Mendesia shqiptare, mendimtaret shqiptare dhe krijimit i mendimit shqiptar
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha për Fenë Katolike
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4572
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha për Fenë Katolike, Posted 01 Shkurt 2011, 19:06
Mendime të Ahmet Zogut për Fenë katolike dhe hebrejtë dhe të Enver Hoxhës për Fenë Katolike


Ahmet Zogu për Fenë Katolike
Imazh

Ja një shpjegim edhe nga një amerikan: Me ambasadorin anglez Ahmet Zogu u ankue për klerikët katolik: “Ah sa shumë do të dëshroja t’i varja ashtu siç e meritojnë”...Me qellim që të kënaqte kërkesen e mbrendshme për të varur të paktën një prift, ai çoi në trikëmbësh një klerik tjetër...(Asht fjala për Don Gjon Gazullin, shenim i em FR).
Ky veprim bëri që përfaqësuesi amerikan në Tiranë të komentonte, lidhur me këte ngjarje, se ndryshe nga përsonifikimi i Drejtësisë Përendimore, e cila është një Perëndeshë me sy të lidhur që mban në dorë peshoren e paanshme të fajeve të gjithë atyre që gjykohen prej saj, drejtësia shqiptare është një zonjë muhamedane e cila herë pas herë vështron vjedhurazi përmes perçes së saj se cili apo çfarë ndodhet mbi pjatë, përpara se të rregullojë gurin e peshores.” (B.Fischer fq.125)
U morrë prej librit ’’VLLAZNIT GAZULLI DHE “PESHORJA E DREJTËSISË” SHQIPTARE’’
Autor FRITZ RADOVANI, Melbourne 31 janar 2011

Ahmet Zogu ishte kundra çifutve, kundër çifutëzimit të Shqipërisë si akt i çfarosjes të identitetit shqiptar

Kur Hitleri kërkoi me sjellë në Shqipni çifutët bashkë me pare dhe bankat e veta të pasuna, Zogu i kundërshtoi, kishte frikë nga “çifutizimi” i Shqipnisë, i shtymë nga rrethi oriental që e impononte ate në qeveri ... Kur Zogu u kërkoi çifutëve me e ndihmue me u kthye në Shqipni në vitin 1944, tue iu sigurue se “do t’i siguronte vendosje masive të çifutëve në Shqipëri, në rasë se këto do ta ndihmonin të kthehej përsëri në fron”, çifutët i paguen borxhin e vjeter...dhe nuk e ndihmuen. U morrë prej librit ’’VLLAZNIT GAZULLI DHE “PESHORJA E DREJTËSISË” SHQIPTARE’’ Autor FRITZ RADOVANI, Melbourne 31 janar 2011.

Enver Hoxha për Fenë Katolike
Imazh

Ndërsa mbas 20 vjetësh, në vitin 1945, diktatori Enver Hoxha e fillon porosinë e Eduard Kardelit, numëri dy i Beogradit: “Nëse do të mbajsh pushtetin, në radhë të parë duhet të zhdukish klerin katolik” me Don Lazër Shantojën, Don Ndre Zadejën, At Anton Harapin dhe Don Nikoll Gazullin e vazhdon me genocidin e 131 Klerikëve Katolik, që u burgosën nga të cilët torturon e pushkaton, zhdukë në hetuesi e kampe shfarosje pune e burgje, 66 Klerikë, tue prëgatitë kështu vetën me kenë “Hero i popujve të Jugosllavisë” në 1 korrik 1946, si mik i Titos, Stalinit e Mao Ce Dunit, dhe sot “Hero i Popullit'' U morë prej librit ’’VLLAZNIT GAZULLI DHE “PESHORJA E DREJTËSISË” SHQIPTARE’’ Autor FRITZ RADOVANI, Melbourne 31 janar 2011 Shqiptar”! Edhe një turp tjetër!

Enver Hoxha ishte islamik fanatik, aspak ateist. Lexojeni se çka shkruan në kujtimet e tija duke lavdëruar Kuranin e se si ka fyer Biblën

"....E zemra e gjarpnit me “Urdhën nga Naltë”, njëditë... do të plaste... me 11 prill 1985...
“Amaneti” i sulltanit per Shqipninë e Gjergj Kastriotit ishte: “Të bie shehadet per veprat që ka bërë në jetë kundër Allahut! Këte e ka dhe Kur’ani, që është shumë më i përparuar dhe më njerëzor se Bibla, dhe si përfundim: Shqiptarët duhet t’i pershtatën atij.” (E.Hoxha, “Shënime për Lindjen e Mesme” 1953 – 1983. Botue Tiranë, 1985.)" marrë nga shkrimi "LAOKOONTI E SHQIPTARËT..." i Fritz Kolë Radovani, më 19 mars 2014

Imazh

3)
Futja e bashkësisë fetare katolike në suazën e përgjithshme të bashkësive fetare kombëtare shqiptare të bindura ndaj ligjeve të shtetit shqiptar.
Imazh

