhamija!â€
E me të vertetë sot i sheh në Bulevardin e Tiranës e në Sheshin e Prishtinës, gjithë ata “besimtarë†përmbys...tue u falë! Sa mirë e kanë kuptue porisinë e Manush Myftiut...bash aty tek Komiteti Qendror i PPSh kanë shkue me u falë...kushedi se me cilën festë e lidhin ata…â€lutjen e tyneâ€?? Edhe atje tek Sheshi i Prishtinës nuk di a ishin aty edhe “akademikëtâ€, se “dr. prof.†nuk besoj se mungojnë ndër tubime “spontaneâ€...të “Forumeve të rinisë muslimane...â€
Po a vetem kaq!? – Jo jo, ndigjo këte tjetren edhe ma përdreq! Çohej pa dalë drita për me ndigjue lajmet e radio “Londres†njëfarë Hafiz Ibrahim Balliut në Tiranë, në vitin 1945... Ai na kishte ba shkollen për Hoxhë e për me u ba edhe ma “i dijshem†kishte mësue edhe anglishten e nuk mjaftohet me kaq, por kur “çlirohet†Shqipnia, na shkonte e u takonte ndër ditët e para me Imz. Bumçin, që ishte i sëmurë... për me i çue lajmet se “shpejt do të vijnë anglo – amerikanët e po shpëtojmë nga jugosllavët e rusët...†E kapne sigurimi e ta shtruen në dru! E pyet hetuesi një ditë: “Po pse ndigjove radio ‘Londren’ or Hafiz, po nuk të dolli radio ‘Tirana’ o derzi?†dhe Ky, si i “mendshemâ€, do me i shpjegue hetuesit komunist se: “... Kam dëgjuar ndër stacionet e Amerikës dhe të Londrës lajmet anglisht, mbasi dëshroja që ata të zbarkonin në Shqipëri ... Né nuk kemi asnjë lidhje me Lindjën as të afërme dhe as të largët. Nga turqit né kemi marrë vetëm besimin. Për të tjera nuk ka çka na duhët Anadolli... Shqipëria është shtet që i përket vetëm Europës. Me Europën na lidhë pozita gjeografike, mardhanjet shtetrore, ato kulturore e të gjitha të tjerat që vijnë pas, për një jetë më të mirë dhe të begatëshme të popullit tonë.â€(Dosja I. Balliu)
Jo vetem që Ky na ishte sjellë nga Europa...se asaj i perket Shqipnia, po edhe shkon e i thotë me mend në krye hetuesit musliman “s’ ka ç’ na duhet Anadolli!†– Aman, bre Burra, po a mundet sot me ndodhë një gja kësisoji?! Po cili Hafiz e thotë sot këte me mend në kokë? – Asnjë! Ata sot po i thonë “disa†edhe Shqipnisë “Turkiâ€, jo ma me thanë “s’ ka ç’ na duhet Anadolli!â€... Ai madje kerkonte edhe “jetë ma të mirë e të begatëshme të popullit tonë..†nga Europa!!...
Këta edhe po na i quejnë edhe Atdhetarë! “Jahzek†ju kjoftë!
Po vetem kaq! Po në Shkoder!? – Hoxhë Xhemal Najpi: “Katolikët janë vëllaznit tanë!â€... Hafiz Derguti i thotë një shokut në birucë, kur e pyet se çka të kërkojnë që të bijnë në birucë çdo ditë pandjenja? – “Më kërkojnë dëshmi për priftën, kërkojnë me na përça e nesër me thanë, se u pushkatuen priftnit me dëshmitë e rrême të hoxhallarëve. U kam thanë, bani shka të doni se këte punë nuk e baj kurrë pasha Allahun!â€... E vazhdonte huni si në karadak... Nuk ishin “shndoshâ€, ishin infektue nga Kleri Katolik: “Katolikët janë vëllaznit tanëâ€...A thuhet kjo nga njê Hoxhë?
Ai ma i “dishmi†që mbante Shkodra, Hafiz Ali Tari, kur ishte në burgun e Burrelit, do të aprovonte çka thonte At Mëshkalla...Mirë, ashtu ia ka pré mendja e Tij, po del prej burgut dhe i çonte edhe nga njëmijë lekë në burg At Mëshkallës...Edhe kjo iku. Kur Hafizi sëmuret dhe sheh se asht në çastet e fundit të jetës, porositë djemët: “Unë po vdes...bani si të bani e 1000 lekë në çdo muej do t’ ia çoni në burg At Mëshkallës, se nuk ka njeri me e ndihmue dhe me u interesue!†– Na ruej Zot mendjen pa dalë, nisu e shko, bre Burrë, ku je nisë me shkue, po do me u lanë edhe porosi djelmëve për Priftën... Kësaj i thonë “sëmundje e pasherueshmeâ€...