Sipas statistikave të 1937-s, katolikët shqiptarë në atë kohë ishin rreth 10 .2 % e popullsisë (105.609 veta). Kisha Katolike truallin kryesor të përhapjes së saj e kishte në Shqipërinë e Veriut, në zonën e Shkodrës, ku ekzistonte bashkësi kompakte besimtarësh, ndonëse të përziera me enklava myslimane. Duke zbritur në Jug gjatë bregdetit, deri në Durrës, takoheshin bërthama më të vogla katolikësh. Gjetiu pothuajse nuk takoheshin fare. Më 1936 ekzistonin, për pak më shumë se 100.000 besimtarë, dy arkidioqeza (Shkodra dhe Durrësi) dhe katër dioqeza (Lezha, Sapa, Pulti dhe Oroshi). Kleri shekullar kishte 84 anëtarë, të gjithë shqiptarë, që duhej të mbulonin 83 famulli. Kishte pastaj françeskanë, më tepër se 100, ndër të cilët 52 priftërinj dhe jezuitë, që arrinin në 61 veta. Si françeskanët, ashtu edhe jezuitët merreshin me veprimtari të shumëllojshme, që nga drejtimi i shkollave dhe instituteve deri te zhvillimi i misioneve me popull, duke pasur dhe një angazhim specifik në famullitë (28 ishin ato në duart e françeskanëve). Ndërsa fretërit françeskanë ishin të gjithë shqiptarë, nuk ndodhte kështu me jezuitët, ndër të cilët vendasit nuk ishin më shumë se një e treta, kurse shumica ishin të kombësisë italiane. Përveç pak priftërinjve të tjerë kishte shumë murgesha që u përkisnin nja dhjetë kongregacioneve të ndryshme. Ato ishin nja 200 dhe, sipas rastit, ishin shqiptare dhe italiane, por dhe ndonjë franceze, jugosllave ose gjermane. Kjo kishë me shumë autoritet dhe autonomi, shpesh ndodhej në vështirësi përballë direktivave të Romës, prej nga varej nëpërmjet kongregacionit të Propaganda Fides. Që nga viti 1921, Selia e Shenjtë përfaqësohej në Shqipëri nga një delegat apostolik. Në vitet 30 në Shkodër erdhën radhazi tre delegatë apostolikë: Xhovanbatista Della Pietra, Ildebrando Antoniuti, Leone Nigris. E përbashkët për këta tre të deleguar të Selisë së Shenjtë në Shqipëri ishte vështirësia për të krijuar rreth figurës së vet, si përfaqësues i autoritetit më të lartë katolik, unitetin e dëshiruar dhe të nevojshëm të Kishës shqiptare. Delegatët apostolikë në përgjithësi arrinin të kishin marrëdhënie mjaft të mira me klerin shekullar shqiptar, në veprimtarinë e të cilit autoriteti i tyre, megjithatë nuk kishte ndikim të drejtpërdrejtë. Përkundrazi, marrëdhëniet e delegatëve me shumicën e ipeshkvijve dhe me urdhrat kryesorë fetarë ishin shpesh të acaruara. Largimi i Della Pietras nga Shqipëria, në prill 1936, nga Legata Italiane në Tiranë, i atribuohet “një gjendjeje shpirtërore të disfavorshme”, ku duket se kanë kontribuar të gjithë nga pak, sidomos etërit françeskanë dhe Imzot Bumci, por duke mos mbetur në fund etërit jezuitë.

Pasardhësi i Della Pietras ishte Idelbrando Antoniuti, prelat energjik dhe plot vullnet, i destinuar për një karrierë të shkëlqyer, i cili që më 1938 e la Shqipërinë, sepse u caktua në selinë me shumë prestigj të Kanadasë. Programi i Antoniutit i pëlqente në mënyrë të veçantë Selisë së Shenjtë: ai kishte ardhur ne Shkodër me synimin e deklaruar haptas për ti dhënë klerit shqiptar një unitet drejtimi krejt romak dhe për ta lidhur ngushtë bashkësinë katolike shqiptare me qendrën romake. Antoniuti, për të cilin dihej se kishte disa tipare të një qëndrueshmërie autoritare, do të haste më shumë kundërshtime në komponentët më autoktonë të kishës shqiptare, domethënë ndër ipeshkvijtë dhe françeskanët, ndërsa është kuptimplotë përkrahja që pati nga jezuitët, në një pjesë të mirë joshqiptarë dhe më të prirur për të pranuar centralizimin dhe frymën organizative të Romës. Antonitutin e zëvendësoi Leone Nigris, kanonik i katedrales së Udines, njeri aktiv dhe këmbëngulës, i përpiktë në mbrojtjen e prerogativave të Selisë së Shenjtë, jo fort i prirur për të vlerësuar elementet specifike të përvojës katolike shqiptare, por i kushtuar në mënyrën e vet për të mirën e vendit, sikundër do ta tregonte gjatë Luftës së Dytë Botërore me një sërë shqetësimesh humanitare. Problemi i të përshtaturit ndaj mjedisit vendas, që kishin delegatët apostolike, i ndienin me më pak intensitet priftërinj të tjerë gjithashtu të huaj në Shqipëri, si jezuitët. Këta kishin avantazhin e një përvoje relativisht të gjatë të kompanisë në vendin adriatikas dhe të një formimi që u impononte pjesëtarëve të veçantë përpjekjen dhe detyrën për të thithur kulturën lokale. Në Shkodër jezuitët drejtonin një kështjellë të vërtetë të kulturës dhe të formimit katolik, me shkolla e kolegje, një nga shtypshkronjat e pakta që ekzistonin në Shqipëri në vitet 30 (më 1870 ajo kishte qenë shtypshkronja e parë shqiptare) dhe sidomos seminarin e vetëm të klerit shqiptar. Ishte një kontribut shumë i rëndësishëm për katolicizmin shqiptar. Megjithatë, prania e kompanisë nuk shihej gjithmonë me sy të mirë nga komponentët autoktonë të katolicizmit shqiptar. Veçanërisht françeskanët nuk i donin jezuitët, rivalë të tyre në kaq nisma (që nga shkollat në Shkodër deri te misionet e tyre në Tiranë dhe në Jugun e vendit) dhe nuk kishin konsideratë ndaj tyre, si të huaj. Nganjëherë ky qëndrim shfaqej pa reverva. Është rasti i kremtimeve të 25-vjetorit të pavarësisë shqiptare, më 1937, nga përkujtimet dhe festimet e të cilit, sipas françeskanëve, duheshin përjashtuar jezuitët. Argjipeshkvi i Shkodrës, Thaçi, në një mbledhje përgatitore të përvjetorit e përkrahu kërkesën e françeskanëve, sidomos për sa i përkiste botimeve që do të përgatiteshin në atë rast. Në ato rrethana argjipeshkvi i Durrësit dhe disa priftërinj shekullarë i mbrojtën jezuitët, duke vënë në dukje se revista e tyre “Leka” ishte “thjesht shqiptare, kishte merita në fushën kombëtare dhe në atë kulturore shqiptare dhe kishte konsideratën më të favorshme ndër nacionalistët shqiptarë”.

Françeskanët xhelozë për “shqiptarizimin e tyre jo më pak se sa për autonominë e tyre nga çdo autoritet kishtar jashtë urdhrit, paraqiteshin në kishën katolike shqiptare si një trup më vete, por jo i izoluar pa ndikim në masën e besimtarëve. Nga brenda ngandonjëherë ishin të përçarë, por jo për çështje fetare por politike. Në fund të viteve 30 pati një dallim të qartë ndërmjet krahut të “të rinjve”, shumë kritik ndaj regjimit të Zogut, dhe atij të të “vjetërve”, që donte të ruante marrëdhëniet e bashkëpunimit me qeverinë e Tiranës. Pavarësisht nga mosmarrëveshjet e brendshme, fretërit ishin sidoqoftë të bashkuar në rivendikimin e parësisë së tyre në çështjen e patriotizmit. Ky pretendim justifikohet me praninë në radhët e françeskanëve të personazhit si Gjergj Fishta, i konsideruar prej një pjese të madhe si poeti kombëtar shqiptar, si dhe nga veprimtaria kulturore dhe nga interesat gjuhësore të anëtarëve të tjerë të urdhrit, të cilëve u atribuoheshin merita të mëdha në rilindjen e gjuhës shqipe. Argjipeshkvi i Shkodrës që nga viti 1921 deri më 1936, Mjeda, që kish qenë më 1908 argjipeshkvi i Shkupit, pra përpara pavarësisë shqiptare dhe kur ende krerët fetarë i përfaqësonin bashkësitë e tyre drejtpërdrejtë përpara shtetit, nuk ngurronte të ndërhynte publikisht në çështje publike me tërë autoritetin që ai mendonte se e kishte si primat i Shqipërisë, duke u sjellë si ndonjë ipeshkëv-princ i kohëve të para. Mjeda gëzonte namin si “patriot i flaktë”, por në vitet e para të funksionit të tij në Shkodër nxitoi të projektonte dhe të kërkojë formimin në Shqipërinë e veriut të një kantoni katolik të pavarur nga pjesa tjetër e shtetit, për të mbrojtur bashkësinë e tij fetare, që ishte pakicë, ndaj një qeverie që e përfytyronte armike. Argjipeshkvi i Shkodrës e mendonte rolin e tij si atë të kryetarit të një kombi, të një mileti katolik, pothuajse sikur të ishte ende në fuqi sistemi politiko-fetar osman, në të cilin ai ishte formuar. Selia e Shenjtë, e alarmuar nga pasionet politike të Mjedës, i tërhoqi vëmendje disa herë që të mos ndërhynte në çështje publike, por u tregua solidare me të më 1925, kur u përzu nga Shqipëria për afro një vit. “Ndryshonte politikisht nga Mjeda ipeshkvi i Lezhës, Bumçi, i cili ishte më modern si në ndjenjën kombëtare, ashtu dhe në opozitën politike ndaj mbretit Zog, që ai shfaqte jo nëpërmjet deklaratash solemne kishtare, siç ishte në stilin e Mjedës, por duke endur një rrjet marrëdhëniesh politike që shtriheshin deri te të arratisurit jashtë vendit. Bumçi kish drejtuar delegacionin shqiptar në konferencën e paqes në Paris dhe pastaj më 1920-21 kish qenë regjent i Shqipërisë në këshillin prej katër vetash (një për çdo besim fetar shqiptar) që kryente funksionin e organit më të lartë të shtetit. Në këtë periudhë ai përpiqet të ndalojë shpërthimin e një kryengritjeje në Mirditë kundër autoriteteve të qeverisë qendrore dhe më vonë miraton si regjent masat e nevojshme për ta shtypur me forcë, siç donte Zogu: mirditorët, megjithëse katolikë, u hakmorën duke i djegur selinë ipeshkvit. Me mbarimin e regjencës Zogu e detyroi të arratisej dhe u strehua në Fiume, ku qëndroi dy vjet. Veprimtaria politike qe kryer nga Bumçi pa miratimin e Vatikanit, që e kishte urdhëruar, po pa sukses, të merrej me çështjen fetare të dioqezës.