Ata a thue se kanë studjue për Hoxhë në Europë!?...Nuk i linte maraku i Priftënve as me vdekë! Patën fat e vdiqen pa fillue me ardhë ky brezi i ri...â€muhaxhirë†e ku e di çka ua ka vu emnin Turqia e Irani...Jo vetem do t’i “dizinfektonin†Ata të vjetrit, po do t’i banin edhe Priftnit me thanë për turq “vëllaznit e gjakutâ€...ashtu si po thonë Presidentat!
Prandej edhe Presidenti i dekoron “Nderi i Kombitâ€...Po cilit komb, nuk e di!!
Vazhdon...
EDHE KLERI KATOLIK SHQIPTAR ASHT PËR KORRIGJIM…
(Pjesa e Gjashtë)
(Pjesa e Gjashtë)
Nga Fritz radovani
Lajmet nga Prishtina njoftojnë se Rama i Gurit të Zi nga Shkodra (i bamë synet nga dr. Ramiz Hafizi), Ramë Efendi Alia nga Bosnja, i PKSH (i bamë synet në Bosnje), Rama i Durrësit i PSSH (i pabamë synet), Ramë Efendi Buja, Minister i Arësimit të Kosovës, (i bamë synet) e djali i Ramë Berishës (i bamë synet); janë dakord me kerkesen e ministrit turk Omer Efendi Dincer, (i bamë synet në Stamboll) që “kerkoi nga Kosova që ta korrigjojë historinë në pjesën ku flitet për turqit.†Ragip beg Gjoshi (i bamë synet) njoftoi edhe boten turke të Ballkanit se: “Ne kemi formuar një komision në nivel ekspertësh (të bamë synet) për rishikimin e të gjitha librave të historisë, në mënyrë që të ndërhyhet nëse ka nevojëâ€... Për këte arsye ata do të japin ndihmesen e tyne:
1. Do të ndryshohet kapitulli i Ilirëve dhe Pellazgëve mbasi turqit e ardhun nga Kaukazi dhe Turqia apo Arabia nuk janë mbasardhësit e tyne, ata duhet të hiqen fare nga librat e historisë, mbasi mbasardhësit e tyne janë qitë fare me rastin e ardhjes së qytetnimit të Ballkanit nga osmanllijtë. Edhe ata që mujtën me mbijetue mbas vuemjes ndër hunjë, janë zhdukë.
2. Gjergj Kastrioti (i pabamë synet) ose Skenderbeu (i bamë synet) edhe njëherë duhet të verifikohet nga dokumentët e Stambollit nëse ishte i biri i Gjonit (i pabamë synet) ose jo. Nëse baba i Tij ishte Gjoni, Ai duhet hjekë nga historia, mbasi Turqit nuk mund të pranojnë armikun e vet dhe Flamurin e tij me u vue në institucione shtetnore në trojet e veta Turke, si në Prishtinë, Tiranë, Ankara dhe vende të tjera mike të Ballkanit, që pranojnë turqizimin...
3. Data 28 Nandor 1912 dhe emni Ismail Qemal beg Vlonës, të shpallet si dita e “tradhëtisë†dhe Ismail Qemali (i bamë synet), të hiqet nga historia sepse ka bashkpunue me Klerin Katolik, tue mbajtë pranë Don Nikoll Kaçorrin (i pabamë synet) e kaurrë të tjerë. Mund të hiqet edhe krejt Historia e Shqipnisë së Veriut, mbasi nuk prishë asgja.
4. Hasan Riza Pasha (i bamë synet) duhet zevendsue me Esad beg Toptanin (i bamë synet), se i pari ishte “tradhëtarâ€, dhe u vra për Flamurin e kaurrit me sorrë në té, kur tuqit po jepnin jeten për “yllin me hanëâ€.
5. Ahmet Beg Zogolli i Matit (i bamë synet), me që i la shumë turqë nën sundimin e serbëve dhe prap ma vonë kaurrit italianë dhe u martue me kaurreshë (edhe pse djelmët e tij pohojnë se janë ba synet), duhet të hiqet nga historia se ai ka vazhdue me thanë “Mbretnia Shqiptareâ€, që bie ndesh me turqit e vendit...
6. Këta periudha historike duhen zevendsue me Sulltanët e “lavdishem†Turq (të bamë synet), që kanë sundue Ballkanin si dhe me mbasardhësit e tyne (po të bamë synet), që kanë ruejtë sundimin e atyne trojeve nga turqit. Koha që mbetë bosh ndërmjet periudhave historike mund të shenohet nga viti x.. deri në vitin y...(mbas Muhametit), asht “kurrgjaâ€, mbasi edhe sunduesit ishin “kurrgjaâ€!
7. Nga gjithë historia nuk duhet prekë vetem koha e pushtimit të turkoshakut Enver Efendi Hoxha dhe Ramë Efendi Alia i Bosnjes (të dy të bamë synet) se të dy kanë vra e zhdukë kaurrë për 47 vjet ma shumë se të gjithë turqit e botës vetem në token e quejtun “Shqipniâ€, u kanë ndrrue gjuhën, kanë organizue kudo synetllekun me mjete “heqimëshâ€, pothuej të gjithë drejtuesit e shtetit ishin të bamë synet, kanë shpernda kulturen otomane në gjithë boten pakufi në gjuhët e tyne me librin “Shenime për Lindjen e Mesmeâ€, kanë rrafshue Kishat dhe kanë ruejtë me një kujdes të madh Xhamijat, në Shkoder kanë prishë edhe Xhaminë e Parrucës me dy minare se e kishte ndertue kaurri italian, kanë zhdukë librat e Klerit Katolik dhe i kanë zevendsue me librat e “dr.prof. doc. anadollakëve...†(të bamë synet) dhe të fëmijëve të tyne që po luftojnë për riturqizimin e tokave “tona†turke... Pushtetin në të gjitha kohët e kanë drejtue turqelitë ose në kohë të fundit të quejtun “xhonturqit†(të gjithë të bamë synet).
Kishe me thanë se edhe Kleri Katolik Shqiptar asht i një mendimi me mue! Ai këta ndryshime i donte me kohë, po nuk kishte me ké me i ba. Edhe në vitin 1908 kur krijoi Alfabetin Shqip At Gjergj Fishta dhe kerkoi nga Sulltani vuemjen e Gjuhës Shqipe ndër Shkollat Shqiptare, ma parë ia pranoi kerkesen e Fretenëve të Shkodres Sulltani i Stambollit, sesa shtetet Europjane...sllav, grek apo italian... E me që asht rasa e një aktualiteti që shkruen edhe Ai katundari i Zadrimës (i pabamë synet), a thue se asht edhe Ai dikund sot i strukun andej kah Troshani, ka thanë gati 90 vjet ma parë, po nuk di a keni me e kuptue Gjuhen e Tij Shqipe (të pabame synet):
“Me mehmurë endè orjental,
Që zbutue nuk i ka shkolla
E qi sytë mbajnë kah Stambolla;
Që nuk dijnë se shka asht Atdheu
E për t’ cillt vetë Skenderbeu
Asht hajdut mor lum zotnija,
S’ qytetnohet, jo, Shqipnia.†(Nga “Gomari i Babatasit†1923)
...E tallalli thrret me të madhe ndër rrugët e Tiranës dhe të Prishtinës...:
“Jam muhaxhirë Ali Dervella...Kleri s’hin mâ ndër punë të thella..!!â€
Tallalli vazhdon...