Argjipeshkvi i Shkodrës, Thaçi, kish qejf të bënte shaka me besnikërinë e tij ndaj dioqezës: sipas tij, Bumçi më 1939 kish plotësuar 22 vjet mungesa nga dioqeza nga 27 vjet që kish qenë ipeshkv. Bashkësia e vogël katolike shqiptare ishte pra e karakterizuar nga përçarja dhe protagonizmi, me një kler të padisiplinuar dhe me besimtarët laikë të lidhur me hierarkitë kishtare, por jo edhe me një fe me rregulla: ishte “një besim karakteristik për vitin një mijë”. Ata kishin marrë pjesë në lëvizjen për pavarësinë kombëtare duke shfaqur patriotizmin e tyre individualisht dhe kolektivisht. Kur gjuha shqipe ishte e ndaluar në shkollat e vendit (autoritetet turke dhe patriku i Stambollit ishin aleatë për të imponuar turqishten, arabishten dhe greqishten si gjuhë të vetme zyrtare shkollore) ajo përkundrazi përdorej lirisht në seminarin e urdhrit françeskan të themeluar më 1861 dhe në atë klerit shekullar të drejtuar nga jezuitët më 1877, që të dy në Shkodër. Eksponentë jo të paktë të lëvizjes letrare të Rilindjes në shekujt XIX-XX, domethënë të “Rilindjes” së gjuhës dhe kulturës shqiptare, ishin pjesëtarë të klerit katolik ose të lidhur me kishën latine. Ata kontribuuan kështu në afirmimin e një identiteti të ri të kombit. Pas pavarësisë katolikët nuk e tradhtuan orientimin e mëparshëm patriotik. Të ishe katolik, nuk do të thoshte të ishe më pak shqiptar se të tjerët, por vetëm shqiptari me disa tipare të përcaktuara kulturore. Më 30 prill 1933 ipeshkvijtë katolikë do ti shkruanin kolektivisht mbretit Zog, për të ritheksuar koherencën e tyre dhe për të rivendikuar një parësi katolike në çështjen e patriotizmit, në një kohë kur qeveria i akuzonte se përçanin popullin shqiptar. “Ne jemi këtu në Shqipëri prej 2000 mijë vjetësh: katolikë atëherë, katolikë sot; shqiptarë atëherë, shqiptarë sot dhe gjithmonë”.

Megjithatë, më 1923 u duk sikur katolikët papritmas donin të ndaheshin nga Shqipëria, për unitetin e së cilës ata kishin luftuar më parë. Ishte një çast delikat nga pikëpamja politike.

Porsa hipën Zogun në pushtet si kryeministër në fund të vitit 1922, ai kujdeset të marrë disa masa kundër katolikëve shqiptarë, të cilët nuk janë në përgjithësi përkrahës të tij dhe madje kanë në radhët e tyre kundërshtarë të tij të vendosur. Veç kësaj, përshpejton nxjerrjen e një ligji për bashkësitë fetare, që u miratua pastaj në korrik të vitit 1923, i cili vendos detyrimin që kleri aktiv në Shqipëri të jetë i kombësisë dhe i trungut etnik shqiptar dhe që parashikon kontrollin e shtetit mbi administrimin e pasurive të çdo besimi fetar. “Fryma e ligjit, deklaron qeveria, është që të shmangë çdo veprimtari politike irredentiste nga ana e klerit”, domethënë që fetë ti shërbejnë një politike të dëmshme për unitetin e kombit. Është një masë kundër aspiratave greke në Shqipërinë e jugut, por edhe një kufizim për universalizmin e Kishës Katolike. Qeveria e Tiranës shqyrton edhe ndalimin e plotë të arsimit privat, një nga fushat ku prania katolike është më e rëndësishme nga pikëpamja shoqërore.

Reagimi i bashkësisë katolike në fillim është i zbehtë (në parlamentin shqiptar dy nga përfaqësuesit e saj me në zë patër Fishta dhe Ndre Mjeda, vëllai i argjipeshkvit, as që i kundërshtojnë masat e Zogut dhe më së fundmi do ti miratojnë).

Për Zogun do të jetë më e vështirë sigurimi i marrëdhënieve të qeta me katolikët. Këta kanë dyshime ndaj tij si mysliman, ushqejnë ëndrrën e një hegjemonie të tyre në Shqipëri e ndiejnë veten të goditur nga projektet qeveritare të laicizmit, refuzojnë centralizmin politik dhe administrativ të Tiranës, ndërsa në klerin e lartë shfaqen nostalgji për regjimin e epokës otomane, që i garantonte ndryshe bashkësitë fetare.

Pas kthimit në atdhe, në kuadrin e amnistisë së përgjithshme për të arratisurit, në fund të vitit 1925 Mjeda dh Dodaj i bënë një vizitë Zogut në fund të janarit 1925.

Zogu papritmas nuk u soll pa respekt dhe deklaroi se shpresonte shumë në bashkëpunimin me katolikët në të ardhmen, i ftoi të dy mysafirët që ti drejtoheshin atij vetë për çdo çështje dhe jo qeverisë, e priti në mënyrë të favorshme një aluzion të Mjedës për një konkordat të mundshëm, dhe i fali të dy priftërinjtë e internuar.

Biseda, e cila u zhvillua me fjalë të përgjithshme, nuk pati plotësisht efektet shtendosëse që shpresonte Zogu. Kundërshtimi ndaj regjimit të ri ishte shumë i fortë. Edhe këshillat që vinin për moderim nga Vatikani priteshin në Shkodër me shumë rezerva. Selia e Shenjtë e konsideronte utopike shpresën për një qeveri katolikësh në një vend ku këta nuk përfaqësonin veçse 10 % të popullsisë dhe sugjeronte në mënyrë realiste që të gjendej një modus vivendi me qeverinë qendrore, qoftë edhe myslimane, duke pranuar autoritetin e saj dhe duke kërkuar ndoshta që të arrihej një konkordat i kënaqshëm. Pas shtypjes së kryengritjes së nëntorit 1926, Zogu përgatiti vizitën zyrtare plot salltanet në Shkodër, vizitë e cila u bë në gusht 1927.

Kjo nismë i lejoi që të fitonte besimin e shumë bajraktarëve, falë dhuratave dhe ndereve, si dhe përfshirjes së tyre në një parakalim ushtarak folklorik.

Delegati apostolik dhe argjipeshkvi i Shkodrës, ndryshe nga një pjesë e mirë e klerit, pranuan të figuronin në skenografinë e vizitës. Kjo përfundoi me amnistinë e përgjithshme të kryengritësve.

Pasi u kthye në Tiranë, Zogu nisi bisedime të reja me eksponentë katolikë, këtë radhë me synimin e deklaruar për të mbërritur në vendosjen e një konkordati. Selia e Shenjtë, gjithmonë e shqetësuar nga veprimtaria politike intensive e klerit shqiptar, ishte e favorshme ndaj një ripajtimi me qeverinë e Tiranës, çka do ta çonte aktivizimin e besimtarëve shkodranë drejt synimeve më shpirtërore, dhe nga ana tjetër e konsideronte një marrëveshje ndërkombëtare me shtetin shqiptar në përputhje të plotë me vijën e vet diplomatike që synonte të siguronte kudo në botë zgjidhje të bazuara në një konkordat. Zogu në fillim bëri disa lëshime, duke njohur ndër të tjera personalitetin juridik të kongregacioneve fetare katolike dhe të instituteve të tyre me Shqipërinë. Projekti i konkordatit u përsos pak nga pak me kënaqësi të katolikëve për pothuajse të gjitha çështjet. Megjithatë, në çështjen e shkurorëzimit (që u pranua në Shqipëri nga kodi i ri civil 1928-s) bisedimet ngecën kur nënshkrimi dukej tashmë mjaft i afërt. Zogu në këtë pikë nuk kishte ndër mend tua nënshtronte ligjin civil normave të krishtera. Përballë protestave të Kishës Katolike shqiptare ai replikoi duke njoftuar argjipeshkvin e Shkodrës se nuk do ti toleronte në asnjë mënyrë dhe se çdo prifti, zelli i të cilit do ti kalonte caqet e drejta, do ti sigurohej një pemë mjaft e shëndoshë sa për të mbajtur peshën e tij.

Ndoshta nga ana e Zogut ishte një rezistencë e bërë me mjeshtëri qe të nxiste të dështonin bisedimet për konkordatin, megjithatë manovra u krye nga Zogu me dëshirë, sepse ai vetë ishte në favor të një ligji për shkurorëzimin.

Qeveria e Tiranës kishte treguar vullnetin e saj të mirë duke pranuar pothuajse të gjitha kërkesat e katolikëve dhe me këtë e konsideronte të arritur objektivin e saj të një uljeje të tensionit politik: një konkordat eventual do të sillte për shtetin shqiptar shpenzimet për mbajtje sistematike të klerit, të kishave dhe të instituteve katolike, harxhim tepër i rëndë për financat publike.

Edhe pa ardhur deri tek konkordati atmosfera e marrëdhënieve me katolikët ishte sqaruar mjaft dhe autoritetet e Tiranës gëzonin në veri një besim krejt tjetër nga i mëparshmi. Nga mbarimi i viteve 20, marrëdhëniet ndërmjet Zogut dhe katolikëve njohin fazën më të shtendosur dhe paqësore. Mbretëria e re duket se vështron më tepër nga Perëndimi se nga Lindja dhe ndër bashkësitë fetare të vendit ato kristiane duket se po dalin nga kushtet e inferioritetit dhe të emargjinimit, në të cilat e ndienin veten të katandisur pak vjet më parë nga ardhja në fuqi e Zogut. Në këtë periudhë bëhen ndryshime kuptimplotë si zhvendosja e pushimit festiv nga e premtja tek e diela.