KJO SHQIPNI…“SERA TURKE†E BALLKANIT…
(Pjesa e Shtatë)
(Pjesa e Shtatë)
Nga Fritz RADOVANI:
Të ka andà me shfletue historinë…me lexue enciklopedi e mendime dijetarësh apo filozofësh nga bota për Shqiptarët ndër shekuj...Secili asht e pamujtun mos me thanë e shkrue edhe dishka për njerëzit e mëdhej që ka nxjerrë ky vend i vogel i Ballkanit. Edhe na vetë mundohemi me i vue në dukje shumë nga Këta njerëz, po kur duem me i tregue të huejve se kush ishte ky apo ai, ata kanë ma shumë dokumenta në arkivat e tyne kështu që dokumentacioni ynë duket shumë i vorfën karrshi atyne që ruejn ata. Kur flasim për një periudhë të lavdishme fillojmë edhe ma parë se me Ilirët apo Pellazgët, tue i tregue edhe Greqisë së Vjeter se na kéni pas marrë dikur edhe gjuhën tonë...lé mandej Romës së para Krishtit që erdhi e na plaçkiti edhe Butrintin... Asaj 2000 vjet ma parë i dhame edhe Krishtenimin. Ndër ma të mëdhajt njerëz Shqiptarë bota njohu Aleksandrin e Madh dhe Gjergj Kastriotin, dy figura që edhe na shkruejmë për Tá, ndonse çka thotë njeni nuk e thotë tjetri... Kur flasim për kohen e vjeter pothuej shkrimet përputhen, kur vijmë në pesë apo gjashtë shekujt e fundit kundershtitë e mendimeve janë aq të mëdha sa të duket se sikur bahet fjalë me aq pasiguri për kohen e piramidave të Egjiptit...dhe presim kur mund të na japin ndonjë nga amerikanët ndonjë inçizim të zaneve të atyne që masakrohen të marrun nga kështjellat ku jetonin “Ataâ€... sigurisht, të ruejtun nën gurë!
Kur fillojnë klerikët katolikë me u krenue se né jemi mbasardhës të Atij Kombi me tradita aq të vjetra dhe të lavdishme, sa para kaq apo aq shekujsh i kemi dhanë edhe Vatikanit Papë të Mëdhaj sa historia i rreshton ndër kolosët e Mëdhaj të Krishtenimit! Kjo madhështi nuk na ka ndihmue shumë mbasi ky asht çengeli ku asht varë etiketa e njohun e shekullit të XX, se: “Katolikët me veladon e pa té ishin ‘agjenta të Vatikanit!â€
Imz. Fan S. Noli ndër të parët na tregon edhe korespondencë të Atyne Papëve të Vatikanit me Gjergj Kastriotin...tue paraqitë edhe letra të shkrueme nga Ky për Papën... Asht edhe një Imzot Pal Engjulli, që të shumten e herës ia hjekim titullin “Imzot†se sikur Ai titull ia zvoglon vleren edhe dokumentit të Tij...Imzot Noli shkruen gati 60 vjet përpara se ndër materialet ma me vlerë që ka shfletue për Kastriotin janë studimet e njëfarë At Athanas Gegaj...Për dreq Imz. Noli gabon e ven emnin e At Athanasit bashkë me titullin e Fratit “Atâ€, gja që shvleftëson krejt materialin e Tij dhe e ban të pavlerë për Historinë e Shqipnisë, aqsa edhe sot “dr. Prof.†tanë as nuk e njohin fare...sigurisht, tue hy edhe ky material në dosjen “punë klerikësh katolikë, ose punë priftnishâ€... që ma vonë ka me iu dashtë “djalit†ndonjë “historianit†me marrë ndonjë titull për vete... At Gegaj ka edhe një mangsi tjeter të madhe se në studimin e Tij nuk ka asnjë “analist turkâ€...E kujt mund t’i vlejë materiali i Tij kur nuk permendet asnjë “dijetar apo historian†turk?
Dr. Prof. Namik Ressuli asht i pari kritik i Historisë së Letersisë Shqipe, që në vitin 1940 – 41 ka ba ndamjen e saktë të kapitujve të Letersisë sonë, por gabimisht i ka shkue goja dhe ka vue në vendin kryesor At Gjergj Fishten, i cili, simbas Tij “ka arritë me vepren epiko – historiko të Lahutës së Malësisë, me bërë atë që nuk arriti dot t’ a bëje shkrimtari i Toskërisë Naim Frashëriâ€. E si mund të vlersohet mendimi i Prof. Ressulit, sot nga “dijetarëtâ€, kur tue kenë edhe Toskë nga Berati, shkon e shvleftëson shkrimtarin me të cilin Toskënia krenohej deri atë ditë kur mori vesh se edhe ai kishte ba marrinë ma të madhe të shkrimtarëve Muslimanë e kishte ba edhe një poezi për Jezu Krishtin!... Këto rrethana nuk duhet t’i vinte në diskutim Prof. Ressuli, sepse kështu ka fshi edhe “Vetenâ€!