Edhe ligji për bashkësitë fetare i korrikut 1929, që u përmend më lart, përfshin sidomos myslimanët dhe kujdesi është që të verifikohet zbatimi i tij nga ana e tyre. Ortodoksët preken prej tij, por ndodhitë e turbullta brenda kishës së tyre çojnë në pranimin e këtyre masave pothuajse pa vetëdije. Ndaj katolikëve ligji nuk zbatohet plotësisht, sepse ata refuzojnë ta njohin dhe ti nënshtrohen; mbetet kështu një atmosferë pasigurie juridike në marrëdhëniet ndërmjet Shtetit dhe Kishës Katolike, që vazhdon deri në vitin 1939. Kisha latine injoronte zyrtarisht dekretin për bashkësitë fetare, kështu që Shteti e quante atë një organizatë ilegale, pa personalitet juridik dhe pa të drejtën që të ndihmohej nga qeveria në pikëpamje ekonomike. Autoritetet e Vatikanit kishin shume frikë se masat e 1929-s do të çonin në një përndjekje të vërtetë, meqenëse ato nuk pajtoheshin fare me disa parime dogmatike nga të cilat Kisha romake nuk mund të hiqte dorë. Ligji i korrikut 1929 përfytyronte në fakt një lloj “kishe patriotike”, siç do të quhej për disa vende komuniste pas Luftës së Dytë Botërore, një Kishë pa lidhje me Selinë e Shenjtë, e formuar vetëm nga kleri autokton, e mbyllur për misionarë të huaj, e nënshtruar kontrollit qeveritar. Prandaj Vatikani ushtroi presion mbi qeverinë italiane që të ndërhynte pranë asaj të Tiranës, por pa sukses, sepse Pallati Kixhi mendonte se në atë kohë nuk do të ishte e përshtatshme të bëheshin hapa në këtë drejtim. Megjithatë, pas vitit 1931 kemi ndryshimin e kahut të politikës italiane apo më mirë shfaqjen hapur të agresivitetit për sa i përket ndërhyrjes në jetën politike shqiptare. Kështu që edhe marrëdhëniet e shtetit shqiptar me Kishën Katolike iu përshtatën këtyre kushteve të reja. Pasi bëmë këtë premisë, duhet thënë se marrëdhëniet ndërmjet Kishës Katolike shqiptare dhe Zogut, me përjashtim të ndonjë periudhe të shkurtër ripajtimi ose përmirësime, ishin në përgjithësi jo shumë miqësore. Në marrëdhëniet me Kishën Katolike, sikundër edhe me bashkësitë e tjera fetare të vendit, Zogu mbronte epërsinë e shtetit, i kuptuar si një qenie laike dhe jofetare mbi shoqërinë. Në të vërtetë Zogu e identifikonte veten me shtetin, të cilin ai e konsideronte si krijesë të tij. Një konflikt i ashpër ndërmjet autoriteteve të Tiranës dhe kishës latine ndodhi për shkollat katolike të mbyllura nga mbreti Zog më 1933 dhe të rihapura vetëm më 1936. Për tre vjet katolikët shqiptarë i quajtën të cenuara të drejtat e tyre më të shenjta dhe protestuan ashpër kundër qeverisë së Tiranës. Mbyllja e shkollave katolike përfshihej në masën më të përgjithshme të mbylljes ose të shtetëzimit të të gjitha shkollave private dhe të huaja që ekzistonin në Shqipëri.

Në ato rrethana politike, në të cilat Shqipëria përpiqej të shkëputej nga përqafimi mbytës i Italisë, shndërrimi i sistemit shkollor shqiptar kishte kuptimin e një mase thjesht antiitaliane, që synonte të riafirmonte pavarësinë e vendit të vogël adriatikas përballë ndërhyrjes së fqinjit të vet. Në këtë kuptim u interpretua me të drejtë nga opinioni i vendeve kufitare me Shqipërinë dhe nga diplomacia dhe paralajmërimi që i jepej këtu Musolinit jepte edhe mundësinë për të qëruar hesape të tjera me pakicat që kishin diçka jashtëkombëtare dhe për të afirmuar pozitivisht disa koncepte politike që shtresa drejtuese shqiptare i kishte për zemër. Pas shkëmbimit të polemikave të ashpra, kryesisht në faqet e shtypit, ndërmjet klerikëve katolikë dhe qeverisë shqiptare për çështjen e mbylljes së shkollave fetare katolike, këta iu drejtuan me një apel Lidhjes së Kombeve në Gjenevë, ku kërkonin të diferencoheshin si një pakicë e privilegjuar, që ishte goditur padrejtësisht, dhe që tu rihapeshin shkollat e drejtuara prej tyre. Reagimet e qeverisë shqiptare, të shprehura në disa memorandume të dërguara në Gjenevë, qenë të prera: më shumë se një mbrojtje ndaj akuzave të ipeshkvijve katolikë, dukeshin ca sentenca pa apel të mëtejshëm. Për sa i përkiste kërkesave të katolikëve për njohjen e statusit të pakicës, Tirana shtjellonte tezën sipas së cilës ndalimi i shkollave private në Shqipëri, duke përbërë një masë të karakterit të përgjithshëm të aplikueshëm sa te shumica, po aq edhe te pakica e popullsisë, nuk privilegjonte as njërën as tjetrën palë, pra ishte në përshtatje me deklaratën e nënshkruar më 1921 për respektimin e pakicave në territorin shqiptar.

24.

Në radhë të dytë, qeveria e Zogut i hiqte çdo bazë thirrjes së ipeshkvijve, duke i quajtur se përfaqësonin veten e tyre dhe jo shqiptarët katolikë. Këta të fundit përbënin një “pjesë të rëndësishme të popullatës që nuk ka pranuar kurrë e nuk do të pranojë kurrë ta quajë veten si pakicë, për shkak të ndryshimit të fesë”. Në maj të 1936, pas dhënies së dënimit nga Lidhja e Kombeve dhe në atmosferën e një shtendosjeje të marrëdhënieve me Italinë, mbreti Zog nxjerr një ligj, me të cilin synon të mbyllë çështjen e vjetër të shkollave private. Ipeshkvijtë e Veriut të Shqipërisë, megjithëse ndruanin se zbatimi i ligjit të ri mund të bëhej duke dëmtuar institucionet katolike, prapë e pranuan rendin e ri shkollor. Nga 1933-shi mbeteshin edhe dy ndryshime në Kushtetutën shqiptare që shpallnin kombëtarizimin dhe shekullarizimin e arsimit dhe për të cilët prelatët katolikë donin të rishikoheshin që të shpallnin të mbyllur grindjen trevjeçare me shtetin. Mirëpo qeveria shqiptare skishte ndër mend të bënte asgjë për këtë. Një pajtim de facto në mes Kishës Katolike dhe Shtetit, me kapërcimin e kësaj pengese kushtetuese u arrit falë trysnive të Selisë së Shenjtë, e cila këmbënguli tek ipeshkvijtë shqiptarë që të gjenin një kompromis me Tiranën, duke u kënaqur me ligjin e majit 1936. Kjo ishte vija e Selisë së Shenjtë, e prirur të favorizonte një pajtim në mes të Tiranës e Shkodrës (ose Vatikanit, në donte mbreti Zog të hynte me këtë në traktativa) nëpërmjet një pazarllëku paqësor diplomatik. Që fati i shkollave katolike shqiptare ishte lidhur në një masë të madhe me kundërshtimin që i bënte mbreti Zog Mussolinit, kjo ishte një e dhënë që në fillim nuk u mor në konsideratë as nga ipeshkvijtë shqiptarë e as nga Selia e Shenjtë. Vetëm më vonë, pasi kontaktet me Lidhjen e Kombeve kishin rezultuar jo fort të frytshme dhe pasi qeveria e Tiranës nuk kishte shprehur asnjë synim për të bërë pazarllëk për politikën e saj shkollore, vetëm atëherë katolikët shqiptarë dhe Selia e Shenjtë u kërkuan italianëve të ndërhynin pranë qeverisë shqiptare, gjë që tani ishte e pamundur, për shkak të marrëdhënieve fare të këqija ndërmjet mbretit Zog I dhe Mussolinit.
Fund
U morë nga " Besimi katolik e Ortodoks dhe politika e Zogut"
14/12/2010 PETRIT KAZIU
gazetametropol.com

POLITIKA E MBRETIT ZOG I PER LAICIZIMIN DHE MODERNIZIMIN E SHTETIT SHQIPTAR
"

Materiali dokumentar u nxor nga vepra: “Kombësia dhe feja në Shqipëri 1920 – 1944”, i autorit Roberto Moroko della Roka.

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4572
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha për Fenë Katolike, Posted 12 Shkurt 2011, 19:11
Abdi Baleta, ish Ambasador i ish PPSH për 18 vjet në SHBA dhe Lidhje e krishterë ortodokse-katolike” kundër sundimit pushtetor mysliman
Imazh
Abdi Baleta

Kush i ka ndjekur historitë e “qershorëve” të parë e të dytë e ka të qartë se edhe urrejtja fetare e greko-ortodoksizmit dhe e klerikalizmit politik fondamentalist katolik kanë pasur pjesën e tyre të fajit në nxitjen disa herë të luftërave civile në Shqipëri. Është gjë e njohur se qysh në kohën e “qershorit të parë”, me protagonistë kryesorë Fan Nolin e Luigj Gurakuqin,
Imazh

flitej për një farë “lidhje të krishterë” në Shqipëri që të luftonte kundër shtetit turko-shqiptar që, sipas propagandës së Athinës, donte ta krijonte Ahmet Zogu. Dihet se mbi varrin e Avni Rustemit, nga ku nisi flakërimi i pasioneve për të bërë “qershorin e parë”, ka mbajtur një fjalim tejet “revolucionar”, jo një përshpirtje prej kleriku, edhe poeti i epikës kombëtare shqiptare, Gjergj Fishta.
ImazhImazh

Nuk dihet mirë, por është fakt i shkruar, se një gazetar me mbiemrin Meksi, i gazetës së Gjirokastrës “Demokratia”, në fillim të viteve 1930 i drejtohej “Orës së Maleve” në Shkodër me thirrjen që të krijohej një “Lidhje e krishterë ortodokse-katolike” kundër sundimit pushtetor mysliman.


Nga Fritz RADOVANI:
A ISHTE ENVER HOXHA “ATEIST”?!

Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë...

Ala franka me tanuz...1985.

"ألبان ينبغي 'تتناسب مع القرآن الكريم .." خوجا.
“Shqiptarët duhet t’ i pershtatën Kur’anit !..” E. Hoxha.