Historia e Shqiptarëve sot duhet të fillonte nga Njerëzit e Mëdhaj që njeh edhe Historia Turke, mbasi arkivat e tyne janë ma të besueshmet po edhe ma të saktat. A mund të krahasohen ato me dokumentat e relacionet e Klerikëve Katolikë, që jo vetem ishin dhe janë edhe sot pa shkollë, pa njohje të saktë faktesh që tue kenë në Shqipni nuk dinë çka asht tue u ba, jo ma me dijtë çka asht ba kur ishin në shkollat serbe apo arbëreshe, kur edhe atje studjonin me librat e historisë së Mejtepeve të Tiranës? Si mund të fillohet me dijtë kush jemi na Shqiptarët pa studjue se kush ka thëmelue Stambollin apo siç e quejnë disa Konstantinopolin...A ishte Ilir nga Nishi Ai fshatari i cili asht edhe ai dijetar që ka vue bazat e kulturës Turke, edhe pse ishte “Shqiptarâ€?... Historia sot dhe gjithmonë fillon për fundi...Dijetarët e Klerit Katolik donin me e fillue nga Koka, nga Veriu... – Jo kjo, nuk mund të ngjasë! Puna e parë kur shkon në Xhami hjekë shkarpat dhe nuk hjekë “fesin†apo “kësulenâ€... E si fillohet me folë për shkencë nga “kësula†pa hjekë shkarpat? – Mësoni me fillue nga poshtë...Nuk e kuptoni se Historinë janë tue e shkrue shkarpat ...dhe madje edhe me kambë dhe jo me dorë! Vëreni me kujdes!
Qyperlinjtë ishin një familje thohet shqiptare që asht rreshtue mbas familjes së Sulltanit dhe i ka dhanë Turqisë tre kryeministra...qeveritarë e sa gjeneralë...
Rektori i universitetit të Stambollit ishte Hoxha Tahsim nga Çamëria... Askush nuk thotë Tahsim Shqiptari, po i venë titullin “Hoxha†dhe kuptohet se punoi për Turqi!
Ashtu edhe mbas 1944 Kryetar i Shtetit ishte Enver Hoxha, edhe këtij në vend që me ia vue para titullin “Hoxha Enverâ€, Tito ia vuni mbrapa...pra edhe Ky tue kenë osmanllijë ka vazhdue qeverisjen turke që i përshtatej edhe Serbisë që i siguroi kolltukun po, dhe ky ua ka shperblye até tue zhdukë fare Inteligjencën Shqiptare dhe Klerin Katolik Shqiptar, që nuk ishin asnjëherë dakord me qeverisjen turke në Tiranë...Mbas tij erdhi një tjeter turkoshak me origjinë nga Bosnja, Ramë Efendija...Edhe ky një Sulltan që ruejti pa prekë asnjë nga lidhjet tona shpirtnore me turqit, aqsa arrijti me na kuadrue edhe në një nga paktet aziatike ma të njohuna në “Konferencen Islamikeâ€...Të gjithë presidentët që erdhen mbas 1991, nga Berisha e deri tek i fundit Topi, asnjeni nuk i ka prekë as tituj as dekorata sulltanëve turqë, pashallarëve, qeveritarëve të këtyne 60 e sa viteve të fundit...
E pse? – Se ata kanë një meritë të madhe në zhdukjen e anmikut të Turkut, që ishte Shqiptari besnik i Gjergj Kastriotit, inteligjenca si dhe Katolikët Shqiptar...
A vetem kaq? – Jo! Dy sulltanët e fundit me “seren†e vet Shqipni, arritën tue kultivue me kujdes veset ma të poshtra që kishin në trupin e vet me formue një brez poaq të poshter sa veten, të cilit, sot i kanë dorzue stafeten e turqizimit me elementët vehabistë e muhaxhirë të shartuem apo të importuem nga viset ma të humbuna aziatke, të cilat po punojnë kundër Shqiptarëve për shpartallimin e të gjitha Trojeve tona!
Viktima “Shqiptar†do të quhet shumë shpejtë “Tradhëtar i Atdheut Turqi!â€
E tallalli i Zadrimës me brakesha me ushkurë thrret ndër rrugët e Tiranës:
“Bini, Toskë, e bini, Gegë!
Shoqi – shojnë shkoni tue djegë!
Bini n’ pshesh! Bini n’ laknorë!
Trima, mbrendë! Me dorë! Me dorë!†(“Gomari i Babatasit†1923).
Melbourne, 28 gusht 2011.