Në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe, (1980) në faqe 68 shenohet: “Ateist – Ai që mohon qenien e çfarëdo perëndije, ai që është kundër çdo besimi fetar, pasues i ateizmit. Ateist i bindur (i flaktë). Bëhem ateist.
Ateist – Që mohon qenien e çfarëdo perëndie, që është kundër çdo besimi fetar; që ka të bëjë me ateizmin, që mbështetet tek ateizmi; që i shërben luftës kundër fesë. Botkuptim ateist. Bindje ateiste. Literaturë (propagandë) ateiste. Edukim ateist.”
Vetë fjala “ateist”, shpjegohet “pa Zot”... Njeri, doktrinë, shoqni etj...
Atëherë, diktatori Enver Hoxha, a ishte ateist?!
Në vitin 1967, unë kam lexue disa nga veprat e Enver Hoxhës, per me vertetue se: “Ky perbindsh diktator asht ateist apo fanatik?” Sigurisht, dyshimi rreth tij shoqnohej me mendimet e diskutimet që per këte çeshtje, unë i kisha ba me profesorë, filozofë, teologë dhe historianë të mirfilltë si: Don Mark Hasi, At Pjeter Mëshkalla, Don Nikollë Mazrreku, Prof. Petro Fundo, Dr. Pavli Gushi, etj., që e kanë njoh Enverin personalisht.
Në vepren e tij nr. 3, E. Hoxha shkruen: “Në Shqipëri feja muslimane drejtohet nga hoxhallarë të pashkollë, të padijtur, të cilët nuk na sjellin ndonjë rrezik per shoqërinë tonë socialiste. Ndersa, meqenëse katoliçizmi shqiptar dhe në veçansi kleri ishin pengesa më e madhe për triumfin e komunizmit në Shqipëri, qeveria nuk do të kursente asnjë përpjekje për t’i shpartalluar ata.” (E. H, Selected Works, Vëll. I-rë, fq. 438, Tiranë 1974)
Në vepren nr. 19, ai del haptas kunder Katoliçizmit dhe Klerit Katolik Shqiptar! Ajo veper lidhet direkt me “Revolucionin Ideologjik e Kultural” të vitit 1967, i cili ka provue në mënyrë të pakundershtueshme dhe me prova se Enver Hoxha dhe Ramiz Alia, kanë krye Gjenocid kunder Klerit Katolik Shqiptar, tue torturue, vra, zhdukë, burgosë dhe shfarosë jo vetem fizikisht Klerin Katolik, po të gjitha objektet e kultit të Tyne, ku duhet theksue edhe Kisha Monumentale e Shek XIII, ku asht kunorzue Gjergj Kastrioti, po edhe Gjuha Gegnishte, e ashtuquejtuna nga servilet e tij “Gjuha e Krishtit”, letersia, veprat historike, fetare dhe çdo thesar i ndodhun nder muzeume dhe bibliotekat e Tyne, deri tek “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, një nga veprat e njohuna Europjane, vetem se, ishte permbledhë nga At Shtjefen Gjeçovi, edhe Ky Atdhetar i vramë pabesisht nga serbët, perzgjedhësit e diktatorëve tanë.
Ndersa, në qender të Tiranës, nuk prekë as Xhaminë e Et’hem Beut, e ruejtun vetem pse aty thërriste Haxhi Qamili: “Duam babën!”, ndertue në 1831, plot 470 vjet mbas Kishës Monumentale të Vaut të Dejës e vitit 1361 ...Ku u kunorzue Gjergj Kastrioti.
Mbas vitit 1994 biseda rreth tij si “ateist” kam pasë me At Konrrad Gjolaj dhe At Dioniz Maken, që kishin provue hetuesitë, torturat dhe burgjet komuniste shqiptare. Ndersa, z. Tony Freeman, që ishte Nënsekretar i Shtetit në USA, me datën 18 Korrik 1991, kur jemi takue bashkë me Ferdinand Temalin në hotel Dajti, i kam shpjegue me fakte, që diktatori Enver Hoxha dhe pasuesi i tij Ramiz Alia, “nuk ishin ateistë, po fanatikë antikatolikë, me pikpamje anadollake”..., gja që u provue ma vonë me 2 Dhjetor 1992, kur Shqipnia u kuadrue në “Konferencen Islamike”.
Çka e kuadron Shqipninë Europjane sot në “Konferencën Islamike”?! Pikrisht, Atdheun e Gjergj Kastriotit, Dedë Gjo’ Lulit, At Mati Prennushit, Ismail Qemalit, Don Nikollë Kaçorrit, Luigj Gurakuqit, Bajram Currit, Gjin Pervizit, At Gjergj Fishtës, Mustafa Krujës, Imzot Luigj Bumçit, Hasan Prishtinës, Isa Boletinit, Nanë Terezes dhe të mija Atdhetarëve Shqiptarë, sot asht antare në “Konferencën Islamike”?!

“Shënime për Lindjen e Mesme”, 1958-983...janë 545 faqe...nga ditari politik Enver Hoxha. Publikue me 8 nandor 1984...në Tiranë...
Në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar (1985) shenohet per Librin “Shënime për Lindjen e Mesme”: “Enver Hoxha në këtë vepër u gris maskën miqëve të rremë të popujve arabë, SHBA dhe Bashkimit Sovjetik, dhe nxjerrë fytyrën e vërtetë...”
“Të VETEN”, pikrisht, kjo që duhej shenue në fjalor del nga teksti i shkruem nga ai vetë...e që asht edhe “Amaneti” i sulltan Enver Hoxhës, per fshimjen nga harta shekullore Europës së Shqipnisë së Gjergj Kastriotit, ku porositë: “...Të bie shehadet per veprat që ka bërë në jetë kundër Allahut! Këte e ka dhe Kur’ani, që është shumë më i përparuar dhe më njerëzor se Bibla, dhe si përfundim: Shqiptarët duhet t’i pershtatën atij.” (E.Hoxha, “Shënime për Lindjen e Mesme” 1958 – 1983. Botue Tiranë, 1984)
Kjo “porosi” kryesisht pengon pasuesit e sotem të tij, mos me shqyrtue dhe mos me dënue krimet e Gjenocidit të diktatorit Enver Hoxha me pasues, nga viti 1944 – 1991.
(Vazhdon...)
Melbourne, 28.III. 2014.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 03 Mars 2021, 23:56
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari